 |
|
|
| |
 |
| |
 |  |
  |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Zef
Serembe 1844 - 1901 |
 |
 |
 |  |
Hyrje
Një figurë origjinale dhe e ndërlikuar, që
spikat në letërsinë tonë është
ajo e Zef Serembes. Vepra e tij pasqyron atë etapë
të Rilindjes kur lëvizja kombëtare kishte marrë
hov, prandaj dhe tema patriotike merr nën penën
e tij një tingëllim kushtrues të hapur dhe
aktual. Nga ana tjetër, në krijimtarinë e tij
gjeti shprehje atmosfera e pakënaqësisë që
kishte lindur tek arbëreshët në vitet 1860-1870,
kur bashkimi i Italisë jo vetëm që nuk solli
ndryshimet shoqërore të shpresuara, por, përkundërazi,
e thelloi mjerimin e tyre. Poezia e Serembes pasqyron kontradiktat
e kësaj kohe. Zef Serembja lindi më 6 mars 1844
në fshatin arbëresh San Kozmo Albaneze të Kalabrisë
ose Strigari, si i thonë vendësit, ku zakonet dhe
gjuha shqipe janë ruajtur deri sot. Fshati ndodhet mbi
një kodër të veshur me vreshta, me portokalle
dhe limonë, me pamjen e detit Jon nga lindja. Kjo natyrë
e ëmbël dhe e ashpër, që të kujton
deri diku Shqipërinë, u bë një element
me rëndësi i veprës së poetit. Personaliteti
i Serembes si krijues u formua në vitet e zjarrta të
lëvizjes kombëtare italiane të viteve 1848-1860,
ku i ati mori pjesë aktive, aq sa u dënua me vdekje
në mungesë nga qeveria burbone dhe u detyrua të
endej maleve si komit. Që në moshë të
njomë, Zefi i vogël njohu tiraninë politike
dhe padrejtësitë shoqërore, gjë që
u dha vjershave të tij vulën e pakënaqësisë
nga realiteti, frymën e revoltës aq të fuqishme.
Në zhvillimin e talentit, që i lindi herët
në mënyrë të vetvetishme dhe në brumosjen
e Zefit me ndjenja patriotike e liridashëse luajtën
rol të rëndësishëm studimet në kolegjin
e Shën-Adrianit, ku pati mësues De Radën, me
të cilin më vonë u bë mik. Varfëria
dhe shëndeti i keq e detyruan Seremben të ndërpresë
shkollën dhe të kthehet në fshatin e lindjes.
Ndërkaq lëvizja kombëtare në Itali po
merrte përpjestime të gjera. Ishte koha kur Garibaldi
po triumfontekudo në Italinë e Jugut dhe arbëreshët
po i përgjigjeshin thirrjes së tij.
Serembja u bë këngëtar i kësaj lëvizjeje,
i shtyrë jo vetëm nga ndjenjat liridashëse,
po edhe nga prirja për të parë tek ajo një
shprehje të trimërisë së arbëreshëve
dhe një shpresë për pjesmarrjen e tyre të
mëtejshme për çlirimin e atdheut të
të parëve. Ndërkaq, lëvizja kombëtare
në Shqipëri u fuqizua, u shpeshtuan kontaktet e
arbëreshëve me këtë lëvizje. Edhe
Serembja tregoi interes të gjallë ndaj përpjekjeve
për liri të vëllezërve përtej detit.
Madje, ai ishte i pakënaqur nga dobësia e kësaj
lëvizjeje dhe i hodhi shigjeta, satira të dhimbshme
në vjershën "Vrull", kurse në një
vjershë kushtuar Dora d'Istrias poeti ngriti zërin
për lirinë e Shqipërisë, hodhi kushtrimin
për luftë të armatosur dhe për bashkimin
e shqiptarëve.
Në këto vite Serembja shëtiti nëpër
fshatrat arbëreshe të Siçilisë e të
Kalabrisë, i ra anembanë Italisë, duke u lidhur
më tepër me zakonet, me folklorin, me të folmet
e ndryshme të arbëreshëve, me ndjenjat dhe
ëndërrimet e tyre, me ndjenjën e madhe të
çlirimit të atdheut të të parëve.
Po nuk gjeti asgjëkundi qetësinë e shpresuar.
Gjatë këtyre shtegtimeve ai improvizonte poezi dhe
i recitonte ato kudo që vinte, si një poet popullor.
Disa prej këtyre vjershave qarkulluan si poezi popullore.
Gjurmë të thella të dhimbshme në shpirtin
dhe krijimtarinë e poetit la dashuria e pafat për
një fshatare arbëreshe, që më vonë
kishte emigruar në Brazil, ku edhe vdiq pas pak kohe.
Dëshira për të parë varrin e kësaj
vajze si dhe shpresa që të përmirësonte
gjendjen e vet ekonomike, e bënë poetin të
nisej më 1875 për në Brazil. Po edhe këtu
Serembja u zhgënjye shpejt, sepse pa korrupsionin e thellë
të oborrit, jetën e degjeneruar të aristokracisë
braziliane. Pa kaluar as një vit ai u kthye në Itali,
duke pasur si pasuri të vetme një trastë dorëshkrimesh.
Gjatë këtij udhëtimi të vështirë
thuhet se poetit i humbi pjesa më e madhe e këtyre
dorëshkrimeve.
Në fshat, i rënë nga shëndeti dhe nga
gjendja shpirtërore, Serembja nisi përsëri
jatën e varfër të mëparshme.
Zhgënjimi në jetën shoqërore dhe në
jetën personale u bënë shkak që Serembja
të kalonte në këtë periudhë një
krizë misticizmi, e cila ndikoi për keq në
krijimtarinë e vet. Po interesi i tij për lëvizjen
kombëtare në Shqipëri ishte gjithnjë i
gjallë dhe në këtë lëvizje ai përqëndroi
të gjitha shpresat e mbetura. Pikërisht në
këtë kohë, më 1883, Serembja botoi librin
"Poezi italisht dhe këngë origjinale të
përkthyera nga shqipja". Megjithëse vjershat
italisht kishin të meta nga ana e formës dhe niveli
i përkthimit në italisht të krijimeve shqip
nuk qe i kënaqshëm, libri ngjalli entuziazëm
në rrethet letrare të kohës. Duke mos mundur
të duronte gjatë atmosferën mbytëse që
sundonte në Italinë e Jugut edhe pas zhdukjes së
tiranisë së Burbonëve, poeti u nis sërish
për në Brazil dhe për në Amerikën
e Jugut. Aty e mbyll krijimtarinë e tij letrare me dy
poezi, që dëshmojnë se ai nuk e humbi kurrë
shpresën te lëvizja kombëtare shqiptare. Natyrën
e tij të ndjeshme e mposhtën fatkeqësitë
e jetës. Më 1901 ai e mbylli jetën në
San-Paolo të Brazilit, në një gjendje çmendurie.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Serembja
shkroi vjersha, poema, drama. Po për shkaqe të ndryshme
vetjake dhe ekonomike, vetëm një pjesë e vogël
e krijimtarisë së tij ka arritur gjer te ne. Për
poetin mund të gjykojmë kryesisht nga vëllimi
italisht që botoi sa ishte gjallë, dhe nga vëllimi
Vjershë, që e botoi më 1926 në Milano i
nipi.
Vitet e fundit studiuesit tanë dhe arbëreshë
kanë arritur të gjejnë një përmbledhje
me 40 sonete, të botuara italisht në vitet `90 që
dallohet nga protesta e hapur shoqërore, po kështu
mjaft dorëshkrime poetike që nuk njiheshin, dhe një
numër të madh lerash nga korrespondenca e tij. Të
gjitha këto hedhin edhe më shumë dritë për
Seremben si poet. Vjershat që trajtojnë motivin patriotik,
janë pothuaj të pakta, por të pasura në
problematikëdhe në vlera artistike. Serembja ka meritën
se jep kushtrimin për luftë kundër turkut jo
në mënyrë të tërthortë si De Rada,
por të hapur. Që në vjershën "Rrutullupë"
("Vrull"), e shkruar para vitit 1860, duket shqetësimi
e padurimi me të cilin e vështron Serembja fatin e
atdheut. Në katër strofat e kësaj vjershe, që
është nga më të realizuarat për antitezat
tronditëse, vrullin luftarak, konçizitetin e thjeshtësinë,
shkrihen malli për atdheun e të parëve, dëshira
për ta parë të lirë, urrejtja për pushtuesin,
besimi në të ardhmen "Nga urrejtja ngrihet shpresa
dhe ndriçon". Idetë e shprehura në këtë
krijim poetik të hershëm, do të përshkrojnë
gjithë poezinë patriotike të Serembes.
Në vjershën Detari, gjejmë heroin luftëtar
për çlirimin e atdheut jo më si figurë
historike, por si luftëtar të ditës, si hero
qytetar dhe në këtë kuptim mund ta quajmë
këtë vjershë ndër më të përparuarat
e Serembes dhe të kohës. Megjithëse shtjellohet
brenda një kornize konvecionale, të cilën mund
ta ketë përcaktuar folklori (një detar lë
vashën dhe shkon të luftojë- nuk kuptohet ku
dhe si- për lirinë e atdheut), vjersha është
aktuale për problemet që ngre. Atë e përshkron
ideja e lartë e vënies së interesave të
atdheut mbi ato vetjake. Konflikti midis së veçantës
dhe shoqërores zhvillohet në plan lirik dhe zgjidhet
në përputhje me karakterin militues të letërsisë
arbëreshe, ku shkëlqen më qartë në
vjershën kushtuar. Dora d'Istrias, Zonjës Elena Gjika,
ku ndihet një notë e re në letërsinë
tonë, hedhja e parrullës së bashkimit të
të gjithë popullit shqiptar në luftë të
armatosur kundër osmanëve dhe parashikimi i ditës
së lirisë. Dëshira për liri kombëtare
në shpirtin e poetit është e pashkëputur
nga dëshira për lirinë e gjithë popujve.
Prandaj ai u këndon me entuziazëm lëvizjeve çlirimtare
të popujve të tjerë, duke ndier krenari të
ligjshme për rolin që kanë luajtur shqiptarët
në këto lëvizje ("Për lirinë e
Venetisë", "Koroneut").
Poezia e Serembes me tematikë patriotike shquhet për
optimizëm, për frymë luftarake dhe për besim
të patundur në të ardhmen e lëvizjes kombëtare.
Në vjershat më të goditura kjo shprehet me konçizitet,
përmes një figuracioni të fuqishëm; në
të tjera ka retorizëm, po ai shkrihet në çiltësinë
e ndjenjës. Motivi i dashurisë zë një vend
të gjerë në poezinë e Serembes. Në
thelb poeti e sheh dashurinë si forcë jetësore,
si burim lumturie. Një mendim i tillë pasqyrohet në
vjershat që i këndojnë lindjes së dashurisë
("Kënga e dashurisë së parë",
"Këngë e gëzueshme", "Fytyra e
saj").
Më vonë lirika erotike e poetit fillon të përshkrohet
nga fryma elegjiake. Megjithatë, dhembja e poetit nuk kalon
në pesimizëm, po mbetet thellësisht njerëzore.
Veçanësi e poezisë së Serembes është
analiza e hollësishme psikologjike e ndjenjës. Ciltërsia,
njomësia dhe thellësia e ndjenjës i japin poezisë
erotike të Serembes një vlerë të madhe njerëzore
dhe përgjithësuese.
Poezia e Serembes është e pasur në problematikë,
në të përfshihen edhe motive të tjera, si:
motivi shoqëror, i natyrës, motivi filozofik, motivi
fetar, të gjitha me nota autobiografike. Në një
pjesë të madhe të këtyre vjershave shprehet
revolta e poetit kundër shoqërisë që e rrethon.
Kjo revoltë është e vetëdishme dhe e fuqishme,
po poeti nuk e sheh qartë shkakun e padrejtësive shoqërore,
prandaj dhe demaskimi që u bëri atyre tingëllon
abstrakt, etik. Serembja ka çaste që i drejtohet
fesë. Vjershat e tij fetare shquhen më tepër
për revoltë sesa për misticizëme fatalizëm.
Disa prej tyre kanë vlera të ndjeshme artistike, që
vijnë nga thellësia e analizës së ndjenjës.
Midis tyre spikat për bukurinë e tij soneti "Natë",
që është në vazhdën e vjershave të
romantizmit evropian. Kjo vjershë dallohet nga pasuaria
e fantazisë dhe fluiditeti plot dritë. Një sintezë
të të gjitha motiveve të krijimtarisë së
Serembes e gjejmë në vjershën "Elegji",
ku arti i tij ka arritur kulmin, midis spontanitetit të
frymëzimitdhe punës së kujdesshme artistike.
Kjo vjershë mund të quhet kryevepra lirike e Serembes.
Ajo është, në të njëjtën kohë,
një nga kryeveprat lirike të romantizmit tonë
e, në përgjithësi, të letërsisë
shqiptare dhe mund të krahasohet me lirika nga më
të mirat e romantizmit evropian.
Në sonetet e botuara në vitet `90 thellohet karakteri
shoqëror në problematikë, stigmatizohet korruptimi
i kishës, sistemi i taksave, që rëndontë
mbi popullin, synimet imperialiste të Italisë. Po
forma nuk përputhet gjithnjë me thellësinë
e brendisë. Romantizmi i Serembes dallohet nga ai i De
Radës dhe i Darës, meqenëse, krahas heroit qytetar,
në të gjejmë heroin kryengritës, që
sfidon shoqërinë. Edhe Serembja, sikurse poetët
e tjerë arbëreshë u mbështet në poezinë
popullore, veçse jo në rapsoditë epiko-lirike,
po në lirikë dhe mori prej saj jo vetëm motive
e figura po edhe mënyrën e perceptimit të realitetit,
freskinë dhe natyrshmërinë që e dallon.
Poezia e Serembes dallohet për muzikalitetin e saj. Ky
krijues e pasuroi poezinë arbëreshe me vargje e me
lloje të reja, duke lëvruar për herë të
parë odën, elegjinë, sonetin, baladën. Poeti
iu kushtua, kryesisht llojeve të vogla të poezisë.
Spontaniteti i jep forcën tërheqëse poezisë
së Serembes, po edhe e ka çuar disa herë në
proliksitet e shpërndarje të idesë. Stili i tij
është herë patetiko-oratorik, herë intim
lirik dhe në thelb është analitik.
Serembja është një poet i shquar, origjinal në
zgjidhjen e temave dhe në trajtimin e tyre. Ai nuk shkroi
kurrë pa shtytjen e frymëzimit, po edhe nuk lë
pas dore formën artistike. Serembja pasqyroi revoltën
e intelektualëve arbëreshë pas bashkimit të
Italisë dhe, njëkohësisht, pjekurinë më
të madhe të lëvizjes çlirimtare të
Rilindjes. Temën patriotike poeti e trajtoi në një
plan më aktual, duke i dhënë karakter kushtrues
më të hapur. Ai ndërthurri këtë temë
me probleme shoqërore dhe e thelloi frymën demokratike
të letërsisë arbëreshe. I pushtuar nga idetë
liridashëse, ai trajtoi i pari në letërsinë
arbëreshe motivin e luftës çlirimtare të
popujve të tjerë.
Poezia e Serembes dallohet për diapazionin e gjerë
të motiveve e llojeve. Ai lëvroi lirikën politike,
lirikën e dashurisë, lirikën filozofike e të
peisazhit. Bashkë me De Radën e me Darën, Serembja
është një nga përfaqësuesit më
kryesorë të letërsisë arbëreshe të
Rilindjes sonë Kombëtare.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
|
 |
|