TATARI I DIPLOMACIS

(1911)

l.

Ait latro ad latronem... Ecclesia

LETRA E AERENTHALIT
Nr. 23758
WIEN, 3 Shtatuer 1911
Ekscelencës s'Tij Haki Pashës
Sadriazemit te Turkis
CONSTANTINOPLE

I dashtuni Kumbarë,

„Hajde, hajde, Ali Dervella:
Po kush t' shtini n'kto punë t'kthella?"
Ka pasë kndue nji burrë shqyptár..,
Niç po t' thom, more Kumbár,
Se edhè ju, me ç' jam tue pá,
Keni hî nder do punë t' mdhá,
Qï kurrkund nuk u shoh vá.
Keni hî me tredhë do qên
Kû n' Shqypni e kund n' Jemen,
Qi kujtoj se n' ndo 'i farë feje
S' rrijn pa u qitë shum t' çame kreje.
S'mirret sheklli „hue e bue",
Si tash vonë keni fillue;
Pse, besa, tash xênï m' thue.
Pale ktû! kü je me mend?
Ep lirìn nji herë per vend
E mandej rrih gjinden m' shkop
Edhè vari nalt, m' konop
Ashtû pezull, porsi zhaba,
Thue se poplli âsht mish per krraba.
Jo, qe besa, lum Kumbara,
Kshtû nuk shkohet, jo, perpara:
Pse kushdo qi mbjellë duhi,
Aj veç korre breshen e shi,
Si ka thânë nji fjalë e vjeter,
Qi e kam gjetë t' shkrueme m' nji leter
E si mundet me t' kallxue
Durgut Pasha — mende-hû,
Qi ketë punë e ka sprovue...
S' hecë „lirija" me kopalla,
Me „felakë" e me „inshalla";
As nuk qitet n' punë „vllaznija"
Veç me surle e lodertija,
Si kujtuet ju sod tri vjet,
Kúr patët dhanun qatë „hyrrjet",
Qi çoi peshë te tanë Europen
E qí drue mos t' u bâjë gropen.,.
Pse „Lirin" — mos m' merr inát —
Drue, s' e kishi fort zanát.
Per „Liri", mor' t' paça shndosh,
Duhet shkollë, punë edhè grosh,
E jo dokrra t' thata e llafe,
Fuf m' „nargile" e rri e pi kafe:
Pash e m' pash endu sokakut,
Hidh fistanat, bjer mustakut,
Kin' jam beg, kin' bylymbash —
Turk, shyqyr! e din-kardash...
Nuk âsht mjaft, jo, me kênë turk>
Me vuû fes e me veshë qurk
Per mandej me u bâ terfurk,
E me bartë veç per shpi t' ande.
Eh! ketë punë gjithkujë i a kande;
Por „hallbu" qi gjindja e huejë
S' t' lâjn gjithmonë me mifun n' ujë,
Edhè t' marrin rrokopujë...
Mandej duhet t' ju hijë n' kokë,
Se pa u bâ vllazen e shokë,
Se pa u matun me 'i kandar
Si t' papasun si bujár,
Si turk dinit si t- Krishtênë,
Kurr ju t' fortë s' keni me kênë.
A jé turk? ti shko n' xhami
E aty rri "abah~jaci",
N' daç ndez qiri, n' daç ndez pishë.
A jé i kshtènë? ti, atë-herë, shko n' kishë
E aty rri tue thânë uratë
M' kumbonë t' nades dér m' mjesnatë,
N' kjoftë se s' t' duket teper gjatë.
Por, si t' dilni nji herë jashtë,
Aty vien — vrae Zot! — me u dashtë:
Vien me u dashtë si vllau me vllá
E me kênë mollë e pa dá
N' daçi ju me dalun t' fortë.
Ndryshej bânï ujë me shportë,
Pse me 'i zungth nuk tieret tortë.
Po, do dijtun lum zotnija,
Duhet dijtê, po, se „vllaznija"
S' qitet n1 popull me kargija,
E me topa e me konopê,
E tue rrahë gjinden si lopë:
Tue rrahë burrat me drû lisit,
Kin' me i bâ te gjith t' nji fisït:
Nji punë kote e e pa temel,
Qi kurr n' pah ajo s'u del.
Kû jé ti?... a i thohet kujë,
Me ndrrue fis per hater t' uej,
Porsi t' isht' gjaku veç ujë?...
Kur t' gjith popujt e Turkis
T' a mbajën iigjen e mbretnis
Ëdhè t' apin pagë e t' dheta
E t' bâjn mbretit „t' u ngjatët jeta",
E t' jén gati zot me i dalë
Atdheut t' vet me arme, me fjalë,
Un kujtoj tievojë nuk ké
Me shtrue gjinden rrafsh per dhé,
E mande j me i rrahë m' drû lisit,
Per me i bâ perdhunë t' nji fisit.
Pse s' âsht gjaku veç n' ketë tokë,
Qi na bân vllazen e shokë;
Por âsht pûna edhè tregtija,
Besa, feja e historija,-
Janë kujdeset e rregllueme
Me interese te bashkueme,
Qi e bajn popllin me kênë vllá
E me u mbajtë mollë e pa dá.
Prandej thom, mor' t' u ngjatët jeta!
Shporrniu sod do punve t' shkreta:
Léni gjúhë, lêni alfabeta,
Kapni punë, kapni tregti,
Kapni shkolia e ditum',
Çilni rruga e hekurore,
Ngrifni ura e avullore,
Per me lidhë vendin me vend,
Edhe zyret vênt n' rend;
Pse, pa rend edhè pa rregull,
Ka me shkue Turkija shrregull —
Si t' i a apë ndokushi t' shtýmen
Der qi 'i ditë t' i a xajë aj frymen
E t' i a marre krejt mendët në kokë,
Tuj e Ishue pingul per tokë.
S' mkambet Âtmja veç me „ïrade",
Me „Metinga" e kallavrade:
Por me punë e dituní,
Por me rregull e "Vllazni",
Me "liri"e „parasi ,
L i b e r t é, Fraternité
E ajo e treta: E g a l i t é ,
Qi jú n' vesh fort mirë s' u bje,
Por pa t' cillen gjê nuk ndreqet
E âsht rrezïk jú me u kputë leqet
E me u mbetë nen bark samarï,
Si qi fjalë e la Shqyptari.
Por prap ktü un, or' t'u ngjatët jeta!
Due t'i tham dý fjalë t' verteta
— Mbasi, tash, ju ndrruet zakonin
Edhè vût Konstitucjonin,
Ju do t' shkoni fort me mend,
Tue takue, po, per gjith vend,
E tue mate, tue pré me arsye,
Punen fjalve tu' u a pelqye;
Persé ndryshej shpeit, qe besa,
Kanë me u,-bijtë fjalë e ngatrresa,
Ndiej, zotnf; pse s' flas pa hiri:
Turqt lirïn aq fort '-per „piri"
Nuk e kanë, e sheklli mbarë
Juve u mban per njerzë barbarê:
Njerzë me djegë e me rrenue,
Me vrá gjind, dhén me shkretnue,
Si atà Arment mujn me dishmue...
Qi ju faret qitë i kini,
Prandej vshtirë se ju do t' dini
E as nuk ká si u vjen per dore
Me sundue kombet lindore
Per mbas ligjve prendimore.
Kur xên nieri 'i punë te ré,
Per te cillen mos t' két lé
E qi t' Parët s' i a kanë punue,
Rrallë se jet aj pa xânë m' thue,
Po nuk shkoi fort tue takue.
S' di a e din ti prallen e ukut?
Si i vojt koka n' hall t' kokrukut
Edhè thartë u da aj me 'i kál,
Kur nallban desht me na dalë?
Kur e qiti atê neshtrasha
Me hjekë thumba pa „javasha"?
— Dikur motit, n' breshtë t' njaj malit
Ujku ngusht paska pasë ra,
Edhè kaq e lodhka zija,
Sa qi t'mjerit prej gazepit
Bâ i kênka barku petull:
Njitë kerthiza me kurriz!
„Si t'i a bàj e tek t' i a bàj?"
Xên e thotë vedi me vedi;
"Se ktû n' mal shka hâ s' po kam;
Me rá n' fushë, e dij se m' vrasin:
S' m' ká mbetë tjeter veç me dekë.
Si mo' Zo' mâ keq per mue! "
Kshtû me vedi tue ligjerue,
Xên e thotë qatje t' e vona:
„Dekë se dekë, as t'bijë 'i herë n' fushë
E t' provoj palè a m' hecë zari.
Me ndeshë kund m' ndo 'i gjâ te gjallë?,.»
Paj: ti luej, nafaka luej,
Ka pasë thanë dikur nji 'i huej.
Shum me thênë, paskan per t' m' vrá
Mâ mire vrâ se me dekë uni."
Kshtû ma ujku, e atje pre; dritet
Xên e ulet poshtë ërrmores,
Currue veshët, kokerrdhocë sýt,
Palè a ndeshë kund m' ndo 'i shkerbé,
Palè a shef hasem perpara.
Edhè kshtû, tue shkue me beh,
Tash ngürro, tash hapin theke,
Kur ka bê dielli me lé,
Aj i a behë m' nji rrash te blerë,
Kû kisht' pasun nji livadh,
Anekand vallue në gardh;
Aty mbrendë ishte nji kál
Tue- kullotun neper bár.
„T' punoftë bafti"! Ujku i a bâni,
Edhè „fring" shkapercen gardhin,
Fill te kali edhé ká shkue
E ï ka thâhë në gjûhë te vet;
••— Nadja e mirë, o i biri i atkinës" —
••— Mire se vjen, cubi i çetinës.
 ké mujtë? si jé? kû jé?
Si e ké shkue. motin n' atë dhé? —
—-I a kthen kali me njerzì',
— Besa, keq e si à' mâ zi,
Po nisë ujku me i u ankue;
Se atje n' mal shka hâ s' po kam,
Me rá në fushë, disì s' m' a kande;
Pse atà njerzit — dalshin fare! —
Dishka xheng kanë kapë me né,
E s' po lânë, Jo, me rrnue, gjallé.
A e xên besê? janë rrash pesë dit,
Qi s' kam qitë gjâ pertej fytin."
-•- — Tash pêsë dit qi nuk ké ngrènë.,.
Mo', bre burrë! shka jé tue thânë! — —
Po xên kali me i kjá dertin,
Me i kjá dertin ujkut t' malit...
— Pra, Vallahi! 'i fjalë s' t' a rrêjë, -
Po i thotë kalit ujku i malit,
Edhè jam, po, kah des ûnit..,
Sá qi, bilë, n' daç m' e dijtë,
Jam ngushtue me t' hanger tý.
— Kali, atë-herë, friget u dridhë:
— — Si, bre burrë, po don me m' pré?!
S' t' kam bâ faj kurr 'se kam lé — —
— Jo, jo, faj ti mue nuk m'ké,
Prap po xên ujku e po i thotë
H as nuk kam un me tý inát;
Veç se m'ndodhi barku thatë,
E kjo èsht mjaft, kujtoj, nji arsye,
Per me t' ngranë-o uku tý. — -
•- — »Pra, qe besa, mendoj kali,
Ka vú mend me m' prishë ky djáll."
" Ashtü ndêjë aj tue mendue,
Dishka n' mend po i bjen nji fjalë,
E i thotë ujkut:--- -- A din shka,
Ti lum ujku? bota mbarë
Tý të mban se jé gopçar...
Edhè jé, po, s' ké shka thue,
Per ketë punë e dij se mue
Ké me m' ngranë kshtü gjithsi jam:
Vithe e krye, e plandc e koshë;
Edhè thundrat... po, edhè thundrat,
Si gopçár qi falë t' ka Zoti
Mirë, po thundrat janë me thümba:
Prandej thümbat kur t' biejn n' plandc
Bytyn zorrët kanë me t' i shkye,
Edhè fill ti ké me dekë.
Tash mbasi mue m' ardhka „egjeli"
Me sosë jeten nder dhambë t' ú,
Ani shka: shka t' i bâjm punës?
Por, pse t' desish ti, s' e dij...
A din shka? m' shkul thümbat para,
Tue fillue kah kambët e mbrame,
E mandej n' daç m' fal, n' daç m' ha,
Gjithsi kênë te két „kysmet"
Me i mbarue — ofshe! — ditt e mija. —
— Nuk thue keq, i a bâni ujku,
Jo; ket fjalë e ké me vend...
Bre, sa mire m' a qite n' mend,
Se un kam kênë tu' u marre krejt m' qafë:
Thümbat n' bark m' kishin rrenue...
Thue, ktej mbrapa me fillue? —
— — Po; pse puna t' del mâ mbarë, — -
Po i thotë kali, e me bisht t' sýnit
Rrin e e kqyrë si nper terthuer.
Ujku mbrapa, atë-herë, i u suell;
Kin' po nisë thümbat me i shkulë,
-Por, kur bâ ka me i u hullë;
Kali aty shpejt i rrin gati,
„Tang" me'i shtjelm i a njet shi m'kokë,
Edhè e hjedhë palmuç per tokë.
Atë-herë m' t' katrat vrap âsht lshue,
Tue turfllue e tue hingllue,
Dér qi vojtë ka e hî n' katue.
Qatje vonë ujku po çohet,
E tu' e shkundë kryet disa hera,
(Persé randë dishka po i vite,
Si t' kisht pi nja trí okë musht,)
Xên e thotë vedi me vedi:
— Ah! i a bâsha edhe i a kthesha...
Mirë m' a bani i biri i atkinës,
Qi m' i a hoq atë shtjelm kaptinës...
Palè ti... kû jam me mend?..,
Un kasap, baben kasap,
Dána prekë s' kam se kam lé,
Dreqi m' çon me u bâ nallban,
Me hjekë thümba pa „javasha"...
Kshtû tha ujku e n' mal u kthye,
Barkun thatë, rradaken thye.
Niç... po din kû due me dalë.
Pra, mâ andej s' po tjerri fjalë,
Veç po t' tham: kush shkon kadalë,
Shndosh e larg aj ka me dalë.
• Pak mâ gjatë do t' kishe shkue,
Por pangaeshim kam qillue
E po e lâ per nji ditë tjeter.
Veç tue kênë na miq te vjeter,
Nuk po m' xêhet vendi vend,
Pa t' a shtî edhè 'i fjalë nder mend.
— Kuer rát n' godi me Mbishkoder,
E dhát fjaten ju me loder,
Se, posë tjera punësh, Stambolla
Ka me ngrehë n' Malci do shkolla:
Shkolla shqyp, taman kombtare,
Me program te gjûbës shqyptare.
Âllahile, tash po t' lutem,
(Pse pshtjelïimeve un u tutem)
Mos e qit ketë punë n' harresë
T' mos na i bijë ndo 'i zavall kresë.
Plot me shpnesë se s' ké me u ïdhnue,
Per kto fjalë qi ktû t' kam shkrue,
Po t' uroj qi punët t' shko'jn mbarë,
E t' dishmohem per Kumbarë.

AERENTHAL m. p.
KanveSjeri i Monarkis s' Austri-tlngans

II.
LETRA E HAKI PASHËS

Nr. 49

KOSTANTINOPEL, 12 Shtatuer 1911



Ekscalences së Tij Aerenthalit
Ministrit t' Pûnve /' Perjashtmeme t' A.-U.WIEN

I ddshtiini Kambctrë,

T' u ngjatët jeta lum kumbara,
Per njato kshille te mbara
T' cillat ti, si mik i vjeter,
M' i dergove n' javen tjeter
Varg e vister rreshtue m' leter;
Pse prej tyne vetë kam pá,
Se t' kam mik, e se pá dá
Ti mundohe per t' mirë t'onë,
Si mundue je kênë gjïthmonë.
(Anllijorum maksadin
Jilik etmekdir bize
Vakif dejlijm sanmajim
Çakdekberi sizlere
Gjeçi meshburum bugjun
Dost dimekdir sizlere
Çyn zamandir dedirten Myshfik daji ajije.) *)

1) Si mundohe ti per né,
E di mire, pse t' njof kush je.
Po t' tham mik, pse s' kam kah mbajé,
Qyshê se derri do tbirrê dajë....
S' jam tue mujtë un ktû m' u ndalë
Pá t' i shkrue miqsisht dý fjalë.
E vertetë, po, lum Zotnija,
Se me ditë qi âsht dhênë „lirija",
Na kem' shkue hallakatrum,
E se bâ nuk kêm' pûnë shum,
Per m' i u dhânë mbretnis e mbara.
Por se shka, do vrojtë mâ para,
Se n'tri vjet — me gjith h y r r j e t ,.
Pûnê e vshtirë âsht me pertri
Nji katund, jo mâ 'i mbretni.
Kû gjithshkafja sod asht mangut,
E kujtoj se per sherr t' Frangut,
Qi gjithmonë na u gjetët ju dreq,
Tue kerkue halen n' perpeq,
Veç per me na shti në t' keq.
Po, per t' drejtë, e kam pa qeshë,
Pak si fort na jeni veshë,
E s' po e kam, jo, per me t' fye,
Por s' po lêni me çue krye,
N' rraqe t' ona tu' u perzi,
Thue se u vûni kush vasi
Permbi Turq e mbi Turki.
Me ketë punë, besa, kumbarë,
Ju na bât shpirtin gomárë,
Vjen nji Grek e na jet m'qafe
Me na mbytë e me na rrafë:
Na edhe e presim gjithsi e lypë,
Hundë e buzë m'grusht tuj i a shtypë,.
Edhe i hïjm perdhûni n' vend,
Ju m' atë herë, mblidhni kuvend,
Kush nji fjalë e kush nu send,
E le fundi, mos me e ngjatë,
Jo veç rrijm na me duer thatë
E me. rrome jet Hamiti,
Por, mà zí, na shkon Gjiriti.
Mbasande.j, nuk ké nevojë
Me t'a xânun tash un n' gojë,
N' Maçedone shka kem' hjekë,
E sï aty na keni rrekë;
Pse ketë pûnë ti e din fort mirë:
Vetë kë luejtë aty jesirë.,,
Duem me vû ndo 'i ligjë té shkretë
Per gjymryk, per ndo 'i te dhetë;
Qe me 'i herë ju çoh'ni m' kâmbë,
Njani: e lâm, tjetri: s' e l â m:
Nja bje thûmbit, nja patkonit:
Nja qet shkajk Konstitucjonït:
Kush pûnë feje, kush atdheje,
Ele fundi, pa asnji rruzë
Jet s e n d e k u, bâ filuzë.
(Por se shka, sa per pûnë feje;
Berqavers, besa, prej teje,
Pse kurdo ndo "i pûnë ka ndodhë,
Per ndo 'i Kishë, a per ndo 'i shkollë
S'e ké tjerrë bash teper hollë;
Por ké qitë t* dy veshët në lesh
E ké ndêjë tue rrasun pshesh,
Pa na i qitun zavall krës,
Ne mos tjeter per pûnë i'fes,}
Kshtû, prá, tash, mor' lum kumbara
Si thue ti mund t' shkojm perpara,
Kur né t' mjerve na kapë friga,
Me na krisë m' içardak karriga,
Perse druem, se m' ndonji fé
Ju pushtetet europé
Gjêni shkajk me u kapë me né?
Pasha buken kallamoqe,
Njiksaj pûne s' i shoh shoqe,
E veç Zoti, po, e bâfte mirë,
Se manà kem' mbetë jesirê.
Por ti m' thue, morè Kumbarë,
Se pûnet t' ona s' hecin mbarë,
Pse na Turqt po ishim barbarë:
Njerz me djegë e me rrenue,
Me vrá gjind, dhén me shkretnue,
Si m' Armen qi kem' punue.
Se per s' mbari kto punët t' ona
S' kanë hecê heret as n' e vona,
Kjo âsht nji fjalë,qi, mue me m' pvetë,
Kish'.me thânë se âsht e verteté'
Vetë as mohit nuk i bi,
Se na Turqt kem' kadimi
N' luftë me djegë e me rrenue,
Krena njerzish me krekcue,
Me plaçkitë, dhén me shkretnue;
Veç se shka, ti, lum Zotnija,
— Po nuk rrêjti Historija
— As ju Europa s' po ishi ki|a;
Si me thânë, krejt njerz esnafë,
Qi kurrkujë mos me i mbetë m' qafe,
E as me vrá e as mos me pré:
Me 'i kandár me shitë, me blé;.
-Me mbajtë besë, me mbajtun fé:
Gjân e huej mos m' e rrembye:
N'lot e n'gjak njerzt mos me i zhye.
Jo, po, besa, mor' Zotni,
Me gjith dije e qytetní,
E me gjith Egalité,
Liberté, Fraternité,
Qi ju zot u kini dalë,
Doren kurr s' e kini ndalë,
Veç se bâ kini perore
Gjithshka ju u ká ardhë per dore,
Pa kqyrë mjet, pa kqyrun mnyrë,
Moshë, gjini pa vrojtë, as ftyrë.
Po i lâmë m' anesh punet e vjetra,
Se shka né na kallxon letra
Per Romak e per Teuton,
Gal e Kelt, e Anglo-Sakson;
Por po e xâmë prej Moshe s' Ré,
Per me pá sa gjak mbi dhé
Ju derdhë kini, e sa njerzis,
Kobe i suellt n' hije t' „liris",
Sa me bindë Turqt e Azís.
Qe, hji herë e pikë mâ e para
— Por, aman, ti, lum Kumbara,
Mos m' u idhnò — n' ate Amerikë
Mbarë nji kombë ju keni fikë,
E as s' âsht gjetë kund Tamerlan,
Qi t' két bâ mâ shum zijan,
Sa bâ kanë mbi t' shkretët Indian
T' Amerikës Spanjolt e.... Inglizi,
Qi sod mbahet mâ telbizi
I botës mbarë,... Po, pak me thanë,
— Si Êmzot D e ll a C a s a lânë
E ká t' shkrueme — kta kanë vrá,
Burra, lïeq, e fmi e grá
Prej ksi Indjansh — ksi njerzsh te shkretë,
Kund pêsmbdhetë miljona vetë!
Sod nder Shtete te Bashkueme,
Prej Inglizve të banueme,
Fara e Indjanve âsht gadi e shueme;
Persé Inglizt kanë ndêjë tu' i mbytë,
Si me mbytë kaçikrra t' ndýt.
Masandej — nji fjalë s' t' a pveta
N' Amerikë sa, thue, bân jeta
E 'i zezakut? fort mâ pak
Se e nji qênit në sokak.
Njata burra Amerikâj,
Qï na ngrifen si bibâj
E, t' çojn vnerin prej krenijet,
Kah thajn fjalë filantropijet,
Nji klysh shaket s'mund t' a vrasin
E as me kambë, jo, s' mund t' a shklasin
Deshtas e pa shkak nevoje;
Pse qêjt ligja i ka nen mproje?
Ndersa 'i t' vorfen „nierï bojeu ~
Nji zezak, nji ród harapësh,
— Si nder né nji qên kasapësh, —
Ata tager kanë me e vrá,
Me e djegë gjallë, me e vjerrun n' trá,
Gjithsaherë t'u kcejë damari,
E as me i xânë s' i xên gjendari,
As në burg s' i ndalë gjyqtari;
Persé populii amerikan
Mban zezakun nen hajvan,
Prande' e mbytë kurdo t'i teket
Nper mâ t' mnershmen mënyrë deket:
Nper „linçjagjin" ), edhé s' ká
Per ketë punë haps as xheza!
Tash, due t' pves nji fjalë, zotní:
Po t' isht' puna qi n' Turkí
M' t' kshtênë „linçjagji" t' u zbatote?
Shka thue, 'imend, Zotnija e Jote,
Se per Turq bota do t' thote?
Pa dyshim, se janë barbarë.
Mire; po atë-herë, more Kumbarë,
Si Amerika âsht vend „lirijet",
Elè mâ filantropijet?,..
Per mâ teper n' Ingliterrë
Kanë kênë vrá e kanë kênë vjerrë,
N' ato kohët e Enrikut t' tetét,
Tetdhetë mij e s' dij sa vete
Te gjith katolikë t' vertetë,
E persé? persé ky Enriku
Paska kênë nji farë ashiku,
Qi krye javës me shndrrue aj grue,
Shka nder t' kshtênë nuk âsht kanû.
Prandej qitka 'i fé te ré;
E kjén vrá e vjerrë e pré
T' gjith njata qi nuk ndrruen fé
Per mbas qefit t' krajlit t' vet,
Çynçi Inglizi — Allah hyqmet!
Qi sod mbahet gjel mbi pleh
M' shka merr bota tash e m' teh,
Gjithkah hana e dielli rreh
— Fén e t' Parvet ndrrue e ka
Mbas nji qefit qí i pat rá
Krajlít t' tij dikur nper krye
Edhè vendin e ka zhye
N' gjak t' njatyne, qi besnikë
Paten mbetë Kishës Katolïkë.
Pra nuk ké pse me u çuditë
Qi na Arment i kem' krasitë
Pse, mos tjeter na per Fé
S' i kem' vrá as s'i kem' pré;
Veç, pse, t' shtým prej s'dij se kujë,
Gjithmonë shatin mbajtë kanë n' ujë,
Tue punue kun dra Turkís,
Qi per né, po, turq t' Âzis,
— Per tebajen e Sulltanit —
Âsht, po thue, edhe 'i farë vatanit,
Por qi na s'e lshojm per s' gjallit,
Pa u bâ gjaku dér m' bark t' kalit.
E po n' Francë, o lum Zotnija,
Sa, thue ti s' u bâ kerdija
Edhè puna jashtë zakonit
N' ato kohë t' Revolucjonit?
Jo, po, besa, e din ti vete
Se aso kohë n' Francë te shkretë
Treqind mijë e s' dij sa vete
Mbe'n Françez me hundë perpjetë,
Shoq me shoq atà tu' u pré:
Mjaft me thânë, se n' atë Vandé
Dhetë mijë fmí té njomë kjén mbytë,
Si bercakë t' gjith n' lum tu' i zhytë.
Edhè né, po — s' i biej hasha,
—-Na ka qitë shum herë neshtrasha
Me vrá gjind pa merahmet
E me ba shum adalet,
Sa me rrjedhë gjaku si ujë;
Por gjithmonë me anmik a t' huej,
Se m' shosho'in nuk bâjm kerdi,
Si nder jú qí bân vakí,
Kû po grihej vlïau me vllá,
Si dikur Turku me Shkjá.
E vertetë, pra, mor' Kumbarë,
Se na Turqit jem' barbarë:
Pse s' kem' rruga as hekurore,
S' kemi shkolla as avullore,
Brefotrofe *) — e orfanotrofe
As maisons de tollerence ),
Si n' Austri, Anglí e Francë
Edhè njeti nper Europë:
Pse edhè vjerrim njerzt m' konopë
E s' i mbysim ndêjë m' karrikë,
Si at je larg n' atë Amerikë;
Por per gjakês e per xhahila,
Njerz t' pá zêmer e katila,
Qi me vrá e qi me pré,
Me mbytë gjinden si shkerbé
Kur n' dorë armët u kanë qillue,
Jo, Zotni', nuk ké shka thue,
— T' lutem veç mos me m' u idhnue
Se, manà. si m' duket mue,
Turqve u a kini ju kalue.
Pse edhè 'i pûnë âsht, or' Zotni',
Si e din veté, ktû në Turki
T' gjith, po thue, jânë t' armatisun,
Si me kênë në luftë t' u nisun:
Me gjïth kta rreth nji motmotit
S'ka njaq t'vramë, jo, shyqyr Zotit,
Sa nder jú, kú âsht hjekë sylahi,
Por qi mblue, drue, u ka gjynahi,
Pse n' Europë gjinden, po, Shtete,
Kû e dij vete se rreth nji vjetë
Kanë me u vrá, si 'i vjetë nji vjetë,
T'thuesh,in-media, 'i qind mijë vetë!)
Sa per pûnë qi don me thânë
Se mbas plaçket Turqt janë dhânë:
Se kahdo qi kanë kalue,
Andej dhén kta kanë shkretnue,
Jo, ktû e ké, besa, do arsyé;
Pse edhè Turqt, po, kanë rrembye —
Sidömos Turqt e Balkanvet-
-Kanë rrembye gjân e kristjanvet,
Me abuzime e — shperdorime,
Me haqima ~) — e myltazima,
Me begllerë — e èfendillerë,
Elè mâ, po, me begllerë
Qe na vetë i kem' per mnerë:
Njerz të zot per kurrnji range:
Shpirtin lesh, ftyren opangê.
Miré; po Ju, edhè, t' kshténë tue kênë
Plaçkë bâ kini m' kishé t'krishtênë:
Kishèn plaçkë e Priftén mbytê.
Qe, nji herë, fozefi i Dytë,
Perandori i Austri - Ungaris,
Rrmej dér dylltë e Sakristis,
Se lê mâ tokë e qiflleqe,
Se lê ma Kuvende e teqe,
Qi t' i bâni krejt miri,
Si t' kisht' kênë, po, malli i ti
Mandej Franca, e din ti vete,
Se ç' ka bâ m' Rregulltarë t' shkreië!
l xuer shpijet — e kujrijet,
ï dboi vendit — e kuvendit
S' u la djerr — nuk u la berr,
U pushtoi shpat e bushat;
Deri kmishen u a rrmei m' shtat
E po Itaija? — Kukú, Isuf! —
S' la Kuvend as s' la vakuf
Pa plaçkitë, edhè cullak
Rregulltarët qiti m' sokak,
Pa i pasë gjak — pa i pasë kush hak,,»
Niç,.. po due me thânë, Kumbarë,
Se ata popujt e botës mbarë,
Pak a shum, t' gjith janë barbarê.„.
E me kaq t' falem me shndet,
Edhè u pjekshim n' stlamet

HAKI PASHA
Sadriazemí i Turkis.

P. S.

Por se ti, si mik i vjeter,
Me t' permend'nen sypri leter
Po m' kshillon edhè 'i herë tjeter,
Po m' kshillon, po, lum Zotnija,
Me çilë shkoüa kah Malcija —
Shkolla shqyp, taman kombtare
Ma program të gjuhës Shqyptare,
Tash ti, ktû do t' shkojm kadalë.
Perse mue, Zotni, kjo fjalë
Kurrsesi nuk mund t' m' hijë n' krye,
Edhe qe, se per ç' arrsye.
Duhet dijtë ktû 'i herë mâ para,
Duehet dijtë, po, lum kumbara
Se Shqyptarët te gjith si jânë,
S' kanë farë zellit per me xânë,
As 's xejn kryet per libra e letra
Me sá ti per shkarpa t' vjetra,
Qi un kam shkye kur kam kênë.fmí.
Kalixou strajcen me tagjí;
Kallxou'strajeen, po, me pare
E po shef se ç' shkollë kombtare
Lypin gjindja e tokës Shqyptare.,,
A ké ngae me u bâ Misir
F me u dhanë t' hajn qilipir,
Me u dhanë t' hajn badihavá?
Atë-herë, po, ti ké me pá
Se si t' duesh ti msim u ep,
N'daç me shkollë, n' daç me mejtep:
N"daç Turqisht, n' daç Germanisht:
N'daç me A g i m , n' daç me B a s h k i m :
N'daç me shkrojla Monastirit,
N'daç me t' dreqit, n' daç me t' birit,
E njimend, morè Zotni,
Sa kujton se janë n' Shqypni,
Qi n* gjûhë t' vet duen me kênë msue?
Fort mâ pak se ké kujtue,
Turqt, nji herë — mendét mbi qylah —
E mbajn shqypen per gjynah;
Ndersa t' kshtênët kam ndi tue thânë,
Se e kanë marre shqyp me xânë.
Mandej vetë ti krye nji vjete
S' dij sa grosh xier prej kulete,
Per me bâ qi nder qytete
Ne gjûhë t' huej t' msohen Shqyptarët
E jo n' gjûhë qi u folen t' Parêt:
Pse, pra, vetem në Malci
Shqypja n' shkollë u dashka shtî ?.....
Me gjith kta kam me u mundue
N' vend dishirin me t'a çue.



 




 

 

           

© gusht.2004 by " www.malsia.eu®