PROLOG


TRAZIMET


Stom i blertë brî nji lumi
VJOLLZA, ZAMAKU, ZYMYLI, KARAJFILI, LASHAGJELI

ZAMAKU

Moj Vjollzë
— Pinjollzë —
Shka ké
Qi zbé
E irnue
Je n' ftyrë
N' ket mnyrë?
A thue
Tý zi
T' ká rá
Me pá?
Me ndie?
Pse s' miret
E endiret
As s' kján.
As s' fshán,
Besa, kurrkush.

VJOLLZA

Jo prá,
Mor vllá,
Zamak!
Se gjak
Mue zemëra,
E shkreta,
M' pikon,
E jeta
Per s' tepermi
M' randon:
Ke sot
Po shof
E n j of,
Se kot
Jam ba
N' asgia
N' fushë e n' gajush.
Kür prendvera
Del, atëhera
Un nper ara,
Nper gardhije,
Nper vërrije
Lejë ma e para,
E dishmoj — se dimni shkoj.
Sado e ultë
E e perkultë,
Jam e vjefshme
Edhe e kandshme:
Jam e erandshme
Edhè e hieshme
Si m'tokë t'zezë — ashtu mbi tryezë
Por krenarja,
Por restarja
Drandofille
Ka gue krye,
S' m' kqyrë me sye,
E mbas dore — m' lên perore.
Prandej fshajë
Prandej kjajë,
Prandej moti m' shkon në váj!



ZAMAKU

Po, po; edhè vete kam ndie
— Sidomos njitash vonë —
Tue folë, mana, m j af t zï
Per ket Mbretneshen t' onë:
Se kjo sod asht tue i ba
T' gjitha Lulet n' asgja
Por s' asht per t' u çuditun;
Pse m' tokë, besa, shum herë,
Kür nji m' ndoj kambë t' jet rritun
Nuk rrin pa shkelë aj m' tjerë,
E mbahet pikë prej qiellit,
Megjithsè t' jet ród thkndillit.
Vee. shka, mbasï do t' jetë
Ndokush, qi m' tjerë t' sundojë,
Do t' jet, moj Vjollzë e shkretë,
Ndokush qi edhè t' ndigjojë.
Prandej zani do shue,
Pse asht kot edhè me u ankue.


KARAJFILI

Ma kadalë, Zamak, nji hera,
Pse pa hiri as na s' kern' lé;
Pse as pa né nuk cilë prendvera:
Na edhè ba j me hij e mbi dhé.
Na n' detyrë e dij se jena
Drandofilles me i ndigjue:
Me na shkelë por permbi krena,
Per s' te gjallë s' kern' m' e durue,
Drandofillja pse asht Mbretneshë,
Ajo ligjen ká mbi veti:
Per pa ligjë, me kênë hyjneshë,
S' ká me i hecë mbï né vullndeti.
Sa me kênë robi i ndokujë,
Po, 'i qind herë un bâhem hîth,
A se Ikojë qi binë nper ujë,
A se kingel n' ndonji vrïth.
Vetem ligja do t' sundoje
E j o rodi a pasunija;
Edhè ligjës do t' i ndigjoje
Si parsimi ashtu vogjlija.
E prandej un kish' me thanun,
Se Mbretneshë, ndêjun m' selï,
Drandofillja ma s' do lanun:
Mjaft prej sajë kern' hjekë na zí.


ZAMAKU

Kür cilë Zymyli,
Këndon bylbyli,
Gëzon prendvera:
Permallshem era
Me gjeth t' mí flet,
E Lulet t j era
Me m' pasë duen nget.
Vee, po, se asht njana
Nder Luie t' tana,
Qi don me m' ba
Mue sod n' asgja,
E per nget s' m' don,
Edhè pa pra
Ajo m' poshtnon:
Asht Drandofillja,
Qi krenare — edhè restare
As me sy mue nuk m' shikjon.




LASHAGJELI

Mbasi ket fjalë, pra, Vjollza këtu e çili,
Un tham, lum Karajfili,
Se Drandofillja ma s' do lânë mbi né,
Por se do zgjedhun nji Mbretneshë e ré.




KARAJFILI

E pra vete kish' me thanun,
Jo ve? se Drandofillja
Mbretneshë mbi né s' do lânun:
Mbasì i hupi ksajë fillja:
Por se as tjeter s' do zgjedhun;
E se parsimi i Lulevet,
Ne kuvend ata mbledhun,
Mbas nevojvet te fisevet,
Per vedi ligjët t' i presin,
E n' punë edhè t' i qesin
Nder né nper nji Pari,
Qi t' ketë, po, pergjegjsï
Per cdo veprim qi ban
Ne fushë, në vrri e n' plan:
Elè per... lugë n' sahan.
Veg mbasi Lulet sod kan me u bashkue,
Per me kuvendë mbi punë te gjith Mbretnis,
Aty ket fjalë na kem m' e bisedue
E kem' m' e lanë si e lypë vete udha e urtis.




 

 

       
E Maili yn

na shkruani

   

© gusht.2004 by " www.malsia.eu®