 |
 |
METAMORPHOSIS
(1907)
Tros Tyriusve mihi
discrimine habentur
VERGILIUS
Qe besa, or burra,
Nuk dij kah t' çajë
Mbasi do t' thirret
Sod derri dajë.,.,
Me anmiq t' Shqypnís
Un pa u frigue
Mjaft jam, i mjeri,
Kacagjelue.
Pse kam pasé thânun
Deri slvjet
Lum aji qi shkrihet
Per atme t' vet;
Edhè kam pritun,
Mbas ktij mendimi,
Trimnisht per atme
Ç' farë do ndeshkimi.
Por tash, t' a dini
T' tânë rreth e çark,
Se mue m' ka hi
Sod lepri n' bark.
M' âsht bâ shtupë zémra,
E m' la trimnïja,
Si jam ttie njoftun
Se ç' m' qet Shqypnija....
Po, po? kujdesi
Per Gegë e Toskë
Mue sod m' ka hjedhun
Si hút n' ketë prroskë,
Kú, ndêjë harû
Si dac n' govigj,
M' Janë bâ, qe besa,
Kerçikët si vigj,
E shtati tjeter
Porsi degë pishe,
Thue se kam hanger
Haram gjâ kishe.
Si me pasë lé
M' ndo'i knetë n' Zejmên,
A me pasë ndêjun
Tue tredhun qên.
Ehu! t' kishe shkue
Pak me kadalë,
S' isht' kênë nevoja
Me tjerré ktu fjalë;
Persé ishe mâjun,
Si mâjet njala,
E punue m' kishte
Kuleta e fjala;
Porsi njatyne,
Qi ndêjë n' Shqypní,
Kujtojn se gjïnden
Shi n" Australi;
E per dhé t' t' Parvet
S' ju bjen nder mend
Me sa per kpurdha
Qi bijn n' dervend.
Ata, eh t' paça!
Kanë spaten n' mjaltë,
E si balona,
Per ditë mâ t' naltë:
Per ditë t' u mâjun,
Si mâjet njala,
U punon m' shekull
Kulëta e fjala.
As per punë t' ême
S' kanë t' lodhët, hae i keq,
Me sá druen halen
Se i therë n' perpeq.
E pse, pra, t' rrekem
Pa i ba gjê kujë?
Persé t' a mbajë
Un shatin n' ujë?
A thue dishronï
Prej ktyne s' ligash
Gjithmonë me m' pamun
Si t' pimun shtrigash?
Ehu jo, bre burra,
S' kam lé per s' teprit!...
Mâ mire u rrnueka
Me zêmer t' leprit.,.
Kam dá, t' a dini,
Me vjetë t' sivjetit
Me u shporrë Shqypnijet,
Me kênë i vetit,
E dij se kin
jut' gjith me m' shá,
E se me m' thirrun
Mà s' kini vllá;
Por n' dashtë; le t' thohet
Se dredhoi Leka,
Veç kurr mos t' thohet
Se ka mbetë Leka.
T' a dijë Shqypnija
Prá, e sheklli mbaré,
Se mâ mbas sodit
Uu s' jam Shqyptár,
A ndiet, Zotni,
Qi rrini m' shkam?
Un mö me sodjet
Shqyptér nuk jam.
M' thirrni si t' doni,
U tham: Urdhno!
Z u l ú m' a njitni,..
Shqyptár, por, jo,
Per mue Shqypnija
Kufij mâ s' ká,
Nuk kam kund atme
As fis, as vllá,
Fis kam mâ t' fortin
E vllá buja.rin,
Per atme barkun,
Per erz kam arin.
Prandej, mbas sodit,
Kur t' m' leverdisin
Un kam me shndrrue
Sá herë t' due fisin.
Kshtü, kam me rá
Un n' mbramet G r e k ,
Kam me ndjehë n' nesret:
Shkja ja Z e j b e k ,.
Dér sod kjeçë dhanun
Per gjuhë shqyptare:
Por shka, me sodjet,
Per mue dalët fare.
Per mue janë baras
Si b u k ë si p a n e,
Por due qi gjindja
Pa té t' mos m' lâne.
Persé veç shqypja
Do folë n' Shqypni,
(Si duen rne thânun
Nji palë zotni),
Kûr me 'i gut'n M o r g e n !
A k a l i i m e r a !
Me 'i dobra veçer!
 buona s e r a!
Mue punët te tana
M' hecin per fille,
E dér morrizi
M' qet drandofille?...
Luftët e Kastriotit
E t' Dukagjinit
Un kam me i mbajtun
Per dokrra hinit.
Sot per mue Leka
E Skanderbegu
Janë Palok Cuca
E Jaho Begu.
Ma s' kam me i qitun
Zavall un krés
Per krena t' vendit
As per t' pare t' fés;
Kushdo per mue
Le t' jét i pár:
T' jetë dreq me bryna,
Por jo Shqyptar,
Pse krejt sod jeten
Un ndrrue e kam,
Kam lé per s' dytit:
Shqyptár mâ s' jam,
E prej se s' dytit
Kam lé sivjèt:
Kurdo t' pagzohem
 t' m' bajn synèt,
Un due .t' m'a njesin
Pantaleone
Pse mbarë bjen fjala
Me napolione.
Pantaleone,
O 'i tjeter êmen
Qi t' dáj se mashkull
Nuk jam, as fêmen:
Taman si duhet
Shqyptari t' jét,
Qi don me pasun
Kuleten xét.
Tash bjer kavallit,
O barku i êm,
Porsi bylbyli
Qi kndon mbi gêm!
Persé me sodjet
Nji jetë e ré
Do t' xâje filli
N' Shqypni per né.
Per né xên filli,
Po, koha arit,
Sod qi i rám mohit
Rodit t' Shqyptarit.
O i lumi ti i lumi,
Si padishà
Tash ké m' u lkundun
Mbi ndo 'i sofá.
Per né mbas sodit
Per çdo punë t' liga
Nuk do t' na marre
Mbi shékull friga.
Kemï per t' kênun.
Si hyj mbi tökë,
Kem' per t' zotnue
Pa dhimbë mbi shokë,
Kemi me shkelun
Mbi rrashtë t' Shqyptarvet,
Tue lânë mbas krahit
Burfnin e t' Parvet.
Tjerët kanë m' u ushqye
Me lakria t' veja
Me shllinë (n' i paçin,
Medjè, dhênt plleja)
Ti ké me rrue
Bibâj e pata,
E makerona
Edhe sallata1.
Tjerët kanë me shkimun
Edjen me hirrë?
Ti, veç a muhdesh
Shampanijë é birrë.
Pa lodhë na menden
Per dhé e gjuhë t' t' Parit,
Kem' per t' kênë çmue
Prej zogjish s' Shqyptarit.
S' ka per t' ngranë palla
Pse t' digjet ara,
Ase mos t' gjindet
Kund rrushit fara.
Kúr per tý greza
Bajn malit bungat
E mjaltë per tý
Kullojn dér cungat.
Ehu! dy germaza
Sod kjeçë tue dashtë,
E 'i plandc lastïket
Krejt mbrendë e jashtê:
Kjé at-herë tu' u zgjâ
Ti sá koteci,
E tu' u kuqë hunda
Mue m' kje si speci.
Oh! kür t' xâsh filli
Me vú ti 'strehë,
Sa t' u ngjatjetat
Ké per t' i njehël
E ka me u gjetun
Ndo 'i farë Orfeut
Qi lavdet t' ua
T' i a kndoje dheut.
E ti, tue qeshun
Kangë e kangtár,
Tash inban perkthesen:
Nukjam Shqyptár.
Mandej, kúr plakun
E lodhë prej vjamit,
Ké m' u dá shekllit,
(Per sherr t' Adamit),
Njata qi zhaben
N' ketë jetë t'a rrasen
Kshiú kanë me t'shkrue
Mbi vorr ty rrasen:
Ktû njaj fatbardhi
Asht tue pushue
Per Fé e per Atme
Qi pat jetue".
A thue se âsht vorri
Bash i Spartanvet
Qi n' Thermopiïa
Bânë báll Persjanvet...
Pré, b|er kavallit,
O barku i êm,
Porsi bylbyli
Qi kndon mbi gêm!
|
 |
 |