Platforma

.


 

Ftojme politikanet, deputetet, intelektualet qe duan Shqiperine natyrale, por aderojne ne parti te ndryshme politike te perkrahin Listen per Shqiperine Natyrale dhe te bashkohen me ate. Mirdita e ardhme. Miresevjen Shqiperi Natyrale

Hyrje

Per vite te tëra, autori i këtij libri me nivel te lartë njohjeje dhe analizë te mprehtë, ka përcjellë zhvillimet politike në Ballkan e me gjerë, zhvillime te cilat, te pakten brenda Ballkanit, "ngado te rrotullohesh", do te grishin cështjen ende te hapur e te pazgjidhur shqiptare. Shumëkush, përfshi këtu edhe analiste te mirënjohur paralelisht me vlerësimet maksimale te tyre per Koco Danajn, në pjesën e oponencës që i kanë bërë me togfjalësha te ndërtuar enkas, kanë perceptuar dhe emetuar përshtypjen se ky i fundit "ka raste kur gjykon edhe me pathos"!
Në shpirt'humbjen që përftuam në vitet e këtij kapitalizmi sa banal aq edhe te egër "allashqiptarge", ne shqiptarët ndoshta kemi vonuar te kuptojmë pulsimin mentar te autorit. Ashtu sic shumë njerëz edhe nga fusha e letrave, kanë thënë brenda vetes:-"Me vend i ka sa thotë, por kush ua ka ngenë atyre gjërave".
Megjithë këto, autori "edhe pa lejen tonë" përbën në individualitetin dhe personalitetin e vet njërin nga përfaqësuesit me te spikatur te Pararojës shqiptare në 20 vitet e fundit. Nëse pranojmë përkufizimin:-"Avanguarda është kundërvënie ndaj Normës", autori i këtij libri mund te quhet pa frikë disident, një lloj disidenti "i guditshëm", në një mjedis te përgudnuar i cili ende po paraqet në formën me te shëmtuar te mundshme, shoqërinë e konsumit-"made in Albania". E ky farë realiteti pa pikë realizmi në ndërdijen e vet, ky ambient politik i cili me shijen e mosshijes që futi në modën e te jetuarit te tij, i cili c.do ditë përtyp rregullisht turpin dhe trupin e vet në... emër te jetës(l), jo rrallë brenda vetvetes, ndoshta e ka cilësuar atë edhe si një lloj "Don Kishoti" te shekullit te XXI-të!
Te pakte ishin ata që e kanë konsideruar autorin si një "bilbil parëverak"-thënë me stilin Lasgushian te viteve V30-të te shekullit te kaluar. Ndër gjithë këto vlerësime sipas shijeve te opinionistëve dhe opinionbërësveCe kryesisht këtyre te fundit), ka patur edhe mëndje që janë mëdyshur, që janë stepur dhe matur, edhe kur puna ua ka dashur te kundër-shtojnë. Por sot ndoshta te gjithë duhet t^i njohim atij meritën e te thënit te gjërave ashiqare. Me pare se kaq ndoshta duhet tvi njohim një merite tjetër:-Faktin që ai në gjithë këto vite pati NJË ZE, në te njëjtën vale, me te njëjtin intensitet, me koherencë bindëse, në te gjitha zhvillimet e viteve te fundit në skenën e Teatrit Ballkanik. Pasi është vështirë te gjesh shumë njerëz brenda hartës administrative te Shqipërisë që te jenë njëherazi: -Joeuroskeptikë dhe Joetnoskeptikë.
Njohja e thellë, e kryesisht ndershmëria intelek-tuale i japin atij luksin t'i shikojë te gjithë drejt në sy, aktorë dhe faktorë te politikës se këtyre 20 viteve, vite te cilët ne me një mundim mbinjerëzor, përpiqemi t'i quajmë edhe demokraci.
Mendimi i tij i artikuluar në publicistikë dhe pro-nocime në ekranet tona, na c.on disi larg, në ditët e Migjenit. Ai këlthiste në kohën e vet, kur avangard-istët që kundërshtonin Normen numuroheshin me gishtat e njërës dorë: -"Neve nuk na duhen kryeve-pra, na duhen shkrimtarë që dijnë me pasqyrue realitetin, që jetojnë, që e shohin jetën pa perde, pa temijanë, pa frikë. N'dashtë se nuk e njohin mire stilistikën ose bajn' gabime te vargut ose grama-tikore... S'prish punë. Stilistët do te lindin me vonë, nga këta, me përpjekje".
Kurse Koe,o Danaj i ka te gjitha këto cilësi që i mungonin kohës se Migjenit, pra thënë në mënyrë figurative është një lloj tjetër Migjeni në piskamën e vet te shekullit te XXI-të.
Patjetër që nuk na nderon fakti që gazetarë seriozë te këtij vendi ëndërrojnë me te drejtë sot, te arrijmë nivelin cilësor te gazetarisë se viteve '30-të. Ky libër i Koe. o Danaj t nuk është Doktrinë Shovene si ato që u hartuan nga viti 1840 e këtej në Ballkan, nuk është folklor, por as edhe një teori vetanake e tij. Ai nuk ben thirrje per luftë, nuk kërkon spastrime etnike si ato që u realizuan me kryq në dorë në vitet 1913-1945, përkundrazi ka dy Referenca në veprën e tij: Traktatet Ndërkombëtare dhe Kuvendet Mbarëshq-iptare në semantikën e tyre. Brenda këtyre dy shtyl-lave, ai shikon dhe kërkon zgjidhjen e cështjes shq-iptare. Madje ai edhe fqinjëve u drejtohet paqësisht, e u ben nderin t'u flasë në gjuhët e tyre. Kur themi fqinjëve, kuptojmë atyre që janë te ndryshëm nga ne, pasi paradoksalisht, sot shqiptarët janë i vetmi komb që bëjnë "komshillëk" me...vetveten!
Prandaj ai zgjidhjen nuk e sheh te realizueshme me dhe vetëm në rrugë, pa i mohuar asaj rëndësinë. Brenda një kombi lidhjet janë me se pari te gjakut, mentare, shpirtërore, logjike, e pastaj edhe fizike. Nga te gjithë këta faktorë, ai i mëshon atij te dytit, lidhjes mentare. Prandaj ai revokon Kuvendet e Shqiptarëve, qysh prej Lezhës, e deri në Bujan, duke sjellë në këtë libër, esencën e programeve te tyre. Ai është europian, është pro ecjes dhe plotësimit te Bashkimit Europian, njeh mire faktin se Europa që firmosi padrejtësitë e mëdha, sot ka tjetër kënd-vështrim e vizion, por i mëshon faktit që shqiptarët duhet te hyjnë edhe administrativisht në vendin e natyrshëm te tyre në Europë, me identitetin e tyre kombëtar, te gdhendur mbi letrën biometrike.
Vitet e fundit, edhe nga llagëmi i politikës janë hedhur disa shashka patriotike. Madje, ata urd-hërojnë edhe ndonjë kalemxhi, te shkruajë per ta e per ndjenjën e tyre kombëtare. Janë te drejtkuptuar, ata sapo e kanë pare Sahatin e Kogos. Ndoshta këtë specie paska njohur Marksi, kur thoshte: -"Bunkeri i fundit i delexhinjve, është patriotizmi". Megjithatë, ata do te jenë kurdoqoftë te mire- dhe mikpritur te Koco Danajt.
Po mbyllet një shekull jo i zakontë në Historinë e Europës, por edhe te botës. Në Historitë serioze te kombeve, një shekull histori nuk i ka me shumë se 10 faqe kompiuterike te shkruara. Padrejtësitë e bëra pas luftërave shkatërruese që vulosi fillimi i shekullit që po mbyllet, ishin shumë herë me te rënda sesa vrasjet, djegiet, shkatërrimet, c'rrënjosjet dhe përzëniet me zjarr e me hekur te pjesëve te tëra te kombit tonë nga trojet e tij etnike, mijëvjegare, natyrore, te natyrshme. Pikërisht, zgjidhjen e këtyre padrejtësive, ben thirrje autori per ta peruruar në mbyllje te këtij shekulli. Sahati i autorit shënon oren 00, por edhe OO.OKnë histori), në vitin 2013. Ismail Qemali te cilit aq shumë i detyrohet ky komb- "por që nuk pati një "gradë shkencore"(?!?), thoshte: -"Fatet e popujve te vegjël, kalojnë nga dyert e tragjedive te mëdha".
Patjetër që ai burrë i madh shteti, "edhe pse nuk u bë dot "rector", në nocionin tragjedi nuk ka parashi-kuar hark kohor përtej shekullit. Sepse në se do te ishte kështu, fjala tragjedi do ta humbiste kuptimin. Po mbushen njëqind vjet me këtë tragjedi, ajo është "mplakur" në vite, por kullon e tëra gjak njësoj si nga venat e një 20 vjegari. "Fjetina" e përjetshme botërore e partive politike ka kohë që e ka humbur "inventarin"; edhe atje janë fshirë shumë emra par-tish, ideologjish, fesh...
Këtë fakt e njeh mire autori, prandaj ai nuk bëhet pjesë e programeve partiake, pavarësisht rolit te tyre. Ai i ben thirrje ndërgjegjes intelektuale te kombit, te bashkohet në një Marrëveshje te Madhe, Historike, i fton ata në Kuvend, e jo thjesht në par-lament. Ky plan, gjallon e mëton, dhe ka garantuar gjakimin e tij si thelbi i përpjekjeve ndërbrezore, madje kapërcen ndjeshëm kufijtë e një brezi, duke numuruar nga sot. Andaj është në dorë te partive te zgjedhin se ku do te donin te bënin pjesë...

Pano Hallko

Libra nga i njejti autor

-Koha e demokracisë apo
e shpetimit kombëtar
-Tragjiket e Europës
-50 vjet histori i pahumbur
-Ndergjegjia e vrarë
-Totalitarizmi në marrdhëniet
ndërkombëtare
-Popuil i tradhëtuar
-UCK dhe cinizmi i politikës
-Idealistët-këta tragjikë që bëjne histori
-Doktrina Klinton dhe shekulli 21
-Shqipëria Natyrale
-Te dënuar te bashkohemi
-Kryengritje e pambaruar
-Eburgosura 1244

Bazamenti i Platformës

Platforma e Shqipërisë Natyrale bazohet në trashëgiminë pozitive te shqiptarëve qysh nga epoka e Skënderbeut dhe përvoja e Lidhjes së Prizrenit. Kuvendi i Lezhës dhe Lidhja e enit mbeten dy kulme te përpjekjeve te shqiptarëve per tu bashkuar
Platforma bazohet në Kuvendin e Vlorës I cili shpalli arsinë e Shqipërisë Natyrale dhe j o te Shqipërisë te sot. Shqipëria që është sot është produkt Konferencës se Londrës 1913.
Kuvendi i Vlorës Qeveria e Përkohshme që doli prej tij nga përbërja faqësonin thuajse te gjitha trojet shqiptare, duke shirë edhe ato që ishin pushtuar nga ushtritë e (eve ballkanike, gjë që i dha ketij kuvendi karak-i e një Asambleje mbarëshqiptare. Me 4 dhjetor te 11912, kur u zgjodh Qeveria e Përkohshme, midis elegatëve, 16 ishin nga Kosova, nga kryeqëndra e Shkupi dhe nga qytetet e tjera, ndërsa 7 ishin nga këria. Po kështu në Qeverinë e Vlorës, përvec Isa Boletini i cili, ndonëse nuk kishte ndonjë post shtetëror, kïe një nga bashkëpunëtorët me te ngushtë te Ismail Qemalit, bënin pjesë edhe personalitete te tjera nga Kosova e viset e tjera shqiptare te pushtuara, si Vehbi Dibra (Agolli) me cilësinë e kryetarit te Pleqësisë, Mehmet pashë Derralla, minister i Mbrojtjes dhe Hasan Prishtina që u caktua minister i Bujqësisë.Ndërsa në Pleqësinë e Kuvëndit te Shqipërisë, përvec Vehbi Agollit, u zgjodhën nga Kosova e trojet lindore shqiptare edhe 3 anetarë te tjerë, Bedri Pejani, Sali Gjuka dhe Ajdin Draga. Në deklaratat që u bëri Fuqive te Mëdha qysh me 28 dhe 29 nëntor te vitit 1912,Ismail Qemali j o pa qëllim e vuri theksin në këtë realitet, duke deklaruar se Shpallja e Pavaresisë dhe formimi i Qever-isë se Përkohshme ishin vepër e Asamblesë Kombëtare, ku moren pjesë përfaqësuesit e te gjitha trojeve te Shq¬ipërisë, pa dallim feje e krahine. Ja një dokument që dëshmon qartë cili ishte vizioni i delegatëve shqiptare te mbledhur në Kuvendin e Vlorës. Ai mban daten 2 janar 1913. Quhet Memorandum dhe i drejtohet Konferencës se Ambasadorëve që ishin mbledhur në Londër:
"Te nënshkruarit, përfaqësues te Qeverisë se Përkohshme Shqiptare, kanë nderin ti parashtrojnë Mbledhjes se Ambasadorëve te Fuqive te Mëdha në Londër pikpamjen shqiptare dhe te vënë në dijeni te tyre kerke-sat e ligjshme te Shqipërisë".
Eshtë një fakt historikisht i pranuar se populli shqiptar përbën grupimin etnik me kompakt, me homogjen dhe me te rëndësishëm te Gadishullit Ballkanik. Prejardhja dhe gjuha e tij, zakonet dhe karakter! i tij e dallojnë plotësisht nga racat që jane fqinje me te.....
Populli shqiptar....frymëzohet nga nevojat lokale dhenga ndjenjat e popullsive fqinje në Ballkan per te deklaruar se paqja dhe qetësia e gadishullit do te siguroi vetëm nëqoftëse do tijepet Shqipërisë se ardhëshme konfiguracion homogjen.
Duke u nisur nga kjo, populli shqiptar kërkon per lin e vet, kufijtë që janë per te te natyrshëm dhe imponohen si nga kushtet etnike ashtu edhe nga e jta e tij si banues i pare...Kufijtë që ne rivendikojmë .1 që do te shkojnë gjatë një vije demarkacioni që et nga kufijtë e tanishëm te mbretërisë malazeze dhe (ërfshijnë sidomos bashkë me hinterlandet e tyre, tet e Pejës, te Mitrovicës, te Prishtinës, te Shkupit ? Manastirit deri në Mecovë duke ruajtur kufijtë lishëm deri në Prevezë.... Nënshkruar nga Rasih , Mehmet Konica, Filip Noga. (Mendje te ndritura, prta, largpamëse, atdhetareë dhe vizionarë. Një-ikur këtë Memorandum tja kishin drejtuar sot, tarëve te Bashkimit Europian, Solanës, Barrosos, •jozy. Braun, Merkei, Berluskoni etj. Do ndryshonte data, por nuk do te ndryshonte asgjë tjetër. As emërtimi i kufijve dhe as paralajmërirm' mbi paqen në Ballkan!!!)
.
Platforma bazohet në Dokumentet e Konferencës se j 31 dhjetor 1943 që shpalli bashkimin e Kosovës me Shqipërinë pas përfundimit te Luftës se Dytë. Ja pikat kryesore te kesaj Konference:

1. Kosova dhe Rrafshi i Dukagjin.it janë te banuar kryesisht me shqiptarë.

2. Shqiptarët e Kosovës dhe te Rrafshit te Dukagjinit,si gjithmonë, dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë.

3. Rruga me e mire per shqiptarët që te bashkohenme Shqipërinë është lufta e përbashkët me popujt tjerë te Jugosllavisë.

4. Populli shqiptar i Kosovës do te ketë mundësi te caktojë fatin e vete si rezultat i luftës kundër pushtuesit.

5.Përcaktimi i fatit te vete përfshin edhe te drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje.

6. Kjo e drejtë garantohet nga LNQ e Jugosllavisë, Shqipërisë dhe nga aleatët e mëdhenj antifashist, ashtu sig është premtuar nga Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe Teheranit.
-Platforma bazohet në betirmn e luftëtarëve te UCK në Kosovë, në trojet e tyre në IRJM, Luginë e Preshevës, I cili betim, bashkimin e trojeve shqiptarë e konsideron thelbin e luftës se tyre. Ne tekstin e betimit te luftëtarit te UCK thuhet se: Unë, ushtari i Ushtrisë Qlirimtare te Kosovës, betohem se do te luftoj per glirimin e tokave shqiptarë dhe bashkimin e tyre.
-Platforma bazohet në Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë, e cila bashkimin e Shqiptarëve e konsideron si një aspiratë te ligjshme dhe shekullore. Në Preambulën e saj thuhet se:
Ne, Populli i Shqipërisë.... me aspiratën shekullore te popullit shqiptar per lientitetin dhe bashkimin kombëtar Sanksionimi në Kushtetutën e Shqipërisë i te drejtës bashkim kombëtar, miratimi i kësaj te drejte me Refendum Popullor, pranimi i saj edhe nga ekspertët ndërkombëtarë te Komisionit te Venecies dhe se fundi ekspertët e NATO, përbën themelin mbi te cilin mund dhe ka nevojë te ndërtohet arkitektüra e përfundimit të misionit te pambaruar te shqiptarëve.


Pse tani kjo Platformë

Sepse shqiptarët e kanë te pambaruar misionin e tyre kryesor. Kryengritja e shqiptarëve në vitet 1911-1912 mbeti një Kryengritje e Pam¬baruar. Pavarsia e Shqipërisë, u njoh dhe realizua si e tillë, vetëm në një pjesë te teritorit shqiptar. Pjesët e tjera te teritoreve dhe te kombit shqiptar mbetën apo u aneksuan nga shtete te tjerë.
-Lufta e quajtur nacional-glirimtare përgjatë luftës se dytë botërore antifashiste, mbeti një Kryengritje e Pambaruar. U realizua vetëm një pjesë e saj, që kishte te bënte me nocionin "glirimtare", por mbeti pa u realizuar pjesa që kishte te bënte me nocionin "nacionale". Me shumë se gjysma e nacionit (kombit) mbeti jashtë kufijve te Shqipërisë aktuale.
-Kryengritja e kombit shqiptar në Kosovë që mori hov në fillimvitin 1998, mbeti përsëri një Kryengritje e Pambaruar. Ajo realizoi vetëm shkëputjen e Kos-ovës nga Sërbia, duke mos realizuar akoma pjesën e dytë te saj, që është bashkimi me Trungun kombëtar me Shqipërinë. -Te njëjtin fat pësoi edhe Kryengritja e shqiptarëve në Maqedoni ne vitin 2001. E nisur si glirim kom¬bëtar ajo përfundoi me liri dhe te drejta per shq¬iptarët duke pranuar një shtet tjetër si atdhe te shqiptarëve dhe duke u rreshtuar në radhët e para te mbrojtjes se këtij shteti.
-Përfundimi i misionit nga elita politike shqiptare në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Tetovë-Shkup ka një taban te fortë mbështetës historik, por është edhe nocion europeist.

Cili është tabani
historik mbështetës?

Përgjatë afër një shekulli, shqiptarët festojnë si Ditë te Pavarsisë se tyre, 28 Nëntorin e vitit 1912. Ndërkaq, kufijtë administrativë u përcaktuan me vonë në Konferencën e Londrës, 29 në korrik 1913, e cila me vendimet e saj, e ndau në pesë pjesë. Edhe Ah-met Zogu, edhe Enver Hoxha, edhe Fadil Hoxha, edhe Shaban Polluzha, edhe Bedri Pejani, edhe Ali Ahmeti, edhe Menduh Thaci, edhe Ibrahim Rugova, edhe Fatmir Sejdiu, edhe Mustafa Kruja, edhe Mehdi Frasheri, edhe Sali Berisha, edhe Fatos Nano, edhe Hashim Thaci, edhe Alfred Moisiu edhe Ramush Haradinaj, edhe Agim Ceku, edhe Rexhep Meidani, edhe Bamir Topi etj, etj drejtues shqiptarë me bindje politike te ndryshme nuk e kanë njohur Konferencën e Londrës 1913. Ata kanë njohur vetëm 28 Nëntorin 1912. Pra, bashkësia ndërkombëtare nuk e njohu 29 nëntorin 1912 dhe kufijtë e Shqipërisë i caktoi në 29 korrik 1913, shqiptarët nuk e njohën Kon¬ferencën e Londrës 1913, por pranojnë vetëm Shqipërinë Natyrale. Por nuk kanë folur. Tani eshte koha per te folur, per te argumentuar dhe per te vepruar.

Realiteti i ri politik rajonal

Në momentin e tanishëm, fuqitë e mëdha janë duke riparuar gabimet e bëra prej tyre ndaj popujve te Ball-kanit, dhe veganërisht ndaj shqiptarëve.
Ja disa nga riparimet e gabimeve te fuqive te mëdha pas vitit 1990 në rajonin e Ballkanit:
- Malit I Zi rifitoi pavarsinë e cila i ishte mohuar përdhunshëm nga Konferenca e Versajës e vitit 1919
- Bosnja fitoi pavarsinë e cila ju mohua nga Konferenca e Versajës e vitit 1919
-Ajo merr parasysh në faktin se në mjediset politike dhe qeverisjet demokratike rajonale, nuk ka tema tabu midis te cilave edhe ato që kanë te bëjnë me thelbin e kombeve.
-Platforma e Shqipërisë Natyrale analizon dhe merr parasysh, ndryshimet në gjeopolitikën rajonale, ndryshime që shkojnë në. favor te kombit shqiptar, rir-regullimet e thyerjeve te se kaluarës konfliktuale dhe riparimet e tyre nga vete fuqitë e mëdha.

Cilat janë mjetet e realizimit te Shqipërisë Natyrale?
Mjetet e realizimit te Shqiprise Natyrale janë dialogu dhe debati demokratik.
Shqiptarët përgjatë një shekulli kanë derdhur aq shumë gjak sa mund te bëjne disa Shqipëri. Prandaj nuk ka me nevojë per gjak. Platforma mbështetet në sentencen: Dialog me këdo, Dialog per gjithshka, pa vendosur fillimisht per ndonjë gjë.
Sot kur forca e se drejtës ka marre përparësi mbi te drejtën e forcës, sot është momenti historik që shq-iptarët duhet te kërkojnë dhe realizojnë te drejtat e tyre kombëtare.
Per këtë arsye në Platformë I jepet përparësi debatit, dialogut, respektimit te thelbit te demokracisë që është vetvendosja e popujve dhe vec,anërisht e drejta dhe nevoja e referendumit popullor

Marrdhëniet me fqinjët

Askush nga fqinjët nuk duhet te trembet nga Shqipëria Natyrale. Nacionalizmi shqiptar që respekton kulturën dhe traditat e fqinjëve, nuk është gjë tjetër veçse atdhetarizëm progresist dhe emancipues, I dëshirueshëm, I padebatueshëm, I domosdoshëm per stabilitetin rajonal.Shqipëria natyrale nuk ngrihet mbi artificialitete, nuk ngrihet mbi mite dhe legjenda, nuk ngrihet mbi te tjerët dhe në kurriz te te tjerëve. Ajo duhet te ngrihet atje ku ka shqiptarë dhe j o atje ku ka këngë per shqiptarë apo mite per shqiptarë. Ajo mëton te sendërtohet jo mbi histori te mesme apo te lashtë, por mbi realitetin e sotëm. Ajo e njeh historinë, por pranon dhe realitetin edhe kur ai është i dhimbshëm. Prandaj ajo u thotë edhe fqinjëve te saj që edhe ju mos u ngrini mbi kurrizin e shqiptarëve, por mbi kurrizin tuaj. Shqipëria Natyrale nuk merret dhe nuk do te merret me Mollen e Kuqe, as me Pargën, as me Kosanicën dhe Toplicën. Por ajo është e detyruar te merret dhe do te merret me Mitrovicën, me Preshevën, me Ulqinin, me Strugën, me Camërinë etj etj, që ato te mos pësojnë fatin e simotrave te tyre në te ardhmen. Njohja e realitetitsjell edhe zgjidhjet e tij, sjell edhe stabilizimin e tij. Fshehja e këtij realiteti, sjell edhe traumat, destablizimin, dhunën dhe konfliktet.
Njohja e realitetit ka brenda edhe dhimbjen e se vërtetës. Tashmë kjo e vërtetë ka dalë sheshit. Kufijtë e Shqipërisë me shtete te tjera te Ballkanit nuk janë natyralë, janë artificialë. Ashtu si edhe teritoret e disa shteteve fqinjë nuk janë plotësisht natyralë, por kanë edhe artificialitet. Dhe ky artificialitet shfaqet hapur kur disa nga këto shtete kanë territore dhe popuil shqiptar brenda tyre. Fshehja e këtij realiteti ka brenda dhimbjen e mashtrimit. Ky mashtrim zgjati afër një shekull. Nuk mund te zgjasë me, sepse edhe atë e kanë kuptuar te gjithë. Por dhimbja e se Vërtetës është shumë herë me e lehtë se Dhimbja e mashtrimit. Shqipëria Natyrale është pjesë përbërëse e dhimbjes te se vërtetës, prandaj ka edhe te ardhme.
Shqipëria Natyrale është një nocion progresist, europerëndimor përballë reminishencave otomane që jetojnë akoma te pranishme në hapsirat e kombit shqiptar. Gjëndja e sotme e organizimit shtetëror te shqiptarëve i përngjet vilajeteve dhe principatave feudale. Shqipëria Natyrale si nocion i përngjet parimeve te organizimit te Bashkimit Europian. Prandaj Shqipëria Natyrale öshtë bashkëkohore, ndërsa gjëndja e sotme e teritoreve shqiptare i përngjan otomanizmit. Perse duhet te flasë politika përshembull per Qamërinë? Per shkak te padrejtësisë. Memorandumi i Qeverisë se Vlorës me 2 janar 1913, na e ben te qartë padrejtësinë.
Ja çfarë thotë ai:- Sanxhaku i Camërisë: Popullsia : 75 mijë shqiptare, nga te cilët 18 mije shqiptare te greqizuar. Sanxhaku i Çamërisë ndahet në disa kaza nga te cilat:
Kazaja e Reshadijes me 16 mijë shqiptare
Kazaja e Margëllë^it me 26 mijë shqiptare
Kazaja e Filatit me 20 mijë shqiptare
Kazaja e Paramithisë me 13 mijë shqiptare

Përtej bindjeve politike është vetëm Shqipëria Natyrale

Shqipëria Natyrale kërkon një bashkim te ri, te panjohur me pare nga shqiptarët. Por nuk e kërkon këtë bashkim per pushtet, por per komb dhe shtet. Kombi dhe shteti kërkojnë bashkime përtej bindjeve politike. Përtej te majtës apo te djathtës,nënfishave apo mbifishave te tyre, përtej shoqatave apo grupacioneve politike qëndron vetëm Shqipëria Natyrale.

Ç'farë synon Shqipëria Natyrale?

hqipëria Natyrale synon shndrrimin e kombit shqiptar nga zjarrfikës sic është sot në paqe-bërësin kryesor te rajonit te Ballkanit. Paqja dhe stabiliteti rajonal ka nevojë per paqebërës dhe jo per zjarrfikës. Ti caktosh kombit shqiptar rolin e zjarrfikësit do te thotë se parashikon zjarre te tjerë në rajonin e Ballkanit

Shqiperia natyrale ka nevoje per një Londër - 2

Kombi shqiptar ka nevoje per rikonfigurim, jo arrnim. Prandaj lind nevoja e një Konference dërkombëtare Londer-2 per te riparuar gabi-met e Londrës-1 mbi kombin shqiptar, gabime që I kanë pranuar dhe pranojnë vete fuqitë e mëdha botërore dhe përfaqësuesit e tyre. Ne morinë e këtyre deklarimeve që vënë në pah padrejtësinë ndaj kombit shqiptar do te sjellim te paren prej tyre, atë te ish-ministrit te jashtëm britanik Grei, pas perfundimit te Konferencës se Londrës: Londër 12 gusht 1913: Vështirësia per te arritur në një marrëveshje lidhur me kufij te ve£antë te Shqipërisë ka qënë shumë e madhe. Secili do te kujtojë se sa te vështirë dhe sa kri-tike kanë qënë në ndonjë rast gështjet që kanë dalë per caktimin e kufijve verior dhe verilindor te Shqipërisë Unë e di fare mire se kur gjithshka
do te bëhet e njohur, kjo zgjidhje në shumë pika do te japë shkas per kritika te forta nga kushdo që e njeh vën-din dhe e gjykon (jështjen nga një pikpamje e ngushtë lokale. Duhet te mos harrohet se gjatë përpjekjeve per te gjetur një zgjidhje te tule, qëllimi kryesor ka qënë te ruhet marrëveshja midis vete Fuqive te Mëdha, dhe në qoftë se vendimi mbi Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëhere ai ka bërë punën me te rëndësishme ne dobi te paqes në Europë.
(Sër Eduard Grei gaboi, Coptimi I Shqipërisë nuk e siguroi dot paqen europiane, pas një viti filloi Lufta e pare botërore)
Sot mbi kombin shqiptar ushtrojnë fuqinë e tyre ju-ridike disa marrëveshje ndërkombëtare te cilat asesi nuk janë natyrale. Ato kanë mbetur artificiale. Mar¬rëveshja e Londrës 1913. Marrëveshja e Versajës 1919, Marrvëshja e Jaltës 1945, Marrëveshja e Rambujesë 1999, marrëveshja e Kumanovës 1999. Marrëveshja e Konculit 2001, Marrëveshja e Ohrit 2001. Shtatë Mar¬rëveshje per një kombü!
Me anë te këtyre Marrëveshjeve, fuqitë e mëdha krijuan një rajon artificial me emrin Ballkan. Ar-tificialiteti i rajonit solli me vonë edhe emërtimin politik Ballkani-fuQi baruti. Krijesat me artificiale te këtij rajoni ishin dy :
Formimi i mbretërisë sërbo-kroato-sllovene, te quaj-tur me vonë Jugosllavi ishte krijesa e pare artificiale.
Dhe Shformimi i kombit shqiptar duke e pjestuar per pesë ishte krijesa e dytë artificiale e rajonit.
Ndërsa shformimi i Jugosllavise ishte hapi i pare i kalimit nga artificialiteti në natyralitet.
Krijimi i 6 shteteve te përhershme dhe një shteti te përkohshem si Kosova eshte faza e pare e shndrrimit te rajonit te Ballkanit nga artificial ne natyral. Shpërbërja e dhunshme e saj që arriti kulmet në luftën ndëretnike në Bosnjë dhe në gjenocidin sërb ndaj shqiptarëve te Kosovës spigohet sa me karakterin ultranacionalist te shtetit sërb, aq edhe me sedrën e sëmurë politike te disa fuqive te mëdha, te cilat e patën te vështirë te pranonin se krijesa e tyre me emrin Jugosllavi ishte një dështim.
Faza e dytë eshte unifikimi i kombit shqiptar qe ka përbërë deri me sot artificialitetin e dyte madhor te rajonit. Kjo fazë tashme po përfundon aktin e pare madhor te saj qö është shteti i përkohshem shqiptar i Kosovës.
Shqiperia Natyrale ka nevoje per një Konference Nderkombetare. Por ajo nuk duhet te jete e llojit Ram-buje, Koncul, Oher etj te cilat vetem sa e kane arnuar kombin shqiptar. Rajoni ku kombi shqiptar luan rolin kryesor ka nevoje per riformatim, dhe jo per arnim. Prandaj, vetem një Konference nderkombetare qe do ti afrohet problematikes se rajonit ne menyre tërësore, mund ta realizoje këtë. Kjo Konference duhet te jetë e ngjashme per nga marrja e vond i move mo Konferencën e Londrës 1913.

Marrëveshjet Artificiale që shpërbënë dhe mbajnë pezull SJiqipërinë Natyrale?
Analiza e marrëveshjeve mbi te cilat dhe nga te cilat öshtö përcaktuar fati i kombit shqiptar përgjatë një shekulli, do te na ndihmojë per te pare me mire te gjithë atë artificialitet te tyre duke na dhënë imperativin e Marrëveshjeve Natyrale.
Le ti marrim me radhë duke anashkaluar Kongresin e Berlinit:

E para
Marrëveshja e Londrës 1913

Fuqitë e mëdha vendosin krijimin e shtetit te ri shqiptar duke i dhënë atij karakterin e një shteti neutral. Por duke lënë jashtë kufijve te tij hapsira te mëdha natyrale shqiptare. Shqiptarëve ju imponua kjo marrëveshje. Sot mbas një shekulli ajo ka mbetur një marrëveshje artificiale.

Edyta
Marrëveshj a e Versaj es 1919

Fuqitë e mëdha pas Luftës se Pare Botërore hartuan Marrëveshjen per Ballkanin dhe vendet që jetojnë në Ballkan. Marrëveshja eleminoi pavarsinë e Malit te Zi dhe krijoi mbretërinë serbo-kroato-sllovene, që në 1927 u quajt Jugosllavi Ndërsa Malazazët pas kryengritjes se përgjakshme te Krishtlindjeve midis jeshileve dhe te bardhëve' ju drejtuan eposit dhe kombin malazez e bene hyjnor në këngë. Te njëjtën gjë bene edhe shqiptarët.Të cilët në mungesë te realitetit që përsëri i cungoi nuk munguan që kombin e tyre ta quanin hyjnor Te njëjtën gjë bene edhe maqedonasit te ciliët 10 ditët e Republikës se Krushevës i quanin si ditet Ballkanit te paqes me qendër maqedonasit. Pas një shekulli, me shumicën e saj Marrëveshja e Versajes nuk ekziston me. Maqedonia fitoi pavarsinë. Sllovenia fitoi pavarsinë, Kroacia fitoi pavarsinë. Ndërsa Malit te Zi ju kthye pavarsia. Kjo marrëveshje ka mbetur akoma si e tillë imponuese dhe artificiale vetëm për shqiptarët. Trojet shqiptare si Kosova, Lugina e Preshevës, trojët në Mal te Zi apo në Maqedoni akoma nuk janë shkëputur nga artificialiteti i saj. Prandaj ata kanë te drejtë te kërkojnë atë që ju mungon.
E treta
Marrëveshja Ribentrop-Ciano dhe Shqipëria e Madhe

Shqipëria u pushtua nga Italia në prill te vitit 1939. Në Prill te vitit 1941 divizionet e motorizuara gjer-mane pushtuan Jugosllavinë duke përfshirë edhe Kosovën që ishte pjesë e saj. Me pas në Vienë arrihet Marrëveshja midis ministrave te jashtëm te Gjermanisë dhe Italisë per ndarjen e teritoreve te Ballkanit. Kjo Marrëveshje mori emrin Marrëveshja Ribentrop Ciano. Sipas kësaj Marrëveshje trupat gjermane u larguan nga pjesa me e madhe e teritorit te Kosovës duke mbajtur Vushtrinë, Podujevën dhe Mitrovicën te cilat ju dhanë Serbisë. Serbia aso kohe qeverisej nga një qeveri kuislinge e kryesuar nga ish shefi i shtatmadhorisë se ushtrisë jugosllave gjeneral Milan Nedig. Kufiri sipas Marrëveshjes u vendos në Mitrovicë, ku qeveria e Nedic.it disllokoi një batalion te Rojes Shtetërore meqë sipas Marrëveshjes aty ishte kufiri me Shqipërinë. Një pjesë tjetër e Kosovës aktuale ju dha Bullgarisë se Car Borisit që ishte aleate e gjermanëve. Përveç Maqedonisë Lindore, Bullgaria mori si teritor te saj Luginën e Pre-shevës, Shtërpcën, Kaganikun, Kumanovën dhe Vitinë. Ndërsa pjesa tjetër e Kosovës dhe e Maqedonisë u bash-kua me Shqipërinë. Italia në këto teritore krijoi kater prefektura. Prefektura e Prishtinës, e Pejës e Prizrenit dhe e Dibrës. Nga kjo Marrëveshje dhe nga kjo ndarje teritori u krijua ajo që u quajt Shqipëri e Madhe. Këtë term shqiptarët vazhdojnë ta dëgjojnë edhe sot, sa herë që duhet që nga ata kërkohet te mbyllin gojën apo sa herë që ata duhet te përgahen. Shqipëria e Madhe sipas te vërtetës historike është Shqipëria e sotme ad-ministrative plus Prefekurën e Prishtinës, plus atë te Prizrenit, plus atë te Pejës dhe minus Preshevën, minus Bujanovcin, minus Kaganikun, minus Vitinë, minus Kumanovën, minus Mitrovicën, minus Uren e Ibrit, minus Vushtrinë, minus Podujevën, minus Ulqinin, minus Tuzin dhe Malsinë dhe dhjetra minuse te tjera.

E katërta
Mbarimi i Luftës se Dytë

Botërore dhe Marrëveshja e Jaltës dhe Potsdamit
Rikthehet ish Jugosllavia me e fuqishme se me pare. Influenca ruso-anglo-amerikane u nda 50 /me 50 përqind, gjë që solli përkrahjen e saj nga te dy blloqet dhe marrjen e drejtimit te Lëvizjes se te paangazhuarve. Por pas 50 vjetësh rezultoi se ishte një krijesë artificiale dhe filloi shpërbërja e saj që fatkeqësisht rezultoi e përgjakshme. Sot nuk ekziston asgjë nga Marrëveshja e Jaltës. Asnjë lloj natyralizimi. Vetëm artificialitet.

E pesta
Marrëveshja e Dejtonit

Éshtë një marrëveshje që rregulloi marrdhëniet midis serbëve, boshnjakëve dhe kroatëve te Bosnjës, pas disa vitesh lufte te përgjakshme dhe gjenocidi mes njëri tjetrit. Është një marrëveshje artificiale dhe imponuese që vazhdon te respektohet per shkak te forcave te NATO te dislokuara dhe te kompetencave te jashtëzakonshme te te dërguarit te BE. 12 vjet pas nënshkrimit te saj, askush prej serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve nuk beson tek natyralizimi i saj. Bosnja ështësot në prag te shpërbërjes
E gjashta
Marrëveshja e Rambujesë evitit!999
Është një marrëveshje e firmosuar vetëm nga shqiptarët. Por e pa firmosur nga serbët. Edhe sot vazhdon te jetë e tillë. Prandaj nuk ka asnjë vlerë.
E shtata
Marrëveshja e Kumanovés
Eshtë marrëveshja që nënshkrua nga NATO dhe Ushtria serbe per te lejuar dislokimin e NATO në Kosovë. Sot pas 10 vjetësh, duket se edhe ajo është një marrëveshje artificiale. Pohimet dhe deklarimet e politikanëve te ndryshëm shqiptarë nga Kosova, që Mitrovica e Veriut dhe Kosova Veriore është ndarë qysh në Kumanovë,déshmojnë mbi karakterin artificial te saj.

E teta
Marrëveshja e Ohrit

Është marrëveshja që vendosi paqen në Maqe-doni në vitin 2001 pas kryengritjes se shq¬iptarëve dhe synoi te rregullojë marrdhëniet etnike, shtetërore dhe shoqërore te shtetit te quajtur Maqedoni. Por duket se edhe kjo marrëveshje do te ketë te jetën e shkurtër. Cilat janë arsyet?
1. Nga politika maqedonase, kjo Marrëveshje vazhdon te konsiderohet si një lëshim që shteti dhe populli maqedonas u ka bërë shqiptarëve. Pra e ka hequr nga vehtja e tij dhe ja ka dhënë dikujt tjetër. Vetëm analiza e faktit që deri me sot, zëvendëskryeministri që merret me zbatimin e saj është vetëm shqiptar te Çon në konkluzionin e sipërthënë. Në një kohë kur kjo marrëveshje u konceptua dhe nënshkrua si marrëveshje per te ardhmen e dy popujve dhe per te shpëtuar Maqedoninë nga shpërbërja.
2. Vetëm dy vjet pas nënshkrimit te saj dhe në prag te fillimit te zbatimit, Kongresi Botëror Maqedonas dhe ish-partitë opozitare te drejtuara nga Gruevski,
Andovi dhe Georgievski organizuan një referendum kundër kësaj Marrëveshjeje. Referendum! dështoi, por ai gjithsesi pohoi një fakt te fshehur deri atëherë. Cili është fakti? Kundër kësaj marrëveshje votuan 409 mijë qytetarë me kombësi maqedonase. Shifra e mësipërme është gati e barabartë me votat që moren sëbashku në zgjedhjet e fundit parlamentare, VMRO-DPMNE e Gruevskit plus VMRO Popullore e Georgievskit. Kjo marrëveshje është larg te te qenit natyrale dhe shumë pranë artincialitetit. Mar-rëveshja e Ohrit po bëhet gati te shndërrohet në një ikonë dhe te jetë vetëm objekt i kujtesës historike.

Mësimi që vjen nga historia

Po te përpiqeshim te bënim një rezyme te një pjese te historisë se shqiptarëve, do te na duhej te pohonim se shqiptarët, mburren me shumë me historinë dhe origjinën e djeshme, ndërsa kombet e tjerë me shumë me realitetin e sotëm. Shqiptarët përpiqen te zbukurojnë historinë, faqet me te palavdishme te saj, sepse e ndjejnë që shpërbërja kom-bëtare ka qenë galopante. Dhe aq i madh ka qenë ky zbukurim sa nga koha në kohë nga është shndërruar në realitet. A nuk kini dëgjuar kur pohohet nganjëherë me mburrje se kaq apo aq deputetë te Parlamentit te pare grek kanë qenë me origjinë shqiptare. A nuk kini dëgjuar kur pohohet me mburrje se kaq apo aq deputetë me origjinë shqiptare kanë qenë anëtarë te parlamentit turk? Atëherë nuk kishte parlament shqiptar, pasi një pjesë shqiptarësh preferonin me shumë te ishin deputetë në parlamente te tjera. A nuk kini dëgjuar se ky kryeministër italian ka qenë me origjinë shqiptare, nga Kalabria! etj. Dhe sot, në libra historie apo dokumentare televizive, gjen shëm-buj te tillë. Pra mburrje me te huaj italianë, grekë, turq, amerikanë, gjermanë etj që vetëm origjinën e largët, shumë te largët kanë shqiptarë. Por është një mburrje mortore dhe tregues i shpërbërjes kombëtare. Është një nga mësimet me te mëdha te historisë se shqiptarëve. Është mësim i rende, por mësim i do-mosdoshëm per tu lexuar drejt, me realizëm dhe pa folklorizëm patriotik.
Çfarë na duhet ky mësim?
Është një pyetje reale. Mund ta bëjnë ate, qindra apo edhe mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë Shq¬ipërisë aktuale, që jetojnë në Perëndim apo në Lindje te botës dhe që janë plotësisht te natyrali-zuar në shoqëritë ku kanë dekada që jetojnë. Është një pyetje që mund ta bëjnë edhe ata shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre në Kosovë, Preshevë, Tetovë apo Ulqin. (Por trojet e tyre nuk do te thotë apriori edhe shtetet e tyre.) Mund ta bëjnë me pak këtë pyetje, ata shqiptarë që jetojnë në Tiranë. (Me fjalën Tiranë kam parasysh, sipërfaqen prej 28.748 kilometra katrorë te Shqipërisë se Konferencës se Londrës). Por mund ta bëjnë me shumë këtë pyetje, ata shqiptarë që kanë ikur nga vëndi i tyre dekadat e fundit dhe që vazhdojnë ta ndjejnë vehten akoma shqiptarë.
Por Ie te kthehemi tek pyetja : Perse na duhet ky mësim i historisë ? Po ja perse na duhet :
Mësimi i mësipërm i historisë na duhet në këtë fil-lim shekulli, per te mos bërë gabimet e se kaluarës dhe pastaj per te mos i zbukuruar ato gabime. Në vitin 2013, mbushen 100 vjet nga Konferenca e Londrës. Në vitin 2015 mbushen 100 vjet nga Traktati I fshehtë I Londrës I nënshkruar midis Antantës dhe Italisë. Se çfarë u vendos para 100 vjetësh në ate Konferencë, tashmë e dinë te gjithë ata shq-iptarë që u intereson historia e vëndit te tyre. Por se çfarë do te ndodhë pas 100 vjetësh, dikush apo shumëkush e fsheh. Përgjatë historisë, shumë realitete te munguara, shqiptarët i kanë përjetuar në këngë apo legjenda, në epos apo trajtesa. Kombi shqiptar me shumë ka ekzistuar në këngë, por jo në realitet. Kombi shqiptar me shumë ka ekzistuar në disa shtete, por jo në një shtet. Kombi shqiptar me shumë ka ekzistuar si pakicë kombëtare se sa si komb. Ajo që per te tjerët ka qenë një e drejtë e ligjshme, per shqiptarët ka qenë "Mollë e Ndaluar". Teksa te tjerët shkonin drejt kombformimit, shq¬iptarët shkonin drejt cungimit kombëtar. Teksa te tjerët kërkonin shtetin per te ruajtur kombin, shqiptarët ndihmonin te tjerët te benin shtetin, duke mosbërë kombin e tyre.
Por edhe sot, në vigjilje te shekullit te 21-të, shqiptarët po ndeshen me te njejtin realitet. Atyre u thuhet te heqin dorë nga kombi dhe te vazhdojnë shpërbërjen kombëtare. Në ndihmë te kësaj Plat-forme Politike janë me dhjetra pohime, ide, insti-tute përpunimi etj. Por thelbi është po ai që .ka qenë para 700 vjetësh, para 600 vjetësh, para 100 vjetësh. Emërtimi i nocioneve Politike ndryshon, thelbi i tyre mbetet i njejtë : (-Na duhet te sakrifakojm shqiptarët per hir te paqes europiane - u shpreh Eduard Grei pas Konferencës se Londrës se vitit 1913.
-Na duhet te ruajmë stabilitetin e brishtë te öallkamt dhe per hir te kësaj, shqiptarët duhet te pranojnë te jetojnë në 5 shtete - shprehen disa nea pohtikanët e Brukselit.)
Mësimi i historisë është i nevojshëm, per te mos gabuar, per tu zhvilluar, per te qënë si te tjerët.
Çfarë do te thotë Shqipëri Natyrale?
Shqipëri Natyrale do te thotë, mirqënie, dinjitet, qetësi dhe stabilitet në rajon. Ato ne ua kemi borxh fëmijeve, nipërve dhe mbesave tona. Prandaj në emör tö tyre dhe jetës se tyre Ie ta bëjmë atë Shqipëri Natyrale do te thotë sa me pak grekë, maqe-donas, Italianë, turq me origjinë shqiptare dhe sa me shumë shqiptare me mentalitet europian, progresist.
Prandaj në emër te tyre e kemi per detyrim kombëtar sendërtimin e Shqipërinë Natyrale.

Fazat e fbrmimit te Shqipërisë Natyrale

Formimi i Shqipërisë Natyrale duhet te kalojë nëpër disa faza : -Faza e pare eshte ndermarrja nga qeveritë e Shqipërisë dhe te Kosovës te heqjes se kontrolleve kufit-are Shqipëri-Kosovë, te heqjes se taksave dhe doganave midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Faza e dytë duhet te jetë fillimi i procedurave per kri-jimin e sistemit unik arsimor midis Shqipërisë dhe Ko¬sovës sipas parimit: Një Komb-Një gjuhë-Një abetare
Faza e tretë do te jetë krijimi i forumit partiak mbarëshqiptar me miratimin e partive kryesore shq-iptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë te Pre-shevës, Ulqin dhe shqiptarët e Çamërisë
Faza e katërt do te jetë nisma nga Presidenca e Republikës se Shqipërisë se procedurave te bashkimit bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe veganërisht në Preambulën e saj. Kushtetuta nuk diskutohet, ajo është e detyrueshme per tu zbatuar. Presidenti I Shq¬ipërisë dhe ai I Kosovës formojnë dhe bashkëdrejtojnë
Këshillin e te Urtëve me dijetarë dhe ekspertë te te gjitha fushave
-Faza e pestë do te jetë krijimi i Konfederatës Shq-ipëri-Kosove dhe e drejta e Referendumit. Njëkohësisht duhet te zhvillohet edhe kërkesa per federalizimin e Maqedonisë
Nënfaza e pestë; problemi I Kosovës Veriore. Qeveria e Konfederatës se Shqipërisë dhe ajo e Sërbisë duhet te fillojnë bisedimet fillimisht duke e shpallur Kosovën Veriore Zone te Lire te hapur per te dy kombet. Pranë Presidencës se Konfederatës Shqipëri-Kosovë krijohet Qendra Koordinuese per gështjen e Kosovës Veriore.
-Faza e gjashtë do te jetë gështja e shqiptarëve te kra-hinës se Camerisë. Politika greke duhet te pranojë fil¬limisht se në rajonin shqiptar te Camerisë ka jetuar një minoritet shqiptar ndaj te cilit është ushtruar gjenocid dhe te cilit I janë rrëmbyer me forcë te gjitha te drejtat deri ne deportim. Per kët ë arsye, fillimisht krahina e Camerisë duhet te shpallet Zone e Lire midis Shqipërisë dhe Greqisë. Te gjithë shqiptarëve te dëbuar me forcë në mesin e shekullit te kaluar ju njihet e drejta e rikthimit në trojet e tyre. Pastaj do te jetë referendumi ai që do te vendosë per fatin e mëtejshëm te minoritetit shqiptar në krahinën e Qamërisë.
Faza e shtatë do te jetë bashkimi në një shtet te vetëm i cili do te ketë disa pakica etnike brenda teritorit te tij, ashtu sic do te ketë disa pakica kombëtare jashtë teritorit te Shqipërisë Natyrale.

Moratorium deri në sendërtimin e Shqipërisë Natyrale
Në hapsirën e kombit shqiptar, përvec. numurit te partive politike, ekzistojnë në shtresa te ndryshme te kombit, simpati apo nostalgji per figura te ndryshme te se kalurës se afërt. Ato përbëjnë burim fërkimesh dhe mospajtimesh. Per te kapërxyer këto mospajtime, është i nevojshëm një moratorium midis vete shqiptarëve deri në sendërtimin e Shqipërisë Natyrale. Moratoriumi duhet te jetë si me poshtë:
-Platforma e Shqipërisë Natyrale nuk ka nevojë dhe as nostalgji per Ahmet Zogun, por per mijra përkrahës te tij, nuk ka nevojë dhe nostalgji per Enver Hoxhen, por per mijra mbështetës te tij, nuk ka nevojë dhe nostalgji per Mitat Frashërin, por per mijra mbështetës te tij. Nuk ka nevojë per Xhaferr Devën, por per mbështetësit e tij. Nuk ka nevojë per Fadil Hoxhen, por per mbështetësit e tij. Platforma synon sendërtimin e Shqipërisë Natyrale, synon bashkimin e te gjallëve, prandaj edhe respekton mitet e vdekura te tyre.
-Ne ndihmë te zbatimit te fazave te mësiperme, pas Publikimit te Platformës, do te krijohet Komiteti i Shq¬ipërisë Natyrale si shoqatë demokratike me pjesmarrjen në gjirin e tij te shqiptarëve nga gjithë kombi shqiptar. Ne mesin e tyre do te j ene akademikë, publiciste, his-torianë, politologë, sociologe, njerëz te biznesit, juriste etj.
Komiteti do te marre përsipër, argumentet, propa-gandën dhe popullarizimin e Shqipërisë Natyrale në hapsirën e kombit shqiptar mbi bazen e dialogut dhe debatit demokratik. Deviza kryesore e veprimtarisë se Komitetit do te jetë: Po nuk u bashkuam sot, do te sodisim shpërbërjen kombëtare nesërü
Bashkimi ndërshqiptar është europeizëm si? ështe paqe dhe stabilitet rajonal.

Marrëveshje e Kombit Shqiptar per Vlerat Themelore Morale te tij

Perse na duhet kjo Marrëveshje

Sepse tani kombi shqiptar ësht ëafër integrimit te tij brënda vetes dhe afër integrimit te tij brënda Europës s ë Bashkuar. Në fazen e tanishme, Shqipëria Natyrale përbën një domosdoshmëri e cila duke u realizuar do te përshpejtojë, integrimin juridik te Kombit shqiptar në Bashkimin Europian
Cili është qëllimi?
Qëllimi i kësaj inisiative ka te bëjë me materializimin e përpjekjeve te t ë gjithë spektrit politik dhe shoqërisë civile shqiptare per tu integruar n ë strukturat euro-atlantike jo vet ëm si qytetarë, por si komb me vlera morale kombëtare, te cilat duhet te përbëjnë fondin e parevokueshëm te trashëgimisë se qytetërimit modern shqiptar në fillimin e mijëvjecarit te tretë përkrah gjithe kombeve te tjera europiane.
Domosdoshmeria e hartimit dhe miratimit te Vlerave Morale Themelore, bëhet një imperativ mbështetur në gjendjen reale t ë vet ë kombit shqiptar. Ai sot jeton në dy shtete shqiptare si shumicë dhe në tre shtete te tjera me rolin e popullit shtetformues apo te pakicave nacionale.
Eshtë një realitet i panjohur në asnjë prej vendeve te Bashkimit Europian. Si i tillë para se te bëhet i njohur institucioneve te BE, është e nevojshme te sendërtohet dhe individualizohet e përbashkëta e tij.
Ky realitet unikal, kërkon harmonizimin e për-pjekjeve per konsolidimin e lirive dhe te drejtave demokratike te shqiptarëve si qytetarë kudo që ata jetojnë me njohjen, ruajtjen, respektimin dhe pasurimin e vlerave morale kombëtare te kombit shqiptar te cilit ata i përkasin.
Materiali që po i paraqitet opinionit publik, shkencor dhe politik shqiptar kudo që ai ndodhet dhe jeton, është i papërfunduar tërësisht, pra është një Projekt Marrëveshje. Duke qënë i tillë, dokumenti i mëposhtëm, për-bën një ftesë publike per spektrin politik dhe shoqërinë civile shqiptare, per boten akademike dhe mediatike në Prishtinë, Tiranë, Tetovë, Preshevë, Ulqin, diasporë etj, per te diskutuar lidhur me vlerat themelore morale kombëtare te kombit shqiptar.
Synimi themelor është që Vlerat Morale Nacionale të shqiptarëve, duke u pranuar vullnetarisht nga te gjithë, te bëhen detyrimisht te respektueshme nga strukturat dhe subjektet politike dhe sociale te sho-qerise shqiptare, pavaresisht nga interesat partiake, konkurenca politike apo nga rotacioni i pushtetit.

Cila është metodologjia e ndjekur per hartimin e kësaj Marrëveshje?

Metodologjia e ndjekur eshte hulumtimi dhe gjetja e atyre Vlerave Morale qe i kemi te per-bashketa si komb, pa mohuar dallimet politike si parti. Pra eshte ndjekur parimi: Te dallueshëm në Alternativat Politike dhe te unifikueshëm në Vlerat Morale Kombëtare.
ProjektPlatforma nuk mohon vlerat që na dallojnë si antarë dhe simptizantë te partive te ndryshme politike dhe as programet Politike dhe Kodet Etike te këtyre partive. Ajo vetëm pohon Vlerat Morale qe na bashkojne si shqiptarë dhe si komb.

Cila është filozofia Politike e kësaj Marrëvëshje?

Synimi i kombit shqiptar per tu integruar në Bashkimin Europian parakupton edhe njohjen e filozofisë Politke te Traktateve mbi te cilat është ngritur dhe funksionon ky bashkim. Një komb modern aq sa pranon diversitetin dhe pluralitetin e alternati-vave zhvillimore apo Kodet e respektimit te lirive dhe te drejtave te njeriut, po aq konservon njëmëndësinë e Vlerave Morale Themelore te tij a te cilat e bëjnë te dal¬lueshëm dhe te respektueshme nga kombet e tjerë.
Europa e bashkuar në te cilën synon te integrohet edhe kombi shqiptar, para se gjithash është një bashkim vlerash morale te kombeve te ndryshëm që jetojnë te bashkuar me njëri tjetrin, por me identitetet dalluese nga njëri tjetri dhe te respektueshme prej njëri tjetrit. Mareveshja e Vlerave Morale te Kombit Shqiptar pranon globalizmin si filozofi botërore dhe synon te jete aktive në këtë filozofi. Thelbi i saj është: Te mendojmë globalisht duke u identifikuar kombëtarisht.

Marrëveshje

Pranohen si referenca themelore te përbashkëta, te kombit dhe te shoqërisë civile pluraliste shq-iptare në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Preshevë, Ulqin, Cameri, diasporë vlerat e meposhtme:
-Vazhdimësia e pandërprerë etnokulturore, historike dhe shpirtërore e shqiptarëve dhe kombit shqiptar në truallin e vet, prej lashtësisë deri me sot, origjina e tij iliro pellazgjike.
-Qëndresa historike dhe lufta e kombit shqiptar per liri dhe dinjitet kombëtar nö periudhën e Skënderbeut, Besëlidhja e Lezhës dhe bashkimi i shqiptarëve per te mbrojtur vlerat e qytetërimit te te parëve.
- Platforma politiko-ideologjike Kombëtare e Rilindjes dhe roli historik pörbashkues i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
-Konsiderohet Vlerë Morale Kombëtare kry-engritjet e shqiptarëve në vitet 1910-1911, te cilat rizgjuan ndërgjegjen kombëtare dhe I hapën rrugë Pavarsisë se Shqipërisë
-Konsiderohet vlerë themelore morale kombëtare dhe konkluzion politik epokal i popullit shqiptar, shpallja e shtetit te pavarur shqiptar, njohja dhe afirmimi ndërkombëtar i tij, pranimi I 28 Nëntorit 1912 nga te gjithë shqiptarët si dita e mëvetësimit te tyre, pavar-sisht konferencave te zhvilluara me vonë në dëm te shqiptarëve.
-Mbajtja e Kongresit te Lushnjës, fillesat e plural-izmit politik dhe përvojes parlamentare gjatë viteve 1921-1924, përpjekjet per konsolidimin e institucioneve dhe administratës politike, kontributi dhe përvoja per ndërtimin e shtetit në vitet 1921-1939, lufta dhe për¬pjekjet e popullit shqiptar per demokraci gjate kesaj periudhe.
-Lufta mbarëkombëtare e Vlorës e vitit 1920 dhe Periudha e rezistencës në Kosovë në vitet 1920-1930
-Antifashizmi i shfaqur nga kombi shqiptar në tërësi gjatë Luftës se Dytë Botërore 1939-1944, rreshtimi i tij në krahun e aleancës fitimtare te luftës se dytë botërore, vlerësimi i Shqipërisë si "fuqi shoqe' në Konferencën e Paqes se vitit 1946.

-Vlerat e krijuara nga kombi shqiptar n ë Tiranë,

Prishtinë, Tetovë në vitet 1945-1991, kontributi i brezit antifashist në vitet e para te pasluftes se dytë botörore per rindërtimin, emancipimi social e kulturor, konvergjenca materiale dhe shpirt ërore e kombit shq-iptar si proces vet ëpohimi, përpjekjet dhe përvoja por konsolidimin e shtetit, lufta dhe përpjekjet per hap-sirë demokratike pluraliste dhe ruajtjes se identitetit nacional.

-Konsiderohen Vlera Morale Kombetare, ngjar-jet e mëdha te viteve 1968 dhe 1981 në Prishtinë, Tetovë, etj
- Konsiderohen Vlera Morale Kombetare, vendosja e pluralizmit politik në Tiranë, Prishtinë e Tetovë në fillim te viteve 90-te, legalizimi i besimeve fetare në Shqipëri,kontributi i faktorëve politikë dhe sociale te shoqërisë pluraliste shqiptare per konsolidimin e demokracisë, përpjekjet per realizimin e plotë dhe te gjithanshëm te të gjitha lirive dhe te drejtave te njeriut, per ndërtimin e shtetit ligjor demokratik te se drejtes, per integrimin e kombit shqiptar në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.
- Lufta shekullore e kombit shqiptar ne Kosovë, rezistenca paqësore dhe e armatosur per ruajtjen e vlerave morale dhe identitetit nacional.
Kurorëzimiikëtyrepërpjekjeve në vitet 1998-1999 nën udhëheqjen e Ushtrisë Clirimtare te Kosovës dhe me ndihmen dhe mbështetjen e alences euroatlantike, njohja ndërkombetare e se drejtes se shqiptarëve per vetvendosje.
-Konsiderohet Vlerë Morale me permasa Epokale, shpallja e pavarsisë se Kosovës, rikonfirmimi i solidaritetit dhe kohezionit kombëtar nëpërmjet sentencës: Një Komb Një Qendrim
-Lufta shekullore e popullit shqiptar ne trojet e veta në Maqedoni, kryengritja shqiptare e vitit 2001, njohja e shqiptarëve si popull shtetformues dhe forcimi i kohezionit kombëtar te shqiptarëve duke respektuar gjeopolitikën rajonale dhe apiratën kombëtare

Aneks-Platformë

Konsiderohen Vlera Morale Kombetare

Traditat përparimtare kulturore te historisë se vjetër, të mesme dhe të re te kombit shqiptar në fush en e artit, let ërsise, muzikës etj, Kongresi i Manastirit, njehsimi i alfabetit dhe gjuhës shqipe, pasurimi dhe ruajtja e tipareve kulturore etnodalluese, pohimi i identitetit komb ëtar në j eten shpirtërore, aftësia gjenerative e kultur es shqiptare dhe kontributi i saj në thesarin evropian dhe botëror.
-Konsiderohet Vlerë Morale pluralizmi fetar i kombit shqiptar dhe shkalla e lartë e zhvillimit te tij si një ndër pasuritë me te mëdha morale edhe te vete Europës se Bashkuar
-Konsiderohet Vlerë Morale Kombetare kontributi i kombit shqiptar në glirimin dhe zhvillimin e kombeve fqinjë te tij
-Konsiderohet Vlerë Morale, respektimi shekullor nga kombi shqiptar i kulturës, etnisë, traditave kulturore dhe shpirt ërore te kombeve fqinjë, i pakicave nacionale dhe vlerave te tyre.
-Këto dhe vlera t ë tjera t ë pranuara me konsensus nga spektri politik dhe shoqëria civile shqiptare, pörbëjnë një fond te parevokueshëm te trashëgimisë morale dhe civilizuese te qytetërimit modern shqiptar në nllimin e mijëvjecarit te tretë
-Ato janë vullnetarisht te pranuara nga te gjithë dhe detyrimisht t ë respektueshme nga strukturat dhe subjektet politike dhe sociale te shoqerisë shqiptare, pavar ësisht nga interesat partiake, konkurenca politike apo nga rotacioni i pushtetit.

Disa dokumente që tregojnë domosdoshmërinë e bashkimit te trojeve shqiptare

Memorandum i qeverisë se përkohshme te VLorës drejtuar Konferencës se Londrës, lidhur me kufijtë.
2 Janar 1913
Te nënshkruarit, përfaqësues te Qeverisë se Për¬kohshme Shqiptare, kanë nderin ti parashtrojnë Mbled-hjes se Ambasadorëve te Fuqive te Mëdha në Londër pikpamjen shqiptare dhe te vënë në dijeni te tyre kerke-sat e ligjshme te Shqipërisë. Eshtë një fakt historikisht i pranuar se populli shqiptar përbën grupimin etnik me kompakt, me homogjen dhe me te rëndësishëm te Ga-dishullit Ballkanik. Prejardhja dhe gjuha e tij, zakonet dhe karakteri i tij e dallojnë plotësisht nga racat që janë
fqinjë me te Populli shqiptar....frymëzohet nga
nevojat lokale dhe nga ndjenjat e popullsive fqinjë në Ballkan per te deklaruar se paqja dhe qetësia e gadi-shullit do te sigurohen vetëm nëqoftëse do tijepet Shq¬ipërisë se ardhëshme një konfiguracion homogjen. Duke u nisur nga kjo, populli shqiptar kërkon per vëndin e vet,kufijtë që janë per te te natyrshëm dhe që imponohen si nga kushtet etnike ashtu edhe nga e drejta e tij si ban-ues i pare...Kufijtë që ne rivendikojmë janë ata që do te shkojnë gjatë një vije demarkacioni që niset nga kufijtë e tanishëm te mbretërisë malazeze dhe që përfshijnë sidomos bashkë me hinterlandet e tyre, qytetet e Pejës, te Mitrovicës, te Prishtinës, te Shkupit dhe te Manastirit deri në Mecovë duke ruajtur kufijtë e tanishëm deri në Prevezë.Populli shqiptar duke rivendikuar këtë caktim kufijsh ka vetëm një qëllim: te ketë me fqinjët e tij marrëdhenie sa te
përzëmërta aq edhe te qëndrueshme Pikërisht
këtë te ardhme Shqipëria, duke dëshiruar edhe ajo te bashkëpunojë në veprën e përparimit te përgjithshëm dhe te zere vëndin e saj në bashkësinë e popujve te qytetëruar, kërkon me këmbëngulje që tia garantojnë Fuqitë e Mëdha te Evropës
Nënshkruar nga
Rasih Dino, Mehmet Konica, Filip Noga. Shtesë e Memorandumit te 2 janarit 1913, e paraqitur në Konferencën e Londrës nga qeveria e Vlorës
...Popullsia e Bregdetit, duke u nisur prej kufirit te tanishëm me Malin e Zi deri në Prevezë, është krejtë-sisht shqiptare. Gjatë kufirit te tanishëm me Malin e Zi nuk ka sllavë me përjashtim te një pakice fare te vogel në Guci dhe në Plavë që është e përzier me elementin shqiptar. Në kazanë e Pejës, kundrejt 10 mijë shtëpive shqiptare, ka vetënm 700 shtëpi slave, 350 prej te cilave ndodhen në qytet. Në kazanë e Rozhajës ose Tergov-ishtes, banorët janë shqiptare, në këtë kaza, ka vetëm 6 fshatra slave. Te 30 fshatrat që përbejnë rrethin e Peshterit, në kazanë e Senicës,(Novi Pazar), janë shq¬iptare. Në qytetin e Gjakovës ka vetëm 24 shtëpi sllave dhe 10 te tjera në fshatin Llozhan afër Deganit. Qyteti I Prizrenit përfshin 23 mij e banorë, nga te cilët 8 mijë janë serbë e bullgarë.
Në Kazatë e Mitrovicës, Vugiternit, Prishtinës, Pre-shevës, Gjilanit, Kumanovës 80 përqind e banorëve janë shqiptare.
Sanxhaku i Camërisë: Popullsia : 75 mijë shqiptare, nga te cilët 18 mijë shqiptare te greqizuar. Sanxhaku I Camërisë ndahet në disa kaza nga te cilat: Kazaja e Reshadijes me 16 mijë shqiptare Kazaja e Margëllëgit me 26 mijë shqiptare Kazaja e Filatit me 20 mijë shqiptare Kazaja e Paramithisë me 13 mijë shqiptare Kazaja e Luros e banuar krejt nga shqiptare. Në këtë kaza ndodhen edhe një popullsi endacake kucovllehësh dhe disa gifutë por këta nuk kanë prona, tokat dhe banesat u përkasin shqiptarëve.
7 fshatrat që përbejnë Lakanë e Lelovës në rrethin e Luros janë krejt shqiptare po ashtu edhe 5 fshatrat që përbejnë lakanë e Sulit. Me përjashtim te dy fshatrave, Kanxha që I përketnjë nënshtetasi grek dhe Kanali prej te cilit 1/9 I përket nje nënshtetasi Italian, te gjitha pronat prej Luros deri në Prevezë u përkasin shqiptarëve. E njëjta gjë ndodh edhe me pronat që shtrihen gjatë bregdetit nga Preveza në Vlore.
Preveza është qytet I përzier, shqiptare grekë, vlleh dhe çifutë.
Qyteti i Janinës ka popullsi te përzier

Delegatët e Qeverisë se Përkohshme Shqiptare
Rasih Dino
Mehmet Konica
Filip Noga

Preambula e Kushtetutës se Shqipërisë, miratuar me Referendum Popullor në nëntor 1998 dhe miratuar nga Komisioni i Venecias
Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe te vetëdijshëm per historinë tonë, me përgjegjësi per te ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera te tjera universale, me vendosmërinë per te ndërtuar një shtet te se drejtës, demokratik e social, per te garantuar te drejtat dhe liritë themelore te njeriut,
me frymën e tolerancës dhe te bashkëjetesës fetare, me zotimin per mbrojtjen e dinjitetit dhe te person-alitetit njerëzor, si dhe per prosperitetin e te gjithë kom-bit, per paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror,
me aspiratën shekullore te popullit shqiptar per iden-titetin dhe bashkimin kombëtar,
me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat me te larta te njerëzimit,

Rezolutë e Konferencës së Bujanit

31 dhjetor 1943-2 janar 1944
1. Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit janë te banuar kryesisht me shqiptarë.
2. Shqiptarët e Kosovës dhe te Rrafshit te Dukagjinit,si gjithmonë, dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë.
3. Rruga me e mire per shqiptarët që te bashkohen me Shqipërinë është lufta e përbashkët me popujt tjerë te Jugosllavisë.
4. Populli shqiptar i Kosovës do te ketë mundësi te caktojë fatin e vete si rezultat i luftës kundër pushtuesit.
5. Përcaktimi i fatit te vete përfshin edhe te drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje.
6. Kjo e drejtë garantohet nga LN£ e Jugosllavisë, Shq¬ipërisë dhe nga aleatët e mëdhenj antifashist, ashtu siq është premtuar nga Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe Teheranit.

Betimi i luftëtarit të UÇK

...Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, betohem se do te luftoj per çlirimin e tokave shqiptare e bashkimin e tyre. Do te jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën time, luftoj per ti mbrojtur interesat e shenjta te atdheut. nese shkel këtë betim, Ie te ndëshkohem me ligjet me të ashpra te luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem! Betohem! Betohem!"..,

Aneks-Platformë

Disa Dokumente te pjeshme që tregojnë se si është coptuar kombi shqiptar dhe teritori i tij
Deklaratë e Eduard Greit, ish minister I jashtëm I Britanisë se Madhe mbi caktimin e kufijve te Shqipërisë ne vitin 1913
1. LONDËR 17 PRILL 1913
Marrëveshja ndërmjet fuqive lidhur me kufijtë veri-orë te Shqipërisë, u arrit pas një përpjekje diplomatike te gjatë dhe te vështirë. U vendos që bregdeti dhe Shkodra ti mbeten Shqipërisë, ndërsa Peja, Prizreni, Dibra, dhe pas shumë bisedimesh, Gjakova te lihen jashtë Shqipërisë. Kjo marrëveshje lë një pjesë te madhe teritori per tu ndarë midis Sërbisë dhe Malit te Zi si fryt I fitores se tyre. Arritja e kësaj marrëveshje ishte esenciale per paqen e Europës dhe sipas men-dimit tim ajo u arrit në kohën e duhur per te ruajtur paqen midis fuqive te mëdha.

2. LONDËR 12 GUSHT 1913

Vështirësia per te arritur në një marrëveshje lid-hur me kufij te ve?antë te Shqipërisë ka qënë shumë e madhe. Secili do te kujtojë se sa te vështirë dhe sa kri-tike kanë qënë në ndonjë rast gështjet që kanë dalë per caktimin e kufijve verlor dhe verilindor te Shqipërisë.
Unë e di fare mire se kur gjithshka do te bëhet e
njohur, kjo zgjidhje bnë shumë pika do te japë shkas per kritika te forta nga kushdo që e njeh vëndin dhe e gjykon gështjen nga një pikpamje e ngushtë lokale. Duhet te mos harrohet se gjatë përpjekjeve per te gjetur një zgjidhje te tillë, qëllimi kryesor ka qënë te ruhet marrëveshja midis vete Fuqive te Mëdha, dhe në qoftë se vendimi mbi Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëhere ai ka bërë punën me te rëndësishme ne dobi te paqes në Europë


Traktat i fshehtë midis Fuqive te Antantës dhe Italisë per coptimin e Shqipërisë
LONDËR 26 PRILL 1915

Me urdhër te qeverisë se tij, markezi Imperiali, imbasador l madhërisë se tij, mbretit te Italisë, ka derin ti njoftojë shumë te nderuarit sër Eduard Grei, ekretar shteti kryesor I madhërisë se tij britanike per aunët e jashtme dhe shkelqesive te tyre, z.Pol Kambon ambasador i Republikës franceze dhe z. kont Benkendorf, ambassador i madhërisë se tij, perandor I te gjithë Rusive, këtë memorandum
Memorandum
NENI l
Nje konventë ushtarake do te përfundohet menjëherë midis shtabeve te përgjithshme te Francës, te Britanisë se Madhe, te Italisë dhe te Rusisë; kjo konventë do te caktojë minimumin e forcave ushtarake që Rusia do te përdorë kundër Austro-Hungarisë...
NENI 2
Nga ana e vet Italia merre përsipër te përdorë te gjitha burimet e veta per te vazhduar luftën sëbashku me Francën, me Britaninë e Madhe, dhe me Rusinë kundër te gjithë armiqve te tyre...
NENI 6
Italia do te marre sovranitetin e plotë mbi Vloren, mbi ishullin e Sazanit dhe një teritor mjaft te gjërë per te siguruar mbrojtjen e këtyre pikave(që nga Vjosa në veri dhe në lindje dhe afërsisht gjer në kufirin verlor te rrethit te Himarës në jug)
NENI 7
Në qoftë se Italia merr Trentinon dhe Istrinë në përputhje me nenin 4, Dalmacine dhe ishujt e Adriatikut brënda kufijve te shenuar në nenin 5 dhe gjirin e Vlorës, dhe nëqoftëse pjesa qëndrore e Shqipërisë rezervohet per te formuar një shtet te vogel autonom te neutralizuar, ajo nuk do te ketë kundërshtim që pjesët veriore dhe jugore te Shqipërisë te ndahen po qe se këtë e dëshirojnë Franca, Britania e Madhe dhe Rusia, midis Malit
te Zi, Sërbisë dhe Greqisë Italia do te ngarko-
het te përfaqesojë shtetin e Shqipërisë në marrd-hëniet e saj me boten e jashtme.
Italia pranon nga ana tjetër te lërë në cdo rast në lindje te Shqipërisë një teritor te mjaftueshëm per te siguruar qënien e një kufiri te përbashkët midis Greqisë dhe Sërbisë në perëndim te Liqenit te Ohrit

NENI16
Kjo Marrëveshje do te mbahet e fshehtë. Vetëm aderimi I Italisë në deklaratën e dates 5 shtator 1914 do te behet menjëherë I ditur botërisht pas shpalljes se luftës nga Italia ose kundër saj.
Pasi moren shënim per Memorandumin e mësipërm, përfaqesuesit e Francës, Rusisë dhe te Britanisë se Madhe, te autorizuar rregullisht per këtë qëllim, përfun-duan me përfaqësuesin e Italisë gjithashtu I autorizuar nga qeveria e vet, këtë Marrëveshje:
l.Franca, Rusia dhe Britania e Madhe japin pëlq-imin e tyre te plotë per memorandumin e paraqitur nga qeveria italiane
2.Ne lidhje me nenet l, 2,dhe 3 te memorandumit, ....Italia deklaron se do te hyjë në luftë sa me pare dhe brënda një muaji te shumtën nga dita e nënshkrimit te këtyre dokumenteve.
Bërë në Londër me 26 prill 1915
Kont Benkendorf
Pol Kaïnbon
Eduard Grei
Imperiali

Memorandum i qeverisë greke
Londër me 3 janar 1913
PËRSHKRIMIIKUFIRIT

Në vija te përgjithshme ky kufi mund te caktohej në këtë mënyrë: Duke përfshirë krahinën e Himarës, ai do te nisej nga gjiri I Gramatës, do te ngjiste rrjedhën e rrëkesë gjer ne majën e maleve Karaburun, vargun e te cilave do ta ndiqte në Lindje gjer në pikën e Cikës 2018 metra. Prej andej ne ver-ilindje duke përshkruar luginën e sipërme te Shushicës dhe duke arritur tek maja e Cipinit 1846 metra, ai do te ndiqte në lindje juglindje lartësitë e Suhagorës(Malit te thatë)1759 metra, do te arrinte tek bashkimi I Drinos me Vjosen rrjedhën e se cilës do ta ngjiste deri në Këlcyrë... .Kjo vijë kufiri u përgjigjet tre drejtimeve strategjike te përmendura në fillim te këtij memorandumi...
BREGDETI
Nga ana strategjike, zotërimi I Janinës dhe ai I Korfuzit, te kombinuar midis tyre, kërkojnë doemos bashkimin në te njëjtin shtet te portit te Sarandes dhe te te gjithë bregdetit Jon në një siperfaqe te mjaftueshme per te përfishirë krahinën greke te Himarës dhe per te siguaruar mbrojtjen e Korfuzit. Per këtë arsye qeveria greke kërkon gjithë bregdetin gjer në gjirin e Gramatës...
Takim i Komisionit Ndërkombëtar te Kufijve
Minoritarët grekë janë te ardhur në Shqipëri
Leskovik me 5 dhjetor 1913
Proces verbal i seancës se trembëdhjetë
Janë te pranishëm: Per Gjermaninë, z.C.Tieri delegat, per Austro-Hungarinë, z.SH.Buhberger nënkonsull, zevendes delegat, per Framcën z.A.Lalëman nënkolonel, delegat, per Britaninë e Madhe, z.Douti Uili nënkolo¬nel delegat; per Italinë z.N.Labia konsull delegat, per Rusinë z.P.Gudim Levkovi? kolonel delegat
Seanca hapet në oren njëmbëdhjetë. Lexohen proces verbalet ...dhe miratohen.
...Sa për çështjen e luginës së Gjirokastrës, pranimi i vijës se projektit austro-hungarezo-italian imponohet jo veteënm nga pikpamja etnografike, por edhe, e sidomos per arsye gjeografike, ekonomike dhe strategjike. Nga pikpamja etnografike, sipas te dhënave te mbledhura midis Urës se Subashit (kufiri midis kazasë se Gjirokastres dhe asaj te Tepelenës) dhe fshatit Koshovicë (në cepin jugor te Luginës), popullsia e përgjithshrae e Luginës se Gjirokastrës arrin në 25 mijë banorë nga te cilët 14 mijë muslimanë shqiptarë dhe 11 mijë ortodoksë. Midis këtyre te fundit, gjysma flasin shqip dhe madje dhe në fshatrat ortodoksë këngët dhe zakonet e shumicës se popullsisë tregojnë prejardhjen e saj shqiptarë. Vetëm °jë pjesë e kësaj popullsie te krishterë është me prejardhje nga krahina e Janinës dhe ka shkuar në Luginën e Gjirokatsrës, e thirrur nga bejlerët shqiptarë per te punuar tokat.
...Nga te shtatëdhjetë e gjashtë fshatrat e Lugi¬nës se Gjirokastrës, 15 prej tyre janë secili pronë e një beu, te gjitha pronat e 44 fshatrave te tjera u përkasin plotësisht beljerëve dhe agallarëve muslimanë. Vetëm pronat e Pepelit dhe te Selios u përkasin ortodoksëve.
Te gjitha këto arsye te paraqitura shkurtimisht, duken te mjaftueshme per te përligjur dhenien e gjithë Luginës se Gjirokastrës, Shqipërisë...

Mbyllje

Drejtësia e Vonuar, nuk duhet tëjetë Drqjtesi i Cunguar
Pas librave, Shqiperia Natyrale, Te Dënuar te Bashkohemi dhe Kryengritja e Pambaruar, tani po i jepet lexuesit një Platformë me e plote per bashkimin e kombit shqiptar në një shtet te vetëm.
Platforma e Shqipërisë Natyrale nuk është vetëm ne shqip dhe anglisht. Ajo është përkthyer në gjuhët e fqinjëve me te cilët shqiptarët kanë jetuar në shekuj, vazhdojnë te jetojnë akoma diku si fqinj, diku si popull shtetformues e diku si paki-cë kombëtare dhe me te cilët kanë pasur problemet e tyre kryesore te shtet dhe kombformimit.
Thelbi i Platformës është domosdoshmëria e bashkimit te shqiptarëve në një shtet te' vetëm, jo vetëm si një e drejtë fondamentale e tyre, por edhe si rruga e vetme e stabilitetit dhe progresit rajonal. Filozofia e Platformës është realizimi i Shqipërisë Natyrale vetëm nëpërmjet Dialogut
Demokratik. Përgjatë një shekulli, shqiptarët kanë derdhur aq shumë gjak, sa mjafton per te bërë disa Shqipëri. Platforma e Shqipërisë Natyrale jep edhe fazat e sendërtimit te bashkimit te shqiptarëve.
Historikisht shqiptarët kanë kërkuar drejtësi sa per te mbajtur frymën gjallë. Qysh në kohën kur në Londër mbahej Konferenca qe pjestoi per pesë kombin shqiptar, diplomati britanik H.C.Norman pasi priti te dërguarit e qeverisë se Vlorës, shkruan se: Mehmet bej Konica dhe Filip Noga, delegatë te qeverisë se Përkohshme Shq-iptare erdhën këtu per te shprehur pikpamjen
shqiptare per gjëndjen e tanishme politike Ata
nuk kërkonin as ndonjë nder as drejtësi te plotë, sepse ishte tepër vonë per te kërkuar një gjë te tillë. Ata kërkonin pak drejtësi sa duhej per te parandaluar një Katastrofë te mëtejshme...
Shqiptarët kanë te drejtë te pohojnë se Drejtësia ndaj tyre është e Vonuar. Por ata kanë te drejtë te kërkojnë: Drejtësia ndaj tyre nuk duhet te jetë e cunguar
Aneks i Platformës, është edhe projekt Mar-rëveshja e kombit shqiptar mbi Vlerat Morale Kombëtare te tij. Sot, kur pas nocioneve globalizëm apo integrim, krahas karaktereve te qëndrueshëm dhe progresistë, fshihen edhe karaktere te qullosura, sot te jesh atdhetar, te përpiqesh per Shqipërinë Natyrale është, duke respektuar fqinjët dhe duke kërkuar te njëjtin respekt prej tyre, është idealizëm, është emancipim, është progres, është e vështirë.

Shqiptarët kërkojnë pak drejtësi

H. C.Norman Londër 26 mars 1913

Mehmet bej Konica dhe Filip Noga, delegatë te qeverisë se Përkohshme Shqiptare erdhën këtu per te shprehur pikpamjen shqiptare per gjëndjen e tanishme politike Ata u ankuan se çështja
e Shqipërisë po zgjidhej pa I përfillur fare shqiptarët vete dhe se kufijtë e vendit po përcaktoheshin vetëm sa per te parandaluar një prishje midis Austro-Hungarisë dhe Rusisë, per te cilën shqiptarët nuk ishin përgjegjës dhe me te cilën nuk kishin te bënin... Delegatët dëshi-ronin ti bënin një thirrje solemne Konferencës dhe sido-mos sër Eduard Greit, sepse kishin besim te posaçëm në paanësinë britanike....
Ata nuk kërkonin as ndonjë nder as drejtësi te plotë, sepse ishte tepër vonë per te kërkuar një gjë te tillë. Ata kërkonin pak drejtësi sa duhej per te parandaluar një Katastrofë te mëtejshme.





 

 

       
E Maili yn

na shkruani

 

   

© gusht.2010 by " www.malsia.eu®