 |
 |
FINALE
- APOTHEOSIS -
Me njenen anë Lulet e Shqypnis e m' tjetren
ato te visevet te jashtme
VALLJA I.
Sa e bukur na duel Mbretnesha
T' lumet na, moj, t' lumet na!
Paska shtatin si selvie:
T' lumet na, moj, t' lumet na!
Paska ballin hajmalie:
T' lumet na, moj, t' lumet na!
Paska synin rreze diellit.
T' lumet na, moj, t' lumet na!
Paska go j en luie prillit:
T' lumet na, moj, t' lumet na!
Paska ftyren drandofillit:
T' lumet na, moj, t' lumet na!
Paska doren gjeth pre j lilit:
T' lumet na, moj, t' lumet na!
Paska zanin za bylbylit:
T' lumet na, moj, t' lumet na!
TE GJITHA SE BASHKU
Bardh e njomë si ajo prendvera:
T' lumet na, moj, t' lumet na!
Rrnoftë Mbretnesha e jonë perhera:
T' lumet na, moj, t' lumet na!
VALLJA II.
(Orët e Zanat këndojn pal'è e palë
Shkaperceva dy tri male
Moj e holla rritë nder molla!
Vojta e dola n' nji fushore:
Moj e holla rritë nder molla!
N' at fushore 'i lis me rrêma:
Moj e holla rritë nder molla!
Lis me rrêma te praruem:
Moj e holla rritë nder molla!
Lisi ishte, hije kishte:
Moj e holla rritë nder molla!
Me mrizue nja nandqind dele:
Moj e holla rritë nder molla!
Nen at hije nji seli
Moj e holla rritë nder molla!
M' at selï nji vashë e ré.
Moj e holla rritë nder molla!
Vashë e ré, kunoren m' balie:
Moj e holla rritë nder molla!
Sikür ban drita me dalë:
Moj e holla rritë nder molla!
Aq gja t' mire Zoti e ka falë:
Moj e holla rritë nder molla!
Q po kuvendë nji sutë pre j malit:
Moj e holla rritë nder molla!
Arnanet, o zogu i verës:
Moj e holla rritë nder molla!
Ti qi din me gurlikue:
Moj e holla rritë nder molla!
A do t' dijsh, thue me m' kallxue:
Moj e holla rritë nder molla!
Shka a tue ndritë poshtë n' at fushore:
Moj e holla rritë nder molla!
Qi kshtu syt po m' i merr mue?
Moj e holla rritë nder molla!
A mos lé ka ndoj diell tjeter?
Moj e holla rritë nder molla!
Shka po i thotë njaj zogu i verës:
Moj e holla rritë nder molla!
Besa, jo, moj bija e lerës:
Moj e holla rritë nder molla!
Se diell tjeter nuk ka lé,
Moj e holla rritë nder molla!
Vee janë syt e 'i vashe s' ré:
Moj e holla rritë nder molla!
Janë, po, syt e zo j es Jerinë,
Moj e holla rritë nder molla!
Qi ka' i prirë nper at rudinë:
Moj e holla rritë nder molla!
Bredhen rrezet nalt kahë qiella:
Moj e holla rritë nder molla!
Si po t' shndritshin flakë dy diella:
Moj e holla rritë nder molla!
Si atê e ruejt i madhi Zot:
Moj e holla rritë nder molla!
N' shndet e jetë e hire plot
Moj e holla rritë nder molla!
(Disa nder Luie dalin në moje e nisin me kcye)
- tue kndue
DITIRAMB
Lil! Lil!
Karajfil!
Drandofille catrafil!
Hani! kceni nper blerim,
Se sod ditë asht per këcim;
Per këcim e brohorim:
Brohorim edhè hare:
Rrnoftë e kjoftë Mbretnesha e ré!
Hen ten tere ven:
" Elbarozë " e " Filzigên ".
Shin tiri vilivic:
"Delebecë" edhè " Cic-mic ".
Allabanda gazavó:
Kendon zogu i verës-ó.
Hop! hop! hop!
" Krizantem " e " Heljotrop ",
Me "Sheboja" e " Marsalloja ",
Me " Piklore " e " Sumullore "!
Hap! hap!
" Lule-Krap "!
" Lule-Borë "!
" Mos m' prek dorë "!
" Lule-Kaça ", kacarum,
" Lasha-Gjeli ", gjelisum:
Sum sumtare.
"Makthi" nder " Shtare ",
"Vjollza" nen "Mare"
"Rozmarija" me " Sherbelë ".
" Dardha-Moskadelë ".
Na ra voesa rnbi " Zarnak ".
Tik! Tak!
Tik! tak!
Tikitak!
Tikitaku-kumaraku,
Gjel-Fistraku " Lulmustaku ".
Hij e, dij e kumpanjije.
Ajrê-pirirê,
Piri-Pirej der m' Balldrê.
Shindritati në Blinisht:
" Lule-Krisht ".
Krishti na nihmoftë:
Mbretnesha k j of te e rrnoftë!
VALLJA III.
(Orët e Zanat palë e palë)
Mori e mira nen kunorë:
Ty t' r af te e mira!
A je brymë, moj, a je borë?
Ty t' raftë e mira!
Se s' po dij kuj me t' pergja:
Moj t' raftë e mira!
Kurrkund shoqens' t' a kam pa:
Moj t' raftë e mira!
Kahdo shekllit qi i kam ra:
Moj t' raftë e mira!
Kam pa vashat porsi Zana:
Moj t' raftë e mira!
Veg si ti, mana, kurrnjana:
Moj t' raftë e mira!
As per dukë as per pashï:
Moj t' raftë e mira!
As per fjalë as per urti:
Moj t' raftë e mira!
Per njerzï, per fisniki:
Moj t' raftë e mira!
A mos rae, moj, kund prej qiellet:
Ty t' raftë e mira!
Gjithky gzim qi dheut po i siellet:
Ty t' raftë e mira!
Syni i yt kahdo qi kthiellet:
Ty t' raftë e mira!
Morï molla njethë me rrêm:
T' raftë e mira si t' ka ra!
Mori lul j a shperthye m' gêm:
T' raftë e mira si t' ká râ!
(Nderkaq shifen tue ardhë drejt logut te Lulevet Hija e
Homerit, e Dantit Aligieri e e Frangeskut Petrarka, tue bisedue
ndermjet vedit. Zanat kpusin vallen).
TE GJITHA ZANAT (në brohori)
Lumnï i k j of te per jetë Homerit
Fran Petrarkës, Dan te Aligierit!
(Zandt e Lulet rrqasen e u Ishojn vendin tri Hijevet, per me dalë
para fronit te Jerinës. Tri Hijet ndalen n'é gjymsë
t' udh'és se shtekut te gilun, e habitshem sodisin Mbretneshen).
HOMERI (Petrarkës)
1115
Ne t' cillen anë te qiellës, n' t' cillen idé
T' perftuem natyra shembullin e gjeti
Per mise aq t' njoma, qi kështu mbi dhé
T' diftote ajo atje nalt sa mbrrin pushteti?
Ndoj Ore nder pyje a ndonji Zanë nder shé
Mâ t' errshme 'i komë a zhdrodh kurr n' ajr
prej ksheti?
Per bukuri hyjnore pse kqyrë s' ká
Kush syt e ksajë s' soditë se me sa malle,
Ambel ka' i prirka, i ndêjkan tue shkelqa.
Vesht s' merr si Dashtënija vret e n j alle,
Kush s' di sa kandshem psheretitka, e sa,
Kür folka e qeshka, ambel zêmrat kalle
Nji bukurï ma t' hjedhtë e ma hynere
Se njikjo Ausonia pa nuk ka as Akaja,
As bota kah rrme' Nili e ushton Eufrati.
Per t' naltësuemun bukurin e Elenës
Së Menelaut, në luftë un kapertheva
Azïn e Europen, e per té n' Iljaden
Bâna me u grij n' mjet vedi ma t' permendunit
Fatosa t' botës. Veg, po: kjo bukuri
Kohës s' ême ndritë po t' kishte pasë mbi dhé,
Jo Azin e Europen, mbarë por rruzullimin
Ne luftë do t' kishe qitë, e ndermjet vedi
Me u grij do t' kishe ba Briarejt e Gigajt,
E tjerë Titaj, me ka 'iqind krahë e duer,
Qi dyndshin malet m' shoqishojn nder lufta.
Po; per t' levduem sa duhet e si duhet
Ket Vashë shqyptare, Iljada asht fort e vogel.
PETRARKA
O sa keq asht tue m' ardhë! Por shka me bâ;
E verteta do thanë. Po t' ishte Laura
Sot gjallë, m j af t drue, se bukurija e sa je
Per nget ksajë Vashe kisht' me u shue, si drita
E hyjvet shuhet, kür madhnueshem dielli
M' i u tfaqë nisë shekllit prej balkonit t' qiellvet.
S' kenka, jo, hija e ksajë nji hije e nierit,
Por e nji Engjlli qiellshit mbi tokë zbritun.
Nji Engjell kenka, po, edhè 'i gjallë nji diell
Shka ktu me sy po m' bjen mue sod me pa.
DANTE ALIGIERI
Jo, po; se mire po thue, Françesk. Kso hije
T' madhnueshme Vashe vetëm në ma t' epren
Valle t' parrizit m' ra me pam at-hera,
Kûr para fronit t' Ameshuemit m' shpjeri,
Per s' gjalli s' êm, Beatricja. Aty, po, e dij
Qi vete kam pa kso bukurish hyjnore;
Se kurrkund njeti. E pra ti e din mirfillit,
Se, gjallë me trup, der m' sod nji bïr i Adamit 1I6°
Ma kthelltë, ma larg, ma nalt se un kenë s' ka.
HOMERI
Oh! kisht' t' ngallitte eshtnash s' onë Poeti,
Qi me ndiesï fisnike e fjalë te ardhshme,
E tue pelqye me lyrë meonje zanin,
Ket Vashë shqyptare, qi mbi fron po ndritka
Si e bardha rreze e diellit, t' a këndote
Me 'i kangë t' pamortshme: mun der t' enden
Hana edhè dielli per nen kupë t' Empirit,
Êmëni i sajë t' jehojë nper male e zalle;
E bota mbarë t' a dije,
Si ndrisin Vashat në ket tokë Shqypnije.
ZANA KALJOPE (Homerit)
At, Poëti ka ngallitë,
Qi ket Vashë do t' a këndoje.
Se un n' Parnas atê e kam rritë,
E buzët njye i a kam n' fashoje
Bletësh atike, edhè i kam dhanë
Ujë me pij në gurrë Kashtalle:
E asajë lyrë me i ra ka zanë,
Me te cillen male e zalle
Pate ba ti me jehue,
ïash tri mij e sa motmote,
Nper Meone tue këndue
Se sa kobi Argivët i mlote,
Kür nen Trojë Akil Pelidit
N' zêmer mnija i u ndez zhari
M' at te birin e ati' Atridit,
I ushtrïs greke prijs ky i pari;
E g' hoq udhës per tokë e dét
Birameli aj Odiseu
Me Lutraj e Kshetza n' knetë,
Der qi s' mbrami n' shpf t' vet ktheu.
(Shifen se largu kah vïjnë Afrodita, Hera e Atenaja,
tue thekë hapin e tue dhdnë me duer, si po t' ishin tue
u zanë shoqemeshoqe. Kür u aviten tre Poetve, merr e flet)
AFRODITA (Homerit)
Tri mij vjet janë, pak me thânë,
Se na t' tri j a shkojmë tue u zanë
Ndermjet vedi rreth e okolle,
Per te vetmin shkak t' ksajë molle.
Si ti vete, Poeti-mrekull
I t' gjith kohve e i mbarë ktij shekull'
E din punen, nji dishdite
N' at Olymp, terthore drite,
Me shoshoqen zanë na t' trija,
Per kah duka e bukurija,
Dame me pvetë t' bir'n e Priamit,
Lekë Paridin: qi atij shkamit
T' malit Idë kisht' dalë me lukur:
Cilla nesh do t' isht' ma e bukur:
E qi at mollë, në do re qi mbate,
T' i a flakrote asajë nder né,
Qi per sy ma e mire t' i date.
Kür, qe, aj: qi se kisht lé,
Nesh pa as njoftë s' na kisht' kurrnjanen,
Per me thanë, se po i mban anen:
Merr e mollen m'a hjedhë mue.
Tash kto t' dyja m' janë idhnue,
E qi m' at ditë m' kqyrin terthuer,
E tue m' name r rij n « gür me gur ».
Prandej majesh, n' rreze t' njeshme,
S' naltë Olympit na tue kqyrë,
Ke edhè ju jete s' atjeshme
Vijshi fïll n' ket panagjyrë,
Zhgjetë u Ishueme me i u zanë,
Juve gjygjin n' dorë me u lanë:
Po, ju t' treve, qi se asht xanë,
Tokë e dét e hyll e hanë,
Mbï tokë ra s' kan mend ma t' kthiella
Per t' da j te n' sende bukurïn,
E qi shndritni si tre diella,
Me kangë t' ueja rrokullïn:
Qi t' a dani ju, si u duket
Se asht ma mire e e lypë drejtsija,
Qi 'i herë e t' gjith motin t' shuket
Kjo degame nder né t' trija.
E qe mos u hangert! molla..:
(pa i Ishue ene mollen në dorë, i shkojn syt m' Jerinen,
e habitshem u thotë:)
Ah!... Sa e bukur!... Kqyrni 'i hera,
Zoja, at Vashë, vetllash se holla,
Synin diell, ftyren si vera,
M' balie kunora tue i shkelxye,
HERA
'Lumja un g' po shof me sye!...
A Hyjneshë asht a por Zanë?
AFRODITA
Un, Hyjneshë kishe me thanë,
Ka' ashtu m' fron rrin tue shkelqa;
Megjithsè mue nuk m' ka ra
Nper Olymp ndojherë me e pá.
HOMERI
Nuk asht Zanë, as asht Hyjneshë;
Veç se asht Vashë lé në Shqypni,
T' cillen Lulet per Mbretneshë
E kan zgjedhë e vu m' seli:
Njome si bryma mbi rudina.
E i thonë êmënit Jerina.
ATENAJA
Kjosh e rrnosh, 'oj lum Shqypnija!
Se, manà, ti kurdohera
Truell Hyjnis ké kênë, burrnija
Ku lulzue ka, e erzi e ndera.
Anmiqsh s' ü Zeusi i ngadhnjyeshem
Ká me t' mprojtë me rrfé nga qielli.
S' hupë, jo, vendi, ku mallnjyeshem
Ndritkan Vashat porsï dielli!
AFRODITA (shoqeve t' veta)
Mbaruen, Motra, sod degamet,
Qi né jeten helmatisen;
U shue mnija, mêne t' shamet:
Kohë ma t' bardha per né nisen...
(Nderkaq, me mollë né dorë, i avitet Jerinës
e i thotë:\
Pa ndigjo, moj rrezja e diellit,
Qi m' a paske synin hyll,
Ftyren shtrue n' gjeth drandofillit,
Njome si Vjollza neper pyllë:
Nja tri mij e sa motmote,
Stinë mbas stine janë ternue,
Se kjo mollë, n' sy t' tanë njajë bote,
Me kje falë: per te diftue,
Se per dukë e bukuri
S' m' a kalote mu' as Hyjneshë
T' naltë Olympit në lumni,
As bijë nieri me trup veshë.
Por ktu vete po jam tue pa,
Se me rreze bukurije,
E me at hije qi t' ka ra:
Hij e urtije e fisnikije:
M' a ké dalë e shkapercye.
Mollen pra te bukuris
Po t' a nap në dorë, qe ty,
E nper ty te gjith Shqypnis:
Qi kso Vashash rritka n' veti,
Qi ma t' bukra e ma fisnike,
S' i ka toka, s' i ka deti,
S' i ka Olympi - i kohës jetike -.
(ia nep mollen)
Pra, der t' enden moti e stina,
Rrnoftë Shqypnija edhè Jerina!
LULET, ZANAT, HYJNESHAT
HIJET E TRE POETVET
(me brohorl ie madhe)
Pra, der t' enden moti e stina,
Rrnoftë Shqypnija edhè Jerina!
LULET
Rrnoftë Mbretnija!
HIJET E TRE POETVET
Rrnoftë Shqypnija!
ZANAT
Rrnoftë Lirija!
TRI HYJNESHAT
Rrnoft-o Dija e Gjytetnija!
TE GJITHA SE BASHKU
E der t' enden moti e stina,
Rrnoftë Mbretnesha e bardhë, Jerina!
ORKESTRA E T' EPERT
Hymni kombtdr i Lulevet
Rueje, Zot, per jetë Mbretneshen.
|
 |
 |