Zyli


Sa herë kundroj atë vend të bekuar,
padashur përlotem në të shenjtin vegim
aty mbet pezull, një cak i paharruar
ku prehet heshtur i shtrenjti kujtim.

zyli-shkoder@hotmail.com


NETE TE NGRIRA

Janar, zbrazëti e tjerrur në akuj,
një degë e lodhur bie diku,
kandra të trembura flatërojë dritaresh
baba si po ikën kaq befas, kështu!

Në çdo janar është koha kur ne ndahemi sërish
dhe unë harroj gjithmonë të të pyes për shëndetin, miqtë,
Kam frikë mos të humb rishtaz diku
Në një ditë të ftohtë, të egër, të brishtë.

Një kapelë republikë e varur diku
albumi fotografik lënë hapur,i mbetur
Njoh jetën tënde të gdhendur aty
Dhe zë qan, psherëtin, për të zotin e vdekur.

Ky zë i mekur ngrirë nën buzë,
mbi dorën e ftohtë akrepat u ndalën,
nga qiejt e ngrysur bien kristale
ëndrra të prera mbi ballën tënd u falën.

Kujtoj shpeshherë profilin e lodhur,
Nga vitet dhe brengat kredhur ndër mote,
Si fletë ditaresh përhapur nen re
Ka mbetur e gdhendur fytyra jote.

Më duket se vitet dhe stinët kanë mbetur në vend,
Tashmë e ftohtë më duket gjithçka,
As deti, as toka, as qiejt pambmarim,
Nuk të ribëjnë më ty i shtrenjti baba.

Si qiparis brengën tënde të patreguar
lotueshëm do të hijëzoj mbi mermerë,
as një jetë e tërë s’do mjaftonte të kuvendoj me ty
Unë, bija jote, para teje ndjehem e vogël përherë.

Besoj se një ditë do të takohemi patjetër,
Njerëzit nuk tirren në qiejt e perënduar,
Mbi komodinë rri pezull kujtimi i nënës,
që pret në heshtje kthimin tënd të vonuar.


ÇASTE

Ne të dy shpesh zihemi e grindemi,
Aq sa flamujt e bardhe i valëvitim ne heshtje,
Perreth nesh një botë iluzionesh gjallon
Kjo botë që ne të dy e ndërtuam në dehje.

Dashurisë sonë çdo ditë i aviten mure
Hije të ftohta gurësh na veshin vështrimet,
Njerëzit mëkatet i shuajnë me frymë
Dhe po me frymë ribëjnë kujtimet.

Çastet ripërtypim në orët e vona
Ku vetmia marroset në dritëhije të zbehta,
Yjet përhumben në shkretëtirën qiellore,
Unë dhe ti, dy hije të lodhura në ftohtësitë e qelqta.

Nuk di si lind dhe vdes kështu një fjalë a vështrim,
Ndoshta e tillë do të jetë kjo botë gjer në fund,
Të jem larg teje, si një degëz e thyer dimri
Jo, të lutem, të jetoj larg teje nuk mund!


DASHURI KUSH JE TI?

DASHURI N'ZEMER E NDJERE
DASHURI FARMAK E VRER
DASHURI SI PRANVER
DASHURI VJEN VEC NJE HERE
DASHURI SHIKIM I PARE
DASHURI QE HAPE VARRE
DASHURI SI URAGAN
DASHURI AKULL KALLKAN
DASHURI MELHEM I SHPIRTIT
DASHURI PLAG PA SHERIM
DASHURI JE VEC TRISHTIM
DASHURI E ZEMRES TIME
DASHURI THIK PAS SHPINE
DASHURI NE SYTE E MI
DASHURI PIKE LOTI TI
DASHURI VIKTIM E JOTJA
DASHURI ZEMER NGROHTE
DASHURI ME JEP NJE SHANS
DASHURI S'' DUA TE HUMBAS

AKUJT E DRITAREVE

Sa herë kundroj atë vend të bekuar,
padashur përlotem në të shenjtin vegim
aty mbet pezull, një cak i paharruar
ku prehet heshtur i shtrenjti kujtim.

Përhumbshëm veten e rigjej këtu,
kudo që endem netëve gri,
sa herë rikthehem te ky vend si dikur
një dritare kujtimesh çelur më rri.

Kujtimet të ngrira në qiej të kristaltë
drurët trishtimin veshin me mall
gdhendur aty hapat përqafimet
veshtrime te thyera dhimbshëm mbi ball.

Sërish do të rizgjohem te ky skaj i vetmuar
si pendestare e netëve të perënduara,
e brishtë fytyra jote mbi cigaren e shuar
më shfaqet befas nën retë e gjysmuara.

Ti ike larg meje, me fjalët e mbetura në buzë,
lotet e tu asgjë s’me thanë kur tingujt heshtën,
në çastin e fundmë, në natën zhveshur
kujtoj pulëbardhën e verbër tek kujiste vdekshëm.

Nuk bëj çudi se si jeton kështu
Me hirin mbi tavull, dhe fjalët monotone,
Kur mbrapa ke lënë një film të pambaruar,
Ku shkruhen endrrat, netët plot pasione.

Rizgjoj kujtesën fshehur diku,
Të parat puthje, flirtet në arrati,
Por ato në një çast u shuan
Befas një ditë, i nëpërkëmbe ti.

E di në shtrat një tjetër grua,
ty të fundos në hiret e saj
si ajzberg i fshehur gjallon brenda meje
si marinar i mbytur në hapësirën paskaj.

Por e fundit, vjen fjala e pathënë,
vështrimi i gdhendur diku në kraharor,
ti mbete banori i vetëm i mbretërisë sime
në alpet e baktisura mbuluar me dëborë.

TE TRIJA

E kam zemren si qelibar
Te paster te cilter me te gjithe
Perhere me kendon e zjarrte
Ne hapsiren e qiellit, si mjalte


Tik taket e saje gazmore
Rrafin si ora per dite
Vetem caste te bukura,te embela
Zemra ime gjithmone sodit


Zemra me thote shume gjera
Me vete sekretet mi mbane
Kendon me mua perhere
Si kanarina ne kopshtin me hene


Meri zemra me vete nuk mbane
As brenge, nuk ka provuar kurre
Gjithmone e mbushur me drite
E paster flakeron me qirinjte


Tingujt e bukur te zemres
Kendojme te dyja refren
Kanarina bashkohet me ne
Nje melodi te trija bejme


PA LENDIME

Nje dite erdhem ne kete jete
Me qarjen tone te pare
Sa bote lindin e sa shuhen
Dhe prape i ndan nje e qare


Te vetem erdhem ne kete jete
E sa te tjere cdo dite vijne
Mbushet kjo toke me emra te rinje
Percillen te tjere ,per ku se dime


U rritem, u beme prinder me femije
Cdo pulsim i zemres tone,eshte edhe i tyre
I shtohen jetes trishtime e gezime
Ky eshte ligji i natyres,ne nje fare menyre


Shikojme ne jete plot mundime,
I ndjej ,lendohet zemra ime,
Shum miq kan ikur nga kjo bote
me zemer plasur e pikellime


Kete jete ta gezojme aq sa ta kemi
Emocjonin e bukur te marrim sa jemi
Asnje fjale e thene s"duhet te lendoje
Me the ,te thashe,i the,duhet te ndaloje


UNE DHE TI


Ngado qe te shkosh,mbas vetes do me gjesh
Ne cdo hap qe te hedhesh ne kujtime do me kesh
Me ke kudo andej e ketej ,imazhin tim si ne poem
Perseri, sado larg,une afer teje, gjithmon do te jem


Nuk them kurre qe dashuria iku ,nuk ka me
S'dua ta mendoj se ndjehem e pikelluar
Nuk dua qe puthjet tona te humbasin
Dua me zemer, dashuria jone gjithmon te zgjasin


Kerkoj qe ne shpirtin tim, ajo qe dua te zer vend
Nuk dua braktisje, lote,lendime,dhe mjerim
Dua qe pramveren me dashurin tone, ti kem prane
Prane teje, i dashur gjithmone ta kam thene


Vetem ty, ta dhurova zemren dhe vetveten
Dashurin tone te embel e quajta perjetesi
Dua qe te jete uragan i pandalshem per ne
Hyjnorja e ndertuar me kujdes, e jona dashuri


Sot i shkruaj keto vargje te bukura
Me pelqej te krijoj poezi e te mos hesht
Sepse vetem ti ne jete, ma rrembeve shikimin
Rrahjen e zemres dhe puthen e pare te sinqert


E vetmja prone - Dashuria

Kur erdhe tek une,nuk e kishe te lehte
Ne zemren tende zgjuar rrinte trishtimi
Ne te dy mes dhimbjes,jetonim me shprese
Keto i sfidoj dashuria jon e madhe si det


Dije qe jeta nuk eshte prone e jona
As e imja,as e jotja e askujt,
Jeten nuk e kemi tonen pergjithmone
Vec dashurine,
Vec endrrat,
Vec kenget,
Vec lulet
Kemi te vetmet ne kete jete..prone


Zoti keto na i fali dhurate
Ne kete bote te vogel ku jetojme
Mes dhimbjeve dhe lumturive te medha
Te bukur si dashuria jone nuk ka


Ne e dinim kete dhe psheretinim,
Nganjehere belbezonim nen ze,
Dje,sote,neser e per gjithmone
Triumf i perjeteshem i dashuris tone

Vetem grindemi

Ne zihemi e grindemi,te dy me njeri tjetrin
Sa bejme paqe na del nje huq i vjeter
E bota pran nesh me cudi na shikon
Shofin,ikin,dalin,e bejne sikur s'degjojne


Mes dashuris tone perdite vendoset nje mure
Fishket dhe venitet sikur eshte semure
keto zenkat tona plaget na i shtojne
Na shikon gjith shoqeria dhe bejne sikur s'shikojne


Me ne cfare po ndolle valle? Po ti a e di ?
Cdo dite edhe cdo nate ,bardhe edhe zi !
Edhe yjet larte bejne sikur ndricojne,
Per ironi te fatit sonte s' na degjojne


Sa do vazhdojm keshtu?A nuk me thua valle?
U beme te paduruar,u beme si dy te marre
Nuk mundem me keshtu,me dashuri me mbulo
Bejme te dy paqe?Eja me lumturo!


Sa bukur keshtu

I embel relaksues,zgjimi ne mengjes
Te sodisesh jashte tek bie shi
Me endje pi kafen dhe cigaren ndez
Duke belbezuar per te emblen dashuri


Eshte bukur ta vertitesh diku trurin
Si do ta kaloj sot e ku do ike
Mos te kujtoj kohen qe kam humbur
Se tani ,diku me pret nje mik


Takime,te bukura,te embelat fjale
Si mjalte i mjaltit te embla jane
I afrohem,ai me perkedhele ngadale
Flokun tim te gjate dhe trupin lastar


Te dy sebashku duke soditur
Dashurine ne syrin e ndritur
Me e bukura se cdo gje ne bote
Puthja e embel,puthja e ngrohte



 

 

       
E Maili yn

na shkruani

   

© gusht.2004 by " www.malsia.eu®