PALOKË CUCA

NJI PROVE POEMI HEROJKOMIK
(1922)

KANGË E PARE

1.
Oj Zânë, mbi shekull sod per tý perflitet,
Se shum, me gjasë, po kish' ti dokrra e fjalë,
Ë, sïkúr mirë a keq ndo 'i punë qi t' gitet,
Pa e xânun n' gojë s' po mujshe ti me u ndalë,
— Si me drashtë se per qiellëz gjuha po t' njitet
— E se as me folë s' po mujshe ti kadalë;
Bre ! — shk' âsht mâ zi — po thonë edhe se msue
Nuk po ishe fjalët m' kandár ti me i peshue,
2.
Kto fjalë i thonë — â' e dijtun — gjúhët e kqija,
Pse vete nuk kish' me folë, jo, kshtû pa hirí;
Prandej per t' keq mos merr ti fjatët e mija.
Por, me gjith kta, po kje se t' lodhë dishiri,
Mos me t'ndêjë gjuha si sardelë n' kutija,
Atë herë, moj Zonë, flutro dér kndej kah Kiri:
Pse, po bâne e flutrove ti m' kto zalle,
Qe besa, un gjuhen po t'a bâj çakalle...
3.
Jo, po, moj Zânë, kam dá veti me veti,
Me tjerrun tortë sivjet nji kangë te rè,
Qi kurr dér m' sod s' kje ndie n' Shqypni as njeti,
Por, qi do t' ndihet larg, shpresoj, mbi dhé,
Por, n' kjofte se ká me m' mbajtë mue Jeta e shndeti:
Kam dá me kndue per t' kshtênë, per turq e shkjé
Si Palokë Cuca leu, si rrnoi, si diq,
Si per Atdhé guksoi, si u orvat per... fiq.
4.
Veç shka se, besa, sod me sod n' Shqypni
S'âsht punë e lehtë me shkrue as n' vjerrsha as n'prozë,
P'se ktû letrarët kanë bijtë si kpurdhat n' shi
E ka 'i kritik e gjên ti per gjith shkozë.
Jo, po; bakaj, hamaj, teneqexhï
E ata dér dje qí ndêjen tue shitë bozë,
Mjaft qí'i ksuiët' thijtë t' a kenë shtrembnue n' njânë sýe,
Se me kritika s' t' lân me çue jo krye.
5.
Jo qi po ka 'dhe 'i Komisjon Letrar
Atje n' Tiranë — dikû n' nji shpi t' Toptanit —
T' cillin Ministrí i Arsimit e ka mvár
Per zyre t' vet, si t' isht' qese duhanit,
Edhe e paguen rrash dyzetmi Frank ár
Veç mizat verës per t' njehun gjatë tavanit
E per te qitë „fetfá", edhe kritika
Mbi líbra shqyp — fjalorë... e... gramatika.
6.
Por, shka â 'iqind herë mâ zí, ky Komïsjoni,
Posë kritikash mbi libra e mbi gazeta,
E pose çmimesh — si flitet kah Bostoni
Qi ka per t' dhânë per shkarravina t' veta,
Pa kqyrë m' rabush sá i randë âsht napoljoni:
— Dhetë-mijë Lireta p'r 'iqind faqe t'shkreta—
Ai ka perlim t' ndertojë nji gjuhë te ré
— Nji gjuhë krejt m' vedi e askurr ndie mbí dhé.
7.
Medjè edhe s' ngiatka e •Komisjoni i jonë
T' a ka ndertue, kinsè, nji „giuhë letrare":
Qi turçe s' âsht — ashtû si po na thonë
--Por qi nuk âsht, qe besa, as giuhë shqyptare:
Nji gjuhë qi kush, m' Devollë e del m' Valbonè.
As nuk e flet as s' e kupton kurrfare:
Gjymsa gegnisht e gjymsa toskënisht:
Taman „gjuhë mushke" me gjith veshë e bisht.
S.
— „Gjuhë mushke", po; por-sidomos tej Drinit —
Per do letrarë ky „mushk" glotologik
Ka dalë, manà, gomár' i "Nastradinit,
Per t' ciilin thöhet, se n' ate mot jetik
N' vend t' plehit béte pare fjeshtë florinit;
Pse n'per ketë „mushk" bastardh e stramastik
Disa letrarë t' Shqypnís po bléjn qiflliqe,
Po xjerrin „bursa* e ngrehin m' kambë koniqe. —
9.
Veç se kjo gjuhë ternon Gabinèt.
Porsá t' zgidhet Ministri i ri i Arsimit
Ktij ndo 'i Drejtuer ka p'er t' i ndèjun nget
E neper shkak t' parimevet t' b'ësimit
Ka per t' a shtý me qitun ndo-'i dekrét,
Qi me i ndrrue ftyre nder shkolla giuhës's' m'ësimit
E rishtas nie botue librat shkollorë!
Krejt meç tue mârre kështû xânës e profesorë,
10.
Kshtû qi mirfillit ti tue pá jé vete,
Se edhe ky lâmshi i gjuhës nder né âsht pshtjellue
E se do t' a biejnë sod pykë vjerrshatari i shkretë,
— Qi s' shkruen per rroga, por per t' kênë kuptue
— Ke s' mundet kangës aj fillen me i a gjetë;
Perse n' gjuhë shqype n' nisët, kinsè, me kndue,
Mund t' dalë -kushdi se kû ndo 'i arsimtár,
Qi n'per shtjelma t' „gjuhës mushke" e hjedhë, mbi bár.
11.
Njimend, moj Zânë, filani e njaj filani, ')
Ky letertari e prap njeky zotnija
I ksajë gjuhës shqype janë, po thonë, Vulkani,
Ke krejt n' dorë t' tyne lshue ka Qeverija
Farken e fjalvet perkah shllimi e zani,
Kah rrâja, germat e ka' ortografija:
Kshtû qi vetë Skanderbeut, me pasë me u njallë,
Sod n' shqype t' tyne kisht' m'i u dashtë me pallë.
12.
Dér m' sod, per shembull, fjala shqype „rrogë"
Kurrkund s'ka pasë shka bân me fjalë; „kulturë*;
Mirë, po, tue pá se Qeverija rrogë
S' po nepte ajo per t' cillendo kulturë,
Kta t'kanë hetue se motit fjala „rrogë"
Kisht' pasë kênë synonime me „kulturë",
Edhe kulturen t' a kanë „puqë" me rroga
N' mnyrë qi edhe n' hupët kultura, mos t' hupë rroga.
13.
Prandej, moj Zênë, — tý t' kjosha true — hiq keq
E eja 'i herë dér kndej kah zalli i Kirit,
— Dér kndej kah Gjuhadoli mbi Serreq —
E fijet kangës m' i a end si t' dijsh mâ s' mirit,
Qi bukur n' vesh t' tingllojê per t' rí e pleq?
Edhe ktû, po, n' vetmi te monastirit
Punët e Palokês m' i njeh tí varg e varg,
Se me ketë kangë un due me dalë mjaft larg.
14.
Por, po; nji punë nder mend due me t'a qitun:
Peshoi mire fjalët perpara se t' m' i thuesh
E doshkado mos m' bân me laracitun:
Pa i matun fjaiët ti mos i qit per fushë;
Pse, besa, sheklli krejt âsht i çoroditun
E per nji fjalê t' bâjn gjindja me u perpushë.
Jo, po; pa hiri dokrra s' bân me thá.
Pse bishtin mbrapa dardha, thonë, e ka.
15,
Ktû, prá, tash, Ju rrugaça të Shqypnis
Ju vagabonda, ju edhe aventurjera,
Ju rriqna t' ndýt të kombit e t' njerzís,
Per batakçi qi larg u ndihet era:
E ju ish-mehmurë-mikroba të Turkis
Me dý teskere n' shqek e t' zeza tjera,
Të msuem mbi Shtet me ngranë me dy germaza
Turku prandej qi u pshtýni si gelbaza:
16.
Ju grekomanë — do stramastikë qelbsina
— Motit, si sod, ju të pabesë gjithmonë,
Me bark n' Tiranë e kryet këthellë te Athina
—• Rrashten te fortë si rrumi nen kumbonë
— Qi sikúr orli Ishon permbi stervina,
U Ishuet ju mbi financa t' Shtetit t' onë,
E llapazana t' sterholluem tue kênë,
Krejt mêc i muert e muamedanë e t' kshtênë.
17.
E ju do P...a, e ju edhe do reshperë,
— Lastikë ndergjegjen, ftyren shuell opange —
Per t' cillt Atdheu prej voters s' mbrrîn as m' derê
E qi, si klysha, rrêjtë ju mbas ndo 'i zhange,
Pa turp nen kambë tue qitun erz e nderë
E as t' zott pa kênë te fjalës e t' kurrnjaj range,
Me mish e shpirt — nji shpïrt si lkurë iriqit
— Kush Krajl Nikollës i u shit, e kush Pashiqit:
18.
E ju do krymbalesha, qi u vuell deti
—Medet! - n'vend t'onë - t'ç'do Ikurës a t'kimes t'ini
*E qi t' rit t' onë nder shkolla ase edhe' njeti
Me dokrra t' ueja meç krejt marre na i kin!
E i rritët n' nji mnyrë qi hajr ata per vedi
Mos t' bâjshin, as per shokë, me sá bân míní:
Qi gjithshka tjeter t' dilshin, posë Shqyptarë,
Posë njerz qf ndíejn per Atme, Gjúhë e t' Parë:
19.
Ju edhe do ftyrë-fudulla Deputen,
Vozga „mastiket" e kampjona „zaresh".
Do shakllabana, t' dêië me vierrë ju ve'ten
Qi, mbushun n'byk rradaket t'ua mataresh,
Kû po ishte puna per „me ruejtë* kuleten,
Po britsh n* kshili si bretkoca zhavaresh
E armët m'shokë t'uej po rrokshi e dilishi cuba,
Pa turp, si gjakës tu' u gjuejtun n'per kaçuba:
20.
Ju do Ministra minestrash edhe intrigash,
Të cillt — mâ t' shumen — trût po i kishi n'bark,
Qi per punë çâtash e davá kerrigash
Po ishi gati shoshojn me e grî në çark,
E qi, kah rrugës na i bini si kual shtrigash,
M' a çoni setren paras me 'i Bismark;
Por qi un; per Zotin, s' kish' me u çue me lopë,
Pse e díj se t'gjitha ju m'i dierni n' shkjopë.
21.
Ktû, po, eni t' gjith, o ju burreca,
Pse jú ketë kangë un due me ju a kushtue
E me nji keze, endë me hitha e 'speca,
Ballin zhalloget t' uej me kunorue.
E dij se krymba jeni edhe bubrreca,
Vnerin me t'dyndë me sý veç m* ju shikjue;
Por askurrkujë si jú — llomshtí e këpucës
— Nuk i pershtatet kanga e Palokë Cucës.
22.
Kângen prá tash, po nisi vetë' me e tjerrun;
E, si qi âsht mirë me i marrun punët per s' mbarit,
Në krrabê té vet setcillen punë tu' e vjerrun,
Kshtû un ktû po .hij, me ju diftue mâ s' parit,
Se m' t' cillin rrah Paloka pat kênë herrun,
Ase mâ mirë me u folë me fjalë pazarit;
Po ju kallzoj se kush k jén prindt e tí,
Se kû pat lé e truell kú pat e shpí.
23.
Tata i Palokës Filip êmnin kisht' pasë,
N' atë mollë te Shkodres pasanik reshpér;
Pse i ati i ktij me shekull tu' u perplasë,
Tue rrêjtun me kandár e me teftér,
„Lira" e „Mixhida" vûka ky me thasë:
Pat shpija e tokë e gjâ sá gjethi n' verë,
Sá mos m' i a pasë lakmi n' Shkoder kurrkujë
Persè edhe besë kisht' pasë n' Shqypni e nder t' huej.
24.
N'magaze t'vet — Gjymrykut pak si larg
— Ky kisht' pasë shitë gajtana t' mndashtë, jullarë,
Kafe e sheqer me denga, kshtêja m' varg:
Nenbarkca kualsh, krypë, „busta" grásh, samarë,
Shap, cohë, saraga t' thata, voj krejt jarg:
Bojê, kadife, thasë t' vjeter, presh per farë,
Rrgosta, saxhade, ufull me derhêm,
Shasme, faqell me top, edhe ndo 'i rrêm.
25.
E kshtû, si thashë, u bâ ai pasanik.
Por me gjith kta — krahthati — e shkote jeten
Qênisht e si êsht ma zí. P'r 'i „metelik"
Shum herë aj siellte, si i terbuem, m' te shkreten
Shoqen e vet, e cilla — per rrezik —
E shkeptë kisht' ndodhë e s' mund t'a mpruete ve'ten,
Veç shka me gjuhë qi mûjtte me qindrue,
Persè edhe shpit disi ksa' i kisht' qillue,
26
Jeleku i tij dalë bojet krejt, e repë,
Porsi Ikurë qêni s' coftë. Nji pllambë mbi krye
Kisht' pasë „tanuzin", m' maje mbrrudhë si qepë,
Me 'i tufë der m' vesh, e krejt me zdralë perlye,
Gjatë bernavekët m' nye t' kambës, kû plasë kû shkepë
Tabarja grisë e n' arna krejt mbyrthye:
E barte aj shkarpa t' zeza zaganjorësh,
Me do çarapë te trashë, blé prej malcorësh.
27,
Vetë rritë me shllinë e me bishta purrijsh
(Me gjasë prej Kryethit n' Shkoder kish' pasë dalë)
Edhe, si u bâ me ngranë ky plot fulqijsh,
Ke per kah gjâja e parja kúj s'i isht' falë,
N' tryezë t' tij nuk kish' veç qepë e kokrra ullijsh,
Speen n' turçi, e kah nji herë ndo 'i njalë
Jo mâ e trashë se 'i hardhucë; verës fiq kopella,
Nji okë brî dhije s' ligshtë per Pashkë e Kshndella.
28.
Kah shkote rrugës e mbate shta'n kulár,
Me sý per dhé e zymtë gjithmonë në ftyrë.
Por me gjith kta qi s' ishte burrë bujár,
Ai punët e veta dijte mire me i kqyrë,
Edhe magazja e tij atje n' Pazar,
Me mushteri i bâhej panagjyrë;
Perse te gjithve aj dijte mire me u ardhë:
Njâni nji rrênë te kuqe e tjetrit t' bardhë.
29
Veç se, krahthati, me nji punë gaboi.
Nji ditë nder ditë, shí tue trillue nji rrênë
Per nji „kambjal", me marrun frymë harroi
E diq e shkoi, porsi mos t' ishte kênë.
Per té, me thanë, nji nieri nuk ankoi,
Pse 'i t' mire aj bâ s' e kisht' as n' turk as n' t' kshténë,
Vetem e shoqja kjau, por jo njaq shum,
Sá prej gazepit buza me i vû shkrum.
30.
Mbas deke s' t' et Filipit s' i u dha mbarë,
Ke vetë per punë nuk kishte farë kujdesit
E ke nder mend isht' hút e i pakandár,
Edhe ka pak filloi me u dhânë mbas vesit:
Me pí, me u tallë, edhe me luejtë „kumarë";
Kshtû qi i u suell n' teposhte gryka e thesit:
Po due me thânë se puna i vojt terthuer
E se q' m' atë vjetë aj m' thue, qyqari, muer.
31.
Por, posë ksajë pune, i ndodhka nji kob tjeier,
Kúr diq i ati e u dá ktij sheklli t' zí,
Per sherr i lânka 'i êmtë — nji rrole t' vjeter —
E cilla e vejë kisht' mbetë me kater fmí,
Qi gjâ per punë s' u dojshin as per leter,
— Kater kulima, shtrêrnbaluqa t' kqi,
— Té cillt ajo, mâ t' shumen, n' shpi t' Filipit
I kishte rritë, tu' i mbajtë me gjâ te nipit.
32.
Dhimben per t' vllán kjo plakë si e pat lehtsue;
Tu' u mbushun java, s' dij a ndo 'i ditë mâ para,
Po xên per punë t' mirasit me djerrue,
Edhe per vedi i endë do fije t'mbara...
—Mirás âsht turçe: tash jam tu' u kujtue;
Por nuk po e shkmbyej, per mos me bâ shum lara,
E pse edhe turçe mirë tingllon kjo fjalë,
Kúr t' iét mirasi i mâjm edhe i pa halë. —
33.
Perposë çipujvet t' vet, pa i thânë gjâ kujë
—Ah! m'plake t' pa çipuj vshtirë se hasë n'ketë dit
Me nip ajo nisë punen rrokopujë,
Po due me thânë, po nisë ka pak m' e xé,
Per té me go je gjithkund tue mihun n' ujë,
Veç si mund t' bàte nji shamatë me lé;
Pse prej shamatet shkak me gjetun dote,
Per t' hî me lypë mirasin qi lakmote.
54.
Mbasi prá 'i herë e qiti ceken plaka
Me u kacafitë me nip, ajo s' ia ngjati
E u kaperthye me té — i u preftë nafaka!
— Jo kaperthye e gjâ, por kjene gati
Kah rrihen bashkë me grushta e me shuplaka?
E jo per tjeter send veç perse i ngrati
Filip nji ditë i britka nji te birit
T'saj, pse n'zheg ky shkueka der n'zall te Kirit.
35.
Po, se atë-botë plaka u ndez si kshtêja n' prush,
Edhe tue qitë per goje gjithshka i vite,
T' këcej n'per shpi ajo edhe u perpush
Porsi kjoftlargu n' shtat asaj t' i hite;
E ashtû tue britë si shpirt i keq n' gajush,
Sá larg potera neper fqij u ndite
Po i thotë n'e mbramt kinse në frymë t'marasit,
Se prej si lypte pjesene mirasit.
36.
Porse Filipi veshët i qti n'lesh —
Jo, po, edhe sod shum kush kisht' 'me i pergjá
E fjalvet t' hallës aj nuk u vûni vesh,
As s' i dha pare, as gjân s' desht me i a dá,
Veç se m' plakë taravole aj, besa, u ndesh;
Pse, kúr pau k|o se as pare as gjâ s' po ká
Pre j t1 nipit, rrolja tjeter mâ nuk prití,
Por fïll n' Mehqeme vojt edhe e padití.
37.
Äty, atë-herë, advoketent, dhelpna t'vjefra
Qi, kúr per gjýq t' u bije kush në dore,
Si shpuplon zogun shqypja e murrtë me kthetra
Ashtû i shpuplojn kta mushterit e ngjorë,
Tu' u ndéjen gati, e me „Hukuk" e letra
I ropen t' dy e i tháne si dy shporë:
Aq, sá, kúr mbas do vjetsh mbaroi davajaj
Êmta edhe nipi u dán me 'i grusht mushkaja,
38,
Jo, po; mâ mirë te bijësh n' dorë t' Jeniçervet,
Mâ. mirë te bijësh nder prita tt kusarvet:
Mâ mirë t' bajësh kopuksin e ploshtë t' begllervet,
Edhe te bajësh guksimet e agallarvet,
Si edhe hikropizin e qelbtë t' reshpervet,
Me t' gjith njatë kryeneçsin e katundarvet,
E atë poshtërsin e ndýt t' Diplomacis,
Se n' dorë me u rá do njerzve te Drejtsi's.
39.
Oh, po! nuk dij shka ti t'a bâjsh n'shpi ukun.
Tue pasë nji palë gjyqtarë e do advoketen.
Qi thonë se xânë kanë — uh! kukú! — „Hukukun"
E kaq në „Kod Civil" ushtrue kanë ve'ten,
Sá, kúr n' gjykatë pushtue t' a kén kulltukun,
Ata të shtrembtë e shohïn vetë t' verteten,
E janë të zott, qi t' shtrêmbten t'a drejtojn
E t' bardhen t'zezë e t'zezen t' bardhë t' gjykojn„
40.
Dersá gjyqtari e syní i tij advokatï
Mos t* kén kuptue shêjtanin e detyrës s' vet,
Qi para n'skam me rá ata t' jén gati
Se me i u shmangë Drejtsis e ligjës, nji Shtet
Nuk perpar on, jo, kurr, e atí i bardhë fati
S' ká per t'i u reshë as n' fshat as nê qytet;
Por ká me u dá Filipi ashtû si u dá,
Kúr shkoi n' gjykatë me t' êmten per davá.
41.
Po due me thênë se keq ká per t' mbarue,
Pse edhe Fiiipi atë-herë rá m' hundë e m' buzë
E puna e atij n' pazár krejt í u shkatrrue
E besë mâ kush s' i xû as per np rruzë.
Veç se 'i grime tokë e 'i shpí qi mujt me pshtue,
Pse t' tana i shiti e erdh e u bâ filuzë:
I mbet si duqè t' ngratit n' gji kuleta,
E rrall i bâni kush ma „t* u ngjatët jeta!"
42.
Po, prá: Filipit gjalma i mbet n'per kambë,
Mbasi me t' êmten n' Gjykatore aj hînï;
Pse t' dy, si thashë, u den me koc nder dhambë:
Filipi duel e piaka n' xhep gjâ s' shtini:
Por t5 erdhne e u mshin te dy e u bâne lâmë,
As mâ mbas darket s' pat shka me u ngrânë mini.
Ka keq n'teposhte nieri 'i herë me rrshitë,
Se pa ra n' fund mâ s' mundet gjê m' e pritë.
43.
Por, me gjithkta qi pykë kisht' rá n'ketë jetë.
Qi posë detyrësh s' kisht' tjeter gjâ n' teftér
E mbrendë murrani ati i kisht' frý n' kuletë,
Aj prap se prap me u mbajtë do te reshpér:
Nder gosta e darsma turrej me zatetë
Gjithmonë n' krye t' vendit, sa mâ nalt mbi tjerë,
Kû, kambë mbi kambë n' karrigë kacagjelohej,
Edhe me u shitë per zotëni mundohej.
44.
Krejt, po, njashtû si atje në dhé te huej
Do vagabonda t'onë, qi,- hora t' qitun
Tue kênë e njerz mos me i u dashtë gjâ kuej,
Nder kafe, hâne e kabareta rritun,
Tash vidh, tash ha mbi tjerë, tash „zaresh" luej,
Per princa e profesora shkojn tu' u shitun,
Me „hallvë nder veshë» edhe tanë era bozë,
Do ftyrë-zhalloga zhye krejt n' thirr e lpozë,
45.
E me mendue se shí kta sukuj t'kqi,
Tureçkash repë si mij te perculluem,
Qi t'zott s' kjén kurr me çue 'i oké krypë në shpi,
E gjithkah shkuen, tu' u endë porsi t' terbuem,
Ndo 'i faqe t' zezë i a lanë s' mjeres Shqypni:
Kta kaçamij te ndýt e te jargzuem
"Sod na janë ngrehun per martyrë t* Atdheut,
E ligjë me i dhanun duen bulkut e beut.
46.
Edhe kombi shqyptár — s' dy sýsh verbue
— N' vend qí me i kapun kta kopukë per krahi
E m' shtjelm tu'i rrahë e míre kta tu' i shilue
Me ndo 'i kerbáç trefish ase m' drû ahì
Edhe jashtë Shtetit m' hundë e m' buzë me i lshue,,
Kqyrë m' ta harû, si n' sý t' ndo 'i Padishahí,
E âsht gati, po, n'dorë t' tyne me Ishue ve'ten,
Tu' i zgjedhun per Ministra e Deputeten.
47.
Por, prap un tham, ksajë punë s' i do çuditë,
Perse, kushdo në báll ka sý me kqyrë,
Aj sheh, po, mirë, se ktû e gjithkund vaditë
Âsht sheklli njerzit me i gjykue per ftyrë:
Per trup me marrun hijet në pasqyrë:
E bléjn, po, njezit mâ te shumen arren,
Pa vrojtë nji herë mbí dorë si ka mbrendë barren.
48.
Njikshtû, po e xâm, me pasë kush per tu' u iypë,
Qi me u naltue m'ndo 'i kambë e me u vû i pare:
E t' parët — à'e dijtun — n' krye do t' kén do krypë,
E trút, medje, edhe do t' i kén n' kandár:
Perse pa trû me pase kush nalt me hypë,
Nuk jet pa u rrxue e prap me ngelun m' bér,
Po a 'imend se lypet nji qi han arrsye?
Nji qi s' gjykon me thêmer por me krye?
49.
Jo, besa, jo; por mjaft qi t' dijë ndokush,
Me ruejtun gjuhen pijtë gjithmonë nder dhambë:
Qi ktyet lavjerrë t' a mbajë si viç n' gajush,
E ngrehë turi'n si thi qi rrhon n'per lêmë,
Pse, edhe me pasë per t' kênë aj karabush
E pertej hundës me pá jo mâ se 'i pllâmbë,
Ka per t' u njehë i urtë e mendehollë,
Mos m' i u gjetë shoqi n' Romë as në Stambollë.
50.
Persé sheklli, si thasfië, e ka zanát
Mâ fort mbas duket njerzit me i gjykue,
Prandej ata kuleten qi e kanë thát,
Per pasanikë n' sý t' botës duen me u diftue;
E analfabeta t' shtypun, lé per shát,
<T' cillvet kúr êmnin duen ata me shkrue,
Si thupra n' ujë ka per t' i ü dridhun dora)
Perpara tjervet duen me dajtë doktora.
51.
Kshtû si Filipi, qi, si thamë perpara,
Dote prej tjervet me kênë mbajtë zotni,
Sado qi atij nder punë s' i hecte e mbara
duqe mbetë i kisht' kulela n' gjí:
Edhe m' teftér i u banë fatziut shum lara,
Kah hîte borxh e merrte veresi;
Perse, kushdo mâ larg dishron me kcye
Se i punon hapi, n' baltë aj ka me u zhye.
52.
Veç, se Filipi, per me thânë t' verteten,
- Se fjalë t' verteta ktû me shkrue kam dá
Sado qi tok n' zgjue t' krés e kishte bleten
Edhe patkojsh — si thorë — mjaft ishte lá,
Prap, thom, se pvetë aj do' t' a kisht' kuleten
E punës, pa e matë, m' gershanë s'do t'i kisht' rá?
Por, per rrezik, i kishte ndodhun grueja,
Qi dote n'shpi me rrnue mbas fjalvet t'hueja.
53.
Friget, po, kjo qi mos t' a shate kushï,
Per émna t' shpis edhe per ditë të mdhaja,
Pa vû n' oroe se kû isht' tu' e qitë rabushi,
Çote me grishë dhandorë e nipa e daja;
E cinga e vorba afrote atë-herë ke prushi,
Pse dote ajo qi n' tryezë t' teprote haja;
E, mbasi u siellte disa herësh rakija,
Me kndue aty i bâte sá me luejtun shpija.
54.
Pse Dani dote — Dan e kishin quejtë —
Qi, n' shpi tu' i krisun kanga edhe potera,
T'a merrshin vesht perjashta fqijt e t' huejtë,
Se si n' shpi t' saj u bâhej miqvet ndera.
E.kshtû mundohej namin me i a ruejtë
Filipit t' ngratë n' kuletë qi i kisht' frý era:
Mundohej, po, tu' i çue kshtu punët „tand-tande",
Me nibathë, si thonë n' Shqypni, pelen me krande.
55.
Edhe Filipi, burrë ky „tatalosh*,
Jo veç se poshtë kurr fjalen grues s' i a qitte,
Por, herë m' babune ndéjë herë mbi ndo 'i kosh,
I*a mbate driten, haet kah kjo gatitte,
E pa fjatë t' saj — i smundë ase edhe shndosh
— As s'shihte, as s'ndite, si me thânë, e as flitte;
Pse grue mâ e mendshime, thote, se s' kïsht' té
Kahdo shamata shkon tue krisë mbi dhé.
56.
— Shqyptarët e hershem — jeniçerë te vjeter,
"Qi s' kanë pasë dijtë shka âsht drita e qytetnis,
Ata n' shpi gruen s' e kanë pasë marirë per tjeter,
Veç per t' rritë fmin e nderen m' i a ruejtë shpis;
E pa e qitë n' punë me i lodhun sýt mbi leter,
—- Sa mos m' i u ngjatë ksaj dita prej merzis
— Gjylpânë e furkë i dhanë me mbajtë ne dorë,
Tu' e lânë, per kah sundimi, nén kunorë.
57.
Por qind per qind ndrrue punët kanë tash n'e vona;
Pse, mbasi 'i herë na u qytetnue Shqyptari,
Kah vû' kapelë e mbathi pantallona
E prap në gojë kah nguli ndo'i dbamb ari
E u bâ, po, „shik" modern, nder vende t' ona
Nisi edhe puna e grues me u sjellë per s'mbari:
Paj shum do zonja ktû janë qytetnue,
Se qi kanë nisë kto burrat me i sundue.
58.
E qe si ndodhi e madhja mrekulli,
Si ju zgerdhi Shqypnis e bardhë nafaka.
Sigure, tham, se ju do t' kini ndi'
Atë fjalë qi thotë: „fiokë-gjata, mende paka";
Perse ketë fjalë e thonë jo veç n' Shqypni,
Por gjithkah shekliit dert kjájn pleq e plaka,
Po due me thanë: n'Europë, n'Azi, n' Afrikë,
Poshtë n' Australi e larg dér n' Amerikë.
59.
Tashti do zonja e zojusha shqyptare,
Tue drashtê se 'imend n'terr kïshte ngelê Shqypnija
E se te huejët e quejshin toké barbare,
Veç pse ktû grueja strukë rrite te shpija,
E pa lodhë kryet per dije e punë letrare,
Me vorba e djepa mirrej e enemija,
E bânë pleqni me u dhânë mbas qytetnije,
Per t' rritë nâmin e nderen ksaj Shqypnije.
60.
Po mirë, moj zonja, atë-herë, nder to tha njâna;
Por na kerrçik per qytetnï s' mund t' kemi,
Pse kush si Floçka fiokët e kush si Zâna
I kemi t' gjatë: nder sa thotë mbarë polemi:
Flokë-gjata, mende-paka. Prandej t' tâna,
Thom un, t' i presim fiokët, gjithsi ktû jemí:
S' mundet, jo, grueja mendt me i pasun t'hölla,
Dersá t'Ishojë bishtalecat gjatë si bolla."
61.
„Eureka! eureka!" t' gjitha 'i zâni briten,
E gegnishte e tosknishte tu' i bâ pshesh,
Aty p'r aty kapelat krejet zbriten:
Zhdrivilluen fiokët, e fol p'r 'iheri e qesh,
Pa e tjerrë tortë punen, dorës gershanët i a njiten
E „verc-verrc" flokët i rrumbulluen vesh m' vesh,
Me flokë kshtû tue shkretnue té mjerë rradaken,
E cilla shyt u mbet si t' kisht kênë laken.
62.
Por, mrekulli !... kto zonja e ato zojusha,
Mbasi i rrumbulluekan fiokët à la garçón
E palci i qafës u dalka dyst si fusha:
Si atje n' Paris bâ moda'e ka zakon
— Sidomos per „zonja" qi kausha
E Policis i njeh e i rregïstron.,. —
Atý p'r aty, po, m' kambë e m' dorë „çak~fak"
Na u qytetnuen te gjitha per marak.
63.
E, per me qitun qytetnin mâ n' pah,
Mâ parë mâ dalë kto t' tana mangët i shkepen
E krejt picak zbluen njâ'n e tjetrin krah:
Porsi kúr n' magje me njeshë buken epen;
Mandej, per t' qytetnueme pse kabah
Kotllat po ishin, gjatë n' terzi qi qepen,
Kotllat m' gershanë kto nait mbï gjû i prén
E — si kojrrila — jashtë kerçikët u mbe'n.
64.
Pse thonë n' Shqypni, se atje nder vende t'hueja,
— N' Paris, n' New York e n' Romen e krishtênë —
Sa mâ kojrrilë n' sy t' dheut te duket grueja,
Aq âsht mâ e qytetnueme e zojë pa rrênë;
Prandej ktû thonë, qi e modes e lypë kanuje
Sá mâ e shpervjelët prej kambësh grueja me kênë
E sá mâ fort kojrrilë me dajtè n' sý t' dheut,
N'dashtë jevkë t'jet kjo, n'dashtë mesë e Skanderbeut,
65.
Burrat e tyne, kúr i pán mâ s'parit
Asbtû me perçe e kambësh shpervjele, bânë seri
E mbe'n — qyqarët — harü, si kau i kularit
Perpara derës s'ré t' burgut, kah s' di' i mjeri
A âsht ana e vet a jo. Veç se pazarit
I u dha do gaz e njajze i u dynd vneri,
Kah mâ se njânes — tue qeshë shoqe me shoqe
••— Nder dhambë i u shihshin dromca kallàmoqe.
66.
Veç, po, se zémra fásh u rá atë-herë,
Kûr „zonjat" xûn me u folë me qytetni:
»Ti, Makalush, a ndjeve? mbylle atë derë...
Sa i trashi jé! Taman, po, tanuzli...
M' dukesh „Totoc", p'r 'imend, nder zotni tjerë,,.
Un tash po dal; ti rri ktû mbrendë me fmi.
Tash vij pak vonë. Rri gati e çilma deren;
Mos m' lên me pritun jashtë, perse drue eren."
67.
Tash, ju zotní, un s' mûië me bâ, jo, bé;
Se Danï i. jonë aq qytetni ka pasë,
Sa me i folë burrit si n' ketë kohë te ré
Nji zojë e qytetnueme mund t' i flasë;
Por, me gjith kta, Filipi besë e fé
Do t' kishte bâ, se kahdo kamba t' shklasë
— Kahdo të ndihen sorrë e korb tue krrokë,
Grue mâ e mêçme se Dani s' kisht' rá m' tokë.
68.
Jo, po; Filipi fort per mendeqare
E per punë t' madhe e mbate gruen e vet,
Prandej pelqye ki'n bashkë, si 'i parë zamare.
Por edhe e mêçme kisht' pasë kênë ke jet,
Mos me i u gjetun shoqja n' tokë shqyptare
As jashtë n' katund as mbrendë ktû në qytet;
Persé per té kallxohen shum punë t' mdhá,
Qi na diftojn se mendt s'i kisht'pasë m' tra.
69.
Qe, 'i herë ma para pa gabim kjo dite
Sa gjela e puia kokorizshin n' fqi
E sá voe bâjshin corkat krye njaj dite,
E se sá rraqe kisht' seicilli n' shpi:
E, kúr ndo 'iherë me ndonji shoqe rrite
A jashtë te dera a n' voter haet tue zi',
Detyrët e shokvet njihte derë per derë,
Ashtu me numer — si me i kndue m' tefterë,
70.
Mandej kjo dijte sá n' qytet grá t' veja
Pa burrë e shûjtë e me sá fmi ki'n mbetë
E dér kû ktyne u hecte besa e feja,
Per t' shkapulluem prej hallesh te ksajë jetë,.
Me êmen njihte edhè sa varza t' reja
N' Shkoder u rrekshin vedit fat me i gjetë:
Medjè, ajo thote, moshen se u a njihte,
E cilla sosh shkepote, e cilla s' shihte.
71.
Punët e Synodes prap kjo na i dite t' tana:
Pse dyndej Prifti prej nji vendi m' tjeter,
A n'qelë pse e motra ati i sundote a nana,
A famullís pse i flitte me shum seter:
E s' dij shka dijte tjera thasha e thana,
Qi teper gjatë po m' dalin me i vû m' leter;
Por qi ajo i njehte gjatë si Litanit,
Mbasi edhè gjuha ndodhë i kishte e shpit.
72.
Shumkush e thote — shka s' thohet mbi ketë dhé!
Se grát te gjitha gjuhen e kanë t' gjatë:
Por jo veç Dani se pâ gjuhë s' kisht lé,
Mu, besa, 'i gjuhë kjo pasë e kishte shpatë:
Kisht' pasun gjuhen, po, te prehtë rrufé,
Pse askush n' mahallë s' i a dilte me shamatë
E pse, po bisht t' kisht' pasun kush, i a pritte,
E kush s' e kishte bukur t' gjallë i a njitte.
73.
Veç shka se as Dani s' kisht pasë kênë pa fjalë
E krejt Lekë Dukagjin; por s' âsht ndo'i send,
Tue kênë se me sá peshk mund t' jet pa halë,
Aq burrë a grue mund t' jét pá fjalë n'ketë vend,
Prandej n' ketë punë s' po due mâ andej me dalë,
Pse edhè pritoj fjalë t' kota me vû n' rend
E sidomos per Danin, qi n' e s' vonit
Kje dhanë me shpirt mbas punve t' devocjonit.
74.
Jo, po, zotní; kjo 'i herë na u bâ „tercjare"
Porsa dý rrudha m' ftyrë xûnë me i vegue:
Qatje mâ vonë kje zgjedhun per „zelltare"
N'Kongregacjon prej Jezuitsh ndertue:
E natë e ditë u shihte me rruzare,
As nuk e ndieu mâ kush atê tue true:
Uli kapolen e „jepanxhes" m' sy,
E ballit në mahramë krejt u mberthye.
75.
Veç se me gjuhë qi pykë Dani kisht' rá!
Nuk mûjtte gjuhen pijtë m' e mbajtë nder dhâmbë.
Por punët e hueja xête n' gojë pa dá
E me shoshitë i kandej t'pare e t' mbramë;
E sidomos kúr bâhej udhës me grá,
Ajo, kah dy sahat ndêjë qiri m' kambë,
T' i vête dorë e Pál edhè Palush
Ka nji ka nji t' i vête t' güth m' rabush.
76.
Por kta s' âsht gjâ. Nuk do me thanë se Dani
Isht' nieri i keq, pse mirrej me punë t' hueja:
Pá ndonji ves n' ketë jetë nuk âsht kurrnjani,
Jo mâ pa ves me u gjetun n' shekull grueja.
Mu kish' me thânë, se âsht bâ matuf shejtani
E se nuk âsht aj mâ per t' çue as me ftuja
Qysh se n'thes t'shpirtit, prej güth barres s'vjeter,
Veç se nji ves e s' i mbet Danit tjeter.
77.
Prandej s' po i ap mâ andej; s' na duhet gjà,
Veç sa ktû deshta me pak fjalë me u thânë
Se kush njatë Palokë Cucen e pat bâ,
A se mâ mirë: kê pat ky tatë e nânë.
Pra, t' hapin veshët, tash, plsk e kalamè,
Se koha erdh Paloken n' gojë m'e xânë
E punët e tija rend e rend me i kndue,
Qi Toskë e Gegë te knaqen tu' i ndigjue.
78.
Oj Zânë... Shterngoj, tash, leqet!... Leu Paloka
— Heu! kush kisht' thânë atë-herë, se, pûnët e tija
Tue njehë, dikúr do t' m' lodhej mue kshtü koka!
— E leu n' Kallnduer, kúr n' hi rrin strukë Shqypnija
E kúr prej boret zbardhen male e boka.
Por, se n' ç' vjetë leu, s' thotë gjà, jo, historija;
Veç se nji plaku thânë i paska e ama,
Se me hânë pisk aj lèka 'i t' Prende mbrama.
79,
Ke jet, atë-herë, u gzuen e ama e i ati,
Pse s' u kisht' pasë kunora tjeter djalë.
Por shka se 'i herë ata tu' u xênë kjén gati
E bukur kthellë, medjè, pa'n shkue me fjalë.
— Heu! nieri kurr s' mund t' a shijojë, i ngrati,
Nji gzim n' ketë jetë pa e therë atê ndo 'i halë! —
Po, mbas sá vjetsh me grue Filipi u xû,
Per punë se ç êmen djalit t' njomë me i vû —
80.
Thote Filipi djalit nji êmen s' Parësh
M' i a njitë n' Pagzim, edhè m' e quejtë „Palokë".
—Si, tash.,. kcej Dani: 'i êmen katundarësh...
A dro hamaj na jemi a se malokë,
Me quejtun djalin n' nji êmen t' vrashtë Shqyptarësh?,...
Njitja „Gjelosh", po, a se ti njitja „Dokë"..,
Jo, jo: „Gjaqinto" êmnin ka m' e pasë,
E kshtû n' Pagzim sod Prifti do t' a thrrasë,
81.
Por fjalët e grues Filipi vesht s' i muer,
E nunës i thotë „Palokë" êmnin m' i a njitë;
Pse 'i kremte e Sh' Palit bjen edhè n' Kallnduer:
Po, në Kallnduer, n' t' njizet e pesten ditë.
E shoqja 'i herë e kqyri si n' terthuer,
Per punë qi atë êmen djalit desht m' i a qitë.
Por, mbasi puna isht' bâ, i u shtrue edhè Dani,
E mâ p'r atë punë Filipit nuk i bzani.
82.
Veç Paloka si orë-zi kisht' kênë, po thonë,
Pse prap n'per té nji idhnim Danit i rá
Shi me t'shoqen e vllaut: nji pitigonë
Kjo, e'i skrrajë e gjatë 'sa nji parë Krezhem t' mdhé:
Nji thkndill i mbluem e 'i therce qi as n' vend t'onë
As njeti shoqen vshtirë se i a ké pá:
E cilla tu' u lpî buzésh e tu' u perdi,
T' a Ishote fjalen me t' pershkue brî m' brî
83.
Tashti Palokës kúr nisen me i ngallitë
„Kicat" në gojë e u bâ ka pak me ngranë,
Po merr kunata e Danit e gatitë
Per té nji „hallvë";por „hallvë"..eh! sa me i thânë,
Pse ajo me miell te vendit e pat qitë
E jo me t' Venedikut, si kje lanë
Doke per shpi reshperësh. Nji kupë sahanit
E mbushë me atë „hallvë" e n' shpi i a dergon Danit
84.
Kurr mos t'a kisht' dergue! Pse, tek e muer
Atë sahan „hallvë," qet Dani e thotë me mni;
— Po a ké kujtue, moj hider, se malcuer
Kam djalin un, qi „hallven" paske zi,
Me miell t' vendit?... N' mos kjofsha si dikur,
Prap jam se jam: shpi e pare edhe zotni!
Mâ t' holla se un ti buzët, jo, kurr s' i ké:
Se mâ po e dijm se ç' dere ti ké lé... —
85.
Kshtû surfllue Dani e bâ ajo karabojë,
Qe se nji ditë nder ditë në rrugë po ndeshë
M' nji çupçi t't'vllát: murgeshë kjo e nji murrojë
Katerdhetë vjeçe, shurdhë pak gjè me veshë
E e shkepët njanës kambë, me dy a tre dhambë në gojë,
Emnit Çiluk, krejt n' havra t' zeza veshë,
Qi date rrugës dishka si mushkni kali:
Ktê e ndeshi Dani e n' mjedis rrugës e ndali.
86.
E ndali n' rrugë, po, e ndezë si kshtéja n'prush,
Po xên m' u ankue m' t' kunaten per nji heri
P'r atë „hallvë", qi ishte kênë mos m'e ngranë kush.
„Hallvë" krundesh, po, pá tlyen, pa erë sheqeri,
Si t' m' kisht' lé djalí n' mal a n' ndo 'i gajush
E jo n' mollë t' Shkodres, bír ky i njaj reshperi,
Dani po i thotë. Mos m' lashtë Zoti pa djalë,
Se asaj un per kurrgjâ nuk i jam falë.
67.
Ânì kush sod po m' bân mue kshtû n1 asgjâ...
Nji piliherdhe e 'i ngrehaluce e keqe,
Qi veç në shpi t' t' em vllá me bukë âsht fâ,
Perse gjinin ajo e ka krejt teneqe...
Por gjith kto punë e ama âsht tue m' i bâ...
E ama, po e ama, bâ sod si ngaskeqe,
Por qi dikúr.,. eh! nejse... do mullâj
S'âsht mirë me i rmue...Dij shum, po s'kam shka bâj.
SS.
Kshtú tha Dani i Filipit. Fill atëf-herë
Çiluku u nis çal-m' çal me shkue kah shpija,
E, kúr i a mbrriní — atje dikúr — në derë,
Kunata e Danit poshtë te jerevija
Kisht' kênê tu' u ulë, per t' ndrequn do qyfterë,
— Me gjasë — me kumlla dardha e zerdelija.
Aty Çiluku, havren krahvet lshue,
Nisë fiatët e Danit rresht me i a kallxue.
S9.
"Oh! moj Lali, — se Lali i ki'n pasë thanë
Tash rrugês tuj ardhë, kam ndeshë m' Danin n'Serreq,
E gjâ pa thânë per tý ajo s' ka lânë:
Se ti po ishe 'i kuprrace, e se fort keq
Mushknit po i kishe; se po e kish' nji nanë
Xharïze fort: me t' gjetë halen n' perpeq;
E se n' kohë t' vet kjo — sod ngerthye si grepi
— Po kisht' pasë kênë vete „allatàn-gazepi".
90.
„Eh, po! Bâsi, kujtuesi, ia ktheu Lali;
"Se mâ na Danin mirë, besa, po e njohim:
Nuk hin minarja n'thes me sá hîn mali.
Teper qi Zoti, me shka m' té po shohim,
Nuk na gjuen m'gurë e m'shpatë nuk na pret Sh'Pali...
Por gjarpnin n' gji — mos druej — mâ s' do t' a ngrohim:
Po bâni e m'erdh, Çiluk, ktû ajo ndo'i herë,
Kam per t' i a xânë — t' a dïjsh — kamben me derë."
91.
N' nesret Çiluku m' Danin prap ka ndêshë
Dikû n' nji kishë, p'r „Apostullim t' Uratës"
E aty, vesh m'vesh, ndersà i'n tue pám Meshë,
Fill per pê i a kallxon fjalêt e s' kunatës,
E kshtû, n'per t' shtime keq e fjalë te ksajë mungeshë,
Qi e' kishf pasë gjuhen t' prehtë si tefi i shpatës,
U kaperthyen n' mfet vedit kto marroqe,
E s'folen per do vjetë shoqe me,shoqe.
92.
E kshtû Paloka i ynë, kisht' xânë me hecë,
Me folë ka pak e me u ngerdheshë, me shá,
E rrugës, a a'per oborr, porsi bubrrecë,
Ço e rrxo, mbas pulash vrap e vrap me ngá,
Shpergâjt nen stjetull xânë me nji mberthejcë,
Eèn e nusen e dajës s'e kishte pá;
Perse mâ para mïcen m' prush kïsh' lshue,
Se Lali Danit mbrendë në shpi me i shkue,
93,
Por me gjithkta Paloka na erdh mjaft mbarë:
Aj, po, pat vshtír nji herë veç sa me lé,
Se mbasandej u rrit porsi zhavár,
E bukur t' gjatë lshoi hijen permbi dhé.
Sado qi kambët i mbate pak kulár
E hecte rrugës, qyqari, si n' „de-dé".
Veç shka se per kah mendja aj erdh i holle,
Edhe shtatë vjetsh e njitne prindja n' shkollë.
94.
— „Durr" ktû Pegaz!. P'r 'i herë mfaft kem'trokue
E mjaft ketë kangë kem' ndêjë na tuj e tjerrun,
Âsht koha 'i herë, thom, ktü pak me pushue
E m' gêmb lahuten tash per tash m' e vjerrun;
Pse, kshtû pa dá me pasë na trok per t' shkue,
Po drt;e se rrugen mund'mi na m' e djerrun,
Prandej po ïidai'mi 'i herë e at)è ma vona
Ktij shtegu pMp tash njit'mi kaj Elikona.

• * •

KANGË E DYTË

l

Po t'ishe vetë — medet ! — muhaxherim,
Qi fjala nalt me m' mbrrijtë mue atjè n' Tiranë,
Oh! per taman se Qeveris me shkrim
 shqyp a „nashke"'i lutë kjeçë tuj a dhânë,
'Qi, per t' i nzitun t' rit mâ fort n' arsim
E i nám, medjè, edhè Shkodres me i a lànë,
Atjè n'Fushë t'Çelës per báll t' magazes s'Gecit
Nji parmendare ajo t' i a ngrefë Ják Specit.
2.
Ják Specit, po; persé — dritë pasët! — ky Jaku —
Si motit mue m' kanë pasë kallxue do pleq —
Nder kohë kúr ktû sundote enè „felaku"
Mâ t' paren shkollë ky çilka në Serreq;
E pse gjûhë tjeter, per posê shqypes, plaku
Nuk paska dijtë me folë as mire as keq,
Kshtû shqyp aj niska fmin aty me i msue,
Në kndim e n' shkrim edhè n' urti tu' i ushtrue,
3.
Medjè edhè Jakut puna i hecka mbarë;
Pse t1 gjith njata qi ndojn atë shkollë te ré,
Ata te gjith nji herë mbeten Shqyptarë,
Te zott me vjeftë per Âtme edhè per Fé:
Mandej, mâ teper, dolen n' zâ tregtarë,
Qi shokët e tyne n' Shkoder sod s' i ké:
Njata reshperët e mdhej, Muzhâj e Bjanka,
Tê shkollës s' Ják Specit kanë pasë xânë nder banka.
4,
Pra, e marroftë Zoti atë krymbalesh të zí,
Qi, me 'i sý hajn e me nji ftyrë trathtari,
Mâ i pari niska ktû në Shqyptari
Në gjûhë te huej me i dhanun msim Shqyptarit;
Persé, me ditë qi i huej' n' shkollë na u perzí,
Q'm'atë ditë e mbrapa gjâ s'na u dha per s' mbarit!
Turpi na mbloi, harruem besen e vjeter,
E Turq e Grek u quejtme e s'dij shka tjéter.
5.
Aty, po, t' huejët né shpirt e trû na i tredhen,.
E pa kênë t' zott t' mendojm na me krye t' onë,
Si bunga t'kalbta shkuem tue ndjekun rrjedhen
E politikës s' mësuesvet t' patenzonë;
Të cillt per vedi forcat t'ona bredhen,
E me pallavra e rrêna, si gjithmonë,
Na shkimen *n' shpirt çdo idé e ndiesi kombtare;
E nderë e Ätdhé, atë«botë, na i dhamë per pare.
6.
Po, per mâ pak se per nji queil me thjerra,
Na t'drejtat t'ona nder duer t' t'hueyve i shitem;
Edhè na hîni, atë=botë, n' mjes vedit guerra,
E per pa dijtë shka dojshim, m* fyt u njitem
Njani me tjetrin, tu' u dermishë si derra,
Aq sa t' tanë boten me ketë punë habitem;
E persé vehten na mohue e kishím,
As besë mâ bota s' xû' se njerz do t' ishim.
7.
Prandej do t' dojshem vetë qi 'i permendare
N' Shkoder t' i a ngrehë Ják Specit Qeverija:
Këtij udhë-hjeksit t' parë të shkollës kombtare;
Persé, pa shkollë kombtare, prap Shqypnija
Ka per te rrshitë n' errsi të kohës barbare,
Kúr ktû sundote begu e padrejtsija.
M' parim t' kombsis Shqypnija u ndertue Shtet;
Mbi ketë parim do t' ruejë lirin e vet.,.
8.
Qe! qe! Shka vjen e flet tash ti, moj Zanë:
Njípermendare thue m* i a ngrehë Ják Specit...,
Po ti a s'e din, o e shkretë, se shi n' Tiranê,
Nen sý te Kshillit t' Naltë — Toptanit, Pecit,
E nen tureçka t' Deputetve t' anë,
—Me t' cillat kta tue rmue rrijn m' gardh t' kotecit
T' Shqypnís.,. — sod Shteti i ynë lán muej per muej
Rroga e ep qiflleqe per nji shkollë te huej.
9.
Jo qì sivjet, po t' ngrifet edhe tjetra
Me gjuhë e msuese t' hueja, e me 'i fé t' ré;
Persé dikush è paska gjetë nder letra,
—Ftyrgjûhlopa, me gjasë — qi per ketë dhé
Po i'n teper pak ato trí fét e vjetra:
Muhamedan, e katolikë e shkjé;
E se prandej po e lypte e mira e Shtetit,
Me mkambë nji fé te katert prej sivjetit
10.
E kshtû n' motmot e mjera moj Shqypní,
Per t'mbajtë kto shkolla e fjalët per t'çuem në vend
Të Ftyrgjûhlopës — t' ktij pegamberit t' ri,
Qi na ka bijtë, pa e pritë, si kpurdhë n' dervend,
Frank ár do t' lajë nuk dij sa qinda mí',
Ashtû pa dhimbë, si t' ishin gogla a lend,
E jo Vete gjaku i zêmres s' kombit t'shkretë,
Qi me bukë thatë e zbathë e shkon ketë jetë.
11.
Po, edhè pérpara luftet Balkanike
Ne Shqyptarí ka pasë shum shkolla t'hueja
Shkolla italjane, turke e helenike.,
Shkolla serbjane e ...„dijiji" e „kikuja",->(gjuh Hinde)
Per t' rrêjtë Shqyptarët me dokrra politike,
Porsí mbas gjèthit rrêhet yiçi e ftuja;
Veç se, mos tjeter, kombi gjâ s' ka lá,
As kryet aj per kto shkolla s' e pat ça.
12.
Por sod, qi t' 'lire na jem', e per Shqyptar
Vendin e mban edhè 'i muhaxherim,
(Krye moj't, mos tjeter, kur t' marre rrogen ár....)
Jo veç me sý do t' shohim ketë mjerim,
Ke djelm e varza — shpirti i ynë kombtár
— Nder duer te huejve u lshohen per arsim;
Por, shka âsht mâ zí,vetë kombit t' ngratë kto shkolla
Po i duhet sod me i mbajtun m' kambë me t'holla.
13.
Shqyptarë, deh ! ndieni ktû dy-fjalë t' verteta.
Ju vetë, po, vetë peshonie hallin t'uej,
E mos léni t' ju rrêjn do ksulë-shapeta
Rrugaçash, t' msuem me mbajtun shatin n' ujë;
Persé, per Zotin! ka me u marre baketa,
Po nisët prap fmin me i çue në shkollë të huej.
Nuk ka Shqypnï, jo, as Fé s' ka n' Perendin,
Po i lshuet, si motit, nder duer t' t' huejvet fmin.
14.
Po, po, Shqyptarë të mij; ju vetë, po u them,
Peshonie hallin t' uej; pse vetem jue,
Qi s' jeni, jo, si zogu i truem gémb m' gémb,
Por keni tokë e shpí, e dhên e dhi n' katue,
Juve, po, e vetem juve n' shpirt u dhêmb,
Me pasë .— prit' Zot! — Shqypnija per t'sharrue;
Persé Shqypnija per rrugaça â' 'i treg,
E lojë „spathijsh" Kastriota Skanderbeg.
15.
Janë shpirti i kombit djelmt e varzat t' ona:
Prá me sá shpirtin Ishon kush n' dorë te huej,
Aq na kta djelm e varza s' do t' i Ishona,
Sa t' jen te njomë, me i rritë në shkollë i huej'.
Jo, po,- kombtare shkollen sod e dona,
Edhè Shqyptarï t' dhettat do t' paguej
Vetem per shkollë kombtare, e as ky s' do t'lânë
Qi t' huejt pa hiri t' çilin shkollë n' ket' anë.
16.
Fati i Shqypnis sod mvaret per arsim.
Prandej, per n' duem Shqypnín, na pjellen t'onë
Vetë do t' a rrisim, po, nuk ka dyshïm,
E jo te huejt, (qi t' miren s' mund t'na donë)
Si duen me thânë nji palë muhaxherim.
Nji qytetas civil, si t' mêçemt thonë,
Mâ teper se nji pjellë e nanës e e tatës,
Aj, pa dyshim, âsht pjella e edukatës.
17.
Njikjo e vertetë, qi as topi nuk e lot
Edhè Filipit t' onë i kisht hi n' trû, —
Sado qi por kah trût isht' mjaft kokot
E me krye t' shoqes msue isht me mendue
— Pse, kúr Paloka mbushi t' shtattin mot,
Si n' kangë te parë qi un n' varg e pata vû,
Ky, tue dishrue Shqyptár djalin me,e rritë,
Në shkollë t' Ják Specit n'mend e vû m' e njitë.
18.
Edhè n' nji mbrame, atje kah Vjeshta e parë
Po i thotë se shoqes — pshtetë aj bri oxhakut —
Me qepë nu çatë salteri sa ma pare (salteri->abetare)
E skep me skep m' i a njifun nji farë lakut,
Qi t' mujtte djali kraheqafë m' e mvarë;
Pse e kishte n'mend até vjetë m'e çue n'shkollë t'Jakut«
—Të cillit Ják? — tha Dani e prej habijet,
Si ish' kênë tu' e lá, i pshtoi nji gotë rakijet.
19.
— N'Serreq.i thotë Filipi, n' shkollë t' Ják Specit.
—Ne shkollë t' Ják Specit djalin un m' e çue,
E n'dorë m'i a ishue atij farë kastravecit ? !...
I a nisi Dani atë-herë, tu' u surfullue;
E per t' i shtî dísî maraz burrecit,
Nen zâ, si fmija, xên aty me kndue
„A, Bé, Ce, Dé — Ják Speci híni n' dhé !
Tri ditë, tri net: si gomár qi bertet."
20.
E kshtû si kshtêja n' prush ajo tu' u xè,
Edhe me fjalë tu'e therun t'yhojn padé. -
Po ti, pásh Zotin! mendt, po i thotë, kû i ké ?'
A veç se trût kanë nisun n' qafë me t' rá!,,
jo, po, po, dán se katundár ké lé
E se aj yt-àt në Kryeth ndêj qét tue ngá
E gardh tue thuerun deri tash n' e s'vonit,
Qysh se s'merr vesht ti punen e istrucjonit.
21.
Ti jé n' e Lekës, hè i shkretë! e nuk kupton
Se qilivilizue janë sod 'dhe grát,
}o mâ qi burri, po s' pat do i s t r u c j o n,
Po s'dijti t'flasë ndo 'i gjuhë aj jet m' të thát...
Ani Ják Speci djalin po m' a mson
Me folë taljan edhè me kapë zanát,
Aj qi as gomarit s' din t' i nape ujë!...
Jo,jo, se un djalin do t'a njes n'shkollë t'huej.
22.
— Aman! moj grue, i a kthen Filipi i shkreti,
Si i keni mendët ju grát, un nuk e di.
Ju çdo kubel a krap, qi t' qesë kndej deti,
Per profesor e mbani e mbi krye t' ti,
Ju bêni bé, per pa mendue me veti
Edhe ketë qunë nji herë pa e bâ pleqni,
Se prej' shpijet xieren veç bazhgaret
E jo orendit, e rêmet a hambaret.,.,
23.
E pse, prandej, nji i cilli s' duhet gjâ
E as vorr në shpatull s' ká, aj per shpi t'vet,
Besa, pak hajr 'dhe njeti ka per t'bâ.
E dij se ti mue per ketë punë m' bertet,
Por msuesit t'huej un besë nuk mund t'i xâ
Pse, a e shèh nji herë ? sá mire shqypen e flet
Kû atij t'i a levertisë; veç se në shkollë
S'do fmivet shqyp me u folun aj krye=hollë.
24.
Eh! po; ktû 'i dreq âsht mbrendë;por 's dij se cili
Veç shka se faj'n na e kem', qysh se në krye
S' na hîn, se t' huejt janë krejt si kaçamilli,
Qi kahdo t' biejn, shkojn vendin tuj e zhye;
E p'r 'i shtupë letre a nji kalem thkënilli
N' dorë t' tyne fmit i Ishojm. Un kam vû sý
N' shkollë t' ]ák Specit Paloken m' e vendue
Pe due mâ para djalin shqyp m' e msue. —
25.
—Shqyp! Po shqypja shka i duehet? briti Dani...
Hamall, me gjasë, n' gjymryk, dashke m' e njitë,
Qýsh se m' e msue do shqyp... E po kush bâni
Hajre me shqype?... Shqyp ky flet perditë:
Ç' nevojë m' e çue te Jaku a te Hasani...
Shqyp,thotë, m'e msue...Uh! çullja vetë, ç'kam pritë
Me pá!.., Sí tash?... Ják Speci, me zdralê m'qafë,
Mue — qyqja! — djalin n' thuper m' e m' a rrafê?!...
26.
Këtû Paloka, i cilli dér m' atë ças
M' njanë skèj te voters rrite e hate pshesh,
Kúr t' u permendë ndien thupren, u perplas
E si kulim i keq aj xû' e u kervesh
E pshesht prej gojet tuj i u derdhë mbi tas,
Me 'i zâ si viç, qi me t' tingllue në vesh,
Me kjá i a nisi t' madhe: — Nânë, moj nânë!
Jo, jo nuk due, nuk due, un shqyp me xânë. —
27.
Jo, jo moj djalë, mos kjáj! i thotë e âma.
Nuk e lên dada baben me t' msue shqyp:
S'âsht shqypia per zotni: âsht per harama,
Per malcorë, per hamaj, per ndo'i magjyp;
Pse per reshperë, korcllarë e per madama.
Besa taljançja vetem hin n' kallyp.
Po, dada tý tash t' çon me xanë taljan,
Me m' u bâ — ishalla ! ~ konsuli me n i s h a n, —
28.
E tu' e marrë ngrykë e çon në shtrat me fjetë.
Filipi i ngratë atë-herë i uli veshët
E mbet pa zâ. N' njanë brryl si kisht' zatetë,
Äi mashen kapë në dorë, e, si pa deshtë,
—Si shpesh ndodhë nierit kúr me mend aj tretë —
Po nisë t' bâjë kryqa m' hî. Mandej, tue dreshtë
Se e shoqja e sheh, prap mashen e lshon dore,
Tue fshê: — Shka t' i bâjsh pûnës: forza maggiore.
29.
Kaluen dhetë dit a 'i javë, mire nuk e di
—Se mâ punët t' gjitha as un s' mund t' i mbajë mend. —
E 'i shkollë e hueja llajkat çilë per fmí
E nisë me i shkruemun xânsat rend per rend,
Dani, edhe, atë ditë, n' mahramë e n' degermï,
E si qi shpirtit hî ajo i kisht' p'r 'imend,
Me kapolë te japanxhes der n' sý lshue,
Po bjen Paloken, xânës n' atë shkollë m' e shkrue.
30.
Aty bedeli e pret me shum fjalë t' mbara,
—Eh, zojë? shka deshtë? — i thotë me 'i zâ si t'holle.
È Dani djalin tuj e mbajtë perpara,
—Kam ardhë, i thotë, me njitun djalin n' shkollë —
—Ani, mire fort; ashtû .t' u dhashtë e mbara
I a kthen bedeli, qafen shtri si bollé;
Perse nji shkollë ma t' mire se ktê s' e ké
Si per mësim e rregull, si per Fé.
31.
Per Fé, besa, lum motra, po; pse Feja
Asht njajo, per te cillen njerzt n' ditë t' sotit
Kanë shum nevojë, mbasi n' kto kohë te reja
Elè mâ t' rit — kanë lânë rrugen e Zotit.
—Çullja! se shka po shohim... S' dij si rrfeja
S'na gjuen per s't'kthiellt — i a priti Dani.— Motit
S' ka kênë jo puna kshtü: jo qi po jemi
T' kahershem fort e pa na shum po kemi,
32.
Por kshtû, s' ka bâ vakí, Kanë dalë qemeri
Varzat — kto kjoshin qyqe! Me 'i gjysë polit
Çarçaf e nji pllambë bohçe, 'i vajzë reshperi
Ka per t'i rá Fushës s'Çelës e Gjuhadolit,
Tash ndal para dugajës s' ndonji berberi,
Tash qesh hî- hî! - ha - ha! pa farë konirolit,
Thue se s' kanë nana per t' u vojtun pas:
Ä por: bân nânë se t'gjas, po, e'i kamë t'a rrshas.
33.
- - Njashtü, pra, deh! moj loce, po i tliotë Danit
Bedel prap. Veç shka âsht, po, zí e mâ zí,
Sod djelmt janë çoroditë, Rrêjtë prej shejtanit
—Po, eh u djegtë n'férr! fshènï Dani — do djelm t'ri
Janë kapë mbas punës s' Atdheut, mbas punës s'vatanit
—Shka don me thênë me shkue me shokë të kqi!..—
E duen Shqypni: kinse me dalë na m' veti
E ktû mos me sundue mâ as Krajli as Mbreti.
34.
Nji punë qi s' bén. Per me sundue nji vend,
Si fmivet shpesh mësuest u a thonë në klasë,
Duehet me pasun pare e njerz me mend:
Shka per Shqyptarë kurrkund, besa, s' ka gjasë.
Ktû i hueji veç me pasë per t'ndreqë ndo 'i send
Por s'dij a nafakë ndo 'i herë kemi m'e pasë.....
Pse, sá per né, m' a xên ti besë, lum motra,
Vrik qyqia e zezë ka per t' na kndue ke votra, —
35.
—Njekshtú:a ké ç'ndien? tha Dani. Edhe un n' pikë
Kam rá me burrë, perse edhe ktij m'i asht bè[t* hallit
Mendja Shqypnì — mâ e mbramja birë kavallit,
Äs? — edhe djalit ky m' i flet pa prâ
P'r Atdhè, a shka i thonë, e gjuhë. Ti shporru shnjallit
I thom shum herë, se, s h q y p j a s'duhet gja.
Por kot; se aj thotë, qi fmija shqyp duen msue,
E un tinzi tij ktû djalin e kam prû.
36.
—Mire fort ké bâ, i thotë bedeli atë-hera -
Shqyp ? po mirë, shqyp; por m' thuej: sá pare bân
Shqypja ?.., Qe, prá... s' po ká i h t i b á r, e mjera.»,
Se, po, me kênë... si thue, a ll a h i l e, Dan?...
Jo, po, n' t' qitët rasa, fol me shoqe tjera
Qi ato, edhe, fmin t'na i çojn m'u a msue taljan;
Perse, po s' xû taljan, s' bân hajr, jo, fmija,
E as baltet s' skapullohet kurr Shqipnija.
37.
—E po me pasë, po e xêmë, Nemsja per t' ardhë,
Si thue, i tha Dani, puna kisht' per t' dalë? —
—Kishte per t' dalë me nám, per faqe t'bardhë,
Si tu' u perdi bedeli i thotë kadalë;
Por drue se n'dhamb kurr s'do t'na bijë kjo dardhë...
Itale a Nemse nja per nja êsht kjo fjalë;
Veç mjaft qi në ketë dhé te vijë nji i huej.
Mbasï na as vedit gja s' i duh'mi, as kuej. —
38.
E ftyrës mande j Palokës kalecë tu' i rá,
—A do me xânë taljan ? n' smunim po e pvetë,
Taljan, qi 'i gjuhë me t' bukur n' shekull s' ká ?
Paloka, kryet per t' amen aj pështetë
E andej e kndej me bark tue luejtë padá,
l a kthen n' lastim: — Due me u bâ konsull vete.
— Po, me nishan, tha Dani. Por do xânë
Taljançja mire, ashtû si n' shpi t' kam thânë.
39.
Kúr, qe, i a behë Drejtori. Kthelltë ky 'i herë
Danín pershndetë; mandej prej florit xirë
E permbi tryezë i hapë dy a tre tefterë,
E, mbasi shqyp nuk dijte as keq as mire,
Neper bedal, qi hû kish' ndêjë në derë,
Me rend atë-botë ky Danin pvetë per t' bír',
Per emen, fis e moshë e ç' lagjet ishte,
E se sá polash brandavekët i kishte.
40.
E kúr të tana i shtini rresht n' amtore,
Danit i thotë atë-herë me kthye në shpi,
E vetë Paloken tuj e kapë per dore,
Tu' e marrë me t' mire e ashtû aj me dashtni,
—Pse 'i herë ky nisi t'kjáj — e çon n' msojtore,
Kû me 'i herë msuesi atij i vên leçi
Mos me folë shqyp e mos me u quejtë Shqyptár
Pse, ndryshe, i thotë, se kishte per t' a mvár,
41,
E, mbasi i bani vend atje n' nji skâj,
Krahas me dy rusnjanë — dy grêtha, t' gjallë.
Qi s' iêjshin n' paq as msues, as kalamâj.
Poshtë e nalt klasës mësuesi tuj u tallë,
Si isht' kênë tue folë p'r Itale e p'r Italjâj
Kür mbrendë hîni Paloka, me shum mâllë
E — si i Shïrokas m' rrem — tue dhânë me duer>
Prap aj mbi atë punë me bisedue kshtû muer;
42.
— Kshtû, prá, si u thaçë, atje n'itale dielli
Shkelzen mâ bukur se kurrkund n' ketë dhé;
Atje, dhe, po, mâ i bukur lulzon Prilli
E janë mâ t' kjarta kroje e lume e shé;
Porsi pasqyra kthiellet atje qielli,
E as dimen t' ngrit, as verë te thatë nuk ké;
Por nji prendverë e kandshme âsht tanë motmoti,
Si qi parrís Italen falë ka Zoti.
43.
Manqej Italjajt janë fisi i pare mbi tokë.
Na, po, jemi njata, qi qytetnue
Boten e kem' e dije i kern' shtî n' kokë.
Dante, Petrarca, Arioste e Cimabue,
E Buonarroti e Vinci, me tjerë shokë,
Taljaj kan kêne, e as kurr 's kanë me u harrue;
Por edhe trim në luftë âsht Italjani
Pushka s' e trêmë, as nuk e trêmë tagani.
44.
Deh! scuoteteoi, zucche; che di gioia
Ne ho pieno il cor, Su, su, tutti gridiam:
Viva t' Italia! e viva pur... — — Kolë Ndoja
Zotni, m' gerget e don me m' Ishue nen shkam
— Briti nji fmi, shi atë herë, po, kúr Sheboja
Me thânë desht msuesi.—Shuej, bre zâ'n, po t'tham,
I u germush msuesi, atëbotë; persé në bâsha
Me u ardhë atjè, po u ndrydhi si dy bràsha. ~-
45.
E tuj i u avitë: — Shka ké, Tefë, qi bertet? —
—Besa, zotnï, Kolë Ndoja rri' tuej m' shtý' —
—Jo, pasha Fén, zotni, ky vete gerget
Njiherë, mandej m' thotë mue, Ky vetë m' ka frý
Ne vesh mâ para — Jo, zotni ky m' nget
Para, tha Tefa. — A din- shka, Kolë? t' shoh n'sý
Te ti ké faj mësuesi i thotë, Xên vend.
Se per ndryshej, t' a dijsh, t' vjerri p'r 'imend. —
46.
— Po, mue veç me m' bertitë... atë-herë tue kjá
I a nisi Kola, e Tefës kurrgjâ s* i thotë,
Qi 'i ftyrë te Skanderbeut me vedi ká...
— — Jo, jo, zotni, — tha Tefa, e nen mallotë,
Kah desht me e mshehë, figurja m' tokë i ra.
Vrâ vetllash msuesi e n' ftyrë kuqë si karrotë,
Tu' e marre figuren n' dorë. — Ah!, bre kulim
Shk' âsht ky mjekerrskjap? — po thotë me idhnim,
47.
S' âsht mjekerrskjap, zotni, âsht Skanderbegu
— Pergjegji Tefa atë herë. — Po, mjekerrskjap,
Mjekerskjap, po t' thom un; por tash i a djegu
Vete mjekren ktij, mos druej. Veç ti bre krapë,
Si ké guxue m'e prû ktû n'shkollë? Ç'thotë rregullorja?.
N' t'a pasha ketë surrat n' dorë prap
T' a dijsh se jashtë si qênin kam me t' qitë
— I foli Tefës mësuesi tu' i bertitë.
48.
E figuren tu' e bâ thermi - thermi
U thotë mande' :—U kam thânë kah dit e mot,
Se Âtdhé nuk due me ndie kërkú as Shqypni,
As êmnin Skanderbeg, as Gjergi Kastriot.
Ktü kemi ardhë me xânun gjiuhë e urti,
E jo Shqypni. U marron i madhi Zot,
Me bâ me u ndie se fiitni punë Atdheut,
A, punë lirije, a punë tê Skanderbeut.
49.
Si s'u vjen marre, s'dij, me u quejtë Shaýptare?
Ju, qi nuk keni gjuhë as s' keni dije,
Qï t'parë e t' mbram, te gjith jeni barbarë.
Kú duel nji nieri i mêçem prej Shqypnije?^
Ani ju me na u mbajtun atdhetarë,
Me 'i gjysë opange m'kambë e 'i zhel per ije!...
Jo, po: ju njerz do t' bâhi a dini kúr?'
Kúr t'vijë Italja ktû e t'u shtrojë ure. —
50.
E kshtû, tu' u endun shkollës poshtë e perpiet:
Tue shá Shqyptarët, si t' krishtêne,si turq, si shkjé
Para Palokës po vjen ai me zatetë,
-Habitë i cilli, s'ishte as n' qiellë as m' dhé.
E, si tue qeshë, — Shka jé, Polokë? -- po e pyetë,.
-Ê?... i a bâni'Paloka. — Po; shka jé?
Tha msuesi. — Kush? ~ Shka jé ti? — Un? — Ti, po —
Shqyptár, zotnï. — Mos thuej Shqyptar, jo jo„
51.
Asht keq me thênë Shqyptar; thuej jam Shkodran
I foli mësuesi atë-herë. E, si tue qeshë,
Xên prap e i thotë: — Shqyptarë a e din kush janë?
Malcorët e katundarët, ata qi veshë
Kanë tirq e opanga, — Baka, prá, m' ka thânë
Se jam Shqyptár, tha Loka, a veshë a zdeshë. -~
-Baba s' din gjâ, n' idhnim i a priti msuesi;
Prandej le t'shkojë me u vjerrë n' çekerk te pusi. —
52
.. E mâ e mâ ai deshti me bisedue,
Por rá kumbona e s' mujt me folë mâ teper,
Pse shkolla u dá e fmit i u desht me i lshue,
Te cillt, po t' dalmen jashtë, u bâne leper,
Në shpí te vet seicillí vrap tue shkue,
Kush ka' Arramadhe e kush kah Rusi i eper.
Edhe Paloka u nis atë'-herë kah shpija,
Gjatë kraheqafë vjerrë çâten vija~vija.
53.
E kúr i ati n' shpí kthei prej Pazarit,
Paloka, çâten kraheqafë prap mvár,
T'tanë shend e verë,ke n'shkollë kisht'hi aj s'parit,
Ke dera e pret e i thotë: — Un s' jam Shpyptár:
Un jam Shkodranë. — Po cilli zog gomarit,
— I a pret Filipi (vetllat kthye kular)
— T'ka thânë se s'je Shqyptár? — Sod msuesi n' shkollë,
Tha Paloka: ai trimi i gjatë, krye-tollë. —
54.
— Po e dij, po e dij, eh Zoti m' a marroftë!
Filipi i thotë; veç, besa, or biri i êm,
Aj lypë dajak, kushdo e kahdo qi kjoftë,
Pa e pvetë aspak, kû i djegë ase kû i dhêm,
E shtjeim e jashtë, ati udha e mbrapshtë i voftë!...
Por, prap po thom, se faj'n na vete e kem'.
Na, po, qênat Shqyptarë, qi s' dijm me kênë
As t'onët, as t'huejt, as muamedan, as t' kshtênë. —
55.
Kshtû tha Filipi i ngratë. E mue kjo fjalë
Po m' duket kaq e kthielltë e kaq me vend'
Qi ktu Pegazit trokun due m' i a ndalë
Edhè ketë kangë m' e sosë, per t' u lânë rend
Lexuesve t* mi, qi ata edhè per kadalë
T' a rmojn ketë fjalë e t' a peshojn me mend:
Pse, si mos t' dijm me kênë Shqyptarë as t' huejë,
Mendja t' a thotë, se gjâ s' i dueh'mi kujë.



 




 

 

           

© gusht.2004 by " www.malsia.eu®