 |
 |
MOMI
(1902)
Nata e Gjumï patne 'i djalë,
(T' cillit êmnin Mom i a njiten,)
Njaq gergás e t' Ishuem nder fjalë,
Sa edhè t' prindt me tâ u merziten.
N' mend aj tjeter s' kïshte zhgjanderr,
Veç se si me shti ngatrresa;
As nuk shihte tjeter n' anderr
Veç shka çuet i thote resa.
Me prozhmime t' tija hini
Pik' mâ s' parït n' jetë gergasa.
E u duer pagja e mnija bini,
Hupi besa e doli vrasa.
Prej si kjén, edhè, ngatrrue
Hyjt e Olimpit n' jetë t' amshueme:
Njekaq zêmrat me i mnerue
Fjala mundet e helmueme!
Por pse hyjet prej fjalvet t' tija
U ngatrrojshin n' bukë perhere,
E, si xête mbrenda pija,
M' gota u gjuejshin e m' fultere,
Jashta Olimpit e perzüne,
Jashta vendit kû s' bjen nata;
Si duel aj mâ nuk u xûne,
S' u ndie mâ nder ta shamata.
Kushdo fjalët nuk matë kû vrasin,
Atê e ndjekë perherë rreziku;
Pse Shqyptarët nji fjalë e flasin:
Shka t' bân goja s' t' bân anmiku.
Atë herë Momit i u dha hika,
Shkoi e ngûli n' dét me shpi;
Por me gjuhë te prehët si thika
Edhe aty xû me perzï.
Prandej t' fortë e çoi Neptuni
Nja Tritonash m' e xjerrë jashta,
Zharg i cilli e xuer perdhuni
E e plandosi m' breg m' do kashta.
Si e pau Momi se ç' farë sherrit
N' dét i bini, e mbrendë s' e ndalen,
Dau me shkue n' mbretni te territ,
Kneta e Stigit ku rreh valen.
Por tek mbrrïni n' Lum t' medetit
Qe Karonti mjekerr - plaku
Me 'i rrêm ballit i rá t' shkretit
Njaq, qi rrkajë i vojti gjaku.
Mbrapa atbotë aj me krye f' thye
Ktheu prej vendït name prej qieilit,
Pre; kah s' lânë kurrkend me kthye
Ktheu e duel prap n' rreze t' diellit.
U perpoq n'per male t' shkreta,
Kerkoi shekllin fund e maje,
Pau mbretni e pau qyteta,
Kaperceu shum lume e zaje.
Por kurrkurid me kand nuk bâni,
Kurrkush deren nuk i a çili:
Gjuha e prehët ma se tagâni
Dyerët gjithkund atij i a mshili.
Disa mot kshtú tu' u perpjekun
Shkoi, tue e rrahun shiu e bora,
Der qi 'i ditë as gjallë as dekun
N' Shqypni t' onë e qiti ora.
N' Shqypni Momi porsá rá,
Kû m' atë botë e fortë isht' besa,
Me 'i herë xûni me gergá,
Xû me qitun n' vend ngatrresa.
Punët e hueja tu' i peshue,
M' nderë gjithkendin tue perkitun,
Fjalët e kên'na tu' i smadhue
E t' pakên'nat vete tu' i qitun.
Dau prej tatet grue e fmi,
Vllá ngatrroi me vllá e moter:
Thue, mâ vllazen s' janë n' nji shpi,
Por thue gjakës janë mbledhë m'nji voter
Shtini ferrcat nder malcina
Dashtni e Besë i çarti t' dyja
Kanû u bâ pre; si m a r t i n a,
N' dorë t' ma t' fortit mbet arrsyja-
Edhè bini m' atë herë vrasa,
Pa kohë nuset mbeten t' veja;
Dyerët e mdhaja m' tokë gergasa
I rroposi porsi rrfeja.
M' kambë kryekungujt prej si u vûne,
Duel padija n' krye te vendit:
Njerzt e kênun u poshtnu'ne,
Mbeten t' urtit jashtë kuvendit.
Duel me faqe t' bardhë trathtari,
Shpirt e fis qi ka kuleten;
U ndeshkue pa dhimbë Shqyptari,
Qi per fis nep gjân e jeten.
Shqypnís zani atë botë i humi,
T' huejt mbi qafë i a vûne thêmren,
E e mbloi skami, terri e gjumi,
Djelmt e vet i a Inueren zêmren.
E Shqyptarët, jo veç s' e nisen
Per kto punë perjashta Momïn,
Por mâ fort, medjè, e konisen,
Msue gjithmonë me nderue llomin..,
Ë njikshtû, qitash, nja' i cilli
S'e la mbrendë e detit vala,
S' e la ferri, toka e qilli,
N' Shqypni mâjet porsi njala.
LUM I FORTI?
INGLIZI, BOERI, EUROPA,
INGLIZI
Boer, ti a ndïeve? qitma shpejt kuleten
Me sâ t' keshë pare, e s' ké pse lypë arrsye
Per tý âsht mjaft qi tash t' m' a dijsh vullndeten,
Pse peng e gjýq nuk due me pasë me tye",
BOERI
Nuk kam, Ingliz, per tý si e fiku un veten;
Prandèj s' t' i nap un paret gjallê me krye,
I Madhi Zot tha njerit, tu' i dhanë jeten:
Mos i bân kujë shka tý s'kish' me t'pelqye"
INGLIZI
Fjalë t' kota! Un ty per msime ktu nuk t' pveta,
Paret por qit, a ndryshej ktû te vrava
Pse Zoti i Inglizve âsht, n' mos e dijsh, kuleta",
BOERI
Ndihmom, Europë! ïnglizit ç' faj un pata?
Ç' arrsye â me ngá, si para vetë nuk ngava"?
EUROPA
Mos bzâjë tash, Boer, Arsyeja rrin ke shpata"
JAHO BEGÜ e PALOKË CUCA
(1905)
Kish e t' kém si t' dat n'per Shkoder
Me nji surle e me nji loder,
T' shkoj tu' u rá per máll:
Lum! e lum! pse Shqyptarija
Ká marrë trokun kah lirija
Porsi pelë n'per záll.
Po, medjè, na kjoftë pirolla !
Na pa pushkë edhè pa shkolla
Dukë po t' ngrehmi m' veti;
E po t' vêm konstitucjonin,
Krejt njashtû si e kanë zakonin
Fiset tjera njeti.
Paj né krajlï deshti Zoti,
Qe na bijtt, Gjin Kastrioti,
Njishtû nget n' Madrit.
Medjè thonë se e kém kushri,
E me gjasë n'per nji baxhi,
Martue n' Spanje kah dit.
Kjo baxhija, sá kje vajsë,
Thonë kje halla e nénes s' dajsë
E Gjergjit Kastriota.
S' ká mâ ngjat, po e shihni vetë:
T' gjithve 'i nênë s' na bân n' ketë jetë,
Si i qet kpurdhat bota.
E prandej me shum arrsye
Gjinit sod i ká rá n' krye
Me ardhë krajl mbi né.
Sefá gjeldenl Por po drue
Qi 'i pakicë ka me u vonue:
Kemi 'i punë te ré,
Nji fare Gjiket paska ndi
Se po u lypka krajl n' Shqypni
Derës bujare lé;
E t' u ngrehka, jurra djalë!
Dikû kambë e dikû m' kale,
Me ardhë krajl n' ketë dhé.
Pse, me gjasë, edhe aj po thotë
Se me fis âsht Kastriotë,
Gjakut t' Skanderbeut.
Kjosha bindë prej Gjergj Kastriotit
Ç' paska bâ aj asi motit
Tu' e hapë rodin dheut!
Pse edhe janë nja dy n' Itale
T' cilve u âsht bâ mendja havale,
Se janë fisit t' ti.
Por t'a lâm ketë fjalë, s'â gjâ. -
Un nuk dij si kanë me bâ
Dy krajla n' Shqypni ?
Ndoshta e bâjn edhe me rend;
Por kjo punë nuk mbahet mend
Se ka ndodhë n' Europë.
Prandej krajl njani mund t' dalë,
Perse tjetri, po, pa fjalë,
Ka me mbetë nder lopë,
Por, kush, thue, do t'a két baft,
N' Shqyptari me hypun m' taft,
Aladros a Gjika?
Nuk e dij; por m' i a gjasitë,
Thom se Aladron âsht tu' e pritè
N' Shqyptari karrika;
Persé Aladrja i ka do pare
Me te cillat n' tokë shqyptare
E ka xâné ndoj mik,
T' cill't mandej, po duen me thânë,
Se atij besen i a kanë dhânë
N' Trieshtë a n' Dubrovnik,
Qi n' seli kanë per t' a vû,
N' kjoftê se 'i herë ka me ju pague
Njado borxhe t' vjetra,
Gjindja e moçme per atdhé
Kjén mundue me besë e fé,
E me armë e letra?
Po, por t' sodshmit, kqyr nji herë!
E kánë gjetë se me tefterë
Puna hecë mâ mbarë.
Prandej sod edhè 'i stervinë
Mjaft qi t'hasë kund m'ndoj sterlinë
T' mbahet atdhetarë!
E, tue kênë se Aladrja i jonë
S' e ka pasun der tash vonë
T' mnershmen zi kulete,
Rreth-e-rreth kuletes s' ti
T' janë kercnue atdhetarët e ri
Porsi ushûjza knete.
Po, por Gjika, ehu! per sherr,
Thonë kuleten e ka djerr,
(Moter, drue, me t' êmen),
Pse edhe grueja i âsht bâ uk,
E e ka lanë Gjiken kacuk,
Pa pare e pa fémen.
Por, pa pare, per ketë besë,
Veç se i qet aj zavall kresë,
Gjâ s' mund t' qese n' treg
Persé paria sod n' Shqypni
Asht liri e autonomï,
E Gjergj Skanderbeg.
S' âsht prá tjeter, faqja e bardhë,
Veç se Aladrja ka me ardhë
Me sundue mbi né.
O t' lumt na, bre Turq e t' Kshtènë,
Shum shyqyri ka me kênë
N' ardhët Gjini n' ketë dhé!
Veç se shka, drue me e permendë,,
Drue se Shkodra s' e lên mbrendë;
Asht e panafakë!
Por ani; pse krajli i ri
Dersá t' apë t' bardhen liri,
Mundet me ndêjë n' Vrakë.
|
 |
 |