 |
 |
BUJARI
(1907)
PARATHANJE
N' atë Shkoder t' onë, qi t' zezat janë tu' e
ndjekë,
Pat kênë vendue nji djalë me xânë n'
do shkolla
Kû e dïn se trût s' rrijn pshtjellë nder brandavekë.
Sado qi kryet ky e kishte si kórtolla
Tane neje-neje thue se isht' dhênë m' qeserë,
Duehet me thânë se mendt i kishte t' holla.
Prandej per fille u vû ký me nji herë,
Filloi me shkrue ka pak e me lexue,
Tue marre pa pare libra edhè tefterë.
Por kater muejë nuk patne krejt kalue,
Kúr qe po vjen e àma 'i ditê tue nga,
E thotë se djalin n' shkoüë ma s' don m' e çue.
Per ç' punë, e pveti Mjeshtri, don m' e dá?
Si t' dahet shkollet fmija pa u mbushë vjeti,
Veç dam se tjeter aj dobi nuk ká.
E dij, zotnï, por do t' a çoj un njeti.
Pse m' shajn me fukará ktû bashfcë m' e lânë,
Pergjegji grueja, e fmin e muer me veti.
Kúr Mjeshtri gruen e ndien n' ketë mnyrë tue thânë,
Tha: vall, ky fmi kah rodin do t1 a ketë,
Qi marre i vjen me fukará me xânë?
Edhè filloi atë-botë ky me pëvetë,
E i a gjei rodin çak dér n' t' paren kore,
E vetë ktû po i a shkruej pse âsht dâm me
i tretë,
E pse dishroj t' a ndieje toka Arbnore.
PJESË EE PARE
GJYSHI
Tash s' dij se kúr rá n' Shkoder nji Malcore
Me 'i djalë pêsë vjeç, e me nji vajzë
per gji,
Kaliboç vajzen, djalin marre per dore.
Rá, e mjera, n' Shkoder per me lypë me fmi,
Pse mbetun veje, pa mashkull nadere, e ré
Nuk kishte mâ kercuna t' gjallë n' Malcii.
E, mbasi zdathë e zdeshë rá ajo n' ketë dhé
Filloi me lypë per rruga edhè per shpija
Me ato dy fmi, t' dy ftyret si ûja zbé.
Por shka, se xûn m' u njallë mandej pak fmija,
Persé me bukë e veshë e âma i mbate,
Me bukë. te mykun edhè me zhele t' kqija.
Kúr bite nata e rruga mâ s'u date,
Nen strehë t' njt derës me ata dy fmi, e mjera,
U strukte e darken me lot t' njomun hate.
Por kûr me Sh' Gjergj xû me lulzue prendvera,
E muer nji shpi Malcorja me q i r á,
Sado qi n' kater anët ï hite era.
Veç shka, kjo shpi i qïti n' mkat do gra,
Pse njana tjetren xû atë-herë me pvetë:
Po tash q i r á n ajo si ka m' e lá?
Por na qi kohë nuk kemi ktû me tretë
S' po rrijm tue ndjekun fjalë tash pa dobi,
Tue dashtë me dijtë si u lá qïraja e shkretë;
Veç po ju thom qi vojt malcorja n' shpi,
É se kurr per qirá s' pat fjalë as halë
Per s' dij sá vjet qi ndéj aty çupçi,
E drue qi prej andej nuk kje tue dalë,
T' mos kènke deka e cilla per sa âsht jeta
I a Ishoi nder Vorre t' Reja nji odë falë...
Po due me thânë se diq Malcorja e shkreta,
Nder njizet vjet tue lânun djalin t' rritun,
E t' bin gjashtmdhetve tue u njitë perpjeta.
Sa i diq e ama, vajza, thonë, kje njitun
Me nji Osmantli sherbtore, i cilli s' kisht'
As grue kunore as harapeshë te shitun.
Ktû, thonë, mandej mohoi kjo Zojë e Krisht,
E mâ s' u ndie per t' gjallë me sá per t' dekun,
Por vojt e hupi porsi spatë pa bisht.
Por, .thonë, se djali tjeter udhë pat ndjekun,
Pse, i shndoshët e i kênun, xûni me punue,
Me gjith fare punësh, i ngrati, tuj u rrekun.
Po thonë se ky pik' s' parit pat kerkue
Per zhele e per kocij t' tênë Shkodren mbarë
Prej hadjet n' mbramjet me nji thes ngarkue.
Mandej, t' e vona, duel me do qyqarë
Me dlirë gjirizat, {kjoftë me nderë-me thanë),
Edhè medje, ktû i heci puna mbarë;
Pse mbas do vjetësh do pare i vû 'm' njanë anë,
Me t' cillat çili nji dugajë n' Pazár,
Kû xû, m' atë'-herë, me marrë edhè
me dhâtnë.
E ktû tue rrêjtë me kut e me kandár,
Tu' u shtue borxhlivet xera n'per teftér,
Me veresi, rne frtjde, e tamahqár,
Mbas njado vjetsh ky né na u bâ reshpér:
Me terplote vû lira e napoljona,
Bleu tokë e shpija e gjâ sa gjethja n' vér,
I parë u vû nder t' Kshtênë qatje mâ
vona,
Mandej n' Meqême, e mbrapa u vû n' Idare,
Per me i dá vendit t' onë kanû e zakona...
N' e mbramët, si kje forcue me gjâ e pare,
I rá nder mend se kisht' per t' u martue,
Edhè kerkoi me gjetë nji grue bujare.
Por nder dïsá reshperë kû ky pat çue
Me lypun, vajzë per té nuk mujt me u gjetë,
Persé kushrij fort t' ngjatë kishin qillue...
N' do tjera vende s' pat persé me pvetë,
Pse i pari tyne u a kishte lânë nji prrallë,
Qi bujarija s' matet me kuletë.
Prandej murgár per mos me mbetë per t' gjallë,
Me 'i bi konakut, dalë mishliz dý hera,
Dhanderr i motshem vû kunorë me mallë,
E cilla n' dritë i a qiti 'i djalë si vera.
Fort atë-herë ky na u gazmue
Ke i leu djalë e s' i leu çikë:
Persé çika, tu' u martue,
Mundet n' Shkoder shpin m' e fikë;
E, pers' isht' tue mbajtë uzdajë,
Qi per djalë mandej t' e vona
Kisht' per t' marre nji grue me pajë
E me shpija e napoljona.
Por,kah mendote
Se do t' shpenzote
Per djalë shum t' holla
Kah mbaja e shkolla,
Kah mbatha e vesha
Kah tjerat tesha,
T' perqethët ktij t' ngratit
I biete shtatit.
Prandej ky dau me veti
Me e mrrudhë edhè pak doren;
- - - - - - - - - -
- -- - - - - - -- -
- -- - - - - - - - -
- -- - - - -- - - -
- - - - - - - - -- -
Leçi s' shoqes i vúni,
Mos m' i a çilë deren kujë;
Rrogtarët edhè i perzuni,
Tu' u ndalun m' rrogë ka 'i muejè.
Tefterët mande' i pershkruejti,
E, si e pat pasë n' zanatë,
Shtoi xera dér kû mûjti
N' hesapë t' borxhlivet t' ngratë.
Si i ndreqi kto punë t' mbara,
Aj tredhi harxhet tjera,
Sado qï edhè perpara
N' shpi t' tij nuk qeshte vera,
E thonë, mbet pa u bekue
Me gjasë per kater vjet,
Pse s' do te me pague
Hakun e Priftit t' vel.
Njikshtú qênçe tu' e shkue jeten
Mundoi veten ky fatzi,
Dér sa n' shpi k tij veç,i biri
P'orsi firi vrik tu' u rritun
I kje bâ nder shkollë m' u qitun.
Mbasi, prá, 'i gjysë motmotit na u mendue,
Edhè kje xânë nja disá herë me grue,
N' e mbramët i hini n' krye, e s' ngjati tjeter.
Por djalin çoi perjashta me xânë leter.
PJESE E DYTË
TATA
E njitne djalin n' shkollë
Kinsè me xânë per leter;
Por besà dukej holle
Se aj kisht' lé per tjeter:
Pse mendt i kishte djerrë,
Pse isht' mbrendë si qêni m' qerr.
Habitun krejt n' dhé t' huej,
Porsi huti nder sorra,
Isht' shkandulli i gjithkujë,
Kúr n' bark s' i kriste zorra...
Paj shpesh bytika e shkretë
S' pelqete me kuletë.
Perse paret i ati
Gjithmonë i a çote mengut,
T' cillat mandej krahthati
Ky i epte mbas ahengut
M' ndo 'i ballo a n' ndo 'i teater
Ja mbas ndo 'i pune tja ter...
Kû mbasandej ky muer
Nji Ingatë te flligët, mizore,
E cilla e la terthuer
Per disá muej n' smûtore,
E i shkuen do pare t' thata,
Der sa i kaloi lingata.
Kulim e gjithmonë fmi,
Kah trût i ngathët e shterbë,
I dekun n' shpirt, fatzi,
Porsi nji pulë e verbë,
N'per rromanxa e gazeta
Perpushte mendt e veta.
Me kso prrallash barsue,
Oh! sá e sá heré qyqari,
Ndêj n' tryezë kinsè me shkrue
Mbi kob qi hjekë Shqyptari,
Mbi terr kû flên Shqypnija,
Mbi t' mirët qi sjellë lirija...
Por kurr, hae i keq! dý viza
Permbi kto punë s' ujdisi;
Pse, mende-lehtë si miza,
Sá herë me shkrue ky nisi,
Kalote prej Shqypnijet
M'nji Ie ter ashikijet
Tu' u rritë tue çoroditë,
Krenár e zêmer-leper,
Kin dijen n' pah me qitë,
(Majmun n' setcillen veper),
Mohoi ky HyJ'n e qill'e,
La kishë e prishi mgjille.
Mbas disá ditsh, krahthatï,
U çue e kthej te shpija,
E jo pse isht' bámun gati
Kah puna e kah urtija,
Por pse i ati t' holla
S' i dha má ktij per shkolla.
Qit tash pushkë, moj Shqyptari
Ke sod ,n' gji ,po t' kthen kjo lule!
Si po t' kthen, as vetè s' po e dï...
Pat shkue arkë, po kthen baùle;
Ja se shqyp: pat vojtun n' Domen
E po kthen tue t' prû n' gji kromen.
Po, t' himït n' Shkoder,
Goditë e lmue,
Per birë t' kamishit
Si t' isht' pershkue;
Me qafë t' shtangueme
Per grykë t' koletit,
Si qafë breshkanit
Qi etshon pre} s'xetit,
Si t' ishte' Katoni,
Kshtu xû aso here.
Me derdhun dije
Kjo llogohere:
Èhu! tha, na t' shuemit,
Se poshtë kem' rá,
Se rne lot gjakut
Jem' bâ me u kjá!
Shka kjoftë per né,
Po u pves un, jeta,
Kúr mbas Europet
Jem' sá qindvjeta?
Paj, s' kem' teatra,
Nuk kem' k a s i n a
Kafè - chantanta
As b a ll e r i n a :
Nuk kern' f e r r a t a
Nuk kem' v a p o r r e ,
Jem' n' terr tue ndêiun
Si t' dekunt n' vorre.
Po, teper mbrapa
Ka mbetë Shqypnija,
E faj'n, mue m' duket,
Ka Meshtarija.
Pse, sá Kshtênimin
Rrin tue e frigue,
Me b u b a ! buba!
Me dreq t'mallkue:
Me dokrra tjera
T' asaj kohës s' motshme,
Batall qi i qiti
Krejt dija e sotshme,
Me pasë me i folun
N' kishë punë lirijet,
Me i qitë mendime
Autonomijet;
Me pasë per t'dhânun
Per shkollë shqyptare,
Per qela e kisha
Sá tresin pare,
Oh! po Shqypnija
E ngratë atë hera
S' kishte per t' hjekun
Shka hjekë e mjera!...
Por Meshtarija
Duen pare t' thata,
Duen makerona,
Bibàj e pata...
Prandej kercuna
Mori Shqypni
Asht ndêjun n' pluhen
E âsht veshun zi".
E njiksosh, e tjera e tjera,
Me nji dije t' nji kokoti,
Xû me folë ky djalë m' atë hera,
Plakë prej vesit para motit.
Kin per dije n' shkokë mj u dà
Rrugës e mbate kryet perpjetë,
Porsi kál qi mban kryet m'trá,
Sânë perpara kúr mos t' ketë.
E, kúr ndeshte m' ndoj Meshtár-,
Jo veç Krishtin s' e levdote,
Por, ngerthye vetllát kulár,
As me sý nuk e shikjote.
Shqymit berr n' Doktrinë t'-Krishtênë,
Me romanxa e me gazeta
Dote Ungjillin m' e qitë n' rrênë,
Veç per shkas t'veseve t' veta.
OWh!po, po; per vese t' kqija
Nuk i a Ishote rrugen kujë:
Kto pa'n kênë filozofija
Qi pat xânun n'shkollë te hujë.
Pa ra pupca neper ara
E dér vonë si kisht' prendue,
M' kamxhik shnjalli e vête para
Per t' gjatë Shkodres tu' e lodrue;.
Pse me mend, qyqari, u djerrte
Se ç'do vajzë a nuse e ré,
Frymë per té veç ajo merrte,
Se per té veç kishte lé.
Prandej; thá si e Prendja e Madhe,
Endej rrugës ky karabush,
N' Máj si endet n' per livadhe
Vesh-dypllambshi n' Barbullush.
Njiqind punë p'r 'i ditë fillote,
N' mend i mbate njiqind tjera:
Por, asnji, hae i keq! s' mbarote
Persé mendt i kisht' si era,
Edhè dote ky stervina,
Fatziu i vedit edhè i shpïs,
Me Casina e ballerina
Me i sjellë t' mbaren Shqyptarïs!..
Por pse i ati kishte pare,
E pse aj dite 'i gjuhë te hujë,
T' u ngjatjetat n' tokë shqyptare
I rigojshin prej gjithkujë.
PJESË E TRETE
DJALI
Ktû 'i herë mâ para do t' a dini 'i fjalë,
Se tata plak- i diq ktij djali t' ri,
Shí kúr kujtoi se rrnon e gzon me djalë,
Por pse ktû vetë nuk due me 'u dhânë merzi
T' u thânë se diq, shka pat se a n' mni kund hasi
Po u thom par s' shkurtit: i rá pika e plasi.
Prandej mbet vetem djali por -me t' amen !
Me'i gjá t' panjehun si nji mal me bore.
Por shka, se djali m' vedi kishte namen,
Kurr punë me kqyrë as mos me prekë me dorë,
E sidomos i bâhej uk dugaja;
Prandej mund t' thohej se pa zot isht gjâja.
Po; qyshë m' atë vjetë filloi ka pak e duer,
Pse qepte 'i pllâmbë, si thonë, e shkepte 'i pash.
As s' kishte si mos me i shkue puna terthuer,
Kúr vetë i zoti u çilte n' punë dallash:
Paj, n' nade heret, si u kam thânë perpora,
M'kamxhik n'per Shkoder shnjalli e véte para.
Kshtú tu' u siellun n'per rruga e n'per mejhana,
Mbas dekes s' t' et qaty tu' u mbushun vjeti,
Ky xú marak, atë botë, m' nji vaizë si zâna,
E cilla tjeter t' keqe s' kishte n' veti,
Si kah urtija n' daç, si edhè kah duka,
Veç se prej skamit hiqte keq kah buka,
Edhè kaq fort qyqari u dha mbas sajë,
Sa dau me veti ky m' e marre per grue,
Sado qi e mjera s' kishte grosh as pajë.
I kallxoi s' amës se dote m' u martue,
E se per grue kisht zgjedhun ketë vajzë t' ré,
E cilla as petkat s' kisht me se me i pré.
Si tash?... i foli e âma, 'i dialë reshperit,
I biri i burrit t' mire... (e lott ktû i pshtuene),
Me marrë atë hore? Paske dalë qemerit,
Qýsh se mund t' biejë nder mend tý kjo farë
pune.
Per me u martue ti aspak mos mbáj kujdes:
Dij vetë, bir-ó, per grue kû çoj e pves.
Kshtû i foli e âma, mend t edhè i a kthej,
Pse veç i a kishin folë nji reshpereshë,
Nji vajzë nja Irïdhetë vjetësh edhè pertej
Me nji mije napoljona, e pajë e veshë,
Porsi mâ e mira n' Snkoder, edhè 'i shpi
I a kishin folun per me lidhë miqsi.
Isht' vajza, ndïhmo Zot - - surrat i gjallë,
E ngathët kah dora e krejt nder mend hutrrojë;
Vetull-percllueme, flokët i kishte t' rrallë,
E, per krah hundès, qi isht' ka' i biete n' gojë,
E holle e e kthyeme krrut si tehi i shporit,
I xhixhillojshin sýt porsi macë Frorit.
Nen dý buzë t' plasne dy a tre dhambë i kishte
Porsi gurth kalit t'zez, e t' hollë e t'gjatë;
Kisht' trupin tjeter porsi zgjue ulishte
Thânë neje neje a Ihue se isht' dhênë
me spa
Por shka, se vajzë e keqe n' mote t' ona
S' i thonë njasajë qi ka 'i mijë napoljona.
Prandej ksaj vajze i a çuen shèj'n ke dera,
Mbasi venduen hyxhete edhe tapija,
A thue se isht' tokë a shpi me u shitë, e mjera; :,
E kúr erdh dita qi me u dhânun bija,
U mblodhen shokë e miq e dashamire
Edhe u bà goca nuse si âsht mâ mirë.
Elè, sï e bâne nuse, t' shojt i a çuene,
Kû e pritne krushqit me shum kangë e dajre,
Por para n' kishë kunoren e bekuene;
Mandej, si u ngine edhe i a bân per hajre,
Shkuen t' gjith n'punë t'vet, e dhandrri karabojë
Harû mbet qyqe n' shpi me atë qyqe n' gojë.
Kaloi darsma e gjindja e huej,
Edhe shkuen do javë e muej,
E njaty vjeti tue u mbushë,
Qiti vasha 'i djalë per fushë.
Mbasandej prendverë m' prendverë
Ajo pat prap dy fmi tjetrë:
Nja dy goca -- nja dý male:
Njana e verbtë e tjetra çale.
Fmija n' voter tuj u rritë,
Tu' u shtue harxhet ditë-per ditë,
Nuk e dij a prej merzijet,
Xû i shoqi e u dha mbas pijet;
Kapi letra e kapi zare,
Treti kohë e treti pare,
E kah puna, si thám para,
Nuk i ecte kurr e mbara:
Gjithmonë punen pat perbuzë;
Prandej erdh e u bâ filuzë,
Mos m' i u bâ me dalë nder shokë,,.
Shiti shpi e shiti tokë,
Edhê duel mïshliz pa rrênë,
Jo si dalin nji palë t' kshtênë
Me mixhida e napoljona...
E mbasi, qatje mâ e vona,
S' i mbet n' dorë fé meteliku,
Çepèsht d j a l ë ! u çue e hiku,
Edhè muer se kah, nuk di,
N' rrugë tue lânun grue e fmi.
Gjallë-e n'zallë, po, atij i mbet grueja,
Tu' e shtý jeten dyerve t' hueja,
Tue merzitun Kishë e shokë
P'r ata fmi, ehu! prush per tokë.
Kah t' i a mbate grueja e shkretë?
Hall me dekë e gjyq me mbetë.
Si u rrit djali, e mjera nânë
E çoi n' shkollë atë herë me xânë,
Edhè e çoi n' atë shkollë shqyptare,
N' t' cillen epet msim pa pare,
F kú merren fmija mbarë
Si t' vobegë, si edhé bujarë.
Persé t'gjith vllazen Shqyptarë.
*
* *
Njiky âsht njaj djalë, per t' cillin u kam thânê,
Se pa u mbushë vjeti e ama shkoi m' e dá
Prej shkollës kû 'i herë e kishte çue me
xânë.
Kah drote ajo se shokët do t'a ki'n shá,
Mâ teper fmin n' atë shkollë po t' a kisht lânë,
Kû pasanikêt xânë bashkë me fukara...
Ehu! èmni atïj mos i u harroftët gjith jeten,
Qi na la t' shkrueme: O njeri njihe ve'ten!
|
 |
 |