 |
|
|
| |
 |
| |
 |  |
Letërsia
e Vjetër |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Hyrje
Letërsia e vjetër shqiptare lindi dhe u zhvillua
në mesjetë, kur vendi ynë nën zgjedhën
osmane, në kushtet e shoqërisë feudale, ku
ideologjia sunduese ishte ideologjia fetare. Prandaj edhe
përmbajtja e saj është kryesisht fetare. Të
nisur nisur nga qëllime atdhetare, shkrimtarët e
kësaj periudhe shkruan edhe vepra mësimore e didaktike,
si:
"Fjalori latinisht-shqip i F.Bardhit , "Gramatika
e Andrea Bogdanit, madje edhe krijime tërësisht
laike si ndonjë poezi e Budit, shume vjersha të
bejtexhinjve etj.
Atë që s'mund ta bënte letërsia e shkruar,
e bëri vetë populli me letërsinë gojore,
me krijimet e bukura folklorike, që përbëjnë
një monument kulture të pandërprerë gjatë
gjithë qenies së tij, që nga kohët më
të lashta.
Shkrimi më i vjetër shqip që njohim deri më
sot, i përket vitit 1462 dhe libri i shkruar në
gjuhën shqipe, me sa dimë deri tani, është
"Meshari i Gjon Buzukut, botuar më 1555. Ky
është libri i parë i shkruar në gjuhën
shqipe, por jo libri i parë i letërsisë shqiptare.
Letërsi shqiptare të shkruar në gjuhë
të tjera ka pasur edhe më parë. Vepra më
e rëndësishme e këtij lloji është
"Historia e Skënderbeut e Marin Barletit botuar
rreth viteve 1508-1510 .
Me letërsi të vjetër shqiptare kuptojmë
letërsinë e tre shekujve. Në qoftë se
në shekullin XVI u shkrua vetëm "Meshari",
në shekullin XVII ai ndiqet nga librat në gjuhën
shqipe të Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër
Bogdanit etj., në Veri.
Një grup tjetër përbën prodhimi letrar
që u zhvillua në qendra të ndryshme të
Shqipërisë së Jugut dhe të Shqipërisë
së Mesme si: në Voskopojë, Elbasan, Gjirokastër
dhe Janinë. Sidomos në shekullin e XVIII dhe në
gjysmën e parë të shekullit të XIX, ky
prodhim përfaqëson kryesisht shtresat e zanatçinjve,
të tregëtarëve dhe të fshatarësisë
së lirë dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor
të qyteteve të këtyre anëve. Kështu
p.sh., Voskopoja gjatë viteve 1720-1770
Ishte një qytet i begatshëm me rreth 20.000 banorë,
një nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore të
vendit. Këtu lulëzoi një veprimtari e gjerë
arsimore, me kisha e shkolla të shumta; ndër to
edhe një shkolle e nivelit të mesëm, e quajtur
Akademia e Re, e ngritur nga Bushatllinjtë e Shkodrës.
Kishte, gjithashtu, një biblotekë dhe një shtypshkronjë,
të njohura për kohën. Rëndësi të
veçantë jo vetëm politike, por edhe kulturore
mori Janina sidomos në kohën e Ali Pashë Tepelenës.
Shkrimtarët kryesorë te këtij prodhimi janë
Theodor Kavaljoti nga Voskopoja (sh.XVIII). Kostë Beratasi
(nga fundi i shk.XVIII), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parë
e shekullit XVIII), trimi suliot Marco Boçari, peshkopi
Grigor Gjirokastriti etj. Veprat e tyre kanë kryesisht
karakter fetar ose mësimor, janë fjalore disagjuhësh
ose përkthime. Ata vetë kanë një formim
greko-bizantin , ndaj dhe në shkrimet e tyre përdorin
kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi
i Elbasanit, Kostë Beratasi, Theodhor Haxhifilipi e ndonjë
tjetër, që krijuan edhe alfabete të veçanta
të shqipes, duke dashur të vënë në
dukje individualitetin e gjuhës shqipe dhe dallimin e
saj nga gjuhët e tjera.
Fakt i rëndësishëm i jetës letrare të
shekullit të XVIII dhe fillimit të shekullit të
XIX është krijimtaria e bejtexhinjve (letërsi
shqiptare me alfabet arab) me përfaqësues kryesore:
Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja; Nezim Frakulla, nga Berati:
Zenel Bastari nga Tirana; Muhamet Cami, nga Konispoli; Dalip
e Shahin Frashëri, nga Frashëri; Salih Pata e Mulla
Hysen Dobraci, nga Shkodra etj.
Një degëzim të veçantë të
letërsisë së vjetër shqiptare përbënte
letërsia arbëreshe, prodhim i shqipëtarëve
të emigruar në Itali para dhe pas vdekjes së
Skënderbeut.
Kjo letërsi njohu një rrugë të gjatë
zhvillimi , që nga shekulli XVI deri nër ditët
tona. Ndër autorët e saj më të dëgjuar,
mund të përmendim Lekë Matrënga (1560-1619);
Niko Katalano (1637-1694); Nikolla Brankati (1675-1741); Nikollë
Filja (1682-1769). Një etapë të re në
letërsinë e vjetër arbëreshe shënuan
veprat e Jul Varibobës (shek XVIII), ku bie në sy
jo vetëm origjinaliteti i trajtimit të materialit,
por edhe cilësia e lartë artistike, traditë
e që u çua pastaj me përpara nga shkrimtarët
arbëreshë të Rilindjes Kombëtare (De Rada
, Dara (i riu), Santori, Serembe, Stratiko etj.).
Ndonëse e kufizuar në tematikë dhe e përfaqësuar
me një numër të vogël veprash, rëndësia
e letërsisë së vjetër qëndron, në
rradhë të parë, në faktin se ajo është
shprehje e vitalitetit të popullit shqiptar, e qëndresës
së tij kundër pushtuesit e kulturës së
huaj. Nëpërmjet veprave të kësaj letërsie
u ruajt e gjallë dashuria për gjuhën shqipe
dhe tradita për shkrimin e saj.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |
  |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Marin
Barleti 1460 - 1513 |
 |
 |
 |  |
Historiani i shquar Marin Barleti është figura më
e madhe e lëvizjes së humanistëve shqiptarë
të shekujve XV-XVI. Ai lindi rreth vitit 1460 në Shkodër.
Fare i ri, më 1478, mori pjesë me armë në
luftën për mbrojtjen e qytetit të lindjes nga
rrethimi i forcave osmane. Heroizmi i bashkatdhetarëve
i mbeti në sy e në mendje, derisa e përjetësoi
në veprat e tij historike kushtuar luftrave për të
mbrojtur atdheun "nga kujtimi i të cilit,- shkruan
ai,- tani përtërihem si për mrekulli, por edhe
për të cilin s'mund të shkruaj pa lot në
sy". Rënia e Shkodrës, që ishte një
nga kalatë e fundit të qëndresës shqiptare
pas vdekjes së Skënderbeut, e detyroi Barletin, si
shumë të tjerë, të mërgonte në
Venedik me 1504. Por vepra që i dha emër Barletit
në kulturën shqiptare dhe në botë ishte
"Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut",
shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë rreth
viteve 1508-10. Kjo vepër në kohën e vet u ribotua
latisht tri herë, u përkthye në shumë gjuhë
evropiane dhe u bë burim i një literature të
gjerë për heroin tonë kombëtar, të
shkruar në gjuhë të ndryshme të botës,
që nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja,
greqishtja e deri në japonisht. F.S.Noli ka shkruar me
të drejtë se vepra e Barletit "fitoi këndonjës
anembanë botës dhe e bëri të pavdekshëm
kujtimin e Skënderbeut në Evropë".
Popullariteti i madh që gëzoi vepra shpjegohet me
dy arsye: e para lidhet me subjektin që trajton, me figurën
e Skënderbeut, e cila u bë e njohur dhe legjendare
qysh në kohën e vet; e dyta qëndron në forcën
dhe bukurinë e stilit me të cilin ajo është
shkruar, një stil që të rrëmben.
Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut
është, në rradhë të parë, një
vepër historike, por e shkruar nga një dorë mjeshtri.
Stili i gjallë dhe elegant me të cilin e ka shkruar
Barleti, e bëjnë atë një vepër edhe
me vlerë letrare. Këto vlera qëndrojnë në
gjuhën e pasur dhe në figuracionin e pasur, në
mjeshtërinë plastike të vizatimit të figurës
së Skënderbeut, në frymën patetike dhe vrullin
tronditës që përshkon tregimin, si dhe në
bukurinë, gjerësine dhe lehtësinë e frazës.
Vepra e Barletit përshkruan historinë e luftrave heroike
të shqiptarëve, të udhëhequr nga Skënderbeu,
kundër hordhive osmane. Atë e përshkon nga fillimi
në fund ndjenja atdhetare, krenaria e autorit për
vetitë luftarake të popullit të vet, dashuria
dhe adhurimi për heroin, që i dha emrin një epoke
të tërë në historinë e popullit shqiptar.
Vlera më e çmuar që gjen Barleti te bashkatdhetarët
e vet, është dashuria për lirinë, për
trojet amtare, vendosmëria për të dhënë
edhe jetën për mbrojtjen e tyre.
Nuk ka gjë më të çmuar për njeriun
sesa atdheu, nuk ka detyrë më të shenjtë
sesa lufta për ta mbrojtur atë nga i huaji. Kjo është
një nga idetë e mëdha të veprës. Kryeni
detyrën ndaj atdheut, për të cilin asnjëherë
nuk duhet kujtuar se është derdhur gjak, se është
luftuar sa duhet, sepse dashuria për të ia kalon çdo
dashurie tjetër, shkruan Barleti.
Duke folur për qëndresën e shqiptarëve gjatë
shekullit XV, Barleti ka vënë në qendër
të veprës së vet protagonistin dhe heroin e saj
qendror Gjergj Kastriotin. Kjo figurë është vizatuar
me dashuri e ngjyra të gjalla; ajo është dhënë
me tiparet që ia njeh historia, pra gjithmonë në
frymën e humanizmit e të konceptit humanist për
njeriun dhe luftëtarin e lirisë.
Barleti e jep Skënderbeun si personifikim të heroit
që mishëron forcën e njeriut, aftësinë
dhe bukurinë fizike e morale të kësaj krijese
të mrekullueshme, sipas botëkuptimit humanist. Figura
e tij del madhështore, si një hero legjendar, simbol
i çlirimtarit dhe i mbrojtësit të lirisë,
prijës i një populli luftëtar e trim , të
dashuruar deri në dhembje me trojet e veta dhe me lirinë.
Luftëtar i ashpër dhe prijës me një zemër
të madhe njerëzore, madhështor dhe legjendar
- e tillë të mbetet në mendje figura e heroi
, skalitur si me daltë nga pena e Barletit.
Në veprën "Historia e jetës dhe e bëmave
të Skënderbeut autori mbron të drejtën
e një populli për të jetuar i lirë, himnizon
njeriun dhe forcën e tij, heroizmin njerëzor dhe dashurinë
e natyrshme për trojet e të parëve.
Duke qenë një vepër historike, libri i Barletit
ka rëndësinë për të dhënat dhe
faktet që sjell. Pa këtë vepër historiografisë
për Skënderbeun do t'i mungonin burimet e para, që
e kanë ushqyer dhe vazhdojnë t'a ushqejnë edhe
sot. Në disa raste, i rrëmbyer nga entuziazmi që
i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike që përshkruan
edhe urrejtja për pushtuesin, Barleti i zmadhon ngjarjet
e sidomos ndryshon shifrat e pjesëmarrësve në
luftime. Por, prapëseprapë, në thelb dhe në
frymën e saj të përgjithshme vepra i përmbahet
së vërtetës historike.
Me librin e tij Marin Barleti qëndron në fillimet
e letërsisë shqiptare, e cila e nis udhën e saj
me një vepër të përmasave të mëdha.
Kjo vepër është shkruar në latinisht, që
asokohe ishte gjuha e kulturës në Evropë, por
ajo i përket kulturës shqiptare, jo vetëm se
është shkruar nga një shqiptar, por se është
bota shqiptare që i ka dhënë jetë këtij
argumenti madhështor të kulturës së hershme
të këtij populli të lashtë.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |
  |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Gjon
Buzuku 1555 |
 |
 |
 |  |
Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri
më sot i letërsisë shqiptare. Veprat në
gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të
pushtimit osman janë të pakta. Më e vjetra prej
tyre që ka mbëritur deri në ditët tona,
është "Meshari i Gjon Buzukut (1555). Kush
ishte autori, nga ishte, ku punoi, mbi ç'baza arriti
ta shkruante e ta botonte librin e vet, janë pyetje që
ende nuk kanë gjetur një përgjigjje të plotë.
ndonjë gjë të paktë që dimë për
jetën e autorit, për vështirësinë që
hasi, për punën, qëllimin dhe për kohën
kur e shkroi ose e botoi veprën e vet e mësojmë
vetëm nga pasthënia e librit. Gjon Buzuku ishte një
prift katolik, një famulltar i thjeshtë, që,
me sa duket, punoi në Shqipërinë e Veriut, jo
larg vendit ku e botoi veprën e tij ndoshta në trevën
e Ulqinit e të Tivarit. Siç na thotë vetë,
veprën e filloi më 20 mars 1554
Dhe e mbaroi më 5 janar të 1555, koha që punoi
për shqipërimin, ose për botimin e saj nuk del
e qartë.
Libri, ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i
mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera nëpër
mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë,
as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të
vërtetë dhe as vendin e botimit etj. Është
kjo një fatkeqësi apo fatmirësi, s'mund ta themi
dot. Ndoshta, po t'a kishte kopertinën ose edhe faqen e
parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket,
ka qenë në listën e atyre librave që kane
qenë ndaluar nga kisha katolike e Romës.
Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi të
gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetëm kjo që është
e gjymtuar. Kjo , ndoshta është arsyeja që ajo
sot gjendet vetëm në një kopje, të fshehur
e të harruar që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit.
Kopja që gjendet, me sa duket ka qenë përdorur
shumë. Veç fletëve të grisura, në
shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh
që, me sa duket , e kanë pasur nëpër duar.
Përmbajtja e librit është fetare dhe kryesisht
me pjesë liturgjie, pjesë që lexohen e recitohen
vetëm prej klerikëve në shërbesat kishtare.
Përkthim i një libri latinisht i shkruar me alfabetin
latin. Për disa disa tinguj të shqipes, si: q, gj,
th, dh, z, x, etj; që nuk i ka gjuha latine, autori përdor
pesë shkronja që kanë përngjasim me disa
shkronja të alfabetit cirilik. Gjuha e veprës është
ajo e dialektit të Shqipërisë Veriore e Perëndimore.
Këtë alfabet do ta përdorin edhe autorët
pas tij, me ndonjë ndryshim të vogël.
Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin
e shqipes në shërbesat fetare. Jemi në kohën
kur në Evropë kishte shpërthyer lëvizja
për t'u shkëputur nga kisha katolike e Romës,
lëvizja që njihet me emrin protestantizëm. Një
nga kërkesat kryesore të kësaj lëvizje ishte
që shërbesat kishtare të bëhen në gjuhën
amtare. Edhe Buzuku, me sa duket, ecën në këtë
rrugë, edhe pse kjo është në kundërshtim
me urdhërat e Vatikanit. Nga ato që thotë në
pasthënie, duket se Buzuku nuk hyri rastësisht në
këtë rrugë.
Në rrethanat që ishin krijuar në Shqipëri
nga pushtimi osman, kisha katolike e Romës ishte e detyruar
të bënte lëshime për t'i vënë
fre islamizmit të popullsisë shqiptare. Këtë
gjë e kuptoi dhe e shfrytëzoi Buzuku, i nisur jo vetëm
nga qëllime fetare por edhe atdhetare.
I ndikuar nga idetë e lëvizjes protestante, Buzuku
iu vu punës qe besimtarët shqiptare shkrimin e shenjtë
ta merrnin drejtpërdrejtë në gjuhën amtare.
Nga ana tjetër, si atdhetar, ai desh të bënte
dicka për popullin e vet dhe është i vetëdijshëm
se me punën e tij do t'i shërbente popullit të
vet, jo vetëm për të dëgjuar e kuptuar përmbajtjen
e disa ceremonive kishtare, por edhe se ajo përbën
pikënisjen e shkrimit të gjuhës shqipe drejtuar
masave shqiptare. Me veprën e tij ai mundohej të afirmonte
individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetëm
meritë letrare, por është edhe një hap i
guximshëm kulturor, që bën pjesë në
luftën e popullit shqiptar për çlirim e përparim.
Këto probleme e kanë munduar për një kohë
të gjatë autorin, prandaj ai shkruan në pasthënie
<<
U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut , tue u kujtuom
shumë herë se gjuha jonë nukë kish gjo të
të ndigluom (që të jetë dëgjuar) nse
shkruomit shenjtë, nse dashunit nse botëse, sanë,
desha me u dedigune përsa mujta me ditune, me zbritunë
(me ndriçue) pak mendetë e atyne që ndiglojinë
>>
Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, pra ky
ka qenë edhe njeri nga qëllimet për të cilin
e shqipëroi dhe botoi Buzuku veprën e tij. Madje Buzuku
ecën edhe më përpara. Në Mesharin e tij
gjendet dhe kjo lutje që nuk gjendet në asnjë
meshar të botës: Gjithë popullsinë e krishtene,
ndër Arbanit ata n'mortajet largo, ty të lusmë.
O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut. Nga të
gjitha këto del qartë se me veprën e Buzukut
kemi një vazhdimësi të kulturës shqipëtare
dhe në kushtet e vështira të pushtimit osman,
kulturë që te humanistet u përfaqësua me
vepra kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha
e kulturës së kohës dhe që u pasurua më
vonë me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit et , në
gjuhën shqipe.
Që nga botimi deri më 1740, gati dy shekuj Meshari
ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur.
Më 1740, atë e zbuloi në Biblotekën e Propaganda
Fides afër Romës autori gjakovar Gjon Kazazi. Ky zbulim
bëri bujë të madhe, sepse është libri
i parë në gjuhën shqipe. Pas kësaj çështja
mbeti përsëri në heshtje edhe për më
tepër se një shekull deri më 190 , kur e rizbuloi
arbëreshi Pal Skiroi po jo më në Biblotekën
Propagada Fides, por në Biblotekën e Vatikanit, në
Romë, ku gjendet edhe sot. Me 1932 libri u fotokopjua në
tri kopje, njëra nga të cilat gjendet në Biblotekën
tonë Kombëtare. Më 1968 gjuhëtari ynë
i shquar Eqerem Cabej, bëri një botim shkencor të
veprës së Buzukut, duke e shoqëruar me një
studim më të gjerë për gjuhën dhe meritat
e autorit.
Gjuha e pasur e librit dhe drejtëshkrimi përgjithësisht
i ngulitur dëshmojnë se kjo vepër duhet te jetë
mbështetur në një traditë të mëparshme
të shkrimit të shqipes kishëtare, traditë
që rrebeshet e kohërave të vështira që
kaloi vendi ynë, me sa duket e kanë marrë me
vehte. Por edhe libri i Buzukut krijoji padyshim një traditë
për autorë që erdhën pas tij. Të shkruaje
në shqip një libër fetar në një kohë
kur kjo gjuhë nuk ishte lëvruar si gjuhë kulture,
nuk ishte e lehtë. Buzuku ia doli mbane veç të
tjerash edhe pse shfrytëzoi pasurinë e gjuhës
pupullore si dhe mjaft fjalë të lashta, që ndoshta,
i përkisnin traditës së shkrimit të shqipes
para tij.
Gjuha e veprës ka në bazë të folmen e Shqipërisë
Verilindore, por të bie në sy përpjekja për
ta ngritur atë mbi dialektin nga është nisur.
Në veprën e Buzukut gjejmë ndonjëherë
edhe pjesë të një proze tregimtare, të një
proze me vlera letrare, që dallohet për mjeshtërinë
e përdorimit të fjalës, dhe sigurinë e ndërtimeve
gjuhësore pak a shumë të qëndrueshme. Meshari
i Buzukut ka rëndësi shumë të madhe për
historinë gjuhës së shkruar shqipe. Duke krahasuar
gjuhën e Buzukut me shqipen e sotme, vërehen zhvillime
të ndryshme që ka pasur gjuha jonë që nga
shekulli XVI e deri më sot, gati për pesë shekuj.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |
  |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Pjetër
Budi 1566 - 1622 |
 |
 |
 |  |
Pjetër Budi është
një nga figurat më të shquara të botës
shqiptare për kohën kur jetoi. Ai u përket
atyre klerikëve, që u dalluan për një
veprimtari të dendur atdhetare. Ishte organizator dhe
udhëheqës i masave popullore në luftën
për çlirim nga zgjedha osmane, përkthyes
dhe krijues origjinal në fushën e letrave shqiptare
për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të
pupullit tonë. Për jetën veprimtarinë
dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumë të
dhëna të drejtpërdrejta. Edhe ato që dimë,
i nxjerrim kryesisht nga thëniet e veta në librat
që botoi, veçanërisht nga letra latinisht
që i dërgoi më 1621 një kardinali të
quajtur Gocadin. Kjo letër është një dokument
me rëndësi të veçantë jo vetëm
për jetën dhe personalitetin e autorit, por edhe
për gjendjen e vendit në atë kohë, dhe
mbi të gjitha ajo është një program i
plotë për organizimin dhe zhvillimin e luftës
së armatosur kundër pushtuesit. Në këtë
letër Budi pas hyrjes bën edhe një autobiografi
të shkurtër , nëpërmjet së cilës
mësojmë dicka të sigurt për jetën
e tij.
Lindi në Gurë të Bardhë të Matit
me 1566 nga një familje e dëgjuar dhe e vjetër.
Mësimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori
në vend, pranë disa ipeshkevet të ndryshëm,
deri në moshën 21-vjeçare. Më 1587 u
caktua meshtar dhe shërbeu si famulltar i thjeshtë
për 12 vjet në Kosovë dhe me vonë 17 vjet
të tjerë si zëvendës i përgjithshëm
i dioqezave të Serbisë. Gjatë viteve 1516-1522
bëri disa udhëtime në Itali, kryesisht për
qëllime atdhetare si dhe për të botuar veprat
e tij. U mbyt në dhjetor të vitit 1622 duke kaluar
Drinin, por vdekja e tij nuk ndodhi aksidentalisht; atë
e shkaktuan qarqet anti shqiptare, që shikonin tek Budi
një atdhetar të flaktë dhe një nga organizatorët
e luftës së popullit për çlirim nga
zgjedha e huaj. Këtë e vërteton më së
miri aktakuza me të cilën hidhet në gjyq personi
që thuhet se e shkaktoi këtë vdekje dhe aktet
e gjyqit përkatës. Në këtë mënyrë
Budi është një nga martirët e parë
të kulturës shqiptare.
Gjatë 29 vjetëve që shërbeu në vise
të ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetër
Budi u shqua edhe për një veprimtari të dendur
atdhetare. Ai gjithë jetën dhe energjitë e
tij ia kuhstoi çlirimit të vendit. Hartoi plane
për dëbimin e pushtuesit dhe u përpoq të
siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende të tjera.
Ai bënte pjesë në atë shtresë të
klerikëve, që u lidhën me krerët e fiseve
shqiptare dhe iu kundërvunë jo vetëm sundimit
të egër osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala
për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen
e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar.
Clirimin dhe shpëtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarësia
e lirë, sidomos te malësorët, të cilët
nuk u pajtuan asnjëherë me pushtimin dhe e vazhduan
me ngulm qëndresën e tyre.
Siç del nga letra që i dërgoi Gocadinit,
misioni kryesor për të cilin ai shkoi më 1621në
Romë, ishte që të bëhej zëdhënës
i kërkesave të shqiptarëve dhe të kërkonte
ndihma. Letra e tij është një projekt i një
kryengritjeje të armatosur që një klerik ia
drejton një kardianli dhe organeve të administratës
kishtare për të kërkuar ndihmë për
popullin e tij, që të çlirohej nga zgjedha
e huaj. Ndër të tjera shkruan: "Kur u nisa
prej këtyre vendeve, fort m'u lutën ata kryetarë
fisesh, si dhe disa kryetarë myslymanë, që
t'ia shfaqja Papës ose ndonjë princi tjetër
këtë dëshirë të tyre e t'u lutesha
që të na sigurojnë mbrojtje e ndihmë
për t'u çliruar. Dhe jo vetëm të krishterët,
por edhe të parët e myslimanëve
Të
gjithë duan të dalin një herë e mirë
prej kësaj gjendjeje të mjeruar ose të vdesin
me armë në dorë. Grushti që do të
marrë Turqia këtu, do të jetë ndihmë
edhe për polakët .
Por shpresat e tij, si gjithmonë, mbetën të
zhgënjyera. Megjithatë, ai asnjëherë nuk
u ligështua. I dëshpëruar nga mosrealizimi
i planeve të tij, iu vu punës për të përkthyer
e botuar veprat e veta në gjuhën shqipe. Budi është
i pari nga klerikët që do të thotë se
perëndia nuk e degjon atë që i lutet në
gjuhë të huaj, atë që përsërit
vetëm fjalë boshe pa i kuptuar ato që thotë.
Me këmbëngulje dhe përpjekje të mëdha
arriti që më 1618 të botonte në Romë
veprën e parë "Doktrina e krishtenë
dhe më 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman"
dhe "Pasqyra e të rrëfyemit". Veprat e
Budit janë kryesisht përkthime ose përshtatje
të lira tekstesh fetare, por qëllimi i botimit të
tyre është, në radhë të parë,
qëllim komëtar. Ato do t'u shërbenin klerikëve
në Shqipëri për ngritjen e tyre profesionale
në shërbesat fetare, por më tepër do t'i
shërbenin ruajtjes së gjuhës shqipe, që
shprehte në atë kohë shtyllën kryesore
të kombësisë, do t'u shërbenin përpjekjeve
për çlirimin e vendit, zhvillimit e përparimit
të arsimit dhe kulturës së popullit shqiptar,
që ky të mos mbetej më prapa se popujt e tjerë.
Për qëllimin dhe rëndësinë e tyre
autori është i vetëdijshëm kur thotë
se librat shqip do t'i shërbenin kur të kthehej
në viset e Shqipërisë për të pregatitur
kryengritjen e përgjithshme dhe për të fhsehur
në sy të pushtuesëve këtë veprimtari
të lartë kombëtare. Po të studjohen me
kujdes veprat e Budit, duket qartë se shpesh herë
ai del jashtë tekstit origjinal nga përkthen dhe
përshkruan doke e zakone shqiptare, të cilat janë
krijime origjinale në prozë. Kjo gjë bie më
tepër në sy në veprën "Pasqyra e
të rrëfyemit", që ka një rëndësi
të veçantë edhe për historinë e
etnografinë. Në faqet e fundit të veprës
autori ka vendosur një letër të gjatë,
afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri për atdheun e popullin
dhe ankohet për mungesën e shkollave dhe për
klerin që nuk përpiqej t'u hapte sytë bashkatdhetarëve.
Deri më sot letra është konsideruar si proza
e parë origjinale në letërsinë shqiptare,
që buron drejtpërdrejtë nga zemra e një
atdhetari. Kjo e bën Budin shkrimtarin e parë të
letërsisë shqiptare që lëvroi prozën
origjinale. Në këtë letër pasqyrohen elemente
të jetës shqiptare të kohës dhe ndihet
shqetësimi i klerikut patriot për fatet e popullit
e të gjuhës së tij amtare. Budi përshkruan
traditat e zakone shqiptare, por, mbi të gjitha, ndalet
në gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj
dhe padija e popullit të vet. Për këtë
gjendje ai akuzon edhe bashkëatdhetarët e vet "djesitë
e "leterotetë (dijetarët e letrarët),
që u vjen dore ta ndihmojnë popullin për të
dalë nga kjo gjendje, por që nuk po bëjnë
asgjë
Proza e Budit dëshmon jo vetëm për idetë
përparimtare, por edhe për aftësitë e
tij letrare. Edhe pse në të ndihet ndikimi i leteraturës
kishtare latine, ai është munduar t'i japë
gjuhës shqipe një shprehje e formë të
bukur, duke shfrytëzuar pasurinë e gjuhës popullore
dhe frazeologjinë e saj të pasur.
Faqe me rëndësi në krijimtarinë e Budit
përbëjnë vjershat e tij. Para tij njohim vetëm
një vjershë të shkurtër me 8 vargje, të
shkruajtur nga arbëreshi Matrënga, kurse Budi na
ka lënë 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj
me të drejtë ai mund të quhet nismëtari
i parë i vjershërimit shqip.
Vjershat e Budit kryesisht janë të përshtatura
nga latinishtja e italishtja, vetëm pak janë origjinale.
Është e vërtetë se në hartimin e
tyre nuk kemi një frymëzim e teknikë të
lartë, por vihet re një përpjekje serioze për
ta pasuruar gjuhën shqipe edhe me krijime që synojnë
të shprehin në vargje të bukurën në
artin e fjalës shqipe.
Në njërën prej tyre, në formën e
një pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjën e trishtimit
dhe të kotësisë që e pushton kur mendon
se të gjithë njerëzit i rrëmben vdekja:
"Ku janë ata pleq bujarë,
që qenë përpara ne,
e ata trima sqimatarë,
të shpejtë si rrufe?
Pengesë serioze për zhvillimin
dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare,
përveç pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikët
e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare.
Këta, duke shpifur e duke përçmuar vlerat
kombëtare të popullit tonë, cënonin sedrën
e shqiptarëve, mundoheshin t'i përçanin ata
dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre për
çlirim. Në këto rrethana, Budit iu desh të
luftonte në disa fronte: edhe kundër pushtimit të
huaj, edhe kundër Vatikanit e të dërguarve
të tij në Shqipëri. Prandaj më 1622 organizoi
një mbledhje të të gjithë klerikëve
shqiptarë të zonës së Shkodrës, Zadrimës,
e Lezhës dhe i bëri të betoheshin e të
nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin
kurrë klerikë të huaj. Rrjedhimet e këtij
vendimi të guximshëm u dukën shpejt. Forcat
kundërshtare u bashkuan në një front të
përbashkët, duke përdorur si mjet valët
e rrëmbyeshme të Drinit, për ta eleminuar Budin
në një ditë të dhjetorit të vitit
1622.
Jeta e Budit është një jetë kushtuar fund
e krye çështjes shqiptare. Programi fisnik i gjithë
kësaj veprimtarie atdhetare mund të përmblidhen
në këto fjalë që shkroi me dorën
e tij: "
aqë sa munda luftova me gjithë
zemër jo për qishdo lakmi e lavdi të mrazët,
po me një të madh dëshirë për ndihmë
të patries e të gjuhës sonë .
Figura e Pjetër Budit ngrihet si shembull heroizmi e
vetëmohimi për vendin dhe popullin e vet, duke u
bërë në disa drejtime pararendës i rilindësve.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |
  |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Frang
Bardhi 1606 - 1643 |
 |
 |
 |  |
Autori i tretë i rëndësishëm
i letërsisë së vjetër shqiptare është
Frang Bardhi. Midis autorëve të tjerë të
kësaj periudhe, Bardhi zë një vend të
vecantë. Duke ndjekur vazhdën e paraardhësve
në veprimtarinë atdhetare, në fushën e
krijimtarisë letrare i kalon caqet e përkthimeve
fetare. Ai kishte interesa më të gjera. Bardhi bëri
edhe përkthime fetare, por ato mbeten të pabotuara
dhe
humbën, prandaj ai ka hyrë në historinë
e kulturës sonë kombëtare si leksikografi i
parë shqiptar, si historian, folklorist e etnograf. Bardhi
studiohet në historine e letërsisë sonë
me dy vepra oigjinale: "Fjalori latinisht-shqip
dhe "Apologjia e Skënderbeut. Këto vepra
e lidhin atë më tepër me humanizmin shqiptar
sesa me traditën e letërsisë fetare të
shekujve XVI-XVII.
Edhe për jetën e Bardhit dhe për veprimtarinë
e tij kemi pak të dhëna. Lindi në Kallmet të
Zadrimës më 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej
që i perkiste një familjeje pjestarët e së
cilës nuk u rreshtuan me pushtuesit.
Studimet i kreu në Itali, në kolegjin e Loretos
dhe pastaj në atë të Propaganda Fides. Me 1635
u emërua peshkop i Sapes ( Zadrimë ). Në veprimtarinë
e tij politike Bardhi do te jetë në rradhët
e para të atdhetarëve që i përkushtohen
luftës për t'u cliruar nga zgjedha e huaj, zhvillimit
dhe përparimit të vendit dhe të gjuhës
shqipe.
Gjendja e mjeruar e popullit nën sundimin e egër
osman, dëshira dhe përpjekjet për t'a ndihmuar
atë që të shpëtonte nga kjo robëri,
ishin shqetësime që e mundonin vazhdimisht Bardhin.
Kjo duket edhe në relacionet që i dërgonte
herë pas here Papës. Ja si shprehet në relacionin
e vitit 1641 për rëndimet dhe poshtërimet që
u bëheshin fshatarëve shqiptarë, sidomos të
krishterëve, nga arbitrariteti i feudalëve turq:
"Dhjetë ose pesëmbëdhjetë turq bashkohen
dhe kalojnë nëpër shtëpitë e krishterëve
dhe hanë e pinë sa të kenë oreks, gjithë
ditën gjithë natën pa paguar asgjë. Ai
i shkreti nuk mund të thotë se nuk ka bukë,
verë, mish e tagji për kuajt e tyre, sepse ia përmbysin
shtëpinë dhe e rrahin egërsisht. Po nuk pati,
duhët të lerë peng rrobat e trupit për
të ngopur lakmitë e tyre të mbrapshta
"
Relacionet e tij kanë edhe më shumë të
dhëna të tjera për gjendjen shpirtërore
të popullit, për zakonet, traditën e tij etj.
Ashtu si edhe Budi, madje që në hapat e parë
të jetës së vet, si misionar i fesë, Bardhi
hyri në konflikt të hapur me klerin e huaj, madje
edhe me ungjin e vet, Gjergj Bardhin, të cilin edhe do
ta padise si një nga shkaktarët e vullnetshëm
të mbytjes së Budit. Konflikti do të ishte
aq i ashpër sa me një letër drejtuar Vatikanit
vetëm 4-5 vjet pasi kishte ardhur në Zadrimë,
do të shkruante: "Në qoftë se do të
shpëtoj i gjallë nga telashet që më shkakton
kryepeshkopi, qoftë ai vetë, qoftë me anën
e zotërinjve turq, do të vij në Romë,
për t'i treguar të gjitha dhe për të kërkuar
ndihmë.
Bardhi e shikonte detyrën e peshkopit jo thjesht si të
një misionari kishëtar, por edhe të pregatiste
të rinj shqiptarë të shkolluar e t'i vinte
fre dërgimit të misionarëve të huaj në
viset shqiptare. Ai kërkonte klerikë të arsimuar
shqiptarë, që t'u hiqeshin nga duart misionarëve
të huaj shkollat që ishin hapur në vendin tonë
për qëllimet e tyre të mbrapshta. Ai vetë,
kishte nxitur dhe dërguar për studime në Itali,
klerikë të vendit, të cilët do të
merrnin dorë drejtimin e këtyre shkollave.
Vitet e fundit të jetës së Bardhit në
vend që të ishin vite pune në lëmin e
gjuhësisë e të letërsisë shqipe dhe
të lëvizjes shqiptare për t'u çliruar,
siç pritej prej hartuesit të fjalorit të
parë të shqipes, përmbledhësit të
parë të folklorit të parë të shqipes,
prej mbledhësit të parë të folklorit tonë
dhe prej mbrojtësit erudit të shqiptarisë së
Skënderbeut, ishin vite lufte kundër pushtimit të
huaj, ashtu edhe kundër synimeve të kishës
katolike të Romës, vite që e lodhën shumë.
Duke u gjendur në pellgun e kundërshtimeve dhe të
intrigave që u thurren kundër tij më në
fund u dorëzua, në mos drejpërdrejt, tërthorazi.
Vdiq fare i ri, në moshën 37-vjeçare, në
një kohë kur mund të ndihmonte shumë për
zhvillimin dhe përparimin e vendit e të kulturës
shqiptare.
Megjithatë Bardhi mbetet një nga figurat më
të shquara të kulturës shqiptare për kohën
kur jetoi. Ai na la trashëgim dy vepra madhore "Fjalorin
latinisht-shqip dhe "Apologjja e Skënderbeut.
"Fjalorin latisht-shqip Bardhi e shkroi që
kur ishte student dhe e botoi më 1635 në Romë.
Autori thotë se e shkroi këtë vepër që
t'i ndihmonte "
gjuhës sonë që po
bdaret e po bastardhohet sa me parë të ve
Bardhin e brente kështu shqetësimi si ta ruante
gjuhën shqipe që të mos prishej e të mos
humbiste me të kaluar të kohës në kushtet
e pushtimit osman, dhe nga ana tjetër t'u shërbente
edhe klerikëve katolike shqiptarë që nuk dinin
gjuhën latine. Fjalori përmban rreth 2.500 fjalë
shqipe. Krahas fjalëve, jepen edhe togfjalësha që
tregojnë përdorimin e tyre. Në këtë
fjalor për herë të parë gjuha shqipe ballafaqohet
me një gjuhë të përpunuar, siç
ishte gjuha latine në atë kohë.
Përkthimi në shqip mbështetet kryesisht në
gjuhën popullore, në fondin kryesor të gjuhës
sonë, por shpeshherë Bardhi sjell në përdorim
edhe shume fjalë të lashta. Me këtë vepër
zë fill leksikologjja shqiptare, ndaj me të drejtë
Bardhi quhet edhe leksikologu i parë në historinë
e gjuhës shqipe.
Në fund të fjalorit, në një shtojcë,
autori ka perfshirë edhe material gjuhësor, si;
emra mashkullore e femërorë, emra farefisnie, emrat
e qyteteve dhe të kështjellave kryesore të
Shqiperisë, parafjalë, pasthirrma, disa mënyra
të përshëndeturi si dhe një dialog të
shkurtër.
Por kjo vepër i hapi rrugë dhe një dege tjetër
të dijes shqiptare, folkloristikës sonë, sepse
në të jane përfshirë edhe 113 proverba,
shumica origjinale dhe vetëm pak të përkthyera.
Edhe në zgjedhjen e tyre autori niset nga qëllime
të qarta patriotike. Ndër këto proverba, interes
të veçantë kanë ato që dëshmojnë
për vetitë e bukura morale të popullit tonë,
veçanërisht ato që shprehin urrejtjen për
pushtuesin, si : "Tek shkel turku, nuk mbin bar
etj.
Në fjalorin e tij ka përdorur alfabetin latin, pothuajse
njëlloj si Buzuku e Budi, me ndonjë ndryshim të
vogël, çka të bën të mendosh se
duhet të ketë njohur veprat e tyre.
Vepra tjetër e njohur e Bardhit është "Apologjia
e Skënderbeut", botuar latinisht në Venedik
më 1636. Titulli i saj i plotë është:
"Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skënderbe,
princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet
bashkëatdhetarëve dhe atdheut të tij prej Frang
Bardhit". Vepra në të vërtetë është
një apologji (mbrojtje) që i bën autori Skënderbeut,
si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe është
quajtur Apologjia e Skënderbeut. Këtë vepër
autori e ka shkruar për 15 ditë, në kulmin
e zemërimit, në rrugë e sipër, kur po
kthehej në Shqipëri për të hedhur poshtë
mendimet e pathemelta të një peshkopi boshnjak,
që i mohonte Skënderbeut prejardhjen shqiptare.
Më 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar një
libërth ku pretendonte se Skënderbeu nuk ishte me
origjinë shqiptare, por boshnjake, madje nga familja
e Marnaviçëve. kjo rrethanë i jep veprës
një frymë të mprehtë polemike dhe një
stil energjik.
Këtë falsifikim Bardhi e quan të "kobshëm
dhe ai iu vu punës për këtë vepër,
se, po të heshtte, i dukej sikur do të tradhëtonte
veten dhe atdheun. Pra , është ndjenja atdhetare
ajo që e bren përbrenda autorin. Por fuqia e mendjes
dhe e punës së tij bëhet më e madhe kur
kjo ndjenjë përkon me drejtësinë e çështjes
që mbron. Bardhi do t'i japë popullit të vet
atë që i përket, duke pasur parasysh më
tepër të vërtetën se sa atdheun, ashtu
sic nuk do t'i lejonte vetes të rrëmbente një
populli tjetër atë çka i përket atij.
Dashuria e tij për atdheun fisnikërohet aq sa është
e lartë edhe madhështore ideja dhe ndjenja e së
vërtetës "Unë e mora përsipër
këtë barrë, - thotë Bardhi, - jo për
ndonjë arsye tjetër, veç që të
qes para syve të tu
(lexues) të vërtetën lakuriqe, të panjollosur,
sepse kjo s'ka nevojë të lyhet e të stoliset
me fjalë të bukura edhe të rrema".
Dashuria për atdheun, për të vërtetën,
për popullin, për historinë dhe heroin e tij,
për gjuhën dhe traditat e larta janë idetë
themelore që përshkojnë fund e krye veprën.
Mendjemprehtësia, kultura, horizonti i gjerë dhe
aftësia për t'i përdorur me mjeshtëri
argumentet janë karakteristika dalluese të veprës
dhe të vetë autorit.
Për të mbrojtur shqiptarësinë e Skënderbeut
autori niset nga argumente të sigurta dhe të shumta
historike, pa nënçmuar gojëdhënat. Ai
zotëron plotësisht metodën e shkencës
historike të kohës dhe vlerëson e krahason
në mënyrë kritike burimet historike. Përveç
kaq e kaq historianëve në zë që sjell
si argumente në mbrojte të tezës së vet
të drejtë, Bardhi si një njohës dhe mbledhës
i i traditës gojore popullore, për të vërtetuar
shqiptarësinë e Skënderbeut, shfrytëzon
me mjeshtëri të rrallë gojëdhënat
dhe faktin që emri i Skënderbeut dhe kujtimi i tij
rrojnë të gjalla në ndërgjegjen e popullit.
"Vazhdimisht gjer në ditët e sotme, - shkruan
autori, - bashkëkohësit tanë flasin për
të dhe këndojnë me zë të lartë
trimërinë e tij nëpër gostitë
dhe e quajnë Skënderbeun tonë me emrin "Kuçedra
e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herë
që shqiptohen këto fjalë, kuptohet vetëm
Skënderbeu".
Ndjenja patriotike, dashuria për popullin dhe vendin
e vet, krenaria për të kaluarën e tij të
lavdishme dhe admirimi për heroin që çuditi
botën me trimërinë e tij përshkojnë
gjithë veprën. Këto përcaktojnë edhe
disa cilësi të stilit të autori , si: patosin
e ngritur, frazën e gjatë dhe të ngjeshur,
gjuhën e mprehte plot thumba, për të hedhur
poshtë fallsifikimet e kundërshtarit etj. Këto
tipare e bëjnë veprën jo thjesht një polemikë
historike, por një libër me vlera letrare. Njeri
me kulturë të gjerë dhe mendje të mprehtë,
Frang Bardhi, duke vazhduar traditën e Barletit në
historiografinë shqiptare dhe duke hapur rrugë në
fushën e leksikograisë e të gjurmimeve etnografike,
me veprën e tij u bë një figurë e shquar
e kulturës shqiptare të shekullit XVII.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |
  |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Pjetër
Bogdani 1665 - 1689 |
 |
 |
 |  |
Pjetër Bogdani është
figura më e shquar e letërsisë së vjetër
shqiptare. Ai shquhet jo vetëm si klerik i lartë,
por edhe si atdhetar, me një dashuri të pakufi për
gjuhën shqipe e për popullin shqiptar, por edhe
si dijetar e letrar, si luftëtar i paepur për çlirimin
e vendit nga zgjedha osmane dhe për zhvillimin e përparimin
e tij kulturor. Me veprimtarinë e tij politike 40-vjeçare,
sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes
çlirimtare të vitit 1689 dhe me veprën e
vet "Çeta e profetëve", Pjetër
Bogdani me të drejtë është quajtur pararendës
i hershëm i lëvizjes së Rilindjes sonë
Kombëtare. Lindi në Gur të Hasit, një
fshat i Kukësit, rreth vitit 1625, Ungji i tij Andrea
Bogdani, edhe ai klerik i lartë (kryepeshkop i shkupit),
ishte marrë me lëvrimin e gjuhës sonë,
kishte hartuar në gjuhën shqipe edhe një gramatikë
të latinishtes, madje kishte mbajtur në Kosovë
edhe një shkollë ku mësohej gjuha shqipe.
Mbasi kreu studimet e mesme fetare në Kolegjin e Loretos
dhe punoi disa kohë si meshtar në Pult e Prizeren,
me shpenzimet e të ungjit kreu edhe studimet e larta
në Kolegjin e Propaganda Fides dhe në 1655 mori
dy dekorata, njerën në filozofi dhe tjetrën
në teologji, çka ishte gjë e rrallë
sidomos asokohe për një të ri shqiptar.
Më 1656, në moshën 31-vjeçare, emërohet
peshkop i Shkodrës ku shërben për 21 vjet (1657-1677),
duke qenë i ngarkuar njëkohësisht edhe me administrimin
e kryepeshkopatës së Tivarit, 12 vjetët e fundit
të jetës së tij i kaloi si kryepeshkop i Shkupit.
Atij ju desh të luftonte njëherazi në tri fronte
kryesore: edhe kundër zgjedhës së huaj, që
në mesin e shekullit XVII ishte rënduar shumë,
edhe kundër kishës ortodokse dhe sidomos patriarkanës
serbo-ortodokse të Pejës, që i kishte shtuar
përpjekjet e vjetra për të mos lejuar shpërthimin
e kryengritjeve antiosmanene dioqezat e saj, edhe kundër
politikës që ndiqte vetë kisha katolike e Romës
në Ballkan.
Kudo që punoi , qoftë si peshkop i Shkodrës
dhe administrator i kryepeshkopatës së Tivarit,
qoftë si kryepeshkop i Shkupit, të gjitha këto
detyra Bogdani i kreu jo vetëm si klerik, por edhe si
patriot. Bashkë me predikimin fetar dhe nën petkun
e klerikut ai edukonte te besimtarët edhe ndjenjën
e dashurisë për liri e për atdhe dhe urrejtjen
ndaj pushtuesëve osmane, nxiste dhe organizonte qëndresën
kundër tyre dhe, jo rrallëherë, ka marrë
pjesë drejtëpërdrejt në kryengritjet antiosmane
që shperthyen në atë kohë.
Gjatë luftës turko-veneciane (1664-1669), ai u përpoq
që të organizonte veprime të përbashkëta
me venecianët kundër pushtuesve osmane. Po kështu
edhe në konfliktin turko-austriak (1689) Pjetër
Bogdani mori malin për të organizuar kryengritjen
e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynë në Prishtinë,
me ta u bashkuan edhe rreth 500 luftëtarë të
cilët kronisti austriak i cilëson "arnautë",
d.m.th. shqiptarë. Bogdani ishte faktori vendimtar i
këtij bashkëveprimi, aq sa kronisti i mësipërm,
kur vdiq, më 6 dhjetor 1689, në mënyrë
lakonike shkruan se "me vdekjen e Pjetër Bogdanit
iku edhe fati ynë në tokë". Dhe me të
vërtetë, ushtria austriake filloi të pësonte
disfata të përditshme. Frytet e punës politike
të Bogdanit për afrimin e shqiptarëve myslimane
e katolike kundër zgjedhës shekullore, sidomos simpatinë
që gëzonte ai tek shqiptarët myslimanë,
e dëshmon edhe suksesi që pati më 1680, kur
pajtoi brenda tri orëve fiset e Krasniqit dhe të
Gashit, që ishin në gjakmarrje.
Për t'u shpëtuar këtyre ndjekjeve, atij i është
dashur shpeshherë të merrte udhët e maleve.
Madje edhe sot nëpër vendet ku ka kaluar ka shpella
që mbajnë emrin e tij e që tregojnë se
ai është fshehur në to për t'u shpëtuar
operacioneve ushtarake turke. Gjatë këtyre arratisjeve,
me sa duket, ai merrte me vete biblotekën personale,
ose , të paktën, dorëshkrimet e vyera, sepse
sikurse e thotë vetë me keqardhje, gjatë këtyre
shtegtimeve të detyrueshme atij i humbi (hupi si krypa
nd'ujët-shkruan ai) dorëshkrimi i gramatikës
së të ungjit.
Pjetër Bogdani ka hyrë në historinë e
patriotizmit shqiptar dhe të kulturës shqiptare
jo vetëm me veprimtarinë e vet kombëtare për
të organizuar kryengritjen e përgjithshme antiosmane,
por edhe me veprën e tij diturore-letrare "Çeta
e profetëve" (Cuneus profhetarum), që e botoi
në Padovë, më 1635 me ndihmën e një
miku të vet.
Me kulturën e tij të gjerë enciklopedike, me
mendimet e tij përparimtare iluministe e atdhetare, me
punën e gjatë këmbëngulëse më
se tridhjetëvjeçare, Bogdani i dha letërsisë
shqiptare dhe popullit shqiptar një vepër madhore,
që kurorëzoi traditën e mëparshme letrare
e kulturore dhe që paralajmëroi një periudhe
të re të zgjimit gjithkombëtar.
Bogdani është një njeri erudit. Nga leximi
i veprës së tij mësojmë se përveç
gjuhës amtare, ai dinte edhe italishten, latinishten,
kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten,
dhe sirishten.
Por më tepër se doktorata që mori edhe gjuhët
që dinte, për vlerat e shquara të Bogdanit
flet vepra e tij, " Çeta e profeteve është
shkruar me një kulturë të gjerë, në
të ka informacion të pasur nga historia e popullit
tonë, nga filozofia dhe shkencat e natyrës. Vepra
e tij nuk është përkthim. Legjendat biblike
që janë në themel të saj, ai i ka përpunuar
në mënyrë të lirë dhe herë pas
here fut ide, arsyetime dhe argumentime me karakter filozofik,
historik, politik, shkencor-natyror etj, që s'kanë
të bëjnë fare me legjendat biblike dhe që
i japin asaj karakter origjinal. Vepra e Bogdanit nuk është
thjesht një tekst për shërbesat fetare, as
për mësimin e fesë, siç ishin veprat
e Buzukut e Budit. Ajo është një vepër
teologjike-filozofike, me elemente të shumta enciklopedike
që përshkrohet fund e krye nga dashuria e madhe
për popullin shqiptar dhe gjuhën shqipe, nga dëshira
për të ndihmuar zhvillimin dhe përparimin e
kulturës shqiptare dhe nga urrejtja për pushtuesin.
Vepra përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën
e parë trajtohen probleme teologjike e filozofike të
doktrinës së krishtere, kurse në pjesën
e dytë jetëshkrimi i Krishtit. Po autori del jashtë
ketyre caqeve. Në pjesën e parë trajtohen edhe
shumë probleme të shkencave natyrore, si të
gjeografisë, astronomisë, fizikës, matematikës
etj, por edhe të shkencave shoqërore si të
teorisë së letërsisë etj. Duke goditur
besimet e kota, ai në veprën e tij shpjegon, psh.,
si formohet shiu, vesa, breshri, bora, vetëtima etj.,
ç'janë tërmeti, eklipset e diellit e të
hënës, baticat e zbaticat, flet për njohjen
e botës nëpërmjet shqisave etj Meritë
e tij është se gjithcka e trajton në nivelin
e mendimit më të përparuar të kohës
kur jetoi. Në pjesën e dytë, duke përshkruar
jetën e Krishtit etj., ai solli në letërsinë
tonë llojin e jetëshkrimit, realizmin në përshkrimin
edhe vizatimin e figurave biblike, duke përdorur me mjeshtëri
rrëfimin artistik në njerëz të ndryshëm.
Ndihmesa e tij është e rëndësishme sidomos
në formimin e prozës shkencore shqiptare.
Me interes të veçantë janë idetë
e tij patriotike që parashtron jo vetëm në
parathënien e veprës, por edhe gjatë shtjellimit
të materialit. Sa herë i bëhet e mundshme,
ai gjen rast të përmendë qëndresën
burrërore të shqiptarëve. Me admirim flet p.sh.,
për qëndresën e kelmendasve "Kush mundetë
me i ra mboh se ma i vobekje Vuca Pasha, i silli për
të mbledhë një ushtri 12.000 vetësh, nuk
i mjaftuan shumë milion ar, se kelmendasit tanë,
të sijtë, me nji zan. "Eja kush ashtë
trim mbledhunë afër 500 vetë, vranë
Vuca Pashën, vjetit të Krishtit 1639
etj.
Bogdani njeh mirë historinë e Shqipërisë
dhe shkrimet e për të prandaj, kur i vjen rasti,
ai përmend me krenari vlerësime pozitive që
kanë bërë historianë të huaj për
vendin dhe popullin tonë. Diku ai përmend thënien
e Herodotit: Cezar Augusti "Dëshironte fort me pasun
ndë ushtritë tinë t'arbëreshëtë.
Përse thonj pësonjënë shumë e nuk
druhen për hu e për het, se janë më zemërorë
se të tjerëtë .
Karakteristike tjetër e personalitetit të Bogdanit
është mendimi i tij iluminist. Nëpërmjet
përhapjes në popull të dijes dhe kulturës
në gjuhën shqipe, ai shikonte një nga rrugët
për të shpëtuar nga zgjedha e huaj. Paditurinë
(në parathënien e veprës së vet) ai e
quan një nga shkaqet kryesore të mjerimit dhe të
skllavërisë së popullit.
"Prashtu dergjet e dheu ndë robi t'errëtë
e verbuem me dy palë niegulla të zeza mbi faqe,
që janë mkati i të paditunitë, perse u
dvua dieja e urteja. E tue kjanë dheu i Arbënit
ndë mjedistë t'pafevet
Pra, autorit i qan zemra që populli i tij dergjet nën
zgjedhë të huaj dhe ndodhet i verbuar me dy palë
mjergulla, që janë mëkati e padituria. Dhe
kjo, sepse dheu i Arbërit ndodhet mes të të
pafeve, d.m.th. të pushtuesve osmanë.
Lënda që trajton Bogdani në veprën e tij,
është e vështirë, sepse përmban koncepte
e nocione abstrakte të fushave të ndryshme të
dijes. Prozës shqiptare në atë kohë i
mungonte tradita për të shprehur këto nocione.
Por Bogdani asnjëherë nuk u përkul e nuk u
ligështua para vështirësive, sepse kishte besim
tek thesari i pasur i gjuhës shqipe. Me përpjekje
këmbëngulëse, duke mbledhur me kujdes fjalë
të lashta e të rralla nga visari i gjuhës popullore
e duke i përdorur ato me kuptim të drejtpërdrejtë
ose të figurshëm, ai e ngriti gjuhën shqipe
në nivele të reja, tregoi aftësitë e saj
për të fituar mundësi të larta shprehjeje
e stili. Ai është i vetëdijshëm se në
këtë punë mund të ketë edhe të
meta e mangës , prandaj ne fjalët e fundit të
parathënies së veprës ai i drejtohet lexuesit:
"Të lutemi pra, litari em i urtë, të më
ndijeçë në gjeç fjalëzë,
që të trazon veshëtë. Përse as dielli
pa hije as hëna pa mjegullore mbi faqe nuk anshtë..."
"Çeta e profetëve përmban edhe
disa vjersha, shkruar nga vetë autori ose nga të
tjerë. Nga këto, me interes të veçantë
si për formën, ashtu edhe për idetë e
saj, është një vjershë e Lukë Bogdanit.
Ajo na sjell të gjallë deri në ditët tona
kujtimin për Skënderbeun dhe mbresat e autorit për
bukurinë dhe madhështinë e vendlindjes së
poetit dhe veçanërisht të viseve ku ka jetuar
e punuar poeti.
Me sa duket, me kërkesë të Vatikanit (ndoshta
për të kontrolluar përmbajtjen para se të
jepej leja e botimit), Bogdanit iu desh që veprën
e tij ta përkthente në gjuhën italiane. Në
këtë mënyrë shqipja ballafaqohet me një
gjuhë evropiane të zhvilluar për kohën
dhe veprës se Bogdanit i takon fati që të jetë
e para vepër e përkthyer nga shqipja në një
gjuhë tjetër, dhe autorit merita që të
jetë i pari përkthyes i letërsisë shqiptare
në gjuhë të huaj. Vepra e Bogdanit me përmbajtjen
dhe me gjuhën e saj e çoi shumë përpara
traditën e shkrimit të shqipes e sidomos të
lëvrimit të prozës origjinale. Me veprimtarinë
e tij patriotike, duke bashkuar ndjenjën fetare me ndjenjën
kombëtare, me personalitetin dhe me veprën e tij,
Pjetër Bogdani i siguroi vetes një vend të
veçantë në historinë e patriotizmit
shqiptar e të kulturës sonë kombëtare.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
|
 |
|