 |
 |
PJESË E DYTË
TE KUNORUEMT
Rudinë m' Kunorë te Lurës
VALLE LULESH (Zanave)
Pashi bilbilat,
Me t' cillt vallzoni:
Pashi currilat
Nper t' cillt turflloni,
Lahi, flladiti
Edhè kandriti:
E p'r ato vrrïje,
E p'r ato hije:
Per n j ato zalle,
Ku njiti valle
E neper t' ambëlat
Rreze t' argjana,
Qi n' heshtim t' sendevet
Naten Ishon hana,
Rrini e këceni,
E ngiti e nziti,
Beh e pa beh:
Ashtu si jeni
T' harlisne oj Zana,
M' Shqypni sot eni:
N' nji dêjë te vi'ni
T' zallis pjellore,
Gjatë s' cilles Drini
Valen shkumore
Madhnueshem rreh;
Pse ditë gëzimi
E ditë galldimi
Per né a' kjo sot.
Na kemi zgjedhun
Mbretneshen t' onë
Zotnja Jerinë
Êmnit i thonë:
Nji Vashë bujare
Lé në Shqypni;
Edhè janë mbledhun
Në nji rudinë
T' ksajë fush' shqyptare
Lulet unjï:
Shka janë Pari:
Per t' i a vüm m' balie
Kunoren arit,
Edhè me malle
Jetë me i urue,
E qi per s' mbarit
Puna me i shkue:
Me na sundue
Per jetë e mot.
Prandejna
Tektejna
Ju Zana
Te tana,
Si jini
Te vini,
E s' bashku
Me né
Mbretneshës
Se ré
Gëzueshem
Galldueshem
T' i falëna sot.
Te Gurra Kashtalle në Delf.
ZANA KALJOPE (Shoqeve te veta)
Pra, ju Motra, m' i a shpejtue
N' at Shqypnï na fïll me shkue;
605
Se né Lulet na cojnë fjalë
Me to bashkë në log me dalë -
Bashke me dalë n' at panagjirë
Se aty kênka 'i shêj i mire:
Nji Mbretneshë, per bukurï,
610
Ndêjka e shndritka mbi seli,
Si ajo rrezja nper frangi;
E na mveshen per me u shkue,
Jetë e shndet Mbretneshës me urue:
Me i urue, qi ere e murra
615
E as kurr dimen mos t' ketë ma:
Plajm as borë ma mos te vije,
He j as akull mos te ngrïje,
Grami fushës ma mos te bije:
T' mos ketë zheg, t' mos ketë thatinë,
620
Vee se voës e serotinë,
Vee se fllad te butë e diell,
T' gjith motmoti vee nji Prill.
(£ohen te gjitha n' ajri e fluturim nisen per Shqypni)
ORA E MIRDITËS
(dalë m' maje te Mundellës, i ban zd Orës se
Dukigjinit)
Pa ndigjo, moj njomzja e ahit,
Moj bel-holla, rritë nder molla,
Ore e Madhe e Dukagjinit,
M' Bigë te Shalës qi m' a shkon veren:
Edhè ti, moj rrezja e bardhë,
Moj shtat-rrituna në m j al te,
Zanë e madhe e Vizitorit,
Me at zojë Oren e Trojanit:
Ardhun shtatit kjo si " Itina ",
Njethë si bryma mbi ledina,
Si ajo bora krés s' Cukalit,
Ka' i bje rrezja per mbas malit,
Kür te marre dielli me dalë:
Falmeshndet Ora e Mirditës,
Falmeshndet un u kam cue,
Qi nper gurra te Mundelles
Me shkon vera tue u freskue:
Se né Lulet na cojn fjalë,
Në log t' tyne na me dalë;
Se ato zgjedhë paskan Mbretneshen
Edhè orokun paskan da
Per sod me i a vu kunoren.
Grishni shoqet, pra, ku i kini
Edhè rrani nper ajri,
Bashkë te bahëmi m' Lé t' Dushit
Per me u gjetë man de j te gjitha
Në log t' blerët t' Lulevet t' njoma:
Qi, me gzim e me hare,
Me i urue Mbretneshes s' ré
Jetë e shndet, e qi fatlume
P'rherë t' sundojë m' Mbretnï t' lulzueme.
(Orët e Zanat shqyptare gohen per ajri e nisen per në
log te Lulevet).
Rrugë bregut te Drinil
(Gjatë rrugës shifen mija e mija Lulesh, perfaqsuese te
Lulevet te viseve te ndryshme te botës, tue shkue ceta-ceta
ase edhè damas kah logu i se kremtes se kunorimit te Mbretneshës
se ré te Rregjinis se n j ome te Lulevet).
NJI CETË LULESH NE SHTEGTIM
"SHEBOJA "
T' fortat vise nder kto ana!
Kodra t' blera e fusha t' gjana,
Lume e shé, e voës e diell,
Toka pleh e stina Prul!
S' ka si bahet vend ma i bukur
Si per Luie ashtu per lukur.
" MARSHALLOJA "
Jo, po, pra, kahdo kem' ra
Vend ma t' bukur kund s' kem' pa!
Suka e djerre e megje unji
N' Luie shtrue per bukuri!
Kndej " Lecika ", andej " Piklore ",
" Kaca ", " Makth " e " Sumullore ",
Me " Elbarozë " - e " Lule-Shkozë "
" Rozmarï " - e " Lule-Bli ":
Ktu " Sherbelë " e " Jesemin ",
Me " Murajë " e me " Gjorgjin ":
Atjè "Vjollza", at je edhè "Lila",
"Filzigên" e "Karajfila":
" Drandofille Stamolleshë ",
" Lule-Krisht ", " Lule-Murgeshë ":
E " Zymyla " e " Lule-Borë ",
" Mos m' harro ", " Mos m' prek me dorë "
Gjithnduer Lulje e gjithnduer pême,
Pa kacikrra, bungra e vême:
Mali e fusha nji blerim,
Si askund njeti n' rruzullim. (kalojnë)
NJI " KARAJFIL " E NJI " LASHAGJEL "
(prej Italijet)
(tue kndue)
Prendvera pa Luie,
Si dimni me crule!
S' ká jetë rruzullimi,
Ku s' njethet blerimi,
Ku Lulja s' shperthen.
Nper njyre te kandshme,
Nper boça t' erandshme
I flasim na nierit,
Se nalt prej Empirit
Nji Zot mbi dhé vren.
Ku t' endin, po, Lulet,
Mënija perkulet,
Flakë ndezet dashtnija,
Shuejn epshet e kqija,
N' shpïrt shpresa shkelxen.
Na tryeza edhè altare,
Na parzmet bujare
Trofej e murana
Kandrisim: m' balie' Zana
Per keze na ven.
Nder vrrije t' amshueme,,
N' at jeten e lume,
Êjët, valle kür njiten,
Me Luie kandriten,
Parrizi qi ushqen. (zhduken)
NJI CETË LULESH EZOTIKE
NJI " PALLMË " (prej Azijet)
A njimend se, si po thonë,
Kjo Mbretnesha e ré e jonë
Ajo Luie as bimë s' po ishte,
Qi n' aljer ase n' lulishte
Dheut ngallitë t' a ketë prendvera:
Ashtu si né Lulet tjera;
Veg se Vashë e nji bijë nieri,
Qi kurrkund, me thanë pa hiri,
Me né Lulet nuk pergitet,
N' mos kjoftë rrênë shka po perflitet.
NJI " HELJOTROP " (prej Afriket)
Jo, s' asht rrênë, ashtu asht si thue.
Ajo Luie s' ka qillue,
Veç se nieri, Vashë e ré,
Si t' gjith njerzit nanet lé.
Por se shka, ashtu si un kam ndie,
Pre j nji Lul j e bij te n' Shqypnï
Puna e sajë po isht' nji cudï.
Kjo mue m' thote, se me e pa,
Ajo ty kisht' me t' u gja,
Me t'u gja, po, vend per vend,
Se ajo Luie asht per njimend,
Nji cdo Luie qi t' keshë n' mend.
Fjala vjen: po ké dishirë
Mbretnesha me t' dajtë " Zamak ":
Lshoja syt e kqyre mire,
E ajo ty, po, cak per cak
Me t' u dukë ka se asht " Zamak ",
Bardhë e njomë per bukurï.
E kshtu thuej per " Rozmarï ",
Per "Sheboja" e " Marshalloja ",
"Karajfila" edhè " Zymyla ":
E per "Pallmë" e Luie tjera,
Qi te njoma çilë prendvera,
Ku shatorr, ku fille fille:
Elè ma per " Drandofille ",
Per te cillen Lul j a m' thote,
Se s' ká sý, jo, n' ftyrë t' ksajë bote,
Qi mund t' dajë prej ksajë Mbretneshë
" Drandofillen Stamolleshë ".
Mu ma teper m' bate bé,
Se Mbretnesha e jonë e ré
Ajo t' danë nder sy herëhera
Si 'i cirkë voëse m' gjeth t' nji " Lilit",
(1)
Kür pre j nadjet kah prendvera
T a pershkojë nji rreze diellit:
Herë danë mal me borë ngarkue (2),
Herë nji fushë krejt n' Luie shtrue:
Tash ixhi, ruejtun n' kuti:
Tash si zogla neper pyllë
Tash si hanë, e tash si hyll:
Sidomos, por si nji diell,
Te tanë rreze e te tanë dritë,
Qi mbï shekull rrin e shndritë,
Ambel ambel tue shkelqa,
Kurrkund syt a j pa t' i vra;
Thue se i Madhi Perendi,
Kür desht punës Aj me i a hl,
Qi me shtisë ket rrokullï,
N' mende t' vet te paskajueshrne
Para 'i herë ndertueka i Lumi
Ket te bardhen hij e t' sajë,
Per t' a pasë Aj, si me thanë,
Shembull t' vogel para sysh,
Per mbas t' cillit mbasandej
Me shtri qiellen gjanë e gjatë,
Me ato hanë e me ata diella,
Me ata hyj tue vezullue:
Me ngurrë token fushë e mal
Fushë e mal e zall e dét,
Me sa peshq qi Iviten pellgut,
Me sa shpend ajrit flutrojnë:
Me ato vidat tue gugutë,
Me ato mjellmet tue këndue:
E bylbylat veres-ó,
E ato fllanzat e mullïjat:
Gardelina e kanerina,
Shqype t' lehta e gjeracina:
Me ata drêj e suta karpave,
Me ato bisha e ulkoja pyjeve
Me luqerblla t' larue brigjeve,
E me arï e me langoj,
Me luaj e me drangoj:
Me gjithshka qi njiket shekull
E ban t' madh e gja per mrekull.
***********************************
(') Ne nji kangë popullore kndohet: A je borë, moj, a
je brymë?._
(') Ne nji valle darsmesh thohet: Nusja e madhe sa 'i gjytet.
*********************************************
(Kalojnë dy varza. blegesha me 'i tufë dele)
" SHERBELA " (prej Kalifornjet)
Po ti kqyr, moj " Pallmë ", pash Zotin!
Kto dy goca permbas delesh.
A thue 'imend se s' t' duken Luie?...
Kqyr j au shtatin si selvija,
Kqyrjau belin si namlija
Edhè synin si qershija,
Ndezë në ftyrë edhè kerthnesë,
Si kerthneset molla m' degë!
" PALLMA "
Pásha t' Lumin! mire po thue;
Se edhè mue po m' dajnë dy Luie:
Si dý " Drandofille t' kuqe "
Pa shperthye ene mire m' bubuqe.
" HELJOTROPI "
Jo, po, pra, moj motra " Pallmë ",
Si qi vete po shef me sy,
Vashat Luie po i'n n' Shqypni
Si ato Lulet rritë n' saksï.
Veç se shka: kür by blegesha
T' duken Luie, po Mbretnesha
Shka s' do t' duket ty nder sy,
Qi po rrite tue shkelxye,
Si t' shkelxejshin n' qiell dy diella?
Por, qe, mrrijtem nder blerime,
Ku Mbretneshës kunora m' balie
Do t' i vêhet drite s' gjallë.
LOGU I LULEVET
Nji ledinë ndermjet dy krepash. Ne mjedis te ledinës
nji lis jetik, rremash se praruem (1), bri te cillit bijnë
dy gurra, qi curril dikohen prej dy krepash peranë. Nen lis
nji seli e ndertueme me " Lila " e " Drandofille
", e me Luie ku janë ma te bukura e t' erandshme. Me selï
asht ndêjë Jerina, veshë bardh si drita. Mija e
qinda mija Lulesh rrinë per rreth selis e park okollit. Ylberë,
bylbyla, flutra, zogj te larmë. Nji cuterr ujnash s' argjanta
gurgullon neper hije te mrazta t' atij lugu te bleruem. Nji orkester
e perbame prej bylbylash, kanarinash, gardalinash, mjellmesh, mullijash
etj.
*************************************
(1) Mirditoret, nder morte, vajtojnë: Paska ra 'i termet i
randë / Paska shkulë nji lis me rrêma / Lis me rrêma
te praruem...
*****************************************
NJI " ROZMARÏ " (prej Australijet)
Shum-e Lul j a kênka mbledhë:
Mos me pasë se kah me u dredhë!
NJI " ELBAROZË " (prej Spdjet)
A ban, zoja, me na Ishue
Pak gja shtek, sa me kalue?
Pse te largta kern' qillue,
Edhè anda po na ka,
Si per s' afermi me pa
Mbretëneshen kjofte e bardhë!
NJANA NDER LULE TE SHQYPNIS
(tue u shterngue)
Ju mire se na paskëni ardhë!
Jo, po, sï; qe, zoja, ktej...
" Margaritë", pak gja ma andej,
Sa t' kalojnë këto mikesha,
Qi me dalë duen te Mbretnesha;
Pse dishïr paskan me e pa.
" MARGARITA " (tue u shterngue)
Le t' urdhnojnë tektej me ra.
(vedi me vedi) Kah do t' jenë kto, kish' t' a dij.
(nji " Lashagjeli" në vesh) Kqyr, sa t' mira!
"" LASHAGJELI ""
Bukurï!
NJI "VJOLLZË" (ezotike)
M' u muer fryma!... Uh!... Plasa krejt!
DO LULE EZOTIKE (shoqe me shoqe)
Lueni vendit,... Eni shpejt...
Ktej " Piklore "... Mbanja drejt,
Edhè mbrapa mos u reshni...
NJI " KADIFE " (pre] Jugoslavijet)
Uh! se m' shkele, eh te shkelët breshni!
NJI " MARGARITË " (prej Bullgarijet)
T' shkelët, e kurr pa shkelë mos t' lashtë!
KADIFJA
Palè... edhè me folë kshtu vrashtë.
" MARGARITA "
E pse jo?... kush asht tue t' drashtë?.
A dro ti Mbretneshë po jé?.
KADIFJA "
Hajt, moj, rrugës; shka ké me né?.
" MARGARITA "
Eh b re zverdhe!
KADIFJA "
Eh "Murajë"!
Shtrembaluqe!
" MARGARITA "
Eh murtajë!
Luie vorresh "!
"KADIFJA"
Luie qên! "
" MARGARITA "
Qêni t' zhyftë! Se tash t' vê n' mend,
N' t' zasha vetun kurr ndojherë...
Yf! ç' na qelbe me ket eré.
"KADIFJA "
He qelbsinë!
" MARGARITA "
Eh bre stervinë!
Ké me m' njoftë, moj, se kush jam.
NJI KARAJFIL EZOTIK
Lêni fjalët, mori, po u tham!
(Edhè kshtu, tue u shty e tue u pershkue neper Lule:
dalin m' nji pod te blerët, prej kah munden me pa Jerinen ndêjë
m' seli. I a behin fluturim edhè Zanat Kastalle e te Shqypnfs,
te cillat edhè ato vêhen e sodisin me bindi Mbret-neshen
e ré te Lulevet. Tash e ma vonë ndihen ke aty flasin
Zanat me Zana e Lulet me Luie.)
ZANA URANJE
Se un kund shoqen pa s' i a kam
As në rrash as në rragam!
ZANA POLIMNJE
Ardhun shtatit si " breshana "
Balli i shndritka porsi hana.
ZANA ERATO
Si pasqyra i ndritka ftyra!
ZANA E VIZITORIT
Ç' po i ndritë dora porsi bora!
ZANA ERATO
Mbrü me voës e brymë prej qielle,
Njeshë me " Lila " e " Drandofille "!
ZANA KALJOPE
Kqyrja synin porsi hyll!
Kah e cilë e kah e mbyllë,
Si ajo hana neper pyllë.
ZANA TERSIKORE
Sa e pervüjtë n' gjith at lumni!.
Dishka m' danë si hajmali.
ORA E DUKAGJINIT
Kah po qeshka me n j at go je,
Si ajo drita kah t' agojë.
ZANA EUTERPE
Kur po e thanka ka nji fjalë,
Si njaj flladi neper halë.
ORA E MIRDITËS
" Drandofillja " per nget sajë
Mue po m' duket si " Murajë ".
ZANA TALIJE
" Karajfili " per nget sajë
Mue po m' duket si " Murajë ".
ZANA E TOMORIT
'Lumja un, ç' po m' shofin sýt:
Nji diell tjeter m' toke tue ndritë!
ZANA E LJUBOTINIT
Jo, raoj, pasha t' Lumin Zot,
Veç se lodhi syt un kot;
Se me da s' müj kurrnji fille,
Se kjo s' asht nji " Drandofille ".
ZANA KLIO
Jo, po: falë i kjofshim Zotit!
Se mana as Helena motit:
Me shka ktu vete jam tue pa
Ma e bukur se kjo kênë s' ka.
(Ndihet nji gurgullim bylbylash, edhè shuken zani. Lulet
rreshtohen në trajtë amfiteatri para Jerinës, tue
fillue pre j ma te voglave der n' ma te mdhajat.)
KUNORIMI
"ZAMAKU"
(Me kunorë arit në dorë e me Pari te Lulevet)
Hirmadhja Mbretneshë! Nji plajm i tmershem
N' kto kohët e mbrame u shkref pa dhimbë mbi né,
E njat Mbretneshë, qi pasë kern' para sodit,
Selijet e dermoj, e te kerthnesten
Mbretnï te Lulevet n' rrezik e vüni
Me humbë. Parija e kombit t' onë, at'hera,8i5
Tue diejtë fort mire se nji mbretnï pa krye
E pa kanü në kambë shum mot s' mund t' mbahet,
Mbarë Lulet mblodh n' kuvend; e aty nji zani
Pleqnue na e patem, per Mbretneshë me zgjedhun
Nji bijë prej njerzsh: nji bijë por kjo do t' ishte, "°
Qi hijeshit e Lulevet n' vedvedi
T' i permblidhte te gjitha. E qe, si pvetem
E si kerkuem kah lén e kah merr diclfi,
S' mbrami n' Shqypni i bardhë na qiti fati
Me hasun n' ty, qi njaq shum dritë e rreze aw
E hijeshï permbledhun ké n' vedvedi.
Sa vetun ti prendveren me lulzue.
Prandej Mbretneshë ty Lulet te kan zgjedhun,
E me ditë t' sodit sundit t' and nenshtrohen
Pa fjalë e shart. E qe se edhè Kunoren "°°
Neper dorë t' ême ty t' a paraqesin,
E per Mbretneshë te veten sod t' pershndesin.
("Zatnaku" i qaset e i a ven kunoren m' krye. N' at
çastrrezja e diellit, tue u pershkue neper currila te gurravet
t' argjanta, perban me qinda ylberësh per rreth Jerinet. Ftllon
me i ra m' preken e per rreth nji rig Lulesh, e mija e mija flutrash
te bardha dynden plym kah qiella mbi fron t' sajë. "Zamaku",
mbasi i a ka vu kunoren m' krye, brohoritë me hare:)
Rrnoftë Mbretnesha e jonë Jerina!
TE GJITHA LULET SE BASHKU
Rrnoftë Mbretnesha e jonë Jerina!
JERINA
(ndêjë m' seli e me kunorë m' krye)
Mbasi preratue kshtu paska kênë prej Zotit ^
E prej vullndetit t' uej, o Luie t' njoma,
Qi vete me u njitun m' ket seli t' shkelxyeshme
E mbretnïn t' uej t' kerthneslen me sundue,
Qe, edhè un ksajë punë i u shtrova,
E Kunoren prej duerve t' ueja e mora. 91°
Por, me sundue nji kómb, nuk do' me thanun,
Me e mbajtun rob nen vedi;
Por, tuj e ruejtun tok, me i sjellë te mbaren,
Me i reshun pasunin, menden m' i a shndritun,
Jeten m' i a suguruem, e gjan e nderen, 91S
Qi t' gjalltë e tij ma t' kandshem mbï dhé t' bahet
Por, per me i dalun ktij qellimi n' krye,
Domosdo lypet qi si kombi unji
Si cillido gjytetas, marrun vecmas,
920
Te kênë liri veprimi,
Liri te sugurueme me kanü.
Prandej me ditë te sodit, Luie t' mija,
Kemi me kênë te lira.
TE GJITHA LULET SE BASHKU
Rrnoftë Lirija!
JERINA
Kam me sundue me t' drejtë e me dashtni
E per te qitun n' punë ligjët e mbretnis:
Gjithsï t' a lype vendi, mndorja e stina:
Un kam per t' zgjedhë jo Luie parasite
A çfardo bimësh se Ipushta edhè ezotike:
Qi me u ngopun pa punë me gja te shtetit;
Por ku te jenë nder ju ma bujaresha
E Luie ma fisnike. Persé 'i Luie
Rodi se keq, kulime, ngrehaluce,
Brace, bastardhe j o te mbaren shtetit,
Por te mbrapshten i a siell, e per ma teper
Mbarre i Ishon e kori. Kurrkund un menden
S' e kam mbi fron me ndêjë harü. Per t' miren
T' uej do t' orvatem gjithmonë.
TE GJITHA LULET SE BASHKU
Rrnoftë Mbretnesha e jonë Jerina!
VALLJA E ORKESTRA
Hymni Kombtdr
Rueje, Zot, per jetë Mbretneshen,
Mbi krye doren mbaja prore;
Hiri e shndedja bân t' i reshen,
Nen kambë shtroja mnitë mizore:
Mbi seli t' Mbretnïs s' lulzueme
Kjoftë e rrnoftë gjithmonë e lume.
Nen Kunorë, qi asajë rreth ballit
Bukur sod asht tue i flakue,
Mbledhuri Lulet tok per s' gjallit
Mbretënin s' kan per t' a Ishue.
Per Mbretneshë e per Mbretni
Kan me u veshkë, po, e kan me u zhbï.
Porsï e argjanta duket hana,
Kür shkelxen nen kupë te qiellit;
Porsï duket mbi kep Zana,
Kür vallzon n' at muej te Prillit,
Njashtu e bukur e plot hire
Dán Mbretnesha e jonë fatmire.
Sa ká deti ujë e ranë,
Sa pikë voëse reshë prendvera,
Sa Ishojnë rreze diell e hanë,
Sa kan bar fushat e blera,
Sa kan gjeth bjeshkë e kodrina,
Njaq te mira gzoftë Jerina!
(Luie, bitnë, Zana, flutra, zogj nji zâni
e me brohori te madhe:)
E dér t' enden moti e stina
Rrnoftë Mbretnesha e bardhë Jerina!
|
 |
 |