NEVOJA E MËSIMIT



.( 1908 )

Hithat do t' i quejm veç hitha, edhè gabimet e té marrvet veç marri...

SHAKESPIARE (Cor. Akt. IL d. i.)

B i S E D Ë
(Ne té dâm té çmirnevet té shkoltês Françeskane.)


NDREKA

M' ka marrë malli sod me kndue
Por s' po dij kah m' i a fillue :
Veç n'i a nissha „hue-bue "....
Bre, 'dhe kjeçë un tue rreshtue
Njado rreshta varg e varg,
Por po drue se kap'mi larg,
E me ngjatë s' jam tue pasë ngá,
Me kuletë pse n' gjak kam râ:
Due me thânë m' âsht shpue kuleta,
Edhe krejt m' âsht djerrum bleta,
S' m' xêhet kanga n' kurrfarë fejet,
As prej bishtit as prej krejet!
Po; si t' jét kuleta shpút,
Veç m' i a nisë me kndue si hút,
Pse, qe besa, kanga s' del,
Bash m' e xjerrun me çengel:
Edhe s' bâhet nieri ndryshe,
Veç me kjá shi nanen-gjyshe
(Mos me pasë kê me vajtue),
Kaq fort zemra vjen tu' e lshue.
E po si mos me t' Ishue zêmra,
Kür te lâjn gjithmonë te thêmbra,
Edhe t' lâjn me koe nder dhambë
E me gjalma neper kambë
E s' mund t' xâsh ti kurfarë mikut
Po nuk pate n' fund t' calikut
Ndonji koder metelikut?.,..
S' t' i xjerrë vjerrshat, besa, as krraba
Kúr permbrenda thát t' jét zhaba,
E kúr nieri t' jét shterngue
Peng mjesditen darkës m'i a vû
Per mos dashtë me büjtë me û.
Oh! po at=hërë — s' jam tue t' gëngjye
Tjerë çekiça t' rrahin n' krye»
E jo vjerrsha e kangé shqyptare,
Qi s' t' i blén kush as p'r 'i pare.
Qe, tash n' dimen jem' tue hi;
,Prroje e lumë kanë me u ngri:
Po a e ké besë se n' voter t' ême,
Ka me u rritë, un drue, ndo 'i shkême.
Ja ndo 'i hith, ase ndo 'i kingel;
Pse s' e kam me thânë njii cingel,
Me djegë m' té. Tash ti mue m' thuej,
Bejtat un si mund t' i shkruej?
Si mujë kujë m" i a tjerrë ndo 'i bisht,.
Kûr, qe, vete sod jam bâ gisht
Edhe m' shet per nji zallotë,
Me gjith tirqë, me gjith mallotë,
E m' qet leryet mue tym e njegull,
Kah s' e kom me thânë nji tjegüll.
Qi mund t'thom se ajo âsht êmja;
Pse kulelës m' i ka hi vêmja
E i ka bâ shì n' fund nji birë,
Qi nuk mban mâ as grosh as lírë,
Si veç Zou e bâftë mirë!

PRENDI

Por me gjasë, dikü e kam knduê,
Se Horaci e ka pasë shkrue,
Qi në dimen shkruen mâ s' mïri
Njaj qi kangët i ka per piri,.,.

NDREKA

Ka pasë ngae, po, Horac Flaku
— Me poç ngjet e pshtetë te oxhaku,—
Me na msue n' Vides ut alta..,
Se per kangë e shkrime t' nalta
Dimni âsht stina mâ e mira.
Por kanë ardhë sot mote l' vshtira,
E kanë ardhë per nierzit mbarë,
Por elè ma per vjerrshtarë!
Ktyne, po, se s' u qeshë Ora,
N'dashtë t' çilë vera, n'dashtë t'bjerê bora
Mjaft t' i thuejsh bejtár ndokujë,
Se, mana, e ka shatin n' ujë,...
Paj nji herë — ehu vaj' po m' merr,
— Kta kuletat i kanë djerr,
Haje 'i keq! pa 'i pare t' kuqe,
Sa me i ngulë n' buljerë per duqe.
Kqyrni n' letra — t' reja e t' vjetra
E gjithkund keni m'e gjetë,
Se vjemhtarët, sa janë n'ketë jetë,
Guthmonë luftë kanë me kuletë.
Qe bje fjala, ndigjo seri,
Bejtár n' zà. pat kênë Homeri;
]o bejtár me qitë kopalla,
Me i mbushë librat veç me prralla,
Porsi do bejtarë batalla,
Qi n' Europë e n' Shqyptari
Sot po bijn si kpurdhat n' shí;
Por bejtár shí me themel
Qi mâ shoqi kund s' i del,
E qi ka per t'u permendë
Dersá hana ka me u endë,
Dersá dieili ka me xé
Dersá t* jét nieri mbi dhé,
Po por tash, po t' pves nji fjalë:
A dro shkoi ky m'kál e m'shalê?
A dro pat kund plang e shpi?
E a pat dhên ase pat dhí?
Ja pat pare, ja tregti?
Besa, jo, mor' t' paça shndosh!
Por verbue e mrrudhë si kosh,
Shkundë kuletet, bà filuzë,
Pa i xênë besë kush per nji rruzë,
Aj do t' shkote derë per derë,
E per shi e per poterë,
E per akull e per borë,
Me 'i lahutë te vjeter n' dorë,
P'r 'i copë bukë, po, tue këndue
Se si Akili pat luftue
Me Hektorin n' atë fushë Troje,
Si kulshedra.n'luftë t'Drangoj'e.
Kah, prá, thue, se punë per s' mbarit
Kern' na, kúr atë farë bejtarit:
E pat lodhë qyqarin ûja
Tue jetue me copa t' huja!...
Jo, mâ thonë nji palë zötni,
Qi t' papunë perpushin n' hi,
Jo, bejtarët, thonë, janë baftë-mdhej,
Pse, si t' shkojn n' atë Jetë pertej,
Mbasi 'i herê t' i kalbe dheu,
I nderon me máll atdheu,
Edhè u ngrehë ndonji muranë,
A ndo 'i shtyllë n' ndo 'i rrugë te gjane.
Por kjo punë, tash un po t'pves,
(Pse nuk hin minarja n' thes,
E pse andrra gjatë nuk t' bân)
Por kjo punë sá pare ban,
Me t' nderue, mbasi t' keshë dekë,
E per t' gjallë me t' bâ m' u rrekë
Me 'i grusht miza, edhe me t' lânë
P'rherë mbas doret n'njaneii ânë,
Porsi nji katrovë pa vege,
E me t' lânë gishtash m' u djegë,
Ke nji mashë s't'a nep kurrkushi
Per me x|errë kshtêjen nga prushì?,..

PRENDI

Por se shka, more ti Ndrekë,
Ktû nji fjalë due me t' a çekë.
Per me dashtë me folê pa pajê,
Un kujtoj se shum travajê,
'Qi 'u rretho^n si valëi e detit,
Ju pa punë i a siellni vetitj
Persé ju —mos t' vije keq! —
Si të ri, ashtû edhè pleq,
Me gjasë, m' veti e keni 'i namë:
S'u xên gjuha vend nder dhamë,,.
Kurdoherë qi 'i fjalë t' a thoni,
Ju mà para s' e peshoni,
Se kú fjala ka me vrá,
Se, a thue, keq kujë ka me i rá;
Por e qitni rrumbullak,
Ashtû truç, Pa e mate aspak.
E medje n' kto motet t' ona,
— Si e dij vete qi rreh kumbona.., —
N'beh si lepri do t'rrijë niri,
Edhe kurr s' do t' fïasë pa hiri,
Por do t' masë mire fjalët e veta,
Per n' mos dashtë m* i u djerrun bleta,...

NDREKA

Besa ktû ti e ké do arsye,
Porsè né nuk na hin n' krye,
Se mund t'flitet tu' u perdi,
Veshët e qafen tue mbajtë shtrî,
Si me i pasë heshtat nder brî:
E se nieri mbi ketë dhé
P'rherë do t' shkojë t' u mbajtë n' de*dé,
Qe, po e xâm, tash fjala vjen
Se damari 'i ditë po t' kcen
E po shkon n' mejhanë me pí
Me pi vênë, mastikë, raki,
E po t' bâhen raendt kobure
Me t' dajtê toka drrasë pelhure,
Due me thânë: pa mal as koder,
Si me kênë ajo nji ioder,
E mandej, kah del me shkue,
Neper terr po xên ti m' thue
E thèn qafen në nji prrue:
Tash, me pasë me t' shkrue un jeten
E me dashtë me thanë t' verteten,
A mund t' thom se anmiqt t' kanë pré
Tue luftue ti per atdhé ?...
Besa, jo, mor' t' paça shndosh;
Por do t' thom (kushdo qi kjosh,
N' daç n' gozhup, n' daç me kondosh)
Se ke kênë ti sarahosh,
E, se bâ 'i ditë karabush
Shkove krejt si qêni n' rrush.
Por kto fjalë, po m' thue, babës s' yt
Ki'n me i ardhë si koci n' fyt.
Un e dij, mor' te pasët apa;
Se ka mnin e drejta mbrapa;
Por nuk kam se shka me bâ:
A ffie ndêjun krejt pa zâ,
A me thânë si âsht kênuh puna
Pse me rrêjtë der sod s' mund xuna.
Por, me ndêjë pa zâ, êsht nji fjalë
Qi fort vshtirë se mujë me i dalë;
E prandej e kam pleqnue
Kurr nder fjalë mos me bishtnue,
Edhe bejtat mos me i lshue,
Pa merzitun jú edhe mue...

PRENDI

Si âsht mâ mirë per faqe t' bardhë?
Pse edhe vete sonde t' kam ardhê,
Per me t' lutë me m' qitë do bejta
M' kambë-e n' dorë... ashtû te shpejta.

NDREKA

S' po ké faj! A dro I kam ndê
Me i njitë varg si specat n' pê?...
Por njiherë due me m' kallxue,
Se ç' f are punet don me t' kndue...
A veç m' erdhe ti n' ketë mbrame
Me t' qitë bejta per e z a m e ,
Sa m' u a xjerrun gjumin t' parvet
Qi u a qet dija e shkoliarvet?

PRENDI

Jo; s' due vjerrsha per sprovime,
Porse i due nja dý per çmime:
Due me thanun, per nishane,.
Qi kjo Shkolla Françeskane
Ka me u dá do djelmvet t'ri
N* shêj te cillt kanê dajtë n' shoqni,
Erz e nderë tue çue n'oxhak.,..

NDREKA

Kanë marre krena n' Karadak?...

PRENDI

Jo, mor' jo; por kanë lànë nderë,
Pse mâ para nder shokë tjerë
Kta kanë ndêjun urtë perherë.,.

NDREKA

Oh; ketë fjalë un besë s' t' a xâ,,
Se rrin urtë nji kalamâ;
Mund t' i a thuejsh ti tjeterkujë,
Por mue kurr, jo, mos m' a thuej,
Paj po t' tham se shi njaj Jobit
I a bien fmija ditt e kobit,
Edhe e bâjn krejt me u disprue,
Ke s' mund t' rrijn kta pa lodrue,
Pveti Msuesat nji herë n' veti
Se shka psojn rrokull njaj vjeti,
E ata tý kanë me t' kallxue,
Se ç' nishan kanë meritue,

PRENDI

Besa ktû me t' kallxue drejt,
Ti pa udhë nuk jé, jo, krejt;
Por kah un mendoj me vet,
Se nji palë rrokull ktij vjetï
Ditë per ditë në shkollë kanë shküe,
Mbathë e zdathë — si kanë qillue,
Un kujtoj se ka 'i medajë
S' bân keq Shkolla qi t1 u a dajë, '

NDREKA

Per kshtû po se ké arrsye:
Edhe vetë ktû jam me fye;
Pse, tue kênë qi sot me sót
Prindja fmin i lshojn pa zot
E s' âsht kush qi me i ngushtue
Ditë per ditë nê shkollë me shkue,
Asht e dijtun, pa dyshim,
Se aj i dêjë asht per nji çmim;
E prandej ka nji medajé
S' bân keq Shkolla qi t' u a dajë.
Pse âsht nji punë e madhe fort,
Me shkue fmija n' shkollë pa zort.

PRENDI

Mbasandej, more ti Ndrekë,
Jo veç shkollen do kanë ndjekë,
Por mâ teper, kanë xènë mire,
E kanë pasë per kndim dishirë:
Edhe ktyne, kish' me thânë,
Ndo'i nishan u diièhet dhânê.

NDREKA

Mor' me pasë me m' pvetun mue,
Po se vetë kjeçë tue t'kallxue,
Shka mendoj per kto nishane
Qi po i da|n Shkollat Shkodrane.
Kúr nji fmi, qi âsht mende hollë
I a vên venden me xênë n' shkollë,
Me dashtë pünen hollë m' e kqyrë,
Fmija kryen veç nji detyrë
Prandej ka nishanin n' fjtyrê,
Qysh se s'ká nëvöjë me u küqê
E prej marrjet me ü germuqë
Para Msuesit, si do shokë,
Qi kot bâjn hije mbi tokë,
E qi n' mend s'i vên nishanet,
Sá nji thuper prej zaranet...
Me kênë send me dhânë nishan
Sá herê nieri 'i punë e bân
Qi t' a két aj per detyrë,
Holle e holle me dashtë m' e kpyrë,
Ndo'i nishan, (si thue ti fmïs),
I do dhânun bozaxhis;
Pse edhe ky, kah rrugës bertet,
E mbaron punen e vet,
Per të cillen asht vendue,
Me atë zotni, qi e ka pague...
Por po e shoh se ndryshej s' ban,
Pse ty mendt t' janë bâ nishan,
E nishanï, pse âsht nji vegel
Me marre mêç ndoshta ndo 'i thnegel;-
Prandej due un me m' kallxue,
Cillen punë don me t' këndue
Per kto çmime, qi po m' thue...
Por se shka ti m' thuej mâ para,
(Per me t' dalë bejtat e mbara:)
M' thuej se n' ç' gjuhë i don kto bejta,
Qi po m' thue se i lypë te shpejta.

PRENDI

N' ç' gluhë i don... Edhe po m' pvetë!...
I due shqyp; kujtohe vete.
Dro kam lé kush di' se kû,
Qi per gjuhë po m' p vete mue kshtû?

NDREKA

Po, por shqyp nuk bân.


PRENDI

Pse s' bân ?

NDREKA

Nuk âsht shqypja per nishan. .,

PRENDI

Nuk âsht shqypja per nishan,,»
A p'r 'i mend e ké?

NDREKA

Po, prá!
Po t'thom.

PRENDI

Laholevelá!

NDREKA

Po, prá, deh! po t' tho-n kaherë,,
Ti mund t' pvetish edhe tjerë,
Per n' mos daç mue me m' besue,
E ata tý kanë me t' diftue
Se s' âsht shqypja per nishane,
Por per skele e per mejhane,
Si me thanë, per njerz malokë,
Qi nuk fcanë fé dijet n'kokë;
Perse shqypja — e kam pa qeshè,
{Elè mâ per disá veshë... )
Ajo s' ka farë ambelcimit,
Njishtû thonë ata qi din,
T'cillvet veshi holle u ndin


PRENDI

„Porsi i ambli fliadi i eres,
Qi lmon gjit e drandofillit,
Porsi kanga e zogut t' verës,
Qi vallzon n' blerim te Prillit:
Porsi vala e bregut t' detit,
Porsi gjâma e rrfés zhgjetare;
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtû êsht gjuha e jonë shqyptare,
„Oh! po â' e ambel fjala e sajë,
Porsi gjûmi m' nji kerthi,
Porsi drita piot uzdajë,
Porsi gazi i pa mashtri!
Edhe ndihet tue kumbue
Porsi ffeta e Kerubinit
Ka' u bjen qiellvet tue flutrue
N' t' zjarrtat valle t' amëshimit."
Kshtû né mjeshtri na ká msue,
Gjühen shqype tue zhvillue;
E tï ktû tash po na thue,
Se s' ká n' vedi farë tingllimit,
Se nuk ká farë ambelcimit...

NDREKA

Me gjithkta po t' thom, se pare
Nuk t'bân, jo, gjuha shqyptare
Per me u folun nder zotni
Qi kanë dije e qytetni
Kúr Shqyptari bel-perdredhun,
Don me folë nder zotni t' zgjedhun,
Ai do t' flasë nji gjuhë g j y z e l
Qi t' tinglloje porsi tel
• Porsi tel karadyzênit,
Me t' çue m' kambë bash prej dyzênit,
E jo vjerrsha shqyp — punë boshe,
Qi t'shtïjn mnin si 'i parë kaloshe,
Qi nuk t' bijn taman per kambë,
Ja 'i pare dana dhmadhësh nder dhambë.
Nder zotni, mor' samadak,
Do qitë fjala rrumbullak,
Qi na shqyp s' i kemi aspak;
Pse do t' vijn ato fjalë t' shkreta,
Ndryshej jo veç si karrneta.
Qe, po e xèm tash, fjala vjen,
Ky tïnglüm aspak s' pelqen:
— Jo; thotë ndokush, mbarë gjindja e huej n' Shqypni,
(Si bâjn nji palë), per t' kqi s' janë per t' u shá;
Por do janë t' mire, e prap do janë të kqi,
Porsï me thânë, se grûnë pa egjer s'ká. —
Lum kush beson; por un per vedi e di,
Se shoqi shoqit krejt i kdnë pergjá,
Si pergitet lejthija me lejthi,
E se per né t'gjith Janë mollë e pa dá.
Shka thom s' kam mâ veç po mbaroj me 'i prrallë, —
Duel nji me shitun djemen neper dhé,
E mbushi 'i thes me djemen t' ri e pleq.
Kúr ndeshi m'nji, qi i thotë:M' a shit nji djallë,
Por zgidhma t' mire; i a kthen:Nevojë nuk ké
Me zgjedhë; pse n'krye âsht dreq e n' fund âsht dreq *).
Si thue ti? si t'ndihen n' zâ?
As! se t' vrasin si 'i mullà ?
Mbi palc t' qafës, kúr frýn murrâ?

PRENDI

S' mora vesht, besa, kurrgjâ...
Veç se dij me t' thênë nji f jalë,
Qi pak larg na kemi dalë;
E prandej mos e ngjat tortë
Tue bajtë ujë pa punë me shportë,
Por m' i qit ato dý bejta
Shqyp e t' mira edhe te shpejta.
Pse po t' thom nji fjalë temel:
Çdo gjuhë n' shekull âsht gjyzel;
Veç se shka, mor'lum kumbara,
Do' xânë gjuha mirë perpara;
Do' xâne mirë me e folë, me e shkrue,
E ajo n' veshr ka me .'t' tingllue
N' daç si tel, n' daç si zamare,
Sado gjuha t' jét barbare.
Por, m' i a nisë kinsè po shkruej,
Si me qitun petlla n' ujë,
(Si e ka adet ndo'i krye'-kallyp,
Kúr me shkrue don kinsè shqyp
E qi undyrë s'kanë fjalët e tija,
Me sa ka undyrë mushknija)}
Asht e dijtun gjuha at-herë
Ajo veshët gjithkujë ia tharë,
Por elè mâ do bejtarë
Krejt t' a bâjn shpirtia gomarë,
Ke i a nisin me qitë.kanga,
Me nji mende mshilë nder pranga,
E me fjalë t' lyp'na uhá
Per sokak, pa dijtê me dá
Se ç' fuqi seecilla ká.
Oh! po ata, qe besa e e drejta,
Haj t' shkruejn n'proza, haj t' shkruejn n' bejta
Haj t'i shkruejn n' pêsë Alfabeta,
Kanë per t' qitë gjithmonë punë t' shkreta.
Prá, a po i shkruen ato pak rreshta,
Qi prej teje shqyp i deshta?

NDREKA

A din shka ? ti a m' a lên mue ?
Pse me hi tash me i pershkrue,
Drue se gjatë pak ka me shkue.
Un s' po kqyri me i ra shtegut;
Por po i biej koder mbas bregut;
Po u a tjerri dý a tri fjalë,
Disi n' skâj veç sa me i dalë,

PRENDI

Po, mire fort, trillò shka t' duesh.
Veç se qite 'i kangë per fushë,

NDREKA

Na jem t' bijt e nji fisi t' permendun,
N' dorë qi i ndriti si rrfeja çeliku,
Qi e qestisê veç tu' u dridhun anmiku,
Qi t' tanë bota kah besa e nderon.
N'Perendin na veç shpresen tue mbajtun,
Per fron t' mbretit per shêjtet t' Verteta,
Gjâ s'na dhimbet — s'na dhimbet, jo,jeta,
Gjallë Shqyptari Lirin nuk e Ishon.
Mbi kto male, e m' kto bjeshka të grista,
Porsi shqypja mbí krep tue gjallue,
Kurr Shqyptari burrnin s' ka harrue,
Qi pre) t' Parvet pat pasë trashigim.
Por sod, doket, qi ndrruene me mote,
E t' lum nierin s' e bân veç trimnija,
Kû thue fatin do t' ndeshë Shqyptarija ?
Kush Shqyptarit do t' i apë perparim ?
Vetem Shkolla, qi lidhun me Fé
Bijvet t' nierit u ep msime te mbara,
Vetem Shkolla Shqyptarët, po, perpara
Kah lumnija me u njitun i bân.
Menden nierit, pse, Shkolla tue shndritun,
I a zbutë zêmren me t' ndieme te hieshme,
I ep gajretin per vepra te vieshme,
Prej mjerijet larg jeten i a mban.
N' Shkollë Likurgu pat rritun fatosa,
Qi me arme t' shndritshme si rrezet e larta
Shperthyen zgjedhen nen t' cillen -ra Sparta
E e poshtnueme sa mote gjimoi.
M' kambë Piramidat i ngrehi Shkolla,
I dha hije te gjalla mermerit;
M' pelhurë jeten ravizi te nierit,
Kohët e shkueme perpara i a shtroi.
Kush msoi nierin mbi rê me flutrue ?
Me njehë hyjt ? me mate rrezet e diellït ?
N' punë m' e qitun vetimen e qiellit ?
Anë m' anë botes me ngrehun kuvend ?
Kush msoi nierin me nga porsi rrfeja?
Jetës m' i a njoftun te mshefta burimet,
E vales s' detit m' i a mujtun thellimet,
Edhe vendin m'e afritun me vend?
Vetem Shkolla kta mrekuj pertrini
E i msoi popujt ndertime sundimit,
E u dha n' dorë edhe vegla gjallimit;
Larg mjerijet te qetët jetën u a mban
Oh! po, Shkolla, qi lidhun me Fé,
Bijvet i' nierit u ep msime te mbara,
Ajo vetem sod popujt perpara
Kah lumnïja me u njitun i bân.
Na, prá, t' bijt e nji fisit t' permendun,
N' dorë qi i shndrit si rrfeja çeliku,
Qi e qestisë veç t'u dridhun anmiku,
Qi t' tanë bota kah besa e nderon,
Na; po, n'ndaçim qi sod Shqyptarija,
T' marre hovin ka' i drejtë qytetnimi,
Shkollët do t' ndjekim, kê nepet mèsim,
Fén e dijen, qi n'mend bashkon,
Oh! po, at-herë, kúr n'Shkollë zbutun Shqyptari
N' mni t' két marrun aj gjakun e dhunen,
E me dije t'ket kapun aj punen
Shqypnis fati do t'çilet taman.
E njatyne, mbi né qi sod binden,
Ka me u thênun se fisi i Shqyptarit,
S' e korïtê, jo, kurr namin e t' parit
Se ky âsht fisi ma i pari n' Ballkan,


 




 

 

           

© gusht.2004 by " www.malsia.eu®