REDHA E DJALLIT
(1908)

Nuk e dij se âsht rrènê a prrallë,
Por kam ndie qi atjè n' Bisht-Pallë
Per gjith natë, mbasi t' jét errun,
Dalin n' záll! shpirtent e djerrun
E me gurë edhe me tulla
Ngrehin shpija e ngrehin kulla,
Edhê i bâjn me kaq mjeshtri
Pá m'u a pasë ç' do ustaj lakmi.
Por se shka, po duen me thânë,
(T' mos xâjë besë kush s' don me xânë)
Se, kúr del e bardha dritë,
Gjïthshka naten t' kén godité,
Ata e shambin rrash per dhé,
Sá, jo veç qi shpï e ré,
Por as gúr, as plang, as tra
Aty mâ s' mundet m' u pá.
Tash, me pasë ndokush me pvetë
Per ketë punë, a thue â' e vertetë ?
Kish me thânë (po thom per veti),
Se me ndodhun, kjo punë njeti,
Udobisht s' kish' me b'esue,
Mirë nji herë per pa. e peshue.
Por, mbasi, o Shqyptarë të mi,
Bishti i Pallës gjindet n' Shqypni,
Pa e peshue punen fort holle,
E xâ besë se njashtu ndodhë;
Pse zati n' Shqyptari t'onë,
(Duen me thânë 'se âsht kênë gjithmonë,
Por elè mâ tash mâ vonê !)
Âsht zanát me shpartallisun
Çdo punë t' mbarë qi t' jete nïsun.
Prandej thom, se atje n' Bisht-Pallë
Ngrehin çipujt kulla n' zallë,
Per me i çartë mandej prej dritet
Si n'per shekull po perflitet
Paj te tânë e dijn nder né,
N' dashtë t' jen Turq. a t' Kshtênë a Shkjé,
Se kjo namè ka ra nder né,
Qi çdo punë m' u shpartallue,
Mbarë e cilla t' jet fillue.
(Medje na edh' e kem' zanatë.
Mos me lânë me shkue fort gjatë
Por mundoh'mi m'e shperthye
Sà t' két nisë me qitun krye.)
Por kah thoni, o Zotëni,
Se kjo namë ka rá n' Shqypnï?
N' paçi ngae ju me m' ndigjue
Un ktû shqyp due m' ju-a kallxue.

*
* *
Kam këndue m' do libra t' vjeter,
(Se per kúr ata s' kallxojn),
Shêjti Sh' Mhill e Shêjti Sh' Pjeter
Rán n' kuvend me shoqishojn.
Rán n' kuvend tue bisedue
Per punë t' tokës n' â' e madhe a e vogel;
Pse prej s' naltit tu' e shikjue
Thote Sh' Mhilli se âsht sa 'i gogel.
Elè mâ, per mos m1 e ngjatë,
Mos me i mbetë davaja asnjênit,
Zbashkut dán ata m' e matë
Teh e m' teh me 'i fille pênit.
Pra, si fjalët i shtruen per rrashit,
Fluturim mbi dhé ata zdrypen;
Nji lamsh t' madh me pê mundashit
S' dij se kujë atë-botë i a lypen.
Moren pê'n e rane n' Arte,
Me Greqi kû dán Shqypnija,
Si e ka vû Faik Begu n' Kartë,
Qi ka shtypun „Albania".
Por ka ngae Faik Begu i shumi
M'i-a vû n'leter Shqypnis megjet.
Sá me letra, besa, O r u m i
Vonë e vonë nder mend do t' regjet;
Pse do t' dini ju ketë fjalë
Ka bâ bé Gjeka n' Atinë,
Se atij shpirti s' ka me i dalë
Per pa i shty kufijt n' janinë.
Lê' se bé ka bâ Greqija
Me na u shndrrue kufijvet vend,
Por, po thonë se edhè Serbija
Don me u djergun mje n' Pezrend,
E po thonë, se jo per tjeter
Duen Serbjant me marrë Shqypnín,
Qi ata e quejn Serbija e vjeter,
Veç me prû mbrendë qytetnin.
— Marshallà! ç' farë qytetnijet
Na barbart e Kastriotit
Kem' me pasun prej Serbijet,
Kúr „Serbjan" t' na quejn mbas sotit!
Në mos tjeter kem' me u msue
Me thye bén, qi t' bâjm m' therorè;
Grát per s' deknit me i dhunue,
Me pré nïerzt, qï t' na bïejn ndore.
Prap po thonë, se edhe Bullgarvet
Fort po u vesket Monastiri,
E se gacat n'tökë Shqyptarvet
Rrijn tu' i shti hiri e pa hiri.
Medjè, thonë nji fjalë mâ teper,
Knjaz Nikolla me shallvarë
Don me marrë Malsïn e ëper
Me gjith Shkoder sâ ma parë
E shka t' lânë kta kater ujq,
Qï i kerchohen shoqi-shojt
Thonë, do t' dalë nji dreq i kuq,
Qi pa dhimbê do t'i a njese thojt.
Edhe m' duket se per né,
Mor' Shqypfarë, ky djáll i zi
Sa mâ para ka me lé,
Fse na drèqiiit kem' kojshi..,
Por któ fjalë ktü s' hijn n' kuvend
Ë po i lâmë per nji hêrê tjeter
Veç po u tnom tash rènd e rènd
Shka kam kndue nder libra t' vjetra,
Moren pè'n e n' Arte u ulen,
Kû Shqypnija e ka kufi'n, .
Afy 'i kûj në dhé e ngulen
E me matë xün rrokullim,
Kaluen zaje e kaluen dete
Tue matë token me njatë pê;
Pane fise e pán qytete
Qi jetojshin per nen ré.
Pán si gjyqin njeri e dán,
Kúr per s'teprit të lakmojë,
Edhè ndien si i drejti kján,
N' kthetra t' t'fortit kur t' takojë.
Pán si h' shekull mund t' jetohet
Me tamah e pa dashtm',
E sá gjaku edhe dikohet
E sa lodja pa dobi.
Pán si t' vorfnin, t' ngathun boret,
E qèstisê n' derë t' vet bujari,
E si t' lan'nit krejt mbas doret
Mund t'i shndrise parzmja n' ari.
K'shtû tu' èndün n' anë prej Lejet,
E tue u matê token me pê,
Ata ü kap'en m'atê shkamb Pejet,
Kû vonë bora vjen tue dé.
Por aty nji punë u bini
(E shka s'bijn n'ketê shekull t'zi?)
Pêni i mndashit nuk u mbrrini,
Per me mate ketë Shqyptari,
Veç se ata i a bâne hallin
E nuk ndêjen kot tu u talle?
Pse me t' shpeitë e thirren djallin,
Edhe e ropen per së të gjalli.
E, mbasi i a hoqne Ikuren
Ata tjeter mâ nuk ngjaten,
Por me té nji dredhë e tu'ren
Ë me atë dredhë Shqypnin e maten.
E q' m' atë ditë, qi dheu i Shqyptarit,
Me atë rodë dredhet pat kénë matë,
Duen me thânê, se 'i púnë per a'mbarit
Aty mâ s' mundet me ngjatë,

*
* *

Qe, pra, tash se per ç'arrsye
Punë n' Shqypni s' jet pa u shperthye,
Due me thânë, pa u partallisun
Çdo pünë mbarë qi t' jete nisun.
E kjo nâmë, ase kjo rrfé,
Ka me ngjatun, thom, nder né
Dersá menden na t' a rrisim
E me dije mos t' a shndrisim;
Dredha e djallit, pse s' âsht tjeter,
Si e kam kndue nder libra t' vjeter,
Veç padija edhe krenijèi,
Qi shkojn njitë si trupi e hija.


KONTRATA
(1911)

AUKTORI, SHTYPSHKROJSI

AUKTORI

Nadja e mirë, Zotní, te kjoftë!

SHTYPSHKROISI

Mirë se vjen!

AUKTORI

A po ké t' ftoftë?

SHTYP,

Po, sa t' duesh; a don me blé?...
Mbasi zjarm s' po kem' me u xé.
Po t' a shes njado 'dhe lír:
Urdhno e lyp sa t' keshë dishir;
Po t'a nap me gjith fund t'shekës.

AUKT.
Me gjasê sod kênke n' e Lekës.,.
Po a edhe t' ftoftët don me m' a shitë?

SHTYP.
Po, medje! Sod kem' ardhë n' ditë
Qi, me dashtê me rrnuemun gjallë,
Mos me dashtê me mbetë krejt n' zallë»
Por me u kapë, sido, nê breg,
Do t' shesë nieri t' ftoftë e zheg,
Edhe drue se jet aj n'ujë,..

AUKT,

Jo mâ ate fjalë ti mos m'a thuej...
Perse besë nuk mund t' a xâ,
Se po jet tu' u thá m' shullâ....
Me 'i shtypshkrojë qi ké ti n' Shkoder,.
T' rrin kuleta gjithmonë koder,..

SHTYP
.
Po,.. me pustlla dugâjxhish...,

AUKT.

E kam rodin bastanxhish:
Kastraveca s' ké pse m' shet
Tý shtypshkroja e dij se t' qet
Sá me t' dalë me ngrânë me pí
Kambë mbf karribë porsi Zotni,
Si me thânë..,« tu' u perpushë n' hî.


5HTYP.

Besa, Jo, mor' samadak,
Veç se ti po e bân çardak
Punen t' ême me kopalla.
Porse shka, me ujë e prralla,
S' qiten petlla as s' zihét çorba...,
E din luga shka? ká vorba...,
Hejde ti i po m'thue se vetë
Si zotní mund t' rrij pështetë,
Kâmbë mbi kambë e tue bâ lodér,
Prej shtypshkrojës, qi kam çilë n' Shkoder!
Po a t'a shes, n' daç per gjysê t' pahit,
Se e kam blé prej dorës s' ustahit ?

AUKT.

Mos u ngut nji herë; kadalë.
Prit; ndigjo kü due me dalë.
Njato lajme fleta=fleta
(N' dashtë t'jén rrêna, n'dashtë t'verteta)
Qi po dalin n' gjuhë shqyptare,
A dro 'i mend ti i qet pa pare ?

SHTYP.

Jo! âsht e dijtne. Per shpirt t' t'Parvet
Ktû s'tkam dalë; por prej Shqyptarvet,
M' kallxo mue, sa shkrime m' vin
Per me qitë n' punë shtamperín ?

AUKT.

Vijn sa vijn; por âsht nji fjalë,
Se Ktû asnji s' botohet falë,
E prandej me ketë zanát
Tý nuk t' jet kuleta thát,
Si po don me m' shitë tash dokrra?
Por me té ti í korre do kokrra.
Qe, bjen fjala, 'or faqja e bardhë,
Qe edhè vetë ktú sot kam ardhë
Per me t'qitun n'dorë do pare:
Do t'm'botojsh do kangë shqyptare,

SHTYP.

Mirë se t' prûka Perendïja !
Persé, besa, lum Zotnija,
M' lypen sod do metalikë,
Per me i nisun n' nji fabrikë,
Kû do borxh e kam n' teftér...

AUKT.

Ké me u dá me tê me ndér;
Libri i èm pse 'i herë si t' dalë,
E, si t' shitet, un pa fjalë,
Paret n' dorë kam me t' i dhânë:
N'daç, po t'qes edhe dorzânë.

SHTYP.

Per dorzânë nuk âsht nevoja;
Veç po t' thom un, se shtypshkroja
Tý per pare s1 ka me t' pritë,
Der qi libri i yt t' jét shitë.
Por, si libri t' jét shtampue,
Paret ti ké me m'pague.

AUKT.

Po; mire, mirë; edh' un po tham.,.
Porsè pare vetë nuk kam
Per me t' dhânë, pa u shitë ky liber.

SHTYP.

Eeeh!... Kaprolli kênka n' Diber...
Tash po e dij kû don me dalë...
Jo, Zotní, s' âsht gjâ ajo fjalë.

AUKT,

Po ti prit: merr vesht mâ parë
Shka po t' thom. — Nder né Shqyptarë
Sa javë, thue, munden me shkue
Pa u shitë libri, qi un kam shkrue?

SHTYP.

Ehh.. sá javë? ti thuej: sá vjet?...
E, medje, nuk dij a e shet?...

AUKT.

Jo, sa vjet? vrae Zot, mos thuej!
Por mund t' shkojn, shum shum, tre muej,
Edhe libri ka me u shitë
Mbasi shqyp un e kam qitë.

SHTYP.

Paj, pse âsht shqyp, prandej nuk shitet
Ashtû shpejt si tý te gitet.
E, jo veç se s'shitet shpejt
E se harxhet s' xierën krejt;
Por ün drue edhe nji fjalë
Drue, se krêjt me pasë m' e falë
E m'e dá ti derë per derë,
Drue s' t' a din kurrkush per nderë:
Kaq kan zéll Shqyptarët me kndue
Libra shqyp, si ti po m' thue.
E, per mos m e tjerrün hollë,
Ndigjo 't herë se ç' i ka ndodhë
Me nji liber shqyp Dom Ndocit
Liber shqypy po; mje n'palc t'kocit:
Don Ndoc Nikaj, si xhakue,
Historin e Kishës pat shkrue
E me ndïhmë te Dodmaseut,
(Qi âsht bêmirsi i gjith ktij. dheut,)
E botoi, s' dij kû n' Europë,
Jo mâ shum, veç n' pêsqind copë;
Edh' e qiti, -- ndïgjo 'i fjalë! —
Jo m' e shitun, por m' e fale.
Por, a e din sa vjet kanë shkue
Q' prej se libri kje botue,
Der qi s' falnit u mbarue?
Plot njizet e dy motmote!!!
A merr vesht, Zotnija e Jote!

MIKT.

Sa vjet thae? njizet e dý?

SHTYP.

Po, po; njaq po t' thom un tý.
E pra aj liber ka pasë gjasë
Mos me ndêjë shum mot nder thasë;
Por me u hapë me t' shpejtë n' Shqypní.
Kû, po thonë, se t' kshtênë njimend,
Qi bâjn kryq në kater vend,
Janë njiqind e pêsdhetëmi,
E janë shkolla e vende tjera,
Qi s' po i njehi ktû nji hera,
Persé drue se m' ndjekë potera!
Por qi gjasë — per ta ka pasë
M' e kerkue, mos tjeter, falë
Historin qi shqyp kish' dalë.
Por, pse shqyp kje Historija,
E breu têja mbi sergjija, —
Mbi sergjija ase nder thasë,
(S' dij taman kû e kish te pasë}
E tash ktû ti vjen e m' thue:
Do kangë shqyp due me shtypshkrue,
Edhe paret t' i paguej,
Shum me thênun, per tre muej:
Pse n' tre muej, ase mâ parë,
E. Sfhes librin nder Shqyptarë! —
Bân, po bân, ti me mend pallê
Pse, qe tea, tash jet m' zallë,
Edhe trapi ka me t' lânë,
Me u thá n' diell, a cung mbi rânë.,.

AUKT,

Por se shka? kjo mosha e ré
Per gjuhë shqype sot êsht xé:
Librin, thom, ka per t' m'a blé.

SHTYP.

Masa e ré, po thue, âsht xé
Per gjuhë shqype e per atdhé?
Eh! po, po; me ç' m- duket müe
Paske agae sod Rie u tiutü
Qysh se vjen e m' qet kto dokrra,
T' tâna thâna té pa kokrra.,,

AUKT,

Po si tbue tash me i a bâ
Me ketë liber? A t' a là
Pa e shtypshkrue?

SHTYP.

M' a lèn ktû mue
T' shoh nji herë se shka ké shkrue:
T'a shoh miellin edhe krûnen,
mbasandej sheh puna punen.

DIJSJA

Un kujtoj, shum kush nder né
-Ká sprovue se mbí ketë dhé
Shpesh, po fati né na rrshet,
Veç pse s' kem' n' zêmer gajret.
Per me t' hecë puna per s' mbarit,
Ndihma e Zotit duehet s' parít:
Mandej mend — edhe mend shum,
Mos m' i a nisë hallakatrum,
Tue mendue, si thonë, me thêmer;
Mande) duehet me pasë zêmer,
Due me thânë mos me u frigue,
Por me uzdajë punës m' i a fillue
Pse mâ t' shumen, thonë, gajreti
E ka fatin njitë me veti.
Per m' ju prû ketë punë mâ t' gjallë,
Po kaltxoj ktû shqyp njí prallë.
Paska kênë motit nji plakë,
Qi s' kisht' pasë tjeter nafakë,
Veç nji djalë edhe nji ré
E'i dhamb n'gojë — dh'atê n' de*dé.
Sá pat djalin, medjè, plaka,
Nuk u ankue fort kah nafaka;
Perse i biri bukë u bite,
Me hjekë keq bash fort s' i líte;
Veç se shka kisht' rá n' belá
Me ré t'vet sá mâ nuk ká;
Me hânë pisk ishin kênë pá.
Paj, si Kshndellash si per Pashkë,
Bukë e gjak veç hajshïn bashkë,
Njekaq gverra u kishte hi,
M' kambë shoshoqen m' e perpî
Kjate plaka rrkajë me lot:
— Nafak-premja vete, o Zot,
Se shka prita në pleqní
Se shka prita me qitë n' shpi...
Ketë gjarpnushë, ketë farë arpijet,
Qi m' dau djalit edhe shpijet...
Paska kênë ngallicë e vjeter:
Me i pré kryet, po, i del nji tjeter!...
Mos me pvetë, jo, tjeter gjâ,
Veç se mjaft kush e ka bâ...
Oh! po e âma... e kam njoftë vete..,
Besa fort... he-he!... me m' pvetë,
Un qes bolla... edhe shum...
Por s' po fias hallakatrum,
Veç po u thom se kto janë shkrum...
Tri herë n' vjetë, po, sado pak,
S' rrijn pa i xjerrë teshat n' sokak,
Pse qirá — s' kanë kurr me lá...
E kjo shtrembe, hî si duqe,
Mos me i bâ dý pare t' kuqe,
Qi veç ktû me bukë âsht ngi,
Shkon tue m' shitë nji kál krenï...
Ani' kush... e bija e hores,
Lé e rritë n' xhubletë t' malcores. —
— Besa t' njoh, mori ti nânë —
Niste e reja atë-herë me i thânë,
Qi e kisht' pasë gjuhen rrufé,
— Besa t' njoh, mire fort kush jé! —
— Shka njeh ti, morì gjarpnushë —
Xête plaka me u perpushë,
— Shka njeh ti, qi m' a dhae malin,
Nânes s' vet tu' i dá, heu! djalin
Ah! dij vete shka t' lypet tý...
Por s' ké burrë, jo, me t' ulë krý...
Tataloshi: mílí, mílí;
Pitigona: vílí, vílí;
Nâna digjet si fitili1.
Edhe tash po® don me m' thânë:
Besa t' njoh, mori ti nânël —
— Besa t' njoh, morì lum nânä;
Veç mos m' bân me i vjellun t' tâna...
Oh!, po t' njoh... edhe t' njoh 'mirë...
Por kursè, barè, t'and bír;
Pse s' po t' thom, jo, per kojshi,
Qi s' po lên me u rritun fmí. —
— Ah!, bre hider, „shtrigë" po m' thue
Kriste plaka tu' u turfllue,
Edhe u njitshin flok per flok,
Tu' i shkue voters rrok-e m' rrok.
— Pse do' dijtë ktû nji fjalë tjeter,
Qi per shtrigë atë rrole t' vjeter,
Thonë, se e mbate edhe shum kush;
Prandej plaka bâhej prush,
Edhe ndezej porsi rrfeja,
Sá herë „shtrigë" i thote e reja.
Kshtû tu' u grî shoqe me shoqe,
Shkuen do mot ato marroqe.
Kúr qe i bíri i plakës u lig,
Edhe i ngrati u bâ per vig,
Due ma thânun, diq e shkoj
E borxhlive grues i pshtoi.
Kjau e âma atë-herë me lot;
Edhe kjau per jetë e mot,
Pse mâ kend s' kisht' nen ketë Zot.
Besa, e shoqja edhe n' dekë t' ti
U mertis ajo krejt n' t' zi,
Vûni futë edhe shami,
Edhe shkoi e ndêj n' gjíní',
Tu' e kjá burrin nder vilazní.
Por, sí xû' vjeshta me ardhë,
Po xên grueja edhe m' u zbardhë;
Dikû 'i darsem, dikû 'i émen
E medje, s' mundet njí fémen
Me dalë shpijet dosido;
Prandej grueja, domosdo,
Filloi jazin me e lehtsue
Edhe burrin... m' e harrue.
Ka pasë thânë nana e Bardylit:
Dhirnba e burrit — dhimba e brryiit,
Qi dhêmb fort e kalon shpejt:
E me gjasë, qi ka folë drejt...
— Elè mâ, per m' e shkurtue,
Nuk i a ngjati edhe u martue:
I a xû deren tjeterkujë.
Kû, po thonë, s' vonoi nji mujë
E prap nisi me mihë n' ujë.
Vetem prá tash na mbet plaka,
Edhe krejt i u pré nafaka;
Pse nuk kishte kurrgjâ nget
Per me rrnue, posë gogvet t' vet.
Nji herë shiti nja 'i piç tesha
Mbas dugâjësh, nder tallallesha,
E me to e kaloi do mot:
E kalo!.,. si ndihmo Zot!
Dikû ngrânë, dikü pa ngrênë,
Tue rrnue gjallë veç sa me thânë.
Por, si n' shpi s' i mbet mâ gjâ,
S' pat e shuemja shka me bâ,
Veç i u desht me dalë me lypë.
Me rrnue gjallë me bukë e krypë»
Duel, prá, plaka me provue
Se shka mundet me durue
Njeri i shkretë, kur t' jét ngushtue
Me i shtri doren kujë per bukë...
Duel, po, plaka atë-herë me pá
Se ç'farë zêmret sheklli ká
Per njata' qi rrîjn tue kjá:
Edhe pau, shka s' kishte pá.
Pau se ata, qi kanë shum líra,
Veç se fjalët i kanë te mira,
Se fort zêmrat i kanë t' vshtira:
Pau se ata, qi i thonë njerzimit,
Se i Ishojn rreze qytetnimit,
Kur t' jét puna per me dhânë,
Pau se e sbuma barbarë janë:
Edhe pau atë~herë e shkreta,
Se n' ketë shekull kshtû shkon jeta:
Mik e fis e shpirt kuleta.
Pau e ndjeu shum sende tjera,
Qi s' po i njehi ktû ksaj hera.
Kshtû tue pá edhè tue ndi''
Trakllon n' derë nji ditë ke 'i shpí,
Kû i del para nji zotni,
Qi po i thotë me t' âmbel zâ:
-Eh ! moj moter, deshte gjâ!
Pergjegjë plaka tue ofshâ:
- S' kam, zotni, jo, tjeter fjalë,
Veç se jam nanë e pa djalë:
Si kercuna e thét në zallë,
Tue iypë rrugash me rrnüe gjallë.
Me ndo'i send n' daç me m' ndihmue,
Teper keq pse kam qillue:
Pa dritë n' shpi, pá nji shkop drûjet,
Krejt jam mekë, zotni, prej ûjet. —
— Fort po m' dhimbesh, mori e mjerë
Vên me ankue zotnija atë~herë,
Edhe i fali nja pak pare,
Mande' i thotë: — Mori qyqare,
Po a nuk gjên ti me punue ?
A nuk ké kû me fitue? —
— Ç'farë fitimit, t'u n gejatët jeta ! —•
I pergjegji plaka, e shkreta,
— Sod qi m' la mue kamba e dora
E qi krejt m' âsht ligun Ora !...
Po e sheh vete se s' jam e zoja
M' u mbajtë m' kambë; veç se nevoja
M' bân me i marre rrugat perdhuni,
Veç e pse s' u dek'ka uni —
— Po e shoh vete — ï a kthen Zotnija>
— Se per tý sod, lum baxhija,
Nuk janë vekë, s' janë enemija;
Deshta veç me t' thânë nji fjalë,
Se tý buka kisht' me t'dalë,
Me pasë ti sod m' i a fillue
Neper t' smunotë me heqimue —
U qesh plaka: ki-ki-ki.
— Besa keq s' po thue zotni;
Por un qyqja giâ. nuk di. —
— Nuk dij gjâ!?... me pak mullaga
Shndoshi 'i herë nja dý molldraga,
E m' atë-herë tí ké me pa,
Se ke ti t' gjiih kanë me nga,
— I tha aj trimi plakës ke dera!
— A dro dijn mâ shum do tjera
Qi me ujë, — po me ujë prronit
E me kingla e Ivore ftonit
E me ufull — me t' plasë rrashta,
Ë me hudra e me do kashta,
Çfarë~do Ingatet qesin jashta,
E po t' màjen porsi vjetlla,
Tuj u mbajtë, si i thonë, me petlla?!..,
Nuk jetohet, jo, m' shpinë t' huej,
Por, ti luej - nafaka luej,
Ka pasë thânë aj burri i huej...
N'pate mend, mori lum motra,
Po rrin pshtetë, besa, te votra,
Me t' a pasë shum kush lakmí:
Ndoshta-ndoshta... ndo *i zotni. —
Njishtú i foli piakës zotnija,
Edhe hini mbrendë te shpija,
E, tue,.qeshë, u n'i baxhija.
Po, baxhija 'i herë u qesh,
Kin, demek, po i qet veshët n'lesh:
Por me vedi, rrugës tue shkue,
Vite punen tu' e pleqnue,
Se si kishte me i takue,
Heqimeshë me pasë me dalë.
E, medje, kadatë-kadalë
Fillon puna me i hî n' krye,
Edhe vjen tuj i u'pelqye.
Shkon te shpija e pik' mâ s' pari
ï nep bár njaj katundari —
Do lang nênet, ruejtun n-' kjuer;
Qysh se qiti 'i natë laknuer.
Edhe, besa, burri i huej,
Mbasi e shpiku njata ujë,
Njaj, qi para isht' kênë si-rryp,
Erdh e u shndosh e u bâ si qyp.
Mbandej shndoshi 'i zotni t' vjeter,
Qi nuk kishte lingatë tjeter,
Veç do qymè t' gjata n' vesh,
E s'mund t' ngihej kurr me pshesh,
E qi n' mend pak ishte mangut.
E si e shendoshi? Me atë rod langut.
Ktû baxhis na ï doli riamïi
T' smündët i a xête n' shpi akshami
Dilte Ndoka, hite Islamï.
Kush per kshili e kush per bár,
.Shpija e saj rrite pazár,
Shum e thirrshin neper shpija,
Me shndoshë zgjebë asé sergija.
E me shpdoshëj sidomos, t' ligat
Qi po thonë se na i Ishojn shtrigat.
E njishtû, moj faqja é bardhë,,
T' smundë per ditë në shpi tu' i ardhë,
Né na .u vû per fille plaka,
Qind per qind i ndrroi nafaka.
Muer njt shpi — per bukuri
ï prèu petkat nder trzi',
Me ka 'i pllâmbë e mâ tehrt:
(S' ká pasê dalë Usulli i ri,„
E t' filloi plaka me u ngrehë;
Filloi zâ'n ajo m' e prehë;
Nisi gazin me e hollue;
Xü me folê tu' ngerdhjucue.
Tue Ipi buzët e tu' u perdi.
Me 'i gjysë gojet tu' u zgerdhi.
Si, di' Zoti, ndonji zojë,
Qi per máll i ka dhambët n' gojë.
Hate e pite e rrite pshtetë,
Qi mâ mire nuk ké pse pvetë,
Tue shkue plaka kshtû si vera,
Tue' rrnue m' pupla e me sheqera, ,
N' atë zotni, qi 'i herë ke dera
Plaken t' onë e pat kshillue
Per me dalë me heqimue,
Qi prandej asa' i duel mik,
Njatê e gjet tash nji rrezik:
I mbet n' fyt nji koc ashik,
Qi i pertrini t' madh ezgjet
E ishte gadi ka' e pelset,
Kcej e shoqja si vetima:
Çon e thrret kater heqima,
Mâ t' permendunt t' gjith kû ishin,
Sa 'i çarçaf diplomët qi i kishin;
Edhe u thotë m' e xjerrun kocin,
Qi tu' e plasë isht' zotni locin.
Vijn heqïmat, bâjn kunsultë,
E, tue folun me zâ t' ultë,
I thonë s' shoqës; mos kij zort,
Koci i xieret kollaj fort.
Na nji herë, mbas mjekis's' ré,
Per gjysë qafen kern' m' i a pré,
E njatë koc, qi i shkoi angllisht,
Kem' m' i a xjerrun jashtë me gisht;
Mandej qafës kem' me i vû bare,
(Qi t' i bâjn, besa, do pare)
E, per n' kjofët kysmet me pshtue,
Mbas nji jave ká me u çue.
— Kúr e shoqja ndien kto fjalë,
Ajo bâhet mêç me dalë.
— Si, tash burrin n' qafë m' e pré,,,
Po me dekë ?,.. veç m' e shtî n' dhé,..
Prite, Zot !... M'u hiqni dere,
Pse nuk due prej jush kso ndere:
Nuk i due dermanet t' ueja !..„
Tue dënesë u foli grueja,
E i xuer t' katert jashta shpijet
Me diploma heqimijet.
Por, pse i shoqi, xânë me atë koc.
Sýt i mbate kokerdhoc,
Ajo e pa se me u shtý vonë
Bahej puna per kumbonë...
Thrret me egjel ketë plaken t'onë.
Po vjen plaka tu' u perdredhë,
Ngul e shkul, si ká nen zgjedhë,
E si u kap, dikúr, te shpija,
Fill e njitet ke Zotnija.
Po rrin plaka tu' e shikjue
Tue shikjue — e tue mendue,
E ka' e sheh n* atë farë gazepit,
Bâhet n' ftyrë si lang selepït;
Njikaq friga xû me i hi,
Ke nuk dijte heqïmi,
E ke u njihte me atë zotni.
Si u mendue ashtû 'i copë herë,
— Dilni jashtë! — tha gjindvet tjerë,
— Pse nuk due qi grát e fmija
Ktû t' m' i dijn baret e mija, —
Mbasi dolen gjindja e shpis,
Po xên plaka e i thotë zotnis...
— „Ngusht e paske, or t' u ngjatët jeta!
Por shka t' bâj nuk kam e shkreta;
Persé vete, besa, Zotni,
Nuk dij tjeter heqimi
Posë njasajë, qi ti m' ké msue
Kur m' ké thanë me heqimue
Njerzt e huejë - me hudra e ujë.
Por me hudra, ujë e kashta,
Drue se koci s' del perjashta.,.
Kshtû me dert i tha baxhija,
Kúr kto fjalë i ndjeu Zotnija,
T'i u dha gaz, e t'i u dha gaz;
Por, pse kocin kisht' n' germaz,
S' kisht' i mjeri si me qeshë;
Prandej kolli i u çue. peshë:
Gjuf e rrufe rruf e gjuf;
Rruf e gjuf e gjuf e ' rruf».
H â-h â t' mjerit m' i u dá rrashta,
Kúr, fring, koci i del perjashta.
Fshâni t' madhe, atë-herë, zotnija
Me sá frymë qi i pat mushknija,
Edhe plakës aj i u betue,
Se per t' gjallë s' kisht1 me kallxue
Si prej kocit kje librue....
U bân gjindja shend e veré
Edhe plakës i bân shum nderë;
l dhán pare e tesha tjera:
N'shpi e nisen porsi vera;
S' cillës tash, mâ fort se para,
N' heqimi i heci e mbara.
Tash e kreva ligjiraten.
T' mire, zotni, e bâshi naten;
E mos paçi ketë nafakë,
Per derman me thirrë atë plakë;
Por u a mbajtë jú Zoti shndeten,
E me nderë u a ngjatët jú jeten!
Prrallat n' Lesh — shndedja prej nesh!



 




 

 

           

© gusht.2004 by " www.malsia.eu®