Eh zot çfar
Kralash jan hy n'Guci
cerna Gora me serbi
bregader kush em rri aty
avro i cemit nje faqezi
e mledh xhandarr e mledhe zapti
po mledh popullin bytevi
ka mledh Vuthajt dyqind shpi
Martnoviqin shtadhet shpi
Eh tan po i mledh e tan naj ka bashkue
Oh tan ni kish naj ka gujue
po a po doni o fen me nrrue
po a po doni ju kryqat me vnue
eh ja te tan keni marue
Eh Hasan Bajri ne gejuj ma çue
njiqind vjet e na ty t'kem sunue
nuk t'kem marr n'xhami met çue
eh nuk t'kem than na ty fen me nrrue
eh naçallniku ish kan idhnue
tmadhe thrret xhandar e zapti
tan po i mledh o konopt e ri
eh tan po i lidh o dy e ka dy
Oh tan po shkojn o tue u hallallue
Shok sokoli po shkon tue knue
hajde vlla o ti mem nimue
Eh te zifsha kangen si je tue knue
Po o a pe sheh si kena marue
asht avit e i ka nimue
ne Qaf te Previs kur naj kan çue
eh naj kan nal o per me pushue
O djali i Mems o ish kjen gushtue
çjan kto varre o bab tuj punue
kto sjan vorre tuj i punue
jan llogore per me luftue
boll shpejt vorret naj kan marue
mej batare o jau kan lshue
o sall nja i gjall more
e po nuk asht pshtue ani o heeee
kjo kangë asht
shkrua edhe knue nga Riza Motina nga Dragobia
Kjo kang âsht kushtua burrave
te cilet u masakruen ne Qaf Previ me 1913 nga forcat serbo
malziase, per hakmarrje, se burrat e treves Plaves e Gucis
dhe viseve tjera etnike me 20 janar te vitit 1880 çapratlluen
ushtrin e Mark Milanit e cila ishte
( lexo )
-- Sipas analistëve malazezë,përkundrazi,
forcat e rregullta ushtarake të malit të Zi ishin
supëriore, sepse ishin të pajisura me armët
më moderne të kohës dhe kishin një stërvitje
dhe organizim shumë të mirë.
Madje jo vetëm që morali i ushtrisë malazeze
llogaritej tepër i lartë, por ajo nxitej edhe nga
masat e popullit, që ishin ushqyer prej kohësh me
psikozën e luftës kundër Shqiptarëve.
Në kto rrethana, mobilizimi i përgjithshëm
në Mal të Zi u krye brenda 24 orëve pas komunikimit
të urdhërit të gospodarit dhe duke filluar
nga 1 Janari i vitit 1880 Bllazho Petroviqi me shtabin Madhror
bëri organizimin e fundit të forcave.
U krijua e ashtuqujtura " Kolona e madhe ", një
forcë e rregullt ushtarake me rreth 10 000 - 12 000 mijë
ushtarë, që përbëhej nga trupa të
këmbsorisë, kavalerisë dhe disa njësi
artilerie. Këto reparte mbështeteshin nga një
prapavijë aktive.
-- Para se të nisej drejt kufirit
armatën malazeze e bekoi solemnisht kryepeshkopi, i cili
gjatë ceremonisë, që u krye përpara kishës
së dinastisë së Petroviqëve në Cetinjë,
e cilësoi atë " ushtri heroike ".
Ushtria ndërkohë bëri betimin përpara
varrit të Shën Petrit të Malit të Zi.