 |
 |
GJUHA E MESIMIT
( 1906 )
BISEDÉ
( Ne te dám lë çmhnevet té shkollës
Françeskane )
Dukë I.
NDREKA
Kjosha bindë e mrekullue!
Kurr kjo punë mue s' m' ka qillue:
Me i a nisë, kinsè, rne shkrue,
E me ndêjë tri ditë mbi 'i leter
Tue vajtue si rroie e vjeter,
Per pa mujtë me shkrue send tjeter,
Veç dy rreshta t' mbytun n' ujë,
Mos me pasë shka me i thanë kujë?...
Un e dij, se âsht send i vshtirë
M' e xânë filli punen mire,
Due me thânë m' e nisë per s' mbarit,
Shka, drue, s' ndodhë kurr m'dhé t'Shqyptant;
Pse, mbarë punen m' e fillue
Don me thanë per gjysë m' e çue:
Por me ndêjë kshtú me krye n' grusht,
Pa pasë pi nja tri akë musht,
E n' tri ditë mos me t' rá n' mend
Si me vû izet rreshta rend,
Jo, kjo punë mue kurr s' m' ká ndodhë.
As kûr ishim motit n' shkollë:
Kúr na bâjshim analizat,
Permbí kanka tue njehë mizat;
Kûr me vishkull t' holle, t'lmût,
Msuesi n' vend na i çote trût...
Dikû, veç duehet me thânë
Se fuqït vin tue na lênë,
Se edhe trút vijn tue na u pakë,
Si t' fiitojm me vjet m' u plakë
Pse per ndryshej, nuk kuptohet,
Si kio punë mund t' vertetohet,
Qi un te rrijë tri ditë harû
Trût tue i shtrydhun porsi Imû,
E n' tri dit kurrgja mos qit:
Mos j qit, po, nja pak rreshta.
Qi per sonde gadi i deshta....
Por me dashtë me thânë t' verteten,
Mos me dashtë me qitë poshtë ve'ten
Ktû nji fjalë duhet mendue
Njajo punë qi un due me shkrue,
Nuk asht, Jo, njï punë e vogel
Per m' e nisë, si me luejtë gogel?
Prandej mue, po, natë e ditë
M' âsht dashtë fjatët me i terezitë,
Para se me i vû mbi leter
Qi t' mos shkrue| nji fjalë p'r 'i tjeter.
Pse n' ketë jetë, kû urdhnon kuleta,
Do t' masë nieri fjalët e veta.
Sidomps kur janê t' verteta...
Nder do punë vjerrshtarët e ngratë
Do t' shkojn fjalen mire tu' e mate
E do t' shkojn me t' madhe droe,
Si me kênë tue hecë mbi voe;
Pse, per ndryshej, gjindja e huej;
Qï nuk duen, jo petlla n'ujë,
Po t' i marrin rrokopujë
E t' i bâjn fort me u perpushë:
S' t' i lânë, jo, me luejtë harushë.
E njikshtû m' shkuen nata e dita,
Edhe gjâ në dritë s' mund qita,
Prandej, thom, moj faqja, e bardhë,
Se né koha na ka ardhë
Me i lânë vjerrshat tash m'njanë ânë
E ndo' i prozë si do m' e xânë:
Me i a nisë me shkrue ndo' i prozë,
E me i lanë Zânat në shkozë...
Po, mos tjeter, sa per sande.
N'prozë po i the j unë nja dý krande.
Por shka t' shkruej un tash s' po di,
A thue t' shkruej permbi dashtni,
Qi sundon m' ketë rrokullí'?..,
Punë e kotë e e pa dobi;
Pse ç' dashtni sundon n' ketë jetë,
S' âsht nevoja t' a shkruej vete:
Pushkë e top... un po thom pak,
Po janë lot t' derdhun me gjak,
Janë, po, lott e t' ngratë jetimit
Qi kallxojn se ç' fare dashtmímit
Kanë sot nierzit mbï ketë tokë
Se si janë vllazen e shokë.,.
Po a thue t' shkruej permbi burrni?...
Kot ksajë pune me ja hi:
S' kam shka i kndoj as shka t' a kjaje;
Pse ka cofë mikrobi i sajë...
Pré, po shkruej permbi Shqypni,
Si Shqyptarët sot léjn shakshi
Per m' u kqyrë gjithmonë terthuer,
E sí janë kta gúr e unuer,
Qi kúr ndeshen n' shoqishojn
Zjarm e shkndija po fiakrojn...
Por prap jo; pse s' xêhet leper
Me Shqypní: bilè, mâ teper
Mundet nieri me marrë m' thue,
Mbi kto punë me pasë per t' shkrue;
Pse mund t' dalë kushdi se kush
Qi merr f jajët e i vên n' rabush,
E i hollon e i sterhollon
E, tu' i ndjekë tash me punë t' Fés,
Tash me doke e ligjë t' Átdhés,
S' lên pa t' qitun zavall krés,
Prá pre} vedit gjâ s' po shkruej,
Veç po marr prej librash s' huej.
("Këtu merr nji liber té Cezarit Cantù,
e, mbasi té két gjetë kinsè pa hiri, Parathânjen
e Dokumentavet, lezon me zâ ato fjalë")
Osseroi siccome il perder la lingua cagioni e suggelli
la perdita dell indipêndenza" ),
{Cantù, Stor. Un. Doc. IV,}
Fjalët mâ t' bukra mos i lyp!
Fill tash ktû po i kthej un shqyp...
Uh! harrova; kam thânë se sonde s' due i shkrue vjerrsha....
Po e kthej prá kuvendisht,... ,össervi, siccome il perder
la lingua" {tue shkrue}... vre, se të djerrunt e gjuhës,
cagioni e suggelli la perdita del l' indipendenza, pertrin e vulosë
te djerrunt e...., shka don me thânë indipendenza? s'
e dij. Prit nji herë se po kqyri fjalorin
(Dikush traküon në derë.}
Taraan, besa!... Hajd e shkruej,
Mbasi t' jeshë masha e gjiihkuej,,..
Hajde!
_______
Duke II.
NDREKA, GASFRI, NJI FMI.
GASPRÏ me një fmi per doret,'
~ ~ ~Mbramja e mire, Ndrekë!
NDREKA
Mirë se te bjen e djathta e Zotit.
GASPRÏ (tue u ulë m' mindér).
Si po shkon me shëndet?
NDREKA
Mirë ka me e bâ Zoti; se besa me travajë.
GASPRI
E po... Zot shëndosh!
NDREKA
Po, por i shëndoshti rrumbulion nji te katert buke në
hae: e buka po hahet e peshueme...
GASPRI
Besa njashtû âsht, si thue .ti.
Bre, edhe âsht tue kênë shtrêjtë
e lame me gjak... e punë mandej s' po ka per me e fitue
paren
NDREKA
Morè, së ká punë as puntorë...
Janë kapë giindja mbas qefit qi ç' ké me
té. Njani i priton shatit; tjetri ká marre zymylin!
dikush nisë punen e e lên per gjysë; dikush prap
e shpartallon, porsa t' a két krye; elè fundi gjysa
e vendit, te thuesh, jeton veresi. Masa e ré kujton se me
dý, tri zhalloga gazetash, mbiellen e korren arët e
piqet buka vedit në furrë, e prandej, e shuma, pa punë
enden sakakut, si me kênë tue pritë barkët
prej Misirit; e nuk e dijn se nieri me pasë per të kullotë
bash strajcen e tagjis së Filozofis, po nuk hangri 'i copë
bukë thekne, mos tjeter, aj e ka punen terthuer fort, qe besa,
e i shkon nata zí e mâ zi, nuk ka hashash as haffion
qi mund t' a vêjë në gjumë.
GASPRI
Besa e besë, asht hall i fort, morè lum Ndreka Djelm,
marshallà, te rritun, me te pasë lezet sýni me
i pa per krushq, demek, së ké pse i lypë
mâ te mirë, rrijn porsi poçat në gardh,
as më qillë as me dhé, pa u a pa hajrin as konaku
i vet, se lê' mâ tjeterkushi. Jo, po lum Ndreka: âsht
hall i fort, qi s' po dij me t' a kja, bilè, si duehet. E
prandej edhe t' erdha sonde me te pvetë per punë te këtij
t' êm-nip, te cillin due me njitun në shkollë, mos
te me rrijë tue u sjellun rrugash pa punë.
NDREKA
Mirë fort paske mendue; pse rrugavet se ka shka n tjeter
veç mbrapshti e shkandullï.
GASPRI
Po, prá. deh! prandej due me e njiiun në shkollë;edhè
erdha me te pëvetë, palè si me thue ti.
NDREKA
A don me e çue në shkollë?
GASPRI
Po. medje neser. Por erdha me te pëvetë palè
sï ë mëson ti per ketë punë,
NDREKA
Punë e lehtë kjo! Neser sá të çohet
prej gjümit e të bâhet koha e shkollës, kap
nji thupur e vringlloja nja dy a tri herë, -mandej kape per
veshit e fill e në shkollë; njishtû bânja
nja kater a pêsë dit rresht, e ké
me pa se po të shkon në shkollë si lule.
GASPRI
Sa per këto tash e ndreqi vete; por un deshta me pëvetë,
palè si me thue ti, se çë mësim me i dhênun.
NDREKA
Ti çoje në shkollë nji herë, e mandej
din Mjeshtri shka me e mësue.
GASPRI
Po, por cleshia me thanë un, se çë gjuhë
me dhèné me xânë; se per mësime e
kallamkusure tjera, së më duehet gjâ: t' a mësojn
shka te duen,
NDREKA
Po, ti.- a ka kênë kurr në shkollë ky?
a din këndue e me shkrue?
GASPRI
Jo, haram; s' âsht kênë kurr në shkollë:
âsht sjellë rrugash gjithmonë; e as s' din me këndue
as me shkrue,veç se din me rrasë pshesh e me gjuejtë
pesha. se kurr gjâ tjeter.
NDREKA
Atëherë ti lyp me e mësue shqyp mâ para,
mandei sheh puna punen.
GASPRÏ
Shqyp?
NDREKA
Po, pré, shqyp mâ para, e mbasande;, si té
két xânë me mendue në 'gjuhë te vet,
mundesh me i dhânë me xânë ndo'i gjúhë
tjeter, per te cillen të két nji nevojë, e stdomos
gjühen e qeveri's, qi mund te hijë kun në ndo'i zyre
me i viejtë vedit edhé shoqit.
GASPRI
Xhanem, shqypen e din. I a ka mësue e êma; e jo mesties
e gjâ, por i a ka bâ ujë, ujë. Paj, vailahi!
me n}i gjuhë shpatë, qi ka ajo, kïshte me mësue
me folë nji te pagojë, jo mâ ketë te panafakë,
qi s' lên gjâ pa shâ e pa trillue; nji send qi
zbardhet dita e erret nata, e gjuha e s' âmës së
këtij s' ka per te xânë vend, me sa çakallja
e mullinit. Paj s' kokorisë pulë në mahallë,
qi ajo mos t' a marre neper gojë, e qi mos t' a zhbirojë
me mend se sá voe mundet me bà në javë:
jo, thue U, ká lânë te birin pa e msue shqyp,
shqyp, po; se ajo hinglizçe s' bân shamatë kurr,
por shqyp. E ti, tash don me me thânë, qi te iypi me
m' a mësue shqyp. Un due qi aj te xêjë ndo'i nji
gjuhë tjeter pse shqyp: shqypen e din, e vrae Zot, e s' âsht
nevoja me e çue në shkollë.
NDREKA
Me xânë ndonji gjuhë tjeter... E po shka i duehet
gjuha tieter ktij, si mos te .két xânë rne kohë
me mendue si nieri?
GASPRÏ
Si tash nuk i duehet gjuhë tjeter ktij ?... Po me -dashtë
me shkue kund periashta me gjetë punë, a dro mund te bêjë
punë me gjuhë shqype, qi perteï Obotin -e Sh* Njinin
s' bân pare mâ ?
NDREKA
Po, mirë; por deri sa te bâhet i zoti me dalë
e me kerkue punë perjashta, ky mundet me e xânë
shqypen mire, edhe ndonji gjuhë tieter te nevojshme; veç
mjaft qi t' a çojsh në shkollë ditë e per
ditë e me rend. ~ Por me shka po me duket, mjaft ka per te
kênë per té, qi te pruejë micat mos me i
a hanger psheshët perpara, se pse po te xên ky punë
perjashta, po te bahem vete qefil me senèt Stambollit e me
pullë te Dauletit, se kurr. Por s' po ka nevojë me kerkue
punë perjashta: me dashtë me viejtë, mundet me viejtë
në. vend te vet: a dro po asht mangut Europa per sho kët
e tij?...
GASPRI
Me gjith këta, kush e din se si mundet me e qitë terezija
e vet me shkue perjashta...
NDREKA
Po, në hikët prej asqerijet e në shkofët
me u ba kamarjer a hamall në ndonji limâ; se per tjeter
t' a paca në qafë, qi jo. E sa per kaq nuk asht nevoja
qi nieri te jet poliglot a filolog...
GASPRI
Nejse; por, mos me xânë fmija ndonji gjuhë te
huejen në shkollë, e çë farë shkoiiet
bahet atëherë ?
NDREKA
Çë farë shkollet bâhet?... Si te gjith
sheklli. E kü. gjênë ti sot nji fis në shekull
qi te két mend në krye e Konstitucjon në shpi,
e qi te két librat në gjuhë te vet e sunduesat
e tij te kenë qellime te kthiellta, e qi mbasandej nder shkolla
fillestare a elementare, (si te duesh me u thânë), mban
per gjuhë mësimit nji gjuhë qi fmija mos t'a diejë
?
Po e xâm tash se Lord Mojor, rezi i beledis se Londonit, po
nep urdhen qi fëmit e Hinglizvet në London te xâjn
nder shkolla fillestare grekishten e jo hinglizçen, per arrsye
se tash nja njiqind vjet pat kênë në Greki nji farë
Lord Byron, hingliz, e qi prandej fruit e Hinglizvet në London
te xâjn grekishten e jo hinglizçen, pse, kush e din,
dikúr munden me u gjetë edhe këta në Grëki:
po te pves un tý, e shka kishte me thânë sheklli
per atë Lord Major te Londonit? Te gjith kishin me i vu gazin.
Ndiç po due me thânë...
GASPRI
Ha ! ha ! ha ! ha ! Qe besa edhe ti, kim Ndreka kênke
bâ rne te vû gazin, ke sonde te kênka bâ
mendja Shqype... Me pasë per te kênë puna si don
me thânë ti, Shqyptarët nuk kishin me mendue krejt
ndyshej, se ndonji kryekcyem t' a ká bâ menden kubure
tý.
NDREKA.
Shqyptarët e arrsyeshem té gjtth e mendojn ketë
pûnë, si e mendoj vetë...
GASPRI
Jo, besa, jo, mor' te paça; por te bahet tý. Qe,
nji herë nder shkolla t' myslimanvet shqypja nuk messohej nder
shkolla t' ortodoksvet mësohet grekishtja, serbjançja
ase bulgarçja: si te jét kisha, mbas se cillës
mbahen- nder te krishtênë, mandej, mbahet per gjuhë
mësimit çëfardo gjuhet e këtij shekulli, mjaft
qi t' i bijë në vesh mire: shqypen veç ne e xâftë
ndonji teneqexhi a kallajxhi, pse tjerët s' çajn kryet
per tê. E ti tash don me me thânë mue, qi te lypi
me m' a mësue djalin në gjuhë shqype,
NDREKA
S' çajn kryet per té, mos thuej, pse qe, bje fjala,
në Shkodër âsht ndertue Klubi Gjuha Shqype"
shi
per kta gi me qitë qytetnimin në populi neper zhdrisvillim
te giuhës.
GASPRI
Taman besa: tash e ké gjetë!... Edhe janë tûe
e ndjekë per forcë!... Paj, kúr i sheh njata dhetë
a pêsërnbdhetë vete, nder njiqind e mâ Zotni
Shkodret, qi jane shkrue në Klub, kúr i sheh po thom,
njata dhetë a pêsëmbdhetë vete te dera e Klubit
në Serreq kin' demek per te mbledhim, bân bén
e bâme, se ka dekë ndonji fukará në Spital
e se janë mbledhë per me e shti në dhé per
seváp: kaq me zéll i biejn mbrapa punës së
Klubit. E tash ti don me me prû punen e Klubit, kin' demek
se kshtû gjindja i a mbajn kujdesin gjuhës se vet. More
faqja e bardhë: sot a do loder? pse mïsh per darsem ço
e blejë nder kasapë. S' mbathet per la me krande, jo!
pse edhe me ujë e dokrra nuk qiten petllat,...
NDREKA (me oedi)
A sheh ti 'i herë se un ketë punë nuk e paskam
pleqnue si duehet.... (Gasprït) Tash po e shoh edhe un se ti
paske arsye. Nepi djalit, çë farë msimit te duesh;
pse un s' po di mâ shka me te thânë.
GASPRI
Un kam rnendue nji punë; por s' po dij a ké me m'
a pelqye. Gjithkush e din se Hinglizi ka shum pare,e se këto
pare, mâ te shumen, i xjerrë prej Hingjeve ase prej Hindostanit:
prandej, thom se, kishte me kene punë fort e mire, me pasë
per t' i a msue ktij djali ndonji gjuhë te Hindjes, bje fjala
gjuhen Kikuje ase Dijiji; pse atëherë kishte me mujtë
me shkue në Hindje e me grumbullue pare si Hinglizi. Si . thue
ti? a me i mesue Kikujen a Dijijin?
NDREKA
Nja per nja si Kikuje se Diiijija; shqyp s' janë as njana
as tjetra: cillen te duesh niundet me xâne.
GASPRI
Mâ mire te xâjë Kikujen. Por tash kam
rá pykë, pse ktû s' ka kû mësohet Kikuja
e vetë s' kam pare me i a dhânë atë mësim,
NDREKA
- Ká me u gjetë ndokush, veç, qï ká
me çilë atë shkollë e ndonji matuf qi e paguen,
GASPRI
('«« tue dalë )
M' a bâsh naten e mirë!
NDREKA
Të mirë e t' ambel e bâsh!
|
 |
 |