 |
 |
Shefki Ollomani
PËR LIRINË,
PËR SHQIPËRINË
(Poezi të zgjedhura: 1995 - 2000)
SHKUPI
SHKUP, Janar 2OO5
Editor
Azam Dauti
Recensent
Sami Krosi
JAM
Jam njeri dhe shqiptar,
Jetoj me nder, jam krenar.
Jam poet dhe pishtar,
Shkruaj me mall, digjem si zjarr.
Jam patriot dhe luftëtar,
Atdheun në zemër, lirinë në ballë.
Jam flakadan dhe zemërluan,
Përmes errësirës me penë e jatagan.
(Suedi 1995)
MOS E LENI
!
Mos e leni idealin të vyshket!
Mos e leni pushkën të ndryshket!
Mos e leni plisin të përlyhet!
Mos e leni fytyrën të nxihet!
Mos e leni kullën të rrënohet!
Mos e leni pragun të dhunohet!
Mos e leni flamurin të përbaltet!
Mos e leni burrërinë të luhatet!
Mos e leni gjuhën të përdhoset!
Mos e leni amanetin të fundoset!
Mos e leni historinë të zbehet!
Mos e leni vatrën të shkelet!
Mos e leni kombin të koritet!
Mos e leni trimërinë të venitet!
Mos e leni gjakun të thahet!
Mos e leni fisin të ndahet!
Mos e leni shpresën të shuhet!
Mos e leni besën të zhduket!
Mos e leni krenarinë të kërruset!
Mos e leni zjarrin të fiket!
Mos e leni betimin pa realizuar!
Mos e leni lirinë pa fituar!
Mos e leni atdheun pa çliruar!
Mos e leni Shqipërinë pa bashkuar!
Mos e leni as sot, as mot!
Mos e leni atdheun pa zot!
Mos e leni mos, mos, mos!
Mos e leni armikun tju sos!
(Suedi, 1995)
PSE HESHTIN
?!
Pse heshtin të gjallët mbi dhé?
Pse heshtin të rënët për atdhé?
Pse heshtin burrat e kësaj toke?
Pse heshtin trimat, oj nënëloke?
Pse heshtin komandantët e ushtrive?
Pse heshtin ushtarët e stuhive?
Pse heshtin heronjtë e martirizuar?
Pse heshtin shqiptarët e robëruar?!
Pse heshtin vargmalet shkëmbore?
Pse heshtin kodra, gërxhe e bregore?
Pse heshtin fshatra e qytete?
Pse heshtin lumenj e dete?
Pse heshtin fusha e lëndina?
Pse heshtin pushkë e martina?
Pse heshtin gra, pleq e të ri?
Pse heshtin gjithë kjo njerëzi?!
Pse heshtin krojet gurgulluesë?
Pse heshtin zogjtë cicërruesë?
Pse heshtin kafshët në pyll?
Pse heshtin shqiponjat në qiell?
Pse heshtin erërat me sokëllima?
Pse heshtin rrufetë me bubullima?
Pse heshtin të gjallë e të vdekur?
Pse heshtin kur Atdheu është djegur?!
(Suedi, 1995)
LIRIA
Liria lind nga gjaku
Liria rritet nga dituria
Liria jeton nga dashuria
Liria forcohet nga besimi
Liria mbijeton nga flijimi.
Liria lind nga ideali
Liria rritet nga besa
Liria jeton nga shpresa
Liria forcohet nga uniteti
Liria mbijeton nga solidariteti.
Liria është ajri që frymon
Liria është dielli që rrezon
Liria është buka që gjallon
Liria është uji që freskon.
Liria është toka ku jetojmë
Liria është jeta që gëzojmë
Liria është zjarri i atdhedashurisë
Liria është fara e përjetësisë.
(Suedi, 1995)
MBI TROJET TUA ILIRIDË!
(Në vendlindje, pas 13 vitesh)
Ecë mbi tokën tënde të bekuar,
Ecë mbi malet e gjelbëruar,
Ecë mbi lëndinat tua të bukura,
Ecë mbi fushat me lule e flutura,
Ecë mbi trojet tua Iliridë,
Dhe zemra e sytë më mbushen dritë.
Ulem mbi livadhet tua të lulëzuara,
Ulem mbi gurët e kalave të lartësuara,
Ulem mbi bregoret në formë plisi,
Ulem pranë varreve të tim fisi,
Ulem pranë votrës me oxhak,
Ulem pranë kullës me bajrak,
Ulem e përkulem para teje Iliridë,
Dhe zemra e sytë më mbushen dritë.
Endem krenar brez pas brezi,
Endem atje ku lufta ndezi,
Endem ballëlartë me plot shpresa,
Endem atje ku e fortë u lidhë besa,
Endem me pishtarin e lirisë në dorë,
Endem atje ku ranë heronj e dëshmorë,
Endem me idealin e bashkimit në gji,
Endem atje ku i thonë Shqipëri,
Endem trojeve tua Iliridë,
Dhe zemra e sytë më mbushen dritë.
(Tuhin, 1995)
RRËNJËT TONA
Rrënjët tona pellazgiane,
Rrënjë antike iliriane.
Rrënjët tona arbërore,
Rrënjë të lashta kanunore.
Rrënjët tona shqiptare,
Rrënjë dardane legjendare.
Rrënjët tona parahistorike,
Rrënjë hyjnore olimpike.
Rrënjët tona etnike,
Rrënjë të vjetra historike.
Rrënjët tona xhubletë malësie,
Rrënjë popullore fisnikërie.
Rrënjët tona kala me trima,
Rrënjë kombëtare si vetëtima.
Rrënjët tona farë e fis,
Rrënjë brezash bung e lis.
Rrënjët tona kordon lirie,
Rrënjë gjaku ditiramb lavdie.
Rrënjët tona betonarmé,
Rrënjë fortese për Atdhé.
Rrënjët tona fortifikatë,
Rrënjë graniti në shtrëngatë.
Rrënjët tona obelisk,
Rrënjë të forta si çelik.
Rrënjët tona rapsodi epike,
Rrënjë lahute baladë kreshnike.
Rrënjët tona shpatë me presa,
Rrënjë betejash me thika e kmesa.
Rrënjët tona gjerdan fyshekësh,
Rrënjë baroti krismë dyfekësh.
Rrënjët tona muranë e gjallë,
Rrënjë të thella det me valë.
Rrënjët tona pirg me eshtra,
Rrënjë luftërash mal me kreshta.
Rrënjët tona xhamadan,
Rrënjë të kuqe vullkan.
Rrënjët tona degë me gjethe,
Rrënjë guri shkëmb me thepe.
Rrënjët tona bjeshkë me borë,
Rrënjë qarri rrap shekullor,
Rrënjët tona - autoktone
Rrënjë qëndrese mbret në frone.
Rrënjët tona besë fisnore,
Rrënjë spartane për fitore.
Rrënjët tona shqipe në fluturim,
Rrënjë kryengritëse kushtrim.
Rrënjët tona filiza në shpërthim,
Rrënjë shqiptare në amshim.
(Suedi, 1996)
PËR TY O ATDHÉ!
Për ty po vëzhgoj
Për ty po vrojtoj
Për ty po vështroj
Për ty po shikoj
Për ty po dëgjoj
Për ty po jetoj
Përgjoj në tokë e mbi ré,
Për ty o Atdhé!
Për ty jam guximtar
Për ty jam luftëtar
Për ty jam kreshnik
Për ty jam heroik
Për ty jam çelik
Për ty jam stoik
Përballoj çdo rrufé
Për ty o Atdhé!
Për ty kam dhembshuri
Për ty kam dashuri
Për ty kam adhurim
Për ty kam përmallim
Për ty kam vuajtje
Për ty kam lutje
Përgjërohem e bëj bé,
Për ty o Atdhé!
Para armikut nuk gjunjëzohem
Para armikut nuk nënshtrohem
Para armikut nuk dorëzohem
Para armikut nuk mposhtem
Para armikut nuk kërrusem
Para armikut nuk përkulem
Përgjunjem e ulem përdhé,
Për ty o Atdhé!
Për ty po flakërohem
Për ty po përvëlohem
Për ty po përskuqem
Për ty po përcëllohem
Për ty po plagosem
Për ty po digjem
Përflakem si Promethé,
Për ty o Atdhé!
Për ty po betohem
Për ty po zotohem
Për ty besatohem
Për ty po premtoj
Për ty po besoj
Për ty po luftoj
Përbetohem në Skënderbé,
Për ty o Atdhé!
Me armiqtë po kacafytem
Me armiqtë po mbytem
Me armiqtë po ndeshem
Me armiqtë po përleshem
Me armiqtë po vritem
Me armiqtë po pritem
Përgjakem si Pirro e Anté,
Për ty o Atdhé!
Për ty po përgjoj,
Për ty përballoj,
Për ty po përgjunjem,
Për ty përgjërohem,
Për ty po përflakem,
Për ty përbetohem,
Për ty po përgjakem,
Për ty, Mëmëdhé!
Për ty - o Atdhé!
(Suedi, 1996)
JEMI - SJEMI, KEMI - SKEMI!
Shqiptar jemi, shqiptar sjemi!
Shqipëri kemi, Shqipëri skemi!
Atdhe kemi, atdhe skemi!
Shtet kemi, shtet skemi!
Popull jemi, popull sjemi!
Komb jemi, komb sjemi!
Liri kemi, liri skemi!
Flamur kemi, flamur skemi!
Demokraci kemi, demokraci skemi!
Luftëtar jemi, luftëtar sjemi!
Guxim kemi, guxim skemi!
Patriotë jemi, patriotë sjemi!
Trima jemi, trima sjemi!
Besë kemi, besë skemi!
Nder kemi, nder skemi!
Mend kemi, mend skemi!
Burra jemi, burra sjemi!
Bujarë jemi, bujarë sjemi!
Demokratë jemi, demokratë sjemi!
Unitet kemi, unitet skemi!
Vizion kemi, vizion skemi!
Ardhmëri kemi, ardhmëri skemi!
Edhe jemi, edhe sjemi!
Edhe kemi, edhe skemi!
Nëpër shekuj, në histori
Dimë ku shkojmë, sdimë ku vemi!
(Suedi, 1996)
KËSHTJELLA E LIRISË
Kështjellë prej gurësh të Ilirisë,
Kështjellë prej gjakut të rinisë
Kështjellë prej eshtrash të shqiptarëve
Kështjellë prej kafkash të luftëtarëve
Kështjellë prej betoni e qëndrese
Kështjellë prej hekuri e bese.
Kështjellë prej fëmijsh të vrarë në
djep
Kështjellë prej grashë të dhunuara në vek
Kështjellë prej foshnjash të mbytura në bark
Kështjellë prej burrash të varur në lak
Kështjellë prej flamujve të përgjakur
Kështjellë prej tokës së përflakur.
Kështjellë prej shpirtit të dëshmorëve
Kështjellë prej dasmash e dasmorëve
Kështjellë prej brezash të baballarëve
Kështjellë prej gjoksesh të flamurtarëve.
Kështjellë prej kullash të rrënuara
Kështjellë prej fisesh të dëbuara
Kështjellë prej librave të djegura
Kështjellë prej lëkurave të rrjepura.
Kështjellë prej luftërash e përpjekjesh
Kështjellë prej zvarritjesh e marshimesh
Kështjellë prej rëniesh dhe ngritjesh
Kështjellë prej tërheqjesh e shtegtimesh.
Kështjellë prej zemrash e bujarie
Kështjellë prej betimi e besnikërie
Kështjellë prej drite e dashurie
Kështjellë prej nderi e fisnikërie.
Kështjellë me themele në tokën arbërore
Kështjellë me majat lartësive qiellore
Kështjellë me bedenat e shqiptarisë
Kështjellë e përjetshme, kështjella e lirisë.
(Suedi, 1996)
KËNGA E RAPSODIT
Kënga e rapsodit
Bubullimë prej Zotit:
Këngë hareje dhe gëzimi,
Këngë zemre dhe dëfrimi,
Këngë ideali e mallëngjimi,
Këngë lufte dhe marshimi,
Këngë popullore, folklorike,
Këngë bese, patriotike,
Këngë shpirti, idilike,
Këngë zemre dhe lirike,
Këngë dasme dhe sharkie,
Këngë luftëtari e çiftelie,
Këngë bashkimi dhe lirie,
Këngë heronjsh, këngë lavdie
Rapsodi ynë - bilbil e kanarinë,
Rapsodi ynë petrit e gjeraqinë:
Nuk këndon, po rënkon,
Nuk këndon, po loton,
Nuk këndon, po vajton,
Nuk këndon, po gjëmon,
Nuk këndon, po bërtet,
Nuk këndon, po buçet,
Nuk këndon, po pisket,
Nuk këndon, po thërret,
Nuk këndon, po jep kushtrim,
Për çlirim, liri, bashkim
Kënga e rapsodit - këngë fisnike,
Këngë e lashtë - pellazgjike,
Kënga e rapsodit - këngë kreshnike,
Këngë e vjetër - ilirike,
Kënga e rapsodit - këngë hyjnore,
Këngë e bukur - arbërore,
Kënga e rapsodit - këngë shqiptare,
Këngë e moçme - legjendare,
Këngë e rapsodit - këngë kombëtare,
Këngë e pavdekshme - kushtrimtare...
(Suedi, 1996)
ILIRIDA IME!
Lindur në stuhi!
Rritur nIliri!
Fëmijë pa fëmijëri!
Vajzë pa vajzëri!
Cucë pa rini!
Vashë pa nusëri!
Çikë me pikëllime!
Ilirida ime!
Vajzë virgjëreshë!
Vajzë si perëndeshë!
Vajzë shtojzovalle!
Vajzë si sorkadhe!
Vajzë kanarinë!
Vajzë si trëndelinë!
Vajzë bubullime!
Ilirida ime!
Vajzë porsi Hana!
Vajzë porsi Zana!
Vajzë princeshë!
Vajzë si hyjneshë!
Vajzë porsi drita!
Vajzë si Afërdita!
Vajzë vetëtime!
Ilirida ime!
Nuse pa duvak!
Nuse pa bajrak!
Nuse pa dasmorë!
Nuse pa kurorë!
Nuse e panusëruar!
Nuse e pamartuar!
Nuse pa gëzime!
Ilirida ime!
Vend i bekuar!
Tokë e paçliruar!
Liri e pafituar!
Shqipëri e pabashkuar!
Nëpër shekuj, mijëvjeçarë...!
Herë plagosur, herë zemërvrarë!
Herë përtokë, herë në marshime...!
Ilirida ime!
Nuse mbushur shpresë!
Nuse me besa besë!
Nuse me ideale!
Nuse fitimtare!
Nuse zemërluane!
Mbretreshë iliriane!
Nuse me përkrenare!
Nuse luftëtare!
Nuse në dyluftime!
Ilirida ime!
Nuse antike!
Nuse pellazgjike!
Nuse kreshnike!
Nuse ilirike!
Nuse lulebore!
Nuse arbërore!
Nuse flamurtare!
Nuse shqiptare!
Nuse në shtegtime,...!
Ilirida ime!
(Suedi, 1996)
GJAKU YNË
Gjaku ynë gjak antik,
Gjak i pastër pellazgjik.
Gjaku ynë gjak epik,
Gjak i pastër ilirik.
Gjaku ynë gjak arbëror,
Gjak i pastër si dëborë.
Gjaku ynë gjak fisnik,
Gjak i pastër kreshnik.
Gjaku ynë gjak shqiptar,
Gjak i pastër margaritar.
Gjaku ynë ideal
Gjak i pastër gjak kristal.
Gjaku ynë llavë vullkani,
Gjak i fortë si uragani.
Gjaku ynë ushtimë deti,
Gjak shkundës si tërmeti.
Gjaku ynë si zambak,
Gjak i kuq si bajrak.
Gjaku ynë flakadan,
Gjak ballëlartë si azgan.
Gjaku ynë ortek mali,
Gjak i zjarrtë xixa stralli.
Gjaku ynë lulëbozhuri,
Gjak i ndezur ngjyrë flamuri.
Gjaku ynë rreze dielli,
Gjak përcëllues rrufé qielli.
Gjaku ynë gjak krenar,
Gjak bese gjak bujar.
Gjaku ynë gufon ndamarë,
Gjak neoni gjak fanar.
Gjaku ynë prush me gaca,
Gjak përvëlues gjak me flaka.
Gjaku ynë ylber me ngjyra,
Gjak besnik zbardhë fytyra.
Gjaku ynë zog petrit,
Gjak shpërthyes dinamit.
Gjaku ynë sfidon muzgjet,
Gjak luan shpërthen burgjet.
Gjaku ynë vringëllimë armësh,
Gjak martirësh det prej dallgësh.
Gjaku ynë gjak burrëror,
Gjak qëndrese gjak dëshmorë.
Gjaku ynë këmbanë lajmërimi,
Gjak alarmi gjak kushtrimi.
Gjaku ynë fërfëron,
Gjaku ynë kuqëlon.
Gjaku ynë vezullon,
Gjaku ynë yjëzon.
Gjaku ynë ulërimë,
Gjaku ynë bubullimë.
Gjaku ynë tingëllimë,
Gjaku ynë furfullimë.
Gjaku ynë gurgullimë,
Gjaku ynë shushurimë.
Gjaku ynë gjak biblik,
Gjaku ynë gjak stoik.
Gjaku ynë gjak lirik,
Gjaku ynë gjak magjik.
Gjaku ynë melodik,
Gjaku ynë romantik.
Gjaku ynë poetik,
Gjaku ynë patriotik.
Gjaku ynë gurrë freskie,
Gjak heronjsh këngë lavdie.
Gjaku ynë burim lirie,
Gjak shqiptarësh themel Shqipërie.
(Suedi, 1997)
PËR TY, SHQIPËRI!
Rrahur nga murrlani,
Zvarritur nga dushmani,
Rreshkur nga dielli,
Rrufé nga qielli,
Djegur nga zjarri,
Përvëluar nga malli,
Përbetuar në përjetësi,
Për ty, Shqipëri!
Lagur nga shiu,
Tharë nga veriu,
Notuar mbi dallga,
Pranguar në pranga,
Kalitur nga qëndresa,
Forcuar nga besa,
Përgjëruar në vetmi,
Për ty, Shqipëri!
Varfanjakë, të leckosur,
Shpirt e zemër të plagosur,
Llahtarisur nga barbarët,
Robëruar nga greko-sllavët,
Mallkuar nga perënditë,
Zhvesh e zbathë për çdo ditë,
Theror për dituri,
Për ty, Shqipëri!
Therë me bajoneta,
Mbrojtur nga helmeta,
Vrarë nga kmesa,
Ringjallur nga shpresa,
Mbytur nga vërshima,
Përtrirë nga agullima,
Zemrën plotë dashuri,
Për ty, Shqipëri!
Lidhur me zinxhirë,
Këmbë e duar ngrirë,
Varur në litar,
Zhuritur në flakë,
Copëtuar trup e kokë,
Rrëzuar përtokë,
Në këmbë përsëri,
Për ty, Shqipëri!
Etur për ujë e për dije,
Uritur për bukë e për hije,
Dënuar me vdekje e shtegtime,
Përlotur në vaj e ngashërime,
Përbuzur nga bota mbarë,
Skllavëruar nga gjakatarë,
Feniks nëpër shkrumb e hi,
Për ty, Shqipëri!
Plagosur në beteja,
Shkatërruar foleja,
Murosur në bedena,
Thyer eshtrat e pena,
Përgjakur në dyluftime,
Rritur me thërrime,
Diademë e stoli,
Për ty, Shqipëri!
Andralla mbushur jeta,
Plagë të reja e të vjetra,
Plumbat shtatin shpuar,
Nëpër burgje torturuar,
Agoní që ska mbarim,
Rraskapitur në amshim,
Mbijetuar në Iliri,
Për ty, Shqipëri!
Jezu Krisht i gozhduar,
Promethé i revoltuar,
Titan i egërsuar,
Anté i tokëzuar,
Skënderbé luftarak,
Dedë Gjo Lul me bajrak,
Kometë zjarri në gjithësi,
Ne, për ty, Shqipëri!
(Suedi, 1997)
PO THËRRET ATDHEU!
Shtatin plagë e ballin vra!
Trojet nda e zemrën tha!
Gjak, dhunë e padrejtësi!
Vatrat shuar, kullat hi!
Sikur moti kur shkreptinë,
Po thërret Atdheu ynë:
Eni Shqipe përreth meje,
Hiqni korbat prej foleje!
Flaka e zjarrtë ka skuq qiellin!
Tymi i zi ka zënë diellin!
Toka djegë e krojet shterë!
Flamuri shkelë e fisi prerë!
Porsi qielli kur vetëtinë,
Po thërret Atdheu ynë:
Eni Shqipe përreth meje,
Hiqni korbat prej foleje!
Kërcet topi me rropamë,
Çirren korbat me krrokamë,
Pas shumë shekujsh në zinxhirë,
Shqipet duan Shqipërinë e lirë,
Jo, ska vdekë zogu i Shqiptarit,
I del para gjakatarit.
Hije u ka kurora e lirisë,
O ju bijtë e Shqipërisë!
Si ylberi zbresin në fushë,
E kanë shtatin si drenushë,
Rreze dielli e rreze hëne,
Jemi zogj prej një nëne.
Prita, prita shumë shpresova!
Prita, prita mjaftë durova!
Prita, prita dhe luftova!
Shumë beteja, pak fitova!
Sikur bjeshkët kur oshtinë,
Po thërret Atdheu ynë:
O shqiptarë, rracë pellazgjike,
Ta çlironi Shqipërinë etnike!
(Suedi, 1997)
NGRITE ZËRIN, O SHQIPTAR!
Ngrite zërin, o Shqiptar!
Ngrite zërin, bëhu i gjallë!
Ngrite zërin për liri!
Ngrite zërin për Shqipëri!
Skemi troje për tregti!
Për greko-sllavë e koloni!
Skemi troje për robëri!
Për të falur në kojshi!
Merr flamurin dhe valëvite!
Rrok dyfekun dhe kërsite!
Merr shpatën dhe vërtit!
Rrok topin dhe godit!
Pas errësirës, zbardhon drita,
Perëndon hëna e lind dielli,
Se pas natës po vjen dita,
Ndrit natyra, shëndrit qielli.
Ngrite zërin, o Shqiptar!
Ngrite zërin, merr pishtar!
Ngrite zërin për çlirim!
Ngrite zërin për bashkim!
Trim tribuni i lirisë,
Zemërzjarrti i shqiptarisë,
Kreshtë kreshniku i Arbërisë,
Shqiptar Shqipja e Shqipërisë.
(Suedi, 1997)
PËR SHQIPËRINË, SHQIPTAR!
Mos fli, shqiptar!
Koha erdhi, shqiptar!
Cingëroi ora, shqiptar!
Ra kambana, shqiptar!
Zgjohu, shqiptar!
Ngritu, shqiptar!
Ngjeshi armët, shqiptar!
Nisu, shqiptar!
Marsho, shqiptar!
Sulmo, shqiptar!
Pajtohu, shqiptar!
Bashkohu, shqiptar!
Forco unitetin, shqiptar!
Dorë për dorë, shqiptar!
Sup më sup, shqiptar!
Gjoksin hapur, shqiptar!
Ballin lart, shqiptar!
Besën çelik, shqiptar!
Beso, shqiptar!
Shpreso, shqiptar!
Dëshmo, shqiptar!
Qëndro, shqiptar!
Përpara, shqiptar!
Vringëllo armët, shqiptar!
Ndero kombin, shqiptar!
Thyej prangat, shqiptar!
Dëbo armikun, shqiptar!
Çliro vendin, shqiptar!
Lufto, shqiptar!
Fito, shqiptar!
Mos gabo, shqiptar!
Mos dështo, shqiptar!
Mos u ndajë, shqiptar!
Mos u frikëso, shqiptar!
Mos u përçajë, shqiptar!
Mos hesht, shqiptar!
Mos u mashtro, shqiptar!
Mos duro, shqiptar!
Mos u nënshtro, shqiptar!
Mos u ndal, shqiptar!
Ballë përballë, shqiptar!
Guxo, shqiptar!
Ec krenar, shqiptar!
Drejt fitores, shqiptar!
Drejt çlirimit, shqiptar
Drejt lirisë, shqiptar!
Drejt bashkimit, shqiptar!
Ke lindur, shqiptar!
Do vdesësh, shqiptar!
Për Shqipërinë, shqiptar!
(Suedi, 1998)
LIRIA FITOHET, NUK DHUROHET!
Armiku armët vringëllon,
Mpreh thikat dhe kërcënon!
Vendi shkelet me tanksa, helikopterë
,
Dita bëhet terr e nata sterrë!
Populli vritet dhe helmohet,
Rinia burgoset, torturohet
!
Vullneti i shqiptarëve shtypet prore,
Me çizme ushtarako-policore!
Zëri liridashës i shqiptarit krenar,
Shuhet në gjakun e tij qelibar!
Shqiptari nuk quhet më shqiptar,
Në truallin e vet amtar!
Dikush thotë: paqë e durim,
Se armiku është pambarim!
Dikush përdorë diplomacinë,
Për të fituar pavarësinë!
Dikush thotë me demagogji,
Se ky vend veç ka liri!
Dikush përdorë dialogun,
Pa e ditur epilogun!
Dikush thotë: bij të shqiptarisë,
Kapni pushkët e lirisë!
Se asgjë nuk bjen nga qielli,
Se pa luftë ska rreze dielli!
Merrni armë, barot të thatë!
Me armikun flakë për flakë!
Se pasha Zotin e Perëndinë,
Vetëm lufta sjellë lirinë!
Shqiptari armiqtë nuk i don,
Shqiptari robërinë nuk e duron,
Shqiptari pushtimin nuk e pranon,
Shqiptari liri, pavarësi kërkon.
Ne ekzistojmë - na lindi Dheu,
Ne qëndrojmë si Prometheu,
Ne jetojmë me zemra fisnike,
Ne luftojmë me gjokse titanike,
Ne mbijetojmë nga shpresa, dashuria,
Ne fitojmë të jetojë Shqipëria.
Luftës me luftë ti përgjigjemi!
Forcës me forcë ti kundërvihemi!
Forcës reaksionare,
Me forcë revolucionare!
Aksionit pushtimtar,
Me aksion çlirimtar!
E vërteta pa forcë e ushtri,
Porsi gaca pa flakë e shkëndi!
Drejtësia pa armë,
Si peshku në zallë!
E vërteta dhe drejtësia,
Nuk triumfojnë asnjëherë,
Bashkimi dhe pavarësia,
Nuk fitohen pa maliherë!
Tingëllon ora e bashkimit,
Buçet këmbana e kushtrimit,
Kush ka vesh i dëgjon,
Kush ka sy i shikon.
Koha nuk pret,
Koha ecë e kalon,
Atdheu thërret,
Bijtë e vet po rreshton,
Në ushtrinë çlirimtare,
Për ideale kombëtare.
Durimi e paqja pakufi,
Janë vuajtje, robëri!
Janë përkulje, nënshtrim!
Janë grabitje, pushtim!
Ne sjemi pacifistë!
As nuk jemi fatalistë!
Ne jemi revolucionarë,
Ne jemi luftëtarë,
Me armikun ballë-përballë!
Ne sjemi frikacakë!
Ne nuk jemi trumcakë!
Ne jemi guximtarë,
Ne jemi flamurtarë,
Me armikun ballë-përballë!
Sjemi skllevër, apatikë!
Jem vitalë, energ jikë.
Sjemi robër, sjemi lypës!
Jemi trima, kryengritës.
Sjem viktima të dëshprimit!
As pinjollët e dorëzimit!
Jemi zotët e këtij vendit,
Jemi burrat e kuvendit,
Jemi lulet e trimërisë,
Luftëtarët e lirisë.
Perandoritë lindin e vdesin,
Popujt qëndrojnë e mbesin,
Perandoritë shkojnë e vijnë,
Popujt rilindin përsëri.
Armiq e furtuna kaluan,
Stuhi të shumëta vërshuan,
Mbi trupin e vatanit,
Mbi gjoksin e shqiptarit,
Që kurrë su mposht, nuk u ndal,
Me shpatë e pushkë mal më mal,
Me idealin e lirisë e të shpresës,
Rrugës së luftës e të qëndresës.
Rruga e luftës mohim i robërisë,
Rrugë e nderit revolucionare,
Rruga e luftës rruga e lirisë,
Rrugë e lavdishme kombëtare,
Rruga e luftës rrugë e çlirimit,
Rruga e luftës rrugë e bashkimit,
Rruga e luftës rrugë e pavarësisë,
Rruga e luftës rrugë drejt Shqipërisë.
Shqiptari e don paqën, demokracinë,
E don gjuhën, kombin dhe lirinë,
Mbi të gjitha don Nënën Shqipëri,
Pa atdhe nuk ka komb, as liri.
Ska më grupe e parti
Ska më teori e ideologji
Ska më borgjezë, as proletarë
Ska më populistë, as bajraktarë
Ska më socialistë, as kapitalistë
Ska më liberalë, as komunistë
Ska më marksistë, as leninistë
Ska më stalinistë, as maoistë
Ska më titistë, as enveristë
Ska më fanolistë, as zogistë
Ska më fashistë, as ballistë
Ska më fetar, as ateistë
Ska më të djathtë, as majtistë
Ska më ekstremistë, as terroristë.
Ska më të bardhë, as të zi
Ka vetëm Shqiptarë e Shqipëri
Ka patriotë e atdhetarë
Ka luftëtarë e kombëtarë
Ka luftë për dekolonizim
Ka luftë për liri e çlirim
Ka luftë e përpjekje titanike
Luftë për Shqipërinë etnike.
Të gjithë jemi nipër të Skënderbeut
Të gjithë jemi ushtarë të Mëmëdheut
Të gjithë jemi bij të Shqipërisë
Të gjithë jemi luftëtarë të lirisë.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon bukë.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon pushkë.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon municion.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon vizion.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon unitet.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon solidaritet.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon besnikëri.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon trimëri,
Jemi në luftë,
E lufta kërkon besatim.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon përkushtim.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon guxim.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon bashkim.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon betim.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon flijim.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon atdhedashuri.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon gjak të ri.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon dëshmorë për liri.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon heronj për Shqipëri.
Liria nuk fitohet me urata,
As me lutje e dekorata!
Nuk fitohet me fjalime!
As me rrena, teorizime!
Ajo fitohet me luftë e gjak,
Me përleshje prag më prag,
Nuk dhurohet ntavolina,
Po fitohet me martina.
Pajtohuni, shqiptarë!
Bashkohuni, shqiptarë!
Luftoni, shqiptarë!
Bashkoni kombin mbarë!
Bashkoni trojet ilirike!
Bashkoni Shqipërinë etnike!
(Suedi, 1998)
LUFTËTARI I LIRISË
(Heroit Kombëtar A.Jashari)
Rend me shtizë e topuz - si kreshnik
Rend me shpatë e mburojë - si fisnik
Rend me ushtë e përkrenare - si rrufé
Rend me pushkë e kobure - për atdhé
Rend me xixat e shkëndisë
Luftëtari i lirisë.
Rend në këmbë, rend me vrap
Mbyll humnera, shtigje hap
Nëpër vite rend pa ndal
Nëpër shekuj legjendë e gjallë
Rend mbi troje të shqiptarisë
Luftëtari i lirisë.
Rend mbi kal në histori,
Me flamur e zjarr në gji,
Rend me turr si shigjetë
Se ndal hapin kurrë përjetë
Rend me vrullin e stuhisë
Luftëtari i lirisë.
Si shqiponja fluturon
Si luani po lufton
Herë si princ, herë si mbret
Qiellit ngjitet, qiellit zbret
Përkrenarja e Lirisë
Luftëtari i Shqipërisë.
(Suedi, 1998)
KUSHTRIM!
Ngritu, Homeri i Pellazgjisë!
Zgjo shqiptarët e Shqipërisë!
Fol, Dodona e Epirit!
Trego fatin e Ilirit!
Në këmbë, Akili i pellazgut!
Ylli dritës, nderi pragut!
Marsho, Leka i Maqedonisë!
Bashko trojet e Pellazgjisë!
Lufto, Pirro epiroti!
Për këto troje tka falë Zoti!
Shpatën në dorë, Teutë e Ilirisë!
Mbro kurorën e Mbretërisë!
Ngjallu, Gjergji i Shqipërisë!
Çliro trojet e Arbërisë!
Me ushtë, Gjeto Muji i Jutbinës!
Pret bajlozi në mes trudinës!
Me topuz, o Gjergj Elez Alia!
Bajlozi i detit të ka ardhë te shtëpia!
Ndiz fitilin në kullë tbarotit!
Oso Kukë Vranina, nip i Kastriotit!
Gjokset topave, o Mic Sokola!
Se Shqipëria është e jona!
Me penë e pushkë, o Shqiptarë!
Nëpër shekuj, mijëvjeçarë
!
Si vetëtima kur del prej reje!
Hiqni korbat prej foleje!
Shtatin plagë e zemrën vrerë!
Pa dritë në dimër, pa diell në verë!
Gjysma e Atdheut lidhur në vargonj!
Suleni si luanë, luftoni si dragonj!
Tash sa shekuj vend gjysmak!
Sa shumë plagë, sa shumë gjak!
Po më shkon loti si burimi!
Më zihet fryma prej ngashërimi!
Në këmbë, o Burra, në fushë të
mejdanit!
Delni zot këtij Vatanit!
(Suedi, 1998)
ENDE
Ende dielli po rrezon,
Ende hëna po ndriçon,
Ende jeta po vazhdon,
Ende mendja logjikon,
Ende zemra na punon,
Ende gjaku na gufon,
Ende syri na shikon,
Ende shpirti sna lëshon,
Ende ndorë penë e shpatë,
Ende këmba shtigje hapë,
Ende shpresa na trimëron,
Ende kombi po gjallëron.
Ende fisi sështë faruar,
Ende vatra nuk është shuar,
Ende oxhaku po tymon,
Ende kulla po qëndron,
Ende flamuri po valon,
Ende flaka po flakëron,
Ende zjarri po përcëllon,
Ende kandili vezullon,
Ende ylli po shëndrit,
Ende qiriri po bën dritë,
Ende besa na forcon,
Ende dashuria na bashkon,
Ende armët si kem lëshuar,
Ende burrëria sështë dobësuar,
Ende guri qëndron mbi gur,
Ende shqiponja valon nflamur,
Ende gurrat sjanë shterruar,
Ende shqiptari sështë dorëzuar.
Ende pushka nuk është ndryshkur,
Ende lulkuqet nuk janë vyshkur,
Ende lufta sështë mbaruar,
Ende armiqtë skanë fituar,
Ende toka sështë përmbysur,
Ende qielli nuk është ngrysur.
Ende kënga po jehon,
Ende fyelli po ushton,
Ende historia sështë harruar,
Ende lahuta ska pushuar,
Ende këmbana po tingëllon,
Ende ora po punon,
Ende mejdani sështë ndarë,
Ende kuvendi sështë shpërndarë.
Ende plugu lëvron arën,
Ende bujku po hedhë farën,
Ende rrënjët nuk janë shkulur,
Ende kullat nuk janë tundur,
Ende stralli xixa lëshon,
Ende guximi sna mungon,
Ende kolona po marshon,
Ende kombi po qëndron.
Ende varret sjanë rrafshuar,
Ende qyqja ska kënduar,
Ende muzgu ska pllakosur,
Ende plisi sështë përdhosur,
Ende shtigjet nuk janë zënë,
Ende kalatë nuk kanë rënë,
Ende vullkani llavë lëshon,
Ende shqiptari po lufton.
Ende dheu po gjëmon,
Ende Shqipëria dritëron,
Ende universi rrotullohet,
Ende Shqipëria po gjallërohet,
Ende shqiptari është shqiptar,
Ende Shqipëria është e gjallë,
Ende ka besë e shpresë,
Shqipëria e ndarë mos mbesë.
(Suedi, 1999)
NËPËR SHEKUJ SHQIPTAR JE
Je i lashtë mitologjik,
Je i vjetër, je antik.
Nëpër shekuj pellazgjian,
Nëpër shekuj ilirian,
Nëpër shekuj alban,
Nëpër shekuj dardan,
Nëpër shekuj vullkan,
Nëpër shekuj uragan.
Je emblemë unikat,
Je ikonë, je dukat.
Nëpër shekuj shtatvigan,
Nëpër shekuj si spartan,
Nëpër shekuj burrë stoik,
Nëpër shekuj si kreshnik,
Nëpër shekuj heroik,
Nëpër shekuj si çelik.
Rreth fyshekët, si gjerdan,
Vesh në tirqë e nxhamadan.
Nëpër shekuj kushtrimtar,
Nëpër shekuj betimtar,
Nëpër shekuj atdhetar,
Nëpër shekuj luftëtar,
Nëpër shekuj çlirimtar,
Nëpër shekuj fitimtar.
E bën terrin dritë dhe ag,
Me kandil prag më prag.
Je i gojës kuvendar,
Je i këngës lahutar,
Je i besës besatar,
Je i mençëm mendimtar,
Je i zemrës bujar,
Je i dorës shigjetar,
Je i syrit shenjëtar,
Je i këmbës qëndrimtar .
Orator e gjuhëshpatë,
Je trim e kryelartë.
Nëpër shekuj diamant,
Nëpër shekuj ditiramb,
Nëpër shekuj ndrit fanar,
Nëpër shekuj si pishtar,
Nëpër shekuj strateg lirie,
Nëpër shekuj themel Shqipërie.
Je i vrullshëm, si azgan,
Je i madh, si vigan.
Nëpër shekuj shtatbajrak,
Nëpër shekuj i kuq, zambak,
Nëpër shekuj luftarak,
Nëpër shekuj po derdh gjak,
Nëpër shekuj misionar,
Nëpër shekuj shpëtimtar,
Nëpër shekuj engjëllor,
Nëpër shekuj shenjëtor.
Je i pastër, qelibar,
Po shkëlqen, margaritar.
Je stuhi, je ciklon,
Ditë e natë po gjëmon.
Je kolos, je gjigant,
Kryengritës, militant.
Je epik, gladiator,
Kryetrim dhe burrëror.
Je etnik, epokal,
Mendjendritur, gjenial.
Je krenar dhe besnik,
Humanist e fisnik.
Famëmadh e dinamit,
Je kalorës, erudit.
Nëpër shekuj si tajfun,
Nëpër shekuj si tribun,
Nëpër shekuj rrap me degë,
Nëpër shekuj toskë e gegë,
Nëpër shekuj rrezatim dielli,
Nëpër shekuj flakërim qielli,
Nëpër shekuj gjallë se gjallë,
Nëpër shekuj prush e strall.
Je kuçedër e dragua,
Je Feniks dhe fajkua.
Je shqiptar Kosovar,
Në çdo luftë vullnetar.
Je shqiptar Iliride,
Gjak i lashtë Atlantide.
Je shqiptar prej Malësie,
Xixa zjarri e shkëndije.
Je shqiptar Çamërie,
Rracë ilire, pavdekësie.
Je shqiptar Shqipërie,
Je flamur, lajmëtar lirie.
Nëpër shekuj shqiptar je,
Shqipërinë atdhé e ke.
(Suedi, 1999)
NE LUFTONIM, ATA EMËRONIN!
Luftonim për Komb,
Na emëronin - Nacionalistë!
Luftonim për Bashkim,
Na emëronin - Irridentistë!
Luftonim për Demokraci,
Na emëronin - Kundërrevolucionarë!
Luftonim për Progres,
Na emëronin - Reaksionarë!
Luftonim për të Drejta Kombëtare,
Na emëronin - Shovenistë!
Luftonim për Rregullim të Ri,
Na emëronin - Anarkistë!
Luftonim për Barazi,
Na emëronin - Vandalistë!
Luftonim për Drejtësi,
Na emëronin - Kriminelë!
Luftonim për Bashkëjetesë,
Na emëronin - Racistë!
Luftonim për Çlirim,
Na emëronin - Ekstremistë!
Luftonim për Liri,
Na emëronin - Terroristë!
Luftonim për Kosovën-Republikë,
Dhe brohoritnim hiç pa frikë:
Republikë-Kushtetutë!
Ja me hatër, ja me luftë!
Ne luftuam ditë e natë,
Ata pësuan shumë disfatë,
Ne fituam, Ata humbën,
Ne qëndruam, nuk u tundëm.
Ata ikën të turpëruar,
Ne mbetëm të kurorëzuar,
Me dafinat e lirisë,
Drejt bashkimit të Shqipërisë.
(Suedi, 1999)
PËR LIRINË, PËR SHQIPËRINË
Ëndërrova që në djep të fëmijërisë,
Ëndërrova që bota është e njerëzisë,
Ëndërrova jetën pa brenga, plot lumturi,
Ëndërrova popullin tim në paqë e liri,
Ëndërrova atdheun tim të bashkuar, të lirë,
Ëndërrova shqiptarët pa pranga, pa zinxhirë,
Ëndërrova për Kosovën, Iliridën, Çamërinë,
Ëndërrova, ëndërrova: për Lirinë,
për Shqipërinë.
Shpresova që në rininë time të parë,
Shpresova se bota është kthyer për mbarë,
Shpresova që drita e mundi errësirën,
Shpresova se njeriu fitoi mbi egërsirën,
Shpresova që luftëra më nuk do të ketë,
Shpresova se paqa triumfoi përjetë,
Shpresova që pa gjak mund të vjen liria,
Shpresova se pa luftë do bashkohet Shqipëria,
Shpresova për Kosovën, Iliridën, Çamërinë,
Shpresova, shpresova: për Lirinë, për Shqipërinë.
Besova se këtë herë e kaluam lumin,
Besova se këtë herë e mundëm gjumin,
Besova se këtë herë burrërisht u besatuam,
Besova se këtë herë unitetin forcuam,
Besova se këtë herë me zemër e patëm,
Besova se këtë herë përçarjen e flakëm,
Besova se këtë herë armët i bashkuam,
Besova se këtë herë armikun e dëbuam,
Besova se këtë herë lirinë e fituam,
Besova se këtë herë trojet i çliruam,
Besova për Kosovën, Iliridën, Çamërinë,
Besova, besova: për Lirinë, për Shqipërinë.
Luftova me shpirt e ndjenja njerëzore,
Luftova me zemër e çiltërsi arbërore,
Luftova me brohoritje në rrugë e sheshe,
Luftova me penë nëpër rrebeshe,
Luftova me shpatë e pushkë në llogore,
Luftova me gjithë çka pata për dore,
Luftova që fund ti jepet robërisë,
Luftova për dritë e rreze të lirisë,
Luftova për Kosovën, Iliridën, Çamërinë,
Luftova, luftova: për Lirinë, për Shqipërinë.
Ëndërrova, shpresova, besova, luftova që në
fëmijëri,
Ëndërroj, shpresoj, besoj dhe luftoj përsëri,
Kosovën, Çamërinë, Malësinë e Iliridën
ta çlirojmë,
Shqipërinë e bashkuar etnike, një ditë ta ndërtojmë.
(Suedi, 1999)
KOSOVA SOT
Oj Kosovë - tungjatjeta!
Nëpër luftëra të shkoi jeta!
Oj Kosovë - shtojzovalle!
Vend me derte, vend me halle!
Oj Kosovë, bije Kastriotit!
Si i ke punët në ditë tsodit!
Disa thonë je e lirë!
Disa thonë je nzinxhirë!
Disa thonë ke pavarësi!
Disa thonë je nrobëri!
Disa thonë je bërë shtet!
Disa thonë ske pushtet!
E plagosur nga armiku!
E mbërthyer nga UNMIKU!
Në status-quo e gozhduar!
Sikur Krishti e kryqëzuar!
As e serbëve dhe Serbisë!
As e shqipeve dhe Shqipërisë!
As në tokë, as në qiell!
Nuk të ndrit as hënë, as diell!
Nuk ke ujë për tu larë!
Nuk ke rrymë për tu parë!
Je nhavá, për gazep!
Sikur cjapi, therë pa rrjep!
Deri dje ishe etnike!
Ishe shqiptare, dallëndyshe,
Sot je bërë multietnike!
Se UNMIKU ja ktheu ndryshe!
Cep më cep ushton jehona:
Nuk e dimë a je e jona?!
Je e gjallë, por sjeton!
Je e lirë, por sfrymon!
Je e pavarur, por sje shtet!
Je demokratike, pa unitet!
Je Rozafë e murosur!
As e gjallë, as e varrosur!
Le tpërzihet tokë e det!
Me ty bëjnë eksperiment!
Vend pa dinjitet, pa integritet!
Vend pa kufinj, pa sovranitet!
Vend i varfër, pa ekonomi!
Vend i lënë në agoni!
A do mbetesh nën Serbi?!
A do bëhesh Shqipëri?!
Apo shtet me pavarësi?!
Nuk e di asnjë parti?!
As vetë populli nuk e di?!
Vetëm Zoti në gjithësi!
Tpëlcasë UNMIKU me Rusi!
Dhe Evropa me Serbi!
E gjithë bota le ta di:
Linde ilire, u rrite Dardani,
Je shqiptare, je Shqipëri,
Shqiponjë e Feniks në përjetësi
(Suedi, 200
MALLKIMI I HISTORISË!
I
Historia flet e rrëfen,
Shqipëria - i pari vend,
Se shqiptari - autokton,
Që nga filli këtu jeton.
Biri Zeusit e Titanit,
Më i lashti i Ballkanit,
Më i moçmi i Evropës,
Më i pari i gjithë botës.
Zanafillë nga parahistoria,
Origjinë nga tejlashtësia,
Nga Atlashtët e Atlantidës,
Nga Pellazgët e Pellazgjisë,
Nga Ilirët e Iliridës,
Nga Arbërorët e Arbërisë,
Nga Shqiptarët e Shqipërisë.
Popull i lashtë, mistik,
Popull i ri, romantik,
Popull i papjekur politikisht!
Popull i pazhvilluar ekonomikisht!
Popull i pushtuar, i robëruar!
Popull i ndarë, i copëtuar!
Popull i përçarë nga xhelozia!
Popull që smëson nga historia!
Popull që i përsëritet tragjedia!
Popull që i zgjatet robëria!
Popull që nuk din çështë liria!
Popull që sdi si bashkohet Shqipëria!
II
Jetojmë me ëndërra, mite,
Me legjenda e balada!
Nëpër mijëvjeçarë e vite,
Në shekuj e dekada!
Ne nuk jemi realistë!
Ne jemi idealistë!
Të bardhës i themi e zezë!
Gjithëçka fusim në një thes!
Të zezës i themi e bardhë!
Mendja na shkon vërdallë!
Nuk ecim për toke e mbi dhé!
Po për qielli e mbi ré!
Kem histori madhështore!
Ajo na ka shkelur prore!
Nga ajo asgjë nuk mësojmë!
Njëri-tjetrin nuk e çmojmë!
Na ka nënçmuar perëndia!
Na ka mallkuar historia!
Historia gjykatëse parimore,
E luftërave popullore,
E ngjarjeve historike,
E përçarjeve histerike!
Historia nuk të falë,
Ajo ashpër të dënon,
Është vepër, jo fjalë,
Kur atë nuk rrespekton!
Historia na ka dënuar!
Historia na ka mallkuar!
Dënim i gjatë pa kufi!
Mallkim i rëndë, mizori!
Kaluan shekuj e mijëvjeçarë!
Rob e skllav kombi shqiptar!
Dymijë vjet robëri, pushtim!
Dymijë vjet skllavëri, copëtim!
Dymijë vjet greko-sllavë!
Dymijë vjet armiq barbarë!
Dymijë vjet dielli sna ndritë!
Dymijë vjet në terr, pa dritë!
Dymijë vjet mallkim e zi!
Dymijë vjet pa atdhé, liri!
Dymijë vjet dhunë, mynxyrë!
Dymijë vjet Shqipëri nzinxhirë!
III
Jemi popull i mallkuar!
Kjo po shihet ditë-përditë!
Jemi popull i harruar!
Kjo po dihet nga të gjithë!
Kush na mallkoi pa mëshirë?!
Na la në ferr, në errësirë!
Perëndia e vërtetë qiellore?
Apo perënditë tokësore?!
Na mallkuan tParët tanë?!
Na mallkuan Babë e Nanë?!
Na mallkoi historia!
Smblodhi mend shqiptaria!
Na mallkoi historia!
Su bashkua Iliria!
Se Ilirët su pajtuan!
Kurrë popull su formuan!
Mbetën fise të përçarë!
Su bën tok, po të ndarë!
Në dhera thuaja luftëtarë!
Për fron thuaj lakmitarë!
Njëri-tjetrin e tradhëtuan!
Dhe liri kurrë sfituan!
Armikun se dëbuan!
Ilirinë nuk e çliruan!
NRomë e Bizant perandorë!
NIliri robër, shërbëtorë!
NVatikan Papë e kardinalë!
NIliri mushkë e kalë!
IV
Historia na mallkoi!
Se Arbërori nuk dëgjoi!
Nga ajo asgjë smësoi!
Rrugës Ilirit shkoi!
Për liri nuk luftoi!
Po për ara e kodrina!
Për livadhe e lëndina!
Për burime e bashtina!
Principata e pasuri!
Nuk luftoi për Arbëri!
Mbi çdo breg e mal shkëmbor!
Delte një kapedan arbërorë!
Në çdo krahinë e fshat malorë
Nga një princ me bajrak ndorë!
Më shumë princër e kapedanë!
Se luftëtarë me jataganë!
Dhe rrethonin me thupra shelgu!
Një copë toke nga lumi te bregu!
Dhe brohorisnin nga vetëkënaqësia:
Unë jam Prijësi, kjo është Arbëria!
Princ pas princi, kapedan pas kapedani!
Shtoheshin principatat arbërore!
Copëtohej pambarim vatani!
Shtoheshin Arbëritë fisnore!
E Arbëria kurrë nuk bashkohej!
E Arbëria kurrë nuk formohej!
E Arbëria kurrë nuk çlirohej!
E Arbëria çdo ditë zvogëlohej!
V
Na mallkoi historia!
Dhe nrobëri mbet Arbëria!
Se pa u tharë vula e Lezhës!
Dukagjinët thyen besën!
Se Mojsiu braktisi Arbërinë!
Se Hamzai pëlqeu tradhëtinë!
Princërit sishin nunitet!
Tinëzisht luftonin për pushtet!
Disa shpinën ia kthyen Atdheut!
Të tjerë kundër Skënderbeut!
NArbëri luhej valle e vjetër!
Princi kundër princit tjetër!
Principata kundër principatës!
Me tradhëti e majë të shpatës!
Ata nuk e donin pajtimin!
Ata nuk e donin bashkimin!
Ata nuk e donin lirinë!
Ata nuk e donin Arbërinë!
Gjergji ynë gjithë jetën luftoi!
Po Arbërinë se çliroi!
Lidhur në tri pranga të robërisë!
Nga osmanllinjtë e Mongolisë!
Nga Venediku i Italisë!
Nga princërit egoistë të Arbërisë!
Princër e principata narmiqësi!
Në përleshje, ndyluftim!
Arbëria e pushtuar, pa fuqi!
E copëtuar, në rënkim!
VI
Historia na mallkoi!
Se Shqiptari Arbërin trashëgoi!
Se princërit u bënë pashallarë!
Kapedanët bajraktarë!
Principatat e vogla mesjetare!
U bënë pashallëqe turko-shqiptare!
Dhe vazhdoi rendja për pasuri!
Vazhdoi përleshja për grada e ofiqe!
Vazhdoi lufta për pushtet pa liri!
Vazhdoi përpjekja për kolltuqe!
Mes pashallëqeve e pashallarëve !
Vazhdoi avazi i vjetër i shqiptarëve!
Vazaliteti i baballarë-agallarëve!
Nën sundimin e turk-barbarëve!
Vazhdoi copëtimi i Arbërisë!
Vazhdoi robëria e Shqipërisë!
Se spajtoheshin pashallarët!
Se ishin të shumtë tradhëtarët!
Se sbashkoheshin pashallëqet!
Se nuk bashkoheshin bajraqet!
Se skishin burrëri oxhaqet!
Se nuk faleshin gjaqet!
Se sluftonin për liri!
Se sluftonin për Shqipëri!
Dhe fitonte Osmanllia!
Dhe vazhdonte robëria!
VII
Na mallkoi historia!
Se su bashkua shqiptaria!
Se shqiptarët luftonin me rend!
Herë nHimarë e herë nKelmend!
Shuhej kryengritja në Kosovë!
Shpërthente tjetra në Pollog!
Ndalej kryengritja nKaradak!
Niste tjetra në Sanxhak!
Shuhej një kryengritje në Veri!
Fillonte tjetra në Jug përsëri!
Disa kryengritje në dimër e verë!
Disa në vjeshtë apo pranverë!
Bënin gara bajraku me bajrak!
Cili po derdh më shumë gjak!
Pashallarët me pashallarë!
Cili është më shumë shqiptarë!
Gara krahina me krahinë!
Cila don më shumë Shqipërinë!
Dhe su shkonte kurrë ndërmend!
Si ta bashkojnë këtë vend!
Si tpajtohen e tbashkohen!
Nga pushtimi të çlirohen!
Kështu i grahën historisë!
Nëpër shekujt e robërisë!
Djegëje pas djegëje!
Plaçkitje pas plaçkitje!
Gjakosje pas gjakosje!
Humbje pas humbje!
Dhe kurrë fitore e liri!
Kurrë çlirim e pavarësi!
Historia na mallkoi!
Se shqiptari nuk ndryshoi!
Se shqiptari princ mbeti!
Se luftoi veç për veti!
Mbet pashá e bajraktar!
Kapedan e lakmitar!
Mbet shqiptar egoist!
Mendjemadh e narcist!
Mbet xheloz, karrierist!
Mendjelehtë, lokalist!
Mbet vazal e mercenar!
I pabesë e tradhëtarë!
VIII
Historia na mallkoi!
Se shqiptari tok sluftoi!
Kosova lufton për pavarësi!
Shqipëria për ekonomi!
Ilirida për autonomi!
Çamëria për prona e shtëpi!
Kosova Lindore për të drejta njerëzore!
Malsia e Madhe për të drejta kulturore!
Se shqiptarët luftojnë të ndarë!
Të copëtuar, të përçarë!
Se shqiptari shet shqiptarin!
Dhe i ligu - atdhetarin!
Na mallkoi historia!
Su bashkua kurrë Shqipëria!
Humbëm Shqipërinë ilirike!
Nuk bashkojmë Shqipërinë etnike!
Se kem princër e principata!
Që mprehin thika edhe shpata!
Kem pashallëqe e pashallarë!
Që pëllasin sikur gomarë!
Kem bajraktarë e bajraqe!
Mbjellin përçarje e shtojnë gjaqe!
Se shqiptarët luftojnë me turra!
Me rend, veç e veç e lara-lara!
Në nivel fisnor e krahinor!
Jo si popull e komb arbëror!
Shqiptarët naivë dështojnë!
Se gjithmonë ata harrojnë!
Se pa pajtim, ska bashkim!
Pa bashkim, ska çlirim!
Pa çlirim, ska liri!
Pa Kosovë..., ska Shqipëri!
Se shqiptari ska fé shqiptarinë!
E ka flak tej besnikërinë!
Patrioti sështë patriot!
Është dredhaç, është idiot!
Revolucionari sështë revolucionar!
Është mburravec e gënjeshtar!
Demokrati sështë demokrat!
Është demagog - aristokrat!
Se shqiptari mbeti shqiptar!
Luftëtari su bë luftëtarë!
Dhe Shqipëria mbeti Shqipëri!
Pa dinjitet, pa nderë e liri!
IX
Historia na mallkoi!
Dhe mynxyra kurrë spushoi!
Shqipërinë e pllakosi!
Kaos pas kaosi!
Dhe përtokë e plandosi!
Ushtri pas ushtrie!
Lukuni pas lukunie!
Legjion pas legjioni!
Invazion pas invazioni!
Fushatë pas fushate!
Fregatë pas fregate!
Hordhí pas hordhie!
Agoní pas agonie!
Taborr pas taborri!
Terror pas terrori!
Pushtim pas pushtimi!
Dezertim pas dezertimi!
Shtrëngatë pas shtrëngate!
Disfatë pas disfate!
Gjumë pas gjumi!
Llum pas llumi!
Gabim pas gabimi!
Dështim pas dështimi!
Zvetënim pas zvetënimi!
Shkretim pas shkretimi!
Lëndim pas lëndimi!
Lëngim pas lëngimi!
Përçarje pas përçarje!
Ndarje pas ndarje!
Përgjakje pas përgjakje!
Tërmet pas tërmeti!
Kiamet pas kiameti!
Defekt pas defekti!
Andrallë pas andralle!
Përrallë pas përralle!
Hon pas honi!
Iluzion pas iluzioni!
Hipnozë pas hipnoze!
Diagnozë pas diagnoze!
Rrënojë pas rrënoje!
Mortajë pas mortaje!
Humnerë pas humnere!
Kolerë pas kolere!
Muranë pas murane!
Rrëshqanë pas rrëshqane!
Lak pas laku!
Çark pas çarku!
Gjak pas gjaku!
Qorrsokak pas qorrsokaku!
Zjarr pas zjarri!
Varr pas varri!
Shkrumb pas shkrumbi!
Plumb pas plumbi!
Flakë pas flake!
Plagë pas plage!
Frikë pas frike!
Panikë pas panike!
Thikë pas thike!
Ferr pas ferri!
Tmerr pas tmerri!
Terr pas terri!
Dhunë pas dhune!
Traumë pas traume!
Klithmë pas klithme!
Dridhmë pas dridhëme!
Hatá pas hataje!
Akullnajë pas akullnaje!
Lot pas lotimi!
Vaj pas vajtimi!
Kukamë pas kukame!
Hallakamë pas hallakame!
Psherëtimë pas psherëtimi!
Rënkim pas rënkimi!
Përplasje pas përplasje!
Vetëvrasje pas vetëvrasje!
Delir pas deliri!
Harakir pas harakiri!
Stuhi pas stuhie!
Robëri pas robërie!
Mizori pas mizorie!
Pabesi pas pabesie!
Tragjedi pas tragjedie!
Tradhëti pas tradhëtie!
Fantazi pas fantazie!
Zi pas zie!
Llahtari pas llahtarie!
Lemeri pas lemerie!
Lebeti pas lebetie!
Zymtësi pas zymtësie!
Therror pas therrori!
Dëshmorë pas dëshmori!
Deri nkëtë ditë kolonizimi!
Varfërie e trishtimi!
Sa shumë ushtri!
Sa shumë kërdi!
Sa shumë plagë!
Sa shumë vrragë!
Sa shumë armiq!
Sa pak miq!
Sa pak drejtësi!
Sa pak barazi!
Sa pak njerëzi!
Sa pak liri!
Sa pak Shqipëri!
Sa shumë robëri!
X
Na mallkoi historia!
Nuk lulëzoi kurrë Shqipëria!
Bar e lule kurrë nuk çeli!
Se këtë vend çdokush e shkeli!
Hegjemon pas hegjemoni!
Faraon pas faraoni!
Perandor pas perandori!
Diktator pas diktatori!
Mbret pas mbreti!
Shtet pas shteti!
Gjeneral pas gjenerali!
Vandal pas vandali!
Ushtar pas ushtari!
Barbar pas barbari!
Sundimtar pas sundimtari!
Kryetar pas kryetari!
Bajloz pas bajlozi!
Karagjoz pas karagjozi!
Kusar pas kusari!
Emisar pas emisari!
Lajkatar pas lajkatari!
Grabitqar pas grabitqari!
Gjaksor pas gjaksori!
Kolonizator pas kolonizatori!
XI
Historia na mallkoi!
Se Shqipërinë e drejtoi!
Shqiptar pas shqiptari!
Tradhëtar pas tradhëtari!
Politikan pas politikani!
Mjeran pas mjerani!
Lider pas lideri!
Beter pas beteri!
Parí pas parie!
Kryesi pas kryesie!
Deputet pas deputeti!
Lanet pas laneti!
Makut pas makuti!
Hut pas huti!
Satan pas satani!
Profan pas profani!
Katallan pas katallani!
Gardian pas gardiani!
Shtrigan pas shtrigani!
Shejtan pas shejtani!
Dallkauk pas dallkauku!
Duduk pas duduku!
Histerik pas histeriku!
Fanatik pas fanatiku!
Apatik pas apatiku!
Kaotik pas kaotiku!
Horr pas horri!
Morr pas morri!
Kasap pas kasapi!
Cjap pas cjapi!
Djall pas djalli!
Çakall pas çakalli!
Ciklop pas ciklopi!
Miop pas miopi!
Puritan pas puritani!
Pagan pas pagani!
Leckaman pas leckamani!
Çoban pas çobani!
Haram pas harami!
Hajvan pas hajvani!
Sejmen pas sejmeni!
Shizofren pas shizofreni!
Sakat pas sakati!
Malukat pas malukati!
Hajdut pas hajduti!
Pirat pas pirati!
Xhelat pas xhelati!
Lugat pas lugati!
Puthador pas puthadori!
Shërbëtor pas shërbëtori!
Renegat pas renegati!
Burokrat pas burokrati!
Sa shumë ideologë!
Sa shumë demagogë!
Sa shumë egoistë!
Sa shumë sadistë!
Sa pak nacionalistë!
Sa pak bestarë!
Sa pak luftëtarë!
Sa pak çlirimtarë!
Sa pak shqiptarë!
Sa shumë tradhëtarë!
Shumë bastardë, shumë vazalë!
Shumë cuba, shumë bukëshkalë!
Shumë barbarë dhe pushtetarë!
Herë të huaj, herë shqiptarë!
XII
Na mallkoi historia!
Veç të zeza pat Shqipëria!
Ndarje zinxhirë, kurrë bashkim!
Mallkim, mallkim, mallkim!
Përçarje, përçarje, përçarje!
Ndarje, ndarje, ndarje!
Robëri, robëri, sërish robëri!
Pushtim, pushtim, në vazhdimësi!
Vuajtje, vuajtje e mjerim!
Varfëri, varfëri e pështjellim!
Pse na ndoqi fati i zi?!
Nëpër histori, në pafundësi!
O Zot, o djall, o shqiptar!
A ka burrë e luftëtar?
Që armikun e tund?
Që pluhurin e shkund?
A ka fund, a ka shpëtim?
Që të dalim nga ky pushtim?!
Përsëriten humbjet ciklike!
Anembanë Shqipërisë etnike!
Vlon armiqësia si kazan!
Shpërthen mëria si vullkan!
Bën kërdinë tradhëtia!
Nzi mbulohet Shqipëria!
Çudi e paradoksale!
Tmerr dhe fatale!
Shqiptarët si bashkoi robëria!
Patriotizmi, as dashuria!
Si bashkoi pushtimi!
As greko-sllavët e kolonizimi!
Si bashkoi pushka e lirisë!
As rënkimi i shqiptarisë!
Si bashkoi lufta çlirimtare!
As gjenocidi e krimet barbare!
Nuk pati pajtim e miqësi!
Pati përçarje, armiqësi!
Prapaskena e prapësi!
Vëllavrasje dhe pabesi!
Hakmarrje dhe ligësi!
Dyftyrësi e poshtërsi!
Karrierizëm dhe zili!
Inat, urrejtje e xhelozi!
Le të zihet hënë e diell!
Le tpërzihet dhé e qiell!
Le ttrazohet tokë e det!
Me ne bëjnë eksperiment!
Çamëria - po jep shpirt!
Malësia - nterr pa dritë!
Ilirida - as gjallë, as vdekë!
Kosova Lindore - therë pa rrjepë!
Kosova Qendrore - për gazep!
Mbarë Shqipëria dalë në treg!
Mallkim, përçarje e robëri!
Nëpër shekuj, në përjetësi!
Derisa Shqiptarët të mbushen mend!
Ta çlirojnë, bashkojnë këtë vend!
Që mallkimin ta kthejnë nbekim!
Dhe përçarjen në pajtim!
Dhe robërinë në çlirim!
Dhe Shqipërinë në lulëzim!
(Suedi, 2000)
SHQIPTAR JEMI,
NJË SHQIPËRI KEMI
Ne nuk jemi pa babë e nënë!
Ne nuk jemi bonjakë të lënë!
Ne nuk jemi fëmijë jetima!
Ne nuk jemi qyqe nlëndina!
Ne nuk jemi pa emër e atdhé,
Ne nuk jemi pa histori e fé.
Kem Shqipëri, kem Flamur,
Jem kalá gur mbi gur.
Kem Shqipëri në Çamëri,
Që spajtohet me robëri.
Shqipëri kemi në Kosovë,
Për liri derdhë gjak me okë.
Kem Shqipëri në Malësi,
Digjet, shkrihet si qiri.
Shqipëri kemi në Preshevë,
Për çlirim armët ngjeshë.
Kem Shqipëri në Iliridë,
Që lufton për komb e dritë.
Gjithë këto troje janë Shqipëri,
Pa çka se sot janë koloni!
Kem Shqipëri me toskë e gegë,
Rrënjë ilire me dy degë.
Si Shqiponja me dy krerë,
Nënë Shqipëria me dy fletë.
Si Feniksi ngjallë prej hiri,
Nënë Shqipëria si floriri.
Kjo Shqipëria jonë etnike,
Trung e rrënjë ilirike.
Një fis, një farë e një gjak jemi,
Shqipërinë atmëmëdhé e kemi.
Nga do tshkojmë e ngado tvemi,
Shqiptar jemi, një Shqipëri kemi.
(Suedi, 2000)
REND, O SHQIPTAR!
(Kushtrim poetik)
Rend, o Shqiptar, mbi akull, mbi ngrica,
Ngjeshi armët, mpreh sakica!
Rend, o Shqiptar, mbi therra, driza e murriza
Mprehi shpatat, mpreh dhe shtiza!
Rend, o Shqiptar, mbi zjarre, mbi vullkane,
Godit armiq, ndal tufane!
Rend, o Shqiptar, mbi plumba, tanksa, topa,
Të plasë greko-sllavi, të çmendet Europa!
Rend, o Shqiptar, përmes robërisë e pushtimit,
Me paqë, me luftë,
drejt ribashkimit!
Rend, o Shqiptar, rend sot, rend tani,
Kullë krenare, - me pushkën në frengji!
Rend, o Shqiptar, mbi borë, nëpër stuhi,
Nëpër shtrëngata, për çlirim dhe për
liri!
Rend, o Shqiptar, rend me turr, me furi,
Me liri në gji, për Nënën Shqipëri!
Rend, o Shqiptar, përflake tokën, qiellin skuqe,
Nga Konica në Kotorr, nga Tërkalla te Molla e Kuqe!
Rend, o Shqiptar, krah për krah, me besa besë,...
Nga Ulqini në Preshevë, nga Tivari në Prevezë!
Rend, o Shqiptar, mbi bajoneta, shpatën zhvish,
Nga Durrësi në Veles, nga Arta në Nish!
Rend, o Shqiptar, me hapin vigan, armikun plandos,
Nga TreguRi në Florinë, nga Kosturi në Leskoc!
Rend, o Shqiptar, nëpër gërxhe, shkurre e përmbi
lisa,
Nga Përlepi nDurmitor, nga Toplica te Larisa!
Rend, o Shqiptar, nëpër lugina, gropa e kodra,
Nga Vranja nIgumenicë, nga Shkupi te Shkodra!
Rend, o Shqiptar, përmbi brigje, nëpër lëndina,
Nga Përkupa nManastir, nga Rozhaja te Janina!
Rend, o Shqiptar, mbi armiq, mbi eshtra e gjak,
Nga Çamëria nKaradak, nga Morea në Sanxhak!
Rend, o Shqiptar, rend me vrap, mos u tremb,
Perandoria greko-sllave, - duhet shemb!
Rend, o Shqiptar, rend, rend, rend,
Shqipëria etnike, - më i bukuri vend!
Rend, o Shqiptar, përmes territ dhe ferrit,
Rrugës së fitores, rrugës së nderit!
Rend, o Shqiptar, me pushkë, me penë në dorë,
Me flamur në ballë, me krushq e dasmorë!
Rend, o Shqiptar, nëpër shekuj, mijëvjeçarë,
Tmerro pushtuesë, gjakos sundimtarë!
Rend, o Shqiptar, mbi varre, mbi llogore,
Mposhte vdekjen, korr fitore!
Rend, o Shqiptar, drejt horizonteve qiellore,
Si heronjtë e pavdekshëm, si Shqiponjat arbërore!
Rend, o Shqiptar, ditë e natë, rend nëpër vite,
Nëpër fshatra e qytete, - flamurin lart valëvite!
Rend, o Shqiptar, nëpër mjegull, nëpër tym,...
Përmes suferinës,
nëpër baltë, nëpër
lym!
Rend, o Shqiptar, vatër më vatër me durim,
Pa pajtim ska çlirim, pa unitet ska bashkim!
Rend, o Shqiptar, rend kryelartë, pa ngurrim,
Rend për liri, - me trimëri e guxim!
Rend, o Shqiptar, me vrull, me forcë uragani,
Në tokë si Anteu, në qiell si Titani!
Rend, o Shqiptar, po të pret e thërret vatani,
Me zjarr si Prometheu, me parzmore dardani!
Rend, o Shqiptar, shpat më shpat, krua më krua,
Herë skyfter e fajkua, herë kushedër e dragua!
Rend, o Shqiptar, legjendë e gjallë, epike,
Lësho kushtrimin, - bjeshkëve kreshnike!
Rend, o Shqiptar, luan me zemër fisnike,
Ngrite në këmbë, - gjithë Shqipërinë
etnike!
Rend, o Shqiptar, me forcë titanike,
Çliroje, bashkoje, - Shqipërinë ilirike!
Rend, o Shqiptar, Zgalem në furtuna,
Hije të ka lufta, qëndresa e puna!
Rend, o Shqiptar, të priftë e mbara, të bekoftë
Zana,...
Shkëmb graniti, - zog shqiponje në tramundana!
Rend, o Shqiptar, nëpër rrugë, nëpër sheshe,
Lundro mbi dallgë, sfido rrebeshe!
Rend, o Shqiptar, mbi fusha, male, përmbi dete,
Drejtësinë, fitoren,
kombin ke me vete!
Rend, o Shqiptar, përmbi kodra, breg më breg,
Herë si Leka i Madh, herë si Skënderbeg!
Rend, o Shqiptar, përmbi tokë, nëpër qiell,
Terrin bëhe dritë, dritën Hënë e Diell!
Rend, o Shqiptar, sikur tigri kur sulmon,
Nga luftërat vjen, drejt luftës shkon!
Rend, o Shqiptar, me flakadan të lirisë,
Lartëso vendin, - ndero pragun e shtëpisë!
Rend, o Shqiptar, koha mos të shkelë,
Rroki armët, merrë mburojë dhe helmetë!
Rend, o Shqiptar, rend, vrapo, turru sot e përjetë,
Shqipëria e bekuar, - kurrë mos mbesë e shkretë!
Rend, o Shqiptar, pishtarët e lirisë ndezi,
Me zjarrin në zemër, me armët për brezi!
Rend, o Shqiptar, shpërthe qiellin e zi,
Lësho rrezet e diellit, - të ndrisin mbi Shqipëri!
Rend, o Shqiptar, nëpër prush, nëpër hi,
Shqipërinë e ndarë, - NJË bëhe përsëri!
Rend, o Shqiptar, rend, mos hezito,
Rend përpara, - mos vendnumëro!
Rend, o Shqiptar, rend, fluturo,
Betejë pas beteje, - mos u dorëzo!
Rend, o Shqiptar, buçit, si orteku gjëmo,
Fortesë legjendare, - mbi bedena qëndro!
Rend, o Shqiptar, mos u step, marsho,
Ballin lart, gjoksin hapur, liri fito!
Rend, o Shqiptar, ngrite kokën, mos duro,
Shpërthe zinxhirë, burgje,
pranga shkatërro!
Rend, o Shqiptar, rend e mos ndalo,
Për bashkimin e Shqipërisë, - lufto, lufto!
Rend, o Shqiptar, mbi flatra të zogut,
Alpeve Shqiptare, Fushës së Pollogut!
Rend, o Shqiptar, mbi krahët e sokolit,
Shpateve të Sharrit, malit të Tomorrit!
Rend, o Shqiptar, Fushës së Kosovës,
Kreshtave tKorabit, Grykës së Rugovës!
Rend, o Shqiptar, përmes Moresë dhe Epirit,
Luginës Vardarit dhe shtratit të Drinit!
Rend, o Shqiptar, Rrafshit Dukagjinit,
Mbi valët e Vjosës dhe të Shkumbinit!
Rend, o Shqiptar, Anamoravës e Pellagonisë,
Grykave tAnamalit dhe trojeve të Malësisë!
Rend, o Shqiptar, rend me topuz e sokëllimë,
Të prin Muji e Halili, - me Gjergj Elez Alinë!
Rend, o Shqiptar, si rrufeja kur shkreptinë,
Natën bëhe ditë, - ndriço Shqipërinë!
Rend, o Shqiptar, o i Pari i Dheut,
Rrënjë e patharë, Feniks i Atdheut!
Rend, o Shqiptar, mbi kalë të Skënderbeut,
Lidhi cep më cep, - kufinjtë e Mëmëdheut!
Rend, o Shqiptar, me anije e përmbi huta,
Me Agronin, në Kotorr, po të pret Teuta!
Rend, o Shqiptar, ndriço porsi ylli,
Ndero Shqipërinë si Bato, Pirro e Bardhyli!
Rend, o Shqiptar, Shqipërisë deli zot,
Tregoi botës mbarë, - se je trim, je patriot!
Rend, o Shqiptar, përmbi gjemba, flakë e barot,
Bashko trojet e Shqipërisë, - si i Madhi Kastriot!
Rend, o Shqiptar, që nga Atlantida,
Krahapur, krenare,
të pret Ilirida!
Rend, o Shqiptar, trojeve të Pellazgjisë,
Mbille farën tonë, - anembanë Ilirisë!
Rend, o Shqiptar, brigjeve tIlirisë,
Mburojë e përkrenare, - bëju Arbërisë!
Rend, o Shqiptar, bjeshkëve tArbërisë,
Shqipe dykrenare, themel i Shqipërisë!
Rend, o Shqiptar, kufinjëve të Shqipërisë,
Roje e Kosovës, Iliridës, Malësisë e Çamërisë!
Rend, o Shqiptar, rend, tutje në përjetësi,
Për bashkim e liri, rend për ardhmëri,...!
(Suedi, 1995)
PËRMBAJTJA
Jam
(Suedi, 1995)
Mos e leni
! (Suedi, 1995)
Pse heshtin...?! (Suedi, 1995)
Liria (Suedi, 1995)
Mbi trojet tua Iliridë! (Tuhin, 1995)
Rrënjët tona
(Suedi 1996)
Për ty o Atdhé! (Suedi, 1996)
Jemi sjemi, kemi skemi! (Suedi, 1996)
Kështjella e lirisë (Suedi, 1996)
Kënga e rapsodit (Suedi, 1996)
Ilirida ime! (Suedi, 1996)
Gjaku ynë
(Suedi, 1997)
Për ty, Shqipëri! (Suedi, 1997)
Po thërret Atdheu! (Suedi, 1997)
Ngrite zërin, o Shqiptar! (Suedi, 1997)
Për Shqipërinë, shqiptar! (Suedi, 1998)
Liria fitohet, nuk dhurohet! (Suedi 1998)
Luftëtari i lirisë (Suedi, 1998)
Kushtrim! (Suedi, 1998)
Ende
(Suedi 1999)
Nëpër shekuj shqiptar je (Suedi, 1999)
Ne luftonim, Ata emëronin! (Suedi, 1999)
Për lirinë, për Shqipërinë (Suedi,
1999)
Kosova sot (Suedi, 2000)
Mallkimi i historisë! (Suedi, 2000)
Shqiptar jemi, një Shqipëri kemi (Suedi, 2000)
Rend, o Shqiptar! (Suedi, 1995)
----------------------------------------------------------------
|
 |
 |