|
Shefki Ollomani
VARGJE LIRIE PËR ATDHEUN
(Poezi të zgjedhura: 1981-1995)
SHKUPI
Shkup, 2OO4
Editor
Azam Dauti
ATË DITË PRILLI
Bora sapo ishte shkrirë
Dhe dielli rrezet kish lëshuar
Mbi tokën e këndellur
Lulet kishin lulëzuar.
Atë ditë pranvere
Atë ditë të bukur Prilli
Kosova u zgjua nga gjumi
Dhe këngës ia tha Bilbili.
Atë ditë të Madhe Prilli
Shqiponjat vrullshëm fluturuan
Iso Kosovës loke i mbanin
Së bashku liri kërkuan.
Dhe male e fusha gjëmuan
Punëtorë, studentë e fshatarë
Me grushtat lart brohorasin:
Ja liri, ja vdesim të tanë!
Po ata sduan, ata sdëgjojnë
Veç zi e vdekje mbjellin
Tmerr, sharje, arrestime
Në tym Kosovën mbështjellin!
Dhe Bilbili këngën se pushon
Shqiponjat fluturimin vazhdojnë
Kosova iso u mban
Së toku drejt Diellit marshojnë.
(Prishtinë,1981)
PËRPARA, PRISHTINË!
Prishtinë e kuqe
Vatër burrërie
Fortesë qëndrese
Flamur lirie.
Prina Prishtinë, prina!
Si dikur Hasan Prishtina
Përpara me trimëri, pa frikë
Për të drejta, Republikë.
Prishtinë moj, të lumtë dora!
Armikut çja bëre fora
Të gjithë botës çi tregove
Flamurin e lirisë kur shpalove.
Grushtin e punëtorisë të fortë e ngrite
Godite robëri, tradhëti, shfrytëzim...
Armikun përtokë përpëlite
Dhe krenare u nise në marshim.
Nga hapi Yt revolucionar
Tundet Evropa dhe Ballkani
Vrulli Yt çan përpara
Se ndal shovenisti, as tufani.
Përpara Prishtinë, Shqipja jonë!
Se iso të mban Nëna Kosovë.
(Prishtinë,1981)
KUR FRYN SHTRËNGATA
Kur nis e fryn shtrëngata
Shqipja zogjtë nfole tubon
I kalit për fluturime të gjata
Boria e Kushtrimit kur ushton.
I kalit për tufane
I kalit për rrebeshe
Për barrikada çlirimtare
Nëpër rrugë e sheshe.
I kalit për marshime
I kalit për qëndresë
Për beteja, shtegtime
Të marrin çdo fortesë.
Hapin krahët, vërsulen
Me gjoks përballë stuhisë
Nuk tremben, spërkulen
Marshojnë drejt Lirisë.
(Prishtinë,1981)
FRYN MBI BALLKAN
Fryn mbi Ballkan
I egëri tufan
Shqiptari lufton
Porsi shkëmb qëndron.
Në këtë Ballkan
Shqipet foletë kanë
Tmerr për armikun
Bujare për mikun.
Fryn mbi Ballkan
I forti uragan
Shkatërron e shkund
Po Shqipen se tund.
Në këtë Ballkan
Që zien, vullkan
Shqiptarët trojet kanë
Këmbë armiku slanë.
Fryn mbi Ballkan
Fryn me tërbim
Shqiptari çan
Përpara me guxim.
(Prishtinë,1981)
RRUGA E MËRGIMIT
Natë e errët shtatori
Me valixhe në dorë
Në përcjellje të shokut
Nisem për Fushë-Kosovë.
Përqafohemi me kokë
Shtrëngojmë grushtet fortë
Mirupafshim përsëri
Në male për liri!
O tren, gjarpër i zi
I sati jam unë
Që largon ti
Për në mërgim?!
Është natë e errët, pus
Hap dritaren e trenit
Vështroj në errësirë
Përfytyroj relievin e vendit.
Nga toka sikur dëgjoj një zë
Sështë zë, po rënkim:
Edhe ti, biri im
Për në të hidhurin mërgim?!
Çtë bëj unë në robëri
Veshur gjithmonë në zi?!
Që kur spashë diell, liri...
Veç tmerr e lemeri!
Më errësohen sytë
Më vlon gjaku në kokë
Me dhembje në zemër
I betohem Nënës Kosovë:
Ne kurrë stë harrojmë
O Nënë e dashur!
Ne prapë do të vijmë
Armiqtë për të flakur
Që Ti të çlirohesh
Përjetë të gëzohesh.
(Në tren për në Zvicër, 3 shtator 1982)
ERA E JUGUT
Fryn erë e ngrohtë e Jugut
Me furi e oshtimë,
Përshëndet mërgimtarët
Kosova në lëngimë.
Fryn erë e Vendlindjes
Mbi male, drejt Perëndimit,
U jep zemër Kosova loke
Bijve të saj të mërgimit.
Fryn e fryn pa ndal
Erë e Tokës sonë,
Përhap nëpër botë
Zërin e gjakut tonë.
(Zvicër,1982)
DREJT DIELLIT TË LIRISË
Ecim të sigurt drejt ardhërisë
Krenarë në shekuj, në dekada
Shembim kalatë e robërisë
Në log të burrave, në barrikada.
Grushti ynë i fortë, tufan
Çan rrugët e historisë
Yll drite mbi Ballkan
I ndrit tërë njerëzisë.
Me flamur të kuq në dorë
Gjoksin çelik të shqiptarisë
Betejë më betejë nëpër llogorë
Drejt Diellit të Lirisë.
(Zvicër,1982)
ZËRI I ATDHEUT
Fryn era nga Jugu
Po thërret Atdheu:
Bijtë e mi, më nxirrni nga muzgu
Si dikur Skënderbeu!
Ndal! - u thoni shekujve të robërisë
Jam i etshëm për rreze të lirisë
Mjaftë durova pranga, zinxhirë
Dua të jemë i lirë.
Në jeni trima, atdhetarë
Ngrituni në këmbë pleq e të ri
Gjoks më gjoks me armiq, tradhëtarë
Ja vdekje, Ja liri!
Se liria me gjak fitohet
Ndaj, në këmbë si kurdoherë!
Që Kosova të çlirohet
Mos ketë dimër, veç pranverë.
(Zvicër,1982)
DERI KUR, ATDHE?!
Deri kur Atdhe,
mbi ty ré të zeza?!
Deri kur mbi këtë dhé,
nëna shamizeza?!
Deri kur mbi këtë Tokë,
hije të zeza natë?!
Deri kur gjak me okë,
dhe prapë robëri, shtrëngatë?!
Deri kur e dashura Vendlindje,
mbi ty çizme e huaj?!
Deri kur të bardha lindje,
sdo shohish me sytë tuaj?!
Deri kur qielli i zi,
mbi ty do të jetë?!
Deri kur në robëri
trupi yt do të mbesë?!
Deri kur mbi ty errësira,
o vend i bekuar?!
Deri kur si egërsira,
armiqtë e mallkuar?!
Deri kur Esat Toptanët,
me lirinë tënde do luajnë?!
Deri kur Sinan Hasanët
mbi ty helm do të gjuajnë?!
Deri kur, i dashur Atdhe,
trupi yt plotë plagë?!
Deri kur mbi këtë dhé,
ujqërit do hapin vërragë?!
Deri kur, deri kur?
Pa të shtrenjtën liri?!
Deri kur, deri kur?
Shqipëria koloni?!
O trima, në këmbë!
Për bashkim e liri,
Armiqtë me dhëmbë,
Ti bëjmë pluhur e hi!
Mos ketë kurrë robëri
Veç diell, begati
Përjetë liri, liri...
Nëna jonë Shqipëri.
(Zvicër,1983)
BASHKIM! - PO THËRRASIN
Bashkim! - po thërrasin:
Gjokset punëtore,
Zemrat djaloshare,
Nënat shqiptare.
Bashkim! - po buçasin
Bjeshkët legjendare,
Bashkim! - po bërtasin
Të rënët ndër varre.
Bashkim! - po ushtojnë:
Gryka e lugina,
Toka e zhuritur,
Male, fusha e lëndina.
Bashkim! - bëlbëzojnë
Dhe foshnjat e djepit,
Bashkim! - fëshfërijnë
Gjethet majë plepit.
Bashkim! - gurgullojnë
Përroska e lumenj,
Bashkim! - po kërkojnë
Të vegjël e të mëdhenj.
Bashkim! - brohoret
Gjithë kombi shqiptar,
Shqipëria Etnike
Një dhe e pandarë.
(Zvicër,1983)
TË NGRITEMI, VËLLEZËR!
Të ngritemi, vëllezër!
Të ngritemi, motra!
Të nxjerrim armikun
Nga tonat votra!
Të zhdukim robërinë!
Të shkatërrojmë vargonjtë!
Tu shpëtojmë barbarëve,
Nga kthetrat, nga thonjtë!
Të fitojmë lirinë
Me pushkë e penë!
Të gëzojmë dëshmorët
Që ranë për Atdhénë!
Të ngritemi, burra!
Të ngritemi, trima!
Të shpëtojmë Shqipërinë
Nga vuajtja, lëngima...!
(Zvicër,1983)
70 VJET ROBËRI - QËNDRESË!
Shtatëdhjetë vjet në terr e robëri,
spamë dritë e diell, as hënë me sy!
Luftuam në fusha, në male e kodra,
nga Arta nTivar, nga Nishi tek Shkodra!
Derdhëm gjak në borë e në shi,
dhe prapër errësirë, tmerr e koloni!
Shtatëdhjetë vjet në vuajtje, në zi,
me Shpatën e Damokleut mbi kry!
Shtatëdhjetë vjet skllevër të mjerë,
të gjakosur, të uritur kurdoherë!
Të djegur, përflakur e sakatosur,
por gjithmonë të pamposhtur!
Shtatëdhjetë vjet, shtatë dekada,
nëpër burgje, barrikada...,
gjoks më gjoks me armiq e tradhëti,
çajmë përpara për liri,
lufton Shqiptari, qëndron Kosova,
sdurojnë robëri këto trojet tona.
Shtatëdhjetë vjet qëndresë,
lidhur fortë me besa-besë,
Shtatëdhjetë vjet luftë, përpjekje,
me armë, me grusht për jetë a vdekje!
Shtatëdhjetë vjet heroizëm, trimëri
,
për Atdhe, flamur, bashkim e liri.
(Zvicër, 1983)
VATRA JONË
Për miq e shokë
Mikpritëse, bujare,
E dashur, e ndershme
Kjo vatra shqiptare.
Për njerëz të mirë
Gjithmonë fisnike,
Për luftëtarët e lirisë
E hapur, besnike.
Për armiqtë e saj
Luftëtare kreshnike,
Për liri tAtdheut
Qëndresë heroike.
Vatër e besës,
Vatër luftëtare,
Vatër e qëndresës,
Vatra shqiptare.
(Zvicër,1983)
KULLA
Qindra herë të shembën
Armiqtë e këtij nënqielli,
Po aq herë të ndërtuam
Prapë të shëndrit dielli.
Mbi gërmadhat tua
Çdo herë më e fortë u ngrite,
Me më shumë frengji e tyta
Shekujve flamur u valëvite.
Mijëra herë tu sulën
Armiqtë e lirisë,
Mijëra plumba ballit
Armikut, tradhëtisë.
Kurrë stu dridhën themelet
Stu nxi fytyra e plisi,
Kurrë stë pushoi pushka
Brez pas brezi e fis pas fisi.
Dhe sot qëndron krenare
Me rrënjët thellë në tokë,
Vështrimin tretur largësive
Roje lirie për çdo epokë.
(Zvicër, 1983)
ZËRI I KOSOVËS
Zëri i Kosovës:
Zëri i lirisë,
Zëri i popullit,
Zëri i punëtorisë.
Zëri i Kosovës:
Zëri i çlirimtarëve,
Zëri i rinisë,
Zëri i fshatarëve.
Zëri i Kosovës:
Zëri i baballarëve,
Zëri i dëshmorëve,
Zëri i të parëve.
Zëri i Kosovës.
Zëri i Betimit,
Zëri i Shqipërisë,
Zëri i Bashkimit.
(Zvicër,1984)
NE DHE ATA
Ne me gjoks përpara
Mbi tanksa e bajonetë,
Ata të përgjakur,
Të vdekur përjetë.
Ne ballëlartë
Për dritë e liri,
Ata si egërsira,
Mbjellin vdekje, zi!
Ne ngadhnjimtarë
Ndaj vdekjes, tiranisë,
Ata përgjegjës
Para popullit, historisë,
(Zvicër,1884)
GJAK HERONJSH - FLAMUR NË BETEJA
(R.Malës dhe N.Berishës)
Zemrat rënkojnë nga dhimbja,
Grushtet fortë shtrëngojmë,
Gjaku na vlon në damarë,
Po sytë lot slëshojnë.
Sqahen trimat, jo!
Për Ta kënga jehon,
Anembanë trojeve shqiptare,
Populli kurrë si harron.
Ranë për të mos vdekur kurrë,
Kosovës ia shtuan pavdeksinë,
Gjaku i Tyre valon flamur,
Paralajmëron stuhinë.
Lufta e Tyre na ka trimëruar,
Edhe mbi këtë gjak jemi betuar:
O do të fitojmë të drejta, liri
O do bëjmë shovenistët pluhur e hi!
Krisma luftëtarësh, Kushtrim lirie,
Gjak heronjsh Flamur në beteja,
Në ballë do të na prijë,
Të çlirohet e jona Foleja.
(Zvicër,1984)
E SHOH LIRINË
E shoh lirinë
Në sytë e popullit tim,
Që i etur për dritë
Kurrë spat qetësi, pushim.
E shoh lirinë
Në grushtat e punëtorëve,
Në betimin e rinisë
Mbi gjakun e dëshmorëve.
E shoh lirinë
Tek rrudhat e ballit,
Që shekujt e robërisë
Ia shtuan shqiptarit.
E shoh lirinë
Në fluturimet e shqiponjave,
Lartësive të kaltërta
Të trojeve tona.
(Zvicër,1984)
PËRSHËNDETJE KOSOVËS
Të përshëndesin bijtë tu mërgimtarë,
Të përmalluar për tokën tënde valë
- valë,
Të etur për ujin e gurrave tua të ftohta,
Të dëshiruar për ledhatimet tua të ngrohta,
Të tharë mushkërishë për ajrin tënd
të pastër,
Të mallëngjyer për qiellin tënd të kaltër,
Të djegur për fushat, vargmalet krenare,
Për gërxhet, lumenjtë, bregoret
për gjithëçka shqiptare.
Të përshëndesin bijtë tu udhëkryqeve
të Perëndimit,
Me mall të pashuar nga largësitë e mërgimit,
Përplasur nga dallgët katile
të Detit të shovenizmit!
Të përshëndesin bijtë tu
me grushte shtrënguar,
Me zjarr revolucionar në zemër
me mendje përbetuar,
Për lirinë tënde, Kosovë e shtrenjtë
o Nëna jonë e shenjtë!
Të përshëndesin bijtë tu
me mall, me zjarr të dashurisë,
Oj tokë e vuajtjes dhe qëndresës!
Tokë e dhembjes dhe krenarisë!
Tokë Feniks ndër tufane
Oj Lokemadhja jonë Dardane!
(Zvicër, 1984)
ZEMRAT TONA DJALOSHARE
Zemrat tona djaloshare
Çohen peshë nga ideali,
Zemrat tona revolucionare
Janë të forta, shkëmb mali.
Zemrat tona rinore
Burim gjaku për liri,
Zemrat tona burrërore
Si tremb dallgë, as stuhi.
Zemrat tona kushtrimtare
Pishtarë drite për punëtorë,
Zemrat tona çlirimtare
Me penë e pushkë në dorë.
Zemrat tona proletare
Në revolucion, barrikada
Zemrat tona shqiptare
Gjithmon të kuqe, flakada.
(Zvicër,1984)
O FLAMUR!
Çerek shekulli ndër beteja
Të valëviti Skënderbeu,
Populli në zemër të mbajti
Gjersa i lirë u shpallë Atdheu.
Krenar Plaku mjekërrbardhë
Kur të ngriti në Vlorë,
Përkulshëm të puthi Isa Kosova
Me lotë gëzimi atë Nëntor.
Stë uli ndër shekuj
Gjysmëhëna anadollake,
Barbarizmat e carëve
As dhuna e lajkat dhelparake.
Sja prenë krahët shqiponjës
Sopatat e Liktorit fashist,
Stë mposhtën armiqtë e Kosovës,
As serbo-greku shovenist.
Ti je gjak i gjakut tonë
Gjaku heronjëve e dëshmorëve,
Je Shenja jonë e Shenjtë
Djersa e fshatarëve, rinisë, punëtorëve...
Lartë e më lartë valo,
O i kuq bajrak!
Rrënjët thellë në tokë,
Shqiponjën skuqur me gjak!
Përjetë i këtillë do valëvitesh
Mbi këto troje iliriane,
I kuq, i pastër, krenar
,
Do sfidosh armiq e tufane.
(Zvicër,1984)
TRE YJE TË PASHUAR
(Vëllezërve Gërvalla dhe K. Zekës)
Vargut të gjatë me lapidarë
Të heronjëve të ndritur
Iu shtuan dhe Tre Yje të pashuar
Të shndërisin trollin e venitur.
Lart në qiellin e trazuar
Të Kosovës kreshnike
U ngjitën Tre Yje të kuq
Tre pishtarë me zemër fisnike.
Të shpërndajnë mjegullën e zezë
Nënës Kosovë ti hapin shtigje lirie
Drejt të nesërmes së bardhë
Plot monumente pavdekësie.
Sjanë të parët, as të fundit
Yje të tjerë do të ngjiten
Në qiellin e kësaj toke
Derisa prangat të shkëputen.
Që të perëndojë robëria
Të lindë agimi i dritës
Që Kosova krenare
Të ecë rrugës së rritës.
(Zvicër,1985)
GJAK DARDANËSH PËR DARDANI
(R.Malës dhe N.Berishës)
Ranë, po nuk vdiqën
Ranë dhe u ngritën
Në zemrat tona u ngulitën
Yje të kuq shëndritën.
Dhanë jetën me këngë në gojë
Treguan si vdiset për liri
Për popull ranë dëshmorë
Për Kosovën me diell, begati
Derdhën gjak që sthahet kurrë
Për Atdhe, popull, flamur
Për të thyer vargonjtë e robërisë
Që të të lindë Dielli i Lirisë.
Luftuan si trimat
Qëndruan si luanët
Ranë si kreshnikët
Si Qemalët e Vojo partizanët.
Gjaku i Tyre, flamur lavdie
Gjak heronjsh, yll lirie
Gjaku i Tyre, besë e burrëri
Gjak dardanësh për Dardani.
(Zvicër,1985)
TOKË KOSOVARE!
Tokë kosovare
Ti gjithmonë në errësirë!
Gjer kur mbi këto troje
Pushtuesë njerëz si egërsirë?!
Gjer kur mbi tëndin qiell
Sdo të ketë dritë e diell?!
Lind dielli Ditë e re
Qielli Yt veç tym e ré!
Çizme e huaj të rëndon
E Ti qëndron, qëndron...
Stë lodhi robëria
Stë gjunjëzoi uria!
Në shekuj, në vite...
Tu kalit qëndresa,
Për rreze drite
Tu shtua shpresa.
Ti gjithmonë krenare
Ti gjithmonë e bukur
Ti me përkrenare
Si nuse stolisur.
Ti kurrë me duar në gji
Veç me pushkë e jatagan
Për nderë e liri
Errësirës çan.
Ecin vitet,
Koha kalon
Shekujt rradhiten
Ti Kosovë qëndron:
E dashur e bujare
E lashtë dhe e re
E bukur, legjendare
Nuse Dardane.
Bijtë Tu bijnë me rradhë
Emri Yt të ringjallet
Të shohish ditë të bardhë
Jeta, kënga të mos ndalet.
Bar i lig të mos mbijë
Në trupin tënd të pastër
Të mos mbetesh në robëri
Nën të egrën thundër.
Ndonëse jam larg teje
Në mërgim të largët
Jam qeliza jote
Ndaj ti njohë plagët
Ti ndjejë dhimbjet
Ti di dëshirat
Që ti ndrydhën vitet
E ti shkelën kohërat!
Tokë kosovare,
Tokë krenare!
Tokë qëndrese legjendare!
Tokë shqiponjash fitimtare!
(Zvicër,1985)
KËTO TROJE ARBËRORE
Pëllëmbë për pëllëmbë
Këto troje arbërore
Me eshtra e varre
Barrikada, llogore...
Me varre pa shenja, epitafe
Të armiqve të uritur
Me përmendore, lapidarë
Për dëshmorët e ndritur.
Plot helm, mallkime...
Për tradhëtarët e shitur
Himne, këngë, lavdi...
Heronjve të pavdekur.
Këto troje arbërore
Derdhin gjakun rrëké
Flamur i huaj mos ngulet
Mbi këto troje, mbi këtë dhe.
(Zvicër,1985)
HORIZONTI FLAKËRON
Pishtari i Dritës
Rrugën ndriçon,
Luftëtari i Lirisë
Përpara marshon,
Grushti i shqiptarisë
Armikun dërrmon.
Horizonti i kuq
Tutje flakëron,
Dielli i lirisë
I zjarrtë po agon,
Errësira e robërisë
Përjetë perëndon.
Populli në këmbë
Republikë po kërkon,
Për jetë a vdekje
Sot po lufton,
Të shtrenjtës Kosovë
Liri i farkëton.
(Suedi,1986)
NA PRITNI, O MALE!
O male krenare
Të vendit tim
Për luftë çlirimtare
Lëshoni zërin Kushtrim!
Kështjella epike të lashtësisë
Su përkulën shekujt, as bora
Çerdhe shqipesh të lirisë
Se lëshuat pushkën nga dora.
Mburojë çeliku e të parëve tanë
Sa herë thirrte Atdheu
Mbusheshit ju anembanë
Me burra trima si Skënderbeu.
Po dhe sot, si dikur
Malet e Kosovës na fëtojnë:
O vëllezër, o sot o kurrë
Tokën tonë të çlirojmë!
Na thërret gjaku i dëshmorëve
Të rënë për liri e Atdhe
Ndaj: Vdekje armikut e tradhëtarëve!
Të jetojmë të lirë edhe ne.
Na pritni, o male!
Se ne do të vijmë
Në luftën çlirimtare
Armiqtë do ti grijmë!
(Suedi,1986)
PENË E PUSHKË
Penë e pushkë:
Dy shokë të pandarë,
Dy shtylla qëndrese
Të kombit shqiptar.
Penë e pushkë:
Dy lule bozhurë,
Dy gurra lirie
Të pashterrshme kurrë.
Penë e pushkë:
Dy zjarre përvëluesë,
Dy shqiponja luftëtare
Mbi korba pushtuesë.
Penë e pushkë
Kur bëhen bashkë:
Populli fiton lirinë
Shqipëria pavdekësinë
Flamuri kuq e zi
Me shkabën përmbi
Guri qëndron mbi gur
Dielli sperëndon kurrë
(Suedi,1986)
RRUGA E LIRISË
Rruga e lirisë rrugë gjaku
Bijtë e Shqipes rritur nga çarku
Për çdo ditë rradhët shtrëngojnë
Rrugës gjakut liri kërkojnë.
Cili popull fitoi liri
Pa derdhë gjak djemsh të ri?
Cili armik i egër, barbar
U largua pa plumb në ballë?
Historia flet e rrëfen
Se liria nga pushka vjen.
Gjakun e etërve, dëshmorëve
Ne nuk e shkelim me këmbë
Historia, brezat na mësuan
Hekurin të thejmë me dhëmbë
Për Atdheun tonë të lirë
Të shkatërrojmë pranga e zinxhirë.
Ky gjak na djegë e përvëlon
Dhe rrugën e nesërme tregon
Se Shqipëria don gjak shqiptari
Ta ndrisë Dielli me rreze ari.
Rruga e kuqe e lirisë
Sështë e shtruar me dafina
As me lule e trëndafila
Është rrugë lufte me martina.
Liria sfitohet me përgjërime
Po me sakrifica e flijime
Me gjak dhe viktima njerëzore
Me gjëmim topash nëpër llogore.
(Suedi,1986)
TRUALLI YT, SHQIPËRI!
Pëllëmbë e heroizëm
Pëllëmbë e trimëri
Pëllëmbë e beteja
Pëllëmbë e lavdi
Trualli yt Shqipëri!
Pëllëmbë e çelik
Pëllëmbë e shkëndi
Pëllëmbë e llogore
Pëllëmbë e stuhi
Toka jote Shqipëri!
Pëllëmbë e varre
Pëllëmbë e gjak
Pëllëmbë e eshtra
Pëllëmbë e bajrak
Trualli yt Shqipëri!
Pëllëmbë e heronj
Pëllëmbë e lapidarë
Pëllëmbë e këngë
Pëllëmbë e atdhetarë
Toka jote Shqipëri!
(Suedi,1986)
BETIMI YNË
Betimi ynë:
Besa besë,
Për qëndresë!
Shtrëngim grushtash,
Bashkim zemrash!
Betimi ynë:
Kushtrim lirie,
Vrull rinie!
Vdekje tradhëtarit
Liri shqiptarit!
Betimi ynë:
Shkatërrim prangash,
Realizim ëndërrash!
Llavë vullkani,
Liri Vatani!
Betimi ynë:
Kryengritje në shpërthim,
Lule në lulëzim!
Rrugë e lirisë,
Diell i ardhmërisë!
(Suedi,1987)
QËNDRESË SHQIPTARE
Shekujt përplasën dallgët mbi shqiptarë
Ne Lisa në furtuna qëndruam
Vdekje o Liri! besatoheshim
Mbi korba shqiponjat vërsuleshin
Në ballë të rreshtit vinin vdekjen
Dhe në fund lirinë.
Breznitë lindën të vdesin!
Një bylyk burrash falnin jetën
Që të jetojë Atdheu, emri...
Brezëria në fillim mësonte vdekjen
Pastaj niste të jetojë
Dhe i shpresonte lirisë:
Do ikin, se mbajnë tokën e rrëmbyer,
Do fitojmë, se mbrojmë tokën atërore!
Ne jemi gurë e shkëmbinj
Stuhitë, vërshimat kalojnë mbi ne
Përlajnë, gërryejnë, rrëmbejnë
E ne ngelim në fund, në vend:
Gurë e shkëmbinj në fusha e shpatie
Të shpërndarë, të ngulitur kudo.
Toka digjet, jemi mësuar me zjarr
Shpesh armiqtë na dogjën kullat
Ne i ngritëm mbi themele të lashta
Dielli rritet edhe më i madh
Filizat lëshojnë rrënjët thellë në
tokë.
Robëri mbi robëritë u rradhitën shekujt
Themele mbi themelet hapëm
Kulm mbi kokat tona Flamuri
Shumë ranë me të në dorë
I paguan borxh truallit
Ngrihet edhe më lartë flamuri
Flamuri një copë dielli
Që përcjellë popullin tonë
Qëndresën dhe krenarinë shqiptare.
Ne jemi gur e shkëmbinj
Kulm zjarrit themel tërmetit
Vdekjen armikut gjoksin tufanit
Bashkim Shqipërisë liri popullit!
Kjo është kënga jonë, këngë shqiptare
Në gjak na e mbollën shekujt, betejat
E prej gjakut mbinë këngët.
Gjaku nën tokë rridhte
Mbi tokë lulëkuqet çelnin
Nën tokë eshtrat themele
Mbi tokë lartësohen kullat, lapidarët
Gjaku skuq tokën arbërore
Flamujt përflakin qiellin shqiptar
Poshtë, lartë kudo kuq, kudo dritë.
Ne jemi gurë e shkëmbinj
Përballë rrebeshit, shtrëngatës
Në një dorë penën
Në tjetrën pushkën
Në zemër Shqipërinë
Ne jemi gurë e shkëmbinj
Ne jemi liria, përjetësia
(Suedi,1987)
KY TRUALL KA ZOT!
Thellë në këtë tokë
Këmbët ka ngulur
Rrap shekullorë
Shqiptari i papërkulur.
Kaluan vite, shekuj
Koha dallgë ngriti
Kulla shqiptare
Me themele graniti.
U munduan barbarët
Të përkulin këto male
Stërgjyshërit tanë trima
Me shpatë e përkrenare
Mbi ta me vrull shqiponje
Për lirinë e shtrenjtë
Këmbë e huaj mos shkelë
Mbi këtë vend të shenjtë.
Kjo tokë shqiptare
Mijëvjeçarët përcjellë
Kjo tokë ngadhnjimtare
Lirinë kudo mbjellë.
Gjithmonë guximtare
Përballë çdo armiku
Gjithmonë luftëtare
Me shpatë prej çeliku.
Gjithmonë plep i drejtë
Gjithmonë fitimtare
Sot e përjetë
Toka shqiptare.
Ky truall ka zot!
Ky truall shqiptari
Si dje edhe sot
Për liri i pari.
I pari në luftë
I pari në punë
Për nderë e fitore
Se ndal furtunë.
Se ndal rrebesh
Se ndal armik
Me vrullin rrufé
Me armën çelik.
Flamuri i kuq
Gjithmonë valëviti
Toka krenare
Burra trima rriti,
Besa legjendar
Rrugën na e ndriti
Pushka e shqiptarit
Armikun përpëliti
Luftëtari i lirisë
Fituam! brohoriti.
Ky truall ka zot!
Ta prekë kush sguxon
Ky truall barot
Djegë e përvëlon.
Se trimëria e shqiptarit
Edhe presa e jataganit
Janë vdekja e barbarit
Dhe liria e vatanit.
Këtu i thonë shqiptari
Ky truall sduron robëri
Këtu i thonë Arbëri
Të gjithë në këmbë për liri.
Ky truall ka zot!
Vatra shqiptare
Sduron thundër
Të egër, barbare.
(Suedi,1988)
TOKË E PAMPOSHTUR!
Hej tokë e pamposhtur,
Tokë e përgjakur ndër shekuj!
Mbi trupin tënd të bukur,
Shkelën e shkelin me zjarr e hekur!
Plagët e mbuluara, prapë tu lënduan!
Ti me njërën dorë mbulon plagët e reja
Me tjetrën shtrëngon fortë dyfekun
Të mos i prishet shqipes foleja.
Ngriten ré tymi e ushtri të huaja
Sulen mbi fushat dhe malet tua
Të zhdukin emrin dhe krenarinë tënde
Të shuajnë jetën, të shterrojnë gurrë
e krua!
Varret dhe lapidarët tu shtuan!
Oh, sa të dhëmbin plagët!
Po ti slëshon lot e rënkime
Stë mposhtin plumbat, as flakët.
As dorëzohesh, as ligështohesh
Se ke bijtë tu trima, atdhetarë
Lindur e rritur në truallin e shqipes
I dalin vdekjes ballëpërballë.
Mbi ty armiqtë hodhën farën e vdekjes!
Po në tokën tënde mbin vetëm liria
Atdhedashuria, besa, vetëmohimi, qëndresa
Në tokën tënde farkëtohet vetëm trimëria.
Sështë hera e parë
Që egërsirat mbi ty lëshohen
Sështë e para, as e fundit herë
Që nga ti të gjakosur kthehen.
U vërsulën të gjithë
Kush deshi e kush sdeshi
Po ikën të përgjysëmuar
Shumicës kafka këtu u mbeti.
Heu, çlloje kafkash
Kalben nën këtë dhé:
Kafka romakësh e bizantinësh
Sllavësh, anzhuinësh...
Kafka kralësh e sulltanësh
Mbretërish, gjeneralësh...
Kafka fashistësh e ushtarësh
Shovinistësh, tradhëtarësh...!
Sikur të ringjalleshin
E në gjuhë të tyre të flisnin
Do formonin një mozaik gjuhësh,
Një muzé gjuhësh dhe armësh!
Dhe sikur ti nxirrnim nga dheu
Kafka dhe eshtra bashkë
Do të mund të ndërtonim
Disa piramidë si të Keopsit të lashtë!
Piramida kafkash dhe eshtrash të armiqëve!
Simbole të rezistencës, të fitores
Sfidë dhe vërejtje për ata
Që guxojnë të shkelin trollin e shqipes.
Ti krenare nëpër histori
Heu, tokë e pamposhtur!
Rende mbi gjakun e bijve tu
Heu, tokë e pamposhtu!
Syrin pishë e pushkën në dorë
Heu, tokë e pamposhtur!
Katakomb për armiqtë e lirisë
Heu, tokë e pamposhtur!
Djep e vatër e shqiptarisë
Heu, tokë e pamposhtur!
Flamur që gjithmonë valove
Heu, tokë e pamposhtur!
Shqipe që gjithmonë lartë fluturove
Heu, tokë e pamposhtur!
Syri ynë, gjithmonë në shënjestër
Për ty tokë e dashur!
Gishti ynë, çark i ngrehur
Për ty tokë e dashur!
Grushti ynë, godet robëri
Për ty tokë e dashur!
Krahu ynë, varëse armësh
Për ty tokë e dashur!
Gjokset tona, kala graniti
Për ty tokë e dashur!
Këmbët tona, marshojnë në dekada
Për ty tokë e dashur!
Zemra jonë, gjithmonë këndon
Për ty tokë e dashur!
Besa jonë, e fortë çelik
Për ty tokë e dashur!
Pena jonë, thurrë këngë lavdie
Për ty tokë e dashur!
Pushka jonë, gjakos armikun
Për ty tokë e dashur!
Gjaku ynë, burim lirie
Për ty tokë e dashur!
Eshtrat tona barrikada
Për ty tokë e dashur!
Jetën tonë e falim
Për ty- tokë e dashur!
Tokë e pamposhtur,
Toka shqiptare!
Tokë kreshnike,
Shqipëria etnike!
(Suedi,1989)
PËRPARA, KOSOVË!
I
Linde Ilire u rrite Dardani
Çave përmes suferinës
Me liri në gji
Dhe mbete shqiptare
E Nënës bijë
Kosovë, tokë e mbushur me lavdi!
Mbi ré të bardha nga lashtësia
Erdhe ti mes stuhishë
Me shi e borë
Se në ty farkëtohet qëndresa
Që then ushtri, gjeneralë
Sulltanë e perandorë.
Qëndresë pas qëndrese
Deri në këtë ditë
Luftove për jetë,
liri e dritë
Zgalem në furtuna
Flamuri kuq e zi.
II
Në gjoksin tënd, sa shpata janë thyer?
Në ballin tënd, sa rrufé kanë gjuajtur?
Me gjakun tënd, sa heshta janë lyer?!
Me lirinë tënde, sa mbretër kanë luajtur?
Që deshën të të zhdukin me gjuhë e plis
Me emër, me varre e me fis!
A ka gur e dru, në token tënde
Të mos jetë skuqur me gjak shqiptari?
A ka vend në trupin tënd
Të mos ketë gjurmë luftëtari?
Sikur të fliste kjo tokë
Çkishte për ti thënë brezi-brezit?
Sa ushtarë të huaj
Janë bërë varre pa epitafe?!
Çgjuhë flisnin ata që dergjen nën dhé?
Që vinin për lavdi e ktheheshin në zi!
Erdhën me radhë:
Romakë, bizantinë e normanë
Hunë, sllavë, grekë e osmanë
Tokë e diell të të zënë
Emër tjetër të të vënë!
III
Mbi ty u sulën mizëri egërsirash
Ti Shqipe krenare ndër kreshta
Me vrull vetëtimash
U ngule në zemër shpata e shigjeta.
Oshtijnë malet e luginat
Ty të ndrijnë në duar shpatat e martinat
Ti varr i thellë për armiq e barbarë
Ti folé lirie për shqiptarë.
Flamur mbi flamuj
Grushti yt i ngritur
Kosovë, zog lirie
Në tramundana rritur.
Nderin, krenarinë si sytë i ruajtje
Emrin dhe lirinë në gji i mbajte
Të njohën me plis të bardhë mbi kokë
Që zbardh si majë bjeshkësh me borë.
Të panë në vatrën e vjetër
Me syrin gjithmonë në shënjestër
Me besën tënde të lashtë
Me flamurin e kuq me shkabë.
IV
Ecë përmes rrugëve
Të gjakut arbëror
Për të shkëputur prangat e robërisë
Kosovë, kështjellë e gjakut tonë
Lulëkuqe më e bukur e Arbërisë.
Ne ecim gjurmëve të të parëve
Se është amaneti i dëshmorëve
Me armët rrufé
Me hovin Skënderbe
Ne ecim atje ku falet gjaku
Të jetë i lirë populli e pragu
Të çelë i bukur, i kuq zambaku.
Sot i madh e i vogël
Në këmbë të gjithë janë ngritë
Me penë e pushkë në dorë
Për liri e dritë.
Për ty japim jetën
Për ty skursejmë gjakun
Për ty derdhim djersën
Të çelim zambakun
Për ty, e shtrenjta jonë
Për ty, Nënë Kosovë!
V
Në punë, në gjumë, në hapërim
Ndjejë gjakun e të parëve në trupin tim
I nxehtë ndër damarë, sikur jepë kushtrim:
Qëndro Dardani! Kosovë, në marshim!
Ti njoh damarët, tokë kosovare
Se gjaku i stërgjyshërve në to rrjedh
E ne jemi gjaku i gjakut të tyre
Që për lirinë tënde rrëké u derdh.
Por do të njohin edhe më shumë
Kur gjaku ynë do të derdhet lum
Që të shpaloset flamuri i lirisë
Edhe mbi këto troje të Arbërisë.
Ngreje kokën lart, o nënë legjendare!
Tmerro armikun me pushkën top
Nisu krenare në shtigje çlirimtare
Me flamur në dorë si dikur edhe sot.
Dhe ti Kosovë, e bukur mbete përherë
Livadh lulëkuqesh në pranverë
Që nuk vyshken asnjëherë
As në dimër, as në verë.
Kështu ke ecur gjithmonë Kosovë
Kokën lartë, armët në dorë
Rrugës luftës dhe lirisë
Drejt ribashkimit të Shqipërisë.
VI
Si në kohërat e lashta, epike
Përsëri ushtojnë malet kreshnike
Zëri yt bubullimë ndër shqota
Gjoksin tënd çelik e njeh bota
Zgjimi yt vdekje për armiq e tradhëtarë
Zëri yt kushtrim lirie për kombin mbarë.
Në këmbë Kosovë lule e trimërisë!
Shkatërro Kosovë, prangat e robërisë!
Përpara Kosovë, drejt diellit të lirisë!
Vjen nga lufta, në luftë shkon
Pushkën në frengji nga dora se lëshon
Syrin pishë në shënjestër
Armiqtë në zemër qëllon.
Kosovë, o djep i lashtë i shqiptarisë!
Yll që ndriçon në zemrat e rinisë
Armiqtë e egër kjo dritë verbon
E ty bukurinë më tepër ta shton
Andaj sulen mbi ty me tërbim
Po ti shpatën mban zhveshur
Gati për luftim.
Andaj, përpara Kosovë!
Lule e trimërisë, flakadë e lirisë
Marsho Kosovë!
Drejt dritës, ardhmërisë
Drejt bashkimit të Shqipërisë.
(Zvicër,1984)
ILIRIA
Në kohë të lashta...
Shumë të lashta, parahistorike
Planeti ynë vërtitej pa fre
Në hapsirën kozmike
Rrokullisej me shpejtësi
Në universin qiellor
Derisa vendin zuri
Në sistemin diellor
Ku sot ndjek rrugën
E vet pa kufi
Rreth vetes e Diellit
Në përjetësi...
Kur Toka e sapo krijuar
Mori formën që sot ka
Kur udhëtimin rreth Diellit nisi
Kur errësira u shpërnda
Kur mbi planetin tonë
Endej një mjegull e hollë
Kur sipërfaqja e saj flakëronte
E xixa shumëngjyrëshe lëshonte
Kur në planetin tonë të ri
Zuri fill jeta njerëzore
Nato kohë me stuhi
Mbi trojet tona stërgjyshore
Hodhi hapin e jetës së tij
Që nga Atlantida në Pellazgji
I Liri i pari Njeri
Në tokën me emrin Iliri.
Nga erdhi Iliri e Ilirët
Askush nuk e di
Se nuk erdhën nga askund
Ata ishin aty, në Pellazgji e Iliri
Që kur lindi planeta
Ecën me të në histori
Nëpër furtuna e shtrëngata
Të pamposhtur në përjetësi.
Legjendat e lashta na mësojnë
Historianët e vjetër dëshmojnë
Dhe e vërteta ngadhnjeu:
Ilirët Njerëz të mbirë nga Dheu!
Kjo është e vërteta e të vërtetave
Planeti Tokë formoi Ilirinë
Iliria lindi Ilirët
Ilirët e pathyeshëm hyjnorë
Ilirët antikë e legjendarë
Ilirët epikë e madhështorë.
Ilirët i lindi e i rriti
Toka e Lirë, Iliria
E kreshniku i tyre - Iliri
Në Diell e Hënë u betua
Se do ta dojë e nderojë
Do ta mbrojë e lartësojë
Ndër shekuj e mijëvjeçarë
Me gjak e armë.
Dhe sot e përjetë
Iliri betohet:
Në Tokën që e lindi
Në Ilirinë që e rriti
Në Diellin që e ndriti
Në Besën që e lidhi.
Iliria e Ilirët legjendarë
Në shekuj e mijëvjeçarë
Armët nga dora si lëshuan
Me trimëri luftuan
Me armiq e perandori
Që nga toka e deti sulmonin
Të shtrenjtën Iliri
Me vargonj ta robëronin
Ilirët ti faronin
Mbi këto troje të sundonin.
Ilirët trima e atdhetarë
Nuk dorëzoheshin për të gjallë
Mbi armiqtë barbarë
Suleshin me shigjetë e pallë
Si bindeshin vullnetit të armikut
Si trembeshin armës së çelikut
I bindeshin besës e lirisë
Urdhërit të Ilirisë.
Ndaj luftonin me përkushtim
Jepnin jetën, derdhnin gjakun
Pa droje e pa kursim
Mbronin atdheun e pragun
Dhe fitonin pavdeksinë
Iliria forconte përjetësinë.
Toka Iliria Ilirët
Formuan nëpër histori
Një zinxhirë jete prej çeliku
Dhe marshuan në ardhmëri
(Suedi,1990)
ARBËRIA
E gjithë bota e njerëzia
Janë në lëvizje, në zhvillim
Gjithë popujt e shoqëria
Përherë janë në transformim.
Dialektika universale e materjes
Lëvizja, ndryshimi e ardhmëria
Shpuri Ilirët tek Arbërit
Dhe Ilirinë te Arbëria.
Ndryshuan kohërat
Rrodhën shekujt e vitet
Ndryshoi emri i të parëve
Emri i tokës së baballarëve
Po sndryshoi gjaku e gjuha
As tradita e kultura
Nuk ndryshoi historia
Besa ilire, as trimëria.
Autoktonia e vazhdimësia
Iliro shqiptare
Qëndroi e fortë, stoike
Përballë perandorive mesjetare
Ngritur mbi gërmadhat antike
Të perandorive barbare.
Mesjeta nga Antika
Huazoi luftëra e pushtime
Huazoi shumë agresione
Ekspedita dhe invadime
Ushtri të tëra e legjione
Zjarr dhe rrënime
Huazoi të reja perandori
Me të vjetëra pushtime
Huazoi të ushtrive egërsi
Djegëje, plaçkitje, mjerime
Shkelje tokash të reja
Vuajtjen dhe urinë
Të përgjakshme beteja
Shuarjen e popujve, robërinë.
Arbëria prej Ilirisë
Trashëgoi gjakun e gjuhën
Tokën, ndjenjën e lirisë
Artin e kulturën
Trashëgoi kombësinë
Besën dhe burrërinë
Trashëgoi trimërinë
Qëndresën e besnikërinë
Trashëgoi dashurinë
Për atdheun dhe lirinë.
Armiqtë e panumërt, barbarë
Të voglën Arbëri sulmonin
Në shekujt e gjatë mesjetarë
E shkelnin po se nënshtronin.
Perandori të tëra kalonin
Mbi trupin e saj plotë plagë
Po nuk e gjunjëzonin
As kur e kallnin në flakë.
Pas çdo sulmi e beteje
Më e fortë ajo dilte
E kalitur, më krenare
Dilte gjithmonë fitimtare.
Armiqtë pushtuesë
Vinin e shkonin
Shumica kokën këtej linin
Perandoritë lindnin e perëndonin
E arbërit si lisat
Në furtuna qëndronin.
Arbëria luftëtare
Mbetej në vend, madhështore
Në themelet iliriane
Mbetej e bukur prore
Me trupin stolisur nga plagët
Përballë perandorive çnjarëzore.
Porosia iliriane e qëndresës
Mospërkuljes dhe e besës
Gjallë mbahej me devotshmëri
Brez pas brezi me besnikëri
Dhe përcillej brez pas brezi
Flamuri ynë kuq e zi
Luftë pas lufte nëpër llogorë
Nga luftëtarët arbërorë.
Shpirti liridashës i Ilirisë
Rronte në shpirtin e Arbërisë
E gjaku i pastër ilirik
Rridhte vrullshëm ndër damarë
I pandalshëm dhe kreshnik
Në zemrat e arbërve atdhetarë.
Brezi-brezit e gjaku-gjakut
Ia përcillnin porosinë
Vatra-vatrës e pragu-pragut
Ia lenin atdhedashurinë
Ia dorëzonin flamurin e besës
Flamurin e luftës e të qëndresës
Flamurin e kuq të lirisë
Flamurin arbërorë të Ilirisë.
Nga errësira mesjetare
E shekujve të robërisë
Popuj të tërë u shuan
Po jo populli i Arbërisë.
Emra vendesh, shtetesh
U fshinë nga harta politike
Nato kohë të liga, rrebeshesh
Arbëria qëndronte stoike.
Qëndronte vatër betejash
Vatër lirie, luftërash epike
Një shesh vigan përleshjesh
Me perandoritë evro-aziatike.
Arbëria e vogël rezistoi
Në luftën e saj titanike
U ngushtua po mbijetoi
Në trojet e lashta ilirike.
Arbëria u bë shembull i gjallë
Për popujt e botës mbarë
Shembëll frymëzimi e trimërie
Se pa luftë ska rreze lirie.
Përmes luftës legjendare
Me perandoritë mesjetare
Arbëria përpara marshoi
Themelet e Ilirisë forcoi
Hapi të reja shtigje
Nëpër male, fusha e brigje
Drejt lirisë e ardhmërisë
Drejt çlirim-bashkimit të Shqipërisë
(Suedi,1992)
SHQIPËRIA
Koha kalonte valë-valë
Shekujt rradhiteshin me shpejtësi
Mesjeta perëndonte ngadalë
Popujt rilindnin përsëri.
Hidhnin robërinë mesjetare
Zgjoheshin, ngriteshin në këmbë
Me armë e përkrenare
Copëtonin prangat me dhëmbë
Marshonin ndër beteja, llogorë
Me flamurë, shpatë e pushkë në dorë.
Perëndimi i mesjetës
Do ta gjente Arbërinë
Në këmbë me armë në dorë
Në përleshje me tiraninë
Ballë-përballë me perandoritë
Që ndërroheshin ditë për ditë.
Kur u mposht robëria
U mëkëmbë Arbëria
Që luftoi aq shumë
Që derdhi gjakun lumë
Kundër perandorive barbare
Për rilindje kombëtare.
Arbëri në tokë e në dete luftonte
Me ata që atdheun i sulmonin
Mbi shqiponja fluturonte
Tokë e qiell gjëmonin.
Kur e kanë zënë armiqtë kujtonin
Fusha e kodrina përshkonte
Në bjeshkët arbërore shkonte
Nga lartësitë e tyre vigjëlonte
Shqipet e maleve shoqëronte
Bashkë me to Arbërinë mbronte.
Arbëri e shqiponja - të pandarë
U bënë bashkëluftëtarë
Besnikë të lirisë
Në mbrojtje të Arbërisë.
Shqiponja për Arbërin
U bë simbol i lirisë
I forcës, guximit e bukurisë
Për nderë të Shqiponjës
Arbëri mori emrin Shqiptar
Emër i bukur - lapidar
E atdheun e lashtë të tij
E quajti Tokë të Shqipeve Shqipëri.
Shqiptari, Shqiponja e Shqipëria
Fuqishëm për jetë u besatuan
Që të shporret nga këtej robëria
Tok drejt lirisë marshuan.
Fati dhe historia e Shqipërisë
Ishte fati i Ilirisë e Arbërisë
Ajo ishte bijë e tyre besnike
Guximtare e fisnike
Pjesë e trupit dhe e gjakut
Vazhdimësi e vatrës dhe e pragut
Pellazgo-iliro arbëror
Gjithmon krenar e madhështor.
Shqiptari e Shqiponja
Sikur Iliria e Arbëria
Gjatë shekujve që pasuan
U ndeshën me armiq e perandori
Të reja që u krijuan
U shkel e u plaçkit përsëri
Nga hordhi të egëra, barbare
Po Shqiponja sërish arriti
Të mos shuhet, të mos zhduket
Nga faqe e globit tokësor
Lis në furtuna qëndronte
Përballë armiqve gjaksorë.
Shqipëria jonë rezistoi
Me amanetin e të parëve
Luftoi e mbijetoi
Në tokën e iliro arbërve.
Ruajti të pastër në vazhdimësi
Origjinalin e gjuhës e të gjakut
Ruajti kulturën, artin me vendosmëri
Trojet dhe ngjyrën e bajrakut.
Nga Iliria e Arbëria
Veç vyrtyteve margaritarë
U trashëgua dhe robëria
Njëri-tjetrin pasonin armiqtë barbarë.
U trashëgua shpirti i qëndresës
Luftërat heroike për lirinë
Papërkulshmëria dhe forca e besës
Dashuria hyjnore për Shqipërinë.
Trashëgoi armët dhe guximin
Luftoi perandoritë e pushtimin
Dhe pas shekujve të robërisë
Triumfoi Pavarësia e Shqipërisë.
Arma, besa e trimëria
Iliro-arbërore-shqiptare
Shpëtoi Shqipërinë iliriane
Nga kthetrat barbare
Të armiqve shekullorë
Që donin të bëhen zotër
Sunduesë e padronë
Në atdheun tonë.
Shqipëria jonë luftëtare
Në fillim të këtij shekulli
Pas luftërave për liri
Fitoi Pavarësinë Kombëtare
Por pësoi dhe një tragjedi
Një copëtim, një ndarje!
U përzien gëzim e hidhërim
Gjysma e Atdheut, Kosova, Çamëria
U pushtuan nga shovenistët me tërbim
U nda përgjysmë Shqipëria!
Populli ynë e trojet e tij
Gjatë gjithë historisë
Përballuan shumë stuhi
Shumë rrebeshe e fatkeqësi
Të armiqve që dyndeshin
Që sulmonin e vërsuleshin
Drejt Ilirisë e Arbërisë
Që niseshin kundër Shqipërisë
Iliri, Arbëri e Shqiptari
Nga i pari hapërim
I tyre mbi këtë tokë
Patën e kanë si adhurim
Vetëm dy gjëra të shenjta
Për të cilat u lidhën në besatim.
Për këto dy gjëra të shenjta
Japin jetën pa kursim
Vdesin dhe ngjallen përsëri
Për Atdhe e Liri.
Për mbrojtjen e atdheut e lirisë
Bijtë e kësaj toke të lashtë
Anembanë Shqipërisë
Vigjëlojnë me flamur me shkabë
Me armët gjithmon në dorë
Asnjëherë si zen gjumi
As në shi, as në borë
Kurrë su mungon guximi
Asnjëherë nuk ngurrojnë
Me këngë në luftë të shkojnë.
Ti, Shqiptar, kurrë su nënshtrove
Përballë shovinizmit
Ti kurrë nuk pushove
Në luftë drejt bashkimit.
Mbron me zjarr lirinë
E atdheut mbarë
Mbron pavarësinë
E kombit shqiptar.
Marshon përherë përpara
Me guxim e trimëri
Armiqtë tanë tmerrohen
Nëna jonë Shqipëri.
Ti, Shqipëri, mbete fortifikatë
Çan rrethim e bllokadë
Armiqtë lehin rreth e qark
Ti kokën mban lart
Pushkën në dorë e gishtin në çark
Çdo pëllëmbë toke mbron me gjak.
(Suedi 1993)
NË MËRGIM
Larg tokës, larg prindërve
Larg vëllaut, larg motrës
Larg shokëve e miqve
Oh! Se çmë djegë malli i votrës!
O mërgim, mërgim i zi!
Zemrën ma përvëlon, jetën ma nxi
Mërgim, o i hidhur pelim!
Emri yt: dhembje e trishtim!
Netë pa gjumë, pa qetësi
Ditë të mbushura plot shqetësim
Plot ankth e hije të zeza pas
Lodhje, brenga..., kurrë pushim!
Mërgim, të erdhi fundi, mërgim!
Bijtë e Shqipes janë besatuar
Për liri të marshojnë
Kosovën loke ta çlirojnë.
Të mos ketë më kurrë mërgim
As kurbet e shtegtime
Veç diell, bukë, punë...
Mbushur vatrat me gëzime.
(Suedi 1994)
MALLI I VENDLINDJES
Malli më ka marrë
Për prindër e shokë
Për bashkëfshatarë
E të dashurën tokë.
Malli më ka marrë
Vatrën për të parë
Ku dikur gjyshi im
Gunën e dhirtë ka tharë.
Malli më ka marrë
Vendlindjen për të parë
Për bimën që rritet
E shëndetshme në arë
Për bujkun që lëvron
E hedhë farë
Për delet me këmborë
Dhe bariun me fyell në dorë.
Malli më ka marrë
Më shumë se çdo herë
Për livadhet si qilima
Qëndisur në pranverë.
Malli më ka marrë
Për lulet me vesë
Për gjelin që këndon
Heret në mëngjes
kur njerëzit lajmëron
Për ditën që agon.
(Suedi,1994)
REND, O SHQIPTAR!
(Kushtrim poetik)
Rend, o Shqiptar, mbi akull, mbi ngrica,
Ngjeshi armët, mpreh sakica!
Rend, o Shqiptar, mbi therra, driza e murriza
Mprehi shpatat, mpreh dhe shtiza!
Rend, o Shqiptar, mbi zjarre, mbi vullkane,
Godit armiq, ndal tufane!
Rend, o Shqiptar, mbi plumba, tanksa, topa,
Të plasë greko-sllavi, të çmendet Europa!
Rend, o Shqiptar, përmes robërisë e pushtimit,
Me paqë, me luftë,
drejt ribashkimit!
Rend, o Shqiptar, rend sot, rend tani,
Kullë krenare, - me pushkën në frengji!
Rend, o Shqiptar, mbi borë, nëpër stuhi,
Nëpër shtrëngata, për çlirim dhe për
liri!
Rend, o Shqiptar, rend me turr, me furi,
Me liri në gji, për Nënën Shqipëri!
Rend, o Shqiptar, përflake tokën, qiellin skuqe,
Nga Konica në Kotorr, nga Tërkalla te Molla e Kuqe!
Rend, o Shqiptar, krah për krah, me besa besë,...
Nga Ulqini në Preshevë, nga Tivari në Prevezë!
Rend, o Shqiptar, mbi bajoneta, shpatën zhvish,
Nga Durrësi në Veles, nga Arta në Nish!
Rend, o Shqiptar, me hapin vigan, armikun plandos,
Nga TreguRi në Florinë, nga Kosturi në Leskoc!
Rend, o Shqiptar, nëpër gërxhe, shkurre e përmbi
lisa,
Nga Përlepi nDurmitor, nga Toplica te Larisa!
Rend, o Shqiptar, nëpër lugina, gropa e kodra,
Nga Vranja nIgumenicë, nga Shkupi te Shkodra!
Rend, o Shqiptar, përmbi brigje, nëpër lëndina,
Nga Përkupa nManastir, nga Rozhaja te Janina!
Rend, o Shqiptar, mbi armiq, mbi eshtra e gjak,
Nga Çamëria nKaradak, nga Morea në Sanxhak!
Rend, o Shqiptar, rend me vrap, mos u tremb,
Perandoria greko-sllave, - duhet shemb!
Rend, o Shqiptar, rend, rend, rend,
Shqipëria etnike, - më i bukuri vend!
Rend, o Shqiptar, përmes territ dhe ferrit,
Rrugës së fitores, rrugës së nderit!
Rend, o Shqiptar, me pushkë, me penë në dorë,
Me flamur në ballë, me krushq e dasmorë!
Rend, o Shqiptar, nëpër shekuj, mijëvjeçarë,
Tmerro pushtuesë, gjakos sundimtarë!
Rend, o Shqiptar, mbi varre, mbi llogore,
Mposhte vdekjen, korr fitore!
Rend, o Shqiptar, drejt horizonteve qiellore,
Si heronjtë e pavdekshëm, si Shqiponjat arbërore!
Rend, o Shqiptar, ditë e natë, rend nëpër
vite,
Nëpër fshatra e qytete, - flamurin lart valëvite!
Rend, o Shqiptar, nëpër mjegull, nëpër tym,...
Përmes suferinës,
nëpër baltë, nëpër
lym!
Rend, o Shqiptar, vatër më vatër me durim,
Pa pajtim ska çlirim, pa unitet ska bashkim!
Rend, o Shqiptar, rend kryelartë, pa ngurrim,
Rend për liri, - me trimëri e guxim!
Rend, o Shqiptar, me vrull, me forcë uragani,
Në tokë si Anteu, në qiell si Titani!
Rend, o Shqiptar, po të pret e thërret vatani,
Me zjarr si Prometheu, me parzmore dardani!
Rend, o Shqiptar, shpat më shpat, krua më krua,
Herë skyfter e fajkua, herë kulshedër e drangua!
Rend, o Shqiptar, legjendë e gjallë, epike,
Lësho kushtrimin, - bjeshkëve kreshnike!
Rend, o Shqiptar, luan me zemër fisnike,
Ngrite në këmbë, - gjithë Shqipërinë
etnike!
Rend, o Shqiptar, me forcë titanike,
Çliroje, bashkoje, - Shqipërinë ilirike!
Rend, o Shqiptar, Zgalem në furtuna,
Hije të ka lufta, qëndresa e puna!
Rend, o Shqiptar, të priftë e mbara, të bekoftë
Zana,...
Shkëmb graniti, - zog shqiponje në tramundana!
Rend, o Shqiptar, nëpër rrugë, nëpër
sheshe,
Lundro mbi dallgë, sfido rrebeshe!
Rend, o Shqiptar, mbi fusha, male, përmbi dete,
Drejtësinë, fitoren,
kombin ke me vete!
Rend, o Shqiptar, përmbi kodra, breg më breg,
Herë si Leka i Madh, herë si Skënderbeg!
Rend, o Shqiptar, përmbi tokë, nëpër qiell,
Terrin bëhe dritë, dritën Hënë e Diell!
Rend, o Shqiptar, sikur tigri kur sulmon,
Nga luftërat vjen, drejt luftës shkon!
Rend, o Shqiptar, me flakadan të lirisë,
Lartëso vendin, - ndero pragun e shtëpisë!
Rend, o Shqiptar, koha mos të shkelë,
Rroki armët, merrë mburojë dhe helmetë!
Rend, o Shqiptar, rend, vrapo, turru sot e përjetë,
Shqipëria e bekuar, - kurrë mos mbesë e shkretë!
Rend, o Shqiptar, pishtarët e lirisë ndezi,
Me zjarrin në zemër, me armët për brezi!
Rend, o Shqiptar, shpërthe qiellin e zi,
Lësho rrezet e diellit, - të ndrisin mbi Shqipëri!
Rend, o Shqiptar, nëpër prush, nëpër hi,
Shqipërinë e ndarë, - NJË bëhe përsëri!
Rend, o Shqiptar, rend, mos hezito,
Rend përpara, - mos vendnumëro!
Rend, o Shqiptar, rend, fluturo,
Betejë pas beteje, - mos u dorëzo!
Rend, o Shqiptar, buçit, si orteku gjëmo,
Fortesë legjendare, - mbi bedena qëndro!
Rend, o Shqiptar, mos u step, marsho,
Ballin lart, gjoksin hapur, liri fito!
Rend, o Shqiptar, ngrite kokën, mos duro,
Shpërthe zinxhirë, burgje,
pranga shkatërro!
Rend, o Shqiptar, rend e mos ndalo,
Për bashkimin e Shqipërisë, - lufto, lufto!
Rend, o Shqiptar, mbi flatra të zogut,
Alpeve Shqiptare, Fushës së Pollogut!
Rend, o Shqiptar, mbi krahët e sokolit,
Shpateve të Sharrit, malit të Tomorrit!
Rend, o Shqiptar, Fushës së Kosovës,
Kreshtave tKorabit, Grykës së Rugovës!
Rend, o Shqiptar, përmes Moresë dhe Epirit,
Luginës Vardarit dhe shtratit të Drinit!
Rend, o Shqiptar, Rrafshit Dukagjinit,
Mbi valët e Vjosës dhe të Shkumbinit!
Rend, o Shqiptar, Anamoravës e Pellagonisë,
Grykave tAnamalit dhe trojeve të Malësisë!
Rend, o Shqiptar, rend me topuz e sokëllimë,
Të prin Muji e Halili, - me Gjergj Elez Alinë!
Rend, o Shqiptar, si rrufeja kur shkreptinë,
Natën bëhe ditë, - ndriço Shqipërinë!
Rend, o Shqiptar, o i Pari i Dheut,
Rrënjë e patharë, Feniks i Atdheut!
Rend, o Shqiptar, mbi kal të Skënderbeut,
Lidhi cep më cep, - kufinjtë e Mëmëdheut!
Rend, o Shqiptar, me anije e përmbi huta,
Me Agronin, në Kotorr, po të pret Teuta!
Rend, o Shqiptar, ndriço porsi ylli,
Ndero Shqipërinë si Bato, Pirro e Bardhyli!
Rend, o Shqiptar, Shqipërisë deli zot,
Tregoi botës mbarë, - se je trim, je patriot!
Rend, o Shqiptar, përmbi gjemba, flakë e barot,
Bashko trojet e Shqipërisë, - si i Madhi Kastriot!
Rend, o Shqiptar, që nga Atlantida,
Krahapur, krenare,
të pret Ilirida!
Rend, o Shqiptar, trojeve të Pellazgjisë,
Mbille farën tonë, - anembanë Ilirisë!
Rend, o Shqiptar, brigjeve tIlirisë,
Mburojë e përkrenare, - bëju Arbërisë!
Rend, o Shqiptar, bjeshkëve tArbërisë,
Shqipe dykrenare, themel i Shqipërisë!
Rend, o Shqiptar, kufinjëve të Shqipërisë,
Roje e Kosovës, Iliridës, Malësisë e Çamërisë!
Rend, o Shqiptar, rend, tutje në përjetësi,
Për bashkim e liri, rend për ardhmëri,...!
(Suedi,1995)
PËRMBAJTJA
1.Atë ditë Prilli
2.Përpara, Prishtinë!
3.Kur fryn shtrëngata
4.Rruga e mërgimit
5.Fryn mbi Ballkan
6.Era e jugut
7.Drejt diellit të Lirisë
8.Zëri i Atdheut
9.Deri kur, Atdhe?!
10.Bashkim! Po thërrasin
11.Të ngritemi, vëllezër!
12.70 vjet robëri qëndresë!
13.Vatra jonë
14.Kulla
15.Zëri i Kosovës
16.Ne dhe Ata
17.Gjak heronjsh Flamur në beteja
(R.Malës dhe N. Berishës)
18.E shoh lirinë...
19.Përshëndetje Kosovës
20.Zemrat tona djaloshare
21.O flamur!
22.Tre Yje të pashuar (Vëllezërve Gërvalla dhe
K. Zekës)
23.Gjak dardanësh për Dardani
(R. Malës dhe N. Berishës)
24.Tokë kosovare!
25.Këto troje arbërore
26.Horizonti flakëron
27.Na pritni, o male!
28.Penë e pushkë
29.Rruga e lirisë
30.Trualli yt, Shqipëri!
31.Betimi ynë
32.Qëndresë shqiptare
33.Ky truall ka zot!
34.Tokë e pamposhtur!
35.Përpara, Kosovë!
36.Iliria
37.Arbëria
38.Shqipëria
39.Në mërgim
40.Malli i Vendlindjes
41.Rend, o Shqiptar!
|