Jerina

Prolog.

Pjesa e Parë

Pjesa e Dytë

Finale

At Gjergj Fishta

 


PARATHANJE

Luftet turko-balkanike ish-Krycministri i Serbis, Vladanj Gjorgjevic, botote nji liber nen titullin Les Albanais et les Grandes Puissances, me qellim qi me skreditue Shqyptarët para botës se gjytetnueme e kshtu me pritë qi Pushtetet e Mdha mos t' a qitshin Shqypnïn shtet m' vedi c te pamvarshem. E per me i dalë këtij qellimi té" vet në krye, pose shkaqesh etnologjike, ekonomike, polilike e strategjike, bijte edhe arsyc psikologjike e kulturale, vee. si t'i Ishote nji hije ma lë zezë kombit shqyplar; tue e paraqitë si nji razza inferiore, e qi s'ishte i zoti me u qevcrisë me vedvedi.
Tue kênë, tash, se pergjithsisht Poezija asht vete pasqyra c psihes se nji c.do kombi, auktori, per me paraqitë Shqyptarin si te poshterm para syve te botës, me dredhi pernjimend bizantino-balkanike, rmueka neper plehna té" folklores s'onë kombtare e bashkueka vjerrsha e kangë, ku kishin kenë ma té" palame e te perdhosuna, tue shtue se jo veç Shqyptarët s' po kishin as s' po këndojshin kangë tjera dashtnije ma te njerzishme; por se as te zott s' po ishin me këndue gruen, per pa u zhytë nder palavï e fjalë te shnjerzueme.
E vertetë se, per me qitë poshtë fjalët e pohimet e këtij auktori në ket pikpamje, do te kishte mjaftue me e pasë kshillue qi te këndote në Visarin Komhtar te P. V. Prennushit O.F.M, kangët e vallet darsmash në Veri te Shqypnis; si edhè ato te Shqyptarve t'ïtalis, mbledhë e botue në formë te nji epitalami — shka s' besoj se e ka ndonji kómb tjetër i Europës — prej Prof. Giuseppc Schiró, e do te kishte pa, po, vete, se fjalët e tija mbi kei cashtje nuk janë tjeter veç se nji imposturë: fort e ma fort psc ato kangë te tija kan kenë mbledhé' nder elementa te Shqypnis, te cillt s' mund te mirren kurrsesi per eksponenta te' psihes shqyptare.
Me gjilhkia, per me u tregue edhè nji herë ma teper kundershtarve Ie kombit t'one, se Shqyptari asht i zoti jo vee. me shkrue mbi dashtni e hijcshi te grues. pa cenue kurrkund moralin e njerzin; por se edhè kah trajta me i pm kto shkrime me fjalë e thanje t'ardhshmc c krejt mbrenda carkut t'estetikës, 9' prej vjetit 1914 züna fill e shkrova kei poemih melodramatik nen tituliin Jerina ase Mbrcinesha c Lulevet. E pse prej kangësh e vallesh s'ona popullore vèhet oroe se Shqyptari, ma fort se dashtnïn, këndon hijeshin e grues, shka edhè perkon ma se miri me temperament te nji populli kreshnik, kshtu per subjekt te këlij poemthi u muer bindja ndaj hijeshin e grues, e jo rektimet — sado te pastra — te dashtnïs ndaj té. E perse, sado te nalta té' jenë lavdet ndaj hijeshin e nji Mbretneshe, ato s'mirren per lurtuese e ampoloze, e mund te kenë hije në gojë te nji gdo nieri, kshtu ngerthetimi i veprimtaris se melodramit u end per rreth njaj vashe, qi zêhet se lulet e zgodhen per Mbretneshë te veten, e qi njiheri kjo do t'ishte edhè Mbretneshë e Shqypnis; pse melodrami kje shkrue per me kremtue kunorimet eventuale te Mbretneshave te rregjinis shqyptare. Prandej nder rasa se kso se kremtesh êmni i Mbretneshës se luleve, Jerina, do te xevendsohet me êmnin e Mbretneshës se Shqypnis.
Publiku intelektual shqyptar e koha kan me gjykue, palè se der ku kam mujtë me i dalë këtij qellimi t'em në krye.

GEGË TOSKA



 

 

       
E Maili yn

na shkruani

Malesia E Madhe

   

© gusht.1997 by " www.malsia.eu S. GjonBala®