NEN HAJAT TE PARRIZIT

BISEDË
(1914)

SHËN PJETRI, SKANDERBEGU, DJALLI

SHËN PJETRI
{vetem, para derës se Parrizit) - Shke don me thânë kjo punë, nuk e dij! Sa rrall po vijn kta shqyptarët me trokllue me ketë derë...? A se Shqyp» tarët kanë dalë faret poshtë mbi tokë, ase janë çoroditë krejt... Nuk e dij... Duket se Shqyptarvet do t' u két hype kreni e madhe, e trathti, e kuprraci, e rrênê, e mbrapshti e tjera; pse ndryshej nuk mundet me kênë, qi mos me u dukë pak gjâ mâ shpesh me ketë derë.

SKANDERBEGU
(permbrenda trakllon më derë}

SHËNË PJETRI.
- Kush âsht ?

SKANDERBEGU.
- Un.

SHÊN PJETRI.
- Un ! Kush je ti „un?"

SKANDERBEGU.
- Un, Skanderbegu.

SKANDERBEGU.
— M' a çil deren nji herë, pse paçe nji fjalë-

SHËN PJETRI.
— (tue u çue me i a çile deren) Rri. more mbrendë; pse mirë jé... (i a çilé deren) Shka don!

SKANDERBEGU.
— A jé vesht, a ká ardhë kush Shqyptár në këto dit kan nalt nê Parriz ?

SHËN PJETRI.
- Jo. Po pse po pvetë ?

SKANDERBEGU.
~ Jo, por, deshta me thânë, a ká ardhë ndo'i Shqyptár; pse ktü po perflitet, qi kanë dodhë punë të mdhá sivjet në Shqypni, e deshta me vetë pale se si do te jét puna. Un jam Shqyptár e kam dishir me mârre vesht ndo'i gjêsend per dhé t' êm.

SHËN PJETRI.
— More... e vertetë qi dishka do két ndodhë tash vonë në Shqypni; pse janê nja dy tri vjet, qi s'shihet tjeter atje poshtë, veç tym e mjegull, e ndihet nji zhurmë e nji poterë e madhe si
.e kènë luftë, a s' dij se shka.

SKANDERBEGU.
— A thue te shkoj vete nji herë e t' marr vesht se si janë punët në Shqypni, e po kthej me te shpejtë ?

SHËN PJETRI.
— Per mue, shko kah te duejshj venç se kishe me thânë, qi te bjen njiqind herë mâ mirë me ndêjë në Parriz e me u shporrë Shqypnijet. Kû po shkon sh ti me thye kambët neper ato male shkreti...

SKANDERBEGU.
- Me dijtê se ti m' a çilë deren, si te kthej, per taman qi kjeçë tue u ulë 'i herë në Shqypni; pse ktû po perflitet qi Shqypnija ka dalë Shtet me vedi, e un, si Shqyptár, po kam dishir me pá palè se si âshit kjo pûnë.

SHËN PJETRI.
— Shko, shko; sá per mue, mos~ druej: un deren t' a çili; veçne po te thom qi ké me pendue ( shihet djelli tue kalue aty pari ). Por..: prit pse, me gjasë, tek âsht tue ardhë Djalli ktû pari: aj ká me dijtë se si janê punët e Shqypnïs. Po pvete atê, e kshtü s'ké nevojë me u mundue dér në Shqypni. (me zâ) O .. Lucë!... Lucë!...Lucë!...more!...

DJALLI.
- Hej?

SHEN PJETRI,
Paeja, paeja nji herë.

DJALLI,
— Kjeçë tue ardhë; por... jam pa besë e pa ndore me Shën Mhillin, e po drue...

SHEN PJETRI.
— Jo, Jo; mos druej. Jam vetë këtû e s' e la me të ngá. (Djalli i afrohet)

DJALLI.
— Hej»? shka don?

SHËN PJETRI.
A je ? si je ?

DJALLI.
— Si keni dashtë me me pa vete: Mâ zi, s' mundem; mâ mirë, s'me léní .qe si jam vetë.

SHËN PJETRI.
— Po... shka me bâ... Veç se deshta me të pvetë; a kemi fjalë a halë? a ka gjâ te ré?... Kah jé tue ardhë ?

DJALLI.
— Kam kênë poshtë më tokë, e ata qèna njerzsh kaq me kanë turbullue e kaq m' a kam bâ kryet per voe, sa m' u desht me dalê kan nalt per me marrë pak ajr.

SHËN PJETRI.
— Ani tý t' a kanë bâ kryet pei voe...?

DJALLI.
— Po mue, po! Shka kujton ti?... Sod janë bâ gjindja me marre meç edhè djallin. Nuk jani jo gjindja e sodit si motit!

SHËN PJETRI.
— Si kanë me kênë ndryshej?... Sod edhè ká té mirë e te këqi, si ká pasë gjithmonë.

DJALLI.
— Po, njashtû âsht; veç se, me nderë e me thanë para teje, sod po ká shum te kqi, e t mire pak e aspak.

SHÊN PJETRl.
- Ah l ktü ké arrsye... A ké me ia kallxue ndo'i fjalë te ré per punë te nierzvet ?

DJALLI,
— Shka me kènë! Janë gri e coptue si 'vjet shoq me shoq,

SHËN PIETRI
- Kû?

DJALLI.
— Në Balkan. U çuen kater Shtetent e Balkanit kundra Turkis, e t' u bân pshesh me pshesh me shoqishojn. Po te thom: Tyrq e Shkjé kam pasë sivjet me hangrë pa buk.

SKA'NDERBEGU.
- (Kqyre! kqyre l Pá keq !) -'Po kush, thue, e mujti luften?

DJALLI
— Perzèt, ksajë here Turkut i a kanë hjekë do dredha shpinës, qi s' ké si e lypë aspak mâ mirë.

SKANDERBEGU.
— Po: si kje puna? kush i nga-trroi?

DJALLI.
— Diplomacïja.

SKANDERBEGU.
— Shka êsht Diplomacija ?

DJALLI.
Asht vajza e ème.

SKANDERBEGU.
—• Ké vajzë ti? po s'âmës si t thonë?

DJALLI.
— Europë.

SKANDERBEGU.
— (me vedi) A sheh ti, se un ketë punë s' e kam dijtë. Diplomacija kênëka e bija e Djallit, Europa, grueja e tij. — Po si kjé tue thânë, ti paske kênë ne Balkan, asë?

DJALLI.
Po; të gjith sivjefet aty pari jam sjellë per me pá luften Balkanït.


SKANDERBEGU.
- Në Shqypni a ké kènë ndo'í herë?
DJALLI. — Po; disá kohë kam ndêjë mbë maje te Taraboshït, per me pá mâ mirë gjakun, qi derdhe per rreih Shkodres.

SKANDERBEGU.
— Si ishin Shqyptarët? .

DJALLI.
— Ç farë Shqyptarësh? Kush janë Shqyptarët?

SKANDERBEGU.
- Shqyptarët, Pra! Po a tha se ké kênë në Shqypni?.

DJALLI.
— Në Shqypni kam kênë, po; por, si ka Shqyptarë mbi tokë, s' e kam ndie kurr.

SKANDERBEGU.
— Si? s' ké ndie se ka Shqyptarë kund? po ti: a thae se ké kênë në Shqypnï?

DJALLI.
— Po në Shqypni kam kênë; por s ka kund Shqyptarë, s' e kam ndie ketë fjalë.

SKANDERBEGU.
— Po ti a s' ké pá kurrnji; nieri në Shqypni?

DJALLI.
— Po; njerz kam pá.

SKANDERBEGU.
- E mirë, pra; njata janë. Shqyptarët e mi.

DJALU.
— Te falem nderës qi po me kallxon s paska Shqyptarë mbi tokë.

SKANDERBEGU.
— Si janë, prá Shqyptarët e Shqypnija?

DJALLI. - Si janë?... Si i don anmiku??

SKANDEI-BEGU.
— Si, tash! si i don anmiku?? Po a fort keq gjinden Shqyptarët?


DJALLÏ.
— Besa, as fort mire jo.

SKANDERBEGU.
- Elè?

DJALLÏ.
— Elè, per mos me t' a ngjatë fortë, mendo se Shqypnija âsht njï Ikurë lopet, e se Mala zezë, Serbë, Bulgarë, Greke kanë xjerrë m' té opanga, zhalloga e dredha sá me kalue nji dimen mbathë e pa u lagë; sá Ikurë, thue ti, kishte me teprue?

SKANDERBEGU.
— Faqja e zezë. Kryet e nen-barkcja s' dij a tepron a s'-tepron.

DJALLÏ.
— E prá, me nderë e me thânë para zotnis s' ate, Shqyptarvet s' u ka mbetë mâ teper shqypni, veç njaq sa po thue ti.

SKANDERBEGU.
— S' u ka mbetë mâ teper shqypni?! E po kush dreqi u a hangri?

DJALLÏ.
— Dreqi, besa, jo: dreqi han Shqyptarë e jo Shqypni; por e ka hanger Shkjau e Greku, qi i' e mbramêt, âsht nja per nja,

SKANDERBEGU.
- Po Shqyptarët a mujten me qindrue ndopak?

DJALLÏ.
— Besa, po; e kan bâ do qanderr. Nji berë mueren do pare prej Slavvet e prej Grekvet; mbasandej shkuen nè mejhanë e u bânë kubure me mastikë, e atëherë vojten n' shpi e u vûn me fjetë katermbëdhetësh.

SKANDERBEGU.
- E mbasandej?

DJALLI.
— Mbasandej... erdh Shkjau me dajak e u a xuer gjumin.

SKANDERBEGU.
— U a xuer gjumin... shka don me thânë ti me ketë fjalê: a u xuer gjumin me dajak?

DJALLI.
— Due me thânë, moj lum faqja e bardhë, se i poq e i grini e i coptoi grue e fëmi e plak e t' ri e rropulli, e t' i bêni mish per krraba. Qe se shka don me thânë, me u a xjerrë gjumin me da jak.

SKANDERBEGU.
— Ah! ah! Shka po flet!

DJALLI.
— Po prá; po t' thom vetë. Mbasandej,mbasi i marroi Zoti nja dy a treqïnd mijë Turq e Shkjé tue i lânë me hundë perpjetë, në luftë, e nja njiqind mijë e mâ Shqyptarë jashta luftet, u çue Europa, e u ra ndermjet, edhè mèni pushken. Atëherë, do mashkuj t' Shqypnis t' u çuen e të ngrehen Qeverin e Pertashme në Vlonë, per me qitë Shqypnin n' dritê.
Ngulen flamurin e Shqypnis në Doganë, edheu quejten Ekscelencje. - Nder këto ditë Shkodra ishte tue hanger bár e tue zie shoj« kundrash, Europa kishte mbledhé kuvend në London. E Mretnit e Mdhá, mbasi u moren vesh njana me tjetren, si merren vesht qênt per rreth nji koci, dan me e qitë Malin e Zi prej Shkodret, e atë pllambë vend Shqypnijet, qi kishte pshtue prej çapojvet te Sllavit e te Grekut, me e ngrehê mbretnï me vedi Shqyptarvet, atéherë, u hini zekthi l atdhedashtnis e filluen me punue kush per vedi e kush per bark te vet; edhè i a nisen me ngrehê per gjith katund ka nji Qeveri té Pertashme. T' gjith dojshin me dalë Princa; te gjith dojshin me kênë Ekscelencje. Té marre punojshini t e v e q e l a t bertitshin: Rrnoftë Shqypnija! t' mèçemt rrijshin nen hije, tue qeshë per njan' e tjetren lagje, e dishka shkruejshin me t' huejë.,

SKANDERBEGU.
— Eh! kjo punë nuk âsht e mirë.

DJALLI.
— Jo; por deshta me t' thânë, se edhè t'huejët, mbasi u hoq per nji herë rreziku i luftés, fluturuen, edhè ata m' Shqypni, si orrlat m' stervinë, e krah m' krahë me Shqyptarë — ata te shkundun ku letash e këta me xhepa të shkyem — filluen me luejtë valle neper Shqypni. Lodres i biejshin bankjerët e Europës. E t'u bâ, morè lum miku, nji alltipus në Shqypni, qi s' âsht gojë me te diftue,

SKANDERBEGU.
— Sá terthuer kênëkan punët e Shqypnis! E prá un kam pasë kujtue se âsht vû ndojsend per fille deri sod; e, me shka po thue ti, Shqypnija kênëka rrokupujë.

DJALLI.
— Po m' vjen keq; por s' kam shka t' bâj. Vetë deshte me i dijtë punët e Shqypnis.


- SKANDERBEGU.
— A di shka? a thue ka gjasë qi Shqypnija ka me pasë nji Mbret té vetin?

DJALLI
— Nji? njiqind, ti thuej! Në Shqypni, moj faqja e bardhë, hiqet zi me gjetë se kush me idigjue. Kètû âsht halli; pse per me urdhnue gjên sa t' duesh; çë do çaush belédije n' Shqypni kishte- me dashtë me u bâ Mbret, veç per mos me idigjue. E kjo punë nuk ka si del e mire e si mundesh me e pasë dishirin ti, tue kênë qi aj i moçmi ka thânë: un zot e ti zot, — po magarin kush e kullotë? E prá, kështu kishin me dashtë Shqyptarët t'ú.

SKANDERBEGU.
— Këta don me thênë, se në Shqypni nuk pasëka atdhetarë!

DJALLI.
— Atdhetarë?... edhè te fiakët, besa! Mjaft me pvetë se sa kësula e bardhë e e thimët, e sa pafta e zezë e peca e kuqe asht blé sivjet n' Shqypni! Veçse se me ndigjue, nuk ndigjojn atdhetarët.

SKANDERBEGU.
— Si mos te ndigjojn, don me thânë se nuk janë atdhetarë te njimendët. — Por se deshta me te pëvetë: a e xên në gojë kush êmnin t'êm, a m' permendë kush nder Shqyptarë!

DJALLL
— Po ti kush jé?

SKANDERBEGU.
— Un jam Skanderbegu.

DJALLI. - Ah! ti kênëke Skanderbegu?,.. Po si muk te permendin tý Shqyptarët? posë se nder shkolla, gjithkush t' permendë, gjithkush te ka në gojë; per në zêmer nuk e dij.

SKANDERBEGU.
— A per njimend e ké?

SHËN PJETRL
- Shporru, more Gjergj këtij. Ky âsht mësue me ndjellë zi giithmonë. Punen e Shqypnís e ka Zoti në dorë; prandej domosdo Shqypnija do te dalë në dritë, Zoti nuk bân veç se punë te mira. Per ketë punë, hin në Parriz e mos i qit kujdes vedit per Shqypní; pse, per inát te Djallit e te Shqyptarëvet, Zoti ka me e mbajtë Shqypnin më kambë me nderë e me lumni.



 




 

 

           

© gusht.2004 by " www.malsia.eu®