NAKDOMONÏCIPEDIJA

PJESË E PARE

Ti me gjasë, Nakdo Monici,
S' din si hecë n' ketë jetë „cicmici",
Qysh se ty mund t' a hajë palla
Se po kape m' breg me prralla:
Due me thânë, tue vû mbi letra,
Se ç' ka, ndodhë nder kohë te vjetra
Kinsè t' njohë fara e Shqyptarvet
Si pat kênë besa e te Parvet !
Eh! zotni, t' ngjatët Zoti jeten!
Pa shikjoe 'i herë kuleten,
E ajo tý ká me t' kallxue
Se shka t'zit ti ké fitue
Me njatë t' bukren Historï,
Qi ké shkrue permbi Shqypni:
Asë, idhnim pa fé nevoje,
E ndo'i borxh edhè n' shtypshkroje ?.,
'Sod n'Shqypni, more lum miku,
Histori asht meteliku;
Pse per tjeter, per ketë besë,
Veç se i qet ti zavall kresë,
Veç se i lán ti kryet gomarit,
Tu u mundüe per fis t' Shqyptarit,
Paj Shqyptarët, sï jem' tue pá,
Sod me sod s' jânë tue pasë ngà
Me u hutue me shkrime t'ona
T' cillat s' pjeliin napoljona,
As nuk bâhen, besa, shkallë
Per me u njitë kû bâhet pallë;
Pûnë qï lypen sod nder nê,
Per me u rre kun per atdhé.
Ktü, zotnï, t'ngjatëi Zoti jeten .
Per pá e luejtë pak gjá kuleten;
S' çilet shtek as bâhet range,
Pse e kanë xanë Shqyptarët atë kangé:.
H a j a q ê n i t — p i j a q ê n i t
E d hè b j e r k a r a d u z ê n i t':...
Prandej sod letrarët e shkretë
Poshté —n'fund t'ûnve — i lânë pështë-:
Me 'i grusht miza në kuletë,
E, hae i keq, kurrkush s' i pvetë
As per osh ? — as per balosh!
Kush pat kênun si A i li g h i e r i ?
E pra n' shekull, thonë, i mjeri
E pat pünen rrokopujë,
Tu' u rropatun nper dhé t' hujë
Me Divinen Komedi
Sï Per Curri nper Mal t' Zi:
Jo mâ na qi i shkojm per nget
Sa prej. Vraket der n' Shkorrèt!...
E mâ teper jem' Shqyptarë,
Qi, per t' urtë e per letrarë,
Kurr n' Shqypni s' numd t' çojm kandaré.
Po e sheh vete, Zotni, se kokrra:
Nuk mtmd t' lidhim veç me dokrra;
(Dokrra thirren kah Shqypnija
Dija, Kanga e Historija...)
Se me shkrime — c sterholllme
S' mund t' i a mbushïm menden kujë,
Veç kot qesim petlla n' ujë...
Po, a thue e din, mor l' u ngjatet jelal
Persé libra edhe gazeta,
E pse istore — e kengë arbnore
Sod me sod nder zogj t' Shqyptarit
S' jânë tue pasun kurrfarë zant?
N' mos e dijsh, due me t' kallxue,
Per n' paç ngae ti me m' ndigjue.
Zoti i lum per njerzit mbsrè,
Tue xânë fill m' baben e pare
E dér m' t' mbramin — rend e rend,
Veç treqind derhêma mend
Se mâ teper s' u pat dá.
Me kaq mend, tash, more vïla,
A mund t'mbushen sa e sa koka
Qi per randë, ndoshta, i ká toka?
Besà, jo; pse edh' âsht ndo'i kokê
S' cillës s' t' i dalin as gjashtë okë,
Jo se me treqind derhêm
Qi janë dhânë per njerzit xhém,
(Ka 'i fjalë turqe bân lazêm).

Shka po u del nji plesë e vogel,
Qi s' mbaston me mbushê nji gogel!....
Prandej gjindja edhè si t' plaken
Disi golle e kanë rradaken,
Si me thânë, po e thom' per gjasë,
Si me ihanë nji kunguli hasë.
Per ketë pûnë, po e sheh ti vetë,
Se, sá njerz jemi n' ketë jetë,
N' hatlla t' trûvet te kaptina
Ka 'i drrasë mêngut t' gjith e kina:
Due me thânë, kern' zi urtije,
Pse e kern' t' gjith ka 'i rrêm marrije.
Por ktû vete s' po due me u djerrê,
Holle e gjatë tue dashtë m' e tjerrë
Sa marri qi ban gjithkush;
Veç seicilli t' vêjë m' rabush
Pünët e veta, e ka me pa
Se, perzèt, fort i a kam gjá.
Paj me kênë na bash mire n' krye,
S' kjém tue pá seri me sye
Ke na shkojn pûnët kambë e krye...
Bre, e' mà zi kjén pûnët tue shkue,
Pse kto mend vi|n tu' u pakue,
Kah vijn krenat tuj u shtue;
Por Njaf i lum, qi prej Empirit
Sheh e njeh tanë pünët e nierit,
Aj mend-lehtit t' bijt e Adamit
Me i ndïhmue desht n' ketë rod skamit,
Prande' i thotë nji ditë Shen Nkollit:
„Tue kundrue un pre; ktij trollit
Si hecë puna e rruzuïlimit,
Po baj seri prej nierzimit
Ke s' u hini nji herë n' kokë
Se ata vllazen janë mbi tokë,
E se s' asht fort punë e Imût
Shoqi shoqit m' i a xjerrë trût.
Un kujtoj, s' âsht tjeter send
Qi s' u xêhet vendi vend,
Veç pse u dava vete pak mend.
Prandej ulu tash rabi dhé,
E me mend ngarko 'i galé:
Del tue shitë kush t' duen me blé.
Por ketë fjalë po t' tham ma 't' mbramem
Ké me shitë sá i biri t' amen,
Pse bâjn mendt — mâ shum se dhent."
I Shen Nkolli, kjoftë levduel
S' ndêj atbotë tuj u hutue;
Por ngarkoi nji barkë me mend,
Edhè duel af per gjith vend,
Per gjith vend e per gjith fise
Tue shitë mend e tue shitë shise,
Shiti i lumi mend sa shiti,
N' e mbramt udha n'Sh'Njin e qiti.
Por sa i uli n' dét spirancet,
Qe 'i barkë toeter vjen prej Francet:
Kisht' dalë Djalli me 'i galé
Me shitë shkarpa neper dhé.
U dha zâni n' Shqyptari
Se dý barkë n' atë Sh' Njin kanë hî:
Njana mbushë me shkarpa t' vjetra,
Me mend t' holla mbushun tjetra.
Ran Shqyptarët, at'herë, n' kuvend,
E tue folun rend-e-rend,
(Shka nder né nuk mbahet mend
E pleqnuen se per ketë vend
Duhen shkarpa e jo mend.
E prandej kta bâne toben,
E mâ teper vûne gjoben
Per me u lá me desh e qé,
Mend Shen Nkollit mos me i blé.
Mandej çuene n'Sh'Njin ke djalli:
Per m' e pvetë sa i bâte malli.
Edhè Djalli — dreq i vjeter,
Qi tue dashtë nuk ishte tjeter
Veç m' e lânë atë mâll n' Shqypnï,
U a la shkarpat veresï
Per me dajtë por mâ bujár,
S' desht atë ditë me u dhânë pazár,
As s' desht vade me ju dá,
Veç se u tha se kisht me u lá
Gjâ — ç' do gjâ, kushdi se kür
Tue lanë mbrapa ka 'i kusür.
Kshtû u tha Djalli, e atje mâ vonê,
Mbathne shkarpat babat t' onë.
E s' bânë .keq, jo, per Tynzonë;
Pse pat thânë nji plak pá dhambë:
Kush s'kà mend do t'kete kambë.
A e din tash, o lum zotnija,
Pse s' kanë zari kangët e mija
Me sà t'ká tý Hístorija?
Paj Shqyptarët, t' thaçë, kanë bâ bé
Mend e shise mos me blé...
Prá, zotni, a e din shka bân?
Hidhi librat mbi tavèn,
Edhè rri mandej pështetë
Me duer kryq, me sý perpjetë,
Tue njehë miza — permbi Ipiza;
Pse. m' atbotë porsi shum kujë,
Ka me t' hecë kunglii rnbi ujë,
Ka me t' vû tý barku peta,
Kanë me t'ba t' gjith t'ungjatët jeta
E ti, i lmuet si nji mermér,
Tuj u shkarrafendë m' mindér.
— Kurr me pûnë, gjithmonë pa ngá —
Gjyqin shokve ké m' u a dá.
Sa me istore e Skanderbeg,
Per ketë besë, s' ké me u kapë m' breg,
As kurr tý s' ka me t' hecë zari:
Ká me t' mbetë nen bark samarí;
Pse nder né kjo kohë ká ardhë,
Qi njí e zezë me u thírrë e bardhë:
N' êmen t' vet sendet s' duen qujtë
Per n' don qyqja mos me t' mujtë
E me t' frý era n' kuletë,
Por me t' shkue tymi perpjetë
Edhè fyellit me i ra pshtetë.
Po, por shka, letrarve t' ngratë
U a ká lânë lija zanatë
Me i thirrë sendet t' gjitha me êmen,
Mashkllin, mashkulï — fêmnen, fêmem
E prandej kanë shatin n' uje
E u shkon pûna rrokopujë.
Por, pse vete due t' miren t' ande,
E ma teper pse m' a kande
Qi t' t' nderojë Roma e Stamolla,
Po t'i çoj do kshille t'holla
Qi Tartufi *1* i ká pasë shkrue,
Per me dijtë si me jetue,
Per me dijtë si me vozitë
Nper tallaze t' shekllit t' ngritë,
Per n' do shndosh me dalun n' vá
E n' do n' mjaltë spata me t' rá.


PJESË e DYTË.

Me t'pveté kuish se ç' ishte jeta,
Mik e fis thuej ktû âsht kuleta! Fjalë e Vjeter

Tartufi plak, kryetul e bark-sandall,
Nji ftyrë=fudull, sý=xhizhë si gjeraçina,
Dhelpen per vedi e ndryshej krejt batall;
Qi pá shum mûnd e dije, me dredhina,
Porsi hardall i giatë mbi luie tjera,
Tue kênë vete hith, u rrit mbi shoké stervna;
T' cillit, kur vodh, i u duk e vogel dera,
E kúr n'ketë jetë atij i a leverdisi
Krishtin si Juda e shiti disá hera,
Pa pasë nevojë mandej m' u vjerrë te Iisi:
Tue dashtë limuet m'e shkue mbi shekull jeten,
Kto kshille t'bukra rresht e rresht ujdisi,
T' cïllat me Kampis njitë mbas dekës i a gjeten:

O i biri i Adamit,
A do me gzue
Sá t' jésh mbi shekull
Tï tue jetue?
Ti ké me mbajtun
Gjithmonë ketë rregull:
Erzin e shpirtin
Do t' losish shrregull.
Do t'shesish vllazent,
Do t' mohojsh físín,
Sá herë qi n' shekull
T' a leverdisin.
Gjithmonë perkulu
Kah t' bjen mâ mirë:
Persé t'a marrish
Ve'ten me t' vshtirë ?
Prandej ti rueju
Se thue t' verteten,
N' daç t' xét m' e pasun
Gjithmonë kuleten.
Mundou me u dukun
Gjithrnonë shka s' jé:
Mà mire se duka
S' âsht gja m' ketë dhé.
T' nanddhetenandtat
Ti n' terr n' daç bâni,
Por para shekllit
Mos t' dale zâni
Prandej kurr qafen
Mos e drejto,
Gjithrnonë gerrmuqas
Pak gjâ ti shko:
Pse kshtû i pervûjtun
Ti ké me u dukun,
E t' mdhejt nen sjetuli
Tý kanë me t'strukun.
Kurr sý per sý
Mos kqyr ti njerin,
Pse ndryshej t' zêmres
T'a kndojn tefterin.
Kurr mos ban llafe
Kur t' jeshë n' shoqni;
Mâ e zezë âsht llafja
Se nji turpni
Mê. e zezë, po, âsht llafja
Qi êsht thanë pa sherr,
Se nji turpni
E kryeme n' terr.
Hodum do t' dukesh
Perpara shekilit,
Sepsè ti msheftas
T' bâjish punët e mrekllit.
Kqyr se t' rrên mendja
Me thânë ndo'i fjalë,
Qi t' perkasë fisin
Prej kah ké dalë.
Kush don me shkue
Limuet mbi tokë
Aj s' do t' két vllazen,
As fis, as shokë.
Me t' pvetë ndokushi
Se ç' fisi jé,
Thuej, fis e atme
Na s'kém' mbi dhé...
N' daç p 'rherë me t' shkue
Kunglli mbi ujë,
Gjithmonë do t'fiasish
Ti n' gjuhë te hu'jë.
Si shtupë ti mrrudhu
Per para t' mdhejvet,
Dridhu si qêni
Nen cirka t' heivet.
T'u rrish perpara
Me turi dashit,
N' t' u kandët tý shkopin
l koçobashit...
Sá herë t' i ndeshish
Bân me u puthë kamen
Prrallave t' tyne
Pergjegju: A m e n
Me lavd tymyti
Kryq e terthuer,
Pse tash t'-qet tymi
T'pjekmen dikuer...
Mundou sa t' mundesh
Me hupë ti veten,
N' daç t' xét m' e pasun
Gjithmonë kuleten.
Prandei mos t' lodhesh
Me u zbé nder kndime,
Persé tý dija
T' pertrin ankime.
Mjaft âsht per tý
Qi t' dijsh me kndue,
Edhè ndo'i leter
Si do m' e shkrue;
Pse per mâ teper
Nuk âsht nevoja:
Mâ fort se mendja
Do t' lodhet goja...
Kû duerët me i njomun
Ti munde t' dyja,
Ani se t'rrije
Mbas shpinës arsyja.
Per Zot e mbreten
Mos bân shum fjalë
Pse, m' beso mue,
Mirë ka me t' dalë.
Hyj't ndezia qirin,
O i biri i Adamit,
Ndezia edhè djallit
Nji tjeter vjamit...
Me kto msime sado t' vokrra
Nuk jam rrêjtë me fjalë e dokrra.
Porsi rrêhet pula n' kokrra;
Por kam ngranë, e por kam pi,
Kam ndêjë pshtetun si zotni,
Tu' u dá gjygjin shokvet t' mi.
Tue mbajtë ketë rregull
Un hypa 'm' shrregull
(Po thom per vedi)
E jam tue kndue
Pa fé kujdesit,
Edhè e kam shkue
Si duhet jeten,
E xét kam pasun
Gjithmonë kuleten,
E pa u perpiasun
Un n' baft kam hasun.
E dij fort mirë,
Kjo jetë â' e vshtirë:
A' 'i dét i mnershem
Me guma plot;
Por mbrendë veç mbytet
Njaj qi s' din not,
Qi hyllin arit
S' ndjekë t' leverdis,
Por kqyrë mâ s' parit
Pimët e njerzis,
E jo t' dobis.
Un sod u plaka?
Por kurr nafaka
Dér m' ditë te sodït
Mue nuk m' ká lanun.
Edhè kam pasun
Gjithmonë me ngranun:
Jam mâjë si njala
E, si kam dashtun,
M' ka hecun fjala:
Jam kênë i drashtun,
Sepsè i padashtun.
Persé kam dijtun
N' shekull me vijtun,
E nuk kam ndêjun,
Tue rrue kot voe,
Erzin e shpirtin
Tue i vû n' oroe;
Por, tue luejtë shrreguil
Krahas me djallë,
U vûna m' rregull
E sod jam gjallë
Tue bamun pallë.
Pse, pra, t' pves tý,
Tue pasë mendt n' krý,
Pa punë t' a marrish
Veten me t' keq?
Lumnija e erzi
S'jane gja, hae dreq;
Erzi e lumnija
(Ndiej, se t' verteta
Janë fjalët e mija),
Kû s' lot kuleta,
Janë dý- fjalë t'shkreta.
Sa njerz t' permendun
}anë kalamendun
Prej ûs e skamit
E kanë mbarue
Pa pasë as vorrin
M' e salikue?
Por vete, — kqyr seri! —
Qe pa-shum dije,
Shndosh si skyferi,
Jam ndêjë nen hije,
Tue ngranë me shije.
Njeri me leter,
(Asht shkrolë e vjeter),
Kurr m' breg s' mund t' kapet:
Shekllin e njofl
T' a dijsh, sot njerzit
I kanë trût n' zgrof,
Kush din sot çarkun
Mâ t' mire m' e ngrehun
Per me zgjâ barkun,
Aj ka me u njehun
Per mende-prehun.
Kúr barku koder
T' kersase loder,
At-herë punët t' gjitha
Hecin per fille,
E per né sheklli
Qet drandofille;
At-herê âsht vllá
Seicilli nirì:
Mollë e pa-da
Â' ï keqi e i miri
E dreqi e i birï,
Vllazen na jemi,
At-herë, pse i kemi
T' tânë nanat gra.
Per kshtû jem', po,
Lazer - e vllazer
Per ndryshej, jo;
Per ndryshej moter
E vlila njimendit
Mos mbáj kend n' voter,
N' dashtë t? jét i vendit.
N' dashtë i Kelmendit.
Prandej sá t' jésh
Nder mend t' a késh,
Se asht barku n' shekull
E fis e erz,
Atme e liri,
E Zot per njerz;
E se, pa fjalë,
Njeti n' u darèsh,
Ti ké me dalë
(Si e dij prej s' parësh)
Se dy gomarësh.


PJESË e TRETË

A e din tash, Nakdo Monici,
Se si hecë n' ketë jetë „cicmici"
Se me kangë e pendë e letra
E me ïstore — prralla t' vjetra,
Veç se e mbajm na shatin n' ujë
Per t' zezë t' onë e jo t' tjerkujé?...
S' duhet, jo, sod mendja e hollë
Per me u ndie n' Rome e n'Stambolïë
Por se duhet veletì,
Pak burrni — me shum dredhi;
Me e mbajtë gjuhen ngrit nder dhâmbë,
E me i zgjatun veshët nji pllambë
Per me ndie se kah frýn era....
Me vozitë andej m' at-hera.
Oh! po besa, e kam pa qeshë.
N' Shqyptari sod duhen veshë,
Sá, krejt veshë, tham, do t' jét niri,
Per me u kapë kû e shtyn dishiri.
Duhen veshë, e s' duhet tjeter,
(M' ndigjo mue, pse âsht fjalë e vjeter)..
Duhen veshët me u mate me meter,
E atbotë s' ké nevojë per leter
Pse tý puna t' hecë per fïlle
E t' qet shkjopa drondofïlle....
— Jo, mâ m' thue, se duhet dija,
Pse sod n' terr ka ngelë Shqypnija
E pse gjuha, sado vona,
Kisht' me hupë pa shkrime t' ona. —
Pse Shqypnija âsht n' erresi,
Kû po t' dhêmb, more zotni?
Mu, âsht per t' bâ mâ lum e lum!
Me kênë n' terr edhè mâ shum;
Persé n' terr shum e shum herë
Gjuehen pare pa tefterë,
Edhè n' terr mâ se nji niri,
T' parin vend ka xânë pa hiri
Ka pasë thanë edhè 'i krye-repët
Verë e dimen kuait e shkepët
Gjéjn kullosë në dhé te verbë.
Pra, zotni, nder mend âsht shterbë
Kushdo sod, a plak a i ri
Don m' u bâ kandil n' Shqypni;
Pse, qe besa, a j tjeter s' ban,
Veç se kot rreh ujë n' havan....
E i a lànë t' gjith n' tallagan.
Mbasandej per gjuhë shqyptare
S' ké pse e bân, jo, kryet matare;
Pse Shqyptarve, âsht tue m' u bâ,
S' u vien gjuha tjeter gjâ,
Veç me pshtjellë e me ngatrrue,
Per shoshoin veç me shprrallue,
Punët e mbara me i shkatrrue:
Sá per kta edhè 'i gjuhë magjype
Na hin n' punë sa gjuha shqype...
Pose ksajë fjale, kem' pasë ndi',
Kur kem' kênun n' shkollë si fmi,
Kem' pasë ndie se asht gjuhë barbare
Njikio gjuha e jonë shqyptare,
Pra le t' hupë kjo gjuha e jonë
N' dashtë sivjet a n' dashtë ma vonë,
Pse kjo àsht shkalla e qytetnis
Prej kah rrjedhë drita e Shqypnis..
E, medjè, kso drite s' ré
Mjaft tue shndritë asht sod mbi né:
Kshtû, po e xâm, s' âsht dritë e vogel»
Qi jo veç se fmi krye-gogeï,
Qi jo veeç se kalamaj
Por magjypé edhè hamaj
Neper shkolla — e neper ksolla
Sod na flasin n' gjuhë te hujë,
Si âsht dishiri i s' dij se kujë.
Per ketë punë mujm me shpresue
Se per s' mbarit jem' tue shkue;
Pse, si shqypja t' jét harrue,
(Si do mjeshtra e pa'n spjegue),
Ka me u hapun atbotë Feja,
Kanë me bijtë lulzime t' reja
Kanë me u shtuemun fise e... t' dheta,
E per mjeshtra, — eh, u u ngjatê jeta!
Kanë me çilë bibaj e pata
Edhè n' mjaltë ka m' u rá spata....
Qe, prá, tý s' t' bïn kurrnji sherr
Pse Shqypnija t' jese n' terr,
E pse vendin gjuhes shqype
N' dashtë t' i a xajë nji gjuhë magjypé.
Prá, gajrètl mos merr n' qafë veten,
Mos e shkyej mâ fort kuleten
Tuj u rrekë per t' mire t' Shqypnis,
Shporru gjuhës e Historis;
Shko mbas hyllit t' leverdis,
Per n' daç shndosh m' u kapun m' breg.
Sa me istore e Skanderbeg
Po t' kallxoj, ké me mbètë n' zallë,
Tue vajtue vehten per t' gjaïlë
Qe edhè vete per udhë sod t' vûna
N' do me t' hecë per s' mbarit pûna.
Prá: n' kje send qi nuk m' ndigjove
Per ketë besë vrik u pendovel
Un e dij, se ti m' at' anë
Tue m' qestisun ké me m' thânë:
—Padè 'i herë se ç' ké fitue
Me kto 'kshilie qi m' ké çue:
A veç i' duket nji farë fallit
Pse, si hut ndêjë m' atë breg zallit,
jé mâ e mbramja birë kavallit? —
Eh kaclalë, — moj zêmer valë
Pse vjen moti per kadalë.
Njado kunguj qi n' ditë t' sodit
l sheh nalt, sado t' jén rodit,
M' beso mue se per nji ditë
M' ato maje ata s' janë njitë;
Por janë dashtë do javë e mujë
Per me i kcye m' qafë tjeterkujë —
Per m' u njitun ata grreca
M' maje t' lisave 'iqindvjeça,
Kshtû edhe na, kadalë - kadalë
Si ata kunguj kem' me dalë
Vrik m' ndo'i maje, e atbotë shih.seri
Se si ndrron me 'i herë tefteri.
Prá, ndigjo kto kshille t' mbara
E m' mbajë mik porsi perpara.



 




 

 

           

© gusht.2004 by " www.malsia.eu®