| LIBER I SHTATËT.
FJALA E GOJËS.
NYJE I TETËDHETEGJASHTËT.
Fjala.
"Fjala mort sbân". "Shtriga në
gjak nuk bjen". "Goja sqet kend në gjak".
§ 520. Giûha âsht tulit e gjithshka bluen.
§ 521. Fjala e gojës sême hîn në
vesh të tjetrit, e i treti e perdoron për rrênim
të kuej, un rrî e tallem.
§ 522. Fjala e ême në shkaktofët vrasë
të përgjegjme un rrî e zgerdhîhem; nuk mund
të më kapë kush për pûnë të
liga, qi shkaktoi goja e ême.
§ 523. Aj, qi shkon tuj mjellë e tuj hapë fjalë
të kqija e gergasa herë per njanin herë per tjetrin,
me gojë të kanunit thirret »Argat i keq«.
As e thrret kush në pûnë, as i nep kush rrogë.
§ 524. A fola a sfola, goja nuk vulosë gjâ.
- Fjalët e sterkqive kanûja si mêrr para
sysh.
Oroe: Shênjimin e fuqín e fjalës së folun
në hov të vrasës e shka don me thânë »Fjala
peng«, me kohë do të zhvillohen.
Nye i 87.
Mohi.
§ 525. Mohues thirret aj, i cilli nuk i vêhet zhgarkimit
as shpifjes, kje per ndoi dâm, per vjedhní aper
ndoi vrasë, etj.
§ 526. Të germushunat e kercnimet prej njij hamendje
kanûja si bán. - Mohuesit nuk mund ti hypet
në qafë qi të lajë, pasë e pá pasë,
per çdo zhgarkim e shpifje.
§ 527. Mohuesi vetem atbotë bjen në faj, kúr
ky mos të duej me ardhë narsye.
§ 528. Zhgarkuesi e shpifsi e bjen narsye mohuesin
me pleq e me peng.
Nye i 88.
Beja.
"Pertè bén nuk shtýhet mllefi"1
"Bé, e ska përtej".
"Beja lán gjaqe".
"Gjânë e djerrun e gjaqet e hupuna i vèn
per udhë beja".
"A bén, a gjân".2
§ 529. Beja âsht nji sjellje besimtare, per mjet
së cillës nieri, tuj dashtë me dalë së
keq prej njij zhgarkimi të dhûnshem, do të perkasë
me dorë nji shêj besimi, tuj e grishë êmnin
e Perendís në dishmí të së vertetës.
§ 530. Kjo dorë beje âsht e pelqyeme prej kanunit
të Malevet të Shqypnís si per të dlirun prej
zhgarkimesh, si edhè per të lidhun besë.
§ 531. Bén nëgojësh kanûja as se
pelqen, as se tumirë; e per të dlirun prej zhgarkimesh
lypet doemòs qi të bâhet beja mbë nji shêj
besimi e të perkitet me dorë.
§ 532. Beja e Shqyptarit ká dý pûnë
para sýsh: a) thrret Perendín në dishmí
të së vertetës; b) i nenshtrohet randimit të
ndeshkimevet të perjetshme e giobës së kohshme kah
kanûja.
Nye i 89.
Beja mbë "Gúr" e beja mbë Kryq e
mbUngjíll.
§ 533. Beja e Malevet të Shqypnís âsht
dý mndyrësh:
a) beja mbë »gúr«, me Kanû;3
b) beja mbë Kryq a mbUngjíll.
§ 534. Beja mbë »gúr« kah kanûja
âsht nder mâ të randat e mâ të mndershmet
bé, qi njef Shqyptari i Malevet.
§ 535. Kanû âsht qi, po desht me u dlirë
prej njij zhgarkimi mohuesi, do të bâjë bé
a mbë »gúr«, a mbë Kryq e Ungjíll.
§ 536. Betarë a Poronikë njehen disá »dorë
bejet«, qi do të perkasin Ungjillin, e disá tjerë
lêhen per me ndigiue bén në Kishë. (Dukagjini)
§ 537. Bét mbë »gúr« bâhen:
a) per me u dlirë prej njij zhgarkimi;
b) per me u lidhë me besë kundra hjeksive e trathtive
të vendit;
c) per me ndêjë gati me u bâ báll kercnimeve
e rreziqeve të perbashkta.
Nye i 90.
Kush do ta bâjë bén.
§ 538. «Bân e hup, thotë kanûja
e jo bân e mêrr».
§ 539. Bén do ta bâjë aj, i cilli
i bjen moh zhgarkimit.
§ 540. «Mohi ká bén,».
«Mohuesit i bjen beja».
§ 541. Zhgarkuesit si epet beja e nuk i bjen beja,
edhepsè ndoshta e ká pá me sý bâkeqin
a tuj vjedhë a tuj vrá.
§ 542. Arsyeja e kanunit âsht të mos ti
epet beja atij, qi kjahet, pse, ke si a priton zhgarkimit,
skishte me i a pritue as bés, veç ti dalë
me mârrë.
§ 543. Të parit i lêhet të shofë bén
e të dytit të bâjë bén.
§ 544. Kanuni thotë: «Beja nuk mêrr»
e «Mârrsit si bjen beja».
§ 545. Porsè, tuj kênë se, mbas parimit
të kanunit: «Cubi âsht me bé mbë krah»,
si per me i a shndoshë zêmren të zott të
gjâs së hupun, si per me i a mbledhë pêjt
të pandehunit, kanuja ká lânë qi ti
njifet beja me Poronikë.
§ 546. Si epet as si gjegjet beja atij, qi
don me lá vedin pá Poronikë, sepsè «Uku
e lpin misht e vet, por të huejin e han».
§ 547. Parimi i kanunit âsht: «Vedin me e lá
me bé e si gjegjesh kuej».
Nye i 91.
"Beja mêrr gjân e vet".
§ 548. Pak rasë jânë, nder të cillat
kanûja e ká pá me udhë me lânë
qi të «mârrë beja».
§ 549. Per gjâ në shêj të hupun prej
atij, në dorë të cillit u gjet e qi mund të
dishmojn edhè tjerët, se âsht e atij, qi e lypë.
§ 550. Edhè ni rafët moh aj, të
cillit i u gjet në dorë gjâja me shêj, kanûja
si a xên e beja si epet.
§ 551. Po su gjegj me i dhânë gjânë
të zott, i zoti do të bâjë bén
se âsht gjâja e tij e gjâja do ti epet.
§ 552. Po kjau kush ndoi detyrë a uhá
mbë të dekunin, për të cillat sdin a don
me i hupë prindja e të dekunit, tuj i rá moh, parimi
i kanunit âsht: «Mohin për të dekun kanuja
se xên».
§ 553. Edhè në ket rasë «Beja mêrr»,
d.m.th. se zhgarkuesi do të bâjë bé.
§ 554. Per çdo ankesë, qi të bâhet
mbí të dekun, beja do të bâhet mbí
vorr të tij.
§ 555. Në ditë të dame si zhgarkuesi si
prindja e të dekunit do të gjinden te vorri i të
dekunit, mbí të cillin kjahet uhaja a detyra.
§ 556. Zhgarkuesi do të mârrë gurë
e dhé prej vorrit të të dekunit, do ti vêjë
mbë cup të krahit e do të siellet trí heresh
rreth vorrit të të dekunit, tuj folë këto fjalë
të caktueme per këso bésh:
«Un .... kaq e kaq uhá a detyrë kjáj
mbí ket të dekun e, në kjosha tuj i u zhgarkue,
e bajsha në ket e nat jetë me gúr edhè
gjithkah kah ká shkelë kamba e tij sá kje gjallë.»
§ 557. Si të bâjë ket bé zhgarkuesi,
uhán a detyren, qi kján mbë të dekunin,
do ta lajn prindja e tij.
Nye i 92.
Beja per derë.
§ 558. Kanûja e ká lânë shtegun
të lír qi tepet beja edhè per derë.
§ 559. Në bé per derë do të betohet
i zoti i shpís nêmen të vet e nêmen
të gjindes së shpís.
§ 560. Me bé per derë i zoti i gjâs së
hupun nuk ká tager me vû në bé edhè
gjinden shpís, si ti bâjë bén i zoti
i shpís nêmen të tyne.
§ 561. Prej çdo beje granija e fmija jânë
të jashtuem prej kanunit.
§ 562. Aj, qi ep bé per derë, ká tager
me lânë per bé me Porotë at shpí,
mbë të cillen i kján zêmra mâ fort.
§ 563. Po e veçoi nji shpí i zoti i gjâs
së hupun, per me i dhânë bé me Porotë,
do të veçojë edhè sá shpi tjera në
katund, qi kan me i u dashtë per Poronikë, se në
dý bé nuk mund të çojë kend.
§ 564. Edhè në bé, qi epet per derë,
do të bâhet beja per vedi, per gjinden e shpís
e per «S e d i j e».
Nye i 93.
Beja në krye të djelmvet.
§ 565. Beja, qi bâhet në krye të djelmvet,
njehet nder bé të randa, edhè âsht e ligjshme
kah kanûja.
§ 566. Po i u lyp kuej beja në krye të djelmvet,
do ta bâjë e do ti ashndoshë zêmren
zhgarkuesit.
§ 567. Si ta dajn diten e bés, zhgarkuesi
do të shkojë te shpija e të pandehunit, e ky, sá
djelm mashkuj të két nen kulm, i mbledhë tubë,
u afron krenat, i pshtetë duert mbí krenat e tyne e
bân bén: «Pasha kryet e djelmvet, nuk ta
kam bâ at rreng, per të cillin më jé beditë
e as nuk e diej se kush ta ká bâ!»
§ 568. Pertè ksaj beje shgarkuesi nuk ká
tager me rrekë të pandehunin me bé tjera.
Nye i 94.
Beja me "Sedije".4
§ 569. «Maja e bés âsht «sedija»
(se dija).
§ 570. «Beja ta njef edhè «sedijen».
§ 571. «Beja ská skâj por sbân
perbishtnime».
§ 572. Sedija âsht nji mjet, qi kanûja e ka
vû per parim, per me i a rrudhë pêjt katundit,
qi mos të bâhet kush hjekës i gjâs së
shoqnís a të kuejdo.
§ 573. Sedija lypet pá ndryshim në çdo
bé.
§ 574. Edhepsè svodh as vrau aj, qi bân
bé, por ndoshta ká ndie a edhè din se vodh
a vrau i vllaj a kushrîni a kush tjeter.
§ 575. Kúr të bâhet beja, do të
thohet: «as vetë, as kush i shpís sême
e sdiej se kush të vodh a të vrau».
§ 576. Prandej ká vû Poroten kanûja,
qi, tuj shkue në bé gjith aj nieri, mos njani, tjetri
e i treti mund të diej ndoi send kû prej të
ndiemit a prej të pamit të njij shêji, e se nuk
do ta shesin shpirtin, tuj e lá me bé të
rrêjshme nji nieri.
§ 578. Si të bâhet beja me «sedije»,
ská tager kush me i u beditë mâ per at vjedhni
a gjak të hupun as të pandehunit e as Porotës. Do
të shkojë njeti me bâ hetime per gjâ a gjak
të hupun. «Bé mbí bé kanûja
sbân».
§ 578. Po smuejt kush me bâ bén me «sedije»,
sdo të shkojë në bé, tuj mendue se gjindet
në peshim para Perendís e se beja e rrêjshme,
posë qi ká rrfén kah shpirti, ajo ká ndeshkimin
e faqen e zezë permbrapa, po u hetue.5
§ 579. Do të flasë me ndonjanin prej Pleqsh,
qi ta ndalë Poroten, të mos shkojë në
bé; do tu kallxojë bâkeqin, qi ta
vêjë per udhë të zon e gjâsë
a të gjakut të hupun.
§ 580. I zoti i gjâs a i gjakut, permbas hetimevet
të pertejme, do tu lypë arsye si mbas kanunit.
§ 581. Po si u vû, i zoti i gjâs a i
gjakut ká tager me e vû në bé, a, po i
duel Kapucari, do ti pergjegjet detyrës edhè kapucarís.
§ 582. «A bén me «sedije», a gjân,
a cubin».
§ 583. Dedejen në bé se bân kanûja;
po su gjegj kush me bâ bé me «sedije»,
kanûja e mban per fajtuer; prá, a bén me «sedije»,
a me lá gjân, a me kallxue bâkeqin, në mos
pasët ky gisht nat vjedhní a vrasë.
§ 584. Parimi i kanunit sluen: «Maja e bés
âsht sedija», e «Sedija xjerrë gjân».
§ 585. «Shka të mirret me bé, i jet atij,
qi e muer». «Permbas bejet ti vêjë
kumbonë (berrit); permbas bejet ta ngasë narë
(kán)».
§ 586. Janë fjalët e kanunit, jo pse i pelqen,
por pse ská si me i a njitë grrêmçin,
si të lahet me bé.
§ 587. Kanûja jet dalë në këto rasë
e prandej ká mbetë fjala: «Mos të ndeshët
Zoti në bérrêjshmin!»
§ 588. Per të shmangun të çdo dyshimit
të bés së rrêjshme Pleqt e gjygjit do të
çilini sýt, tuj zgiedhë njerz të ndershem
per Poronikë të njehun, mbë të cillt varet beja
e drejtë.
Nye i 95.
Gioba e bés së rrêjshme.
§ 589. Po duel kush ndoi burrë zêmrak,
edhè i prîn të zott në gjâ të
vet permbas bés së rrêjshme, aj do ta lajë
gjân të dyfishueme e gioben e bés së rrêjshme,
e mbí këta kanûja i a njet vulen e shnjerzimit
brêz mbas brêzit mje në shtatë faqe.
§ 590. Po duel kapucari mbas bejet, Pleqt do ta shqyrtojn
mirë e do ta rmojn pá të ngutun.
§ 591. Si të dalë kapucari i mirë, i drejtë
e me shêjë të sigurta, cubit a gjaksit i brumbullakzohen
në derë Pleqt, Katundi, Poronikët e Kapucari, edhè
i zbatojnë kanunin atij bérrêjshmit.
§ 592. Ndeshkimet mbé bérrêjshmin
janë:
do ti lajë të zott të gjâs
dy per nji;6
do të lajë kpucët e Kapucarit;
do të lajë 100 desh e nji ká po kje beja më
24 Poronikë, e 500 grosh Derës së Gjomarkut.
Po kje beja nen 24 Poronikë, gioben e mêrr katundi.
do të shkojë te Kisha me u zgidhë prej bés
së rrêjshme me gjith Poronikë;
do të lajë ka 500 grosh per krye Poroniku, pse u prîni
në bé të rrêjshme, tuj dhûnue Kishen.
Këto të holla cubi do ti lâjë
mbi eltér per Kishë.
|