 |  |
Trimi
i pamposhtur, Gjeto Coku (1854 1913), mik i të gjithë
shqiparëve
Nga Gjon Frani Ivezaj, historian
Nju Jork (ShBA)
Kelmendi,
tokë e begatë trimash
Malësia e Mbishkodrës, nuk mund të kuptohet
pa Kelmendin, djepi i hershëm i lindjes së kreshnikëve,
që janë dëshmia më e hershme e ekzistencës
së popullit shqiptar në trojet e veta kryekëput
e safi shqiptare, duke dhënë provën e mbijetesës
dhe të rilindjes së vijushme. Në çdo
periudhë dhe brez mbas brezi çdo shtëpi,
katund, vllazni, fis, bajrak ka nxjerrë trima, mendimtarë,
prijës të luftës dhe kuvendeve në odat
e moçme të burrave të Alpeve të Veriut
të Shqipërisë.
Kelmendi dhe bijtë e saj kreshnikë, kanë
mundur të përballojnë furtunat e egra të
pushtuesve shumëshekullorë turq dhe shovinistëve
fqinj sllav. Autorë të ndryshëm, e më
së shumti studiues albanolog të huaj, që kanë
vizituar e qëndruar shpesh mes bjeshkëve të
maleve të thepisura, banesat bujare të malësorëve,
duke gërmuar historinë e Kelmendit, saktësojmë
origjinën e hershme të saj.
Kështu, sipas albanologut kroat Dr. Milan Shuflai:
Një qytet i këtillë ndoshta në shek.
IX shtrihej në bregun e detit afër Shën Gjinit
dhe shërbente si pikë mbrojtëse kundër
piratëve arabë. (Dr. M. Shuflai: Serbët
dhe Shqiptarët, Bargjini, 2002.).
Gjatë fundit të shekulli XX në Kelmend,
janë zbuluar shumë gjetje arkeologjike, si monedha
bronzi të shek. II - III mbas Krishtit, si dhe nuk mungojnë
banesat me një urbanistikë të rregullt, mjaft
të avancuar për kohën, të së njëjtës
periudhë me ato të stilit romak (Itali) dhe helen
(Greqi). Më vonë më epokën e Mesjetës,
Kelmendi, do të ketë emblemen ose Stemen e titulluar:
Arma et Insignia. Ajo është botuar për
herë të parë nga revista shkencore autoritative
të kohës L.E.K.A. (viti 1930), që
drejtohej nga Kuvendi Franceskan në qytetin e Shkodrës.
Pra Kelmendasit dhe bijtë e saj, kanë luftuar brez
mbas brezi, për liri dhe pavarësinë e tokave
shqiptare në male dhe zonat fushore.
Në këtë truall plot tradita, u mëkuan
edhe të parët e familjes Coku, që herët
e lanë Kelmendin e u vendosën me banim në zonën
e Bregut të Matës. Biri kelmendas, Gjeto Coku, në
një prononcim për kohën, duke luftuar sëbashku
me trimat e tjerë u shpreh: Jam gati me e shkrii
gjaan teme, e me baa armë e fushekë për
luftarët, mjeft qi Turku tdalin faret. (Po
atje, f. 7).
Ai ndihmoi, me sa mundi të gjithë komitët
e malit me armë, municione e ushqime. Askohe gjatë
kryengritjes, turqit kërkonin ti çarmatosnin
malësorët e Bregut të Matës. Luftarët,
jo vetëm që nuk i dorëzuan armët mbrojtëse,
por i bënë thirrje taborreve turke, që të
largohen menjëherë nga tokat shqiptare: Por
kta i bane me dijt turkut, se nuk ishin pula që tremben
prej nji ish - ish; pushkët e mbushuna
nuk lshohen, por tviin me e marrë vetë.
Për afro 17 orë rresht, luftëtarët shqiptarë
i rezistuan ushtrisë mizore turke, e armatosur gjerë
në dhëmbë. Edhe pse me ndihmen e disa trathtarëve
shqiptarë muslimanë (që luftonin nën flamurin
turk për nder të baba Dovletit), garnizonet
turke, nuk mundën që të gjunjëzonin e
mposhtin Gjeto Cokun me shokë. Gjeto Coku praa
kje nji i krishtenë me nam, nji atdhetar i paa shoq.
Ktii ja muer kamen vllaj Ded Coku, i cilli i pergiaan e ndjek
gjurmat e tii, prandej i krishtenë si i vllaj, atdhetaar
si i vllaj. Rrnoftë e kioftë per ndeer tShqipniis!
(f. 9)
Kush ishte patrioti Gjeto Coku?
Ky bir i denjë i malësor, ishte një nga
udhëheqësit luftarak më popullor, organizator
kryesor i kryengritjeve kundër Perandorisë Osmane
të vitit 1912, të malësorëve në krahinën
e Bregut të Matës të Qarkut Lezhë. Gjeto
Coku, ishte i biri i Cok Prekës, që kishte pesë
djemë të tjerë, si: Tomën, Nikollën,
Prekun, Markun dhe Gjergjin. Kurse Gjeto Coku kishte vëlla
Mashin dhe Dedën. Dedë Mashi, ka lindur në
Nikç të Kelmendit, ndërsa të tjerët
në Shën Koll në Breg të Matës.
Cok Preku, baba i Gjetos, ka ardhur nga krahina malore
e Kelmendit, e përmendur për besë, trimëri,
burrëri, mipëpritje dhe kryengritje të njëpanjshme
me armë në dorë, kundër pushtuesve të
ndryshëm, që janë përpjekur të nënshtrojnë
Malësinë e Kelmendit të panënshtruar ndër
shekuj. Vajzat fisnike të Gjeto Cokut ishin: Dila, Maruka,
Terezja, Filja. Maruka, ka qenë murgeshë e Kishës
katolike në një kuvend motrash në Zagreb të
Kroacisë. Për patriotin trim dhe bujar Dedë
Cokun dhe Mashin e Çokut, shkruan edhe Poeti
Kombëtar At Gjergj Fishta (1870 1940) në
kryevepren Lahuta e Malcis.
Për sundimtarin e Lezhës Gjeto Coku, flet revista
Përparimi e vitit 1914 (f. 5 7), ku
i kushtohet një artikull i veçantë prej 3
faqesh. Aty ekskluzitivisht trajtohet atdhetari Gjeto Coku
si sundimtar në bajrakun e Nikshit. Nga dokumentet arkivore
dhe shtypi i kohës thuhet se ai e drejtoi vendin me drejtësi,
paqe dhe tolerancë.
Gjeto, ishte një familje me tradita të hershme
atdhetare dhe krishterë i devotshëm në udhën
e Zotit. Patrioti i zjarrtë ruajti lidhje të ngushta
me Kishën katolike dhe kishte shumë miq të
shtëpisë priftërinj dhe ipeshkëvij të
kohës, duke mbetur (deri sa ra dëshmor nga dora
trathtare) një burrë trim, i nderuar dhe respektuar
dhe i dashur për të gjithë.
Ndër të tjera shkruhet: Nder Shqyptarë
qi maa fort se ttanë u perkujdesne per miradijet
tkomit e sditne me kursye kurr farë mundimit,
por u munduene saa ku mujtne me e pshtue Shqypniin prej thojve
tpangiishem t Mbretniis s Turkut, e nder
saa e saa Shqyptarë tjerë, qi shkrine mallë
e gjaa per Shqypnii, i dejë mu njoftun e mu
permendë asht Z. Coku. Ah! Per t saktë burrnia
e atdhedashtnia e ktii shquptarit nuk do tqitet nharresë,
per se i cilli atdhetarë do trreket me e ndjekun
e me ecë mas gjurmve t tia. Gjeto Coku, ishte i Bajrakut
tNikshit. T lemit e pat prej nji babet e nanet
qi shkojshin jeten si i perket nji tkrishtenit tmirë,
e prej ktyne xuni hem me i sherbye Zotit, hem me punue e me
e dashtë atdheen si duhet e si kaa hije nji atdhetarit
tvertetë. (f. 5)
Vargu i burrave, që kanë qenë garant të
insitucioneve të Kanunit në Malësi të
Veriut dhe zonat fushore, ku këto malësorë,
për arsye të kushteve ekonomike u vendos në
qendrat e reja të banimit, është i pafund.
Në çdo vllazni e katund, ka pasur shumë burra
të tillë, që ishin krenaria e trojeve shqiptare
edhe për kryengritje të njëpanjshme, kundër
ushtrive pushtuese turke e shovinistëve serbomalaziase.
Besa e lidhur për nder e flamur, në këto troje
trimash, kishte një rëndësi të dorës
së parë. Atë e vinin në lëvizje malësorët
sypatrembur si Gjeto Coku me shokë, sepse në luftë
ai ishte shumë i zoti, për ti bashkuar të
gjithë trimat në një qëllim të përbashkët
atdhedashës.
Ndër këto burra të malësisë,
mund të përmendim: Dedë Gjon Lulin, Lucë
Nika, Gjokë Luci, Mark Toma, Kolë Gjoni, Ndue Dushi,
Dedë Coku, Lush Llani, Gjeto Coku, Sadri Keqi, pjetër
Llesh Nikë Daka, Sokol Djala, Llesh Gjeri, Pjetër
Bici etj. Burra të tillë të paharruar në
Malin e Kastratit kanë qenë: Dodë
Preçi, Gjelosh Gjoka, Shaban Elezi, Gilë Marku,
Dulo Staka, Kot Nika, Zenel Shabani, Vuksan Leka, Pjetër
Dulja, Dosh Sadria, Ndrekë Kaçeli, Marash Gjekë
Mali, Mirash Luca, Brahim Vuksani, Nikollë Mirash Luca,
Prekë Brahimi, Gjeto Shyti, Ndokë Gjoni, Nish Gjeto
Daka, Lukë Deda, Çok Zefi, Lucë Tagani, Llesh
lekiqi, Nikollë Marku, Gjeto Daka, Nikë Ivani, Dash
Preçi, Mark Dashi, Ujkë Gjeto Shyti, Dedë
Gjon Ujka, Lucë Gjeka, Dodë prendash Zefi, Smajl
Shpendi, Nuk Puli, Marash Vata, Qerim Sokoli, Halil Ujka,
Oso Rama, Prek Gjon Rrethatokja, Llesh preluca, Nikë
Gjelosh Gjoka, Kolë Gjeloshi, Nikë Gjeto Koti, Mar
Gjoni; burrat e Shkrelit, si: Marash Vata, Vatë Marashi,
Tomë Nika i Shkrelit, Rrushman Hasani, Zef Tomë
Nika, Gjon Deda i Shkrelit, Kanto Marashi, Mark Tomë
Pllumbaj Bajraktar i Kelmendit, i cli mori pjesë në
Kryengritjen e vitit 1912 dhe më pas ngriti flamurin
e Pavarësisë në trevën e vet.
Ai me armë në dorë, mori pjesë në
mbledhjen e organizuar në Zejmen më 11 Maj të
vitit 1912, me përfaqësues nga krahinat e tjera
fqinje, si: Mirdita, Malësia e Lezhës, Kthella etj.
Ai ishte ndër të parët, që këmbnguli
të zbatohen deri në fund të gjithë vendimet
historike, që do të merren nga të gjithë
shqiptarët e tubuar atë ditë.
Kësisoj që nga ajo ditë, Gjeto Coku, u
bë një nga patriotët më të vendosur
të luftës për liri e pavarësi të
popullit shqiptar, që prej 50 dekada qëndronte i
robëruar nga kthetrat e ushtrisë mizore koloniale
turke.
Historia e Gjeto Coku, përmes dokumenteve historike të
Arkivit të Austrisë
Duke shfletuar disa dokumenta, që janë marrë
nga Arkivi i Vienës (Austri), që disponohen në
Insitutin e Historisë në Tiranë, shohim se
Dokumenti #10, Dosja #20, ka të shkruar detajet interesante,
se: Ambasadori Zambaur në Shkodër, njofton
Vjenën, më 11 Maj 1910, se më tha Gjeto Coku,
se rebelët po e mendojnë seriozisht
punën me u shkëput nga Turqiq
. dhe më
poshtë njoftonte ai e porosita, që të
përdor influencën e tij, që as shokët
e fisnit, as malsorët e tjerë mos të hidhen
kundër Qeverisë.
Ndërsa Vjena, i shkruante ambasadorit të ri
në Shkodër Zambaur-it, më 14 Shkurt 1911: Një
i fortë: Prek Gjeto Coku nga fisi i Kelmendit, i cili
kishte marrë pjesë në emigracionin e malësorëve
të vitit të kaluar për në Mal të
Zi, ka disa kohë që ndodhet në Monarki dhe
nëpërmjet të tjerëve ka pasur korelacione
me Dr. Fran Baron Nopçen
na është drejtuar
dhe ka kërkuar, që të lejohet kthimi përsëri
në atdhe, duke ndërmarrë pranë qeverisë
turke hapa që do ti duken të përshtatshme
mbasiinformatat e pakta që disponohen për lutësin
nuk janë aq të favotshme edhe se dyshimi nuk mund
të hiqet, se kthimi i tij për në Vilajetin
e Shkodrës, ai mund ta përdorë për
qëllime të agjitacionit.
Një këngë popullore, që këndohet
me lahutë dhe çifteli brez mbas brexi, e ka përjetësuar
kështu figurën e Gjeto Cokut, me trimat e tij besnikë
në mbrotje të trojeve të vatanit:
Në çdo mbledhje kanë
ngritur zanin
Me çdo kusht me mbrojt vatanin
Si në luftë kundra Turqisë
Në prag të Shpalljes së Pamvarësisë.
Qenë malësorët sokola
malit
Në fshat Shenkollit në Breg të Zallit
Që ja vunë pushkën nizamit
Shumë ushtarë ja vranë Sulltanit.
Në krye të luftës
së Pamvarsisë
Gjeto Cokun kishin prijës
Lëgjandar bashkë me malësorë
Ngreu flamurin vetë më dorë.
Disa trima lufta i mori
Me pushkë në dorë në mbrojtje këtij
troi
Pjetër Bici, Gjergj Nikolla
Llesh Nik Dake, Pjetër Sokola,
Tuj luftua kundra Turqisë
Ranë si trima të Pamvarsisë.
Në një dokument tjetër top - sekret, njoftohej
Viena nga të dërguarit e saj në Shkodër,
lidhur me qëllimin e Preng Pashës dhe rrezikun e
atentatit kundër Gjeto Cokut. Në dokument thuhet:
Preng Pasha, nxit banorët kundër Emzot Kolecit
dhe vëllezërve Coku, Emzot Serreqit, Kolecit e Bumçit
kishin frikë për trazira serioze, bile dhe për
atentat eventual kundër Emzot Kolecit dhe Cokut
Më 4 Shtator 1913, nga Durrësi njoftohej Viena,
se Katolikët e Bizës e të rethit të
saj, nuk duan që të njohin qeverinë provizore
të Durrësit. Ata duan që ti nënshtrohen
vetëm shefit të malësorëve katolik të
Bregut të Matit Gjeto Cokut
Dokumenti #177, dt. 17 Nëntor 1013, është
një letër e Eqerem Bej Vlorës. Në të
thuhet, se: Në Lezhë e në Shën Gjin,
është formuar një Qeveri Kombëtare nën
drejtimin e malësorëve të Lezhës, si armiq
të Bib Dodës. Ata janë edhe kundër Esat
Pashajt
Bib Doda ka siguruar krahinën e Mirditës
Vrasja e Gjeto Cokut e ka armiqësuar atë me katolikët
e Malësisë së Lezhës
Në Tetor të vitit 1912, Esat Pash Toptani, mblodhi
Redifet e Krujës dhe Tiranës, gjithsej rreth 10.000
vetë. Ai u nis për të shtyp kryengritjen nga
Mati deri në Malësinë e Madhe. Bregamatësit,
i vunë pritën në Kodrat e Pllanës dhe
nuk i lëshuan rrugën për 3 ditë. Vetëm
pas luftimeve të ashpra, Esat Pash Toptani, mund të
kalonte, duke kallur gjithë Bregun e Matës, ndër
to edhe shtëpinë e Priftit (Çelën).
Ai dogji gjithsej 100 shtëpi.
Të besëlidhurit e Bregut të Matës
edhe mbas 12 tetorit 1912, kur Lufta Ballkanike kanoste copëtimin
e Shqipërisë, luftëtarët shqiptarë
u ngritën me armë në dorë, rrethuan garnizonin
turk në Pllanë, ku ndodhej një batalion dhe
e detyruan të dorëzohej dhe mbasi e çarmatosen
e lanë të lirë të largohej.
Asnjëherë shqiptarët e për më
tepër malësorët nuk e kanë patur traditë
që të vrasin në nore (në besë) robët
e luftës. Këtë përjashtim do ta bëj
vetëm regjimi komunist në Shqipëri, që
do të instalohet dhunshëm në periudhën
e zezë të historisë së popullit martir
shqiptar prej viteve (28 nëntor) 1990 deri më (13
dhjetor) 1990.
Më 14 Nëntor 1912, trupat e ushtrisë së
kryemonarkut malazias, pushtuan Shën Gjinin dhe pak ditë
më vonë, trupat serbe të Krajlit pushtuan Lezhën.
Kryengritësit gregamtas, bashkë me krahinat e tjera
të Lezhës, krijuan Qeverinë e Lezhës me
kryetar udhëheqësin e kryengritjës së
Bregut të Matës patriotin kreshnik Gjeto Cokun.
Me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare, Qeveria
e Lezhës, me në krye Gjeto Cokun, u bashkuan menjëherë
me Qeverinë e sapoformuar të drejtuar plaku i urtë
i Vlorës historike, kryeministri i parë Ismail bej
Qemali. Ai nuk pranoi propozimet e Preng Pashës dhe Esat
Toptanit, për tu shkëputur nga Qeveria e Ismail
Bej Qemalit. Për këtë edhe e pagoi me jetën
e vet më 7 Tetor 1913 në Lezhë.
Kryengritjet e drejtuar nga
fatosi i lirisë nipi i Kelmendit Gjeto Coku
Në dhjetëvjeçarin e parë të
fillimit të shekullit XX, Lëvizja Kombëtare,
lufta e gjithanshme e popullit shqiptar për liri e pavarësi
mori një hov të madh. Kjo u pasua nga kryengritjet
e njëpasnjëshme pararendëse të viteve
1909, 1910, 1911, që ishin preludi frymëzues për
kryengritjet e reja, që do të vijnë në
vitet në vijim.
Lëvizjet e fuqishme kundërturke, tronditën
themelet e kalbura të Perandorisë Otomane, që
kërkonte dorën e fundit për ta rrëzuar
përdhe, duke tronditur serizisht pushtetin e Xhonturqve
të Rinj, që ndonëse me ambicie për pushtet,
pretendime reformuese sipërfaqësore, ishin baza
e Perandorisë së vjetës otomane.
Në këtë situatë të elektrizuar,
me inisiativën e Gjeto Cokut, u organizuan kryengritje
kundër garnizoneve turke. Beteja ishte e ashpër
dhe e përgjakshme. Këto fitore të bujshme,
ndezën flakën e kryengritjes dhe në krahina
të tjera të trojeve etnike. Grupi i të besëlidhurve
i udhëhequr nga Gjeto Coku, Zef Harapi etj., goditi forcat
armike në Mirditë, në Bregun e Matit dhe garnizonin
ushtarak në Lezhë, duke intensifikuar edhe më
shumë veprimet ushtarake me armë në dorë.
Madje shumë patriotë të mërguar, po ktheheshin
nga vendet e huaja, për të marrë pjesë
drejtpërdrejtë në luftrat kryengritëse,
kundër pushtuesve kolonialë turq e çlirimin
e Shqipërisë.
Megjithatë duhet thënë, se kryengritjet
zinxhir, që plasën në disa shtet të Ballkanit
dhe më sëshumti në trojet etnike shqiptare,
ushtritë turke përdorën forcën më
të madhe për shtypjen e tyre me një egërsi
e tërbim të pashembullt. Kjo nuk e uli tempin e
revoltave me armë në dorë, por bëri që
shtetet dhe popujt nën robëri të jenë
përherë në ballë të përleshjeve
vendimtare për liri e pavarësi nga suaza e Perandorisë
Otomane.
Kësisoj, qëndresa me tytën e pushkës
dhe luftrat e njëpasnjëshme të popullit shqiptar,
po merrte një fizionomi të plotë dhe frymarrje
më të gjërë, falë angazhimit në
rritje të forcave përparimtare, që aspironin
prej shekujsh mëvetësinë kombëtare, sociale,
kulturore, gjuhën amtare, shkrimin shqip, historinë,
traditat, doket dhe ruajtjen e vlerave të paçmuara
të identitetit kombëtar të trashëguar
brez mbas brezi në tokat e veta ilire.
Atdheu ynë, përmes bijve të dashur të
saj, kishte filluar një rilindje e fryumarrje. Koha kishte
thirrë në skenën historike amtare, zgjimin
për liri dhe të drejta shoqërore, kthimin tek
historia e pararendësve ilirë arbërorë
të epokës së Gjergj Kastriotit.
Të gjithë shqiptarët, e privilegjuar në
parlamentin, qeverinë dhe dikasteret e tjera të
Perandorisë Turke treguan një zell, duke justifikuar
shprehjen popullore, se qeni leh aty ku han bukë,
duke dërguar taborre të panumërta drejt tokave
të të parëve të tyre, për ti
treguar pushtetit të perandorëve turq, se ne jemi
besnik të dhuratave dhe xhevahireve verbuese, që
ajo u ofroj një herë e një kohë princëve
arbërorë, që nga koha e Gjergj Kastriotit.
Por kishte edhe nga ato filoturk, që pas një
pendese të gjatë, u rikthyen në tokat shqiptare
dhe jetën politike të vendit, për të larë
mëkatin e shumë viteve më parë në
shërbim të Perandorisë Turke. Nga ana e tjetër,
në kampin e Perandorisë Otomane, lëvizjet kundër
xhonturqve të rinj disa herë ishin bërë
shumë shqetësuese për krerët drejtues,
që e njihnin mentalitetin dhe dëshirën e zjarrtë
e vendit të shqiponjave, për të qenë i
lirë dhe i pavarur.
Për më tepër, këtë gjë e
dinin edhe 45 ish guvernatorë, që ishin me origjinë
shqiptare qysh nga periudha e Gjergj Kastriotit. Ata herë
mbas here kishin qenë në krye të Perandorisë
Otomane, si governator e z/guvernator të saj. Ata gjithashtu
e njihnin shumë mirë historinë e popullit të
vet, por më shumë u pëlqente profesioni i mercenarit.
Ato ndonëse i shërbenin verbërisht ose me ndërgjegje
Perandorisë Otomane (në saj të privilegjeve,
që u ofroi si dhuratë verbuese), nuk arritën
të mposhtin gjakun e pastër ilir.
I tillë është rasti i Ismail Bej Qemalit,
që mbasi kishte shërbyer për shumë vite
në Parlamentin turk, kthehet në vendin e origjinës
së të parëve të tij. Diplomati i karrierës,
duke gjetur edhe zemërimin e madh të popullit e
Rilindasve shqiptarë, fillon organizimin e kryengritjeve,
duke e kurorëzuar me sukses rezistencën kundërturke,
me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë,
më 28 Nëntor të vitit 1912 dhe ngritjen madhështore
të Flamurit në Vlorën historike
Një rrezik tjetër asokohe i kanosej kombit tonë.
Shetet monarkiste shoviniste fqinje, në aleanca të
fshehta, me synimin për të larguar influencën
e Perandorisë Otomane në Ballkan, pretendonin të
ndanin trojet shqiptare mes vedit, a thua se Shqipëria
ishte një plaçkë tregu apo copë torte
që kapërdihej lehtë.
Lufta me armë në dorë, e drejtuar nga fatosat
e lirisë në Veri dhe Jug të Shqipërisë,
kudo ku flitet gjuha shqipe, e drejtuan tehun e lëvizjeve
në dy drejtime: sëpari, kundër pushtuesve të
Portës së Lartë Otomane, që kishte shkatërruar
në mënyrë sistematike gjithçka shqiptare
dhe kishte bërë që një pjesë e shqiptarëve
të flisnin e shkruanin gjuhën e pushtuesit e ti
shërbenin atij, për të shtypur vëllezërit
shqiptarë (për të marrë lavde dhe poste
nga Perandoria Turke) dhe së dyti, kundër pretendimeve
shoviniste të morkive fqinje, që mbroheshin në
synimet e tyre nga vetë Fuqitë e Mëdha të
Europës, që nxisnin dhe përkrahin në rrugë
diplomatike synimet e fqinjëve grabiqarë.
Në situatën tepër të rrezikshme dhe
të vështira për fatet e kombit, Grupi i Deputetëve
Shqiptarë në Stamboll, i kërkoi Qeverisë
së Xhonturqve të Rinj, që ti njehte menjëherë
popullit shqiptar të drejtën kombëtare për
vetëvendosje. Xhonturqit, të tërbuar nga kërkesat
e deputetëve shqiptarë, i hodhën poshtë
pretendimet e tyre njëzëri, duke rritur masat e
shtypjes dhe represionit ndaj elementëve të rrezikshëm
për vijimin e sundit të tyre në Shqipëri.
Në kushtet pa udhëzgjidhje, popullit dhe trimave
atdhetarë, që mbështeteshin në lëvizjet
e tyre liridashëse nga shtresat e popullit, nuk i mbetej
gjë tjetër, veçse ti fitonin këto
të drejta të njeriut dhe të një kombit
që nuk kishte asgjë me kolonët turq, që
ti rifitonte me luftë dhe gjak të pastër
arbëror. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje,
një grup të vonuar patriotësh shqiptarë,
u mblodhën në Stamboll, në udhëheqjen
e Ismail Bej Qemalit. E gjithë kjo tashmë kishte
ndodhur kur Perandoria Otomane ihste buzë greminës,
falë grindjeve për pushtet përmes vrasjeve
që kishin plasur në klanet e dinnastisë së
pushtetarëve të lartë. Megjithatë, ujku
turk edhe pse i plagosur rëndë me vdekje ishte tepër
i rrezikshëm.
Në mbledhje u vendos, që në vendin e shqiponjave
të rifillonin kryengritjet e njëpasnjëshme,
duke rikujtuar, ndonëse me vonë, peridhën e
lavdishme të Gjergj Kastriotit. Për organizmin e
kryengritjeve me armë në dorë në Veri
të Shqipërisë dhe pjesën e Mesme të
saj, do të vepronte patrioti liberator Luigj Gurakuqi
dhe në Kosovë Hasan Prishtina, ndërsa në
Shqipërinë e Jugut, ishte caktuar ish - deputeti
në Parlamentin Turk Ismail bej Qemali, i mbështetur
nga Rilindasit e tjerë.
Ngjarjet historike, që paraprijnë shpërthimin
e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912,
lidhen ngushtësisht me luftën e ndezur politike
dhe përpjekjet e para më armë, që u zhvilluan
gjatë fushatës së zgjedhjeve për deputetë.
Xhonturqit e kishin shpërndarë Parlamentin, me qëllim
që të jepnin një goditje shkatërrimtare
opozitës që kundërshtonte gjithnjë synimet
e tyre. Në grupin e deputetëve në Parlamentin
Turk, bënte pjesë edhe Grupi i Deputetëve Shqiptarë.
Ata qysh në fillim i ishin bashkuar forcave reformatore
në Turqi, që kërkon, përmes programit
të tyre të detajuar politik Liri dhe Marrëveshje.
Duke parë aktivitetin e madh politik, që luante
forca patriotike shqiptare, të drejtuar nga Ismail bej
Qemali, Bajo Topulli, Hasan Prishtina etj., në Parlamentin
e Përandorisë Turke, Xhonturqite Rinj të Stambollit,
synonin që këto deputetë shqiptarë të
mos fitonin një mandat tjetër në Parlamentin
turk, sepse kishin dalë nga synimet e Xhonturqve si bukëshkalë
të Perandorisë.
Për ta ishte më e mirë të zgjidheshin
deputetë kukull, që mund të vepronin sipas
porosisë së Xhonturqve të Rinj, duke i përdorur
si vegël qorre në synimet e tyre shtypëse dhe
zgjatjen sa të jetë e mundur të pushtetit të
tyre kolonial në Shqipëri. Por koha e tyre kishte
perenduar, bashkë me tjetërsimin e ndërtesës
prej rëre të Perandorisë, që ishte mbuluar
nga korrupsioni, rryshfeti, nepotizmi, intriga, mashtrimi,
kulti i madhështisë, degjenerimi moral dhe politik,
brenda vetë Perandorisë, që me paterica kërkohej
të mbahej gjallë nga reformatorët
e rinj me emrin e çuditshëm Xhonturqit e Rinj.
Në ballë të kryengritjeve
të njëpasnjëshme
Atdhetari i flaktë Gjeto Coku, drejtoi shumë
aksione luftarake të kryengritësve në krahinën
e tij, duke qenë një shembull konkret i vetëmohimit
të binomit jetë a vdekje. Kryeprijësi luftarak
me mbështetësit e tij patriotë nga krahina
e Bregut të Matës, organizuan me sukses sulmin luftarak
kundër garnizoneve të taboreve turke të stacionuar
asokohe në Lezhë, që në histori ka mbetur
e gdhendur data 29 maj e vitit 1912.
E paharruar, mbetët edhe beteja e përgjakshme
e organizuar në në vendin e quajtur Kodrat e Pllanës
dhe Trapin e Gurëzit më 22 qershor 1912, prishja
e vijës telefonike të komunikimit midis trupave
pushtuese osmane më 5 korrik të vitit 1912.
Një muaj me vonë Gjeto Coku, do të gjendet
shumë kilometra larg vendlindjes së tij. Ai ishte
vendosur për disa ditë në qytetin e Durrësit,
nga ku po përgatitej të realizonte planin e detajuar
të sulmit kundër ushtarave turq, të stacionuar
në disa qendra të qytetit. Falë aftësisë
dhe përvojës, në luftën kundër ushtrisë
turke, Gjeto Coku, sulmon në mënyrë të
rrufeshme depot e armëve në Durrës, më
16 korrik të vitit 1912, mbasi kishte elemeinuar fizikisht
rojet mbrojtëse të ushtrisë turke.
Këtu varrohet (plagoset) vëllai i Gjeto Cokut,
Deda dhe Llesh Nikë Daka prej Kelmendit. Ata qëndruan
si burrat në fronin e luftimit, duke mos u dorëzuar.
Edhe të plagosur , ku plagët i pikonin gjak, ata
shtinin me armë në dorë mbi armikun, deri sa
shokët e tyre luftërarë vijnë dhe i marrin
në krah dhe i dergojnë për mjekime në
shtëpitë e tyre
Ishte merita e patriotit të zjarrtë Gjeto Coku,
që në kështjellën legjendare dhe historike
të Lezhës historike ngriti me plot nder dhe lavdi
Flamurin e Lirisë të Heroit Kombëtar Gjergj
Kastrioti, atë Flamur Kuq e Zi, të larë ndër
shekuj me gjak trimash shqiptarë. Kjo ngjarje e rëndësishme
për qytetin e vogël të Lezhës vinte menjëherë
disa ditë pas aktit historik të Shpalljes së
Pavarësisë dhe ngritjes së Flamurit shqiptar
në Vlorën e Ismail Bej Qemalit më 28 nëntor
1912.
Ka qenë Ismail Qemali, admiruesi dhe miku i tij i
afërt që e nxiti të lartësojë simbolin
e shqiptarëve në Lezhë, duke i dhënë
një shembull të mirë të gjithë patriotëve
shqiptarë që e kishin mbështetur në luftrat
kryengritëse të organizuar nga vetë Gjeto Coku
në krahinën e tij dhe në disa zona të
tjera të Shqipërisë.
Fatosi i lirisë Gjeto Coku, me pathosin e pashquar
për pavarësinë dhe prosperitetin e vendit të
tij pranë familjes së vjetër të Europës
përparimtare, bëri që ai shpesh të jetë
kundërshtarë pikëpamjesh me disa krerë
lokalistë, që kërkonin lirinë e vendit
me kushtet që kishin vendosur xhonturqit (Qeveria e Turqve
Rinj në Shqipëri), që dëshironin të
zvarritej pavarësia e vendit të shqiponjave.
Gjeto Coku, asnjeherë nuk u pajtua me procesin e
osmanizimit të detyruar, që do të thoshte thellim
i metejshëm në hendekun e shkombëtarizimit
të popullit tonë, nështrimin në të
gjithë rrafshet e jetës së banorëve autoktonë,
duke humbur të drejtën për të qenë
shqiptar të lashtë pasues të denjë të
të parëve tanë ilirë.
Gjithsesi duhet pohuar, se vendi ynë asokohe gjendej
para një katastrofe ekonomike, sociale, kulturore dhe
asgjesimi të ndërgjegjes kombëtare në
mënyrë graduale dhe të studiuar mirë nga
ana e kolonizatorëve të vjetër turq, kur vetë
Perandoria Otomane ishte përfshirë nga tërmeti
i shkatërrimit të plotë. Patriotët e vertëtë
shqiptarë, me në krye Rilindasit diturakë,
kishin vite që përmes medias së shkruar përpiqeshin
të zgjonin nga gjumi letargjik ato pjesë energjike
të popullsisë, që do ti sillte më
vonë shumë telashe Perandorisë së kalbur
turke, e cila më vonë do të tkurrej në
strofkën e vet në Bosfor
Ai e priti me armë në dorë pushtimin e
Lezhës nga ushtritë serbe në nëntor të
vitit 1913. Pas largimit të tyre nga Lezha, në gjysmën
e dytë të muajit prill të vitit 1914, Gjeto
Coku, u vu menjëherë në krye të lëvizjeve
reformatore të kohës. Kështu, ai ishte ndër
të parët që u vu në krye të administratës
që u ngrit në Krahinën e Matës dhe pranoi
njëzëri kërkesën e Qeverisë së
Vlorës për të bashkëpunuar me të.
Ai u vra trathtisht në Lezhë nga agjentët e
qeverisë serbe, të cilët me kokë kërkonin
elemnimin e tij fizik, si një pengesë serioze për
arritjen e synimeve të tyre shovinste ndaj tokave shqiptare
në Veri të Shqipërisë.
Në lidhje me këtë vrasje shtypi përparimtar
i kohës reagoi menjëherë nëpërmjet
një sërë shkrimesh, ku vlerëson rolin
e madh patriotik, që kishte luajtur patrioti i vendosur
Gjeto Coku, ku, ndër të tjera, analizohet situata
politike në Lezhë dhe Skuraj. Popullsia vendase
dhe vetë administratorët e Qeverisë së
Qarkut të Lezhës, ishin shumë të idinjuar
për vrasjen e atdhetarit me vizione të pastra përparimtare.
Duke shfletuar shtypin e kohës,ndër
të tjera lexojmë:
Lezhë. Me 7 të tetorit, një
rrezik i madh e gjeti Qeverinë e Lezhës, Malësinë
e Madhe e, të thuesh, Shqipninë mbarë; pse
në këtë ditë Gjeto Coku, kryetar i Qeverisë
së Lezhës, qe vra në tradhti prej njëfar
Preng Gjakove, një mirditas, dalë tash vonë
në Gjakovë e shkrue, së mbami, në xhandarmëri
të Lezhës.
Gjeto Coku qe i krishtenë imirë, atdhetar i
njimendët e burrë i drejtë e trim. Pa qenë
vetë nevoja e kujt e pa sopatë e drapën kurrë
ne huejën, qe buka e të gjithë shekullit
(buka e të gjithë shekullit - kuptimi: qe mikpritës;
në shtëpi të tij hanin bukë njerëz
të shumtë, shënimi i redaksisë së
revistës Hylli i Dritës); e as iu shit,
as iu leçit kujt a për me u pri a për me
u çelë shteg ushtrive; por, konden (i kënaqur)
në atë okë e copë, në të cilat
e pati vu Zoti, qe nderi i fesë, nami i Atdheut e miku
i të gjithë të mirëve. Arsyeja,
për të cilën që vra, nuk dihet.
Në mort të tij u mblodh panagjyr i madh. Ndërsa
të tjerë të huej, qe P. Severin Lushaj, P.
Rrok Vataj, Baron D. Nopça e Miss Durham. Me 12 tetor
u tha Mesha e dritës për shpirt të tij. në
atë Meshë, qe delegati i arqipeshkvit të Shkodrës,
D. Ndre Mjedja, si edhe D. G. Kukula, D. P. Ungrej. P. Engjëll
Paliqi tha Meshën e P. Severin Lushaj bani predkun (fjala
fetare që mban prifti në meshë)
(f.
29)
Skuraj. Me 27 të frorit, mbylli sytë
përgjithmonë Gjin Pjetri i Skuraj, me 28 e vorruen.
Prej gjithkah i shkuen në mort; edhe gjithkujt iu dhimb.
Ka qenë burrë i mirë, besnik e shqiptar i vërtetë.
Para nandë vjetësh luftoi kundër qeverisë
otomane për të drejta të veta e i gjallë
nuk i ra në dorë edhe atëherë, kur ushtria
i dogji shtëpinë e i ia rrënoi të gjithë
gjanë e pasuninë. Kështu edhe ndër ma
të parët shqiptarë qe që doli komitë
për liri të Shqipnisë. Bashkë me Gjeto
Cokun vojti në Lezhë e ngrehi flamurin e Shqipnisë,
e sa qe vetë gjallë, mbajti paqën e qetinë
në bajrak të vet. Kurbini mbarë shkonte mbas
fjalës së tij, e qe i çmuem edhe prej animqsh
të vet. Dera e tij ka qenë gjithmonë dera e
Zotit dhe e miqve. Njeri feje, burrë fjale e shqiptar
pune, ka me qenë përmendë gjithmonë me
nder prej të gjithëve, e nami (fama, emri i mirë)
i tij vonë e vonë ka me u harrue në Shqipni.
(f. 131) (Revista: Hylli i Dritës, 1914/7,
Vjeti II i Botimit)
Vlerësime për veprimtari patriotike
të Gjeto Cokut
Patriotët e vërtetë shqiptarë gjatë
kohës kur kanë ndodhur ngjarjet janë vlerësuar
me respekt të madh nga bashkëkohësit dhe shtypi
periodik brenda dhe ai i mërgimtarëve jashtë
trojeve etnike shqiptare. Një vlerësim të tillë,
ka marrë herë pas here edhe trimi i Bregut të
Matës Gjeto Coku.
Shtypi, revistat e përditshme dhe të përkohshmet
e kohës, si: Hylli i Dritës, Perparimi,
L.E.K.A., etj., kanë shkruar për kryengritjet
e malësorëve të Bregut të Matës dhe
udhëheqësin e tyre atdhetar Gjeto Cokun. Edhe në
shekullin e kaluar studiuesit e historisë, pavarësisht
se në kohën e reegjimit komunist historiografia
ishte e politizuar, figura e Gjeto Cokut, është
trajtuar sëbashku me patriotët e tjerë të
lëvizjeve antiturke me armë në dorë.
Për merita të padiskutueshme, të dokumentuar
në arkivat shqiptare dhe të huaja, ish - Presidiumi
i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, i ka dhënë
me dekret #6660, Tiranë 17.11.1982, Gjeto Prek Cokut
medaljen, Për veprimtari patriotike, në
motivacionin e së cilës është shkruar:
Për ndihmesën e dhënë në Luftën
për Çlirimin Kombëtar dhe për Mbrojtjen
e Tërëisë së Tokave Shqiptare.
Tashmë në panteonin e burrave të shquar
të kombit shqiptar, një vend të merituar nderi
dhe krenarie ka marrë edhe patrioti i flaktë i lirisë
dhe pavarësisë së Shqipërisë Gjeto
Coku, nderimi për te është vlerësim, për
të gjithë familjen dhe krahinën e tij të
dashur së cilës iu përkushtua deri sa mbyllit
sytë.
Sot nipat e mbesat e tij në Lezhës (Shqipëri)
dhe diasporë krenohen, për birin e madh të
Kelmendit, që u bë përherë pushkë
e grehur për armikun turk e malazias dhe bujar e i dashur
për mikun, në sofrën e madhe të zemrës
së tij, të shtruar përherë me bukë,
krypë e zemër të bardhë.
Shënim: Autori i shkrimit, është nga Gruda
historike e Malësisë së Madhe.
Literatura
1. At Gjergj Fishta, Vepra Letrare #9.
2. At Gjergj Fishta, Lahuta e Malcisë, Kanga
e Njizetët Lekët (Ribotim II) Romë,
1963, f. 262 265, Kanga e Njizetetët Dedë
Gjo Luli, f. 482 485.
3. At Shtjefen Gjeçovi, Atdhetarët e vërtetë
tek libri: Shtyllat e Kombit, Publicistikë,
f. 32 - 37.
4. Gjeto Coku Atdhetar Revista: Hylli i
Dritës, 1913, f. 7 9.
5. Lezhë, Revista: Hylli i Dritës,
1914/7, f. 222 228.
6. Cyta Haimelit, Z. Gjeto Coku sundimtari i Leshit,
Revista: Perparimi, Shkodër, Viti 1914, f.
5 7.
7. Library announcement American friends about Albania, George
Fred Ëiliams (1852 1932).
8. Gazeta: Liri e Shqipërisë, Viti 1912,
#55, f.1.
9. Vendimi i Rrethit Lezhë, #107/1, datë 15.10.1984.
10. Dekret #6660 i Presidiumit të Kuvendit Popullor të
Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë,
për dhënien e Medaljes Patriotike, Tiranë,
17.11.1982.
11. Kryengritja e Kurveleshit, f. 560 561.
12. Dokumente nga Arkivi Shtetëror i Vjenës Austri.
Dokumenti #10, Dosja 20.
13. Dorëshkrim nga Nikë Prela (Hasani), Rrilë,
Lezhë.
14. Myftar Mema, Kryengritja e Përgjithshme e 1912
- s, Revista: Shkenca dhe Jeta, Akademia
e Shkencave e Republikës Popullore Socialiste e Shqipërisë,
Tiranë, f. 12 13, 24.
15. Gjeto Coku, Enciklopedi, Tiranë, 1990.
16. Nikolla Spathari, Malësia e Madhe siç
e njoha unë, Monografi, Shkodër 2001, f. 336
337.
17. Dom Ndoc Nikaj, Shkodra e rrethueme, Lufta,
Shkodër, f. 104 113.
18. Kolë Progni, Malësia e Kelmendit,
Monografi, Shkodër, 2000.
19. Marash Mali, Ngjarje historike dhe figura të
shquara shqiptare, Detroit, 2003.
|
 |  |