 |
|
|
| |
 |
| Pregatitet për botim
nga Denis Zavalani |
|
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Gjuha
Shqipe
Hyrje
Gjuha shqipe sot flitet në
Shqipëri dhe jashtë kufijve të saj në
Kosovë, në territorin ndërmjet Shkupit, Gostivarit,
Tetovës dhe Dibrës, në Preshevë, Plavë
e Guci me rrethina në Bujanovc dhe në Medvegjë,
në Krajë, në Ulqin me rrethina deri në
Tivar dhe në Çamëri. Shqipja, pra, flitet
në viset perëndimore të Ballkanit, aty ku kryqëzohen
rrugët që lidhin lindjen me perëndimin, pikërisht
në atë rajon që ka qenë djepi i qytetërimit
antik evropian.
Gjithashtu, shqipja flitet edhe
në diasporë (në Itali, në Greqi, në
Bullgari, në Ukrainë), edhe në shumë vende
të tjera të kontinentit tonë dhe më gjerë,
në Amerikë, në Azi dhe në Australi nga
shqiptarë të vendosur atje në kohë më
të hershme ose më të vonshme.
Gjuha shqipe i përket familjes
së gjuhëve indoevropiane. Rreth dy mijë fjalë
të shqipes janë me origjinë indoevropiane:
kokë, ditë, natë, dimër, ujë, ha,
pi, jam, kam, zog, dem, elb etj. Shqipja formon një de-gë
më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane.
Gjuha shqipe pra nuk ka lidhje birërie me asnjërën
nga gjuhët e sotme indoevropiane.
Territori shqiptar ka qenë i banuar që nga paleolitiku
i mesëm (100000 - 40000 vjet para erës sonë).
Gjurmët e para të rëndësishme të
qytetërimit i përkasin neolitit (6000-2000 vjet
para erës sonë).
Në fillimet e kohës së bronzit fiset ilire
shfaqen në një territor të gjerë që
shtrihej nga gadishulli i Istrias në veri deri në
gjirin e Artës në jug. Në lindje, kufiri i
tyre shtrihej afërsisht deri te lumenjtë Vardari
e Morava. Popullsia ilire eshtë formuar nga popullsi
autokto-ne të epokës së neolitit, pas ardhjes
së popullsive indoevropiane aty nga fundi i mijëvjeçarit
të tretë para erës sonë. Pra, Ilirët
përbënin një popullsi shumë të vjetër
të vendosur në perëndim të Ballkanit.
Emrat e dy fiseve ilire, Pajonëve dhe Thesprotëve,
i gjejmë tek "Iliada" dhe "Odiseja"
e Homerit.
Kjo popullsi del me ketë emër
në shekullin e pestë para erës sonë. Në
rrethinat e Durrachium-it (Durrësi i sotëm) u formua
nyja e Shtetit të parë Ilir. Gjuha e kësaj
popullsie ishte ilirishtja.
Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve
dhe gjuha shqipe pasardhëse e ilirishtes.
Nga kjo gjuhë nuk kanë
mbetur veçse pak fjalë të cilat mund të
shpjegohen me gjuhën shqipe dhe konkretisht sika = thika,
peli = pleq, aspetos = i shpejtë. Edhe disa emra gjeografikë
dhe emra perso-nash ilirë mund të shpjegohen me
fjalë të shqipes. Kështu p.sh. Dardania është
shpjeguar me shqipen dardhë, Dalmatia me shqipen del
me, dele, Ulkin me shqipen ulk, ujk, Dimalum me shqipen di
mal dy male, Bardhul me shqipen i bardhë, Daz me shqipen
dash..
Në vitin 168 para erës sonë, Iliria u pushtua
nga romakët. Filloi kështu një periudhë
pushtimi që zgjati për më shumë se pesë
shekuj.
Në shekullin e VII Shqipëria u pushtua nga sllavët,
kurse në shekullin XV nga turqit otomanë. Pushtimi
otoman vazhdoi pesë shekuj deri më 28 nëntor
1912.
Në Mesjetë, popullsia e territoreve të populluara
nga fiset ilire, quhej Albanoi dhe vendi Albanon, prej nga
ka dalë forma popullore Arbënesh ose Arbëresh.
Emrat e sotëm Shqipëri, shqiptar, shqip janë
shfaqur në shekullin XVII.
Gjatë kësaj periudhe të gjatë pushtimi,
gjuha dhe kultura shqiptare kanë qenë nën ndikimin
e gjuhës e të kulturës latine, greko-bizantine,
sllave e turke. Gjenden në shqipe fjalë me origjinë
nga greqishtja e vjetër, latinishtja, greqishtja bizantine,
sllavishtja, turqishtja etj.
Nga greqishtja e vjetër kanë hyrë fjalë
të tilla si: drapër, lakër, qer-shi, shpellë;
nga latinishtja: arë, kalë, mbret, furkë, ungj,-
nga greqi-shtja bizantine: fis, ikonë, kollogjer, manastir;
nga sllavishtja: gjobë, lopatë, pushkë, opingë,
rob, si edhe toponime: Berat (bel+grad), Dropull (Drino+polje),
Konispol (kon+polje), Velipojë (veliko+polje), Zadrimë
(za+Drin), Zagori (za+gor); nga turqishtja: tepsi, pazar,
cohë, bahçe, oxhak, sobë, jastëk, ilaç
etj.
Është e vërtetë që shqipja ka pësuar
ndikime nga gjuhët e huaja, sidomos në leksik, po
është po kaq e vërtetë që ajo ka
shfaqur aftësi për t'i asimiluar dhe ndryshuar sipas
modelit të vet huazimet, duke treguar forcën dhe
gjallërinë e saj. Kështu fjalët e greqishtes
së vjetër drapanon, kerasia, spileon në shqip
dalin drapër, qershi, shpellë,- në latinisht
arvum, vicinium, impertorem në shqip arë, fqinj,
mbret,- në sllavisht glob, opanak, ravnica në shqip
gjobë, opingë, rrafshë.
Gjithsesi gjatë periudhës që vendi ynë,
kultura jonë, gjuha jonë ishin nën influencën
e kulturës e të gjuhës latine, greko-bizantine,
sllave e turke, gjuha shqipe ka ruajtur origjinalitetin e
saj si gjuhë indoevropiane me strukturë fonetike,
gramatikore e leksikore të veçantë.
Në historinë e Shqipërisë
dhe të shqiptarëve Rilindaj shqiptare (XIX-XX) zë
një vend të veçantë. Gjatë kësaj
periudhe, problemet e gjuhës u bënë pjesë
përbërëse e programit të Rilindjes shqiptare,
e cila, me alfabetin e Shoqërisë së Stambollit
(1878) hodhi bazat për zgjidhjen e problemit të
alfabetit të gjuhës shqipe, i cili përfundimisht
u zgjidh në Kongresin e Manastirit më 1908. Në
bazë të alfabetit të gjuhës shqipe është
alfabeti latin.
Dokumentet e para të shkruara
të shqipes i përkasin shekullit XIV. Libri i parë
i shkruar është "Meshari" i Gjon Buzukut
që i përket gjysmës së dytë të
shek. XVI (1555). Ka mundësi që tradita e shkrimit
të shqipes të ketë qenë më e vjetër.
Shqipja është shkruar në dy dialekte kryesore,
në gegërisht dhe në toskërisht. Vepra
e parë toskërisht është "E mbësuame
e krishterë", shkuar nga Lukë Matrënga
dhe botuar në Romë më 1592. Shqipja ka vazhduar
të shkruhet në dy dialekte deri më 1972, kur
toskërishtja letrare u shpall gjuhë letrare kombëtare
ose gjuhë letrare e njësuar.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Emri
Emra quhen fjalët që tregojnë
qenie të gjalla: djalë, vajzë, dele, dash, Agron,
Mira;
Objekte materiale: gur, dru, libër, fletore; por shpesh edhe
cilësi: dashuri, liri ose veprime: pastrim, rregullim.
Mjaft formime me prapashtesa funksionojnë
në të njëtën kohë si emra dhe si mbiemra:
shqiptar, punëtor, fshatar, malësor etj.
Disa ema dalin me nyje të përparme:
i biri, e bija, i ati, e ëma, i vëllai, e motra etj. Po
kështu, edhe disa emra me origjinë nga mbiemri ose pjesorja
e foljeve: i riu, të rinjtë, e reja, të rejat, e
dashura, i pasuri, i varfëri, i pandehuri, të ftohtët,
të kënduarit, të folurit, të ngrënit.
Emrat e përveçëm dhe
të përgjithshëm
Emrat ndahen në emra të përgjithshëm dhe në
emra të përveçëm.
Emra të përgjithshëm quhen emrat që tregojnë
qenie ose sende të të njëjtit lloj: djalë, vajzë,
dhi, cjap, dhomë, derë, si dhe abstrakte: miqësi,
lumturi, larje, fshirje.
Emra të përveçëm
quhen emrat që tregojnë një qenie ose një send
të vetëm, të dalluar nga të gjithë të
tjerët: Tiranë, Prishtnë, Krujë, Naim, etj.
Janë të përveçëm:
-Emrat dhe mbiemrat e njerëzve, pseudonimet: Naim Frashëri,
Gjergj Kastrioti, Kostandin Kristoforidhi, Asdreni (pseudonimi i
Aleks Stavre Drenova), Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolla)
-Emrat e kafshëve: Laro, Balo, Murro;
-Emrat gjeografikë të shteteve, të krahinave, të
maleve, të lumejve, të qyteteve, të rrugëve,
të shesheve, të kontinenteve, të oqeaneve, të
deteve etj.: Franca, Shqipëria, Kosova, Drini, Korça,
(rruga) Fan Noli, (sheshi) Skënderbej, Jupiteri, Azia, Paqësori,
Mesdheu;
-Emrat e periudhave dhe të ngjarjeve
historike: Mesjeta, Rilindja, Kongresi i Lushnjës;
-Emrat e institucioneve, të organizatave e shoqatave: Presidenca,
Kuvendi Popullor, Ministria e Financave, Instituti i Gjuhësisë
dhe i Letërsisë, Shoqata e të Përndjekurve Politikë.
-Titujt e veprave, të revistave e
të gazetave: "Lahuta e malësisë", "Albania",
"Rilindja demokratike", "Gazeta shqiptare",
"Studime filologjike".
Emrat e përveçëm zakonisht
përdoren në trajtën e shquar:
Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë. Në
qendër të Tiranës është sheshi. Aty ndodhen
Muzeu Historik Kombëtar, Pallati i kulturës, banka Kombëtare.
Të gjithë emrat e përveçëm
dhe emërtimet e përveçme shkruhen me shkronjë
të madhe:
-emrat dhe mbiemrat e njerëzve: Gjergj Kastrioti, Leka i Madh;
-emrat e përveçëm të kafshëve: Baloja,
Laroja, Baloshi;
-emrat e planeteve dhe të yjeve: Marsi, Jupiteri, Ylli Polar,
Arusha e Madhe etj.;
-emërtimet gjeografike të një
vendi : Gadishulli Ballkanik, Qafa e Thanës, Poli i Veriut,
Drini i Zi, Malësia e Madhe;
-emërtimet e institucioneve dhe partive: Ministria e Arsimit,
Partia Socialiste, Balli Kombëtar;
-emërtimet e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja,
Mesjeta, Kongresi i Manastirit;
-emërtimet e monumenteve të kulturës: Dea e Butrintit,
Xhamia e Et'hem Beut etj.;
-titujt e librave, të gazetave, të
emrave të rrugëve dhe firmave vihen në thonjëza
dhe vetem fjala e parë shkruhet me shkronjë të madhe:
"Gazeta shqiptare", "Dëshmorët e lirisë",
por rruga "Naim Frashëri", sheshi "Fan Noli".
Emri i përveçëm mund
të përdoret si emër i përgjithshëm për
të treguar jo më një individ, por një tip njerëzish
që i ngjajnë atij; jo një krahinë, por send
që lidhet me emrin e kësaj krahine etj.:
Ky njeri është tartuf i vërtetë (hipokrit)
Ai porositi një shishe kallmet (verë Kallmeti)
Në këto raste emrat e përveçëm shkruhen
me shkronjë të vogël: ciceron, donkishot etj.
Emrat e përveçëm të
njerëzve dhe të vendeve të huaja shkruhen sipas shqiptimit
që kanë në gjuhën prej nga janë marrë:
Shekspir, Bethoven, Klinton, Sharl dë Gol, Shiler, Nju-Jork,
Kajro, Algjeri, Palestinë, Versajë etj.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Gjinia
e Emrave
1-
Gjinia
e emrave në shumicën e rasteve mund të dallohet
morfologjikisht nga mbaresat që marrin
ata në trajtën e shquar të rasës emërore
të njëjësit:
Emrat mashkullorë marrin mbaresën
-i ose -u:
plep-i, mendim-i,
vëlla-i, burr-i
(burrë), gjum-i (gjumë),
zog-u, dhè-u
etj.;
Emrat femërorë marrin mbaresën
-a ose -ja
(këtu është fjala për në radhë të
parë për emrat e përgjithshëm).
Gjinia gramatikore e emrave të përveçëm
të njerëzve përcaktohen nga seksi i personit përkatës,
p.sh. Lekë-Leka,
Dedë-Deda,
Kolë-Kola, Koço-Koçoja
janë emra mashkullorë, megjithëse shkojnë
sipas lakimit të emrave femërorë, nga ana tjetër,
emra si Nermin-i,
Antigoni etj., janë emra femërorë,
megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave mashkullorë.
Po kështu disa emra si axhë-axha,
dajë-daja,
gegë-gega,
toskë-toska,
që shënojnë frymorë të seksit mashkullor,
megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave femërorë,
i përkasin gjinisë mashkullore, janë emra mashkullorë
të lakimit të tretë).
Gjinia gramatikore e emrave të mësipërm,
të përveçëm e të përgjithshëm,
shprehet sintaktikisht:
Fjalët përcaktuese edhe fjalët e tjera që
përshtaten me këta emra, vihen në trajtën
e gjinisë mashkullore p.sh.: Leka
i Madh; Kola është punëtor
i dalluar; Nermini është
punëtore e dalluar; axha im;
daja i vogël etj.
2-
Ka
një numër emrash, të cilët dikur përdoreshin
në tërë gjuhën si asnjëanës
dhe e formonin trajtën e shquar të emërores me
mbaresën -t, p.sh,: drithë-t,
gjalpë-t etj. Kjo formë
dëgjohet ende sot nëpër dialektet e në të
folurit të brezit të vjetër. Në gjuhën
letrare të sotme këta emra përdoren si mashkullorë,
d.m.th. e formojnë trajtën e shquar të emërores
së njëjësit me mbaresën -j
dhe formojnë trajtën e shquar të emërores
me mbaresën -in.
Emrat në fjalë janë:
ballë - balli - ballin
brumë - brumi - brumin
djathë - djathi - djathin
drithë - drithi - drithin
dyllë - dylli - dyllin
dhallë - dhalli - dhallin
dhjamë - dhjami - dhjamin
grurë - gruri - grurin
gjalpë - gjalpi - gjalpin
lesh - leshi - leshin
miell - mielli - miellin
mish - mishi - mishin
mjaltë - mjalti - mjaltin
ujë - uji - ujin
vaj - vaji - vajin
trajtat
asnjëanëse të këtyre emrave mund të përdoren
në vepra letrare
për të individualizuar ndonjë personazh me anë
të gjuhës ose për të karakterizuar gjuhën
e një epoke të kaluar. Ato mund të përdoren
gjithashtu edhe në shprehje frazeologjike, p.sh.: m'u ngjeth
mishtë, ose kur kanë marrë
një kuptim të veçantë, p.sh.: ujët
(në kuptimin "ujët e hollë
), dhjamët (në mjeksi,
p.sh.: operoi dhjamët).
Emri krye, kur përdoret me kuptimin
"kokë", në rasën
emërore ose kallzore, është kurdoherë asnjëanës
dhe formon trajtën e shquar me mbaresën -t,
p.sh.: më dhemb kryet, ndërsa,
kur përdoret me kuptimin "kryetar, i parë
ose "kapitull" (libri) është kurdoherë
mashkullor dhe e formon trajtën e shquar me mbaresën
-u, p.sh.: kreu
i vendit, kreu i tretë
etj.
3-
Një
numër emrash, të cilët janë përdorur
më parë edhe si mashkullorë, edhe si femërorë
ose përdoren ende keshtu nëpër të
folme të ndryshme, kanë kaluar sot përfundimisht
në gjininë mashkullore, p.sh.:
borxh-i, djep-i,
kryq-i, ligj-i,
lot-i, nder-i
(për këtë arsye duhet thënë faleminderit,
falemnderit dhe jo faleminderës, falemnderës), pyll-i,
qiell-i, shëndet-i,
turp-i etj.;
Po kështu edhe: problem-i, program-i,
komunizm-i, marksizm-i,
organizm-i, reumatizm-i,
sarkazm-i, etj.
Trajtat femërore të tyre, si borxha,
djepja, ligja,
lodja, ndera,
problema, komunizma,
reumatizma, sarkazma
etj, kanë dalë jashtë normës së
sotme letrare dhe nuk duhen përdorur. Emri "furrë"
është i gjinisë femërore: furra
(dhe jo furri).
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Shumësi
i Emrave Mashkullorë
4-
Mjetet e formimit të trajtës së shumësit te
emrave në gjuhën e sotme letrare janë të larmishme.
Në përgjithsi, trajta e shumësit formohet me anë
mbaresash. Nga këto më të përdorshmet janë:
-ë, -a,
-e, p.sh.: anëtarë,
grurë, lekë,
shoferë, etj.; dema,
fusha, kodra,
pëllumba, vegla
etj.; aksione, fise,
kombe, shtete,
etj.
Një vend të rëndësishëm ndër mjetet
e formimit të shumësit zënë edhe mbaresat
-nj e -ra,
p.sh.: arinj, mullinj,
penj, heronj,
ftonj, etj.; dhjamëra,
fshatra, mallra,
ujëra etj.
Një numër emrash e kanë trajtën e shumësit
të njëllojtë me trajtën e njëjësit,
p.sh.: një nxënës-shumë
nxënës, një mësues-shumë
mësues, një ditë-shumë
ditë, një kala-shumë
kala, një ide-shumë
ide, një shtëpi-shumë
shtëpi, një lagje-shumë
lagje, një depo-shumë
depo etj.
Disa emra e formojnë trajtën e shquar të shumësit
duke pësuar ndërrime tingujsh në temën e tyre.
Ndërrimet kryesore janë: a>e,
e>i,
k>q,
g>gj,
ll>nj,
r>j.
Një pjesë nga këta emra marrin edhe një mbaresë,
p.sh.: breg-brigje,
rrezik-rreziqe,
kunat-kunetër,
etj;
kurse të tjerët nuk marrin mbaresë: dash-desh,
mik-miq,
plak-pleq,
kungull-kunguj,
bir-bij
etj.
Për shkak të ndikimit të dialekteve ose të
varianteve letrare të mëparshme, për disa tipa
emrash në gjuhën e folur e në gjuhën e shkruar
nganjëhërë ndeshen ende dy ose më shumë
trajta shumësi, p.sh.: oficera
e oficerë, xhepa
e xhepe, nxënës
(trajtë pa mbaresë) e nxënësa,
dardhë, gjurmë
(trajta pa mbaresa) e dardha, gjurma
etj. Në këto raste zakonisht, vetëm njëra
nga trajtat është në pajtim me normën e sotme
letrare, ndërsa trajta tjetër nuk është normative
dhe duhet mënjanuar nga përdorimi letrar.
SHUMËSI
I EMRAVE MASHKULLORË
5-
E formojnë shumësin rregullisht me mbaresën -ë
emrat mashkullorë që dalin me:
-ac: kupacë,
përtacë, tullacë
etj.;
-aç: gungaçë,
gjembaçë, kulaçë,
trazovaçë, (por ilaç-ilaçe)
-af: çarçafë,
fotografë, paragrafë,
etj.;
-ak: binjakë,
fshatarakë, fusharakë,
kapakë, rosakë,
ushtarakë, etj.;
-aq: hutaqë,
shkataraqë, etj.;
-ash: balashë,
gjumashë, larashë,
etj.;
-eç: gjyveçë,
kryeneçë etj.;
-ek: byrekë,
direkë, dyfekë,
dyshekë, fishekë,
hendekë, lejlekë,
mjekë etj;
-en: hostenë,
kapitenë, legenë,
sejmenë, sergjenë,
etj. (bëjnë përjashtim: beden-bedena,
liqen-liqene)
-ik: akademikë,
calikë, diabetikë,
historikë, ibrikë,
klerikë, romantikë,
zhapikëetj. (por: armik-armiq)
-in: beduinë,
kofinë, latinë,
pinguinë, qefinëetj.;
-ist: aksionistë,
aktivistë, artistë,
ballistë, futbollistë,
çiklistë, kapitalistë,
specialistë, sportistë,
turistë, etj.;
-ok: maçokë,
malokë, misërokë,
patokë, shokëetj.;
-or: agresorë,
ambasadorë, banorë,
dëshmorë, fjalorë,
frymorë, profesorë,
punëtorë, traktorë,
vaporë etj.
(por: auditor-auditore,
kor-kore,
korridor-korridore);
-osh: baloshë,
barkorë, mjekrorë,
trimorë, etj. (bëjnë
përjashtim: kosh-kosha,
djalosh-djelmosha);
-ot: despotë,
himarjotë, patriotë,
suljotë etj. (bën përjashtim
lot, që e ka shumësin njësoj
si njëjësin, por në trajtën e shquar lot-ët);
-tar: çlirimtar,
këngëtarë, lojtarë,
luftëtarë, shkrimtarëetj.;
-tor: fajtorë,
konsumatorë, kultivatorë,
muratorë, punëtorë
etj.;
-uk: bishtukë,
kopukë etj.
Fjalët
e mësipërme formojnë shumësin me mbaresën
-ë, edhe në rast se përdoren
si mbiemra në gjininë mashkullore p.sh.: djem binjakë,
shkrimtarë romantikë, nxënës
punëtorë etj.
E formojnë trajtën e shumësit me mbaresën
-ë edhe
të gjithë mbiemrat
e tjerë të panyjshëm mashkullorë, që
dalin me fundoret e mësipërme, p.sh. dredharakë,
artistikë, çamarrokë
etj. (Fundore quhet tingulli ose tingujt e fundit të fjalës
që shërbejnë si tipar klasifikues a karakterizues
i saj).
6-
E formojnë shumësin përgjithësisht me mbaresën
-ë emrat mashkullorë që
dalin me :
-(i)an: aeroplanë,
evropianë, fazanë,
filxhanë, fizikanë,
gjerdanë, jargavanë,
jorganë, havanë,
hidroplanë, historianë,
kazanë, luanë,
matematikanë, partizanë,
politikanë, republikanë,
sahanë, shandanë,
shejtanë, timpanë,
tiganë, tiranë,
etj.;
-ar: barbarë,
detarë, fshatarë,
hambarë, kalendarë,
këpucarë, korçarë,
skenarë, ushtarë,
etj.;
-ec: dordolecë,
guralecë, memecë,
mistrecë, pijanecëetj.;
-er: berberë,
fenerë, frigoriferë,
kaloriferë, oficerë,
shoferë etj.;
-ir: Ilirë,
vampirë, zinxhirë
etj.;
-ol: gogolë,
kaqolë, etj.;
-on: bidonë,
timonë, vagonë
etj.;
-un: bastunë,
majmunë, pirunë,
sapunë, spiunë
etj.
Me
mbaresën -ë e formojnë
trajtën e shumësit edhe mbiemra mashkullorë që
dalin me fundoret e mësipërme, p.sh.: djalosharë,
grindavecë, barkalecë
etj.
Një numër emrash që dalin me të njëjtat
fundore si emrat e mësipërm nuk e formojnë shumësin
me mbaresën -ë po me -a
ose me -e. Më poshtë po
shënojmë më të përdorshmit prej tyre.
Me mbaresën -a:
-an: mana,
patëllxhana;
-ec: bishtaleca,
karkaleca, kastraveca,
keca, speca;
-on: gramafona,
magnetofona, mikrofona,
telefona (dhe të gjitha fjalët
e huaja të përbëra, që kanë si gjymtyrë
të dytë -fon), kupona,
napolona;
-ol: gola,
stola;
-un: çuna,
zhguna.
Me
mbaresën -e:
-an: divane,
duhane, dyqane,
hane, karvane,
mejdane, oqeane,
organe, plane,
stane, tavane,
vullkane (të gjithë emrat
me -an që e formojnë shumësin
me mbaresat -a ose -e,
nuk shënojnë frymorë.
-ar: honorare,
orare, pazare,
qilare, seminare,
tipare, thesare,
visare, zare
etj.
-ec: kotece;
-er: dikastere,
karaktere, mermere,
mindere, mistere,
etj.;
-ir: hire,
manastire, panaire;
-on: ballkone,
ciklone, elektrone,
frone, hone,
hormone, kone,
protone, sallone,
shabllone, zakone;
-un: kanune.
7-
Emrat që dalin me -al, -ant,
-at, -az,
-el, -ent,
-ez, -id,
-it, -ont,
si rregull , e formojnë shumësin me mbaresën -ë,
kur shënojnë frymorë, dhe me -e
(ndonjëherë me -a), kur
nuk shënojnë frymorë:
-al
à -ë
admiralë, gjeneralë,
intelektualë, vandalë,
vasalë etj.;
-al à -e
centrale, festivale,
ideale, kanale,
karnavale, korale,
kristale, lokale,
male, materiale,
minerale, etj.
(por: kuintalë)
-ant
à -ë aspirantë,
elefantë, diversantë,
gjigantë, kursantë,
maturantë etj.;
-ant à -e
diamante, restorantë,
variantë etj.;
-at
à -ë argatë,
delegantë, diplomantë,
kroantë, labeantë,
vlonjantë etj. (kunatë
- kunetër)
-at à -e
agregate, aparate,
atentate, fosfate,
kampionate, kate,
kombinate, pallate,
silikate, shpate
etj. (por: shtrat - shtretër)
-az
à -ë matrapazë,
xhambazë etj.;
-az à -e
kafaze, pullaze
etj.;
-el
à -ë dembelë,
kriminelë, teveqelë
etj. (por: harabela);
-el à -e
akuarele, duele,
hotele, pastele,
tunele, zabele,
etj.;
-el à -a
bela, çengela,
gjela, tegela
etj.;
-ent
à -ë agjentë,
asistentë, docentë,
elementë, klientë,
studentë etj.;
-ent à -e
aksidente, argumente,
bazamente, dokumente,
eksperimente, elemente
(kimike), fermente, fragmente,
instrumente, komente,
kontinente, etj. ;
-et
à -ë atletë,
dasaretë-t, deputetë,
etj. (por personalitete);
-et à -e
dete, fakultete,
marifete, qytete,
shtete, tërmete,
etj. (por magnetë, planetë);
-ez
à -ë berlinezë,
borgjezë, kinezë,
vietnamezë etj
-ez à -e
qymeze, trapeze
etj. (por: breza);
-id
à -ë heraklidë-t,
invalidë etj.;
-id à -e
hibride, okside,
romboide etj.;
-ier
- jer à -ë
artiljerë, aventurierë,
brigadierë, infermierë,
inxhinierë, karrocierë,
magazinierë, portierëetj.;
-ier - jer
à -e kantiere,
kuartiere etj.;
-it
à -ë gjirokastritë,
komitë, parazitë,
petritë etj.;
-it à -e
boksite, deficite,
fosforite, grafite,
pirite, suficite,
etj. (por: satelitë, shirita);
-ont
à -ë kontë,
rinocerontë, etj.;
-ont à -e
fronte, horizonte
etj.;
Emrat
që mbarojnë me -il, -oz,
e formojnë shumësin me mbaresën -ë,
kur shënojnë frymorë, dhe me -a,
kur nuk shënojnë frymorë:
-il
à - ë civilë,
katilë, kopilë;
-il à -a
fitila, kandila,
karafila, trëndafila
etj. (por: idile)
-oz
à -ë bajlozë,
karagjozë, marangozë,
tifozë etj.;
-oz à -a
kavanoza, mitraloza,
rrogoza, etj. (por : lloze)
Mbiemrat
mashkullorë te panyjshëm që dalin me fundoret e
përmendura në këtë paragraf e formojnë
shumësin me mbaresën -ë,
idealë, normalë,
italianë, injorantë,
dembelë, kriminelë,
tekanjozë, vitaminozë
etj.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Mbiemra
Mbiemra
quhen fjalët që shënojnë se çfarë
lloji është ose çfarë vetie ka emri (qen
i zi, qen i vogël, ushtria shqiptare, qeveria italiane).
Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë
me emrin me të cilin lidhet:
- përshtatje në gjini :
mjeku i ri
mjekja e re
-
përshtatje në numër
:
mjekët e rinj
mjeket e reja
-
përshtatje në rasë
:
mjeku i ri
i mjekut të ri
mjekun e ri
mjekja e re
e mjekes së re
mjeken e re
Mbiemrat
e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm
dhe mbiemra të panyjshëm.
Mbiemra të nyjshëm janë:
- ata që mbarojnë me -ë
: i bardhë, i mirë,
i gjatë;
- ata të formuar me prapashtesat -(ë)m,
-shëm, -(ët):
i mesëm, i shëndetshëm,
i hekurt, i ftohtë
etj.;
- mbiemrat e formuar nga pjesorja:
i shkruar, i zënë, i lodhur;
- disa mbiemra që dalin me -ër
: i vjetër, i varfër,
i verbër, i shurdhër,
Mbiemra
të panyjshëm janë
:
- mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës
me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar,
-tar, -ik,
-ist, -iv,
-or, -tor:
bankar, amtar,
heroik, feminist,
aktiv, verior,
baritor;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s,
-ues, -yes,
nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës,
ngjitës, vlerësues,
ushqyes, rrëmbyes;
- të gjithë mbiemrat e përbërë:
zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror,
largpamës, mirëbërës etj.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Folje
Folje
quhen fjalët që tregojnë se subjekti vepron ose
pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të
caktuar.
Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është fjala
për njerëz, kafshë dhe sende, po nuk dimë
se çfarë bëjnë ose çfarë ndodh
me ta. Por kur themi motra punon,
mollët u poqën, macja fle
atëherë prej fjalës
punon mësojmë se motra po kryen një veprim
(punon), prej fjalës
u poqën mësojmë se mollët pësuan
diçka (u poqën), prej
fjalës fle mësojmë
se macja ndodhet në një gjendje të caktuar (fle).
Fjalët punon, u poqën, fle janë folje.
FOLJET
KALIMTARE DHE JOKALIMTARE,
Kalimtare quhen foljet veprimi i
të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër,
d.m.th. që pranojnë një kundrinor:
Beni çdo ditë lexon gazetën.
Foljet që pranojnë një kundrinor të drejtë
janë folje kalimtare të drejta:
Blerta çdo ditë vadit lulet.
Foljet që mund të marrin kundrinor të zhdrejtë
pa parafjalë janë kalimtare të zhdrejta:
Iliri i hipi kalit.
Ndodh që një folje të marrë njëkohësisht
një kundrinor të drejtë dhe një kundrinor
të zhdrejtë pa parafjalë, pra të jëtë
njëkohësisht folje kalimtare e drejtë dhe e zhdrejtë
Ia dhashë librin Zanës.
Ia afrova
Zanës tufën e luleve.
Folje jokalimtare janë ato që
nuk pranojnë kundrinor: fle,
eci, rri,
qëndroj, dal
etj.:
Agroni ecte i shqetësuar.
Dje fjeta gjithë ditën.
Disa folje përdoren herë si kalimtare, herë si
jokalimtare. për të gjetur se cilit grup i përkasin
duhet parë se në ç'kuptim janë përdorur.
FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE
Foljet kalimtare të drejta kanë dy forma , formën
veprore dhe formën joveprore
:
Forma
veprore: laj,
fshij, thaj
Forma joveprore: lahem,
fshihem, thahem
Veprore
( laj, fshij,
thaj ) janë foljet që tregojnë
se subjekti vepron ( laj fytyrën,
fshij dhomën, thaj rrobat
)
kurse
joveprore foljet që tregojnë
se subjekti pëson, d.m.th. i nënshtrohet veprimit të
një tjetri (lahem nga dikush)
ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek
ai ( lahem = laj vetveten ).
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Përemri
Përemra
quhen fjalët që përdorim në ligjërim
në vend të emrave ose mbiemrave:
Në strehën e shtëpisë dallëndyshet
vit për vit bëjnë folenë.
Ato fluturojnë me shpejtësi
para shtëpisë.
Vjollca i do shumë dallëndyshet.
Ajo kënaqet kur i shikon ato
duke fluturuar.
Përemrat
janë shtatë llojesh :
- vetorë: unë,
ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato;
- vetvetorë: vetja,
vetvehtja;
- dëftorë: ky,
kjo, këta, këto, i këtillë, e këtillë,
të këtilla, i tillë, e tillë, të tillë,
të tilla; ai, ajo, ata, ato, i atillë, e atillë
të atillë, të atilla;
- pronorë:
Veta I. im,
ime, ynë, jonë, e mi, e mia, tanë, tona,
Veta II. yt,
jote, juaj, juaj, e tu, e tua, tuaj, tuaja
Veta III. i
tij, e tij, i saj, e saj, e tij, e tija, e saj, e saja, i tyre,
e tyre, e tyre, e tyre;
- lidhorë: që,
i cili, e cila, të cilët, të cilat, çka,
ç, çfarë, kush, sa,
- pyetës: kush,
cili, cila, cilët, cilat, ç, çfarë, sa,
i sati, (me, për, nga) se;
- të pacaktuar: dikush,
ndokush, gjithkush, kushdo, askush, kurkush; një, ndonjë,
njëri, ndonjëri, asnjë, asnjëri; secili, gjithsecili,
cilido, çfarëdo, gjithçka, diçka, ca,
disa, të gjithë etj.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Numërori
Numërorë
quajmë fjalët që tregojnë numër
dhe sasi të caktuar qeniesh
ose sendesh:
një, dy, tre, : dy fëmijë
tri gra, katër
burra, 20 metra
Fjalët që tregojnë radhë
si: i parë, i dytë, i dhjetë, të cilat kanë
kategoritë gramatikore të mbiemrave, nuk do të
trajtohen si numërorë po si mbiemra.
Numërorët
përdoren për të treguar :
- datën, vitin:
Me sa jemi sot ? - Me 28 Nëntor.
- një periudhë të caktuar
kohe:-
Kur ke qënë në Amerikë ? Nga 1990
deri më 1997 .
- përmasa ose përqindje
: 0,5 m, 50
përqind etj.
- notat në shkollë :
Cfarë more sot ? - Dhjetë.
-në domino: katër-treshi,
pesë-gjashta.
Kur
përdoret me nyjen e përparme "të"
numërori ka një kuptim përmbledhës:
Erdhën të dhjetat.
Numërori
për të mos përsëritur edhe një herë
emrin e dhënë në fjali ose për të mos
e zënë në gojë fare, përdoret i emërzuar:
C'të bënin ata tre kundër
dhjetëve ?
Numërtori
përdoret i emërzuar edhe në veprime atematike:
Pesa te dhjeta
hyn dy herë.
Rrënja katrore e nëntës
është treshi.
Përdoret
në ëmërtimin e viteve:
A anëtar shoqate i nëntëdhjetekatërshit.
Numrat
një, dy, tre, emërzohen me anë të prapashtesës
-sh : njësh-i,
dysh-i, tresh-i.
Numërorët
janë :
- fjalë të parme: zero,
një, dy, tre, katër etj.;
- fjalë të përngjitura:
njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë
etj.;
- fjalë të përbëra:
tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë;
- lokucione: tridhjetë
e një, pesëdhjetë e katër etj.
Numërorët
në përgjithësi nuk e kanë kategorinë
gramatikore të gjinisë: katër
djem, katër vajza.
Bën përjashtim numërori tre
i cili e ka kategorinë e gjinisë: tre
djem, tri vajza, por edhe njëzet
e tre djem dhe njëzet e tri
vajza.
Numërori e ka kategorinë e gjinisë edhe kur ka
kuptim përmbledhës:
Sa djem erdhën ? Të dy(të
tre).
Sa vajza erdhën ? Të dyja(të
trija).
Ky dallim ruhet edhe kur numërori tre/tri përdoret pa
emrin përkatës:
Sa djem ishin ? Tre.
Po vajza sa ishin ? Tri.
Numërorët
kur tregohen si tregues të emrave, marrin kategorinë
gramatikore të rasës:
| RASA |
Numërori
|
Mashkullore
|
Femërore
|
| Emërore |
dy
|
të
dy
|
të
dyja
|
| Gjinore
|
i,e, dyve
|
i,e,të
dyve
|
i,e,
të dyjave
|
| Dhanore |
dyve
|
të
dyve
|
të
dyjave
|
| Kallzore |
dy
|
të
dy
|
të
dyja
|
| Rrjedhore |
dyve
|
të
dyve
|
të
dyjave
|
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Ndajfolja
Ndajfolje
quhen fjalët e pandryshueshme që plotësojnë
para së gjithash foljen, duke
treguar mënyrë, vend,
kohë, shak,
qëllim, sasi:
Blendi shkruan bukur,
qartë dhe saktë.
Ndajfoljet
mund të plotësojnë edhe një mbiemër
ose ndajfolje tjetër:
Detyra ishte tepër e vështirë.
Ata u ngritën shumë herët
atë ditë.
Por
nga kuptimi ndajfoljet janë gjashtë llojesh:
mënyre, vendi,
kohe, shkaku, qëllimi,
sasie.
NDAJFOLJET
E MËNYRËS
Ndajfoljet e mënyrës luajnë rolin e grupeve parafjalore
rrethanor mënyre:
Vjollca e Dritani silleshin natyrshëm
(=në mënyrë të natyrshme) me të gjithë.
Ndajfoljet
kryesore të mënyrës janë:
- mirë, keq, bukur, pastër, qartë,
shkurt, thjesht, që tregojnë cilësinë
e veprimit. Të tilla janë edhe ndajfoljet gëzueshëm,
natyrshëm, furishëm, etj.;
Vjollca flet bukur frëngjisht.
- menjëherë, pak nga pak, vazhdimisht,
shpesh, papritur, etj. Që tregojnë
ecurinë e veprimit:
Dritani u ngrit papritur.
- cekët, gjerë, gjtë, thellë,
ulët që tregojnë përmasa:
Toka duhet punuar thellë.
- bujarisht, trimërisht, artistikisht,
besnikërisht, teorikisht, që kanë kuptimin
e togut në mënyrë + mbiemër:
bujarisht (në mënyrë
bujare), po edhe shqip, frëngjisht,
anglisht:
Në Shqipëri më pritën dhe më përcollën
bujarisht (në mënyrë
bujare).
NDAJFOLJET
E VENDIT
Ndajfoljet e vendit luajnë rolin e grupeve parafjalorë
plotës vendi.
Ndajfoljet
kryesore të vendit janë:
- afër, larg, pranë, rreth, djathtas,
majtas, aty, atje, diku, gjëkund, gjithkund, anembanë,
gjithandej, kudo, ngado, asgjëkund, kurrkund, etj,
që tregojnë vendin ku kryhet veprimi:
Makina u kthye djathtas (në
anën e djathtë).
- ku, nga:
Ku po shkon ?
Nga je edhe pse ke ardhur ?
Në të vërtetë ku dhe nga janë ndajfolje
pyetëse, po merren edhe si ndajfolje vendi:
NDAJFOLJET
E KOHËS
Ndajfoljet e kohës luajnë rolin e grupeve parafjalore
rrethanor kohe.
Ndajfoljet
kryesore të kohës janë :
- dje, pardje, nesër, pasnesër,
paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet, që tregojnë
kohën e saktë të kryerjes
së veprimit:
Erdha sot (=ditën e sotme) nga
Tirana dhe do të nisem nesër
(ditën e nesërme).
- njëherë, një herë
e një kohë, gjithmonë, kurdo, së shpejti,
së lashti, që tregojnë një kohë
të papërcaktuar:
Së shpejti do të organizohet
në Tiranë një konferencë për gjuhën
shqipe.
NDAJFOLJET
E SHKAKUT
Ndajfoljet e shkakut luajnë rolin e një grupi parafjalor
rrethanor shkaku.
Ndajfoljet e shkakut janë: përse,
pse të cilat përdoren për të pyetur
për shkakun e kryerjes së një
veprimi:
Pse (për çfarë arsyeje)
nuk punon edhe ti si të tjerët?
Përse (për çfarë
qëllimi) më kërkon?
Këtu mund të fshihen edhe fjalët prandaj, andaj,
(=për këtë shkak, për këtë arsye,
për këtë qëllim) të cilat funksionojnë
edhe si lidhëza.
NDAJFOLJET
E SASISË
Ndajfoljet e sasisë luajnë rolin e grupeve emërore
rrethanor sasie.
Ndajfoljet kryesore të sasisë janë:
- shumë, pak, tepër, fort, së
tepërmi, për së tepërmi, njëherë,
dyherë, etj, që tregojnë në ç`masë
realizohet veprimi:
E njoh mirë Butrintin, se e kam vizituar tri
herë.
Gjeta një libër shumë
të vjetër, të ruajtur shumë mirë.
- fort, tepër, së tepërmi,
njëfish, dyfish, trefish, aq, kaq, mjaft, pak, etj.
që shprehin intensitetin ose
shkallën e një veprimi
a të një cilësie.
Dëgjomë, mua plakun, se di më
tepër se ti.
SHKALLËT
E NDAJFOLJEVE
Ndajfoljet përdoren në shkallën pohore,
krahasore dhe sipërore,
kryesisht ndajfoljet e mënyrës:
mirë, bukur, qartë, si
edhe disa ndajfolje vendi e kohe:
lart, poshtë, afër, larg, vonë,
herët, etj.
Shkalla krahasore dhe shkalla
sipërore e ndajfoljeve formohen me po ato fjalë
me të cilat formohen shkalla krahasore e shkalla sipërore
e mbiemrave.
-
Shkalla pohore
Miri ecën shpejt
- Shkalla Krahasore
e barazisë : Mirri ecën
aq shpejt sa Genti.
e sipërisë : Miri ecën
më shpejt se Genti.
e ultësisë : Miri ecën
jo aq shpejt sa Genti.
- Shkalla sipërore
Miri ecën shumë shpejt.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Parafjala
Parafjalë
janë fjalët e pandryshueshme që qëndrojnë
përpara emrave, përemrave, numërorëve dhe
ndajfoljeve duke vendosur marrëdhënie
vartësie ndërmjet fjalëve :
Punoj me lopatë.
E njoha nga zëri.
U rreshtuan për tre.
Ka ardhur një ftesë për
ty.
Beni është i dashur me
të gjithë.
E njohin për mirë.
Parafjalët,
sipas strukturës morfologjike, janë të
thjeshta, të përngjitura
dhe shprehje :
- të thjeshta : me,
në, nga, afër, brenda, larg, para etj.;
- të përngjitura : nëpër,
përmbi, përveç, sipas, etj.;
- shprehje : ballë
për ballë, rreth e qark, në kundërshtim me,
në lidhje me etj.
Parafjalët
sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen në :
- parafjalë të rasës emërore:
nga, te (tek):
Është nga Tirana.
U rrëzua nga lodhja.
Nga darka do të dukemi.
Është i madh nga trupi.
Shtëpitë u ndërtuan nga
vetë banorët.
Në krye doli një nga ish
të burgosurit.
Rrinte te pragu i derës dhe
vështronte avionët që fluturonin.
- parafjalë të rasës gjinore
: me anë, me anën, në sajë,
në vend, për arsye, për shkak, etj.:
Me anë të një miku
arrita ta kapërcej kufirin.
Ekonomia e vendit mbahet në sajë
të kontributit që jep populli.
Ju kemi në vend të prindërve.
Shtëpia mbeti përgjysëm për
shkak të largimit të vëllait.
- parafjalë të rasës kallëzore:
në, me, pa, për, më, mbi,
nën, ndër, etj.:
Erdhi vonë në shtëpi.
U takua me vëllain në
Prishtinë.
Nuk rrihet pa punë.
Mira u nis dje për Bruksel.
Më 10 qershor kam ditëlindjen.
Mos u ul mbi divan.
U shkau dheu nën këmbë.
Parisi është një ndër
qytetet më të bukura.
- parafjalë të rasës rrjedhore:
prej, ndaj, për, etj.
Ishte prej Durrësi.
Ndaj tij u morën masa të
rrepta.
E kapi për gryke.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Lidhëza
Lidhëzat
janë fjalët e pandryshueshme që shërbejnë
për të lidhur fjalë, grupe fjalësh ose fjali
midis tyre:
Kur vdiq Skënderbeu, Sulltani
tha: "Tani Evropa dhe Azia janë
të mijat! Mjerë Evropa, se
i humbi shpata dhe mburoja".
Sipas
kuptimit që kanë, lidhëzat janë:
- shtuese: e,
dhe, edhe, si edhe, as
as
, a, hem
hem
, si
si
,
si
ashtu edhe, jo vetëm
por(edhe), jo vetëm
që
por as, le që
por(edhe), jo që
po,
jo që
po(r) edhe, jo veç (që)
por
edhe, jo vetëm (që)
por, jo vetëm (që)
por as, jo vetëm (që)
por edhe, jo vetëm
(që)
porse, le që
por as (që), le që
por edhe;
- kundërshtore: po,
por, kurse, megjithatë, megjithkëtë, mirëpo,
ndërsa, teksa, porse, veç, veçqë, veçse,
vetëm, vetëm se etj.;
- veçuese: a,
apo, ose, daç
daç, ja
ja, ndo
ndo, qoftë
qoftë, ose
ose, o
o;
- përmbyllëse: andaj,
ndaj, pa, prandaj, domethënë, etj.
- ftilluese: se, që, në, nëse;
- vendore: ku,
tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku, që
ku, kudo që, ngado që, kurdoherë që, para
se, posa që, që kur, që se, qysh se, sapo që,
sa herë (që), sa kohë (që), përpara se;
- shkakore: se,
sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, përderisa, kur,
që, sapo, meqenëse, meqë, ngaqë, ngase, duke
qenë se, nga frika se, nga shkaku që, për arsye
se, për shkak se, posa që, sapo që, etj.
- qëllimore: që,
me qëllim që, në mënyrë që, me të
vetmin qëllim që;
- krahasore: sa,
aq sa, se, sesa, se ç`, nga ç`, nga sa.
- mënyrore: si,
siç, ashtu si(ç), po(r) si, sikurse, sikundërse,
etj.;
- kushtore: në,
po, nëse, kur, sikur, në qoftë se, në është
se, në rast se, po qe se, me kusht që etj.;
- rrjedhimore: sa,
saqë, që, aq sa, kështu që;
- lejore: megjithëse,
megjithëqe, ndonëse, sado(që), sido(që), edhe
në, edhe në qoftë se, edhe po, edhe pse, edhe sepse,
edhe sikur.
Lidhëzat
mund të grupohen në dy grupe të mëdha: lidhëza
që bashkojnë dy gjymtyrë ose dy pjesë që
kanë të njëjtën vlerë në fjali (lidhëza
bashkërenditëse) dhe lidhëza që bashkojnë
pjesë më vlera të ndryshme, njëra kryesore
dhe tjetra e varur (lidhëza nënrenditëse).
Bashkërenditëse janë
lidhëzat shtuese, veçuese,
kundërshtore, përmbyllëse.
Nënrenditëse janë
lidhëzat ftilluese, vendore,
kohore, shkakore,
qëllimore, krahasore, mënyrore, kushtore, rrjedhimore,
lejore.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Pasthirrmat
Pasthirrmat
janë tingujt ose fjalët e pandryshueshme që shërbejnë
për të treguar ndjenjat e folësit ose përdoren
për të tërhequr vemendjen e dëgjuesëve:
- O, sa mirë që erdhët! Ishim bërë merak
për ju.
Ato
janë karakteristike për gjuhën e filur dhe kuptimi
i tyre shpesh qartësohet nga intonacioni.
Pasthirrmat grupohen në pasthirrma emocionale, që shprehin
ndjenja, dhe në pasthirrma urdhërore, që shprehin
dëshirën ose vullnetin e folësit.
Pasthirrma
emicionale që shprehin:
- ndjenja të gëzuara: o,
oh, oho, hoho, ohoho, të lumtë, urra, ah, sa mirë;
-
frikë, tmerr: e
zeza, ububu, bobo, korba, kuku, obobo, qyqja;
- habi: au,
eu, oj, ou, pa, u, ua, uh;
- mosbesim, mospërfillje, përbuzje:
aha, bah, ehe, ahu, i, ohu, ptu, y etj.;
- pakënaqësi, keqardhje, mërzi,
dhembje: a, ah, e, eh, of, oi, uf,
etj.;
- nxitje (thirrje, urdhër, lutje):
ej (hej), o, ore (or, mor, more), moj (ori,
mori), pëst, o burra, forca, hop, hë, na, sus, shët,
të keqen etj.;
- përshëndetje, mirnjohje, mallkime,
sharje, ngushëllime etj: faleminderit,
lamtumirë, mirëmëngjes, mirëdita, mirëmbrëma,
mirupafshim, mirë se erdhe, mirë se vjen, mirë
mbeç, ditën e mirë, natën e mirë, tungjatjeta,
udha e mbarë etj.
Pasthirrmat
vendosen zakonisht në fillim të fjalisë, por shpesh
përdoren edhe në mes edhe në fund të saj.
Pas tyre vihet presje. Kur shqiptohet me fuqi të veçantë
pas tyre vihet pikëçuditje:
Oh, ç'na gëzove.
Ua! Paske ardhur!
A! - thirri e habitur.
ONOMATOPETË
Janë fjalë që shërbejnë për të
riprodhuar tingujt, zërat, zhurmat, britmat. Në dallim
nga pasthirrmat ato nuk shërbejnë për të shprehur
ndjenja:
Ha, ha, ha qeshte Linda.
Mjau, mjau bënte macja.
Ato mund të përfshihen edhe tek pasthirrmat, po gjithsesi
dallohen prej tyre.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Pjesëzat
Pjesëzat
janë fjalë që plotësojnë kuptimin e një
fjalie.
Pjesëzat, sipas kuptimit, mund të grupohen si vijon:
- dëftuese: ja:
Ja kush erdhi
- përcaktuese - saktësuese:
mu, pikërisht, tamam, porsa, sapo,
deri etj.:
Pikërisht ai më ka paditur.
-
përforcuese: vetëm,
veç, bile, sidomos, veçanërisht, madje
etj.;
Të gjithë flasin mirë frëngjisht, sidomos
Mira.
-
përafruese - veçuese ose kufizuese:
vetëm, veç, veçanërisht:
Vetëm të rinjtë punonin.
-
përafruese:
afërsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj
etj:
Në stadium ishin rreth 10.000
vetë.
-
pohuese: po,
posi, po që po, po se po, si urdhëron etj:
A do të shkosh në Prishtinë? Posi.
-
mohuese: jo,
nuk, s', mos, jo që jo, as që etj.;
Nuk e kam takuar.
-
pyetëse: a,
ë, e:
A erdhi motra nga Vlora?
-
dyshuese: ndoshta,
mbase, kushedi, sikur, vallë, gjë etj.:
Përse erdhi vallë?
E keni takuar gjë Mirën?
-
zbutëse: pa,
as, le, para, dot etj.:
Pa shihni kush na ka ardhur.
A nuk e shihni se kush na ka ardhur.
-
emocionale shprehëse: ç`,
de, pa, pra, se, seç, etj.:
Ja pra kështu ndodhi.
E pse pa, për një fjalë
goje u zumë.
Pjesëzat
janë dy llojesh: me vend të ngulitur
ose me vend të lirë.
Të parat qëndrojnë gjithmonë para apo pas
fjalës ose grupit emëror a foljor të dhënë:
- para: nuk,
ja, desh, sapo etj.;
- pas: de,
dot etj.
Pjesëzat
me vend të lirë mund të vendosen në
fillim, në mes dhe në
fund të fjalës:
Vallë, kush erdhi?
Kush erdhi vallë?
Kush të jetë, vallë,
ky që erdhi?
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Shenjat
e Pikësimit
Shenjat
kryesore të pikësimit janë : pika(.),
pikëpyetja(?),
pikëçuditja(!), tri pikat(
),
presja(,), pikëpresja(;),
dy pikat(: ), thonjëzat("
), viza lidhëse(-)
.
Pika
, pikëpyetja , pikëçuditësja , dhe tri pikat
përdoren në fund të fjalisë për të
shënuar pushimin që ndan dy fjali në gjuhën
e folur .
Pika
shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht
fundin e fjalisë dëftore :
Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.)
Pikëpyetja shënon gafikisht intonacionin ngjitës
që karakterizon pyetjen gjatë të folurit :
Nga na vjen o djalë (?)
Pikëçuditja shënon grafikisht intonacionin
ngjitës dhe intensitetin e veçantë që karakterizon
shprehjen e një emocioni ( një e papritur , kundërshtim
, zemërim , gëzim ) :
Merre lahutën dhe na këndo një këngë
trimash (!)
Tri pikat tregojnë që fjalia
përmban një nëntext ose që mbetet e pambaruar
:
Komandanti i urdhëroi ushtarët të dilnin roje se
shejtani besë s'ka (
)
Presja
, pikëpresja , kllapat përdoren brenda fjalisë
.
Presja
shënon grafikisht një pushim të shkurtër brenda
fjalisë . Ajo shërben për të vënë
në dukje :
- një fjalë a një grup fjalësh në rolin
e një gjymtyre të veçuar :
Artani (,) djali më i madh(,)
punonte në tregëti
Një fjalë a një grup fjalësh në rolin
e një gjymtyre homogjene :
Skënderbeu mishëronte vetitë më pozititve
të popullit : urtësinë (,)
mençurinë e trimërinë .
Fjalët e togjet e fjalëve të ndërmjetme :
Agimi (,) për çudi (,)
nuk shkoi larg .
Pjesët e një fjalie të përbërë
Sançoja (,) pasi rregulloi
kafshët (,) shkoi aty ku zienin
ca copa mishi mbi zjarr .
Pikëpresja
shënon
grafikisht një pushim më të gjatë se presja
. Ajo ndan në përgjithësi pjesë të ndryshme
të pavarura të një fjalie të përbërë
:
Ata që më donin , erdhën (;)
ata që s'më donin , nuk erdhën .
Dy
pikat
shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa
pikëpresja , por ndryshe prej saj dy pikat kanë një
vlerë , lajmërojnë një shpjegim , një
varg shembujsh etj .
Ishte paralizuar; nuk lëvizte dot asgjë (:
)as duart, as këmbët. Disa pemë p.sh.(:
)
portokallat, limonat , mandarinat i pjekin frutat në dimër
.
Kllapat
shënojnë
një pushim të shkurtër si presja e shërbejnë
për të dalluar , shquar dhe veçuar një grup
fjalësh që shprehin një sqarim ose një mendim
të ndërshtënë :
Te fusha e kuqe ---(
ajo
quhej keshtu , se në mes të saj një shkëmb
i kuq )---
Dritën e priste Agimi .
Thojëzat
dhe vizat .
Thonjëzat dhe viza shërbejnë për të rrethuar
fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve
në një ligjëratë të drejtë .
(") Zemra e prindit nuk gënjehet
aq kollaj(") , -
tha plaku .
Thojëzat
shërbejnë gjithashtu për të shënuar emertimet
e rrugëve , institucioneve, titujt e librave , revistave
, gazetave etj .:
Banon në rrugën (")Naim
Frashëri(").
Shkurtimet
Një numër fjalësh të gjata që përdoren
shpesh, shkruhen të shkurtuara sipas një mënyre
të caktuar. Këto fjalë quhen shkurtime. Shkurtimet
më të përdorshme janë:
emrat e gjatë të shteteve, oganizatave, institucioneve,
shoqatave etj. : --RSh-- (Republika
e Shqipërisë), --PD-- (Partia
Demokratike), --ATSh-- (Agjensia
Telegrafike Shqiptare). Këto shkurtime shkruhen me shkronja
të mëdha, pa vënë pikë, as ndërmjet,
as pas tyre;
emrat e personaliteteve të njohura: N.Frashëri,
A.Gj.Fishta, F.Konica
etj. Në këto raste pas shkurtimeve vihet pikë;
Disa fjalë që përdoren shpesh:
d.m.th. (domethënë), p.sh.
(për shembull), etj. (e të
tjerë), fq. (faqe), e.r.
(era e re), shek. (shekulli), vëll.
(vëllimi) etj. Në këtë rast pas çdo
shkurtimi vihet pikë;
Njësitë që tregojnë masë: 10 cm, 30 m,
70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56 kv, etj. Pas shkurtimit në
këto raste nuk vihet pikë.
Fjalët
që shkurtohen lexohen të plota. Disa prej tyre mund
të lexohen edhe sipas tingujve të shkurtuar: ATSh
(atëshëja), OKB (okëbëja).
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |
|