 |  |
XHELAL FERIZI, POET DHE ATDHETAR
Krijimtaria e atdhetarit dhe poetit të njohur z. Xhelal
Ferizi.
Pjesa e dytë.
Nga Hysen Ibrahimi*, politolog.
Suedi-Förslöv, 10 prill 2009
Për nderë të 28 vjetorit të organizimit
të demostratave në Mitrovicë, me 3 dhe 4 prill,
me në krye Kordinatorin e Grupit Organizativ të
këtyre demostratave, z. Xhelal Ferizi.
Është e pa mundur që njeriu të lexoi
krijimtarinë e poetit Xhelal Ferizi, e të heshtë
pa e dhënë opinionin e tij, krijimtari e cila po
arrinë një shifër rekord rreth një milion
vargje poetike tani më të shkruara dhe një
pjesë bukur e mirë janë të publikuara
nëpër forume shqiptare, webfaqe, gazeta e që
së shpejti do të botohen në disa libra, të
cilat do të promovohen nëpër vende të
ndryshme të Kosovës dhe Europës.
Po e them qysh në fillim të këtij opinioni
tim, se poeti i talentuar z. Xhelal Ferizi, i përmasave
të poetëve të mëdhenjë kombëtarë,
posaqërisht posedon një shtrirje të gjërë
të talentit të tij në strukturimin e ngjarjeve
përmes krijimtarisë së tij poetike, me një
përshkrim tejet përmbajtësor me pasuri vlerash
poetike dhe krijuese.
Lexuesi, do të hasë në një krijimtari
poetike më të veçant në krahasim me
krijuesit tjerë, e cila krijimtari është më
konkrete, më nxitëse, më avansuese, më
joshëse, më e pasur në shprehje, më universale,
më e mbrendshme, më provokuese, më inspiruese
dhe më e veçanta e krijimtarisë së poetit
Ferizi është më e moderuar dhe më me vlerë
të shprehjeve.
Kufiri i krijimtarisë së gjërë të
poetit Ferizi, nuk shifet në ditët e sotme, as të
nesërmen. Por do të shkojë kohë e gjatë
për të hap këtë tem të "Kufiri
krijues" po qe se mund ta quajmë të poetit
në fjalë, duke marrë parasysh përmasat
e krijimtarisë së tij me një funksionalitet
të vrullshëm krijuesi.
Ku qëndron i tërë ky frymëzim aq i madh
i poetit Xhelal Ferizi për krijmin e krijimtarisë
së tij poetike. Duke e njohur autorin, mendoj se janë
disa elemente bazë e këtij frymëzimi:
-Përndjekja
-Burgosja
-Mërgimi
-Talenti
-Përndjekja
Po nisemi nga e para përndjekja. Familja e Xhelal Ferizit,
është një familje nacionaliste, kombëtare
e patriotike shqiptare, e cila gjithnjë ka qenë
në shënjestër të okupatorit Serb, e përndjekur
hap pas hapi në veprimtarinë e tyre. Familja Ferizi,
nga Mikushnica e komunës së Skenderajt, është
e detyruar për shkak të rezistencës kundër
regjimit të shkjaut ku familja Ferizi, duke mos i përfilluar
ligjet e tyre diskriminuese ndaj popullit shqiptar, detyrohet
të shpërngulet në Mitrovicë. Edhe aty
përgjohen lëvizjet e tyre që kanë qenë
të akuzuar me pretekst, se "Baba i Xhelal Ferizit,
Adem Ferizi, po funrizon me armë të gjithë
shqiptarët, dhe po përgaditen për kryngritje
masive", i cili ishte denuar për pushkatim, që
ndërkohë duke ndërhy me para, denimi nga pushkatimi
i kthehet në 20 vite. Ai mban 7 vite burg të rëndë
politik, si bashkëpunëtor i forcave nacionaliste
të asaj kohe. Me që ishin në përcjellje
e sipër kjo familje, nga bashkëpunëtor të
serbisë (bazi-buzukët e shkjaut) edhe nga Mitrovica
janë të detyruar të shpërngulen, e gjejnë
një vend në Shupkovc, fshat afër Mitrovicës,
ku Adem Ferizi kishte edhe miqt në at fshat. Adem Ferizi,
ishte një intelektual (autodidakt), i frymëzuar
nga të parët e tij për çështjen
Kombëtare, të cilët kishin marrë pjesë
nëpër të gjitha betejat kundër kolonializimit
Serb mbi Kosovën. Adem Ferizi, merr pjesë në
demostratatë e viti 1981 në 3 dhe 4 prill, krah
për krah me rininë në moshë të shtyrë
të pleqërisë, i cili dallohej me plisin e tij
të bardh në kokë, duke ju dhënë kurajo
të gjithë pjesëmarrësve, se shkjau mbaroi,
e pat puna e tij. Xhelal Ferizi, i rritur në këtë
frymë patriotike, duke qenë i vetëdishëm
se ishte prej një familje atdhetare, nuk u ndal, por
qysh në rini, filloi në ngritjen e tij intelektuale
duke e krijuar një rreth të shoqërisë..............!
Xhelal Ferizi, bazamentin e frymës patriotike nuk e ka
vetëm nga trashigimia e babait dhe të parëve
të tij Ferizi, por edhe nga dajët e tij me banim
në Shupkovc siq ishte Babëgjyshi i tij Zeqir Mujani,
(i njohur në tërë treven e Shalës dhe
regjionin e Mitrivicës e më gjërë, për
patriotizmin e tij) i cili ishte luftëtar i lirisë
përkrah patriotëve të asaj kohe siq ishin:
Ibrahim Lutfiu, Ymer Berisha, Shaban Polluzha, Ukshin Kovaçica,
Adem Voca, Xhafer Deva e shumë e shumë patriot të
tjerë. Ishte pjesëmarrës në luftën
kundër hordhive çetrnike në Pazarin e Ri
(Novi Pazar). Pastaj, djali i tij Brahim Mujani (daja i Xhelalit),
vazhdoi rrugën e babait Zeqirit, i cili rezistoi kundër
padrejtësive që ushtroheshin kundër popullit
shqiptar. I ndjekur nga hegjemonizmi i shkjaut, ishte i detyruar
të emigroi në Turqi me tërë familjen,
që atje edhe ndërron jetë me të vetmen
dëshirë që edhe një herë të
vetmen ta shof Kosovën, Shupkovcin vendlindjen e tij
të dashur ku u rrit, u brymos në frymën Kombëtare.
-Burgosja
Xhelal Adem Ferizi, një intelektual dhe patriot i shquar
Kombëtar, merr masat për përgaditjen e organizimit
të demostratave të viti 1981, në Mitrovicë,
pikërisht më 3 dhe 4 prill.
Xhelali, përveçse është atdhetar, ai
më tepër në natyrën e tij, është
revulucionar, njeri i kryengritjeve patriotike, i guxmishëm,
orator dhe tejet i shkathët. Duke qenë i lidhur
ngushtë me procesin e demostratave në Prishtinë,
duke qenë edhe vet pjesëmarrës në këto
demostrata, ai vendos që me një organizim tejet
profesional dhe revulucionar, formon Grupin Organizativ, dhe
lëshon Kushtrimin për të demostruar kundër
bishave Serbe. Kundër padrejtësive që u shtroheshin
mbi popullin Shqiptar, kundër deskriminimit dhe spasrtrimeve
etnike, me parullën: "Kosova Republikë".
Edhe pse i vetëdishëm se ishte nën përcjelljen
e sigurimit "shtetëror" Serb, ai me një
guxim të pa parë, i'u priu demostratave duke ju
dhënë zemër dhe kurajo që të demostrojnë
kundër kësaj bishe të maleve të Karpateve
që quhet Serbi. Ishin demostratatë më të
organizuara me përfshirje të regjionit të Mitrovicës
duke përfshi Vushtrrin, Skenderajnë, Zveçanin,
Albanikun dhe vet Mitrovicën.
Duke i njohur mirë politikat e shovenizmit Serb që
kishin përgaditur plane nëpër akademit e tyre
mbi shfarosjen e popullit shqiptar me spastrime etnike, masakra,
vrasje, burgosje, etiketime, dhe me procese të montuara
politike, të arrijnë qëllimin e tyre, bile
në Mitrovicë mos të organizoheshin demostrata,
sepse kishin arritur që Bashkësinë Ndërkombëtare
ta bindin se Mitrovica është e tyre dhe se aty janë
të gjithë Serb.
Demostrata e organizuar nga Grupi Organizativ me në krye
Xhelal Ferizin, ja demantojnë të gjitha këto
propaganda Serbisë, dhe dual në pah, se Mitrovica
është shqiptare, se aty linden, banuan dhe jetuan
deri në vdekje Isa Boletini, Xhafer Deva, Ukshin Kovaqica,
Ahmet Selaci, Bislim Bajgora, Adem Voca, e deri te gjeneratatë
e reja që u sublimuan për lirinë e Kosovës,
siq ishin Xhevat Isufi, Shemsi Ahmeti, Mahë Uka, Sylejman
Vidishiqi, Abaz dhe Isak Ibrahimi dhe shumë e shumë
atëdhetarë të tjerë.
Xhelal Adem Ferizi, arrestohet dhe burgoset si organizatori
kryesor i demostratave të Mitrovicës dhe denohet
me burg prej 8 viteve e gjysë burg të rëndë
politik................!
-Mërgimi
Pas daljes nga burgu, Xhelal Ferizi, ishte i detyruar që
ta lëshoj Kosovën, ose të burgosej prap nga
i njejti regjim, tani më i turbuar ngase nuk kishte mundur
të ja then mendjen e Xhelal Ferizit, i cili burgun e
tij e kishte kaluar krenar dhe aspak i penduar për at
se çfar ka bërë për Kosovën dhe
Mitrovicën. Përkundrazi, tani ishte më me përvojë,
më i rryer dhe më i përgaditur në çdo
aspekt. Kështu që ai detyrohet të dal në
Gjermani, dhe prap vazhdon aktivitetin, me organizimin e shqiptarëve
në Gjermani. Mërgimi për Xhelal Ferizin ishte
tejet i rëndë, të cilin e përjetoi si
një tragjikë, e cila prekë thellë shpirtin
e patriotit. Duke qenë i lidhur ngusht me familjen, me
vendin, me Kosovën, me Dardanin Antike, Xhelal Ferizi,
i kthehet poezisë, që së paku në poezi
ta shpreh mallin ndaj vendlindjes së tij.
Ai shpërthen sikur një vullkan i pa parë, me
krijimtrainë e tij, e akumuluar me vite e vite, pa pasur
mundësinë për të krijuar...................!
-Talenti
Sa i përket talentit të poetit Xhelal Ferizi, ai
njihet si atdhetar, revulucionar, sportist dhe së fundi
poet i shquar dhe i pa zbuluar gjer më tani. Duke e njohur
qysh nga fëmijëria, të them të drejten
ai gjithëmonë ka recituar, ka kënduar dhe janë
vërejtur elementet e një poeti. Kur lexonim libra,
revista dhe gazeta të ndaluara, ilegale, reptësisht
të ndaluara nga okupatori Serb me Xhelalin, kemi vërejtur
se ka prirje në fushën poetike. Por si të rinjë,
ne nuk ishim të dhanun pas krijimtarisë për
të krijuar, por si të ballafaqoheshim me serbët
edhe në mënyrë fizike, të frymëzuar
nga një frymë nacionaliste.
Xhelali, zakonisht na i lexonte poezitë, dhe artikujt
e gazetës "Zëri i Popullit", "Zëri
i Kosovës" që botohej në mërgim,
pastaj vargje nga "Lahuta e Malësisë"
e Gjergj Fishtës, "Gjarpërinjët e Gjakut"
e Adem Demaqit, e shumë e shumë gazeta tjera. Të
gjitha këto i lexonim nëpër përroje ose
vende tejet të sekrete.
Këtu është vërejtur talenti i Xhelal Ferizit,
sidomos vargje nga "Lahuta e Malësisë"
i lexonte dhe i përjetonte me shpirtë, u mallëngjejshim
të gjithë gjatë leximit të tij.
Këtu mund të them se i kemi vërejtur elementet
e para tek Xhelali, që ka një talent në fushën
e poezisë.......................!
* * *
Unë kam nxjerrur disa vargje për t'i komentuar
gjë që u'a jap rastin lexuesëve që vet
t'i lexojnë të gjitha, të binden për krijimtarinë
e poetit Xhelal Ferizi. Kurse unë do t'i komentoi pjesërisht.
Kësaj radhe do të ndalem tek poezitë e poetit
të mirënjohur z. Xhelal Ferizi, në adresen
elektronike të forumit, http://lirikk.wordpress.com ,
ose mund të shkoni përmes webfaqes
http://www.google.com / Blogu Xhelal Ferizi, ku mund t'i gjeni
një pjesë të poezive më të reja të
poetit Ferizi, e që mua personalishtë më kanë
bërë përshtypje.
Poezinë me të cilën do të filloi me opinion
është : "Kujdes lulja e bukurisë"
! Po marrim dy strofatë e para të kësaj poezie:
Lexo:
"Kujdes lulja e bukurisë"
Shkruan: Xhelal Ferizi
kujdes' lulja e bukurisë
mos ja fal zemren tradhtarit
se ti je arti i hjeshisë
shpirti vet i ngjyres së arit
mos gabo ndoj shpirtë me i lidhë
zemres tande të dashurisë
mos gabo ndjenja me mblidhë
mos lidh tregtarë në palcë t' shpirtsisë
Lexoje rreshtin e parë, "kujdes' lulja e bukurisë",
çfar titulli dhe çfar mesazhi për "lulen",
që autori në këtë rast citon apo përshkruan
një ngjarje që vërtetë ka ndodhur, e që
bënë me dije për një kujdes më të
veçant për lulen dhe lulet tjera që mos të
bien pre në boshllëkun e ndonjë tradhtari tregëtar
apo pasanik. Se "lulja" ka ra në kurthin e
kësaj tradhëtije, po se po, dhe është
krijuar një situatë e cila ka shkaktuar lëndime.
Autori, ngritë lartë "lulen" dhe shifet
vet në vargje:
"kujdes' lulja e bukurisë, "mos ja fal zemren
tradhtarit", "se ti je arti i hjeshisë",
"shpirti vet i ngjyres së arit". Këtu
poeti nuk nxjerr në pahë problemin e tradhtarit,
por krijon përshtypjen se "lulja" vërtetë
është hjeshme prej arti, dhe ka një shpirt
prej ari. Po pse poeti e ngritë aq lart "lulen"
e cila sombolizon njeriun femër. A mos vallë "lulja"
ka gabuar dhe është bërë pre e premtimeve
nga vet tradhëtari, ose "mos gabo ndoj shpirtë
me i lidhë", e që ajo ka rrënuar një
zemër dashurije. Këto poeti nuk len të kuptohet
krejtësisht.
Në radhë të parë, merret parasysh vet
"lulja" e cila dominon mbrenda përmbrenda poezisë
dhe që poti me krijimtarinë e vet në këtë
poezi, bëhet një këshilltar me një frikë
se prap "lulja" mund të bie pre e tradhëtarit
dhe vazhdon me poezinë :
mos gabo ndoj shpirtë me i lidhë
zemres tande të dashurisë
mos gabo ndjenja me mblidhë
mos lidh tregtarë në palcë t' shpirtsisë
palcen ruaja ndoj bujari
djalë shqiptarë porsi kullimi
mos lidh ndjenja për tradhtari
se me lot të mblon përvlimi
Shqetësimi i mbrendshëm i autorit i cili merr
shumë seriozisht me poezinë, me një bindje
tejet serioze, lexuesi do të vëren, se "lulja"
nuk njeh kufirin e dashurisë apo nuk dallon tragjikën
e mundshme, midis tradhëtarit dhe dashurisë shpirtërore.
Këtu pa tjetër se duhet të vihet kufiri i dallimit
mes dashurisë shpirtërore dhe asaj avantirjere.
Poeti arrinë shumë bukur t'i përkushtohet
me një stil modern poezisë dhe hap kapitullin e
të menduarit për vet "Lulen" si simbolikë
që prekë ndjeshëm ndjenjen e lexuesit kur e
dimë se lulja është një bimë barishtore
zbukuruese dhe ka një aromë tejet të mirë
dhe me ngjyra të lloj-llojshme.
Pasi që ne kemi lloje të ndryshme të luleve,
si lule behari, lule blete, lule maji, lule bore, lule dielli,
lule floriri e shumë lloje të luleve, poeti nuk
dallon lulen në këtë rast, sepse lulen do ta
simbilozon me secilën lulë që mund t'i përshtatet
personazhit në fjalë.
Ne do të shofim më poshtë në pozinë
e poetit Ferizi e cila quhet "Në grepin e bukurisë"
"Në grepin e bukurisë"
Shkruan: Xhelal Ferizi
Po citojmë:
duke kërkuar nëpër valët e jetes
duke kërkuar nëpër mbretërinë e luleve
nëpër shekujt e caqet e erlehtes
bukurinë kërkova nëpër përralla e
fabuleve
nëpër vargje të poetëve e nëpër
mbretëri pagane
nëpër proza e tregime e urata
kërkova nëpër dritë xixillonjash e nëpër
dritë hane
nëpër kohra ëndrrash nëpër netë
të gjata
Se sa poeti i talentuar Xhelal Ferizi, me përvojën
e tij të traditës poetike shqiptare, arrinë
të kap nga mbrendësia që prekë idenë
kryesore të "grepit të bukurisë"
për një stilizim sa më të kapshëm
për vet lexuesin. Mbrendësia e poezisë e titulluar
"Në grepin e bukurisë", ka të ngjarë
me ate sikur do të thoshim ; "Në grepin e dashurisë"!
Kjo gjithësesi se vjen pas "grepit të bukurisë"
e din mirë autori dhe përshkruan ngjarje që
elimonon kufirin e të dashuruarit. Pse ?! Sepse vet poezia
kur thot: "duke kërkuar nëpër valët
e jetes", "duke kërkuar nëpër mbretërinë
e luleve", dhe që vazhdon më tutje, "nëpër
shekujt e caqet e erlehtes",
"bukurinë kërkova nëpër përralla
e fabuleve". Në këtë poezi, vërtetë
kemi një vëllim të të krijuarit me vlerë
poetike të autorit Ferizi, dhe me shprehje që korrespondojnë
me ngjerjen që kërkon në "valet e jetës"
në "mbretërinë e luleve" e shkon
përtej "erëlehtes" e deri te "fabula".
Ka një kombinim të qind përqind me vet titullimin
e poezisë, kurë njeriu bjen në "grepin
e bukurisë". "Grepi i bukurisë" !?
Çka don të thot poeti në kuptimin e mirëfillt
të fjalës?! A nuk mund të thuhet se kjo është
sa filozofike, sa poetike, sa artistike, sa universale, gjë
që lexuesi, e po ashtu edhe studiuesi mund të i
jap kahje në forma të ndryshme poetike.
Citojmë më tutje:
"nëpër vargje të poetëve e nëpër
mbretëri pagane", "nëpër proza e
tregime e urata",
"kërkova nëpër dritë xixillonjash
e nëpër dritë hane", "nëpër
kohra ëndrrash nëpër netë të gjata"
!
Vargjet që i cituam na bëjnë të ditur
se këtu kemi të bëjmë me një shprazëtirë
të thellë shpirtërore, kur kërkimi shkonë
nëpër detin poetikë të gjërë
të shprehjeve poetike që ka vet poeti Ferizi, kur
citohen: "nëpër mbretëri pagane","urata",
kërkimi në "dritën e hënës"
apo kur thot: "nëpër kohëra ëndrrash
nëpër netë të gjata" ! Tejet poetike,
me një motiv të arsyeshëm e bënë
dhe autori arrinë të arsyeton titullimin e poezisë.
Duhet besuar se poeti ka të bëjë me një
realitet të ngjarë, dhe krijon imagjinatën
e vet tejet krijuese për një përshkrim të
ndodhisë.
Aftësia e poetit Ferizi, arrinë që përmes
krijimtarisë së tijë të gjërë
poetike, realitetin ta shëndërroj në diqka
në in-egzistente, por edhe të kundërten, in-realitetin
në egzitencë dhe ngjarje.
Po citojmë më tutje:
"kërkova në vrrije kërkova në
shkrep", "kërkova në yje me shtigje",
"dhe rashë një ditë si peshku në
grep", "tërhequr nga bukurija nëpër
shekuj'brigje"!
Shprehimisht në këtë poezi, dominon realitet
i hidhur i ngjarjes, në mos arritjen e një braktisje.
Grepi është diq që mund të mashtron, dhe
pa dashtas njeriu mund të bie në këtë
kurthë. Për zënjen e peshkut, njeriu zbuloi
grepin, si kurthë tejet e përsosur në zënjen
e tij. Prandaj, autori Ferizi përdorë me një
mjeshtri të rrallë fjalën "grep"
që njeriu mund të bie, që simbolikën në
këtë rast në vend të peshkut përdoret
"bukurija". A mund të përdoret "bukurija"
si grep për joshjen e një personi? Pa tjetër
se në këtë rast është tejet identike.
Prandaj kjo poezi buron nga esenca e një realiteti të
hidhur.
Poeti deri në vargjet e fundit të poezisë
"Në grepin e bukurisë", arrinë që
t'i ikë shprehjeve më konkrete dhe më përmbajtësore,
përderisa sa në vargjet e fundit, qet në pah
realitetin;
Lexo :
si peshk i pafajshëm me zemer biluri
nëpër valët e kërkimit
ku arti i notit e syri im zuri
një biondinë me pamje të gjevahirit
Kush dual në pah ? Bjondina, ajo për çfar
cekëm më lartë, se aftësia e të kriuarit
në poezi nga poeti Xhelal Ferizi, ka rrugë të
shumta për t'i ikur kuptimësisë së ngjarjes,
dhe në të shumtën e rasteve, arrinë një
krijimtari sa poetike aq edhe filozofike.
Poeti Ferizi, disponon një diapazan të madh
shprehjeve poetike gjë që kjo nuk ndodhë tek
të gjithë krijuesit.
Lexojmë me vëmendje: "si peshk i pafajshëm
me zemer biluri", "nëpër valët e
kërkimit", "ku arti i notit e syri im zuri",
"një biondinë me pamje të gjevahirit".
Se syri ka zënë "biondinën" dhe se
bjondina me bukurinë e saj arrinë të shëndërrohet
në "grep", aspak nuk do mend. Kjo është
dashuri e fatit të individit, që rastësisht
bjen në grepin e bukurisë. Por edhe aftësi
e poetit në një përshtatje "shabllon",
që arrinë në përshkrim, p.sh. poezia në
fjalë "Në grepin e bukurisë", shihen
kufijtë e shtrirjes kur thuhet: "nëpër
valët e kërkimit". Shtrirje detare si peshk
i pafajshëm (simbolika, si njeri i pafajshëm), por
gjithësesi në kërkim e që rastësisht
bie në "Grepin e bukurisë".
Poeti, si kriter në këtë poezi, mer realitetin
dhe korektësinë totale të ngjarjes, që
përbëjnë materjen e poezisë në fjalë.
Edhe kjo vjershë, sikurse shumë vjersha të
tjera të poetit Ferizi, kanë një kuptimësi
më reale dhe më kuptimplote për lexuesin, e
që në shumë poezi, hasim në një pakuptimësi
si afësi e poetit që përdor kriterin "mos
ta kuptoi lexuesi" por inspiron në futje më
të thellë në mbrendësi të poezisë.
Qka motivon poetin kjo poezi ?! Pse del konkret dhe është
tejet më përkufizues i kësaj
vjershe ?!
Lexo:
"dhe mbeta në grep i varur për jetë",
"kahdo thumbi i sajë me lak", "nëpër
brigje e udhë rob i sajë jam tretë", "me
i zjarrë e prush në të dashuruarin gjak".
Se poeti zbulon një të vërtetë kur thot:
"dhe mbeta në grep i varur për jetë",
"kahdo thumbi i sajë me lak", është
shumë e vërtetë, pasi e pohon vet në vargje.
Poezia trajtohet si e vërtetë dhe korrespondon me
"bukurinë" përmes poezisë, që
paraqet një mesazh se "bukurija" ka bërë
jo vetëm përshtypje, por është krijuar
krijes që vlenë të sakrifikosh, kur thot ;
"nëpër brigje e udhë rob i sajë jam
tretë", "me i zjarrë e prush në të
dashuruarin gjak".
Poezia e Xhelal Ferizit, dhe të krijuarit e tij në
poezi, lë të kutojë se ka një pasuri tejet
brilante në ide fjalësh dhe ide formuluese në
përputhshmëri të afërta të ngjarjes.
Prirje të jashtëzakonshme në kombinacionin
kuptimor të fjalëve në poezi, ka një stil
të veçant poetik në përshkrimin e ngjarjes
në poezi. Përshtatje identike me vlera esenciale
dhe kuptime të drejta apo më tërthorazi, mahnitë
lexusit, sidomos ata që dinë të kuptojnë
se çfar do të thotë krijimtaria poetike apo
vlerë poetike.
Po ilustrojmë me një vjershë që quhet
"Valët e lotit:
Lexo :
Valët e lotit
Shkruan: Xhelal Ferizi
nëpër valët e lotit secili shekull'dridhje
që vret
nëpër dridhjet e tyre dënestare
nëpë rrugë të huaja të epokave shkret
po qajë dhimbshmërisht me ankime shqiptare
Ka të ngjarë se poeti Ferizi, kësaj radhe
ka shkruar pranë detit, apo detin e parafrazon para syve
të tijë. Kurse "dridhjet në shekuj"
(shekull'dridhje) i quan vrastare. Pse ?! Për arsye të
përforcimit të ides se vuajtja e shqiptarëve
e kombit të tij, që nuk përkufizohet me vite,
as me dekadë, por janë kohët e gjata me shekujt
që kanë vrarë, kanë mërguar, kanë
vujatur në pritje të lirisë. Fjala "shekull'dridhje"
është fjalë e re në poezi, e që këso
fjalësh të ideuara mund të gjeshë vetëm
tek poetët e mëdhenjë të kohës moderne,
e në këtë rast sikurse që është
poeti Xhelal Ferizi. Fjalë, që ka një kuptim
tejet të kompletuar në përshtatje të vuajtjeve
të kombit me kohë aq të gjatë. Shih: "nëpër
valët e lotit secili shekull'dridhje që vret"
, "nëpër dridhjet e tyre dënestare"
dhe "nëpë rrugë të huaja të
epokave shkret", " po qajë dhimbshmërisht
me ankime shqiptare", e tërë strofa është
me të reja kuptimore.
Kjo dëshmon poetin për aftësinë e
tij në poezi, i cil ka një prirje të thellë
poetike që prek emocionin e lexuesit.
Loti në kuptimin e gjuhës së sotme ka një
kuptim, që është një lëngë pa
ngjyrë, i tejdukshëm dhe me shije të kripur.
Ai del në raste të veçanta nga syri i njeriut,
sidomos në rastet e hidhërimit, mallëngjimit,
përmallimit e po ashtu edhe të gëzimit. Autori
Ferizi, në këtë rast, përjashton lotin
e gëzimit, ai nuk ka ven në poezinë e autorit
"Valët e lotit" . Autori në këtë
poezi lotin e paraqet si të hidhërimit, mallëngjimit,
përmallimit. Lotët e shekujve, që shëndrohen
në valë, rrëke lotësh që shëndrohen
në valë, që përfshijnë vuajtjet e
mëdhaja të popullit të tij. Ne e kemi edhe
në rreshtin e dytë të kësaj strofe kur
thot: "nëpër dridhjet e tyre dënestare",
që edhe fjala dënesë (dënestare) ka kuptimin
kur njeriu qanë përmallshëm, qanë nga
thellësia e shpirtit të lënduar, qanë
me "dënes" qanë me ngulqim.
Pastaj vazhdon në rreshtin e tretë dhe të
katërt: "nëpë rrugë të huaja
të epokave shkret", "po qajë dhimbshmërisht
me ankime shqiptare". Autori Ferizi, jo rastësisht
potencon epokën. Epokë, duhet ditur se ka kuptimin
e një përfshirje të rëndësishme në
periudha të ndryshme historike të njerëzimit.
Epoka lidhet me ngjarjet e mëdha të zhvillimit të
njerëzimit dhe bënë këthesa të rëndësishme.
Prandaj, poeti i talentuar Xhelal Ferizi, gjatë gjitha
këtyre epokave kur thot: "nëpë rrugë
të huaja të epokave shkret", populli ynë
ka qenë i ndarë në këto përfshirje,
i përjashtuar dhe i lënë për anash, i
shtypur. Prandaj poeti i quan me plotë të drejtë
"epokave shkret".
Duke e marrë parasysh këtë formulim tejet kuptimor
në përfshirjen edhe të vuajtjes edhe të
shekullit edhe të epokës, autori ja arrinë
qëllimit.
Por ai vazhdon edhe më tutje në strofën e dytë:
Lexo:
jam shekull'ziu i monotonisë,
ku secili çast ësht epokë,
a thua nuk jam ma i etnisë,
e gurët e ftoft'huaj i kam shokë,
Në secilin rresht duke filluar nga i pari: "jam
shekull'ziu i monotonisë", që tani edhe këtu
poeti përdorë një fjalë të re "shekull
ziu". Pse ? Ka arsye poeti kur e përdor këtë
fjalë ? Pa tjetër se po. Bile është nxjerrë
me një mjeshtri artistike. Ose: "ku secili qast
ësht epokë", "a thua nuk jam ma i etnisë",
"e gurët e ftoft'huaj i kam shokë"! Vërtet
ka një motiv duke reflektuar një realitet të
hidhur, por të sakt edhe në përfshirje në
kohë, me një përshtatshmëri vërtetë
poetike.
Autori, Xhelal Ferizi, në këtë rast është
faktor relevant në krijimin e ideve, fakteve dhe koherencës.
Duhet kuptuar se poeti e personifikon vetveten, në
shumicën e poezive sikurse edhe në këtë
strofë, së paku kuptimi është i tillë,
edhe pse kjo mund të jet kushtuar tjetër kuj. Kjo
dëshmon me vet poezinë e cila vazhdon:
Lexo:
Dridhur'dnesjet e mia e luajnë fundin e vullkanit
luajnë shpirt'fundin e detiti
në secilen'dridhje valë loti i vatanit
dhe vdeksija zymtare e kurbetit
E veçanta e të menduarit nga poeti, do të
shofim në këtë strofë se sa me mjeshtëri
fikson gurbetin. Në këtë rast titullimi i poezisë
"Valët e lotit", na kujton krijimtarinë
poetit të math Jeronim Derada, i cili vërtetë
ka shkruar nga mërgimi pranë detit me sy kahë
vendi i tij, vendi i të parëve të tij, i gjakut
të tij. Krijimtari mallëngjyese dhe prekëse.
Këtë poezi të poetit Xhelal Ferizi, kisha
me quajtur "Metaforë letrare" prej një
ngjashmërie identike të ngjarjes por me shprehje
moderne të formuluarit.
Po e lexojmë deri në fund poezinë "Valët
e lotit", dhe kemi me hasur në shumë shprehje.
Thurja e vargjeve të poetit Xhelal Ferizi, çfaqin
kuptimin e mbrendshëm shpirtëror të vuajtjes.
Lexo:
me kodër vuajtjet të mëdha si pllaja
Që shëndrrohen në peshë të shpirtit
tim
më vijnë vala vala oqean'kujtim'largta të mdhaja
dridh'tare secila me valen përthyese mallëngjim
shekull'tare të tej'zgjatura kujtesa që dërmojnë
secila me artin e të kaluares që nxitë mallë
e lot
gurë'qëndresen ato e thërmojnë
kur e sjellin në shpirt'kujtesë secilin të
largtin mot
Sintaksa poetike e poetit Xhelal Ferizi, prej një metode
të formuluarit të poezisë çfaqin interesimin
për studim më profesional të mundshëm.
* * *
Në poezinë e poetit Xhelal Ferizi, "Ura e këputur
e dashurisë" (më poshtë-shkruajtur) pikërisht
aktualizon një problem të lidhur ngushtë përmes
"urës së lidhjes së dashurisë",
e që po e njejta dashuri prap trajton "urën
e këputur të dashurisë" si ndarje. Poezia
ka një dimension dashurie, por mënyra e të
formuluarit në poezi, është tejet artistike
e specifikuar për dashurinë e këputur të
dashurisë së "egzistuar".
Po e lexojmë me vëmendje poezinë dhe do të
shofim se në mbrendësinë e saj, kemi me hasur
"realitet" të hidhur, apo pabesi dashurie.
Po shkojmë në katër rreshtatë e parë
të poezisë, për të kuptuar me motivin.
Lexo :
Ura e këputur e dashurisë
Shkruan: Xhelal Ferizi
Përse uren e jetes e këpute
kur ajo ishte e lidhur me diell
ishe ti ajo që me lute
nuk jam ma i gjerë si qiell
Vet titullimi i poezisë "Ura e këputur
r dashurisë", lë të kuptoj për një
përfundim të pa kthyre, por jo të pa dashuruar
dhe pa pendesë.
Autori krijon dy personazhe në këtë poezi,
personazhin X (iks) dhe Y (ypsilon), apo djalin dhe vajzën.
Kur djali i drejtohet vajzës me një shprehje artistike
: "Përse uren e jetes e këpute", "kur
ajo ishte e lidhur me diell".
Ura ka një kuptim tejet domethënës në
lidhje. Urë që lidhë brigje, që lidh dy
anët e një lumi, që lidh dy anët e një
përroi. Po ashtu kemi ura të llojeve të ndryshme,
të gurit, të drurit, të hekurit, të cimentuara.
Kemi edhe ura me profile të ndryshme, të drejta
apo në formë të harkut. Këto ura ndërtohen,
por edhe rrenohen me kohen. Kanë, ngritjen dhe ramjen.
Pse autori Ferizi, e gjenë urën si pretekst të
kësaj ngjarje? Apo ndoshta pikërisht është
ura që ka ndodhur rastësisht në lidhjen e tyre
dashurore, apo që është lidhur dashurija por
edhe është rrënuar nga vajza apo personazhi
Y ?! Pse autori në poezi nuk përcakton llojin e
urës, gjë që në këtë rast, kishte
me qenë "urë prej druri", duke pasur parasysh
vet rrënimin e dashurisë që kishte me qenë
në përshtatje. Lexojmë dy rreshtat e fundit
të strofës : "ishe ti ajo që me lute"
"nuk jam ma i gjerë si qiell", që djali
del më i avansuar dhe paska qenë i gjërë
si "qielli" në lutjen e parë të vajzës.
Kurse rreshti i fundit : "nuk jam ma i gjerë si
qiell", djali nuk pranon lutjen apo pendesën e vajzës.
Autori nuk don të detalizon më hollësisht ngjarjen,
që për lexuesin len pezull lidhjen dhe ndarjen.
Në këtë rast, sipas poetit në rreshtatë
me sa vijon:
Lexo :
përse uren e jetes e këpute
kur ajo ishte e lidhur me zemer
përse nuk ndriqove me dritë çdo lloj skute
përse kalin e trojes e lakmove në themer
Vajza është vet rrënuesja, ajo e cila "urën
e jetës" e ka këputur, kur ajo ishte e lidhur
me zemër. Apo shkojmë më tutje: "përse
nuk ndriqove me dritë çdo lloj skute", "përse
kalin e trojes e lakmove në themer", prap vajza
merr vërejtjet duke mos ndriquar nëpër çdo
llojë skute, duke e lakmuar "kalin e trojes".
Poeti nuk përdorë rastësisht "kalin e
trojës", por ja arrinë qëllimit dhe bënë
një përshtatje identike me shkatërrimin. Duke
e ditur romancën e "Kalit të trojës"
që është e vetmja metodë për t'u
futur mbrenda kundërshtarit në mbrendësi dhe
për ta shkatërruar duka dalë nga mbrendësia
e "kalit të trojës".
Në momente të caktuara, poeti Ferizi, në
strofën e parë është më intensiv,
kurse në mes të poezisë aktivizon fuqinë
e poezisë, për derisa përfundon dhimbshëm
në rreshtat e fundit të poezisë. Kjo është
një mjeshtëri e ndërtimit të poezisë
së Xhelal Ferizit, që e kam quajtur edhe në
opinion tim të parë, poezia "feriziane".
Aftësia e të krijuarit nga poeti Ferizi, arrinë
që ngjarjen ta shëndërron edhe në legjendë
përmes poezisë, madje edhe me motive të llojeve
të ndryshme.
Poeti Xhelal Ferizi, arrinë shkallën e poetit
me përvojë artistike, të lakmueshme në
krijim poetik individual duke aktivizuar fjalë të
rralla poetike.
Poezia "Ura e këputur e dashurisë",
në mbrendësinë e saj ka pendesë, dashuri,
që nuk kishte guxuar të ndodhë. Lexojmë
poezinë deri në fund.
Lexo :
përse u'a këpute fijet yjeve
infuzion ky i dashurisë jetik
përse i lidhë psehet nyjeve
përse dashurinë e bëre armik
përse uren e këpute të harkut
që lidhej nga arti në art
përse tash i dhe kaq shum dhimbje vargut
që në palcen qiellit prekë e ndihet lart
përse i zgjidhe besatimet
që lidhë i kishim për bese
përse i ke ngri vlimet
e gzimet nëpër mëngjese
përse gzimet i vrave
përse urat me i djegë
si krande ndjenjat i thave
e cicrimen e bilbilit në degë
Katër rreshtatë e parë kur thot: "përse
u'a këpute fijet yjeve", "infuzion ky i dashurisë
jetik",
"përse i lidhë psehet nyjeve", "përse
dashurinë e bëre armik". Korrenspondim poetik,
shpirtëror, që autori gjenë elementet shprehëse
të fjalëvë. "Këputja e fijeve të
yjeve", "infuzioni i dashurisë jetike"
janë mëse artistike dhe kuptimplote. Fijet sipas
autorit kanë qenë të lidhura gjatë deri
në yje, gjë që nuk kanë qenë letë
të shkëputen pa ndonjë përpjekje serioze
"urrejtje". Vet kuptimi i gjatësisë së
rrënjëve deri në yje, le të kuptojë
se dashuria paska qenë shpirtërore, mbrenda për
mbrenda zemrës me një shtrirje deri tek yjet. Megjithëse
poeti gjenë shprehjen autentike kur thot: "infuzion
ky i dashurisë jetik". Lidhjet e dashurisë
deri në yje, kanë qenë një "infuzion"
i dashurisë jetike. Vërtetë poeti e piketon
me këtë shprehje. "Infuzioni", është
fjalë më tepër medicinale, kur gjatë infektimit,
duhet marrë infuzionin kundër infetkimit. Infuzioni
të mbronë fuqishëm kundër infektimit,
të mbanë të qëndrueshëm.
Në mbarimin e poezisë, po citojmë: "përse
gzimet i vrave", "përse urat me i djegë",
"si krande ndjenjat i thave", "e cicrimen e
bilbilit në degë".
Janë disa momente që përcaktojnë kahet
e poezisë, që kanë një strukturim tejet
profesional. Vet struktura e ndërtuar e krijimtarisë
së poetit Ferizi është mjaft origjinale, dhe
ndërhyrja eventuale e ndonjë gjuhëtari apo
kritiku letrar, nuk kishte me pasë arsye për ndryshim
ndërtues (me përjashtim të lektorimit).
Po qe se shkojmë më tutje në vlerësimin
e ndërtimit të krijimtarisë "feriziane"
që del me një prirje fenomenale, e që bie ndeshë
me formulimin e tekstit drejtë-shkrimor, del në
pah, sikur ta kishim marrë dramaturgun e legjendes botërore
Aleksandër Mojsiun. Ai, në jetën e tij as që
ka pretenduar në shkrime të dramave, dhe në
drejtëshkrim. Por e ka mahnitur botën me aktrimin
e tij. Gjë që është identike me poetin
Xhelal Ferizin. Po të kishte asistentë për
të shkruajtur, Xhelal Ferizi duke i cituar poezitë
edhe përmes aktrimit, del si një maragaritar poetik.
Poeti Xhelal Ferizi, fundi i fundit, i paraqitet opinionit
si poet e jo si shkrimtar.
* * *
Poezia "Më gdhendëni në gurë"
e poeti Xhelal Ferizi, me rreth 600 vargjeve, gjë që
do një analizë më të thellë për
t'u ndalur varg për varg.
Natyrisht se poeti në këtë poezi i bënë
disa gërshetime në kuptime duke filluar nga personifikimi
e deri në përkushtim, me një tematikë
kombëtare, resistuese në qëndrim të drejtë
të frymës patriotike.
Kjo lirikë e shkruar nga poeti Xhelal Ferizi, paraqet
sakrificën e atdhetarit me rënditjen e vargjeve
duke dëshmuar prirje të vlerave poetike.
Lexo :
Më gdhendni në gurë
Shkruan: Xhelal Ferizi
jo jo nuk më largoni ju
e bukura shoqëri
miq të dashur që më keni ftu
me të pafundmen dashuri
se unë e kam përbuzë arin
kam prekë flakë e zharin
se unë nuk kam llogaritë
as superfuqitë
as nuk kam kqyrë pazarin
se i del tregu jetes time
për atdhe nëpër krajata mundime
e kam përbuzë mercenarin tradhtarin
që me ftonte
për të shkelë
për të shkelë lulet shqiptare e barin
për të shkelë mbi liri mbi shqiptarin
"Jo jo nuk më largoni ju", "e bukura
shoqëri", "miq të dashur që më
keni ftu", "me të pafundmen dashuri",
kujt i drejtohet poeti me këtë lirikë, me kend
komunikon, pse komunikon përmes lirikës. Pa dyshim
se poeti gjenë gjuhën poetike dhe nuk len asgjë
pa potencuar vërejtjet dhe të mirat e shoqërisë.
Është roje e shoqërisë Kombëtare,
është roje e Kombit që e ruan të mirën
e saj nga e keqja që i përgaditet. Nuk e thot rastësish
poeti :
"Jo jo nuk më largoni ju", "e bukura shoqëri"!
Këtu shifen tendenca edhe nga njerëz të tillë
për ta larguar nga fjala e lirë poetike që
poeti me poezinë e vet krijuese i bënë roje
Kombit. Bili bile, këtu tërthorazi len të kuptoj
se ka zëra edhe nga "e bukura shoqëri",
që bien pre nën trysnin e të ligëve. Me
të drejtë poeti Xhelal Ferizi në këtë
rast mund ta ket marrë veten si personazh i poezisë
e që vazhdon: "se unë e kam përbuzë
arin", "kam prekë flakë e zharin",
"se unë nuk kam llogaritë", "as superfuqitë",
"as nuk kam kqyrë pazarin",
"se i del tregu jetes time". Poeti arrinë të
paraqes shumë pak në këtë poezi lirike,
duke thurur vargjet me idenë e sakrificës. Ndërsa
thurë bukur lirikën në të shkruar dhe
në paraqitje. Lexuesi, i bindur thellësisht, mbi
një realitet të hidhur, të anashkaluar në
kohë njerëz të sakrificës duke rënë
nën individët që kanë "kqyrë
pazarin", kanë bërë pazare me interesat
e Kombit, kanë llogaritur në interesat e tyre të
përfitimit.
Krijimi i bindjes tek lexuesi, arrihet në saje të
aftësisë së shpirtëzimit të poezisë,
gjë kjo nuk i mungon poeti Xhelal Ferizi.
Poeti më tutje shkruan: "As nuk kam kqyrë pazarin",
"se i del tregu jetes time", "për atdhe
nëpër krajata mundime","e kam përbuzë
mercenarin tradhtarin". Kjo është ajo që
e cekëm më lartë për qëndresën
e pa lëkundur të atdhetarit, i cili fiksohet vetëm
për çështjen Kombëtare Shqiptare. Nuk
bie ndeshë me lakmit e sundimtarit, okupatorëve
ndyrësira.
Jo rastësisht poeti Ferizi, përdorë fjalën
merecenar. Mercenarë kanë qenë të gjithë
ata njerëz që kanë qenë të inkuadruar
si ushtarë me pagë të paguar nga një shtet
apo ushtri e huaj, e cila e ka okupuar vendin duke kolonizuar
vende të huaja me metodat më shtazarake të
kohërave. Këta njerëz, viheshin nën urdhërat
të armiqëve, të pushtuesve të Kombit,
me përfitime tejet të ulëta, e shumë herë
edhe falas, pa e ditur dëmin që i kanë shkaktuar
Kombit të vet. Kanë qenë njerëz vetjak,
të ulët, njerëz të shitur apo njerëz
"mercenarë" sikurse e thot në poezi poeti
Xhelal Ferizi.
Përbuzja e "mercenarëve dhe tradhëtarëve"
në kohët kur ata kanë qenë në shërbimin
e armiqëve të vendit, ka qenë ndeshje direkte
me armikun.
Armiku gjithëmonë ka gjetur "mercenarë"
e më pastaj e ka okupuar vendin. Këtë e cekë
në poezi shumë mirë poeti : "që me
ftonte", "për të shkelë", "për
të shkelë lulet shqiptare e barin", "për
të shkelë mbi liri mbi shqiptarinë".
Tërësia e lirikës, në poezinë
"Më gdhendëni në gurë", arrihet
nga diferencimi i "mercenarëve" për të
dal në shesh se edhe sot e kësaj dite ata "mercenarë"
ndodhen në mesin e një pjese të shoqërisë
që po mbyllë sytë për interesa të
tyre personale.
Mirëpo përmes parimit që ka poeti Ferizi,
pikërisht mbështetë figurat patriotike që
sakrifikuan dhe ishin të gatshëm të sakrifikojnë
deri në jetën sublime të tyre, që ishin
me një unitet Kombëtar, kurse nuk kursen "mercenarët"
dhe tradhëtarët", që penguan të drejtën
e një Kombi për t'u liruar dhe pavarësuar.
Lexo:
për paqe e liri, për mal e për vrri
për Nënën Shqipëri,
a e shihni si qajë, sa gurë e dhe ndajë,
duke mos lënë kund glob,duke mos lënë
kund kob,
përmbi ju me ra, ju s' keni me më nda,
nga dheu i Nanes, nga hisja e Dardanes,
as e magjikes etni, ku i thonë Mëmë Shqipëri
Do të ishte e sakt, po të thoshim se në
këta rreshta nuk ka aq e pasuri fjalësh të
reja sikurse që jemi mësuar nga poeti Ferizi, por
ka një larmi të mrekullushme në kombinimin
e vargjeve. Krijon një emocion tek lexuesi kur thot:
"përmbi ju me ra, ju s' keni me më nda",
"nga dheu i Nanes, nga hisja e Dardanes", "as
e magjikes etni, ku i thonë Mëmë Shqipëri".
Megjithatë, marrë në tërësi, poezia
"Më gdhendni në gurë", fund e krye
është dedikuar njerëzve atedhetarë.
Po qe se i qasemi një analize më të mbrendshme,
kemi me pa se është tejet imponuese dhe se autori
çfaq në pah problemin që duhet dal nga shpirti
i sinqert i atdhetarit. Ka përplot imazhe lirike, që
krijon një vlerë poetike dhe gjallëruse, e
po ashtu edhe emocionale.
Po shkëputim disa vargje nga kjo lirikë të
kasaj poezie:
Lexo :
që të mos ju quajnë të ult
e punën ta keni kult
e dijet shkollore
si hyjnitë qiellore
e lidhjet për dore
te gjithë nëpër fije
si damarë etnije
si zingjirë etnik të Mëmë Shqipërije
Çfar lidhshmërije të fjalëve, që
kanë një kuptim dhe mesazh në vetvete. Gjallërim
i vërtetë i poezisë, që ndryshon në
hyrje të poezisë por është në lidhshmëri
të plotë me vet titullin e poezisë "Më
gdhendni në gurë".
Përputhja e vargjeve të krijimtarisë së
poetit Xhelal Ferizi, kapin një horizont të madh
kuptimesh.
Shife: "që të mos ju quajnë të
ult", "e punën ta keni kult". Kulti në
kuptimin fetar që do të thot: "shërbesë
fetare për nderë të një hyjnie, apo edhe
adhurim a nderim i tepruar ndaj dikujt, që ka një
cilësi dhe veti të jashtëzakonshme", që
poeti pretendon që puna për Kombin të ket kult
hyjnor.Ose kur thot: "e dijet shkollore", "si
hyjnitë qiellore", "e lidhjet për dore",
"të gjithë nëpër fije", "si
damarë etnije", "si zingjirë etnik të
Mëmë Shqipërije".
Se autori ka një dispilinë të të krijuarit
në krijimtarinë kombëtare, se ka qenë
i etur për dijen e çështjes kombëtare
që populli të shkollohet sa më tepër,
tregojnë vargjet e lirikës, kur shkruan, "e
dijet shkollore", "si yjni qiellore", "lidhjet
për dore".......... e kështu me radhë
deri te "si zingjirë etnik të Mëmë
Shqipërije". Kështu që kjo lirikë
del nga rrafshi personal në at universal Kombëtar.
Paraqet diagramin poetik të shtrirjes në poezi dhe
në përfshirjen e gjithëmbarshme.
Po marrim disa vargje nga mesi i lirikës po të
njejtes lirikë "Më gdhendni në gurë",
ku ndër të tjera citohet ;
Lexo :
Ju nuk më largoni o shoqri shqiptare
se unë i marr shekujt nëpër gjuhë amtare
edhe i nxis n' për ju nëpër thelb e gjak
me folë drejt e mirë pa hile e pa lak
e ju sjellë dobi gjithkah shpirtit tuaj
duke ju mbjellë vargje nga ky dhe i huaj
ku kam mbetë i tretur si një gurë me halle
unë ju mbloj me vargje nga kto anë me zalle
unë ju dërgoj shprehje me mote e lotit
njëmijë dashuri nëpër qiell të Zotit
Secili varg ka kuptimin dhe lidhet me secilin varg tjetër.
Këtu qëndron aftësia e vet autorit, që
ka një pasuri të pashterrshme fjalësh në
ndërtimin e poezisë.
Lirika, në fjalë, do të kishte me mbet e mangët
nga poeti, pot të ishte mbetur në lirikën individuale
apo mbrenda suazave të individit.
Poeti Xhelal Ferizi, e nuhatë qysh në fillim
se kjo lirikë duhet të ketë një shtrirje
më të gjërë në rrafshin horizontal
dhe Kombëtar.
Sa e fuqishme është shprehja: "Ju nuk më
largoni o shoqri shqiptare", "se unë i marr
shekujt nëpër gjuhë amtare", ku tendenca
e autorit për lexuesin del se poeti nuk dorëzohet,
nuk largohet, por për motiv e ka Kombin, që në
krijimtarinë e tij do t'i futë ngjarjet më
madhore me vlera patriotike në poezinë e vet.
Ose : "edhe i nxis n' për ju nëpër thelb
e gjak", "me folë drejt e mirë pa hile
e pa lak",
"e ju sjellë dobi gjithkah shpirtit tuaj",
"duke ju mbjellë vargje nga ky dhe i huaj",
"ku kam mbetë i tretur si një gurë me
halle", "unë ju mbloj me vargje nga kto anë
me zalle",
"unë ju dërgoj shprehje me motet e lotit",
"njëmijë dashuri nëpër qiell të
Zotit". Shumë artistike dhe emocionale. Shifet se
identitetit Kombëtar, e ka okupuar thellësisht autorin,
që përveç tjerash kur thot: "unë
ju dërgoj shprehje me motet e lotit", "njëmijë
dashuri nëpër qiell të Zotit".
Kështu që lirika mbrenda saj merr kuptim tjetër
hapsinor, kuptim më të fuqishëm. Këtu
autori i lirikës Ferizi, vetëdisohet në momentin
e caktuar dhe i përshtatet titullit të vet lirikës,
që kultivon dashuri për vendëlindjen, duke
dërguar "shprehje" "lot" "njëmijë
dashuri" nëpër "qiell të Zotit".
Marrë parasysh idealin e lirisë të poetit
Xhelal Ferizi, i cili i përkushtohet të mirës,
e nuk len venë për të keqen, has në mospajtim
me rendin e gjërave të pavlera në botë.
* * *
Poeti Xhelal Ferizi, në krijimtarinë e tij, arrinë
që të përfshij, periudhat kohore, ngjarjet
e periudhave të ndryshme, dëshmorëve dhe patriotëve
që derdhen gjakun për popullin Shqiptar të
të gjitha kohërave, aspak nuk i shmanget problemeve
sociale e Kombëtare. Poeti arrinë që secilën
poezi ta tiullon me një përshtatje identike të
ngjarjes dhe i jap kuptimin e plotë. Shumicën, apo
pjesën më të madhe të poezive të
poetit në fjalë në mbrendësin dhe përmbajtjen
e saj, mund t'i kupton vetëm me anë të titullit
të saj. Në secilën poezi do të hasim se
poeti në cilën formë e fikson ngjarjen. Po
qe e fikson poezinë me personazh pozitiv, ja del që
personazhin e poezisë ta nxjerr si hero të poezisë.
Por aftësia e poetit Ferizi, është tejet kritik
gjatë fiksimit në poezinë e kundërt me
ate si hero i poezisë, ja del që të kap qëllimin
me një objektivitet tejet real.
Poeti Ferizi, gjithnjë ndeshet me të pa vërteten,
tradhëtinë dhe montimet. Këtu ai nuk toleron,
duke e ditur dëmin e tyre. Ideali i tij, është
i krijuar mbi një bazament të fortë të
traditës Kombëtare dhe atdhetare. Ka lindur i till
duke rezistuar ekzistencen shoqëroro-politike, me një
botëkuptim të shtrirjes së gjërë
atdhetare.
Poeti, është mase insistiv për arritjen e përfshirjes
së ngjarjes në poezi, dhe identifikimin poetik.
Kjo është vërejtur me kohë.
Shofim në poezinë "At ditë në
Mitrovicë", do të thot se poeti nuk i shmanget
ngjarjes, përkundrazi futet në ngjarje dhe përmes
poezisë identifikon edhe ngjarjen, herë herë
tërthorazi, e herë herë drejtë përsëdrejti,
duke nxjerr subjektin (njeri) në sipërfaqe, në
anën tjetër synon ngjarjen dhe në fund i jep
karakterin. Po marrim dy strofat e para të kësaj
poezie kushtuar dëshmorit të Kombit, Isak Ibrahimi
:
Lexo :
At ditë në Mitrovicë
Shkruan: Xhelal Ferizi
Kushtuar dëshmorit Mitrovicas Isak Ibrahimi
At ditë Ibrit i rrodhën lotët nga kullimi
Përgjakshëm qau e vajtoj secila fije bari
Mbi dhe ra dëshmor i lirisë Isak Ibrahimi
I shqiponjes nji zog shqiptari
At ditë lulet për së gjalli janë vyshkë
Atdheu mbeti pa djalë
At ditë thonë edhe hekurat e ures shqiptare janë
ndryshkë
E Ibri ka dënesë me valë
Qysh në fillim kur shkruan: "At ditë Ibrit
i rrodhën lotët nga kullimi", Përgjakshëm
qau e vajtoj secila fije bari", "Mbi dhe ra dëshmor
i lirisë Isak Ibrahimi", "I shqiponjes nji
zog shqiptari", vimë në përfundim, se
poeti inspiron lexuesin, ngacmon thellë qenien shpirtërore,
sidomos kur prekë : "lotin e kullimit", pastaj
vazhdon kur thot: "përgjakshëm qau e vajtojë
secila fije bari". Simbolika e vajtimit të secilës
fije bari, është diçka që në botën
poetike rrallë mund të takosh këso shprehje
poetike, me një kutpim të gjërë dhe përfshirje
të madhe. A thua, poezia "feriziane", tani
nuk i shpirtëzoi edhe fijet e barit, përmes një
poeme sa artistike, e një kushtrimi kushtuar dëshmorit
!? Jo se i kanë dhënë një shpirtë,
por qojnë peshë secilin lexues të vëmendshëm,
duke përdorur gjuhën poetike në përshkrimin
e ngjarjes, kushtuar heroit dhe fatin e tij tragjik. Poeti
vazhdon : "Mbi dhe ra dëshmor i lirisë Isak
Ibrahimi", "I shqiponjes nji zog shqiptari"
! Në këtë poezi, poeti Ferizi, arrinë
shkallën më të lartë të kuptimësisë,
me një përpjekje shprehjesh më të përsosura
dhe shifet se ka qenë i inspiruar nga vet vepra e dëshmorit
në fjalë. "Mbi dhe ra dëshmori i lirisë",
"I shqiponjës një zog shqiptari"! Çka
është kryesore për poetin? Të arrijë
besnikërisht fillimin e drejtë duke filluar nga
lartësia e diagramit poetik "ferizian".
Pastaj vazhdon : "At ditë lulet për së
gjalli janë vyshkë", "Atdheu mbeti pa
djalë", "At ditë thonë edhe hekurat
e ures shqiptare janë ndryshkë", "E Ibri
ka dënesë me valë" !
Fjala "vyshkë" është diq që
i mungon uji, gjaku, thatësirë e vërtetë,
e që poeti lulet në mungesë "gjaku"
shqiptari që janë vyshkë, e thot : "Atëdheu
mbeti pa djal" !
Xhelal Ferizi, si poet me imagjinatë të avansuar
që i ngjanë poetëve të mëdhenjë,
gjenë emocionin prekës dhe fjalët gjithnjë
në funksion të poezisë.
Poezia "At ditë në Mitrovicë",
në strofën e tretë dhe katërt, shkruan
:
Lexo :
Ka qa thonë edhe e shëndritshmja hana
Yjet me qerpik në lot janë stërmekë
Një varr të ri po e hapte Dardana
Nji yllë i qiellit të lirisë ka vdekë
Nga larg nji plumb ra në një zemer
Goditi mu në aorten trime arbnore
Aty ku i thonë Shqipni dheut të lashtë me emer
Do të kemi të lirisë përmendore
Lirisht mund të themi, se poezia është
temë konkrete, e kushtuar për dëshmorin, me
emër dhe mbiemër. Madje edhe vendin, ngjarjen, urën,
kohën e cek poeti me një saktësi shumë
të sakt. Poeti mobilizohet edhe më fuqishëm
kur e din se në këto vende është vendlindja
e tij, e rritës dhe e veprimtarisë patriotike. Ngjallë
emocione rinore, ngjallë ndjenjen shpirtërore të
përjetimeve rinore, nga një distancë e madhe
me një statut mërgimtari.
Në strofat në vijim shkruan poeti :
Lexo :
At ditë yjet e qielli e kanë pa gjakun
Kur gjuajti armiku pansllav me prejardhje akull'borë
Kur plumbi mu në zemer e goditi Isakun
Ra me nji oh mbi dheun arbëror
U errsua atë ditë edhe dielli
E çielli e qau i etnisë
Pranvera shum qau e prilli
Për lulen e kuqe t' lirisë
Imagjinata poetike e ndërtuar nga poeti, ngulitet thellë
në kokën e lexuesit : "At ditë yjet e
qielli e kanë pa gjakun", "Kur gjuajti armiku
pansllav me prejardhje akull'borë", "Kur plumbi
mu në zemer e goditi Isakun", "Me një
oh ra trimi mbi dheun e lashtë arbëror" ! Dëshmori
Isaku, goditet me plumb në zemër, nga gjuajtja e
armikut pansllav. Përshkrim identik me ngjarjen, thuase
poeti ka qenë në ngjarje, ka qenë i pranishëm
në këto protesta kundër dhunës serbe e
cila i detyroi 4 fëmijë të vdesin në lumin
Ibër, e veç mos të bien në dorën
e tyre gjakatare. Gjakun e dëshmorëve e shofin edhe
yjet e qiellit, sepse ka qenë gjak "lirije".
Poeti gjithnjë zbulon dimensionin dhe kuptimin e ngjarjes.
Përceptimi poetik i poetit Ferizi, është tejet
origjinal, ka një përshtatje reale në formulimet
e tij poetike. Strofa në vijim : "U errsua atë
ditë edhe dielli", "E çielli qau i etnisë",
"Pranvera shum qau e prilli", "Për lulen
e kuqe t' lirisë" ! Produkti kryesor i ndërtimit
të imagjinatës së poezisë, "At ditë
në Mitrovicë", janë ngjarjet e 17 marsit
2004 në Mitrovicë. Poeti inspirohet nga kjo rezistencë
e fuqishme, që ka një mesazh, se shqiptarët
nuk do të heshtin në padrejtësit që u
bëhen, kushdo çoft ai. E aq më pak nga një
anmik shekullor siq është serbi. Dëmi i tyre
shekullor mbi popullatën shqiptare, është i
skajshëm, i pa kursyer në çdo metodë
të shfarosjes etnike. Por dëshmorët e Kombit,
e mbrojten Atëdheun e tyre, sikurse rasti në fjalë,
janë me qindra e qindra raste. Dëshmori kur bie
për liri e thot poeti : "U errsua atë ditë
edhe dielli" ! Pa tjetër se errësohet dielli.
Ose : "E çielli qau i etnisë" , "Pranvera
shum qau e prilli", "Për lulen e kuqe t' lirisë"
!
Janë të fuqishme dhe tejet artistike.
Lexojmë më tutje:
Lexo :
Shupkovci çau e Tavniku
Ka dënesë Kosova Shqiptare
E vrau Isakun armiku
At ditë ra zija kombëtare
At ditë thonë kanë qa rrezet e shkëlqimit
Trishtueshëm edhe zogjt kanë cicrue
At ditë gjaku i kuq i Isak Ibrahimit
Mbi dhe për liri ka vlue
Mbrenda përmbrenda poezisë, ka vlerë poetike
dhe është tejet ideore dhe e fuqishme në interpretim.
"Shupkofci çau e Tavniku", "Ka dënesë
Kosova Shqiptare", "E vrau Isakun armiku",
"At ditë ra zija kombëtare" ! Shupkovci
(vendëlindja e dëshmorit Isak Ibrahimi), qau e Tavniku
(Ilirida), Kosova Shqiptare, armiku dhe zija Kombëtare,
që mbështeten në titullimin e vet poezisë
në instancë të lartë. Të gjitha elementet
të inkorporuara në poezi, kompletojnë ditën
e ngjarjes, me një formulim bashkokëhorë. Zija
Kombëtare e shpallur ditë zie nga Presidenti i parë
historik dhe shpirtëror i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova,
ishte vërtetë ditë zije për të gjithë
të rënit e ngjarjeve të marsit 2004, e po ashtu
edhe për dëshmorin e Kombit Isak Ibrahimin. Jo rastësish
poeti Ferizi, qet në pahë ditën e zisë
Kombëtare.
Këtu poeti prekë pikat më delikate të
ngjarjes që i qet në tablon poetike. Priret për
kahë modernizimi i poezisë që këtë
metodë të thurjes në vargje, unë e kam
quajtur dhe e quaj, metodë poetike "feriziane".
Shofim në dy strofat e fundit çfar ideje të
formulimit që vargu nga vargu nuk dallojnë përveçse
kuptimit:
Lexo :
Ai ra për dritë lirije
Ai ra për të lashtin atdhe
Ai ra për tokë Dardanije
Për tokën e t' parve me dhe
Ai ra për trollin etnik
Ai ra, ishte i bukur i degë's shqiptare pip
Ai ra për, për trollin Ilirik
Për gjuhen amtare shqip.
Të gjitha mbaresat e vargjeve në fjalë, janë
të zgjedhura me kujdes dhe me kuptim poetik e Kombëtar.
Për çfar ra dëshmori: Për dritë
lirije, për të lashtin atëdhe, për tokë
Dardanije, për tokën e t'parëve me dhe, për
trollin etnik, për degën shqiptare pip, për
trollin Ilirik dhe së fundi poeti gjenë shprehjen
emocionale për secilin lexues kur thot: Për gjuhën
amtare shqip.
Ky variant i poetit Xhelal Ferizi, i të formuluarit
dhe ilistruarit në vargje poetike, kultivon vleratë
më të larta poetike dhe Kombëtare, që
pasurojnë krijimtarinë poetike të mirëfillt
shqiptare.
Se temat përgjedhëse të poetit, nuk janë
të tijat, këtë e kemi vërejtur me kohë,
sepse poeti diktohet nga koha dhe ngjarjet e çështjes
Kombëtare, që ai i përjeton me shpirt, dhe
reagon në poezi, kjo qëndron. Poetin Xhelal Ferizi,
e dikton ngjarja, situata e mbi të gjitha çështja
Kombëtare shqiptare, të cilat i përjeton denjësisht
ku pastaj ai Ai i nënshtrohet përmes poezisë
arritjeve të mëdha shqiptare që kanë ndikuar
dukshëm në arritjen e rezultatit të krijimtarisë.
Poezia tek poeti Ferizi, nuk është thjesht vetëm
poezi, por ka edhe kritikë indirekte dhe direkte. Kjo
dëshmon në shumë lirika dhe poezi të krijimtarisë
së tij.
I gjithë ky poetncial i madh i të krijuarit
të poetit Xhelal Ferizi, i preokupuar me jetën dhe
veprën poetike, do të shtyjë shumë kritik
për t'u marr me poezinë "feriziane".
* * *
Imagjinata e poetit, është e pasur me ide për
të krijuar, e që shumë prej tyre na bien në
sy e që është një numër i madh i
poezive, numër ky i konsiderueshëm e krijimtarisë,
na bënë me dije se poeti është i preokupuar
me jetën në forma të ndryshme dhe dëshirën
e tij të jetuarit.
Ne kemi me pa në poezinë e imagjinuar nga poeti
Ferizi, e cila është titulluar nga poeti:
"Kur shkova në diell", e që mendohet se
është njëra ndër imagjinata më e
përsosur e të formuluarit në poezi. Poezia
ka karakter ankimi, në instancën më të
lartë planetore, pra tek "dielli".
Lexo :
Kur shkova në diell
Shkruan: Xhelal Ferizi
nga etja për dritë shkova drejt e në diell
duke ecë me flatra duke ikë nga errësira
dhe sa më lart, duke ikur flutrim, nëpër çiell
më doli para rrezëtarja, krahëlira
u quente kështu përcjell'sja e miqve, ajo shoqëruese
diellore
që kishte trup rrezje zemër rrezje, e strukturë
si në shpirtë si në gjak rrreze ishte, ajo
rrezatore
ma shkriu vuajtjen të tokes, dhe lotin si gurë.
Poeti, futet lirshëm në spektrin e imagjinatës,
i motivuar nga dëshira, që ndokun të gjej mbështetjen
e tij, të vuajtjeve, dhe nga një etje e madhe për
dritë që thot në dy rreshtatë e parë;
"nga etja për dritë shkova drejt e në
diell", "duke ecë me flatra duke ikë nga
errësira". Të imagjinuarit e poezisë është
e një lloji të veçant, sidomos kur autori
këtë botë në planetin e kësaj toke
e quan "errësirë", e ikja nga kjo "errësirë"
me flatra drejt diellit, poetin e bënë të lumtur
se më në fund e gjeti "rrugën" e
tij.
"Dëshira e madhe drejtë diellit, nënkupton
tek poeti urrejtjen e madhe të errësirës nga
toka".
Këtu ndërlidhen dy komponente që i paraqet
poeti e që bien ndeshë njëra me tjetrën,
dëshira e dritës që nënkupton diellin,
dhe errësirën që nënkupton tokën.
Këtu shifet një përvojë e poetit në
ndërlidhjen dhe kuptimin e poezisë, që për
lexuesin është më e kuptueshme, edhe pse poezia
ka të bëjë me imagjinatën.
"Dhe sa më lart, duke ikur flutrim, nëpër
çiell", më doli para rrezëtarja, krahëlira",
tani poeti krijon edhe personazhin që e quan "rrezëtarja".
Sa bukur poeti i jep kuptimin e kësaj imagjinate, që
futë personazhe në krijimin e fatntazisë tek
lexuesi, që realizon mjaft me përpikëri hyrjen
e poezisë në një ngritje. Përqëndrohemi
me vëmendje tek katër rreshtatë epoezisë
: "u quente kështu përcjell'sja e miqve, ajo
shoqëruese diellore", "që kishte trup
rrezje zemër rrezje, e strukturë", "si
në shpirtë si në gjak rrreze ishte, ajo rrezatore",
"ma shkriu vuajtjen të tokes, dhe lotin si gurë".
Teksti poetik nga një përvojë e të krijuarit
merr një shtrirje të gjërë të kuptimeve
dhe karakterit të imagjinatës në poezinë
"Kur shkova në diell", krijon imazhin jetësor
të njeriut në tokë, i cili kishte me qenë
sikurse ai në diell. Poezia, ka karakter të gjërë
kuptimor, trajton të drejten e njeriut për të
jetuar, trajton të drejten për egzitencë si
fakt i sëndërtimit të rrugës objektive.
Njeriu, shumë herë ëndërron jetën
përmes një imagjinate që krijon shpikje për
një botë më të mirë, më të
begatshme. Aftësia e të krijuarit, të ndërtuarit,
të jetuarit, varet nga vet njeriu në vetëdijen
e vet duke e parë botën më të ndryshuar,
më të begatuar që paraftyron botën e lirë
dhe të qytetëruar, sikurse në rastin e kësaj
poezie që është e ndërtuar mbi imagjinatën
e poetit Ferizi. Thjeshtë, imagjinata kërkon aftësi
të të menduarit në paraftyrime, kërkon
zotësi për të krijuar, për të zbuluar
ose për të shpikur diq të re, e që mund
të hyj në punë njeriut të ditëve
të sotme. Përveç këtyre, ajo kërkon
përvojë të njohurive të reja, në
imagjinatën me mendje të shëndosh, duke i trajtuar
si të mundshme. Poeti ja del kësaj me sukses, sidomos
në poezinë në fjalë, ku në vazhdim
shkruan:
Lexo :
kur hyra në mbretëri me një dënesje dheu
në çerpik
me ligj të tokes së ftoft, me gjuhë të
pakuptim
mendova se më shohin urrejtshëm si armik
më sollën një engjëllushë n'përkthim
e cila diellit ankesat e mija ia përkthen
përse unë në tokë nisa e thash përse
nëpër krim
pse o diell me ecë po na len
pse o diell, përse po na nxenë
Shtrirja e poezisë "Kur shkova në diell",
në rreshtat e më sipërpërmendur, që
shkruan :
"kur hyra në mbretëri me një dënesje
dheu në çerpik", "me ligj të tokes
së ftoft, me gjuhë të pakuptim", "mendova
se më shohin urrejtshëm si armik", "më
sollën një engjëllushë n'përkthim",
ka një kuptim tejet real të trajtimit të njeriut
me të drejta të cunguara të lirive të
tij. Se autori arrinë bukur në paraqitjen e kësaj
poezie për të drejten e popullit shqiptar, është
e pa diskutim. Këtu nxirret në pah, padrejtësia
e popullit shqiptar, kur autori gjenë fjalët shumë
të përshtatura : "kur hyra në mbretëri
me një dënesje dheu në çerpik",
"me ligj të tokes së ftoft, me gjuhë të
pakuptim", sepse hyrja e njeriut në zyrat e okupatorëve,
ka qenë vërtetë dënesje, me një frikë
nga gjykimet e mundshme të diskriminimit. Po pse autori
në poezinë e tij e cekë: "me ligj të
tokes së ftoft, me gjuhë të pakuptim"
! Kjo nuk është ideuar vetëm sa për ta
mbushur me një varg poezinë. Por në mbrendësinë
e saj, ka një kuptim kritik ndaj padrejtësive të
njerëzve që u shtrohen, ndaj diskriminimit të
se drejtës së tij, e që poeti e trajton si
"ligj" të tokës së ftoft, me gjuhë
të pakuptim. Moskuptimi i gjuhës, për poetin,
mendohet të jet se popujtë e këtij planeti
janë të pakuptueshëm, shprehimisht janë
njerëz që u duhet edukata, kultura njerëzore.
Poeti kur shkruan : "atje gjithëçka ishte
e arit", "si kroni si ujë si ato pika",
"si shiu dhe rrushi ngjyrë ari", "me rreze
ishte antika" , e ka në mendje imagjinaten e një
bote prej ari, nga një fantazi motivore, i motivuar nga
ndjenja e formësimit poetik. Të gjitha, si shiu,
si uji, si kroni, si rrushi ngjyrë ari, me rreze ishte
antike. Imagjinata e autorit të poezisë, prekë
antikën, që simbolizon vjetërsinë e punimeve
të rralla artistike, që kanë vlerën dhe
çmohen për kah lartësia, në këtë
rast sikurse rrezja e diellit.
Në rreshtatë në vijim thot: "dhe më
shtruan në shtrat dukati me fjetë", "do
lule plot diell e që pëshpërisnin", "dhe
vuajtje nuk pashë në at jetë", "veq
drita që çdo gjë qëndisnin" ! Se
autori pandehë, që shumë popujve në jetën
e tyre në tokë, ju mungon edhe shtrati i fjetjes,
mungonë gjuha e luleve aromtare, vuajtje e tyre e cila
është prezente në të gjitha poret e jetës
të popujve e mbi të gjitha mungesa e dritës.
Mbrenda këtyre rreshtave hetohet në shpirtin e poetit,
i cili shpreh pa rezervë mendimin e tij, që në
imagjinatë së paku e gjeti knaqësinë,
e gjeti për ate që duhej të ishte edhe në
tokë, të drejta të cilat janë privuar
nga popujt barbarë mbi popujtë e vegjël, që
janë më të përfshirë në rreshtat
në vijim:
Lexo :
nuk ka kund manushaqe
i druejn shumë kombe e fe
dhe është akull ma i ngriri
që vjen nga Moska e Sibiri
ju fola për Moskë eParisin
Berlinin në hartë e n' kongres
ua tregova me gjak e lot plisin
dhe prerjen me thik në besë
e hapin tim të vajtueshem
e fundin tim pa cak
dridhshëm e dënesshëm pendueshëm
Vjersha e poetit Xhelel Ferizi, "Kur shkova në diell",
e formësuar në këtë formë poetike,
e ideuar nga një logjikë e përsosur, që
si parim ka natyrën e imagjinatës që nënkupton
mundësinë e të jetuarit të popujve të
shtypur, është arritje e suksesshme e autorit. Po
i lexojmë ngadal vargjet: "nuk ka kund manushaqe",
i druejn shumë kombe e fe", "dhe është
akull ma i ngriri", "që vjen nga Moska e Sibiri"
! Arsyeja e padrejtësive dhe adresen se nga po vinë
padrejtësitë, qiten në pahë, fakt ky që
nënkupton se Moska e Sibiri janë vende që duhet
ndiqen për padrejtësitë e tyre. Ose kur thotë
poeti : "ju fola për Moskë eParisin"
"Berlinin në hartë e n' kongres", "ua
tregova me gjak e lot plisin", "dhe prerjen me thik
në besë", "e hapin tim të vajtueshem",
"e fundin tim pa cak", "dridhshëm e dënesshëm
pendueshëm" , që padrejtësit Kombëtare,
i formëson në poezi me një përshkrim të
hollësishëm që përbëjnë ngjarjen
realitet. Padrejtësit poeti i identifikon, e po ashtu
edhe adresen e tyre prej se nga vinë, por kur thot: "ua
tregova me gjak e lot plisin" dhe vazhdon "prerjen
me thikë në besë" ! Vërtetë
poetike dhe shprehje autentike të përshrkimit të
ngjarjes në poezi.
Shihet hapur strukturimi poetik i poetit Ferizi, që
merr si pasojë e ngjarjeve Kombëtare, e që
për lexuesin janë logjike.
Manifestimi i mënyrës së të krijuarit
të ngjarjes në poezi të ideuar nga imagjinata,
shihet se poeti Xhelal Ferizi është futur thellë
në botën e krijimtarisë poetike.
Vet rregullativa e kritikës poetike, që ja kam
qitur detyrë vetes si kriter, në përkufizimin
e analizës së poezisë në tërësi,
duke u përqëndruar në pikat më me përshtypje
që len tek kritiku vet poezia, ndjen të nevojshme
që shumë poezi, të imponohen që të
zgjërohesh duke e marr parasysh vlerën e të
krijuarit.
Prandaj edhe poezia e poetit Ferizi "Kur shkova në
diell", ka një koncept pasqyrues të përfshirjes
së imagjinatës, që të imponohet të
merresh me te. Ne për këtë prap do të
marrim shembullin me disa vargje të kësaj poezie,
që ceken:
Lexo :
aty gjithëçka ishte rreztore
aty gjithëçka ishte paqsore
atje nuk kishte vrastarë
të gjithë ishin rrezatarë
atje ishte kullue
jeta me ari plot
atje gurrë e krue
prej arit po rrjedhte si vesa
Esenca e këtyre vargjeve të krijuara nga poeti Ferizi,
krijon logjikën artistike, e që përcakton realitetin
i cili ishte duhur të mbizotëroj edhe në tokë,
në planetin e padrejtësive njerëzore, që
po vazhdojnë pa reshtur ndaj popujve. Zgjon ndjenjen
tek lexuesi kur thot: "aty gjithëçka ishte
rreztore", "aty gjithëçka ishte paqsore"
! Poeti në mënyrë superiore, arrinë që
të shprehë dashurin që edhe në planetin
tokë të mbizotëroj rrezatimi, të mbizotëroj
paqa, të ndalen të gjitha errësirat dhe lufta.
Kurse në rreshtatë në vijim thot : "atje
nuk kishte vrastarë", "të gjithë
ishin rrezatarë", "atje ishte kullue",
"jeta me ari plot", "atje gurrë e krue",
"prej arit po rrjedhte si vesa".
Poeti këtu ja arrinë me sukses, duke i lidhur ngusht
krahasimin e të jetuarit të mundshëm. Imagjinon
iden e të jetuarit me ari, me gurr e krue.
Kjo mrekulli imagjinare e poeti Ferizi, e ka funksionin
a arsyes, që nga vështërsitë e jetës
së poetit në tokë, e detyrojnë që
ai të kalon në botën e imagjinuar për
të shprehur lirshëm padrejtësit.
Duke u përqëndruar në poezinë "Kur
shkova në diell", lexuesit do të hasin në
imagjinatën, por edhe në filozofi që është
e mundur dhe e besueshme.
Shumë herë jeta identifikohet me filozofinë,
me paragjykime, me botëkuptime, me vështërsitë
që janë evidente në shoqërinë e këtij
shekulli. Poeti e bënë identifikimin e këtyre
përmes poezisë, duke bërë krahasimin me
imagjinatën e poezisë. Kjo është një
pikëpamje reale të të krijuarit dhe lexuesi
do të vërej, duke bërë një analizë
më të sakt në momente të caktuara gjatë
interpretimit të poezisë në fjalë. Po
i marrim edhe disa vargje mjaft domethënëse për
lexuesin, e që brojnë vizionin e mendimit të
autorit mbi botën reale.
Lexo :
se edhe kokrrat të vogla në shegë
prej ari ishin në jetë
po unë kur ju kam folë
në gjuhë dhimbje e ankimi
kur gjakun ua shpalosa
dhe gjurmë diskriminimi
ju fola për komb'timin
ju thash se në Europë
me pi na e dhan pelimin
gjakun t' nxanun n' copë
se laps s' na lan as letër
se diell s' na lan me pa
na e shuan hisen, e vjetër
prej t' drejte na kan nda
e u fola për fat timin
me rrudha duke pa në dorë
a e pres thash ndonjë her gëzimin
me qenë i lirë arbrorë
Me që tham, se poeti Xhelal Ferizi, arrinë në
formulimin poetikë, në logjikën e normales,
në logjikën e standardeve Europiane, kjo nuk do
koment.
Marrim vargjet : "se edhe kokrrat të vogla në
shegë", "prej ari ishin në jetë",
"po unë kur ju kam folë", "në
gjuhë dhimbje e ankimi", "kur gjakun ua shpalosa",
"dhe gjurmë diskriminimi", që përputhen
krejtësisht me vet titullimin e poezisë "Kur
shkova në diell". Poeti para lexuesëve është
më konkret në paraqitje. Ai ndeshet me të "bardhen"
për ta deskridituar të "zezën". Bindja
e autorit, forcohet gjithnjë e më shumë, kur
gjenë veten për të u ankuar teke e bardha për
të zezën. Tek "dielli" ai i gjen të
gjitha, kokrrat prej ari në shegë. Mirëpo kur
cekë se "po unë kur ju kam folë",
"në gjuhë dhimbje e ankimi", "kur
gjakun ua shpalosa", "dhe gjurmë diskriminimi",
është tejet emocionale, vuajtja e popillit të
autorit e cila gjason me shekuj, ai e paraqet para diellit
me shpresë se më në fund ja doli. Shpalosja
e gjakut (gjithësesi gjak shekullor), me gjurmët
e diskriminimit, paraqesin ankimin tek dielli se një
popull në Europën e ditëve të sotme, është
ai i cili nuk gëzon nderimin dhe respektin e duhur nga
Europa, është i diskretituar me një diksriminim
arsimor, politik, ekonomik, gjuhësor, shoqëror,
social e shumë fusha të tjera.
Poezia vazhdon edhe më tutje, por në paraqitje
tani ndryshon nga ankimi, duke marrë mesazhe shprese:
Lexo :
e ata me shpresa rreztare
më mbshtollen të gjithë me lot
më dhanë dhe një gastare
me ujë lang rrezesh plot
e më lëmuen ato të dëshpruara qeliza
e m'shartuan me rreze shpresë
më nisen ndër puhiza
me buzë e vaj unë duke dënesë
se unë arsye kisha për dënesje prore
se dhe më digjej i etnisë dhe
nga gjaku e loti i tokes arbrore
që derdhej pa fjalshme rrëke
Identifikimi i problemeve të ballafaquara, gjatë
ndërtimit të poezisë, në përfundim
shifen rezultatet e arritura: "e ata me shpresa rreztare",
"më mbshtollen të gjithë me lot",
"më dhanë dhe një gastare", "me
ujë lang rrezesh plot" ! Pse tani poeti ndalet në
mesazhet. Këtu jep të kuptoi se pa ankim, për
përpjekje, rezultatet mund të jenë të
kota. Njeriu duhet patjetër ta bënë shtrirjen
e mendimit, që pastaj të ket ndikuar në drejtësinë
e tij. Poeti shumë bukur e bënë ilustrimin
e tij imagjinar në poezi. Ai merr premtimet me shpresë
rreztare, i mbështjellur me lot, duke marr edhe një
gastare me një lëngë rrezesh plot, që
secili varg ka kuptimin e mallëngjimit, duke ndjerë
një keqardhje për ndodhit e interpretuara të
poetit, janë të dhimbshme.
Kur poezia përfundon me vargjet e një porosie
:
Lexo :
më than me ligjerue
më than të eci paqes
më than të flas i lirë
më than o i biri i paqes
o i biri i shqipes së lirë
edhe më porositen, me mbjellë ari ndër fe
gjithkah ku rrinë hasmërisht ftoftsija
çdo gur e zallë me e nxe
le të rroj mbi dhe nga dashurija
me than se duhet pritë
se stinët sjellin verë
me than n'curril me dritë
me u bë cicërimë e erë
më than që të mos thyhem
të pres ditë, të mirë
me askend të mos pshtyhem
të shkruaj me varg të lirë.
Shpjegimi i ngjarjeve Kombëtare përmes poezisë
magjike, nga poeti, kur prekë sferën letrare poetike,
prekë edhe ndjenjen shpirtërore tek lexuesit. Shofim
në këto vargje : "më than me ligjerue",
"më than të eci paqes", "më
than të flas i lirë", "më than o
i biri i paqes", që kanë ndikim produktiv,
sepse autori ka sjellë një variant të ri të
imagjinuar dhe i plotësuar duke filluar qysh në
fillimin e poezisë, e deri tek përfundimi i saj.
Më thanë me "ligjërue", më thanë
të eci ""paqes", më thanë të
flas i "lirë", më thanë o biri i
"paqës". Secili varh i poezisë ka një
kuptim, që sjell paqen, lirinë në tokën
e "errët", që ende nuk po i shifet drita
e "lirisë". Pastaj, thuhet : "o i biri
i shqipes së lirë", "edhe më porositen,
me mbjellë ari ndër fe", "gjithkah ku
rrinë hasmërisht ftoftsija", "çdo
gur e zallë me e nxe" ! Poezia në fjalë,
"Kur shkova në diell", është poezia
e fantazisë së poetit, e cila dallon për guximin
e demaskimit të padrejtësive të dukurive sociale,
politike, e Kombëtare, që bëhen në tokë.
Porosia e mbjelljes "ari" ndër fe, ka një
kuptim tejet kuptimor dhe domethënës. Religjioni
i cilit do lloji qoftë, duhet të ndikoj pozitivisht
në marrëdhënjet ndërnjerëzore, e
jo sikurse tek populli sllav, i cili ndikon drejtë përsëdrejti
në politikë në shkeljen e të drejtave
ndërnjerëzore, me pretendime hegjemoniste dhe spastrime
etnike.
Poezia, le përshtypjen për aktualizimin identik
të ngjarjes, duke lënë mbresa ideale, që
duhet kuptuar me këtë rast si përpjekje e poetit
Ferizi, në konkretizimin e ngjarjes në poezi përmes
imagjinatës, ka dal mjaft rezulatative.
Në fund, poezia e imagjinuar nga poeti Xhelal Ferizi,
"Kur shkova në diell", me shprehje të
një vlere poetike, del tejet e motivuar, me fakte të
gjendjes së argumentuar, që i përjetoi populli
shqiptar.
* * *
Sa herë që do të bëhet fjalë për
krijimtarinë poetike të poetit Ferizi, duhet kuptuar
se kemi të bëjmë me poezinë, që ndër
të tjera, përfshinë edhe koherencat historike
të ngjarjeve, ndodhive që janë të shumta,
por që poeti zgjedhë me kujdes ngjarjet e lëvizjeve
që lanë gjurmë në altarin e Lirisë.
Këtu do të ndeshemi me poezinë kushtuar
dëshmorit të Kombit Abaz Ibrahimi, që ra për
të mos vdekur kurr në shkurt të vitit 1990.
Poeti është tejet autonom në përzgjedhje,
në interpretimin e lirë, që të gjitha
ngjarjeve që i trajton si ngjarje historike, kulturore,
manifestive etj, arrinë me sukses të jap idenë
e përfshirjes së tyre në poezi, me një
dominim artistik dhe vlerë krijuese poetike.
Në natyrën e krijimtarisë së poetit
Xhelal Ferizi, do të ndeshemi në shprehje që
të imponohen dhe kanë tingëllimën autentike
dhe tejet burimore. Shifet se poeti ka forcuar përvojën
tanimë të avansuar së krijuari në poezi.
Gjenë rrugën e të krijuarit nga ngjarja në
poezi që dalin nga thellësia shpirtërore e
poetit. Është krijuar bindja se poeti së pari
shtron problemin e ngjarjes, e jep karakterin ngjarjes, vlerëson
ngjarjen, futet në ngjarje, e përjeton ngjarjen,
e që pastaj e trajton në poezi.
Po marrim poezinë e dëshmorit të Kombit Abaz
Ibrahimi, kushtuar nga poeti Xhelala Ferizi,
Lexo :
Abaz Ibrahimit
Kushtuar dëshmorit të Kombit për liri
Abaz Ibrahimi.
Shkruan : Xhelal Ferizi
Dil e mos hesht o fjala e tokes prej burimit,
Pse rrinë sot nuk del nga ata gurë e dhe ?
Pse nuk shkrepë sot për lavdinë e - Abaz Ibrahimit
?
Dëshmor që ra në moshen e re.
Poeti ndeshet me "fjalën" komunikon me
te, sepse e dinë që fjala është ajo e
cila duhet thënë të vërtetën. Ajo
duhet të dal prej burimit. E gjenë mënyrën
artistike të shprehjes : "Dil e mos hesht o fjala
e tokes prej burimit", "Pse rrinë sot nuk del
nga ata gurë e dhe" ? "Fjala" sipas autorit,
është e ngulitur thellë në gurë e
dhe, heziton për të dal. "Fjala" duhet
nxjerr në pah të vërtetën e ngjarjes,
prandaj poeti në konceptin ideor fton "fjalën"
që ajo duhet të dal. Lexo: "Pse nuk shkrepë
sot për lavdinë e - Abaz Ibrahimit" ? "Dëshmor
që ra në moshen e re". Poeti prap fokusohet
në lidhje me "fjalën", e cila jo vetëm
se duhet dalë, por ajo duhet të shkrepë për
lavdinë e Abaz Ibrahimit. Autori, dëshmorin dhe
veprën e tij e ngrit lart, sa që fjala gjithësesi
nga mbrendësia e tokës prej burimit, duhet dalë
dhe shkrepë për lavdinë dhe moshën e re
të dëshmorit të Kombit Abaz Ibrahimi. Marrë
nga këndi poetik, del në pah dialogu i poetit me
fjalën.
Jo rastësisht poeti e gjen fjalën "hesht"
kur thot: "Dil e mos hesht o fjala e tokes prej burimit",
e cila ka një kuptim me domethënje të vet kuptimit
heshtje. Ndokush është duke heshtur për veprën
e dëshmorit dhe dëshmorëve të këtyre
gjeneratave, te këtij brezi. Heshtja me kuptimin e saj
që ka, është kur hesht, kur pushon së
foluri, nuk nxjerr asnjë zë nga goja, ndërpret
paraqtitjen e veprave të dëshmorëve nuk ndihet
por lehet disi në harres. Nuk ngritet zëri për
të lënit anash, nuk jap të dhëna për
veprat e tyre etj. Prandaj poeti e futë në varg
këtë fjalë, dhe me të drejtë i çaset
poezisë me një përkushtim tejet meritor. Poeti
sheh padrejtësinë dhe përcepton problemin edhe
përmes poezisë që gjykon ata që duhet
gjykuar sikurse në këtë rast në poezi
që gjykon "fjalën".
Edhe strofa e dytë është autentike dhe me kuptim
të njejtë me të parën, por më e "shpirtëzuar",
Lexo :
Pse heshtni o gurë e qehre e rrudha të kësaj
toke ?
Pse rrini sot pa fjalë dhimbshëm në pikë
të hallit ?
Abaz Ibrahimi ra për Kosoven loke,
Fol o dhe i përgjakur e ju kokrra të zallit.
Çka e motivon poetin, gjatë krijimit të
kësaj poezie ?! Gjithësesi se poeti Ferizi, gjenë
metodën dhe momentin kur poezisë i jap një
kahje më aktive, më gjallëruese me dimension
të lart të vlerave poetike. Këtu vërejmë
se edhe vet poeti e përjeton dhimbshëm, si formë
e veçant ndjeshmërie nga se ka te bëj me
dëshmorin e vendit të regjionit të tij ku ka
vepruar vet autori Ferizi, në moshën të re.
Poeti shifet se është njohës i mirë i
ngjarjes kur dëshmori Abaz Ibrahimi, bjen në altarin
e Lirisë për të mos vdekur kurr.
Prandaj, poezia e poetit Xhelal Ferizi kushtuar dëshmorit
të Kombit "Abaz Ibrahimi", mund të merret
në tërësi si njëra ndër poezia më
e përgjithëshme që përfshinë ngjarjet
më të veçuara të asaj kohe.
Me të drejtë poeti në strofën e dytë
cekë : "Pse heshtni o gurë e qehre e rrudha
të kësaj toke" ? është një thirrje,
që spikatet me thurjen e vargut, pastaj : "Pse rrini
sot pa fjalë dhimbshëm në pikë të
hallit" ? "Abaz Ibrahimi ra për Kosoven loke",
"Fol o dhe i përgjakur e ju kokrra të zallit".
Vargje që dalin nga thellësia shpirtërore,
që i përkasin poezisë "Abaz Ibrahimi"
e cila realizon idenë e realitetit sa të hidhur
aq edhe të dhimbshëm. Në mungesë të
atyre që duhet folur, poeti i drejtohet për të
folur edhe "dheut të përgjakur" edhe "kokrrave
të zallit", sepse gjuha e tyre është më
e madhe, më argumentuese, gjuhë e cila flet vet
për veprën e dëshmorit Abaz Ibrahimi dhe të
dëshmorëve të tjerë, pikërisht kur
është ra Abaz Ibrahimi, janë ra në altarin
e Lirisë edhe Selman Vojvoda, Ylfete Humolli e shumë
e shumë të tjerë që me gjakun e tyre,
ujiten tokën e Kosovës Loke.
Ideja e ideuar nga poeti Ferizi për poezinë
kushtuar dëshmorit "Abaz Ibrahimi", përqëndrohet
nga sygjerimi e vet veprës së dëshmorit, e
që arrinë t'i ofrohet konceptit real të ngjarjes
me një mjeshtëri poetike.
Poeti e spikatë poezinë me strofën e tretë
:
Folni o ju degë të drujve e ju fletë të
holla e secili pip,
Folni o ju drujë me qehre shqiptare e me rrema trup/hollë,
Abaz Ibrahimi, ra për tokën mëmë e për
gjuhen shqip,
Aty ra te drita e dijes, pse nuk flet oj shkollë ?
Me këtë strofë poeti Xhelal Ferizi, harmonizon
ngjarjen me poezinë me lidhshmëri identike. Vargjet
e kësaj strofe kapin kuptimin tejet domethënës
: "Folni o ju degë të drujve e ju fletë
të holla e secili pip", "Folni o ju drujë
me qehre shqiptare e me rrema trup/hollë", këtu
bie në sy para së gjithash nxjerrja e fjalëve
poetike që tingëllojnë dhimbshëm, kur
poeti thërret përmes poezisë që të
flasin të gjithë për veprën heroike të
dëshmorit, për ramjen e tij në altarin e Lirisë.
Të flasin degët e drujëve, fletët e holla
të secilit pip, drujtë me qehre shqiptare dhe pastaj
në dy vargjet e fundit thot : "Abaz Ibrahimi, ra
për tokën mëmë e për gjuhen shqip",
"Aty ra te drita e dijes, pse nuk flet oj shkollë"
?
Këtu shofim regullativën poetike të poetit
Xhelal Ferizi, kur cekëm më lartë se e spikatë
me strofën e tretë. Sa bukur nxjerrë në
pah përmes vargjeve krijuese, gjë që dëshmon
se është poet i shquar që e preokupon secila
ngjarje kombëtare dhe vepër e çdo dëshmori
të Kombit. Ka specifikuar përmes vargjeve poetike,
të cilat e motivojnë për të shkruar dhe
për të krijuar. Prandaj, poezia kushtuar dëshmorit
"Abaz Ibrahimi", del si një poezi që për
lexuesin është tejet e kuptueshme. Është
prekëse kur autori nxjerrë fjalët në vargun
e tij të fundit kur thot:
"Aty ra te drita e dijes, pse nuk flet oj shkollë"
? E vërteta është se pikërisht Abazi ra
mu para shkollës filllore të vendëlindjes së
tij, duke pri në protesta kundër dhunës dhe
terorit që ushtrohej mbi popullatën e pafajshme
civile nga pushteti i shkjaut. Ai ra si një vigan, duke
mos ju trembur syri nga kolonizuesit, nga policia serbe soldateske
e ardhur dhe e mobilizuar për të vrarë dhe
për të masakruar dhe burgosur, por qëndroi
herikisht për derisa bishat e karpateve, hypin mbi Abazin
me makina të blinduara. Këtu shifet se poeti Ferizi,
në stilin e tij "ferizian" i drejtohet edhe
shkollës ku thot: "pse nuk flet oj shkollë"?!
Sipas poetit, shkolla duhet folur, duhet shkruar për
poetin e moshës së re studentore, që ra pikërisht
për të ruajtur identitetin e Kombit Shqiptar, për
ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditës dhe vet
shkollën.
Me që kemi të bëjmë me një poezi
të një dëshmori të dëshmuar, shtrohet
pyetja: çfar e inkurajon poetin Ferizi, ku e gjenë
frymëzimin, insiprimin për të krijuar këtë
poezi ?!
Gjithësesi se poeti duke e njohur veprën e dëshmorit
Abaz Ibrahimi, në rrethanat se si është ra
për Kosovën, trimërinë dhe aftësinë
e tij si një student i talentuar, i rritur dhe i brumosur
në frymën patriotike Kombëtare, arrinë
dhe merret me preokupimin e veprës së tij duke krijuar
vargje poezie.
Lexo :
Në shërbim Abazi ra, të lirisë, në
shërbim të atdheut,
Çetnikët ju turren me makinë hekuri, e çeliku
me rrota,
E shtypen pa mëshirë këtë stërnip
të - Skenderbeut,
Por ky vdiq me fjalen liri në gojë, le ta din gjithë
bota.
Ne këtu shofim se si poeti gjat krijimit të
vargut, paraqet një ndjenjë dhe nga kjo ndjenjë
lartëson veprën e dëshmorit duke e saktësuar
vrasjen mizore nga çetnikët mbi trupin e dëshmorit
Abaz Ibrahimi, të cilët vërtetë se e likujduan
me makinë të blinduar prej hekuri.
Poeti në krijimtarinë e tij tanimë ka krijuar
një strukturë të ndërtimit të poezisë
dhe ka një rregullativë që në secilën
strrofë të poezisë lexuesi ka me hasur në
fjalë të reja që ndoshta më parë
nuk ka dëgjuar ose lexuar. Strofa e poezisë e mëlartpërmendur,
nuk është lexuar gjëkundi dhe e formuluar si
e tillë: "Në shërbim Abazi ra, të
lirisë, në shërbim të atdheut", që
rrallë osa fare ndodhet në krijimtarinë e ndonjë
poezie. Kur poeti thot se: Në shërbim Abazi ra,
të lirisë, në shërbim të atëdheut,
prekë ndjenjen e lexuesit, ngacmon ndjenjen shpirtërore.
Pastaj, vazhdon: "Çetnikët ju turren me makinë
hekuri, e çeliku me rrota", "E shtypen pa
mëshirë këtë stërnip të - Skenderbeut",
që paraqet një tragjedi të vërtetë
të ndodhisë gjatë ramjes së dëshmorit.
Ndërkaq në vargun e fundit të strofës
kur thot: "Por ky vdiq me fjalen liri në gojë,
le ta din gjithë bota", poeti Ferizi me përpjekjen
e tij, arrinë me plot sukses që tregon se njef shumë
mirë historikun e dëshmorit, sepse vërtetë
gjaku i këtyre dëshmorëve të viteve 1990
dhe të shumë dëshmorëve të tjerë,
sensibilizuan opinionin botëror. Në këtë
kohë dëshmorë bien edhe Selman Vojvoda, Elfete
Humolli e shumë e shumë të tjerë, që
me fotot e tyre mërgata pran përfaqësive diplomatike
në Perendim, dëshmuan për terorrin serb që
ushtrohej mbi popullin civil dhe të pafajshëm. Poeti,
me shumë profesionalizëm poetik arrinë të
krijon lidhjen e poezisë me imagjinatën e idealit
të ëndrrave të dëshmorëve.
Mënyra e formulimit të poezisë së poetit
Ferizi, gjithëherë krijon një lidhje duke e
përjashtuar ndarjen e vargjeve apo nga strofa në
strofë. Në parim, ato janë të lidhura
me një imagjinatë të një bote krijuese.
Ndodhë që tek poeti Ferizi, gjatë krijimtarisë
së tij poetike, sidomos në fjalë, ato ripërsëriten,
rishpirtëzohen me një kuptim tërësisht
tjetër të strofës në poezi.
Shofim në këtë strofë,
Lexo :
Abazi i shtypur, policët barbar karpatian hypur mbi
makinë,
Pa mëshirë po e bluanin këtë të shqipes
skyfter,
At ditë në oborrin e shkolles janë betue kohëra
e shekuj e stinë,
Abazi i biri i shqipes i gjallë per ne do të jet
për herë.
Metoda e të krijuarit arrinë me një përpjekje
të thukët të kap qëllimin e ngjarjes në
fjalë, fjalë të cilat janë tejet identike
me ngjarjen: "Abazi i shtypur, policët barbar karpatian
hypur mbi makinë", "Pa mëshirë po
e bluanin këtë të shqipes skyfter". Poeti,
karpatian i quan serbët (shkiet), sepse ata kanë
prejardhje nga malet Karpate të Rusisë. Prandaj
me të drejtë i quan policët barbar karpatian.
Vet krimi mbi dëshmorin duke i hipur me makinë përmbi,
edhe ate pasi e kanë rrëzuar për toke dëshmorin
e Kombit Abaz Ibrahimin, disa herë duke shkuar para dhe
mbas, i kanë hipur përmbi për ta mbytur, përderisa
të tjerët që ishin afër nga protestuesit
janë larguar. Trimi (që me të drejtë poeti
e quan skyfter), nuk u'a liron rrugën dhe me një
sy të patrembur ju tregon barbarëve karpatian se
shqiptari nuk ka frigë nga ata. Poeti ynë Farizi,
arrinë të harmonizoi ramjen e poetit me idealin
e tij përmes kësaj poezie të një vlere
të veçant.
Shifim më hollësisht se sa bukur e realizon
këtë harmonizim në strofën më poshtë:
Lexo :
Gjandarët çetnik serbijan, të veshur
në hekur me zemër të egër barbare !
U turren andej kah Abazi me dhëmbët e shtrënguar
shoven,
Kur ky brohoriste fuqishëm për token e lashtë
shqiptare,
Abazi i përgjakur për dhe të shejt thërriste:
Po vjen liria, po vjen.
Këtu poeti përpiqet të formuloi vargje të
tilla që ideali i dëshmorit Abaz Ibrahimi, edhe
i përgjakur në një situatë jetë a
vdekje, nuk dorëzohet, por me zërin e tij prej një
të plagosuri arrinë që ta thot idealin, e që
ishte dhe mbeti: LIRIA. Këtë poeti e formulon shumë
bukur në vargun e fundit të strofës: "Abazi
i përgjakur për dhe të shejt thërriste:
Po vjen liria, po vjen". Poeti në këtë
poezi, pa asnjë dilemë të ngjarjes (duke qenë
njohës i mirë i ngjarjeve, e sidomos të këtij
dëshmori), përpilon mendimet krijuese poetike që
i paraqet në vargje, me një vrull të madh për
padrejtësinë nga një okupator barbar e karpatian.
Krijimtaria e poetit Xhelal Ferizi, gjatë kësaj
poezie, arrinë të dëshmoi se është
një poet që gjithëherë bënë
përpjekje që zhvillimin e ngjarjeve ta krijoj në
poezi. Suksesi i të krijuarit të poetit Ferizi,
është : "Ngjarja të ket ngjashmëri
me poezinë dhe poezia me ngjarjen".
Ndaj edhe e përfundon poezinë e dëshmorit
të Kombit Abaz Ibrahimi, me këto dy strofa:
E dëshmoi edhe guri e qetinat me lisa,
E dëshmoi edhe vepra e tij e qëndresës,
Abazi ra për etninë me plisa,
Me fjalën atdhe në gjirin e beses.
Tokës ja fali Abazi gjakun, trollit të dashur etnik,
Kosovës martire ja fali të shtrejtë jeten,
Armiku e vrau Abazin me hekur e çelik,
Por veprat e gjalla do t'i mbeten.
Krijohet përshtypja se poezia ka preku ngjarjen në
masë të madhe, mbase mendohet se poeti ka lënë
diq për të krijuar edhe më tutje për këtë
dëshmor.
* * *
Krijimtaria e poetit Xhelal Ferizi është e pasur
me rimë (përputhje e plotë e rrokjeve të
fundit të dy a më shumë vargjeve), që
poezinë e bënë më të pasur, më
gjallëruese. Rimat e poetit Ferizi kanë një
mjeshtëri të përsosur të cilat i përdor
në vendin e duhur.
Poeti Ferizi, rimën e përdor në shumë
poezi dhe sidomos në lirikë. Këtë e ka
përdorur edhe në poezinë "Liri".
Madje gjatë përdorimit të rimës, poeti
Ferizi paraqet jo vetëm ngjajshmëri por edhe një
ndjeshmëri me një trajtim të mënyrave
poetike dhe letrare që më vonë krijohet estetika.
Shofim në poezinë lirike e quajtur nga poeti : "Liri"
Lexo :
Liri
Shkruan: Xhelal Ferizi
duam liri buk pa lot duam paqe
këngë të vërteta, kulturë muzikë
shqiptare
dua ,qetsi, miq, duam lule manushaqe
nuk duam krim tinzri plehra, e maska tradhtare
Të gjithë ata poet që kanë një
nuhatje të mprehtë të ngjarjeve, që ngjarjet
i vështrojnë me një shkathtësi poetike
me një realitet sado i hidhur që mund të jet
në shoqëri, arrijnë që në veprën
e tyre poetike t'i kapin edhe të këqiat edhe të
mirat. Këtë nuhatje të mprehtë poetike
e posedon vet poeti Xhelal Ferizi.
Çfar aludon poeti Ferizi, kur thot se: "duam
liri buk pa lot duam paqe", "këngë të
vërteta, kulturë muzikë shqiptare", "dua
,qetsi, miq, duam lule manushaqe", "nuk duam krim
tinzri plehra, e maska tradhtare". Gjithësesi se
edhe paqa, edhe mizika shqiptare dhe lule manushaqe, bien
ndeshë me maskat tradhtare. Kjo e keqe (maskat tradhtare)
e shprehur nga poeti, është një realitet i
ngjarjeve që poeti ka hasur gjatë historisë
e që kanë penguar frymën Kombëtare Shqiptare,
kanë penguar rrugën e Unitetin Kombëtar, e
që për poetin është një mallkim.
E dimë se krimi, tinzëria, plehratë, maskat
tradhëtare, në jetën tonë dhe të
botës së qytetëruar të njerëzimit,
janë të denueshme dhe aspak të pranueshme.
Poeti vazhdion edhe më tutje:
mjaft me shekuj duruam
gjaku nuk ësht jo ujë
as lot e gjak krisma, e ofshamë
nuk duam pasthirrë e dënesje e plasje
varfri e premtime te kota nuk duam
klane as krime e vrasje
Kjo është poezia lirike, që arrinë skajshmërisht
në një shkallë të lartë duke duruar
me shekuj, por me një konstatim se gjaku nuk është
ujë. Këtu në këto vargje, del se padrejtësia
nuk durohet, as loti, as gjaku e krisma e ofshama, nuk mund
të përballohen. Ose : "varfri e premtime te
kota nuk duam", ky është vargu që lidhet
me vargun e fundit me kuptim :
"klane as krime e vrasje", që është
rrjedha e së keqes.
"Poeti gjatë krijimtarisë së tij, duke
krijuar, arrinë që ta çliron vetveten së
paku përmes vargjeve, duke shpallur dy luftim të
keqës dhe tradhëtisë në krijimtarinë
e tij". "Këtë ne do të hasim në
të shumtën e rasteve kur kemi të bëjmë
me poezi Kombëtare".
Thelbësorja tek poeti në poezinë e tij
është që ta dënon të keqen dhe ajo
të mos zen vend tek Kombi i tij dhe tek njerëzimi
i qytetëruar, pa dallime kombëtare dhe fetare. Këtë
e thot shumë bukur : "duam mirsi harmoni, vllazri
me kombe e fe", që kërkon vërtetë
paqë dhe mirësi me të gjithë popujt. Këtu
shofim se në shpirtin e poetit, ka plotë njerëzi
dhe shpirt humani. Poeti Ferizi, nuk mund të heshtë
në padrejtësi, nuk mund të heshtë krimin,
nuk mund të hesht robërinë, por ai don të
flas edhe përmes poezisë së tij.
Poezia zen një vend të veçant në
botën shpirtërore të njeriut, i cili përmes
poezisë mund të krijohet imagjinata me një
përfshirje të gjërë të ndodhive që
mund të ishin apo mund të kishin ndodhur. Këtë
imagjinatë poetike, nuk e poesdojnë të gjithë
poetët. Edhe po qe se e posedojnë imagjinatën,
asnjëri nuk mund të ket të njejten imagjinatë
poetike, por kanë nuansat e tyre në të krijuar.
Tek poeti Ferizi, hasim në shumë poezi që
paraqet dëshirën e tij duke komunikuar me vteveten,
në disa paraqet ngjarje të ndodhive me imagjinatë,
e dia pa imagjinatë por që kanë filozofi poetike
dhe janë tejet të koklavituar për të kuptuar
mesazhin e poetit në poezi.
Ne shofim edhe në poezinë e poetit e cila titullohet:
"Ti moj Lulja e bukurisë".
Lexo :
Ti moj lulja e bukurisë
Shkruan: Xhelal Ferizi
o moj lulja e bukurisë
mos je yllë i dashurisë
a mos je si balli i arit
a mos je lulja e beharit
a mos lindë je në kopsht t' mahnisë
mos je ngjyra e rrezanisë
a mos je rreze prej shtati
a mos je ndoj lule shpati
se ty fjala të del prej flete
a mos je ndoj lule jete
Kjo poezi qet në pah disa kuptime të poetit. Por
saktësisht nuk mund të kuptohet se në këtë
rast poeti flet me vet-veten apo është poezi dedikuese
me dedikim. Në kuptimin e saj është shumë
e kuptueshme. Po as filozofi nuk ka. Personazhi kryesor i
kësaj poezie "Ti moj Lulja e bukurisë",
është vet Lulja. Shiquar më drejtëpërsëdrejti
edhe Lulen e ka shkruar me emër të vogël, për
t'i ikur personazhit, se gjoja kemi të bëjmë
me bimën (me lule të vërtetë bimore).
Mirëpo thënë më konkret, besohet se kemi
të bëjmë me "imagjinatë" sa
i përket emërtimit të emrit "Lulja",
sepse bëhet përpjekje për të ruajtur dilemën
tek lexuesi. Poezia nuk ka t'kurrje në formulim, por
kujdes gjithësesi në ruajtjen e sekretit për
t'a zgjëruar edhe edhe më tepër. Këtu
qëndron aftësia e poetit duke arritur me plot sukses
që ta ruaj dilemën tek lexuesi. Herë-herë
jep ndonjë element, se poezia "Ti moj lulja e bukurisë"
është dedikuese, "O moj lulja e bukurisë",
" mos je yllë i dashurisë", që nënkupton
një lidhje dedikuese. Poeti Ferizi, arrinë që
poezinë "Ti moj lulja e bukurisë" ta ruaj
me një t'kurrje por gjithësesi se është
një poezi romantike duke i kënduar "lules",
e që mund të themi se sot në poezin dhe krijimtarinë
poetike, krijohet pak më lirshëm edhe në fushën
e dashurisë. Vargjet e cituara më lart, mund të
merren si model poetik se si duhet strukturuar një poezi
me dy kuptime, dhe me dy dedikime, "a mos je rreze prej
shtati", "a mos je ndoj lule shpati", "se
ty fjala të del prej flete", "a mos je ndoj
lule jete", që spikatet nga poeti në ate që
është menduar të dedikohet nga poeti. Poezia
në fjalë është e harmonizuar me kuptimet
gjatë formulimit në rrafshin poetik. Në të
tilla raste sikurse që është poezia "Ti
moj lulja e bukurisë", prekë emocione të
dashurisë duke e aktivizuar imagjinaten e çdo
lexuesi të rëndomt, që asesi nuk mund të
mos jet e krijuar pa dedikime, por e krijuar mbi bazën
e përjetimit shpirtëror dhe ate në thellësi.
Elemente të cilat janë në këtë poezi
e që kanë dy kuptime, mund të gërshetohen
me imagjinaten,
Lexo :
ndoshta në brigje të rrin kërcylli
kah ndoj lum n' mes lugu a pylli
ndoshta je mu në buzë të zallit
të lajnë currilat n' qehre t' ballit
Janë shprehje të këtyre vargjeve që nxisin
dhe preokupojnë secilin lexues, i cili është
apo ka qenë i dashuruar në lulen, që e adhuron
lulen ende sot e kësaj dite, që e kultivon në
kopshtin e tij të luleve apo të shpirtit, me përjetime
të dimensioneve të ndryshme.
Shumë herë thuhet se dashuria nuk mund të përshkruhet,
dashuria është ajo kur truri dhe zemra janë
në të njejten ndjenjë, ajo për të
cilën e ndjejmë shpraztirën e saj e që
nuk e kemi pranë e që duam ta kemi afër, është
ajo që të lumturon e që nuk mund të krahasohet
me asgjë duke ndje dhimbje dhe vuajtje për mos realizimin
e ëndrrës. Thuhet se dashuria lind nga dashuria,
krijon besimin, jeton nga shpresa dhe iluzioni por shumë
shpesh vdes nga mëshira. Është një pasion
që nuk e harron të kaluaren, e që krijon imagjinatën
për të ardhmen.
Në jetën e përditshme na takojmë njerëz
intelektual të cilët janë kryesisht të
arsimuar, punojnë në zyrat shtetërore, udhëheqës
të institucioneve, drejtojnë projekte të mëdha
dhe merren me shkencën, d.m.th njerëz që gjykojnë,
kurse njerëzit emocional janë kryesisht poetët,
ëndërruesit (që imagjonojnë) dhe shërbëtorët
e së bukurës, e së mirës, që e pëleqejnë
romancën. Këta njerëz përkundin shpirtin
e njeriut që vuajn nga plaga e dashurisë, me poezitë
e tyre. Thuhet se dashurisë i dedikohet dashuri, roman,
vjershë, dramë por më e përsosura që
i përshtatet është vet poezia, e sidomos shofim
dashuri në poezinë e poetit Xhelal Ferizi, "Ti
moj lulja e bukurisë", lexojmë vargjet si më
posht:
çdo ujvare që i jep jetë
ke zbritë yjet pran burimit
gurabardhtë kah vala e vlimit
që si n'vlim derdhen bardhore
me ra n'gurra zallinore
ti me të hapura ato larmi
paske dalë sa yjë me shkri
paske dalë gojë hapë me lanë
tokë e dhe e diell e hanë !
Kjo poezi ka intimitetin e vet në mbrendësi, me
shprehje të pastra poetike dhe kuptimore, që implikon
mendjen e njeriut dhe ka ramantiken e vet. Poeti me njohurit
e veta të të krijuarit në poezi, shofim se
rrinë shumë bukur në kufirin e përshtatjes
së kësaj poezi në mes të bimës dhe
figurës. Ka nuansa në formulimin dy-kuptimor të
poezisë, sepse është tejet e diskutueshme se
emërtimi i "lules" është emër
që i dedikohet figuracionit apo bimës. Këtu
qëndron edhe kufiri sikurse që e cekëm edhe
më lart. Edhe vargjet janë të sajuara me një
kriter që mundëson të krijohet bindja e një
profili, me që autori Ferizi nga një aspekt është
vet kryesori, por lë mundësin që ai prap të
mos jet kryesori apo protagonisti i adhuruari i "lules",
apo i dashuruari në "Lulen".
Për dallim nga poezia e autorit Xhelal Ferizi, "Ti
moj lulja e bukurisë", do të marrim poezinë
e cila titullohet : "Ti je ajo".
Lexo :
Ti je ajo
Shkruan: Xhelal Ferizi
ti je ajo që më bëre sa e sa herë
ta preku diellin nga lumturia
ti je ajo ti qe më dehe me ilaqin që emrin nuk ia
gjej dot ne asnji botanikë
ti je ajo që më bëre të bertas deri ne
qiell dashuria
dashuria ti je ajo qe me bëre yllë që sot jam
fikë
oh ti vetem ti ajo je
ti je ajo magjistare
ti je ajo qe më më bëre te matem me rrufe
e me flatra shtegtare
Shkalla e lartë emocionale e përjetimit, e ndjenjave
në këtë poezi, vërehen qysh në vargjet
e para të kësaj strofe. Orjentimi i poetit bëhet
me kohë qysh në fillim dhe nuk lëvizë
diagramin poetik me ngritje dhe ramje në këtë
poezi. Poezia "Ti je ajo", i ka nuansat me poezinë
"Ti moj lulja e bukurisë", sepse poeti këtu
është më i drejtë për drejtë.
Shtrohet pyetja: pse poeti shërbehet me anonimitet sidomos
në poezitë kushtuar dashurisë ? Pa tjetër
se këtu është edhe vlera e krijimtarisë
poetike e poetit Xhelal Ferizi, i cili në secilën
poezi kushtuar dashurisë ngrit moralin njerëzor,
e gjallëron lexuesin dhe ngjallë emocionet duke
ja dhënë mundësinë secilit që ta
gjej vet-veten në poezi. Gjithësesi poezi "Ti
je ajo" është poezi moderne dhe i kushtohet
asaj e që thot :
"ti je ajo që më bëre sa e sa herë
ta preku diellin nga lumturia", "ti je ajo ti qe
më dehe me ilaqin që emrin nuk ia gjej dot në
asnji botanikë". Çfar thurje të vargjeve
bashkëkohore, thurje shpirtërore.
Te poeti Xhelal Ferizi, shofim se gjithëherë
(kur don) kap dy skajshmërit e shprehjeve :
a)Kur t'i përkushtohet të mirës, së bukures.
b)Kur t'i përkushtohet së keqes, së shumtuarës.
Në të dy variantet, poeti lëshohet në
shprehjet e tija dhe aftësit tij poetike, që në
këtë drejtim ka njohuri të thella, që
kur don të krijon për të bukuren nuk kursen
as të vetmen shprehje për të ju kushtuar me
gjithë qenjen e tij intelektuale e poetike. Edhe pse
e dimë se gjer më sot dashurisë i kanë
shkruar dhe kënduar me mijëra poet, shkrimtarë,
filozof, e që sot e asaj dite kurr nuk kanë mundur
ta përcaktojnë krejtësisht të qart të
vërteten e dashurisë që kanë pretenduar
se e kanë zbuluar, mbi strukturën e tyre psikologjike.
Ata asgjë nuk kanë arritur me përjashtim se
kanë shkruar për dashurinë, e kanë "pikturuar"
në forma dhe vende tërheqëse dashurinë
dhe kanë krijuar dramat më të njohura për
dashurinë, i kanë kënduar duke ja kushtuar
këngët më të mira të mundshme......!
Janë vargjet në poezinë që e kemi fjalën
"Ti je ajo" që vërtetë poeti dashurinë
(femren) e paraqet enigmë (diçka që është
shumë e vështirë për ta kuptuar, zbërthyer,
zbuluar sekretin) më vete:
ti je ajo qe nuk mund ta gjej nder miliarda hoje
as në të vluara miliarda sherbete
ti je ajo qe i ke pri k'saj loje
që lumturinë ma ke bërë art jete
të kam dashur ma madhsisht se çielli e gjithsia
ma madhsisht se detet
të kam dasht shumë ma madhsisht se vet dashuria
o zot ku ishin sekretet !?
Edhe vet poeti e kërkon sekretin. Është tejet
i vetëdishëm se ky sekret është i pazbuluar,
është një fenomen unik dhe tejet i veçant
që dallon nga të tjerët. Në vargje mund
të zbulojmë, se dashuria ndaj femrës që
poeti e len enigm emrin por që e quan "ajo"
sipas kësaj poezie, mund të mos jet vlerësuar
sa duhet dashuria ndaj saj qysh me fillim. Kur femra zbulon
mosvlerësimin ndaj saj sa duhet, apo ndjenë në
shpirtin e saj se dashuria ndaj saj është vetëm
një ekzemplarë për shuarjen e epsheve dhe të
vërteten e din se ti ke ra në dashuri "ajo"
ka aftësia për thirrje zemërimi dhe të
tronditë me refuzime. Në të tilla raste tek
femra turpi nuk ka vend. Me të zbuluar këtë
qëndrim, femra me aftësinë e saj, merr një
qëndrim ndaj teje gjoja si të turpshëm, ka
naze, skuqet dhe lëshon sinjale se ishte e gatshme që
për ty të flijon e që poeti në vargje
e thot qëndrimin e saj:
"ti je ajo qe nuk mund ta gjej nder miliarda hoje",
"as në të vluara miliarda sherbete", dhe
vazhdon: "ti je ajo qe i ke pri k'saj loje", "që
lumturinë ma ke bërë art jete", gjë
që është e kundërta sepse këtë
e përdorë naivitetin për të detyruar ty
për të vuajtur më vonë. Kurse e njejte
ndryshon qëndrim kur gjendet me të tjerët dhe
shumë pak ka aftësi për naze. Në këtë
poezi, arrihet të zbulohet se një fillestar është
hy në lojën e dashurisë me një naivitet,
i cili nuk mundet të përballoi thirrjet e dashurisë
së zemëruar në formë skandali, po ka krijuar
përshtypjet që fillestari tani i ka dhe i paraqet:
"të kam dashur ma madhsisht se çielli e gjithsia",
"ma madhsisht se detet", "të kam dasht
shumë ma madhsisht se vet dashuria", "o zot
ku ishin sekretet" !? Marr parasysh se njeriu kur bie
në dashuri dhe nuk ka pasur marëdhënje me të,
apo edhe kur është ra në dashuri por nuk ka
arritur që të ja shpreh dashurinë (gjë
që sipas poezisë mbesin sekrete) partnerit, krijohet
emocioni i dashurisë bashk me xhelozinë dhe ende
nuk arrinë që të zbuloi sekretin se kur dhe
ku je dashuruar në cilën fazë të dashurisë
je. Krijohet imagjinata, se tani je dashuruar dhe e ke parasysh
dashurinë, por mbetet sekreti përderisa të
kontakton për një zbulim më të hollsishëm.
se ti vetem ti me nxite me i prekë majat e mahnisë
ti me ngrite me flatra mbi yje
se vetem ti më bëre që te preku enigmat e dashurisë
ti më ke lidhur nyje
Në vargjet e kësaj poezie: "se ti vetem ti
me nxite me i prekë majat e mahnisë", tregon
se ende nuk ke arritur të shijon, por pret që të
shijon majat e mahnisë. Shumë herë dashuria
që ende je në fazën e parë të saj,
krijon knaqësi magjepse, dhe në të njejten
kohë gjelozinë dhe frikën për ndonjë
rival të mundshëm që kishte me i krijua një
turturë kulminante e dashurisë dhe e xhelozisë.
Në vargje në vijim poeti tani është më
real: "ti me ngrite me flatra mbi yje", "se
vetem ti më bëre që te preku enigmat e dashurisë",
"ti më ke lidhur nyje", është pikërisht
nyja, që njeriut i paraqiten vuajtjet absurde, që
për t'a plotësuar këtë shprazëtirë
të dhimbjeve apo vuajtjeve, duhet shtuar se nuk është
vetëm mendimi pozitiv i lumturisë së njeriut.
Ajo që na bën të vuajmë për dashurinë
është përfytyrimi që nuk të shkulet
nga mendja, përkdheljet, ledhatimet, që të
sillen vërdallë në kokë, e posaqërisht
kujtimet e takimeve në kohëra të ndryshme që
mjaftojnë që të tretemi nga vuajtja dhe të
mbetemi lidhur nyje. Këtu poeti mjaft mjeshtërisht
e paraqet nyjen sepse në këtë dashuri ka keqardhje.
* * *
Nuk ka diskutim se poeti Ferizi, është një
poet ambicioz, që ka filluar rrugën e pa mbarim
të të krijuarit poezi me vlera të përmasave
të larta.
Një filozofi dashurije në vete krijon të menduarit:
-Për çfar ja vlenë të lindësh?
-Për çfar ja vlenë të rritesh ?
-Për çfar ja vlenë të jetosh ?
-Për çfar ja vlenë të vdesësh?
Përgjigja është:
DASHURIA
Dashuri kemi ndaj njeriut, ndaj prindit, ndaj femrës,
ndaj atëdheut, ndaj shokut, ndaj vendit, ndaj rrethit
ku jeton dhe vepron........ e kështu me radhë, që
kemi me qindra dashuri.
Por disa dashuri janë më specifike dhe më të
veçanta, që për to shkruhet, këndohet,
sakrifikohet, xhelozohet, emocionohet, vuan. Por në rastin
kur do të ballafaqohemi me poezinë e poetit Ferizi;
"NËSE NA VRET BUKURIA", kemi të bëjmi
krysisht me dashurinë ndaj femrës. Poezi e cila
në vetvete ka një art të vërtetë
të të formuluarit dhe të të shprehurit.
Shumë raste hasim kur dashuria e parë është
shfaqur në shiqim të parë, e cila kryesisht
bazament e ka fokusimin e një ndjeshmërie shprirtërore
të ëmbël që është simpatike,
por kemi raste kur dashuria jo rrallë herë shfaqet
për një vajzë të bukur dhe fokusimi i
parë është tek bukuria e saj. Poezia në
fjalë, ndryshon nga të gjitha poezitë tjera,
si në tematikë, formulim, shprehje dhe në ndërtim.
Përqëndrohemi me poezinë në fjalë:
Lexo:
NËSE NA VRET BUKURIA
Shkruan : Xhelal Ferizi
nëse na vret bukuria do ta fajsojë artin e shpirtit
akuza do t'i drejtoj pafundesisë gjenetike e formimeve
mahnitore
që në oqeanet formim vlera plot në senset e
gjykim butsi ma të dlirtit
stacionuan miljona esenca kromozome ndjenja që vdesin
për secilin art e të bukur por,
atyre, atyre do t ë ju drejtoj akuza
Kjo poezi arritë majat e mundësisë së
korrenspondimit për një të kaluar që i
vihet përballë kohës së sotme. Poezia
ndonëse merret me bukurinë, paraqet një problem
të veçant kur thot:
"nëse na vret bukuria do ta fajsojë artin e
shpirtit", e që i referohet kryesisht dashurisë
së parë e fokusuar mbi bazamentin e bukurisë
së shpirtit. Tematikisht, kjo poezi nuk mund t'i largohet
eksperimentit të provuar për kohën e gjatë
të vuajtjeve që kanë krijuar helme të
veçanta për të cilat duhet ankuar. Akuza;
"akuza do t'i drejtoj pafundesisë gjenetike e formimeve
mahnitore", që paraqesin referenca poetike të
një përjetimi të gjatë dhe pafundësi
gjenetike. Janë këto mbresa që poeti, që
autori e gjen shkasin e vuajtjeve, gjë që është
vet bukuria, e krijuar me formime mahnitore që vë
në veprim vuajtjen për bukurinë. Mirëpo,
shtrohet çështja: pse poeti e titullon poezinë
"nëse na vret bukuria"! Pikërisht këtu
qëndron sekreti i ngjarjes mbrenda poezisë. Mund
të konstatojmë mbi vargjet: "kjo maje e majave
të ndjeshme me miliona të lidhura fije","
pse përse të vdiset për secilen bukuri",
gjë që niset nga personalja dhe identifikohet individi
që ne e quajmë person, që janë rezultat
i mundësisë për të vdekur nga bukuria.
Kjo hetohet edhe në shumë vargje të kësaj
poezie.
Marrë parsyshë vlerësimin e poezisë duke
u lëshuar në thellësinë e problemit, zbulojmë
të dhëna estetike pa a potencuar edhe vet titullimin
e poezisë "nëse na vret bukuria".
çfar gjykimesh delikate çfar simbolesh të
dehura të etura për estetsi
po q' bëjnë aty në at specifikë deh'urisht
të perfshirë nga e bukura ata muza
qe shkrijnë oqeane lotësh të buta për
secilen bukuri
a ka ma lart se kjo mbi butësi
Karakteristikë e poetit z. Xhelal Ferizi, është
se ngjarjen e trajton përmes poezisë në mënyrë
të zgjëruar dhe tejet të detalizuar gjë
që kjo tregon aftësit e poetit, e që në
paraqitjen e tij është tejet koncis në liriket
e tija, e që kanë kuptim të qartë.
Poezitë e tija të realizuara, janë të
suksesshme sepse përmbajnë në mbrendësinë
e tyre mesazhet që përkojnë me aktualiteten
real të kohës, si në tematikë, ashtu edhe
në pikëpamje stilike, gjë që kjo nuk ndodhë
tek të gjithë poetët.
Dukuria e poezisë së z. Ferizi, shprehë përmes
përmbledhjeve poetike realiteten që është
përjetuar që i jap inspirim me dozë të
lartë optimiste, por nuk përjashton dozën e
shqetësimit ekzistues.
Po marrim poezinë e z. Xhelal Ferizi, kushtuar Dr. Ibrahim
Rugova, dhe kemi me pa se sa bukur përdor vizionin i
tij strukturer dhe imagjinar në formulimin e poezisë,
kushtuar Presidentit të parë dhe historik të
Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Poeti e gjenë në këtë mënyrë,
shumë mirë, rrugën e imagjinuar të krijimit
të poezisë, e që kjo përkon me poezitë
më bashkohëse të kohës moderne.
Një ide e tillë e krijimit është në
poezinë "Vargje kushtuar Dr. Ibrahim Rugoves"
poeti Ferizi, arrinë suksesshëm që personalitetin
e Presidentit Rugova ta parapet njeriun me nja zemër
të madhe sa djelli e hana, e parapet paqësor, të
urtë me fjalë të lulëzuara.
Lexo :
Vargje kushtuar Dr. Ibrahim Rugoves
-----------------------------------------
Autori : Xhelal Ferizi
---------------------------
tue kërkue n'për meteore, nëpër dritë
ku i thonë paqsore
kahdo shkon e rrin urtsija, nisa shpirtin t'vargjeve t'mia
nisa vet mahninë me fjalë, kam pyet yjet për
nji djalë
një djal t'shqipes që e pat Dardana, zemra e tij
si dielli e hana
Ky artikulim e kësaj poezie me një mjeshtri
të rrallë, na kujton vargjet e poetëve të
mëdhenjë kur i kushtojnë vargje heronjëve
të tyre të Kombit. Përmes shprehjeve imagjinare
poeti trajton në mënyrë autentike vlerat e
larta të Kryetarit Rugova, me një pasion optimist
dhe vizion origjinal.
Në të tilla krijimtari sikurse që është
poeti z. Xhelal Ferizi, ku në këtë rast duhet
të kemi parasysh kohën e shkurtë të krijimtarisë
së tij në fushën poetike, e që pritet
shumë nga ky poet, dhe duhet të kërkohet më
tepër, për të arritur që të qes në
pah të gjitha vlerat e krijimtarisë së tij.
Gjithsesi se pjekuria e autorit, evokon me ndjenja dhe dashuri
realitetin e personalitetit Rugova, e po ashtu paraqet vargun
kur thot: "nisa vet mahninë me fjalë, kam pyet
yjet për nji djalë", një djal t'shqipes
që e pat Dardana, zemra e tij si dielli e hana",
vërejmë tek poeti kujdesin e tij tejet të duhur
gjatë përdorjes së fjalëve në vargje
dhe elementeve të tjera të shprehjeve poetike, e
që ju jap një gjallërim duke i kaluar pengesat
e mundshme të mungesës së tij fizike.
Poeti arrinë me plot sukses të krijon artikulimin
e vargut të përdor fjalë adekuate për
t'a krijuar rimën, e cila si element poetike arrihet
me një mjeshtri në strukturimin e saj. Por ne shofim
në vargje nostalgjinë dhe dhembjen e pashërueshme
për personalitetin Rugova.
Poezia "Vargje kushtuar Dr. Ibrahim Rugoves", është
një poezi me një lidhshmëri figurative ku në
mënyrë direkte shfaqet imagjinata : "aq paqsorë
ish si kullimi, deri atëher s'kish pa njerzimi",
"as nder engjuj ku rrinë urtsia, as mbi glob ku
rrin njerzia", ku në këtë poezi, trajtohet
në lartësi Presidenti Rugova, si pasur me vlera
intelektuale, urtësie e që nuk ka pa
njerëzimi.
Lexo:
aq paqsorë ish si kullimi, deri atëher s'kish
pa njerzimi
as nder engjuj ku rrinë urtsia, as mbi glob ku rrin njerzia
edhe lulet kanë dëshmue, era e leht thonë kur
ka lmue
edhe shpirti i vet puhisë, ësht përkulë
prej madhështisë
kanë qelë zemrat me hare, thonë ka shndritë
toka me dhe
ka vlue gjaku si sherbeti, ëmbëlsue qesh qielli
e deti
prej asaj fjale si shejtria, thonë urtsisht ka ecë
etnia
edhe fushat e Kosoves, kanë lulzue me fjalë t'Rugoves
Poezia "Vargje kushtuar Dr. Ibrahim Rugoves",
ngërthen në vete, shprehje poetike me vizion të
kjart dhe tejet imagjinare.
Shtrohet pyetja, se në çfar mase ka ndikuar vepra
e Presidentit të parë të Republikës së
Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, tek poeti z. Xhelal Ferizi.
Kjo vërtetohet në saje të analizës që
i ka bërë poeti veprës së Kryetarit Rugova,
e që e paraqet përmes strukturimit të poezisë,
"Vargje kushtuar Dr. Ibrahim Rugoves".
Kjo është dëshmija më e fort, se poeti
Ferizi, ju kushton figurave Kombëtare poezi, duke dëshmuar
se është vet poet i vlerave Kombëtare.
FUND
|
 |  |