 |
 |
Shefki Ollomani
SHQIPËRIA ETNIKE
/Ëndërr apo Realitet?!/
(Shkruar:2006 - 2007)
SHKUPI
SHKUP - Tetor 2007
Editor
Azam Dauti
Recensent
Dr.Nehat Sadiku
PARATHËNIE
Shqipëria Etnike nuk ra nga Qielli,
ajo mbiu nga Dheu
Hartimi i Kapitullit I dhe II të këtij libri publicistik
u referohet, përveç tjerave, këtyre librave:
1.Historia e Shqipërisë - Tiranë 1985
2.Zhan Klod Faveirial: Historia (më e vjetër) e Shqipërisë
- Tiranë 2004
3.Aristidh Kola: Gjuha e Perëndive - Tiranë 2003
Pasi që ky libër nuk është studim shkencor mbi
historinë tonë kombëtare dhe nuk ka për qëllim
që lexuesve t'ua mësojë historinë tonë
kombëtare apo botërore, ndaj edhe referimet, citatet dhe
pjesët e marra nga këto libra janë shkruar pa thonjëza
dhe pa fusnota.
Për hartimin e këtij libri, historia (sidomos ajo politike)
vetëm është vënë në shërbim të
politikës aktuale, në rolin ndihmës të veprimtarisë
patriotiko-revolucionare e luftarake të Lëvizjes sonë
Kombëtare për çlirimin dhe bashkimin e Shqipërisë
Etnike.
*****
Ky libër publicistik historiko-politik fillon me histori, sepse
historia është rruga që ka bërë kombi ynë
nga lashtësia e deri në ditët tona. Historia e vjetër
dhe e re kombëtare, rajonale e botërore është
udhërrëfyesja më e mirë, më e saktë
dhe më e qartë për veprimet dhe veprimtarinë
tonë sot e nesër për të bërë Shqipërinë
e Bashkuar Etnike.
Ai popull që nuk ka të kaluar, nuk ka as të ardhme.
Ai popull që e harron të djeshmen, nuk e kupton as të
sotmen dhe e saboton edhe të nesërmen e tij. Ai komb që
nuk e rrespekton të djeshmen, nuk e çmon të sotmen
dhe nuk e meriton as të nesërmen. Ai popull që nuk
mëson nga dështimet e kaluara, do të gabojë
sot dhe do të dështojë edhe nesër.
Historia nuk është një seri përrallash të
bukura apo të trishtueshme, ajo është një thesar
vigan njohurishë, diturishë, përvojash e mësimesh
të paçmueshme për njerëzit, popujt dhe për
mbarë njerëzimin.
Ai popull që e çmon historinë, e kupton drejt atë
dhe i zbaton në jetën dhe në luftën e tij të
përditëshme mësimet e historisë, ai popull është
i zgjuar dhe ka ardhmëri të ndritur.
Historia është thesari i bëmave tona: dëshmuese
e së kaluarës, shembëll e mësim për të
tashmen dhe paralajmërim për të ardhshmen.
Çdo njeri, çdo popull e çdo shtet, si dhe mbarë
bota, kalon nëpër tri faza të veçanta të
jetës dhe të zhvillimit të saj:
1.e kaluara,
2.e tashmja dhe
3.e ardhshmja,
të cilat janë të lidhura pazgjidhshmërisht me
njëra-tjetrën, plotësojnë njëra-tjetrën
dhe përbëjnë një tërësi të vetme
që quhet pastaj historia e njeriut, historia e shtetit, historia
kombëtare dhe historia e njerëzimit apo botërore.
Prandaj nuk duhet të injorohet asnjë fazë e historisë
së një populli dhe historisë së njerëzimit.
Shekulli i ri ka ardhur, kohë të reja kanë lindur.
AUTORI
I - PARAHISTORIA E SHQIPËRISË ETNIKE
1.PELLAZGJIA
Gjurmët më të hershme të qenies së
njeriut në trojet shqiptare shfaqen në periudhën
kohore të Paleolitit të mesëm që përfshin
periudhën rreth 100.000 vjet më parë apo para erës
sonë. Njeriu që popullonte këto vise në atë
kohë, sipas shkencës antropologjike, quhet njeriu i Neandertalit.
Këtë e vërtetojnë zbulimet e shumëta arkeologjike
të bëra në të gjitha trojet shqiptare të
Ballkanit të sotëm, troje të cilat në atë
periudhë dhe deri në Mesjetën e hershme përfshinin
dy të tretat e Gadishullit Pellazgjik - Ilirik - Ballkanik,
që nga Sllovenia e sotme në veri dhe deri në Peloponez
(Moré) të Greqisë së sotme në jug. Dhe
nga deti Adriatik në perëndim deri në Thrakinë
e sotme në Lindje, si dhe nga deti Egje në jug e deri
në brigjet e lumit Danub në veri.
Vazhdimësia e përhershme e banimit të trojeve parahistorike
dhe antike shqiptare që nga Paleoliti (Koha e Vjetër e
Gurit), Neoliti (Koha e Re e Gurit) dhe deri te periudha kohore
e Bronzit dhe Hekurit, tregon qartë e shkencërisht se
Shqiptarët e sotëm janë pasardhësit e drejtpërdrejt
të këtyre banorëve të stërlashtë e
fillestarë të Pellazgjikut (Ilirikut - Ballkanit), të
cilët më vonë do të fillojnë ta quajnë
veten me emra të ndryshëm, por që ishin dhe mbetën
të njëjtët për nga etnia, gjuha, gjaku, kultura
dhe arti i tyre i përbashkët, që u zhvilluan pandërprerje
e në vazhdimësi përmes mijëravjeçarëve
deri në ditët tona.
Deri kah fundi i Paleolitit dhe fillimi i Neolitit, banorët
e Pellazgjikut jetonin në bashkësi primitive njerëzore.
Me fillimin e Kohës së Re të Gurit (Neolitit) kjo
bashkësi njerëzore u zhvillua me një hov më
të madh dhe nga shoqëria primitive kaloi në shoqërinë
e civilizuar, duke zhvilluar ndërtimtarinë, artin e kulturën
dhe duke ndërruar rrënjësisht mënyrën e
të menduarit dhe të jetës.
Rreth kësaj periudhe, në fillim të Neolitit (10.000-5000
vjet p.e.s.), kjo bashkësi njerëzore, këta banorë
të parë të këtij Gadishulli e quajtën veten
Pellazgë, kurse vendin ku banonin e emërtuan Pellazgji-a
( Iliriku i mëvonshëm, Ballkani i sotëm). Pellazgët
u zhvilluan shumë shpejtë në të gjitha llojet
e shkencave, duke themeluar edhe 12 "Perënditë"
e Olimpit me në krye Zeusin, të cilët më vonë
i përvetësuan Helenët (Grekët). Perënditë
tjera pellazge ishin edhe Dodona në Epir, Kabiret në Samotrakë
dhe Eleuzia në Atikë.
Pellazgët ishin shumë të vjetër, të stërlashtë,
parahistorikë, që përbënin një rracë
mitike, si titanët dhe ciklopët. Në vitin 1900 p.
e. s, Pellazgët zinin një hapësirë tokësore
nga Orno në Bosfor, ku ngritën fortesa e qytete të
njohura si Larisa, Tursi, themeluan mbretërinë e Argosit
dhe të Sikionit, formuan dinastitë e Tebës, Thesalisë,
Arkadisë, Tirintit, Mikenës, të Likozurit etj.
Pellazgët, lelegët, kaukanët, karianët etj ishin
bartësit e kulturës së neolitit dhe të fillimit
të epokës së bronxit në truallin e Shqipërisë
dhe të Greqisë. Këto ishin fise të vjetra vendëse,
të cilët më vonë u mbuluan nga helenët
e ardhur dhe u asimiluan prej tyre. Ndër ta Pellazgët
ishin fisi më i madh dhe më i rëndësishëm,
prandaj edhe njoftimet e historianëve për ata janë
më të hollësishme.
Homeri i përmend Pellazgët në epopenë e "Iliadës"
si banorë të Thesalisë, të cilët gjatë
luftës së Trojës mbajtën anën e trojanëve
(trojanët ishin Ilirë nga fisi i Dardanëve), kurse
në "Odisenë", që është e një
kohe më të vonëshme, Pellazgët zihen në
goje si banorë të Kretës. Shkrimtarë më
të rij si Hesiodi, Herodoti, Hekateu, Tuqididi dhe të
tjerë më pas si Helaniku, Dionizi i Halikarnasit, Straboni
etj. na japin njoftime të tjera mbi këto fise, duke i
vendosur ata në Peleponez, në Azi të Vogël,
në Itali etj. Ata flasin për vendbanime pellazgësh
në Athinë, pastaj në Lemno dhe Kretë, në
Sicili, Etruri etj. Njoftojnë për mbeturina muresh në
vende të ndryshme të Greqisë që ata ua atribojnë
Pellazgëve. Ndërsa gjuhën e tyre, pellazgjishten,
e cilësojnë si gjuhë barbare, d.m.th. jo greke, të
cilën e humbën kur u helenizuan. Tregojnë se Pellazgët
kishin një kulturë të lartë dhe prej tyre helenët
mësuan kultin e perëndive, bile përvetësuan
edhe një varg emra perëndish pellazgjike. Përmendin
disa emra vendesh e qytetesh të trashëguara nga Pellazgët
si Larissa, Gortyna, Agro, Tyrren etj.
Ndër këta, Herodoti, thotë se në kohën
e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve
të dikurshëm Pellazgë, të cilët kishin
ardhur këtu nga Thesalia kufitare. Kurse Straboni, duke u mbështetur
te Efori, Hesiodi, Eskili dhe Euripidi thotë se vendbanimi
i hershëm i Pellazgëve ishte Arkadia dhe që këtej
këta shtegtuan në Epir, në Thesali, Kretë, Lesbos
dhe Troadë.
Por, megjithëse të ngatërruara dhe kontradiktore,
njoftimet e autorëve të vjetër bashkohen në
një pikë të rëndësishme, në faktin
se ata mohojnë çdo lidhje gjenetike midis Pllazgëve
dhe fiseve të mëvonëshme helene. Ata Pellazgët
i bënin vendës, me origjinë hyjnore, siç thotë
Homeri, ose të mbirë nga dheu siç thotë Hesiodi,
kurse helenët ishin të ardhur.
Në Epokën e Bronzit (5.000-1.000 vjet p.e.s.) Pellazgët
u ndanë në tre kryefise të mëdha: 1.Ilirët,
2.Maqedonët dhe 3.Thrakët. Këto tre fise ndaheshin
pastaj në disa nënfise të tjera. Fisi më i madh
nga këto tre fise ishin Ilirët. Edhe pse të ndarë
në tre fise shumë të mëdha dhe në disa
qindra nënfise, Pellazgët, megjithatë, përbënin
një tërësi, një bashkësi etnike, një
popull të vetëm me një gjuhë të ngjashme
( me shumë dialekte e nëndialekte) dhe me një art,
kulturë e formim psiqik të përbashkët.
Dy fiset e mëdha pellazge: Maqedonët dhe Thrakët
u zhdukën dhe u asimiluan nga luftërat dhe stuhitë
e kohës, kurse vetëm fisi më i madh pellazgjik -
Ilirët mundën të mbijetojnë dhe të arrijnë
deri në ditët tona, duke ndërruar vetëm emrin
nga Ilirë në Arvanitas - Arbër - Arbëreshë
dhe më në fund u quajtën Shqiptarë. Edhe atdheu
i Pellazgëve ndërroi emër nga Pellazgjia parahistorike,
në Antikë u quajt Iliria, në Mesjetë mori emrin
Arbëria, kurse në kohën tonë më të
re u emërua Shqipëria.
Pas ndarjes së bashkësisë etnike të Pellazgëve
në tre fise të mëdha secila nga këto formoi
shtetin e vet. Për dallim nga dy fiset tjera, fisi i Ilirëve,
pasi ishte i përbërë nga shumë nënfise
tjera bukur të mëdha, formoi disa mbretëri apo shtete
ilire, si dhe Lidhje shtetesh Ilire. Shteti i Maqedonisë dhe
i Thrakisë u shuan më herët, kurse nga shtetet ilire
mbijetoi vetëm Iliria e Jugut - Shqipëria e sotme Etnike,
e cila shtrihet që nga Sanxhaku e Molla e Kuqe në veri
dhe deri te Gjiri i Artës në Jug.
Meqenëse Maqedonët antikë, Thrakët dhe Ilirët
janë popuj vëllezër, të lindur e të rritur
nga babai Pellazg e nëna Pellazgjia, atëherë vetëkuptohet
se ata kanë të njëjtin territor, të njëjtin
gjak, të njëjtën gjuhë e kulturë, të
njëjtët heronj e heroina dhe të njëjtët
"perëndi". Shqiptarët si pasardhësit e
vetëm të tyre, janë edhe trashëgimtarët
legjitimë të kësaj pasurie materiale e shpirtërore,
kurse Shqipëria Etnike është vazhdimësi dhe
trashëgimtare e territoreve parahistoriko-antike të Pellazgjisë.
Për shkak të pozicionit të saj gjeografik, Shqipëria
ka qenë përherë në udhëkryqin e perandorive
dhe qytetërimeve të vjetra e të reja.
Në lashtësi, për shekuj me rradhë, ajo është
gjendur në kufirin politiko-ushtarak e kulturor ndërmjet
Lindjes dhe Perëndimit, ndërmjet Perandorisë Romake
dhe asaj Bizantine, ndërmjet perandorive bullgare, serbe e
greke. Ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Europës Perëndimore.
Trojet pellazgo-iliro-shqiptare në Parahistori, në Antikë
dhe deri në Mesjetën e hershme përfshinin dy të
tretat e Siujdhesës Pellazgjike-Ilirike, por me fillimin e
dyndjeve të fiseve sllave dhe fiseve tjera barbare drejt kësaj
siujdhese në Mesjetën e mesme dhe të vonëshme,
trojet iliro-shqiptare filluan të ngushtohen, kurse popullsia
e tyre filloi të zvogëlohet.
Tragjedi të mëdha, të përgjakshme e të
njëpasnjëshme e kanë goditur Shqipërinë
Etnike. Luftëra pushtuese të perandorive të shumëta,
kryengritje të njëpasnjëshme për liri e pavarësi
kombëtare, si dhe grindje e përleshje të brendshme
ndërfisnore e kanë përcjellur nëpër mijëvjeçarë
e deri në ditët tona popullin shqiptar dhe atdheun e tij.
II - RRUGËTIMI I SHQIPËRISË
ETNIKE
1.ILIRIA
A - ANTIKA (Mijëvjeçari I p.e.s. - Shek.V të e.s.)
Burimet historike dëshmojnë se në epokën
e hekurit territori i Shqipërisë banohej nga ilirët,
një nga popullsitë e mëdha të Evropës së
atëhershme, që shtrihej në gjithë pjesën
perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Rreth fundit të
shekullit XII ose fillimit të shekullit XI para erës sonë
në territorin e tyre shfaqen për të parën herë
objekte prej hekuri.
Kështu duke zënë fill në kapërcyell të
epokës së bronzit, procesi i formimit të etnosit
ilir përshkon në mijëvjeçarin e dytë
rrugën e gjatë të diferencimit nga masa e pasigurt
etnike që u formua pas shkatërrimit të botës
neolitike dhe përfundon nga fundi i këtij mijëvjeçari.
Si e tillë, kjo epokë krijon në pjesën perëndimore
të Ballkanit atë substrat etno-kulturor, mbi bazën
e të cilit formohet më vonë etnosi dhe kultura ilire.
Bartësit e këtij substrati mund të identifikohen
me atë popullsi parailire, që në burimet historike
njihet si pellazge.
Pikëpamje më e re është ajo që e konsideron
kulturën ilire si një dukuri të formuar historikisht
në vetë truallin ilir në bazë të një
procesi të gjatë dhe të pandërprerë të
saj gjatë gjithë epokës së bronzit dhe fillimit
të asaj të hekurit.
Nga studimet më të reja të mbështetura jo vetëm
në burimet e shkruara historike, por edhe në të dhënat
arkeologjike si dhe në ato gjuhësore, rezulton se trualli
historik i Ilirëve përfshinte tërë pjesën
perëndimore të Gadishullit Ballkanik që nga Sllovenia
e sotme dhe lumi Savë e Danub në veri, deri tek gjiri
i Ambrakisë në jug, pra deri në kufijtë e Helladës
së vjetër. Dhe që nga rrjedhja e lumenjve Moravë
e Vardar në lindje, deri në brigjet e Adriatikut dhe detit
Jon në perëndim.
Burimet historike, arkeologjike dhe gjuhësore dëshmojnë
për praninë e Ilirëve edhe jashtë trevës
historike të tyre. Grupe të tëra Ilirësh, midis
tyre dhe mesapët dhe japigët u vendosën në Itali
gjatë bregut të Adriatikut dhe në krahinat jugore
të saj.
Në Azi të Vogël u shpërngulën grupe popullsish
dardane, paione, të cilat do të përmenden edhe në
eposin homerik si pjesëmarrës, përkrah trojanëve
në luftën e tyre kundër grekëve. Prania e elementit
etnik ilir është vërtetuar arkeologjikisht nga burimet
e shkruara edhe në rajonet veriore të Maqedonisë
e të Greqisë, si në Akarnani e në Etoli.
B) - FISET ILIRE
Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të
fundit para erës sonë ishin formuar tanimë bashkësitë
fisnore ilire dhe në përgjithësi ata kishin zënë
vend në trojet e tyre historike. Ndër fiset më të
hershme ilire që luajtën dhe një rol ku më shumë
e ku më pak të rëndësishëm në ngjarjet
historike të mëvonshme, për tu përmendur
janë: thesprotët, të cilët zinin ultësirën
bregdetare që nga gjiri i Ambrakisë e deri tek lumi i
Thiamit (Kalama), në veri të tyre vinin kaonët, vendbanimet
e të cilëve arrinin deri tek malet e Llogarasë dhe
gryka e lumit Drinos. Molosët banonin në pllajën
pjellore të Janinës. Gjatë luginës së Vjosës
në të majtë banonin amantët, ndërsa në
të djathtë bylinët, kurse në rrjedhjen e sipërme
të Vjosës banonin parauejtë. Në lindje të
bylinëve shtrihej territori i atintanëve. Taulantët
shtriheshin në zonën bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi
i Matit dhe në veri të tij, përgjatë brigjeve
të Adriatikut të Mesëm, fisi i ardianëve. Në
viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset më të mëdha
dhe më të rëndësishme ilire: paionët në
luginën e mesme të Vardarit, dhe dardanët që
banonin në rrafshin e Kosovës, të cilët shtriheshin
në veri në tokat midis degëve jugore e perëndimore
të Moravës deri aty ku këto bashkohen për të
formuar Moravën e Madhe.
Midis fiseve të hershme të Ballkanit Veriperëndimor
ndër më të fuqishmit ishin liburnët, të
cilët banonin në bregdet dhe në ishujt deri tek lumi
Krka, në jug të tyre vinin dalmatët, kurse në
viset e Bosnjës së brendshme, autariatët.
Përveç këtyre fiseve, në territorin e gjerë
të Ilirisë do të shfaqen më vonë, në
rrethana krejt të reja historike e politike, edhe një
numër i madh bashkësish të tjera ilire, midis të
cilave edhe bashkësi të tilla që do të kenë
një peshë të madhe në zhvillimin e ngjarjeve
politike të shtetit ilir, si enkelejtë, dasaretët
etj. Ndër fiset më të përmendura ilire janë:
taulantët, ardianët, dardanët, paionët, dalmatët,
albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprotët
etj.
TAULANTËT - Banonin në zonën e Adriatikut, që
nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis
luajti një rol shumë të rëndësishëm
në historinë ilire të shek. IV III p.e.s.,
duke u vënë në krye të shtetit ilir, të
cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në
trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve
dhe i Parthinëve.
ENKELEJTË - Banonin në krahinat përreth liqenit
të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të mbretërisë
Ilire, në fund të shek. V p.e.s.. Një nga qytetet
e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden
më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden
edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë
të zotë.
DASARETËT - Janë një fis i madh në Ilirinë
Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin
e drithërave të bukës. Një nga qytetet më
të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të
Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij
fisi ishte edhe Antipatra (Berati).
ALBANËT - Banonin në prapatokën e qytetit të
Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i
Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve,
gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë,
arbër.
ARDIANËT - Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të
Rizonit (Boka e Kotorrit) dhe të lumit Narona (Neretva). Ardianët
e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e
tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve.
Ardianët luajtën një rol shumë të madh
në luftërat kundër pushtuesve romakë, gjatë
shek. III II p.e.s., në kohën kur sundoi dinastia
ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve
ishte Shkodra.
DARDANËT - Ishin fisi më i madh ilir që u vu
në krye të Mbretërisë Dardane, në Ballkanin
Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane
të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më
i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni,
i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët
përmenden si luftëtarë të fortë, xehetarë
shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të
njohur.
PAIONËT - Fise ilire që banonin në luginën
e sipërme të Vardarit në kufi me dardanët, duke
u shtrir deri tek lumi Struma. Përmenden për herë
të parë nga Homeri, si aleat të trojanëve. Në
gjysmën e parë të shek.IV paionët krijuan mbretërin
e tyre, e cila u detyrua tu bëjë ballë për
shumë kohë sulmenve të maqedonasve. Paionët
prenë në shek.IV-II p.e.s. monedhën e tyre prej argjendi.
DALMATËT - Banonin në brigjet e Adriatikut. Ishin
blegtorë të njohur, shquheshin për punimin e llojeve
të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur
me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe
nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshje rituale
kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.
PENESTËT - Banonin në luginën e Drinit të
Zi e përreth saj. Përmenden për herë të
parë në vitet 170 169 p.e.s. Luajtën rol të
rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire
romake. Përfshiheshin në Mbretërin Ardiane.
Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmenden
Uskana, Oeneu, Draudaku etj.
MOLOSËT - Janë një nga tri fiset kryesore që
banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën
rol shumë të rëndësishëm drejtues në
historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të
Epirit.
KAONËT - Ky fis epirot kishte shtrirje të gjerë,
që nga lumi Thyamios (sot lumi Kallama), deri në luginën
e Drinosit, në Gjirokastër. Kryeqendra e kaonëve,
Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek. III p.e.s. u bë
kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër
i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).
THESPROTËT - Banonin në Epir, në jug të
lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë.
Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek.V p.e.s.,
si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur
çdo vit nga gjiri i parisë.
Fise të tjera të njohura janë edhe labianët
(për rreth liqenit të Shkodrës), pirustët (në
Mirditë) dhe parthinët në ultësirën bregdetare
të Adriatikut.
C) - SHTETET ILIRE
Zhvillimi i pronës private, që çoi në thellimin
e diferencimit social, u bë burim konfliktesh në shoqërinë
ilire të shek.VIII-V p.e.s. Në këtë kohë
morën përpjesëtime të mëdha luftërat
ndërfisnore dhe inkursionet plaçkitëse për
det e tokë, që arrinin deri në Greqi dhe në
brigjet e përtejme të Adriatikut. Të tillë kanë
qenë inkursioni i enkelejve për plaçkitjen e thesarit
të Delfit ose ato të detarëve liburnë, të
cilët me anijet e tyre të lehta dhe të shpejta zotëruan
për një kohë brigjet e Adriatikut, që nga Korfuzi
deri në brigjet italike.
Në procesin e këtyre konflikteve, fiset e vogla ilire
filluan të lidhen dhe të formojnë gjatë veprimeve
të tyre të përbashkëta në luftërat
agresive ose mbrojtëse, aty nga fundi i shek.VII p.e.sonë,
federatat e para. Një federatë e tillë ishte ajo
e taulantëve, që nën mbretin Galaur dhe më pas,
gjatë shek. VII-VI p.e.sonë invadoi disa herë Maqedoninë
duke i shkaktuar asaj dëme të rënda dhe sakrifica
të mëdha në njerëz. Gjatë shek. VI-V p.e.s.
federata të tilla formuan edhe disa fise të tjera, si
molosët, thesprotët, kaonët, parauejtë, orestët,
lynkestët, paionët, dardanët etj.
Zhvillimi social-politik, që vihet re, veçanërisht
tek fiset ilire të jugut në fund të shek.V p.e.s.,
pasqyron qartë një shoqëri, që jetonte etapën
e fundit të organizimit fisnor, atë kalimtare për
në rendin skllavopronar. Mbi bazën e kësaj shoqërie
do të lindin në fundin e shek.V - fillimin e shek.IV p.e.s.
formacionet e para shtetërore ilire.
Në fundin e shek.V p.e.s. Ilirët hynë në rrugën
e zhvillimit skllavopronar. Në shekujt që pasuan e deri
në pushtimin romak krahinat më të përparuara
ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare, njohën zhvillimin
e tyre më të lartë shoqëror e politik të
pavarur.
Midis formacioneve shtetërore që u formuan në trevën
e gjerë ilire, ai që arriti një shkallë të
lartë të zhvillimit politik dhe që luajti një
rol të shquar në ngjarjet politike të kohës
qe Shteti Ilir apo Mbretëria Ilire. Që nga dukja e këtij
shteti emrat Ilir dhe Iliri morën, përveç kuptimit
të gjerë etnik, edhe një kuptim të ngushtë
politik, që u lidhën me fatet historike të këtij
formacioni shtetëror dhe të popullsisë së tij,
e cila në burimet e shkruara do të njihet me emrin Illyrii
propriedictii (Ilirë të mirëfilltë).
Në kohë të ndryshme Mbretëria Ilire ushtroi
pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet që i imponuan rrethanat
politike, në një territor të gjerë që përfshinte
krahinat prej lumit Naretva (Narona) në veri e deri te lumi
Vjosa (Aous), në jug me një shtrirje drejt lindjes deri
te liqenet Lyhnide në kufi me Maqedoninë dhe më në
veri me Mbretërinë Dardane.
Në krahinat më jugore ilire u formua një shtet tjetër
i rëndësishëm ilir i njohur me emrin Shteti i Epirit,
i cili shquhet sidomos në ngjarjet politike të fundit
të shek. IV dhe të çerekut të parë të
shek. III p.e.s. Në kohën e shtrirjes më të
gjerë të tij, ai përfshinte tokat prej lumit Vjosa
(Aous) e deri në gjirin e Artës (Nikopolit), duke u kufizuar
nga jugu me Akarnaninë, kurse nga lindja me Thesalinë
e Maqedonisë.
Në këtë hapësirë kanë ekzistuar si
formacione shtetërore të pavarura edhe një varg qytetesh
shtete, si Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia, historia politike e të
cilave u zhvillua herë në lidhje të ngushtë
e herë në kundërshtim me atë të Shtetit
Ilir dhe të atij të Epirit.
Popullsitë ilire të krahinave të brendshme qendrore
e veriore nuk njohën deri në fillim të erës
sonë një organizim politik shtetëror. Edhe në
këtë kohë ato arritën të organizohen vetëm
në federata fisnore, siç është rasti i dalmatëve
ose i fiseve të tjera.
1.Mbretëria e Enkelejve
Mbretëria e Parë Ilire është dinastia e Bardhylit
(shek.IV-335 p.e.s.).
Që nga shek. XI p.e.s. ekonomia ilire mori një zhvillim
dhe organizim të ri. Në disa degë të ekonomisë,
si në blegtori, në zejtari e më vonë edhe në
bujqësi lindi prona private. Rritja e prodhimit ndihmoi në
dendësimin e marrdhënieve tregtare të brendshme dhe
me vendet fqinje, si me Greqinë, me Italinë e me krahina
të tjera lindore. Kjo bëri që të veçohet
aristokracia fisnore dhe ushtarake, e cila u vu në krye të
fiseve të veçanta. Këto filluan të bashkonin
edhe fise të tjera rreth vetes, duke krijuar federatat. Që
nga shek. VII p.e.s. u krijuan federatat e taulantëve, e molosëve
dhe e fiseve të tjera. Federata taulante drejtohej nga Galauri.
Nga fundi i shek. V p.e.s. u krijua shteti ilir. Mbreti i parë
që njohim është Sirra. Qendra e kësaj mbretërie
ndërroi vend që nga juglindja, ku u formua Mbretëria
e Enkelejve, në jugperëndim, në Mbretërinë
e Taulantëve dhe më vonë tek Ardianët, në
krahinat veriore.
Në shek.IV p.e.s., Bardhyli e rrëzoi mbretin Sirra nga
froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinë
e tij, që e kishte qendrën rreth liqenit te Ohrit, te
fisi i Enkelejve. Bardhyli rridhte nga shtresa artizanale, ishte
zejtar. Mendohet se ai e mori pushtetin me anë të kryengritjes,
i përkrahur nga shumë luftëtarë, të cilët
e mbështetën, meqë ai ishte i paanshëm. Politika
e shtetit ilir gjatë gjithë kohës së dinastisë
së Bardhylit pati si qëllim përfshirjen nën
sundimin e vet edhe të atyre tokave të banuara nga ilirët
që ishin të pushtuara nga maqedonasit. Për t'i çliruar
këto toka, Bardhyli mundi tre mbretër maqedonas dhe i
detyroi t'u paguanin ilirëve tribut vjetor. Në vitin 360
p.e.s., kur maqedonasit u përpoqën ta ndryshonin këtë
gjendje me luftë, mbetën të vrarë 4000 maqedonas,
së bashku me mbretin e tyre, Perdikën. Për të
dobësuar ndikimin e maqedonasve në kufijtë jugorë
të tyre, në Epir, enkelejtë lidhën aleancë
edhe me tiranin e Sirakuzës. Vetëm kur Maqedonia, me në
krye Filipin II, arriti të shuante grindjet politike në
vend, pozita e Ilirëve ndaj fqinjëve lindorë u dobësua.
Në vitin 359 p.e.s., Bardhyli, edhe pse në moshë
90-vjeçare, u vu në krye të ushtrive ilire dh përballoi
sulmet maqedonase, të cilat më në fund e detyruan
të lëshonte të gjitha qytetet që më parë
i kishte pasur Maqedonia në varësi. Pasardhësit e
Bardhylit vazhduan këtë politikë, por ata nuk arritën
të çliroheshin nga varësia maqedonase.
2.Mbretëria e Taulantëve (335-231 p.e.s.)
Mbretëria e Dytë Ilire është dinastia e
Glaukut
( viti 335-231 p.e.s.)
Pas shuarjes së kryengritjes që bënë Enkelejtë
me në krye djalin e Bardhylit, Klitin, për t'u shkëputur
nga Maqedonia, qendra e shtetit ilir kaloi te Taulantët, ku
Glauku krijoi dinastinë e tij mbretërore. Politika e mbretërve
të dinastisë së Glaukut, në ndryshim nga ajo
e Enkelejve, qe shumë më aktive dhe më e gjerë.
Ndaj Maqedonëve u zhvillua një politikë e papajtueshme.
Pas vitit 323 p.e.s., Glauku arriti të çlironte të
gjitha tokat që maqedonasit ua kishin marrë Enkelejve.
Pas kësaj maqedonasit u përpoqën të futnin nën
varësinë e tyre Dyrrahun e Apoloninë, që do
t'i bënte ata zotër të Adriatikut. Pas kryengritjes
së vitit 312 p.e.s., që u bë në këto qytete,
Dyrrahu e Apolonia ranë nën pushtetin e Mbretërisë
Ilire të Glaukut. Në vitin 309 p.e.s., që u bë
në këto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranë nën
pushtetin e Mbretërisë Ilire të Glaukut. Në
vitin 309 p.e.s. Glauku me një ushtri të madhe zbriti
në Epir dhe vendosi në fron mbretin Pirro. Kjo ndikoi
në dobësimin e grupit promaqedonas në Epir. Bardhyli
i ri, pasardhës i Glaukut, krijoi marrëdhënie miqësore
me Epirin, por këto nuk vazhduan gjatë, se Pirroja i shtriu
pushtimet e tij deri në Shkumbin. Politikën e paraardhësve
vazhdoi më me forcë dhe mbreti Monun (viti 280 p.e.s.),
i cili u bë edhe zotërues i Dyrrahut, ku preu monedha
argjendi me emrin e vet. Ai arriti të rimëkëmbëte
e të forconte shtetin ilir. E gjithë periudha e sundimit
të dinastisë së Glaukut shënon faqe të
rëndësishme për historinë ilire. Shteti Ilir
i Ultësirës Bregdetare të Adriatikut u bëri
ballë synimeve hegjemoniste të Maqedonisë dhe pushtimeve
epirote, duke siguruar një zhvillim të hovshëm ekonomik
e kulturor në të gjithë Ilirinë. Ekonomia qytetare
gjatë pothuaj një shekulli përjetoi një lulëzim
të plotë. U ngritën shumë qytete të reja
me arkitekturë urbane bashkëkohore dhe me mure mbrojtëse
të fuqishme. Arti e kultura morën një zhvillim të
paparë deri atëherë në Iliri. Ndër qytetet
kryesore ilire që morën zhvillim janë Damastioni,
Bylisi, Albanopoli, Dimali, Shkodra, Lisi, Meteoni, Ulqini, Rizoni
etj. Disa prej tyre prenë edhe monedhat e veta prej bronzi
ose prej argjendi. Këto qytete luajtën rol të rëndësishëm
jo vetëm në ekonominë e kulturën e vendit, por
edhe në historinë politike të Ilirisë. Përfshirja
e kolonive helene, Dyrrahu e Apolonia, në shtetin ilir dhe
përzirja e banorëve të tyre me ilirët, ndikuan
në rritjen e fuqisë ekonomike dhe në zgjerimin e
marrdhënieve tregtare me të gjitha krahinat e Ballkanit
dhe jashtë tij.
3.Mbretëria e Ardianëve (231-168 p.e.s.)
Kjo mbretëri u formua në shek.III p.e.s., pas dobësimit
të pushtetit të taulantëve. Mbretëria Ardiane
përbën bashkimin më të rëndësishëm
politik që u formua nga ilirët. Themelues i saj ishte
Agroni. Dinastia e tij mbretëroi gjatë viteve 231-168
p.e.s. Mbretëria Ardiane bashkoi nën pushtetin e vet gjithë
tokat ilire të Veriut me ato që u përkisnin më
parë enklejeve dhe taulantëve, duke shtrirë kufijtë
shtetërorë që nga lumi Vjosa, në jug, deri në
Dalmacinë e mesme, në veri, dhe në lindje që
nga trevat rreth liqenit të Ohrit deri në bashkimin e
dy Drinave, në Kukës. Kryeqytet i Mbretërisë
Ardiane u bë Shkodra. Në këtë kohë shteti
ilir arriti organizimin më të lartë social-politik.
Lindën edhe një sërë qytetesh të reja ilirie.
Baza e shoqërisë ilirie ishin qytetarët e fshatarët
e lirë dhe skllevërit. Fshati ilir tek ardianët kishte
një numër të madh fshatarësh të shpronësuar,
të cilët ishin të detyruar qe një pjesë
të prodhimit t'ua dorëzonin zotërve të vet.
Regjimi politik i shtetit ishte mbretëri e trashëgueshme.
Drejtimi i mbretërisë bëhej edhe me bashkësundues
ose me miqtë e mbretit. Fronin mbretëror kishin të
drejtë ta zinin edhe gratë. Qytetet kishin të drejtën
e vetëqeverisjes së tyre, brenda kuadrit të shtetit
ilir; në krye të tyre qëndronin polidinastët,
sundimtarët e qyteteve. Në kohën e mbretit Gent pushteti
i mbretit ishte i pakufizuar.
4.Shteti i Epirit ose Mbretëria e Molosëve
(shek. V-IV.p.e.s.)
Në periudhën antike treva që nga malet e Llogarasë
dhe të Kudhësit me rrjedhjen e mesme të Vjosës
në veri dhe deri në gjirin e Ambrakisë dhe në
kufijtë e Etolisë në jug, që nga malet e Pindit
në lindje e deri tek brigjet e detit Jon në perëndim,
përbënte një njësi gjeografike-politike më
vete të formuar historikisht dhe të njohur me emrin Epir.
Shteti i Epirit ndodhej në jug të shtetit të ardianëve.
Ai shtrihej nga lumi Vjosa deri në gjirin e Ambrakisë
dhe nga deti Jon deri në malet e Pindit. Popullsia e këtij
shteti ishte ilire, prandaj edhe shkrimtarët grekë i quajnë
epirotët "barbarë", sipas traditës së
kohës antike, kur të gjithë popujve jogrekë
u vihej ky epitet. Në Epir jetonin 14 fise të mëdha
me shumë fise të tjera më të vogla. Fiset kryesore
ishin molosët, kaonët e thesprotët. Organizimi shtetëror
i Epirit filloi që në shek.V p.e.s. Mbreti i parë
epirot që njohim, është Admeti, mbret molos. Mbretëria
Molose krijoi një oraganizim politik e ushtarak më të
fuqishëm se të tjerët. Kjo i dha mundësi asaj
të njihej në Ballkan si shtet i fortë në qendër
të Epirit, aq sa në fundin e shek.V p.e.s. Sparta e Athina
bënë përpjekje të mëdha që secila
të kishte përkrahjen e shtetit molos. Tharypa, mbret molos
(42-85 p.e.s.), i edukuar që në moshë të re
në shkollat e Athinës, ndërmori një sërë
reformash, duke përsosur organizimin e mbretërisë
së tij. Me këto reforma ai përshpejtoi njëkohësisht
ndikimet greke në Epir. Forcimi i organizimit shtetëror
i dha mundësi Mbretërisë Molose të zgjeronte
kufijtë e vet. Edhe pasardhësit e Tharypës, Alketa
dhe Neoptolemi, që sunduan në gjysmën e parë
të shek.IV p.e.s., e vazhduan politikën e zgjerimit të
territorëve shtetërore. Prandaj në shkrimet e vjetra,
Alketa përmendet si "sundimtari më i lartë i
Epirit". Kjo bëri që molosët të viheshin
në krye të bashkimit të parë politik të
epirotëve, me krijimin e Lidhjes Molose, në fillimet e
shk.IV p.e.s.
Lidhja Molose kishte karakter federativ monarkik. Në të
merrnin pjesë disa fise epirote, në krye të të
cilave qëndronin molosët. Çdo fis merrte pjesë
në qeverisjen e shtetit me anë të përfaqësuesve
të zgjedhur prej tij. Në krye të shtetit qëndronte
mbreti, që vinte nga dinastia molose e Ajakidëve. Ai kishte
pushtet të trashëgueshëm. Mbreti ishte edhe komandant
i përgjithshëm i ushtrisë. Pas mbretit qëndronte
prostati, i cili ishte mbrojtës i ligjeve të vendit dhe
i interesave të atyre që e kishin zgjedhur, duke kufizuar
pushtetin mbretëror. Përkrah tij vinte sekretari. Të
dy këta fuksionarë të lartë të shtetit
zgjedheshin çdo vit nga Kuvendi i Popullit, i cili përgadiste
ligje e vendime. Lidhja Molose e vazhdoi politikën e zgjerimit
të kufijve të vet. Në mesin e shek. IV p.e.s., nën
varësinë e saj u vunë tokat e koinonit të thesprotëve
e të kaonëve. Me këtë molosët siguruan
daljen në detin Jon. Lidhja Molose krijoi një aleancë
të qëndrueshme me Filipin II të Maqedonisë,
kur kjo ishte kthyer në një mbretëri kryesore në
Ballkan. Në vitin 4 p.e.s., me kërkesën e Tarantit
(Taranto), mbreti molos Aleksandër kaloi në Italinë
e Jugut për të mbrojtur kolonitë helene që po
kërsënoheshin nga fiset italike. Në fillim ushtria
e tij pushtoi Apuljen, Heraklenë e qytete të tjera. Fitoret
ushtarake të epirotëve i detyruan shumë qytete italike,
madje edhe Romën, të lidhnin marrëveshje me Aleksandrin.
Por pas disa vjetësh fiset italike, me forca të mëdha
të bashkuara, i thyen epirotët në luftën e zhvilluar
në afërsi të Kozencës në vitet 1-0 p.e.s.
Shkrimtari grek i shek. IV p.e.s. numëron në këtë
kohë në Epir vetëm 14 fise, por nga burimet e tjera
historike-epigrafike rezulton që ky numër të ketë
qenë shumë më i madh. Nga fiset më kryesore
ilire, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm
në historinë politike të kësaj krahine, përmenden
sidomos thesprotët, kaonët, molosët etj.
5.Mbretëria Dardane
Doli në skenën historike në shek.IV p.e.sonë
dhe u bë një prej faktorëve relevantë, politikë
dhe ushtarakë në Evropën Juglindore gjatë shekujve
III-I p.e.s. Shteti i Dardanisë, duke i bërë sfidë
dominimit romak për një kohë të gjatë.
Dardania shtrihej në territorin e Kosovës së sotme,
të Maqedonisë Veriperëndimore, të Serbisë
Jugore dhe në një pjesë të Sanxhakut. Në
gjysmën e dytë të shek.III p.e.s, në kuadër
të mbretërisë hyri edhe Peonia dhe qyteti me rëndësi
gjeo-strategjike Bylazora (Veleshi i sotëm). Kosova, duke përfshirë
edhe territorin e Shkupit, përbënte hapësirën
qëndrore të kësaj mbretërie.
Dardania kishte një pozitë të volitshme gjeografike
dhe gjeostrategjike, që mundësoi krijimin e ndërlidhjeve
me hapësirat fqinje dhe ato më të largëta. Territori
i saj, duke u përshkuar nga luginat e lumenjve Vardar, Drin,
Moravë, Ibër dhe Sitnicë, përbënte një
udhëkryq të rrugëkalimeve të rëndësishme
ballkanike që shpinin drejt Egjeut, Adriatikut dhe Detit të
Zi.
Në Dardani jetonin një varg fisesh, por nga burimet e
shkruara ngelën të njohur vetëm fisi i dardanëve,
galabrëve, daunëve dhe i thunatëve Pa dyshim, fisi
i dardanëve, pas konsolidimit dhe fuqizimit të aristokracisë
fisnore, në shekujt VI-IV p.e.sonë, mori rolin udhëheqës
mbi bashkësitë fisnore duke i dhënë emrin mbretërisë.
Në shek.V p.e.s. këto fise banonin në hapësirën
midis lumenjve Axios (Vardar), Drilon (Drin), Margus (Moravë)
dhe Timakus (Timok).
Në shek.IV p.e.s. u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej
në territorin e Kosovës së sotme e të krahinave
të tjera përreth. Kufijtë e saj shkonin në veri
deri te qyteti i Nishit, kurse në jug deri në Kukës
dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Mbreti
i parë dardan që njohim, është Longari. Pas
tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun. Rolin kryesor në
mbretëri e luajti fisi dardanëve.
Mbretëria Dardane kishte krijuar një ushtri të fuqishme
dhe të organizuar shumë mirë. Veçori e luftëtarëve
dardanë ishte se ata hidheshin të gjithë së
bashku në sulm dhe po kështu së bashku tërhiqëshin
me radhë të shtrënguara, duke mos lënë
në sheshin e luftës as të plgosurit e tyre. Forca
e kësaj ushtrie u tregua sidomos në shek.III p.e.s., kur
dardanët qenë në gjendje të mbroheshin nga dynjet
e fuqishme të keltëve, të cilët zbritën
nga Evropa Qendrore. Madje dardanët treguan gatishmërinë
të ndihmonin edhe Maqedoninë, që të përballonte
këto sulme.
Siç dëshmojnë shkrimtarët e lashtë, historia
e Mbretërisë Dardane është mbushur me luftëra
të pandërprera kundër Maqedonisë dhe më
vonë kundër romakëve. Me Mbretërinë Ardiane,
dardanët mbajtën marrëdhënie miqësore,
por patën edhe konflikte, të shtyrë nga aristokracia
skllavpopronare, që luftonte për interesa të ngushta,
dhe kjo pati pasoja shumë të rënda ekonomike e politike
si për ardianët, ashtu edhe për dardanët. Në
mesin e shek. III p.e.s., kur sundonte mbreti Longar, ushtritë
dardane u përpoqën të shtrinin kufijtë e tyre
deri në brigjet e Adriatikut, duke shfrytëzuar faktin
që ushtritë ardiane të mbretëreshës Teuta
ndodheshin në Epir. Ky operacion ushtarak fillimisht pati sukses,
por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanët u detyruan
të lëshonin tokat e pushtuara e të ktheheshin në
kufijtë e mëparshëm. Pas kësaj Longari i drejtoi
ushtritë e tij në jug dhe pushtoi tokat e Mbretërisë
Paione, që ndodheshin në veri të kufijve të
Maqedonisë, ndërmjet Dardanisë dhe Maqedonisë.
2.ARBËRIA
A) - MESJETA (Shek. V - XIV)
Nën sundimin e Dioklecianit e më tej të Konstandinit,
Perandoria Romake iu përshtat një organizimi të ri
administrativ. Njësia më e madhe administrative u bë
prefektura, që përmbante disa dioqeza, të cilat nga
ana e tyre ishin të ndara në një numër edhe
më të madh provincash. Prefektura e Ilirikut (praefectura
praetorio per Illyricum), përfshinte dioqezat e Dakisë
e të Maqedonisë.
Në këtë të fundit bënin pjesë pronvincat
e Prevalit, Dardanisë, Epirit të Vjetër dhe Epirit
të Ri, që përfaqësonin hapësirën gjeografike
të banuar nga pasardhësit e ilirëve, shqiptarët,
përgjatë gjithë mesjetës e deri në kohët
e reja.
Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë,
më 395, trevat iliro-shqiptare hynë në përbërje
të Perandorisë Bizantine, siç quhet zakonisht pas
kësaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik të
kryeqytetit të saj, Bizant, që për nder të Konstandinit
të Madh u quajt Konstandinopojë.
Ashtu siç i kishin dhënë në shek. III-IV Perandorisë
Romake një numër perandorësh e gjeneralësh të
shquar, po ashtu gjatë periudhës së hershme bizantine
(shek. V-IX), trevat iliro-shqiptare i dhanë Perandorisë
Bizantine disa perandorë, ndër të cilët shquhen
në mënyrë të veçantë Anastasi I
nga Durrësi (491-518) dhe Justiniani I nga Taurisium i Shkupit
(527-565). Me reformat dhe me masat e zbatuara në administratën
civile e ushtarake, këta dy perandorë përgatitën
kalimin nga antikiteti në mesjetë dhe hodhën bazat
e asaj që do të ishte perandoria më jetëgjatë
në historinë e qytetërimit mesdhetar.
Që në shek. VII-VIII situata etnike në Ballkan u
stabilizua dhe nuk përmenden më dyndje popujsh. Kjo gjendje
etnike e shekujve të hershëm të mesjetës, në
atë që u konstitua si atdheu mesjetar i shqiptarëve
(Albania-Arbëria), mbeti në thelb e pandryshuar edhe në
shekujt e mëvonshëm, kur nuk ka njoftime për dyndje
të reja popujsh.
Në kuadrin e trevave shqiptare, Arbëria (Arbanon-Arbanum-Raban)
zinte në mesjetë një vend të veçantë.
I vendosur në qendër të tyre, në hapësirën
e përfshirë mes Lezhës-Dibrës-Ohrit-Vlorës,
dhe i përshkruar mes për mes nga boshti i rrugës
strategjike Egnatia, Arbëria u bë bërthama e trojeve
shqiptare në të cilën në mënyrë më
konsekuente e intensive u zhvilluan proceset ekonomike, politike,
kulturore e psikologjike, që plazmuan qenien historike të
kombit shqiptar. Me të drejtë, studiues si M. Shuflai,
K. Jireçek, G. Prinzig, M. Angold, e kanë vlerësuar
këtë territor si "bërthamën e trojeve shqiptare".
Emri i vendit, Arbëri, dhe i banorëve të tij, Arbër-Arbëreshë,
trashëgohej nga kohët antike. Në fakt, në shek.
II të erës sonë, gjeografi aleksandrin Ptolemeu,
njoftonte praninë në këto territore të një
fisi me emrin Albanoi dhe të kryeqendrës së tyre,
Albanopolis. Këta etnonimë iu trashëguan vendit dhe
banorëve të tij edhe në mesjetë. Dhe falë
rolit qendror që Arbëria dhe Arbërit luajtën
në fatet historike të universit shqiptar, këta emra
etnikë u shtrinë dora-dorës edhe në viset e
tjera në veri, në jug e në lindje të tyre, ku
banonte e njëjta popullsi.
B) - FAMILJET FISNIKE ARBËRORE
Kapërcimi i mijëvjeçarit të parë
u karakterizua nga ndryshime të thella në strukturat ekonomike
e sociale të shoqërisë shqiptare. Si rezultat i një
procesi që vazhdonte prej kohësh, në shek.XI ishte
krijuar një klasë pronarësh të mëdhenj
(dinatët), që përbëhej nga pjesëtarë
të aristrokacisë civile dhe të klerit. Ndërkohë,
në krahun tjetër qe shtuar masa e pronarëve të
vegjël dhe e bujqve ushtarë (stratiotë), që
për njërën ose për tjetrën arsye i humbnin
pronat e tyre dhe detyroheshin të vendoseshin në pronat
e dinatëve e ti punonin ato si qiramarrës (mortites)
ose si punëtorë me mëditje (mistotes). Procesi i
fedualizmit u përshpejtua së tepërmi me zbatimin
e institucionit të pronjës nga shteti bizantin. Prona
përfaqësonte një numër të caktuar ekonomish
fshatare që perandori bizantin me anë të një
diplome të posaçme (krysobullë) ia jepte një
personi për përdorim.
Në Shqipëri, format e para të pronës dëshmohen
që në fillimet e shek.XI. Dokumente të tjera të
mëvonshme vërtetojnë se marrëdhëniet feudale
kishin përparuar në zonat bujqësore të vendit,
në fushën bregdetare perëndimore si dhe në krahinën
e Devollit, në atë të Dibrës, të Kosovës
etj. Këtu përmenden gjithnjë e më shpesh bujarë
nga familjet Skurra, Arianiti, Muzaka, Vrana etj., që ngjitën
shkallët më të larta të karrierës ushtarake
në provincë e në qendër. Kështu, aty nga
viti 1001 patrici David Arianiti ishte caktuar strateg i Selanikut.
Një i afërm i tij, Kostandin Arianiti, me titullin magistër,
rreth vitit 1050 kryente detyrën e komandantit të provincave
perëndimore, kurse durrsaku Gjon Vrana, më 1185, ishte
dukë i themës së Durrësit. Një bujar nga
Muzakajt e Oparit aty nga viti 1080 bënte pjesë në
rrethin e komandantëve më të besuar të perandorit
bizantin Aleksi I Komnen. Perandorët bizantinë u dhanë
bujarëve shqiptarë prona, privilgje, si edhe tituj nga
më të lakmueshmit. Ndonjë familje shqiptare, si p.sh.
ajo e princërve të Arbërit, në shek.XIII, e
Skurrajve, e Topijave dhe e Shpatajve të Epirit, në shek.XIII-XV,
arritën të krijonin edhe lidhje familjare me dinastitë
perandorike bizantine si dhe me dinastitë perëndimore.
Familjet mesjetare më të përmendura të Arbërisë
janë: Matrënga, Arianiti, Skurra, Blinishti, Zenebishi,
Shpata, Muzaka, Jonima, Frëngu, Ganxha, Gropa, Topia, Dukagjini,
Kastrioti, Balshaj, Spani, Golemi, Zaharia, Dushmani, Gjurashi,
Shestani...etj.
C) - PRINCIPATAT ARBËRORE
1.Principata e Arbërit
Duke filluar nga shek.XI, burimet historike i japin një
vend të veçantë viseve shqiptare midis Drinit e
Shkumbinit, të cilat quheshin Arbanon (Arbër). Që
në kohë këtu ishin zhvilluar struktura politike autonome.
Perandoria Bizantine, e ndodhur në vështirësi të
mëdha, ishte e shtrënguar t'i njhte fisnikërisë
së Arbërit të drejta e privilegje gjithnjë më
të mëdha. Më 1166 burimet historike perëndimore
për herë të parë përmendin një sundimtar
vendës me titullin prior Arbanensis (i pari i Arbërit).
Në fund të shek.XII, në Arbëri sundonte një
dinasti vendëse. Themeluesi i saj ishte Progoni (1190-1198).
Sundimin e tij e trashëguan bijtë, në fillim Gjini
(1198-1208) e pas tij Dhimitri (1208-1216). Nën drejtimin e
këtij të fundit Principiata e Arbërit arriti kulmin
e fuqisë së saj. Dokumentet perëndimore të kohës
i atribuojnë atij titujt gjykatës (judex) e princi i Arbërve
(princeps Arbanorum), kurse ato bizantine e quajnë arkond i
madh (megas arhon). Martesa me Komnenën, vajzë e mbretit
serb Stefan Nemanja dhe mbesë e perandorit bizantin Aleksi
III Engjëll, i solli Dhimitrit edhe titullin e lartë bizantin
të panhypersebastit. Dhimitri kishte në varësi një
numër krerësh të tjerë të Arbërit
që ai i quante "njerëzit e mi" (homines mei).
Ndërmjet tyre përmendet edhe shtëpia e njohur e Jonimëve.
Krushqia e lidhur me Nemanjën nuk e mënjanoi rrezikun
e ekspansionit serb në tokat e Principiatës së Arbërit.
Por, pas vitit 1204, rrezik më imediat përbënte Dukati
venedikas i Durrësit, një ndër formacionet latine
që u krijuan në territoret e Perandorisë Bizantine
pas Kryqëzatës IV. Për të siguruar aleatë,
Dhimitri nënshkroi më 1209 një traktat me Republikën
e Raguzës (Dubrovniku i sotëm).
2.Principata e Artës
Aty nga fundi i shek. XIII në Epir fillon të shquhet familja
fisnike Shpata. Në vitin 1304 një dokument anzhuin i rendit
Shpatajt midis aristokratëve më në zë të
Shqipërisë.
Ashtu si dhe për shtëpitë e tjera fisnike shqiptare,
edhe për Shpatajt procesi i fuqizimit dhe i emancipimit politik
kishte ndjekur një rrugë vazhdimisht në ngjitje,
derisa gjeti shprehjen më të plotë pas shembjes së
Perandorisë Serbe të Stefan Dushanit (1355). Në atë
çast Shpatajt e fisnikë të tjerë shqiptarë
e shtrinë sundimin e tyre politik në krejt Epirin dhe,
në vitet që pasuan, filluan të zgjerohen në
krahinat fqinje jugore të Akarnanisë e të Etolisë.
Pas betejës së Akelout (Akarnani në vitin 1358) krahinat
jugore të Epirit, të Akarnanisë e të Etolisë
u përfshinë në kuadrin e dy formacioneve shtetërore
shqiptare. I pari, me qendër në Artë, kishte në
krye fisnikun Pjetër Losha, kurse i dyti, me qendër në
Angjelokastër (Akarnani), drejtohej nga despoti Gjin Bua Shpata.
Pas vdekjes së Pjetër Loshës më 1374, Despotati
shqiptar i Artës dhe ai i Angjelokastrës u bashkuan nën
sundimin e despotit Gjin Bua Shpata. Zotërimet e këtij
të fundit përbënin tani një vazhdimësi
territoresh prej gjirit të Korintit, në jug, deri në
derdhjen e lumit Akeront (Glyki), në veri, ku puqeshin me zotërimet
e Gjon Zenebishit.
3.Principata e Zenebishëve
Emri i Zenebishëve, si një ndër familjet fisnike
më të shquara të Shqipërisë së Poshtme,
përmendet krahas dyerve më në zë shqiptare në
një dokument të vitit 1304. Shkëlqimin më të
madh kjo familje e arriti pas gjysmës së dytë të
shek. XIV, kur në krye të saj ishte sebastrokratori Gjon
Zenebishi (?-1418). Kryeqendra e këtij të fundit ishte
kështjella e Gjirokastrës, e cila përmendet për
herë të parë pikërisht në këtë
kohë si rezidencë e Zenebishëve. Në vitet 70
të shek. XIV zotërimi i Zenebishëve përfshinte,
veç Gjirokastrës dhe rrethet e saj, luginën e Drinos,
Delvinën dhe një pjesë të mirë të
zonës së pasur të Vagenetisë (Çamërinë
e Sipërme), deri në derdhjen e poshtme të lumit Gliki,
ku zotërimet e Gjon Zenebishit kufizoheshin me ato të
vjehrrit dhe aleatit të tij, Gjin Bua Shpatës së
Artës.
4.Principata e Topiajve
Në kapërcim të shek. XIII-XIV, roli i familjes së
shquar fisnike të Skurrajve në trevën e Arbërit
u kishte kaluar fisnikëve të familjes Topia. Emri i kësaj
familjeje nuk përmendet para shek.XIII.
Në vitet 70 të shek. XIII bëhet fjalë për
një pinjoll të saj, përfaqësues i aristokracisë
ushtarake me titullin miles. Në atë kohë Topiajt
ditën t'i bënin vend vetes, duke u shkëputur nga
Bizanti e duke vendosur lidhje të ngushta me anzhuinët
e Napolit si dhe me Papatin e Romës. Këtij të fundit
Topiajt i premtuan kalimin e tyre nga riti ortodoks në atë
katolik. Për rrjedhojë, kisha e Romës u njohu Topiajve
si zotërim të familjes tokat midis rrjedhës së
Matit dhe asaj të Shkumbinit, të cilat përputheshin
pak a shumë me shtrirjen e Principatës së dikurshme
të Arbërit. Të drejtat e Topiajve mbi këto vise
u konfirmuan më 1338 edhe nga anzhuinët e Napolit, të
cilët e konsideronin veten kryezot të Durrësit e
të Arbërit si dhe Topiajt vasalë të tyre. Zotërimi
i Topiajve arriti fuqinë dhe shkallën më të
lartë të organizimit në kohën e princit Karl
Topia
5.Principata e Muzakajve
Historiania bizantine e shek. XI-XII, Ana Komnena, përmend
e para emrin e një fisniku nga familja Muzaka, i cili rreth
vitit 1090 ishte ndër komandantët më të besuar
të perandor Aleksi I Komneni. Origjina e familjes ishte nga
zona e Oparit, ku Muzakajt kishin zotërimet fillestare të
tyre me fshatrat Voskop, Lavdar, Xerje, Bec, Mazrek, Marjan, Dushan,
Zerec etj. Kronisti Gjon Muzaka (1510) kujton se varret e të
parëve të familjes ndodheshin pranë kishës së
Shën Triadhës në Lavdar të Oparit. Autoriteti
dhe roli politik i Muzakajve dëshmohet qartë që në
shek.XIII.
Në fund të shek. XIII, duke përfituar nga marrëdhëniet
e tyre me pushtetin qendror bizantin, Muzakajt mundën të
siguronin prona të shumta në krahinat fqinje të Tomoricës,
Skraparit, Këlcyrës e Beratit në perëndim dhe
në ultësirën e Korçës në lindje.
6.Principata e Arianitëve
Arianitët ishin një familje e vjetër fisnike.
Zotërimet e tyre shtriheshin përgjatë luginës
së Shkumbinit e Rrugës Mbretërore (Egnatia) dhe në
lindje arrinin së paku deri në afërsi të Manastirit.
Në burimet historike emri i familjes fisnike të Arianitëve
haset për herë të parë në shek. XI në
veprën e Gjergj Kedrenit: Përmbledhje Historishë.
Ai tregon se në fillim të shek. XI (1001-1018) perandori
i Bizantit emëroi patricin David Arianitin si strateg të
Selanikut dhe, më pas, si strateg të Shkupit. Ai luftoi
kundër bullgarëve në Strumicë e në Shkup.
Edhe djali i tij, Konstandini, përmendet në vitet 1049-1050
si ushtarak në shërbim të Perandorisë Bizantine.
Në një marrëveshje që Karli I Anzhu lidhi me
disa fisnikë shqiptarë, në fund të shek. XIII
(1274), përmendet ndër këta edhe sebast Aleks Arianiti.
Emri i Arianitëve do të vazhdonte të ishte i pranishëm
edhe më shumë nëpër dokumente të shek.
XIV. Në dy dokumente të vitit 1304 të princit të
Tarentit, Filipit, dhe të mbretit të Sicilisë, Karlit
II, ndër emrat e disa familjeve fisnike shqiptare, që
u njiheshin privilegjet e mëparshme, është shënuar
edhe emri i Arianitëve. Në një letër të
vitit 1319, që papa Johani XXII ua drejtoi disa fisnikëve
shqiptarë, është shënuar emri i protolegatorit
Guljelm Arianiti. Në Epitafin e Glavinicës, të qëndisur
në vitin 1373, gjendet edhe emri i qëndistarit Gjergj
Arianiti.
Nën zotërimin e Arianitëve mund të kenë
qenë për një kohë edhe qytetet e Manastirit
e të Follorinës, para se të binin nën pushtimin
osman. Në këtë rajon Arianitët kanë zotëruar
kështjellën e Sopotnicës (Sfetigradi), që osmanët
e ripagëzuan me emrin Demir Hisar, kështjellë në
një pozicion kyç, nga mund të kontrolloheshin disa
rrugë tregtare shumë të rëndësishme. Si
kufij natyrorë jugorë të shtetit të Gjergj Arianitit
kanë qenë lumi Devoll dhe zotërimet e Muzakajve,
kurse në veri shteti i Kastriotëve. Në perëndim
Arianitët kanë pasur dalje të gjerë në
detin Adriatik në jug të Durrësit dhe në rajonin
e Myzeqesë. Gjergj Arianiti kërkonte të kishte nën
zotërimin e tij edhe Vlorën e Kaninën bashkë
me rrethinat e tyre, që formonin rajonin bregdetar shqiptar,
i cili, në rrugë detare, ishte më afër bregdetit
italian. Në një dokument të fundit të shek.
XV, ky rajon është shënuar si pjesë e "Arbërisë
së Arianitit", emërtim i përdorur krahas "Arbërisë
së Skënderbeut".
7.Principata e Balshajve
Ndër principatat e pavarura shqiptare, që lulëzuan
pas mesit të shek. XIV, më e rëndësishmja ishte
ajo e familjes Balsha me origjinë nga qyteza Balëz, në
afërsi të qytetit të Shkodrës. Gjatë pushtimit
serb të atyre anëve, emri i kësaj familjeje mbetet
në errësirë. Megjithatë ka arsye të mendohet
se Balshajt qenë një ndër dyert e shumta fisnike
shqiptare, të shpronësuara dhe të keqtrajtuara të
kësaj treve, për të cilat flet më 1331 kryepeshkopi
i Tivarit, Guljelmi i Adës. Gjithsesi, pas mesit të shek.
XIV, tre vëllezërit Balsha, Strazimiri, Gjergji I dhe
Balsha II, e vunë këtë familje në ballë
të politikës dhe të proceseve shtetformuese shqiptare,
duke shfrytëzuar edhe momentin e përshtatshëm që
pasoi vdekjen e car Stefan Dushanit. Me shthurjen e Perandorisë
së tij, vëllezërit Balshaj iu vunë punës
për ta kthyer Gentën (Zetën), ashtu si Dioklenë
e dikurshme, në një shtet të pavarur nga mbretëria
serbe.
Me zotërimin e Ulqinit, të Tivarit e të vetë
Shkodrës dhe të skelës së Shëngjinit, si
dhe me shtënien në dorë përfundimisht të
Budvës më 1367, Balshajt ishin në gjendje të
kontrollonin lëvizjet tregtare nëpër Adriatik.
8.Principata e Dukagjinëve
Burimet historike, ndonëse japin të dhëna fragmentare,
tregojnë se gjatë mesjetës Dukagjinët kanë
qenë një familje fisnike e rëndësishme, prandaj
emrin familjar të tyre e trashëguan ndër shekuj rajone
të gjera fushore e malore të Shqipërisë së
Epërme, si edhe e drejta tokësore shqiptare e këtyre
viseve. Për ta kanë qarkulluar edhe gojëdhëna
mesjetare, të cilat, pavarësisht nga sfondi fantazist
i tyre dhe kronologjia e gabuar që kanë, dëshmojnë
se Dukagjinët kanë qenë një familje e vjetër
fisnike, e cila ka ndikuar në jetën politike shqiptare,
madje edhe më tej.
Trojet e Dukagjinëve shtriheshin në Shqipërinë
e Epërme. Ato kanë ndryshuar duke u zgjeruar ose duke
u ngushtuar, në varësi të jetës së trazuar
politike të shek. XIV-XV. Dukagjinët kanë qenë
një familje e madhe fisnike. Në krye të tyre kanë
qëndruar një ose dy persona, të cilët janë
zëvendësuar nga pinjollë të tjerë më
energjikë. Trojet e tyre Dukagjinët i kanë administruar
herë si zotër të pavarur dhe herë si vasalë
të sundimtarëve më të fuqishëm. Dukagjinët
kanë zotëruar për një periudhë kohe, ndonëse
me ndërprerje, rrugën që kalonte nga Deja, përpjetë
rrjedhës së Drinit për në Rrafshin e Dukagjinit
e më tutje. Ata duhet të kenë zotëruar edhe
Pejën.
9.Principata e Gjon Kastriotit
Kastriotët ishin familje fisnike dhe dinastia drejtuese
më e rëndësishme e jetës politike dhe ushtarake
të Shqipërisë në shek.XV.
Sipas dy historianëve më të hershëm shqiptarë,
Marin Barlecit e Dhimitër Frëngut, Kastriotët ishin
nga Mati që, sipas mendimit të kohës, shtrihej deri
në bregdet. Në këtë përfundim ata janë
nxitur nga pozicioni gjeografik kyç i trevës së
Matit, si vend-kryqëzimi i rrugëve që lidhnin krahinat
e ndryshme të shtetit të Kastriotëve si në kohën
e Gjon Kastriotit, ashtu edhe në atë të Skënderbeut.
Pozita shoqërore e familjes Kastrioti u fuqizua si rrjedhojë
e përpjekjeve të pinjollëve të ndryshëm
të saj, disa prej të cilëve kjo rrugë i shtriu
përtej vendorigjinës së tyre. Gjyshi i Skënderbeut,
Pal Kastrioti, sipas Gjon Muzakës, kishte dy fshatra si feud
në Dibër. Kurse i biri i Pal Kastriotit, Gjoni, krijoi
një nga shtetet më të rëndësishme në
Shqipëri.
Gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit të
shek. XIV në krye të zotërimeve të Kastriotëve
duhet të ketë dalë Gjon Kastrioti. Në këtë
periudhë zotërimet e tij duhet të jenë zgjeruar,
sidomos në drejtim të lindjes, në rajonet e Prizrenit,
të Gostivarit e të Tetovës.
Shtetin e Gjon Kastriotit e përshkonin rrugë tregtare
shumë të rëndësishme. Ndër to, në
rrafshin perëndim-lindje më të rrahurat ishin dy.
Njëra rrugë lidhte viset bregdetare me Prizrenin, që
duhet të ketë qenë qendra administrative e shtetit
të Gjon Kastriotit. Në këtë qytet të lashtë
kryqëzoheshin rrugë tregtare shumë të rrahura
dhe që shkonin në drejtim të Prishtinës, të
Pejës, të Tetovës etj. Traseja e rrugës së
dytë kalonte nga bregdeti nëpër krahinën e Matit,
vijonte në drejtim të Dibrës dhe ndiqte rrjedhjen
e sipërme të lumit Vardar për të arritur në
Shkup. Në dokumentet mesjetare këto dy rrugë janë
shënuar me emra të ndryshëm të qyteteve nga
ato kalonin: rruga e Lezhës, rruga e Prizrenit, rruga e Prishtinës
dhe rruga e Shkupit. Interesat ekonomikë e tregtarë të
Gjon Kastriotit shtriheshin edhe përtej zotërimeve të
tij, në Fushë-Dardani, madje edhe përtej Shkupit.
Pesha dhe roli i shtetit të Gjon Kastriotit në jetën
e vendit erdhi gjithnjë duke u rritur. Fuqizimin më të
madh ai e arriti në kohën kur në krye të tij
doli djali i vogël i Gjonit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
10.Shteti i Gjergj Kastriotit-
Skënderbeut
Gjergj Kastrioti lindi rreth vitit 1405. Ishte fëmija i parafundit
në familjen me shumë fëmijë të Gjonit e
të Vojsavës. Këta kishin katër djem (Stanishën,
Reposhin, Konstandinin e Gjergjin) dhe pesë vajza (Marën,
Jellën, Angjelinën, Vlajkën e Mamicën).
Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një
shteti të rëndësishëm, që shtrihej së
paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje
deri në detin Adriatik në perëndim. Qendra administrative
e tij duhet të ketë qenë Prizreni. Këtu duhet
të ketë lindur edhe Gjergji.
Që kur Gjergji ishte fëmijë, familja e Kastriotëve
i ndjeu rrjedhimet shkatërrimtare të pushtimeve osmane.
Dokumentet tregojnë se në vitin 1409 Gjon Kastrioti ishte
detyruar t'u dorëzonte peng osmanëve një nga djemtë
e tij, ndoshta Stanishën, dhe më pas edhe djalin e vogël,
Gjergjin. Ky u dorëzua si peng rreth moshës nëntëvjeçare,
kur osmanët pushtuan Krujën (në fillim të vitit
1415) që ishte në kufi me zotërimet e Kastriotëve.
Funksionet si kuadër osman për vite të tëra
Skënderbeu i ushtroi në Shqipëri, duke u lidhur me
mjedisin vendas dhe interesat e familjes së tij. Emri i Gjergj
Kastriotit për herë të parë përmendet në
Shqipëri bashkë me ata të vëllezërve të
tij në dokumente të vitit 1426 për çështje
pronësie. Në këtë kohë Skënderbeu
kishte mbaruar shkollën e iç-ogllanëve dhe ishte
në Shqipëri si spahi, më pas u bë subash i Krujës
dhe qëndroi në këtë post zyrtarisht deri në
fund të vitit 1438.
Pas vitit 1439 Skënderbeu nuk përmendet më në
tokat shqiptare. Në këtë kohë në Ballkan
po fillonin trazira të reja, si rrjedhojë e aksioneve
ushtarake antiosmane të Janosh Huniadit. Prandaj sulltan Murati
II e largoi Skënderbeun nga posti i subashit të Krujës,
duke e emëruar sanxhakbej me sa duket larg tokave shqiptare,
ndoshta në Nikopol të Bullgarisë.
Në tetor të vitit 1443 trupat hungareze të komanduara
nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin, u futën në thellësi
të Ballkanit dhe filluan "Fushatën e Gjatë"
që vazhdoi deri në fillim të vitit 1444. Ato marshuan
në drejtim të viseve verilindore shqiptare. Kudo ato gjetën
gatishmërinë e banorëve të krahinave ku kalonin
për të luftuar së bashku kundër të njëjtit
armik. Vetë Huniadi shkruante ato ditë se ushtria e tij
po "rritej nga dita në ditë me shumë bullgarë,
arbër, serbë, boshnjakë".
Në betejën e Nishit, të 3 nëntorit 1443, ndodhej
edhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, që kishte detyrën
e funksionarit të lartë osman, atë të sanxhakbeut
të Nikopolit. Shpartallimin e forcave osmane në betejën
e 3 nëntorit 1443 dhe vazhdimin e marshimit të trupave
të J. Huniadit në drejtim të Bullgarisë, Skënderbeu
e gjykoi si çastin më të përshtatshëm
për çlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth
vetes disa qindra bashkatdhetarë pjesëmarrës në
betejën e Nishit, dhe i shoqëruar nga i nipi Hamza Kastrioti,
Skënderbeu mori rrugën në drejtim të atdheut.
Në fillim Skënderbeu hartoi planin për ringritjen
e shtetit të Kastriotëve, që, siç është
shprehur në fillim të vitit 1445, formohej nga dy pjesë
të mëdha "nga Dibra dhe Mati", që i ndante
lumi Drin. Dibra, sipas konceptit të kohës për shqiptarët,
të shprehur, p.sh., nga Marin Barleci dhe nga Gjon Muzaka,
shtrihej në lindje deri në masivin malor të Mokrës
(malet Jakupicë afër Shkupit), kurse Mati deri në
Detin Adriatik.
Gjatë kthimit nga Nishi, Skënderbeu arriti në Fushë-Dardani,
vijoi rrugën Prishtinë-Prizren, që ishte e lirë
nga osmanët, dhe më tej zbriti në rajonin e Dibrës.
Kjo ishte pjesa më e begatë dhe më e populluar e
zotërimeve të Kastriotëve, prandaj ai e përmend
atë të parën kur e cilëson veten dhe të
vëllanë, Stanishën, si "zotër të Dibrës
dhe të Matit".
Dibra përbëhej nga dy rajone: nga Dibra e Poshtme dhe
Dibra e Sipërme. E para ishte zonë fushore (Pollogu) dhe
shtrihej përgjatë rrjedhës së sipërme të
lumit Vardar, fillonte nga Gostivari dhe arrinte në lindje
deri te Gryka e Dervenit, në afërsi të Shkupit. Burimet
historike të shek. XV, madje edhe më të hershme,
tregojnë se afër Gostivarit e në veriperëndim
të tij gjendej qendërbanimi më i madh i atij rajoni,
fshati Dibrishë (Debresh), që është edhe sot,
emrin e të cilit ka pasur për një kohë edhe
rajoni në rrjedhjen e sipërme të lumit Vardar. Rruga
që lidhte Kërçovën me rajonin e Gostivarit
në dokumentet mesjetare del e emërtuar "Rruga Kërçovë-Dibër"
dhe banorët e fshatit Llopushnik, në juglindje të
Gostivarit, përmenden në to si ruajtës të saj.
Edhe në krahinën e Dervenit, që shtrihet në
lindje të Tetovës, gjendet mikrotoponimia Dibër,
që në sllavishten e vjetër kishtare (dëbër)
ka kuptimin luginë, grykë. Ky duhet të ketë
qenë emërtimi i vjetër i kësaj krahine, të
cilin pushtuesit osmanë e zëvendësuan me fjalën
përkatëse të tyre Derven (derbend). Kjo shërben
si një e dhënë që tregon se shtrirja lindore
e Dibrës së Poshtme arrinte deri në afërsi të
Shkupit.
Në jug të Dibrës së Poshtme shtrihej Dibra e
Sipërme, që ishte kryesisht një rajon malor me shtrirje
të gjerë. Këtu, në pjesën verilindore të
Dibrës së Sipërme, në veri të Krushevës
e në segmentin rrugor Përlep-Kërçovë,
ishte qyteti mesjetar Debërshtë, emër që vazhdon
ta mbajë edhe sot. Kurse në veri të liqenit të
Ohrit ishte qyteti mesjetar e nahija Debërc, emër që
e mban ende sot krahina e luginës së lumit Sasheska në
verilindje të Strugës, nëpërmjet së cilës
kalon rruga nga Struga dhe Ohri për në Kërçovë.
Martin Segoni, Gjon Muzaka etj., kanë rrëfyer se qyteti
i Ohrit ishte në Dibër. Këto dëshmojnë
për shtrirjen e gjerë të rajonit të Dibrës
së Sipërme gjatë shek. XV dhe mesjetës në
përgjithësi.
Pasi mori në dorëzim Krujën, Skënderbeu futi
natën në kështjellë bashkëluftëtarët
e fshehur në rrethinat e saj dhe, në bashkëpunim
me krutanët, paralizoi garnizonin osman. Ai i la të lirë
ushtarët osmanë që të largoheshin nga Shqipëria,
duke përfshirë edhe dizdarin e kështjellës,
Ballabanin, i cili pas dy dhjetëvjeçarësh do të
vihej në krye të trupave osmane për të rimarrë
Krujën.
Kur zbardhi dita, më 28 nëntor të vitit 1443, krutanët
i kishte pushtuar një gëzim i papërmbajtur dhe, siç
shprehet Barleti, "të gjithë kishin në gojë
lirinë, kudo oshëtinte zëri i ëmbël i lirisë".
Në prani të gjithë krutanëve mbi muret e kështjellës
së Krujës u ngrit flamuri i lirisë, ai i Kastriotëve.
Me këtë rast, sipas Marin Barletit, Skënderbeu u
mbajti banorëve të Krujës një fjalim të
zjarrtë e plot patos patriotik. Duke vlerësuar lart gatishmërinë
e madhe të shqiptarëve për të luftuar, sipas
M. Barletit, Skënderbeu iu drejtua krutanëve me fjalët
lapidare: "Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të
armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor,
në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja".
Forcat e Skënderbeut pa humbur kohë nisën sulmet
për çlirimin e një vargu kështjellash të
tjera në afërsi të Krujës. Së pari morën
Petrelën dhe pas saj iu drejtuan dy kështellave në
lindje të Krujës, Gurit të Bardhë dhe Stelushit,
të cilat kontrollonin rrugët tregtare që lidhnin
viset bregdetare me ato lindore. Luftëtarët e Skënderbeut
ndërkohë kaluan në Dibrën e Sipërme, ku
në bashkëveprim me trupat e Gjergj Arianitit e të
Zahari Gropës çliruan qytetin e Ohrit dhe kështjellën
e Sopotnicës (Sfetigradit), të ngritur në veriperëndim
të Manastirit dhe që kishte një pozicion shumë
strategjik për kontrollin e rrugëve që lidhnin Përlepin
e Manastrin me rajonet në perëndim të tyre. Bashkë
me Ohrin dhe Sopotnicën në duart e shqiptarëve ranë
edhe Struga, Kërçova, si dhe kështjella më
të vogla që kontrollonin rrugët tregtare në
hapësirat e Dibrës së Sipërme. Gjithashtu Skënderbeu
në jug të Shkupit mori për herë të parë
në zotërim të Kastriotëve rajonin malor të
Mokrës (malet Jakupicë). Ai vuri nën kontroll rrugën
e rëndësishme Shkup-Kërçovë, traseja
e së cilës kalonte përgjatë luginës së
lumit Treska (Ilirida).
Po kështu vepruan fisnikët shqiptarë në viset
e tjera të vendit. Në Shqipërinë e Epërme
kështjellën e Jeliçës (Jenipazarit-Pazarit
të Ri) dhe atë të Zveçanit duhet ti
kenë marrë Spanët, kurse rajonin e Pejës Dukagjinët.
Në jug të vendit viset e çliruara arritën
deri në brigjet e lumenjve Devoll e Seman.
Në hapësirat shqiptare që u çliruan me kryengritjen
e përgjithshme të vitit 1443 gjendeshin zotërimet
e shumë fisnikëve shqiptarë. Më të rëndësishmet
prej tyre i përbënte shteti i Kastriotëve, që
u ringrit shumë shpejt nën drejtimin e Skënderbeut
e të vëllait të madh të tij, Stanishës.
Ai gjendej në qendër të viseve të lira, shtrihej
në vijën detare Lezhë-Durrës dhe arrinte në
lindje deri në afërsi të Shkupit. Në veri të
shtetit të Kastriotëve shtriheshin zotërimet e Dukagjinëve,
të Zahariajve, të Spanëve, të Dushmanëve,
të Gjurashëve etj. Në gjirin e tyre përfshihej
Rrafshi i Dukagjinit e Drenica, krahinat e Plavës e të
Gucisë, të Jeliçës (Sanxhakut), të Gentës
(Zeta) etj.
Kuvendi i fisnikëve shqiptarë u mbajt më 2 mars 1444
në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë. Në
të morën pjesë udhëheqës të kryengritjeve
të mëparshme antiosmane, si dhe pjesëtarë të
tjerë të aristokracisë shqiptare. Midis tyre ishin:
Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andre Topia (bashkë me dy
djemtë, Kominin e Muzakën dhe të nipin Tanushin),
Gjergj Stres Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Pjetër Spani
(bashkë me katër djemtë, Aleksin, Bozhidarin, Vruon
dhe Mirkon), Lekë Zaharia, Teodor Muzaka i Riu (dhe pjesëtarë
të tjerë të kësaj familjeje), Zahari Gropa,
Lekë Dushmani bashkë me Pjetrin e fisnikë të
tjerë fqinjë me ta, Stefan Gjurashi (Cërnojeviçi
bashkë me bijtë e tij, Gjergjin e Gjonin) etj.
Kuvendi vendosi që bashkimi i shqiptarëve të bëhej
në formën e një besëlidhjeje politike ndërmjet
drejtuesve të zotërimeve të lira dhe fisnikëve
të tjerë të vendit, që u njoh me emrin Besëlidhja
Shqiptare e Lezhës. Ajo ishte një aleancë politike
e ushtarake. Si kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu, kurse si
institucioni më i lartë vendimmarrës u bë Kuvendi
i anëtarëve të Besëlidhjes, i cili do të
mblidhej herë pas here për çështje të
rëndësishme. Nëpërmjet Kuvendit realizohej dhe
shprehej bashkimi i shqiptarëve.
Vendim tjetër shumë i rëndësishëm i Kuvendit
ishte krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe caktimi
i Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i saj.
Ushtria e Bësëlidhjes përbëhej nga dy pjesë:
nga forcat e përhershme dhe nga ato të përkohshmet
që mobilizoheshin vetëm në rast lufte.
Organet drejtuese të Besëlidhjes Shqiptare, që u
krijuan me vendimet e Kuvendit të Lezhës, qysh në
fillim u ndërthurën me aparatin shtetëror administrativ,
ushtarak dhe ekonomik të Kastriotëve dhe me kalimin e
viteve u njësuan natyrshëm me të, sepse në krye
të tyre ishte i njëjti personazh historik, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Organet drejtuese të Besëlidhjes Shqiptare u shfaqën
me tiparet e një pushteti qendror, ndikimi i të cilit
erdhi duke u forcuar gjithnjë e më tepër mbi të
gjitha viset e lira shqiptare, aq sa edhe aparati administrativ
dhe ekonomik i fisnikëve të tjerë shqiptarë
u bënë pjesë e tij. Viset e lira shqiptare u përfshinë
kështu në një administratë të vetme shtetërore,
që kishte tiparet e një monarkie feudale.
Organet qendrore drejtuese, vendimmarrëse, këshillimore
dhe ushtarake të shtetit shqiptar ishin: Kryetari i Shtetit,
Kuvendi i Fisnikëve, Këshilli i Lartë dhe Këshilli
i Luftës.
Kryetari i Shtetit drejtonte të gjitha organet e mësipërme
dhe qëndronte në krye të piramidës shtetërore.
Krahas organeve të mësipërme, që formonin pjesën
vendimmarrëse dhe drejtuese të aparatit shtetëror,
vepronin edhe organe të tjera shtetërore, që merreshin
më çështje organizative, ushtarake, ekonomiko-financiare
dhe të politikës së jashtme. Aparati shtetëror
ishte shtrirë në të gjitha viset e lira shqiptare
dhe vepronte sipas ndarjeve administrative të vendit, të
cilat, si kudo në mesjetë, ishin tradicionale si ndarje
krahinore e kishtare.
Organizimi shtetëror i shoqërisë shqiptarë gjatë
epokës së Skënderbeut dhe shekujve të mëparshëm
të mesjetës ka qenë ngritur mbi bazën e një
korpusi legjislativ të shkruar. Pjesë e këtij korpusi
legjislativ kanë qenë edhe statutet e qyteteve shqiptare,
të cilat, sipas burimeve historike të kohës, kanë
qenë të shkruara. Këto dëshmojnë më
së miri se veprimtaria shoqërore e shtetërore në
Shqipëri zhvillohej mbi bazën e një korpusi legjislativ
të shkruar.
Shteti shqiptar, i bashkuar nën drejtimin e Skënderbeut,
kishte simbolet e veta, që mbështeteshin në traditën
vendase dhe shprehnin sovranitetin e tij.
Skënderbeu krenohej me historinë e lavdishme të kombit
shqiptar. Prandaj, ai mbajti si emër të dytë vetjak
përgjegjësen e emrit të Aleksandrit të Madh
të Maqedonisë, që te osmanët ishte Iskander
(Skënder në gjuhën shqipe). Siç e dëshmon
edhe M. Barleti, emërtimet gjeografike Maqedoni dhe Epir janë
përdorur në mesjetë si sinonime të emërtimit
etnogjeografik Arbëri. Për më tej, krahas evokimit
të lavdisë së Pirros dhe të epirotëve të
lashtë (sinonim i emrit "arbër" gjatë mesjetës),
Skënderbeu përdori edhe simbolet shtetërore të
Pirros së Epirit (shqiponjën dhe përkrenaren e zbukuruar
me një kokë dhie), të Aleksandrit të Madh të
Maqedonisë (shenja e Diellit), si dhe simbole pellazgjike.
Simbolet dhe evokimet e mësipërme dëshmojnë
për formimin e tij kulturor humanist dhe tregojnë se ai
mbështetej në traditën vendase për t'i dhënë
një frymë sa më kombëtare shtetit të tij
dhe luftës së shqiptarëve kundër pushtimit osman.
Shtetin e tij Skënderbeu e emërtoi me emrin etnogjeografik
kombëtar mesjetar Arbëria (Albania) edhe pse në të
u përfshi një pjesë e viseve shqiptare. Titulli zyrtar
i Skënderbeut ishte Zot i Arbërisë (Dominus Albaniae),
të cilin e gjejmë të shënuar në vulën
e në shkresat zyrtare të tij, si dhe në letrat e
kancelarive të huaja që i janë drejtuar atij si kryetar
i shtetit shqiptar.
Shqiponja dykrenore ishte simbol i njohur shtetëror i Perandorisë
Bizantine dhe i familjes së Muzakajve, që kishin krushqi
me Kastriotët. Edhe Arianitët dhe Gjurashët kishin
shqiponjën dykrenore si simbol të tyre. Kurse ylli me
gjashtë dhe shtatë cepa ishte përdorur si simbol
nga Muzakajt dhe nga Balshajt. Ylli me gjashtë cepa duhet të
ketë qenë vendosur edhe ndërmjet krerëve të
shqiponjës në flamurin e Skënderbeut, si një
element dallues kundrejt flamurit të Perandorisë Bizantine.
3. SHQIPËRIA
A)- VILAJETET SHQIPTARE
Në shek. XIII, Shqipëri (Albania) dhe Shqiptarë (Albanenses)
quheshin trevat dhe popullsitë nga kufijtë e Dioklesë
apo Gentës (Mali i Zi) e deri në gjirin e Prevezës.
Udhëtarët e huaj dallojnë në të gjithë
këtë shtrirje një popullsi me tipare etno-kulturore
unitare.
Zgjerimi i Perandorisë Osmane, pas pushtimeve të realizuara
në shek. XV, bëri të nevojshëm ndryshimin e
organizimit të saj shtetëror.
Krahinat e Gadishullit Ballkanik u përfshinë në tri
ejalete: ejaleti i Bosnjës në veri të gadishullit,
ejaleti i Rumelisë në qendër dhe ejaleti i Detit
në ishujt e detit Egje dhe në një pjesë të
bregdetit jugor. Çdo ejalet u nda në një numër
sanxhakësh.
Territoret e Shqipërisë bënin pjesë në
ejaletin e Rumelisë. Ato u ndanë në disa sanxhakë.
Numri, shtrirja dhe emërtimi i tyre ka ndryshuar herë
pas here. Sanxhakut të Shkodrës, të cilit më
1499 i ishin shtuar krahina të Malit të Zi dhe në
fillim të shek. XVI edhe krahina të Rrafshit të Dukagjinit,
iu shkëput krahina e Gjakovës, që i kaloi sanxhakut
të Dukagjinit. Sanxhakut të Vlorës iu shkëputën
krahinat e Delvinës dhe të Çamërisë,
me të cilat u krijua sanxhaku i Delvinës. Sanxhakët
e Elbasanit, të Ohrit, të Dukagjinit, të Prizrenit,
të Vushtrrisë, të Shkupit dhe të Janinës
mbetën siç ishin më parë. Në filim të
shek. XVI sanxhaku i Manastirit fitoi një rëndësi
të veçantë, sepse selia e bejlerbeut të Rumelisë
u zhvendos nga Shkupi në Manastir, prandaj ai njihet edhe me
emrin pashasanxhaku i Manastirit. Sanxhakët u ndanë në
njësi më të vogla, të cilat u quajtën kaza,
kurse këto të fundit u ndanë në nahije.
Harta administrative e Perandorisë Osmane në Gadishullin
Ballkanik u bë pak a shumë e qëndrueshme vetëm
pasi kaloi tallazi i Krizës Lindore. Por edhe tani trojet shqiptare
mbetën të copëtuara midis katër vilajeteve.
Madje, një pjesë e trungut etnik (krahina e Ulqinit) dhe
disa vise të brezit anësor (krahinat e Podgoricës,
të Shpuzës, të Vranjës, të Leskocit e të
Nishit) tani mbetën jashtë Perandorisë Osmane, pra
jashtë katër vilajeteve, pasi u aneksuan nga Mali i Zi
dhe nga Serbia në vitet 1878-1880. Më 1888 ndarja e katër
vilajeteve në sanxhakë dhe e sanxhakëve të tyre
në kaza, ndarje e cila mbeti në fuqi deri në fund
të sundimit osman, ishte në këtë mënyrë:
Vilajetet, Sanxhakët dhe Kazatë.
Vilajeti i Shkodrës:
1.Sanxhaku i Shkodrës (kazaja e Shkodrës, Tuzit, Lezhës,
Pukës, Mirditës, Krujës).
2.Sanxhaku i Durrësit (kazaja e Durrësit, Kavajës,
Shijakut, Tiranës).
Vilajeti i Kosovës:
1.Sanxhaku i Shkupit (kazaja e Shkupit, Kumanovës, Kaçanikut,
Shtipit, Radovishtës, Koçanës, Kratovës, Peçevës,
Egri-Palankës).
2.Sanxhaku i Prizrenit (kazaja e Prizrenit, Lumës, Tetovës).
3.Sanxhaku i Pejës (kazaja e Pejës, Gjakovës, Gucisë,
Beranës, Tërgovishtës).
4.Sanxhaku i Prishtinës (kazaja e Prishtinës, Mitrovicës,
Vushtrisë, Gjilanit, Preshevës).
5.Sanxhaku i Tregut të Ri (kazaja e Tregut të Ri, Senicës,
Kolashinit, Akovës, Novi Varoshit, Prepoljes).
6.Sanxhaku i Toplicës (kazaja e Nishit, Pirotit, Vranjës)
Vilajeti i Manastirit:
1.Sanxhaku i Manastirit (kazaja e Manastirit, Ohrit, Follorinës,
Kërçovës, Përlepit).
2.Sanxhaku i Korçës (kazaja e Korçës, Starovës,
Bilishtit, Oparit, Kolonjës, Kosturit, Hurupishtit).
3.Sanxhaku i Elbasanit (kazaja e Elbasanit, Çermenikës,
Peqinit, Gramshit).
4.Sanxhaku i Dibrës (kazaja e Dibrës, Radomirës,
Matit, Rekës).
5.Sanxhaku i Selfixhesë (kazaja e Selfixhesë, Kozhanit,
Naseliçit, Lapsishtit, Grebenesë, Kajlarit, Elasonës).
Vilajeti i Janinës:
1.Sanxhaku i Janinës (kazaja e Janinës, Leskovikut, Konicës,
Filatit, Ajdonatit, Mecovës).
2.Sanxhaku i Gjirokastrës (kazaja e Gjirokastrës, Tepelenës,
Përmetit, Himarës, Delvinës, Pogonit).
3.Sanxhaku i Beratit (kazaja e Beratit, Vlorës, Myzeqesë,
Mallakastrës, Skraparit, Tomorricës).
4.Sanxhaku i Prevezës (kazaja e Prevezës, Margëllëçit,
Paramithisë, Lorosit).
Popullsia që banonte në territoret e 4 vilajeteve
ishte më 1850, afërsisht 1 700 000 banorë, kurse
më 1912 rreth 2 354 000 banorë. Kjo rritje shumë
e ngadalshme (40% brenda 60 vjetëve) përcaktohej nga niveli
ekonomik e shoqëror shumë i prapambetur i vendit, konkretisht
nga përqindja e lartë e vdekshmërisë së
fëmijëve, nga epidemitë e shpeshta që pllakosnin
Turqinë, nga mesatarja e ulët e moshës së popullsisë
dhe nga mërgimi i dendur që pushtoi këto vise pas
mesit të shek.XIX.
Për nga numri i banorëve katër vilajetet kishin dallime
të ndjeshme ndërmjet tyre. Gjatë dhjetëvjeçarëve
të fundit të sundimit osman, popullsinë më të
madhe e kishte vilajeti i Kosovës, i cili kishte në të
njëjtën kohë edhe numrin më të madh të
popullsisë shqiptare. Pastaj vinin me radhë vilajeti i
Manastirit, i Janinës dhe i Shkodrës. Sipas statistikave
zyrtare osmane të vitit 1912 popullsia e të katër
vilajeteve shqiptare ishte afërsisht kjo:
| Vilajetet |
|
Popullsia |
Popullsia shqiptare |
Popullsia |
popullsia shqiptare |
|
|
|
|
|
|
| Vilajeti i |
Kosovës |
909 |
700 |
258 |
900 |
| Vilajeti i |
Manastirit |
694 |
800 |
375 |
900 |
| Vilajeti i |
Janinës |
559 |
700 |
330 |
800 |
| Vilajeti i |
Shkodrës |
190 |
000 |
186 |
500 |
|
|
Gjithsej |
|
2 354 200 |
1 452 100 |
B) - OXHAQET (PARITË) SHQIPTARE
Në shek. XVI-XVII shtresa drejtuese në rajonet e ish-principatave
shqiptare, duke përjashtuar ndonjë sanxhakbej, myfti apo
kadi të dërguar nga vise të tjera, ishte me prejardhje
vendase. Për më tepër, një pjesë e saj
vinte nga radhët e fisnikërisë shqiptare të
parapushtimit, por tashmë, pavarësisht nga kjo prejardhje,
ajo ishte pjesë e pandarë e tërësisë së
klasës feudale osmane.
Në fund të shek. XVIII u dalluan familje të mëdha
çifligare, si: Ali pashë Tepelena, Bushatllinjtë,
Begollajt në Pejë, Rrotullarët në Prizren, Toptanët,
Alltunët, Biçakçinjtë, Vërlacët
e Vrionët në Shqipërinë e Mesme, Velabishtajt,
Ngurzajt, Vlorajt, Delvinajt e Kokajt në jug. Mbi të gjithë
dallohej Ali pashë Tepelena, i cili zotëronte mbi 900
çifligje në Shqipërinë e Jugut, në Maqedoni
e në Greqinë e Veriut.
Ndryshimet që u kryen në planin ekonomik, sollën
pasoja të rëndësishme edhe në fushën shoqërore
e politike, që u pasqyruan në fuqizimin e pronarëve
të mëdhenj çifligarë vendas, në kurriz
të pushtetit qendror, i cili pa ata nuk ishte në gjendje
të ushtronte sundimin e vet mbi provincat. Këto familje
të mëdha feudale, oxhaqet, bashkuan me pushtetin ekonomik
edhe atë vendor, vendosën sundimin e tyre në vend,
të cilin e bënë në fakt të trashëgueshëm.
Duke pasur nevojë për forca ushtarake që të
mund të përballonte rreziqet e brendshme e të jashtme,
dhe duke qenë e detyruar që të siguronte me anën
e feudalëve vendas shuma sa më të mëdha të
hollash për të mbuluar shpenzimet gjithnjë në
rritje, Porta e Lartë jo vetëm nuk mundi ta ndalte procesin
e fuqizimit politik të feudalëve provincialë, por
edhe u mbështet kryesisht tek ata më të fuqishmit.
Sulltanët qenë të detyruar tu besonin feudalëve
të mëdhenj vendas detyrat më të rëndësishme
administrative e ushtarake dhe ti njihnin ata zyrtarisht si
pari. Familjet e këtyre parive formuan në Shqipëri
një elitë aristokrate feudale, oxhaqet. Të tilla
oxhaqe ishin dyert e Kryezinjve në Gjakovë, të Biçakçinjve
në Elbasan etj. Kurse oxhaqet e Begollajve në Pejë,
të Bushatllinjve në Shkodër, të Toptanëve
në Krujë, të Asllanpashallive në Janinë
e në Gjirokastër etj.
C) - PASHALLËQET SHQIPTARE
(1771 - 1831)
1.Pashallëku I i Shkodrës i sunduar nga Bushatllinjtë
(1771 - 1796)
Pas dëbimit të Çaushollajve, Mehmet bej Bushatlliu
ende nuk ishte emëruar qeveritar i sanxhakut të Shkodrës,
por, i përkrahur nga dy tarafet esnafore dhe nga forca malësorësh
me rrogë, ai ishte në fakt sundimtari i vërtetë
i vendit, derisa Porta e njohu atë si mytesarif të sanxhakut
të lartpërmendur në gusht të vitit 1757, duke
i dhënë edhe titullin pashë. Nga kjo kohë e
deri më 1831 familja e Bushatllinjve, e mbështetur në
shumicën e ajanëve të sanxhakut, të bylykbashëve
dhe të bajraktarëve, si dhe nga një pjesë e
mirë e zejtarëve, të tregtarëve e të detarëve,
mbajti pa ndërprerje këtë pushtet duke e trashëguar.
I përbërë nga sanxhakët e Shkodrës, të
Dukagjinit, të Ohrit dhe të Elbasanit, qysh në vitin
1771 u krijua kështu një formacion politik i bashkuar
në dorën e një pashai të fuqishëm shqiptar,
Pashallëku i madh i Shkodrës.
Më 14 korrik 1775 vdiq veziri plak i Shkodrës. Porta e
Lartë emëroi në vendin e tij një besnik të
saj, vezirin Mehmet pashë Kystendilin, dhe urdhëroi Ahmet
Kurt pashën të hynte në zonën e Durrësit.
Mirëpo ky vendim nuk përputhej me interesat e Bushatllinjve.
Ata zgjodhën Mustafa pashë Bushatlliun për komandant
të ushtrisë shkodrane.
Motra e sulltanit nuk ngurroi më 1781 tia hiqte komandën
e sundimtarit të Beratit dhe tia jepte Mahmud pashë
Bushatlliut (1749-1796). Për të siguruar mbrojtjen e rrugës
tregtare midis Shkodrës e Prizrenit, ajo ndërhyri që
Bushatlliut të ri ti jepej edhe qeverisja e sanxhakut
të Dukagjinit.
Pas vendosjes së pushtetit të Mahmut Bushatlliut në
këto vise, rrugët u hapën e u sigurua qarkullimi
i lirë nga bregdeti gjer në thellësi të Kosovës
e të Maqedonisë, prodhimet e të cilave drejtoheshin
për në skelat e Adriatikut.
Më 1784 Mahmud Pasha arriti të siguronte për vëllanë
e vet, Ahmet Beun, qeverisjen e sanxhakut të Ohrit bashkë
me gradën pashë. Ndërkohë ai i siguroi kunatit
të vet, Sulejman pashë Vërlacit, qeverisjen e sanxhakut
të Elbasanit. Në këtë mënyrë Mahmud
pashë Bushatlliu e përtëriu Pashallëkun e Shkodrës.
Qysh nga viti 1782, Mahmut Pasha kishte forcuar pushtetin në
pashallëk e po vepronte me vullnetin e vet, duke mos përfillur
fermanet e Portës së Lartë.
Menjëherë pas nënshtrimit të Malit të Zi,
Mahmud Pasha u vërsul në drejtim të Elbasanit e të
Beratit, sepse armiku i vjetër i Bushatllinjve, Ahmet Kurt
pasha, kishte tërhequr nga ana e vet pashanë e Elbasanit
dhe u kishte mbyllur limanet ulqinakëve. Gjatë muajve
korrik e gusht 1785, pasi siguruan nga ana juglindore bashkëpunimin
e Ali pashë Tepelenës, armikut të sundimtarit të
Beratit, që e kishte penguar të merrte qeverisjen e sanxhakut
të Janinës, Mahmud Pasha dhe i vëllai Ahmed Pasha,
e nënshtruan qeveritarin e Elbasanit dhe e ndëshkuan Ahmet
Kurt pashën, duke i rënë kryq e tërthor sanxhakut
të tij. Duke u kthyer nga Korça, Mahmud Pasha dhe Ahmet
Pasha nga Buzi i Tepelenës, thyen ushtrinë kryesore të
qeveritarit të Beratit në Peqin, pikërisht aty ku
ushtria shkodrane kishte pësuar disfatën e madhe dhjetë
vjet më parë.
Këto fushata e ngritën më lart autoritetin e Bushatllinjve
në sy të të gjithë feudalëve shqiptarë
dhe i ndanë ata në përkrahës e në kundërshtarë
të tyre. Në të njëjtën kohë, këto
fushata shkaktuan zemërimin e Portës së Lartë
dhe të Senatit të Venedikut dhe, nga ana tjetër,
tërhoqën vëmendjen e atyre shteteve evropiane që
kishin interesa të kundërta me Perandorinë Osmane.
Në radhë të parë ishte diplomacia e Austrisë,
që filloi ta inkurajonte Bushatlliun për veprime më
të guximshme kundër varësisë ndaj Stambollit.
Për shkak të fushatës kundër sanxhakëve
të Elbasanit e të Vlorës, që Porta e Lartë
e quajti veprim rebel, sulltani i shpalli dy Bushatllinjtë
dhe Ali pashë Tepelenën si kryengritës dhe në
vjeshtë të vitit 1785 dha urdhër për të
përgatitur një ekseditë të madhe ndëshkimore
kundër Shkodrës.
Këto masa e shtynë Bushatlliun që ta shndërronte
mosbindjen e tij në kryengritje. Ndërkaq afrimi i luftës
së Rusisë dhe Austrisë kundër Perandorisë
Osmane që po shqetësonte diplomacinë evropiane, i
nxiti disa nga pashallarët shqiptarë, me Mahmud Pashën
në krye, ta shikonin kryengritjen si rrugën e vetme për
shpëtimin nga sundimi i një perandorie që dukej se
po shembej. Ndaj Mahmud Pasha, në vend që të pranonte
faljen dhe gradën e vezirit që i ofroi Porta e Lartë
në prag të luftës me Rusinë e Austrinë,
në prill të vitit 1786, shpalosi zyrtarisht flamurin e
luftës.
Në muajin maj të vitit 1788, Mahmud Pasha u takua në
kështjellën e Rozafës me një përfaqësues
të ambasadorit rus në Venedik. Në këtë
takim Bushatlliu pranoi të vazhdonte kryengritjen kundër
"armikut të përbashkët" (Perandorisë
Osmane) dhe u zotua të lehtësonte hyrjen e trupave ruse
në Stamboll, duke pushtuar Shqipërinë deri në
Manastir e një pjesë të Maqedonisë deri në
Selanik.
Në korrik të vitit 1796 tri reparte të sundimtarit
të Shkodrës hynë në Mal të Zi. Malazezët
dhe malësorët e tri krahinave shqiptare të lidhur
me ta i kishin dërguar fjalë vezirit të Shkodrës
se do të luftonin gjer në pikën e fundit të
gjakut po ti sulmonte. Dhe me të vërtetë forcat
e Bushatlliut ndeshën në një mbrojtje shumë
të fortë, që i detyroi ato të tërhiqeshin
dhe që bëri të dështonte sulmi. Në shtator,
Kara Mahmud Pasha e përsëriti sulmin mbi Malin e Zi, por
edhe këtë herë ushtria e tij nuk përparoi dot,
kurse ai vetë bashkë me shtabin e tij, në të
cilin ishin edhe katër oficerë francezë, ra në
kurth, me sa duket i tradhtuar, u rrethua dhe u vra nga malazezët
(1796).
Megjithëkëtë, rezultatet kryesore të veprimtarisë
politike të Kara Mahmud Pashës, përhapja e forcimi
i lidhjeve ekonomike midis krahinave të Shqipërisë
Veriore e Verilindore dhe bashkimi i tyre nën pushtetin e një
familjeje të fuqishme feudale shqiptare ishin dy hapa të
mëdhenj përpara drejt krijimit të shtetit kombëtar
shqiptar. Prandaj veprimtaria e Bushatlliut shënoi një
kthesë me rëndësi në historinë ekonomike
e politike të Shqipërisë.
2.Pashallëku i Janinës i sunduar nga
Ali Pashë Tepelena ( 1787 - 1821)
Ashtu si në Shqipërinë Veriore, edhe në atë
Jugore, anarkia nxiti veprimtarinë politike të familjeve
të vjetra feudale, të cilat ishin nga më të
fuqishmet.Në sanxhakun e Vlorës familjet rivale për
pushtetin lokal ishin ajo e pashallarëve të Vlorës
dhe dega e tyre, familja e Velabishtajve, që ishte vendosur
në fshatin Velabisht, afër Beratit. Që të dyja
përpiqeshin të shtinin në dorë jo vetëm
pushtetin e sanxhakut të Vlorës, por edhe atë të
sanxhakut të Delvinës. Në gjysmën e parë
të shek. XVIII më shpesh sunduan pashallarët e Vlorës,
por, me lidhjet që krijoi Mahmud pashë Velabishti me feudalët
e vegjël të Tepelenës, të Përmetit, të
Skraparit etj.
Me rrënjë të vjetra në krahinën e Tepelenës,
Hysot u dalluan si shtëpi bylykbashësh në fundin
e shek. XVII, pikërisht kur Perandoria Osmane filloi të
mbushte radhët e forcave të armatosura të saj me
ushtarë me pagesë. Përfaqësuesi i saj në
mbarim të shek. XVII deri në mesin e dhjetëvjetorit
të dytë të shek. XVIII ishte Mustafa agë Hysoja
ose Muço Hysoja. Në dokumentacionin e kohës ai
përmendet herë si çaush jeniçerësh
e herë si dizdar i kështjellës së Tepelenës,
por kryesisht përmendet si një aga i pasur e i fuqishëm
që ndiqej prej disa qindra trimash luftëtarë. Ai
njihej gjithashtu si rebel dhe si një nga krerët e kryengritjes
së Labërisë në vitet 1704-1714 për të
mos paguar xhizjen, ndërsa djemtë e tij dalin si sipërmarrës
të kësaj takse të rëndësishme shtetërore
në krahinën e Myzeqesë dhe të Mallakastrës,
të cilën mund ta vilnin, sidomos në periudhën
e anarkisë feudale, vetëm feudalët më të
fuqishëm. Muço Hysoja ishte një nga krerët
labë më në zë dhe shtëpia e tij, njëra
nga më të shquarat e Labërisë, që kishte
filluar të ngjiste shkallët e hierarkisë së
lartë administrative dhe të rivalizonte me oxhaqet kryesore
të Shqipërisë Jugore në luftën për
pushtetin politik.
Pjesëmarrja e Myftar bej Hysos si komandant ushtarak me rrogë
në luftën veneto-osmane të viteve 1714-1718 dhe vrasja
e tij në rrethimin e kështjellës së Korfuzit
në vitin 1716 e rritën rolin e të birit, Veli Beut,
si pretendent për kreun e sanxhakut të Delvinës.
Ky pinjoll i Hysove, që kishte hyrë dhëndër
në oxhakun e Mahmud pashë Konicës, arriti të
ngrihej në radhët e mirmiranëve dhe në mesin
e shek. XVIII u emërua qeveritar i sanxhakut të Delvinës
me gradën pashë. Por grindjet për pushtet vijuan
dhe u acaruan më tej, prandaj Veli pashë Hysoja nuk qëndroi
gjatë në pushtet. Sidoqoftë kjo shtëpi tashmë
ishte në radhët e oxhaqeve shqiptare. Nën drejtimin
e Ali Beut, djalit të Veli Pashës, ajo do të bëhej
shtëpia më e fuqishme e Shqipërisë Jugore dhe
e gjithë Shqipërisë.
Stërnipi i Muço Hysos dhe djali i Veli Pashës,
Ali Beu, nuk e filloi karrierën e tij si hajdut rrugësh,
sikurse mëtohet në gojëdhënat që janë
pasqyruar në shumicën e literaturës së shkruar
për jetën e Ali pashë Tepelenës (1740-1822),
e sidomos për dyzetë vitet e para të jetës së
tij. Përkundrazi, ai u rrit e u edukua si të gjithë
djemtë e tjerë të oxhaqeve feudale të kohës
së vet. Ali Beu u arsimua si një bir pashai dhe, duke
u ndihmuar nga të afërmit dhe sidomos nga miqtë e
shtëpisë së vet, që e kishin lidhur të
ardhmen e tyre me atë të kësaj shtëpie të
dëgjuar, u vu shpejt në krye të formacioneve ushtarake
me pagesë të krahinës së vet aq të kërkuara
nga qeveritarët e ndryshëm të sanxhakëve e sidomos
nga valiu i Rumelisë. Si i tillë, ai u lidh me krushqi
dyfishe me oxhakun feudal të Asllanpashallive të Gjirokastrës
më 1768 dhe u bë një nga prijësit ushtarakë
më të dëgjuar. Pa arritur moshën 40 vjeç,
ai fitoi më 1784 gradën pashë në rreshtat e
ushtrisë perandorake të Rumelisë.
Ali Pasha i Tepelenës hyri në Janinë dhe vendosi
sundimin e vet në fund të vitit 1787. Ai e vlerësonte
drejt Janinën kur e quante "kyç të Shqipërisë".
Ardhja e Ali pashë Tepelenës në krye të sanxhakut
të Janinës (1787) shqetësoi jo vetëm feudalët
e vegjël, të cilët ose iu nënshtruan ose u arratisën,
por edhe qeveritarët fqinjë dhe kapedanët e malësive
të vetëqeverisura. Këta shihnin tek ai njeriun e
fortë dhe të etur për pasuri e pushtet, i cili, duke
pasur funksionin e derbend-pashës, do të orvatej të
shtrinte autoritetin e tij mbi sanxhakët e tyre dhe do tu
vinte fre veprimeve anarkiste, së pari në sanxhakun e
Janinës e pastaj edhe në të tjerët. Edhe autoritetet
venedikase nuk u shqetësuan më pak, duke parë tek
ai mbrojtësin e interesave ekonomikë të vendit në
dëm të tregtarëve e të lundërtarëve
venedikas, sikurse kishin bërë e po bënin qeveritarët
e fuqishëm të Shkodrës.
Vështirësitë që i krijuan Ali Pashës kundërshtarët
vendas e të huaj të cilët u lidhën kundër
tij, u kapërcyen pas përpjekjeve që vazhduan për
një kohë mjaft të gjatë. Ali Pasha qysh në
vitet e para vendosi autoritetin e vet në rrugët që
lidhnin Janinën me Artën e Manastirin përveç
atyre me Thesalinë; por atij iu deshën dhjetë vjet
që të vendoste lidhjet me një pjesë të
qyteteve të sanxhakut të Delvinës ose të shtinte
në dorë bregdetin nga Butrinti në Prevezë, përveç
qytetit të Pargës, që kaloi në duart e francezëve
e pastaj të rusëve. Për të siguruar kalimin
e qetë të karvaneve në zonën lindore e juglindore
të sanxhakut të Janinës, ku vepronin çetat
suliote, atij iu deshën plot gjashtëmbëdhjetë
vjet luftë, kurse për të vendosur sundimin e plotë
mbi sanxhakun e Delvinës e të Vlorës iu deshën
rreth njëzet e pesë vjet. Sidoqoftë, me këmbënguljen
e tij të jashtëzakonshme dhe duke përfituar me zgjuarsi
nga rrethanat politike të brendshme e të jashtme, Ali
Pasha mundi tia arrinte qëllimit të vet, ti
jepte thuajse fund anarkisë dhe të vendoste sundimin e
tij mbi bregdetin shqiptar, nga gryka e Shkumbinit deri në
Gjirin e Prevezës.
Shtrirja e pushtetit të Ali pashë Tepelenës edhe
në sanxhakun e Janinës, ose përqendrimi i qeverisjes
së sanxhakëve të Tërhallës e të Janinës
në një dorë të vetme, krijoi bërthamën
e Pashallëkut të Janinës (1787).
Në politikën e brendshme Ali Pasha veproi me shkathtësi
të madhe, për të mos i lejuar familjet e vjetra feudale,
të cilat kishin qenë mbështetja kryesore e Portës
së Lartë, të bashkoheshin kundër tij. Prandaj,
ai i goditi me shpejtësi duke shkatërruar jo vetëm
pushtetin e tyre politik, por edhe atë ekonomik.
Duke qenë se shtylla kryesore e sundimit të vet ishte
ushtria, Ali Pasha vëmendjen kryesore ia kushtoi asaj. Themelin
e kësaj ushtrie e bënin ushtarët me rrogë, me
prejardhje kryesisht nga malësitë e varfra të Shqipërisë
Jugore. Këta ushtarë të varfër plotësonin
nevojën e jetesës së familjeve të tyre me rrogat
që merrnin dhe për këtë arsye interesat e tyre
ishin të lidhura me ato të parisë feudale sunduese,
së cilës i shërbenin. Ushtria ndahej në reparte
këmbësore, që përbënin forcën kryesore
të saj, por në të filluan të dukeshin edhe bërthama
kalorësie e artilerie.
Pashallëku u pajis edhe me një aparat administrativ e
gjyqësor sipas organizimit osman. Në krye të aparatit
të pashallëkut qëndronte vetë Aliu si një
sundimtar absolut. Ai ndihmohej nga një këshill i lartë
apo divan, që përbëhej nga djemtë e tij si dhe
nga miqtë më të ngushtë e më besnikë,
sikurse ishin Thanas Vaja, Jusuf Arapi, Tahir Abazi, Meço
Bono, Veli Gega, Hysen Poda, Dalip Përmeti, Dervish Hasani,
Ago Vasjari, Mehmet Myhyrdari etj. Përveç pushtetit
ekzekutiv, Ali Pasha kishte kthyer në pronë private të
tij edhe thesarin, i cili nën kujdesin e tij të veçantë,
ishte gjithmonë në gjendje të përballonte shpenzimet.
Duke vënë nën pushtetin e vet Thesalinë, Morenë
dhe Shqipërinë Jugore nga Preveza deri në Shkumbin,
familja e Ali pashë Tepelenës arriti kulmin e fuqizimit
të vet. Me shtrirjen e pushtetit të vezirit të Janinës
në gjithë Shqipërinë e Jugut, u bë një
hap i rëndësishëm përpara për bashkimin
politik të trojeve shqiptare. Ky ishte një objektiv, drejt
të cilit bashkoheshin synimet e feudalëve më të
fuqishëm shqiptarë të çerekut të parë
të shek. XIX.
Gjatë viteve 1815-1819, meqenëse kushtet ndërkombëtare
dhe ato të brendshme nuk ndihmonin në realizimin e procesit
të bashkimit të trojeve shqiptare, Ali Pasha u detyrua
ti përmirësonte marrëdhëniet e tij me
Stambollin. Kështu, ai mundi të ruante të paprekur
sundimin e familjes së tij në Thesali, në Shqipërinë
Jugore, dhe në sanxhakët e Ohrit dhe të Elbasanit,
ku u mundua të përforconte autoritetin e vet duke tërhequr
nga ana e tij një varg feudalësh kryesorë, të
cilëve u la në dorë postet drejtuese dhe sipërmarrjet.
Porta e Lartë, që kishte ndjekur me kujdes të veçantë
veprimtarinë e dy vezirëve dhe sidomos atë të
vezirit të Janinës, nuk priste veçse rastin të
ndërhynte kundër tij. Më 1819 sulltani kishte arritur
në përfundimin se "Ali pashë Tepelena ... ka
ndërmend të shtjerë në dorë edhe Gegërinë"
dhe "po shkuan punët kështu, në Shqipëri
ka për të plasur kryengritja".
Sulltan Mahmudi II, e kuptoi rrezikun e madh që i vinte Perandorisë
Osmane nga ngritja dhe fuqizimi i pushtetit të Ali Pashës
dhe sidomos nga përpjekjet e tij për të nënshtruar
gjithë Shqipërinë e Veriut, prandaj kur pa qartë
se veziri i Janinës nuk arriti të bëjë për
vete pashallarët e kësaj treve, më 1819 vendosi të
vinte në jetë planin e vet kundër tij, të ndërprerë
më 1810. Atë e ndihmoi në këtë vepër
edhe qëndrimi i vezirit të Shkodrës, i cili pranoi
të vihej në shërbim të Portës së Lartë
për të luftuar e shkatërruar Ali Pashën.
Në përputhje me këtë vendim, Aliu mblodhi në
sarajet e veta, në Janinë, krerët e krahinave shqiptare
e greke të pashallëkut dhe u kërkoi këtyre,
si përfaqësues të popullsisë myslimane e të
krishterë, që ta përkrahnin në luftën kundër
sulltanit. Ai shpalli më 23 maj 1820 se, në rast fitoreje,
do të krijonte një shtet monarkik konstitucional shqiptar,
të përbërë nga zotërimet shqiptare dhe
nga Thesalia, në krye të të cilit do të vihej
vetë. Greqia qendrore dhe Moreja mund të formonin një
shtet grek autonom, i cili do të vihej nën protektoratin
e tij.
Në mesin e korrikut 1820, kur u duk se erdhi koha e përshtatshme,
sulltani shpalli papritur fermanin për likuidimin e Pashallëkut
të Janinës, i cili u lexua edhe në Janinë. Ali
Pasha nuk iu bind urdhrit dhe deklaroi se do të mbrohej me
luftë. Atëherë Porta e Lartë e shpalli "fermanlli",
jashtë ligjit.
Kështu më 23 janar 1822 trupat osmane e pushtuan kështjellën
me përjashtim të një pjese të brendshme të
saj, ku mbeti i rrethuar Ali Pasha me rreth 50 veta besnikë
dhe me gruan e tij, Vasiliqinë. Në këto kushte Ali
Pasha nuk mundi të qëndronte gjatë. I mashtruar edhe
nga njerëzit e vet, që ishin vënë në shërbim
të Hurshid Pashës dhe që i premtuan se do të
falej, Aliu ra në kurthin e kryekomandantit osman. Ky e siguroi
se sulltani kishte nxjerrë fermanin e faljes, i cili nuk mund
të zbatohej para se ai të tërhiqej në ishullin
e liqenit dhe të dorëzonte fortesën e fundit, ku
po vazhdonte qëndresën i vetmuar. Ali Pasha e priti me
plumb të ngarkuarin e Hurshid Pashës, i cili, në
vend të fjalës së premtuar, lexoi dënimin me
vdekje. Më 5 shkurt 1822, Ali pashë Tepelena. u vra me
armë në dorë në manastirin e Shën Pandelemonit,
në ishullin e liqenit të Janinës. Koka e tij u ekspozua
më pas në oborrin e sulltanit.
Me vrasjen e Ali Pashës mori fund konflikti ndërmjet pushtetit
qendror osman dhe sundimtarit të fuqishëm shqiptar të
Pashallëkut të Janinës, i cili kishte për qëllim
të arrinte shkëputjen e këtij pashallëku nga
varësia e Stambollit dhe ta shndërronte atë në
një shtet shqiptar të pavarur ose autonom.
Megjithëkëtë, edhe në Pashallëkun e Janinës,
ashtu sikurse në atë të Shkodrës, pushteti ishte
i deleguar nga sulltani sovran dhe ushtrohej në emër të
tij. Prandaj edhe Pashallëku i Janinës mbeti një
zotërim autonom pa u kthyer ende në një shtet shqiptar.
3.Pashallëku II i Shkodrës (1797 -1831)
Ndërsa po fuqizohej e zgjerohej Pashallëku i Janinës
dhe po theksoheshin prirjet e sundimtarit të tij për tu
shkëputur nga varësia e Portës, Pashallëku i
Shkodrës, hyri në vitet e fundit të shek. XVIII,
kur qeverisej nga Ibrahim pashë Bushatlliu, në rrugën
e bindjes ndaj Stambollit. Këtë veprim e bëri me
kusht që interesat e shtresës së tij dhe sidomos
trashëgimia e pushtetit nga familja e tij të mos cenoheshin.
Si përfaqësues i grupit më të fuqishëm
feudal në Shkodër, ai u njoh prej sulltanit në maj
ose në qershor 1797 si qeveritar i Pashallëkut të
Shkodrës me gradën bejlerbej, kurse i nipi Mehmet Pasha
u emërua qeveritar i sanxhakut të Elbasanit dhe, pak më
vonë, edhe i atij të Ohrit. Por kjo njohje u arrit vetëm
pasi ata pranuan shlyerjen e shumave të detyrimeve të
prapambetura nga Kara Mahmudi, i cili i kishte përdorur ato
për të financuar kryengritjen.
Për ta përdorur në mbrojtjen e kufijve të perandorisë
dhe kundër fuqizimit të Pashallëkut të Janinës,
Porta e Lartë i dha Ibrahim Pashës gradën e vezirit
më 1799, kur këtë gradë ia dha edhe Ali pashë
Tepelenës, që kishte mbajtur qëndrim të vendosur
kundër rrezikut francez.
Në sajë të kësaj politike të brendshme
e të jashtme, Pashallëku i Shkodrës njohu për
disa vjet një periudhë relativisht të qetë,
që i dha mundësi zhvillimit ekonomik të vendit dhe
rritjes së mëtejshme të autoritetit të Ibrahim
Pashës në Shqipërinë Veriore. Ai u bë sundimtar
i pavarur e zot absolut në vendin e tij. Më 1802 vdiq
Mehmet Pasha dhe sanxhaku i Elbasanit kaloi në duart e Ali
Pashës së Beratit. Megjithëse midis vezirit të
Shkodrës e atij të Beratit filluan mosmarrëveshje
për punë të këtij sanxhaku, sulltani duke parë
te Bushatlliu një nga funksionarët e lartë më
të bindur, në tetor 1803 ia besoi atij postin e valiut
të Rumelisë, pasi ia hoqi atë Ali pashë Tepelenës.
Detyrën që iu ngarkua në vitin 1804, për të
shfarosur një varg krerësh separatistë në Rumeli,
Ibrahim Pasha e përmbushi me sukses.
I kënaqur prej valiut shkodran, sulltani jo vetëm ia konfirmoi
ofiqet dhe sipërmarrjet që kishte pasur, por i dha atij
edhe të drejtën të emëronte në sanxhakun
e Elbasanit dhe të Dukagjinit njerëzit që dëshironte
vetë. Bushatlliu emëroi në Elbasan dhëndrin
e vet Ahmet pashë Tiranën, kurse në Pejë ithtarin
e vet Mustafa pashë Gjakovën. Kështu Pashallëku
i Shkodrës arriti përpjesëtimet tokësore që
kishte pasur në kulmin e sukseseve të vezirëve Bushatllinj
paraardhës.
Vdekja e papritur e Ibrahim Pashë Bushatlliut më 1809
shënoi fillimin e procesit të shthurjes së këtij
pashallëku. Ibrahim Pasha la pas dy djem të rritur, Tahir
Pashën dhe Dervish Beun. Porta e Lartë ia la pushtetin
Tahir Pashës, por meqenëse ai ishte i mitur (nuk kishte
mbushur as pesë vjeç) lindi grindja në gjirin e
oborrit të Shkodrës për çështjen e qeverisjes,
që hapi rrugë për një thellim të mëtejshëm
të procesit të thërmimit të pashallëkut
të Shqipërisë Veriore.
*****
Të gjitha këto ngjarje treguan ndarjen në dy fronte
armiqësore të pashallarëve shqiptarë, që
ishin njëri kundër bashkimit të vendit nën një
pushtet të vetëm, kurse tjetri pro këtij bashkimi.
Kjo përçarje u kristalizua pikërisht kur mendohej
se lidhja e krushqive midis dy familjeve më të fuqishme
të parisë shqiptare, mund të shpinte në marrëveshje
midis tyre për tu kryer kthesa e madhe politike e bashkimit
të klasës feudale shqiptare dhe e shtetit të saj,
pa të cilën nuk mund ti jepej fund pushtimit shekullor
osman. Mirëpo përçarja e krerëve shqiptarë
ishte ende një plagë e thellë, që ushqehej në
radhë të parë nga partikularizmi i theksuar i disa
oxhaqeve kryesore feudale.
Porta e Lartë nuk la pa e shfrytëzuar këtë gjendje.
Ajo jo vetëm pranoi ta emëronte Mustafa Pashën mytesarif
të sanxhakut të Shkodrës, por shqyrtoi edhe mundësinë
për ta ngritur atë në shkallën e vezirit dhe
për ti krijuar kushtin e domosdoshëm që të
grumbullonte rreth vetes të gjithë krerët, kundërshtarë
të vijës së bashkimit të klasës feudale
shqiptare nën një udhëheqje të vetme politike.
Një vendim të tillë ajo e mori kur Mustafa Pasha
dërgoi 800 krushq të vinin të merrnin nusen e tij
në Janinë. Më 25 maj 1812, kur krushqit shkodranë
po ktheheshin në Shkodër bashkë me nusen, mbërriti
i dërguari i Portës së Lartë me fermanin në
fjalë. Në atmosferën e gëzimit të dasmës,
shpallja e fermanit që e emëronte Mustafa Pashën
mytesarif të sanxhakut të Shkodrës e të njësive
që vareshin prej tij dhe që e ngrinte atë në
shkallën e vezirit, zhduku ato mundësi të pakta për
afrimin e qeveritarëve të Shqipërisë Veriore
e Verilindore me qeveritarin e Shqipërisë së Jugut,
i hapi rrugën jo vetëm shembjes së afërt të
dy pashallëqeve, por edhe asgjësimit ekonomik e politik
madje dhe fizik të dy familjeve sunduese që nuk arritën
të merreshin vesh e të bashkoheshin me njëra-tjetrën.
Pashallëqet shqiptare të shek. XVIII - fillimi i shek.
XIX, shënuan një hap të parë drejt bashkimit
politik të vendit, siç ishte arritur deri diku deri
në shek. XIV. Por, të ngritur mbi themele ekonomike ende
jo të shëndosha, kur mungonte uniteti në gjirin e
klasës feudale shqiptare dhe, të ndodhur në kushte
jo të favorshme ndërkombëtare, këto pashallëqe
nuk mundën të bënin hapin vendimtar të shkëputeshin
vetë nga varësia e Stambollit dhe të shkëpusnin
edhe Shqipërinë nga sundimi i Perandorisë Osmane.
4.RILINDJA KOMBËTARE
A) - LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE
Shek. XIX shënoi për popullin shqiptar, ashtu si
për popujt e tjerë të Ballkanit, një epokë
të re, atë të Rilindjes. Ai ka hyrë në
historinë moderne të vendeve të Ballkanit si shekulli
i lëvizjeve dhe i revolucioneve kombëtare, që ndoqën
njëri-tjetrin dhe që çuan në çlirimin
e shumicës së popujve të këtij gadishulli nga
zgjedha e Perandorisë Osmane dhe në formimin e shteteve
të pavarura.
Rilindja Shqiptare përbën një lëvizje të
gjithanshme kombëtare, me një përmbajtje të
re ideologjike, politike, kulturore, ekonomiko-shoqërore dhe
organizative. Ajo synonte të zgjidhte detyrat që i takonin
revolucionit kombëtar, të çlironte vendin nga sundimtarët
e huaj osmanë, të bashkonte trojet shqiptare në një
shtet të vetëm e të pavarur, tu hapte rrugën
zhvillimit e përparimit ekonomiko-shoqëror, politik e
kulturor të Shqipërisë.
Gjatë Rilindjes lindi dhe u zhvillua ideologjia e re kombëtare,
e cila, duke u ngritur mbi ndarjet krahinore e fetare, shprehte
aspiratat jo më të krahinave të veçanta, por
të të gjithë Shqipërisë dhe të të
gjithë shqiptarëve.
Rilindja solli elemente të reja edhe në organizimin e
drejtimin e lëvizjes çlirimtare shqiptare, duke e ngritur
atë në një shkallë më të lartë.
Nga kuvendet e besëlidhjet krahinore e ndërkrahinore,
që drejtonin veprimet e përbashkëta luftarake në
shkallë të gjerë, u kalua në formimin e organizatave
udhëheqëse mbarëshqiptare, që drejtonin lëvizjen
në shkallë kombëtare, siç qenë Lidhja
Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) e Lidhja Shqiptare e Pejës
(1899-1900) gjatë shek. XIX, si dhe komitetet kombëtare
në fazën e fundit të Rilindjes.
Rilindja, edhe pse ishte në thelb një lëvizje ideore,
karakterizohej gjithashtu nga veprime të armatosura të
shtresave më të gjera të popullsisë kundër
sundimtarëve osmanë. Rilindësit më të përparuar
e vlerësuan lëvizjen e armatosur si një mjet të
domosdoshëm për të siguruar të drejtat kombëtare
dhe për çlirimin e vendit. Këto lëvizje të
armatosura, që ndoqën njëra-tjetrën, gjatë
shek. XIX dhe fillimit të shek. XX, nisën me kryengritjet
kundër reformave të Tanzimatit në vitet 30-40 e vazhduan
deri te kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912, që
çuan në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Rilindja shënoi një hapje ndaj kulturës përparimtare
botërore nga më të mëdhatë që kishte
njohur kultura shqiptare deri atëherë. Ishte koha kur
kombi shqiptar vendosi lidhje më të dendura me idetë
dhe kulturën përparimtare të popujve të tjerë,
përfitoi nga thesari i kulturës së Perëndimit
dhe sidomos nga Rilindja Evropiane, nga iluminizmi i saj. Pikërisht
nën ndikimin e këtyre faktorëve të rinj u formuan
mendimtarët, ideologët dhe iluministët shqiptarë
të epokës së Rilindjes.
Rilindja trashëgoi nga shekujt e mëparshëm një
pasuri të çmuar historiko-kulturore, me vlera morale
e politike, mbi të cilën ajo u mbështet dhe të
cilën e zhvilloi më tej në një rrafsh të
ri, me një platformë të re ideologjike e politike.
Ajo iu drejtua historisë dhe e përdori këtë
trashëgimi për të afirmuar të drejtën e
popullit shqiptar për të jetuar i lirë e i pavarur.
Rilindësit i kthyen sytë nga e kaluara historike, jo vetëm
pse kombi shqiptar, ashtu si kombet e tjera, merr prej andej burimin
e tij, por edhe për ti vënë provat e lashtësisë
së tij në shërbim të detyrave që qëndronin
para lëvizjes kombëtare: për të rritur krenarinë
e bashkatdhetarëve në luftën e vështirë
për çlirimin kombëtar, për të ndihmuar
në ngritjen e ndërgjegjes së tyre kombëtare,
për të forcuar më tej individualitetin e shqiptarëve
si komb dhe bashkimin e tyre përballë sundimtarëve
osmanë, për tu dhënë një mbështetje
historiko-shoqërore kërkesave kombëtare dhe për
të tërhequr vëmendjen e opinionit publik të
huaj ndaj çështjes shqiptare. Rilindësit e përdorën
historinë si një mjet të fuqishëm në shërbim
të kësaj çështjeje, si edhe për të
hedhur poshtë pohimet e atyre shteteve, të cilët,
për të arritur më lehtë synimet e tyre ekspansioniste
ndaj Shqipërisë, ua mohuan shqiptarëve historinë.
Ndryshe nga ai i vendeve fqinje ballkanike, historicizmi i Rilindjes
Shqiptare, argumentimi i karakterit historik të përkatësisë
etnike të trojeve shqiptare, shërbeu si mbështetje
për bashkimin politik të shqiptarëve dhe të
territoreve të banuara prej tyre jo vetëm në të
kaluarën, por edhe në periudhën më të re,
në shek. XIX.
Epoka e Rilindjes dhe Lëvizja Kombëtare që u zhvillua
gjatë saj përbëjnë një proces unik e tërësor.
Megjithatë, sikurse është pranuar në historiografinë
shqiptare, ajo ndahet në disa periudha ose faza.
Faza e parë fillon në vitet 30 të shek. XIX dhe vijon
deri në vitet e shpërthimit të Krizës Lindore,
më 1876-1877.
Faza e dytë përfshin vitet 1878-1881, kur në kushtet
e Krizës Lindore, një element i rëndësishëm
i së cilës ishte edhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare,
u shënua një kthesë e rëndësishme në
zhvillimin e saj, u krijua organizata mbarëshqiptare
Lidhja e Prizrenit.
Faza e tretë e lëvizjes kombëtare shtrihet nga vitet
1881 dhe mbyllet më 1908, me revolucionin e turqve të
rinj. Në këtë periudhë Lëvizja Kombëtare
Shqiptare, edhe pse nuk njohu pika të atilla kulmore, siç
ishin vitet e Lidhjes së Prizrenit, erdhi duke u rritur, si
nga pikëpamja cilësore, me zhvillimin e mëtejshëm
të mendimit politik e të kulturës, ashtu edhe nga
organizimi i saj.
Faza e katërt (1908-1912) hapet me fitoren e Revolucionit xhonturk
dhe mbaron me Shpalljen e Pavarësisë të Shqipërisë
më 28 Nëntor 1912. Kjo është periudha e rritjes
së lëvizjes politiko-kulturore (më 1908-1910) dhe
e kryengritjeve të mëdha shqiptare kundër sundimit
osman në vitet 1910-1912, të cilat dallohen si nga përmasat
e shkalla më e lartë e organizimit, ashtu edhe nga programi
politik autonomist që parashtruan. Lëvizja kombëtare
u bë në këto rrethana një faktor i rëndësishëm
ndërkombëtar, ndërsa kryengritjet shqiptare të
viteve 1910-1912 e dobësuan pushtetin osman në Ballkan
dhe i hapën rrugën shkatërrimit të tij përfundimtar
pas luftërave ballkanike të viteve 1912-1913.
Kryengritjet, sidomos ajo e përgjithshme e vitit 1912, përgatitën
truallin për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë,
që ishte një fitore e madhe historike me të cilën
mbyllet epoka e Rilindjes Kombëtare. Por, i shpallur në
vitet e luftërave ballkanike dhe për shkak të vendimeve
të padrejta të Konferencës së Londrës të
Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha (1912-1913),
shteti i pavarur shqiptar nuk arriti të bashkojë, siç
ishte përcaktuar në platformën politike të Rilindjes,
të gjitha trojet e Shqipërisë, pjesa më e madhe
e të cilave mbeti jashtë kufijve të tij, nën
robërinë e shteteve fqinje, të Serbisë, të
Malit të Zi e të Greqisë. Në këto rrethana
çështja kombëtare shqiptare mbeti e pazgjidhur
përfundimisht, duke u kthyer në periudhat më pas
në një problem i lëvizjes për çlirimin
kombëtar të asaj popullsie shqiptare që mbeti në
ato shtete dhe duke u bërë njëherazi një faktor
që ndikoi fuqishëm në marrëdhëniet e shtetit
shqiptar me këto vende fqinje.
B) - LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT
(1878-1881)
Fillimi i Krizës Lindore i gjeti shqiptarët në marrëdhënie
të acaruara me Perandorinë Osmane. Asnjë nga kërkesat
e ngritura prej tyre gjatë dhjetëvjeçarëve
të mëparshëm nuk ishte pranuar nga Porta e Lartë.
Shqipëria nuk gëzonte asnjë të drejtë kombëtare.
Në viset e saj, administrata e vilajeteve ndodhej gjithnjë
në duart e nëpunësve turq.
Porta e Lartë vazhdonte ti diskriminonte shqiptarët,
të mos i njihte si komb më vete dhe shqiptarët e
tri besimeve si elementë të të njëjtit komb.
Ngritja e shkollave shqipe vijonte të ishte e ndaluar, në
një kohë kur rrjeti i shkollave të huaja po zgjerohej
nga viti në vit. Trojet shqiptare qëndronin të copëtuara
ndërmjet vilajeteve të ndryshme. Me këtë copëtim,
Porta e Lartë vijonte tua mohonte atyre karakterin etnik
shqiptar.
Kriza Lindore e viteve 70-të i gjeti shqiptarët të
rrethuar nga mospërfillja e Fuqive të Mëdha, asnjëra
prej të cilave nuk ishte shprehur publikisht për njohjen
e të drejtave të tyre kombëtare.Në radhë
të parë ishte rreziku që kryengritja shqiptare të
shkaktonte ndërhyrjen në favor të Portës së
Lartë të Fuqive të Mëdha, të cilat nuk
dëshironin që të prishej status quo-ja në Gadishullin
Ballkanik. Por edhe sikur kjo të prishej, qarqet patriotike
shqiptare ishin të bindura se Fuqitë e Mëdha, meqenëse
nuk e përkrahnin, qoftë edhe në parim, idenë
e pavarësisë politike të Shqipërisë, madje
as atë të autonomisë së saj administrative,
do të shfrytëzonin rastin ose për ta okupuar atë
ushtarakisht (Austro-Hungaria dhe Italia), ose për ta copëtuar
atë midis shteteve fqinje (Rusia, Anglia, Franca). Gjendjen
ndërkombëtare të çështjes shqiptare e
ndërlikonte sidomos politika e tri monarkive fqinje ballkanike.
Krahas mobilizimit ushtarak për luftën kundër Perandorisë
Osmane, Serbia, Greqia e Mali i Zi po zhvillonin një veprimtari
të dendur diplomatike e propagandistike, për të siguruar
nga ana e Fuqive të Mëdha miratimin e aspiratave të
tyre mbi trojet shqiptare.
Kriza Lindore krijoi kështu një situatë mbytëse,
madje të rrezikshme për kryengritjen çlirimtare
kundërosmane në Shqipëri. Ajo e ktheu mundësinë
e copëtimit të Shqipërisë nga një rrezik
potencial në një rrezik real. Në këto rrethana
qarqet politike shqiptare nuk e shtruan çështjen e kryengritjes
së armatosur për pavarësinë e Shqipërisë.
Derisa të krijohej gjendja e favorshme ndërkombëtare,
ato i vunë vetes si qëllim të vijonin përpjekjet
për të arritur bashkimin e trojeve shqiptare në një
vilajet autonom në kuadrin e Perandorisë Osmane, zgjidhje
kjo që nuk e cenonte politikisht status quo-në në
Evropën Juglindore dhe që do të krijonte kushtet
për sigurimin e tërësisë e të paprekshmërisë
së territoreve shqiptare.
Krijimi i një vilajeti autonom shqiptar u bë kështu,
në fillim të Krizës Lindore, program i përbashkët
politik si për atdhetarët më radikalë rilindës,
ashtu dhe për qarqet atdhetare të moderuara. Megjithatë,
ndërmjet programit autonomist të të dyja rrymave
kishte ndryshime në këto drejtime: të parët
e vlerësonin autonominë administrative si një etapë
drejt pavarësisë kombëtare të Shqipërisë;
të dytët e shikonin si qëllim në vetvete, si
program maksimal të aspiratave të tyre politike; të
parët mendonin ta realizonin vilajetin autonom me rrugën
e kryengritjes; të dytët, që kishin besim në
dashamirësinë e sulltanit, shpresonin ta arrinin me anën
e reformave që do të bënte Porta e Lartë.
Lufta ruso-turke krijoi një gjendje të re për të
gjitha kombet e shtypura nga Perandoria Osmane dhe për të
gjitha monarkitë e Gadishullit Ballkanik. Kudo sundonte bindja
se kjo luftë do të përfundonte me disfatën e
Portës së Lartë. Të gjitha shtetet ballkanike
u vunë në lëvizje për të plotësuar
në përfundim të kësaj lufte bashkimin e tyre
kombëtar dhe, ca më shumë, për të përmbushur
aspiratat e tyre aneksioniste në dëm të kombeve të
tjera të gadishullit.
Nismën për ta vënë në jetë idenë
e kryengritjes çlirimtare kundërosmane e mori Komiteti
Shqiptar, që u formua në Janinë në maj të
vitit 1877, në krye të të cilit u vu Abdyl Frashëri,
një nga ideologët, diplomatët dhe organizatorët
më të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Në këtë Komitet bënin pjesë personalitete,
që përfaqësonin pothuajse të gjitha krahinat
e vilajetit të Janinës, si Mehmet Ali Vrioni (Berat),
Mustafa Nuri Vlora (Vlorë), Sulejman Tahiri (Tepelenë),
Myslim Vasjari (Kurvelesh), Sabri Gjirokastra (Gjirokastër),
Mihal Harito (Zagori), Mehmet Goroshiani (Përmet), Vesel Dino
(Prevezë) etj.
Çeljen e parlamentit turk në dhjetor të atij viti
patriotët shqiptarë, sidomos antarët e Komitetit
të Janinës, e shfrytëzuan për të organizuar
në kryeqytetin perandorak një takim në shkallë
kombëtare. Për këtë qëllim, përveç
deputetëve të parlamentit, u thirrën në Stamboll
edhe personalitete të njohura shqiptare që përfaqësonin
pothuajse të gjitha krahinat e Shqipërisë. Në
mbledhjen e parë, që u mbajt më 18 dhjetor 1877,
u miratua forumi i organizatës atdhetare revolucionare me emrin
Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë
Shqiptare, ose siç u quajt shkurt Komiteti i Stambollit.
Kryetari i Komitetit u zgjodh Abdyl Frashëri. Megjithëse
nuk dihet ende përbërja e plotë e këtij Komiteti,
janë njohur tanimë si anëtarë të tij Pashko
Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, Zija Prishtina, Sami Frashëri,
Ahmet Koronica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid
Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mane Tahiri etj.
Në fillim të vitit 1878 situata në front u përmbys
plotësisht. Pasi kaluan malet Ballkan, ushtritë ruse filluan
të përparonin me shpejtësi në drejtim të
jugut, pa ndeshur ndonjë rezistencë serioze nga ana e
ushtrive osmane. Më 4 janar 1878 ato pushtuan Sofjen, më
18 janar Edrenenë dhe më 28 janar arritën në
fshatin Shën-Stefan, në periferi të Stambollit. Nga
paniku që pushtoi Perandorinë Osmane përfituan ushtritë
serbe, të cilat marshuan pa vështirësi drejt vilajetit
të Kosovës dhe, pasi morën Pirotin, Nishin, Kurshunlinë
dhe Vranjën, në fund të janarit arritën në
Gjilan. Po ashtu, ushtritë malazeze pushtuan më 10 janar
Tivarin, më 19 janar Ulqinin dhe një javë më
vonë dolën në brigjet e liqenit të Shkodrës
e të lumit të Bunës.
Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua
në Shën-Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes
ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane.
Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë
Osmane rreth 80 për qind të zotërimeve të saj
në Gadishullin Ballkanik. Traktati i Shën-Stefanit nuk
e zinte fare në gojë Shqipërinë, e cila për
Rusinë nuk ekzistonte si subjekt të drejtash politike.
Sipas Traktatit të Shën-Stefanit, gati gjysma e trojeve
shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike. Bullgaria do të
merrte, përveç të tjerave, krahinat shqiptare të
Korçës, të Bilishtit, të Pogradecit, të
Strugës, të Dibrës, të Kërçovës,
të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të
Kaçanikut etj. Serbia, e cila do të shtrihej kryesisht
drejt jugperëndimit, do të aneksonte edhe viset veriore
e verilindore të Kosovës, deri në afërsi të
Mitrovicës. Mali i Zi, sipërfaqja e të cilit do të
rritej më tepër se tri herë, do të përfshinte
brenda kufijve të tij gjithashtu një varg krahinash shqiptare,
si atë të Ulqinit, të Krajës, të Anamalit,
të Hotit, të Grudës, të Tuzit, të Kelmendit,
të Plavës, të Gucisë dhe të Rugovës.
Pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej nën
sundimin e Perandorisë Osmane. Si rrjedhim, me Traktatin e
Shën-Stefanit trojet shqiptare do të copëtoheshin
ndërmjet katër shteteve të huaja. Perandoria Ruse
e gjymtonte kështu rëndë tërësinë
tokësore të Shqipërisë dhe e vështirësonte
në kulm luftën e popullit shqiptar për krijimin e
shtetit kombëtar.
Ndërkaq, në prill të vitit 1878, opinioni publik
shqiptar u informua nga shtypi ndërkombëtar për kundërshtimin
që kishte gjetur Traktati i Shën-Stefanit në fuqitë
e tjera të mëdha. Në të vërtetë, kundërshtimin
më të rreptë ai e pati nga Anglia dhe nga Austro-Hungaria,
të cilat u shqetësuan së tepërmi nga rritja
e shpejtë e ndikimit të Rusisë në Gadishullin
Ballkanik nëpërmjet Bullgarisë së Madhe. Për
këtë arsye, me këmbënguljen e tyre, u vendos
që kushtet e përcaktuara në Traktatin e Shën-Stefanit
të rishikoheshin nga një kongres i posaçëm
i Fuqive të Mëdha, i cili, sipas vendimit që u mor
më vonë, do të mblidhej në Berlin më 13
qershor 1878.
Shqetësimi që pushtoi shqiptarët për fatin e
atdheut, u shpreh me një lumë protestash, që shpërthyen
gjatë muajve prill e maj 1878 nga të katër anët
e vendit kundër Traktatit të Shën-Stefanit. Pothuajse
në çdo qendër kazaje u zhvilluan mbledhje popullore,
në të cilat u morën vendime për të kundërshtuar
me çdo kusht copëtimin e trojeve shqiptare. Në
shumicën e rasteve, në përfundim të këtyre
mbledhjeve u hartuan protesta me shkrim drejtuar Fuqive të
Mëdha, në të cilat shprehej vendosmëria e shqiptarëve
për të mbrojtur deri në njeriun e fundit çdo
pëllëmbë të tokës amtare.
Një nga çështjet kryesore, që u shtrua gjatë
pranverës së vitit 1878, në mbledhjet popullore të
krahinave të vendit ishte formimi i lidhjes shqiptare, karakterin
kombëtar të së cilës e mbrojtën si patriotët
radikalë, ashtu dhe qarqet e moderuara. Si procedurë për
formimin e saj udhëheqësit politikë vendosën
të shfrytëzonin traditën e lashtë shqiptare.
Sipas kësaj tradite, sa herë që vendin e kërcënonte
rreziku i jashtëm, secila krahinë thërriste kuvendin
e vet krahinor dhe pastaj përfaqësuesit e tyre mblidheshin
në një kuvend të jashtëzakonshëm, i cili
formonte, sipas rastit, besëlidhjen ndërkrahinore ose
lidhjen e përgjithshme.
Nismën për thirrjen e Kuvendit të Përgjithshëm
e mori Komiteti i Stambollit. Por, për të mos shkaktuar
reagimin e hapur të organeve qeveritare osmane, Komiteti i
Stambollit vepronte, si edhe më parë, në rrethanat
e fshehtësisë së plotë. Si vend për mbledhjen
e Kuvendit u caktua Prizreni, qyteti kryesor i Kosovës dhe
një nga më të mëdhenjtë e Shqipërisë,
që ndodhej në afërsi të krahinave, ku do të
zhvillohej qëndresa e armatosur e Lidhjes për mbrojtjen
e tërësisë së atdheut. Me organizimin e drejtpërdrejtë
të veprimeve për thirrjen e Kuvendit u ngarkua një
Komision i posaçëm, shumica e anëtarëve të
të cilit ishin nga Prizreni e Gjakova. Ndërmjet tyre njihen
Ymer Prizreni dhe Ahmet Koronica, ndërsa thirrjen për
mbledhjen e Kuvendit e lëshoi qysh në fund të prillit
një nga përfaqësuesit më të shënuar
të qarqeve atdhetare të moderuara, Ali bej Gucia (më
vonë: Ali pashë Gucia), pronar i madh tokash dhe kundërshtar
i vjetër i Tanzimatit e i Traktatit të Shën-Stefanit.
Lëvizja për thirrjen e Kuvendit Kombëtar u gjallërua
në kulm gjatë gjysmës së dytë të majit.
Sapo u përhap lajmi se Kongresi i Berlinit do të mblidhej
më 13 qershor 1878, në viset e të katër vilajeteve
u zhvilluan mbledhje për të zgjedhur delegatët që
do të niseshin për në Prizren. Nga viset shqiptare
të vilajetit të Kosovës, të Shkodrës, të
Manastirit dhe të Janinës, nuk u caktua si delegat për
në Prizren asnjë nga elementët sulltanistë.
Kuvendi Kombëtar u hap më 10 qershor 1878. Por atë
ditë në Prizren nuk kishin arritur të gjithë
delegatët e krahinave shqiptare. Mungonin delegatët e
vilajetit të Shkodrës, nisjen e të cilëve e
kishin penguar intrigat e valiut turk, Hysen Pashës. Po ashtu,
nga vilajeti i Janinës arritën vetëm dy delegatë
(njëri nga të cilët ishte Abdyl Frashëri), pasi
të tjerët ishin ende në udhëtim. Nga të
dhënat e derisotme dokumentare nuk ka qenë e mundur të
përcaktohet lista e plotë e delegatëve, as numri
i saktë i atyre që u ndodhën të pranishëm
në ditën e hapjes së Kuvendit të Përgjithshëm
të Lidhjes. Njihen më se 110 emra, shumica e të cilëve
vinin nga vilajeti i Kosovës. Ishin këta përfaqësues
të shtresave të ndryshme shoqërore, çifligarë
e agallarë, tregtarë e zejtarë, klerikë e nëpunës,
bajraktarë e malësorë. Kishte personalitete të
shquara politike të së kaluarës, por edhe emra të
rinj që po hynin në jetën politike të vendit,
figura që kishin marrë pjesë në kryengritjet
kundër Tanzimatit ose që kishin luftuar prej kohësh
kundër ushtrive të monarkive fqinje ballkanike. Ndër
figurat më të shquara që merrnin pjesë në
Kuvendin e Përgjithshëm njihen: Ali bej Gucia, Iljaz pashë
Dibra, Hasan pashë Tetova, Ymer Prizreni (kryetar i komisionit
organizator të Kuvendit), Abdullah pashë Dreni, Ahmet
Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi,
Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali
Ibra, Abdyl Frashëri etj.
Vendimi i Kuvendit të Prizrenit për themelimin e Lidhjes
ishte një fitore e madhe e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare,
pasi me anën e tij iu dha goditja e parë dhe e fuqishme
përpjekjeve të Stambollit për ta veshur Lidhjen me
karakter islamik dhe u hodhën themelet e një organizate
kombëtare shqiptare, e cila, qysh në ditën e parë
të saj, pati një karakter atdhetar.
Menjëherë pas themelimit të Lidhjes u formuan organet
e saj të larta. Në krye të Lidhjes qëndronte
Këshilli i Përgjithshëm me funksione legjislative
dhe me seli në Prizren, nga i cili do të vareshin degët
krahinore. Kryetar i tij u zgjodh Iljaz pashë Dibra. Për
të ushtruar funksionet ekzekutive u formua Komiteti Qendror
i Lidhjes Shqiptare, i përbërë nga tri komisione,
secili me një përgjegjës të veçantë:
komisioni i punëve të jashtme (Abdyl Frashëri), komisioni
i punëve të brendshme (Haxhi Shabani) dhe komisioni i
të ardhurave financiare (Sulejman Vokshi).
Krijimi i organeve të larta të Lidhjes së Prizrenit
dhe pajisja e tyre me funksione pushtetore ishin një fitore
tjetër që korrën forcat atdhetare, pasi me anën
e tyre u hodhën themelet për krijimin në Shqipëri
të një pushteti të veçuar nga ai i Portës
së Lartë. Kjo fitore u përforcua me caktimin në
krye të organeve të larta të personaliteteve që
militonin në Komitetin e Stambollit (Abdyl Frashëri e
Sulejman Vokshi), ose që u takonin qarqeve të moderuara
(Iljaz pashë Dibra e Haxhi Shaban Prizreni). Për fitoren
e plotë të krahut patriotik nuk mbetej tjetër hap,
veçse pajisja e besëlidhjes me një statut ose kanun,
siç quhej në atë kohë, të ndërtuar
mbi platformën rilindëse.
Lidhja vendosi të ngrinte një ushtri të rregullt,
të disiplinuar dhe të ndërgjegjshme, të aftë
për të mbrojtur atdheun. Në Talimat përfshihej
edhe një shtojcë që përmbante një varg
masash konkrete për dislokimin e menjëhershëm të
forcave të armatosura të Lidhjes së Prizrenit në
pikat kryesore strategjike, si në Guci, në Rugovë,
në Kolashin, në Prepol, në Senicë, në Tashllixhe,
në Mitrovicë, në Gjilan, në Palankë, në
Shkodër e gjetkë. Prej këtej ato do të mbronin
viset shqiptare, nëse Kongresi i Berlinit do tua jepte
Serbisë, Bullgarisë e Malit të Zi. Sipas Talimatit,
Kuvendi Kombëtar parashihte të ngrinte, në rast nevoje,
një ushtri kombëtare prej 190 mijë vetash.
Kongresi i Berlinit u hap më 13 qershor 1878, me rend dite
rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Në të
morën pjesë 6 Fuqitë e Mëdha të Evropës:
Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Sipas
procedurës së vendosur paraprakisht, vendimet do të
merreshin njëzëri. Punimet e Kongresit të Berlinit
i drejtoi kancelari gjerman, Otto Bismark.
Me ftesën e Fuqive të Mëdha, shtetet ballkanike (Serbia,
Greqia, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi) dërguan në Berlin
delegacionet e tyre qeveritare, të cilat parashtruan dhe mbrojtën
në seanca të veçanta të Kongresit kërkesat
e tyre politike e territoriale.
Edhe shqiptarët, sidomos organizmat e Lidhjes së Prizrenit,
i parashtruan Kongresit të Berlinit kërkesat e tyre. Në
dhjetëra peticione e memorandume të dërguara gjatë
muajve qershor-korrik 1878, përveç protestave kundër
lakmive pushtuese të shteteve fqinje, që cenonin tërësinë
territoriale të Shqipërisë, parashtrohej edhe kërkesa
për ti dhënë Shqipërisë disa të
drejta autonomiste. Këtë kërkesë ia përcolli
me anën e Abdyl Frashërit Kongresit të Berlinit edhe
Lidhja e Prizrenit me peticionin që miratoi më 15 qershor.
Megjithatë, Fuqitë e Mëdha, të mbledhura në
Kongresin e Berlinit, nuk i morën parasysh këto kërkesa
të shqiptarëve. Edhe pse në Berlin luhej fati i popullit
shqiptar, Fuqitë e Mëdha e injoruan qenien e tij. Madje,
delegacioni shqiptar, i ngarkuar nga Lidhja e Prizrenit, i cili
shkoi në Berlin me nismën e vet për ti parashtruar
Kongresit të drejtat e Shqipërisë, nuk u përkrah
nga askush. Abdyl Frashëri, kryetari i delegacionit, u përpoq
ta bindte kryetarin e Kongresit, kancelarin Bismark, në një
takim që pati me të, që ta përfshinte në
rendin e ditës së një seance edhe çështjen
e kombit shqiptar. Por kancelari gjerman nuk pranoi duke u shprehur
brutalisht se "nuk ka një komb shqiptar".
Punimet e Kongresit të Berlinit vijuan plot një muaj.
Ato përfunduan më 13 korrik 1878 me nënshkrimin e
Traktatit të Berlinit, i cili zëvendësoi atë
të Shën-Stefanit.
Sipas traktatit të ri, përfitimet politike e territoriale
të Rusisë u pakësuan si në Gadishullin Ballkanik,
ashtu edhe në Azinë e Vogël. Ideja e një principate
bullgare, nën sovranitetin e sulltanit, mbeti në fuqi,
por kufijtë e saj u zvogëluan gati trefish. Kongresi i
Berlinit vendosi që territori i saj të shtrihej midis
lumit Danub dhe maleve Ballkan. Viset në jug të maleve
Ballkan do të formonin një provincë autonome të
Perandorisë Osmane me emrin Rumelia Lindore. Viset e Maqedonisë,
së bashku me krahinat lindore të Shqipërisë,
të cilat me Traktatin e Shën-Stefanit i jepeshin Bullgarisë,
do të mbeteshin gjithashtu nën sundimin osman. Kongresi
i Berlinit ua njohu pavarësinë Rumanisë, Serbisë
dhe Malit të Zi. Ai ripohoi gjithashtu vendimin e mëparshëm
për ti dhënë Rumanisë Dobruxhën Veriore
dhe për ti shkëputur asaj provincën e Besarabisë
në favor të Rusisë. Kufijve të Serbisë
e të Malit të Zi ai u bëri ndryshime të rëndësishme.
Me këmbënguljen e Austro-Hungarisë u vendos që
Serbia të mos zgjerohej nga ana jugore (në drejtim të
Novi Pazarit, të Mitrovicës dhe të Prishtinës,
të cilat Vjena i lakmonte për vete), por nga ana juglindore,
duke i dhënë asaj krahinat e Pirotit, të Trenit,
të Vranjës e të Nishit; këto, me Traktatin e
Shën-Stefanit, i qenë premtuar Bullgarisë. Për
të njëjtën arsye, me këmbënguljen e Vjenës,
Malit të Zi iu pakësuan së tepërmi përfitimet
territoriale nga ana veriore, në drejtim të Hercegovinës
dhe të Novi Pazarit. Sipas Traktatit të Berlinit, ai do
të zgjerohej kryesisht nga ana jugore: do të merrte krahinat
e Tivarit, të Podgoricës, të Plavës, të
Gucisë, të Rugovës e të Kolashinit. Aneksimi
i Ulqinit nuk iu njoh, por Cetina fitonte të drejtën që
anijet tregtare malazeze të lundronin lirisht në lumin
Bunë dhe në liqenin e Shkodrës.
Vendimet e Kongresit të Berlinit e shtuan zemërimin e
shqiptarëve kundër Fuqive të Mëdha dhe kundër
Portës së Lartë. Nga të katër anët
e vendit u bënë protesta për të kundërshtuar
shkëputjen e trojeve shqiptare në favor të shteteve
fqinje. Kudo u shpreh gatishmëria e masave popullore për
të mos lëshuar, qoftë në veri, qoftë në
jug, asnjë pëllëmbë tokë të banuar
nga popullsi shqiptare.
Pas vrasjes në Gjakovë të mareshal Mehmet Ali pashës,
Porta e Lartë u dha të kuptojnë Fuqive të Mëdha
se e kishte tepër të vështirë të përmbushte
kundrejt Malit të Zi detyrimet territoriale që rridhnin
nga Traktati i Berlinit. Por knjaz Nikolla nuk donte të dinte
për asnjë justifikim. Nga frika se me kalimin e kohës
mund të ndryshonin rrethanat ndërkombëtare në
dëm të saj, Cetina kërkonte vazhdimisht ndërhyrjen
e Fuqive të Mëdha për ta detyruar Perandorinë
Osmane të dorëzonte sa më parë krahinat e Podgoricës,
të Shpuzës, të Zhabjakut, të Plavës, të
Gucisë e të Rugovës, të cilat Kongresi i Berlinit
ia kishte dhënë Malit të Zi. Veç kësaj,
si kundërpeshë ajo po e vononte dorëzimin e Ulqinit,
të Dinoshit dhe të Bregut të Bunës, të
cilat i mbante të pushtuara qysh nga koha e luftës, por
që sipas Traktatit të Berlinit duhej ti ktheheshin
Perandorisë Osmane.
Lëvizja kombëtare, të cilën e udhëhoqi
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, lindi nga vrulli atdhetar i shtresave
më të ndryshme të popullsisë së Shqipërisë
dhe u zhvillua në truallin historik të përgatitur
gjatë dhjetëvjeçarëve të mëparshëm
nga lëvizja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit shënonte, si organizatë,
një hap të madh cilësor nga pikëpamja e funksioneve
politike, e shtrirjes territoriale dhe e mjeteve të luftës
në krahasim me besëlidhjet e mëparshme. Ajo ishte
e para organizatë kombëtare që krijoi degë të
saj në të gjitha krahinat shqiptare dhe e para organizatë
atdhetare që përdori për interesat e lartë të
atdheut krahas pushkës edhe penën. Për më tepër,
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e para organizatë, e cila
jo vetëm u vesh qysh në fillim me funksione pushtetore,
por arriti në fund të fitonte atributet e një qeverie
të përkohshme shqiptare, pothuajse krejtësisht të
pavarur nga autoriteti i Perandorisë Osmane.
Lidhja e Prizrenit u shtyp pasi erdhi deri në pragun e sendërtimit
të programit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Materialisht
ajo u shtyp nga dhuna ushtarake dhe nga terrori policor i Perandorisë
Osmane. Në të vërtetë ajo u mbyt edhe nga konspiracioni
ndërkombëtar që organizuan kundër saj Fuqitë
e Mëdha. Por edhe pse u shtyp, ajo pati një varg arritjesh
me rëndësi të madhe historike.
Me qëndresën e armatosur që zhvilloi për mbrojtjen
e Plavës, të Gucisë, të Hotit, të Grudës,
të Kelmendit e të Ulqinit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit
tregoi se trojet shqiptare nuk mund të trajtoheshin si plaçkë
tregu për të kënaqur interesat e Fuqive të Mëdha
ose lakmitë pushtuese të monarkive fqinje. Madje, në
saje të kësaj qëndrese ajo i detyroi Fuqitë
e Mëdha jo vetëm të rishikonin tri herë me radhë
vendimet e tyre në lidhje me përfitimet e Malit të
Zi në dëm të trojeve shqiptare, por edhe të
hiqnin dorë përfundimisht nga lëshimi i Çamërisë
shqiptare në dobi të Mbretërisë Greke.
Lidhja e Prizrenit krijoi më në fund një pikë
të shëndoshë referimi si me programin e saj politik,
ashtu edhe me formën e saj organizative për lëvizjet
e mëvonshme çlirimtare të shqiptarëve deri
në fitoren e pavarësisë kombëtare, në nëntor
të vitit 1912.
*****
Lufta për çlirimin kombëtar, për formimin
e një shteti të bashkuar shqiptar, ashtu si në vendet
e tjera të Ballkanit, edhe në Shqipëri nuk mund të
zhvillohej jashtë ndikimit të Fuqive të Mëdha
dhe të raporteve ndërkombëtare të kohës.
Në shek. XIX Fuqitë e Mëdha e kishin vënë
Perandorinë Osmane nën ndikimin e tyre, ishin bërë
tanimë një faktor i dorës së parë që
përcaktonte fatin e saj dhe të zotërimeve të
saj duke përfshirë edhe ato ballkanike. Të bindura
tanimë përfundimisht se kjo Perandori po shkonte drejt
shembjes së pashmangshme, këto shtete punonin për
të forcuar më tej ndikimin në zotërimet e saj
dhe mbi shtetet që do të dilnin pas rrënimit të
saj. Në këto rrethana, si lëvizjet kombëtare,
ashtu edhe procesi i formimit të shteteve nacionale, nuk mund
të zhvilloheshin në mënyrë të pavarur dhe
jashtë ndikimit e vullnetit të Fuqive të Mëdha.
Ashtu si këto lëvizje, edhe ajo kombëtare shqiptare,
ishin bërë pjesë e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Zgjidhja e çështjes kombëtare në këto
vende përcaktohej në një shkallë të konsiderueshme
nga këto marrëdhënie ndërkombëtare.
Kështu, edhe pse patën shpërthyer në Serbi kryengritja
e parë më 1804 dhe e dyta më 1815, ndërsa në
Greqi e në Rumani më 1821, këto vende u çliruan
nga robëria osmane vetëm pas disfatës që Turqia
pësoi në Luftën ruso-turke të viteve 1828-1829,
kur, sipas traktateve të paqes ndërmjet Rusisë e
Perandorisë Osmane, u njoh autonomia e principatës serbe
dhe e Malit të Zi, u përforcua autonomia e principatave
të Vllahisë e të Moldavisë dhe u njoh pavarësia
e Greqisë, e cila u sanksionua edhe me Traktatin e Londrës
të Fuqive të Mëdha më 1830. Edhe Bullgaria,
ndonëse u përfshi më 1876 nga një lëvizje
kryengritëse kundër robërisë osmane, u shpall
si principatë autonome (pjesa veriore e saj) dhe si njësi
shtetërore nën vasalitetin e sulltanit, me emrin Rumelia
Lindore (pjesa jugore), pas shpartallimit të Perandorisë
Osmane në Luftën ruso-turke të viteve 1877-1878 dhe
pas Traktatit të Shën-Stefanit dhe atij të Berlinit
më 1878.
Rol vendimtar ka pasur faktori i jashtëm edhe në Lëvizjen
Kombëtare Shqiptare, si dhe në fatin e çështjes
shqiptare në përgjithësi. Por, ndryshe nga vendet
e tjera të Ballkanit, ndërhyrjet e këtij faktori
në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të periudhës
së Rilindjes kanë qenë, me ndonjë përjashtim,
me rrjedhoja negative për zgjidhjen e çështjes
shqiptare. Asnjë nga Fuqitë e Mëdha nuk e mori në
mbrojtje çështjen shqiptare dhe nuk u angazhua për
zgjidhjen e saj. Ky qëndrim mospërfillës, madje edhe
opozitar i shteteve evropiane ndaj çështjes kombëtare
shqiptare, që do të vazhdonte edhe pas Rilindjes, ndonëse
ka qenë diktuar nga interesat e tyre të njohur politikë
dhe strategjikë në Ballkan dhe veçanërisht
në Shqipëri, si edhe nga synimi për të ruajtur
ekuilibrin ndërmjet tyre, ka qenë përcaktuar edhe
nën ndikimin e faktorit fetar. Dihet se afria e besimit fetar
ka nxitur jo vetëm Rusinë, ku identifikimi populist i
kombit me fenë ishte më i spikatur, por edhe Fuqitë
e tjera të Mëdha evropiane të përkrahnin lëvizjen
kombëtare të popujve të krishterë të Ballkanit.
Ndërkaq, lëvizja kombëtare e popullit shqiptar, shumica
e të cilit i përkiste fesë myslimane, përgjithësisht
nuk ka gëzuar një përkrahje të tillë edhe
kur ka përjetuar kulmet e saj, madje të atilla që
rrallë mund të ndeshen edhe në vendet e tjera të
Ballkanit, siç kanë qenë periudha e Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit (1878-1881) dhe ajo e Kryengritjes së Përgjithshme
të vitit 1912.
Por edhe Fuqitë e Mëdha, ndonëse përgjithësisht
i sinkronizonin veprimet e tyre kur ndërhynin në Perandorinë
Osmane dhe posaçërisht në Shqipëri, nuk kanë
mbajtur gjithnjë e të gjitha të njëjtin qëndrim
ndaj çështjes shqiptare. Janë të njohura sidomos
qëndrimet e veçanta të Austro-Hungarisë, e
cila, edhe pse kur ishte fjala për ndërhyrjet në
Perandorinë Osmane vepronte si një nga gjymtyrët
më të rëndësishme të koncertit të
shteteve evropiane, punonte njëherazi për të nxitur
zhvillimin kulturor të shqiptarëve, që e shihte si
një mjet për forcimin tek ata të ndjenjave kombëtare.
Kjo politikë diktohej, pa dyshim, nga interesat e saj ekonomikë
e politikë në Shqipëri, si vend me një pozicion
të rëndësishëm në Adriatik, nga synimi
i Vjenës për të shfrytëzuar për këta
interesa Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Në pragun
dhe sidomos gjatë luftërave ballkanike (1912-1913) Austro-Hungaria
nisi të përkrahte në fillim idenë e vendosjes
së një administrimi autonom në Shqipëri e më
pas, në periudhën e përgatitjes së Shpalljes
së Pavarësisë, atë të një shteti kombëtar
shqiptar.
Ndërhyrja e faktorit të jashtëm në çështjen
shqiptare ka qenë e shumëfishtë: krahas Fuqive të
Mëdha në lëvizjen shqiptare ndërhynin jo vetëm
me mjete propagandistike e diplomatike, por edhe me agresionin e
hapur ushtarak, edhe shtetet fqinje (Serbia, Greqia dhe Mali i Zi).
Duke filluar nga vitet 30 të shek. XIX, këto shtete ndiqnin
një politikë ekspansioniste për pushtimin e tokave
shqiptare. Në këto kushte Rilindja Shqiptare u detyrua
ta drejtonte tehun e luftës njëherësh në dy
fronte: kundër sunduesve osmanë për çlirimin
kombëtar dhe kundër lakmive shoviniste të shteteve
fqinje, të cilat përkraheshin nga Fuqitë e Mëdha,
sidomos nga Rusia, për mbrojtjen e tërësisë
territoriale të Shqipërisë. Lufta në dy fronte,
me dy objektiva, përbënte një veçori të
lëvizjes shqiptare të epokës së Rilindjes, e
cila e bënte atë të dallohej nga lufta që zhvilluan
kombet e tjera të Ballkanit në shek. XIX. Megjithatë,
kjo veçori nuk i përjashtoi aspak shqiptarët e
lëvizjen e tyre kombëtare nga fronti i përbashkët
i qëndresës së popujve të Ballkanit kundër
zgjedhës shekullore osmane, gjatë së cilës u
treguan të gatshëm për të bashkëpunuar
me popujt fqinj të Gadishullit Ballkanik dhe dhanë një
kontribut të çmuar.
Pasojat e ndërhyrjeve të jashtme Shqipëria i ndjeu
tepër rëndë. Brenda 40 vjetëve të fundit
para Shpalljes së Pavarësisë (1912), Fuqitë
e Mëdha dhe sidomos shtetet fqinje ballkanike, që përkraheshin
prej tyre, ndërhynë, madje edhe me mjete ushtarake, dy
herë në çështjen shqiptare: në vitet
1878-1881, kur iu kundërvunë Lidhjes së Prizrenit
dhe kërkesave të vazhdueshme të saj për një
shtet autonom shqiptar dhe kur me vendimet e Kongresit të Berlinit
gjymtuan rëndë territoret shqiptare, si dhe më 1912-1913,
kur edhe pse e njohën shtetin e pavarur, të porsashpallur
shqiptar, i shkëputën atij më shumë se gjysmën
e territoreve dhe të popullsisë, që ua aneksuan shteteve
fqinje.
Historia e Lidhjes tregoi se pengesa kryesore për krijimin
e shtetit kombëtar shqiptar nuk vinte vetëm nga Perandoria
Osmane, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shqiptarët
u bindën se luftën çlirimtare duhej ta zhvillonin
duke u mbështetur në radhë të parë në
forcat e tyre njerëzore e materiale dhe se duhej të punonin
njëkohësisht për të siguruar përkrahjen
e Fuqive të Mëdha, sidomos të atyre që kishin
filluar të anonin nga zgjidhja e drejtë e çështjes
kombëtare shqiptare. Lidhja provoi gjithashtu se brenda vendit
Lëvizja Kombëtare Shqiptare mbështetjen politike,
morale, materiale e luftarake duhej ta kërkonte te shtresat
e gjera të popullit dhe te bashkimi i të gjitha forcave
shoqërore e politike të kombit shqiptar, pa dallim feje,
krahine e përkatësie shoqërore.
C) - LIDHJA E PEJËS
Gjatë vitit 1898, ndërsa Porta e Lartë vazhdonte
të shtypte me të njëjtën ashpërsi lëvizjen
shqiptare, atdhetarët rilindës e shtuan veprimtarinë
për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare të popullit,
për bashkimin dhe organizimin e tij në qëndresën
kundër sunduesve osmanë. Qeveria turke vazhdoi të
shtypte me forcën e armëve lëvizjen dhe popullsinë
e zonave kryengritëse shqiptare.
Në këto rrethana të ndërlikuara rifilluan përpjekjet
e atdhetarëve shqiptarë për bashkimin e gjithë
popullit dhe për krijimin e një lidhjeje të re, e
cila, sipas shembullit të Lidhjes së Prizrenit, do ti
udhëhiqte shqiptarët në luftën për mbrojtjen
e tërësisë tokësore të Shqipërisë
dhe për çlirimin e saj.
Vatër e përpjekjeve të tilla për formimin e
një lidhjeje të re, ashtu si në vitet e Lidhjes së
Prizrenit (1878-1881) edhe tani, më 1899, u bënë
përsëri qytetet e vilajetit të Kosovës dhe sanxhaku
i Dibrës, të cilat kërcënoheshin drejtpërdrejt
nga qarqet shoviniste të Serbisë, të Bullgarisë
e të Malit të Zi.
Lidhja e re shqiptare u krijua pas një pune të madhe përgatitore,
organizative e politike, që atdhetarët shqiptarë
brenda vendit, të udhëhequr nga Haxhi Zeka dhe shoqëritë
patriotike jashtë atdheut, sidomos ato të Bukureshtit
dhe Komiteti Shqiptar i Stambollit bënë në fundin
e vitit 1898 dhe në janar të vitit 1899. Gjatë kësaj
kohe u mbajtën mbledhje të gjera të përfaqësuesve
të popullsisë së qyteteve e të rrethinave, si
në Pejë, në Mitrovicë, në Prishtinë,
në Vuçiternë, në Drenicë e në qendra
të tjera të vilajetit të Kosovës, ku shqiptarët
dhanë besën dhe shprehën gatishmërinë për
të formuar lidhjen. Këto mbledhje të njëpasnjëshme
të popullsisë shqiptare, si edhe letërkëmbimi
i dendur i Haxhi Zekës me qendrat e ndryshme të vilajetit
të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit
e të Janinës, tregojnë se organizatorët e Lidhjes
kishin ndërmend të thërrisnin një kuvend të
përgjithshëm shqiptar, ku të merrnin pjesë delegatë
nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe të të
gjitha besimeve, myslimanë, katolikë e ortodoksë.
Edhe përfaqësuesit e popullsisë së Shkodrës,
të Dibrës, të Prishtinës, të Pazarit të
Ri, si edhe të Shqipërisë së Jugut , kërkonin
që të thirrej sa më shpejt kuvendi që po përgatitej
për organizimin e shqiptarëve në një lidhje
të përgjithshme.
Në këtë periudhë përgatitore udhëheqësit
e lëvizjes shqiptare përcaktuan edhe programin e këtij
kuvendi, i cili, i përpunuar tanimë që në kohën
e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) dhe në memorandumet
shqiptare të viteve 1896-1898 përmbante dy çështje
themelore: ruajtjen e tërësisë territoriale të
vendit dhe formimin e një Shqipërie autonome, ku të
përfshiheshin të katër vilajetet shqiptare.
Fryt i këtyre përpjekjeve ishte thirrja e Kuvendit Kombëtar
Shqiptar, i cili i zhvilloi punimet e tij në Pejë më
23-29 janar të vitit 1899, ku morën pjesë përfaqësues
të parisë dhe të popullsisë së vilajetit
të Kosovës, si dhe përfaqësues të veçantë
të vilajeteve të Manastirit e të Janinës. Këtu
u shpall formimi i lidhjes së re shqiptare që, sipas shembullit
të Lidhjes të Prizrenit të vitit 1878, u quajt Lidhja
e Pejës. Kryetar i Kuvendit dhe i Komitetit drejtues të
Lidhjes u zgjodh Haxhi Zeka.
Kuvendi i Pejës mori vendime të rëndësishme
për zhvillimin e mëtejshëm të Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare. Lidhja përcaktoi si detyrë kryesore
e të dorës së parë mbrojtjen e tërësisë
territoriale të Shqipërisë kundër çdo
orvatjeje që Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia do të
ndërmerrnin për copëtimin e trojeve shqiptare. Kuvendi
e vuri theksin sidomos te rreziku i aneksimit të vilajeteve
shqiptare të Kosovës e të Manastirit dhe shprehu
gatishmërinë për të mobilizuar gjithë shqiptarët
në rast se atdheu sulmohej nga cilado anë qoftë dhe
veçanërisht në rast se sulmoheshin këto vilajete,
që shtetet fqinje dhe Fuqitë e Mëdha i përfshinin
në të ashtuquajturën Maqedoni. Në rast lufte
ishte vendosur të bëhej një ndarje e tillë e
forcave shqiptare, që do të mbronin atdheun: ato të
sanxhakut të Prishtinës, të Pazarit të Ri e
të Dibrës do të ruanin kufijtë verilindorë
kundër Serbisë, forcat e Pejës, të Plavës
dhe të Shkodrës kufirin me Malin e Zi dhe ato të
vilajetit të Janinës (të Shqipërisë së
Jugut) do ti kundërviheshin Greqisë.
Lidhja përcaktoi si detyrë kryesore e të dorës
së parë mbrojtjen e tërësisë territoriale
të Shqipërisë kundër çdo orvatjeje që
Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia do të ndërmerrnin
për copëtimin e trojeve shqiptare. Kuvendi e vuri theksin
sidomos te rreziku i aneksimit të vilajeteve shqiptare të
Kosovës e të Manastirit dhe shprehu gatishmërinë
për të mobilizuar gjithë shqiptarët në
rast se atdheu sulmohej nga cilado anë qoftë dhe veçanërisht
në rast se sulmoheshin këto vilajete, që shtetet
fqinje dhe Fuqitë e Mëdha i përfshinin në të
ashtuquajturën Maqedoni. Në rast lufte ishte vendosur
të bëhej një ndarje e tillë e forcave shqiptare,
që do të mbronin atdheun: ato të sanxhakut të
Prishtinës, të Pazarit të Ri e të Dibrës
do të ruanin kufijtë verilindorë kundër Serbisë,
forcat e Pejës, të Plavës dhe të Shkodrës
kufirin me Malin e Zi dhe ato të vilajetit të Janinës
(të Shqipërisë së Jugut) do ti kundërviheshin
Greqisë.
Me shtrirjen e pushtetit të Lidhjes në krahinat e ndryshme
të vendit, ajo filloi të shndërrohet në një
organizatë mbarëshqiptare. Në vjeshtën e vitit
1899 lëvizja kombëtare, e udhëhequr nga Lidhja Shqiptare
e Pejës, hyri në një fazë të re, filloi
lufta kundër administratës osmane në tërësi
për të vendosur një administratë shqiptare.
Kjo luftë u gërshetua me qëndresën e armatosur
të masave kundër përpjekjeve të Portës
së Lartë për të shpërndarë komitetet
e Lidhjes dhe për të rivendosur autoritetin e organeve
shtetërore osmane në viset ku qeveriste Lidhja.
Në pranverën e vitit 1900, duke përfituar nga gjendja
e krijuar pas shpërthimit të kryengritjeve në Dibër
e në Kosovë, Haxhi Zeka bëri një përpjekje
të re për të mbledhur një kuvend tjetër
shqiptar, ku të kërkohej autonomia e Shqipërisë.
Qeveria e sulltanit, e nxitur edhe nga Fuqitë e Mëdha,
të cilat qenë çliruar nga lëvizja maqedone,
që tanimë kishte rënë, kundërshtoi çdo
kërkesë të shqiptarëve dhe kaloi në sulm
të hapur kundër lëvizjes kombëtare në Shqipëri.
Në shtator të vitit 1900 Porta e Lartë vetëm
kundër vilajetit të Kosovës hodhi 40 mijë ushtarë.
Goditjen kryesore Stambolli e drejtoi kundër qëndresës
popullore në Shkup, Tetovë, Dibër, Prishtinë,
Gjakovë, Mitrovicë e në qendra të tjera.
Në këto kushte Lidhja dhe Lëvizja Kombëtare
Shqiptare në tërësi pësuan humbje të rënda,
që çuan në rënien e tyre dhe të luftës
për autonominë e Shqipërisë.
Në fundin e vitit 1900 Lidhja e Pejës u shtyp pa arritur
të përmbushte detyrat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Megjithatë, ajo la mbresa të thella në ndërgjegjen
e popullit dhe ushtroi një ndikim të fuqishëm në
organizimin e mëtejshëm të luftës së armatosur
kundër sunduesve osmanë.
5.PAVARËSIA E SHQIPËRISË
A) HYRJE
Përvoja e lëvizjes kombëtare e viteve të fundit
u tregoi shqiptarëve se një nga rrugët për të
krijuar kushte të favorshme në luftën për autonominë
e Shqipërisë dhe për të larguar rrezikun e copëtimit
të vendit ishte përmbysja e regjimit autokrat të
sulltanit dhe vendosja e një rendi kushtetues, që të
njihte të drejtat kombëtare të popujve të shtypur.
Për tia arritur këtij qëllimi, një varg
personalitetesh shqiptare hynë në bashkëpunim me
lëvizjen nacionale-borgjeze të turqve të rinj.
Megjithatë, kishte një pikë takimi ndërmjet
lëvizjes së turqve të rinj dhe Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare, që qëndronte në luftën kundër
absolutizmit të sulltanit, e cila ishte një çështje
që bashkonte shqiptarët e popujt e tjerë të
shtypur me xhonturqit, megjithëse synimet e tyre në këtë
luftë ishin të ndryshme. Ndryshe nga turqit, shqiptarët
me përmbysjen e regjimit të Abdyl Hamitit II synonin të
siguronin autonominë dhe të hiqnin qafe zgjedhën
turke. Prandaj një pjesë e atdhetarëve u përfshinë
në lëvizjen e turqve të rinj qysh në fillimet
e saj dhe luajtën atje një rol të rëndësishëm.
Një nga themeluesit e komitetit të parë xhonturk
"Bashkim e Përparim" (1899) ishte shqiptari nga Struga,
Ibrahim Temo, student i shkollës së lartë ushtarake-mjekësore
të Stambollit. Edhe pas arratisjes së tij nga Turqia në
Rumani (nëntor 1895), doktor Ibrahim Temo mbeti një nga
veprimtarët më të dalluar të lëvizjes xhonturke
dhe njëherazi një nga pjesëmarrësit më
aktivë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Në
lëvizjen e turqve të rinj morën pjesë gjithashtu
Ismail Qemali, Dervish Hima, Hamdi Ohri, Hoxha Kadriu (Prishtina),
Jashar Erebara dhe mjaft atdhetarë të tjerë brenda
e jashtë atdheut.
Duke qenë tanimë të bindur se Turqia Evropiane do
të shkëputej nga Perandoria Osmane, qoftë si rrjedhojë
e ndërhyrjeve të Fuqive të Mëdha, qoftë
për shkak të lëvizjeve çlirimtare shqiptare
e maqedone, xhonturqit i shtuan përpjekjet për organizimin
e kryengritjes së armatosur. Ky orientim i ri, si edhe premtimet
që u bënë shqiptarëve, maqedonëve e popujve
të tjerë për tu dhënë, bashkë
me kushtetutën, "lirinë, barazinë, vëllazërimin
dhe drejtësinë", i siguruan udhëheqjes xhonturke
përkrahjen e këtyre popujve e në mënyrë
të veçantë të shqiptarëve.
Zgjerimi i veprimtarisë së organizatave xhonturke në
Shqipëri e në Maqedoni u dha mundësi turqve të
rinj të fillonin kryengritjen. Më 3 korrik të vitit
1908 ngriti krye reparti ushtarak i Resnjës, i komanduar nga
oficeri shqiptar Ahmet Njaziu. Kjo kryengritje u pasua nga ajo e
majorit turk Enver Beut, që shpërtheu më 6 korrik
në Demir Hisar. Këto dy ngjarje shënuan fillimin
e Revolucionit xhonturk, që u përhap pastaj në qytetet
kryesore të Shqipërisë e të Maqedonisë,
të cilat u bënë vatra e tij kryesore.
Lëvizja shqiptare, që solli si rrjedhim thirrjen e Kuvendit
të Ferizajt, i ka fillimet e saj në dhjetëditëshin
e fundit të muajit qershor të vitit 1908. Qëndresa
e armatosur filloi në rrethet e Mitrovicës qysh në
prill-maj të vitit 1908 dhe vijoi më pas me grumbullimet
e protestat e shqiptarëve në Prizren, në Prishtinë
e në tërë vilajetin e Kosovës. Vatër e
kësaj lëvizjeje u bë Ferizaj.
Tubimin e tij të parë Kuvendi i Ferizajt e mbajti më
14 korrik. Në këtë mbledhje delegatët u shprehën
kundër ndërhyrjeve të huaja, kundër refomave,
që do të sillnin copëtimin e trojeve shqiptare dhe
diskutuan për masat që duheshin marrë për mbrojtjen
e vendit nga një invazion i mundshëm i jashtëm.
Kryengritësit kërkuan reforma për tërë
Turqinë Evropiane, me të cilat t'u siguroheshin shqiptarëve
dhe gjithë popujve të Perandorisë të drejta
të plota kombëtare, të barabarta me ato të turqve,
dhe që këto të garantoheshin me ligj e me kushtetutë.
Në të vërtetë turqit e rinj pas ardhjes në
fuqi hoqën dorë nga premtimet, që u kishin bërë
shqiptarëve për tu dhënë të drejtën
e autonomisë. Në çështjen kombëtare ata
mbajtën qëndrim të hapur shovinist. Përballë
prirjeve autonomiste të popujve të shtypur, xhonturqit
vunë doktrinën e "osmanizmit", e cila ishte
shpallur në kushtetutën e vitit 1876 (Neni 8) dhe u përfshi
pastaj edhe në programin, që Komiteti Qendror "Bashkim
e Përparim" miratoi në mbledhjen e mbajtur në
Selanik, në ditët e para të shtatorit të vitit
1908. Me ndihmën e kësaj doktrine, që i shpallte
të gjithë shtetasit e Perandorisë "osmanllinj"
dhe si të tillë gjoja të barabartë para ligjit,
turqit e rinj synonin të mohonin ekzistencën e popujve
të tjerë e të çështjes kombëtare
në Turqi dhe të mos u njihnin kombësive joturke të
drejtat më elementare. Ata shpallën gjuhën turke
si gjuhë zyrtare e të detyrueshme në organet shtetërore
e në shkollat. Doktrina e osmanizmit tregoi se xhonturqit do
të vijonin politikën e vjetër të asimilimit
të popujve të shtypur, të turqizimit të tyre.
Një politikë e tillë i ktheu në fraza boshe
parimet e mëdha demokratike të shpallura nga xhonturqit
gjatë revolucionit: "Liri", "Barazi", "Vëllazëri"
dhe "Drejtësi".
Atdhetarët rilindës, pa marrë parasysh pengesat që
nxirrnin xhonturqit, duke e vlerësuar gjithnjë si detyrë
kryesore luftën për çlirimin e Shqipërisë
nga zgjedha turke, shfrytëzuan mundësitë legale që
u krijuan pas shpalljes së kushtetutës për të
organizuar në përmasa mbarëshqiptare lëvizjen
politike-kulturore, për ngritjen e mëtejshme të ndërgjegjes
kombëtare dhe për bashkimin e popullit. Për këtë
qëllim menjëherë pas revolucionit u ngritën
klubet kombëtare, që u shtrinë në qytetet e
në fshatrat e vendit dhe në qendra të tjera të
Perandorisë ku kishte shqiptarë, filloi ngritja e shkollave
shqipe, dhënia e mësimit të gjuhës amtare në
shkollat e huaja në Shqipëri dhe u bënë përpjekje
për miratimin e përdorimin e një alfabeti të
vetëm për gjuhën shqipe.
Më 31 korrik 1908 u themelua klubi "Bashkimi" i Manastirit,
me kryetar Fehim Zavalanin që sapo ishte liruar nga internimi,
nënkryetar Gjergj Qiriazin dhe sekretar Naum Naçin.
Menjëherë pas themelimit të tij, klubi i Manastirit
dërgoi në qytetet e tjera të vendit emisarët
e vet për të propaganduar idetë kombëtare të
shqiptarëve, siç ishin bashkimi i vilajeteve të
Shqipërisë dhe ruajtja e tërësisë së
saj. Në shembullin e tij dhe me nismën e atdhetarëve,
u formuan në muajt gusht-shtator 1908 klubi i Korçës,
i Vlorës, i Elbasanit, i Shkodrës, i Shkupit ("Klubi
arsimor shqiptar"), i Kumanovës, i Tetovës, i Beratit,
i Selanikut, i Stambollit, i Pogradecit, i Janinës, i Filatit.
Në periudhën e mëvonshme u ngritën klubet shqiptare
në qytetet dhe në qendrat e tjera të Shqipërisë,
në Tiranë, Durrës, Gramsh, Gjirokastër, Ohër,
Strugë, Gjilan, Dibër, Vuçiternë, Tepelenë,
Delvinë, Filat, Follorinë, Kurvelesh, Përmet, Pogon,
Konicë, Negovan, Bellkamen etj. Në gjithë Shqipërinë
u ngritën atëherë më shumë se 40 klube.
Si lëvizja kombëtare, ashtu edhe klubet nuk e humbën
karakterin e vet luftarak e të pavarur. Të ndodhur nën
vëzhgimin e vazhdueshëm të autoriteteve osmane, klubet
e kishin gjithnjë më të vështirë të
zhvillonin legalisht e haptazi veprimtarinë e tyre politike-kombëtare.
Për këtë arsye pranë tyre u krijuan komitete
të fshehta, të cilat merreshin me propagandën kundërosmane
dhe me organizimin e luftës për autonominë e vendit.
Me veprimtarinë e tyre klubet dhe komitetet e fshehta luajtën
një rol të rëndësishëm në organizimin
e lëvizjes kombëtare në këtë fazë
të re të zhvillimit të saj. Me nismën e klubeve,
për herë të parë në historinë e vendit,
filluan të botoheshin brenda në Shqipëri dhe në
disa qytete të tjera të Perandorisë gazeta në
gjuhën shqipe. Në Korçë dolën njëra
pas tjetrës gazetat: "Korça" (1908-1910),
nën drejtimin e Sami Pojanit; "Lidhja Orthodokse"
(1909-1910) dhe "Koha" (1911-1912), nën drejtimin
e Mihal Gramenos; në Manastir "Bashkimi Kombit"
(1909, 1910), nga Fehim Zavalani dhe më pas "Drita"
(1911-1912), nga Mustafa Hilmi Leskoviku; në Shkup "Shkupi"
(1911-1912), nën drejtimin e Jashar Erebarës; në
Janinë "Zgjimi Shqipërisë" (1909-1910),
nga Abdyl Hakiu; në Elbasan "Tomori" (1910), nga
Lef Nosi dhe organe të tjera. Nga organet kryesore të
shtypit shqiptar ishin gjithashtu "Lirija" në Selanik
(1908-1910), nga Mithat Frashëri; "Shqipëtari"
në Stamboll (1909-1911), nga Dervish Hima etj. Pranë klubit
të Manastirit e klubeve të tjera u ngritën shtypshkronja
për botimin e gazetave dhe të librave shqip.
Jashtë Shqipërisë vijuan të botoheshin organe
të tilla të rëndësishme të shtypit atdhetar
shqiptar, si "Shqypeja e Shqypenis" (1909-1911) në
Sofje, nën drejtimin e Josif Bagërit "Shkopi"
(1907-1908) dhe "Rrufeja" (1909-1910) në Egjipt,
"Dielli" (1909-1910) në Boston, "Liri e Shqipërisë"
(1911-1915) në Sofje etj. Në vitet 1908-1912 në Shqipëri
dhe jashtë botoheshin më shumë se 35 organe të
shtypit shqiptar.
Përhapja e shkollave dhe e mësimit të gjuhës
shqipe, si edhe zhvillimi i kulturës kombëtare në
përgjithësi, shtruan në rend të ditës nevojën
e caktimit të një alfabeti të vetëm. Rilindësit
me të drejtë e shihnin mungesën e një alfabeti
të njëjtë të gjuhës shqipe jo vetëm
si një problem gjuhësor e kulturor, por edhe si një
çështje politike, një shenjë dasie, që
pengonte bashkimin e shqiptarëve. Zgjidhja e saj do të
ndihmonte si në lëvrimin e mëtejshëm të
gjuhës e të letërsisë shqipe, ashtu edhe në
konsolidimin e unitetit kombëtar dhe të bashkimit politik
të popullit shqiptar.
Nismën për thirrjen e kongresit për njësimin
e alfabetit të gjuhës shqipe e mori klubi "Bashkimi"
i Manastirit, që luante rolin kryesor ndërmjet klubeve
shqiptare.Kongresi u hap në Manastir më 14 nëntor
1908 dhe i vijoi punimet deri më 22 nëntor. Në Kongres
morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote,
që përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të
ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë atdheut, si dhe 18 delegatë
të tjerë si pjesëmarrës pa të drejtë
vote. Kongresi i Manastirit u shndërrua kështu në
një kuvend të vërtetë mbarëshqiptar, në
të cilin morën pjesë gjithsej 50 delegatë nga
të gjitha anët e Shqipërisë, nga qytetet e vilajeteve
të Manastirit, të Kosovës, të Janinës e
të Shkodrës, si edhe nga shoqëritë shqiptare
të Bukureshtit, të Sofjes, të ShBA-së, të
Egjiptit, të Italisë etj.
Delegatë të tij ishin shkrimtarët dhe publicistët
më të njohur, lëvrues të gjuhës shqipe,
laikë e klerikë, si Gjergj Fishta, Nikollë Kaçori,
Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Mithat Frashëri, Hilë Mosi,
Mati Logoreci, Thoma Avrami, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi,
Adam Shkaba; veprimtarë të lëvizjes kombëtare
dhe të klubeve shqiptare, si Bajram e Çerçis
Topulli, Mihal Gramenoja, Fehim Zavalani, Dhimitër Mole, Nyzhet
Vrioni, Rrok Berisha, Leonidha Naço, Dhimitraq Buda, Akil
Eftimi, Shefqet Frashëri, Refik Toptani, Gligor Cilka, Emin
bej Shkupi, Hafiz Ibrahim efendiu (nga Shkupi), Ramiz Daci, Xhemal
Beu (nga Ohri), Fahri Frashëri (nga Resna) etj. Kryetar i Kongresit
u zgjodh Mithat Frashëri, ndërsa nënkryetarë
Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi.
Pas shumë diskutimesh Komisioni vendosi që të mos
merrej në vështrim asnjëri nga tri alfabetet e përmendura
më sipër, por të krijohej një alfabet i ri mbi
bazën e atij latin, duke u dhënë shkronjave latine
vlera fonetike në përputhje me nevojat e gjuhës shqipe.
Atë që nuk e çoi dot deri në fund Kongresi
i Manastirit, e zgjidhi përfundimisht vetë jeta e popullit
shqiptar. Alfabeti thjesht latin, duke qenë i papërzier
e më homogjen nga karakteri i shkronjave, më i lehtë
e më praktik për shtyp, u përhap gjithnjë e
më shumë dhe nga fundi i Luftës së Parë
Botërore u bë tashmë alfabeti i përbashkët
e i vetëm për gjithë shqiptarët, alfabeti i
sotëm i gjuhës shqipe.
B) - KRYENGRITJET SHQIPTARE
1909-1911
Me rivendosjen e pushtetit të tij në kryeqytet dhe në
provinca Komiteti "Bashkim e Përparim", megjithëse
edhe këtë herë fitoren mbi forcat e kundërrevolucionit
hamitian të prillit 1909, ia detyronte në një masë
të madhe mbështetjes që i dhanë shqiptarët,
e vazhdoi më me ngulm e në mënyrë të dhunshme
politikën e vet nacionaliste, për të forcuar Perandorinë
"një e të pandashme" Osmane, duke i mohuar popullit
shqiptar dhe popujve të tjerë joturq çdo të
drejtë kombëtare.
Krahas goditjeve kundër lëvizjes arsimore e kulturore
shqiptare, në acarimin e marrëdhënieve ndërmjet
shqiptarëve e xhonturqve ndikuan fuqishëm edhe ekspeditat
ushtarake të Xhavit Pashës në Kosovë dhe në
Shqipërinë e Veriut në përgjithësi, të
ndërmarra kryekëput me nismën e qeverisë së
Stambollit.
Në fillim të majit të vitit 1909 qeveria xhonturke
nisi nga Shkupi drejt Gjakovës një ekspeditë të
re ndëshkimore, të drejtuar nga Xhavit Pasha, komandant
i Divizionit të 18 të Mitrovicës. Në krye të
10 batalioneve të këmbësorisë, të pajisura
me 32 topa, Xhavit Pasha hyri më 16 maj në Pejë.
Pasi la këtu tri batalione "për të mbajtur rregullin",
Xhavit Pasha u hodh në Gjakovë, ku kërkoi nga popullsia
e qytetit të dorëzonte armët, të bëhej
regjistrimi i popullsisë, të vileshin taksa të dyfishta
për bagëtinë dhe të zgjeroheshin dritaret e
kullave. Meqë krerët e Malësisë së Gjakovës
që ishin thirrur në qytet, i kundërshtuan këto
kërkesa, Xhavit Pasha u nis me pesë batalione këmbësorie
dhe me dy bateri artilerie drejt Malësisë së Gjakovës.
Në gjysmën e parë të korrikut të vitit
1909, kur në Shqipërinë e Veriut vijonte ende qëndresa
e armatosur kundër ekspeditave të Xhavit Pashës,
Ismail Qemali, atë kohë i arratisur në Itali, publikoi
thirrjen drejtuar "Vëllezërve shqiptarë!",
e cila, e botuar në formë manifesti në mijëra
kopje, u shpërnda në të gjitha anët e Shqipërisë?.
Shqiptarët, vinte në dukje Ismail Qemali në këtë
thirrje, kanë 100 vjet që po luftojnë për të
drejtat njerëzore dhe për lirinë, megjithatë
sot rrezikohen të humbasin si komb. Duke njohur thelbin nacionalist
të regjimit xhoturk, Ismail Qemali përpiqej të bindte
shqiptarët të mos i mbështesnin shpresat te Komiteti
"Bashkim e Përparim". Pas shpalljes së lirisë
(kushtetutës), theksonte ai, shqiptarët më shumë
se çdo komb tjetër shpresuan se do të kishin mundësi
të punonin për përparimin e gjuhës së tyre,
por u gënjyen. Si dëshmi për këtë përmendeshin
dhunimet në Shqipërinë e Poshtme, vrasjet që
po bënte Xhavit Pasha në Shqipërinë e Sipërme,
si edhe përçarjet që xhonturqit po mbillnin midis
shqiptarëve.
Por, pa përfunduar ende ekspedita ushtarake në Lumë,
shpërtheu kryengritja në Malësinë e Dibrës,
ku, përveç popullsisë vendase, ishin mbledhur edhe
shumë nga kryengritësit kosovarë. Këtu u mbajt
një tubim i gjerë, ku morën pjesë rreth 2 000
veta nga Malësia, Dibra e Poshtme, Mati e Mirdita, që
vijoi dy ditë me radhë, më 14 e 15 shtator. Në
tubim u kërkua që shqiptarët të luftonin për
vetëqeverisjen e atdheut të tyre. Për të penguar
shtrirjen e lëvizjes në gjithë sanxhakun e Dibrës,
Porta e Lartë, përveç batalioneve që ndodheshin
në qytetin e Dibrës, dërgoi më 27 shtator forca
të tjera ushtarake nga Selaniku.
Dhuna e ushtruar nga Xhavit Pasha dhe nga ushtria osmane mbi shqiptarët
e thelloi edhe më shumë hendekun midis popullit shqiptar
e xhonturqve, forcoi te shqiptarët bindjen se interesat e tyre
si komb ishin krejt të veçantë nga ata të
xhonturqve.
Në shtator të vitit 1909 me urdhër të valiut
të Kosovës u mbyll shkolla shqipe e Pejës, ndërsa
në janar u dëmtua dhe më pas u mbyll shkolla shqipe
e Gjilanit. Në shkurt të vitit 1910 valiu i Kosovës
urdhëroi të mbyllen të gjitha shkollat shqipe të
këtij vilajeti dhe të hiqej mësimi i gjuhës
shqipe nga shkollat shtetërore turke. Hasan Prishtina, Nexhip
Draga e atdhetarë të tjerë kosovarë protestuan
menjëherë kundër këtyre veprimeve dhe kërkuan
nga Stambolli largimin e valiut nga Kosova.Veprime të njëjta
kundër shkollave shqipe u ndërmorën në vilajetin
e Janinës, ku drejtoria e arsimit në fillim kundërshtoi
kërkesat për hapjen e shkollave të reja shqipe (në
Leskovik, Filat etj.), ndërsa në mars të vitit 1910
urdhëroi të ndalohej mësimi i gjuhëve të
tjera në shkolla, përveç turqishtes.
Dhuna e egër që xhonturqit ushtruan për mbledhjen
e taksave e të tatimeve, për grumbullimin e armëve
e të rekrutëve ishte më e fuqishme në Kosovë,
ku shpërtheu hapur pakënaqësia e shqiptarëve.
Qysh në pranverën e vitit 1910 qëndresa e shqiptarëve
të Kosovës merr gjithnjë e më shumë trajtën
e një lufte të armatosur. Të rinjtë, për
tiu shmangur shërbimit ushtarak, dilnin në mal dhe
formonin çeta të armatosura. Ndërkohë nisën
përgatitjet për aksione të armatosura në përmasa
më të gjera. Pranvera e vitit 1910 i gjeti shqiptarët
e Kosovës të organizuar në grupe të armatosura
e të përgatitura për luftë kundër regjimit
xhonturk.
Veprimet e para kundërqeveritare nisën në mars në
Gjakovë, por qendra e tyre u bë në fillim Juniku,
ku vepronin forcat e udhëhequra nga Halil Mehmeti.
Në muajin mars, me nismën dhe nën drejtimin e Idriz
Seferit, u mbajt në Gjilan një mbledhje e shqiptarëve
të këtij rrethi ku u diskutua rreth masave për organizimin
e kryengritjes së re. Kryengritja u shtri edhe në Rrafshin
e Dukagjinit. Në fillim të prillit kryengritësit
kishin zënë të gjitha pikat strategjike në afërsi
të qyteteve të Prishtinës, të Pejës e të
Prizrenit.
Për të përballuar ekspeditën e madhe ushtarake
që Porta po përgatiste kundër Kosovës, u pa
e nevojshme të merreshin masa organizative e ushtarake, të
cilat do të vendoseshin në tubimet e udhëheqësve
shqiptarë. Një tubim i tillë u mbajt në mesin
e prillit në vendin e quajtur Verrat e Llukës, në
afërsi të Deçanit. Autoritetet xhonturke, me gjithë
përpjekjet që bënë, nuk arritën ta pengonin
mbledhjen e këtij kuvendi. Agjentura e tyre, e kryesuar nga
disa bejlerë të Pejës, nuk arriti gjithashtu të
qetësonte dhe të shpërndante turmat e armatosura.
Tubimi u zhvillua nën drejtimin e Shaban Binakut, të Isa
Boletinit, të Sulejman Batushës dhe të krerëve
të tjerë.
Në mesin e prillit 1910 Turgut Pasha mbërriti në
krye të një ushtrie prej 16 mijë forcash në
kryeqendrën e vilajetit të Kosovës, në Shkup.
I përforcuar me trupa të rinj, numri i forcave osmane
që u vunë përballë kryengritësve shqiptarë,
arriti në rreth 40 mijë veta. Me këtë ushtri
Shefqet Turgut pasha filloi në mesin e muajit prill 1910 sulmin
e përgjithshëm kundër forcave kryengritëse.
Ndërkohë kryengritësit vazhduan veprimet e tyre,
të cilat tani i zhvilluan në tri zona. Luftëtarët
e Shalës, të Llapit e të Drenicës, nën
komandën e Isa Boletinit, u përqendruan në Grykën
e Carralevës dhe vunë nën kontroll vijën Ferizaj-Shtimje-Prizren.
Hasan Hysen Budakova me forcat e tij u përqendrua në rajonin
malor në perëndim të Ferizajt deri në anën
jugore të Carralevës. Grupimi tjetër, i tretë,
i kryengritësve, që përbëhej nga luftëtarë
të Gjilanit e të Preshevës, nën komandën
e Idriz Seferit, mori përsipër të zotëronte
e të mbronte Grykën e Kaçanikut dhe rrugën
Tetovë-Shkup për të mos lejuar depërtimin e
ushtrisë osmane, që vinte nga qendra e vilajetit në
drejtim të pjesës së brendshme të Kosovës.
Emisarë të posaçëm u dërguan në
Shkodër, në Dibër e në Mat me thirrjen për
tu bashkuar me kryengritjen, ndërsa agjitatorë të
tjerë filluan të vepronin në radhët e reparteve
turke për ti bindur ushtarët shqiptarë të
dezertonin.
Lajmi rreth fillimit të luftimeve në Shtimje përshpejtoi
veprimet e kryengritësve të Gjilanit, të Preshevës
dhe të viseve përreth, që u hodhën drejt Kaçanikut.
Më 24 prill 3 000 kryengritës, nën udhëheqjen
e Idriz Seferit, shtinë në dorë Grykën e Kaçanikut
dhe dolën në shpinë të ushtrisë turke,
duke e vënë atë në një pozitë kritike.
Kryengritësit vunë nën kontroll të plotë
hekurudhën Shkup-Mitrovicë dhe ndërprenë lidhjen
hekurudhore me kryeqendrën e vilajetit, Shkupin. Si rrjedhim
i këtyre veprimeve, forcat ushtarake osmane, të vendosura
në Ferizaj, u vunë në një gjendje të vështirë.
Sukseset e kryengritësve në Grykën e Carralevës
dhe shtënia në dorë e Shkallës së Kaçanikut
përbënin një fitore ushtarake të rëndësishme,
e cila ndikoi në zhvillimin e mëtejshëm të kryengritjes
në Kosovë. Forcat kryengritëse zotëronin tani
një pjesë të mirë të territoreve të
vilajetit të Kosovës, si dhe disa pika strategjike që
u lejonin të kontrollonin vijat kryesore të komunikacionit.
Ata paralizuan pushtetin civil të administratës xhonturke.
Ndërkaq, ushtria osmane mbeti e bllokuar në qytetet kryesore
të Fushë-Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit.
E pafuqishme për të ndërmarrë ndonjë veprim
luftarak jashtë tyre, ushtria osmane priste ardhjen e forcave
të reja.
Veprimtaria e çetave të armatosura vijoi edhe pas kalimit
të forcave osmane, të komanduara nga Shefqet Turgut pasha,
nga Kosova në Shqipërinë e Veriut e të Mesme,
madje edhe kur në Kosovë u vendosën përsëri
forca të shumta ushtarake. U bënë të shpeshta
përleshjet ndërmjet çetave shqiptare dhe ushtrisë
osmane.
Kryengritja e Kosovës e vitit 1910 ishte e para lëvizje
e armatosur aq e gjerë e popullit shqiptar në fillim të
shek. XX, por që mbeti në kufijtë e një vilajeti
të vetëm. Veprimet e suksesshme luftarake të kryengritësve
në skajin verilindor të vilajetit të Shkodrës
nuk ndikuan në zgjerimin e përmasave të saj.
Lufta e armatosur e popullit shqiptar kundër sundimit osman
nuk arriti të shtrihej në një hapësirë
të gjerë kombëtare as në rrafshin organizativ,
as në atë politik e ushtarak. Madje edhe në kufijtë
e vilajetit të Kosovës nuk u arrit një bashkërendim
i veprimeve luftarake. Ndonëse luftuan për të përballuar
marshimin e ushtrisë së komanduar nga Shefqet Turgut pasha,
kryengritësit nuk arritën të organizonin një
qëndresë të përgjithshme në gjithë
vilajetin. Vatrat e qëndresës së shqiptarëve,
siç qenë ato të Kaçanikut, të Carralevës
etj., mbetën të shkëputura nga njëra-tjetra.
Kryengritja u shtyp edhe për shkak se shqiptarët u ndodhën
përballë një ushtrie të madhe në numër,
në armatime e në pajisje luftarake dhe e drejtuar nga
oficerë të zgjedhur, të stërvitur nga instruktorë
të huaj.
Kryengritja nuk pati përkrahjen e qarqeve politike të
shteteve fqinje dhe të Fuqive të Mëdha që vijuan
ti përmbaheshin politikës, tashmë tradicionale,
të ruajtjes së status quo-s politike kombëtare dhe
ndërkombëta. Grupe të shumta luftëtarësh
vijuan qëndresën edhe pas shtypjes së kryengritjes
së vitit 1910.
Kryengritja e re filloi të përgatitej sipas këtij
progami të përbashkët autonomist. Një nga detyrat
kryesore, ashtu si më parë, ishte formimi brenda vendit
i një qendre të vetme drejtuese për gjithë lëvizjen
kombëtare. politike kombëtare dhe ndërkombëta.
Komitetet e fshehta shqiptare mendonin ta fillonin kryengritjen
në pranverën e vitit 1911, pasi të bëheshin
të gjitha përgatitjet e nevojshme. Komiteti i Manastirit
udhëzonte atëherë komitetet e tjera që të
formonin çeta prej 50 vetash. Përpjekje të shumta
po bëheshin për të futur armë në Shqipëri.
Kryengritja filloi më 24 mars të vitit 1911 kur malësorët
e Hotit, të udhëhequr nga Ded Gjo Luli, nga Gjek Marash
Gjeloshi e të tjerë, filluan veprimet e armatosura dhe
sulmuan fortifikatën kufitare të Rapshës. Lëvizja
u shtri shumë shpejt në Grudë, në Kelmend dhe
në Kastrat.
Më 30 mars u bë në Cetinë mbledhja e udhëheqësve
të kryengritjes, e cila miratoi një memorandum drejtuar
Fuqive të Mëdha. Në këtë dokument kërkohej
paprekshmëria e territoreve shqiptare; të njihej gjuha
shqipe si gjuhë zyrtare në të katër vilajetet,
në zyra e gjyqe dhe si gjuhë mësimi në shkolla;
të gjithë nëpunësit në Shqipëri të
ishin shqiptarë dhe të njihej zyrtarisht kombësia
shqiptare; të ardhurat buxhetore të shpenzoheshin në
dobi të vendit; ushtarët shqiptarë të mos shërbenin
jashtë trojeve shqiptare, me përjashtim të rasteve
të luftës. Memorandumi ishte nënshkruar nga Muharrem
Bushati, Isa Boletini, Sokol Baci, Ded Gjo Luli, Abdulla Aga, Preng
Kola dhe Mehmet Shpendi. Shtypi i kohës theksonte se, megjithëse
kryengritja zhvillohej në një trevë të ngushtë,
të banuar kryesisht nga katolikë, kryengritësit dolën
me kërkesa kombëtare. Ata në thelb kërkuan autonominë
e Shqipërisë.
Fillimi i parakohshëm i kryengritjes në Veri, që
ndodhi për shkak të presioneve të qeverisë malazeze,
pengoi përhapjen e saj të menjëhershme në viset
e tjera më të afërme. Kryengritja e malësorëve
i gjeti këto pjesë të vendit ende të papërgatitura
dhe të paorganizuara për veprime të armatosura të
përbashkëta. Trevat veriore të vendit, sidomos Kosova,
Mirdita e krahinat e tjera, ishin të çarmatosura nga
ekspedita e vitit 1910. Megjithatë, Isa Boletini dhe Sulejman
Batusha nuk hoqën dorë nga përpjekjet për zgjerimin
e kryengritjes në viset e Rrafshit të Dukagjinit.
Në këto rrethana kryengritësit e Veriut iu drejtuan
shqiptarëve të Jugut duke u bërë thirrje që
të bashkoheshin me ta.
Në vilajetin e Janinës, në rajonet e Korçës,
të Elbasanit, të Dibrës dhe të Ohrit komitetet
e fshehta filluan të shpërndanin armë dhe të
organizonin çeta. Më 16 prill u organizua në Manastirin
e Cepos një mbledhje me krerët e kryengritësve të
Gjirokastrës, të Delvinës dhe të viseve të
tjera të Shqipërisë së Jugut, të cilët
u betuan për tu ngritur në luftë të armatosur
kundër Perandorisë Osmane.
Në proklamatën e publikuar më 1 maj 1911, të
shkruar në shqip, frëngjisht, gjermanisht e italisht,
kryengritësit parashtruan edhe njëherë programin
e tyre autonomist. Pasi flitej për vendosjen pas Revolucionit
të regjimit xhonturk, të cilin e përkrahën edhe
shqiptarët, në proklamatë shpalleshin këto kërkesa
të kryengritësve: 1) Shqipëria të bëhej
vetëqeverimtare me sigurim të qeverive të mëdha
nën hije të Turqisë; 2) Shkollat shqipe të mbaheshin
prej qeverisë; 3) Ushtarët shqiptarë të mos
dilnin jashtë kufijve të Shqipërisë, përveç
se në rast lufte.
Ndërkaq, përpjekjet luftarake u bënë më
të shpeshta dhe më të rrepta. Më 3 maj u zhvillua
një nga përleshjet më të mëdha të
kryengritësve me forcat osmane, pas së cilës u hap
rruga për në qendrën e vilajetit, në Shkodër.
Ngjarjet e Kryengritjes shqiptare të vitit 1911 patën
jehonë brenda dhe jashtë vendit. Me kryengritësit
u bashkuan, sado të paktë, edhe vullnetarë nga Italia
e Bullgaria. Shtypi i huaj shkruante për trimërinë
e grave shqiptare, për "amazonat shqiptare", të
cilat, krahas burrave, prindërve dhe vëllezërve të
tyre, luftonin kundër pushtuesve osmanë.
Gjatë muajit maj patriotët shqiptarë të grumbulluar
në Korfuz, si Nikollë Ivanaj, Themistokli Gërmenji,
Ismail Qemali, Pandeli Cale, Stefan Kondillari, Spiro Bellkameni
e të tjerë, krijuan një degë të komitetit
shqiptar të Barit. Ndërkaq u shtuan përpjekjet për
organizimin e kryengritjes në Shqipërinë e Jugut,
ku po punohej për sigurimin e armëve.
Me nismën e Komitetit të kryengritjes (të Podgoricës),
u mblodh në pllajën e Greçës, në perëndim
të Selcës, në Malësinë e Madhe Kuvendi
i Përgjithshëm i krerëve shqiptarë, i cili më
23 qershor miratoi dokumentin më të rëndësishëm
të kryengritjes, të njohur me emrin "Memorandumi
i Greçës", i hartuar nga Ismail Qemali e Luigj
Gurakuqi. Me këtë akt kryengritja e armatosur e shqiptarëve
të veriut kishte tani një program kombëtar në
të cilin aderuan tashmë të gjithë shqiptarët.
Në memorandum parashtroheshin këto kërkesa: tu
jepej garanci se nuk do të përsëriteshin veprimet
antikushtetuese nga qeveria qendrore dhe nga autoritetet lokale
në të gjithë Shqipërinë dhe se do të
respektoheshin fetë e zakonet e vendit; të njihej kombi
shqiptar me po ato të drejta që kishin kombet e tjera
të Perandorisë Osmane; të kishte liri të plotë
për zgjedhjen e deputetëve shqiptarë, numri i të
cilëve të ishte në përpjesëtim me popullsinë;
të kishte liri për përhapjen e gjuhës shqipe
dhe të shkollave shqipe; të bëhej bashkimi i vilajeteve,
ku jetojnë shqiptarët, sipas decentralizimit administrativ,
dhe të harmonizoheshin ligjet turke me të drejtat zakonore
të vendit; nëpunësit e lartë të dinin gjuhën
e zakonet e vendit; të gjithë nëpunësit civilë
dhe financiarë të ishin shqiptarë, ndërsa gjyqtarët,
xhandarët e policët të ishin gjithashtu vendas; të
caktohej një guvernator i përgjithshëm nga sulltani
për një periudhë të caktuar; të përdorej
gjuha shqipe në administratë, në gjyqe e kuvende,
përkrah turqishtes, që mbetej gjuhë zyrtare e qeverisë
qendrore; shërbimi ushtarak i detyrueshëm për të
gjithë në kohë paqeje të kryhej në vend,
ndërsa për banorët e zonave kufitare të organizohej
një shërbim i veçantë ushtarak, që do
të kryhej në krahinat e tyre, për të ruajtur
kufijtë; të përdoreshin në vend, për ndërtime
rrugësh, hekurudhash, shkollash e të tjera, të ardhurat
fiskale me përjashtim të atyre të doganës, të
postës, të telegrafës, të duhanit, të alkoolit
dhe të pullave, të cilat ishin monopole të shtetit
ose u ishin dhënë të huajve sipas kapitulacioneve;
tu njihej fshatarëve e drejta për prerjen e pyjeve
sipas një takse; këshillat e përgjithshme të
kishin të drejtë të jepnin vendime për buxhetin
e vilajeteve dhe të kontrollonin shpenzimet; të jepeshin
fonde të nevojshme për rregullimin e shtëpive e të
dëmeve të tjera të shkaktuara nga operacionet e ushtrive
osmane dhe tu ktheheshin shqiptarëve armët që
u ishin marrë.
Memorandumi i Greçës parashtronte një program të
plotë të autonomisë së Shqipërisë,
ashtu siç ishte konceptuar ajo në platformën e
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare qysh nga koha e Lidhjes së
Prizrenit. Ky memorandum kishte një rëndësi të
veçantë, sepse dilte nga gjiri i kryengritjes dhe në
formulimin tij morën pjesë veprimtarët atdhetarë
të krahinave të ndryshme të vendit e të kolonive
shqiptare të mërgimit. Përmbajtja kombëtare
e këtij memorandumi ishte një argument i fuqishëm
për të kundërshtuar trillimet e qeverisë turke
dhe të propagandës së shteteve fqinje që mohonin
karakterin e vërtetë kombëtar të lëvizjes
shqiptare dhe e paraqisnin kryengritjen e malësorëve si
kryengritje fetare.
Memorandumi ushtroi ndikim të fuqishëm edhe në pjesët
e tjera të Shqipërisë dhe nxiti përpjekjet që
u bënë për kthimin e kryengritjes së Veriut
në një kryengritje të përgjithshme.
Përpjekjet për organizimin e kryengritjes në jug
të vendit u drejtuan nga komitetet "Shoqëria e Zezë
për Shpëtim". Në krye të çetave
që vepronin në jug ishin Namik Delvina, Muharrem Rushiti,
Musa Demi, Spiro Bellkameni, Qamil Panariti, etj. "Shoqëria
e Zezë për Shpëtim" mendonte se mjeti më
i mirë për ta detyruar Turqinë të njihte Memorandumin
e Greçës ishin veprimet sulmuese të armatosura,
të cilat filluan të kryheshin nga çetat.
Më 21 korrik u mbajt në Manastirin e Cepos, në Malin
e Gjerë, Kuvendi i përfaqësuesve të popullsisë
së Çamërisë e të Labërisë dhe
të të gjitha kazave të vilajetit të Janinës,
ku morën pjesë rreth 800 veta, midis të cilëve
edhe përfaqësues të çetave të armatosura
të Shqipërisë së Jugut. Këtu u diskutua
për qëndrimin që do të mbahej kundrejt regjimit
xhonturk në kushtet e shpërthimit të kryengritjes
së Malësisë së Mbishkodrës dhe për
përkrahjen e saj nga popullsia e Shqipërisë së
Jugut. Kuvendi miratoi një memorandum, i cili, duke pasur 43
nënshkrime të pjesëmarrësve, iu dërgua
qeverisë xhonturke. Memorandumi u nënshkrua nga përfaqësues
të popullsisë së Gjirokastrës, të Delvinës,
të Kurveleshit, të Himarës, të Filatit etj.
Në memorandum përkrahej Kryengritja e Malësisë
së Mbishkodrës dhe programi i saj i autonomisë së
Shqipërisë. Kërkohej që qeveria osmane të
zbatonte një administrim të njëllojtë si në
veri, dhe në jug, duke e parë Shqipërinë dhe
kombin shqiptar një e të pandarë. Reformat që
do të zbatoheshin në Malësinë e Mbishkodrës
të shtriheshin njëlloj në të katër vilajetet
shqiptare, të Shkodrës, të Kosovës, të
Manastirit dhe të Janinës.
Në verën e vitit 1911, gjendja e kryengritësve po
keqësohej. Atyre u mungonin armët e municionet, në
kohën kur gjendeshin përballë një ushtrie të
shumtë armike. Si luftëtarët, ashtu edhe familjet
e tyre vuanin për bukë.
Gjendjen e malësorëve e rëndonte edhe më shumë
qëndrimi i qeverisë malazeze, që u bë më
armiqësor kur kryengritësit nuk pranuan të vinin
luftën e tyre në shërbim të politikës së
Cetinës. Meqë edhe Rusia nuk i lejoi Malit të Zi
ta përdorte kryengritjen shqiptare, si pretekst, për të
nisur luftën kundër Perandorisë Osmane, qeveria e
Cetinës u mundua të nxirrte ndonjë përfitim
nga vetë Turqia. Stambolli ishte i interesuar të merrej
vesh sa më shpejt me Malin e Zi, për shkak të gjendjes
që ishte krijuar në gjithë Shqipërinë.
Mali i Zi shpresonte, siç theksohet në dokumentet diplomatike
të kohës, të siguronte ndonjë "kompensim
për shpenzimet e bëra për ushqimin e malësorëve
gjatë kryengritjes, i cili do të kishte formën e
një rishikimi të kufirit në dobi të Malit të
Zi". Në këto kushte, me ndërhyrjen e Rusisë
cariste dhe të monarkisë Habsburge, u arrit më 28
korrik marrëveshja ndërmjet Turqisë e Malit të
Zi për rregullimin e konfliktit kufitar dhe të çështjes
së të arratisurveshqiptarë.
Në po këtë kohë Abdullah Pasha, komandanti i
ri i trupave osmane, shpalli një amnisti të re, por vetëm
për malësorët. Ai u njihte atyre disa privilegje,
që nuk ishin të pranueshme për kryengritësit.
Prandaj, siç dëshmon mikja e shqiptarëve E. Durham,
shqiptarët nuk e pushuan qëndresën.
Meqë, me gjithë përpjekjet që u bënë,
nuk u arrit që kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës
të shndërrohej në një kryengritje të përgjithshme,
që të përfshinte gjithë Shqipërinë
e Veriut dhe atë Jugut, autoritetet osmane arritën të
merren vesh veç me malësorët dhe veç me
shqiptarët në jug.
Më 2 gusht në përfaqësinë e Perandorisë
Osmane në Podgoricë u nënshkrua, sipas propozimeve
turke, marrëveshja e malësorëve me përfaqësuesit
e qeverisë xhonturke.
Pas 5 gushtit malësorët filluan të kthehen në
grupe. Dedë Gjo Luli e disa të tjerë nuk pranuan
të ktheheshin dhe vazhduan të ngulnin këmbë
për njohjen e autonomisë. Dedë Gjo Luli nuk pranoi
as shpërblimet dhe as postet, që i dhanë xhonturqit.
Malësorët që nuk pranuan të ktheheshin, qeveria
malazeze i internoi përtej Moraçës.
Nënshkrimi i marrëveshjes dhe njohja e disa kërkesave
të pjesshme të malësorëve i shtyu edhe krahinat
e tjera të Shqipërisë të kërkonin tu
jepeshin po ato të drejta që u ishin dhënë malësorëve
të Shqipërisë së Veriut.
Pas përfundimit të kryengritjes në Veri, Porta e
Lartë hodhi trupa të shumta ushtarake në Shqipërinë
e Jugut. Në këto rrethana edhe kryengritësve të
Shqipërisë së Jugut nuk u mbeti rrugë tjetër
veçse të pranonin marrëveshjen me qeverinë
xhonturke. Më 18 gusht 1911 u mbajt në Tepelenë mbledhja
e përfaqësuesve të parisë dhe e komandantëve
të çetave të kësaj treve.
Shqiptarët në jug të vendit u detyruan të pranonin
propozimet e qeverisë: amnisti e përgjithshme; mësimi
i gjuhës shqipe në shkollat shtetërore (me alfabetin
latin); subvencionimi nga ana e shtetit i shkollave shqipe; caktimi
i nëpunësve, që njohin gjuhën shqipe dhe zakonet
e vendit; kryerja e shërbimit ushtarak në kohë paqeje
në vend; caktimi i taksave të popullsisë, sipas mundësive
të vendit; rindërtimi i disa urave; mbajtja e armëve
me leje të posaçme; rihapja e Shkollës Normale
të Elbasanit dhe caktimi i fondit për mbajtjen e saj.
Me mbledhjen e Tepelenës dhe me dorëzimin e shumicës
së kryengritësve iu dha fund përkohësisht kryengritjes
edhe në Shqipërinë e Jugut. Por edhe këtu, pati
shumë kryengritës, që nuk e pranuan marrëveshjen
me qeverinë
Kryengritja shqiptare e vitit 1911 përfundoi me një marrëveshje
gjysmake për shkak se nuk arriti të shndërrohej në
një kryengritje të përgjithshme. Ajo nuk arriti ta
detyronte qeverinë xhonturke të pranonte kërkesat
autonomiste të Memorandumit të Greçës. Megjithatë
u arrit të vendosen kontakte midis kryengritësve të
Shqipërisë së Veriut e asaj të Jugut si dhe
me kolonitë. Atdhetarë të njohur nga krahina të
ndryshme të Shqipërisë, si Ismail Qemali, Pandeli
Cale, Salih Hoxha etj., u gjendën ato ditë në Mal
të Zi, pranë malësorëve. Nikollë Ivanaj,
Themistokli Gërmenji e Ismail Qemali shkuan gjithashtu në
kolonitë për të siguruar ndihmën dhe përkrahjen
e tyre. Luigj Gurakuqi, Nikollë Ivanaj, Fadil Toptani e Themistokli
Gërmenji vajtën edhe në Korfuz për të punuar
që andej për zgjerimin e kryengritjes në jug të
vendit.
Kryengritja u zhvillua në kushte të vështira brenda
vendit dhe në rrethana jo të favorshme ndërkombëtare.
Shtetet ballkanike, duke e vlerësuar autonominë e Shqipërisë
si një pengesë për plotësimin e synimeve të
tyre pushtuese ndaj tokave shqiptare, vunë të gjitha forcat
për ta penguar Kryengritjen e Malësisë së Mbishkodrës
dhe për të mos lejuar që ajo të kthehej në
kryengritje të përgjithshme.
Kryengritja e malësorëve ndeshi edhe në kundërshtimin
e shteteve evropiane, sidomos të Rusisë e të Austro-Hungarisë,
të cilat nuk donin turbullira në Ballkan. Në mënyrë
të veçantë, u aktivizua monarkia Habsburge, e cila
pengoi shtrirjen e kryengritjes në të gjithë vendin
dhe u përpoq ta mbante lëvizjen shqiptare brenda kuadrit
të kërkesave kulturore. Të njëjtin qëndrim
mbajti edhe Italia.
Megjithëse Kryengritja e vitit 1911 nuk arriti të sendërtojë
objektivat themelorë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare,
ajo zë një vend të rëndësishëm në
historinë e popullit shqiptar. Ajo shënoi një hap
cilësor përpara në organizimin e lëvizjes kombëtare
dhe ngriti në një shkallë më të lartë
ndërgjegjenpolitiketëshqiptarëve.
Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës, si nga
ana organizative, ashtu edhe nga ajo ideore, shënoi një
hap të madh përpara në krahasim me kryengritjen e
vitit 1910. Ajo u zhvillua nën udhëheqjen e një qendre
të vetme, të Komitetit të Podgoricës. Kulmin
e saj kryengritja e arriti në qershor, kur duke miratuar (më
23 qershor) Memorandumin e Greçës, shpalli kërkesën
e autonomisë së Shqipërisë, si program të
mbarë lëvizjes kombëtare.
Kryengritja e vitit 1911 mund të mbahet si prologu i Kryengritjes
së Përgjithshme shqiptare të vitit 1912. Shqiptarët
marrëveshjet me xhonturqit qenë vetëm një armëpushim
i përkohshëm i nevojshëm për të mbledhur
forcat e për ti dhënë goditjen përfundimtare
sundimit osman në Shqipëri.
C) KRYENGRITJA E PËRGJITHSHME (1912)
Edhe pas marrëveshjeve që përfundoi me udhëheqësit
e kryengritësve në vitin 1911, Porta e Lartë nuk
ndërmori asnjë masë që do ta përmirësonte
gjendjen ekonomike e arsimore të vilajeteve shqiptare, që
vinte duke u rënduar. Moszbatimi i marrëveshjeve të
gushtit të vitit 1911, vënia e taksave të reja dhe
keqësimi i gjendjes ekonomike në vend e shtuan pakënaqësinë
e popullit në fillim të vitit 1912.
Nga ana tjetër, shqiptarët i shqetësonte edhe përgatitja
për krijimin e aleancës ballkanike, konturet e së
cilës po ravijëzoheshin në horizontin ballkanik.
Në këto rrethana qarqet e gjera atdhetare brenda dhe jashtë
vendit filluan të mendonin për organizimin e një
kryengritjeje të re, që duhej të fillonte në
pranverën e ardhshme.
Ndërkohë gjendja politike në Shqipëri vinte
duke u acaruar. Gjatë vjeshtës u dendësuan kontaktet
ndërmjet përfaqësuesve të viseve të ndryshme,
që kishin si objekt diskutimi organizimin e kryengritjes, për
sendërtimin e programit politik të Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare, të autonomisë së vendit.
Në dhjetor të vitit 1911 deputetët shqiptarë,
midis të cilëve u dalluan Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina?,
duke përfituar nga kriza që kishte mbërthyer Perandorinë
Osmane dhe qeverisjen e xhonturqve, kërkuan edhe njëherë
zbatimin e reformave politike, ekonomike e kulturore në Shqipëri,
të cilat kishin si qëllim të fundit ta shtynin Portën
e Lartë të njihte kombësinë shqiptare dhe të
drejtën e saj për tu vetëqeverisur.
Përvoja e luftës trivjeçare (1909-1911) e shqiptarëve
kundër regjimit xhonturk kishte provuar domosdoshmërinë
e krijimit të një qendre të vetme drejtuese dhe udhëheqëse
të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Përpjekja e
parë për bashkërendimin e luftës së të
gjitha trevave shqiptare kundër zgjedhës xhonturke u bë
në Stamboll.
Pas këshillimeve, që u zhvilluan ndërmjet Ismail
Qemalit dhe Hasan Prishtinës më 12 janar 1912, u vendos
të mbahej një takim i një grupi personalitetesh të
jetës politike shqiptare. Takimi u bë në mesin e
muajit janar, nën kryesinë e Ismail Qemalit, në shtëpinë
e Syrja Vlorës, në lagjen Taksim të Stambollit. Në
të morën pjesë, përveç Ismail Qemalit,
Hasan Prishtinës e Syrja Vlorës, edhe Myfid Libohova,
Esat Toptani, Aziz Vrioni, Bedri Pejani, Mustafa Kruja e të
tjerë.
Mbledhja e Taksimit ripohoi përfundimin se shqiptarëve,
për të siguruar të drejtat kombëtare e politike,
nuk u kishte mbetur rrugë tjetër përveç organizimit
të një kryengritjeje të përgjithshme. Aty u
diskutua gjithashtu për aspektet organizative të lëvizjes
së armatosur në Shqipëri.
Një nga detyrat parësore të kryengritjes së
armatosur që po përgatitej mbetej sigurimi i aleatëve
ose të paktën sigurimi i krahëve të forcave
kryengritëse gjatë ndeshjes me forcat ushtarake osmane.
Hasan Prishtina, pas shpërndarjes së parlamentit, hyri
në bisedime me deputetë arabë e kurdë dhe u
bëri thirrje atyre që ti kundërviheshin me
kryengritjen e armatosur politikës nacionaliste dhe asimiluese
të xhonturqve.
Ndërkohë, Ismail Qemali vazhdoi përçapjet
diplomatike pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha
në disa prej kryeqyteteve evropiane. Duke njohur qëndrimin
e shteteve fqinje ndaj çështjes shqiptare, ai iu shmang
vizitës në kryeqytetet ballkanike.
Edhe Hasan Prishtina, me tu kthyer nga Stambolli në Kosovë,
u përpoq të siguronte bashkëpunimin me lëvizjen
bullgaro-maqedone në Shqipërinë Lindore. Për
këtë qëllim pati një takim me ish-deputetin
e Shkupit në parlamentin osman, Pavllov, të cilit i kumtoi
se për të shpëtuar nga politika panturke e xhonturqve,
që po u sillte pasoja shumë të rënda si shqiptarëve,
ashtu edhe maqedonëve, ishte e domosdoshme të organizohej
një kryengritje e përbashkët, për të arritur
krijimin e një shteti autonom shqiptaro-maqedon.
Veprimtarët më të përkushtuar të komiteteve
të fshehta e të shoqërive atdhetare të mërgimit
iu vunë organizimit të kryengritjes dhe furnizimit të
luftëtarëve me armë e me municione. Brenda vendit,
përveç komiteteve që vepronin në Kosovë,
me organizimin e çetave merreshin edhe komitetet e Manastirit,
të Korçës, të Çamërisë, të
Vlorës, të Elbasanit, të Dibrës etj., ndërsa
jashtë vijonte veprimtarinë e tij Komiteti italo-shqiptar
me Nikollë Ivanajn në krye. Në muajin prill Ismail
Qemali rikrijoi në Korfuz një komitet të ri. Në
dyjavorin e dytë të muajit prill ai, së bashku me
Luigj Gurakuqin, u hodhën në Shqipëri për të
organizuar kryengritjen, ku qëndruan afro tri javë, i
pari në Shqipërinë e Jugut dhe i dyti në atë
të Veriut.
Me gjithë mungesat në të holla, në armatime
e në materiale luftarake, numri i kryengritësve rritej
çdo ditë. Sipas shtypit të kohës ai kishte
arritur në maj 1912 në 15 mijë veta.
Zgjerimi i veprimeve luftarake të kryengritësve shtroi
si një detyrë të ngutshme bashkërendimin dhe
organizimin e kryengritjes në shkallë kombëtare.
Të parët që e ndjenë këtë nevojë
të organizimit ishin udhëheqësit e forcave kryengritëse
të Kosovës. Në thirrjen drejtuar popullit shqiptar
në fillim të muajit maj nga Malësia e Gjakovës
shtrohej kërkesa e bashkimit të kryengritësve nën
drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar.
Për këto qëllime u vendos të thirrej në
Junik një kuvend shqiptar.
Kuvendi u mblodh në Junik më 21-25 maj 1912, me nismën
e Hasan Prishtinës. Në të morën pjesë 250
delegatë nga vilajeti i Kosovës, si dhe nga sanxhakët
e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit; ishin
gjithashtu disa përfaqësues nga krahinat e Jugut.
Në Kuvend u lidh besa dhe u vendos të ndërmerrej
një kryengritje e përgjithshme kundër sundimit të
huaj. Krerët autonomistë, në kundërshtim me
parinë turkomane të Kuvendit, shpallën këtu
programin politik të kryengritjes, i cili u miratua nga Kuvendi
dhe iu dorëzua qeverisë së Stambollit. Programi përmbante
këto kërkesa: njohjen e autonomisë së Shqipërisë,
vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës
shqipe me alfabetin kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen
e flamurit shqiptar në të gjithë vendin, emërimin
e një stërnipi të familjeve "princore"
shqiptare si guvernator të përgjithshëm dhe garancinë
e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre
kërkesave.
Vendimet e Kuvendit të Junikut i dhanë një shtytje
të mëtejshme kryengritjes së përgjithshme shqiptare.
Ato u përkrahën edhe nga kuvendet dhe komitetet e viseve
të tjera të Shqipërisë.
Kryengritja shqiptare po merrte përpjesëtime gjithnjë
e më të mëdha dhe po shndërrohej gradualisht
në një kryengritje të përgjithshme, në
të cilën merrnin pjesë shtresa të ndryshme shoqërore,
fshatarë, qytetarë, oficerë dhe ushtarë shqiptarë,
që kishin dezertuar nga ushtria osmane. Si rrjedhim, kryengritja
mori karakter të gjerë popullor.
Kryengritja shqiptare shpërtheu në kushtet e thellimit
të krizës së Perandorisë Osmane dhe të
acarimit të gjendjes ndërkombëtare në Ballkan,
kur shtetet ballkanike po bënin përpjekje për një
aleancë ndërmjet tyre. Më 13 mars 1912 u nënshkrua
Traktati i miqësisë dhe i aleancës ndërmjet
Serbisë e Bullgarisë. Në "Aneksin e fshehtë"
të tij bëhej fjalë edhe për ndarjen e tokave
shqiptare midis aleatëve. Më 29 maj u nënshkrua Traktati
greko-bullgar dhe në korrik Mali i Zi e Bullgaria përfunduan
një marrëveshje verbale.
Sukseset e kryengritësve në Kosovë i dhanë një
shtytje të mëtejshme lëvizjes kombëtare në
Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, forcuan gatishmërinë
e popullsisë së tyre për tu hedhur në
kryengritjen e armatosur.
Megjithëse u ndodhën përballë një ushtrie
të shumtë, të përqendruar në vilajetin
e Kosovës, kryengritësit arritën të çlironin
krahina të tëra, ku nuk ndihej më pushteti xhonturk.
Kryengritja shqiptare e futi Portën e Lartë dhe pallatin
sulltanor në një krizë të rëndë. Të
gjitha masat që mori qeveria për shtypjen e kryengritjes
së armatosur të shqiptarëve, nuk dhanë ndonjë
përfundim.
Ndërkohë forcat kryengritëse në Kosovë
u hodhën në sulm për çlirimin e qyteteve.
Pasi kishin çliruar Gjakovën më 17 korrik, kryengritësit,
të udhëhequr nga Hasan Prishtina e Bajram Curri, iu drejtuan
Prishtinës. Qytetarët e Prishtinës, me një aksion
të shpejtë, të përkrahur edhe nga xhandarët
e vendit dhe nga një pjesë e ushtrisë, rrethuan zyrën
e telegrafës dhe e detyruan komandantin osman që të
hiqte dorë nga qëndresa. Kështu, kryengritësit
hynë në Prishtinë pa luftë dhe e çliruan
atë më 21 korrik.
Më 22 korrik forcat e Mitrovicës çliruan Pazarin
e Ri. Autoritetet civile e ushtarake të qytetit u bashkuan
me kryengritësit. Banorët shqiptarë të Senicës,
të Novi Varoshit, të Akovës, të Prepoljes, të
Plevljes, të Tërgovishtës, të Beranës dhe
të Kolashinit hynë në lidhje me Isa Boletinin. Po
më 22 korrik u solidarizuan me kryengritësit edhe forcat
qeveritare që ndodheshin në Prizren.
Nga Pazari i Ri forcat e komanduara nga Isa Boletini, rreth 6 000
veta, u drejtuan për në Mitrovicë. Qyteti, pas bisedimeve
të nënprefektit me Isa Boletinin, u dorëzua pa luftë
më 27 korrik 1912. Pas Mitrovicës u çliruan edhe
Vuçiterna e Ferizaj. Që këtej kryengritësit
marshuan drejt Prishtinës për tu bashkuar me forcat
e Bajram Currit.
Në viset juglindore të Kosovës, rreth 2 000 kryengritës
të drejtuar nga Idriz Seferi e Bejtullah Aga, pas vendimit
që morën në kuvendin e organizuar në Pozharan,
nisën sulmin mbi qytetin e Gjilanit, dhe e çliruan atë.
Kryengritësit e kësaj treve ishin të gatshëm
të marshonin drejt Kaçanikut e Shkupit. Më 27 korrik
forcat kryengritëse çliruan Bujanovcin, ku vendosën
rendin dhe qetësinë.
Në kuvendin e mbajtur në Ferizaj, më 6 gusht, u miratua
nga përfaqësuesit e kryengritjes shqiptare dhe iu paraqit
palës turke një parashtresë me emrin "Katërmbëdhjetë
pikat e Hasan Prishtinës". Në parashtesën prej
14 pikash të Hasan Prishtinës kërkohej ti njiheshin
Shqipërisë të drejta të gjera kombëtare
siç ishin: emërimi në Shqipëri i nëpunësve
të aftë që njihnin gjuhën dhe zakonet e vendit;
kryerja e shërbimit ushtarak në Shqipëri e në
Maqedoni, me përjashtim të kohës së luftës;
zbatimi i ligjit të maleve për krahina të caktuara;
armatosja e shqiptarëve me armë moderne; hapja e shkollave
reale e bujqësore, në programet e të cilave do të
përfshihej edhe mësimi i gjuhës së vendit; lejimi
për hapjen e shkollave private në Shqipëri; hapja
e shkollave teologjike moderne në përputhje me nevojat
e vendit; mësimi i gjuhës së vendit në shkollat
fillore, qytetëse dhe në gjimnazet; zhvillimi i tregtisë,
i bujqësisë, i punëve botore dhe ndërtimi i
hekurudhave; zbatimi i organizimit të krahinave, ruajtja e
zakoneve dhe e traditave të vendit; shpallja e faljes së
përgjithshme për të gjithë pjesëmarrësit
e lëvizjes kundërqeveritare; zhdëmtimi i shtëpive
të djegura e të shkatërruara; nxjerrja në gjyq
e pjesëtarëve të kabinetit të Haki e Said Pashës.
Meqenëse kryengritësit, edhe pas mbarimit të afatit
të caktuar nuk morën asnjë përgjigje për
kërkesat e paraqitura në 14 pikat e Hasan Prishtinës,
u vendos të marshohej drejt Shkupit. Më 11 gusht hyri
atje grupi i parë i kryengritësve, i përbërë
nga 200 veta me Zefin e Vogël dhe me Bajram Daklanin në
krye. Bajram Daklani, sipas gazetës "Shkupi", shpalosi
në qytet flamurin kombëtar shqiptar. Më 13 gusht
hynë forcat e komanduara nga Isa Boletini. Forcat kryesore
të kryengritjes, rreth 6 000 veta, hynë në Shkupin
e çliruar më 15 gusht, të udhëhequra nga Bajram
Curri. Ushtarët osmanë nuk bënë asnjë qëndresë.
Numri i kryengritësve në Shkup arriti në më
shumë se 30 000 veta.
Nga Shkupi grupe kryengritësish marshuan drejt Tetovës,
Kumanovës e Preshevës dhe i çliruan edhe këto
qytete, duke liruar gjithashtu të burgosurit. Një grup
kryengritësish u drejtua për në Velesh.
Lajmi i çlirimit të Shkupit i dha një hov të
ri kryengritjes edhe në viset e tjera të Shqipërisë.
Më 14 gusht kryengritësit hynë në qytetin e
Fierit, ndërsa më 15 gusht çeta e Përmetit
(e komanduar nga Mehmet Pavari) dhe çeta e Spiro Bellkamenit
hynë në këtë qytet. Forcat osmane si dhe në
raste të tjera nuk bënë qëndresë. Në
Gjirokastër, në Leskovik, në Prevezë e në
Filat u organizuan mitingje, në të cilat u shpall "Bashkimi
i toskëve me kërkesat e njohura kombëtare".
Përfundimi i kryengritjes dhe bisedimet e shqiptarëve
me komisionin qeveritar shkaktuan shqetësime të mëdha
te qeveritë ballkanike. Ministri i Punëve të Jashtme
të Serbisë deklaroi ato ditë se, me pranimin e kërkesave
të kryengritësve shqiptarë nga qeveria osmane, rrezikoheshin
synimet e Beogradit në Ballkanin Perëndimor. Edhe Athina,
duke pretenduar se zhvillimet e reja politike në Shqipëri
rrezikonin interesat e Greqisë, të Malit të Zi, të
Serbisë e të Bullgarisë, propozoi të "fillohej
një aksion i përbashkët për ti thyer shqiptarët".
Beogradi paralajmëroi qeverinë turke që, në
rast se do të plotësoheshin kërkesat shqiptare, nuk
do të mund të shmangeshin tronditjet e reja, që do
të ishin shumë të rrezikshme, në radhë
të parë për Turqinë.
Beogradi e Sofja kërkuan me këmbëngulje nga Rusia
dhe nga Anglia që të ndërhynin në mënyrë
energjike kundër njohjes së autonomisë së shqiptarëve.
Edhe Fuqitë e Mëdha i bënë të ditur qeverisë
turke që, në rast se shqiptarëve do tu jepeshin
zyrtarisht koncesionet që kërkonin, kjo jo vetëm
do të sillte acarimin e marrëdhënieve me ta, por
Stambolli do të përballej dhe me shtetet ballkanike, të
cilat, duke pasur përkrahjen e Rusisë, po përgatisnin
luftën e armatosur kundër Perandorisë Osmane. Ambasadori
rus Girs i bëri të ditur Stambollit, se qeveria e tij
do ti kundërvihej çdo kombinimi politik që
synonte krijimin e vilajetit të ri shqiptar. Ai theksoi gjithashtu
se çdo lloj reforme që do të zbatohej nga qeveria
osmane në Ballkan, domethënë çdo lëshim
ndaj shqiptarëve, do të shtrihej edhe në viset e
banuara nga të krishterët dhe nga popujt e tjerë
joturq.
Ambasadori francez në Stamboll i tërhoqi vërejtjen
ministrit të Jashtëm të Turqisë për pasojat
e rënda që do të sillte caktimi i kufijve të
Shqipërisë. Në këtë rast, theksonte ai,
Serbia e Bullgaria do të kundërshtonin në mënyrën
më energjike që brenda vilajetit të ri shqiptar të
përfshihej qoftë edhe pjesa më e vogël e viseve
të banuara nga serbë e bullgarë.
Qëndrimi i Vjenës ishte i ndryshëm nga ai i Fuqive
të tjera të Mëdha. Ajo i quajti të arsyeshme
14 kërkesat e shqiptarëve, ndërsa konti Berhtold
u përpoq që ato të përkraheshin edhe nga Fuqitë
e Mëdha. Por Vjena nuk kuptonte me këto njohjen e autonomisë
së Shqipërisë. Më 13 gusht kur kryengritësit
shqiptarë kishin hyrë në Shkup, ministri i Punëve
të Jashtme të Austro-Hungarisë u propozoi Fuqive
të Mëdha që të ndërmerrnin një hap
kolektiv në Stamboll për të kërkuar zbatimin
e politikës së decentralizimit, e cila ti përshtatej
gjendjes etnike reale në Turqi. Ballplaci propozoi gjithashtu
që të këshilloheshin qeveritë ballkanike nga
Fuqitë e Mëdha për të mbajtur një qëndrim
paqësor.
Këto përçapje diplomatike të Vjenës synonin
ta detyronin Stambollin ti pranonte kërkesat shqiptare
dhe njëherazi të parandalonte ndërhyrjen e shteteve
ballkanike.
Por propozimi i Vjenës i 13 gushtit nuk gjeti përkrahje
nga partnerët e saj evropianë. Kundër propozimit
të Berhtoldit u shprehën edhe qeveritë e shteteve
ballkanike. Ato deklaruan se zbatimi i politikës së decentralizimit
do të çonte në krijimin e Shqipërisë
autonome dhe se ato "shqetësoheshin" në këtë
rast për fatin e bashkatdhetarëve të tyre në
Turqi.
Nën trysninë e Fuqive të Mëdha dhe të shteteve
ballkanike Porta e Lartë u përpoq që gjatë redaktimit
të marrëveshjes me udhëheqjen e kryengritjes shqiptare
të mos përmendeshin fjalët Shqipëri dhe shqiptarë.
Ndërkaq Porta e Lartë synonte të qetësonte shtetet
ballkanike duke u bërë të ditur se privilegjet që
do tu jepeshin shqiptarëve mund të shtriheshin edhe
mbi popujt joshqiptarë të vilajeteve të Kosovës,
të Manastirit e të Janinës.
Ministri i Jashtëm turk u deklaroi kolegëve të vet
ballkanas se Porta dëshironte të kënaqte njëlloj
të gjithë popujt dhe ishte kategorikisht kundër dhënies
së koncesioneve vetëm një populli, duke diskriminuar
të tjerët.
Pas udhëzimeve që mori nga Stambolli, Komisioni qeveritar
rifilloi bisedimet rreth kërkesave të parashtruara nga
kryengritësit në 14 pikat e Hasan Prishtinës. Më
18 gusht qeveria turke deklaroi se i pranonte ato, përveç
kthimit të armëve të luftës dhe hedhjes në
gjyq të pjesëtarëve të kabineteve xhonturke
të Haki dhe Said Pashës, duke theksuar se miratimi i këtyre
dy kërkesave ishte në kompetencën e parlamentit.
Udhëheqja e kryengritjes në Kosovë deklaroi se e
pranonte këtë marrëveshje dhe shpalli ndërprerjen
e kryengritjes. Në rrethanat e krijuara nuk mund të bëhej
fjalë për të vazhduar marshimin e kryengritësve
drejt Selanikut. Pas kësaj forcat kryengritëse lanë
Shkupin. Hasan Prishtina njoftoi gjithashtu përfaqësuesit
e Shqipërisë së Mesme dhe të asaj të Jugut
që të ndërprisnin veprimet e armatosura kundër
trupave qeveritare. Ai njoftonte në këtë rast se
kërkesat e kryengritësve u pranuan për të gjithë
Shqipërinë. Në këto rrethana kryengritja u ndërpre.
Thirrja që Hasan Prishtina u bëri kryengritësve për
tu larguar nga Shkupi dhe për të shkuar në
vendet e tyre, do të ndihmonte në organizimin e mbrojtjes
së atdheut nga agresorët ballkanas, të cilët
po përgatiteshin të sulmonin tokat shqiptare.
Përgjithësisht, marrëveshja shqiptaro-turke e 18
gushtit ishte gjysmake dhe e pasigurt. Qeveria deklaroi gjithashtu
se kërkesat e pranuara u njiheshin vetëm vilajeteve të
Kosovës, të Manasirit e të Janinës. Kjo do të
thoshte që ato nuk do të shtriheshin në vilajetin
e katërt shqiptar, në atë të Shkodrës.
Edhe pse pikat e kësaj marrëveshjeje nuk ishin të
njëjta me 12 pikat që iu njohën më 1911 malësorëve
të Mbishkodrës, Porta mendonte se kërkesat e asaj
province (të vilajetit të Shkodrës) qenë plotësuar
me marrëveshjen e Podgoricës.
Isa Boletini sapo u kthye në Mitrovicë, pas përfundimit
të marrëveshjes shqiptaro-turke, ngriti atje këshillin
administrativ dhe në njoftimin telegrafik, që i bëri
valiut të Kosovës në Shkup, i kumtoi: "Tash
e tutje për çdo gjë populli do të vetëvendosë
në mënyrë të pavarur nga pushteti osman".
Por ky proces i realizimit të vetëvendosjes u ndërpre
për shkak të fillimit më 9 tetor të Luftës
Ballkanike dhe të dyndjes së ushtrive serbe e malazeze
në trevat shqiptare. Lufta Ballkanike krijoi për Shqipërinë
një gjendje nga më të rrezikshmet në historinë
e saj, çoi në pushtimin ushtarak të territoreve
të vendit nga agresorët ballkanas serbë, malazezë
dhe grekë, duke i hapur kështu rrugën copëtimit
dhe aneksimit të tyre.
*****
Ndryshe nga kryengritjet e mëparshme të armatosura,
ajo e vitit 1912 u shtri në mbarë Shqipërinë,
bashkoi gjithë shqiptarët pa dallim krahine, feje dhe
përkatësie shoqërore.
Në rrafsh të jashtëm kryengritja u zhvillua në
rrethana jo të favorshme për shqiptarët. Fuqitë
e Mëdha vazhdonin ti përmbaheshin ende politikës
së tyre tradicionale të ruajtjes së status quo-së
në Perandorinë Osmane dhe në Ballkan. Përveç
kësaj, ata mendonin se njohja e autonomisë së Shqipërisë
do të krijonte të çara në marrëdhëniet
ndërmjet tyre. Kryengritja shqiptare dhe kërkesat e saj
kombëtare u kundërshtuan në mënyrë të
veçantë nga shtetet ballkanike, të cilat e shihnin
mundësinë e shpalljes së një shteti autonom
ose të pavarur shqiptar si një pengesë për synimet
e tyre ekspansioniste në Ballkanin Perëndimor.
Pranimi nga shqiptarët i marrëveshjes shqiptaro-turke
të 18 gushtit 1912 ishte në thelb një kompromis i
pashmangshëm, një lëshim i detyruar, i imponuar kryesisht
nga rrethanat ndërkombëtare. Megjithatë, në
qoftë se qeveria turke do ta zbatonte tërësisht atë,
kjo marrëveshje do ti hapte rrugën zgjidhjes së
çështjes shqiptare.
Kryengritja pati edhe dobësi të karakterit organizativ.
Çlirimi i qyteteve, që ishte një sukses i madh
i saj dhe mund të çonte në çlirimin e gjithë
Shqipërisë, nuk u shoqërua, përveç disa
rasteve, me likuidimin e administratës osmane dhe me vendosjen
e një administrate të re shqiptare. Disa masa, si lirimi
i të burgosurve a dëbimi i funksionarëve të
veçuar, qenë të pamjaftueshme për tia
arritur këtij qëllimi. Këtë detyrë të
vendosjes së pushtetit të shqiptarëve në vend
të atij osman, që do të ishte një garanci për
zbatimin e marrëveshjes së pranuar nga Porta e Lartë,
udhëheqja e kryengritjes nuk e shtroi fare për zgjidhje.
Kryengritja e vitit 1912 ishte e përgjithshme, u shtri në
mbarë vendin, në Kosovë, në Shqipërinë
e Mesme dhe në atë të Jugut, ku prej kohësh
vepronin çetat e armatosura. Megjithatë, forca e veprimeve
të saj luftarake nuk ishte kudo e njëjtë. Ajo qe
më e fuqishme në vilajetin e Kosovës, krahasuar me
territoret e tri vilajeteve të tjera (të Shkodrës,
të Manastirit e të Janinës). Përveç kësaj,
nuk pati një bashkërendim në kohë të veprimeve
luftarake, të cilat në viset e tjera, sidomos në
Jug, filluan më vonë se në Kosovë.
Në ecurinë e kryengritjes së përgjithshme ushtruan
ndikim negativ lëkundjet e përfaqësuesve të
veçantë të parisë çifligare e bajraktare
që u shfaqën sidomos në qëndrimin ndaj kërkesave
kombëtare. Disa prej të tyre u treguan të gatshëm
të shkëputeshin nga sundimi i huaj osman, ndërsa
disa të tjerë u vunë në shërbim të
qarqeve sunduese fqinje, u bënë përçues të
politikës së tyre në udhëheqjen e kryengritjes
dhe u përpoqën ta pengonin luftën e armatosur popullore.
Pavarësisht nga këto dobësi, Kryengritja e vitit
1912 shënoi hapa të rëndësishëm në
sendërtimin e programit themelor politik të Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare. Ajo nxori në shesh dobësinë
e Perandorisë Osmane, e tronditi atë dhe afroi fundin
e saj. Në këto rrethana aleatët ballkanikë nuk
e patën të vështirë ti jepnin asaj goditjen
e fundit. Kryengritja shqiptare dhe sukseset e saj ushtarake e politike
ndikuan gjithashtu në përshpejtimin e shpërthimit
të Luftës së Parë Ballkanike. Por ajo tregoi
gjithashtu se shtetet ballkanike dhe Fuqitë e Mëdha nuk
do ta kishin të lehtë tani të mënjanonin çështjen
shqiptare nga të gjitha kombinacionet që do të shestoheshin
pas kësaj lufte në tryezat e gjelbërta të diplomacisë.
Kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912 përbëjnë
një faqe të re, një shkallë më të
lartë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Nga qëllimet
që shtruan, nga cilësia e organizimit, nga forca luftarake
dhe veçanërisht nga rrjedhojat e tyre, këto kryengritje
zënë një vend të rëndësishëm
në historinë e popullit shqiptar. Ato kishin si objektiv
kryesor plotësimin e programit kombëtar të lëvizjes
shqiptare, të përcaktuar qysh në kohën e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit, krijimin e shtetit autonom e më
pas të pavarur shqiptar. Kështu do të përmbusheshin
aspiratat kombëtare të të gjithë popullit shqiptar,
do ti bëhej ballë rrezikut të copëtimit
të trojeve shqiptare dhe do ti hapej rrugë përparimit
ekonomiko-shoqëror e kulturor të vendit.
Kryengritjet e viteve 1910-1912 përbëjnë fazën
e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, e cila u mbyll
me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë
më 28 Nëntor të vitit 1912. Gjithë ecuria e
tyre dëshmon për zhvillimin e ndërgjegjes politike
kombëtare të të gjithë popullit shqiptar, pa
dallime krahinore.
Lëvizja shqiptare e viteve 1910-1912 luajti një rol të
rëndësishëm edhe në rrafshin e jashtëm,
në zhvillimin e ngjarjeve politike në Turqinë Evropiane,
në mënyrë të veçantë në dobësimin
e pozitave të Perandorisë Osmane në këtë
zonë. Aleatët ballkanikë shpejtuan ta shfrytëzonin
këtë faktor për interesat e tyre pushtues. Në
vend që ta mbështesnin lëvizjen shqiptare të
vitit 1912, ata shpejtuan të përfitonin prej saj, madje
pa përfillur fare interesat kombëtarë të shqiptarëve.
Qarqet politike të shteteve fqinje ballkanike, synonin të
pengonin me çdo mënyrë formimin e një shteti
kombëtar qoftë dhe autonom shqiptar e përgjithësisht
lëvizjen çlirimtare të popujve të shtypur
ballkanikë dhe ti zgjidhnin problemet e Ballkanit nëpërmjet
një lufte grabitqare, pushtuese, siç qe ajo ballkanike.
Beogradi, Athina e Cetina dëshironin që lufta e shqiptarëve
kundër Perandorisë Osmane të përfundonte me
cfilitjen e të dyja palëve.
Me shpërthimin e Luftës Ballkanike shqiptarët dhe
lëvizja e tyre kombëtare u gjendën, ashtu si më
1878-1881, midis dy zjarresh: midis sundimtarëve shumëshekullorë
osmanë dhe aleatëve ballkanikë, që filluan të
kënaqnin lakmitë shoviniste të shpallura me kohë
në programet e tyre nacionale, siç qenë "Naçertania",
"Megali Ideja" etj.
Rreziku i ri i copëtimit të trojeve shqiptare nuk mund
të mos ndikonte në strategjinë dhe në taktikën
e luftës së shqiptarëve për çlirimin
kombëtar. Kërkesë mbizotëruese e Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare mbeti edhe në këtë kohë,
deri tri-katër javë para se të shpallej pavarësia,
ajo e autonomisë territoriale-administrative të Shqipërisë
dhe jo pavarësia e plotë e vendit dhe shkëputja e
tij nga Perandoria Osmane, siç ndodhi më 28 Nëntor
1912.
Realizimi i autonomisë mendohej si rruga më e mirë
për ti bërë ballë rrezikut imediat të
copëtimit tashmë tërësor të trojeve shqiptare
ndërmjet fqinjëve. Por kjo kërkesë nuk e mbyllte
perspektivën e arritjes së pavarësisë kombëtare,
përkundrazi, në ato rrethana vetëm kështu mund
ti hapej rruga dhe të shpejtohej sigurimi i saj. Si e
tillë ajo ishte një kërkesë realiste dhe njëherazi
kalimtare drejt pavarësisë.
Kjo strategji mbeti në fuqi edhe gjatë kryengritjeve të
mëdha të viteve 1910-1912, të cilat qëndrojnë
në themelet e Kuvendit Kombëtar të Vlorës dhe
të Aktit të tij historik të Shpalljes së Pavarësisë,
pavarësisht se midis tyre qëndron Lufta Ballkanike e viteve
1912-1913. Ato përbëjnë faktorin vendimtar në
rrugën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
më 28 Nëntor 1912.
D)SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Kryengritjet e mëdha shqiptare dhe lufta italo-turke e kishin
dobësuar pozitën e Turqisë në Ballkan dhe u
kishin krijuar popujve të kësaj zone kushte të favorshme
për zhdukjen e plotë të sundimit osman.
Shtetet ballkanike, me gjithë kontradiktat e thella që
kishin ndërmjet tyre, shpejtuan të lidhnin një aleancë
politike e ushtarake për ti dalë përpara çdo
të papriture dhe për ta zgjidhur çështjen
në përputhje me interesat dinastikë. Formimin e një
aleance të tillë e përkrahte edhe Rusia cariste,
e cila kërkonte ta përdorte atë si gardh kundër
shtrirjes austro-gjermane në Evropën Juglindore.
Bisedimet për formimin e kësaj aleance i kishin filluar
qysh në tetor 1911 kryeministri bullgar Geshov dhe ai serb
Milovanoviç. Një nga çështjet themelore
të këtyre bisedimeve ishte, krahas asaj të Maqedonisë,
edhe ajo e copëtimit të Shqipërisë. Kjo kishte
të bënte me synimet e Serbisë për të dalë
në detin Adriatik e për tu lidhur me tregjet e Evropës
Perëndimore.
Më 13 mars 1912 u përfundua marrëveshja serbo-bullgare.
Ajo përmbante një shtojcë të fshehtë, sipas
të cilës Bullgaria i njihte Serbisë jo vetëm
tokat me popullsi serbe, por edhe aneksimin e tokave shqiptare në
veri e në perëndim të Bjeshkëve të Sharrit
(Shqipërinë e Mesme, Veriore dhe Verilindore), kurse Serbia
i njihte Bullgarisë tokat në lindje të Rodopit dhe
të lumit Struma. Territori midis Bjeshkëve të Sharrit,
lumit Struma dhe liqenit të Ohrit, me qytetet kryesore Dibër,
Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Kumanovë e
Shkup, u quajtën si zonë e diskutueshme; si arbitër
për zgjidhjen e kësaj çështjeje u caktua cari
i Rusisë.
Në fund të shtatorit si Turqia, ashtu edhe shtetet ballkanike
filluan mobilizimin e ushtrive të veta. Dukej qartë se
konflikti i armatosur ishte i pashmangshëm. Lufta Ballkanike
shpërtheu. Më 8 tetor Mali i Zi i shpalli luftë Turqisë.
Më 17 tetor i shpallën asaj luftë Serbia e Bullgaria
dhe një ditë më vonë Greqia.
Lufta e Parë Ballkanike, përderisa drejtohej kundër
Turqisë dhe kishte për qëllim bashkimin kombëtar
të popujve ballkanikë, objektivisht kryente një funksion
përparimtar. Por ajo u drejtua nga qarqet shoviniste të
vendeve të Ballkanit dhe u kthye në një luftë
grabitqare, pushtuese, sidomos ndaj Shqipërisë e Maqedonisë.
Shqiptarët ishin po aq të interesuar sa edhe popujt e
tjerë të shtypur të Ballkanit për tu çliruar
nga zgjedha osmane. Përfaqësuesit e tyre bënë
përpjekje për tu lidhur me fqinjët në
luftën e përbashkët kundërosmane, por këto
përpjekje dështuan për faj të krerëve të
Aleancës Ballkanike, të cilët nuk dëshironin
ti kishin shqiptarët si palë me të drejta të
barabarta në këtë aleancë, sepse ishin marrë
vesh ndërmjet tyre për copëtimin e Shqipërisë.
Ndryshe nga vendet e tjera ballkanike, Shqipëria edhe kësaj
radhe, në këto çaste tepër kritike, u ndodh
vetëm, me armikun e vjetër në vatër dhe e sulmuar
nga agresorë të rinj. Ky rrezik kombëtar vuri në
lëvizje të gjitha klasat e shtresat shoqërore të
vendit. Përpara tyre u ngrit në mënyrë më
serioze çështja e fatit të Shqipërisë,
e qëndrimit që duhej mbajtur ndaj konfliktit ballkanik,
e mënyrave dhe e mjeteve për ta shpëtuar Shqipërinë
nga katastrofa që kërcënonte Turqinë.
Ushtritë e aleatëve ballkanikë brenda një kohe
të shkurtër e shpartalluan ushtrinë turke në
të gjitha frontet. Trupat bullgare, pasi thyen qëndresën
e forcave turke, të përqendruara në Trakën Lindore,
iu drejtuan Adrianopojës. Forcat e Malit të Zi, të
ndara në tri kolona, sulmuan dy në drejtim të Shkodrës
dhe njëra në drejtim të Pejës. Brenda tri javësh
ato pushtuan Pejën dhe iu drejtuan Shkodrës.
Më 15 tetor filloi mësymja e trupave serbe në rajonin
e Vranjës, ndërsa më 18 tetor u hodh në sulm
gjithë ushtria prej 286 000 vetash, në drejtimin Nish-Manastir-Elbasan,
Nish-Manastir-Selanik dhe Kurshunli-Prizren-Durrës. Forca të
tjera sulmuan nga veriu, në drejtimin Rashkë-Mitrovicë-Pejë
dhe Javor-Priepolje.
Turqia u gjend e papërgatitur për luftë. Qeveria
turke vendosi të formonte repartet e armatosura vullnetare
shqiptare, që do të pajiseshin me armë nga depot
e shtetit. Doli edhe një urdhër i ministrit të Luftës
për tu dërguar shqiptarëve 50 000 pushkë.
Megjithatë nuk u dërgua asgjë, shqiptarët u
lanë pa armë, në mëshirën e fatit. Qeveria
xhonturke nuk qe në gjendje të përfitonte nga forca
e madhe e shqiptarëve dhe nga gatishmëria për të
mbrojtur atdheun e vet.
Më 24 tetor ushtria turke u thye përfundimisht në
Kumanovë. Pas pushtimit të Kumanovës, më 26
tetor forcat e Armatës së parë serbe pushtuan pa
luftë Shkupin. Me pushtimin e Shkupit përfundoi faza e
parë e Luftës Balkanike. Periudha e dytë ishte ajo
e luftës për pushtimin e territoreve shqiptare në
pjesën perëndimore të vilajetit të Kosovës,
në vilajetet e Manastirit, të Shkodrës e të
Janinës.
Pas pushtimit të Shkupit, ushtria serbe vazhdoi mësymjen
drejt pjesës perëndimore të vilajetit të Kosovës
(drejt Prizrenit, Pejës, Gjakovës etj.), drejt vilajeteve
të Manastirit (pushtuan Manastirin), të Shkodrës
e të Janinës. Ata kaluan nëpër luginën
e Drinit, pushtuan Lumën, Mirditën e Matin, dolën
në Lezhë dhe u dyndën në Shqipërinë
e Mesme. Një pjesë e tyre iu drejtua Durrësit, kurse
kolona të tjera u nisën drejt veriut dhe, së bashku
me forcat malazeze që kishin marrë Shëngjinin, plotësuan
rrethimin e Shkodrës.
Shqiptarët, të braktisur nga ushtritë osmane, edhe
pse luftuan kudo me trimëri, nuk qenë në gjendje
të ndalnin sulmin e kombinuar të aleatëve ballkanikë,
të përgatitur ushtarakisht prej dhjetëra vjetësh
dhe të armatosur deri në dhëmbë. Në fillim
të dhjetorit të vitit 1912 ushtritë serbo-malazeze
kishin pushtuar pjesën më të madhe të Shqipërisë
dhe arritën në jug deri në luginën e Shkumbinit,
në vijën Durrës-Kavajë-Peqin-Elbasan-Pogradec-Strugë.
Ndërkohë edhe ushtria greke, pasi theu forcat turke në
Thesali e në Epir, mori Selanikun, rrethoi Janinën, shtiu
në dorë Sazanin dhe zbarkoi në Himarë, të
cilën e pushtoi bashkë me disa fshatra përreth.
Menjëherë pas sukseseve të para qeveritarët
e Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë,
si edhe shtypi i tyre, filluan ti deklaronin gjithnjë
më hapur qëllimet e veta ndaj Shqipërisë, duke
i justifikuar ato me argumentet absurde të paaftësisë
së fiseve të egra e barbare shqiptare
për të formuar shtetin e vet.
Këto deklarata u shoqëruan me një veprimtari gjakatare,
terroriste, shfarosëse të ushtrive malazeze e serbe dhe
më vonë greke kundër popullsisë shqiptare, që
nuk mëshiruan as gratë, as fëmijët e as pleqtë.
Pushtimi i Kosovës e i viseve të tjera të Shqipërisë
u shoqërua me vrasje në masë të luftëtarëve
kosovarë dhe me masakrimin e me shpërnguljen e popullsisë.
Qëllimi i Beogradit ishte që Serbia të bëhej
shtet i pastër, thjesht serb, nacional. Proklamatave
të mbretit të Serbisë, për barazinë e shqiptarëve
me serbët në shtetin e Serbisë, ua zunë vendin
pas fillimit të luftës urdhrat për shfarosjen e shqiptarëve.
Gjeneralët serbë pranonin haptazi atëherë se
ne i linim të qetë turqit, por vramë sa mundëm
ç'qenë shqiptarë. Deviza e ushtrisë
serbe ishte: Të shfarosim shqiptarët!. Kudo
që shkelën, në fshatrat e qytetet e Kosovës
dhe të të gjithë Shqipërisë, serbët
mbollën vdekje e shkatërrime.
Gjatë kësaj fushate persekutimesh ndaj shqiptarëve
u arrestuan në rrethet e Shkupit, në muajin nëntor,
Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha, Kosum Seferi
dhe mjaft udhëheqës të tjerë të lëvizjes
shqiptare, të cilët, meqë nuk pranuan të nënshkruanin
deklaratat e besnikërisë ndaj Serbisë, u hodhën
në burgjet e Beogradit, ku u mbajtën deri më 16 maj
1913.
Pushtimi i Kosovës u shoqërua me shpërngulje në
masë të popullsisë shqiptare nga trojet e tyre amtare.
Vetëm në periudhën e Luftës së Parë
Ballkanike u shpërngulën nga vise të ndryshme të
vilajetit të Kosovës rreth 150 000 shqiptarë.
*****
Fitoret e rrufeshme të shteteve ballkanike i detyruan Fuqitë
e Mëdha të rishikonin vendimin e tyre për të
mos lejuar ndryshimin e status quo-së në Ballkan. Qysh
në fund të tetorit në rrethet diplomatike dhe në
shtypin evropian filloi të flitej për nevojën e ndryshimeve
territoriale në të mirë të aleatëve ballkanikë.
Në këto kushte, patriotët shqiptarë që
ndodheshin jashtë atdheut vendosën të ndërmerrnin
një veprim të ri politik. Qëllimi i këtij veprimi
do të ishte të shpëtohej Shqipëria nga copëtimi,
të ruhej tërësia e saj tokësore e të mblidhej
një kuvend kombëtar që do të vendoste për
fatin e saj. Nismën për këtë veprim të
ri e morën Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, të cilët
mendonin se do të kishin përkrahjen e Lidhjes Tripalëshe.
Ideja për mbledhjen e një kuvendi në Shqipëri,
që do tu paraqiste Fuqive të Mëdha kërkesat
e popullit shqiptar, kishte gjetur përkrahjen e qeverisë
austro-hungareze. Berhtoldi e njoftoi Ismail Qemalin se Vjena ishte
për një Shqipëri autonome. I tillë ishte edhe
opinioni që mbizotëronte në rrethet diplomatike të
Fuqive të tjera të Mëdha. Por autonomia në kuadrin
e Perandorisë Osmane tashmë nuk kishte asnjë kuptim.
Ushtria osmane në Ballkan ishte shpartalluar në të
gjitha frontet. Trupat serbe, malazeze e greke kishin hyrë
thellë në tokën shqiptare.
Në këto kushte e vetmja zgjidhje e drejtë e çështjes
shqiptare ishte ajo e shpalljes së pavarësisë. Në
këtë përfundim arriti grupi i atdhetarëve i
kryesuar nga Ismail Qemali, i cili më 19 nëntor deklaronte
në Trieste, ku kishte arritur bashkë me shokët, se:
... menjëherë pas mbërritjes së tij në
Shqipëri do të shpallej pavarësia e Shqipërisë
dhe do të zgjidhej qeveria e përkohshme. Nga Triestja
komisionit që ishte formuar në Vlorë për përgatitjen
e mbledhjes së kuvendit kombëtar iu dërgua një
telegram, me anë të të cilit kërkohej që
të merreshin masa për thirrjen e delegatëve.
Ideja e pavarësisë së Shqipërisë dhe lajmi
i mbledhjes së kuvendit kombëtar u pritën me entuziazëm
të madh në Shqipëri, ku gjetën një truall
të përgatitur qysh më parë nga rrethet atdhetare
të vendit. Këto rrethe kishin vendosur lidhje ndërmjet
tyre dhe kishin caktuar Vlorën si qendër ku do të
bëhej mbledhja e përfaqësuesve të kombit shqiptar.
Grupi i kryesuar nga Ismail Qemali arriti në Durrës më
21 nëntor. Të shoqëruar nga delegatët e Durrësit,
të Shijakut, të Tiranës e të Krujës, Ismail
Qemali me shokët e tij u nisën për në Kavajë.
Prej andej nëpër Karatoprak kaluan në Fier, ku u
takuan me delegatët e Kosovës, dhe më 25 nëntor
arritën në Vlorë. Këtu delegatët e popullit
shqiptar u pritën me festë.
Ndërkohë, ushtria serbe po përparonte me shpejtësi
në tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Durrësit, Tiranës,
Krujës dhe Elbasanit. Rrethet atdhetare të këtyre
qyteteve vendosën ta shpallnin sa më parë pavarësinë
për ti vënë autoritetet ushtarake serbe përpara
faktit të kryer. Më 25 nëntor Elbasani shpalli i
pari pavarësinë. Të nesërmen atë e shpallën
Durrësi e Tirana dhe më 27 nëntor Kavaja, Peqini
e Lushnja.
Për shkak të përparimit të pandalur të
ushtrive serbe, gjendja në Shqipëri po bëhej gjithnjë
më kritike. Kjo ishte arsyeja që në mbrëmjen
e 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë,
ndonëse nuk kishin arritur ende përfaqësuesit e disa
krahinave, vendosën të mblidhnin të nesërmen
kuvendin kombëtar.
Më 28 Nëntor 1912, në orën 14, u hap në
Vlorë Kuvendi Kombëtar. Në mbledhjen e parë
të Kuvendit morën pjesë 37 delegatë, të
cilët u shtuan gjatë ditëve që pasuan duke arritur
në 63 veta, që përfaqësonin të gjitha viset
shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre ishin udhëheqës
e veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Përveç Ismail Qemalit merrnin pjesë Luigj Gurakuqi,
Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi
Agolli, Nikollë Kaçorri, Jani Minga, Abdi Toptani, Pandeli
Cale, Dudë Karbunara, Lef Nosi, Mithat Frashëri, Mehmet
Dëralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif efendi Dibra,
Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Shefqet Daiu, Rexhep
Ademi, Dhimitër Berati, Kristo Meksi, Xhelal Koprëncka,
Spiro Ilo, Iljaz Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Vërlaci
etj. Isa Boletini mbërriti me 400 luftëtarë kosovarë
më 29 nëntor, i pritur me gëzim të madh nga
popullsia dhe nga delegatët e Kuvendit. Nga udhëheqësit
e tjerë kosovarë, për shkak të rrethanave të
luftës, nuk mundën të merrnin pjesë Hasan Prishtina,
Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj., që ndodheshin
në burgun e Beogradit, si edhe Bajram Curri, i cili, ndonëse
u nis për në Kuvend, u pengua nga luftimet gjatë
rrugës.
Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, i cili foli për
të kaluarën e Shqipërisë nën sundimin osman
dhe për luftërat e shqiptarëve për të fituar
të drejtat e tyre. Ai vuri në dukje se në rrethanat
e krijuara nga Lufta Ballkanike e vetmja udhë shpëtimi
ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia. Nga Kuvendi
i Vlorës doli gjithashtu qeveria e përkohshme e kryesuar
nga Ismail Qemali.
Shpallja e Pavarësisë ishte një akt me rëndësi
jetike për popullin shqiptar. Ajo, nga njëra anë,
mbylli një epokë të tërë luftërash
e përpjekjesh shekullore për të hequr qafe zgjedhën
e huaj, për të ruajtur tërësinë territoriale
të atdheut e për të formuar shtetin e lirë kombëtar
shqiptar duke kurorëzuar veprën e Rilindjes dhe, nga ana
tjetër, hapi një epokë të re, një epokë
luftërash e përpjekjesh të tjera për ta mbrojtur
pavarësinë e fituar nga rreziqet e jashtme e të brendshme,
për të siguruar bashkimin kombëtar të gjymtuar
rëndë dhe për të vendosur rendin demokratik.
Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë përfaqësonte
fitoren e përbashkët të të gjitha trevave shqiptare
prej Rrafshit të Dukagjinit në veri e deri në Çamëri
në jug, prej brigjeve të Adriatikut e të Jonit në
perëndim e deri në fushat e Kosovës, të Tetovës,
në pellgun e Shkupit, në luginën e Preshevës
e të Kumanovës, në lindje. Këto treva, duke
marrë pjesë gjallërisht me pushkë e me penë
në lëvizjen për çlirimin kombëtar, vunë
gurë në themelet e pavarësisë shqiptare, i çimentuan
ato me gjakun e bijve më të mirë dhe i hapën
rrugën formimit të shtetit shqiptar.
Kuvendi i Vlorës e shpalli pavarësinë në emër
të të gjithë shqiptarëve, të të gjitha
trevave shqiptare, që dërguan përfaqësuesit
e tyre në të. Ai e trajtoi Shqipërinë një
e të pandarë. Edhe qeveria shqiptare e Ismail Qemalit
doli në rrafshin ndërkombëtar si përfaqësuese
e gjithë popullsisë shqiptare dhe e të gjitha tokave
shqiptare, edhe pse një pjesë e madhe e tyre ishte e pushtuar
nga ushtritë e shteteve ballkanike.
Me Aktin e 28 Nëntorit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme
historike e kombit shqiptar për të qenë i bashkuar,
i lirë e i pavarur në trojet e veta, krahas popujve të
tjerë të Gadishullit Ballkanik. Kjo ishte një e drejtë
që buronte nga qenia e tij si popull me gjuhën, me kulturën,
me individualitetin e me historinë e vet, e drejtë e fituar
me mundime e sakrifica të panumërta në llogoret e
luftës, e drejtë që i takonte për ndihmesën
e vyer në dëbimin nga Ballkani të sunduesve të
huaj osmanë. Kuvendi i Vlorës hodhi themelet e shtetit
të ri sovran shqiptar.
Shpallja e autonomisë nga Lidhja e Prizrenit dhe ajo e Pavarësisë
nga Kuvendi i Vlorës më 1912 janë dy hallkat themelore
në zinxhirin e ngjarjeve të lëvizjes kombëtare,
të lidhura organikisht ndërmjet tyre si shprehje e vullnetit
popullor dhe si pasojë e drejtpërdrejtë e përfundim
logjik i luftës çlirimtare. Por, Shpallja e Pavarësisë
shqiptare ishte në të njëjtën kohë një
etapë më e lartë, e përcaktuar nga zhvillimi
progresiv i lëvizjes dhe nga rrethanat ndërkombëtare.
Në Gadishullin Ballkanik Shqipëria, sikurse Maqedonia,
ishte vendi që u çlirua i fundit nga sundimi i sulltanëve
osmanë, në një kohë kur popujt e tjerë
fqinjë kishin, kush më shumë e kush më pak,
dhjetëra vjet që bënin jetë shtetërore
të pavarur. Kjo vonesë u shkaktua nga faktorë ekonomikë,
shoqërorë e politikë, të brendshëm e të
jashtëm, që vepruan ndërsjelltas mbi Lëvizjen
Kombëtare Shqiptare dhe përcaktuan ritmet e zhvillimit
të saj.
Në këto kushte, lufta për pavarësinë e
Shqipërisë nuk mund të mbështetej veçse
në forcat e popullit shqiptar dhe mund tia arrinte qëllimit
vetëm kur të krijohej një koniunkturë e favorshme
ndërkombëtare, kur kontradiktat ndërmjet Fuqive të
Mëdha mund të shfrytëzoheshin me sukses për
realizimin e saj.
Pavarësia e Shqipërisë u shpall në kushte të
tilla ndërkombëtare. Udhëheqësit e Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare, në fazën e fundit të saj,
ditën të shfrytëzonin me mjeshtëri koniunkturën
politike që u krijua me shpërthimin e Luftës së
Parë Ballkanike, kur në çështjen shqiptare
u ndeshën me forcë interesat e kundërt të Fuqive
të Mëdha. Është meritë e këtyre atdhetarëve
largpamës dhe, në mënyrë të veçantë,
e atdhetarit dhe e diplomatit të shquar Ismail Qemali, që,
duke u mbështetur në luftën e popullit shqiptar brenda
vendit, zgjodhën drejt çastin e përshtatshëm
për të kaluar nga platforma e deriatëhershme politike
e lëvizjes për autonominë në atë të
pavarësisë. Dhe kjo u realizua pikërisht më
28 Nëntor 1912, kur Turqia po dëbohej nga Ballkani, kur
Fuqitë e Mëdha vendosën të hiqnin dorë
nga ruajtja e status quo-së në Ballkan dhe kur planet
e aleatëve ballkanikë për ta zhdukur Shqipërinë,
të përkrahura edhe nga fuqitë e Antantës, u
kundërshtuan nga fuqitë e Lidhjes Tripalëshe.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë edhe
pse, siç do të provohej me vendimet e padrejta të
Konferencës së Ambasadorëve të Gjashtë
Fuqive të Mëdha të Londrës (1913), nuk arriti
të bashkonte në një shtet të vetëm gjithë
territoret e popullsinë shqiptare, duke krijuar pas pesë
shekujsh robërie Shtetin e Pavarur Shqiptar përbën
ngjarjen më të madhe, unikale, në historinë
e kombit shqiptar gjatë shek. XX.
Duke formuar Shtetin e Pavarur Shqiptar ajo objektivisht krijoi
gjithashtu premisat dhe atë bazë shtetërore e politike,
aq të nevojshme për ta mbajtur të gjallë çështjen
e çlirimit dhe të bashkimit të të gjitha trevave
shqiptare dhe për zgjidhjen përfundimtare të problemit
shqiptar në Ballkan.
III - ËNDRRA PËR SHQIPËRINË
ETNIKE
ËNDËRR,-A,-T
Posa e përmend këtë emër shumicës së
njerëzve dhe sidomos Shqiptarëve, mendja menjëherë
u shkon për keq, për tallje dhe buzqeshin me ironi. "Qeshin
e zgërdhihen" me përbuzje sepse aq dinë. Sepse
shumica e njerëzve dhe e Shqiptarëve e dijnë se ëndrra
është vetëm ajo që shohim në gjumë:
një varg vegimesh, përfytyrimesh, sendesh, figurash dhe
ngjarjesh të gëzueshme apo të trishtueshme.
Shumë të tjerë mendojnë se ëndrra është
një fantazi, imagjinatë foshnjore apo iluzion i njerëzve
që nuk kanë lidhje me realitetin objektiv që i rrethon
dhe me të vërtetën shkencore. Ndaj ëndrrat i
quajnë dëshira të kota e të pabazuara, me të
cilat merren njerëzit që nuk kanë aftësi të
gjykimit realist, të faktuar e shkencor. Zakonisht për
njerzit ëndërrimtarë thuhet se "shohin ëndrra
në diell", "ëndërrojnë zgjuar",
"ëndërrojnë me sy çelur", "ëndërrojnë
në mes të ditës",
etj.
Ëndrrat janë të shumëllojshme: ëndrra aktive
e pasive, ëndrra pozitive e negative, ëndrra reale e ireale,
ëndrra gjumi e zgjimi, ëndrra të realizueshme e të
parealizueshme, ëndrra të mira e të këqija,
ëndrra individuale e kolektive, ëndrra fantastike e shkencore,
ëndrra politike e ekonomike, ëndrra egoiste e bujare,
ëndrra tokësore e qiellore, ëndrra kombëtare
e tradhëtare,
, si dhe ekziston ëndrra mbi ëndrra
- ëndrra për lirinë, pavarësinë, bashkimin
kombëtar shqiptar - Ëndrra për Shqipërinë
Etnike.
*****
Shumë pak njerëz dhe pak shqiptarë e dinë
se ëndrra nuk është vetëm ëndërr,
nuk është vetëm përjetim (i mirë apo i
keq) gjatë gjumit, por ëndrra për Shqipërinë
Etnike, mbi të gjitha, është atdhetarizëm, kombëtarizëm,
integritet, sovranitet, aspiratë, ideal, dëshirë,
synim, objektiv, qëllim, opcion, vizion, vetëvendosje,
largpamësi
Ëndrra për Shqipërinë Etnike është
frymëzim, parashikim, dituri, mençuri, zgjuarsi, qëndrim,
vendim, vendosmëri, durim, këmbëngulje, qëndresë,
besë, besim, besnikëri, betim, kushtrim, gatishmëri,
trimëri, burrëri, guxim, mosdorëzim
Ëndrra për Shqipërinë Etnike është
devotshmëri, bekim, përkushtim, premtim, përgjërim,
adhurim, nder, krenari, moral, dinjitet, vetëdije, ndërgjegje,
përgjegjësi, atdhedashuri, përsosmëri, shpresë,
optimizëm
Ëndrra për Shqipërinë Etnike është
përpjekje, shtegtim, marshim, sulm, dyluftim, përleshje,
përballim, përgjakje, sakrificë, flijim, mbijetesë
Ëndrra për Shqipërinë Etnike është
rezultat, realizim, fitore, kurorëzim, triumf, liri, përparim,
drejtësi, njerëzi, demokraci, zhvillim, jetë, vazhdimësi,
ardhmëri, pafundësi, përjetësi
Ëndrra për Shqipërinë Etnike është
plan për organizim, projekt për pajtim, program për
veprim, për bashkim, për unitet, për punë, për
aksion, për luftë
, deri në çlirim dhe
ribashkim kombëtar të Shqipërisë Etnike.
ËNDRRA-ËNDËRRIMI
Te çdo shqiptar atdhetar, në zemrat dhe mendjet
e Shqiptarëve, Shqipëria Etnike lind e fillon si frymëzim,
si dëshirë e dashuri, si vizion e synim, si aspiratë
e ideal - pra, si ëndërr: Ëndrra për Shqipërinë
Etnike, e cila pastaj imponon vendimin, përkushtimin, marshimin,
sakrificën dhe realizimin.
Emëruesi i përbashkët i suksesit, thelbi i tij, është
aftësia për të ëndërruar, aftësia
për të imagjinuar dhe planifikuar në mendje e në
zemër projektin e zgjidhjes së çështjes sonë
kombëtare, duke qenë në gjendje që të krijojmë
një vizion për të ardhmen e trojeve tona, të
kombit tonë dhe të ribashkimit të Shqipërisë
Etnike. Ta bëjmë së pari atë realitet në
ëndrrat dhe në zemrat tona, pastaj ajo do të bëhet
realitet edhe në dritë të diellit, në realitetin
jetësor, natyror, politik, juridik e shtetëror. Nëse
nuk ekziston ëndrra nuk ekziston as realiteti. Ëndrra
është më e fuqishme se realiteti, sepse ajo është
vetë realiteti më i lartë, ajo është shpirti
i realitetit, thelbi i tij. Ëndrrat i japin jetës dhe
punës sonë kuptim e gjallëri. Prandaj Ne, Shqiptarët,
duhet të kemi një ëndërr - Ëndrrën
për Shqipërinë Etnike.
Kur analizojmë e studjojmë ngjarjet më të mëdha
dhe kthesat më të shquara historike të popujve gjatë
gjithë historisë së njerëzimit, do të shohim
se çdo realizim i madh, çdo fitore e drejtësisë
mbi padrejtësinë, e së vërtetës mbi gënjeshtrën,
çdo fitore e lirisë mbi robërinë,
është
arritur për shkak se njerëzit dhe udhëheqësit
e popujve kanë ëndërruar të pamundurën,
të pabesueshmen për shumicën e njerëzve të
zakonshëm dhe kanë vepruar në kundërshtim të
plotë me rregullat e kohës dhe me ligjet në fuqi
të pushtetarëve, të pushtuesve e të sundimtarëve.
Ëndërrimi, besimi dhe vendimi janë tre motorët
që e shtyejnë një person që të veprojë.
Së pari ne duhet të fillojmë të ëndërrojmë
çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike, të
përfytyrojmë një ide, një koncept. E dyta, që
të fillojmë të besojmë me zemër e me mendje
në mundësinë reale të realizimit të saj.
Dhe në fund, që të vendosim dhe ta ndjekim deri në
fund këtë ëndërr, këtë besim dhe këtë
vendim, deri në përmbushjen e ëndrrës shekullore
të kombit tonë, deri në bërjen e Shqipërisë
Etnike. Nëse mund të ëndërrojmë edhe mund
të realizojmë. Të gjitha gjërat janë të
mundshme nëse besojmë sinqerisht dhe me tërë
qenien tonë. Ëndërra është fara e suksesit.
Kurse çelësi i fitores është vendosmëria
jonë për ta çuar deri në fund ëndrrën
tonë të madhe - Ribashkimin e Shqipërisë.
Çdo orë e çast, çdo ditë e natë,
çdo muaj e vit është një rast i ri për
t'i bërë realitet ëndërrat tona personale dhe
ëndrrën mbi ëndrra, ëndrrën tonë kombëtare
- Shqipërinë e Bashkuar. Por, që ta bëjmë
këtë, Ne, Shqiptarët, duhet që vërtetë
ta kemi këtë ëndërr në shpirtin dhe zemrën
tonë dhe pastaj duhet të kemi një qëllim, sepse
vetëm ëndrra dhe vendimi nuk mjaftojnë. Pra, duhet
të kemi një cak, një synim dhe një orar pune
e veprimi të përcaktuar saktë në hapësirë
dhe në kohë.
Nuk është mëkatë nëse nuk plotësohen
ëndrrat tona, nëse nuk fitojmë sot apo nesër
lirinë dhe pavarësinë tonë kombëtare, por
është mjerim e katastrofë të mos kesh ëndrra
fare, të mos kesh fare ideal kombëtar dhe të jetosh
e të vdesësh si një qenie e zbrazët emocionalisht
e shpirtërisht, pa pasur pasurinë më të lartë
njerëzore - ëndrrën dhe ëndërrimin, shpresën
dhe besimin.
Pasi të gjithë Ne ta kemi bërë tonën këtë
ëndërr fisnike, me përmbajtje pellazgjiko-ilirike,
vetëm atëherë do ta shohim dhe do të bindemi
se sa e fuqishme dhe çudibërëse është
kjo ëndërr, kjo aspiratë, ky ideal. Sepse ëndrra
është fara e suksesit. Është embrioni i jetës
së lirë e dinjitoze të një populli dhe vendi.
Ne duhet të ëndërrojmë vetëm ëndrra
të mëdha. Të ëndërrojmë të pamundshmen,
për të realizuar të pabesueshmen. Në rastin
tonë konkret, edhe ëndrra edhe realizimi është
Shqipëria Etnike. Të dyja duken të pamundshme dhe
të parealizueshme në sipërfaqe, por që të
dyja në brendësi janë të mundshme dhe të
realizueshme. Shqipëria Etnike është edhe Ëndërr
edhe Realitet.
IMAGJINATA-FANTAZIA
Imagjinata është fantazi, kurse fantazia është
aftësia e mendjes dhe vetëdijes sonë për të
përfytyruar ngjarje të mëdha që mund të
ndodhin në të ardhmen, duke u mbështetur në
realitetin e sotëm. Fantazia është kreacion, është
zotësi krijuese, shpikëse e zbuluese dhe fryt i përvojës
sonë jetësore, shkencore, luftarake e historike.
Për të realizuar ëndrrën e Shqipërisë
Etnike, Ne, Shqiptarët, duhet të vëmë në
përdorim imagjinatën tonë, për ta parashikuar
bërjen e saj realitet, duke lejuar mendjet tona që të
marrin udhë, të kaptojnë male e dete, të shpërthejnë
horizontet, të fluturojnë pa kufi dhe të besojnë
të pabesueshmen. T'i flakim, t'i shkatërrojmë së
pari prangat e robërisë në zemrat, mendjet dhe në
shpirtin tonë, se pastaj do ta kemi fare lehtë që
t'i thyejmë e dërrmojmë edhe prangat e hekurta të
robërisë, të pushtimit dhe të kolonizimit të
trojeve të okupuara të Shqipërisë Etnike nga
sundimtarët dhe barbarët e huaj.
Çdo gjë që është krijuar nga dora e njeriut,
është rezultat i imagjinatës së tij kreative
e krijuese, është vepër e fuqisë së mendjes
njerëzore. Edhe kjo Shqipëri e vogël e pavarur që
e kemi është fryt i imagjinatës, parashikimit dhe
zemrës e mendjes së paraardhësve tanë të
zgjuar, atdhetarë e luftëtarë. Parashikimi arrihet
jo duke hedhur zaret apo me fall, por me forcën e arsyes dhe
mendjes së shëndoshë. Apo nuk parashikonte një
Shqipëri të lirë, të bashkuar e të lulëzuar,
me imagjinatën e tij largpamëse e shkencore, i madhi Sami
Frashëri kur shkruante para më se një shekulli Manifestin
Kombëtar - Shqipëria: çka qenë, ç'është
dhe ç'do të bëhet.
IDEALI
Ideali është aspiratë, është dëshirë
e madhe, synim për të arritur diçka në jetë
dhe në punë. Ideali është qëllim të
cilin kemi vendosur për ta realizuar. Në rastin tonë
konkret, ideali është përpjekja titanike nga ana
e veprimtarëve dhe aktivistëve atdhetarë e revolucionarë
të popullit tonë për të realizuar aspiratën
shekullore kombëtare të çlirimit dhe të bashkimit
kombëtar.
Ideali është qëllimi më i lartë, suprem,
i individit, grupit, partisë apo popullit për të
arritur në cakun që ia kanë caktuar vetes. Është
bindje e fortë dhe e pathyeshme që na udhëheq në
punë e në luftë deri në fitore. Ideali është
pasion, dashuri e zjarrtë për popullin, atdheun, lirinë,
pavarësinë, demokracinë dhe bashkimin kombëtar.
Ideali kombëtar është ndjenja universale më
e përsosur që na bën krenar dhe të përkryer
gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë sonë
politike e luftarake. Ideali për Shqipërinë Etnike
është ideal mbi ideale, është ndjenjë fisnike
e magjike me përmbajtje hyjnore, që na mbush me energji
pozitive dhe na bën të pamposhtur.
QËLLIMI
Qëllimi është synim dhe përpjekje për
të përmbushur detyrat dhe detyrimet që ia kemi caktuar
vetes. Është caku ku synojmë të mbërrijmë.
Qëllimi është përgjegjësia që kemi
marrë vullnetarisht mbi supe për ta çuar çështjen
e bashkimit kombëtar deri në fund. Qëllimi është
dëshirë, plan dhe ide e thurrur në mendje dhe e përpiluar
në letër për ta zbatuar në praktikë, për
ta vënë në jetë. Qëllimi është
objektivi ynë për të goditur armikun në pikën
më të dobët të tij. Qëllimi është
vullneti ynë i çelikt për të çliruar
e bashkuar Shqipërinë Etnike.
Qëllimi është ura nëpër të cilën
ecim për të kaluar matanë te ëndrra. Ai është
thjeshtë një ëndërr, por një ëndërr
e shkurtër, me afat kohor. Ëndrra jonë është
Shqipëria e Bashkuar, kurse qëllimi është koha,
periudha brenda së cilës do ta realizojmë këtë
ëndërr, ta zëmë brenda 4-5 vitesh. Duke caktuar
periudhën kohore të realizimit të kësaj ëndrre,
Ne faktikisht kemi vënë në fokus ëndrrën
tonë dhe në këtë mënyrë e kemi shndërruar
atë në qëllim.
Qëllimi na ndihmon që Ne të përqëndrohemi
qind për qind, me një intenzitet të jashtëzakonshëm
në bërjen e Shqipërisë Etnike. Qëllimi
është si ajo thjerrëza që tubon rrezet e diellit
në një pikë dhe ndez zjarrin. Qëllimi ynë
i zjarrtë e fisnik për bashkim kombëtar ndez zemrat
tona, shkrep armët dhe përflak armiqtë tanë,
duke i djegur e bërë shkrumb e hi.
VIZIONI
Ekziston edhe një nivel tjetër që duhet të
arrihet në procesin e realizimit të ëndrrës.
Pasi të kemi projektuar ëndrrën dhe pasi të
kemi caktuar edhe qëllimin dhe afatin kohor të arritjes
së tij, Ne, Shqiptarët, pastaj duhet të krijojmë
vizionin e Shqipërisë Etnike.
Vizioni është frymëzim, kurse frymëzimi është
shkalla më e lartë e vetëdijes, gjatë së
cilës shpërthen me hov e vrull të madh forca krijuese
e njeriut, njerëzve apo popullit që gjakon për zgjidhjen
e një çështjeje, përmbushjen e një ideali
dhe realizimin e një programi politik.
Vizioni është frymëzim që buron nga një
ëndërr e madhe dhe shumëdimensionale, siç
është bërja e Shqipërisë Etnike. Është
shpërthim vullkanik i ndenjave të forta të atdhedashurisë,
të lirisë dhe të bashkimit kombëtar.
Vizioni është gjendje shpitërore kreative, që
gjallëron e shumëfishon aftësinë krijuese, mobilizuese
dhe vepruese të një populli për të luftuar dhe
mbrojtur integritetin dhe dinjitetin e tij politik, ekonomik, historik
e kombëtar.
Vizioni është vegim, kurse vegimi është aftësi
parashikuese e udhëheqësve popullor dhe e luftëtarëve
të mëdhenj që janë në gjendje ta projektojnë
e ta parashikojnë gjithë rrugën nëpër të
cilën do të kalojë marshimi i tyre drejt përmbushjes
së vizionit.
Vizioni është realiteti subjektiv i ëndrrës,
ëndrra e realizuar në zemrat dhe mendjet tona, para se
të bëhet realitet objektiv. Kjo do të thotë
se ëndrra e Shqipërisë Etnike, së pari bëhet
vizion në zemrat dhe mendjet e gjithë shqiptarëve
dhe pastaj, pas luftës dhe fitores, bëhet realitet, bëhet
shtet i lirë, i bashkuar e i pavarur. Vizioni politiko-ushtarak
është planprogrami i luftës së një populli
për të fituar lirinë, pavarësinë, sovranitetin
dhe demokracinë.
Vizioni është skica e ëndrrës, e cila shfaqet
para syve të mendjes së prijësit politik apo ushtarak
deri në detajet më të imëta. Vizionari është
ëndërrimtar, ai e di me saktësi se ku fillon, ku
vazhdon dhe ku, kur dhe si mbaron lufta për realizimin e ëndrrës
kombëtare të tij dhe të popullit që ai udhëheq.
Vizioni është prirje për të paramenduar rrjedhën
e ngjarjeve, për të përfytyruar të ardhmen e
një populli e të një vendi. Vizionari i vërtetë
është frymëzues i masave të gjera popullore,
që ngjallë te ato ndjenja të thella e të larta
kombëtare dhe e mbush popullin me energji revolucionare dhe
luftarake për tu hedhur në aksion e veprim mbrojtës
apo çlirimtar.
PROGRAMI
Programi është tërësia e detyrave dhe e
punëve të parashikuara për t'u plotësuar në
të ardhmen. Është plan i detajizuar për veprimtarinë
politike e luftarake të një organizate, partie apo ushtrie
për të çliruar vendin nga të huajtë.
Programi politik kombëtar përcakton gjithë ecurinë
dhe rrugëtimin e një populli drejt lirisë dhe pavarësisë
kombëtare. Ai përmban largpamësi, teza, qëllime,
parime, rregulla, detyra e detyrime themelore për çdo
anëtarë dhe pjesëtarë të partisë apo
ushtrisë për të vënë në jetë
programin ekonomik, politik apo ushtarak. Programi është
përmbledhje e aspiratave, synimeve dhe idealeve të një
populli për të qenë zot i trojeve të tij në
atdheun e vet. Program mbi të gjitha programet politike të
partive aktuale të shqiptarëve është Programi
strategjik për bërjen e Shqipërisë Etnike. Ky
është i vetmi Program Kombëtar.
OPCIONI
Opcioni është qëndrim, pikëpamje që
shpreh formimin tonë patriotik, politik e ideologjik. Në
veprimtarinë tonë politike dhe luftarake për Shqipërinë
Etnike Ne, Shqiptarët, duhet të kemi një qëndrim
të vetëm dhe të përbashkët. Duhet të
kemi pikëpamje identike për mënyrën, format
dhe metodat e çlirimit dhe bashkimit kombëtar të
Atdheut tonë. Pra, duhet të kemi një opcion, një
drejtim. Kjo nënkupton se Ne duhet të kemi vetëm
një rrugë nëpër të cilën duhet të
ecim për të arritur në cak. Ne nuk duhet t'i ndërrojmë
opcionet orë e çast. Ne duhet të kemi vetëm
një zgjidhje. Në rast të këtillë Ne nuk
kemi çare pa e zgjidhur çështjen tonë, sepse
ajo është vetëm një.
Opcioni është kombinim i të menduarit tonë,
emocioneve, mënyrës së të shikuarit të
ngjarjeve e rrethaneve përreth nesh dhe perspektivës së
këtij opcioni. Opcioni është qëndrimi ynë
se çfarë bëjmë dhe se si reagojmë ndaj
ndodhive të jetës dhe të politikës. Pa dyshim
opcioni ynë politik është përcaktuesi i suksesit
apo dështimit në veprimtarinë tonë politike,
kombëtare dhe çlirimtare.
Opcioni është çelësi dhe promotori që
vë në lëvizje masat e gjëra popullore për
çlirim dhe bashkim kombëtar. Ai bën dallimin ndërmjet
fitores dhe humbjes. Opcioni politik kombëtar është
më i rëndësishëm se faktet. Gjendja jonë
aktuale prej të pushtuari, robëruari, copëtuari e
kolonizuari është një fakt, por rëndësia
dhe epërsia e opcionit tonë politik kombëtar për
Shqipërinë Etnike e tejkalon faktin, përballet me
realitetin kolonialist dhe e ndryshon atë. Faktet mund të
ndryshojnë vetëm atëherë kur nuk ndryshojnë
opcionet. Opcioni e ndryshon faktin, kurse fakti nuk e ndryshon
opcionin. Opcionin e Shqiptarëve për Shqipërinë
Etnike, nuk ka fakt dhe gjendje faktike që mund ta ndryshojë.
Është fakt se ne aktualisht jemi të pushtuar, të
ndarë e të okupuar nga disa shtete, por, megjithatë,
Ne nuk e ndryshojmë opcionin tonë për bërjen
e Shqipërisë Etnike. Gjendja aktuale faktike e Shqipërisë
Etnike varet nga të tjerët, por opcioni për çlirimin
dhe ribashkimin e saj varet nga Ne.
Nëse Ne i ndërrojmë opcionet në atë mënyrë
që sot kërkojmë të drejta të njeriut, nesër
autonomi politiko-trritoriale, pasnesër autonomi substanciale
apo ndonjë formë të republikës, atëherë
Ne i shpërndajmë forcat tona, i shpenzojmë energjitë
tona pozitive atdhetare e luftarake dhe në fund nuk realizojmë
asnjërën nga këto synime, ose realizojmë një
çerek të tyre.
Opcioni i Shqipërisë Etnike nuk ka dhe nuk duhet të
ketë alternativë. Në çështje madhore
si kjo e jona, në luftë frontale me armikun, nuk ka rrugëdalje
tjetër, nuk ka kthim prapa, nuk ka opcion tjetër pos atij:
Ja vdekje, ja liri! Në luftë për liri ose fitohet,
ose humbet. Të mesme këtu nuk ka.
Nëse papritmas valët e detit të kanë marrë
me vete në thellësi të tij, ti nuk ke zgjidhje tjetër
përpos që të notosh, ose të mbytesh. Lufta për
Shqipërinë Etnike i gjason detit të trazuar, ne ose
do ta bëjmë atë, ose do të vdesim. Dhe vdekja
në këtë rast nuk nënkupton vetëm vdekjen
natyrore ose me plumb, por ajo nënkupton edhe vdekjen e ngadalshme:
asimilimin e dhunshëm, vetëasimilimin, terrorin, gjenocidin
dhe dëbimin me dhunë jashtë trojeve tona etnike nga
ushtritë dhe policitë e armiqve tanë.
VENDIMI
Vendimi është qëndrim i prerë e përfundimtar
që merret pas diskutimit, debateve, shqyrtimit dhe analizave
të imëta për një çështje madhore,
në rastin tonë konkret, për të jetësuar
ëndërrën shekullore të Shqipërisë
Etnike. Vendimi është urdhër i padiskutueshëm
për zbatim.
Momenti kur ne, Shqiptarët, do ta marrim vendimin për
bërjen e Shqipërisë Etnike dhe fillojmë të
ecim përpara, është momenti kur çdo gjë
do të jetë ndryshe dhe nuk do të ketë kthim
prapa. Gjatë udhëtimit tonë drejt lirisë Ne
vetëm mund të ndërrojmë shtigjet dhe drejtimin,
po të jetë e nevojshme dhe e domosdoshme, por kurrë
nuk duhet ta ndërrojmë apo ndryshojmë vendimin. Sekreti
i bërjes së Shqipërisë Etnike qëndron te
marrja e vendimit nga ana e popullit shqiptar, sepse ne jemi këtu
ku jemi (nën sundim të huaj), jemi kështu siç
jemi (robër e skllevër të kolonizatorëve sllavo-grekë),
për shkak të vendimeve të gabueshme apo të mosvendimeve
tona në të kaluarën dhe sot.
Ose Ne, Shqiptarët, duhet të vendosim për fatin tonë,
ose fatkeqësia (robëria) do të vendosë mbi ne.
Por, që ne të marrim një vendim, së pari duhet
që ta dijmë se çka duam dhe ku duam të arrijmë.
Duhet të kemi një ideal, një plan, një program,
një vizion, pra, duhet ta kemi një ëndërr -
Ëndrrën për Shqipërinë Etnike. Me vendimin,
motivimin dhe luftën e tyre të vendosur, popujt kanë
bërë realitet të pamundurën dhe të pabesueshmen.
ZOTIMI-BETIMI
Një tjetër sekret i suksesit të ëndrrës
për Shqipërinë e Bashkuar është Zotimi
dhe Betimi. Ne, Shqiptarët, duhet të zotohemi dhe të
betohemi fuqishëm që nuk do ta braktisim ëndrrën
tonë, që do ta çojmë atë deri në
fund.
Ne duhet t'i premtojmë vetes sonë se do ta ndjekim pandërprerje
ëndrrën tonë të bashkimit kombëtar. Ne
duhet t'ia japim fjalën dhe besën popullit tonë se
nuk do ta mashtrojmë, nuk do ta zhgënjejmë dhe nuk
do ta braktisim ëndrrën popullore deri në fitore.
Ne duhet të zotohemi dhe të betohemi se do ta zotërojmë
Shqipërinë Etnike. Se do ta bëjmë zonjë
atë. Ne duhet të zotohemi dhe të betohemi se kombin
shqiptar do ta bëjmë zot të Atdheut të vet.
Ne, Shqiptarët, duhet të zotohemi e të betohemi dhe
të jemi të gatshëm në çdo moment për
të punuar, luftuar e sakrifikuar për realizimin e ëndrrës
për Shqipërinë Etnike. Sfida dhe pengesa të
panumërta do të na dalin në rrugëtimin tonë
drejt lirisë, por me një vetëbesim të lartë
tek forca jonë, tek përkrahja e aleatëve tanë
natyrorë dhe me një besim të patundur tek ndihma
e Zotit, ne do t'ia dalim që ta formojmë dhe jetësojmë
çlirimin dhe bashkimin e trojeve pellazgo-ilire të Shqipërisë
Etnike.
Kur Ne do të zotohemi dhe betohemi sinqerisht, me gjithë
zemër e mendje, atëherë do të ndodhin ngjarje
të mëdha e të jashtëzakonshme, të cilat
në kushte normale nuk ndodhin. Këto ngjarje unike ndodhin,
sepse zotimi dhe betimi i vërtetë dhe me gjithë shpirt
kan në vetvete gjenialitetin, fuqinë mbinatyrore dhe magjinë
misterioze të shndërrimit të ireales në reale.
Betimi është premtim solemn para vetvetes, familjes, shokëve
dhe popullit se do t'u qëndrosh besnik deri në përmbushje
të plotë idealeve dhe aspiratave shekullore të popullit
tonë për një shtet të lirë, të bashkuar
e sovran - Shqipërisë Etnike. Betimi është zotim
për kryerjen e të gjitha detyrimeve dhe obligimeve të
marra vullnetarisht mbi vete. Betimi është besë e
burrëri, guxim e trimëri, vendim e vendosmëri, besim
e besnikëri. Betimi është i shtrenjtë, i shenjtë,
hyjnor dhe nuk guxon kurrsesi të shkelet mbi të, sepse
është betim në gjakun e dëshmorëve dhe
heronjve të të gjitha brezave, është premtim
para popullit, është zotim para Zotit.
Betimi është llavë vullkani, forcë uragani,
është lum rrëmbyes e zjarr përvëlues, është
shpatë prej çeliku dhe vdekje armiku.
BESIMI
Asgjë nuk bëhet dhe nuk arrihet pa besim. Besimi
është baza, themeli i fitores dhe i suksesit në jetë,
në punë e në luftë. Besimi të jep forcë
e kurajo për të bërë vepra të mëdha,
për të bërë mrekullira, për të bërë
vepra të përjetshme, për të bërë edhe
Shqipërinë Etnike. Ne besojmë në vërtetësinë,
ekzistimin dhe realitetin e Shqipërisë Etnike. Ne kemi
besim në vetëvete, besim në popullin, besim në
Zotin, besim në fitore.
Besimi është bindje e fuqishme në të vërtetën,
në realen, në të drejtën dhe në atë
që të takon: jetën, nderin, lirinë, pavarësinë.
Besimi është qëndrim i patundur në përpjekjet
tona për të bashkuar Atdheun tonë të copëtuar
padrejtësisht dhe mizorisht nga shovenistët fqinjë.
Besimi është besim në vetëvete, besim në
popullin, besim në Zotin. Dhe kur i posedon këto tri besime,
atëherë ke besim edhe në fitore dhe në realizimin
e ëndrrës për Shqipërinë Etnike.
Vetëm besimi i çiltër, i patundur dhe i ndërgjegjshëm
i Shqiptarëve në idealin e tyre kombëtar, në
drejtësinë e luftës së tyre, do ta zgjidhin
përfundimisht çështjen kombëtare shqiptare.
Besimi i vërtetë në ëndrrën për Shqipërinë
Etnike të shton sigurinë, të forcon vetëdijen
dhe të bën të pathyeshëm e të pandalshëm
në marshimin historik për bërjen realitet të
kësaj ëndërre madhore e madhështore.
SHPRESA
Ne shpresojmë, sepse besojmë. Ne shpresojmë
në bërjen e Shqipërisë Etnike, sepse është
mundësi, është dëshirë e madhe e Shqiptarëve
dhe se është një realitet i realizueshëm. Shqiptarët
nuk guxojnë ta humbin e ta lëshojnë ëndrrën
për Shqipërinë Etnike, sepse kjo do të thotë
ta humbasësh shpresën. Dhe gjithkush nga ne e di se shpresa
vdes e fundit. Pa shpresë e pa ëndrra nuk jetohet. Prandaj
të mbahemi fortë për ëndrrës dhe shpresës
së jetës. Të shpresojmë e të besojmë
në Shqipërinë tonë të lirë e të
ribashkuar.
Shpresa dhe êndrra janë dhuratë e madhe hyjnore
nga Zoti për njeriun, që ai të ketë ku të
mbështetet në rrugëtimin e tij në këtë
jetë. Ëndrra dhe shpresa janë arma më e sigurt
e njeriut për fitore. Shpresa është fitorja më
e madhe dhe më e vështirë që njeriu mund të
korr mbi shpirtin e tij. Shpresa është forma më e
lartë e dëshprimit të mposhtur, e kundërta e
tij.
Njeriu pa ëndrra e pa shpresë jeton vetëm biologjikisht,
por jo edhe shpirtërisht. Shqiptari pa ëndrra e pa shpresë
do të ishte si një zog me krah të thyer dhe një
zog i tillë nuk mund të fluturojë e as të jetojë.
Flakja tej e ëndrrës dhe e shpresës për bërjen
e Shqipërisë së Ribashkuar është dorëzim,
kurse dorëzimi është vetëvrasje, është
vdekje!
Prandaj, shqiptarët nuk duhet t'i lëshojnë ëndrrat
dhe t'i humbasin shpresat për një jetë më të
mirë, më të begatë, më dinjitoze në
një Atdhe të lirë, të bashkuar e sovran - në
Shqipërinë Etnike.
MENDJA
Përveç ëndrrës, shpresës dhe besimit,
Perëndia na ka dhuruar edhe mendjen, e cila jo vetëm që
mbanë mend, përmes kujtesës, të kaluarën
tonë personale dhe kombëtare, jo vetëm që udhëheq
me të tashmen, por mendja jonë është e aftë
që ta parashikojë e projektojë edhe të ardhmen
tonë, përmes imagjinatës dhe ëndërrimit.
Me anë të ëndrrës mendja jonë merr kontakt
me të ardhmen tonë, të popullit tonë dhe hap
horizonte të reja, shtron perspektiva, skicon dhe trason rrugën
nëpër të cilën duhet të ecë kombi
për të fituar lirinë, për të zhvilluar
demokracinë dhe për të bërë Shqipërinë.
Mendja është logjikë, arsyetim, që studjon dhe
analizon ligjet e mendimit, format e tij dhe na lidhë me ligjet
e realitetit objektiv, me të vërtetën. Mendja është
logjikë, kurse logjika është aftësi për
të gjykuar drejt botën që na rrethon, për të
zbuluar lidhjet ndërmjet sendeve e ngjarjeve, dukurive e rrethanave,
si dhe përcakton gjendjen aktuale dhe rrugët e format
për ndryshimin e saj. Logjika është arsyetim i luftës
së një populli për të dalë nga gjendja
e tij e vështirë ekonomike, nga padrejtësia politike
dhe nga robëria neokolonialiste.
Mendja jonë është mendim, mençuri e zgjuarsi,
është aftësi për të konceptuar drejt dhe
saktë zhvillimet natyrore dhe shoqërore të botës
që na rrethon. Është logjikë dhe arsye për
të njohur ligjet e natyrës dhe njerëzimit dhe për
të vepruar konform apo kundër tyre. Mendja (truri) është
zotësia jonë për të gjykuar drejt, për
ta njohur armikun e popullit tonë dhe për të marrë
vendime konkrete për mposhtjen e tij.
Mendja jonë është urtësi, pjekuri, dituri, përvojë
dhe mësim që përcillet brez pas brezi ndër shekuj
e mijëvjeçarë për të mbrojtur vetveten
dhe Atdheun, për të mbijetuar në çdo situatë
e rrethanë historike. Mendja jonë kreative është
këshilltari ynë më vizionar, udhërrëfyesi
më i saktë që na tregon rrugën e vërtetë
për të arritur qëllimin tonë - Shqipërinë
Etnike.
Mendja jonë është mendësi, tërësia
e pikëpamjeve tona për format, mënyrat dhe mjetet
që duhen përdorur për të përmbushur synimet
tona kombëtare e çlirimtare.
Mendo mirë, mirë do të bëhet. Mendo keq, keq
do të bëhet. Mjeku thotë se shumica e sëmundjeve
nga të cilat ne vuajmë janë psikomatike, që
i krijon mendja jonë, pra, mënyra jonë e gabueshme
e të menduarit. Ekziston një lidhje direkte midis trurit
dhe trupit. Nëse ne mendojmë gjëra të trishtueshme
në tru, truri e shpërndanë në trup dhe kështu
trupi dëmtohet dhe sëmuret.
Nëse mendojmë për të grabitur, bëhemi grabitës.
Nëse mendojmë për liri, bëhemi çlirimtarë.
Nëse mendojmë për Atdhe, bëhemi atdhetarë.
Të mirës duhet t'i prish për mbarë, me mendime
të mira dhe pozitive. Nëse Shqiptarët mendojnë
pandërprerje për Shqipërinë Etnike, nëse
e kanë dhe e kultivojnë atë vazhdimisht në zemrat
dhe mendjet e tyre, nuk ka arsye pse të mos realizohet një
ditë prej ditëve.
Duke ecur me kohën, duke ndryshuar mënyrën e të
menduarit, Ne do të ndryshojmë mënyrën e të
vepruarit dhe në këtë mënyrë do të
ndryshojmë edhe gjendjen tonë politiko-juridike prej skllavi.
Të mendojmë për Shqipëri, të punojmë
për Shqipëri, që të bëjmë Shqipëri,
që të kemi Shqipëri. Atë ditë që Ne
do ta heqim nga zemra dhe mendja Shqipërinë Etnike, që
nga ajo ditë Ne nuk do të jemi Shqiptarë, por krijesa
të humbura, pa personalitet e dinjitet njerëzor. Ndaj,
ta ruajmë si sytë e ballit, si vetveten tonë, Shqipërinë
Etnike. Ajo është pasuria jonë më e çmueshme
që na ka falur Natyra dhe Perëndia.
VETËDIJA-NDËRGJEGJJA
Vetëdija është aftësi e mendjes dhe shqisave
të njeriut për të njohur dhe për të kuptuar
botën që e rrethon. Zotësi për të njohur
vetveten dhe të tjerët. Është aftësi për
të gjykuar dhe vlerësuar situatën në të
cilën jeton, punon dhe vepron. Aftësia për të
përcaktuar se ti i takon jo vetëm vetvetes, por edhe një
kombi, është vetëdije kombëtare. Vetëdija
kombëtare është veprim i vullnetshëm i individëve
dhe popullit për të ndërmarrë hapa konkretë
për të ndryshuar gjendjen e vështirë në
të cilën ndodhen. Është zotësi për
të kuptuar vendin dhe detyrën e individit në shoqëri
dhe të shoqërisë gjatë historisë. Kjo është
vetëdije kombëtare.
Vetëdija kombëtare është dituri dhe njohuri
se ti ekziston si individ, se i takon një populli të caktuar,
se ky popull ka një atdhe dhe se ky atdhe është i
robëruar dhe duhet çliruar. Është vetëdije
kombëtare, kur ti e di se atdheu është në rrezik
dhe duhet shpëtuar. Kur ti je i vetëdijshëm se Shqipëria
Etnike është e ndarë dhe duhet bashkuar.
Ndërgjegjja është shkalla më e lartë dhe
më e përsosur e vetëdijes. Ajo është nder
e moral, është përsosmëri e mendjes dhe shpirtit
të njeriut. Ndërgjegjja është forma më
e lartë e pasqyrimit të realitetit objektiv. Është
zotësia jonë për të njohur botën tonë
të brendshme dhe të jashtme.
Ndërgjegjja është ndjenja më e pastër,
më e përkryer e njeriut, lartësia e së cilës
përcakton të gjitha sjelljet tona të përditëshme.
Njeriu pa ndërgjegje i gjason shtazës. Personi që
nuk ka ndërgjegje njerëzore, nuk mund të ketë
as ndërgjegje kombëtare.
Ndërgjegjja është ajka, kulmi i vetëdijes sonë
humane dhe shkencore. Vetëm punët e bëra me ndërgjegje
të lartë kanë sukses. Nërgjegjja është
përkushtim, devotshmëri dhe përgjegjësi ndaj
detyrime të marra, ndaj premtimeve të bëra dhe ndaj
betimit të dhënë para vetvetes, familjes, shokëve
dhe popullit se do të punosh dhe luftosh gjatë gjithë
jetës në të mirë të shoqërisë
dhe të Atdheut.
OPTIMIZMI
Një faktor tjetër që e forcon ëndrrën
për Shqipërinë Etnike është optimizmi.
Optimizmi është energji pozitive, që reflekton gëzim
e gjallëri në jetë dhe në punë. Ai shpreh
siguri, vendosmëri dhe besim në vetvete dhe besim tek
të tjerët. Optimizmi rrezaton guxim e mençuri,
gatishmëri për sakrifica dhe vizion për të ardhmen
e kombit dhe Atdheut tonë. Optimizmi është qëndrim
në pritje për të ndodhur gjëra pozitive, ndryshime
të mëdha dhe kthesa historike. Optimizmi është
besim në fitore, besim në të ardhmen më të
ndritur të popullit tonë. Optimizmi është ushqyes
i shpresës për një të nesërme të lirë
e të sigurt të Atdheut tonë.
Dielli shndrit vazhdimisht, si ditën ashtu edhe natën,
si kur qielli është i kaltër, ashtu edhe kur retë
e zeza e mbulojnë tokën. Kështu duhet që të
shndrisin, pandërpreje, ëndrrat tona. Kështu duhet
të shkëlqejnë sytë tanë nga ideali dhe
frymëzimi, nga besimi dhe optimizmi i perspektivës së
ndritur të çlirimit dhe të ribashkimit të
Shqipërisë Etnike.
Politikani, lideri dhe luftëtari optimist është në
gjendje që t'i shohë gjërat e padukshme, ta ndjejë
të paprekshmen dhe ta arrijë të pamundshmen. Ai është
në gjendje që ta bëjë edhe Shqipërinë
Etnike, por,natyrisht, vetëm "në ballë të
këtij populli dhe te këmbët e këtij populli,
",
siç ligjëronte heroi Jusuf Gërvalla.
Optimizmi është shëndet e vullnet, me të cilin
Ne do të çajmë errësirën neokolonialiste
dhe do të dalim në dritë të diellit e të
lirisë kombëtare.
DASHURIA
Dashuria është ndjenjë e fuqishme dhe e thellë
që e bën njeriun që ta duaj me gjithë zemër
dikend apo diçka. Dashuria është miqësi e
sinqertë dhe e çiltërt. Dashuria është
adhurim, është art që nuk njeh kufinj. Dashuria është
ndjenjë e zjarrtë, ndjenjë mbi ndjenja, është
vetë mirësia, drita e brendshme që ndriçon
njeriun dhe i dhuron atij ngrohtësi e forcë për të
"tundur male". Pra, ajo është vetëmohim,
sepse kur e don dhe e dashuron dikend apo lirinë e Atdheun,
ti je në gjendje të japësh jetën për atë
dashuri.
Dashuria për njeriun dhe për Shqipërinë Etnike
është sakrificë dhe flijim. Dashuria është
vuajtje. Një popull i armatosur me dashurinë e fuqishme
për lirinë dhe atdheun e tij është i pamposhtur,
përballë gjithë armëve shkatërrimtare të
botës.
Dashuria ka fuqinë për të krijuar, për të
shpresuar, për të ndryshuar, për të ripërtrirë,
për të duruar, për të besuar, për të
qëndruar, për të luftuar, për të fituar,
Dashuria e vërtetë bën çudira, ajo kurrë
nuk dështon.
Dashuria është e kundërta e urrejtjes. Urrejtja e
paralizon jetën, dashuria e liron atë. Urrejtja e bën
lëmsh jetën, dashuria e bën atë harmonike. Urrejtja
e nxinë jetën, dashuria e ndriçon atë. Dashuria
është ilaç, bar, melhem për plagë. Qoftë
ajo plagë personale trupore, qoftë plagë robërie
kombëtare. Dashuria e shëron dhe e gjallëron individin
dhe popullin. Dashuria rrënon mure dhe ndërton ura. Dashuria
është dhuratë hyjnore për njerëzimin.
KALITJA-PROVA
Jo vetëm shqiptarët e dobët pa ëndrra e
ideale kombëtare, por edhe idealistët dhe luftëtarët
më të devotshëm të çështjes sonë
kombëtare kanë nevojë që ta kalisin e forcojnë
vazhdimisht veten e tyre që të mos dobësohen e ligështohen
në veprimtarinë e tyre të përditëshme për
bërjen e Shqipërisë Etnike. Kjo kalitje bëhet
përmes stërvitjeve dhe ushtrimeve të vazhdueshme
psiko-fizike, përmes kontaktit permanent me popullin dhe tokën
amtare, si dhe me anë të leximit të vazhdueshëm.
Harresa është armiku më i madh i njeriut dhe nëna
e përsëritjes së gabimeve. Duhet që pandërprerë
të kalitemi ideologjikisht, politikisht dhe fizikisht që
të jemi sa më të përgatitur për betejat
vendimtare që na presin në rrugën tonë drejt
Shqipërisë Etnike. Kalitja e përditshme sjellë
qëndrueshmëri, fuqi dhe energji për të përballuar
vështirësitë aktuale dhe të nesërme që
janë të pashmangshme, por jo të pamposhtme, në
luftën tonë politiko-revolucionare për bashkim kombëtar.
Kalitja është edhe edukim dhe çelikosje e ëndrrës
sonë të madhe kombëtare për Shqipërinë
e Bashkuar.
Gabim është kur ne brenda vetes sonë i caktojmë
barriera e pengesa vetëvetes, duke e bindur veten tonë,
pa e provuar fare, se kjo apo ajo rrugë është e paarritshme,
ky apo ai ideal është i parealizueshëm, etj. Asnjë
qëllim nuk arrihet pa e provuar. Për asgjë nuk mund
të thuhet se është e pamundshme dhe e paarritshme
pa e provuar. Po të mos kishin luftuar me penë e pushkë
të Parët tanë me shekuj të tërë, ne
sot nuk do ta kishim as edhe këtë Shqipëri që
e kemi sot, edhepse e vogël është. Ata provuan, ata
u përpoqën dhe na lanë trashëgim këtë
pjesë Shqipërie të lirë dhe një përvojë
kolosale si orientim e busullë për të vazhduar punën
dhe luftën e tyre për liri e pavarësi. Gjërat
e vogla sjellin të mëdhat. Shqipëria e vogël
me siguri do të sjellë Shqipërinë reale, natyrale,
Etnike.
REÇETA
Reçeta është mënyra dhe forma se si duhet
të zgjidhet një problem. Êshtë udhëzim
konkret dhe detal se si kryhet një veprim, një aksion
apo një luftë.
Jo të gjithë Ne, jo të gjithë veprimtarët
kombëtar, jo të gjithë luftëtarët e lirisë,
jo të gjithë udhëheqësit popullorë, jo
të gjithë komandantët ushtarakë kanë sukses
të njëjtë në veprimtarinë, përpjekjen
dhe luftën e tyre për çlirim, liri e pavarësi
kombëtare, sepse jo të gjithë e kanë, apo jo
të gjithë e njohin tërësisht reçetën
e suksesit e të fitores, jo të gjithë e zotërojnë
plotësisht artin e bukur e të vështirë të
luftës për liri dhe pavarësi.
Shumica e këtyre patriotëve dhe luftëtarëve
duan të jenë të sukseshëm, por nuk arrijnë
dot, sepse nuk e kanë, ose nuk e njohin reçetën,
nuk posedojnë mënyrën dhe metodologjinë e veprimit
të sukseshëm. Shumica e tyre e kalojnë gjithë
veprimtarinë e tyre politike e atdhetare në një gjendje
konstante të provave dhe gabimeve: ata provojnë dhe gabojnë,
përpiqen dhe dështojnë,
përsëri ngriten
dhe sërish rrëzohen, kështu riciklojnë përpjekjet
dhe gabimet,
derisa më në fund heqin dorë nga
qëllimi i tyre, nga ëndërrat e tyre kombëtare
dhe pasivizohen.
"FARA"
Çdo gjë e gjallë mbi tokë e nëntokë
që ekziston, lind, zhvillohet, rritet dhe jeton është
rezultat i farës, i embrionit fillestar. Poashtu edhe ëndrra
për Shqipërinë Etnike është një pikënisje,
një fillim i suksesit, është fara e realitetit. Sa
më shumë farë lirie që të mbjellim, aq
më shumë fryte të fitores do të korrim.
Ashtu sikurse hedhë bujku farën me kujdes në arë,
ashtu edhe ne duhet të hedhim farën e lirisë në
popull. Kush mbjellë korrë, thotë populli. Të
mbjellim kudo farën e lirisë, që të korrim fitoren.
Ashtu si fara e një bime që duhet mbjellë në
tokë, duhet ujitur dhe kujdesur për të që të
rritet e shëndetshme, ashtu edhe ëndrra për Shqipërinë
Etnike duhet të mbillet në të gjitha zemrat e Shqiptarëve,
duhet të ujitet me djersën dhe gjakun e bijave e bijve
të këtij populli, me qëllim që të rritet
e të lulëzojë e shëndetshme pema e bukur dhe
me plotë fryte e Shqipërisë së lirë e të
bashkuar.
Ashtu siç është fara riprodhim, ringjallje e jetës,
poashtu edhe ëndrra, aspirata dhe ideali ynë kombëtar
për Shqipërinë Etnike është ringjallje,
është jetëzgjatje e Pellazgjisë dhe e Ilirisë.
Është ripërsëritje e Arbërisë. Është
pavdekësi e Shqipërisë.
ARMIKU I BRENDSHËM
Përveç armiqve dhe pseudomiqve, në rrugëtimin
tonë drejt Shqipërisë Etnike, ne nuk duhet të
harrojmë kurrsesi edhe armikun apo armiqtë e brendshëm
të kësaj Shqipërie. Dhe ky armik (armiq), fatkeqësisht,
janë disa shqiptarë, të cilët nuk e kanë
ëndërr dhe ideal Shqipërinë e Bashkuar dhe si
të tillë bëhen pengesë serioze për zgjidhjen
e çështjes sonë kombëtare. Dhe të tillët,
mjerisht, nuk janë të paktë në numër. Shumë
prej tyre janë nëpër vende udhëheqëse.
Pra, armiku më i madh dhe më i rrezikshëm i Shqipërisë
Etnike është brenda nesh, është në veten
tonë, jemi vetë Ne, Shqiptarët!
Kemi shumë njerëz të dobët në mesin tonë,
të cilët s'kanë ëndrra kombëtare, s'kanë
ideale shqiptare! Duhet të përpiqemi që këta
njerëz pa ëndërra t'i kthejmë në ëndrrimtarë
dhe të gjithë ata shqiptarë që janë pa
ideale t'i bëjmë idealistë, se kështu forcojmë
veten tonë, rrisim unitetin, afrojmë realitetin dhe shpejtojmë
fitoren mbi të huajtë. Duke luftuar armikun brenda nesh,
ne luftojmë dyfish armikun jashtë nesh, armikun pushtues
të vatrave tona, të Shqipërisë sonë Etnike.
Në momentin kur ne do ta kemi mundur armikun tonë brenda
nesh, po në atë çast ne do t'i kemi fituar edhe
armiqtë pushtuesë jashtë nesh.
PESIMIZMI
Antipodi i optimizmit është pesimizmi. Ndër
shqiptarë ka numër të konsiderueshëm të
pesimistëve. Shqiptarë që shohin vetëm zi, errësirë
edhe në pikë të ditës me diell. Ka shumë
frikacakë e ndjellakëqinj, të cilët nuk kanë
besim as në Zotin, as në vetëveten dhe as në
forcën çudibërëse të sovranit popull,
kur ky ngritet në këmbë, si një trup i vetëm,
dhe marshon përpara drejt lirisë.
Pesimistët në rradhët e popullit tonë janë
të pasigurt në çdo hap, shohin gjithkund pengesa
dhe nuk kanë besim në të ardhmen e tyre, të
vendit dhe të popullit të tyre. Janë njerëz
që gjithmonë ankohen, janë të pakënaqur
me realitetin, por që nuk kanë besim e guxim ta ndryshojnë
atë. Për pesimistët nuk vlen deviza, se pas hidhërimit
ka gëzim, se pas natës vjen dita, se pas humbjes vjen
fitorja, se pas rënies do të ngritemi përsëri,
etj. Ata për gjithëçka fillimisht kërkojnë
garanci, por harrojnë se asgjë në jetë e mbi
këtë tokë nuk është e garantuar. Asgjë
nuk është absolute, çdo gjë është
relative dhe art i të mundshmes.
Në mesin tonë ka njerëz të ngarkuar me energji
negative. Ne ose duhet t'ua heqim atyre këtë energji dhe
t'i mbushim me energji pozitive, ose duhet t'ua bllokojmë me
çdo kusht këtë energji të dëmshme e antikombëtare,
në mënyrë që ajo të mos përhapet në
popull dhe të mos e pengojë rrezatimin e energjisë
pozitive që shpërndajnë mbi kombin tonë patriotët,
revolucionarët dhe luftëtarët e lirisë, të
pavarësisë dhe të ribashkimit kombëtar.
NEUTRALITETI
Përveç optimistëve dhe pesimistëve në
gjirin e popullit tonë ka edhe shumë neutralë. Njerëz
që rrinë mënjanë dhe bëjnë sehir,
vështrojnë nga anësh se ç'po ndodhë rretheqark,
por nuk bëhen pjesëmarrës aktiv në ngjarjet
politike. Ata janë asnjanës, nuk angazhohen në parti
e grupe politike, nuk marrin pjesë nëpër protesta
e demonstrata politike, bile nuk marrin pjesë aktive as në
rast të luftës së armatosur. Ky grup i njerëzve,
është pjesa dërrmuese e popullit tonë.
Neutralët e duan lirinë, bashkimin kombëtar dhe Shqipërinë
Etnike, por nuk janë të gatshëm të veprojnë
konkretisht për realizimin e kësaj aspirate shekullore
kombëtare. Ata nuk kanë ëndrra kombëtare, por
vetëm ëndrra personale. Nuk kanë ëndrra politike,
por vetëm ëndrra ekonomike. Bërja për vete e
këtyre neutralëve shqiptarë, angazhimi i tyre politik
kombëtar dhe armatosja e tyre me ëndrrën për
Shqipërinë Etnike, është proriteti më i
madh i forcave të organizuara patriotiko-revolucionare e demokratike
që kanë ëndërr, ideal dhe program çlirimin
dhe bashkimin e Shqipërisë Etnike.
FRIKA
Një armik tjetër mjaft i rrezikshëm i ëndrrës
për Shqipërinë Etnike është frika. Ajo
është biologjike. Është fenomen njerëzor
dhe logjik. Sipas studimeve të ndryshme ekzistojnë vetëm
dy lloje biologjike të frikës, të cilat janë
të lindura që në fëmijëri: frika nga rrëzimi
(kur foshnja fillon të ecë) dhe frika nga zhurma e madhe
(që nga momenti i lindjes kur foshnja fillon të qajë
me rastin e daljes në jetë). Frikat tjera, sipas studimeve
shkencore, janë frika të mësuara, janë rezultat
i mënyrës së edukimit në familje, në shkollë
e në shoqëri. Frika ngulitet në vetëdijen e
njeriut edhe nga kushtet e rrethanat jetësore ku ai rritet
dhe jeton.
Frika përhapet nga konfliktet e ashpra midis njerëzve,
nga grindjet dhe përleshjet ndërmjet grupeve të ndryshme
të interesit brenda shoqërisë, si dhe nga luftërat
e pandërprera në mes të grupeve etnike dhe në
mes të popujve. Frika mbillet tek njeriu edhe nga fenomenet
shkatërrimtare të natyrës, siç janë vetëtimat
e rrufetë, bubullimat e motit, vërshimat e përmbytjet,
tërmetet, vullkanet, uraganet, etj.
Frika, mbi të gjitha, është pasiguri, pafuqi e njeriut
për të mbrojtur veten para forcës natyrore apo njerëzore.
Frika është ndjenjë e rrezikut dhe e kërcënimit
permanent të jetës dhe pasurisë së njeriut nga
e papritura, nga e panjohura, nga e keqja, nga e fuqishmja, nga
njerëzorja dhe mbinjerëzorja.
Frika është e pashmangshme, është pjesë
e jetës njerëzore, është rezultat logjik i analizave
që bëjnë njerëzit e arsyeshëm. Është
fryt i përfundimeve të faktuara që ata sjellin në
fund. Por frika duhet të identifikohet e të kanalizohet
drejt. Ajo nuk bën kurrsesi të zmadhohet dhe të lejohet
që të marrë në dorë frenat drejtuese të
jetës dhe veprimtarisë sonë personale apo kombëtare.
Ilaçi i vetëm i frikës është guximi dhe
veprimi. Frikën duhet ta shikosh në sy dhe ajo dobësohet.
Ndaj frikës duhet të kundërveprosh dhe ajo zhduket.
Frika është e pafuqishme ndaj veprimit, ajo nuk mund t'i
rezistojë hovit tonë luftarak. Ne kemi frikë nga
dështimi, por harrojmë se ashtu siç mësojmë
nga pësimet tona, poashtu ne fitojmë nga dështimet
tona. Në luftën tonë çlirimtare, ne mund të
humbasim disa beteja, mund të dështojmë disa herë,
por në fund ne do ta fitojmë luftën. Dështimi
është pjesë e suksesit, por vetëm atëherë
kur ne mësojmë nga dështimet tona dhe në fund
fitojmë. Kush punon edhe gabon. Kush vepron edhe dështon.
Por kush nuk punon dhe nuk vepron ai kurrë nuk fiton.
Shqiptarë, frika është nëna e disfatës.
Ndaj vriteni frikën, mposhteni atë me veprime konkrete,
me aksione atdhetare, me sulme revolucionare. Frika i ngulfat dhe
i prangos ëndrrat tona, shterron energjitë tona pozitive,
frenon vrullin tonë drejt lirisë. Frika, e mbjellur në
zemrat tona, është robëri, është nënshtrim,
është poshtërim, është varfëri, është
skllavëri. Mos u frikësoni dhe do të shihni se jeni
të lirë. Dhe kur Ne, Shqiptarët, do të çlirohemi
nga frika, atëherë edhe Atdheu ynë do të çlirohet
nga pushtimi dhe kolonizimi i huaj. Pra, çlirojeni vetveten
nga frika, që të çlironi edhe Shqipërinë
Etnike.
GUXIMI
Guximi është antipod i frikës. Guximtari është
ai që u del përballë rreziqeve e vështirësive
dhe i kryen pa ngurrim të gjitha detyrat që ia shtron
për zgjidhje koha dhe lufta popullore për liri e pavarësi
kombëtare.
Nëse Shqiptarët e kanë aftësinë dhe vullnetin
që të ëndërrojnë për Shqipërinë
Etnike, atëherë ata do ta kenë edhe guximin për
ta realizuar këtë ëndërr. Kjo do të thotë
se, nëse guxojmë që të ëndërrojmë,
atëherë do të guxojmë edhe të fitojmë.
Sepse, nuk mund të zbehet e të hidhet poshtë një
ëndërr kaq e madhe, një aspiratë historike,
një ide që i ka ardhur koha.
Nëse ne dëshirojmë që të realizojmë
ribashkimin kombëtar, atëherë ne duhet të guxojmë
që të ngrisim zërin dhe ta njohtojmë kombin
tonë dhe botën mbarë se çka duam, çka
kërkojmë dhe për çka luftojmë.
Guximi është trimëri e burrëri, është
vendosmëri e këmbëngulje, është gatishmëri
e mosdorëzim, është qëndresë që e
karakterizon ndër shekuj e mijëvjeçarë popullin
shqiptar.
Prandaj, Shqiptarë, filloni të ëndërroni, vazhdoni
të guxoni, që të fitoni!
DURIMI-KËMBËNGULJA-MOSDORËZIMI
E kemi thënë se ëndërrat janë fara
e suksesit, por kush është sekreti i suksesit tonë?
Ky është durimi, këmbëngulja e mosdorëzimi.
Durimi është aftësi e njerëzve dhe popujve për
të përballuar vështirësitë, shqetësimet,
vuajtjet, fatkeqësitë, varfërinë, luftërat,
pa
u ligështuar, pa u ankuar dhe pa u dorëzuar. Durimi është
edhe cilësi e udhëheqësit popullor për t'u treguar
i matur, i përmbajtur, i qetë e gjakftohtë, për
të mos rënë në provokime të kundërshtarëve,
për të mos u rrëmbyer në situata të paqarta
dhe për të mos vendosur në këmbë, pa analizuar
detajisht rrethanat.
Durimi sjellë gjithmonë suksesin. Nuk thotë kot urtësia
popullore: "I duruari, i fituari". Të durosh do të
thotë të kesh vetëpërmbajtje, nerva të
forta dhe, në të njëjtën kohë, të
jesh këmbëngulës për ta çuar deri në
fund luftën çlirimtare. Durim do të thotë
papërkulshmëri dhe mosdorëzim. Durimi është
gjithashtu vullnet i patundshëm për të realizuar
kërkesat e popullit. Durimi është kokëfortësi
pozitive, kur luftëtarët e lirisë dhe i mbarë
kombi ngulin këmbë dhe nuk bëjnë kompromis me
lirinë dhe Atdheun e tyre. Durimi është mosdorëzim
edhe atëherë kur je në pozita më të vështira
se kundërshtari politik apo ushtarak. Durimi është
durim i të gjitha të zezave të kësaj bote, por
mosheqje dorë nga ëndrrat, idealet dhe aspiratat shekullore
të Shqiptarëve. Durim për mosnënshtrim. Durim
për fitore.
Durimi është nështrim vetëm atëherë
kur nuk ke ëndrra kombëtare, kur s'ke ideale të lirisë
dhe kur nuk ke aspirata të bashkimit kombëtar. Durimi
është disfatë, atëherë kur je disfatist
e pacifist dhe i ke humbur shpresat dhe besimin në vetvete
dhe në luftën e drejtë të popullit tënd.
Durimi është robëri vetëm atëherë
kur nuk vepron, kur je dorëzuar dhe pret që fati yt të
ndryshojë spontanisht e rastësisht.
Durimi aktiv është blerje e kohës, organizim, mobilizim
dhe rigrupim i forcave goditëse për të vazhduar luftën.
Durimi në luftë është "pushim" ndërmjet
dy betejave.
Ne kurrë nuk duhet të heqim dorë nga ëndrrat
tona. T'i ndjekim ëndrrat tona përmes stuhishë, sfidash
e rrebeshesh, duke duruar me stoicizëm të gjitha plagët
e marra trupore e shpirtërore në përleshjet tona
me armiqtë e Shqipërisë Etnike. Ne duhet ta gjejmë
rrugën e drejtë të fitores, t'i krijojmë kushtet
e luftës çlirimtare, t'i trasojmë shtigjet e lirisë
dhe të marshojmë me durim e këmbëngulje deri
në çlirim dhe bashkim kombëtar. Ne duhet të
kemi besim në vetvete, të zotohemi për të duruar,
për të këmbëngulur dhe për të mos
u dorëzuar kurrë.
Nuk është aq e rëndësishme robëria, sa
është e rëndësishme se çka bëjmë
ne për ta hequr qafe atë robëri. Nëse ne ulemi
e vajtojmë se jemi të pushtuar, të copëtuar,
të robëruar, etj., atëherë ne jemi qaramanë
e jo kapedanë. Atëherë ne jemi skllevër të
përkulur e jo revolucionarë luftarakë.
Vetëm durimi i shoqëruar me veprim luftarak, rezistencë
aktive dhe mosdorëzim do të na e heqë nga qafa zgjedhën
e rëndë të robërisë. Do të na heqë
nga duartë e këmbët prangat dhe zinxhirët e
robërisë dhe të neokolonializmit modern. Edhe po
të zihen e bllokohen të gjitha rrugët e shtigjet
aktuale, Ne, me durim prej Sizifi, duhet të hapim rrugë
e shtigje të reja, por sulmin dhe marshimin tonë drejt
Shqipërisë së Ribashkuar nuk duhet ta ndalim kurrsesi.
Për luftëtarët e vendosur, të durueshëm,
këmbëngulës e atdhetarë gjithmon ka rrugë,
gjinden shtigje për të ecur përpara drejt lirisë.
Asgjë nuk është e pamundshme për patriotët
dhe revolucionarët e devotshëm, të cilët Atdheun
e duan më shumë se veten. Fitimtarët kurrë nuk
dorëzohen, kurse ata që dorëzohen kurrë nuk
fitojnë. Nuk është fundi i botës humbja e disa
betejave, është humbje e luftës dhe fundi i Shqipërisë
Etnike mosluftimi fare, dorëzimi pa luftë. Shqiptarë,
duroni dhe mos u dorëzoni! Qëndroni dhe luftoni, që
të fitoni e të mbijetoni! Vetëm kështu Shqipërinë
Etnike do ta çlironi dhe do ta bashkoni.
Këmbëngulja dhe mosdorëzimi e plotëson çdo
disavantazh tonin përballë lukunisë së pafund
të armiqëve tanë. Epërsia në njerëz,
në potencial ekonomik dhe në armatim ushtarak e kundërshtarëve
tanë mund të kompenzohet vetëm nga durimi, vendosmëria,
këmbëngulja dhe mosdorëzimi ynë. Guri apo shkëmbi
është shumë herë më i madh e më i
fortë se pika e ujit, por këmbëngultësia dhe
mosdorëzimi i pikës së ujit triumfon kundër
shkëmbit, me goditjen e saj ritmike e të pandërprerë,
derisa guri apo shkëmbi çahen më dysh. Ne duhet
të veprojmë si pika e ujit kundër ushtrive e policive
pushtuese të armiqve të Atdheut tonë dhe në
fund do të jemi ne fitimtarët. Dhe në këtë
rast nuk fiton forca, por këmbëngulja jonë permanente.
Vendosmëria është qëndrim, kurse këmbëngulja
jonë është veprim, veprim për të goditur
pandërprerje, veprim për të mos u dorëzuar.
Këmbëngulja dhe goditja konstante e thyen rezistencën,
qoftë të gurit, qoftë të ushtrisë armike.
Asgjë nuk është e plotëfuqishme dhe e pathyeshme
përballë durimit, këmbënguljes dhe mosdorëzimit.
SAKRIFICA-FLIJIMI
Sakrifica është vetëmohimi i vetvetes, heqje
dorë nga disa dëshira të momentit, për të
arritur një qëllim të lartë e të shenjtë,
siç është liria e Atdheut. Sakrifica është
mundim, vuajtje dhe dhimbje që i shkaktojmë vetvetes për
të përmbushur ëndërrat tona kombëtare,
për të realizuar idealin tonë kombëtar të
Shqipërisë Etnike. Sakrifica është humbje, peripeti,
shqetësim dhe dëmtim personal për hir të interesit
të përgjithshë, për interesa të larta kombëtare
e shtetërore. Sakrifica është gatishmëri për
flijim.
Flijimi është sakrificë dhe sakrifikim i vetvetes
për ideale dhe interesa të larta kombëtare. Flijimi
është theror, martirizim i vetvetes për të mbrojtur
popullin dhe atdheun. Flijimi është dhënje e jetës,
rënie dëshmor në altarin e lirisë, në fushëbetejë
për të çliruar dhe ribashkuar Shqipërinë
Etnike. Pa sakrifica dhe flijim, s'ka liri as bashkim. Sakrifica
dhe flijimi janë rezultati përfundimtar dhe më i
saktë i vetëdijes dhe ndërgjegjes patriotike dhe
kombëtare të luftëtarëve të lirisë,
të dëshmorëve dhe heronjëve të një
populli.
VEPRA
Vepra është materializim, vënie në jetë
e ideve tona, është përmbushje, zbatim, kryerje,
përfundim, plotësim, realizim. Ëndrra për Shqipërinë
Etnike duhet patjetër që të materializohet, të
vihet në jetë, të shndërrohet në vepër.
Duhet të kalohet nga teoria në praktikë. Vepra është
realitet, kurse realiteti është shndërrimi i diçkaje
nga inekzistenca në ekzistencë. Realiteti është
kalimi i së vërtetës në vërtetësi,
në veprim praktik.
Êshtë e vërtetë, reale ekzistenca e Shqipërisë
Etnike, por ajo ende nuk është bërë realitet,
ende nuk është çliruar e bashkuar, ende nuk funksionon
si shtet juridik, i pavarur e sovran. Shqipëria Etnike, aktualisht,
është realitet vetëm në ëndrrat e Shqiptarëve,
në zemrat dhe mendjet tona, në Programin tonë Kombëtar
për bërjen e saj realitet dhe shtet. Që ëndrra
të bëhet vepër, realitet, duhet që të ketë
një fillim, një veprim dhe një përfundim. Duhet
të ketë një program politiko-ushtarak, një luftë
çlirimtare dhe një fitore.
Një ëndërr pa vepra është thjeshtë
një dëshirë. Dhe dëshirat shpesh u përngjajnë
tekave e huqeve, janë pa përmbajtje dhe në shumicën
e rasteve janë të paarritshme. Dëshira shpeshherë
është e ngjashme me fantazinë, kurse ëndrra
ka përmbajtje, ajo mbështetet në realitetin objektiv
e subjektiv dhe në artin e të mundshmes.
Në veprimtarinë tonë atdhetare e çlirimtare
nuk duhet që t'i ngatërrojmë ëndrrat me dëshirat,
sepse ka dallim të madh në mes asaj që ne duam që
të bëhet Shqipëria Etnike (dëshirës) dhe
asaj që ne bëjmë (veprojmë) që ajo të
bëhet.
Një ëndërr e mbështetur në veprim, aksion,
goditje, lëvizje, këmbëngulje dhe vendosmëri,
është e destinuar të shndërrohet në vepër.
Vepra është rezultati final i gjithë mozaikut të
gjerë të veprimtarisë shoqërore, politike, ekonomike,
organizative, propagandistike, kulturore, artistike, letrare, shkencore
dhe luftarake të mbarë popullit.
Vepra për Shqipërinë Etnike është një
punë kolosale dhe tepër e vështirë. Është
një barrë e rëndë, të cilën vetëm
një komb i tërë, i vendosur dhe i mobilizuar plotësisht
mund ta bartë mbi supe dhe ta çojë përpara
deri në realizimin e plotë të saj. Vepra është
kurorëzimi i fitores, ngadhnjim mbi pushtuesët. Vepra
e Shqipërisë Etnike mund të bëhet vetëm
nga kombi shqiptar e jo nga individët, grupet, shoqatat, organizatat,
partitë apo qeveritë e ndryshme.
POROSI BREZASH
Shqipëria Etnike është ëndërr brezash,
amanet gjeneratash. Është vazhdimësi e punës
dhe e përpjekjeve të të Parëve tanë. Shqipëria
Etnike është kërkesë dhe dëshirë e
paraardhësve tanë, që ne ta vazhdojmë luftën
e tyre për çlirimin dhe ribashkimin e Atdheut. Êshtë
ngarkim dhe detyrim për Ne që ta vazhdojmë veprimtarinë
patriotike, revolucionare dhe luftarake të stërgjyshërve
tanë, për ta çuar më tej veprën e tyre
për ruajtjen dhe mbrojtjen e Shqipërisë Etnike.
Shqipëria Etnike është trashëgim për brezat
që vijnë. Shqipëria Etnike është mësim,
këshillë dhe udhëzim nga ana jonë për brezat
që vijnë, se si të përpiqen dhe si të punojnë
për bërjen e Shtetit tonë Kombëtar. Shqipëria
Etnike është porosi dhe lënie në besë e
besim nga ne tek gjeneratat e ardhshme që ta forcojnë
e përparojnë më tej në të gjitha fushat:
politike, ekonomike, ushtarake e kulturore.
Shqipëria Etnike është një Pishtar drite e lirie
që përcillet nga pellazgo-iliro-shqiptarët dorë
më dorë, zemër më zemër, brez pas brezi
nga Parahistoria deri në ditët tona, dhe më tej deri
në Ardhmëri e Përjetësi.
*****
Ëndrra për Shqipërinë Etnike është
vetëm fillimi, kurse vendimi për ta ndjekur atë është
vazhdimi. Por që ta ndjekim këtë ëndërr
duhet që t'i besojmë asaj, duhet ta bëjmë pjesë
të qenies sonë, të punës dhe të jetës
sonë. Duhet që këtë ëndërr të
lartë e fisnike ta ushqejmë çdo çast, që
ajo të rritet e të lëshojë shtat në Ne
e përreth nesh. Është një rrugë e gjatë,
e vështirë, e mundimshme dhe madhe, por ne do ta bëjmë
atë. Duket si rrugë e pafund, por çdo gjë
që ka fillim, ka edhe fund. Dhe fundi i kësaj rruge të
gjatë mijëravjeçare do të jetë Rilindja
e Ilirisë, bërja e Shqipërisë Etnike.
Dhe mbi të gjitha, këtë ëndërr e ideal
kombëtar duhet ta ruajmë e ta mbrojmë nga ëndërr-rrënuesit,
nga pesimistët e disfatistët, nga egoistët e nihilistët,
nga pakurrizorët e puthadorët e shumtë që i
ka populli ynë. Sepse ata janë varrmihësit e ëndrrës
sonë për Shqipërinë Etnike. Ata janë po
aq të rrezikshëm e të dëmshëm sa edhe pushtuesit
dhe sundimtarët sllavo-grekë.
Ta kultivojmë e ta ruajmë ëndrrën e Shqipërisë
Etnike porsi sytë e ballit, si vetëveten nga armiqtë
dhe miqtë e rrejshëm. Sepse ata synojnë që të
na e rrënojnë ëndrrën tonë më të
madhe, më jetike e vitale, që pastaj të na vrasin
e tjetërsojnë më lehtë e më shpejt edhe
neve dhe trojet tona stërgjyshore.
Ëndrra e cila mbështetet nga vendosmëria, këmbëngulja,
durimi, qëndresa, mosdorëzimi, dhe besimi i madh e i patundshëm
heret a vonë do të bëhet realitet. Sa më e madhe
që të jetë ëndrra, aq më e madhe do të
jetë fitorja. Dhe ëndrra e Shqiptarëve për Shqipërinë
Etnike është një ëndërr vigane, një
ëndërr antike, e lashtë qindra - mijëravjeçare,
është epokale, një ëndërr brezash e gjeneratash
të tëra popullore, prandaj edhe realizimi, përmbushja
dhe fitorja e kësaj ëndrre do të jetë kolosale,
do të jetë e pakrahasueshme për nga vlera dhe me
përmasa mbarëkombëtare.
Ëndërra për Shqipërinë Etnike është
ëndërr njerëzore, popullore dhe kombëtare e
një kombi të stërlashtë, vendës, antik
e heroik që punon, jeton e lufton për ruajtjen e atdheut
të tij, për ribashkimin e trojeve pellazgo-ilire të
Shqipërisë Etnike. Ëndrra kombëtare është
gjakim, rrugëtim, është ëndërr për
Shqipërinë Etnike. Lum ai shqiptar që e ka këtë
ëndërr, që ëndërron për këtë
ëndërr dhe që punon e lufton për realizimin
e kësaj ëndrre.
IV REALITETI I SHQIPËRISË ETNIKE
REALITETI
Shqipëria Etnike është një realitet, sepse
ekziston me të vërtetë, është një
realitet natyror, objektiv, që ekziston jashtë vullnetit
të miqve dhe armiqve të saj. Ajo është një
realitet i gjallë, i prekshëm, që duket dhe që
jeton në zemrat dhe mendjet e Shqiptarëve, në vetëdijen
dhe ndërgjegjen e tyre kombëtare si pasardhës të
Pellazgëve dhe të Ilirëve. Por ajo, aktualisht, është
një realitet pasiv, jofunksional. Është ende një
realitet i parealizuar, sepse ende nuk është e çliruar
nga barbarët dhe se ende nuk është e bashkuar nga
shqiptarët. Ajo ende nuk është bërë shtet
me kufinj, me integritet, me sovranitet, me një qeveri dhe
me një kryeqytet.
Shqipëria Etnike është reale, sepse ekziston, është
faktike, ka territorin dhe të kaluarën e saj historike,
ka banorët e saj - Kombin Shqiptar, si pronar të parë
dhe të vetëm të këtij territori, i cili ka pastaj
historinë, gjuhën, artin dhe kulturën e tij mijëravjeçare
të ngritur e të ngulitur mbi këto troje antike të
Shqipërisë Etnike. Është reale sepse i plotëson
të gjitha vetitë, kriteret, parametrat dhe parakushtet
që nevojiten për një shtet, prandaj edhe ka mundësi
reale për tu bërë shtet.
Shqipëria Etnike është një aspiratë realiste
e një populli të tërë, të stërlashtë,
legjitim dhe autokton në trojet e tij pellazgo-ilire - e kombit
shqiptar. Është një kërkesë realiste, e
cila merr parasysh gjendjen, kushtet dhe rrethanat e vërteta
të realitetit objektiv e subjektiv dhe që vepron në
përputhje me to.
Shqipëria Etnike është një ideal, një dëshirë
dhe një ëndërr e realizueshme, e cila mund të
përmbushet, mund të plotësohet, mund të realizohet
dhe mund të bëhet realitet nga përpjekja, veprimtaria
dhe përkushtimi i përhershëm dhe i vendosur i kombit
shqiptar.
Shqipëria Etnike është realitet, reale, realiste
dhe e realizueshme.
"PESË" SHQIPËRITË
Historikisht ekzistojnë pesë Shqipëri:
1.Iliria Antike
Përfshin trojet e Ilirëve dhe kufijtë e Ilirisë,
duke filluar nga Istra e Sllovenia, në perëndim, deri
në kufijtë e Rumanisë, në lindje dhe nga brigjet
e lumenjve Sava e Danub në veri, e deri në More (Peloponez),
në jug, si dhe nga brigjet e Adriatikut dhe të Jonit e
deri në kufijtë e Bullgarisë dhe të Turqisë,
me një sipërfaqe prej 400 000 km2.
2. Arbëria ose Shqipëria Ilirike
Është një territor gjeografik e historik më
i madh se Shqipëria Etnike. Në të bëjnë
pjesë, përveç Shqipërisë aktuale Etnike,
edhe disa territore të Ilirisë, por të cilat aktualisht
nuk janë të banuara me shumicë dërrmuese të
popullit shqiptar, ose nuk janë fare të banuara me shqiptarë,
për shkak të dëbimit të tyre me dhunë nga
vatrat e tyre ose asimilimit gjatë shekujve.
Arbëria ose Shqipëria Ilirike përfshin Principatën
e Gjergj Ballshës I në shek.XIV, e cila përfshinte
një pjesë të Bosnjës, Malin e Zi, Kosovën
dhe Shqipërinë e Mesme. Dhe kjo Shqipëri Ilirike
vazhdoi pastaj katër shekuj më vonë me Pashallëkun
e Shkodrës, të udhëhequr nga Kara Mahmud Pashë
Bushati dhe me Pashallëkun e Janinës, të udhëhequr
nga Ali Pashë Tepelena. Pikërisht tërësia tokësore
e këtyre tri principatave apo pashallëqeve shqiptare,
që shtriheshin nga Bosnja në veri dhe mbaronin në
fund të Epirit (Çamërisë) te Gjiri i Artës
në jug, përbëjnë atë që sot mund të
quhet Shqipëri Ilirike, me një sipërfaqe tokësore
prej rreth 200 000 km2.
3.Shqipëria Etnike
Është një territor i caktuar gjeografik dhe
historik në hapësirën e Ballkanit, i cili ka qenë
dhe është edhe sot i banuar me shumicë të popullit
shqiptar. Është territor kompakt e homogjen dhe është
atdhe i shqiptarëve që nga parahistoria dhe antika e deri
në ditët tona.
Shqipëria Etnike përfshin territoret e katër Vilajeteve
Shqiptare që ekzistonin para, gjatë dhe pas Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit (1878-1881): 1.Vilajeti i Janinës, 2.Vilajeti
i Manastirit, 3.Vilajeti i Kosovës dhe 4.Vilajeti i Shkodrës.
Kufijtë e Shqipërisë Etnike fillojnë te Gjiri
i Artës në jug të Çamërisë dhe ngjiten
lart në veri te Molla e Kuqe afër Nishit në Toplicë,
kurse mbarojnë në Tivar të Malësisë së
Madhe në veriperëndim. Po këtë Shqipëri
Etnike, me këto troje dhe me këta kufinj shtetërorë
e shpalli shtet të Pavarur dhe Sovran Kuvendi Mbarëkombëtar,
me Ismail Qemalin në ballë, më 28 Nëntor 1912
në Vlorë. Shqipëria Etnike, atëherë dhe
tani, ka një sipërfaqe tokësore prej rreth 100 000
km2.
Shovenistët fqinj propagandojnë se Shqipëria Etnike
nënkupton pushtimin dhe aneksimin nga ana e shqiptarëve
të territoreve të tyre etnike, pra, okupimi nga ana jonë
e territoreve të huaja. Por dihet historikisht se shumica e
atyre territoreve ku sot banojnë popujt fqinj kanë qenë
territore ilire, pra shqiptare, dhe se po këta popuj janë
agresorë, sepse i kanë pushtuar me dhunë territoret
iliro-shqiptare ku kanë ngritur sot shtetet e tyre. Themelet
e shteteve të tyre janë të ngritura në pronë
të huaj, mbi troje të tjetërsuara! Dhe kjo ka ndodhur
jo më larg se para pak më shumë se 100 vitesh.
4.Shqipëria Natyrale
Këto kohët e fundit në skenën politiko-terminologjike
është shfaqur edhe një term i ri politik me emrin
Shqipëria Natyrale, i cili, në njëfarë mënyre,
përpiqet që të zëvendësojë nocionin
politik Shqipëria Etnike. Shqipëria Natyrale bazohet në
atë që quhet realpolitika shqiptare, kurse Shqipëria
Etnike bazohet në politikën historike dhe mbi të
drejtën e pronësisë së Shqiptarëve, të
Kombit Shqiptar, mbi trojet e tyre stërgjyshore.
Por, megjithatë, termi politik Shqipëria Etnike nuk është
i njëjtë dhe i barabartë me nocionin politik Shqipëria
Natyrale. Emërtimi Shqipëria Etnike është nocion
etnik (kombëtar), kurse termi Shqipëri Natyrale është
nocion politik. Shqipëria Etnike është më e
madhe se Shqipëria Natyrale. Shqipëria Etnike shtrihet
nga Tivari, Sanxhaku e Toplica në veri dhe deri në fund
të Çamërisë te Gjiri i Artës (Ambrakisë)
në jug. Kurse Shqipëria Natyrale nuk e përfshinë
as Tivarin, as Sanxhakun, as Toplicën, as Veleshin, Manastirin
e Ohrin dhe as Çamërinë. Shqipëria Natyrale
është një rrudhosje e mëtejshme e Shqipërisë
Etnike. Ithtarët e Shqipërisë Natyrale në një
rast shkruajnë kështu: " Shqipëria natyrale
nuk merret me Mollën e Kuqe, as me Pargën, as me Kosanicën
dhe Toplicën. Por ajo është e detyruar të merret
me Mitrovicën, me Preshevën, me Ulqinin, me Strugën
etj etj." (Shih: 13:55/04.09.06 «Shqiperia Natyrale»
eshte nje nocion europerendimor (Analize nga Koço Danaj).
Në këtë mënyrë, që në start,
pa na kërkuar kush, ne përmes Shqipërisë Natyrale
do të bënim kompromis të madh, duke lënë
jashtë Shqipërisë Etnike gjysmën e trojeve shqiptare
të saj! Në këtë mënyrë Shqipëria
Natyrale nuk do të ishte më Natyrale, por do të shndërrohej
në Shqipëri Artificiale, siç është sot
Shqipëria londineze e Tiranës!
Më tej, në të njëjtin shkrim, autori i shkrimit
Shqipërinë Natyrale e quan "Dhimbje e së Vërtetës",
kurse Shqipërinë Etnike e quan "Dhimbje e Mashtrimit"(!)
dhe Shqipëri artificiale(!). Po citoj nga origjinali i shkrimit:
"Por dhimbja e se Vertetes eshte shume here me e lehte se Dhimbja
e mashtrimit. Shqiperia Natyrale eshte pjese perberese e dhimbjes
se realitetit, prandaj ka edhe te ardhme. Shqiperia artificiale
eshte pjese e dhimbjes se mashtrimit, prandaj edhe nuk do te kete
te ardhme."
Të kërkosh Shqipërinë Etnike, sipas ithtarit
e ithtarëve të Shqipërisë Natyrale do të
thotë të ngritesh mbi gjëra të paqena e ireale,
mi artificialitete dhe të themelosh shtetin e bashkuar etnik
shqiptar - Shqipërinë Etnike mbi mite, legjenda dhe në
toka të huaja, e jo mbi trojet autoktone, etnike e stërgjyshore
shqiptare! Bile ai shkon edhe më tej, qet fall dhe na "parashikon"
se Shqipëria Etnike nuk ka të ardhme, nuk do të bëhet
kurrë! Autori i lartpërmenduar, në të njëjtin
shkrim-analizë shkruan: "
Shqiperia natyrale nuk
ngrihet mbi artificialitete, nuk ngrihet mbi mite dhe legjenda,
nuk ngrihet mbi te tjeret." Nga kjo del se Tivari e Sanxhaku,
Toplica e Çamëria dhe më se gjysma e Iliridës
janë toka të huaja, të të tjerëve, janë
pjesë e miteve dhe legjendave artificiale!
Se ithtari i Shqipërisë Natyrale vërtetë Shqipërinë
Etnike e quan artificiale dëshmon edhe artikulli tjetër
i tij i mëhershëm, në të cilin shkruan tekstualisht:
"Duket se atë (Drashkoviçin-Shën.im) e tremb
termi real Shqipëri Natyrale, e cila nuk ka cilësoret
artificiale E Madhe apo Etnike, por vetëm atë
që është cilësori reale, natyrale." (Shih:
13:45/27.08.06 Le te takohemi fillimisht ne Shqiperine Natyrale
(Interviste e kryetarit te AMS dhe drejtor i IPPS, Koço Danaj
dhene gazetes Epoka e Re date 24 gusht 2006).
Shqipëria Etnike, përveç që është
etnike, kombëtare pellazgjike, ilirike e shqiptarre, njëherit
ajo është edhe natyrale, edhe reale, por edhe e madhe
në krahasim me shtetin e sotëm shqiptar të Shqipërisë
londineze dhe Shqipërinë Natyrale të autorit të
lartpërmendur. Shqipëria Natyrale nuk është
Shqipëri Etnike dhe as e madhe, sepse ajo nuk përfshinë
të gjitha territoret shqiptare në kufijtë e saj shtetërorë.
Shqipëria Natyrale nuk i bashkon 4 ish-Vilajetet Shqiptare
në një shtet të vetëm, por lenë jashtë
saj gjysmën e territoreve të tyre.
Kombi Shqiptar dhe Shqipëria Etnike nuk kanë troje për
të falur fqinjëve grabitqarë, sepse edhe ashtu ata
mjaftë kanë marrë e pushtuar troje pellazgo-iliro-shqiptare
që nga antikiteti e deri më sot!
Nacionalizmi okupues serb nuk duhet të jetë më i
fortë se nacionalizmi çlirimtar shqiptar. Disa shqiptarë
kanë kujtesë të dobët kombëtare dhe i harrojnë
shumë shpejt trojet shqiptare të Shqipërisë
Etnike! Disa shqiptarë janë shumë "bujarë"
dhe i falin shumë lehtë trojet stërgjyshore, sepse
i kanë "mall babe" e nuk i kanë fituar me djersë,
ndaj nuk i mbrojnë dhe as nuk i çlirojnë me gjak!
Shqipëria Etnike është Maksimumi i zgjidhjes së
çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan, kurse
Shqipëria Natyrale është Minimumi i zgjidhjes së
çështjes shqiptare. Ajo është zgjidhje e pjesëshme,
është zgjidhje kompromisi, sepse nuk i përfshinë
brenda kufijve të saj të gjitha trojet etnike dhe historike
shqiptare.
Shqipëria Natyrale është një hap i madh përpara,
por jo i fundit, drejt zgjidhjes së tërësishme e
përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare,
është hap kualitativ drejt bërjes së plotë
të Shqipërisë Etnike. Shkurt e shqip: Shqipëria
Natyrale nuk është Shqipëri Etnike.
Shqipëria Natyrale, përafërsisht, ka një sipërfaqe
prej rreth 50.000 km2.
5."Shqipëria e Madhe"
Për ta luftuar dhe kompromituar luftën tonë të
drejtë për Shqipërinë Etnike, shovenistët
sllavo-grekë bëjnë zëvendësimin e termit
Shqipëri Etnike me termin "Shqipëri e Madhe"!
Por ajo çka duhet të sqarohet këtu është
se, kur serbomëdhenjtë dhe të tjerët përdorin
termin Shqipëri e Madhe, ata aludojnë në "Shqipërinë
e Madhe" fashiste me qëllim të identifikimit të
së drejtës sonë dhe veprimtarisë sonë kombëtare
me një ideologji antidemokratike e raciste dhe me një
krijesë shtetërore të nazifashizmit.
Edhe Shqipëria Etnike, edhe "Shqipëria e Madhe"
fashiste janë territore etnike iliro-shqiptare, dallimi ështe
se Shqipëria Etnike është më e madhe territorialisht
se "Shqipëria e Madhe" që e krijuan nazifashistët
italo-gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
"Shqipëria e Madhe" ka qenë rezultat i bisedimeve
ndërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme të
Gjermanisë, Ribentrop dhe Ministrit të Punëve të
Jashtme të Italisë, Çiano, të cilët në
vitin 1941, pas pushtimit të Jugosllavisë (Prill 1941),
në Vienë të Austrisë arritën pajtimin për
ndarjen e Jugosllavisë dhe gjithë Ballkanit. Kjo marrëveshje
midis Gjermanisë hitleriane dhe Italisë musoliniane u
quajt Marrëveshja Ribentrop-Çiano.
Sipas kësaj Marrëveshjeje Kosova u nda në tre pjesë:
1.Gjermania mbajti për vete Veriun e Kosovës me rrethet
e Vushtrrisë, Besianës dhe Mitrovicës, të cilat
më pastaj ia dha nën administrim direkt qeverisë
kuislinge fashiste serbe të Millan Nediçit!
2.Pjesa tjetër e Kosovës iu dha Bullgarisë së
Car Borisit, si aleate fashiste e Gjermanisë, që përfshinte
territoret e Kosovës Lindore (Preshevë e Bujanoc), Kumanovën,
Shkupin, Vitinë, Kaçanikun, Shtërpcën etj.
3.Pjesa "e luanit" të trojeve shqiptare të Kosovës
dhe të Iliridës iu dha Italisë fashiste, e cila me
ato territore dhe me Shqipërinë londineze formoi të
ashtuquajturën "Shqipëri e Madhe".
Pra, sa e "Madhe" mund të jetë Shqipëria
pa gjysmën e Kosovës Qendrore, pa Kosovën Lindore,
pa gjysmën e Iliridës, pa Malësinë e Madhe,
pa Çamërinë, pa Sanxhakun dhe pa Toplicën?!
Kjo "Shqipëri e Madhe" nuk i kishte më shumë
se 40.000 km2 sipërfaqe!
Shqipëria e Madhe, si krijesë e fashistëve
italo-gjermanë, nuk ka qenë aspak e Madhe,
sepse ajo nuk i ka përfshi të gjitha territoret e Shqipërisë
Etnike. Kjo "Shqipëri" nuk është krijuar
me vullnetin e kombit shqiptar, ajo është imponuar me
dhunë ushtarake nga okupatorët italo-gjermanë. Jashtë
saj kanë mbetur troje të pastra etnike shqiptare të
banuara me shumicë nga populli shqiptar. Shqipëria
e Madhe fashiste ka qenë pak më e madhe se Shqipëria
e vogël londineze, prandaj nga fashistët italo-gjermanë,
nga shovenistët sllavo-grekë dhe nga disa kolaboracionistë
shqiptarë është quajtur Shqipëri e Madhe.
Okupatorët shovenistë do të "gëzoheshin"
shumë po të kërkonin shqiptarët territoret e
ish-"Shqipërisë së Madhe" fashiste, por
ata tmerrohen kur shqiptarët kërkojnë bërjen
e Shqipërisë Etnike, e cila territorialisht është
më e madhe se dy "Shqipëria të Mëdha".
Po të kërkonin shqiptarët Shqipërinë e
Madhe e jo Shqipërinë Etnike, atëherë kjo Shqipëri
e Madhe nuk do të nënkuptonte Shqipërinë
e Madhe fashiste, por do të ishte Arbëria ose Shqipëria
Ilirike, e cila, territorialisht është sa dyfishi i Shqipërisë
Etnike. Kësaj i frikësohen serbo-greko-malazezët
kur ata akuzojnë shqiptarët se po kërkojnë Shqipërinë
e Madhe, që ne të mos e kërkojmë Shqipërinë
Ilirike dhe e transferojnë çështjen tek Shqipëria
e Madhe, si term gjeopolitik i kompromituar dhe i cunguar
nga fashizmi.
Sa herë që ne potencojmë se po kërkojmë
bërjen e Shqipërisë Etnike, shovenistët alarmohen
me qëllim, duke thënë se ne po kërkojmë
Shqipërinë e Madhe dhe në këtë
mënyrë e kompromitojnë edhe termin historiko-gjeografik
Shqipëri Ilirike, që kështu shqiptarët të
heqin dorë nga kjo Shqipëri, sepse na qenka Shqipëri
e Madhe fashiste. Pra, sllavo-grekët me termin Shqipëri
e Madhe po tentojnë të kompromitojnë edhe termin
Shqipëri Etnike, edhe termin Shqipëri Ilirike, që
shqiptarët të heqin dorë nga të dyja këto
Shqipëri dhe të mos synojnë bashkimin dhe formimin
e asnjërës prej tyre, që të pajtohen me copëtimin
e trojeve shqiptare dhe të pajtohen me këtë çerek
Shqipërie të vitit 1913 që kanë sot.
Ka pasur raste (tepër të rralla) kur në gojën
dhe shkrimet e disa shqiptarëve naivë është
përmendur apo përmendet termi politik Shqipëria
e Madhe, si kërkesë dhe aspiratë e shqiptarëve,
dhe këtë naivitet, mendjelehtësi dhe injorancë
të disa kalemxhinjve dhe politikanëve shqiptarë e
shfrytëzojnë me mjeshtëri shovenistët sllavo-grekë
për të kompromituar luftën tonë për Shqipërinë
Etnike, për ti dhënë veprimtarisë sonë
ngjyra fashiste, duke aluduar në Shqipërinë
e Madhe fashiste dhe në këtë mënyrë
tundin para hundëve tona dhe ndërkombëtarëve
gogolin "Shqipëri e Madhe" që kundërmon
era fashizëm! Kështu, sllavo-grekët tentojnë
të na trembin që ne të heqim dorë nga lufta
jonë për Shqipërinë Etnike. Kurse faktorin politik
ndërkombëtar përpiqen ta manipulojnë që
ai të mos e përkrah zgjidhjen e çështjes sonë
kombëtare - bërjen e Shqipërisë Etnike.
Prandaj, nuk ka pasur dhe nuk ka as Shqipëri të madhe
as Shqipëri të vogël, por ka pasur një Iliri
e Arbëri, ka pasur dhe ka vetëm një Shqipëri
Etnike, të banuar me shumicë nga populli shqiptar që
në kohërat e lashta e deri më sot. Për këtë
Shqipëri ëndërrojnë, punojnë e luftojnë
shqiptarët që ta çlirojnë dhe ribashkojnë
në një shtet të vetëm.
*****
Kjo është (përafërsisht) madhësia
në kilometra katrorë (km2) e sipërfaqeve të
5 Shqipërive:
1.Iliria Antike - rreth 400.000 km2
2.Arbëria ose Shqipëria Ilirike - rreth 200.000 km2
3.Shqipëria Etnike - rreth 100.000 km2
4.Shqipëria Natyrale - rreth 50.000 km2
5."Shqipëria e Madhe" - rreth 40.000 km2
NDARJA E SHQIPËRISË ETNIKE
Sot, në fillim të mijëvjeçarit të
tretë të erës sonë, shekulli XXI, të vitit
2007, Shqipëria Etnike është një territor etnik
shqiptar i ndarë, i copëtuar, i robëruar, i pushtuar
dhe koloni e shteteve fqinje: Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë
dhe Greqisë. Vetëm 28.748 km2 të kësaj Shqipërie
Etnike janë territor i lirë, i pavarur e sovran që
formojnë Republikën e Shqipërisë me kryeqytet
Tiranën. Kurse rreth 10.887 km2 të Shqipërisë
Etnike që përbëjnë protektoratin ndërkombëtar
të Kosovës janë territore gjysmë të lira
e gjysmë të pavarura të kësaj Shqipërie.
Kjo do të thotë se mbi gjysma e Shqipërisë Etnike,
ose rreth 2/3, është ende e paçliruar dhe e pabashkuar.
Sipas historiografisë, Kosova që nga antikiteti e deri
më1864, kur Turqia nxori Ligjin për Vilajetet, është
quajtur Dardani, e cila ka qenë trevë e pandarë etnike,
hapësinore (territoriale), kulturore, ekonomike, sociale dhe
tradicionale e Shqipërisë. Prej vitit 1864, përkatësisht
1868, Dardania është quajtur Vilajeti i Kosovës dhe
ka qenë njëri prej vilajeteve më të mëdhenj
të Shqipërisë me një sipërfaqe prej 32.900
km2.
Vilajeti i Kosovës përfshinte shtatë sanxhaqe (prefektura):
të Prishtinës, të Nishit, të Pirotit, të
Prizrenit, të Tregut të Ri (Jeni Pazarit), të Shkupit
dhe të Dibrës. Përbëhej nga 37 kaza (nënprefektura),
8 nahie (treva) dhe 1400 vendbanime, ku jetonin 830.771 banorë,
shumica absolute e popullsisë ishte shqiptare.
Nga të dhënat kadastrale të administratës osmane
del se trevat shqiptare, që nga Mesjeta e deri më 1912,
kishin një sipërfaqe prej rreth 100.000 km2. Nga ky territor,
fuqitë europiane, me politikën e tyre imperialiste, lejuan
krijimin, më 1913, të shtetit shqiptar në një
sipërfaqe prej vetëm 28.748 km2.
Kongresi i Berlinit (1878) dhe më pas Konferenca e Londrës
(1913), me vendimet e tyre antishqiptare, ia grabitën kombit
shqiptar dhe Shqipërisë Etnike 71.252 km2 territor me
popullsi shqiptare prej 85 deri në 96 %.
Katër vilajetet shqiptare, para vitit 1912, kishin këto
sipërfaqe në kilometra katrorë:
1.Vilajeti i Kosovës me 32.900 km2.
2.Vilajeti i Shkodrës me 10.800 km2.
3.Vilajeti i Manastirit me 28.500 km2.
4.Vilajeti i Janinës me 17.900 km2.
Nga kjo del se më 1912 Shqipëria Etnike kishte 90.100
km2.
Krahinat e Shqipërisë Etnike, të cilat janë
ende nën pushtim e sundim të huaj janë:
1.Malësia e Madhe në Mal të Zi,
2.Sanxhaku, Toplica dhe Kosova Lindore në Serbi,
3.Ilirida në Maqedoni dhe,
4.Çamëria (Thesprotia dhe Epiri) në Greqi.
Kosova Qendrore nga qershori i vitit 1999 de facto është
protektorat (neokoloni) e OKB-së, kurse de jure është
pjesë integrale e Serbisë! Pra, as nuk është
e robëruar as nuk është e lirë, as nuk është
shtet as krahinë autonome, apo i përngjanë një
shteti autonom! Kosova nuk është e Shqipërisë,
nuk është as e Serbisë, por nuk është as
e vetvetes! Është havá, qëndron pezull, as
në tokë as në qiell! Është në një
gjendje kaotike, kontraverse e kontrasti! Por, mbi të gjitha,
është në një gjendje të mjerueshme ekonomike,
në një varfëri të skajshme, pa rrymë, pa
ujë, pa punë, pa bukë e pa shpresë!
Kësaj ndarjeje e këtij copëtimi territorial të
Shqipërisë Etnike i kanë kontribuar edhe vetë
shqiptarët, sepse liderët e tyre politiko-ushtarakë
ende janë të brumosur me mentalitetin feudal mesjetar.
Ata ende mbrojnë me fanatizëm dhe karrierizëm primitiv
prej bajraktarësh feudalë feudet apo principatat e tyre
në të cilat pak a shumë kanë ndikim dhe njëfarë
pushteti vazal nën ombrellën e robërisë dhe
sundimit greko-sllav!
Motoja e heshtur e këtyre vazalëve modernë është:
më mirë i pari në fshat, se i dyti në
qytet! Kjo do të thotë se ata kënaqen që
të jenë krytarë partishë, komunash apo deputetë
në krahinat e pushtuara shqiptare, se sa të jenë
nëpunës të thjeshtë apo qytetarë të
lirë të Shqipërisë Etnike.
"VILAJETET" MODERNE SHQIPTARE
Derisa në kohën e sundimit të Perandorisë
Turke Shqipëria Etnike ndahej në 4 vilajete historike:
1.Vilajeti i Janinës
2.Vilajeti i Manastirit
3.Vilajeti i Kosovës dhe
4.Vilajeti i Shkodrës
Sot Shqipëria Etnike ndahet në 8 "vilajete"
moderne:
1."Vilajeti" i Shqipërisë (londineze)
2."Vilajeti" i Kosovës Qendrore (protektorat)
3."Vilajeti" i Iliridës
4."Vilajeti" i Kosovës Lindore
5."Vilajeti" i Malësisë së Madhe
6."Vilajeti" i Çamërisë,
7."Vilajeti" i Toplicës (Nishit)
8."Vilajeti" i Sanxhakut
Nga ky realitet i sotëm del se "vilajetet" shqiptare
janë dyfishuar dhe se Shqipëria Etnike jo vetëm që
nuk është bashkuar, por ka shkuar drejt shpërbërjes
së mëtejshme, copëtimit dhe përçarjes
ndërshqiptare! Ky është realiteti i sotëm gjeopolitik
i Shqipërisë Etnike.
Por, ajo që e bën edhe më tragjike, edhe më
të dhimbshme këtë mozaik gjeopolitik të trojeve
etnike shqiptare është qëndrimi indiferent, anacional
e mosfërfillës i klasës politike shqiptare të
këtyre 8 vilajeteve mjerane, e cila kurrë nuk ka marrë
inisiativë të vendosur, të qartë e serioze për
hartimin e një Programi Kombëtar për çlirimin
dhe ribashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet
të vetëm kombëtar!
Motoja e rilindasve tanë kombëtarë, Një
komb, një shtet, është anashkaluar vazhdimisht
nga qendrat e politikës shqiptare anembanë "vilajeteve"
moderne të Shqipërisë Etnike! Udhëheqësit
dhe pushtetarët shqiptarë ende nuk e kanë një
ëndërr, një ideal, një aspiratë, një
opcion, një strategji politike dhe një qëndrim të
vetëm e të përbashkët zyrtar për shtruarjen
dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare
çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike.
Opcioni i përbashkët dhe i vetëm i liderëve
dhe partive shqiptare deri më sot ka qenë karrierizmi,
pushteti, pasurimi personal dhe asgjë tjetër. Ata, jo
vetëm që kanë zhvilluar një politikë antikombëtare,
por kanë bërë edhe një poplitikë antipopullore.
Klasa politike e të gjitha "vilajeteve" moderne shqiptare
të Shqipërisë Etnike është sjellur e po
sillet ndaj çështjes shqiptare me një nihilizëm
e përçmim të hapur e të pa shoq, deri në
një mohim e injorim të plotë të ekzistimit të
saj si një çështje e shtruar për zgjidhje.
Ekzistojnë një numër i pambarim deklaratash e pohimesh
kundër ribashkimit kombëtar, duke e cilësuar atë
si iluzion, fantazi, të tejkaluar apo si utopi e aventurë
të një grupi idealistësh, nacionalistësh apo
ekstremistësh shqiptarë që nuk marrin vesh nga politika,
duke mos ngurruar që ti etiketojnë edhe si njerëz
me maska, kriminelë dhe terroristë!
SHQIPËRIA (Londineze)
Është vend në Evropën Juglindore, në
perëndim të Gadishullit Ilirik (Ballkanit), me një
sipërfaqe prej 28.748 km2. Shqipëria kufizohet nga Mali
i Zi në veriperëndim, Kosova në veri, nga Maqedonia
në lindje dhe Greqia në jug. Në kufirin natyror perëndimor
Shqipëria ka dalje të hapur në Detin Adriatik dhe
në jugperëndim në Detin Jon. Ky kufizim i lartpërmendur
është zyrtar, politik, kurse në realitet Shqipëria
londineze, Shqipëria e vitit 1913, nga të gjitha anët
tokësore të kufirit të saj kufizohet me vetveten:
me kombin e vet dhe me trojet e veta, pra shqiptare, të cilat
e rrethojnë nga të gjitha anët, por që gjenden
nën sundimin e huaj, siç janë: Malësia e Madhe
(në veriperëndim), Kosova (në veri), Ilirida (në
lindje) dhe Çamëria (në jug). Ky është
rast unikal në botë, që një shtet i pavarur
e sovran të kufizohet nga të gjitha anët me vetveten,
të ketë fqinj popullin e vet. Shqipëria londineze
është shtet artificial e jo natyral, sepse jashtë
saj ndodhen më tepër se gjysma e kombit dhe trojeve shqiptare.
Edhe Serbia, Maqedonia, Greqia dhe Mali i Zi janë shtete artificiale,
sepse ose brenda territoreve të tyre nuk i kanë të
gjitha trojet etnike, ose brenda shtetit të tyre kanë
territore të huaja, sidomos shqiptare. Shqipëria politike
londineze është vetëm çereku i lirë i
tërësisë tokësore të Shqipërisë
Etnike. Si shtet i pavarur funksionon që nga shpallja e Pavarësisë
më 28 nëntor 1912.
*****
Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë
të Ilirëve. Ilirët u formuan si etnos autokton mbi
bazën e popullsisë së lashtë, të cilët
e identifikonin veten me emrin Pellazgë. Ilirët, gjatë
shekujve të antikës, formuan disa shtete e mbretëri
të fuqishme dhe të zhvilluara.
E ndodhur në një territor gjeostrategjik dhe në udhëkryq
në mes të Evropës dhe Azisë, Iliria u sulmua
dhe u pushtua disa herë nga fise barbare, si dhe nga disa perandori
të kohës. Në vitin 168 p.e.s., pas shumë luftërave
të përgjakshme, Iliria u pushtua nga Perandoria e Romës.
Ilirët e përballuan politikën asimiluese romake për
arsye të shkallës së lartë të zhvillimit
etnik e kulturor. Në Mesjetën e hershme, shek.II i erës
sonë, në qendër të Ilirisë ilirët
arritën nivelin më të lartë të zhvillimit
politik, shtetëror e kulturor dhe filluan të paraqiten
me emrin e ri etnik Arbër.
*****
Me ndarjen e Perandorisë Romake, në vitin 339 të
erës sonë, Iliria hyn në përbërjen e Perandorisë
Bizantine. Në kufijtë e saj u dyndën Gotët,
Avarët etj. Gjatë she.IV-VII Sllavët pushtuan një
pjesë të Ilirisë veriore e lindore dhe Maqedoninë,
të cilët me kohë u sllavizuan. Popullsia kompakte
e provincave të Epirit, Arbërisë dhe Dardanisë,
me gjithë ngushtimin që pësoi, e përballoi depërtimin
sllav, që nisi në shek.VI-VII.
Gjatë viteve 861-1018 Arbëria ishte nën sundimin
bullgar dhe më pas përsëri nën atë bizantin.
Nga fundi i shek.XI deri në fund të shek.XII, Arbëria
ishte fushëbetejë e luftërave midis Normanëve
të Italisë Jugore dhe Bizantit dhe vërshimit të
turmave të Kryqëzatës së Parë. Në
këtë kohë Arbërit ishin të organizuar në
bashkësi territoriale dhe drejtoheshin nga krerët e tyre,
të cilët udhëhoqën popullin në kryengritjet
e viteve 1040-1041 dhe më 1073-1080 kundër Bizantit. Pikërisht
në këtë kohë, në burimet historike bizantine,
përmendet Arbanoni, si bashkësi etnike, ekonomike e fetare
autonome që shtrihej në ndërmjet Durrësit, Ohrit
e Dibrës. Më u bashkuan edhe krahina të tjera me
Arbanonin, i cili u bë boshti i parë i shtetformit arbëror.
Në këtë mënyrë, rreth vitit 1190 lindi
Principata e Arbërit, shteti i parë shqiptar në mesjetë
me kryeqytet Krujën.
Formacionet politike arbërore në she.XIV u shtrinë
në trevat e tjera të ish-Ilirisë që fillonin
nga Tivari e Prizreni në veri, deri në Kostur e Vlorë
në jug. Kurse krahinat arbërore në jug të Arbërisë
e ruajtën edhe më tej emrin Epir. Bizanti përfundimisht
u largua nga Arbëria më 1347.Por, në vitet 40-të
të shek.XIV, Arbërinë, përveç Durrësit,
e pushtoi mbreti serb Stefan Dushani, pushtim i cili zëvendësoi
atë bizantin. Pushtimi serb zgjati deri në vitin 1355.
Pas dëbimit të sundimtarëve serbë, Arbërit
përsëri formuan principatat e tyre të lira, siç
ishte në veri, në krahinën e Zetës (Mali i Zi),
Principata e Balshajve me qendër Durrësin. Në jug,
në Principatën e Artës, sundonte Gjin Bue Shpata,
me qendër Artën. Muzakajt sundonin në Berat, kurse
Zenebishët në Gjirokastër. Arbëria filloi të
shkonte drejt unifikimit të principatave, sidomos në kohën
e Balshajve, shteti i të cilëve në kulmin e fuqisë
së tij u shtri nga Tivari deri në Berat e Kostur.
*****
Kah fundi i shek.XIV, në Ballkan filloi të depërtoi
Perandoria Osmane, e cila më i 1387 u thye nga aleanca ballkanike,
e cila përbëhej nga Gjergj II Balsha, Teodor Muzakës,
princi i Bosnjës Tvrtko dhe mbreti i Serbisë Llazari.
Aleanca ballkanike u ndesh përsëri më 1389 me ushtrinë
e Perandorisë Osmane, por këtë herë pësoi
disfatë në Fushë të Kosovës. Në këtë
betejë mori pjesë, kundër osmanëve, edhe ushtria
arbërore e udhëhequr nga kapedanët Gjergj Balsha
II dhe Dhimitër Jonima.
Në vitet 1419-1421 në Arbëri vendoset sistemi i egër
feudalo-ushtarak osman i timareve. Kundër kësaj gjendjeje
të padurueshme shpërthyen kryengritjet arbërore të
udhëhequra nga princërit shqiptarë Gjon Kastrioti,
Gjergj Arianiti etj. Por çlirimin dhe bashkimin e vendit
dhe të forcave ushtarake e bëri Gjergj Kastrioti Skënderbeu
(1405-1468), i cili u kthye në Krujë më 1443 dhe
e çliroi pjesën më të madhe të Arbërisë,
pas formimit të Lidhjes Arbërore të Lezhës më
1444. Skënderbeu udhëhoqi arbërinë e lirë
për 25 vjet rresht deri më 1468. edhe pas vdekjes së
tij lufta vazdoi deri me rënien e Krujës (1478), të
Shkodrës (1479 dhe të Ulqinit (1511). Qëndresës
arbërore kundër pushtimit osman gjatë viteve 1494-1506
i ka prirë djali i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, kurse
pas tij nipi i tij Gjergj Kastrioti.
Kryengritjet shqiptare antiosmane nuk u ndërprenë asnjëherë
gjatë 5 shekujve të robërisë osmane. Në
kushtet e reja historike gjatë shek.XVI-XVII emri Arbër
dhe Arbëri u zëvendësua me emrin e popullit - Shqiptar
dhe të vendit - Shqipëri. Gjatë shek.XVII-XVIII nisi
rënia e Perandorisë Osmane. Feudalët shqiptarë
u forcuan, zgjeruan pronat dhe u kthyen në qeveritarë
gjysmë autonomë. Në këtë kohë lindën
Pashallëqet e mëdha shqiptare. Kështu, rol të
madh në ngjarjet historike të shek.XVIII-XIX, luajtën
Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatlinjve
dhe Pashallëku i Janinës nën sundimin e Ali Pashë
Tepelenës.
Lufta e popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe bashkim
kombëtar fazën më të lartë të saj
e arriti në kohën e Rilindjes Kombëtare, që
nisi në vitet 30-40-të shek.XIX, e cila ishte një
lëvizje demokratike, revolucionare e kombëtare për
një zhvillim kulturor e arsimor dhe për formimin e shtetit
kombëtar shqiptar. Kulminacionin kjo lëvizje e Rilindjes
Kombëtare e arriti me formimin dhe luftërat e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit (1878-1881). Ajo e afirmoi çështjen
tonë kombëtare dhe e përfaqësoi kombin shqiptar
edhe në arenën ndërkombëtare, në Kongresin
e Berlinit (1878), i cili vendosi për copëtimin e trojeve
shqiptare në favor të shovenistëve sllavo-grekë!
As pas shuarjes me dhunë nga perandoria turke të Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit, shqiptarët nuk i pushuan përpjekjet
dhe luftërat e tyre për liri dhe pavarësi. Ata vazhduan
rezistencën dhe organizmin për luftë të re dhe
përgatitën e shpërthyen Kryengritjet e viteve 1908,
1910, 1911 dhe në fund shqiptarët u ngritën në
Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912, e cila u kurorëzua
me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë
më 28 nëntor 1912. Por, me ndërhyrjen e ushtrive
shoveniste ballkanike dhe me aprovimin e Fuqive të Mëdha
(Konferenca e Londrës më 1913), Shqipëria u copëtua,
u ripushtua dhe si shtet i pavarur mbet vetëm 1/4 e Shqipërisë
së vërtetë etnike, reale e natyrore!
*****
Me fillimin e Luftës së Parë Botërore Shqipëria
u kthye përsëri, si në mesjetë, në një
shesh lufte. Ajo u pushtua nga forcat italiane, serbe, malazeze,greke,
franceze dhe austrohungareze. Pas mbarimit të Luftës I
Botërore trupat italiane mbetën në Vlorë dhe
në krahinën përreth. Konferenca e Paqes në Paris
(1919) nuk e zgjidhi çështjen shqiptare. U desh të
zhvillohet Lufta e Vlorës që t'i largojë pushtuesët
italianë nga toka shqiptare.
Në fillim të viteve 20-të të shek.XX problemi
më i madh në shtetin shqiptar ishte demokratizimi i vendit,
zgjidhja eçështjes fshatare etj. Për zgjidhjen
këtij problemi forcat demokratiko-revolucionare u bashkuan
në shoqërinë "Bashkimi", kurse forcat reaksionare
drejtoheshin nga Ahmet Zogu. Në maj 1924 shpërtheu kryengritja,
e cila arriti fitoren më 10 qershor. Në fuqi erdhi Qeveria
demokratike e drejtuar nga Fa. S. Noli. Por reaksioni çifligar,
i mbështetur nga trupat serbo-ruse e rrëzoi Qeverinë
e Nolit dhe më 24 dhjetor 1924 në Tiranë u vendos
regjimi i Ahmet Zogut. Kurse më 21 janar 1925 u shpall Republika
e Shqipërisë me president Ahmet Zogun. Ndërsa më
1 shtator 1928 u shpallë Monarkia shqiptare, kurse Ahmet Zogu
u kurorëzua mbret i Shqiptarëve.
Më 7 prill 1939 Italia fashiste, me 35000-40000 ushtarë,
sulmoi dhe pushtoi Shqipërinë, pa ndonjë rezistencë
të organizuar të Ushtrisë Shqiptare. Atdhetarët
shqiptarë luftuan me armë në dorë në Durrës,
Sarandë, Vlorë, shkodër etj. Mbreti Zog grabiti thesarin
e shtetit dhe u largua nga vendi!
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar
zuri fill me qëndresën popullore që në muajt
e parë të pushtimit italian me demonstrata, protesta,
greva, manifestime etj. Në mars 1941 u bë përpjekja
e parë e Çetës së Myslim Pezës me fashistët
italianë. Më 17 prill 1941, në Tiranë, Vasil
Laçi shtiu me plumba mbi Perandorin italian Viktor Emanueli
III. Organizatore dhe udhëheqëse e Luftës Antifashiste
Nacionalçlirimtare u bë Partia Komuniste e Shqipërisë
(PKSH), e cila u themelua më 8 nëntor 1941. Lufta çlirimtare
mori hov të madh me bashkimin e popullit rreth Frontit Antifashist
Nacionalçlirimtar, i cili u formua në Pezë më
16 shtator 1942. Pas çlirimit të Tiranës, më
28 nëntor 1944, Qeveria Demokratike u vendos në kryeqytet.
Shqipëria u çlirua nga nazifashizmi.
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte njëkohësisht
edhe revolucion popullor. Në Shqipëri u vendos diktatura
e proletariatit dhe u krijuan rrethanat politiko-historike për
të hyrë në rrugën e zhvillimit socialist. Me
zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 u mblodh Asambleja Kushtetuese, e cila
më 11 janar 1946 e shpalli Shqipërinë Republikë
Popullore. Më 14 mars 1946 u miratua Kushtetuta e Republikës
popullore të Shqipërisë dhe Asambleja Kushtetuese
u kthye në Kuvend Popullor.
Qeveria Demokratike e Shqipërisë u pranua nga vendet e
Lindjes, por nuk u njoh nga vendet e Perëndimit. Më 1948
u ndërprenë marrëdhëniet e Shqipërisë
me Jugosllavinë. Më 28 maj 1955 Shqipëria hyri në
bllokun ushtarak të Traktatit të Varshavës. Kurse
më 14 dhjetor 1955 Republika Popullore e Shqipërisë
u pranua anëtare në Organizatën e Kombeve të
Bashkuara. Në vitin 1961 Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet
me Bashkimin Sovjetik, kurse më 13 shtator 1968 ajo doli edhe
nga blloku ushtarak i Traktatit të Varshavës. Ndërsa
më 29 korrik 1978 Shqipëria i ndërpreu përfundimisht
marrëdhëniet edhe me Republikën Popullore të
Kinës.
*****
Në vitet 1989-1990 u shemb sistemi socialist në Shqipëri
nga lëvizja studentore dhe popullore. Partia e Punës ndërroi
emrin në Partia Socialiste më 1992. Në vitin 1991
u themelua Partia Demokratike e Shqipërisë, si parti opozitare
e Partisë së Punës në pushtet.
Kur erdhi dita për t'u çliruar nga skllavëria e
errësirës, drita demokratike në vend që t'ua
hapë sytë shqiptarëve të Shqipërisë,
ajo bëri të kundërtën, ua verboi mendjen! Dhe
u lëshuan si lukuni ujqërish, të "djathtë"
e të "majtë", duke shkatërruar çka
gjetën në këmbë mbi faqe të Atdheut! Disa
nga urrejtta që ua kishte verbuar gjykimin, disa nga uria e
skajshme për pasuri e pasurim me anë të grabitjes,
vjedhjes e uzurpimit dhe shumë të tjerë nga hakmarrja
personale dhe ideologjike brenda një kohe të shkurtër
e bënë rrafsh me tokë Shqipërinë! Të
gjitha fabrikat e uzinat, të gjitha shkollat e spitalet, kooperativat
e brezaret me pemë,
gjithëçka që qëndronte
në këmbë u shembën përdhe në emër
të shembjes së "socializmit", duke harruar se
të gjitha këto nuk ishin pronë individuale, partiake
apo ideologjike, por ishin djersa dhe gjaku i popullit punonjës
të Shqipërisë, ishte pronë e përbashkët
shtetërore, kombëtare dhe popullore!
Në Shqipëri aktualisht nuk ka as pozitë as opozitë
të mirëfilltë dhe të fuqishme me orientim të
djathtë dhe demokratik properëndimor. Janë Partia
e Ballit Kombëtar, Partia zogiste e Legalitetit dhe ndonjë
partizë e vogël pa ndonjë ndikim të posaçëm.
Kurse Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë që
të dyja parti të majta, sepse burojnë nga ish-Partia
e Punës e Shqipërisë. Gati të gjithë aleatët
e Partisë Socialiste janë fraksione të Partisë
Socialiste (me ndonjë përjashtim), kurse disa nga aleatët
e Partisë Demokratike, në një mënyrë apo
tjetër, janë fraksione të Partisë Demokratike.
Por që të dyja aleancave koka u lidhet te ish-Partia e
Punës e Shqipërisë, sepse atje e kanë bërë
stazhin politik shumica e anëtarëve dhe liderëve
të sotëm të shumicës së partive politike
të Shqipërisë.
E gjithë grindja që bëhet ndërmjet Partisë
Socialiste dhe Partisë Demokratike, si dhe aleatëve të
tyre, bëhet për shkak të marrjes së pushtetit
dhe jo se ato dallohen për nga aspekti ideologjik apo programet
e tyre politike, ekonomike e sociale. U krijuan shumë parti.
E parti në Shqipëri do të thotë pushtet. E pushtet
në konceptin e njerëzve të mësuar me përulje
do të thotë vjedhje, korrupsion, përfitim e mirëqenie
personale. Shumë parti do të thotë përçarje,
kurse pushtet do të thotë grabitje. Kështu e kanë
kuptuar deri më sot shqiptarët në Shqipëri demokracinë
dhe sistemin shumëpartiak.
Që të dy taborret nuk kanë jo vetëm asgjë
të përbashkët me djathtizmin (të cilin kurrë
deri më sot nuk e përqafuan), por nuk kanë asgjë
të përbashkët as me majtizmin (të cilin e braktisën
që më 1992). Këto dy taborre, apo grupizime politike,
më tepër u ngjajnë partive centriste, pra parti politike
të qendrës djathtisto-majtiste. Kanë një ideologji
të përzier dhe e përdorin atë sipas rastit.
Para dite Partia Socialiste flet me sllogane të majta, kurse
pas dite me parulla djathtiste. Të njëjtën gjë
bën edhe Partia Demokratike, e cila para dite flet për
antikomunizëm, kurse pas dite propagandon me teza të majta
për barazi sociale,
etj.
Shqipëria nuk ka përfituar sa duhet nga koha e instalimit
të demokracisë në vend. Gjendja ekonomike ende është
shumë e dobët. Vendi vuan nga mungesa e ujit të pijshëm,
nga rryma elektrike, nga papunësia e madhe, nga korrupsioni,
nga krimi i organizuar,
dhe shumë probleme të tjera
të kësaj natyre. Ngecje ka edhe në reformimin e sistemit
legjislativ, të aprovimit të ligjeve demokratike në
administratë, në drejtësi, në sistemin zgjedhor
etj. Probleme të mëdha ekzistojnë në të
gjitha fushat e jetës politike, ekonomike, shëndetësore,
të arsimit, të infrastrukturës, të industrisë,
të ekonomisë etj. Shkurt, Shqipëria është
prapa vendeve tjera të rajonit në të gjitha fushat
e jetës shtetërore, shoqërore e politiko-ekonomike.
E gjithë kjo ngecje është si rezultat i prapambeturisë
dhe varfërisë së trashëguar nga sistemi i kaluar,
si dhe nga organizimi i dobët, paaftësia për të
përfituar nga ndryshimi i gjendjes, si dhe nga mosuniteti në
mes partive në pushtet dhe partive në opozitë kur
është në pyetje interesi kombëtar dhe zhvillimi
i përgjithshëm shoqëror. Nga sistemi i kaluar populli
shqiptar dhe klasa e sotme politike në Shqipëri kanë
trashëguar, përveç të tjerave, dy gjëra
të cilat bien më së shumti në sy - një
të mirë dhe një të keqe:
1.E mira është arsimi e kultura e lartë që kanë
marrë disa gjenerata me radhë nga sistemi shkollor i sistemit
të kaluar deri në vitin 1990. Pra, shqiptarët e Shqipërisë
janë shumë të ditur, të zgjuar, me tituj pedagogjikë
e shkencorë, janë të mençur, të kthjelltë
e të zhdërvjelltë. Klasa politike sot përbëhet
nga një plejadë e tërë intelektualësh me
arsimim të lartë, nga njerëz të ditur, të
cilët njohin disa gjuhë të huaja dhe kanë përgatitje
shkollore që të përballen në nivel europian
me çdo diplomat apo qeveritar të huaj.
2.E keqja është se sistemi i kaluar, me mungesën
e lirive dhe të drejtave njerëzore, si dhe me izolimin
që përjetoi vendi për disa dekada me radhë,
e la popullin shqiptar shumë prapa për nga zhvillimi ekonomik
e industrial. E la popullin shqiptar në një varfëri
të skajshme. Me ndërrimin e sistemit dhe hapjen e kufijëve,
me njohtimin me realitetin e botës demokratike dhe nga krahasimi
që bënë shqiptarët në mes tyre dhe fqinjve,
e sidomos Europës, ata u tmerruan dhe u dëshpruan aq shumë
nga ky dallim i thellë sa që u çmendën
nga inati e nga befasia, pësuan traumë dhe depresion psiqik
e shpirtëror, pësuan "goditje" në tru e
në zemër. Kjo ishte si rezultat i izolimit të gjatë,
i varfërisë së thellë dhe i realitetit të
hidhur në krahasim me vendet tjera europiane.
Arsimimi universitar, dituria e madhe, në njërën
anë dhe varfëria e skajshme e realiteti i vrazhdë
me të cilin u ndeshën shqiptarët e Shqipërisë
me vendosjen e demokracisë në vend, shkaktoi një
tjetërsim të tyre. Ata e humbën aksidentalisht vetëdijen
kombëtare, ndjenjën e përgjegjësisë, ndërgjegjen
njerëzore dhe dashurinë e nderimin për njëri-tjetrin
dhe për Atdheun. Ata brenda natës u shndërruan
në nihilistë e mohues të Shqipërisë dhe
në armiq të njëri-tjetrit. Filloi shpërngulja
dhe ikja masive nga atdheu, duke mos zgjedhur rrugë e mjete,
duke u mbytur me qindra nëpër dete. Vendin e dashurisë
dhe të rrespektit për njëri-tjetrin e zëvendësoi
një urrejtje patologjike, një armiqësi e pakufishme,
e cila e ka çuar vendin disa herë afër luftës
qytetare e vëllavrasëse, që shtetin e ka afruar disa
herë buzë greminës dhe shkatërrimit total.
Varfëria që trashëguan ua ka terruar aq shumë
sytë dhe vetëdijen njerëzore e kombëtare, sa
që për tu pasuruar sa më shpejtë dhe me
çdo kusht, shqiptarët e Shqipërisë londineze
dhe klasa politike e saj nuk zgjedhin mjete. Ata përdorin metoda
nga më të ndryshmet, nga më antiligjoret, nga më
kriminalet e çnjerëzoret. Për klasën politike
shqiptare dhe një pjesë të konsiderueshme të
popullit Paraja dhe Pasurimi u bënë ideali i tyre i vetëm,
Zoti i tyre i vërtetë, udhërrëfyesi
i tyre në punë dhe në jetë. Vrapimi pas parasë
e pasurisë, sa më shpejt dhe me çdo kusht, e degjeneroi,
e tjetërsoi dhe e zvetnoi shpirtin fisnik të shqiptarit
e të klasës politike të Shqipërisë! Padyshim
që tërë thelbi i prapësive në shoqërinë
shqiptare konsiston në mungesën e moralit njerëzor
te klasa politike udhëheqëse, te partitë politike
dhe qeveritë e institucionet tjera të vendit. Fatkeqësisht
e drejta morale, besa, sinqeriteti, ndërgjegjja,
janë
nocione që në Shqipëri ende nuk njihen dhe nuk rrespektohen
nga klasa politike dhe pushteti qendror, që nga Qeveria e Kuvendi
dhe deri te institucionet vendore lokale.
Mjafton që të ndiqen me vëmendje seancat plenare
dhe debatet në Kuvendin Popullor të Shqipërisë
dhe grindjet, ofendimet, sjelljet prej rrugaçësh të
shumë deputetëve dhe përleshjet e demolimet që
i bëhen sallës së Kuvendit dhe do të shihni
në çgjendje imoraliteti njerëzor ka rënë
klasa politike shqiptare dhe sa është e ndërgjegjshme
e kombëtare për misionin dhe detyrën që ka për
të udhëhequr popullin dhe vendin drejt zhvillimit shoqëror,
progresit dhe demokracisë europiane. Lufta e klasave, tani
jo aq ideologjike sa politike, po vazhdon me tërë egërsinë
e saj dezintegruese e përçarëse në rradhët
e klasës politike dhe ndërmjet dy blloqeve politike: djathtistëve
e majtistëve!
*****
Kjo gjendje e vështirë psiqike, shpirtërore
dhe ekonomiko-politike e Shqipërisë dhe e shqiptarëve
të saj, ka ndikuar dhe ndikon negativisht në luftën
e pjesës tjetër të shqiptarëve që jetojnë
në trojet e Shqipërisë së okupuar Etnike. Shqipëria
londineze e të gjitha kohërave, nga 1913 e deri më
sot, kurrë nuk ka mundur dhe nuk i ka dhënë ndihmë
reale dhe të nevojshme pjesës tjetër të kombit
dhe pjesës tjetër të robëruar të Shqipërisë.
Përveç ndihmës verbale, gojore e teorike dhe ndihmës
së vogël humanitare, në raste shpërnguljesh
dhe dëbimesh nga serbo-grekët, tjetër ndihmë
për të qenë, për të mundur shqiptarët
që të çlirohen shteti i Shqipërisë nuk
u ka dhënë bashkëkombasve të vet.
Këto 100 vitet e fundit shteti shqiptar dhe Shqiptarët
e robëruar nuk i kanë zhvilluar luftërat çlirimtare
së bashku. Humbjet dhe fitoret i kanë pasur të ndara,
personale. E kaluara e njëqint viteve të fundit të
jetës, të zhvillimit politik, ekonomik, arsimor e kulturor
ka qenë ndaras. Interesimi i klasës politike dhe një
pjese bukur të madhe të shqiptarëve të Shqipërisë
londineze për bashkim kombëtar është tejet i
dobët, i pamjaftueshëm për të ndodhur një
akt i tillë madhor që kërkon sakrifica të mëdha.
Rrofshin e qofshin vëllezërit e Shqipërisë londineze
aty ku janë, por për të qenë gati për bashkim
kombëtar ata duhet së pari të zhvillohen ekonomikisht
dhe tek pastaj të ndërgjegjësohen për nevojën
e bashkimit kombëtar, për çlirimin dhe bërjen
e Shqipërisë Etnike. Për nga vetëdija kombëtare
dhe gatishmëria për sakrifica për bashkim kombëtar,
pjesa e kombit të robëruar të Shqipërisë
Etnike është shumë më e lartë, më
e gatshme dhe më e përgatitur, por si për luftë,
si për bashkim duhen dy palë.
Shqipëria londinaze ende nuk është gati, as shpirtërisht,
as kombëtarisht, as politikisht, as ekonomikisht, që të
bashkohet me pjesën tjetër të Shqipërisë
Etnike. Prandaj edhe nuk ka ndihmuar dhe nuk ndihmon konkretisht
në luftën e shqiptarëve jashtë saj për
çlirim dhe ribashkim kombëtar. Ajo kurrë nuk ka
luajtur rolin e aktorit në zgjidhjen e çështjes
shqiptare, por ka luajtur dhe luan rolin e spektatorit! Megjithatë,
kohë më të mira do të vijnë edhe për
shqiptarët dhe Shqipërinë londineze. Ajo tashmë
e ka kaluar Rubikonin dhe, ndonëse tejet ngadalë, po marshon
drejt demokracisë, ekonomisë, rimëkëmbjes dhe
shqiptarisë.
Rrugët e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike
nuk janë dy vija paralele që nuk takohen kurrë, por
janë rrugë me kthesa e dredha të cilat herë
takohen e herë ndahen, me synimin që një ditë
historike të takohen dhe të bashkohen për të
mos u ndarë më kurrë e përjetë. Perspektiva
ekziston. Êndrra për Shqipërinë Etnike vazhdon.
KOSOVA (Shtet-Protektorat)
Qysh në kohën e hekurit Kosova ka qenë e banuar
nga Ilirët dardanë, territori i së cilës ka
qenë disa herë më i madh se territori i sotëm
i saj. Emri ilir i Kosovës, nga antika e deri në fund
të mesjetës, ka qenë Dardania. Kufijtë Dardanisë
ilire fillonin në jug nga Dibra e Kërçova, vazhdonin
drejt lindjes në Velesh e Kumanovë, ngjiteshin drejt veriut
në Vranjë, arrinin në Nish (Naisus) dhe përfundonin
lartë në Sanxhak. Pas pushtimit osman Dardania u quajtë
Vilajeti i Kosovës dhe përfshinte pothuaj të njëjtat
territore dardane.
Në gjysmën e dytë të shek.III p.e.sonë,
në kuadër të mbretërisë hyri edhe Peonia
dhe qyteti me rëndësi gjeo-strategjike Bylazora (Veleshi
i sotëm). Kosova, duke përfshirë edhe territorin
e Shkupit, përbënte hapësirën qëndrore
të kësaj mbretërie.
Dardania kishte një pozitë të volitshme gjeografike
dhe gjeostrategjike, që mundësoi krijimin e ndërlidhjeve
me hapësirat fqinje dhe ato më të largëta. Territori
i saj, duke u përshkuar nga luginat e lumenjve Vardar, Drin,
Moravë, Ibër dhe Sitnicë, përbënte një
udhëkryq të rrugëkalimeve të rëndësishme
ballkanike që shpinin drejt Egjeut, Adriatikut dhe Detit të
Zi.
Mbretëria Dardane doli në skenën historike në
shek.IV p.e.sonë dhe u bë një prej faktorëve
relevantë, politikë dhe ushtarakë në Evropën
Juglindore gjatë shekujve III-I p.e.s. Shteti i Dardanisë,
duke i bërë sfidë dominimit romak për një
kohë të gjatë, ra nën pushtetin e Perandorisë
Romake. dhe iu bashkangjit Provincës së Mezisë së
Epërme (Moesia Superior) në vitin 44 të erës
sonë. Mëvehtësia e dikurshme, që krijoi identitetin
dardan dhe rezistenca e vazhdueshme, bënë që në
vitin 279 të erës sonë të krijohej njësia
e veçantë administrative-politike romake, Provinca e
Dardanisë.
Mbretëria Dardane në shekujt III e II p.e.s. u shfaq në
ngjarjet historike të Ballkanit si një formacion politik
i fuqishëm dhe i rëndësishëm. Treva në
të cilën u krijua kjo mbretëri ndodhej në zemër
të Ballkanit dhe identifikohet me truallin në të
cilin autorët antikë kanë vendosur fisin e madh ilir
të dardanëve. Kjo trevë në kohën e lulëzimit
të Mbretërisë së Dardanëve arrinte në
veri deri në lumenjtë e Angros (Morava e Ibri) dhe te
qyteti Nais, në kufirin me autariatët e skordiskët.
Në jug ajo shkonte deri te rrjedha e lumit Aksios (Vardar),
duke u kufizuar me Paioninë, Pelagoninë e Penestinë.
Në lindje lumi Margos (Morava Perëndimore) e ndante Dardaninë
nga Thrakia, kurse në perëndim lumi Drin e mali i Sharrit
e kufizonin me truallin e shtetit ilir. Dardania e lashtë në
vija të përgjithshme i përgjigjet krahinës së
sotme të Kosovës.
Në Dardani jetonin një varg fisesh, por nga burimet e
shkruara ngelën të njohur vetëm fisi i dardanëve,
galabërve, daunëve dhe i thunatëve Pa dyshim, fisi
i dardanëve, pas konsolidimit dhe fuqizimit të aristokracisë
fisnore, në shekujt VI-IV p.e.s., mori rolin udhëheqës
mbi bashkësitë fisnore duke i dhënë emrin mbretërisë.
Në shek.V p.e.s. këto fise banonin në hapësirën
midis lumenjve Axios (Vardar), Drilon (Drin), Margus (Moravë)
dhe Timakus (Timok).
Etimologjia e emrit dardan, përkatësisht e Dardanisë,
lidhet me glosën indoevropiane dardh -a, shqip: dardha, dhe
do të thotë vendi i dardhave. Edhe qytetet antike dardane
e përcjellin zhvillimin fonetik të shqipes, si Naissus-Nish,
Scupi-Shkup, apo emrat e maleve e të lumenjve në Dardani,
si Scardus mons (Mali Sharr), Drinus (Drini) etj.
Vilajeti i Shkupit, më vonë u quajt i Kosovës, ishte
një ndarje administrative gjatë sundimit të Perandorisë
Osmane. Krijimi i tij është bërë më 1873
i njohur si Vilajeti i Prizrenit, ku e kishte edhe qendrën.
Në këtë kohë Vilajeti i Kosovës shtrihej
në territorin e sotëm të Kosovës, në Sanxhakun
e Dibrës, në Sanxhakun e Shkupit dhe në Sanxhakun
e Nishit. Në veri dhe në veri-lindje kufizohej me Serbinë
(me Pashallëkun e atëhershëm të Beogradit),
në jug-lindje me Maqedoninë (me Vilajetin e atëhershëm
të Selanikut), në jug me Vilajetin e Manastirit, në
jug-perëndim me Vilajetin e Shkodrës, ndërsa në
veri-perëndim me Malin e Zi dhe Bosnjën. Më 1877
Vilajeti i Kosovës shtrihej nga Dibra deri në Nish.
*****
Gjatë Luftës I Ballkanike Kosova u pushtua nga ushtritë
e Serbisë dhe Malit të zi. Konferenca e Fuqive të
Mëdha në Londër, më 1913, e njohu këtë
pushtim. Ky okupim dhe aneksim i Kosovës nga shovenistët
serbo-malazezë u konfirmua edhe nga Konferenca e Paqes në
Paris më 1919, pas përfundimit të Luftës së
Parë Botërore. Pasi më parë, më 1918 ishte
formuar Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene dhe i ishte marrë
shtetësia Malit të Zi, tani Kosova ishte koloni e këtij
shteti të ri. Kurse në vitin 1929 ky shtet do të
quhet Mbretëria e Jugosllavisë.
Populli shqiptar i Kosovës nuk u pajtua kurrë me pushtimin
sllav dhe bëri rezistencë të pandërprerë
të armatosur për çlirim dhe ribashkim kombëtar,
sidomos gjatë viteve 1918-1924, i organizuar në Lëvizjen
Kaçake, që udhëhiqej nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare
e Kosovës.
Në prill 1941, pas kapitullimit të Mbretërisë
Jugosllave, Kosova dhe trojet tjera shqiptare nën Jugosllavi
u ndanë midis pushtuesëve fashistë gjermanë,
italianë e bullgarë.
Si të gjithë popujt tjerë të Jugosllavisë
e të Ballkanit edhe populli shqiptar i Kosovës luftoi
me armë në dorë kundër nazifashizmit italo-gjerman,
për liri, pavarësi dhe barazi kombëtare, duke u rreshtuar
nëpër çeta, batalione e briga partizane të
Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës.
Si rezultat i luftës heroike të popullit të kosovës
për çlirim kombëtar, më 31 dhjetor 1943 -
2 janar 1944 u mblodh në fshatin Bujan të Malësisë
së Gjakovës, Konferenca Themeluese e Këshillit Nacionalçlirimtar
për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit. Konferenca miratoi
njëzëri Rezolutën dhe Proklamatën, ku shprehej
vendosmëria e popullit të Kosovës për të
luftuar kundër pushtuesëve fashistë dhe klikave reaksionare
të brendshme për të siguruar me luftë lirinë
e vërtetë. Në këtë Rezolutë, ndër
të tjera thuhej: "Kosova e Rrafshi i Dukagjinit asht nji
krahinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar,
i cili si gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue
me Shqipninë".
Por udhëheqja e PKJ-së qysh në fillim të vitit
1944 i hodhi poshtë vendimet e Konferencës së Bujanit,
duke i konsideruar ato vendime në kundërshtim me vendimet
e Mbledhjes II të AVNOJIT të mbajtur më 29-30 nëntor
1943 në Jajcë të Bosnjës. Në këtë
mënyrë edhe titistët jugosllavë, ashtu si edhe
kralët serbë, shkelën mbi të drejtën e
popullit shqiptar të Kosovës për vetëvendosje
dhe ribashkim kombëtar me Shqipërinë. Për ta
mbajtur nën pushtim Kosovën, në shkurt të vitit
1945 u vendos pushteti i administratës ushtarake, kurse divizionet
serbo-malazeze terrorizuan popullin, duke vrarë me mijëra
shqiptarë.
Në fund të Luftës II Botërore, udhëheqja
jugosllave, në kundërshtim me parimin e vetëvendosjes
dhe të barazisë së popujve, vendosi (në prill
1945) që pjesën më të madhe të Kosovës
t'ia aneksojë Serbisë, kurse pjesë tjera iu dhanë
Malit të Zi dhe Maqedonisë. Kjo ndarje e Kosovës
përfundimisht u sanksionua në gusht 1945. Kështu
vazhdoi gjenocidi, terrori dhe shpërngulja me dhunë e
shqiptarëve nga kosova nën presionin politik, policor
dhe ushtarak të titisto-rankoviçistëve jugosllavë.
Vazhdoi robëria mbi shqiptarët e të gjitha trojeve
etnike shqiptare nën Jugosllavi.
Kosova nga viti 1913 dhe deri në vitin 1941 ishte një
krahinë shqiptare e okupuar nga Serbia e kralëve. Nga
viti 1945 e deri në vitin 1968 Kosova ishte një obllast
serbo-maqedono-malazez e sunduar nga titisto-rankoviçistët
jugosllavë. Nga viti 1968 e deri në vitin 1989 Kosova
ishte Krahinë Autonome e RSFJ-së titiste. Nga viti 1989
e deri në vitin 1999 ishte krahinë e pushtuar nga Serbia
millosheviçiane.
Pas heqjes së Autonomisë së Kosovës nga Serbia,
më 1989, Kuvendi i Kosovës, korrik 1990, shpalli Deklaratën
për Pavarësi. Në të njëjtin vit, më
7 shtator 1990, në Kaçanik u mblodh Kuvendi i Kosovës,
i cili miratoi Kushtetutën dhe e shpalli Republikën e
Kosovës. Më 26-30 shtator 1991 u mbajtë Referendumi
Popullor për Pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit
të Kosovës. Dhe më 24 maj 1992 u organizuan zgjedhjet
e para shumëpartiake për zgjedhjen e deputetëve të
Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjet për President të
Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, 1990-1999, në
Kosovë ka vepruar pushteti paralel i shqiptarëve dhe ai
i serbëve, të cilët nuk e kanë njohur njëri-tjetrin,
por ajo çka është më keq, Republikën
e Kosovës dhe institucionet e saj nuk i ka njohur faktori politik
ndërkombëtar.
Përveç të tjerave, kthesën historike për
çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës e kanë
bërë demonstratat e mars-prillit të vitit 1981 dhe
lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
e udhëhequr nga Kryekomandanti i saj legjendar Adem Jashari
me shokë. Si rezultat i luftës çlirimtare të
popullit shqiptar të Kosovës dhe intervenimit ushtarak
të Aleancës Ushtarake Veri- Atlantike të NATO-s kundër
Serbisë, Kosova nga 12 qershori 1999 është një
vend i lirë, është Protektorat i OKB-ës, e qeverisur
nga UNMIK-u në bashkëpunim me institucionet vendore.
*****
Kosova e Pavarur apo Shtet-Protektorat është një
ndër krahinat më të mëdha dhe më të
rëndësishme të Shqipërisë Etnike. Shtrihet
në jugperëndim të Ballkanit. Në veri kufizohet
me Serbinë. Në lindje me Kosovën Lindore. Në
jug me Maqedoninë dhe në perëndim me Shqipërinë
dhe Malin e Zi. Por faktikisht, edhe shteti-protektorat i Kosovës,
ashtu si edhe Shqipëria londineze, nga të gjitha anët
kufizohet me vetveten, apo me troje shqiptare. Kështu, në
veri kufizohet me Sanxhakun dhe Toplicës (dy krahina shqiptare),
në lindje kufizohet me Kosovën Lindore, kurse në
jug kufizohet me Iliridën. Në perëndim Kosova kufizohet
me Shqipërinë, kurse në veriperëndim kufizohet
me Malësinë e Madhe.
Tani që Kosova po bëhet Shtet (nëse bëhet),
ajo në rrafshin e brendshëm duhet të orientohet në
zhvillimin sa më të shpejtë e të hovshëm
ekonomik, kurse në rrafshin e jashtëm politik, ajo duhet
të angazhohet në dhënien e ndihmës morale e
materiale shqiptarëve të Malësisë së Madhe,
Sanxhakut e Kosovës Lindore që ata, fillimisht, të
fitojnë Autonominë Politiko - Territoriale. Kurse shqiptarëve
në Maqedoni t'u ndihmojë në formimin e Republikës
së Iliridës. Kosova duhet t'ua kthej borxhin moral e kombëtar
këtyre shqiptarëve dhe këtyre trevave shqiptare,
të cilat kanë ndihmuar jo pak ekonomikisht dhe ushtarakisht
për çlirimin dhe bërjen shtet të Kosovës.
Bëhet apo nuk bëhet Kosova Shtet sovran dhe i pavarur,
për luftëtarët e ribashkimit kombëtar pak rëndësi
ka, lufta për bërjen e Shqipërisë Etnike vazhdon
dhe do të vazhdojë deri në realizimin e plotë
të idealit dhe të aspiratës mijëravjeçare
të popullit tonë për një shtet të lirë
e të bashkuar kombëtar.
ILIRIDA
Ilirida - Shqipëria Verilindore ose Maqedonia Perëndimore,
ka qenë e banuar që në periudhën më të
lashtë parahistorike, të Neolitit, nga popullsi bartëse
të Kulturës Mediterane. Më vonë, nga kjo popullsi
parahistorike u formuan Pellazgët dhe fiset Ilire, të
cilët në Iliridë, përveç tjerash, ndërtuan
edhe këto qytete historike: Oeneu (Tetova), Draudaku (Gostivari)
dhe Uskana (Kërçova) të cilët banosheshin
nga fisi Ilir i Penestëve. Linkestët dhe Enkelejtë
banonin rreth qyteteve Strugë dhe Ohër (Lyhnidis). Kurse
pjesa veriore e Maqedonisë, Shkupi (Scupi), Kumanova, etj.,
ka qenë e banuar nga fiset ilire të Dardanëve dhe
Paionëve.
Në Enciklopedinë serbe theksohet: "Maqedonia në
periudhën antike ishte shtet i pavarur, i banuar me fise iliro-thrakase,
nga maqedonasit iu dha emri MAQEDONI". Më poshtë
thuhet: "Shtrihej rreth brigjeve të Detit Egje. Në
histori është njohur me emrin Maqedonia, me kryeqytet
Selanikun. Më vonë Filipi II, i ati i Lekës së
Madh, i zgjeroi kufijtë në Veri. Kjo njihej me emrin Maqedonia
II, me kryeqytet Stobi (Shtipi). Kufiri i Maqedonisë II shtrihej
deri te lumi Astibo dhe rrjedha e poshtme e lumit Erigon".
(Malla Enciklopedija, Prosveta, Beograd, 1978, f .461).
Pra, siç shihet, Maqedonia asnjëherë nuk është
shtrirë në veri të lumit Erigon (Crna Reka), dhe
se në perëndim asnjëherë nuk e ka pasur territor
të saj Maqedoninë e sotme Perëndimore. Ata ishin
të banuara me fiset tjera ilire, si: dardanët, paionët,
lynkestët, penestët, enkelejtë etj. Këtë
e dëshmojnë edhe gërmadhat e vendbanimeve të
vjetra dhe objektet e shumta arkeologjike të zbuluara anekënd
hapësirës së Maqedonisë së sotme.
Kurse, sa iu përket maqedonasve pellazgo-ilirë, një
historian do të theksonte: Herët u paraqitën
në histori dhe shumë herët u zhdukën.
Kjo tregon, se maqedonasit antikë nuk patën jetë
të gjatë në histori. Në shek. III p.e.s nuk
u dëgjuan më fare, ndërsa Leka i Madh vazhdoi të
"veprojë" në arenën historike. Ai bëri
bujë dhe la gjurmë të thella në histori. Edhe
sot është i pranishëm në lëminë e
historisë. Për të dihet se është i biri
i Filipit II e i nënës Olimpi dhe se mësues e ka
pasur Aristotelin (aristokrat Telin, filozof ilir). Leka i Madh
ishte kushëri i Pirros së Epirit. Që në moshë
6 vjeçare mbet jetim dhe e mori në mbrojtje dhe e rriti
mbreti i Taulantëve, Glauku, i cili më pas i ndihmoi që
të bëhet mbret i Maqedonisë. Çka është
me rëndësi, Leka i Madh, ishte mbret i Maqedonisë
prej v. 336 deri në v. 323 p.e.r., pra, deri në vdekjen
e tij. Përkatësinë etnike maqedonase, askush nuk
mund ta injorojë, prandej edhe quhet Leka i Maqedonisë
(Aleksandri i Maqedonisë).
Pra, më mirë do të ishte që historianët
dhe politikanët sllavo-maqedonas të mos merren me kuazishkencë,
sepse kjo sjell huti brenda vetë popullit sllavo-maqedonas.
Përpjekjet e tyre që të jenë pasardhës
të një populli të stërlashtë, me të
cilin mburret historia antike dhe historia më e re, janë
pretendime të kota, sepse nuk munden të jenë edhe
sllavo-maqedonas edhe maqedonas antikë. Nuk munden të
jenë në të njëjtën kohë edhe sllavë
edhe ilirë, sepse maqedonasit e Lekës së Madh kanë
jetuar në një hapësirë dhe në një
kohë krejtësisht tjetër. Fisi i Maqedonëve të
Lekës së Madh ka qenë fis pellazgo-ilir. Këtë
e dëshmojnë vetë historianët dhe filozofët
helenë (grekë) të asaj kohe, duke i quajtur Maqedonët,
ashtu si edhe Ilirët, fise "barbare", pra fise të
huaja, jo greke, që nuk kishin gjuhën dhe etninë
e tyre.
*****
Shteti që sot zyrtarisht quhet Ish Republika Jugosllave
e Maqedonisë (IRJM), për herë të parë si
gjysmështeti, si Republikë e ish-Federatës Jugosllave,
u konstitua në vitin 1945.
Republika e Maqedonisë u nda nga ish-Federata Jugosllave pas
mbajtjes së Referendumit të 8 shtatorit 1991, duke shpallur
po atë vit edhe pavarësinë shtetërore. Ende
pa përmbushur kushtet e parashtruara nga Komisioni i Badinterit
u bë njohja e Maqedonisë si shtet i pavarur, dhe më
1993 ajo u pranua anëtare e Organizatës së Kombeve
të Bashkuara. Me gjithë njohjen e saj si shtet i pavarur
nga OKB-ja, Republika e Maqedonisë (apo zyrtarisht: IRJM -
FYROM) ende ka shumë probleme të pazgjidhura me fqinjët
e saj.
Kështu, Bullgaria nuk ia njeh kombësinë (etninë),
duke pretenduar se në Maqedoni ka vetëm pjesë të
kombit bullgar e jo ndonjë komb maqedonas. Greqia nuk ia njeh
as etninë, as emrin shtetit sllavomaqedonas, duke pretenduar
se ajo është e vetmja "trashëgimtare" e
emrit antik "Maqedon dhe Maqedoni". Serbia Maqedonisë
nuk ia njeh pavarësinë e Kishës Ortodokse Maqedonase,
duke tentuar që ta mbajë gjithmonë nën sqetullën
e saj këtë kishë. Kosova nuk ia njeh kufijtë
Maqedonisë, sepse Serbia mbolli "mollën e sherrit"
midis dy vendeve kur ia dhuroi Maqedonisë një pjesë
të madhe të tokës së Kosovës. Republika
e Shqipërisë e njeh Maqedoninë si shtet të pavarur
e sovran dhe nuk ka probleme ndërshtetërore me të,
por populli shqiptar i Iliridës nuk e njeh Maqedoninë
si shtet të vetin, sepse nuk është i barabartë
me popllin sllavo-maqedonas, sepse nuk është popull shtetformues
në këtë republikë.
*****
Pas ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE, kjo parti dhe
qeveria e saj përpiloi një program pune ku pjesën
më të madhe të këtij programi e përbën
problemi ekonomik dhe zgjidhja e këtij problemi. Kurse problemi
politik lihet nën hije të ekonomisë. Çështjet
e pazgjidhura etnike, implementimi i plotë i Marrëveshjes
së Ohrit etj., lihen në plan të dytë, edhepse
ato janë problemet numër një me të cilat përballet
shteti i Maqedonisë. Në këtë mënyrë
qeveria e VMRO-s po ikë nga problemet e mprehta reale politike
dhe shkon e fshihet pas problemeve ekonomike, të cilat poashtu
janë të mëdha dhe duan zgjidhje urgjente, por jo
në kurriz të problemeve etnike dhe të pabarazisë
ligjore ndërmjet etnive.
Duhet theksuar se, në mars-prill të vitit 2001, Kryeministri
i atëhershëm i Maqedonisë kërkoi ndarjen e saj,
por shqiptarët nuk e pranuan këtë tezë, sepse
Kryeministri i atëhershëm sllavomaqedonas u jepte shqiptarëve
vetëm dy-tre komuna të këtij shteti, kurse pjesën
e luanit të trojeve shqiptare të Iliridës
propozonte ta mbante për vete! Kurse në maj të po
atij viti (2001), kur UÇK kishte shti në dorë luginën
e epërme të Vardarit dhe ishte afruar te portat e Shkupit,
Kryeministri u tërhoq nga ideja dhe ngarkoi Akademinë
e Shkencave të Maqedonisë për ta elaboruar më
tej tezën e ndarjes së saj. Nuk vonoi shumë dhe gazeta
Veçer e datës 25 maj 2001 botonte hartën e ndarjes
së Maqedonisë. Ky skenar jorealist e antishqiptar nuk
u realizua atëherë, por skenari vazhdon të qëndrojë
në sirtarët e kësaj partie sllavomaqedonase.
Sllavomaqedonasit VMRO-istë duan ta ndajnë Maqedoninë,
por faji përballë Europës dhe botës duhet
tu mbetet Shqiptarëve, që ne të etiketohemi
e anatemohemi nga faktorët politik relevantë ndërkombëtarë
si ektremistë, nacionalistë, separatistë, paqeprishës,
deri edhe terroristë! Por, faktikisht dhe historikisht, Maqedoninë
(ta quajmë kushtimisht) Etnike e kanë ndarë vetë
ideologët sllavomaqedonas të VMRO-së së shekullit
të kaluar: Jane Sandanski (nga Maqedonia e Pirinit), Goce Dellçevi
(nga Maqedonia e Egjeut), Nikolla Karevi, etj., të cilët
nuk luftuan në koalicion me shqiptarët e Hasan Prishtinës
për të krijuar Shqipërinë Etnike dhe Maqedoninë
Etnike, por luftuan për të pushtuar sa më shumë
territore të Shqipërisë Etnike në prag të
shekullit të kaluar. Prandaj tani Maqedonia sllavomaqedonase
e Pirinit gjendet nën Bullgari, kurse Maqedonia sllavomaqedonase
e Egjeut gjendet nën Greqi. Dhe jo vetëm kaq, por politika
antishqiptare e VMRO-së së sotme moderne dhe e të
gjitha partive tjera politike sllavomaqedonase ende vazhdon me avazin
e vjetër. Ata me ngulm po përpiqen të mbajnë
të pushtuara tokat shqiptare të Shqipërisë Etnike
(Iliridën) dhe po vazhdojnë të injorojnë të
vetmit aleatë të tyre natyrorë në Ballkan
Shqiptarët, me të cilët i bashkon idea për krijimin
e Shqipërisë Etnike dhe Maqedonisë Etnike. Dhe Maqedonia
Etnike e tyre nuk shtrihet në tokat shqiptare të Iliridës,
por gjendet në Bullgarinë e Pirinit dhe në Greqinë
e Egjeut, si dhe në Maqedoninë e sotme juglindore (rrjedha
e poshtme e Vardarit).
Sllavomaqedonasit dhe Shqiptarët kanë të përbashkët
të njëjtin pushtues shovenist Greqinë, por
këtë fakt pushtetarët sllavomaqedonas të Shkupit
nuk e marrin parasyshë dhe vazhdojnë të armiqësohen
më tej me Shqiptarët, duke mos qenë të vetëdijshëm
se në këtë mënyrë ata po godasin, më
shumë se Shqiptarët, vetveten dhe çështjen
e tyre kombëtare. Me apo pa "aleatët" sllavomaqedonas,
kombi shqiptar do të vazhdojë rezistencën dhe luftën
e tij për bërjen e Shqipërisë Etnike.
Mosimplementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe
vazhdimësia e diskriminimit të shqiptarëve të
Iliridës nga pushtetmbajtësit sllavomaqedonas të
Shkupit, vetëm se do ta shpejtojë ndarjen dhe shpërbërjen
e Republikës së sotme të Maqedonisë (IRJM-FYROM).
Dhe faji do të rëndojë mbi ta, sepse bota demokratike
nuk është as e verbër e as naive që të
mos e identifikojë fajtorin e kësaj ndarjeje.
*****
Republika e Maqedonisë është shtet unitarist multietnik,
ku pushteti ushtrohet nga lart poshtë, dhe ku sundon
etnia sllavomaqedonase mbi etninë shqiptare dhe mbi pakicat
tjera kombëtare. Ky lloj pushteti etnocentrist është
burim i konflikteve të vazhdueshme ndëretnike. Multietniciteti
i shtetit është njëherit dhe pasuri e atij vendi,
por vetëm kur bëhet decentralizimi i pushtetit qendror,
kur pushteti dhe të drejtat e qytetarëve ushtrohen nga
poshte-lartë. Kjo formë e qeverisjes bën të
mundur që etnitë dhe pakicat e ndryshme që nuk kanë
etni, gjuhë, fe e as tradita të përbashkëta,
megjithatë mund të bashkëjetojnë në paqë
dhe harmoni ndëretnike në një shtet të tillë
ligjor.
Gjithë kohën ka pasur premtime të pushtetit maqedonas
se do ti plotësojë kërkesat dhe të drejtat
e shqiptarëve, por nuk i ka plotësuar kurrë. Poashtu
tërë kohën, sidomos gjatë fushatave elektorale,
ka pasur premtime të partive shqiptare për zgjedhësit
shqiptarë se do ti avansojnë të drejtat e tyre
kombëtare, se do ti përmbushin kërkesat e tyre
politike, kombëtare, ekonomike, të arsimit etj., por kur
kanë hyrë në qeverisje nuk i kanë mbajtur premtimet.
E gjithë politika e sllavomaqedonasve dhe e partive shqiptare
është ndërtuar dhe është zhvilluar mbi
premtime gojore dhe shumë pak gjëra janë të
shkruara e të inkorporuara në ligj. Edhe ato të drejta
të sanksionuara në kushtetutë dhe ligjet e shtetit
nuk janë realizuar fare ose tepër pak në praktikë.
Çdo shtet jodemokratik njëherit është edhe
ilegjitim për etninë që shtypet e shfrytëzohet
politikisht dhe ekonomikisht. Pjesëmarrja e partive politike
të etnive tjera në Parlament dhe në Qeveri, pa përmbushur
standardet demokratike, pa rrespektuar dhe zbatuar marrëveshjet
paraprake dhe ligjet në fuqi, nuk e bën një shtet
legjitim. Përfaqësuesit e shqiptarëve në pushtetin
maqedonas, deputetë apo ministra, deri më sot kanë
shërbyer vetëm si dekor dhe për të legalizuar
pushtetin e sllavomaqedonasve karshi botës. Pushteti legal
kur është jodemokratik, ai automatikisht është
pushtet ilegjitim, i paligjshëm dhe i papërfillshëm
nga etnia apo pakicat që janë objekt i padrejtësive
të pushtetit legal.
Shqiptarët në Maqedoni, që nga viti 1945 e deri më
sot, nuk kanë qenë të barabartë me sllavomaqedonasit,
prandaj kurrë nuk e kanë pranuar atë si shtet të
vetin, sepse janë nëpërkëmbur e diskriminuar
vazhdimisht nga të gjitha qeveritë e Shkupit. Për
këtë shkak, më 24 mars 1990 shqiptarët që
jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni e shpallën
Iliridën Republikë Autonome, por nuk e vazhduan punën
e mëtejshme për jetësimin e saj në vepër!
Kurse në pranverë të vitit 2001 shqiptarët e
Iliridës iu bashkangjitën thirrjes së Ushtrisë
Çlirimtare Kombëtare (UÇK) për luftë
nacionalçlirimtare dhe ndarje nga Maqedonia.
*****
Asnjë marrëveshje nuk mund të ketë karakter
të përjetshëm. Ajo, çka është edhe
më keq, Marrëveshja e Ohrit as nuk është implementuar
në tërësi as edhe pas kaq vitesh të përpilimit
të saj. Kjo Marrëveshje është shumë e vështirë
që të implementohet në tërësi, sepse kundër
saj ka qenë gjysma e popullit sllavomaqedonas. Këtë
e dëshmoi edhe Referendumi Popullor i 7 nëntorit 2004,
i organizuar nga partia aktuale në pushtet - VMRO-DPMNE, ku
rreth 445.000 qytetarë sllavomaqedonas votuan kundër Marrëveshjes
së Ohrit!
Marrëveshja e Ohrit është Marrëveshje për
ekzistencën e Maqedonisë, ajo nuk është marrëveshje
vetëm e shqiptarëve, por edhe e sllavomaqedonasve. Prandaj
pushtetarët VMRO-istë të Shkupit janë të
obliguar që ta implementojnë atë deri në shkronjën
e paragrafin e fundit tä saj, nëse nuk duan shpërbërjen
apo ndarjen e Republikës aktuale të Maqedonisë.
Marrëveshja e Ohrit ka luajtur rolin historik të ndërprerjes
së luftës dhe tani është obligim i të gjitha
forcave politike që të angazhohen për zgjidhjen e
çështjeve të hapura dhe ende të pazgjidhura
politike e kombëtare në Maqedoni. Një gjë e
tillë mund të realizohet vetëm përmes një
dialogu konstruktiv, ku hiqen temat tabu dhe me ndihmën
e forcave demokratike ndërkombëtare të gjenden format
dhe mënyrat e zgjedhjes së problemeve pa gjakderdhje të
reja. Republika Shqiptare e Iliridës ende është opcion
politik dhe kombëtar i popullit shqiptar të Iliridës.
Si duket pushteti maqedonas nuk ka mësuar asgjë nga konflikti
ushtarak shqiptaro-maqedonas i vitit 2001! E meta e historisë
është se ajo, në një formë apo në
një tjetër, përsëritet. Historia përsëritet
kur njerëzit, partitë politike apo pushtetet shtetërore
nuk mësojnë apo nuk duan të mësojnë asgjë
nga ngjarjet historike. Dhe atëherë historia përsëritet,
por përsëritet me një egërsi, intenzitet dhe
përmasa shumë më të mëdha se sa herën
e kaluar.
Prandaj, si dje edhe sot, Maqedonia po përballet me konflikte
të hapura e të fshehura ndëretnike. Ky shtet nuk
është demokratik dhe si i tillë nuk ka të ardhme.
Ardhmëria e Maqedonisë qëndron vetëm në
decentralizimin demokratik të pushtetit qendror, i cili shprehet
përmes konceptit të demokracisë konsensuale, autonomisë
rajonale, federatës apo konfederatës. Dhe rruga tjetër
është vetëvendosja demokratike e popullit shqiptar
të Iliridës, përmes Referendumit Popullor dhe ndarja
e tij nga Maqedonia, duke formuar shtetin e ri - Iliridën,
me të drejtë bashkimi me Shqipërinë ose Kosovën.
Përndryshe, Ilirida është Shqipëri Verilindore,
e banuar në masën 90% nga shqiptarët autoktonë
pellazgo-ilirë që nga antika dhe deri në ditët
tona. Kurse në nivel republikan Shqiptarët përbëjnë
rreth 45% të numrit të përgjithshëm të
popullsisë së Maqedonisë.
Ilirida është pjesë integrale e Shqipërisë
Etni
KOSOVA LINDORE
Krahina shqiptare e Kosovës Lindore është skaji
më veri-lindor i Shqipërisë Etnike dhe shtrihet në
drejtimin veri-jug, duke filluar nga qyteti i Medvegjës, nëpër
Bujanoc, vazhdon në Preshevë dhe mbaron në kufi me
Maqedoninë në jug. Në perëndim kufizohet me
Kosovën, në veri kufizohet me krahinën e Toplicës,
kurse në lindje me Bullgarinë.
Kosova Lindore shtrihet në zonën lindore të Dardanisë
antike, me një sipërfaqe tokësore prej 1249 km2 dhe
139 vendbanime. Është e banuar me rreth 100.000 banorë,
prej të cilëve mbi 90% janë shqiptarë.
Kosova Lindore banohet nga popullsia shumicë shqiptare dhe
qysh në Antikë ka bërë pjesë në territorin
e Dardanisë. Para dhe gjatë okupimit romak Kosova Lindore,
së bashku me Kosovën Qendrore dhe Kosovën Jugore
(Iliridën apo Maqedoninë e sotme veri-perëndimore),
bënte pjesë në kuadër të provincës
ilire të Dardanisë. Pas ndarjes së Perandorisë
Romake në dy shtete: Perëndim - Lindje, Kosova Lindore
ngeli nën okupimin e Perandorisë së Lindjes, që
tani mori emrin Bizant.
Kur filloi dyndja e fiseve barbare, nëpër këtë
krahinë kaluan: kazarët, peçenjegët, kumanët
(nga rrjedh emri i Kumanovës), avarët dhe sllavët,
të cilët erdhën nga diku prapa Karpateve, dhe në
shekullin VII u vendosën në Gadishullin Ballkanik. Në
shekullin X Kosova Lindore ra nën sundimin bullgar. Në
atë kohë mbreti i Bullgarisë, Simeoni, e pushtoi
Rashkën, selinë e Serbisë mesjetare.
Në shekullin XIII Kosova Lindore ra nën sundimin e mbretit
serb të Rashkës, Millutinit, i cili më 1283 pushtoi
Shkupin. Në kohën e sundimit të Stefan Dushanit,
i cili më 1346 u kurorëzua në Shkup perandor, duke
pushtuar tokat: shqiptare, greke e bullgare, u krijua shteti i madh
feudal serb. Pas vdekjes së car Dushanit, shtetin ekspansionist
serb, feudalët separatistë e shpartalluan. Në vitin
1371 komandanti i ushtrisë turke, Lala Shahin pasha në
betejën te lumi Marica, në Bullgari, e mundi ushtrinë
e koalicionit ballkanik.
Emri iliro-dardan i Preshevës ka qenë Presiana. Presheva
për herë të parë, pas kohës ilire, përmendet
më 1381. Turqit e quanin Preshova, që në përkthim
do të thotë Fusha e Preshëve.
Në Kosovën Lindore turqit erdhën në vitin 1455.
Prej atëherë deri në vitin 1912 Kosova Lindore ka
qenë nën administrimin e sanxhakut të Prishtinës.
Kosova Lindore gjithmonë ka qenë pjesë e pandarë
e Vilajetit të Kosovës. Pas Kongresit të Berlinit,
më 1878, kufiri midis Vilajetit të Kosovës dhe Serbisë
kalonte nëpër Ristoc, përgjatë Bujanocit dhe
Vrajës. Njohja e kufirit të Serbisë në këtë
periudhë mbi trojet shqiptare të Toplicës deri në
afërsi të Nishit, pati për pasojë gjenocidin
e vërtetë mbi shqiptarët e këtyre viseve nga
shteti serb, me çrast u shpërngulën mbi 700
fshatra shqiptare, u shpronësuan, u vranë dhe u ndoqën
familjet shqiptare.
Në Kuvendin Kombëtar nga i cili doli Lidhja Shqiptare
e Prizrenit më 1878 morën pjesë edhe disa delegatë
nga kjo trevë.
Me rastin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë
më 28 nëntor 1912 ishin të pranishëm edhe disa
luftëtarë të Idriz Seferit nga Presheva, Bujanovci,
Kumanova dhe Gjilani.
Gjatë Luftës së Parë Ballkanike, 1912-1914,
Kosova Lindore pësoi keq prej pushtuesve sllavë. Gjatë
Luftës së Parë Botërore, 1914-1918, ishte nën
okupimin gjermano-austro-hungarez dhe atë bullgar.
Pas mbarimit të luftës, që nga viti 1918-1929 ra
nën sundimin e shtetit të quajtur Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene,
që ishte një krijesë artificiale e Konferencës
së Versajës të vitit 1919 dhe bënte pjesë
në krahinën e Zhupës me seli në Shkup.
Kurse nga viti 1929 deri në vitin 1941 Kosova Lindore ishte
nën administrimin e Banovinës së Vardarit me seli
në Shkup, të shtetit tani të quajtur Mbretëria
Jugosllave.
Më 1945, kur mbaroi Lufta e Dytë Botërore, Kosova
Lindore përjetoi edhe një ndarje tragjike. Ajo, arbitrarisht,
u shkëput nga Kosova dhe iu bashkangjit Serbisë.
Kosova Lindore ka një pozitë specifike gjeostrategjike,
e cila lidhë luginën e Moravës me luginën e
Vardarit, nëpër të cilën kalon arterja rrugore
shumë e rëndësishme ekonomiko-politiko-ushtarake,
automobilistike dhe hekurudhore e Siujdhesës Ballkanike në
drejtimin veri-jug: Beograd - Nish - Shkup - Selanik Athinë.
Për këtë shkak, pas Luftës II Botërore,
Serbia këtë krahinë shqiptare, me rëndësi
të veçantë jetike, e ndërroi me Leposaviqin
dhe me Zubin Potokun, të banuara me serbë. Pra këto
dy komuna ia dha Kosovës, e prej saj e ndau dhe mori për
vete vendin më të vlefshëm, pjellorë e gjeostrategjik
Kosovën Lindore.
*****
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës
- Kosova Lindore, me Referendumin Popullor të mbajtur më
1 dhe 2 mars 1992, u deklaruan për Autonomi Politike e Territoriale
me të drejtë ribashkimi me Kosovën, por nuk i qëndruan
besnik këtij referendumi dhe nuk punuan për zbatimin në
praktikë të tij. Nuk bëri punë dhe nuk solli
asnjë përparim e përmirësim politiko-ekonomik
as lufta e UÇPMB-së dhe Marrëveshja e Konçulit
e 12 marsit 2001.
Si në të gjitha trevat shqiptare, edhe në Kosovën
Lindore pas shembjes së sistemit njëpartiak u formuan
shumë parti politike, të cilat nuk i kanë sjellë
deri më tani ndonjë dobi të madhe kësaj krahine.
Nuk mund të quhet demokraci as atdhetarizëm, por është
bajraktarizëm, karrierizëm, egoizëm e marrëzi
formimi i 7-8 partive politike në tri komunat e vogla të
Kosovës Lindore!
Paria politika e Kosovës Lindore bëri edhe një gabim
të madh politik, historik e kombëtar kur ia ndërroi
emrin vendit nga Kosova Lindore në "Lugina e Preshevës",
duke mohuar kështu edhe faktin se është pjesë
e shkëputur me dhunë nga Kosova. Emërtimi i vendit
Kosova Lindore filloi të përdoret menjëherë
pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore
kur Serbia e ndau këtë territor nga Kosova dhe ia bashkangjiti
me dhunë ushtarako-policore shtetit serb. Dhe për të
treguar se kjo krahinë ishte dhe është pjesë
përbërse e Kosovës, banorët dhe politikanët
kombëtarë, historianët dhe të tjerët e
emërtuan vendin si Kosova Lindore.
Sipas onomastikës, emri i vendit, i tokës, trevës
apo krahinës është tapia e një vendi. Nuk ka
dështim më të madh se të heqësh dorë
nga emëri i vendit, që dëshmon tapinë e pronësisë
historike dhe etnike, siç ka ndodhur dhe po ndodhë aktualisht
me heqjen e emërit të vendit Kosovë Lindore dhe futjen
e konceptit me kuptim gjeografik "Luginë", përkatësisht
"Luginë e Preshevës. Vetë emri Kosovë
Lindore nënkupton se ky vend është pjesë integrale,
por e shkëputur, e Kosovës dhe rrjedhimisht duhet të
bashkohet me të.
Por ajo që është edhe më paradoksale dhe që
nuk do asnjë koment, është fakti se paria politike
e Kosovës Lindore organizoi në mars 1992 një goxha
Referendum, përmes të të cilit populli i kësaj
ane u deklarua për Autonomi Politike e Territoriale me të
drejtë bashkimi me Kosovën, kurse po në këtë
dokument të këtij farë referendumi u hoq emri i vendit:
Kosovë Lindore dhe u zëvendësua me emrin "Luginë
e Preshevës"! Pra, hipokritët politikë të
kësaj krahine në njërën anë deklarohen
"për bashkim me Kosovën", kursen në anën
tjetër nuk duan ta quajnë veten Kosovarë dhe vendin
e tyre Kosovë Lindore! Pra, de facto, janë kundër
këtij bashkimi! Kjo është një demagogji e tejdukshme,
një antishqiptarizëm i hapur dhe një veprimtari e
dënueshme antikombëtare.
Aspak më mirë nuk vepruan luftëtarët e lirisë
të UÇPMB-së, të cilët e pranuan në
heshtje këtë ndërrim emri të krahinës nga
paria politike, duke mos e emruar Ushtrinë me emrin kombëtar:
Ushtria Çlirimtare e Kosovës Lindore, por e emëruan
me një vargan të tërë emrash e germash, si UÇPMB!
Kjo vërteton shkurtpamësinë dhe mungesën e pjekurisë
politike dhe kombëtare të udhëheqjes së kësaj
Ushtrie.
Në këtë mënyrë, si paria politike, ashtu
edhe paria ushtarake, hoqën dorë nga tapia për vendin
e tyre dhe nga e drejta legjitime për bashkim natyror me Kosovën,
sepse deri më 1992 ata ishin vetë Kosova, pjesë e
trungut të Kosovës, me emër e mbiemër. Me vetëdije
apo pa vetëdije ata e flakën tej konceptin dhe emrin Kosovë
Lindore, emër i cili për dekada me rradhë kishte
hyrë në Abetare, në librat shkollorë e studimorë,
në librat e historisë, të etnografisë dhe të
gjeografisë. Si Kosovë Lindore kishte hyrë në
mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, në vetëdijen dhe
ndërgjegjen e gjithë kombit shqiptar.
Koncepti gjeopolitik e antikombëtar Lugina e Preshevës
do të përligjësohet veçanërisht me Marrëveshjen
e Konçulit, më 12 mars 2001 dhe me rastin e formimit
të të ashtuquajturit Këshillit Koordinues të
Përfaqësuesve Politikë Shqiptarë të Luginës
së Preshevës, më 1 gusht 2002.
Nga vetë përmbajtja e konceptit gjeopolitik të mësipërm
del qartë se shqiptarët, pikërisht bajraktarët
e tyre në rend të parë, kanë hequr dorë
nga argumenti i prekshëm i tapisë së vendit. Koncepti
Kosovë Lindore ngërthente në vete këtë
tapi të pronësisë, kurse koncepti Lugina e
Preshevës nuk tregon përkatësinë e tapisë.
Ajo mund ti takojë, dhe do ti takojë atij
vendi dhe atij kombi që është më i forti. Duhet
gjak tjetër që ti rikthehet tapia e vendit amë,
Kosovës, sepse liderët e saj politikë e luftarakë
kanë hequr dorë nga tapia e saj historike dhe etnike kosovaro-shqiptare!
Partitë politike të Kosovës Lindore zhvillojnë
një politikë jo serioze. Ata herë e njohin herë
nuk e njohin si shtet të tyre Serbinë, herë dalin
herë nuk dalin në zgjedhjet e shtetit serb! Është
patriotike të mos e njohish Kushtetutën e Serbisë,
por është papjekuri politike dhe paradoksale që të
dalësh në zgjedhjet serbe të organizuara në
bazë të po asaj Kushtetute! Disa parti shqiptare të
Kosovës Lindore nuk kanë një politikë stabile
dhe parimore kombëtare. Por për këtë akt ato
nuk janë të vetme, sepse fajin kryesor e kanë qendrat
e politikës shqiptare: Tirana, Prishtina dhe Tetova, nga ku
i morën instruksionet partitë politike të Kosovës
Lindore që ato duhet të dalin në zgjedhjet e 21 janarit
2007 në Serbi! Edhe pse mbi gjysma e popullsisë shqiptare
të Kosovës Lindore i bojkotoi këto zgjedhje, humbës
dolën shqiptarët, sepse u thellua hendeku i përçarjes
ndërmjet partive politike, si dhe brenda popullit shqiptar
të krahinës.
Ardhmëria e Kosovës Lindore është jetësimi
i Autonomisë Politiko-Territoriale, brenda Serbisë, si
fillim dhe pastaj bashkimi i kësaj Krahine Autonome me shtetin
amë - Kosovën.
MALËSIA E MADHE
Kjo krahinë shqiptare shtrihet në pjesën veri-përëndimore
të Shqipërisë, që nga Shala deri te Shpella
e Berishës në brigjet e lumit Moraça. Përbëhet
nga këto 7 nënkrahina të vogla: Hoti, Gruda, Kelmendi,
Kuçi, Kastrati, Shkreli dhe Triepshi.
Malësia e Madhe ndahet në tri zona: zonat bjeshkore, zonat
malore dhe zonat fushore.
Zonat bjeshkore janë: Triepshi, Korita e Hotit, Kelmendi dhe
disa zona të Shkrelit.
Zonat malore janë: Koja, Fudnat, një pjesë e Grudës,
pjesa e madhe e Hotit, një pjesë e Kastratit dhe e Shkrelit.
Zonat fushore janë: Kopliku, Gruemira, Buz-Uji, një pjesë
e Kastratit dhe e Hotit, si dhe Gruda, e cila ka më së
shumti fushë: Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Fusha e Vllanës,
Fusha e Vranës, Fusha e Tuzit, Fusha e Mileshës dhe Fusha
e Dinoshës.
Lumi i vetëm në Malësi të Madhe është
Cemi, i cili e ndanë Malësinë në dy pjesë.
Në kohën e Ilirisë në Malësi të Madhe
jetonte fisi i madh ilir, Labeatët. Në atë kohë
Malësia e Madhe quhej Malet e Labeatëve (Mons Labeatis).
Kurse Liqeni i Shkodrës është quajtur Liqeni i Labeatëve
(Lacus Labeatus).
Para pushtimit turk, në shek.XV, Malësia e Madhe bënte
pjesë në Principatën e Pultit. Më 1479 Malësia
e Madhe u pushtua nga Turqia, e cila e ndau në disa nahi (krahina):
Kuç (ku bënte pjesë edhe Triepshi e Koja), Kelmendi,
Hoti dhe Zhabjaku. Gruda hynë në kuadër të nahisë
së Zhabjakut. Por grudasit, në krye me Vuksan Gjelën
do të luftojnë kundër turqëve dhe sllavëve
derisa Gruda fitoi statusin e krahinës (nahisë) më
vehte.
Malësia e Madhe ka zhvilluar pandërprerje luftë kundër
pushtuesve turq nga viti i 1479 deri më 1912. Janë të
njohura luftërat dhe kryengritjet kundër Perandorisë
Turke dhe shovenistëve sllavë të viteve: 1565-1575,
1596, 1601, 1609, 1610-1612, 1624, 1638, 1652-1653, 1668-1669, 1698-1699,
1712, 1732, 1808, 1822, 1832-1834, 1838, 1844, 1856, 1862, 1871-72,
1879, 1883, 1869, 1910-1912.
Kryengritjet më të njohura janë ato të viteve
1565-1575 në Hot e Grudë. Kryengritja e viteve 1610-1611
në tërë Malësinë e Madhe. Pastaj kryengritja
e vitit 1638 në Kelmend. Ajo e viteve 1832-1834 në Hot
e Kastrat. Kryengritja e vitit 1883 në Hot e Grudë. Ajo
e vitit 1869 ne Grudë dhe kryengritja e famëshme prej
24 mars - 2 gusht 1911 e udhëhequr nga Dedë Gjon Luli
(Dedëvukaj) me çrast u ngritë, në malin
e Deçiqit, Flamuri ynë Kombëtar, për herë
të dytë pas ngritjes në Krujë nga Gjergj Kastrioti
Skënderbeu.
Ndër kërkesat, apo memorandumet më në zë
të malësorëve është "Libri i Kuq",
i përpiluar nga Luigj Gurakuqi dhe të tjerët, që
u miratua në Kuvendin e Grecës, më 23 qershore 1911.
"Libri i Kuqe" (Memorandumi i Grecës) është
shkruar shqip dhe frengjisht i nënshkruar nga Sokol Baci (Grudë),
Dedë Gjon Luli (Hot), Dedë Nika (Grudë), Dodë
Preci (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë),
Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark
Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë
Mëhilli (Shllak), Tup Cuni (Prekal), Binak Lulashi (Toplanë),
Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin).
Më ndryshimin e parë të kufirit malazezo-turk të
vitit 1876, një pjesë e Malësisë së Madhe
- Koja e Kuçit dhe Trieshi mbetën nën sundimin
malazez. Kurse në Konferencës e Londrës të vitit
1913 u vendos që Malit të Zi ti jepeshin edhe krahinat
tjera shqiptare që ka sot dhe në këtë mënyrë
Malësia e Madhe u nda në dy pjesë. Kufirin shtetëror
shqiptaro-malazez do ta vendosi Komisioni Ndërkombëtare
i drejtuar nga rusi Sergej Potapov.
Pjesa malore e Malësisë së Madhe kurrë nuk iu
nënshtrua pushtimit, kurrë nuk pranoi pushtetin turk dhe
nuk i pagoi taksat dhe tatimet (haraçin).
Shqiptarët në Malësinë e Madhe në të
gjitha regjimet serbo-malazeze kanë qenë të shtypur
e pa të drejta kombëtare e njërëzore. Të
tillë janë edhe sot. Megjithatë, ata votuan për
pavarësinë e Malit të Zi, për shkëputjen
e tij nga Serbia dhe mirë bënë, sepse e hoqën
qafe një pushtues të madh. Tani kanë përballë
vetes një shtet më të vogël dhe më pak
të fuqishëm. Përpara ishin përballë dy
shteteve, tani do të përballen me shtypjen vetëm
të një shteti të dobët, ndaj edhe qëndresën
dhe luftën e tyre për të drejta kombëtare shqiptarët
e Malësisë së Madhe do ta kenë më të
lehtë. Me votën e tyre demokratike shqiptarët e Malësisë
së Madhe e bënë Malin e Zi shtet, këtej e tutje
ata duhet të organizohen dhe të punojnë që ta
bëjnë edhe veten e tyre shtet dhe të bashkohen me
shtetin shqiptar.
Gjysma e Malësisë së Madhe që është
në Mal të Zi duhet të punojë e të kërkojë
Autonomi Politiko-Territoriale brenda Malit të Zi, si minimum
dhe pastaj të kërkojë bashkim me shtetin shqiptar
- Shqipërinë, ku gjendet edhe gjysma tjetër e Malësisë
së Madhe.
ÇAMËRIA
Thesprotia ishte emri i vjetër i pjesës jugore të
Shqipërisë me emrin Çamëri.
Krahinë që përbën pjesën më jugore
të trevave të banuara prej shqiptarëve. Shtrihet
gjatë bregdetit Jon dhe në veri kufizohet me Republikën
e Shqipërisë dhe me Maqedoninë. Në jug përfundon
në qytetin e Prevezës, te gjiri i Artës.
Thesprotët e vjetër i perkasin popullit Pellazg. Ishin
të një gjaku dhe kishin të njejtën gjuhë
me popullin e Kaonisë dhe të Mollosisë. Përveç
thesprotëve në Çamërinë antike banonin
edhe fiset tjera pellazgo-ilire si: Mollosët, Dodonët,
Kaonët, Kasopianët, Efyrianët etj. Thesprotët
(Çamët) për shumë kohë u qeverisën
nga krerët e tyre dhe pastaj u pushtuan nga sundimtari i Mollosëve,
Pirrua dhe më vonë iu aneksuan shtetit pellazgo-maqedonas
të Lekës së Madh.
Emri Çam lidhet me emrin antik të lumit Thyamis (Kalama)
që e përshkon. Në kohën antike Çamëria
ishte banuar prej fisit ilir të Thesprotëve. Historia
e saj bën pjesë në historinë e Epirit antik.
Më vonë kaloi nën sundimin e Romës dhe të
Perandorisë Bizantine. Në fillim të shekullit XIII
ishte pjesë e Despotatit të Epirit, kurse në gjysmën
e dytë të shekullit XIV bënte pjesë në
Despotatin shqiptar të Artës të prirë nga Gjin
Bue Shpata, Pjetër Loshi, Gjon Zenebishi etj.
Më 1449 Çamëria u pushtua nga Perandoria Osmane.
Në shekullin XV u bë shesh i luftës kundër vërshimit
osman, nën udhëheqjen e feudalëve të familjes
Zenebishi. Nën sundimin osman, Çamëria bënte
pjesë në Sanxhakun e Delvinës si dhe të Janinës
dhe u bë shesh i kryengritjeve anti-osmane në shekullin
XVI e fillim të shekullit XVII.
Në shekullin XVIII filloi islamizimi i një pjese të
mirë të popullsisë. Një pjesë e popullsisë
së Sulit dhe të Pargës, për t'i shpëtuar
islamizimit, emigroi duke u vendosur në ishujt e Greqisë.
Edhe në Çamëri u përforcua në shekullin
XVIII pushteti ekonomik i feudalëve çifligarë vendas,
të cilët u bënë faktorë politikë me
rëndësi në luftën për pushtetin lokal,
deri sa Çamëria ra nën sundimin e Ali Pashë
Tepelenës, sundimtarit të Pashallëkut të Janinës.
Në vitet 1820 - 1850 Çamëria u përfshi në
kryengritjet e mëdha anti-osmane. Më 1854 dhe 1877 inkursionet
e bandave të andartëve grekë u pritën me armë
në dorë nga popullsia.
Gjatë viteve l878-81, degët e Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit në Çamëri morën pjesë në
luftën e përgjithshme të popullit shqiptar për
mbrojtjen e paprekshmërisë dhe tërësisë
së trojeve amtare. Çështja Çame u ngrit
me forcë në periudhën pas Kongresit të Berlinit
(1878) kur u kërkua që Çamëria të coptohej
dhe t'i kolonte Mbretërisë Greke. Forcat atdhetare pa
dallime shoqërore e fetare nën udhëheqjen e Lidhjes
së Prizrenit, si një trup i vetëm, u bënë
ballë pretendimeve grabitqare greke si dhe Fuqive të Mëdha.
Në luften për ruajtjen e tërësisë tokësore
shqiptare u shqua biri i madh i Çamërisë Abedin
Dino, politikan, diplomat dhe erudit i shquar i kombit shqiptar,
i cili në krye të lëvizjes bëri të mundur
që Çamëria për 35 vjet të mos bëhej
pre e pretendimeve grabitqare.Gjatë kryengritjeve shqiptare
të dhjetëvjeçarëve të parë të
shekullit XX , Çamëria ka qenë fushë veprimi
e çetave patriotike dhe e një vargu komitetesh kombëtare.
Gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913, në Çamëri
vërshuan trupat greke. Në ndihmë të popullsisë
vendase që kishte rrokur armët, nga qeveria e Vlorës
u dërguan forca ushtarake, por me vendim të Konferencës
së Ambasadorëve në Londër, më 1913, Çamëria
iu aneksua shtetit grek.
Pas Luftës së Parë Botërore (l9l4-l8), qeveritë
e ndryshme greke shpërngulën me forcë me mijëra
banorë të popullsisë shqiptare myslimane për
në Turqi, me pretekstin se për shkak të fesë
së tyre ishin "turq". Qeveritë e ndryshme greke
prej atëherë deri më sot, me metodat më mizore
kryen masakra, spastrime etnikofetare, ndaluan shkollat në
gjuhën shqipe dhe mohuan çdo të drejtë njerëzore,
duke grabitur tokat me lloj - lloj menyrash dhe duke mbjellë
terror psikologjik.
Në mars të vitit 1913 u masakruan 72 intelektualë
dhe personalitete të Çamërisë. Në vitet
20-të u shprnguleën me dhunë rreth 15.000 muslimanë
çamë, duke i këmbyer me grekë të Anadollit.
Në vitin 1940 ndanë nga familjet 6.000 burra nga 15
70 vjeç dhe i internuan në ishujt e Egjeut pa asnje
shkak ku vdiqën nga torturat mbi 500 vetë.
Në periudhën 27 qershor 1944 - 13 mars 1945 u krye spastrimi
etnikofetar përfundimtar i mbi 50.000 shqiptarëve çamë
të religjionit musliman nga trojet e tyre me gjenocid të
pashembullt, ku humbën jetën rreth 9.000 vetë dhe
vdiqën rrugëve për në Republikën e Shqipërisë,
nga uria dhe sëmundjet, rreth 2400 të tjerë. Popullsia
e Çamërisë ishte rreth 93 % shqiptare, ndërsa
pjesa tjetër përbehej nga grupe të tilla si grekë,
vllehë dhe romë etj.
Në periudhën mes viteve1913-1944 gati 850.000 shqiptarë
çamë janë dëbuar me dhunë në drejtim
të Turqisë, Shqipërisë dhe vendeve tjera të
Ballkanit dhe Europës.
Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë:
Filati, Gumenica, Paramithia, Margëlliçi, Parga, Preveza,
Arta, Janina, Kosturi, Konica, Florina, etj.
Nga gjiri i populli shqiptar të Çamërisë kanë
dalë figura të ndritura të kombit shqiptar si: Pirro
i Epirit, Pjetër Losha, Gjin Bue Shpata, Gjon Zenebishi, Marko
Boçari, Foto Xhavella, Luli Çapari, Osman Taka, Çelo
Mezani, Maksim Artioti, Muhamet Kyçyku, Hasan Tahsini, Abedin
Dino, Elena Gjika (Dora D'lstria), Kolë Idromeno, Mitrush Kuteli
(Dhimitër Pasko),... etj.
Sot në Çamëri banojnë Arvanitët dhe Shqiptarët
çamë ortodoksë, por pa të drejtë arsimi
në gjuhën amtare, pa të drejta kombëtare dhe
njerëzore dhe pa të drejtë të deklarimi të
identitetit të tyre kombëtar. Kurse popullsia çame
e besimit musliman u dëbua tërësisht në vitin
1945 nga ushtria shovenisto-fashiste e Greqisë.
Fillimisht në Çamëri duhet të kthehen, të
riatdhesohen dhe t'u kthehen pronat e tyre të gjithë refugjatëve
çamë dhe pastaj Çamërisë t'i njihet
e drejta e Krahinës Autonome Politiko-Territoriale brenda Greqisë,
me perspektivë për Referendum e Vetëvendosje demokratike
dhe bashkim me Shqipërinë.
TOPLICA
Kjo krahinë shqiptare është pjesa më veriore
e Shqipërisë Etnike. Ajo fillon nga Medvegja e Vranja
në jug dhe përfundon te Molla e Kuqe afër Nishit
në veri. Në kohën e sundimit turk krahina e Toplicës
ka qenë pjesë e Vilajetit të Kosovës me emrin
Sanxhaku i Toplicës (Nishit).
Çlirimi i viseve të Pashallakut të Beogradit dhe
6 nahijet tjera gjat viteve 1800-1875 nga sundimi osman ishte e
drejtë legjitime e popullit serb. Mirëpo, në anën
tjetër, pushteti serb largoi popullsinë joserbe nga ato
treva. Kështu, sipas dokumenteve historiografike, nga viti
1800 e deri në vitin 1875 qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe
i larguan nga viset e Toplicës dhe nga Lugina e Moravës
rreth 150.000 banorë shqiptarë. Regjimet e dinastisë
së Obrenoviçve (1817-1903) vazhduan politikën terroriste
shtetërore ndaj shqiptareve e boshnjakëve edhe gjat viteve
30-të shekullit XIX, me qëllim të spastrimit etnik
të trojeve shqiptare.
Në frymën e kësaj politike, qeveria e Principatës
së Serbisë urdhëroi me 1832 që çdo shqiptar
dhe boshnjak, që kapet ne territorin e Serbisë, të
goditet me nga 25 të rëna me shkop! Ndërsa me 1834
urdhëroi që të përdoret ushtria për të
djegur fshatrat shqiptare. Pushteti serb më 1856, me marrëveshjen
e Paqes së Parisit, kishte fituar njëfarë të
drejte që t'i largojë të gjithë shqiptarët
nga qytetet e Shumadisë, si dhe nga Hercegovina.
Më 2 Mars 1865 Knjaz Mihajli kishte nxjerrë ligjin për
kolonizimin e vendeve të pushtuara. Me atë ligj territoret,
të cilët i posedonin shqiptarët, sidomos nga Qarku
i Nishit dhe i Pirotit u serbizuan, u kolonizuan menjëherë
pas Kongresit të Berlinit, me njohjen e Serbisë si shtet
nga ky kongres.
Duhet theksuar se shqiptarët deri kah fundi i shekullit XIX
qenë te vendosur në shumicën e qyteteve, qytezave
dhe fshatrave të Qarkut (Kazasë) të Nishit, të
Qarkut të Vranjës, të Qarkut të Pirotit. Banorë
shqiptarë kishte edhe në vendet tjera, sidomos në
qytete, si p.sh. në: Qupri, Paraqin, Uzhicë, Krushec,
Aleksinc, Kralevë e deri në Beograd.
Rreth 350 000 shqiptarët vendas të Sanxhakut të Toplicës
u dëbuan me dhunë ushtarako-policore nga mbretëria
serbe e Obrenoviçëve gjatë luftës ruso-turke
në vitet 70-të të shek.XIX. Në atë kohë
u bë një gjenocid dhe pastrim etnik total i kësaj
krahine shqiptare, kur janë vrarë e masakruar reth 70
000 shqiptarë, të cilët banonin në afro 700
fshatra e qytete shqiptare të Sanxhakut të Toplicës.
Me qëllime kriminale të spastrimit etnik, janë zbrazur
trojet me shumicë shqiptare të Jagodinës, Kosanicës,
Pirotit, Quprisë, Pllanës, Krushecit, Nishit, Leskocit,
Gurdulicës, Vranjës, Përkupës, Kurshumlisë,
etj. Popullsia e shpërngulur shqiptare, që i shpëtoi
plumbit dhe bajonetës serbe, u vendos në jug të trojeve
shqiptare në Kosovë dhe në Maqedoni.
Në fillim të vitit 1878 situata në frontin e luftës
ruso-turke u përmbys plotësisht. Pasi kaluan malet Ballkan,
ushtritë ruse filluan të përparonin me shpejtësi
në drejtim të jugut, pa ndeshur ndonjë rezistencë
serioze nga ana e ushtrive osmane. Më 4 janar 1878 ato pushtuan
Sofjen, më 18 janar Edrenenë dhe më 28 janar arritën
në fshatin Shën-Stefan, në periferi të Stambollit.
Nga paniku që e pushtoi Perandorinë Osmane, përfituan
ushtritë serbe, të cilat marshuan pa vështirësi
drejt Toplicës në Vilajetin e Kosovës dhe pushtuan
Pirotin, Nishin, Leskocin, Përkupën, Kurshumlinë,
Vranjën dhe në fund të janarit arritën në
Gjilan. Po ashtu, ushtritë malazeze pushtuan më 10 janar
Tivarin, më 19 janar Ulqinin dhe një javë më
vonë dolën në brigjet e liqenit të Shkodrës
e të lumit të Bunës.
Nga një çështje territori, sot Krahina e Toplicës
është shndërruar në një çështje
"pronash" nga disa politikanë, historianë e
publicistë, të cilët nuk kanë bosht kurrizor
kombëtar. Këta pseudopatriotë mjaftohen që Serbia
t'ua paguaj dëmshpërblimin dhe çmimin e pronave
ish-pronarëve shqiptarë dhe çështja të
mbyllet me kaq.
Por, ata harrojnë se prona është e shenjtë,
ajo duhet t'i kthehet pronarit, që ai vetë pastaj të
vendosë a do ta shesë apo jo. Pastaj, të gjithë
Shqiptarët duhet ta dinë se Toplica as nuk shitet, as
nuk blehet, ajo vetëm trashëgohet nga zotërinjtë
e saj - Shqiptarët. Shqiptarët e Toplicës duhet të
kthehen në vendlindjen e tyre dhe në pronat e tyre. Toplica
ka qenë, është dhe do të mbetet një krahinë
shqiptare, pjesë integrale dhe sovrane e Shqipërisë
Etnike.
SANXHAKU
Sanxhaku është krahina më veri-perëndimore
e Shqipërisë Etnike. Serbia është përpjekur
vazhdimisht ta mbuloj me një harresë publike gjendjen
dhe emrin e Sanxhakut. Krahina e Sanxhakut ka një sipërfaqe
prej 8.686 km2 dhe një popullsi prej 530 000 banorësh,
nga të cilët 67 përqind janë boshnjakë
(prej të cilëve gjysma janë shqiptarë të
asimiluar që ende belbëzojnë shqip) dhe të tjerët
serbë, malazezë, shqiptarë etj. Krahina është
e ndarë ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi (2/3
e territorit nën Serbi dhe 1/3 e saj nën Mal të Zi).
Diskriminimi i thellë që i është bërë
dhe po i bëhet popullsisë joserbo-malazeze të Sanxhakut,
e ka shtyrë atë që shpesh të protestojë
hapur, duke kërkuar të drejtat dhe liritë e veta
kombëtare.
Në tetor të vitit 1991 në Sanxhak është
zhvilluar një Referendum popullor, ku është votuar
për Autonominë politike dhe territoriale, me të drejtë
bashkimi me Shtetin e Kosovës, ku 98 % e votuesve votuan për
Referendumin.
Udhëheqësit politik i kanë përcaktuar qartë
kufinjtë e Sanxhakut dhe harta e tij është shpërndarë
nëpër të gjitha institucionet ndërkombëtare
që nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së e deri te qeveritë
e të gjitha vendeve me peshë në skenën ndërkombëtare.
Që në fillimet e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë,
sanxhakasit u deklaruan për shkëputje nga Sërbia
dhe Mali i Zi dhe për bashkim ose me Kosovën, ose me Bosnjen.
Por vitet që pasuan, Sanxhakun më tepër e larguan
nga Kosova dhe shqiptarët dhe më shumë e afruan me
Bosnjën dhe boshnjakët, për arsye se shqiptarët
e robëruar i kanë hallet e veta, kurse Shqipëria
londineze nuk është në gjendje të përkrahë
e të ndihmojë sa duhet Shqiptarët e jo më Sanxhakasit.
Diplomacia boshnjake, edhe pse e ndodhur në katarzin e luftës,
u tregua më e shkathët se sa ajo shqiptare. Tani gjithnjë
e më tepër Sanxhaku po del në skenën politike
si faktor që më shumë i përket çështjes
boshnjake se sa asaj shqiptare. Gjithë ambasadat boshnjake
nëpër botë kanë marrë përsipër
afirmimin e çështjes së Sanxhakut. Po ashtu faktori
Sanxhak po luan një rol të rëndësishëm
edhe në vetë Bosnjen. Luftëtarët më të
shkathët dhe komandantët më të shquar në
ushtrinë boshnjake janë pikërisht sanxhakasit.
Natyrisht, Sanxhaku nuk paraqet ndonjë faktor të rëndësishëm
ekonomik, siç paraqet Kosova, por ai është jashtëzakonisht
i rëndësishëm në aspektin gjeopolitik e gjeostrategjik.
Aktualisht, territoret e Bosnjës, me përjashtim të
qytetit të Gorazhdës, i cili është nën
mbrojtje të OKB-së, nuk kanë lidhje territoriale
me Sanxhakun, nuk kanë dalje në Sanxhak, sepse u ka "hy"
ndërmjet e ashtuquajtura "Republika Serbe". Një
ndër qëllimet prioritare boshnjake, sipas udhëheqësve
të tyre ushtarakë, është shpërthimi në
këtë drejtim dhe dalja në Sanxhak. Futja e zjarrit
brenda kufinjve republikanë të Serbisë do të
nxiste reaksione zinxhirore në vetë Serbinë dhe Malin
e Zi, gjë që do t'u lehtësonte punë boshnjakëve.
Kuptohet, as Kosova nuk ka se si të mbetet jashtë këtyre
operacioneve ushtarake, sepse ajo kufizohet me Sanxhakun, i cili,
në fund të fundit, është pjesë integrale
e territoriale e saj. Shqipëria dhe Shqiptarët duhet të
jenë të përgatitur për çdo rrethanë
të re, që mund të krijohet në të ardhmen,
që t'i dalin zot Sanxhakut, si krahina më veriore etnike
e saj. Sanxhaku është një "bombë me sahat",
e cila herëdokur do t'i shpërthejë Serbisë shoviniste
në dorë e në fytyrë dhe do ta plandosë
për tokë.
Kërkesa e sanxhakasve për Autonomi bazohet në të
drejtat historike dhe juridike. Sanxhaku ka qenë rajon autonom
që në kohën e Kongresit të Berlinit. Ai u pushtua
ushtarakisht më 1912 nga Serbia, e cila e aneksoi dhe ia hoqi
Autonominë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore
Kshilli Antifashist i Sanxhakut e shpalli atë Krahinë
Autonome, por regjimi komunist titist ia hoqi këtë të
drejë dhe madje administrativisht e ndau në dy pjesë,
duke ia aneksuar një pjesë Serbisë dhe një pjesë
Malit të Zi.
Populli i Sanxhakut asnjëherë nuk ka hequr dorë nga
e drejta e tij për Autonomi Politiko-Territoriale dhe vetëvendosje,
prandaj edhe në shtator të vitit 2006 prfaqësuesit
e katër partive politike dhe të 9 organizatave joqeveritare
të Sanxhakut nënshkruan një Deklaratë të
përbashkët, ku kërkojnë që të zgjidhet
statusi i boshnjakve në Serbi dhe që Sanxhaku të
jetë një krahinë Autonome Vetadministrative. Ato
i kërkojnë qeverisë serbe që ajo të zbatojë
më parë të drejtat dhe Autonominë e Sanxhakut
në Serbi, përpara se të kërkojë "autonomi"
për serbët e Kosovës, të cilët janë
tre herë më pak në numër se popullsia josllave
e Sanxhakut.
Fillimisht krahina e ndarë më dysh e Sanxhakut ndërmjet
Serbisë dhe Malit të Zi duhet që të bashkohet
dhe të shpallë Krahinën Autonome të Sanxhakut,
që pastaj populli i Sanxhakut të vendosë vetë
se me cilin shtet fqinj don të bashkohet: me Kosovën apo
me Bosnjën.
Përndryshe, historikisht, Krahina e Sanxhakut ka qenë
dhe mbetet krahinë integrale e Shqipërisë Etnike.
Në vend të Pasthënies
SHQIPËRIA ETNIKE
Gurthemeli i Pellazgjisë,
është krijesë e Perëndisë.
Panteoni i perëndive,
është vullneti i hyjnive.
Embrion për shqiptarinë,
këtu Zeusi kish selinë.
Është legjendë mitologjike,
është baladë e lashtë kreshnike,
është etni pellazgjike,
është hyjneshë ilirike.
Është tempulli i Dodonës,
piedestali i Shqiponjës,
është altari i lirisë,
sot është zemra e Ilirisë,
është rilindja e Arbërisë.
Është si Dielli kur rrezon,
porsi Hëna kur ndriçon,
është kështjellë gur mbi gur,
është Shqiponjë e Flamur,
është Feniks që nuk vdes kurrë.
Është burim e gurrë lirie,
është betim e gjoks rinie,
është ylber e yll gjithësie,
është kala - themel Shqipërie.
Është prush që përvëlon,
është këmbanë që ushton,
është rrebesh që shkatërron,
ortek bore që mbulon,
është tërmet që tmerron.
Është si lulja plotë me erë,
dallëndyshe në pranverë,
është kullë brezash me bajrak fisi,
vatër arbërore me bardhësi plisi.
Është zjarr e vullkan,
është stuhi e uragan,
është furtunë e bubullimë,
është rrufé e vetëtimë,
është top e jatagan,
është princ e kapedan,
që luftojnë për vatan.
Është gjaku ynë që nuk falet,
zemra jonë që nuk ndalet,
është si buka në çerep
dhe si uji nën një kep,
është si ajri n'atmosferë,
është si drita në humnerë,
pa të cilat s'ka jetë as nderë.
Shqipëria Etnike është e gjallë,
si baroti e guri strallë,
është një rrënjë që s'shkulet fare,
ëndrra jonë mijëravjeçare,
është si nuse me kurorë lavdie,
zanë e bukur Ilirie.
Kjo Shqipëria jonë Etnike,
është trimëreshë heroike,
që nuk njeh asnjë pushtet,
derisa të bëhet Shtet.
Mars 2007
BIOGRAFIA
e Shkurtër e Autorit
Shefki Ollomani u lind në vitin 1959 në fshatin Tuhin
të rrethit të Kërçovës. Shkollën
tetëvjeçare e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën
e mesme në gjimnazin "Zef Lush Marku" në Shkup.
Ka të kryer 3 vite të Fakultetit Juridik në Prishtinë.
Si aktivist dhe veprimtar ilegal i OMLK-së, në Shtator
1982 detyrohet të ndërpresë studimet dhe të
emigrojë në Zvicër, ku qëndron deri në
Vjeshtë të vitit 1985. Në Zvicër angazhohet
në rradhët e LR(S)SHJ-së, sot LPK, si bashkëpunëtor
dhe pastaj si anëtar i Redaksisë së "Zërit
të Kosovës", janar 1985 - nëntor 1987.
Ishte anëtar i Redaksisë së organit intern të
MLK-së - "Pararoja", 1985 - 1987.
Gjatë viteve 1987 - 1990 ka qenë Redaktor Përgjegjës
(në cilësinë e Kryeredaktorit) i organit intern të
GKK-së - "Rruga e Revolucionit".
Gjatë viteve 1991 - 1992 ka qenë Redaktor Përgjegjës
(në cilësinë e Kryeredaktorit) i organit të
ORSH-së - "Kushtrimi i Lirisë".
Në vitet 2002 - 2003 ka qenë Sekretar i Kolegjiumit
të Redaksisë së organit të FBKSH-së - "Ribashkimi
i Shqipërisë".
Aktualisht është krijues i pavarur. Merret me poezi
dhe publicistikë. Nga dhjetori i vitit 1985 punon dhe jeton,
me familje, në Suedi.
Ky është libri i tij i katërt që ia boton Shtëpia
botuese "Shkupi" nga Shkupi.
PËRMBAJTJA
Parathënie
I PARAHISTORIA E SHQIPËRISË ETNIKE
1.Pellazgjia
II RRUGËTIMI I SHQIPËRISË ETNIKE
1.Iliria
A-Antika
B-Fiset ilire
C-Shtetet ilire
2.Arbëria
A-MesjetaB-Familjet fisnike arbërore
C-Principatat arbërore
3.Shqipëria
A-Vilajetet shqiptare
B-Paritë (oxhaqet) shqiptare
C-Pashallëqet shqiptare
4.Rilindja Kombëtare
A-Lëvizja Kombëtare Shqiptare
B-Lidhja Shqiptare e Prizrenit
C-Lidhja e Pejës
5.Pavarësia e Shqipërisë
A-Hyrje
B-Kryengritjet shqiptare (1908-1911
C-Kryengritja e Përgjithshme Shqiptare (1912
Ç-Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë
III ËNDRRA PËR SHQIPËRINË ETNIKE
Ëndërr, -a, -t
Ëndrra-Ëndërrimi
Imagjinata-Fantazia
Ideali
Qëllimi
Vizioni
Programi
Opcioni
Vendimi
Zotimi-Betimi
Besimi
Shpresa
Mendja
Vetëdija-Nërgjegjja
Optimizmi
Dashuria
Kalitja-Prova
Reçeta
"Fara
Armiku i brendshëm
Pesimizmi
Neutraliteti
Frika
Guximi
Durimi-Këmbëngulja-Mosdorëzimi
Sakrifica-Flijimi
Vepra
Porosi brezash
IV REALITETI I SHQIPËRISË ETNIKE
Realiteti
Pesë Shqipëritë
Ndarja e Shqipërisë Etnike
"Vilajetet" moderne shqiptare
Shqipëria (Londineze
Kosova (Shtet-Protektorat
Ilirida
Malësia e Madhe
Çamëria
Toplica (Sanxhaku i Nishit
Sanxhaku
- Në vend të Pasthënies (Poezi
- Biografia e Autorit
- Përmbajtja
|
 |
 |