 |  |
Kushtue
Pater Gjergjit
Kur të vorrosën,
edhe gurrët kjanë!
Kur të zhvorrosën,
të shkelën e të shanë!
Eshtnat rrugicave,
prap I gëlltiti dheu,
dhe ti mbete pa vorr,
si Skëndërbeu!
Tashti dikund, në qiell,
me zhgun frati,
pret e shikon përposht
se ç´rrengje punon fati.
Pret e shikon,
si ban prova përditë,
fanfare e ejve,
me sakset e boritë!
Në gjyq të mram,
kur t´vihet
vargu
n´peshë,
përsëri, Poet, ty buza
ka me t´ qeshë.
|
 |
 |