Haxhi Zeka Byberaj

 


Dil e piqu n' Haxhi Zekën
Grish Kosovën, bashko Rekën:
Lsho Kushtrimin n' Toskë e Gegë;
Mblidhu tok si kokrrat n' shegë.
Fishta

"Burrë Shqiptar si Haxhi Zeka,
s' ka, as s' ka me pasë".
Populli

Emri ..................................Zenel (Zekë)
Mbiemri ............................. Byberaj (Biberi)
Emri i babës ......................Mehmet
Emri i nënës ......................Zelfie
Vendlindja ..........................Shoshan, Tropojë
Datëlindja ..........................20 dhjetor 1832
Vendbanimi ....................... Pejë
Kombësia ..........................Shqiptar
Besimi .............................. Islam
Arsimi ............................... I Lartë
Profesioni .......................... Mesues
Titulli fetar ......................... Haxhi
Tituj ................ "mulla", 'efendi","pasha"( pas vdekjes)
Ndëshkime ............... Internim në Bosfor 1839 - 1896.

Parathanje

Më 20 dhjetor, mbushen 170 vjet prej ditës kur lindi burri i lavdishëm i rilindjes Komëtare Shqiptare Haxhi Zekë Byberaj. Ky pervjetor erdhi pak ditë pasi u kremtua 90 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Do të kisha dëshiruar që në këtë vit jubilar t' i kishim ngritur një monument Haxhi Zekës në kryeqytetin tonë Tiranë, në kryeqëndrën e vendlindjes në qytetin Bajram Curri, ose aty ku ka lindur, në fashatin Shoshan të rrethit të Tropojës. Aspiratat e larta kombëtare të këtij burri të madh të kombit shqiptar, shembulli i tij i pashoq në krye të stuhive kryengritëse për autonomi dhe përpjekjeve për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm, aftësitë për t' u vënë në krye të lëvizjeve të mëdha kombëtare dhe në ballin e luftrave për lirinë dhe mbrojtjen e trojeve amëtare janë shembull i mrekullueshëm për cilindo shqiptar kudo që të jetë.
Jam përpjekur të mbledh prej studiusve tanë të nderuar ato botime, që munda t' i gjejë dhe i solla për lexuesin si një antologji historike për viganin e shqiptarizmit Haxhi Zekë Byberaj. Kjo antologji është produkt i përbashkët i atyre që kam cituar në çdo faqe me mua dhe ata që përballuan shpenzimet e botimit. E thash që ky vigan i atdhetarizmit dhe i bujarisë shqiptare meriton shumë më tepër se kaq. Jam i bindur që Haxhi Zekë Byberaj do të bëhet edhe më i njohur për të gjithë dhe do të shihet aty ku e ka vendin nëkreun e burrave të ditur, ideologëve të Rilindjes, të udhëheqsve të shquar të Lëvizjeve të fuqishme për liri, të atyre që ditën t' i lidhin shqiptarët në besa - besë për liri e përparim. Shembull i burrit Haxhi Zekë Byberaj, që vuri pasurinë e tij pa kursim në shërbim të mbrojtsve të trojeve tona, që mbajti me javë në shtepinë e tij qindra kuvendtarë të Lidhjes Shqiptare të Pejës, Besa - Besë ( 1879 - 1899 ), do të ndriçojë gjithnjë rrugën e bujarisë shqiptare dhe do t' i bëjë të ulin kokën të turpëzuar të gjithë ata që përpiqën të përfitojn nga atdheu në vend që t' i shërbejnë atij.
E ndjej se jam zgjatur ca ca pér shtjellimin e vrasjes së Haxhi Zekës, por e gjithë e vërteta e saj është aktuale dhe do të mbetet me vlerë në çdo kohë, derisa ne kemi armiq të cilët duan të vrasim njëri - tjetrin.
Duke i percjellur lexuesit këtë antologji historike për Haxhi Zekë Byberin them se bëra sa munda në këto çaste, por jo aq sa duhet.


Halil Buçpapaj
Tiranë, më 12.12.2002

H Y R J E


Byberajt (Biberajt) janë një vllazni e njohur e fashtit Shoshan të Krasniqes në Malësinë e Gjakovës (Tropojë).
Fshati Shoshan, i përmendur si vendbanim që në kohë të hershme, është vendosur në pellgun e Valbonës, në trekëndëshin e formuar nga lumi i Valbonës, dega e tij Lumi i Gashit (Mollareka) dhe mali që ngrihet thikë në veri. Në perëndim të fshatit, aty ku nisë Gryka e Dragobisë (Lugina e Valbonës), ka qënë një kala e lashtë e njohur nga vendasit me emr Kalaja e Qytetit. Në fund të fshatit, anës lumit të Valbonës, është një burim ( më i madhi më ato anë ) thirrur Vrella e Shoshanit, i cili nxjerr ujë të kulluar në sasi aq të mëdha sa krahasohet me vetë lumin aty pranë.
Po aty,në krahun tjetër të lumit Valbonë është fshati Koçanaj, përballë Shoshanit, por të dyja fshatra të vendosura në rrafshinë.
Sipas të dhënave gojore, mbledhur nga Zeqir Byberi, 58 vjeçar, Shoshani dhe Koçanajt janë të një barku të madh të emruar Kolmeksh të fisit të Krasniqes. Në këtë bark futen edhe fshatrat e sotme Katundi i Paqës, Margegaj, Dega, Këlcyra, Dragobi e Bredoshnicë.
PO sipas gojdhënave emri i vllaznis Byberaj vhen prej disa brezash. një nga para ardhësit e këtij barku, i qujtur Hercek Gjeka ( i të birit të Mark Kolës së Kolë Mekshit ) u thirr në Shkodër nga Veziri turk bashkë me shumë përfaqësues të krahinave të tjera të Vilajetit. Në bisedë me vezirin Herceku e kundërshtoi duke mos treguar bindje. Për këtë veziri porositi sekretarin personal që "Herceku duhet të kripet me byber" ( biber ) Kjo u kuptua se bëhej fjalë për ekzekutim. Herceku, duke kuptuar rrezikun që i kanosej, nuk humbi kohën dhe as toruan, por mundi të arratiset dhe erdhi në


skica e rrethit tropojs

Shoshan. Kjo ngjarje u mësua në vllazninë e tij, në Kolmeksh, Krasniqe e më gjerë. Prej asaj kohe gjaku i kësaj vllaznie mori mbiemrin Byberaj (Biberaj) ngaqë në linjën e brezave deri në atë kohë thirreshin Gjekaj nga Gjekë Marku i Mark Kolës së Kol Mekshit.
Vija e pasardhësve deri tek Haxhi Zeka ecën kështu:
Mekshi - Kola - Marku - Gjeka - Herceku - Hasani, i cili pati tre djem: Dukën, Hysenin e Malën. Në vijën e Hasanit vjen i biri Abedini ( gjyshi i Zenelit ( Zekés ) - Mehmeti ( i ati i Zenelit ) dhe Zeneli ( Zeka ) që më shumë u thirr Mulla Zeka e Haxhi Zekë Byberaj.
Në Koçanaj, në anën tjetér të Valbonës ishin para ardhsit e Bajram Currit, Kolmeksh të Krasniqes.

Mekshi
Kola
Marku
Gjeka
herceku
Duka ---- Hasani --- Mala
Abedini
Hyseni
Mehmeti
Zeneli
Biblografi
1.Zeqiri Byberi: Dosja për Historikun e fashatit shoshan. Sipas librit në dorshkrim të Ibrahim Malaj "Tropoja në breza ".
2. - Po aty.
3. - Po aty.

Fëmijëria

Më 20 dhjetor 1832, Mehmet Abedinit të Byberajve në Shoshan, i lindi një djalë të cilin e emëruan Zenel e më vonë u thirr Zekë për të hyrë në histori me disa emra e tituj si: Mulla Zeka, Hazhi Zeka, Zenel Efendi, Haxhi Zekë Byberi, Haxhi Zekë Peja.
Mehmet Abedini i Byberajve, kur i biri, Zeneli, ishte i vogël *, bashkë me nënën dhe të shoqen Zelfije ( bijë e Doçëve nga Deçani )* vendosën të lënë përgjithmonë Shoshanin.
Vendosja e familjes së Mehmet A. Byberajt në pejë u bë aty nga viti 1835. Aso Kohe Peja ishte një qytet i vogël, por qëndër e rëndsishme administrative, tregtare, zejtare, afër tokave pjellore e rrugëkalimeve, të rëndsishme. Prindërit e Zekés së vogël e panë këtë zgjidhje më të përshtatshme për jetesë në rrethanat e asaj kohe.
Të dhënat e njohura flasin për një fëmijëri të vobektë të Zekë Byberit, me kushte të vështira jetese. Të dhënat për fëmijërinë e Zekë Byberit janë të pakta e kryesisht, të mbledhura nga gojëdhëna.
"Haxhiu fëmijërin e kaloi në Karagaç. Rritej në skamje. Besohet se mësimet e para i zuri nga një hoxhë i qytetit. U dallua në mesin e shokëve për zell dhe vullnet në punë. Ishte shtatmesëm dhe shëndetlig. Hoxha qi e msojeke, thojke se "kur të rritet ky djalë e t' behet i zoti i vetit, shtat kralat kanë me ja ni zanin ". Mësimet mëtutjeshme nuk dihet se ku i vazhdoi, apo ndoshta u shkollua si autodidikat. Duke pasur parasysh gjendjen e dobët ekonomike të Abedinit aso kohe, nuk ishte mundësia që Haxhiu të shkollohej jashtë Peje. Në traditën popullore gjenden të dhëna se ai e vazhdoi shkollimin e mëtejshëm në emrin e të birit të një pasaniku nga peja". (3).
Nga pasardhësit në pejë është edhe Xhevdet Malushaga, rreth 70 vjeç, me banim në Pejë. Në gushtin e këtij viti (2002), pasi tregon se gjyshja e tij Bade ka qënë e bija e Haxhi Zekës, thotë:
-- Haxhi Zeka kur ka ardhë në Pejë ka banue në një shtëpi ke kazerma ushtarake dhe i kanë dhënë me hangër, me pi e me mësua aty me fëmijët e oficërve. Në moshën 13 vjeç ka mësua Kuran-in përmendësh. Ka qënë një fëmijë shumë i zgjuar edhe pse i imet. Kështu me kanë treguar.
-- Duke kërkuar të mësosh për ecurinë e jetës së Haxhiut do të ndeshësh edhe të dhëna që nuk përputhen gjithnjë. Megjithatë është shkruar se Zeka i vogël ndoqi mësimet në qytetin e Gjakovës, që aso kohe ishte nder vatrat kryesore të qendresës antiosmane dhe kryengritjeve per liri që përfshinin herë pas here Kosovën, Rrafshin e Dukagjinit dhe malësitë. Pas mbarimit të Medresesë në Gjakovë mori titullin fetar " Mulla " ( titull që si rregull fitohet kur mbarohet shkollë e lartë, quheshin edhe mësuesit ), i cili e ka shoqëruar emrin e tij në kujtesë të bashkëkohasve dhe u është përcjellur dhe brezave. Por shkollën edhe më të madhe në fëmijërinë dhe rininë e tij Zekë Byberi e kreu për atdhetari dhe gjithë jeta e tij është dëshmi e mbrumosjes së vërtetë si një atdhetar i falktë. Kryengritjet e herë pas hershme në viset ku jetonte Zeka në mesin e shekullit të 19 - të, emri i madh dhe madhështija e prijësit të lavdishëm të kryengritjeve antiosmane, Binak Alia ( Molusmanij ) ishin shkolla dhe shembulli i rrugës së lirisë, per atë dhe brezin e tij.


Biblografi
1. - Seit Musaj: " Haxhi Zeka, aktivist dhe luftëtar trim ", në gazetën "Bashkimi", 16.5.1978
2. - Zymer Neziri: Haxhi Zeka në Traditen popullore "Konferenca shkencore e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, ll Prishtinë 1981, f.269.
3.) po aty.

NËPUNËS


Në kërkimin për të mësuar për ecurinë e jetës së Haxhi Zekësdalin shumë vështirsi nga " boshllaqet" ose mosperputhjet e atyre që janë thënë pér jetshkrimin e atij burri të madh. Ja si shkruan Zymer Neziri në "Haxhi Zeka në traditen popullore" 1:
"Pas shkollimit gjysmë të mesëm apo të mesëm, Haxhiu u emerua mësues né Pejë. Do të ketë qënë kjo njëra ndër ato shkollat fetare islame të viteve 55- 60 të shekullit të kaluar. Ndoshta këtë profesion e ushtroi në kohën kur ende vuante nga skamja dhe luftonte për ekzistencë, sepse në kohën kur u martua, siç pohoi i nipi Sh. Malushi, ishte shumë i varfër dhe nuk pati se ç' ka t' i dhuronte nuses natën e martésës, por i premtoi:
--- "Tash vjen dita e harfeve. Ty do t' i fali diçka, se fëmijët që po mësoj do të më sjellin peshqeshe". Edhe bashkëkohaniku i Haxhiut, Bajram Zogu, " pohon se H. Zeka kishte punuar si mësuas në Pejë, po "thmin si s' msojshin i rrehke pa hesap. Folke rrept. T' tonë i dojke nisoj. I msojke fort se kish qef për m' u bo t' mençëm'. Dhe vazhdon _ 2:
-- Pos punës si mësues, ai punoi edhe si sekretar i familjes së Sheremetëve në Pejë në kohë të gjatë.
---- Edhe pasardhdësi i Haxhi Zekës, Xhevdet Malushaga, në bisedën e përmendur më lart ( gusht 2002 ) pohoi qënien mësues dhe në punë të tjera nënpunsie të stërgjyshit të tij.
Kurse në seancen gjyqësore të 3 tetorit 1885 njëri nga deshmitarët, Haxhi Sylejman Gjakova, mes të tjerash tha se " Molla Zeka ... dmth Haxhi Zeka Zejneli ... ka sherbyer pranë administratës qeveritare lokale në Pejë (...)"3.
Sipas gojëdhanve Haxhi Zeka jo vetëm ka dhënë mësim si mësues por ka qënë edhe nxitës që sa më shumë shqiptarëT të ndiqnin shkolla. Në Pejë e rrethinë, në vendlindje dhe kudo qarkullonte porosia e Zekë Byberit për shkollimin dhe aq më tepër qëky shkollim të bëhej në gjuhën shqipe. "Në tubimin që është mbajtur në Fushë Kosovë, gjatë muajit shkurt të vitit 1901, të cilin e kryesonte Haxhi Zeka nga Peja, është shtuar çeshtja e shkollave shqipe. "4.
Si një rilindas i madh Haxhi Zeka kuptonte se çlirimi dhe përparimi i kombit nuk mun të bëhej pa dituri e shkollim dhe për këtë nuk kurseu asgjë.

Biblografi
1._ Zymer Neziri; "Haxhi Zeka në traditen popullore". botuar nga Akademia e shkencave dhe arteve të Kosovés "Konferenca shkencore e 100 vjetorit të LSHP, ll, Prishtinë 1981 fq. 629
2._ Po aty fq. 630
3._ Lidhja Shqiptare e Prizerenit në Dokumentet Osmane 1878 - 1881 "Tiranë 1978, fq. 257.4.
4._ Citohet sipas Shukri Rahimi: Vilajeti i Kosovës, Prishtinë 1969, fq. 44.

Familja e Hazhi Zekës


Të dhënat pér familjen e Haxhi Zekës janë të pakta, të pjesëshme dhe fare pak të trajtura në ato shkrime dhe dokumente që më kanë rënë në dorë.
Në popull ashtë thënë se babai i Zekës ishte Mehmet Abidini i Vllaznisë Byberaj në Shoshan të Tropojës.
Nëna Zelfija, ishte e bija e Mustafë Doçit të Deçanit.1@
" Sipas të dhënave nga farefisi i haxhiut, ky në moshën madhore u martua me Rukën, nga familja e Canhasëve të Gjakovës. Për shkaqer të panjphura, ai u martua më vonë, për të dyten herë me Vasfije Çorkadiun e Pejës _2@. Nga martesa pati vajzat: Bademën, Esmanë, Jollduzin, Sabrijen dhe djalin Ejupin. Sabrija vdiq e pamartuar, kurse Ejupi vdiq i martuar.2@.
Ndërsa stërnipi i Haxhi Zekës, Xhevdet Malushaga thotë: Haxhi Zeka u martua me një vajzë të Cangasëve të Gjakovës. i lindi 1 (një) djalë, Ejupi i cili vdiq 20 vjeç, i martuar me çikën e babagjyshit tim. Varri i Ejupit gjindet te Xhamia Karagaç.
Haxhi Zeka ka pasë dy vllazën. Njëri vëlla, Osmani, ka pasë një djalë, Jashar Byberaj, dhe mbas vdekjes së Haxhi Zekës i ka ardhë titulli Pashë dhe ësht
"e thirrë Jashar Pasha, Ky e ka mbarua kullën që është tani me pllaken si shtëpia e Haxhi Zekës. Jashari ka pasë dy djem e dy vajza. Djali i madh Jakupi, vdiq 20 vjeç. Djali i dytë, Muharrem Pasha (Miki) ka qenë drejtor i Metohisë ( tash Rugova) dhe e mbyten, e dogjën serbët më shtëpin e tij ( ish Kulla e Haxhi Zekës, tash e shembur) në kohën e luftës së fundit në Kosovë.
Vajza e madhe, Elmasi, ka dy djem e dy vajza, ndër ta artisti Faruk Begolli (në Teatrin "Dodona" Prishtinë ). Vajza e vogël ka një djalë, Istref Begolli (artist Prishtinë). Vajzat: Nevruzja dhe Aslihaja në Prishtinë.3@
Sipas të dhënave gojore të Jashar Pashës,4@ "Haxhi Zeka ka pasur pasuri të madhee gjithandej, si në Pejë ( Qënder, në krye të qytetit), në fshatrat Jabllanicë, Cvërkgashit, Guci, Beranë dhe në krejt Fushen e Pejës.
Këtë pasuri, në prag të lidhjes Shqiptare të Prizerenit, Haxhiu ia la të vëllaut, Osmanit, që ta drejtonte, sepse vetë tani merrej aktivisht me veprimatari politike, në kuadër të Leëvizjes përparimtare shqiptare." 5@
Sipas atyre që kujtojn stërnipi Xhevdet Malushaaga, Haxhi Zeka, kur i martonte vajzat apo mbesat, u jepte atyre pasuri pa u kursyer fare, ishte bujar, i pakursyer dhe Jasharin, djalin e të vëllait Osmanit,e ka trajtuar si djalin e tij. 6@
Zoti Xhevdet Malushaga tregon se, në shtëpinë e tij në Pejë, i kanë pas ruajtur biblotekën, rrobat dhe nishanat ( dekoratat) deri sa kanë hy forcat partizane të Titos në Pejë. Pastaj familja e Xh. Malushagës iku në Tiranë, ku jetoi disa vite dhe trashëgimia e librave e veshjeve të Haxhi Zekës humbi. U ruajt vetëm kutija e duhanit, e cila ishte e shpuar nga plumbi i atentatorit, plumb që mori jetën Haxhi Zekës. Zoti Xhevdet thotë se fotografia e asaj kutije i është dhënë Muzeut të Pavarësisë në Vlorë. 7@

Bibliografi
1._ Zymer Neziri. Vepër e cituar fq.628 sipas tregimeve te Musli Bajraktarit, 72 vjeç, fshati Vranoc (lugu i Baranit) Dosje 1/72 MALAP.
2._ Për Ruke Canhasin dhe Vasfie Çorkadin dihet pak. Madje nuk dihet se cilët ishin fëmijë e njerës dhe të tjetrës. Thuhet se Vasfija lindi vetëm një vajzë.
2.b_ Nga frika se do të mbeste pa trashigimtar, Haxhiu e mori foshnje djalin e vëllait të vet, Osmanit, Jasharin dhe e rriti.
Jashari e konsideroi axhën e tij si baba të vërtetë. Vajza e madhë, Bademja, vdiq e fundit, rreth vitit 1950. Qe e martuar me Malushagën. Ajo e ruajti kutinë e Haxhiut afër 50 vjetë. Kutia ishte per duhan dhe e shpuar në disa vende nga plumbat e atentaorit.. atë kuti kishte në xhep, në anën e majtë, në momentin kur u vra ... Ajo, sot, gjindet në shtëpin e të birit të Bademes, Shaqir Malushit, i cili vdiq në vitin 1972.
Edhe Jollduzja qe e martuar në Pejë, per Shaip Zenelbegun.
Per Sabrien, mungojnë të dhënat. Ajo, si duket, ka qenë e martuar në Vuçitrnë, pohon i biri i Jasharit, Muharrem Pasha ... Vep, cit, fq. 630.
3._ Shënime të mbajtura nga autori, në bisedë me Xhevdet Malushagen, në Pejë - gusht 2002.
4._ Aty.
5._ Zymer Neziri, Vepër e cituar f, 630
6._ Shënime të përmendura të mijat ( H. B )
7._ Aty.
Haxhi_Zeka_

BEGATIMI dhe BUJARIA


Cilido që njeh historinë e popullit shqiptar të shek. XIX nuk mund të mos ndalet në një fakt domëthanës: Haxhi Zeka e vuri pasurinë e tij pa kursim në shërbim të Levizjes Kombëtare Shqiptare për pavarësi. Ndër rilindasit tanë dhe , mbase në të gjithë historinë e kombit shqipatr, është vështirë të gjemdet nJé udhëheqës me përmasa bujarie si Haxhi zeka.
Po si u begatua në pasuri e në shpiert Haxhi Zek Byberaj? Sikur është shkruar më parë gjithçka pér atë nisi nga hiçi.
Duke punuar si mësuas dhe Sekretar i Sheremetëve në Pejë Mulla Zekës i përmirsohej gjendja ekonomike. Më vonë me Sheremetin punoi si ortak dhe zu të pasurohet gradualisht. Me të hollat e fituara Haxhiu blente çifçiqe në Lug të Leshanit; por prore pati kujdes që mos t' i cënonte interesat e Sheremetit. Dikur, thuhet, Haxhiu u bë pasanik i madh se edhe sa edhe vetë Sheremeti, prandaj ndahet prej tij, Bleu tokë në Leshan, Jabllanicë Budisalc, Stupë, Cvërkë, Kërrstoc etj. Punoi shtëpi, mulli, dyqane etj., në Pejë. 1@
Kurse Xhevdet Malushaga tregon se e kanë marrë Sheremetët si llogaritar te tyre sepse ai ishte shumë i zgjuar, shumë i zoti. Tuj fitue e tuj ble toka që i shtinin të tjerët që po banin nga ekonomia ( shenime nga biseda, gusht 2002 ). Pra mund të thuhet se me punë të palodhur, me menaxhimin shumë të mirë të Té ardhurave etj., Mulla Zeka po rriste pasurinë përditë.
Kush kujton kohën e luftës për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë ( dimër 1878 - 1880 ) nga pushtimi malazez, nuk ka si të mos vlerësojë bujarinë e pashoqe të Mulla zekës.
Duke përshkruar mobilizimin e 40 bajrakëve të Kosovës, Dibërs e Shkodrës për mbrojtjen e Plavë Gucisë studiusi Xhafer Belegu paraqet edhe këtë pamje: " Një mijë kuaj u vunë në shërbim të fuqinave mbledhun në Plavë e Guci për me bajtë ushqimet e municionet prej Peje e Gjakove për në kufi. Përveç fuqisë së Plavës e Gucisë që ishte nën komandën e Jakup Ferit e Man Agë Shehut, kishte marrë pjesë edhe fuqia e Pejës nën komandën e Haxhi Zekës, i cili me të hollat e veta e mbajti ushtrinë gjith dimnit. 2@. Se çdo të thotë " me të hollat e veta e mbajti ushtrinë gjith dimnit" e ka të qartë cilido. Duke trajtuar kétë periudhë Zymer Neziri sjell këtë pohim në studimin e cituar më lart:
" Haxhiu iu kushtua me mish e shpiert këtij aksioni, duke mos kursyer asgjë, duke mos u frikësuar nga rezistenca e disa feudalëve vendas, që më tepër ishin te interesuar të ruanin pasurinë, sesa tokat në kufi. Ai e shkriu një pjesë të madhe të pasurisë për armatimin, veshmbathje dhe ushqim të ushtrisë së Lidhjes, thotë tradita popullore.
Ditën kur vullnetrët u nisën në kufi, ai urdhëroi që të gjitha furrat të ndanin bukë falas.
Ja një pjesë e kujtimeve të Eshref Nushit liddhur me këtë: "Kur shkunë hallki jonë n' hudut me Karadak ( në mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë - Z.N ) Haxhi Zeka u dha pare furraxhive të Pejës e u tha: - Kush t' vjen me marrë bukë, epnju pa pare ! Mos gaboheni me i marrë kujt pare, se kta po nisen n' hudut me Karadak me metë shehitë për tokë tonë. Sa për pare mos kini dert se paret jau epi unë. Murën hallku ynë bukë sa deshtën, Peja, Podguri Lugjet e u nisën Grykës bashkë me Rugovën për n' hudut... Ato ditë zotnitë e Pejës bajshin ojna Haxhisë, se u dhimbej malli. Besa - Besë, ata kurrë nuk e kanë dashtë Haxhinë, po edhe kur e kanë dashtë e dojshin me zor!
Aso kohe Zenel Begi bojke vaj t' madh ka shkojke, për pun t' mallit, se i dhimbej fort. T'tonë e njihshin tuj bërtitë: "M' fiku Haxhia! Krejt drithin ma muerr! E Haxhia, kti e do zotnive tjerë ja u kish marrë sall ka ni hise për bukë n' hudut, e koshat e vet në drith krejt i kish çprazë. U tesh Haxhia n" Zenel Begin e t' ju ngërmu: "Mos ta nij mo çat fjalë ! Shuj! Qyri paret!"
Haxhiu bëri çmos për përfilljen dhe realizimin e vendimeve të Lidhjes. Sigurimi i ushqimit, i veshmbathjes dhe municionit për vullnetarët ishte problem kryesor. Nuk priteshin ndihma nga jashtë, sepse këso kohe shqiptarët nuk gjetën askund miq të vërtetë. Haxhiu qe i vetëdijshëm për këtë dhe e dinte se tërë barra i binte në shpinë vetë popullit, i cili ende nuk kishte shtet të vetin e as pavarësi.
Përsëri i bashkoi kreret e Pejës e të rrethinës dhe u dha urdhër: "...Mullijtë e Pejës kanë me blu veç për vullnetarë. Peja le t' blunë n' mullitë e Podgorit e të Lugjeve. Kështu Haxhia kuvenoi me Zenel Begin, Shaban Begin, Bishar Begin e do tjerë. Kurrnja s' ja ktheu fjalën e as s' guxofti me i dalë karshi..."3@
Por begatia shpirtrore dhe matriale e Haxhi Zekës ishte e gërshetuar bukur me bujarinë e tij jo vetëm në raste të tilla zëmëdha si lufta për të cilën u fol më lart, por edhe në marrëdhaniet e përherëshme me njerzit që e rrethonin.
" I nderuar prej të gjithëve, ai diti t' i nderonte të tjerët, sidomos të varfërit... Sa herë qi diqke ( vdiste Shen. H.B ) dikush aty kish me qillua Haxhia. Vike n' xhenaze. Kush s' kishte me ç' ka me bo xhenazen gati ai kish me i nimu'me pare. Po Haxhia ka pasë mall t' madh hisen qi i bike prej toke, kurrniher nuk shkojke me e marrë. Ai nik o konë cikrrimxhi si Zenel Beg Otava, qi edhe n' otavë lypke hise".4@
Në Budisalc dhe në Lug të Drinit ruhet një anegdotë për Haxhiun dhe kokrrën e misrit:- "Erdh ni her Haxhia n' Budisalc, se ish zotni i asaj toke. hipun n' kali. Sa çel e mshel sytë kceu prej kalit e n' tokë, u gërmus dhe e muer ni kokërr kallamoç. Tonë ata që kenë u çuditen, tue e ditë mirë se ni kokërr kallamoç nuk çon n' kanar për atë pasanik aq t" madh. Po, Haxhia u dridh e u tha: Kjo kokërr asht njersa e juve, asht gideja e fukarasë. Nuk duhet për m' e shkelë, po me e rujtë si sytë! ". Vendasit e këtij fshati dhe të rrëthinës e përdorin këtë anekdotë për ata që nuk e nderonin punën e fshatarit dhe drithin. Fëmijës së lazdruar i thonë: - " Pse s' po mbledh trohnat ?! Haxhi Zeka o zhdripë prej kali për ni kokërr kallamoçi e jo... jote" 5@
Pjesën që i takonte nga të lashtat, Haxhiu rrallë shkonte që ta kontrollonte. Ishte fort shpirtbardhë për fukaranë, thonë ata, dhe shumë i çmonte familjet që ishin mikëpritës dhe bukëdhëne...
" Ni herë, e ki pa vetë Haxhi Zekën, Bardhec Preka e Siçevës: - Kush o shpi e mirë në nahije t' Pejës ? Haxhia pa u menua shumë i tha: - Shumë shpi t' mira ka ... shpi e mirë ashtë edhe Sali Ramë Qeskova. - E mo? - Jonë edeh do n' Jabllanicë t' Leshanit, po mashkujt i kanë merzi musafirët... E, Sali Ramës n' Qeskovë i shkojnë zenxhini e fukaraja, maxhupi e gabeli. Aty rrinë ni natë, e dy e besa edhe ma tepër. Kurkush nuk i ka mërzit. bon vaki qi hallku smuhen aty. E bojnë dergjën edhe ka gjashtë javë ditë, si n' shpi t' vet. Ka bo qi edeh jonë dekë. Ky i shtin n' dhe si me i pasë mashkuj t' shpisë. Ai o shpi e mirë, o Bardhec Preka!..." 6@ Kërkonte kështu Haxhiu që shembullin e Sali Ramës ta ndiqnin edeh familjet e tjera për ta rujtur traditen e rrallë me fisnikëri për t' i lënë prore hapur dyert e konakut për miq dhe nevojtarë.
Për lidhje e fshatarve në mes veti dhe me Pejën, Haxhiu disa herë organizoi aksione për meremetimin e rrugëve në Podgur, Lug të Leshanit, të Baranit etj. Ai jo vetëm jepte inciativën, por edhe gurin e parë vetë e hudhte në baltë. ".... Kur maroheshin rrugët, Haxhia i pari zhytej n' lloç. Punës kurrë nuk i bojke bisht e as qi e imtojke kush me punu', po vet punojke me t' tjerët, bile fort shumë. Thojshin pleqtë, e maj men mirë, si ai kurrkun nuk e shitke me zor me pun e as s' ranojke me fjalë". 7@ Haxhiu e punoi edhe një urë mbi lumin Drin. Ajo edhe sot është në të njatin vend, por e ripunuar edhe disa herë më vonë. Këtë vendasit e asaj ane e quajnë Ura e Haxhi Zekës. Ajo gjindet në mes të Novosellës së Dejollit, Novosellës së Zajmit, Dresnikut dhe Klinës. Kur asht marua Ura e Haxhi Zekës, Haxhiu u ngarkojke me gurë e bosa. Hallku s' i qitshin, po ai nuk lejke pa e ngarku edhe ato ... 8@ Haxhiu po ashtu punoi një krua përtej lumit Bistricë, në rrënxë të Kodrës së kërrstocit. bunarin në qendër të fshatit Leshan etj. 9@
Edhe bashkëfshatarët e Shoshanit e kujtojnë se si Haxhi Zeka u ka ndihmuar jo vetëm atyre por krejt Krasniqes e çdo malësori që i ka trokitur për ndihmë.
"" Burrë shqiptar si Haxhi Zeka, s' ka as s' ka me pasë"." Ai, tre muaj i ka mbajtur ushtrinë shqiptare në luftën e Nokshiqit të Plav". (H.B)10


Biblografi
1._ Zymer Neziri, Vepër e cituar fq.630
2._ Xh.Belegu: "Lidhja e Prizrenit" 1939.f.76
3._ Dos 1/72 Maiap. - ZN. Tregoi Ramiz Berisha, 62 vj., Pejë
4._ Dos. l/72 MAIAP - Z.N tregoi Eshref Nushi 84 vj., Pejë
5._ Po aty. Tregoi: Prekë Gojani, arsimtar nga Budisalci, sipas plakut të ndjerë Ndercë K. Gojani.
6._ Po aty. Tregoi: Bajram zogu 110 vj., Kliçinë (Lugu i Leshanit).
7._ Dos. e cit.( sh.30 )
8._ Po aty. Tregoi i ndjeri Tafë Smajli, 63 vjeç, Poterrq ( Lugu i leshanit )
9._ Z.neziri, vepër e cit fq 636. 637.
10._ Shih: Sulejman. B.Ahmeti në "Vuthajt e Vuthjanët", Tiranë -1996, f. 28.

Për mbrojtjen e tërësisë së trojeve Shqiptare

Kur "e sëmura e Bosforit"po rrënohej dhe Rusia kishte zgjatur interesat e saja të drejtperdrejta deri në viset shqiptare, kur lakmitë shoviniste shpërthenin në veprime gjakatare të bandave vrasése ndaj popullsisë shqiptare, brenda Mulla Zekës shperthente një Zekë Byber kryengritës, të vendit. Në ato kohë kur "Kriza Lindore"i kishte sjellë rreziqe te reja serioze copëtimit të trojeve shqiptare, pas nënshkrimit të paqes e Shën Stefanit, Haxhi Zeka ishte ndër ata atdhetarë që u gjet i vendosur per të penguar coptimin e trojeve shqiptare.
Në atë kohë Zekë Mehmet Byberi lëviz shumë në viset e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit për të ngulitur sa më mirë idenë e qartë kombëtare në mbarë popullsinë e këtyre anëve. ideja e tij udhëheqëse ishte bashkimi për mbrojtjen e trojeve nga copëtimi. Parandenja e Rusisë për të zënë vend në Ballkan pas coptimit të Perandorisë Osmane, ëndrra për një Serbi të Madhe dhe për "Zetën Historike"në kurriz të tokave shqiptare ishte pasqyruar në traktin e Shën Stefanit.
"Ndërkaq përfaqsuesit diplomatikë të shteteve evropiane po ashtu si Porta e Lartë nuk ua vun veshin kërkesave të arsyeshme të shqiptarëve. Në kéto rrethana përfaqsuesit e Lëvizjes Kombetare Shqiptare u detyruan të luftonin me pushkë dhe me penë, në mënyrë që të mos lejojn copëtimin e tokave shqiptare dhe bashkë me to zhdukjen e një kombi të tërë nga faqja e dheut (1).
Kështu paria e Gjakovës, e Pejës dhe e Prizrenit, në mbledhjen që mbajti më 10 maj 1878 në Gjakovë vendosi, me propozimin e Haxhi Zekës, që shqiptarët të hidheshin në kryengritje kundër perandorisë Osmane, ku muerren pjesë gjithë meshkujt prej 7 deri 70 vjeç (1).
Ky ishte, në fakt, një kushtrim tradicional që shqiptarët e përdornin për t' u bashkuar sa herë që kërcnoheshin nga armiqtë. (2) Mulla Zeka u bë kushtrimtar dhe i tregoi popullit shqiptar se duhej të luftonte ne të dy frontet; të ruante viset shqiptare nga pushtimi i ri dhe të kërkonte autonominë e të katër vilajeteve shqiptare. Në fund të majit të vitit 1878 u mbajt në Gjakovë një mbledhje e përfaqsuesve të Shqipëris Veriore, në të cilën u vendos të thirreshin përfaqsuesit e të gjthë viseve shqiptare në një kuvend të përgjithshëm, që do të mbahej në Prizren në pragun e hapjes së kongresit të Berlinit, më 10 qershor. Me një qartësi të plotë dhe pa asnjë lëkundje Haxhi Zeka e përhapi idenë që çoi në thirrjen e Kuvendit të Prizrenit dhe formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Duke qënë një nga organizatorët e Kuvendit dhe njeri me shumë emër dhe kontribute në çeshtjen shqiptare, ky burrë, që në mbleshjen e parë të Kuvendit të Prizrenit, më 10 qershor 1878, u zgjodh në Këshillin Qëndror të Lidhjes dhe ishte nga prijësit dhe organizatorët më aktivë. Idetë e tij radikaliste u shfaqën herë pas here me shumë autoritet e logjikë dhe zunë vend jo vetëm në dokumentet e Lidhjes, por edhe në mbarë vilajetin e Kosovës, ku emri i tij ishte shumë i respektuar.
" Mirpo, Sulltani, duke synuar që ta thyente tehun revolucionar të Lidhjes Shqiptare dhe asaj t' i jepte karakter "mysliman", në Kuvendin e Përgjithshëm të qershorit 1878, ia doli të krijojë fraksionin proturk. Për këtë arsye fraksionit revolluciaonar, të prirë nga udhëheqësit e denjë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Haxhi Ymer efendiut, Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit, Haxhi Zekës, Zija prishtinës, etj., - iu desh, prej tash të luftojë vazhdimisht në tri fronte; kundër Qeverisë Osmane, kundër fraksionit të djathtë të lidhjes, qé u krijua në Kuvendin e qershorit, dhe kundër aspiratave të monarkive fqinje dhe të shteteve të mëdha imperjaliste të Evropés. Një luftë e tillë nuk ishte e lehtë. (3) Është i njohur roli i madh i Haxhi zekës në kundërshtimin e misionarit të stambollit Mehmet Pashë Maxharrit që erdhi në Gjakovë në shtator 1878 për të bindur shqiptarët që të dorëzonin viset shqiptare të Plavës e Gucisë, etj, sipas pazarllëqeve që kishin bërë Fuqit e Mëdha për interesat e tyre. Ai ishte përkrah prijësve si Sylejman Vokshi, Ali Ibra, Mic Sokolit etj., në aksionin e Gjakovës. Aty u tregua me një forcë të pashembullt besëlidhja e shqiptarëve për të mos bërë asnjë lëshim ndaj misionarit të Portës së Lartë.
Vrasja e misionarit Mehmet Pashë Maxhari ishte përgjigja e prerë që shqipaterët i kthenin Portës dhe Fuqive të Mëdha për mos dorëzimin e viseve shqiptare.


1._ Dr.S.Rizaj: 'Vilajeti i kosovës, Vjetar ll - lll, Prishtinë 1970, f.25 ( cit.sipas J. Bajraktarit në " Gjakova... "f. 70 ).
2._ M. Rizvanolli "Dega e Lidhjes në Gjakovë ...", Prishtinë 1981, f. 95.
3._ Dr. Skender Rizaj: "L. Sh> P. sipas dokumentave osmane botohet sipas "Konferenca Shkencore për LSHP 1978', Prishtinë 1981, f 372 - 373.

Aty ku mbrohen krahinat
e
Plavës dhe Gucisë

Pas vrasjes së Maxhar Pashës në Gjakovë, situata në vilajetin e Kosovës është e ndezur. Degët e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit marrin masa për sigurimin e rregullit dhe të qetësisë dhe për zhdukjen e gjakmarrjes. Mulla Zeka në këtë kohë lëviz shumë për të zbatuar pushtetin e Lidhjes në kto anë.
Ndërkaq Porta e Lartë akizohej se po e zvarriste zbatimin e kushteve të Traktait të Berlinit duke e kërcënuar se nëse nuk merreshin masa për dorëzimin e Plavë - Gucisë atëhere Mali i Zi do të dërgonte forcat ushtarake në ato vise.
Porta nëpërmjet komisarit të lartë marshalit të Armatës së Tretë Perandorale Gazi Muhtar Pashës, që u caktua për zbrazjen e Plavës dhe të Gucisë u mundua t' i bindë shqipatrët që t ' i dorëzonin këto vise. (1)
I dërguari nga sulltani, Muhtar Pasha, bisedoi për këtë çështje dhe krerët e Gjakovës, të Pejës dhe të Plavës e Gucisë. por nuk pati sukses. Ai shpalli edhe një thirrje me të cilën i ftonte banorët e Gjakovës, Pejës dhe Gucisë që ti bindeshin urdhrit të sulltanit që Plava e Gucia t' i dorëzoheshin Malit të Zi. Dega e Lidhjes e kërcnoi duke i thënë se do të përjetonte po atë fat që pati pësuar edhe Mehmet Ali Pasha nëse e vazhdonte rrugën për në Plavë e Guci. Në këto rrethana Muhtar Pasha nuk arriti të zbatojë misionin që kishte marrë përsipër. Në bisedën që pati me konsullin rus në Prizren Jastrebovin ( në dhjetor 1879 ), Muhtar Pasha i tha atij se kazatë e Gjakovës, të Pejës dhe të Plavës e Gucisë janë në kryengritje kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Edhe pse Porta edisa herë ka ndërhyrë që të zgjidhej çeshtja e Plavës dhe Gucisë, unë nuk kam guxim që të perdori ushtrinë, sepse gjendja në tri kazatë e përmendura është aq shqetësuese dhe pasiguria e ushtarëve aq e madhe, sa që mjaftojnë vetëm dy ulema që të ndalin ushtrinë dhe të ma çarmatosin plotësisht, kurse me mua të ndodhë ajo që ngjau me Mehmet Ali Pashën. Shqiptarët e Pejës dhe të rrethinës i ndalën në Klinë 3 batalione të ushtrisë qeveritare, që duhej të vinin në Prizren. Mé në fund pse të derdhet gjaku në mes të muslimanëve në dobi të krishtërve malazezë? Mali i Zi, nëse mundet, le t' i okupojë vetë krahinat e Plavës e të Gucisë. (2)
Edhe pse Porta e vlerësoi këtë hap të Lidhjes Shqiptare kundër Muhtar Pashës si shkëputje nga Perandoria Osmane, qe e detyruar të mos përdorte forcat ushtarake kundër shqipatrëve. (3) Në të njëjten kohë Porta u bënte të ditur përfaqsuesve të Malit të Zi si edhe atyre të fuquve të Mëdha se situata në këto anë ishte shumë e ndërlikuar dhe se vetëm pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare nga forcat e Muhtar Pashës mund të fillonte dorëzimi i këtyre viseve. (4)
Princ Nikolla, duke injoruar Lidhjen Shqiptare vendosi në fillimin e tetorit të mobilizonte ushtrinë. Degët e Lidhjes iu përgjigjën kësaj ndërmarrjeje të qeverisë malazeze duke lëshuar kushtrimin në viset shqiptare. Brenda një kohe të shkurtër u tubuan me mijëra vullnetarë nga krahinat e Kosovës dhe të Shkodrës, që u vunë në dispozicion të forcave të Plavës e të Gucisë, të cilat u vendosën nën komandën e Ali Pashë Gucisë dhe Jakup Ferrit të Plavës. (5) Gjakova me rrethinë iu përgjigj thuajse e tëra kushtrimit të degës së Lidhjes për dërgimin e luftëtarve në Plavë e Guci. Këtu u tubuan mbi 2000 veta që u vunë nën komandën e Sulejman Vokshit, Riza bej Kryeziut dhe Bajram Currit, i cili edhe pse ishte i ri nga mosha, e kishte pranuar fisi në vend të të Jatit.. Po ashtu, Plavës e Gucisë i shkuan në ndihmë me forca të armatosura dhe me mjete të tjera edhe degët e Lidhjes së Pejës, Diberës dhe Shkodrës. Nga Peja u dërguan 2000 veta nën komandën e Haxhi Zekës, i cili e mbajti ushtrinë e Lidhjes gjatë tërë dimrit me të hollat e veta. (6)
Në pajtim me besën e dhënë në Kuvendin Themelues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, çdo degë e saj ishte detyruar që kur të lindte rreziku të njoftonte simotrat e saj. Kështu veproi edhe Ali Pashë Gucia, i cili duke pasur përkrahjen e popullsisë vendase kundërshtoi çdo urdhër të Portës për t' i dorëzuar Malit të Zi Plavën e Gucinë. Malësia e Gjakovës, për shkak të afërsisë me të, i dërgoi Ali Pashë Gucisë dy grupe të " Ushtrisë së bardhë", (7) të udhëhequr nga bajraktari i Krasniqes, Man Avdia dhe bajraktari i Gashit Ali Ibra. (8) Po ashtu iu përgjigj kushtrimit edhe Rugova, me në krye bajraktarin Çel Shabanin. (10).
Qeveria Malazeze duke parë se nuk do të ishte në gjendje t' u bënte ballë shpenzimeve të mëdha për mbajtjen e 25 batalioneve të përqendruara rreth Plavës dhe Gucisë., si dhe nga shqetsimi se aty çdo ditë e më tepër mbërrinin pjesëtarë të "Ushtrisë së bardhë " (shqiptare), vendosi që t' i jepej shenjë vojvodës së njohur, Mark Milanit, për të filluar luftën e armatosur për pushtimin e qyteteve. Kjo do të bëhej kur ushtria parandorake të tërhiqej nga ato dhe t' u komunikonte banorëve të këtyre viseve se " ky territor në të ardhmen është i malazazëve". (11).
Më 2 nëntor 1879 ndodhi ndeshja e parë në mes të ushtrisë malazeze, të udhëhequr nga Mark Milani, dhe asaj të Lidhjes së Prizrenit, të udhëhequr nga Jakup Ferri. Ushtria malazeze kishte hyrë në Nokshiq dhe pasi pushtoi fshatin vendosi flamurin në një shtëpi shqiptare (12). Me të dëgjuar këtë lajm Jakup Ferri deklaroi: "Kush është i ri dhe më lehtë le të shkojë shpatijeve kah Çakorri, ndërsa ne më të vjetrit do të shkojmë rreth Limit". Së shpejti arriti edhe Çel Shabani me Rugovasit. (13) Të dyja ushtritë u ndodhën përballë njëra - tjetres dhe në një luftë të rreptë mbetën të vrarë Jakup Ferri dhe Çel Shabani. Luftëtaret e Lidhjes, edhe pse mbetën pa udhëheqes, jo vetëm e thyen keq ushtrinë malazeze, por në shenjë triumfi muarën 220 koka të ushtarëve të Mark Milanit dhe ia dërguan Ali Pashë Gucisë. (14).
Beteja e dytë ndërmjet ushtrisë së Lidhjes dhe asaj malazeze u zhvillua në Novshokë dhe Velikë, më 4 dhjetor 1879. (15) Edhe kjo betejë qe e përgjakshme. Sipas raporteve të konsullit francez në Shkodër, në fushë të luftës ranë 700 burra dhe u morën 74 koka malazeze e 4 flamuj, që në shenjë triumfi u sollën në Guci. Pos kësaj u mbytën edhe shumë ushtarë malazias, kur po përpiqeshin të kapërcenin lumin Lim. Nga pala e Lidhjes humbjet ishin gjithashtu të ndjeshmë; numri i luftëtarve të rënë sillej në rreth 300 - 400 veta. (16) Sipas raporteve të konsullit anglez K. Green, kjo luftë përfundoi me humbjen e plotë të forcave malazeze. (17)
Pas kësaj beteje ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi bëri përpjekje që nërërmjet një memorandumi te akuzonte Portën dhe të kërkonte që ajo të siguronte detyrimisht dorëzimin e këtyre viseve dhe njëherazi të pagunte edhe dëmshperblimin. Megjithatë kjo nuk ndodhi.
Ndërkaq, vazhduan luftimet ndërmjet forcave të Lidhjes dhe atyre të Malit të Zi. Më 8 janar 1880 në afërsi të fshatrave Pepaj edhe Velikë ndodhën përleshje të reja gjatë të cilave 12 mijë malazezë, të udhëhequr nga vojvoda Mark Milani, u detyruan të tërhiqeshin përballë qëndreses së 8000 shqiptarëve. (18) Lidhur me këto luftime kryekonsulli austro - hungarez në Shkodër shkruante kështu në një raport që i dergonte qeverisë së tij: "Né luftén e Velikes dhe Pepajve Lidhja arriti që të thyejë atë ushtri malazeze, e cila ka qenë kurdoherë e zonja t' u béjë ballë ushtrive osmane. Shqiptarët luftuan të nxitur nga ideja kombëtare. (19) Pas kësaj disfate qeveria malazeze hoqi dorë nga fushatat ushtarake dhe iu drejtua Fuqive të Mëdha duke kërkuar prej tyre që të zbatonin Traktain e Berlinit. (20)
Solla kaq gjatë pjesë nga libri i Dr. Jusuf Bajraktari " Gjakova me rrethinë ( 1878 - 1912 ) ", pasi nga gjithë shfletimet që kam bërë për këto beteja në mbrojtje të Plavë e Gucisë më duket se është më i përqëndruar dhe më i sakti. Autori në fjalë dhe lexuesi besoj se do të më mirëkuptojnë.
Në periudhën kur përgaditej kjo luftë Mulla Zeka Byberaj është thirrur si pjesëtar i shtabit të luftës ( 21) për t' u bërë ballë forcave malazeze. Haxhi Zeka u paraqit si një nga organizatorët e aftë të luftës mbrojtëse. (22)
Në krijimtarinë popullore të kohës Haxhi Zeka dhe roli i tij janë pasqyruar gjerësisht. Në këtë libër janë sjellur disa nga këngët që e përjetsojnë këtë figurë madhore të organizimit dhe të udhëheqjes së luftës së shqipëtrve për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë nga pushtimi malazias. Ja si e përshkruan Xhafer Belegu situatën e dimrit 1879:
" Nji mijë kuaj u vunë në shërbim të fuqinave mbledhun në Plavë e Guci për me bajtë ushqimet e municionin prej Peje e Gjakove për në kufi. Përveç fuqisë së Plavës e Gucis që ishte nën komandën e Jakup Ferrit e Man agë Shehut, kishte marrë pjesë dhe fuqia e Pejës nën komanden e Haxhi Zekës, i cili me të hollat e veta e mbajti ushtrinë gjithë dimnit". (23)
Edhe në luftën për mbrojtjen e krahinave të Hotit e grudës, Kelmendit, Ulqinit e Tivarit, Haxhi Zeka, si një udhëheqës i vendosur i LSHP është i pakursyer.

Biblografi

1._ Dr.Isuf Bajraktari: Gjakova me rrethinë (1878 - 1912 ),prishtinë 1998, f.108.
2._ Ali Hadri, Gjakova prej themelimit.. fq. 401
3._ Gjakova me rrethinë ( 1878 - 1912 ) fq 108 -109
4._ Q. Gexha Marrëdhaniet shqiptaro - malazeze 1839 - 1912, fq. 104
5._ A. Hadri, Gjakova prej themelimit f. 399, J. Bajraktari. Aty.
6,_ Q.Gexha, Marrdhaniet shqipataro - malazeze f. 106
7._ Malazezët me qëllim që të dallonin forcat e Lidhjes Shqiptare nga njësitë e Perandorisë Osmane, sipas veshjes kombëtare e quajten atë " Ushtria e bardhë". Dr. J. Bajraktari.aty.
8._ Knjizevni List. godina ll, f 34. Aty
9._ Dr.J. Bajraktari. Aty.
10._ L. Mile, punim i përmendur dok. 28. f. 49 Dr.J. Bajraktari .Aty.
11._ Po aty. dok.28.f . f. 48 J. Bajraktari. Aty.
12._ Dr.J. Bajraktari, aty f 111
13._ Po aty.
14._ Po aty.
15._ Historia e popullit shqiptar, ll, f. 148.
16._ Dr. J. Bajraktari . aty
17._ Dr. J. Bajrakatari aty, sipas S. Rizaj: Lidhja e Prizerenit në dokumentat angleze. dok. 57. f. 134.
18._ Historia e popullit shqiptar ll. f. 149. sipas J. Bajrakatrit aty f. 112.
19._ Po aty
20._ Q. Gexha vep. cit.fq.109. Dr.J.Bajraktari, aty
21._ Xheladin Gosturani: " Jakup Ferri, f. 60 - 61 Historia e popullit shqiptar f. 235.
22._ R. Dedushaj " Krahina e Plavë - Gucisë në shekuj" f. 114.
23._ Xh. Belegu : " Lidhja e Prizrenit ", Shkodër 1939. f. 76.

Qëndresë, Kryengritje, internim


Vjen një kohë që Porta nuk mund të bëjë më asnjë lëshim. Në Ulqin dhe Tivar kërcënon edhe flota ndërkomtare që detyron dorëzimin e tyre Malit të Zi. Për shtypjen me gjak të Lidhjes së Prizrenit dhe gjithë Lëvizjes Shqiptare për autonomi, Porta vendosi të nisin forcat ushtareke të komandura nga Dervish Pasha. Në këto rrethana Haxhi Zeka e ndjen të domosdoshme të vihet në krye të punëve për mobilizimin e qëndresës ndaj fuqisë ushtarake të komanduar nga Dervish Pasha. Atje ku e vendosën vullnetarët nga Kosova, Malësitë, Dibra etj, të komandura nga Sulejman Vokshi, atje ishte edhe Haxhi Zeka, në mesin e prillit 1881. Në ato luftime ku spikati trimëria shqiptare përballë ushtrisë osmane të armatosur edhe me artilerinë më moderne të kohës, Haxhi Zeka është pranë komandantëve dhe luftëtarve, por me gjithë qëndresën në Slivovë, Shtimje, Caralevë, Qafë të Dules, Suharekë, etj, Dervish Pasha çau rrugën përmes gjakut dhe më 22 prill 1878 hyn në Prizren. Pas kësaj, ushtria osmane rivendosi pushtetin osman në gjithë Kosovën dhe krahinat e tjera ku kishin triumfuar Lidhja.
Në këto rrethana, veprimtaria e Mulla Zekës është e ndieshme në mbajtjen gjallë të frymës autonomiste dhe në rritjen e idesë së qëndresës përballë copëtimit të trojeve shqiptare. Në vitet 1884 - 1885 bashkë me Sylejman Vokshin etj., udhëheqej kryengritja antiosmane të shqiptarëve të Kosovës me synimin për të rimëkëmbur Lidhjen dhe idenë e saj autonomiste.
Ngritja krye nuk arrin synimet por e mban gjallë idenë e qëndresës dhe të fitores, i bën thirrje atdhetarisë.
Mulla Zeka u bie kryq e tërthor viseve të Kosovës dhe Malësive duke përhapur ato ide për të cilat Lidhja dhe ai vetë kishin aspiruar. Ja si e paraqet Shukri Rrahmani në studimin e tij " Vilajeti i Kosovës " situatën dhe Haxhi Zekën:
Në Rrafshin e Dukagjinit fjalën kryesoree kishte Haxhi Zeka nga Peja, luftëtar i dalluar i idesë për t' u shkëputur nga Perandoria Osmane dhe anëtar i Këshillit qëndror të Lidhjes së Prizrenit. Ky edhe pas shpërndarjes së Lidhjes u përpoq që t' i realizonte idetë e rrymës autonomiste.
Përgjegja negative e udhëheqsve shqiptarë, si dhe situata e përgjithshme në Vilajetin e Kosovës, i kishte shtyrë autoritetet turke që këto vise të koncentrojnë fuqi ushtarake, të cilat do të janë të gatshme për çdo eventualitet. Në viset e Vilajetit të Kosovës sillnin pa ndërprerje ushtri nga Selaniku dhe vendet e tjera. Shkak për koncentrimin e ushtrisë turke ishin shqetësimet që mbretëronin në viset e banura me shqiptarë. Ndërsa Stambolli kishte urdhëruar që kundër Shqiptarve të mirren masa të rrepta, meqë ishin bërë " të padurushëm për pushtimin turk dhe për çdo turk " Gjatë vitit 1891 në Vilajetin e Kosovës ishin përqendruar 16 bataljone ( në çdo batalion kishte prej 400 - 650 ushtarë ), pos këtyre ishin edhe dy kompani të veçanta. Në Prishtinë ishte vendosë një regjiment kalorësie, i shpërdarë në njësi më të vogla. Në Shkup po kështu ishte i vendosur një regjiment kalorësie. Artilerinë e kishin vendosur po ashtu në disa qëndra. Në Mitrovicë ishte një bateri fushore, në Shkup katër dhe në Prizren një bateri fushore. Të gjitha këto na vërtetojnë se çfarë ka qenë situata tek shqiptaret e Vilajetit të Kosovës, të cilët kurdoherë ishin të gatshëm të luftojnë kundër forcimit të pushtetit turk në viset e tyre.
As misionarët e dërguar nga ana e valiut, as udhëtimi i valiut e as koncentrimi i forcave ushtarake, nuk i frikësuan shqipatarët. Ata qysh në muajt e parë të vitit 1893 filluan të mbajnë mbledhje në rrethet e Gjakovës dhe të Pejës. Në këto tubime të krerëve shqiptarë u dalluan Haxhi Zeka nga Peja dhe Bajram Curri nga Gjakova. Këta dy udhëheqes ditën ta shfrytëzojnë pakënaqësinë e masave të gjëra popullore ndaj pushtetit turk, ndaj taksave të reja dhe eksploatimit feudal. Kah fundi i majit të vitit 1893, Haxhi Zeka kishte filluar ta ftonte popullin e Pejës dhe të rrethinave qe të ngrihej në luftë kundër pushtetit turk. Duke shfrytëzuar kryengritjen dhe rezistencën e popullisisë së Drenicës, ai deshti që kryengritjen ta përhapë edhe në viset të tjera. Për këtë kontribuan edhe ngjarjet e tjera që u zhvilluan afër Lipjanit në qershorin e vitit 1893. Këtu ishte bërë një përleshje e armatosur midis popullsisë dhe xhandarmarisë për çështjen e një pylli të fshatit. Përzirja e xhandarmërisë e kishte pezmatuar fshatarësinë e këtyre viseve. Kështu fhsatarët u çuan kundër pushtetit. Kjo gjë kontriboi që shqëtsimet të marrin përpjestime të mëdha. " Ngjarjet që po zhvillohen në këtë kohë në sanxhakun e Prishtinës kanë filluar t' a japin lëvizjes karakter shumë më serioz ". Kryengritja e Haxhi Zekës i kishte shqetsuar autoritet turke ndërsa, nga ana tjetër, i kishte aktivizuar edhe krerët e tjerë shqiptarë. Kështu në Prishtinë krerët shqiptarë dhe popullsia mbanin tubime të veta dhe vendosnin se çfarë qëndrimi do të mrrnin ndaj kryengritjes. "Një disponim fanatik kundër organeve të pushtetit turk, i përfshinte gjithnjë e më tepër shpirtat tue shtue numërin e idhëtarve të renegatit të sulltanit" ( Mulla Haxhi Zekës - Sh. Rr. ).
Në thirrjen që kishte bërë Haxhi Zeka, krerët shqiptarë të Prishtinës kishin mbajtur një mbledhje më 24 korrik të vitit 1893, ku është biseduar për qëndrimin e tyre ndaj kryengritjes së Haxhi Zekës. Më në fund të gjthë u deklaruan dhe vendosën që t' i shkojnë në ndihmë.
Autoritet turke u përpoqén me anën e bisedimeve që ta bindin Haxhi Zekën për të hequr dorë nga kryengritja. Ato qysh në qershor i kishin dërguar njerëz për bisedime, por pa sukses.
Më në fund pushteti vendosi që me forca ushtarake ta thente rezistencen e tij. Porsa ndëgjuan se pushteti po dërgon ushtri kundër Haxhi Zekës, 2000 malësorë të nahijes së Gjakovës i erdhën në ndihmë që ta mbrojnë nga turqit. Turqit kishin përqendruar në Pejë një ushtri bukur të madhe.
Këtu kishin dy taborre kambsorie dhe një bateri topash. Këtyre u erdhi në ndihmë një taborr ushtarësh nga Mitrovica dhe një tjetër nga Berana. Më 24 korrik këtyre u shkoi në ndihmë edhe një gjysmë eskadroni i kalorësisë nga Shkupi. Në krye të tërë kësaj ushtrie u caktua komandant Mustafa Çerkez Pasha. Së bashku me ushtrinë turke ishin edhe shumë feudalë të vendit me njerëz të vetët, që ishin drejtuar kundër Haxhi Zekës.
Haxhi Zeka që nga fillimi ishte tërhequr nga qyteti dhe ishte vendosur në pronën e tij në fshatin Leshan. Me 10 korrik të bijtë e Shaqir Currit nga Gjakova ishin drejtuar në fshatin Leshan ku gjindej Haxhi Zeka, për ta mbrojtur nga ushtria turke. Në krye të tyre dallohej Bajram Curri. Te Istoku këtyre u dualën përpara feudalët dhe idhtarët e pushtetit, me qëllim që t' ua presin rrugën. Këta e kishin zënë pritën në rrugë të vendosur që të mos e lëshojnë Bajram Currin me malësorët e tij.
Kështu e lajmëruan valiun që gjindej në Pejë dhe kërkuan ndihmë. Turqit dërguan nga Peja dy taborre kambësoresh, tre bateri topash dhe tri tufa kalorësish, të përbëra nga kurdët dhe çerkezët. Më 11 korrik, posa arrijti ushtria, filloi lufta. Në njerën anë ishte ushtria turke dhe përkrahsit e saj e nga ana tjetër kryengëritsit shqiptarë. Në këtë përleshje, sipas shënimeve të Nushiqit, Thuhet se janë vrarë 9 ushtarë dhe janë plagosur shumë sish, ndersa numëri i kryengritësve të vraë nuk dihej. Derisa zhvillohej lufta ushtrisë i vinte pa nda ndihma nga Peja. Luftimet zgjatën tërë ditën. Një bateri topash që vepronte pa ndërprerje i kishte shendrruar në hi dhe pluhur fshatrat Vranovcë dhe Trailicë të Krasniqës, ku gjindeshin përqëndrimet e kryengritësve. Gjatë kësaj kohe valiu dhe disa feudalë nga Peja u Pérpoqën t' i bindin malësorët që të ktheheshin nëpër shtëpiat e tyre. Kjo propagandë pati efekt Luftimet u ndërprenë dhe filluan negociatat.
Valiu edhe gjatë luftës i dërgonte njerëz Haxhi Zekës për ta bindë që të hiqre dorë nga kryengritja, por ky as që donte të ndëgjonte. Kur pa se nuk ka fuqi për të arritur diçka me forcë, ai iu përgjigj valiut se do t' i dorëzohet vetëm sulltanit personalisht, por me kusht që ky t' i caktojë gjashtë vetë të dalluar nga Peja, tre muhamedanë, dy serbë dhe një katolik, po ashtu edhe veliu t' i caktojë gjashtë vetë dhe atëherë ai do të niset me ta për Stamboll që t' i dorëzohet sulltanit. Valiu u pajtua me këto kushte vetëm që ai të dorëzohej , mirëpo këto ishin premtime të rrejshme, sepse valiu përpiqej ta zinte Haxhi Zekën në mënyrë që merita t' i takonte atij. Duhet të shtojmë me këtë rast se marrëdhëniet midis këtyre dyve edhe ma përpara nuk ishin të mira.
Pas grackës së përgaditur për ta zënë Haxhi Zekën në Pejë, valiu u pajtua me kushtet që kishte shtruar Haxhi Zeka dhe ky shkoi në Stamboll. Kështu Porta mbrrijti, diçka me forcë e diçka me premtime dhe me ndihmën e feudalëve të vendit, që ta shtypte kryengritjen, e cila si duket nuk ka qenë e organizuar mirë dhe, m' u pér këtë shkak, mbeti e lokalizuar vetëm në rrethin e Pejës e të Gjakovës. Në shtypjen e kryengritjes kontribuan shumë edhe feudalët e vendit që u mbetën besnikë turqve, sepse frigoheshin për pronat dhe pozitat e veta. Kjo kryengritje kishte karakter antiturk dhe ishte përpjekje për amancipim nga pushteti turk. Për karakterin e kësaj kryengritjen na dëshmojnë dhe mendimet e serbëve të Pejës, të cilat i shënon Nushiqi në raportin e vet: " Nëse malësorët e humbin luftën dhe Mulla Zeka mbytet, do të shpartallohet edhe Lidhja Shqiptare... Por me vdekjen e Mulla Zekës do të marrë fuqi aristokracia pejane, të cilën ai e shpartallonte në çdo hap. Prej këtyre fjalëve mund të përfundohet se përse e përkrahin feudalët e vendit ushtrinë turke në luftë kundër kryengritësve.
Megjithëse kryengritja u shtyp dhe Haxhi Zeka u arrestua në Stamboll, me qellim që të izolohet nga rrethi në të cilin ka pasë aq ndikim, ai mbeti i dashur në zemrat e fshatarëve të varfër dhe të malësorve, që ishin kundërshtarë të pushtusit turk dhe të rendit feudal. Këtë gjë na e vërteton edhe qëndrimi i tyre i mëvonshëm në Stamboll me lutje që të lirohet Haxhi Zeka.
Këto vite ( 1839 - 1896 ) i kanë shërbyer Haxhi Zekës për t"u formuar më tej si politikan dhe për të vendosur lidhje më të afërta me patriotët intelektualë rilindas që jetonin e vepronin në Stamboll. Në atë kohë shkon si pelegrin në Qabe e merr titullin fetar Haxhi, me të cilin do të hynte në histori.

Biblografi

1_ AD SPJ RP - 1981. Fas ll Konsulli i Serbisë nga Shkupi No. S, 63, 16.Vlll.1891.
2_ Po aty Nr.s.65. më 20.Vlll.1891.
3_ AD SPJ RP - 1891. Fas. lV. Konsulli i Serbisë nga Selaniku, mbi disllocimin e ushtrisë turke në vilajetet e Rumelisë gjatë vitit 1891.
4_ AD SPJ RP 1893. Fas.l. Branisllav Nushiqi, konsulli i Serbisë në Prishtinë. No.S.31. më 25. Vll.1893.
5_ AD SPJ RP - 1893. Fas. l. Nushiqi, po aty.
6_ AD SPJ RP - 1893. Raporti i Nushiqit No. S.41. më 15.Vll. 1893.
7_ AD SPJ RP - 1893. Fas l. Raporti i Nushiqit No. S.41. më 1893.
8_ AD SPJ RP - 1893. Fa. l. Raporti i Nushiqit, më 9.Vll.1893
9_ AD SPJ RP - 1893. Fas.l. Raporti i Nushiqit, No.S. 48. më 16.Vll.1893.
10_ Për këtë shiko te Shukri Rrahmani, kushtet politike te shqiptarët e Vilajetit të Kosovës, prej vitit 1885 - 1900. " Jehona ", No. 1 - 2, Shkup, 1966. ( cit. Sh; Rahimi " Vilajeti i Kosovës ", Prishtinë 1969, f.80 - 84 ).

Kthimi triumfal nga Internimi

Në tetor 1896 Haxhi Zekës iu lejua kthimi nga internimi në atdhe. (1)
" Kthimi i Haxhi Zekës nga internimi në Kosovë më 3 nëntor 1896 u shënua me manifestime të shumta, sepse në rrethanat politike e shoqërore të asaj kohe popullsisë shqiptare të Vilajetit të Kosovës i duhej një ushëheqës me përvojë dhe autoritet që do të ndihmonte në bashkimin e të gjitha krahinave dhe të realizohej në këtë mënyrë programi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. (2)
Ndërsa Dr. Muhamet Përraku në studimin " Lidhja Shqiptare e Pejës " Besa - besën " në burime serbe 1893 - 1902, e përshkruan kështu kthimin e Haxhi Zekës:
U kthyen të pagjunjëzuar dhe fillimisht u ndalën në qendrën administartive të Vilajetit të Kosovës, në Shkup. Aty i priti i tërë qyteti dhe rrethina me ovacione e manifestime politike kombëtare.
Me përcjelljen e Mulla Zekës nga Shkupi deri në Prishtinë do të bashkohet edhe konsulli gjeneral i Serbisë M. S. Ristiq. Në Prishtinë Haxhi Zeka arriti më 12 tetor 1896. Qytetarët e Prishtinës dhe të rrethinës e pritën me ovacione e manifestime triumfale për politikën kombëtare shqiptare dhe me një atmosferë të tillë politike e përcolli nga Prishtina për në Mitrovicë, ku e priti tërë popullsia e qytet dhe pjesa më e madhe e burrërisë së fshatrave të rrethinës së Mitrovicës.
Për ta pritur Mulla Zekën në Mitrovicë erdhën nga Peja pesëdhjetë kalorës shqiptarë të armatosur.
Në manifestimin e pritjes në Mitrovicë dolën edhe serbët raja që jetonin në Mitrovicë e rrethinë. Në përshëndetjen mirëseardhëse që i bëri njeri prej tyre do të theksojë: " Falenderoj Sulltanin, e të na jetojë që na e dërgoi Nénën e të varfërve. Derisa Ti nuk ishe në Pejë nuk pati se kush t' i sigurojë të varëferit ! " Mulla Zeka që e njihte mirë psikologjinë e serbit prej skllavi do t' ia kthejë me romuze: "Eë, ju tashti e kini mitropolitin tuaj, ai do t' u sigurojë ....!"
Gjatë rrugës për Pejë, pranë haneve dhe katundeve pranë rrugës, me orë të tëra e priti dhe e përshendeti Mulla Zekën e tërë Malësia e Drenicës dhe e Podgurit, kurse në Pejë kishte zbritur e tërë Rugova, për t' i dëshiruar mirëseardhjen dhe për t' ia dëshmuar bindjen politike kombëtare Haxhi Mulla Zekës me rolin e Mesisë nga synimet grabitqare të Serbisë. (3)
Konsulli gjeneral i Sebisë në Shkup, më 9 nëntor 1896 e informonte Kryeminstrin dhe MPJ të Serbisë se gjatë shoqërimit në përcjelljen e Mulla Zekës nga Shkupi deri në Prishtinë, në fshatin Berar të Epërm, disa shqiptarë kishin konstuar se tashti më nuk i frikësohet askujt meqë në gjirin e tyre e " kanë Mulla Zekën ", kurse një shqiptar në një kafane të Shkupit kishte thënë se, " jemi 36 mijë, të gjithë të armatosur me armë personale dhe muaj të tërë mund të ushqehemi dhe të armatosemi me para tona dhe nuk guxon të na sulmojë askush". Diplomati serb do të konstatojë se " Mulla Zeka dhe idhtarët e tij munden dhe është e sigurtë se ata do të pajtohen gjithmonë kundër çdokujt, i cili mendon që këtu ( në Kosovë ) t ' i zëvendsojë turqit". (4)

Biblografi

1_. Sipas kristaq Priftit në shtator: Shih Lidhja Shqiptare e Pejës...fq.140
2_. Dr. Jusuf Bajraktari: Gjakova me rrethinë...fq.159. Sipas Historia e Shqipërisë, V.ll. Tiranë 1984, fq. 325, ky kthim u bë më në fund të vitit 1896.
3_. DAS SIP po Nr. 60. Prishtinë 3 ( 15 ) X. 1896.
4_. DAS SIP Po. Nr. 772. Shkup. 28.X. ( 9. Xl. Xl ) 1896.

Për Besëlidhjen Shqiptare të Pejës

Pérvoja e gjatë si udhëheqës popullor edhe organizator i kryengritjeve dhe qëndresave për mbrojtjen e territoreve dhe kërkimin e autonomisë, shkolla e vërtetë politike e viteve të Lidhjes së Prizrenit dhe të mëpastajmet, kontaktet me mendimtare patriotë e bënë gjithnjë dhe më të plotë figurën e Haxhi Zekës. Ai me t' u kthyer nga internimi, më 1896, duke kuptuar rrethanat e brendshme dhe të jashtme e ndjen si domosdoshmeri që të ringjallë përseri Lidhjen e Shqiptarëve. Kjo punë ishte biseduar që né khën e internimit dhe bëhej edhe më e domosdoshme nga nderlikimi i situatave prej së ashtuquajteres "çeshtje maqedonase". Organizata e Brendshme Revullucionare e Maqedonisë " e cila ishte formuar në verën e vitit 1894, kishte një komitet qëndror në Selanik dhe një përfaqësi të jashtme të saj me qendër në Sofje që mbante lidhje me Bullgarinë etj. Kështu "çeshtja maqedonase" nuk mbeti si çështje e brendshme e Perandorisë Osmane por u shtrua si një çështje ndërkomtare me kërkesën që në Maqedoninë autonome të përfshihen edhe trojet shqiptare të vilajetit të Kosovës dhe të Manastirit. Ideja e Maqedonisë evoluoi edhe më tej nga qarqet shoviniste Bullgare dhe u vu në lëvizje ideja për zaptimin e viseve shqiptare. Lakmitë u ushqyen edhe nga Qeveritë e Beogradit dhe të Athinës, përveç Sofjes që përdorën organizatat dhe komitet e ndryshme politike e deri bandat e armatosura. E gjithë ajo Äleancë Ballkanike "që u përpoqën të krijonin Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia në vitet 1891 - 1896, pavarësisht nga maskat që nderroi, në thelb ishte një lakmi për të pushtuar tokat shqitare dhe të pengonin formimin e një shteti shqiptar. Porta e lartë u përpoq të maskonte situaten me marrjen e disa "reformave" por që në thelb ato nuk ishin aspak në shërbim të popullsisë shqiptare. Né këtë kohë në vilajetin e Kosoves kërkohej me të madhe edhe dërgimi i djemve për të shërbyer në ushtrinë osmane. Popullsia e kazave të Prizrenit, të Lumës të Sanxhakut të pejës, nuk pranojnë të japin sasinë e rekrutëve të caktuar nga autoritet qeveritare.&1
Në mbarë vilajetin e Kosovés sundon fryma e kundërshtimit dhe qëndresës së shqiptarëve ndaj pushtetit perandorak. Një rol shumë të rëndësishëm në këtë revoltë dhe qëndresë ka luajtur edhe Haxhi Zeka, që tashmë ishte figurë e rëndsishme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Kjo lëvizje kundërshtimi shtrihet anëmbanë viseve shqiptare. Pastaj vërshejnë "peticionet" e memorandumet e shqiptarëve me kërkesa serioze që përshkoheshin nga idetë kombëtare dhe demokratike.
Në këtë kohë u shtrua si domosdoshmeri themelimi i një lidhje të re si Lidhja e Prizerenit e cila do t' i dilte zot vendit përballë lakmive shoviniste të shteteve fqinje dhe politikës antishqiptare të Portës së Lartë.
Në krye të nismave të tilla u vu Haxhi Zeka, që tashmë ishte i njohur si një nga udhëheqësit më të shquar të lëvizjes kombëtare në vilajetin e Kosovës dhe në mbarë Shqipërinë &2
Ai kishte marrë pjesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e tërsisë territoriale të atdheut dhe për autonominë e Shqipërisë dhe qe zgjedhur anëtar i KQ të saj. Hazhi Zeka i qëndroi besnik ideve autonomiste të Lidhjes së Prizrenit dhe iu kushtua tërsishtë luftës për bashkimin e çlirimin kombëtar të popullit shqiptar. Më 1896 ishte i shquar tashmë si"kryetar i partisë shqiptare" në Kosovë, sikurse cilësohet në dokumetet bashkëkohse. " Në mesin e tetorit, Haxhi Zeka bëri një udhëtim nëpër kazaté e Shkodrës dhe të Pejës gjatë të cilit bisedoi me popullisinë shqiptare për rrezikun e një sulmi nga Serbia e Mali i zI dhe për nevojen e organizimit e armatosjes së shqipatrvë. "Né këtë rast, theksonte Haxhi Zeka, shqipëtaret duhettë përdorin për nevojat e mbrojtjes edhe armët e depovë shtetrore".&3
Rëndësi të veçantë në përpjekjet e shqipatarëve për t' u bashkuar në një Lidhje të re patën dy mbledhje që u mbajtën në Prishtinë në fund të tetorit 1896 në drejtimin e Haxhi Zekés në të cilat u diskutuan dy çeshtje kryesore: kërkesa për autonominë, vetqeverisjen e vendit dhe nevoja e armatosjes së popullit për mbrojtjen e atdheut nga rreziku i jashtëm. U vendos gjithashtu të caktohej një kontribut në masën 10 përqind të të ardhurave vjetore të çdo shqiptari që do të pérdorej për blerejen e armëve.Kontributi filloi të vilej menjëherë...."&4.
Kjo lëvizje zgjerohet më shumë edhe në Pejë, Prishtinë, Dibër etj., per një qëndresë të përbashkët kundër çdo pushtimi të huaj. Haxhi Zeka në këtë kohë lëviz shumë dhe ka në krah edhe të tjerë që propagandojnë për një lidhje të re. Në relacinet zyrtare të konsujve që ishin asokohe në qytete të ndryshme gjinden informacione " për agjitacionin e gjerë që po zhvillohej në Shqipërinë e veriut për të vendosur një marrëveshje të pérgjithshme , një ligë të re", dhe sikur theksohet, "propaganduesi kryesor i një lidhjeje të tillë ishte Haxhi Zeka, i cili u perkrah gjithashtu nga Sulejman Aga nga prishtina etj. " Përkrahes të flaktë të formimit të Lidhjes Shqipatre ishin gjithashtu atdhetarët dibranë. Në fund të tetorit dhe gjatë muajit nëntor ata hynë në bisedime me sanxhaqet e Prizerenit, të Pejës, të Elabsanit për t' u marrë vesh për organizimin e veprimeve të përbashkëta për të përballuar rrezikun që kércënonte tërsinë e vendit".
Ndërsa intesifikohet propaganda e krervë patriotë shqipatrë Pér Lidhjen e re, Stambolli dhe Fuqitë e Mëdha e kundërshtojnë këtë lëvizje të shqiptarëve, pasi sipas tyre kjo prishte statuskonë në Ballkan dhe natyrisht vonoheshin edhe synimet e tyre të reja e të fshehta . Planet që bëheshin hapur apo fsheharuzi nga njera apo tjetra disa apo të tëra Fuqitë e mëdha me fqinjet, për ndarjen e tokave të shqiptarëve, vinin si detyrë të domosdoshme të merreshin masa për t'u organizuar që të shpëtonin copëtimet e trojeve por edhe të synonin drejt autonomisë. Kriza Lindore e 1897 - es i kulmoi rreziqet. "Pér të organizuar qëndresën kundër sundusve osmanë dhe rrezikun që i kanosej tërsisë territorjale të vendit nga qarqet shoviniste të serbisë, Bullgaroisë e Malit të Zi. Atdhetarë shqipatrë, të udhëhequr nga Hxhi Zeka, në shkurt - mars 1879, hodhën themelet e një lidhjeje të re shqiptare , ose sikurse quhej shpesh në dokumemtet bashkëkohëse, të Besëlidhjes Shqipetare."&5
Haxhi Zeka nisi beslidhjen në qytetin e Gjakovës në mbledhjen e mbajtur në fund të shkurtit 1897 me përfaqsuesit e popullsisë së Pejës dhe të Gjakovës. Besa e shpallur dhe Lidhja e re u quajt e nisur , me emrin Beslidhja Shqiptare duke kërkuar hapa konkrete për mbrojtjen e tokave shqiptare nga rreziqet e mundshme.
Ky burrë, duke qënë frymzuesi i Beslidhjes së re, u vu edhe në krye të Komitet Shqiptar të Besëlidhjes, dukepërballuar edhe përpjekjet separatiste që u shfaqën. Në këtë rast gjeti gatishmerinë e plotë në Bytyç, Morinë, Gash, Krasniqe, Has. Pastaj në mars organizon bisedime dhe mbledhje veç e veç në Prizren, Pejë e Gjakovë. Me Beslidhjen u bashkua dhe Podrimja. U morën vendime të rëndsishme për vetëqeverisjen lokale, për kufizimin e gjakmarrjes, mobilizimin e forcave ushtareake në rast rreziku etj. Bën përpjekje për të bashkuar në beslidhje dhe Shkodren &6 dhe arrini jehona në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut. Në mars në Bobin Most, mes Prishtinës dhe Vushtrisë, Haxhi Zeka organizon mbledhje të njëpasnjëshme me përfaqësues të Pejës, Gjakovës, Lumës, Prizrenit dhe viseve të tjera,&7 duke përcaktuar roli që do të kishin shqiptarët për mbrojtjen e vendit te tyre në rast të një sulmi të jashtëm. Kjo detyrë u përcaktua nga zhvillimet e situatës . Mund të thuhet se është meritë e Haxhi Zekés dhe organizatorëve të tjerë që arritën të shfrytzojnë situatën për të ngritur lëvizjen drejt autonomisë dhe synimeve të tjera të përcaktuara që në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Besëlidhja Shqiptare e 1897 - ës u përshendet edhe nga komiteti Shqipatr i Stambollit nëpërmjet një Manifesti të publikuar në pranverën e 1897 - së.&8
Por për Besëlidhjen u krijuan menjëherë kundërshtime nga Porta e Lartë. Haxhi Zeka është ndër organizatorët që arrijnë të pengojnë dërgimin e forcave ushtarake shqiptare pér të luftuar në Kretë, Thesali etj. dhe kërkon armë për të mbrojtur tokat shqiptare. Eshtë një veprim i zgjedhur mosdeklarimi hapur në vendimet legaletë Besëlidhjes e të programit të Haxhi Zekës etj., lufta për autonomi. Nga studius të ndryshëm, ky veprim taktik i tij vlerësohet si një veprim i gjetur, pasi propaganda verbale bëhej për autonominë ndërsa kërkesat zyrtare kamufloheshin brenda një kuadri sa më të lejushëm. Gjatë vitit 1897 Haxhi Zeka është i përfshirë edhe në një Komitet të fshehtë Shqiptar që vepronte në Kosovë dhe kishte shtrirë degët e tij në Pejë, Shkup, Gjakovë, tetovë dhe vise të tjera ,&9 që me sa duket është po ai Komitet legal por që bën propagandën ilegale. Shoqëria e Stambollit me emrin "Komiteti Shqipatr" që e kryesonte Sami Frashëri, në pranverën e 1897 - ës e ka përkrahur lëvizjen politike të Haxhi Zekës.
Por, përkundër tendecës për rritjen e veprimtarisë autonomiste të shqipëtarëve, Porta e Lartë, Serbia Mali i Zi bëjnë gjithë sa mundën për të penguar çdo bashkim të shqiptarëve . Agjentura serbe e malazeze vepron nga brenda Beslidhjes për të krijuar përçarje kurse qeveria serbe i bën presion Portës për të shtypur lëvizjen shqiptare të Haxhi Zekës . " Në gjysmén e dytë të vitit 1879 qëndresa e popullsisë mori përmasa të reja. Ajo ishte e lidhur gjithashtu me veprimtarinë e komitetit të fshehtë shqipatr që kishte degët e veta në qëndrat më të rëndsishme të këtij vilajeti. Ky komitet në cilin rolin kryesor e luante Haxhi Zeka, luftonte njëkohësisht, për bashkimin e popullit në një organizatë të vetme, në Beslidhjen Shqiptare, per sigurimin e autonomisë territoriale - administartive të vendit për organizimin e qendresës së armatosur të masave. Komitet e fshehta bënin një punë të madhe për përhapjen e i deve kombëtare midis popullsisë, theksonin me forcë se nuk është e larget dita kur Shqipëria do té qeveriste ngavetë shqipatarët , se populli shqiptar është plotsisht i aftë të administrojë vendin e tij pa nëpunësit e korruptuar turq, se nuk ka pse t' i japë Turqisë ushtarë por duhet t' i përdorë ata për mbrojtjen e kufijve të vet."- vënë në dukje studiusit duke iu referuar raporteve të konsujve të huaj.
Në shtator 1897 acarohen edhe më marrëdhëniet mes shqiptaréve dhe qeverisë së stambollit. Nga Prizereni e Prishtina qeveritarët turq, mytesarifet dhe nëpunësit e korruptuar. në fillim të tetorit nisinpërleshjet midis kryengritësve shqiptarë dhe forcaveqeveritare në Prishtinë, prizrenë etj.
Nga ushtria perandorake arratisen ushtarët shqiptarë. Porta bën arrestime në Kosovë dhe nis forca te shumta plot armatime. "Në ditët e para të nëntorit kryengritja përfshin Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Gucinë, Prishtinén, Tetovën dhe qëndra të tjera ku u zhvilluan përleshje midis forcave shqiptare dhe ushtrisë turke. Kryengritja udhëheqej nga Haxhi Zeka". Gjendja është tepër e acaruar në këtë muaj ku gati çdo ditë kishte pérleshje mes shqiptarëve dhe forcave ushtarake turke.
Në këtë situatë, në nëntor 1897, sikur dihet, Haxhi Zeka merr nismën dhe organizimin në Pejë një mbledhje me rreth 500 vetë përfaqsues të kosovës. Këtu u diskutua për reformat në shqipéri për shpëtimin nga mjerimi dhe për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga lakmitë e huja. Në këtë mbledhje Haxhi Zeka u përballua me rrymën që ishte për ruajtjen e marrëdhënieve akzistuese dhe paraqiti pikëpamjet reformiste deri në realizimin e autonomisë. Konsulli austriak në Shkup J. Pisko lidhur me ato që tha Haxhi Zeka në këtë mbledhje raporton më 31 dhjetor 1897 se ai kishte thënë " aktualisht shqiptarët janë shumë të shqetësuar për shkak të rritjes së propagandave të huajaserbe, malazeze dhe bullgare në viset e tyre dhe se ata kanë frikë se mund të thirret përsëri një kongres evropian, i cili me siguri do t' i shkëpuste Shqipërisë toka të tjera për të kënaqur shtet fqinje. Prandaj shqiptarët qëndrojnë të armatosur dhe të gatëshem...
Lidhur me marrëdhaniet me Stambollin, Haxhi Zeka kishte theksuar se shqiptarët nuk kanë më besim tek Porta ".
Por Porta e lartë merr masa të reja shtupëse ndaj shqiptarëve kryengritës. Stambolli shpérblen me poste, tituj,, dhurata ata që i shërbyen në Kosovë kurse Haxhi Zekën që mbajti qëndrim kryengritës deri në fund, me urdhërin telegrafik të Sulltanit , në dhjetor 1897 e thirri në Shkup veliu i Kosovës Hafiz Pasha dhe kërkoi prej tij pérkundrejt privilegjeve që sulltani do t' u jepte shqipëtrave, të përdorte ndikimin e vet për shpërndarjen e komiteteve të fshehta që luftonin për autonominë e vendit. Haxhi Zeka hodhi poshtë kërkesën e veliut duke deklaruar se"... nuk mundet të ndikojë për shpérndarjen e këtyre komiteteve. "E si mund të pérpiqej Haxhi zeka të prishte vetë atë që me aq mundim e kishte ngritur si domosdoshméri për shpëtimin e tërsisë së Shqipërisë.
Por, ndërsa Haxhi Zeka dhe atdhetarë të tjerë po bënin gjithë përpjekejet për të bashkuar shqipatérët, fuqitë e jashtme punonin me shumë ngulm për të ngjallur përçarje mes shqipétarve. Porta e Lartë edhe shtyp me forcë edhe perçan duke u dhënë shperblime të majm atyre që i shërbejnë politikës së saj. Por edhe pse përpjekjet e Haxhi Zekës dhe të patriotëve të tjerë dështojnë përkohësisht, ai nuk ndalet dhe nuk lodhet së punuari për lidhjen e përgjithshme shqiptare.
Gjatë vitit 1989, pasi ishte botuar që më 1 janar thirrje "Në emër të popullit shqiptar ", nga Lidhjet dhe komitetet shqiptare për mbrojtjen e atdheut, lëvizja bët me shumë me propagandimin e ideve autonomiste në fshehtësi, ku vepronin komitet e fshehta shqiptare. Né këtë kohë, Haxhi Zeka dhe komitet që ai drejtonte kanë një veprimtari intensive për të përhapur idenë e bashkimit kombëtar të popullit shqiptar, të ruajtjes së tërësisë territoriale të vendit dhe për autonominë e Shqipërisë. Zëvendëskonsulli austriak në Prizeren shkruante në prill 1898 se " partia e Haxhi Zekës ka shuar në mënyrë të ndjeshme ndikimin e saj ". Porta merr " reforma " për çarmatosjen e shqiptarëve dhe shtypjen e lëvizjes kombëtare shqiptare. Haxhi Zeka që e njihte mirë gjendjen e vendit të tij deklaroi se " n"punësit turq prej kohësh po bëjnë fjalë për ç' armatosjen e shqipëtarëve, por Turqia s' ka forcë ta bëjë këtë... Nuk duhet patur asnjë dyshim se çfarëdo që të vendoset lidhur me Shqipërinë në Stamboll, në Shqipëri nuk mund të bëhet kurrë asnjë ndryshim pa miratimin e shqipëtareve. " Dhe vjen fundi i gushtit 1898 me një ngritje të lëvizjes kryengritëse që përfshin Pejën, Gjakovën e viset rreth tyre. Në krye ëhstë përsëri Haxhi Zeka me përkrahëtsit e tij. "Asnjë pushtet i sulltanit nuk ekziston as në pejë as në Gjakovë... Pushteti në këto vise ishte në duart e kryengritësve të kryesuar nga Haxhi Zeka. Veliu i Kosovës nuk guxonte të shkonte as në Pejë as në Gjakovë. Ai u detyrua të qëndrojë larg, në Mitrovicë e në Prishtiné "- raportonte për qeverin e tij agjenti tregtar bullgar në Shkup.
Por situata e jashtme bëheshin gjithnjë e më kërcnuese për fatin e "Kongresit Maqedonas "që u mblodh në Sofje më 17 gusht 1898. "Zgjedhja e çështjes maqedonase " e acaronte më tej situatën dhe rriste rrezikun për tërësinë e trojeve shqiptare. Ndërkaq forcat malazeze kishin filluar aksionet e armatosura në krahinat shqiptare të Beranës, Plavës, Gucisë për të marrë me forcé atë që lakmonin Qarqet shoviniste të Beogradit e kundërshtonin çdo ide për autonominë e Shqipërisë ngado që të vinte dhe përqëndrohen forcat serbe në kufijtë e Kosovës. Beogradi dhe Athina "grinden "se kush të marrë më shumë nga trojet shqiptare por edhe të bëjnë pazarllaqë me njera - tjetren, por edhe me Bullgarinë. Fuqitë e Mëdha bëjnë presion për Stambollin, për "çeshtjen maqedone ".
Rreziku për copëtimin e trojeve shqiptare të vilajetit të Kosovës e Manastirit nuk kishin qënë kurrë më afër dhe kontradiktat me stambollin shqiptarët nuk i kishin pasur më të acaruara. Në këto rrethana dilte e domosdoshme që të realizohej sa më shpejt ajo që përgaditej prej shumë kohësh. Më 30 nëntor 1898, gazeta "Shqiptaria " e Bukureshtit shkruante se " shqiptarët muslimanë e kristianë, toskë e gegë, janë marrë vesh midis tyre, janë armatosur gjer në dhëmbë, me besë të ngrihen këtë pranverë ". Në ditët e fundit të dhjetorit dhe në gjysmën e parë të janarit 1899 u përgadit thirrja e Kuvendit të Përgjithshem të shqipëtarve. Vatra e ndezur për të bërë këtë ishte Peja e Haxhi Zekës.

----------------------
1. -- AQSH RSH: informacion i konsullit rus ne Prizren, 9 tetor 1896, Nr.1926, marrë nga K. Prifti, vep.cit.f.125
2. -- LSHP ne dok. Osmane (1878 - 1881), perg. nga K.Prifti. Tiranë 1978, f.250 - 258. vep. cit. f.139.
3. -- H.H.H.S, PA. AtA, shekulli XlX / 29 Haxhi Mulla Zeka, 1897, K,Prifti. vep cit. f.140.
4. -- K. Prifti , vep cit. f. 141
5. -- Po aty, f.156.
6. -- Po aty, f. 158
7. -- Informacion i konsullit austriak ne Shkup, 19 mars 1897, Nr.57. ( citohet sipas K.Priftit.aty, f. 159 )
8. -- K.Prifti aty, f. 160.
9. -- Po aty. f. 164. nga inform. i konsullit austriak ne Shkup, 18 gusht 1897, Nr. 166.
10. -- " shqiperia ", Bukuresht, Nr. 29. 22. nentor 1897 (cit. sipas K.Priftit, vep.cit.f.176).
11. -- Informacion i konsullit austriak ne Shkup, 31.12.1897. Nr. 203 (citohet sipas K.Priftit. vep.cit.f.183).

NË KUVENDIN E BESËS


"Duke përgatitur Kuvendin e Pejës, Haxhi Zeka dhe patriotet e tjerë shqiptarë u munduan që qysh në fillim t'i jepin Lidhjes që do të formonin karakter të përgjithshëm shqiptar dhe të bashkonin në radhët e saj gjithë shqiptarët, muslimanë e të krishtërë pa dallim feje dhe krahine. @1 Ndërkaq në mbledhjen, takime të popullsisë shqiptare, në letërkembimin e dendur me qëndrat e ndryshme të vilajeteve të Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës, @2 Haxhi Zeka bën gjithçka për përgaditjen sa më mirë të Kuvendit të Përgjithëshm . Në krah të tij për ketë vihet edhe Bajram Curri dhe patriotë të tjerë. Në letrat që merr nga Shkodra, Dibra, Prishtina, Pazari i Ri, nga Shqipëria e Jugut, i kërkohej Haxhi Zekës organizimi i një aksioni të përgjithëshem që do të kishte për qellim mbrojtjen e interesave shqiptare. Dhe Haxhi Zeka shpërndan ftesa për gjithë viset Shqiptarisë. Për thirrjen e Kuvendit kishin kontribuar edhe shoqëritë patriotike jashtë vendit sidomos Komiteti Shqiptar i Stambollit dhe Shoqëritë e Bukureshtit.

Haxhi Zeka, Bajram Curri dhe veprimtarët e tjerë shqiptarë që përgaditën Kuvendin punuan me kujdes dhe përcaktuan mirë platformën programatike mbi të cilën do të ngrihej kuvendi.
Kjo platformë ishte ajo e Lidhjes së Prizerenit dhe e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare pas saj,. ruajtja e tërsisë territorjale dhe formimi i shtetit autonom shqiptar ku të përfshiheshin të katër vilajetet shqiptare ( Kosovés, Shkodrës, Manastirit, Janinës). Dhe më në fund erdhi dita e shumëpritur: më 25 janar 1899 @3 nisi punimet Kuvendi që vazhdoj deri më 29 janar dhe u kurorëzua me krijimin e Lidhjes së Pejës ose "BESA BESË" . Kryetar i Kuvendit dhe Komitetit drejtues të Lidhjës Shqiptare "BESA BESË" u zgjodh Haxhi Zeka.@4 Për këtë ngjkarje, në gazetën "KOmbi Shqiptar" të asaj kohe shkruhej:" Në Pejë nismëtari Haxhi Zeka, një patriot i madh dhe me shumë ndikim, formoi Lidhjen e dytë Shqiptarë ....
Haxhi Zeka është emëruar kryetari i Lidhjes Shqiptare".@5 Në atë kuvend morën pjesë rreth 500 vetë, të ardhur nga qëndrat e vilajetet të Kosovës dhe té viseve té tjera shqiptare. Shumë nga ata që kishin marré ftesa nga Haxhi Zeka nuk erdhën. Disa nuk patën mundësi për arsye të pengesave të ndryshme dhe shumë të tjerë edhe si rezultat i veprimtarisë përçarëse që luajtën elementë të veçantë që ishin vënë në shërbim të Portës apo kundërshtarëve të tjerë të këtij Kuvendi dhe të lëvizjes patriotike të shqiptarëve në përgjithësi. Megjithatë mbledhja e janarit edhe nga vetë organizatorët u quajt si një tubim paraprak për të përgaditur një kuvend tjetër më të përgjithëshëm shqiptar.
Haxhi Zeka dhe patriotë të tjerë bënë shumë që Kuvendi i Pejës të merrte vendime të rëndësishme për gjithë zhvillimet e mëtejshme të lëvizjes Kombëtare Shqipetare. Në mbledhjet e vogla ( të fshehta) brenda kuvendit u miratuen edhe dokumente të rëndësishme në natën e 28 janarit 1899 dhe u shpallën publikisht në mitingun e madh në sheshin e qytetit më 29 janar. Rezoluta prej 11 pikësh dhe "AKTI I BESËS" prej 12 pikësh. Po më 29 janar 1899 u shpall thirrja " RRUGA e SHPËTIMIT është në BESA BESË " që ishte një dokument tjetër programatik i Lidhjes Shqipatre të Pejës". @6

Në kuvendin e Pejës Haxhi Zeka ishte në krahun radikal pér ndryshime që do të shuanin dasitë krahinore dhe fetare, grindjet, hakmarrjet, armiqësitë mes shqiptarëve që té arrihet bashkimi dhe çlirimi i kombit. Këto u pasqyruan në dokumentet e merituara. Nga ana tjetër, kryetari i lidhjes, Haxhi Zeka, që në kuvend siguroj pjesëmarrësit se forcat vullnetare shqiptare" do të kenë në dispozicion të gjitha aramtimet që nevojiten "dhe se " si ushtria vullnetare shqiptare, ashtu edhe ajo ndihmëse do të mbaheshin me shpenzimet e Lidhjes dhe të popullsisë", dukesqaruar dhe kërkesën e bërë që forcat shqiptare të komandoheshin nga shefa Shqiptarë. "Kuvendi propozoi edhe emërimin e Haxhi Zekës nga Peja si guvernator kombëtar i pavarur dhe përcaktoi mjetet për të arritur autonominë e Shqipërisë" është raportuar nga diplomatët që ndiqnin me zell se ç'behej në Pejë.@7 Pra , kuptohet se deri në cilen shkallë janë shtruar çështjet edhe pse në dokumentet e miratuara nuk eshtë vënë një kërkesë e tillë apo kërkesa të tjera. Ka shumë mundësi që diskutime në grupe të vogla, sekrete të kenë përcaktuar qëllimet e vërteta që nuk e shpallën në dokumentet zyrtare, mbase për arsye taktike.

" Rryma autonomiste" në dokumente cilësohet si "partia kombëtare e Haxhi Zekës" ose partia popullore radikale"duke treguar pikërisht se kush ishin pikëpamjet dhe vendi që zinte Haxhi Zeka në punimet e Kuvendit dhe në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Por nëse ai apo gjithë krahu i tij, për hir të ruajtjes së frontit të përbashkët shqiptar përballë rreziqeve të mëdha të jashtme që i kanoseshin trojeve shqiptare.
Haxhi Zeka ka edhe meritën e madhe të bashkërendimit të veprimtarisë me rrethet patriotike jashtë atdheut që para mbajtjes së Kuvendit, gjë që pasqyrohet në propagandimin e atyre që vendosi Kuvendi menjiherë nëpërmjet botimit të thirrjes "Rruga e shpëtimit është BESA _ BESË", që ishte edhe dokumenti programatik i Lidhjes. Gjithë përkrahja që gjeti Lidhja ePejës nga rrethet patriotike eshtë pikërisht në përmbajtjen e saj, në frymën dhe vendimet e saj, por edhe në zellin dhe lidhjet që kishte krijuar kryetari i kësaj Lidhje Haxhi Zeka. "Vilajetet e Kosovës,Manastirit, Janinës, Shkodrës - thuhej në thirrje janë të gjitha atdhe, janë pjesë e pandarë e një trupi ... formojnë vendin që thirret Shqipëri". Kjo thirrje luajti një rol të madh në veprimtarinë e lidhjës Shqiptare të Prizrenit, pasi ajo shërbeu si dokument programatik gjatë mbledhjeve që u mbajtën pas Kuvendit të Pejës në viset e ndyshme të vilajeteve shqiptare.
Haxhi Zeka e kishte të qartë se puna e vërtetë ishte pas Kuvendit, prandaj sikur dëshmohet, se dhe atdhetarë të tjerë iu vunë punës për zbatimin e vendimeve të tij, për të ngritur organet e Lidhjes në të katër vilajetet shqiptare dhe për të shendrruar atë në një institucion të përgjithëshem Shqiptar. U mbajtën njëra pas tjetrës mbledhjet në të cilat u shpall bashkimi i tyre me Lidhjen dhe u miratuan vendimet e Kuvendit të Pejës. Jehona e Lidhjes së Re qe me të vërtetë e madhe dhe e plotë. atje ku nuk shkonte dot vetë Haxhi Zeka dërgonte kopje të dokumentave që u miratuan në Kuvendin dhe merrte përgjegje shumë të ngrohta që shprehin shtrirjen e LIdhjes. Kjo shtrirje qe jo vetëm në pjesën veriore të vendit por edhe në Shqipërinë e Mesme e të Jugut.
Shumë e rëndesishme ishte përkrahja e plotë që gjeti Lidhja nga të gjitha forcat patriotike të kombit. Ideologu i shquar i Rilindjes Shqipatre Sami Frashëri dhe një kontribut të madh në përpunimin e programit të mëtejshem kombëtar të Lidhjes. Né veprën e tij " Shqiperia ç'ka qënë, ç'është dhe ç'do bëhët?" që u botua veç pak muaj pas Kuvendit të Pejës, Sami Frashëri përcaktoi dhe argumentoi shkenctarishtë rrugën e Lidhjes së Pejës, dhe në tërësi të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të Pejës si një ngjarje të rëndësishme në lëvizjen Kombëtare Shqiptare që mund të shërbente si themel për ngritjen e shtetit Shqipatr. "Lidhja e BESA BESË do të jetë krei i shpëtimit të Shqipërisë" shkruante ai në vepëren e përmendur më lartë @8
Pasi ishte botuar vepra e Samiut dhe Haxhi Zekës në krye të atdhetarëve shqipatrë po përgatisin Kuvendin e ri të përgjithëshem Shqipatr në Bukluresht u botua në emër të një Komiteti Shqipatr nga Dervish Hima, thirrja "TË ZGJOHEMI " që ishte një manifest i vertetë i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, me një frymë kushtrimi.
Haxhi Zeka, duke qënë në këtë kohë bashkë me shumë patriotë të tjerë në krye të Lëvizjes Kombëtare din të analizojë situatën dhe e përcaktoi si të domosdoshme që të luftohej në të dy krahët: Ndaj Portës dhe ndaj armiqve që rrethonin dhe përpiqeshin të shkyenin tokat Shqiptare kush e kush më shumë.
Në krye të përpjekjeve për thirrjen e një kuvendi të ri të përgjithëshem, i vendosur për të bashkuar rreth një Lidhje të gjithë Shqiptarët, Haxhi Zeka, në prill, bashkë me drejtuesit e Komiteteve të Lidhjes në krahinat e ndryshme të Shqipërisë u morën vesh përfundimisht për thirrjen e një Kuvendi të Përgjithëshem. Për këtë ai u shpërndau ftesat për të marrë pjesë në kuvend drejtuesve të Lidhjes Shqiptare në të katër Vilajetet shqipatre. Vendimi për thirrjen e Kuvendit gjeti miratim të gjërë. "Duke përgaditur Kuvendin e Përgjithëshëm të shqiptarëve Haxhi Zeka dhe pasuesit e tij synonin që nëpërmjet tij të konsolidonin shtrirjen e veprimtarisë së lidhjes në tërë Shqipërinë, ta shëndrronin atë në një instutucion të perherëshem mbarëshqipatr" që të ekzistonte përgjithmonë". Në një organ i cili të vinte themelet e shtetit autonom e kombëtar shqipatr".@9
Në përgaditjet për kuvend u përpunua gjithashtu edhe platforma programatike e lidhjes Shqiptare me qellim të fundit autonominë e Shqipërisë.
Haxhi Zeka në përgaditjet për Kuvendin e madh zhvilloi bisedime dhe këmben mendime paraprake me patriote të krahinave të ndryshme. Ndër kërkesat katër vilajetve shqiptare në një njësi të vetme administartive. Dhe të gjitha kërkesat mendohej të paraqiteshin në formën e një ultimatumi dërguar sulltanit dhe qeverive të fuqive të Mëdha.
Kuptohet roli i madh që luajti Haxhi Zeka në evoluimin e programit dhe të vetë Lidhjes së Pejës e cila u kthye në një organizatë mabarë kombëtare.
Por përpjekjet e Haxhi Zekës dhe të patriotëve të tjerë për bashkëpunimin e viseve shqiptare nën Lidhjen u kundërshtuan hapur nga sulltani. Porta e Lartë, e trembur nga Lidhja, ndaloi edhe thirrjen e Kuvendit që ishte pregaditur me aq zell e mund. Shqipëtarët në shumë vise ngritën krye, por mbledhja e kuvendit nuk u arrit të bëhet.
Përsëri Haxhi Zeka nuk tërhiqet nga ideja për të bashkuar të gjitha forcat nën udhëheqjen e Lidhjes Shqipatre. Këtë shpresonin dhe atdhetarët e tjerë. Me këtë qëllim, Haxhi Zeka shkon në Dibër se ndjente se atje idetë e Lidhjes ishin ende të fuqishme. Zhvillohen bisedime për lidhjen e besës. Vëç kësaj Haxhi Zeka përpiqet dhe për një kuvend të vilajetit e Kosovës për të cilin u hap lajmi se do të mbahej mbledhja në Fushë Kosovë e përfaqësuasve të Shqipërisë së Veriut. Dhe më 24 prill u mbajt mbledhja e përgaditur nga Haxhi Zeka, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e popullsisë së

***** Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Shkupit, Tetovës, Rozhajës, Hasit, Gjakovës, Dibrës, Senicës, Pazarit të Ri.****

Këtu u biseduan çështje që kishin të bënin me gjendjen e brendëshme e të jashtme të Shqipërisë dhe perspektivat e Lëvizjes Kombëtare Shqipatre. U vendos të rezistohej ndaj rritjes së taksave dhe u shperh shqetësimi që tokat shqiptare kërcnohëshin përsëri nga copëtimi. Mbledhja vendosi të thirrej një kuvend i ri i përgjithëshem. Haxhi Zeka bën mbledhje të tjera, ku vë theksin te ideja se " Shqipërija përbëhej nga Vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit, dhe Janinës, se këto troje përbëjnë atdheun tonë, të cilin kemi detyrë ta mbrojmë." Megjithatë Kuvendi nuk u arrit pasi nuk lejuan autoritet osmane. Porta e Lartë mori masa sistematike të dhunshme për shtypjen e Lidhjes Shqiptare të Pejës. Kjo shënoi edhe rënien e lëvizjes në vitin 1900. Por Haxhi Zeka nuk jepet. Ai bashkë me atdhetarë të tjerë në janar të vitit 1901 bën një përpjekje tjetër për të rimëkëmbur Lidhjen. Në kuvendin e ri që synohej të mbahej, do të parashtrohej "bashkimi i të gjithë shqipatrëve dhe futja e gjuhës shqipe në shkolla dhe në administratë.
Edhe në shkurt 1901 Haxhi Zeka thirri në Fushë Kosovë mbledhjen e përfaqësuesve të viseve të ndryshme të Kosovës, ku u diskutua domosdoshmëria e përdorimit të gjuhës shqipe në administratë dhe në shkolla dhe rregullimi i administrimit të brendëshem të viseve shqiptare. Me përpjekjet e maj - qershorit, si të thuash shuhen edhe përpjekjet e fundit për një mbledhje të përgjithshme në Pejë e Gjakovë që ndërmori Haxhi Zeka.
Migjithatë Haxhi Zeka hyri denjësisht në histori me veprimtarinë e gjatë dhe të parreshtur për bashkimin kombëtar pa dallim krahine apo feje të të gjithë shqipëtarve. Ai nuk kurseu asgjë për të mirën e shqipëtarve dhe të bashkimit të trojeve Etnike dhe mbrojtjen e tyre. Haxhi Zeka u bë një autoritet i padiskutuëshem për të cilin relatohej me imtësi prej diplomatëve, u bë flamuri i bashkimit të Shqipëtrve për shumë vite. Ai hyri në zemrën dhe këngën e popullit si njeriu që çkriu me përkushtim për atdheun edijet, shëndetin dhe pasurinë e jetën e tij.
Ajo dorë që vrau më 21 shkurt 1902 Zekë Mehmet Byberin (Haxhi Zeken) ishte e mbushur nga ata që se nënshtruan dot kurrë atë burrë vigan, që dit, si askush tjetër, t'i frymëzojë shqiptarët në BESA _ BESË, t'i bindë si vetë jeta, se vetëm në BESA _ BESË është forca, shpresa e ëndrrave dhe prosperiteti i tyre...
Me sa duket, Haxhi Zeka erdhi në këtë botë dhe iku prej saj, mbi ata krahë të bardhë e të pavdekëshëm të besës shqipatre, e cila në jetë e në legjendë e bëjnë shqipatrin shqipatr të vertetë.@10


Biblografi

1.- K.Prifti, vep.cit...f.223
2.- Po aty,f.223 - 224
3.- Per datat 23 -29 janar 1899 eshte shprehur Zekeria Rexha ne "Rryma patriotike, qe udhëhoqi levizjen dhe Lidhjen e Pejës, Konf. ll e studimeve albanologjike, Tiranë 1969.f.68. - Sipas Sh.Rahimit "Lufta e shqipatrëve per autonomi", f.28. "Kuvendi i Pejës u mbajt ne Pejë prej 23 - 29 janar 1899". Me ketë pajtohet edhe Dr.J.Bajrakatri, ne vepren e cit.f.169 dhe K. Prifti ne vepren e cit. f.229. - Sipas Sh. Rahimit "Vilajeti i Kosovës". Prishtinë 1969.f.94: "Ky tubim u mbajt prej 26 - 30 janar 1899, ne Pejë, ku ishin mbledhur rreth 500 perfaqesues ne shumicë nga vilajetet e kosovës..."Prof.Dr.Ismet Dermaku ne "Kuvendi i Lidhjes Shqipatre te Pejes, "Besa - Besë, 1899 ( dokumente, prishtinë, 1997,f.38, paraqet datat 26 - 30 janar 1899.
4.- Arkivi i Kosovës, vjetar vl -vll, Prishtinë 1974 (informacion i konsullit serb, S. Siniç ne Prishtinë, 3.2 1899, Nr.8 dok. Nr. 15 Prishtinë 1899, Nr.11 (cit.nga K. Prifti, vep.cit,f.229 - 230).
5.- "La nazione Albanese", Pollogoro (Catanzaro),31 mars 1899, Nr, 6, Shkodër, 10.3.1899 Liga ll shqipatre, K. Prifti, vep.cit.f.230.
6.- K. Prifti vep cit. f.235 - 236 (Cituar nga I. Dermaku, dok.12.1.1899, Nr. 8.
7.- Zekeria Rexha, vep.cit.f.66.
8.- Z. Rexha: Aty flet per kete.
9 .- K. Prifti, vep.cit.f.315.
10 .- H. Buçpapaj: "Besa - Besë - mesazhi i madh i kohës rev. "Mbrojtja", Nr.2.1997

NË TRE ARTIKUJ T"SHTYPIT SHQIPTAR TË KOHËS

Beslidhja Shqiptare e Pejës është pasqyruar gjerësisht në shtypin shqipatr të kohës. Pérzgjodha prej tyre këto shkrime:

LËVIZJA E IPEKUT (e PEJËS) @1

- Do të ishte gabim të mendohej se lëvizja e Pejës është një nga ato lëvizje të zakonshme ose donjë turbullirë, shkaqet e së cilës dueht të kërkohen jashtë kufijve të Shqipërisë.
Ata që kanë marrë mundimin t'i studiojnë sado pak çështjet e Shqipërisë, janë të bindur se kjo lëvizje është një shfaqje serioze, një deklaratë që ka karakterin e një lëvizje kombëtare.
Është një tregues që provon se gjenja në Shqipëri nuk është e mirë dhe se kjo dueht të rregullohet. Do të ishin shumë të padrejtë në Evropë, sikur të mos i kushtonin aspak vëmendje kësaj deklarate të shqiptarëve.
Shqiptarët të ndarë për disa dshekuj me radhë dhe pasi u shërbyen shumë tiranëve, filluan të kuptojnë, më në fund, se ç'dëm i sillnin vendit të tyre, duke u sjellë në atë menyrë. Tashti në të gjitha shtresat e popullit është zhvilluar një frymë kombëtare; ato kërkojnë përmirësimin e gjendjes së tyre. Autoriteti turk, si çdo autoritet tjetër, urrehet nga shqiptarët për mënyrat e tij shumë të këqia të qeverisjejs. Populli shqipatr ka një ndërgjegje kombëtare dhe kërkon të bëhët zot i fateve të tij. E vetmja që ai nuk di është mjeti si ta realizojë këtë dëshirë. Malësorët e Pejës, Gjakovës, Prizrenit e Gucisë e Kallkandelenit kanë treguar paknaqësinë e tyre sipas mënyrës së vet. Lëvizja e tyre është fillimi i çdo lufte, është vetëm shenjë e një pakënaqësie të drejtë që ka pushtuar gjithë racën shqiptare.
Për fat të keq, njerëzit në Evropë janë mësuar që të mos u kushtojnë asnjë rëndësi aspiratave të popullit shqiptar. Ne nuk e dimë se për ç'arsye po vazhdojnë të ngulin këmbë në mosmarrjen parasysh të tyre.
Kështu që ne, shqiptarët, të cilet kemi pasur fatin të punojmë për kauzën komtare, ndodhemi përpaar një dileme: ose të kontribojmë në zgjatjen e e zgjedhës turke, derisa kjo varet nga ne, ose në qoftë se duam ta shkundim këtë zgjedhë, të kemi rrezikun të biem nën sundimin e një fuqie tjetr të huaj.
Sa për autonominë e popullit shqipatr, kjo as qe u shkon në mendje dhe me kënaqësi ei lejohet Turqisë që të mbysë në gjak një popull, i cili ka vetëm një të keqe që është besnik i ndërshem dhe real.


TË NGRITURIT E IPEKUT @2

Ndérkohë të mirë u bë të tundurit e shqipëtarve në Shqipëri të Siperme. Po për dy punë më teper duhet të gëzohet zemëren e kuj do shqipatri. Më perpara shqipatarët i diftuan Turqisë që lypet të verë re edhe të dëgjojë ato që kërkojnë, se kanë forcën ta marrin vetë atë qe duan dhe , si e ndienin Turqisë, ashtu mund dhe ti bëjnë dëm. Për së dyti, duhet të gëzonte cilido shqipatr për ketë gjë: që Malësoret e Ipekut Jakovës, Prizrenit, Tetovës diftuan qe ato vende janë vënde të shqiptarëve, si kanë kurdo që endë kohra të vjetra edhe që nuk ka të drejtë as një i huaj të gejat doren atje ne vise të Shqipërisë. Porta shpalli një notë, me anë të agentve qe levizja ne Shqipnin e Sipermeu shua... Kemi fjalë të besojmë që që thotë Porta nuk janë të verteta... Këto ngjë nuk difton se të tundurit e shqipatarve pushoj. Atje janë male edhe Turqia nuk dërgon dot lehtazi asker. Pastaj lëvizjes se sotme eShqipëtrve nuk është e tillë që të mundnjë të shuhet menjëherë.
Lipsetë ta mpsoj e Turqia që shqipatarët janë vënë këtë herë, të kërkojnë të drejtat e tyre edhe nuk u kanë për të pushuarë pa parë punërat'e kombit tyre të ndrequra.

Do ta shpien luftën gjer ndë fund.


NGJARJET E VITIT 1899 NË SHQIPËRI @3

Për monë që shkoi ngjarja m'e vëreshmeja në vëndin tënë ka qënë: Mbledhja e IPekut.
Në krye të motit dhe që më parë komitëtë bullgarë të Maqedonisë kishin zënë të lëvizinë më teprë se zakoni; në krye të vitit u mblodhë në Zhenevë (Svicrë) dhe kuvenduanë qysh të kërkojnë otonominë e Maqedonisë. Gjala Maqedhoni mer dhe Ysqyb, Dibrë, Korçë tj., domethënë pshtiell dhe gjysmën e Shqipërisë; pra komitete bullgarë kërkojnë që Maqedhonia d.m.th gjysm'e Shqipërisë dhe i tërë vilajeti i Selanikut të bëhetë gjysmë më vehte dhe kështu një ditë të bashkoetë lehtazi me Bullgarinë. Ahere Shqipëria do të mbetetë nji rrip i ngushtë anë detit.

Më nj'anë reziku i bullgarëvet, m ánë tjetrë pun'e Gjirit (Kretë) dhe të dhnëtë prap'e Thesalisë, u kishnë hapurë sytë shqipëtarvet. Edhe foshnjat kupëtuan që dije Gjiriti, sot Maqedhoni, nesrë e tërë Shqipëria! Se çoban ( Zoti i ynë ) nukë na ruan dot dhe neve na ka lidhurë duartë që të mos ruajmë dot vethenë. Komitet e bullgarëvet, e grekëret e serbëvet lëvrijné si milingonja në Shqipëri dhe neve nuk na le qeverija as të marrim frymë çpenguarë.
Duke parë këto rezike është që: Shqipëri e sipërme, e cila e ka reziknë më t'afërtë, zuri të lëviznjë; edhe qeverija (hyqymeti) si e pa liksht më të katrë anëtë, nuk i ndaloi, po dhe u ndihu pakë dhe kështu nga mez i Janrit (Kalnur, Kollozhek) u mblodh n'Ipek nja 500 parësi nga Jakova, Prizrend, Mitrovicë, Nov'bazar, Tregovishtë, Tetovë e nga Vështrina.
Në funt të kuvëndit del :
** 1 .- Të qëndrojnë kundrë bullgarëve, sërbëvet dhe çdo armiku, në qoftë se i hidhenë Shqipërisë;
2 . - të dënohenë ata që kuxojnë të bëjnë të e prishin sigurin e përgjishme dhe kështu të mos bëhnë më vrasje e vjedhje; edhe njeri i qeverisë të jetë, ay që punon të paudhë do të dënohetë (do të mundohetë);
3 .- kjo lidhje besë ( itifak), do të përhaptë në të katrë vilajetet të Shqipërisë dhe në qoftë se qeverija mendon njeri duke thënë: "Pse vajte në mbledhjet ?", e tërë mbledhja do ta shpëtojë nga dor'e qeverisë atë njeri;
.- ku të vejë udhtëri e mbledhjesë, nga një vënt më një vënd tjatrë, do t'ushqehetë me të hollat e mbledhjesë dhe kushdo që të kuxojë të bëjë nonjë paudhësi mbudhë, do të dënohetë ( do të shohë mundim), Këto të katëra nyje të kuvëndit, i shkurtojmë: të ruajturit mëmëdhenjë nga fqinjët armiq; të mos bënenë vrasje, presje, vjedhje, dhe paudhësi në Shqipëri; të përhapet itifaku në gjithë anët të vëndit tënë.
Pemët e Besësë (Itifakut) u duknë e mirë, se n'ato vënde malësi që njerinë e mer tmeri, pas itifakut mund të shëtinte njeriu ngarkuarë në flori pa nonjë ndruajtje: numëri i gjakëvet (vrasjeve) u pakësua fort shumë.
Lidhja bes'e Ipekut ish bërë për një mot; tani kurshkruajmë këto radhë ( në Shënmitrë) po përëritetë prapë. Eshtë puna tani që të përhaptë në të gjithë Shqipërit e të mbledhë në gjit të saj të krishterë e myslimanë. Duke mbledhurë toskë, gegë, të krishterë, myslimanë gjithë në një mëndje,ahere do bëhetë kombi shqiptar "komp".
Komp domethënë një mbledhje njërzësh që kanë nJé gjuhë, zakon dhe një një intersto; ne, gjithë Shqipëtarëtë kemi një gjuhë e një zakon, por për fat të keq, nga padija, s'jemi mledhurë të gjithë më një ineresto, sa do që duhesh t'ish kështu; po duke lidhurë të gjithë më një besë ( t'apim fjalë ). atëhere do të kupëtojmë q'ineterestot i kemi të gjithë më një radhë dhe do bëjmë një komp të vërtetë.
Le të lidhetë një bes'e përgjithshme dh'e fortë, pa ahere shumë punëra munt të bëhenë për të mirën e Shqipërisë; apin sa për tani të marë fuqi lidhja besë e të mështillë në gjit të saj shqiptarë nga çdo vfënt e nga çdo fe dhe késhtu do të bëhetë një fuqi që të mpronjë a të kërkonjë të drejatat e vëndit ténë.
S'ka shqipëtar, kujtojmë që të mos béjë lutje të nxehta a të përpiqetë sa i vjen dore për goditjen e kësaj pune, dhe për mbarimin e saj më mirë, se nga shëmbëlla e njëzet vjeç m'e para, mbledhej'e Prizerendit.
9 .- Thamë më lart që qeverija u tregua mike dhe ndihëmse e Besësë, po më pasdaj si pa që shqipëtarëtë, veç qëndrimit kundrë armiqvet, kanë dhe të tjera mëndje kombuare, ahere zuri të punojë me dhelpëri që t'i ndalojë nga një Bes'e përgjithëshme dh'e fortë).
Pas mbledhjes s'Ipekut nga mezi'i Shkurtit 1899 u bë dhe një mbledhje e një besë në Dibré, ku vatnë një tok njerës nga Mati e nga Reka; edhe në këtë Besë kuvëndi, si i Ipekut u mbajt.

Biblografi
1 . - Mendimi politik i Rilindjes Kombëtare Shqiptare (Përmbledhje artikujsh nga shtypi, vëll,l, Tiranë 1971, f. 178 - 179.
2 . - Po aty, f.180.
3 .- Po aty , f. 184 - 185.

PËR HARMONI DHE PAJTIM

Haxhi Zeka përshkruhet si një nga personalitet më karizmatike të kohës së tij. Siku raportonte zëvendëskonsulli anglez në Shkup, R. A. Fantana: "Mulla Zeka është i vetmi njeri, të cilit i shkoi përdore i bashkoj më se tridhjetë fise shqiptare, të tri besimeve, në një politikë të vetme për bashkimin e Shqipërisë dhe sigurimine Pamvarsisë së saj". ( Dhjetor 1901)@1.
Ideja e harmonisë, bashkimit dhe pajtimit të shqiptarëve për Haxhi Zekën ka qenë udhërrefyese dhe shumë e rëndësishme për çeshtjen e madhe kombëtare. Kushdo që njeh historinë e viseve shqiptare të Dukagjinit dhe të Kosovës e ka parasysh se si ishin marrédhëniet mes fiseve e krahinave aso kohe, sa të ndjeshme ishin fiset ndaj çdo cënimi që u bëhej etj. Duhet kujtuar edhe zelli shumë i madh i armiqve, shovinistëve lakmiqarë për të gjetur cilëndo çarje mes shqipëtarve për t'i përçarë mes fiseve, besimeve fetare krahinave etj., për të mos lejuar bashkimin e shqiptarëve për të fituar lirinë e pavarësinë në trojet e tyre.
Haxhi Zeka, si njohës shumë i mirë i psikologjisë shoqërore të popullsisë së krahinës së tij, është përpjekur me shumë kujdes dhe zgjuarsi për t'i afruar njerzit, për të afruar fiset, për të pajtuar ata që kishin grindje, hasmëri etj. Ai ka vlerësuar dhe përdorur shumë bukur instutucionin e dhomës së miqve si vendim ku mençurai popullore vepronte plot vitalitet më të mirë të harmonisë, bashkimit dhe edukimit atdhetar.
Duke folur për rolin e dhomave të miqve, Mark Krasniqi thekson se ato "... kanë luajtur rolin e shkollës së vertetë për zgjimin e ndërgjegejs kombëtare dhe për organizimin e luftës së armatosur", dhe pastaj tregon se në Junik ka qënë ndërtuar një kullë, me punën e përbashkët të fshatit, nergut për mbajtjen e mbledhjeve dhe për strehimin e njerëzve të lëvizjes së Rilindjes Kombëtare. "Haxhi Zeka ka pasë ndërtuar po për këtë qëllim një kullë në fshatin e vet Leshan, nja 15 km në lindje të Pejës e një tjetër në këtë qytet. Pranë kësaj edhe sot qëndron në këmbë, si monument historik kulla e Jashar Pashës, në të cilën janë mbajtur shumë mbledhje dhe janë marrë vendime të rëndësishme nga ithtarët e dalluar të Rilindjes.@2
Nuk janë të pakta sulmet që i janë bërë Haxhi Zekës në gjallje dhe pastaj, si përçarës, si "torkoman", si nxitës i konflikteve ndërfetare e ndérnacionale etj.
Po si ka vepruar në të vërtetë Haxhi Zeka për Lidhjen Shqiptare të Pejës;
Lëvizja kombëtare për autonomi, në Kuvendin e Pejës, përveç që ftoi krerët shqiptarë pa dallim feje, i ftoi edhe kretë serbe të Vilajetit.@3 Për këtë përveç asaj që shënoi Ivan Ivaniqi në bisedë me krerët shqiptare në Shkup, flasin edhe dy dokumente të tjera. Njera nga këta është raporti i dérguar nga Petar Simoviqi, oficer i ushtrisé aktive, Mbretit Millan më 21 janar 1899, i cili në atë kohë ushtronte vetëm detyrën e komandantit të ushtrisë aktive. Në raport, në mes tjerash, thuhet:" ... që në Kongres të Pejës do të ftohen përveç krerët e fiseve shqiptare e bajraktarét, edhe disa krerë serbë të dallaur"@4 Në të mirë të këtyre fakteve flet dokumenti tjetër, gjegjësisht teelgrami Nr 110, dërguar nga Andrijevica në Cetinë. Në të thuhet se organizatorët e Kuvendit të Pejës kanë vendosur që të ftojnë edhe krerët e krishtërë (Malazezët) nga qarku i Beranës".@5 Duke u bazuar në këto dhe në burime të tjera deri më tani të konsultuara, mund të konkludojmë se në Kuvendin e Pejës kanë qënë të ftuar szë bashku me krerët shqiptarë edhe krerët serbë të vilajetit té Kosovës.
Pra Haxhi Zeka ishte edhe për afrimin mes popujve.
Përsa i përket marrédhanjeve me pjesën katolike vetë ata që e akuzojnë si antikatolik detyrohen të raportojnë se ai ftoi në Kuvendin e Pejës edhe fiset me besimtarë katolikë.
Vetë konsulli austrohungarez vjen nga Beogradi lajmëron ministrin e Punëve të Jashtme për thirrje me shkrim të Haxhi Zekës dërguar prijësve të fiseve katolike shqiptare të Nikaj e Merturit për Kuvendin e Pejës. "Kah fillimi ose mesi i janarit bajraktarët e fiseve shqipatre katolike Nikaj e Merturi kanë marrë letër nga Haxhi Mulla Zeka i Pejës, me të cilin ftohen në Kuvendin e Pejës katër përfaqësues nga parësia dhe gjashtë përfaqësues të popullit të fiseve tyre..."@6
Edhe kujtesa popullore e sjell këtë imazh për Haxhi Zekën:
"Vëllavrasja gjatë gjysmës së dytë të shekullit XlX mori përmasa të gjëra. Kjo nuk qe temë e dités vetëm për poetët, por edhe për të gjithë rilindasit dhe njërzit e tjerë përparimtarë të kohës. Me këtë plagë të rëndë dhe konflikte të tjera shoqërore u preokupua shumë edhe H. Zeka. Kontributi i tij rreth pajtimit të gjaqeve dhe zgjidhjes së ngatërresave të ndryshme është i madh, sepse organizoj këshilla pajtimit, të ashtuqujtura *** islihate *** në të cilat inkuadroheshin njerëzit e nder"shem dhe të tjerët të njohur si pleqnarë autoritativë.@7 "Kur u vrajshin hallki e u katunet nermje"veti, Haxhia e qitke Islihatin e i pajtojke gjaqet e varrët, Qysh thojke Haxhia qeshtu kish m'u bo..."@8 Pos vëllavrasjes u aktualizua edhe lufta kundér ndasive fetare. As këtu nuk mungoi aktiviteti i H. Zekës. Autoriteti i tij ishte i pacënuar dhe i mbrojtur prej të dy komuniteteve gjer në atë masë sa që nëse dikush provonte të fliste njé fjalë të keqe për Haxhiun, këtë mund ta pagunte me kokë. Haxhi Zeka i ka dashtë nisoj si katalikët, si myslimanët. Osman Daka katalik o kanë, po qiti pushkë, e vrau t'pejonin si ja shau Haxhinë. E vrau pse i tha: nuk di unë kush o Haxhia!"@9

Osman Daka, pika e djalit
gjon e g - jat po bjen pazarit
gjon e g - jat po i bje qarshisë,
shkon kaj bie fishekë alltisë.

Osmani ishte prej Potërrqit té Lugut të Leshanit. I zoti i shtëpisë së tij hyri dorézan për një njeri, i cili nuk e pagoi borxhin me kohë. Dyqanxhiu një ditë pazari u takua në Osmanin dhe ia kërkoi të hollat. Ky u mundua ta binte se s'kishte se si t'ia lante borxhin e dorëzansisë, pasi që nuk kishte t'holla dhe se nuk ishte zot shtëpia, por nuk pati sukses. Dyqanxhiu e luti që të shkonin të Haxhiu, sepse te ai e kishte shprsën e fundit.

Tu Haxhia hajde me shkua,
Se ai i lanë paret për mua,
Nuk di djalë kush ahst o Haxhia,
Unë i du paret e mia!
Mos e dish kush o Haxhia,
Ta kaxon dhetçe alltia"@9


Sipas kujtimeve të Tafë Smajlit, fqi i Dakajve, atë ditë u vra edhe osmani prej zaptive bashkë me arif Ademin e Kliçinës. Osmani u varros në varret e vjetra të krishtera të fshatit në Llugaxhi të Gjakovës.@10

Bibliografi
1. - S. Rizaj; dokumnte angleze per çeshtjen shqiptare "personaliteti dhe vrasja e Haxhi Zekës", në "Rilindja ", Prishtinë9.6.1979.
2 . - M Krasniqi: "Funkcioni i dhomës se miqëve ne Kosovë. Konferencë kombetare e studimeve per LShP, Tirane1979, f.285.
3 . - Prof. I. Dermaku "Kuvendi i LShP te Pejës "Besa - Besë"1989 (dokumente) Prishtinë 1997, f.21.
4 . - Raporti i Simonoviqit, oficer i ushtrise aktive, i derguar i mbretit Milan me 21.11.1899.
5 . - Arkivi i Malit të Zi, Cetinë 1899 dok, Nr.110.
6 . - Prof. Dr. I Dermaku, vep, cit, f71 (dok.Nr.12, Shkoder, 9.2.1899).
7 . - Anton Çeta: "Proze popullore nga Drenica ll"Prishtinë,1972.
8 . - Dosl/ 72 MAIAP - ZN.
9 . - Po aty.
10. - Zymer Neziri, vep cit, f, 638 - 639.

VRASJA E HAXHI ZEKËS _ NJË KRIM I POLITIKËS
ANTISHQIPTRE


"Mulla Haxhi Zeka i Pejës u bë të shqiptarët personaliteti më i shquar në atë kohë e te Sulltani dhe sundimtarët e shteteve imperjaliste të krishtere njeriu më i rrezikshëm në këtë pjesë të Ballkanit. Prandaj, imperializmi i Evropës së krishtére, për ta likujduar mozorisht Mulla Haxhi Zekën, e gjeti egovistin Adem Zajmi, të cilin e shkeli me para" shkryuan Prof.Dr.Skënder Rizaj (Rilindja, 9.6.1979) në po këtë rast sjell këtë fakt nga Arkivi Shtetëror i Britanisë së Madhe në Londër.
Më 3 mars 1902 zëvendësëkonsulli i Anglisë në Shkup R.A Fontana, konsullit gjeneral të shtetit të tij, A. Biliotit, ia shkroi këtë raport: "Lidhur me telegramet e mia të dergura Shkëlqsisë së Ambasadorit ( të Anglisë në Stamboll - S.R) më 18 dhe 21 të muajit që shkoi duke raportuar për vrasjen e Mulla Zekës në Pejë dhe për luftimet që u zhvilluan në atë qytet, tash kam ndërin të paraqes raportin, i cili, mbështet në informatén, të cilën ma solli një ish funksionar, i cili ishte në Pejë në konak (rezidenca e qeveritarit - mysafirit -S.R në kohën e vrasjes.
Shqiptari, kapitan i xhandarmerisë në Pejë i quajtur Adem Zajm efendiu, më 16 shkurt shkoi në konak për ta vizituar hakimin ( mytesafirin -S.R ) Mulla (ose Haxhi) Zeka, i cili ndodhej në dhomën e Hakimit, nuk e pranoi Zaim efendiu i cili pastaj shpejt e lëshoi konakun Ndërsa Mulla Zeka, duke shkuar për në shtëpi me dy shoqërues të tij, papritmas e takoi Zajm efendiun, i cili qe i shoqëruar nga dy mylazimë (togerë 0, ku ishin edhe tre të tjerë, të shtirë në tokë, duke pritur bashkarisht, Zajmi shtin disa herë në Mulla Zekën, e ky ra i vdekur për tokë. Dy shoqëruesit besnikë të Mulla Zekës e kthyen zjarrin, duke e plagosur Adem Zajmin në trup dhe njërin nga shoqëruesit e tij ne këmbë. Njëri nga ata shtin poshtë, kurse Zajmi dhe miqte e tij ikën duke u strehuar në kullë të tij, brenda në qytet.

Lajmet e vrasjes u përhapen shpejt nëpër Pejë, e ithtarët e vrasësit dhe të vrarit u tubuan nga të gjitha drejtimet e kulla e Adem Zajmit. Ndërkohë, mytsarifi dërgoi me nxitim një njesi ushtarake për të rrethuar kullën dhe për t'i mbajtur shqiptarët në distancë.

Vrasja qe bërë kah muzgu, e prej kohës deri sa ushtria i kishte marrë pozitat e veta lart, u errësua. Qindra shqiptarë të partisë së Mulla Zekës e rrethuan ushtrinë dhe bërtitën që Adem Zajmi t'u dorëzohej. Pjestarët e fisit të Ademit u grumbulluan mbi një anë të rrethit, të gatshëm, ndoshta, për t'i ndimuar ushtrisë, e cila kishte shkuar mbi kullë me nxitim. Në errësirë dhe në rrëmujë u dëgjua një krismë pushke, me ç'rast një njësi e vogël ushtarake vrapoi nga kazerma dhe në rrugë ia filloi lufta ndërmjet shqiptarve dhe ushtrisë. Errësira pengoi ndonjë shtënie preçize, por pas të shtënvae me armë zjarri, lufta pushoi dhe ithtarët e Haxhi Zekës u tërhoqën, duke lënë të shtrirënë rrugë 28 të vdekur dhe të plagosur seriozisht nga të shtënat e kullës. Tetë ushtarë u vranë. Nuk dihet sa burra u plagosen ose u larguan nga shokët e tyre, ndonsë thuhet se janë gjithsejt rreth 64 burra të vrarë dhe të plagosur.
Në mëngjesin e ardhëshëm, Shemsi Pasha ( me origjinë shqipatro - boshnjake nga sanxhaku _ S.R), i cili u telegrafua, me 800 suvari (kalorës) nga Prishtina arriti në Pejë, e më vonë nga Mitrovica arritën disa topa zjarri dhe një batalon ushtarësh. Pastaj Shemsi pasha vazhdoi ta formojë rrethin me ushtarë të tij për të bllokuar kullën dhe për të penguar hyrjen e daljen prej saj. Kjo masë u mor gjoja për ta penguar ikjen e Adem Zajmit nga Peja, sepse Adem Zajmi mund të arrestohej dhe të nxirrej jashtë në pikë të ditës.... Nga mesnata, nja 12 orë pas arritjes së Shemsi Pashës në Pejë ... Zajmi dhe pesë shokët e tij u dorëzuan dhe u nxorrén jashtë qytetit para se të përhapëshin lajmet për kapjen e tij. Pastaj Shemsi pasha, me të burgosurit e tij (Adem Zajmin me shokë -S.R) dhe me 800 kalorës ikën me të katra për në Mitrovicë, ku pjesa më e madhe e forcave të tij formonin praparojën. Ata në Mitrovicë arritën në mëngjes, kurse të nesërmen Adem Zajmi, dy mylazimë, dy shqiptarë të moshuar nga klasa katundare, dhe një civil i lexokosur, të paraqitur si bashibozukë (ushtarë jo të rregullt -S.R) arritën në Shkup. Unë i pashë ata dueke kaluar nga stacioni.
Ushtria e sjellë nga Mitrovica mbeti në Pejë. Është interesante se partia e të ndjerit Mulla Zekë në Pejë përbëhej nga pesë bajraqe, secili prej tyre përfshinte 700 deri 1000 shtëpi. Duke llogaritur se çdo shtëpi është e zonja të japë, së paku, dy meshkuj të aftë me armë, partia e tij mund të nxirrte nja 8000 deri 10000 burra. Partia e të ndjerit ( Haxhi Zekës - S.R) jashtë Pejës është e shumtë dhe e fuqishme. Mulla Zeka... kishte ndikim të madh në mesin e shqiptarëve... Ai ishte, në kohën kur u vra mbi 70 vjeçar dhe nuk kishte fëmijë.
Thuhet se Haxhi Zekës, edhe pse kishte disa dekorata të sulltanit, ia kishte frikën dhe vetë sulltani, sepse, si një hoxhë i lartë, ishte i dyshimtë për nxitjen e shqiptarvë muslimanë të Shqipërisë Veriore kundër tij...Haxhi Zeka, siç thuhet, luajti rolin e patriotit turkalternativisht, kur dërgoi 1000 vullnetarë shqipatrë në luften grko - turke, te cilët që të gjithë u kthyen menjiherë. Haxhi Zeka ishte propozues i autonomisë së Shqipërisë, e cila, siç e mendonte ai vetë, duhej të ishte nën qeverisjen e tij personale ( të Haxhi Zekës), nëse jo nën udhëheqjen e tij laike, atëherë, së paku, nën kryesinë e tij shpirtërore.
Telegramin e nënshkruer nga Tahsin beu, sekretar i parë në Oborr te sulltani, e mor në dorëzim mytesarifi i Pejës, me të cilin u vërtetua përfundimisht arrestimi i Adem Zajmit dhe i përkrahsve të tij, dhe u shpreh pikëllimi i sulltanit për shakak të vdekjes së Mulla Zekës. Do të orvatem të siguroj dhe të raportoj shënime të hollësishme mbi të kaluarën e Haxhi Zekës dhe të Adem Zajmit... Nuk përmenda akmarrjen që mund të shpërthejë, si pasojë së Haxhi Zekës, ndërmjet anëtarve të fisit të tij dhe të fiseve të tjera të partisë së Adem Zajmit", - e përfundon Fontana raportin e tij bukur të gjerë nga i cili cituam vetëm disa fragmente. (Nga Rilindja 9.6.1979).
Pra vrasja e Haxhi Zekës, e kreu 100 vjet më parë, del se është një vrasje politike me synime antishqiptare e kryer nga një i shitur.
Në Fjalorin Enciklopedik Shqipatr, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Tiranë 1958,fq.1197, thuhet:"... Me kryerjen e këtij krimi në qytetin e Pejës, qeveria serbe donte të arrinte cakun e dyfishtë: e para, të heqë qafe një armik të përbetuar ( siç e quanta atë ) dhe një kundershtar të pamposhtur të planeve të saja pushtuese, që në të njejtën kohë të topiste tehun e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kosovë dhe jashtë saj, dhe e dyta të mbillte farën e përçarjes dhe të ndeshjes me armë midis krerëve dhe fiseve, të cilës do t'i jepte flakë vrasja e ndonjë udhëheqësi tjetr të shquar".
Këtu thuhet e vërteta. Por a është bërë krejt i njohur ky akt kriminal? Zekeria Cana thotë: "Sikur që historia e shkruar shqiptare është plot njolla të bardha ( për shkaqe të njohura ), edhe vrasja e Haxhi Zekës është mbuluar me perden e errësirës. Ajo nuk është shpjeguar e sqaruar qoftë nga studiusit e Kosvës dhe ata të Shqipërisë që merren me Rilindjen Kombëtare Shqiptare apo nga hartuesit e teksteve shkollore të historisë. Historia Serbe, e periudhës ndërmjet dy luftrave botërore, udhëheqsin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe promotorin e Lidhjes Shqipatre të Pejës e nxjerr si agjent të Austro - Hungarisë, ndërsa vrasjen e tij ia mbështet indirekt Portës së Lartë.@1
Siç del tërthorazi nga burimet e botuara relevante të proveninacës serbe @2 dhe sikur pohohet edhe nga goja e Janiqie Popoviqit ( agjent i Serbisë nga Kosova), plani për zhdukjen e Haxhi Zekës u kurdis në Beograd dhe u realizua nëpërmjet konsullit të Prishtinës ( Sima Avranoviq, duke përdorur si vegël agjentin Adem Zajmi të Pejës@3, duke pasur pëlqimin paraprak, mbase edhe përkrahjen e autoriteteve osmane @4. Ngjarjet që pasuan pas shkurtit të vitit 1902 treguan se kjo mollë sherri e hedhur me aq mjeshtri, dinakëri dhe fshehëtsi bizantine, duke humbur çdo gjurmë@5 , e bëri të vetën. Fërkimet dhe zënkat e përparshme ndërmjet fisit Krasniqë ( të Haxhi Zekës dhe të Bajram Currit ) dhe Shalë ( të Mehmet Zajmit dhe të Isa Boletinit ), erdhën duke u trashur për t'u kthyer në armiqësi të madhe, e cila kasneconte larje të përgjakshme hesapesh @6. Një grup malësorësh Krasniqas që ia mësyri Pejës për t'iu hakmarrë Zajmëve, nuk ia doli të depertonte përtej fshatit strellc, po megjithatë nuk hiqte dorë nga qëllimi paraprak, kështu që paria e Pejës nuk ua kthente dot mendjen.@7 Edhe populli i Gjakovës u nda më dysh: njëra palë mori anën e Bajram Currit, kurse tjetra atë të Myrteza Pashës ( i Fisit Berishë ) dhe të Riza bej Kryeziut ( i gashnjan ). Ngatërresat midis kësaj parie patén si rrjedhim djegjen e kullave të Mehmet dhe Myrteza Currit nga njerëzite Riza Begut.@8
Në vazhdën e operacioneve të ushtrisë turke në Rrafshin e Dukagjinit për thyerjen e qëndresës shqiptare kundër zbatimit me dhunë të reformave (maj 1903), Serbia përgzonte Portën e Lartë për vijën e politikës së dorës së fortë ndaj shqiptarëve, uronte që ajo të vazhdonte deri në fund me çarmatimin dhe pacifikimin e plotë të shqipëtarve, i sugjeronte Jilldis Çoshkut me me takt që të mos mjaftohej me arrestime dhe syrgjynosjen e personave të parëndësishem po të prijësve kryesor të qëndreses shqiptare. Nga ana tjetër, qeveria serbe vazhdonte armatimin e plotë të elementit serb në Kosovë zuri ta ndërsente atë dhe të provokonte shqiptarët.@9 Këtë fakt e ilustron rasti i Pejës. Në vigjilien e pashkëve serbët e këtij qyteti përgaditën flamurin serb, në të cilin ishin qëndisur fjalët: "serbe kreshnikë,ngjeshni armët që t'ia marrim hakun Llazezës (princ Llazarit,Z.C) dhe Kosovës! Vetëm bashkimi e shpëton serbin". Flamuri do të vihej natën e pashkëve para shtepisë së Ejup Mahmutbegollajt, kundërshtar i zbatimit të reformave me qëndrim antiserb. Natyrisht, këtë akt provokimi konsulli serb Sima Avramoviq ia mbështeti meshtarit të Pejës, patér Engjëllit.@10 (Zekeria Cana: Shpalime Historike,pjesa 2, faq.55,56).
Ndersa Dr. J.Buxhovi e trajton kështu: "Konfliktet ndërmjet personaliteteve të njohura në Vilajetin e Kosovës, pra edhe në Gjakovë me rrethinë, nuk ishin siç dëshirojnë t'i paraqesin vëzhguesit diplomatikë dhe disa "shkenctarët" e hulumtues tendenciozë të këtyre ngjarjeve. Ata paraqiten dhe i interpretonin si produkt i mosëmarrveshjeve midis përfaqësuesve me influencë të fiseve shqiptare, por çeshtja ishte shumë më komplekse. Forcat e huja armiqësore ishin ato që i ushqenin dhe i nxisnin këto konflikte ndaj lëvizjes shqiptare. Né këtë mënyrë largohej vëmendja e popullsisë së vuajtur nga shkaktarët e vërtetë të gjendjes së saj të mjerushme dhe kalonte në çështjet periferike. Kështu, për shkak të vëllavrasjeve, të klimës së mosbesimit reciprok dhe të rivalitetit në mes të personaliteteve të njohura, që nxiteshin edhe nga vetë të huajt, mbetnin pa fryt përpjekjet për bashkim në shkallë kombëtare.
Madje armiqtë e kombit shqiptar hynë në rrugën e likujdimit fizik të ushëheqësve të lëvizjes shqipatre. Vrasja e Haxhi Zekës, udhëheqsit të shquar të lidhjes së Pejës dhe të Levizjes Kombëtare Shqiptare u pregadit pikërisht nga armiqt e popullit shqipatr. Më 18 shkurt të vitit 1902 e kreu këtë krim ndaj kombit shqipatr Adem Zajmi, kapitan i xhandarmerisë turke. Ky pa snjë shkak hyri në konflikt me Haxhi Zekën në lokalet e Bashkësisë së Pejës dhe e vrau me revole prapa shpine këtë militant të lëvizjes kombëtare.@11
Vrasja e Haxhi Zekës u përgadit nga qarqet shovinste të Serbisë me përkrahjen e heshtur të Portës së Lartë. Dihet tenimë se qysh në prill të vitit 1901 Adem Zajmi së bashku me dy shqipatrë të tjerë dhe me dy serbë vizitoi Beogradin, ku e priti edhe mbreti Aleksandër Obrenoviqi, i cili i kishte dhuruar të holla dhe armë.@12
Edhe Metropoliti i Rashkës dhe i Prizerenit, Niqifori, shkruante në letrat e tija se para vrasjes së Haxhi Zekës, Adem Zajmi, së bashku me Rako Simiqin dhe Pero Ristiqin nga Novosella e Pejës shkuan në Beograd, ku me sa duket, ai kishte marë përsipër vrasjen e tij.@13 Sipas Pero Ristiqit, që është marrë në pytje në konsullatën serbe të Prishtinës, konsulli serb ka qenë i detyruar t'i jepte Adem Zajmit 100 qese të holla, që ia kishte premtuar në Beograd. Përndryshe ai do të largohej nga serbët dhe do të kalonte në anën e katolikëve (është fjala për Austro - Hungarinë - shën. i J.B).@14 Po për këtë qëllim, për të marrë instrukcione për vrasjen e Haxhi Zekës, A. Zajmi kishte shkuar edhe në Stamboll vetëm disa ditë para se ta kryente vrasjen. Nga raporti i konsullit të Serbisë në Shkup M. Kurtoviqi, rezulton se Adem Zajmi kishte marrë udhëzime për vrasjen e Haxhi Zekës dhe të Bajram Currit. që konsideroheshin si njerëz të Austro - Hungarisë.@15 Mirépo, meqë ishte e pamundur që të dy atentatet të bëhëshin në të njejtën kohë, në bazë të sugjerimeve të padronëve të tij, u vendos të likujdohej më i rrezikshmi, Haxhi Zeka. Ky atentat, apo më mirë te themi krim politik, shkaktoj pakënaqësi të madhe te shqiptarët në përgjithësi, dhe ndër ata të kosovés në veçanti. Zemerimi i popullit ishte i madh dhe po aq e madhe ishte dëshira për t'u hakmarrë për udhëheqësin e tij.
Këtë e dëshmon më së miri edhe fakti se Peja ngeli 4 javë rresht e shkëputur nga qëndrat e tjera, e posaçërisht nga Mitrovica.@16 Ndërsa Adem Zajmin pushteti lokal e burgosi për ta mbrojtur nga hakmarrja popullore. Konsulli i Serbisë në Shkup shkruante se Shqiptarët e Pejës në telegramin që i dërguan valiut të Kosovës, i kërkuan që Adem Zajmi të lirohej nga burgu dhe te gjykohej sipas ligjit të vendit.@17 Derisa populli u revoltua nga kjo ngjarje, qarqet sunduese serbe e pritën atë me kënaqësi. Kryeministri i Serbisë, Mihajllo Vujiq, shkruante në ato ditë se Serbia u lirua nga një armik i madh.@18

Interesimi i Serbisë për vrasjen e Haxhi Zekës duket jo vetëm në faktin se ajo u përpoq të dënohej sa më lehtë, por edhe me ndihmën në të holla, që u kërkua për vrasësin nga Isa Peja, njeri i afërt i Adem Zajmit.@19 Për këtë flasin edhe raportet e konsullit austro - hungarez, B.Pares, të 27 tetorit dhe 10 nëntorit 1902, në të cilat ndër të tjera thuhet se është interesant se si në kufi me Serbinë janë kapur tre serbë dhe një shqiptar, që shkonin në Serbi për të kërkuar që qeveria të angazhohej për lirimin e Adem Zajmit. Dhe me të vërtetë diplomacia serbe, me ndihmën e përfaqsuesve rusë në Stamboll, bëri që A.Zajmi të merrte dënim të lehtë. Në vend që të dënohej me vdekje siç parashikohej në rastet e vrasjeve, A. Zajmi u internua në Akka.@20
Këto fakte dëshmojnë se në këtë vrasje ishin përzier Serbia, Perandoria Osmane dhe Rusia. Eshtë e kuptueshme pse spekulohej aq shumë me "faktin "e rremë se gjithë kjo u bë për shkak se Haxhi Zeka ishte i paguar i Austro - Hungarisë.
Këto akte kishin një qëllim të vetëm: të dobësonin Lëvizjen Kombëtare Shqipatare, që konsiderohej një rrezik për monarkitë fqinje në Ballkan. ( Dr. JUsuf Bajraktari: Gjakova me Rrethinë, Prishtinë, 1998, fq, 182, 183, 184 ).
Studiusi Z.Cana në kumtesën: "Planet e serbisë për ndezjen e luftës vëllavrase ndërmjet shqiptareve dhe për zhdukjen e udhëheqësve të tyre" e trajton gjërsisht me fakte konkrete mjeshtrinë serbe për të nxitur mosmarrëveshje mes shqiptarëve për t'i acaruar ato deri në konflikte të përgjakshme duke vënë në lëvizje personelin konsullar, kishat ortodokse, mësuesit,zejtarët dhe tregtarët serbë, duke angazhuar edhe shqiptarët e korruptuar. Ndërsa Dr. Jusuf Bajraktari e trajton kështu:
Ndryshe nga faktet që sjellin këta autorë, në kujtimet e Tafil Boletinit, Haxhi Zeka paraqitet si njeri ngatrrestar, madje edhe vrasja e tij paraqitet si diçka banale.

Ja se si shkruan Tafil Boletini: "Flitet se Haxhi Zeka e paska pasë për zakon që kushdo që i ankohesh, për ndonjë gjë i thueka: " Vraje !". ( Tafil Boletini, vep.cit.fq.240 ).


BIBLOGRAFI


1.- Krs. V.Çoroviç,Diplomatska prepiska.kraljevine,Serbie knjiga prva, Beograd 1933, 1197.
2. - Po aty 32 ss.
3. - Arkiv SANU, 13575/6, J. Popoviç, Zhivot i rad Srba na Kosovo, 207; radi i ne bojse, srpska, Kosovo ( Skoplje),9/1931, 12.
4. - FESH. ak, shkenc. Te RPSSH, Tiranë 1985, f, 1197.
5. - Fill pas vrasjes se Haxhi Zekes, konsuli serb i Prishtinës, Millosav Kurtoviç,kerkonte udhëzime nga Ministria e Jashtme, rreth qendrimit qe duhej mbajtur ndaj familjes Zajmi.. Porosia e Ministrit M: Vujiç, ishte e prerë: relacionet e Serbisë me Zajmët, do të mbaheshin në fshehtësi të plotë. Familja e Adem Zajmit mund të ndimohej matrialisht, vetëm me kusht që lidhjet e saj me konsullin, të mos merrinin, kurrësesi, erë. (Diplomatska prepiska,72).
6. - V. Stojanoviç: "Drushtveno politiçke, medja arbanasima u Kosovskom vilajetu, istoriski çasopis Xl - 1960, 185.
7.- Diplomatska prepiska 32.
8. - Po aty, 111.
9. - Po aty. 704.
10. - Po aty, 723.
11. - Sh. Rahimi "Vilajeti i Kosovës", f.100. T. Geci: "Bajram Curri në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare ", f, 155; Z. Rexha: Rrymat Politike... "f, 68, Autori i fundit shenon se vrasja e Haxhi Zekës u bë më 20 shkurt 1902. 12. Raporti i atasheut ushtarak të Austro - Hungarisë nga Beogradi, i datës 24.6.1901, cituar sipas Sh. Rahimi, vep. cit. f.159.
13. - E. Plana, punim i përmendur, f. 159 - 160.
14. - Po aty.
15. - T. Geci: "Bajram Curri në Rilindjen Kombëtare Shqipatre", f, 155.
16. -16 V. Stojaniçeviç, punim i përm, f,186.
17. - V. Çoroviç, Punim i përm. f. 36.
18. - Sh. Rahimi, pun. i perm.f,100. T. Gec., perm.f,136.
19. - T. Geci, pun. perm f,136.
20. - V. Stojançeviç, pun.perm,f,188.

SI U VRA HAXHI ZEKA MË 1901


Katundi Isniq i rrethit të Gjakovës e ka pasë ble bjeshkën ( kullotojen ) e katundit Bellopoje të rrethit të Pejës. Por pejanët, me pretekst se bjeshka na takon neve e jo katundeve të rrethit të Gjakovës, e kundërshtojnë këtë shitblerje. Herë mbas here ndërmjet palëve në konflikt bëhen edhe luftime. Secilën herë çështja zmadhohet sa që të dy anët kërkojnë ndihmë prej përkrahsve të vet. Irzniqi si të fisit shaljan përkrahej prej Isniqi.
Konflikti merr përpjestim dhe ma të gjanë, pse pajanët përkraheshin nga Haxhi Zeka , Adem Zajmi i Pejës, si shaljan, merr anën e Shalës.
Pér shkak të mosmarrëveshjes, ndonse paret ishin pague, çështja e bjeshkës kishte ngelë pezull bukur gjatë. Gjyqe e stërgjyqe dolën pa rezultat. Atëherëndërhyni qeveria. Né atë kohë komandantet dhe perfektet në Pejë ishte Sulejman Pashë Çerkezi. Ky me shumë pari ban nji mbledhje të gjanë, në bashkëpunim me këshillin administartiv, për zgjidhjen e çështjes. Mbas shumë bisedimeve, Haxhia, tue pa se shumica po i nep të drejtë katundit Irzniq, thotë: "Në nji mbledhje që merr pjesë Adem Zajmi unë nuk rri "dhe del. Adem Zajmi i shkon mrapa e i thotë: "Të lutem, Haxhi Baba, mos ta lamë punën lart, a po sheh se po vriten gjindja?" Haxhija pa nji dy i pisket: "Largohu, kopil" dhe i sjell çadër kokës. Atëherë ky në moment i bjen allti ( revolver ). Përcjellsi i Haxhisë Ram Feka, i bjen Ademit dhe e plagos rendë. Plagos dhe Hamza Gjykën. Përcjellsit e Ademit e vrasin Ramën. Adem Zajmi mbyllet në kullë, ku mbas pak kundërshtimi që i ban ushtrisë që e kishte rrethue, dorzohet dhe internohet në Aqa Kala, ku edhe vdes në burg i dënuem për jetë për kapriçon e të dyve, njeri i pari i Krasniqes, tjetri i Shalës. Këto dy fise ja kanë pa sherrin armiqësisë për shumë kohë tue u vra ndër veti. Dhe vazhdimisht shkojnë me mëni me shoqi - shoqin.
Ményra e vrasjes në këto rrethana asht zhvilluar. Pér sa asht folur se Adem Zajmi për këtë krim ka qenë i shtytur nga jashtë, deri tash ky supozim ende nuk asht vërtetuar konkretisht. Duhet theksue se konflikti në mes të Krasniqes e Shalës ka pasë fillue qysh me çështjen e Turkjakës, porse vrasja e Haxhisë e ashpërsoi edhe ma tepër, sidomos me katundin Strellcë që ishin fqinj."
Këto shkruhen në këto kujtime, mendoj se paraqesin pikërisht atë psikozë që përpiqeshin të përhapin sa më gjerë dhe sa më besueshëm qarqet antishqiptare për të shperla personalitetet më të lartë shqipatrë në opinjon, por edhe për të maskuar veprimet kriminale për asgjësimin e prijësve, duke sajuar për këtë edhe "shkaqe" për grindje banale. ( Tafil Boletini: Pranë Isa Boletinit, kujtimet 1, Tetovë, 1996,fq.242 - 243.
Për shkakun dhe qëllimin e vrasjes së Haxhi Zekës studiusi Zekeria Rexha ka argumentuar kështu:
"Aktiviteti i gjërë që u zhvillua në vende të ndryshme të shqipërisë pas mbledhjes së Pejës, forcimi i tendecave autonomiste në radhët e lëvizjes e trembën sulltanin dhe Portën e Lartë, të cilët i kishin ende të freskëta ngjarjet e Lidhjes së Prizerenit. Pér ta u bë menjëherë e qartë se, sikurse më parë, edhe tashti nuk do të mundonin ta fusnin Lidhjen Shqiptare në kanalin e interesave të politikës së tyre. Prandaj, ata menjëherë u hodhën në sulm kundër Lidhjes së re që po formohej. U ndaluan të gjitha përpjekjet dhe përgaditjet që po bëheshin për mbledhjen e përfaqesuesve të të gjitha krahinave. Filloi ndekja dhe persekutimi i patriotëve të Besa - Besë. Në luftën kundër këtij hovi të ri që po merrte lëvizja jonë kombëtare, krah për krah me osmanlijtë, në mënyrë aktive, vepronin edhe qarqet shoviniste të monarkive fqinje. Kështu qeveria reaksionare e Sulltan Hamidit, në kompicitet të plotë me atë të Belgradit dhe Cetinës, kujtuan se do ta shuajnë lëvizjen për autonomi të popullit shqiptar, duke kurdisur me komplot të përbashkët vrasjen e udhëheqsit Haxhi Zeka, më 20 shkurt 1902.@21 Sepse Haxhi Zeka me guxim të rrallë zbatonte vendimet e Lidhjës, duke thirrur për herën e fundit në kuvend kombëtar krerët e Kosovës në *** Babinos, *** të cilët vendosën edhe futjen e gjuhës shqipe në shkollat dhe administratat e vilajetit.@22 ( Zekeria Rexha: Rryma Politike... Konferenca e ll e studimeve Albanologjike ll, Tiranè 1969, fq. 67, 68).
Studijusi Shukri Rrahimi e ndjek fillin kèshtu:
" Për t'a prerë hovin kësaj lëvizje, e cila shprehej në rezidencen kundër pushtetit, turqit filluan t'i burgosin dhe t'i arrestojnë në Turqi e vende të tjera disa njerëz që gzonin autoritet në popull. Në këtë drejtim vepronte edhe propaganda e shtetve kapitaliste evropiane, të cilat ishin të interesuara ta ruanin tërësinë e Perandorisë Osmane. Për këtë dalloheshin Austro - Hungaria dhe Rusia, por edhe Serbia. Këto shtete kërkonin me këmbëngulje të largohen nga territoret ku vepronte propaganda e tyre, njerëzit që luftonin kundër propagandës së tyre. Porta e Lartë nën presionin e këtyre kërkesave larguar nga Kosova e Dukagjini disa njerëz të "Papëlqyeshëm " për pushtetin. Agjentët e këtyre shteteve shkonin dhe më larg, ata i paguanin disa shqipatrë të përfituar për interesat e politikës së tyre rrëmbyese, që t'i vrasin disa patriotë shqiptarë, të cilët bënin përpjekje për shkëputje dhe pavarësi prej Turqisë. Sakrificë e kësaj politike u bë edhe Mulla Zeka nga Peja, i cili në këto vite lozte rol më rëndësi në lëvizjen shqipatre për shkëputje nga Turqia. ( Shukri Rrahimi, "Gjurmime Historike të Rilindjes Kombëtare", Prishtinë 1986, fq.168).
Ndërsa në kujtesën popullore krimi i vrasjes së Haxhi Zekës përshkruhet kështu nga Zymer Neziri:
"Megjihtkëtë, aktiviteti i mbretit Aleksandër Obrenoviq për organizimin e likujdimit të H. Zekës nuk pushoi. Obrenoviq, pasi takohet në Beograd me Adem Zajmin nga Peja, në pranverën e vitit 1901,@23 konkludon se më në fund kishte gjetur dorë të sigurtë që do të vriste Haxhi Zeken, prandaj i fal shumë të holla, ia blen alltin dhe e konsideron si agjentin më të favorizuar.@24 Haxhiu ishte ishte i informuar mirë për kurthet që i përgaditëshin. Miqtë dhe shokët e informonin prore se kush ishin ata që kishin marrë përsipër ta vrasin, por ky gjithnjë u përgjigjej:
"- Jo, ky s'mundet për me m'vra, as ky, as ky". Kur i treguan se Adem Zajmi kishte marrë për detyrë ta vriste, ai ishte përgjegjur: "- Po, Ademi mundet për me më vra! Edhe, ndoshta ai ka me m'vra, se e rrita n'bukë teme dhe e deshta si djalin tem.@25 Sipas kujtimeve të Azis Bekqelit nga Peja, kur u nis Haxhiu për herë të fundit për të shkuar në Leshan, me veti e mori Kurtë Nushin, si përcjellës. "Kuer duelën Përtej Peje, tuj bo muhabet, Haxhiu u kot n'kali e i ra martina n'tokë . Tha: pade Kurtë atë martinë se nuk e kam larg dekën! - Pse, Haxhi? - Qe ni javë m'hupi ni dritë e bardhë qi m'prijke përpara. Po m'dhimet ky popull qi pé la, se s'ka kush i prinë".
Edhe natën e fundit të jetës së tij, kur në konak i kishin ardhur shumë shokë, ia tërhoqën vërejtjen që të ruhej pak, sepse për qëllimin e A. Zajmit ishte marrë vesh. Të nesërmen, më 20 shkurt 1902,@26 Haxhiu doli nga shtëpia në mëngjes dhe u nis kah Bashkia e qytetit, afër Urës Gurit. Doli i paarmatosur dhe me vete kishte vetëm një ombrellë shiu. Megjithatë, fshehtazi, pas tij u nis Ramadan Feka i Radavcit. Afër Urës së Gurit, Adem Zajmi kishte organizuar pritën me disa veta dhe vetë i doli përpara Haxhiut, e shtiu në të me revole. Në të njetën kohë arriti Ramadan Feka dhe shtiu në A.Zajmin. Pastaj, kërsasin pushkë të tjera, nga prita, në trupin e Haxhiut dhe të Ramadanit.
Vrasja e Haxhiut kumboi dhimbëshem në të gjitha anët dhe u shndërrua në një revoltë të jashtëzakonshme. Turbullira të mëdha, të përcjella me të shtëna, u bënë sidomos në Pejë, ndërmjet fiseve Shalë dhe Krasniqe. Nga turma e revoltuar kërkohej varja e publikee Adem Zajmit dhe e shokëve të tij. Në Kliçinë të Lugut të Leshanit, në mbrëmje, kur arriti lajmi i vrasjes, lojën e kapuçvë dhe këngën e preu heshtja dhe loti i pleqve e i të rinjve tha Bajram Zogu. Në varrimin e Haxhiut, vazhdoi ai, morën pjesë mijëra njerëz prej të gjitha anëve, sepse ajo qe vdekja më e madhe që mbahet mend për ne. Para kufomës së Haxhiut, Kadri Bajri plak, bashkë me shokët, qante në veti. Haxhiu u varros në Pejë, në oborrin e Çarshi Xhamisë, në hyrje, në anén e djathtë. Pranë tij u varros edhe përcjellési i tij besnik Ramadani, që u mundua ta mbronte me trupin e vet nga plumbat e atentaorëve. Në të njëjtat varreza, shtatëmbëdhjetë vjet më parë ishte varrosur edhe Ali pashë Gucia. Autoritetet turke e burgosën Adem Zajmin. Pér ta qetësuar popullin e trazuar dhe për të fshehur gishtin e vet të krimit, e graduan Jasharin, të birin e Osmanit M. Abedinit, pashë.@27 ( Neziri, vepër e cituar, fq 647, 648 ) Kurse Dr.Muhamet Pirraku në "Lidhja Shqiptare "Besa - Besë "në burime serbe ( 1893 - 1902 ), Prishtinë 1966 shkruan:
Diplomacia serbe e kishte të qartë këtë, andaj, e ndihmuar nga diplomacia ruse, malazeze e greke, do tá aktivizoj makinerinë masonerike pansllave dhe atë evropiane për ta penguar ndarjen epaqësore të Shqipërisë, realiteti etnik dhe gjeopolitik josllav, jogrek dhe joturk, nga Perandoria osmane, kurse në terren Serbia do të punoj në dy binarë që takoheshin në një pikë antishqiptare: përvetësimi i disa krerëve për nxitjen e revoltave e të kryengritjeve lokale dhe nxitjen e hasmërive midis krerëve shqipetarë me autoritet, duke stimuluar gjakmarrjen dhe hakmarrjen midis shqipëtarve, me çka do të thehej e përdhosej njeri ndër vendimet kryesore të Kuvendit Shqiptar të Pejës, postulat i Lidhjes Shqiptare "Besa - Besë".
Detyrë mbi detyra do të vihet kompromitimi i Haxhi Mulla Zekës para shqiptarëve dhe në fund, nëse me atë do t'i dilet, të likujdohej fizikisht, por gjithsesi përmes "instucionit të hakmarrjes shqiptare!?".
Nisemi nga mendimi që konsulli S.S.Simiq në Prishtinë e vuri në gojën e serbit Haxhi Vitko, i cili plot 30 vjet ishte anëtar i Mexhlisit ( Bashkësisë) të Prishtinës:
"Mos harro se ç'ka do t'u themë: "Deri sa pa pengesë mund të punojnë e të pështjellojnë pa i penguar se çka të duanë Myftia dhe Sylejman Pasha në Prishtinë, Mulla Zeka në Pejë " etj të mos pritni asgjë të mirë për Serbin", sepse "e keqja këtu qëndron në faktin se njerëzit e kallëpit të Mulla Zekës, të Myftisë dhe t Sylejman Pashës, janë çdo gjë, kurse pushteti asgjë. Atyre duhet t'u vihet këmba në qafë, që të mund të ngritej besimi i pushtetit!?".@28
Konsulli i serbisë në Prishtinë do ta informoj Kryeminstrin dhe MPJ të Serbisë më 17 maj 1899, se, ndonëse në Pejë ka kohë që gjendet Valiu me ushtri "Pushtetëmbajtsi faktik të situatës janë Mulla Zeka dhe Zejnel be Mahmutbegolli.@29 Këtë mendim konsulli simiq do t'ia përforcoj Gjorgjeviqit më 12 qershor 1899, duke i konstuar se "në Pejë, edhe pse aty është Valia me ushtri, qeverisë Mulla Zeka, kurse Valiu vetëm dëgjon, shuan, përpiqet që të tubojë sa më shumë tatime me praninë e vetë".@30
Përkatsishtë, "Mulla Zeka bën çdo gjë që dëshiron vetëm që serbëve në Nahi t'ua pamundësojë jetën!"- i shkruante konsulli Simiq përfaqësuesit të MPJ të Srbisë Sima Llozaniqit dhe Ministrit të Drejtsisë Popullore. S.S.Simiq do ta vë në shënjester të serbisë Haxhi Mulla Zekën edhe me rastin e vendosjes së bylykbashëve (eprorëve) të zaptive (policisë) për Sanxhakun e Pejës dhe pikërisht të Emin Sylës dhe të Ibrahim Hallaçit, të preferuar nga ana e Mulla Zekës dhe jo ata që "i kishin preferuar serbët".@31
Kétu nuk është tepër të konstaohet se ish - çaushin Ibrahim (Ibo) Hallaçi i Lypjanit, i cili jetonte në Prishtinë, Sekretari i Konsullatës së Serbisë në Prishtinë, Stevan Matijasheviq, qysh më 24 mars 1897, ia kishte paraqitur Kryeminstrit dhe MPJ të Serbisë Gjorgje S. Simiqit, si "nJë mysliman shumë të popullarizuar", një "Kraleviq Marko i këtuhit", i cili" me hidhërimin më të madh ka deklaruar se me dorën e tij do t'i mbyste ata (shqiptarë) që prekin rajën (serbe)".@32
Fakti se ky person, Ibo Hallaçi tashti përkrahej nga Haxhi Mulla Zeka, dëshmonte se tek ai ishte ngritur ndërgjegja kombëtare.@33
Konsulli i Serbisë nga Prishtina në Mulla Zekën dhe bashkëmendimtarët e përkrahësit e tij politikë do t'i sheh " fajtorët për gjendjen e serbëve në Kosovë "- penguesit e planeve pushtuese serbe ndaj Kosovës.@34
Siç u tha edhe më herët, Serbia para se të merrtevendim për të likuiduar fizikisht Haxhi Mulla Zekën, do ta intensifikoj aktivitetin politik për ta kompromituar dhe për ta diskredituar para popullit shqiptar dhe këtë pikërisht me anë të mbështjetjes që serbia do t'u sigurojë Mahmutbegollajve, familje shumë e rëndësishme për shqipatrësinë e Kosovës@ 35 të cilët propaganda serbe do t'i trajtojë si "serbë të shqiptarizuar me anë të kalimit në Islam" dhe do t"i paraqet për pasardhës "të Ivan Cërnojeviqit" - princ i gjakut shqiptar.@36
Pér përpjekjet e Serbisë që në Pejë, në Piemontin e Arnautllëkut të shekullit XV, i cili mbulonte të thuash pjesën më të madhe të trevave veriore shqiptare etnike dhe historike, t'i krijonte dy fronte shqiptare rivale të papajtueshme, e dinte mirë Jaxo Mulla Zeka, andej me sa mundej e amortizonte separatizmin e Mahmutbegollajve.
Serbia punonte në thellimin e hullisë midis "Partisë Shqiptare - të Mulla Zekës "e "Partisë së Mahmutbegollajve- "miq të serbëve".@37 Vetëm pas disa ditësh nga vrasja e Ibrahim Mehmetit, konsulli Simiq e informonte Kryeministrin Gjorgjeviq se "pejanët, të ndarë në ithtarë të Mulla Zekës dhe Mahmutbegollajve, nuk dinë se ç'ka dëshirojnë dhe po gjakosën".@38
Késhtu e ka dinakëria e serbit: të përçanë dhe të shanë, ta përdhosë të sotmen për ta humbur të ardhmen!
Dhe, deri sa Serpski glas më 16 nëntor 1899, do ta informojë opinionin lexues se "Sulltani dhe Porta janë të vendosur që t'i mbrojnë privelegjet e dhëna serbëve në Stara Serbija dhe Maqedoni"më 21 dhjetor 1899 do të konstatojë se "midis Shqiptarve hetohet pakënaqësi kundër pushteit parandorak. Mendohet se aty janë përzirje gishtrinjtë e huaj. Arritën lajmet nga Peja se atje shqiptarët janë ngitur dhe e kanë ndjekur mytesarifin nga Peja dhe të gjithë nëpunësit turq".@40
Ky hap shqiptar realisht ishtë vetëm radikalizimi i proçesit të përfitimit të autonomisë sipas Rezolutës së Kuvendit të Pejës. Për këtë qëllim Haxhi Mulla Zeka e mbajti një Kuvend Shqiptar në Prishtinë, pikërisht midis 25 prillit dhe 12 majit të vitit 1900.
Kuvendi i Prishtinës e shqyrtojë çështjen e shkollës shqipe dhe të Alfabetit të shqipes. Sipas të dhënave të diplomacisë serbe në këtë Kuvend Serbia, fillimishtë , e pati "njeriun e vet ", Haxhi Xhemajl Agushin, por atë kuvëndarët do ta nxjerrin nga Kuvendi si të padéshiruar, ndërsa Jëlldizi e ndaloi punën e Kuvendit, kurse Mulla Zekën e ftoi të shkonte "në Stamboll!".@41
Pushteti turk këtë aktivitet politik të Mulla Zekës do të përpiqet për ta vu në lidhje me aktivitetin politik të Ismail Qemal Vlorës, i cili qysh në dhjetor të vitit 1899 kishte planifikuar arratisjen nga Turqia për t'iu kushtuar haptas Çeshtjes së Autonomisë së Shqipërisë me ndihmën diplomatike të shtetve evropiane.
Në fillim të vitit 1900 Ismail Q. Vlora doli në ekzil, kurse që nga fillimi i majit të vitit 1900 arriti në Athenë.
Në tetor të vitit 1900 Ismail Q. Vlora e publikoi THIRRJEN e tij të njohur, me të cilën sqaronte shkaqet e arratisjes dhe nevojën urgjente për Autonominë e Shqipërisë që do të shkonte në dobi edhe të interesave historike të Turqisë nacionale, që do të lindej.
Porta e lartë e dinte se lidhja e veprimeve politike të Mulla Zekës me të Ismail Qemailit ishte evidente, andaj nga fundi i shkurtit të vitit 1901 i dërgoi në Kosovë dy oficirë të lartë ( një kolonel dhe një nënkolonel ) për ta bindur Mulla Zekën "për të lëshuar një deklaratë me shkrim ku do të thuhej se ai nuk ka asgjë të përbashkët me përpjekjet e propahanduara nga kundërshatri i njohur i qevërisë, Ismail Qemal Vlora dhe se ai me ithtarët e vetë i dënojnë pikëpamjet e Vlorës - duke iu bindur Sulltanit "Përsa i takon fatit të mëtejshëm të shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe" - shkruante Konsulli i Vjenës nga Shkupi më 28 shkurt 1901.@42 Dhe pastaj i thotë qartë:
Meqë Mulla Zeka dhe "Partia Shqiptare"e tij në Kosovë nuk mund të hiqte dorë nga kërkesat gjithshqiptare që i mbronte Ismail Qemali, vrasja e Mulla Zekës nga serbët do të tregohet akti i mirëseardhur edhe për qarqet megalomane nacionaliste turke, të cilat Perandorinë Osmane dëshironin ta kthenin në Shtet Nacional Turk. Kështu, me 20 shkurt 1902, më në fund Adem Zajmi e kreu detyrën e marrë nga Beogradi. ( Muhamet Pirraku. Vepër e cit fq 50 -59).
Është qartë se, ashtu si rrufeja godet objektet më të lartë, edhe armiku synon e godet më të zotët. Sikurse vihet re, nga trajtimi i autorëve të cituar, del e qartë, pse e si u vra Haxhi Zeka... Autorët janë afër njeri - tjetrit, në trajtim e në referenca.

BIBLOGRAFI

21. - V.Stojançeviç, vep cit, (shën. 9) i AMAE lV, Paris, "Drita", Sofje Nr.7,8,9,10,11,1902, Fusther Correspodence, respecting the afairs of south - eastern, Europe 1902; "Zbornik"1938 XX Beograd p,315 - 316.
22. - V. Çoroviç në "Diplomatska prepiska Kraljevine Serbie, 1933 ( mbi futjen e gjuhës shqipe në shkolla dhe në zyrat e administratës turke në Vilajetin e Kosovës), cituar në art. të Vl Stojançeviçit, permendur më lart.
23. - Sh. Rahimi: "Vilajeti i Kosovës", Prishtinë 1969, f, 99.
24. - Krh Dëshmitë e Osman Kajtazit, dos 1/ 72, MAIAP -2N.
25. - Po aty, dëshmite e Murat Goranit, 38 vjeç, arsimtar nga Peja.
26. - Z. Rexha: "Rryma politike...", f, 68. Krahaso Sh. Rahimi, vep, cit, f, 100.
27 deri 32. - DAS SIP PO, No - 132, 3(15); 134, 5(17); 163, 31v(12,Vl); 201, 18(30)Vl; 204, "3Vl(5.Vll); 31, 12(24)lll, të gjitha të Prishtinë, të vitit 1899.
33. - Kishte pamje impozante. Barti "dy palë mustakë", - një pjesë të kthyer lartë e tjtëren tatpjetë. Tradita thotë se për të mos zhveshur armët, në Natën e Gjerdekut (martesës), që u martua, doli nga gjerdeku: "Armët nuk ia kam dorëzua, as mbretit e jo ia dorëzoj një gruaje...!?"
34. - DAS SIP PO, No - 316, Prishtinë, 25. Vlll.(6.lX9 ! 899.
35. - Në historinë shqiptare të shek XlX - XX, kanë për të zënë vend Numan Pasha, i cili e theu Karagjorgjin para Tregut të Ri, mandej Asllan Begu, Brahim Begu, Qerim Begu, Kahriman Begu, Zija Begu, Sefedin Begu,, të cilët konsiderohen kundërshtarë politikë të Serbisë (Jugosllavisë), më të papërshtatshëm, shumë të rëndësishëm për ekzistencën shqiptare të Kosovës..Gjërsishtë arkivi i Jugosllavisë, f.37,K - 5, Shkup, 10.11.1936; F - 37, K - 19, Beograd 20.X.1937; F - 37, K -19, Pejë, 11.Xll.1937; F -37 , K- 19, Pejë 11.lll.1938
36. - Cernojeviçet janë me perardhje shqiptare, kurse Muhametbegollët janë pasardhës të Nikollë Dukagjinit (S.Rizaj "Kosova gjatë shekujve XV, XVl dhe XVll, Prishtinë 1982).
37. 39 . - DAS SIP PO No 318, Prishtinë 25.Vlll (6.lX) 1899; 329, Prishtinë 3(15)lX.1899.
39. - Nga bota serbe, sirpski glas, 4(16)xl.1899.2.40. Stara Serbija dhe Makedonia, Srpski glas, 9 (21)Xlll.1899.2.
41. - AJ (Arkivi i Jugosllavisë), F-80-22-82-85, Prishtinë 13(25)lV, 1900, 30.lV(12V),1900.
42. - Teuta Hoxha: "Ismail Qemali (Përmbledhje dokumentash)"1888 - 1919, Tiranë 1982, 65.

MITIZMI I HAXHI ZEKËS


Interesantë janë edhe gojëdhënat dhe legjendat që lidhen me jetën e Haxhi Zekës. Të duket disi e pabesueshme që për një njeri, i cili ka jetuar 70 vjet, dhe ka vdekur më 1902, pra në një kohë të afërt me ne të përcillen tregime gojore me përmasa legjendare.
Për lindjen e Zekës (Zenelit) studiusi Zymer Neziri shkruan se është thurrur një gojëdhënë, e cila thotë se kur Zelfijes dhe Mehmetit u lindi ky djalë, në jetë doli me këmishë...."@1 Duke cituar Musli Bajraktarin, 72 vjeçar nga fshati Vranoc, Lugu i Beranit, ky autor sjell këtë rrëfim: "Janë dalë e kanë vetë gjin t'mençem: a din kush ç'ka o halli i ksaj kmishe? N'i muderriz kish pasë thonë: kur t'rritet ky djalë ka m'u bo i zoti, o le igballxhi e zoni ka me ju ni shumë larg. Ka me u bë shum i meçëm, i zoti e pasunik i madh.
Masanej, ja kanë pre atë far pëlhure t'kmishës, e kanë terë e ja kanë lonë ngat dej sa o da pej djepi. Haxhia, edhe masi o rritë, atë pëlhurë e ka rujtë".@2
Nëse duam të dimë pse - në e lindjes së kësaj legjende nuk mund të mos cekim si burim të saj edhe ecurinë krejt të veçantë të Zekës nga një fëmijë i një familje të varfër, pa tituj fisnikërie të qytetit Pejë ku kishte familje të mëdha me pasuri dhe emër. E gjithë ngjitja vigane e Zekë Byberit, pa krahë e pa mbështetje të miqve apo të afërmve, afirmimi si personalitet i lartë i krahinës dhe kombit kërkonte një spjegim jo të zakonshëm në masën e njerëzve që e rrethonin, të atyre që kishin dëgjuar për të, të dashamirëve apo edhe kundërshtarëve të tij.
Në trajta legjendare nuk paraqitet vetëm lindja por edhe pasurimi i Haxhi Zekës. Studiusi Ymer Neziri sjell edhe këto rrëfime legjendare të Selim Osmaj, 87 vjeç nga Deçani "Thonë se kur i meti shpija mbi krye e s'kishte kush me e kqyrë, atij i hinë mren do musafirë Haxhia, masi i diq baba ish metë fukara i madh. U boni fort çehere musafirëve, muhabet me gojë, po s'kish çka u qet përpara . Duel përjashta e sjell e pshtjell tuj mos ditë ka me ja majtë. U djeg prej marres. U nis te ni dugajxhi e i lypi harxh hua, paret me ja la masanej . Dugajxhia i besoi po mirë e dike se s'ka ku me i marrë me ia dhanë. Haxhia, pa folë ai taman u dredh e duel përjashta e po menohet. T'u ecë, koma i shkeli si diçka. U gërmus, e çka me pa! - E gjet ni qesë plot me lira. U kthye n'dugajë, muer harxh, i përcjelli musafirët si o mas miri e nuk u korit. Prej asaj dite mo fike fukarallak si shpi t'ti s'ka parë kurrë".@3
Veshja e ndodhive të ndodhura apo të pandodhura me përmasa përrallash një personalitet si Haxhi Zeka, që u bë figurë e njohur përmes emrave të mëdhenj feudalë, pashallarë e bejlerë të Pejës e Dukagjinit, është edhe shprehje e fantazisë popullore që njeriun e sukseshëm ta paraqesë me një fat të dhuruar në trajta jo të zakonshme duke kërkuar në hapsirat fantastike edhe më të habitshme.
Një legjendë tjetër nga Podrimja thotë:"... Tuj shku rrugës nëpër bjeshkë... Haxhi Zeka zhdrip prej kalit e i pshton dy gjarpnij. Aty, mas pak kohe vjen ni gjarpën i madh me tahmin ish konë kryesori i gjarpnijve, dhe kta t'vojlt i kallxojnë se i kish pshtue Haxhi Zeka. Atëherë foli gjarpni i madh e i tha Haxhisë: - Lyp çka t'duash prej meje se m'i i pshtove gjarpnijt e mi.
- Jo, nuk di kurrgja, tha Haxhi Zeka, veç du me m'kallxue se ç'ka kom mas shpirtit. Haxhia ungji kryet. Gjarpni ja çeli syt e i tha: Kqyr tash ça ke mas veti!
_ I hapi Haxhia sytë. ça me pa! - N'vithe t'kalit ni parë duçi plot dukat. Aty, meniher Haxhia e boni njet me shkue edhe n'Qabe...Masanej u bo Haxhi Zekë qi me ja pasë lakmi krejt Rugova e Kelmendi.@4
Që nga lindja, djepi, pasurimi e në vazhdimësi legjendat e kanë veshur të vërtetën jetësore duke e kthyer Zekë Byberin në mit.
- Për Haxhi Zekën thonë se o kjenë njeri i mrrimë. Ni herë kish pas rrshitë bjeshka e Pejës e ish qillue aty Haxhi Zeka. E kish pas mjell aty nifarë gixhe t'rrushit e ajo ish rritë e madhe sa bjeshka! Thonë, prej asaj dite bjeshka e Pej's nuk lujti ma prej veni...."@5
Permasat reale, qëndrimi i palëkundur në mbrojtje të interesave kombëtare, emri i madh që kishte Haxhi Zeka si kundérshatr i Beogradit dhe Stambollit që e shikonin si halë në sy atë që donte të bashkonte shqiptarët në Besa _ Besë bëhen bazë edhe për legjenda të tilla:
- "Krali i Beligradit ish kjenë çua e ish bo tevdil. Ki thonë: dua me shkua e me pa Haxhi Zekën në Pejë. Ish kjenë ardhë te Radoj Gjura e ki pa Haxhi Zekën , se po i thonë mreti i Shqipnisë. Radoj Gjura e kish pa marrë e qet t'u llazoviqi në vërr.
Ditën e pazarit, t'shtunën, e bojnë tevdil kralin e ja apin do gzofa me i veshë. I ngarkojnë kualt me dru e bien n'Pejë. Atëher kur mrrijnë n'krye t'Zallit e lonë te ni serbian, forxhi, e i thonë: _ Rri qetu n'çpeng. S'vonon shumë e asjat vjen Haxhi Zeka, e me to edhe krentë e Rugov's. Kralit i kallxojnë: "Qe, ky o Haxhi Zeka e qe kta janë krentë e Rugov's. Kshtu populli kto e njek përmasje e don. Atëherë kralin e marrin t'dridhnat! - Thotë. Ktu ven për m'u s'tok o. E kapin opet e e qesin t'u Llazoviqtë. Thonë se dy javë ditë nuk e leshuanë ato ethe pej tute.
Manej e çojnë te Radaj Gjura e ky e përcjell për Beligrad.@6
E verteta e kapshme gërshetohet me legjendën. Duke u nisur nga kundërshtitë e Haxhiut me Begollét e Pejës dhe armiqësitë e njohura të tij me Beogradin rrëfehet edhe kështu:
"Haxhi Zeka o çu n'natje, n'terr t'sabahit. Do gjin me kual plotë t'ngarkuem, janë ardhë asajt. Njo pesë t'ngarkuem. Janë teshë n'Haxhinë e jonë falë me to.
Ata e veten: Ku ka kullat Halil Sheremeti?
- Unë jom Halil Sheremeti - u thotë Haxhia
- E na prej Beligradi jemi. Kem ardhë konak m'konak. Do pare i kam qetu me veti. Na i dha mreti me t'i pru.
_ Ata i çkarkojnë paret e Haxhia i përcjell. Masanej, ç'kepet fjala dhe u muerr vesh se kush janë ata. O shpallë nëpër Pejë se dikush hini te Haxhi Zeka dhe ç'karkoi shumë pare. Haxhia kallxoi.
- Te sheremeti ishin kanë mirë paret, e unë i nala. U hap kshtu zoni n'tona ontë e shkoi n'vesh edhe t'mretit".@7
- Rrëfimet disi të mitizuara vazhdojnë përkrah përpjekjeve që po bëheshin nga serbët dhe turqit për vrasjen e Haxhi Zekës. Por sipas bestytnisë popullore Haxhi Zekës i printe ora" që e mbronte nga çdo e keqe, nga çdo e papritur nga pritat, keqdashjet etj, aq sa askush s'mund ta vriste. Kjo rrëfehet: "Mitet nër Kelmesht e Leshanit se H. Zeka o'konë njeri me orë. Shala patén dalë përpara në Rakosh me e vra kur ky ish nisë me shku n'Mitrovicë. Kur e nxunë mirë pritën, asajt erdh Haxhia me suhari, t' hipun n'kual para e mrapa. Nuk guxunë me qitë. Masanej murën vesh se Haxhia ish konë veç vetë i dyti! Po ora e malit i kish pa pri ee ka rujt".@8
Përmasat e legjendës janë të madhësive të ndryshme, gjithnjë të veshura me supersticon por arrijnë t'i paraqesin armiqtë e tij edhe me oluçinacione si ky rast: "U nis Haxhi Zeka n'Lug t'Leshanit me shkue. Ka kthehet i duelën përpara katër shaljonë n'pritë; mi Kodër t'Zahaqit. I majshin pushkët për faqe për me qitë n'to. Asajt vjen Haxhia, i hipun n'kal. Po, shaljonëve u doket se u dulë përpara kerri i sonës! E lshojnë pritën e dalin n'tjetér ven, po edhe aty u bohet ferr me sonë, e s'mujnë me e vra!..."@9
Nése duam të dimë pse - në e lindjes së kësaj legjende nuk mund të mos cekim si burim të saj edhe ecurinë krejt të veçantë të Zekës.


Biblografi

1 .- Zymer Neziri: Haxhi Zeka në traditën popullore konferenca shkencore për 100 Vjetorin e L.Sh> Prizren, Prishtinë 1981, f,629.
2 . - Aty, f, 629.
3 . - Aty, f, 630.
4 . - Aty, f, 631.
5 . - Aty, f, 637.
6 . - Aty, f, 645.
7 . - Aty, f, 646.
8 . - Aty, f, 647.
9 . - Aty, f, 647.

HAXHI ZEKA NË KËNGË

Jeta dhe veprimtaria e Haxhi Zekës e bëri atë burrë shteti, prijës popullor e mendimtar i cili nxiti frymëzim për poetet që në gjallje të tij. Këngët për këtë prijës të lavdishëm janë kënduar prej kohës kur ai jetoi e deri në ditët tona.
Shumë prej këtyre këngëve janë përcjellur nga brezi në brez i bartësve të tyre pa qënë të shkruara. Mes gjithë asaj pasurie këngësh që populli thuri për heroin popullor Haxhi Zeka disa edhe janë shkruar nga mbledhës të zellshëm duke krijuar mundësinë që edhe lexuesi dhe studiusi i sotëm t'i ketë ndër libra. Duke i paraqitur lexuesit disa prej poezive popullore e ndjen se vargjet nuk e shprehin plotësisht atë që e shprehin këngët e kenduara nga këngëtarët virtuzë që i kanë ruajtur e përcjellur ato nga brezi ne brez.
Duke i dhënë lexuesit variantin e botuar nga Akademia e Shkencave e RS të Shqipërisë në Epika Historike (2) dhe Epika Historike Kosovare, them se kjo është vetëm një pjesë e krijmtarisë popullore për Haxhi Zeken.
Nga shënimet që ka në botimin e lartëpermendur, këtu shumë prej tyre nuk janë të nevojshme pasi gjithë ato që janë shkruar në këtë libër e bëjnë më të qartë secilën këngë. Data e shënuar përkrah vendit ku është regjistruar kënga nuk është koha e krijimit të saj por e regjistrimit nga bartësi.

Tok'n Babës s'kem'me lshue!
_Aferim, mori Shqipni,
t'bukur nam kam nie për ty:
"Ke lidh' besën për m'u shkri,
mos me lshu Plav' e Guci."
Ali Pasha i hypi atit,
ngjeshi shpatën prej dukatit,
ngjeshi shpatën e duel në Plavë,
Haxhi Zekës i çoi fjalë,
Haxhi Zekës fjal' i ka çue:
- Sot ni javë kem' me liftue,
- Kem' me ardh', kem' me qindrue
Krajl' e mretit kem' me i diftue,
tokn e babës s'kem' me e lshuee!
Alla, burra, t' bajm' gajret,
tash vjen Peja me djelmt e vet;
tash vjen Peja me ra n'ushtri,
vjen Gjakova me gjith' Malsi.
Mark Milani, Mark Milica,
nuk jam Shkodra e Podgorica,
jam Rugova t'tan' në plisa;
tan' në plisa e n'tagana,
kur baj luft', vikas si zana.

Krujë 1958 (Visarët lV,fq,11)
Epika Historike(2),fq,202 Vuthaj - Guci -1958

Haxhi Zeka në shall të bardhë


Haxhi Zeka, në shall të bardhë,
ka shkep'letrat për ni javë.
Njato letra ç'kin kallxue?
- Të gjith' poplli me u bashkua!
"I dit' e í nat'kan' kuvenua:
- Pér ket luft', Haxhi, ç'po thua?
- Për ket luft' vet' ç'kam me u thashë?
Ta mam' besën siç e kem 'pasë!
Po t' mam'besën nëpërmje' veti,
s'ka ç'na ban krali, as mreti.
Vjen Haxhia to' kuvenua:
- Të tan', burra' me u bashkua.
Pér ne babat me menua,
gjithmon'n'lufta kan'luftua,
kral as mret s'u ka nimua,
kurr vatanin s'e kan' lshua,
Tash me u lidh' me besen' e Zotit,
sikur t'parët na kan'pas' motit,
sikur t'parët n'koh' t'Kastriotit,
për kta kepa me luftua,
gjithmon' mar'ka me na shkua!!


Vermosh - Shkoder 1953

Me tok'teme mbreti çka ka


...Kadri Bajri n'kamb' ish çue:
-Shpejt dy djel në Pej' m'i çue
Karadaki m'ka rrethue,
n'shpell'te 'i gur jam ngujue.
Ali pashës kush m'ia thotë:
- Tri tabore ushtri t'i due,
me martina me fyshekë,
këtu me m'dal' për tre çerekë,
Sokol Çela na ka mbetë.
A dal' pasha, a dal'myshiri;
t'tana bjeshkët në rreth na i shtini.
- T'u rrit jeta, more Ali beg,
tan'n'tok ton'na dam' me mbetë,
tokën e babës s'mujm' me e lshue,
rob askuj nuk mujm'me u ba
Çka ka ba Ali beg Gucia?
Shpejt tri letra p'i mbaron,
nji ushtari ia paska dhanë:
- Qato letra n'Pej't'i çojsh:
nja t'mia apish beg Shaban begit
nja t'mia apish mulla Zek Byberit
nja t'mia çojsh n'qytet t'Gjakovës,

.........................

Kosovë 1944(Varianti i plotë i botuar në këtë përmbledhje ka 250 vargje)

Për Kosov' un' kam me dekë

Ret'e zeza mbuluen qillin,
Haxhi Zeka dha kushtrimin,
dha kushtrimin si vetima,
m'u bashkumun burra e trima,
me u bashkumun burrat e dheut,
shka jan' nipa t'Skenderbeut,
për vatan kush don me dekë,
për me ardh'me lidh' ni besë!
Kur aty t'gjith' jan' ardhë,
n'qytet t'Pejës, te Kulla e Bardhë,
Haxhi Zeka flet i parë:
- Na n'kët ven vllazën si kem' ardhë,
me lidh' besën me ni fjalë,
me lidh' bes', m'u besatu,
atdhen' ton, kuj mos me ia lshu,
pej sulltanit m'u shaktrru,
na ka shtyp', na ka robnu,
vllaun pej vllaut e ka largu,
gjuhën shqipe s'ka lan'me msu,
sikur njerëz për me jetu,
e s'po mujmë me përparu.
Keshtu Haxhija bisedoi,
mir' kuveni e nigoi.
Të gjith' flasin si me ren,
keq tuj fol' s'e nin kërken,
veç begler' e do zotnijë,
që s'menojn' për shqiptari,
e kan' menen në pasuni,
gjithmon'punt na i kan' përzi,
jan'munu me na shkatrru.
Njo pej tyne n'kom' na u çu,
nis me fol'po shum' kadalë,
thu se ishte shum' mentar,
por u pa në fjal' të parë,
se i sulltanit o ithtar,
punës t'thuar na i paska ra,
n'log t'kuvenit erdh e tha:
-Pej sulltanit s'muj ' me u da,
se her' ngusht'qi jem' qillu,
ne sulltani na ka nimu!
Ashtu foli e s'foli ma,
ato rrfeja e past' vra!
Haxhi Zeka kur e pa,
se meshlicit ai çka i tha,
si plumi n'krye kjo pun'i ra,
burri n'ftyr' ishte kon' vra,
si vetima n'kom na u çue:
- Ore vllazën, ngomni mue,
prej sulltanit me u shkatrrue,
ma t'mirt shok' na i ka robnue,
Maxhar pashën na ka çue,
në qytetin e Gjakovës,
me udhheq'me tok't'Kosovës,
por tradhti koft'i zi,
njonin krah na e ka thy,
ma vërboi mu njanin sy,
e ka marr' si arm'tradhtinë,
edhe vrau Ali pash' Gucinë,
Ali pasha me m'pas'qillu,
ma mir' punt më kishin shku.
Pra, sot vllazën, u kom thirrë,
nëpërmij' veti bes' me lidhë,
me lidh' besën, dora m'dorë,
për ta mbrojt'kët tokën tonë.
Kshtu tha trimi, gjith' e panë,
lot për faqe kur i ranë.
Edhe i her' trimi po flet:
- Po ia u ap ni bes' t'vërtetë,
për Kosov' un' kom me dekë.


Rakoc - Gjakovë(kosovë),1973

Vrasja e Haxhi Zekës në gjthë ato që janë shkruar apo pércjellur nga goja e popullit është përjetuar si një ngjarje e rëndë, e kurdisur nga qarqet antishqiptare dhe krye nga shqiptarofolës i blerë prej tyre. Ja një prej këngëve që flet për këtë moment:
E vrau Zajmi Haxhi Zekën

Adem Zajmi veshi setrën.

- Teshem zot me Haxhi Zekën,
ball'për ball'do ta baj dekén!
Po kqyr hanmi për xhami:
- Kush po dirgjet për qarshi?
Shala e Isniqi me zotni,
Adem Zajmi po ju pri,
don në saraj Zajmi me hi.
Në saraje kur koka shkue,
krejt mezhlisi n'kam'jan' çue.
Ka nis' Zajmi me urdhnue:
- Zenel beg, qysh po na thye?
Për qit bjeshk' qi jem ngatrrue,
fisi jem me ka lan' mue,
s'len Haxhia kurqysh m'u nue.
Haxhi Zeka n'kam'a çue:
- Me m'dhan'iz', mezhlis, m'u çue,
S'jam ardh' Zajmit me i nimue.
Çou, Ram'Feka, hajde me mue!
Mrapa Zajmi ju ka'nue,
krah për krah kokan tfillue.
Krah për krah ata dy Zotni,
i ra Zajmi gjasht'her'allti.
Ali Ram'Feka nxuerr alltinë
varroi Zajmin, varroi Alinë,
Varroi Gjukën, i ra n'shpinë.
Hamëz Gjuka, pika e djalit,
i ra në shpin', more, Ramadanit:
- Maja mir', po i thot', Hajdarit,
maja mir'e bri në bri,
ma ka thye dorën në kërci.
Adem Zajmi, kopilhane,
dy xhenaze sod na i bane,
po shkon gjaki si n'kasaphane!
Po shkon gjaki, po shkon beteri,
babes mret i shkoi haberi:
- E vrau Zajmi Haxhi Zekën.
Baba mret sa mir' pyeti:
- Zo' ka pat Zajmi me veti?
- Ram'Tishukun, Ali Ademin.
Baba mret e rrahi telin,
Shemsi pashës ia çoi haberin,
Shemsi pashës ia çoi xhevapin:
- Ngjitu në Pej', nale fesatin!
Shemsi pasha në gjog të bardhë,
dy batare i paska marrë,
natën n'Pej ai koka dalë:
- Jam nërmjet Krasniqe e Shalë!
Nuk e kam' fort shum'zarar,
Nuk e kan'zotni tuxhar,
qi ka pas' dukat me barrë.
Gjithmonë Zajmi a kan' i parë...

Pejë 1978

Edhe poeti ynë kombëtar Gjergj Fishta në veprën madhore "Lahuta e Malëcisë"ka rrokur figurën e Haxhi Zekës mjeshtërisht:

Kangë e Tetë Ali Pasha i Gucisë

Drita duel, dielli s' ka le,
Ali Pasha i trim rr'fe
herët sot na kenka çue
kenka veshë, kenka shtergue.


se kanë bijtë do punë të reja
e do t' dal un der kah Peja
der kah Peja, der kah Reka
për me u pjekë te Haxhi Zeka

Kangë e Dhetët Mehmet Ali Pasha

Haxhi Zeka atëhere asht çue,
Ka marrë fjalën t'kuvendojnë:
Derë në za asht shpia e Drenit,
Ku han bukë i verbtë e i shkreptë,
edhe trim asht Abdulla Begu:

mirë asht lajmi m'ia çue
a na lëshon Pashën n' dorë gjallë,
a ia lypë Shqipnisë për mik.
Burrë i urtë ky Haxhi Zeka
burrë i urtë e flet arsye
pse s'i pritet miku kujë
n'dashtë shqiptar, n'dashtë njeri i huej,
pa e ba dert ke i zoti i shpisë

Dihet se kéto këngë u bënë popullore si shumica e krijmtarisë së Gjergj Fishtës.
Ndërsa Tafil Boletinë në librin "Pranë Isa Boletinit ", "Kujtime 1",fq.241 sjell edhe këto dy vargje të një këngë:

"Zot ke ka Shqipnia të parë
Mulla Zekë e Shaban Beg"


çfarë dëshmon se Haxhi Zeka vlerësohej si burrë shteti, si prijës i Shqiptarëve.

Ali Pasha kqyr Tefterin

ban kuven me Ibish Haram Begin,
me Imer Goskën, me Haxhi Zekin:
- Punën e Pashës pe e bajn'seri:
Pse po i mban cubat me veti?
Pse po i mban zapti pa i shkrue?
Kjo Rugova na u ka idhnue.
Kadri Bajri n'kam'a çue,
në shpell' të njaj guri asht ngujue,
tri dit' resht kish pa' luftue,
tri dit' uni kish durue.
I lyp dy djem në Pej'me i çue:
- Ali Pashës kush m'i thue?
'" I truç burra, thuej, t'i due'
të tan' trima, burra t'vërtetë,
me m'i nis'për gryk, përpjetë,
me manzerre me fyshekë,
me dal' shpejt për tre çerekë."
Sokol Çela koka metë
met' Sokoli e Istref Salihi,
Halil Turki t'madhe briti:
- More, shok', Pasha na shiti,
qysh se duel në bjeshk' myshyri,
t'tana bjeshkt në rreth i shtini:
t'tana bjeshkt i ka rrethue.
Bal Alija, trim drague,
flet dy fjal', në kam'a çue:
- Pashallar', paski gabue,
ksaj hudutin nuk ia u due,
veç në Moraç të e kam pa çue,
sall me huta tuj liftue.
Fort po m'lyp knazi mue,
fort po m'lyp me shum'ryshfet,
m'i ka ndue mrapa tre mushq duket;
i lshon mas meje tre mushq me pare,
po i lyp në mue nja tridhjet'gjake.
tridhet'gjake po i kan në mue,
nizet t'dekun, dhet't'varrue.
Po flet Pasha, e ngon myshyri:
- Kurr', zotni, s'kam pa ksi trimi,
veç n'koft'kan'Muja e Halili!


Kosovë Tiranë,1944


 

 

       
E Maili yn

na shkruani

Malesia E Madhe

   

© gusht.2001 by " www.malsia.eu® S. GjonBala