 |
|
|
| |
 |
| |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Jeta e Ded Gjo Lulit
E shane, e torturuan, pastaj e vrane dhe me ne fund e
masakruan. Dhe per t'i humbur gjurmet e atij krimi monstruoz
e qiten ne shpelle.Ky burre shqiptar kishte shkuar atje ne
Orosh te Mirdites per bisedime, edhe pse kishte nje parandjenje
se atje do te vritej.Testamenti i nenshkruar nje dite me pare
se te nisej tregon parandjenjen e tragjedise se tij, pavaresisht
se te gjithe e kishin keshilluar qe te mos shkonte. Por Dede
Gjo' Luli ua kishte dhene fjalen krereve te Mirdites. Ishte
dite fatkeqe e shtatorit kur u vra trimi legjendar i Shqiperise,
Dede Gjo'Luli i Hotit. Ate dite u shua nga qielli shqiptar
nje yll i lirise kombetare. E vrane ata qe e vrasin kombin
shqiptar tash 1300 vjet. Dede Gjo' Luli lindi ne Traboin te
Hotit ne vitin 1840. Ishte bir i nje prej familjeve me fisnike
te Malesise, dere e permendur brez pas brezi. Hoti ka nje
te kaluar te shkelqyeshme. Historianet thone se ishte nje
nder krahinat me te organizuara ne gjithe Shqiperine ne Mesjete.
Bile Millan Shufllaj, shkruan se organizimi ushtarak i Hotit
ka filluar ne shekullin XIV. Shtepia e Dede Gjo' Lulit, ka
qene dere e pare neper shekuj. Traboini dhe krejt Malesia
gjithmone ka gezuar respekt per kete familje fisnike. Dede
Gjo' Luli u rrit dhe u be burre ne Bardhaj te Hotit ku edhe
sot e kesaj dite ruhen me mire se kudo tjeter traditat me
fisnike te races arberore. Qysh i ri mori pjese ne lufterat
per lirine e tokave shqiptare. Merrte pjese ne te gjitha kuvendet
me rendesi. Ne moshen 21 vjecare u kishte prire djemve te
Hotit per te shpetuar Oso Kuken nga flaka e barotit ne Kulle
te Vranines. Çun Mula dhe Dede Gjo' Luli perfaqesuan
Hotin ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Edhe atehere Deda
ishte i ri por shume i pjekur. Nga pjesemarrja ne luftera
dhe ne kuvende shihet mirefilli se Dede Gjo' Luli ishte atdhetar
e trim. Zoti e kishte pajisur me keto cilesi fisnike. Roberine
shekullore otomane dhe coptimin sllav te tokave shqiptare
i kishte plage ne zemer. I dridhej toka nen kembe, ndersa
qielli shqiptar qante per ato padrejtesi dhe mallkime qe kishin
rene mbi dheun e shenjte te arberit. Nga ato male te larta
shqiptare, me syte e shqiponjes, i shikonte te gjitha ato
tragjedi ne veprim. Marreveshjen turko-sllave per coptimin
e tokave shqiptare Dede Gjo' Luli e kishte kuptuar me mire
se asnje prijes tjeter shqiptar, per faktin se kurre nuk ka
qene aleat i tyre. Periudha para dhe pas Lidhjes se Prizrenit
ishin deshmi per Dede Gjo' Lulin se kombi shqiptar i roberuar
mund te zhdukej nga faqja e dheut. I kishte kuptuar shume
mire intrigat turke dhe pasionet e cmendura sllave. Ceriku
i fundit i shekullit XIX, kishte qene shume fatkeq, sepse
gjate kesaj periudhe gjysma e Shqiperise se roberuar nga otoman-t
kishte rene nen sundimin sllavo-grek. Tashti si burre i pjekur
Dede Gjo' Luli ishte i vetedijshem se cka po ndodh. E shihte
me syte e tij edhe ate gjysme Shqiperie se po shkon drejt
copetimit dhe humneres. Ne fillim te shekullit te kaluar sllavo-greket,
pastaj edhe italianet, nuk lane gure pa levize per rrenimin
e Shqiperise. Ne ate kohe Dede Gjo'Luli ishte burre i pjekur
dhe me pervoje te madhe ushtarake e politike. Keto i kishte
mesuar ne beteja dhe ne kuvende te medha shqiptare sic ishte
Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Politiken dhe diplomacine nderkombetare
i kishte mesuar ne Shkoder ku kishte kaluar nje pjese te rendesishme
te jetes. Atje ishte njohur me patriotet dhe intelektualet
me te shquar shqiptare te Rilindjes. Asnje kuvend kombetar
ne Shkoder nuk behej pa pjesemarrjen e Dede Gjo'Lulit. Shqiperia
dhe Kosova e kishin kuptuar se ky eshte nje prijes i vertete.
Njeri qe nuk ishte korruptuar nga shperblimet dhe titujt e
huaj. Tere jeten e kishte kaluar ne male te Hotit pa bere
asnje kompromis. Mbante lidhje te ngushta me te gjithe patriotet
shqiptare ne Jug e ne Veri, ne Kosove dhe ne diaspore. Sa
here e kishte pare shtepine e tij te djegur shkrumb e hi,
por asnjehere nuk u ligeshtua. Te gjithe e kishin kuptuar
se Turqia ishte para shkaterrimit, e sidomos fqinjte sllave
e greke. Ata enderronin se pas largimit te Turqise do te gelltitnin
te gjitha tokat shqiptare dhe sipas tyre nuk do te kishte
me Shqiperi. Por, keto kurthe mizore ballkanike
Dede Gjo' Luli i kishte kuptuar me mire. Pas shume takimesh
dhe bisedimesh me patriotet shqiptare, ky hero legjendar kishte
vendosur te fillonte luften per pavaresine e Shqiperise. Ne
Shkoder, ne Kosove dhe ne gjithe Shqiperine ishte krijuar
bindja se lufta per pavaresi ishte e domosdoshme. Edhe pse
i shtyre ne moshe trimi legjendar i Malesise kishte bere te
gjitha pergatitjet per nje qendrese te vertete. "E filloi
luften me 24 mars te vitit 1911, e cila brenda me pak se dy
vjetesh i solli Shqiperise pavaresine dhe atdheut ma te madhen
nder", thote nje poet shqiptar. Me 6 prill te vitit 1911
per here te pare ne Bratile te Hotit valoi flamuri shqiptar
i Gjergj Kastriotit. Valoi pas 500 vjet roberie. E shpalosi
dhe u nguli ne koder te Bratiles, Nike Gjelosh Luli i familjes
se Dede Gjo'Lulit. Por ne ate moment Nike Gjelosh Luli ra
deshmor, me flamur te Kastriotit ne dore. Ne Deciq filloi
nje lufte e vertete qe u perhap ne Shqiperi dhe Kosove. Tere
bota e kuptoi se shqiptaret jane gati te bejne sakrificen
me te madhe per atdhe. Shtypi evropian dhe boteror shkruante
cdo dite per trimerine dhe vendosmerine e shqiptareve. Politika
dhe diplomacia evropiane mesoi shume nga kjo lufte. Ato dite
patriotet shqiptare pergatiten dhe nenshkruan Memorandumin
e Greces qe eshte dokumenti me i rendesishem per pavaresine
e Shqiperise para Shpalljes se Pavaresise ne Vlore me 28 nentor
te vitit 1912. Te gjitha ketyre veprimeve heroike dhe politike
u priu Dede Gjo' Luli me guximin, ndershmerine dhe largpamesine
qe e karakterizonte ne cdo cast historik. Per lufterat dhe
atdhedashurine e tij kane shkurar me shume se 100 autore shqiptare
dhe te huaj. Kane shkruar dhe shkruajne poetet, historianet
dhe shkrimtaret me te mire te kombit shqiptar. Vendlindja
e tij dhe gjysma e Malesise se Madhe gjendet edhe sot e kesaj
dite nen pushtimin serbo-malazez. Kulla e Dede Gjo' Lulit
eshte shnderruar ne nje germadhe. Atje populli shqiptar po
tretet, po asimilohet, po humb te gjitha virtytet fisnike
te races arberore. Politikat e ndryshme ballkanike po e shnderrojne
ne shqipfoles gjysmen e Malesise. Atje vritet per dite gjuha,
kultura dhe historia shqiptare. Ndoshta po pergatitet edhe
nje fatkeqesi tjeter me e madhe. Deciqi dhe Bratila jane troje
shqiptare qe u lane me gjak per lirine e Shqiperise. Kete
e dijne te gjithe historianet shqiptare. Flamuri i Kastriotit
eshte ngritur per here te pare ne Bratile dhe ne Deciq; atje
eshte lare me gjakun e djemve dhe vajzave me te dalluara te
Malesise, ashtu sic eshte lare me gjak Prekazi i Drenices
nga Adem Jashari dhe bashkeluftetaret dhe anetaret e familjes
se tij. Dede Gjo' Luli eshte nder te paktet brezni luftetaresh
qe eshte shuar me far e me fis per flamur e per liri. Megjithate
politika shqiptare nuk eshte treguar kurre e sinqerte ndaj
atyre qe dhane jeten per lirine e atij vendi. Historianet
shqiptare gati gjithmone kane qene te diktuar nga politika.
Per Bratilen, ku per here te pare u ngrit flamuri shqiptar,
historianet nuk e kane thene fjalen e vete. Klanet e ndryshme
politike kane manipuluar me te verteten historike te kombit
shqiptar. Dihet se ata qe kane pasur pushtetin kane shkruar
historine. Por Dede Gjo' Luli dhe trimat e tij nuk kane luftuar
per pushtet. Deri edhe armiqte e kombit shqiptar e kane pranuar
se Malesia e Madhe eshte nje treve e vertete iliro-shqiptare
qe u eshte nenshtruar te huajve me pak
se cdo krahine tjeter. Akademite dhe parlamentet shqiptare
duhet t'i korrigjojne keto gabime. Amerikanet nderojne ne
menyre te posacme diten e pavaresise por edhe diten e flamurit
te cilin e kane ngritur ne lufte kunder Perandorise angleze.
Keto jane te verteta historike, pavaresisht se mund te jene
te hidhura. Gjergj Kastriot-Skenderbeu, Dede Gjo' Luli dhe
Adem Jashari jane tri shtyllat kryesore te historise shqitare.
Pa emrin e tyre nuk ka histori te vertete. Ne fushebeteja
per lirine e Shqiperise jane vrare nje dyzine burrash e gra
te familjes se Dede Gjo' Lulit. Ata jane vrare kunder armiqve
te Shqiperise dhe te kombit shqiptar. Ata meritojne vend me
rendesi ne Panteonin e kombit. Edhe entet fetare pa dallim
duhet t'i nderojne dhe te luten per shpirtin e tyre. Vitin
e ardhshem eshte 90-vjetori iKryengritjes se Malesise ne krye
me Dede Gjo' Lulin, eshte 90-vjetori i ngritjes se flamurit
ne Bratile te Hotit dhe eshte 90 vjetori i Memorandumit te
Greces. Ne mendojme se keto data historike meritojne nje perkujtim
shume te organizuar dhe solemn, nga i gjithe kombi shqiptar.
Qeveria, akademia dhe diaspora shqiptare duhet t'i akordojne
veprimet e tyre qe ky pervjetor i rendesishem te nderohet
ashtu si i ka hije nje populli te qyteteruar.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Vargje nga artkulli "DED GJO
LULI, PUSHKË E NGREHUN PËR SHQIPËRINË"
Ded Gjo Luli, shkru ka letër,
t'parit Shkodrës o ia ka çu,
Se Shqipnia nuk don tjetër,
veç don vedin me e sundu...
Ah, Qe prap don' t'na dajnë copa!
Prap mendimi i parë asht ngjallë!
Por ta marrë vesh gjithë Evropa:
Dedë Gjo' Luli prap asht gjallë!
Tue krisë pushka shpat e n'shpat
Një djalë Hoti vjen prej larg
Pa pikë frymë prej Dalmacisë
Ded Gjo Luli ku e ka nisë
Me pru flamurin e Shqipnisë.
Kjo malsia kur ndigjoji
Dedë Gjo Lulit fjalë i çoi,
Çoi me e thirrë e me e pyet'
Dedë Gjo Luli trim dai,
qi s'i lè shoqi n'Malsi
bashkë me fise ban davi:
"Unë i herë, thom sa për veti,
armët e brezit nuk i hjeki...
Në Bjeshkë t'Oroshit na u derdh zani
Se çban m'ne serbjani.
Si ata trimat i kanë rrethue
Me vargoj na i kanë shtrëngue.
Zana e malit t'jam ankue
Curril gjaku a' tue shkue.
Mu në Shëshëz burrit t'botës
Pa iu trëmb qerpiku i lotës
Serbi thikën i ngul në krahnuer
Dedë Gjo' Luli' burrë malëcuer
S'u përkul as nuk u tut
Por po i thotë këto fjalë açik:
Gjaku em të të shkojë fli
Për me pshtue të ngraten Shqypni...
- Dedë, kanë mbetë 20 hotianë në fushë
të luftës.
- Po burrat në luftë do të mbesin, qe përgjegjur
ai.
- Po mbeti dhe djali yt, Gjergji.
- Po dhe ai djal nane ishte, qe përgjigjur Deda, duke e gëlltitë
dhembjen.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
DEDË GJO` LULI DHE MALËSIA NË DRITËN E DISA
DOKUMENTEVE SHQIPTARE E MALAZEZE (4)
Mbrojtja e trojeve
Veprimtaria patriotike, siç u tha, dhe trimëria
atdhetare e Dedë Gjo` Lulit dhe shokëve të tij gjatë
"Luftës së miletit" për mbrojtjen e tërësisë
tokësore etnike shqiptare është pak a shumë
e njohur dhe mbetet gjithmonë në kujtesën dhe analet
historike të popullit.
Gjergj Nikprelaj
Ushtria shoveniste malazeze kishte djegur dhe shkatërruar:
Trieshin (shtëpiat e atyre që kishin kundërshtuar
okupimin me pushkë në dorë), Dinoshën, Omerbozhajt
dhe shumë katunde tjera të Malësisë. Komiteti
i Shkodrës duhet të gjente rrugëdalje për bukë
e punë, për të siguruar ekzistencën e mijëra
të zhvendosurve nga Trieshi, Koja, Fundnat dhe pjesa e Grudës,
(katër fshatra të okupuara nga Mali i Zi): Selishti që
kishte bërë rezistencë heroike, Prifti, Llofka dhe
Pikala deri te lumi Cem. Popullsia e trojeve të okupuara nga
shumë vende të Malit të Zi, të banuara me shqiptarë
e myslimanë, ishte vendosur në Shkodër dhe rrethinën
e saj.
Në historinë e re të popullit shqiptar, Lidhja e
Prizrenit e cila u themelua më 10 qershor 1878, tri ditë
para Kongresit të Berlinit, përbën ngjarjen më
të rendësishme në historinë e re të popullit
tonë. Ajo ishte organizata e parë politike dhe ushtarake
shqiptare, me një platformë e program gjithëkombëtar.
Ajo kishte, siç dihet, organet lokale dhe qendrore me forcat
e veta ushtrake. Organi kryesor i Lidhjes quhej Komiteti Qendror
Kombëtar dhe përbëhej nga 47 anëtarë, që
përfaqësonin gjithë Shqipërinë. Lidhja
formoi 49 degë në trojet shqiptare. Lidhjen Shqiptare
e kryesonte patrioti dhe ideologu i madh Abdyl Frashëri. Një
rol të madh në mbrojtjen e trojeve shqiptare ka luajtur
Dega e Lidhjes për Shkodrën. Me pëlqimin e popullit,
Malësia dhe Mirdita patën dymbëdhjetë përfaqësues,
Shkodra dy dhe Podgorica një, në Kuvendin e themelimit
të Lidhjes, edhe pse këta mbërrinë më vonë,
më 30 qershor.
Fakt është se lidhur me lidhjen e Prizrenit ekzistojnë
pikëpamje të ndryshme dhe kontradiktore varësisht
se kush merret me të dhe me çfarë qëllimi.
E ashtuquajtura teoria për "rikthimin në territoret
e veta mesjetare" është duke u ringjallur në
disa "shkrime historike" në Mal të Zi, gjoja
se Lufta Ballkanike 1912-13 për "çlirimin"
e Shkodrës nuk ishte luftë okupuese, por çlirimtare
dhe e drejtë për "rikthimin në territoret e
veta". Kjo tezë është anakronike dhe qesharake.
Analiza e hollësishme do të tregojë se edhe ai që
pretendon se ishin "territoret e shtetit të tij mesjetar"
nuk ka fakte se nuk ka qenë okupues, ose ardhacak me dhunë,
pa marrë parasysh se në ç`mënyrë i kishte
gjetur ato troje si shtet, principatë apo si organizime fisesh.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe kryengritjet e armatosura anti-osmane
më 1909-12 të Lëvizjes Kombëtare, si shtyllat
kryesore të pavarësisë të popullit tonë,
deri më sot, në historiografinë sllavo-greke të
Ballkanit, janë parë me dioptri të metodës kvazi
shkencore tradicionale me nënçmime malicioze, insinuata,
me gjoja se Lidhjen Shqiptare e ka organizuar Perandoria Osmane
për qëllimet e veta. Kurse kryengritjet në fjalë
i ka organizuar Austro- Hungari, Italia, shtetet ballkanike e kështu
me radhë.
Veprimtaria patriotike, siç u tha, dhe trimëria atdhetare
e Dedë Gjo` Lulit dhe shokëve të tij gjatë "Luftës
së miletit" për mbrojtjen e tërësisë
tokësore etnike shqiptare është pak a shumë
e njohur dhe mbetet gjithmonë në kujtesën dhe analet
historike të popullit. Unë po ju përkujtoj me këtë
kumtesë disa momente, lidhur me protestat e krerëve të
maleve: Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit dhe krahinës
së Kuçit (Trieshit, Kojës e Fundnave) drejtuar
Fuqive të Mëdha kundër përpjekjeve për
dhënien Malit të Zi, qoftë edhe një pëllëmbë
të tokës së tyre. Ata deklaronin, siç do të
shohim, se ishin të vendosur, t`i mbronin me luftë trojet
e veta deri në vdekje.
Vala e protestave u përhap si flaka në të gjitha
trojet shqiptare. Përfaqësuesit e popullit iu drejtuan
ditë e natë Kongresit të Berlinit dhe Fuqive të
Mëdha. Të gjitha këto protesta, memorandume, vendime,
i kishte nënshkruar edhe Dedë Gjo` Luli i Hotit. Këta
burra kreshnikë me pushkë në dorë mbrojtën
trojet veta nga ushtria malazeze.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
DEDË GJO` LULI DHE MALËSIA NË DRITËN E DISA DOKUMENTEVE
SHQIPTARE E MALAZEZE (5)
Beteja e Zharnicës
Më 22 prill 1880 palët në konflikt u ndeshën
në Urë të Zharnicës. Forcat e Hotit e Grudës,
të udhëhequra nga Ismail Marku dhe Baca Kurti, thyen sulmin
e armikut.
Gjergj Nikprelaj
Dokumenti i parë u nënshkrua më 21 shtator 1879,
në Shkodër, nga gjithë paria e Hotit dhe Grudës
me Dedë Gjo Lulin në krye, Bajraktari i Rapshës Ahmeti,
Nikollë Miraku, Ujkë Miculi, Stak Breci, Mal Gjoka, Ahmet
Dino, Mustafë Ujka, Mark Sula, Fran Haxhi, Dok Paloki, Mal
Marku (Ismail Marku), Nikë Ujkë Prëçi, Pjetër
Nika, Ismail Martini - bajraktari i parë i Grudës, Baca
Kurti, Shaban Smaku, Dedë Miraku, Dush Prëla, Sokol Baci,
Haxhi Gashi, Halil Qafa (nga Gruda), Tafil Kurti - bajraktar i Grudës,
Shul (Sul?) Uçi, Zekë Alia dhe Beqir Osmani. Të
gjithë janë të shënuar si "koxhabash"
përpos bajraktarëve. Krerët e Hotit, Kelmendit, Kastratit
dhe Grudës i ishin drejtuar konsullit austro-hungarez në
Shkodër, Lipihut, dhe protestonin kundër gatishmërisë
së Qeverisë Osmane, për t`ia dorëzuar këto
krahina me dhunë Malit të Zi.
Protestën në fjalë e nënshkruan: Dedë Gjo
Luli, Mark Gjoku, Met Gjoni bajraktar, Mik Micali dhe Nikollë
Mirashi. Të gjithë janë shënuar "krye".
Nga Këlmendi: Kaçel Turku - bajraktar, Pal Deda, Nikë
Lekë Pepa, Sokol Luci dhe Marash Gjeti. Nga Kastrati: Dodë
Prëçi - bajraktar, Gilë Vuksani - "krye"
dhe Prelë Tomë Nikolla. Të gjithë këta
burra ishin anëtarë të degës së Lidhjes
për Shkodrën, përveç Gilë Vuksanit, që
ishte nga Kastrati dhe ishte përfaqësues në Mbledhjen
e Komitetit Kombëtar në Prizren.
Paria e Hotit i ishte drejtuar, po ashtu, konsullit austro-hungarez
në Shkodër më 12 mars 1880 dhe rreptësisht protestonin
kundër vendimeve të Qeverisë Osmane për t`i
dorëzuar tokat e tyre Malit të Zi. Këtë dokument
e kishin nënshkruar - nga Rapsha: Elez Daka deputet, Gjeto
Marku, Marash Uci, Zef Marashi, Mark Gjeka, Lulç Marku, Gjelosh
Marku, Marash Gjeka, Noc Deda dhe Mirash Shabi, kurse - nga Traboini:
deputet Lan Ula, Mirash Daka, Lucë Miculi, Tomë Prëçi,
Prekë Nika, Gjelosh Leka, Dedë Vuji, Noc P. Ujka, Mark
Çuni, Smajl Mar Gila dhe Markot Gjeloshi.
Nga Tuzi, më 16 Korrik 1880, krerët e Hotit shprehën
vendosmërinë e vet për zbrapsjen e sulmeve malazeze
dhe për të fituar pavarësinë e Shqipërisë,
ndonëse Fuqitë e Mëdha nuk dhanë asnjë
ndihmë. Deklaratën e kishin nënshkruar: Met Çuni
- bajraktar (vula) dhe krerët: Nikollë Mirashi (vula),
Mat Gjuka - shenjë me kryq, Stak Breci - shenjë me kryq,
Dedë Gjo` Luli - shenjë me kryq, Marash Uci, Gjel Marku,
Lekë Shabi, Lekë Prëla, Gjelosh Marku, Mark Deda,
Elez Daka, Lekë Marashi, Lekë Alija, Lekë Gjoni dhe
Marash Gjeka.
Për mrojtjen e Hotit dhe të Grudës nga Komisioni
"ad hoc" i Degës për Shkodër u formuar
Shtabi ushtarak të cilin e kryesonte koloneli i karrierës
Hodo Sokoli, me ndihmësin e tij Prekë Bibë Doda.
Nga Shkodra anëtarë ishin: Selim Çoba, Filip Çeka,
Shaban Bushati, Zef Simoni dhe Selim Qyrezi. Nga Hoti: Dedë
Gjo`Luli dhe Ismail Marku. Nga Gruda: Ismail Martini dhe Baca Kurti.
Kelmendin e përfaqësonin Nikë Lekë Pepa dhe
Nikë Gila, kurse Kastratin Shaban Elezi dhe Gjon Deda. Shtabi
i ushtrisë vullnetare e drejtonte luftën mbrojtëse
dhe së shpejti, kur u larguan forcat osmane nga pozicionet
e veta, ato i zuri ushtria vullnetare e Degës së Lidhjes
për Shkodrën, para se t`i pushtonte ushtria malazeze.
Lufta u ndez në tërë gjatësinë e frontit.
Ku ditën e parë më 22 prill 1880 palët në
konflikt u ndeshën në Urë të Zharnicës.
Forcat e Hotit e Grudës, të udhëhequra nga Ismail
Marku dhe Baca Kurti, thyen sulmin e armikut. Pasi humbën disa
ushtarë aradhat malazeze, u tërhoqën në drejtim
të Podgoricës. Po e njëjta gjë ndodhi edhe në
pjesën e frontit Vranje-Gollubovci. Ushtria malazeze organizoi
edhe disa sulme më 23 dhe 24 prill, duke tentuar të pushtonin
pozicionet e ushtrisë shqiptare, por pa sukses. Qëndresa
në frontin e Hotit dhe të Grudës zgjati pa ndryshuar
disa muaj. Fitorja e kësaj ushtrie, në prill për
mbrojtjen e këtyre dy maleve ishte shembull i lartë i
heroizmit të forcave mbrojtëse. Kjo betejë është
e njohur si "Beteja e Zharnicës".
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
PUSHKË E NGREHUN PËR SHQIPËRIN
Kur i patën thënë Plakut të Flamurit, Ismail
bej Vlorës, i cili e kishte përcjellë Dedë Gjo
Lulin vetë deri tek dera,- pse i batë aq nderime këtij
katundari malëcor?, ai i qe pergjigjur:
- Dedë Gjo' Luli është pushkë e ngrehur për
Shqipërinë.
Dhe ashtu mbeti, deri në çastin e fundit, në moshën
75 vjeçare, kur i organizuan kurthin në Orosh. Ai edhe
pse e parandjeu grackën, edhe pse e paralajmëruan miqtë
që të mos udhëtonte në kohë të turbullta,
për besë burrash shkoi në takim. Vetëm, kur
në vënd të prijësëve, i doli përpara
kapiteni serb, ai gjakftohtë, u tha mirditorëve, që
e shoqëronin: - paskemi mbarue! Nuk e dha veten. As kur e prenë
me bajonetë bashkë me pesë mirditorët, nuk e
lëshoi veten. Trupin e tij e gjetën pas dy javësh
dhe e varrosën në kishën e Oroshit.
Për të kuptuar përmasat e figurës së Dedë
Gjo' Lulit, për të prekur simbolin e mburojës kombëtare,
mjafton të sjellim për lexuesit vargjet e shkruara më
1913 nga poeti dhe studiuesi Risto Siliqi:
Ah, Qe prap don' t'na dajnë copa!
Prap mendimi i parë asht ngjallë!
Por ta marrë vesh gjithë Evropa:
Dedë Gjo' Luli prap asht gjallë!
Falë trimërisë së malësorëve, fqinjët
ishin zmbrapsur nga trojet tona përmes pushkëve që
mbaheshin në krah. Dedë Gjo' Luli me djemtë e Hotit
e kishin ngritë Flamurin e Skënderbeut, shumë më
heret se sa në Vlorë. Madje në fund të marsit
- fillim të prillit, ai gatit për ta shpalos për
të dytën herë mbi Deçiç. Palokë
Traboini, që më 1911 kishte sjellë tre flamujë
prej Vjene; njërin ia kishte dorëzuar Dedë Gjo Lulit,
të dytin Ujkës së Grudës e të tretin Prel
Lucës së Trieshit. Në librin "Lufta për
çlirim kombëtar" të P. Pepos, kjo ngjarje
është përcjellë me emocion: "Ditën
e dielë, më 6 prill 1912 u mblodh popull i madh të
kisha e Traboinit, Kol Ded Gjoni me urdhën t'tet, Dedë
Gjo' Lulit, e hapi flamurin kuq e zi. U ba nji rreth i madh njerzish
e Kola tha: "Shiqo popull! Nji ky asht flamuri i Shqipnisë,
i kuq me shqipe të zezë me dy krena". Të gjithë
ndenjën pa za. Mandej u ba një batare pushkësh e
ushtuen malet për rreth. Hare ma të madhe s'ishte pa ndonjëherë
ndër Hot..."
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Ndersa mësuesi, poeti dhe luftëtari
i lirisë, Palok Traboini, çastin e sjelljes së flamurit
e ka perjetësuar në vargje:
Tue krisë pushka shpat e n'shpat
Një djalë Hoti vjen prej larg
Pa pikë frymë prej Dalmacisë
Ded Gjo Luli ku e ka nisë
Me pru flamurin e Shqipnisë.
Dedë Gjo' Luli duket se kishte lind me pushkë, (Jo vetëm
pse lindja e djalit u përcoll me batare pushkësh) por prova
e parë trimërisë së tij përcaktohet pjesëmarrja
në betejen, që u zhvillua në ndihmë të Oso
Kukës. Atëherë nuk ishte më shumë se 21 vjeç.
Epopeja që shkroi trimi Oso Kuka në Vraninë, i cili
pasi luftoi deri në fymën e fundit kundër malazezve,
nuk u dorzua i gjallë, por i vuri zjarrin kullës. U shkrumbëzua
dhe la pas këngën - epope të trimave, këngë
që mbajti gjallë jo vetem emrin e trimit, por dhe vetë
historinë e shkruar përmes vargjesh që rapsodët
thurën për trimat. Epopeja që shkroi Oso Kuka, i mëkoi
trimat e Dedë Gjo Lulit me më shumë atdhedashuri,-
u përcolli në ashtën trimërore malësorëve
më shumë ndjesi vetmohimi për komb e atdhe. Ndër
luftëtarët që i kishin ardhë në ndihmë
Vraninës, binin në sy shumë hotianë dhe malsorë
të Grudës, ndër ta dhe djaloshi 21 vjeçar Dedë
Gjo' Luli. Ajo ditë është quajtur nga bibliografi i
tij (P.Doçi) si dita e pagëzimit në zjarrin e luftës.
Ishte një sprovë që i dha emer prijësit të
ardhshëm të maleve. Ai lufoi si titan kundër malazezëve
dhe emrin do tia përmendinin për shumë kohë
ndër ato anë. Trimi kishte treguar zotësi, urtësi
dhe shkathtësi në luftën ballë për ballë
me armikun. Dhe që nga ajo ditë, kur dëgjoheshin lajme
lufte, malësorët thërrisnin: hej të lumtë
pushka, Dedë Gjo' Luli! Ku kërciste pushka për "komb"
e "Shqipni" në krye ishte ai, trimi i Gjo' Lulëve.
Në të gjithë malësinë e Shqipërisë
së Veriut, Hoti ishte bajrak me emër, bajrak i parë,
prandaj ai përfaqësohej në të gjithë kuvendet.
Edhe në Lidhjen e Prizrenit, Hoti pati përfaqësuesit
e vet, mes tyre ishte dhe prijësi i ardhshëm Dedë Gjo'
Luli, i cili ende nuk ishtë bërë aq i njohur, por pushka
i ishte ndjerë. Pjesmarrja e tij ne Kuvendin e Lidhjes, ballafaqimi
me patriotet e medhenj te Rilindjes, te penës dhe pushkës,
ishte më shumë se një shkollë për rrugën
e vështirë nëpër të cilën do të
ecte trimi i maleve, nën hijen e pandashme të pushkës.
Pas Kuvendit ai do të ishte i kudogjendur në mbrojtje të
trojeve kombëtare. Vihet në vijën e parë të
frontit kundër malazezëve, të cilët kërkonin
të zaptonin e shkëpusnin copa nga trungu i memëdheut.
Lufta po e piqte djaloshin e Hotit. Ai ishte jo vetem në krye
të luftimeve, por edhe përkrah lëvizjeve diplomatike
të kohës. Ishte mes atyre që u kërkonin konsujve
europiane në Shkodër, të respektoheshin të drejtat
e shqiptarëve që jetonin në trojet e të parëve
të tyre. Në letrat që malësorët i drejtonin
konsujve, e bënin të qartë betimin se asnjë copë
tokë nuk do të lëshonin pa luftë. Në letrën
që iu çua i ambasadorit të Austrisë, me 1 mars
1880, malësorët shkruanin: "...Të jeni të
sigurtë se po të ndodhë kjo padrejtesi që nuk
e besojmë, do të ndodhin medoemos gjana të papëlqyeshme..."
Në letër malësorët përcjellin mendimin e
tyre se ata ishin të vendosur që të jetonin të
patundur në viset e të parëve. Por fuqitë e Mëdha
e kishin shitur Shqipërinë. Trojet kishin dalë në
ankand. Me 4 prill një tjetër letër u është
drejtuar konsujve në Shkodër. "Na dëshirojmë
me jetue e me gëzue lirinë për të cilën jemi
kryenaltë; na nuk kishim ndejë pa kundërshtue, cilindo
qoftë për ndërrimin e fatit tonë. Prandaj kemi
vendose me derdhë pikën e fundit të gjakut tonë
para se me hy në zgjedhën e huej. Ideja kombëtare na
bashkon për mbrojtjen e Atdheut tonë..." Por dukej
se Evropën nuk e linin këmborët e fqinjëve tanë,
që të dëgjonte zilet e shqiptarëve. Pazarllëqet
ishin bërë me kohë. Sidoqoftë shqiptarët
pushkët i mbanin ngrehur, gishtin në çark. Deda ishte
si gjithmonë në krye të luftëtarëve. Ai dha
një kontribut të çmuar për mirëkuptimin
e prijësve shqiptarë, mes të cilëve nuk mungonin
dhe grindjet. Kronistët kanë shkruar se ai u priu forcave
shqiptare, që pritën me pushkë ushtrinë e madhe
të Malit të Zi, të cilën e udhëhiqte Vojvoda
Mark Milani. Deda në krye të 18 trimave të zgjedhur
prej Hotit dhe Grudës, ishte shkëputur dhe doli përpara
tek ura e Rrzhanicës. Këmbë serbi nuk e kaloi urën.
Ushtria e Knjazit u kthye mbrapsht, duke mos u mbuluar me lavdinë
e fitores së munguar, ndërsa malsorët shkruan një
faqe tjetër të ndritur në historint e Shqipërisë.
Dedë Gjo' Luli kishte kaluar me sukses një provë tjetër.
Pas thyerjes së Lidhjes, shumë luftëtarë nuk i
ulën armët.
Valiu i Shkodrës nuk i ndërpreu përpjekjet e tij për
të futur nën sundim me ligjet e Turqisë malësorët.
Përveç dëshmive dhe kronikave të përcjella,
nga shtypi i kohës, përsëri na vjen në ndihmë
Palokë Traboini me poemen "Lufta e maleve ", i cili
jep përmasat e figurës shumë popullore, Dedë Gjo
Luli:
Kjo malsia kur ndigjoji
Dedë Gjo Lulit fjalë i çoi,
Çoi me e thirrë e me e pyet'
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Dhe kështu ndodhi. Ai mbeti
tërë jetën me pushkën krahut. Ashtu siç
luftoi pa e njohur kompromisin me pushtuesin turq me 1911, ku ai spikat
si një ndër figurat kyç të kryengritjes, po
ashtu kishte luftuar dhe kundër malezezëve me 1880-1881.
Ai ishte mjeshtër i rrallë i shfrytëzimit të terrenit
që e njihte me pëllëmbë dhe asnjëhere nuk
u korit përballë armikut. Në këngët e popullit
është gdhëndur si një hero legjendar, që
mundi dhe gjeneralin me akademi Shefqet Turgut Pashën, i cili
në krye të katër divizioneve, 16 batalione, msyni malet.
Gjenerali që qe shprehur se Ballkani ishte i vogël për
me provue aftësitë ushtarake, do të ndjehej i poshtëruar
nga sfida që i bënë 3500 shqiptarë të armatosur
me ca pushkë të vjetra, të cilët vertetë
e humbën në fillim orientimin, se viheshin për herë
të parë përballë mitralozëve që përdornin
turqit, por shpejt do ta bënin gjeneralin që të kthehej
me turp. Të njëjtën sfidë do ti rezervonin
trimat edhe Abdulla Pashës.
E tërë jeta e Dedës dhe familjes së tij është
një shembull i papërsëritur atdhetarie. Një familje
gati e shuar, por një familje, që kujtohet e nderohet për
bëmat në ëmër të Atdheut. Kur do të
binte i pari i dëshmor i fisit, Nik Gjelosh Luli, ai që
më 6 prill 1911 kishte hedhe për tokë flamurin me gjysëm
hënë, Deda do ta ndjente shtypjen e zermës prej dhimbjës.
Por ai nuk do ta jepte veten as kur i dhanë gjëmën
e rënies së të birit, Gjergjit, 22 vjeçar. Në
betejen e 29 gushtit 1912, kishin rënë shumë luftëtarë.
Kur do t'ia jepnin lajmin Dedës, për të mos e lënduar,
i thanë:
- Dedë, kanë mbetë 20 hotianë në fushë
të luftës.
- Po burrat në luftë do të mbesin, qe përgjegjur
ai.
- Po mbeti dhe djali yt, Gjergji.
- Po dhe ai djal nane ishte, qe përgjigjur Deda, duke e gëlltitë
dhembjen.
Pas tre vjetësh do të vritej vetë Deda, shtator 1915.
Djali tjetër, krahu i djathtë i tij ndër beteja, Kola,
do të jepte shpirt tre vjet pas të atit, me 1918, i helmuar.
Më 1920, në verilindje të Shkodrës, do të
binte me armë në dorë Luc Nishi, i biri i Nish Gjelosh
Lulit i djathtë i tij ndër beteja. Jo vetëm këta,
por dhe nipi i Dedës, Zef Lan Ula, vëllai prej nëne,
Baca Xheka, miqtë e shtëpisë, Kolë Marash Vata,
Kolë Kurti, e të tjerë e zgjasin shumë listën
e dëshmorëve për Atdheun të këtij fisi.
Nga ana e saj Shkodra e nderoi vetmohimin e familjes Gjo' Luli. Në
maj të vitit 1923, me përpjekjet që banë e bija
Nareja dhe e reja Nora, (Bashkëshortja e Kolës), u bartën
prej Oroshit eshtrat e Dedës dhe prej Vlore ato të Kolës
dhe u sollën në Shkodër.
Mitingu i përmortshëm i përcjellë nga i shtypi
i kohës ishte i jashtëzakonshëm.
Shkodra nderonte ata që gjakun nuk e kishin sakrifikuar për
Atdhe. Në gazetën "Ora e Maleve", (Viti 1923,
nr. përcillen fjalët e Gjok' Lulit: Të falem
nderës, moj Shkodër... Por ma tepër të falen nderës
edhe gurt e Hotit. Nuk e kam besue se i dini këto punë e
pasha këto eshtna që kena përpara edhe sa mashkuj,
që të kenë pesëqind shtëpi në Hot kanë
me dekë për Shqipni!
Ndërsa deputetët shkodranë nga Tirana nisen telegramin:
"Bashkohemi me evari në nderimet që Shkodra po i kushton
kujtimit të Dedë Gjo' Lulit, tue krye detyrën e mirënjohtësisë
ndaj Fatosit të Pavdekshëm që nga ma të parët
ngrehi flamurin e lirisë se Atdheut mbi krepat e përgjakun
të Malcisë së Madhe. Si përfaqësues të
Shkodrës lutemi na zevëndësoni në ceremoni."
Ceremoninë e përshëndetën edhe shumë shkodranë
që jetonin në Tiranë.
Në një telegram të tyre shkruhej: "Ditën
kur Shkodra kryen detyrën ndaj Dedë Gjo' Lulit, që
gjithë jetën ja kushtoi atdheut dhe ushqeu në gjak
lirinë, zemrat tona rrahin përnjëherë me ato të
bashkëqytetaseve tanë të bashkuem në vorrin e
nderimit për Fatosin e Malëcisë së Madhe."
Edhe ky telegram është i botuar në gazetën "Ora
e Maleve".
Ndërkohë në Shkodër qe formuar dhe "Komiteti
Dedë Gjo' Luli", që do t'i ngrinte një monument
këtij patrioti të shquar. Luigj Gurakuqi, i zgjedhur bashkë
me Avni Rustemin e Risto Siliqin, anëtar nderi të komitetit,
shkruante: "...due të shtoj dy fjalë edhe mbi dy inisiativa
të tjera që janë marrë; me i ngritun një
monument edhe kreshnikut tonë me famë botërore Skënderbeut
e malcorit të madh Dedë Gjo' Luli..."
Patrioti tjetër i shquar, Avni Rustemi, do të shkruante
që nga Roma: "Gëzohem që u muar inisiativa për
t'i ngrehur një monument Burrit pa frikë e pa njollë
të malësive tona, që kështu të jehojë
emri i të ndjerit në brezat e ardhshëm. Ju faleminderit
që më keni emëruar si pjesëtar nderi."
Poeti Risto Siliqi do të shkruante fjalë zëmre për
luftëtarin e madh: "Sot pa farë dyshimi mund të
thuhet se gjeneracioni i jonë i sotshmi e ka kuptue rëndësine
e veprave patriotike... që trupat e fatosave martirë të
shporuem pa mëshirë me bajonetat e armikut mos të kalben
nën dhè bashkë me veprat e tyre. Emni i Dedë
Gjo' Lulit, i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra të
gjalla, që e dëshmojne edhe krepat e thepishme të maleve
tona, vuloset i gdhëndun në historinë tonë kombëtare"
(Ora e Malësisë, nr. 20, viti 1923).
... Dhe emri i tij u gdhënd në histori përjetësisht.
Fundi i tij ka mbetur sfidë atyre që i morën jetën.
Një rapsod mirditor e ka fiksuar në vargje fundin e kreshnikut
të maleve:
Në Bjeshkë t'Oroshit na u derdh zani
Se çban m'ne serbjani.
Si ata trimat i kanë rrethue
Me vargoj na i kanë shtrëngue.
Zana e malit t'jam ankue
Curril gjaku a' tue shkue.
Mu në Shëshëz burrit t'botës
Pa iu trëmb qerpiku i lotës
Serbi thikën i ngul në krahnuer
Dedë Gjo' Luli' burrë malëcuer
S'u përkul as nuk u tut
Por po i thotë këto fjalë açik:
Gjaku em të të shkojë fli
Për me pshtue të ngraten Shqypni..
.
Jemi në mars, fillimin e kryengritjes së Malësisë
së Madhe, e cila çoi në Pavarësinë e
Shqipërisë. Përkrah trimave e shumë martirëvë
të asaj kryengritjë nderohet dhe emri i prijësit,
Ded Gjo Luli.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Të ramë në fushën
e nderit të Kryengritjes Malsise Madhe
Kelmendas
Prek Cali Nik Gjon Gjelaj, Ded Gjon Gjelaj,
Fran Zef Pëllumbi, Pashku Mirashi, Luc Gjon Nilaj
Prek Zef Nilaj, Luc Gjerapukaj Nilaj, Rrok Pretashi Perpushaj,
Ndue Zef Nikolla, Ded Gjon Bajraktari, Ded Frani Bracaj
Zef Luli Gjelaj, Kol Marku Aliaj, Fran Gjoni Gjelaj,
Tom Doshi, Fran Doshi Ded Nikolla Grishaj
Ujk Nika Gjelaj, Mrí Dedja Smajlaj, Nikoll Zefi
Ded Gjeloshi Gjelaj, Gjon Vata Gjelaj, Fran Mali Lekutaj,
Gjon Preçi Rexhaj, Ded Prek Bujaj, Ded Shabani,
Sul Shabani, Maliq Bajrami, Kir Duli,
NIk Marku Rexhaj, Pjetër Gjeka Hysaj, Idriz Kadrija,
Mark Miri, Zef Miri, Gjek Miri,
Fran Miri, Ndue Miri, Marash Miri,
Ndue Frani, Ded Gjoni, Fran Zefi,
Llesh Miri, Ndue Gjoni, Pjetër Zefi,
Kol Mark Biku, Martin Tata, Gjon Sokoli,
Pjetër Miri, Luc Gjon Uci, Vat Marash Beqi,
Gjeto Gjek Vushaj, Pëllumb Nikoll Pëllumbi, Luc Pashku
Vukaj,
Gjeto Ujk Nikçi, Nik Zef Beqi, Gjeto Mark Beqi,
Nik Luca Nilaj
Kastratas
Shtjefën Gjekë Lulati, Nosh Llesh Malaj, Mark Lucë
Gjoni,
Gjokë Nikoll Voci, Gjokë Dodë Broçaj, Ndokë
Nikë Berdhashi,
Riza Brahimi, Shaban Brahimi, Lan Rrukaj,
Luigj Kolë Mikelaj, Gjon Lukë Kaçaj, Gjeto Kastrati,
Lucë Prekushi, Gjon Dedë Bajraktari, Pashko Deda Petroviq,
Bisho Bani, Beqir Duli, Dodë Zefi,
Gjon Nika, Mark Leka, Lekë Shtjefni,
Lucë Kola, Elez Tal Muslia, Prelë Tomë Kekaj,
Gjon Martini Lucë Gjeto Lakaj Mirot Paloka
Shkrelas
Llesh Marashi, Luket Marash Grishaj, Dom Nikoll Gazulli,
Pashko Leka, Fran Pjetër Marashi, Ndue Dedë Gjodashi,
Nikoll Prek Deda Pjetër Gjoka Prek Leka,
Lekë Gjon Nika, Kol Nika Bzhetë, Martin Frano Papaj, Marash
Gjek Shkreli, Kol Toma, Nikoll Zefi
Hotjanë
Gjelosh Luli Dedvukaj, Padër Zefi Pjetër Zeku Camaj,
Prek Smajli Junçaj, Vasel Mirashi Camaj, Nosh Gjoka Lajcaj,
Palok Uci Nikaj, Lul Gjeloshi Goiçaj
Grudas
Lucë Preka Lulgjuraj, Gjek Çuni Vulaj Gjergj Preka
Lulgjuraj,
Dod Preka Lulgjuraj, Zef Milici Lulgjuraj, Fran Marku Lulgjuraj
Lohas
Tom Dedë Cina, Dedë Gjek Vukçaj, Halil Gjetja
Ivanaj,
Kol Gjergji Kocaj, Lekë Smajli Kocaj, Met Brahimi Kocaj
Trieshas
Kol Gjel Çaku, Kolec Uci Curanaj, Gjon Nik Luli Dukaj,
Nik Marashi Micakajqi
Kojas
Gjek Preçi Marashaj
Lavdi paçin edhe ato qinda familje malsore qi mbajtne
me buk edhe strehuene luftarët e Kryengritjes Malsisë
Madhe, të cillat u torturuene e vuejtne gjithë jetën
nëpër kampet e mallkueme të internimeve komuniste.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |
|