 |  |
SHEFKI OLLOMANI - POET, PUBLICIST
DHE ATDHETAR
KRIJIMTARIA POETIKE E Z. SHEFKI OLLOMANI
Krijimtaria dhe veprimtaria e z. Shefki Ollomani, tani më
ka lënë gjurmët e saj në krijimtarinë
e tij poetike, publicistike dhe atdhetare.
Në fushën poetike, z. Ollomani, del me librin
e tij me poezi të zgjedhura 1995-2000, libër ky
i titulluar - "
. Për lirinë, për
Shqipërinë".
Vet titullimi "
. Për lirinë, për
Shqipërinë", nga autori Ollomani, lë të
kuptojë prirjen e poetit në ndërtimin e fushës
poetike dhe atdhetare, me motive dhe ide, të cilat nuk
mund të mohohen nga intelekti i dijes poetike e Kombëtare.
Gjatë leximit të këtij libri, me poezi
të zgjedhura nga poeti Ollomani, do të vërejmë
se në krijimtarinë e tij (i referohemi librit në
fjalë) ka preokupime të natyrës patriotike
e Kombëtare, e që janë tejet frymëzuese
për lexuesin dhe kanë vlerë artistike e poetike.
Të gjitha këto preokupime të çështjes
Kombëtare, duke ju përshtatur ngjarjeve aktuale
të kohës, arrinë mjaft suksesshëm t'i
paraqet përmes poezisë, ndonëse ka një
stil të veçantë nga krijuesit e tjerë,
që ai në poezinë e vet fut edhe paknaqësitë
aktuale të kohës, si një kritik i rrept, duke
i bërë roje çështjes madhore Kombëtare.
Ngjarjet e lëvizjeve Kombëtare, prekin thellë
shpirtin e poetit Ollomani, e frymëzojnë për
të krijuar dhe për t'u ballafaquar me realitetin
herë të dhimbshëm e herë të arsyeshëm,
por rrallë, shumë rrallë, të arritshëm.
Libri i poetit Ollomani "
. Për lirinë,
për Shqipërinë", evidenton dëshmitë
e gjalla në botën e ngjarjeve të kohës,
e që poeti tregon një prirje vërtetë krijuese,
tejet kuptimore me një përjetim të thellë
shpirtëror, që bëjnë me dije faktorin
intelektual e politik Shqiptar, se jeni në përcjellje
të çdo "veprimi" të punës
suaj, rreth çështjes Kombëtare.
Në poezinë "JAM
", poeti Ollomani,
bën një prezentim, një hyrje modeste, por domethënëse
dhe tejet kuptimor. Ai shkruan:
JAM
Jam njeri dhe shqiptar,
Jetoj me nderë, jam krenar.
Jo rastësisht poeti cekë, "Jam njeri dhe
shqiptar", "Jetoj me nderë, jam krenar".
Kjo për lexuesin tingëllon për të ndikuar
në natyrën e qenies individuale, për të
menduar secili për veten e tij, se çfar është,
çfar jete e jeton, çfar kreanrie ka ?! Poeti
vazhdon më tutje:
Jam poet dhe pishtar,
Shkruaj me mall, digjem si zjarr.
Jam patriot dhe luftëtar,
Atdheun me zemër, lirinë në ballë.
Jam flakadan dhe zemërluan,
Përmes errësirës me penë e jatagan.
Poezia e cituar në tërësi (gjë që
nuk praktikohet gjatë vlerësimeve poetike), ka një
mesazh për njerëzit, për botën e njeriut
të sotëm, që t'i këthehet pasqyrimit individual
duke u nisur nga vetja, e më pastaj të krijohen
hapësirat reale të veprimit të mëtutjeshëm.
Bie në sy formulimi i kësaj poezie : "Jam poet
dhe pishtar", "Shkruaj me mall digjem si zjarr",
ide sygjeruese, që realizon idenë : "Jam patriot
dhe luftëtar", "Atdheun me zemër, lirinë
në ballë", "Jam flakadan dhe zemërluan","Përmes
errësirës me penë e jatagan". Kjo poezi
e poetit Ollomani, nuk është e krijuar e përjetimeve
të poetit, por është një "Himn",
i librit
"
. Për lirinë, për Shqipërinë",
e poetit Shefki Ollomani.
Të analizojmë poezinë e poetit në
fjalë - "MOS E LENI
"!
MOS E LENI
!
Mos e leni idealin të vyshket!
Mos e leni pushkën të ndryshket!
Mos e leni plisin të përlyhet!
Mos e leni fytyrën të nxihet!
Titullimi i kësaj poezie "MOS E LENI
",
nga poeti Ollomani, është titullim i motivuar poetik
dhe paraqet frymën origjinale të përjetimit
të autorit, që presupozon mundësinë e
"lënies" të idealit, të pushkës,
përlyerjen e plisit dhe fytyrën e nxirë po
qe se largohemi dhe e lëmë rrugën drejtë
arritjeve dhe synimeve Kombëtare për Liri dhe Pavarësi.
Këtu hetohet një prirje e poetit në formulimin
poetik. Prek ngadalë, por me kujdes, ngacmon ndjenjën
e lexuesit duke provokuar shpirtin kombëtar, në
zgjimin nga një amulli e mundshme, sipas poezisë
"MOS E LENI
".
Në strofën e pestë të kësaj poezie,
autori shkruan:
Mos e leni shpreën të shuhet!
Mos e leni besën të zhduket!
Mos e leni krenarinë të kërruset!
Mos e leni zjarrin të fiket!
Kjo vjershë e ndërtuar si një "apel",
që thërret të mos e leni, lidhet gjithnjë
me titullin e kesaj poezie "MOS E LENI
", që
në vetvete ka një pastërti poetike me mesazh
për ardhmërinë. Shtrohet pyetja, pse poeti
e lidhë tërë poezinë me "Mos e leni"?
Pse nuk e ka titulluar me një tekst tjetër?! Nuk
e ka titulluar sepse poezia kishte me marrë një
kuptim krejtë tjetër në krahasim me këtë
që tani është e formuluar. Poezia e poetit
Ollomani manifeston një protestë në brendësi,
artikullon frikën e rënies morale e njerëzore
të mundshme drejtë rrugës për Liri. Kështu
që për ta mbajtur moralin Kombëtar, autori
e piketon me idenë e të formuluarit të kësaj
poezie.
Lexojmë me vëmendje: "Mos e leni shpreëen
të shuhet", "Mos e leni besën të
zhduket", "Mos e leni krenarinë të kërruset",
"Mos e leni zjarrin të fiket"!
Poeti Ollomani prekë ndjenjën kur thotë:
"Mos e leni shpreëen të shuhet"! Pse pikërisht
potencon "shpresën"!? Sepse besimi i krijuar
për arritjen e qëllimit dhe synimeve tona Kombëtare,
dhe kur krijohet një ndjenjë shpirtërore në
arritjen e kapshme, vetvetiu krijohet "shpresa",
optimizmi real.
Poeti njeh mirë mundësinë e arritjeve të
veçanta, prandaj ai fut në strofë kur thotë:
"Mos e leni besën të zhduket"! Çfar
lidhshmërie të vargjeve bënë poeti Ollomani,
nga "shpresa" del menjëherë tek "besa"?
Çfar don të thot poeti me vargun e krijuar të
poezisë "mos e leni besën të zhduket"?
Sigurisht, se poeti ka njohuri të thella në krijimin
e letërsisë poetike dhe kap fjalët më
me ndikim sikurse tani kur e kemi fjalën për "besën".
Fjala "besë", tek populli Shqiptar, është
fajlë me peshë të madhe, që zoton veprimin
e përbashkët për një qëllim të
caktuar, fjalë që lidhet ngushtë për të
përkrahur deri në arritjen e synimit, fjalë
që për asnjë moment nuk guxon të prish
marrëveshjen pavarësisht sfidave
..!
Ose poeti kur thotë, po e citojmë : "Mos
e leni krenarinë të kërruset"!, "Mos
e leni zjarrin të fiket"! Edhe "krenaria"
ka sombolikën e vet, por gjithësesi është
prekëse dhe emocionale vargu i poezisë :"Mos
e leni zjarrin të fiket"! Fikja e zjarrit në
votër, simbolizon idenë e mbarimit të asaj
familje, që vdesin të gjithë burrat, e që
mbesin pa djal. Fiket familja, fiket fisi, fiket trashëgimia
Kombëtare
..etj !
Poeti Shefki Ollomani, me mjaft aftësi poetike, arrinë
shumë lartë të prekë opinionin, duke krijuar
ndjenjën e përjetimit. Orientimi i poetit Ollomani,
ka për synim, që tragjika e krijuar, të mos
mbetet brenda përbrenda kufijëve të caktuar.
Ngjarjet, poetin e detyrojnë të merret me mesazhe.
Në strofën e parafundit dhe të fundit të
poezisë "MOS E LENI
", shkruan :
Mos e leni betimin pa realizuar!
Mos e leni lirinë pa fituar!
Mos e leni atdheun pa çliruar!
Mos e leni Shqipërinë pa bashkuar!
Mos e leni as sot, as mot!
Mos e leni atdheun pa zot!
Mos e leni mos, mos, mos!
Mos e leni armiku t'ju sos!
Në të dyja strofat, shihet se poeti Ollomani,
nuk ka probleme të të formuluarit në fjalë
të reja shprehëse poetike. Ka shtrirje të gjërë
dhe secila fjalë ka kuptimin e vet, që lidhet ngushtë
me titullimin e poezisë. Edhe në këto dy strofa
në vargjet e poezisë "MOS E LENI
",
inkuadron shprehje me ndikim që e prekin jetën konkrete
të ngjarjeve. Lexo me vëmendje,
"Mos e leni betimin pa realizuar", kështu
që poezia arrinë formën e përpjekjeve
të poetit - Betimin! Çfar don të thotë
poeti Ollomani, kur shkruan : Mos e leni betimin pa realizuar
!
E dinë ai se është dhënë "betimi"?
Pa tjetër se po. Shihet se poeti është i implikuar
në mënyrë direkte apo inderekte me ngjarjet.
Apo është një njohës i mirë i rrethanave
krijuese, prandaj, ai potencon "betimin", si një
fjalë me peshë të njejtë që e cekëm
te fjala "besë". Betimi, është një
premtim, që lidhet shumë ngushtë për kryerjen
e një pune deri në mbarim. Për të mos
e lënë punën pa kryer, duhet të betohet
njeriu. Betimi, bëhet solemn dhe krejtë hapur për
të kryer një detyrë, ose për të luftuar
në përputhje me kërkesat Kombëtare.
* * *
Poeti Shefki Ollomani, aplikon një rregullativ të
ndërtimit të poezisë, e cila kryesisht shtrihet
mbi rrafshin Kombëtar, së paku kjo qëndron
në këtë libër "
. Për lirinë,
për Shqipërinë", duke dëshmuar një
prirje poetike.
Poeti i përkushtohet edhe fatit jetësor personal,
sikurse në poezinë e shkruar gjatë këthimit
të tij në vendëlindje pas 13 vitesh në
Tuhin, në vitin 1995, të cilën poezi e titullon
:
"MBI TROJET TUA - ILIRIDË"!
O Zot i bekuar, jemi vetëm ne shqiptarët, që
përjetojmë drama të tilla?! Kjo poezi, pa tjetër
se krijon emocione rrënqethëse, edhe tek lexuesit
që lexojnë me një vëmendje të përkushtuar,
do të vërejnë se kjo poezi ka vlerën e
kirijmtarisë, e ndërtuar mbi mallin e 13 viteve
të mërguara, që u ndalua nga një pushtet
barbarë, për vizitë vendit të vet, vendëlindjes.
Poezia e poetit Ollomani, kryesisht prekë tri fjalë
kryesore në të tri strofat e që fillon me:
"Ecë", "Ulem" dhe "Endem".
Pa tjetër se kjo poezi, është njëra
ndër poezitë më prekëse, që lidhë
kryesisht problematikën që është krijuar
nga barbarët sllavo/maqedonas.
Po e marrim strofën e parë të poezisë
:
MBI TROJET TUA - ILIRIDË!
(Në vendlindje, pas 13 vitesh)
Ecë mbi tokën tënde të bekuar,
Ecë mbi malet e gjelbëruar,
Ecë mbi lëndinat e tua të bukura,
Ecë mbi fushat me lule e flutura,
Ecë mbi trojet tua - Iliridë,
Dhe zemra e sytë më mbushen dritë,
Çka mund t'i shtohet tjetër kësaj strofe?!
Asgjë. Përveç përshkrimit në vargje
të kësaj tragjedie, kjo me aftësinë e
krijimit të poetit Ollomani, poezia vetvetiu shëndrrohet
në dramë të llahtarshme. Pas 13 viteve poeti
me këmbët e tij, ecë nëpër tokën
e vet të bekuar, ecë mbi truallin e vet etnik. Brenda
përbrenda poezisë "MBI TROJET TUA - ILIRIDË",
krijohet përshtypja e mundësisë së një
paraqitje para syve, duke ecur poeti mbi tokën e bekuar
të stërgjyshërve të tij, mbi malet e gjelbëruara,
të bekuara, me lule e flutura, mbi truallin - ILIRIDË,
dhe te zemra dhe sytë e poetit vjen drita! Këtu
poeti arrinë aq lart, sa që kësaj poezie ja
jep shpirtin, e "shpirtëzon", e ngjallë
duke dëshmuar se është një poet i veçantë,
me prirje poetike. Këtu në këtë poezi
shohim se, poeti gjatë ndërtimit të poezisë
"MBI TROJET TUA - ILIRIDË", arrinë që
të shprehë në vetvete : "Ecë mbi
tokën tënde të bekuar", ecje me bekimin
e Zotit që e ka bekuar këtë tokë ILIRE,
"Ecë mbi malet e gjelbëruara", "Ecë
mbi lëndinat e tua të bukura", "Ecë
mbi fushat me lule e flutura", "Ecë mbi trojet
tua - Iliridë","Dhe zemra e sytë më
mbushen dritë".
Vallë, pse poeti e cekë në vargun e fundit
"Dhe zemra e sytë më mbushen dritë",
çfar don të thotë me këtë poeti
Ollomani? A thua se periudhën kohore 13 vjeçare,
poeti e konsideron një terr pa dritë?! Pa tjetër
se po. Duke i munguar vendëlindja, poetit i ka munguar
edhe drita e syve, dritë e cila lëshon rrezet e
energjisë atdhetare, që vijnë nga dielli i
bekuar. Dritë që poeti e vlerëson si një
rrezatim, si një shkëlqim që ia ka ndriçuar
edhe syrin edhe zemrën me t'u kthyer në Atdhe.
Në strofën e dytë poeti vazhdon me të
njejtin përjetim dhe "shpirtëzim"poetik,
duke ndryshuar në formulim dhe shprehje të tjera
poetike. E lexojmë strofën e dytë të poezisë
"MBI TROJET TUA - ILIRIDË :
Ulem mbi livadhet tua të lulëzuara,
Ulem mbi gurët e kalave të lartësuara,
Ulem mbi bregoret në formë plisi,
Ulem pranë varreve të t'im fisi,
Ulem pranë votrës me oxhak,
Ulem pranë kullës me bajrak,
Ulem e përkulem para teje - Iliridë,
Dhe zemra e sytë më mbushen dritë.
Poeti Ollomani, nuk fshehë aspak mallëngjimin
në këtë poezi, përkundrazi shprehë
hapur brengën e mallit për vendin e lindjes, për
livadhet, për gurët e kalave të lartësuara...,
duke pasqyruar përmallshëm përjetimin e tij
të këthimit në Atdhe pas 13 viteve, e që
e pasqyron në vargje poetike duke futur elemente prekëse
poetike.
Poeti për asnjë moment nuk arrinë të
lirohet nga ballafaqimi i përjetimit në Atdhe, gllabërohet
i tëri në ambientin e përjetimit dhe vuajtjeve
të viteve që për asnjë moment nuk e ka
harruar vendin. Ulem! Çka paraqet poeti ketu? Lexo
me vëmendje, me përqëndrim:
"Ulem mbi livadhet tua të lulëzuara",
"Ulem mbi gurët e kalave të lartësuara",
"Ulem mbi bregoret në formë plisi", "Ulem
pranë varreve të t'im fisi.
Në secilin varg, vërejmë se poeti gjenë
shprehje që i dalin nga thellësia e shpirtit. Është
për t'u çuditur se si ka mundur që aty për
aty të rënditë vargjet, gjë që kjo
nuk ka mundur të ndodhë. Por, është më
se e vërtetë se ideja e thurrjeve të vargjeve,
është aty për aty e krijuar, gjatë përjetimit
të poetit në vëndëlindjen e tij. Prandaj
janë shumë origjinale, poetike dhe me një vlerë
të thellë artistike. "Ulem mbi gurët e
kalave të lartësuara, mbi bregoret në formë
plisi, pranë varreve të t'im fisi", të
gjitha këto te krijuesi kanë çliruar tensione
shpirtërore, dridhje shpirtërore, lot shpirtëror,
sidomos kur poeti përkulet para ILIRIDËS, e pastaj
është ulur mbi varret e fisit të tij.
Edhe strofa e tretë e poezisë është tejet
domethënëse, me një fuqi poetike të rrallë.
Këtë lloj poezie të një stili të
veçantë të të krijuarit, nuk mund ta
gjeshë tek secili poet. Për këtë po ja
lëmë lexuesit që të lexojë vetë,
këtë poezi dhe krijimtarinë e poetit të
shquar Shefki Ollomani, në librin e tij, "
.
Për lirinë, për Shqipërinë".
* * *
Në librin e poetit Shefki Ollomani "
.
Për lirinë, për Shqipërinë",
me poezi të zgjedhura, do të hasim shumë poezi,
që kanë vlerë poetike e artistike. Pa fije
dyshimi mund të themi se krijimtarija e poetit Ollomani,
ka një disiplinë, ka plan me një strukturë
të caktuar të krijimtarisë poetike.
Lexuesi do të hasë në shumë periudha,
ngjarje që janë përfshi në poezinë
e poetit Ollomani, që bëjnë përshtypje
se janë të krijuara nga një poeti tejet meritor
dhe krijues i vërtetë, me ndjenja poetike.
Poeti Ollomani, në shumë poezi precizon idenë
dhe kuptimin, bënë radhitjen e tyre sistematike
në kohë dhe ndodhi të ngjarjeve.
Po e marrim poezinë e poetit Ollomani - "KËSHTJELLA
E LIRISË":
KËSHTJELLA E LIRISË
Kështjellë prej gurësh të Ilirisë,
Kështjellë prej gjakut të rinisë,
Kështjellë prej eshtrash të shqiptarëve,
Kështjellë prej kafkash të luftëtarëve,
Kështjellë prej betoni e qëndrese,
Kështjellë prej prej hekuri e bese.
Edhe kuptimi i kësaj poezie ka karakter Kombëtar.
Kështjella, sipas poetit Ollomani, paraqitet si një
dëshmitar okular i ngjarjeve historike. Duke e ditur
se në kështjellat shqiptare, të ndërtuara
me mure të larta prej guri, të trasha dhe të
pajisura me bedena, vetëm për mbrojtjen e identitetit
Kombëtar nga armiq shekullor, vend ky që kemi mundur
të sigurohemi nga armiqtë barbarë sllavë.
Në kështjellat tona ështe bërë luftë
e tmerrshme, gjë që poeti jo rastësisht komunikon
me "Kështjellën" përmes vargjeve
poetike, për kristalizimin e ndodhive. Prandaj, poeti
e quan me të drejtë: "Kështjellë
prej gurësh të Ilirisë", sepse vërtetë
kështjallat tona janë të ndërtuara me
gurë të truallit ILIR.
"Kështjellë prej gjakut të rinisë",
"Kështjellë prej eshtrash të shqiptarëve","Kështjellë
prej kafkash të luftëtarëve", "Kështjellë
prej betoni e qëndrese", "Kështjellë
prej prej hekuri e bese", kanë një kuptim logjik,
sepse kështjellat tona e kanë edhe gjakun e rinisë,
eshtrat e shqiptarëve, kanë edhe kafkat e luftëtarëve
e që poeti e rrumbullakson këtë strofë
me vargun: Kështjellë prej betoni e qëndrese.
Leximi i vëmendshëm, të thellon në parim
dhe është shumë imponuese, përshkrimi
poetik i tragjikës shekullore të Kombit. Poeti Ollomani,
në varg, hjedh fjalët poetike me një cilësi
dhe kuptim tejet vlerësues. Këtu gjenë për
kështjellën fjalë qëndrese prej betoni,
hekuri dhe bese, gjë që nënkupton se sikurse
kështjellat që ishin të forta, edhe të
parët tanë qëndruan stoik në istikamet
e kështjellave. Ndaj, këtë Kështjellë
ILIRE, mund ta kishim quajtur, "KËSHTJELLË
FISNIKRORE".
Poeti Ollomani, me përsosshmëri gjenë metodën
e të formuluarit poetik.
Në strofën e katërt të poezisë
"KËSHTJELLA E LIRISË", poeti Ollomani,
shkruan:
Kështjellë prej kullash të rrënuara,
Kështjellë prej fisesh të dëbuara,
Kështjellë prej librave të djegura,
Kështjellë prej lëkurave të rrjepura.
Ose në strofën e fundit:
Kështjellë me themele në tokën arbërore,
Kështjellë me majat a lartësive qiellore
Kështjellë me bedenat e shqiptarisë
Kështjellë e përjetshme, kështjella e
lirisë.
Çfar dallimi aq i madh nga strofa në strofë
që i bënë poezisë, poeti Shefki Ollomani.
Te strofa e më epërme, poeti paraqet një zhgënjim,
nuk mundet pa a përmendur realitetin, sado i hidhur që
është, për derisa poeti e din mirë se
Kështjellat tona prej kullash kanë qenë të
rrënuara, lexo:
"Kështjellë prej kullash të rrënuara",
pastaj vazhdon vargu tjetër i poezisë, "Kështjellë
prej fisesh të dëbuara", gjë që është
një realitet se, fiset ILIRE kanë qenë të
dëbuara nga kështjellat e tyre, "Kështjellë
prej librave të djegura", "Kështjellë
prej lëkurave të rrjepura".
Pa tjetër se poeti në imagjinatën e tij
poetike, dallon strofën prej strofe. Strofa e fundit
me të parafundit dallojnë, në dy aspekte në
:
a) Pesimizëm, zhgënjim, ankim, vajtim.
b) Optimizëm, krenari, lartësi, këndim.
Aftësia e poetit Ollomani, për të krijuar,
shihet se ka një përvojë të hershme dhe
din të identifikojë krijimtarinë, si në
ngritje të poezisë, në rrafshin e poezisë
dhe në rënien e poezisë. Përveç
kësaj, ka një prirje të thukët në
ilustrimin e poezive mbi bazën e realitetit të kohës.
* * *
Poezia e poetit Ollomani "
ILIRIDA IME",
përkon me një realitet të hidhur, që implikon
relitetin dhe na bën të mendojmë se kjo poezi
nuk ka të bëjë fare me imagjnatën, duke
marrë parasysh formulimin e poezisë me shembuj konkretë
dhe tejet realë. Poetin e mundon realiteti i krijuar
në rrethana në të cilat gjendet vet ILIRIDA,
motivohet me vështërsitë e krijuara të
jetës së fëmiut, rinisë, cucës iliriane,
vajzës...,etj.
Po marrim strofën e parë të poezisë
"
ILIRIDA IME" dhe duke e lexuar me vëmendje,
do t'i zbulojmë qëllimet e poetit Ollomani.
"
ILIRIDA IME"
Lindur në stuh!
Rritur n'Iliri!
Fëmijë pa fëmijëri!
Vajzë pa vajzëri!
Cucë pa rini!
Vashë pa nusëri!
Çikë me pikëllime!
Ilirida ime!
Poeti Ollomani, në këtë poezi, evokon jetën
qysh nga fëmijëria e hershme e tij, dhe lirisht
mund të themi se duke pasur pasrasysh prirjen e poetit
që poezinë e vet ta lidhë me kontaktin e jetës
rinore në përshtashmëri të plotë
të jetës së ILIRIDËS, gjë që
këtë ia arrinë me plot sukses, përmbush
edhe një obligim ndaj Aëdheut të vet të
lindjes. Teksti i hyrjes së kësaj poezie prekë
ngadalë, shumë ngadalë lindjen, kur thotë:
"Lindur në stuhi", që don të thotë
se stuhitë e asaj kohe kanë qenë luftëra
fizike, psiqike..., të ILIRIDËS, për t'u rezistuar
regjimeve të huaja, që e kanë pllakosur trullin
e ILIRIDËS, e pastaj del tek: "Rritur n'Iliri",
"Fëmijë pa fëmijëri". Shikoni
sa bukur e bën lidhshmërinë e vargjeve poeti,
shihet se thuarja e vargjeve është bërë
me një kujdes tejet të përpiktë dhe të
njejten kohë bën përshtashmërinë
e tyre. Lindja, rrita, fëmijëria, dhe vazhdon kur
thotë: "Vajzë pa vajzëri", "Cucë
pa rini", "Vashë pa nusëri", "Çikë
me pikëllime", Ilirida ime!
Pse poeti Ollomani, përkushtohet në gjininë
femërore në kuptimin e poezisë. A mos don të
jetë më i hapur për lexuesin apo ka tendencë.
Jo, poeti në këtë poezi i kushtohet tërësisht
ILIRIDËS, dhe nuk ka tendenca në raport me lexuesin,
duke futur filozofi poetike, me ide të imagjinuara. Por
kuptohet se secili varg i poezisë "
ILIRIDA
IME", ka një kuptim tejet domethënës,
dhe brenda përbrenda vargut mund të themi se ka
filozofi të të shprehurit poetik, që poeti
Shefki Ollomani tregon aftësi prej vizionari. Vargjet
e kësaj poezie, kanë porosinë e vet, duke vu
në spikamë gjendjen e së kaluarës, së
tashmes, e po ashtu poeti prekë edhe mundësit e
së ardhmes, të cilat nuk i përjashton në
asnjë varg të tij.
Marrim strofën e fundti të kësaj poezie
"
ILIRIDA IME", ku poeti Ollomani shkruan:
Vend i bekuar!
Tokë e paçliruar!
Liri e pafituar!
Shqipëri e pabashkuar!
Nëpër shekuj, mijëvjeçarë...!
Herë plagosur, herë zemërvrarë!
Herë për tokë, herë në marshime...!
Ilirida ime!
Marr në përgjithësi, poezitë e poetit
Shefki Ollomani, trajtojnë faktin e çështjes
Kombëtare me një shtrirje poetike, në hapësirën
ekzistenciale të popullit Shqiptar, me formulime moderne
që shprehin e pasqyrojnë rrethanat universale shqiptare.
Vetëm poezitë të cilat janë tejet
kuptimore, e që arrijnë të paraqesin kuptimësinë
e mirëfilltë në krijimtari, sikurse që
janë poezitë në librin "
. Për
lirinë, për Shqipërinë" të poetit
Shefki Ollomani, rrënojnë çdo gjë që
është antivlerë, dhe ndërtojnë çdo
gjë që është vlerë.
E tërë poezia dhe krijimtaria e poetit Shefki
Ollomani, priret përkah qartësia e kuptimit të
poezisë, fut në përdorim logjikën e të
kuptuarit, duke i qartësuar fenomenet dhe qëllimet,
për :
ÇLIRIMIN E TOKAVE ARBËRORE
FUND
|
 |  |