 |



|
|
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Xhem Sadria, trim budallë,
Rrok martinen, bje ne zallë,
Se m'ka mete njaj gjak pa marre;
. Rrok martinen, del ke hani,
Do me ble 'i kacill duhan;
Duhan trimash s'un ka gjetë,
Rrok martinen, u ngjit perpjetë,
Me binbashin â perpjekë:
A Ishon armët, a do me dekë?
Se m'la baba 'i amanet,
'I amanet, or' foprt te ranë'.
Armët mushun mos me i lanë,
Me i xjerr borxhet gjiih kah janë,
Kush t'm'i ketë, e kuj ja kam.
T'tane kan hikun e m'kan lanë!
Nji takam qi paç matjanë,
Nji aso lagjesh qi paç Zadrimë,
Kerkun luftes nuk ja dinë;
'I lagje tjerë qi paç; shkodranë,
Kur po hikin dridhen fistanë;
'I lagje tjeter qi paç Gjaknvë,
Mire po qesin m'kamë e m'dorë;
'I lagje prap qi paç; Merditë,
Kur prej luftet s'dinë me hikë. "
(Pejë )
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 101 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Hajdar Bushi rrin peshtetë,
Dan Rahmanit po i thrret: >
Merr martinen, hajde shpejt,
Na ka ardhë begu per t'dhetë,
Per t'dhetë begu na ka ardhë,
Po lypë pare per me marre,
As pak vade s'don me dhanë,
Thotë t'i due dy dorzanë.
'I dishmi mue me ma dhanë.
Dan Rahmani paska thanë,
Po ban be me dinë e imanë; -
S'ap dishmi, as shti dorzanë,
Per me pshtjellë Toptant kah janë,
M'ket Ishem u baka nami,
Si at vjetë n'Junan nizami.
(Ishëm)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 103 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Nre Bardhoku paska thanë:
Me kjajë mire, o e zeza nanë!
Mun te gurra i dimnon gjanë,
I prin dashit si asllan;
I ka pri me e qitë m'at mal.
Por m'at mal, or, si per ditë,
Piqet Nreu, or, me daitë.
Ti Dervish, m'kjofsh i koritë,
Shoq e mik po i qet me pritë!
Kujtojnë tjertë se Nreu s'po qet
Nreu â i ri edhe i vaditë,
A vaditë tuj vra perherë,
Per nji gjak qi muer ne Thkellë.
Por ne Thkellë aj me ka â kanë?
Bini, djelm, or, si m'kan thanë,
Me t'kushrinë, me Sali Canë.
Gjallë Ded Gjoken mos ta lamë;
Mos t'lamë Deden gjallë me shkue,
Pse nanë e babë m'kan mallkue:
N'mos bâfsh, bir, nji punë per Nuen,
Pse t'tanë bota t'kan qitë trim.
E pagoj Nuen, qat jetim.
(Mali i Bardhë Kurbi)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 104 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Te shtat malet u çuen n'kamë,
M'at Zadrimë po bje nji gjamë.
Nuk jam Koshi, si m'kan thanë,
Jam Merdita, qi e la name.
Qi laç nam, or, tuj luftue,
Treqin huta m'panë rrethue.
Ku s'u gjet nji djalë per mue,
Nji fjalë Lokes me m'ja çue;
Nji fjalë lokes, t'tanë Gjakovës:
Sod e mora gjajn e Gjokes;
Gjajn e Gjokes tim vella,
Mos ma leni nanen me kja.
Ne m'kjaftë nana non j i dert,
Ku i kam miqt t'm'u falet shnet,
Se Noj ka Ie e nuk ka dekë.
Qet m'martine e t'gjimoj Drini:
Luftë po ban qaj Nue Mark Gjini
Te lumtë,Nue, po i thotë mishyri!
Amanet, tha, more Nue,
Dy te vramë e tre shitue!
Kur e gili gojen mishyri:
Ku ka kenë ky djalë veziri?
N'krye t'Merdites ku bahet gjygji.
(Mirditë)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 105 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Rexhep Kollçaku e Halili,
Bylykbashi çoi na i thirri.
Bylykbash, ça ke me mue?
Kqyr teskern qi m'ka qillue,
S'e Ishoj gjanë un pa luftue.
N'Avrakop po duen me shkue.
Ti, Halil, a vjen me mue?
Se ma t'mirë shoqin s'e due.
-Halil Gjuka fjalë kisht çue:
Halil pashes kush m'i thue:
Ja s'e rref telin per mue,
Se ne han jam metë ngujue,
Bylykbashat m'kan rrethue;
Ne saraj po donü me m'çue.
Ne saraj, kur kena shkue,
Harap bymbashi m'kamü a çue:
Bini shtagen, se due me i shtrue.
Ti, Halil, shka je kah thue?
Nuk asht, jo, shtaga per mue,
Nanë e babë s'i kam durue.
Kqyr patllaren, ku e kam mlue,
Per ksi venesh me m'qillue
E si trimat kam qinrue.
-Ne Stamollë thirri tallalli:
Avrokopin kush na e kalli?
Halil Gjuka ish kenë ma i pari
E i faroj Rexhep Kollçaku,
Plot me gjak na u mush sokaku.
Mushë sokaku, u mshel çarshija;
Çou, Halit, po t'thrrel Alija,
Paska thye kamen kadija,
Mos ta lamë me shkue tu shpija,
Mos ta Ishojmë ne shpi me shkue,
Zeza e ti qi jem' rrethue,
Kurrnjeni s'kemë per te pshtue.
Thujë Halilit mos t'm'kjajnë mue,
Shtatë herë vehten kam pague,
Tetnidhetë vete i kam coptue,
Dymdhetë t'vdekun, gjashtë varrue;
Kater kamë Musa ka pshtue,
Se n'Ismir ate e kan çue.
Se n'Ismir Musen e kan tretë,
S'ka nevojë piqem n'at jete.
Halil Gjuka, burri i gjanë,
I vojt nami ne Stamollë.
Po pvetë mreti kah janë kanë?
Ishin kenê' kater t'pejnjane,
Dy kollçakë e dy strellcjanë,
Marre vedit s'i kan lanë.
S'i kan lanë kurr marre vedit,
Po i thrret Halil Rexhepit,
T'tanë fyshekë prej xhepit,
Ma rrethoj ushtrija e mretit;
Se ushtrija na ka rrethue,
Ma ne Pejë s'u kem' per t'shkue,
Se uzdajë nuk na ka metë,
Ne t'na knojnë shqyptaret rahmet,
Kem' luftue per memleqet,
I kem' pre zabit e mret.'
(Pejë)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 106
të
|
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Matush Leka, trim dai,
Po mledh barqet neper vrri,
I ka mledhë e i ka bashkue,
N'Velipojë asht nisë me shkue,
Çaushi n'Kiras e ka nalue:
Pa tesqere s'e Ie me shkue.
Zot, shka ka ky pashë me mu,
Pa teskjere s'm'len me shkue,
Pa i pasë borxhin me m'nalue.
More pashë, more zotni,
Qilma rrugen neper Dri.
Qaj Lucë Gjeka, trim dai,
Tremdhetë vetve u paska pri,
N'mal te vet po don me i shti;
N'mal te vet na i paska çue,
Martin Preka, si po thue?
S'ja di venit, a keq per mu,
BajraKtar me na mesue!
Ka qitë Rroku me u kalxue:
Aso venit ruj se luen,
Faqe t'bardhë, n'daç me fitue,
Faqe t'bardhë sa te dush vete.
Qaj Nrekë Quni hype ne shkrep,
Marka Lekes po i thrret
E Torn Nikes po i viket:
Rrethoj cubat rreth e rreth!
Gjith rreth cubat kern' rrethue,
Kern' xanë luften me leftue,
I kern' vra, i kern' coptue.
Pesë k'an metë e nji varrue,
Nji mirditas paska pshtue
E n'Mirditë na paska shkue,
Shokve t'vet u ka diftue;
Jem' kenë nisë n'Velipoj me shkue,
T'gjith rreth Shkreli na ka rrethue,
Na kan vra, na kan coptue,
Pesë kern' metë e nji varrue,
Pesë hutat n'Shkrel na kan shkue,
Marre e madhe na ka mlue,
Fort shum pare per me Ishue,
S'gjinet djalë per me i pague!
(Shkrel)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 108 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Qaj Gjok Doda fjalë ka çue:
Fort me Laçin kam luftue,
Kater gjaqe i kam nerue,
Mashkujt t'tanë i kam farue,
Muhagjerri m'ka ngushtue;
M'ka nji gjak, s'ma ka kallxue,
Kam lypë paret, s'm'i ka çue,
Kam dhanë besë, ka thanë s'e due,
Te tanë fisin kam kerkue.
Qaj Kolë Preni mik ka qillue,
Dymdhetë burra jem' bashkue,
Kem' kapë hutat, jem' ftillue,
Po shkojme rruges tuj kujtue,
Tu çinari kem' pushue,
Kafexhija na ka diktue,
Muhagjerrit ka diftue:
Janë do cuba tuj t'kerkue.
Kjajnë Berdica burrë e grue.
Gjin Simoni, axhami,
Per gajret nuk ja ka hi,
Ka dhanë hutë, ka dhanë allti,
Se n'hapsane don me hi,
Nikoll Gjini shkon ne shpi.
Qaj Kolë Preni, trim dal,
Ç'po ban luftë me ni vali!
Ç'po ban luftë, ç'po ban gajret.
Sa ta djegë qat rreth fyshekë:
S'ka ma shum se katerdhetë.
Kam pasë komin me qinrue,
T'tanë prej pushket janë farue;
Ma mire dekë se haps me shkue!
(Laç Kurbi)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 109 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Njeh ushtartë shqyptarë
te ri,
Ç'po shetisin n'Rumeli,
Ner shkretina rrin ka dy.
Ç'm'ka marre malli, o shtepi!
Ç'm'ka marre malli n'shpi me shkue!
Kush t'ketë nanë e kush t'ketë grue,
Kush ta ketë te mjeren nanë,
Nuk e lanë lotet buk me ngranë.
Mreti mu n'ushtri m'ka thirrë:
N'ushtri mreti mu m'ka thirrë,
Çova baben nuk ma deshti,
Ju shtrengova vojta vete.
Nimo, zot, i madh gazep,
M'u da robi pre j robsh t'vet!
M'u da robi per s'të gjallë,
Pa da buk e pa da zjarm.
Ne mos ardhsha sot nji vjetë,
Martou, vashë, e mos kij dert!...
Oh, ç'na mytë ky peksimet!
Peksimeti ka xanë kryma,
Petka t'zeza njeshë me rrypa;
Njeshë me rrypa, rrypa t'hollë,
Na a merzitun pushka n'dorë,
Natë e ditë tuj ruejt karollë;
Tuej ra shi e tuej ra borë,
Kern' dallamen shtrojë e mlojë!
(Mirditë)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 110 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Ça po thot mejhanaxhija:
Na rrethoj, or, tevabija,
Tevabija me kulluk.
Dalkadalë, more kulluk,
Sa te hanë, or, Tuçi buk.
Sa te hanë Tuçi mjesditë,
Se nuk po due per me hikë.
Hysen Kraja n'ballë te ures:
Nalu, Tuç, o i biri kurves! -
S'jam i kurves e i kurvarit,
Por jam nipi i Prelë Ivanit.
Moj letinë, moj venedike,
Hysen Krajes mire ja njite,
Hysen Krajes mire njite,
Ner gajtana e ner sherite.
More Tuç, o more Lekë,
A s'po u dhimet njekjo jetë?
Nuk po u dhimet njekjo jetë?
Si me Ie, keshtu me dekë!
Mos u ngut, mori dallamë,
S'jem' simita per m'u ngranë;
Se jam Tuçi, porsi zanë. -
Leka mush e Tuçi qit:
Madhi zot, mos na korit! -
Nana e Tuçit po pevetë:
Zo', a ka Tuçi ma fyshekë?
Plot ner qese e ner kulete
Ne Gazenë e ner n'Shirokë,
Po lufton Tuçi me shokë.
More Tuç, or, nale doren.
- Se jam vadite qysh i vogel;
Qysh i vogel jam vaditë
E gjithmonë, or, pushkë kam qitë. -
Na lidhë doren Leka m'rryp:
Ec m'pre mire, more magjyp.
(Shkrel)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 111 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Qaj Gjurë Kola dredhi shallin;
Kam nji fjalë me Zenel agen:
Pash iman', largoma shtagen,
Se, m'u mate, s'e duroj baben,
S'e koris Shoshin e Shalen.
Aj Noc Marashi n'armë te bardha:
Kush m'i del Gjurit perpara?
Alla, miq, me nimë te zotit.
Se po bajmë si Shala motit.
Per nji punë m'ka ardhë gazepi,
Qi m'qilloj ama me vedi.
Si m'qilloj mu nana ngjat,
Ma ka plasë zemren me gjak. -
Po kuvenë me Isuf Cuken,
Po na e nisë Gjurë Kola pushken.
Mallkue kjoftë qaj djalë i ri,
Qi e banë pushken pa harbi.
(Krahinat e Pejës)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 112 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Ali pasha gazali:
Me paç n'qafë, more Haxhi:
Un kam folun mire per ty;
Fort shum hallk m'ka shti me ty.
T'paska rrejë nji axhami.
Hymer Goska ban me sy:
Qet dy pushke perpjetë n'garshi.
Ali pasha paska qeshë,
Paska qeshë, kenka idhnue,
E drodh atin, n'shpi me shkue,
Hanmve t'vet ju ka germue:
Shpejt mineret me m'i shtrue,
Me m'i shtrue, se due me ra,
Ali pashë jo ma nuk ka!
Ali pasha rrin peshtetë,
Munohet me ba gajret,
Munohet gajret me ba.
Hanmi i pashës po kjan me za,
Kjan me za e po bertet:
Un t'kam thanë, more i mjeri:
Ruju fort, se t'vret Ademi.
M'u Ademi nuk m'ka vra,
Meta i Balës me pushke me ra.
Vjen Met Nila pashen me pa,
I rrin m'kamë, i ban temena.
Nji nerë, Metë, sot me ma ba:
Meten e Bales me ma xanë,
Treqin qese me t'i dhanë;
Mos xâshë besë, Haxhinë dorzanë:
Si me çue pashen ne kamë!
(Pejë)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 113 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Xhem Sadrija, trim budallë:
Nanë e babë, m'bani hallallë.
Muer martinen, duel ne zallë:
Shum na nejt aj gjak pa marre! -
U poq m'Demushin per balle.
Nal, Demush, ta tham nji fjalë:
«Gjakun tem s'ta kam pasë falë.» -
Drodh martinen, kishte vra.
T'lumët, martine, se mire lëshove.
Vjen Demushi me shtatë nore,
Me shtat nore, me shtat vete,
Hik Nima zallit perpjetë:
T'falem, zot, qi pshtova vete,
Per Demushin s'po kam dert.
Ali pasha due! ne shkallë,
Po kuven me hysmeqarë:
Zot, kto pushkë shka janë ne zallë? -
Po lufton Kelmen me Shalë,
Xhem Sadrija per te vllanë,
Ka rrejtë hallkun, mue m'ka falë. --
(Pejë)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 114 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Qaj Llesh Gjoni, 'i zog, skyferi,
Forti trim ka kenë i mjeri!
E prenë me thikë si pritet berri,
S'e vranë me pushkë si vritet nieri!
Nana e LJeshit vjen tuj kja:
Ti mor Llesh, mos shko per gja.
Nji sqap t'eger due me vra.
Prengë Mar' Kola a tuj t'vra.
Mos me thujë, ti nanë, at f jalë,
Prengë Mar' Kolen e kam kumarë,
Djelmve flokët m'ja u ka marre,
T'zon e shpisë un e kam ba,
Dyrtë e burgjve ja kam dhanë! -
T'tanë Vathai dalin gjygjë me da,
Per nji marre qi i ka ra:
Po ket marre qysh ta hjekim?
Prengë Mar' Kolen me e ba dekun,
Zhag per kame me e terhjekun
Mos me lanë qen' me na qelbun.
(Orosh)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 115 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Daut pasha me turbi,
Vjen Seloja tuj hallakatë,
Marshalla, ju fistanlli,
Haf is pashës i ra te pakë.
Hysen Hoti tha nji fjalë:
Hafis pashë, m'nigjo mue,
Ne e kapte Shkodra pushken mare,
Nji s'e lamë me peshtue.
Hafis pasha me tetë toborre
Kujton se asht n'Manastirë,
Ksaj i thonë Shkoder mizore,
Te ban hor edhe rezil.
Po lypë biri t'birn qefil,
Terzihaneja thotë -«s'e due»-,
Tabaku u baftë rezil,
Hafis pashes me i nigjue,
Hysen begu, soj vezirit:
- Rrokni pushken, ju tabakë,
Duel nizami ne breg t'Kirit,
Lé te nezna flakë per flafkë.
Rri ti, beg, or, ne punë tane.
Me nizamë pushkë nuk qesim,
Hajde t'shkojmë ne terzihane,
Aty janë burra qi desin.
Kto garibtë e Tabakut,
Ku t'i venë, aty qinrojnë,
Me nji pushkë me gjysë kanakut,
Meterisin nuk e lëshojnë.
Sulo Qorri e Ali Dani,
Marrin hov e shkojnë te ura,
S'janë te zot, or, kahë mejdani,
Veç ne gropë me regjë Ikura.
Nina se po vjen Kraja,
Na s'e xueme per inadë,
Has Likë Doda si eshderaja:
Uryç, djelm, tuj hallakatë.
Ca po thotë kjo Podgorica:
Njekio punë nuk asht e vogel,
Verrt e terrt i ban guzica,
Per me ardhë me dekë ne Shkoder.
Hot e Krajë e Shalë e Shosh,
E Postrripa me shkodranë,
Uryg bajnë ne Torobosh,
Zuerne krena edhe nizamë.
Selim Regi, gojeshtremti,
Ne mulli ishte rrethue,
Me yrysh e syni Rrenci,
Iku qorri e u marrue.
Shkodra namin e ka pasë,
Veç qitesh i kje harrue,
Bini, djem zoti ju dashtë,
Per ne daçi me e fitue.
(Shkodër)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 116 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Nji te marte, m'dy jaci,
Ne Misir u xu nizaja.
Kush te jenë trim dai,
Le te shkojnë te Rexhep aja.
Rexhep aja tha nji fjalë:
Le ta majnë shoqi shojnë,
Edhe xhengu na vjen mare,
Ash't nji name qi ta fitojnë.
Aferim, more Rexhep aja,
Ma i pari i Shqypenisë,
U bash pashë me tri tuga,
Me duva te vorfenisë.
E kam hazer turkushakun,
Del n'sakak e te luftojmë,
E te nezna flakë per flakë
E ta njofim shoqi shojnë.
Edhe ky Ali Bajrami,
Sa me vrap e xü xhaminë,
E rreh topi edhe havani,
Se per soj e ka trimninë.
(Shkodër)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 117 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Iptida u knu fermani,
Ne meqeme te kadisë,
Perse Shkodra t'venë e bani.
I erth hakut Osmanllisë.
Nji te shtunden tre fermane.
Nji haraç do t'na qesfn,
Aty noUne do asllana,
S'do t'errnojn, por do t'desin.
Te marien, m'dy jaci,
Ne Shkoder u xu nizaja,
Kush te jetë trim dai,
Le te shkojnë te Hamz-aja.
Ky Hamz-aja, bunrrë i mire,
Me tagan, me dy kubure.
Mos kujtoni, ju nizamë.
Nuk a Shkodra si n'Babune.
Tu xhamija e Ali Bajramit,
U dha tyin edhe u dha flakë,
Aty u gjene zogjt e shkodranit,
Nizamin e hoq non shpati>.
(Shkoder)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 118 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Njaj Gjok Gjeta shllon atin:
More tatë, me t'mirt' u pashim!
More tatë, me t'mirë u pashim,
Jam tuj shkue m'u pjfkë me pashen.
More pashë, ty t'u ngjat jeta.
Gjokë Gjeta po bjen n'pazarë.
Po ban treg e vjen kadalë'
Po ban treg e vjen kadalë
- Nalu, pashë, se kam nji fjalë,
Kam nji fjalë te madhe fort;
Skanderbegut kush m'ja thot''
Skanderbegu m'dy kobure:
Nezi mire ju, mori t'lume,
Jeni mushë me kater plume.
Kjenë gjykue per Kasten beg
Turr ja çova ne jelek,
Skanderbegu nuk ka dekë.
Skanderbegu i kruetanë,
Aj veç shtron te tanë dynjanë!
Skanderbeg, more Skanderbeg,
Vesh gjurdien pa jelek
Skanderbegu â i rrethue:
Njeket ven po e la t'mallkue;
Njeket ven po e ia t'mallkue,
Se s'ka burrë qi ma del mue!
Skanderbegu kishte thanë:
Me gjashtdhetë pushkë qi kam marre,
Me gjashtdhetë djelm qi kam marre,
Do ta shtroj te tanë dynjanë.
Skanderbegu ane tuj shkue,
N'Rrase te madhe ka pushue,
Gjith dynjaja asht frigue.
Gjith dynjaja a frigue:
Ali pashë a di s't'baj une?
Se bash me dorë kam me t'xanë!
Ali pashë e ti s'ke ç'm'ban,
E veç nji mushk kam me t'dhanë.
Skanderbegu si ju fut mrena,
Te tanë botes i lujti menja;
Se nji mushk qi te kam dhanë,
Bash si rob nuk te page xanë,
Ne Vidin un kam me t'lanë.
Ne Vidin un ty te la,
Qi mos t'bajsh, or, shka ke ba.
Ene buk te qes me ngranë,
Une buken qi m'dha mue,
Skanderbeg, ti m'kjofsh bekue!...
(Krue)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 119 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Ça ka thanë, or Mehmet
derri:
Vrep, nizamë, se t'xuni sherri,
Falma, loke, njatë shahi,
Ma shilo njatë vras te zi,
Ma ven shalen me flori.
Bismilah, kama n'zenji,
T'shkoj ta xierr at faqezi.
Faqezi, tha, paska kanë,
Ka ra reja ner nizamë;
Ner nizamë, ner suvari,
Vrep po ikë ysbashi i ri.
Vrep po ban ysbashi drumin,
Fort po lutë zotin te lumin:
«M'i fal krahët te dy si t'pllumit,
Si t'pllumit me flutrue,
Prej haraçit sot me pshtue.»
(Krahinat e Pejës)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 120 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Gjekë Filipi, djali i ri,
Po i qet dhitë, or, bri mi bri,
Po vinë Krajkit si zapti:
Mos m'i gucni, ju, kto dhi,
Se qillova fort i ri,
Nisa pushken, rashë ne Dri.
Neper Dri, te Islam Dushi,
Po vinë Krajkit sikur krushqit;
Sikur krushqit pa bajrak,
Ne Tupec me marre nji gjak.
(ZymbHas)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 121 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Qaj Prengë Staka zdrypë
prej malit,
Qaj Prengë Marku e pret ku hani:
- - Mire se t'gjajë, more dai!
- - Mire se vjen, ti miku i ri!
- - A e don Prenga 'i gotë raki? -
- - Jam i lig e sund e pi!
- - Hec; o Prengë, ti me na pri,
Tuj na pri kadalë-kadalë,
Se po i kena nja dy fjalë.,
Ti ma ke vra njajiin djalë.
Njanin vra tjetrin shituel..
Pjetrit synin po ja lue.
- - Bjeri, Pjeter, frigë mos ki!
- - Kam. nolle, tatë, or, fort i ri,
Sun qes pushkë, or, para te jet!
Bjeri, Pjeter, bri me bri!
Krizmja e pushkes e hodhi n'Dri;
- Se s'ke pa, jo, trim me sy!
(Mirditë)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 123 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Hymer Popova, burrë azgan,
Kapë martinen, bje ne han,
Per me ble 'i kacill duhan.
Duhan ka lypë, duhan s'ka gjetë;
Kapë martinen, dredhon perpjetë.
M'qat bimbashin a zatetë.
Lidhu, djalë, armët me i hjekë.
Se baba em ka dekë vjet,
Ma ka lanë nji amanet,
Amanetin fort te ranë:
Armet mushë mos me i lanë.
Ti, bimbash, llafet me i lanë,
Ma Isho qesen, t'kallë duhan,
Se s'kam pi as sod, as mramë,
Ma sa turku m'ramazan.
Kur na krisi huta tang,
Vrau bimbashn me pesë nizamë.
(LaçKurbi)
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kangé 129 të |
 |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
O Tahir, Tahir Kadija,
A s'po t'dhimet bukurija?
Mue s'po m'dhimet bukurija,
Por po m'dhimet shoqenija.
5 Qyqja nanë, seç po bertet:
Zot, Tahiri, thotë, ku m'met?
Zot, Tahiri, ku m'ka metë?
Nen nji rrasë ka ra me fjetë.
Nen nji rras'e nen nji gur, , ,
10 Gjaku i ti o digjet nur.
O Tahir, Tahir Kasemi, i
Porsi lulja filxigeni. j
O Tahir, a vjen me mue?
Merr zagaret e shkojmë me gjue.
15 Merr zagaret e shkojmë me gjuue,
Ça ke folë, bre pusht, per mue?'-
Nuk jam pusht, as pizeveng,
Por jam djalë, or, pernjlmen,
Qi t'bi pushkë e t'la ne ven
20 E te rrexoj si 'i lis me gem.
O Tahir, i biri i trimit,
Ç'i ke ba ti armët florinit? »
Ç'i ke ba ti armët florinit?
I kam vjerrë nen ^cm t'udhinit
25 Me i Ishue rrexe t'gjilh Ulqlnit.
( Shkoder - Ulqin )
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
|
 |
|