Plava e Gucia

Hoti

Gruda

Vuthajt

Martinajt

Nokshiqi

Pepajt

Zhanica

Doli

Rugova

Kelmeni

Kastrati

Shkreli

Trieshi

Koja e Kuçi



 

 

Malesia E Madhe

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 
Malsia e Madhe

Komandantët dhe luftëtarët e fundit kombëtarë të Popullit Shqiptar të çështjes shqiptare. Preng Cali(në mes), Deli Meta(djathtas Preng Calit),Gjergj Vuksani,Kolë Maci(i dyti majtas),Ahmet Zeneli,Gjek Preka, Pjetër Zef Preci,Gjok Pjetrushi,Marash Kol Mati

 

Populli i Krahinës së

Ujbardhës ( Plava) e GUCISË

i përket vetëm " fisit Shqiptar "

BANORET E KËSAJ KRAHINE RRJEDHIN NGA KËTO FISE :

Në Ujbardhë ( Plavë): I gjithë Fisi REXHEPAGAJ e ka perardhjen nga GRUEMIRA e Shkodrës. SHABAJT --- FERAJT janë té një vllazërie me LUHAR e DINOSH të Shkodrës. MEDUNAJT, REXHAJT e REXHEMETAJT, DESHAJT, SHEHAJT, SHARKINAJT, JUSAJT --- CANAJT, JEDADAJT, SUKAJT janë thjesht KELMENDË nga SELCA, VUKLI e NIKÇI.


Në GUCI : NIKOÇAJT, SEFERAJT, PJETRAJT, CURANAJT, LUCAJT , DERVISHAJT janë DUKAGJINË, KASTRATË, HOTË e GRUDË .


Edhe katundet përreth të dy qendrave Guci e Plavë rrjedhin nga fiset e sipérme, KELMEND e DUKAGJIN ( katundet HOT ), SELIMAJT, NDOKAJT ( NOKSHIQ ), PEPAJT ( PEPAJ ), MARTINAJT ( MARTINAJ ), VUTHAJT me GJONBALAJT, QOSAJT, VUÇETAJT e AHMETAJT etj.

Por nga origjina e fiseve shqiptare të sipërmendura, me breza të afërm, ka vllazëri që shtrihen edhe nëpër KUÇ e Vasoviq të Malit të Zi. Prej këtyre disa zbritur edhe në DALMACI, BOSNJE dhe HERCEGOVINË.

Malazezët, me mburrje , Malsinë e Krasniqes Shqiptare e quajnë "të një vllaznije me VASOVIQ " ( duan të thonë se KRASA dhe VASA kanë qenë dy vëllezër ).

Gjithashtu prej fisi Shqiptar është vetë KUÇI i KELMENDIT, i cili ka formuar një vojvodinë ( krahiné të madhë ) në Malin e Zi....

ma shumë


UJBARDHA ( Plava ) e KELMENDIT,
asht edhe nji kange....
" Ku mje rrit moj çik e bardh,
Nat Guci ne Ujbardhe,
Ti ma paç faqen e bardhe,
N'konak ton mirse ke ardhe,
N' TBANE tona bereqet,
Mush me ruda edhe desh,
Per sokolin je peshqesh,
Je... peshqesh e je hedije,
Faqekuqe gurabije,
Ne UJBARDHE, je HYRIJE,
Kjo xhubleta te paska hije,
Kjo xhubleta , luleboja,
Kuti arit mori goja,
Tash nder Balej je e jona...... etj".


 

Historia e Malcisë


Përveç lidhjes së emnit të Jutbinës

dhe Kangëve Kalorsiake, normat, zakonet, kultura dhe ligji i Malcisë Madhe âsht shumë i ngjashëm me ato të Malit të Zi, Serbisë, Bosnjes, dhe Kroacisë.

12 Malet Origjinale

Simbas regjistrave bizantin, sllav, venedikas, e katolik—duke mbledhe nji cope ketu e nji cope atje—del se në mesjetë egzistonte nji krahinë autentike dhe unike e quajtun Pulati .
Ajo perfshinte 12 fise, ose krahina
Kelmendi,
Hoti,
Gruda,
Shkreli,
Kastrati,
Trieshi,
Pipri,
Kuçi,
Vasojeviçi,
Krasniqja,
Gashi,
Bytyçi.

Në veri ato kufizoheshin me sllavët, ne jug me Arbninë dhe ne prendim me Shkodrën. Nuk âsht e qartë se cilit fis i perkisnin Rrancat e MalcisëKopliku, Grizha, Buza e Ujit, Jubica, Reçi, Lohja e Rrjolli, por ato ishin pjese e Malcise siç njihej ajo nga shqiptaret, ose Pulatit sic njihej Malcía në regjistrat bizantin, sllav, venedikas, e katolik.

Ndamja e 12 Maleve në Malci të Madhe dhe Malci të Vogël (ose Malci të Gjakovës)

Dukagjinasit erdhën nga jugu dhe hynë, gjeografikisht, si pyke ne mes të fiseve Malcore. Kshtu Malcía u nda në Malci të Madhe Kelmendi, Hoti, Gruda, Shkreli, Kastrati,Trieshi, Pipri, Kuçi, Vasojeviqi, dhe Malci të Vogël Krasniqja, Gashi, Bytyçi. Me kalimin e kohes të dy Malcitë u shkeputën. Kjo ndodhi ndoshta edhe per shkak se Malcía e Vogel konvertoi ne islam ndersa Malcía e Madhe mbeti kryesisht katolike.

Përarsye të tabusë së martesave ndërftare, deri edhe Rugovasit e Kelmendasit, antarë të nji fisi, kanë humbë miqsinë e lidhjen. Nji fenomen i ngjashëm ka ndodhë edhe me fiset e Kuçit, Vasojeviqit, dhe Piprit. Nga kto tri fise, Malcisë sot i ka mbetë vetëm Koja e Kuçit sepse të tjerët janë sllavizue. I tkurrun prej trysnise Sllave, Turke dhe Dukagjinase, sot Malcía perbâhet nga shtatë Male Hoti, Gruda, Kelmendi, Shkreli, Kastrati,Trieshi, Koja e Kuçit.

Struktura Organizative

Çdo katund origjinal kishte nji Bajraktar. P.sh. Selca, Vukli, Nikçi, Boga jane katunde origjinale dhe kane bajraket e tyne. Vermoshi, Lepusha, Velipoja, Kakariqi, Shengjini, Mali i Jushit, Gajushi, Patoku, etj nuk jane katunde origjinale. Kjo dmth se personat qe jetojne ne keto zona njohin si bajraktar, bajraktarin e katundit te origjines tyne. P.sh. Ded Coku qe jetonte ne Breg te Matit njihte per bajraktar, bajraktarin e Nikçit sepse familja e tije ishte me origjine nga Nikçi

Në krye të çdo mali ishte Bajraktari i i pare. p.sh. Bajraktari i Kelmendit ishte Bajraktari i Selces sepse ai Selca njihej si Bajrak i Pare

Historia Antike

Fisi Ilir qe jetonte në Malcii quhej Labeat. Kjo nuk dmth se malsoret jane pasardhes te Labeateve. Ne fakt shumica e studjuesve mendojne se Malcoret e kane prejardhjen nga Kroacia.

Vëndbanimet Ilire më të njohuna në Malci janë Balesi ne mes te Rrjollit e Recit, "Fortesa e Kelmendit" neSelce, Meduni, Qytezat (e Dinoshes, Buxes se Trieshit, Sukës së Grudës, Këshevës, Qafës së Kishës, Arzës) pastaj Vuksalekajt, Burgu i Grudës (Dushiq), Samoborri, Cinna te Kopliku etj.

Në kohët e lashta nëpër Malci kalonin rrugë shumë të rândsishme qe te çonin ne Europe, siç ishte ajo nga Norona nëpër DinosheTërgajëVërmoshëGusi dhe tjetra NoronëDinoshëTuzKoplikShkodër.

Albanologet cekin shpeshhere se deri me ardhjen e Turqëve, Shqipnia veriore, pra edhe Malcía, ishin te zhvilluem ashtu se e gjithe pjesa tjeter e e Europes.

Mesjeta

Malcía e Madhe deri me 1476 mbante lidhje të mira dhe të ngushta me Venedikun. Janë të njohun përsonat historik që mbanin qëndrime të tilla dhe mbeshtetëshin në Venedik (Itali) si Anaro Hoti (Hot), Vuksa Gjela (Grude), Vuksa Gjeca (Kelmend).

Ne ate kohe Malcía udhheqej nga familjet aristokrate Balshajt dhe Cernoviqajt.

Pushtimi Turk

Me 1479 kur sulltan ishte Muhamedi i dyte (1451,1481) Turqia pat pushtue Malcinë dhe pat formue nahitë (krahinat): Kuç, qe perfshinte edhe Trieshin e Kojen), Kelmendi, Hot dhe Zhabjak ku perfshihen edhe Gruda, por ne saje te luftes se Grudjaneve kunder Sllaveve e Turqve, Gruda pat fitue "pavarsine" -- mbeti mal ne vete.

Tân Malcía sebashku pat luftue kundër otomaneve pandërprerje deri me 11 Prill 1912, kur ajo shpalli perfundimisht Pavarsine e Saje. Ma te njohtunat jane kryengritjet e vjeteve: 1565,1575, 1596, 1601, 1609, 161012, 1624, 1638, 165253, 1668,69 ,169899 ,1712, 1732, 1808, 1822, 1832,34, 1838, 1844, 1856, 1862, 1871,72, 1879, 1883, 1869, 1910,1912.

Ne veçati kane lane gjurme ne history kryengritjet

1565 dhe 1575 në Hot e Grudë

1610 dhe 1611 tân Malcía

1638 në Kelmend

1832 dhe 34 Hot e Kastrat

1883 në Hot e Grudë

1869 (Grudë)

dhe kryengritja prej 24 mars 2 gusht 1911 - Tan Malcía por edhe me ndihmen e materiale a intelektuale te Klerit e Patrioteve laike te Shkodres, perkrahjen prej Malit te Zi, perkrahjen morale (nepermjet shtypet) prej prendimit nepermjet konsujve te Shkodres, si edhe ushtare vullnetare prej Dukagjinit, Mirditet e Shkodret

Pjesa malore e Malcise kurrë nuk do të pranoj pushtetin turk dhe nuk do të paguaj taksat dhe tatimet (haraçin). Por kjo asht paksi e ngaterrueme sepse Malcía ka pjese malore dhe pjese fushore. Malcoret kane pase tradicionalisht zotnime si ne fushe si ne mal. P.sh. familjet e medha malcore qe punesonin mirditas, dukagjinas, matjane, tiranas, e durresake prej ne Veri te Durresti e deri ne Ulqin, por ne vecanti ne zonat e Bregut te Matit, ata kishin shtepiat, bjeshket dhe pronat e tyne ne Malet e Malcise madhe.

Ne vitin 1641 Karlo Della Mirandella pat orgnaizue Tërgaje nji besëlidhje në mes maleve.

Ne vitin 1641 Karlo Della Mirandella hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe në Priften të Grudës

Kishat kryesore janë:

e Grudës (më e vjetra) e Sh'Mehillit në Dinoshë, Arzë, Brigje të Hotit, Triesh, Selcë, Bajzë, Tuz. Kisha e Boges mendohet te kete kumonen mâ te vjeter ne shqipni

Xhamitë më të vjetra në Malci

e Dinoshës, Tuzit, Koplikut dhe Vllanës.

MALËSIA E MADHE

Në Përkujtim të Martirëve të Flamurit, 1911

Në fjalorët enciklopedikë të popujve për stinën e bukur të pranverës, gjenden me shumicë tog-fjalët “magjike”: Pranvera e Lirisë, Pranvera e Ringjalljes, Pranvera e Shpresës, Pranvera e Dashnise, Pranvera e Luleve dhe Bukurisë etj. Ndërsa në fjalorin tonë kombëtar ekziston prej kohësh i “strukun” tog-fjalëshi domethânës Pranvera e Flamurit. E këtë e kemi të trashëguem prej Pranverës së vitit 1911, kur së bashku me këtë stinë Shqiptarët e Veriut “sollën” edhe ngritjen e flamurit tonë kombëtar, që ishte “mbulue” prej çallmës otomane e lëngonte per rreth katër shekuj e gjysëm. Për të arritë te kjo Pranverë e Flamurit u desht me kalue qindra pranvera, me perballue qindra acare e rrebeshe të dimnave te pafund që solli e kultivoi pushtuesi Aziatik.

Përballimi i këtij pushtuesi kishte një kosto mjaft të lartë, prejse trevat e lashta ilire, e veçanarisht ato të Veriut, u tejngopën me lumenj gjaku, por edhe me jetë të njoma si filizat e pranverës që këputeshin prej acareve te befasishme, e ku në vend që të mbinte një bimë e re që paralajmëronte ringjalljen e jetës, “mbinte” një “gungë” e re në trupin e brishtë të kësaj toke që kishte emnin e “tmerrshëm” varre.

Këto varre nuk qëndruan të heshtuna, por herë pas here ushtuen e jehuen (me sa duket shpirti i tyne nuk mund te prehej në paqë nën këmbën turke). Kjo jehonë nuk lejonte me pushue në qetësinë mashtruese as banorët e këtyre trevave, ku si të parët e tyre me pushkë në dorë lindën e po me pushkë në dorë jetuan e vdiqën, duke kërkuar lirinë e pavarësinë e trashëguar me amanet. E megjithëse në pranverën e vitit 1911 amaneti i shqiptarisë u çua në vend edhe pse përkohësisht, pra në këtë pranverë që njihet (por fshihet) si Pranvera e Flamurit, e si për “ironi të fatit” kjo ditë e bekuar (dita e flamurit) “spostohet” nga stina e Pranverës 1911, që në fakt simbolizon siç thamë më sipër stinën e shpresës e jetës po ringjallet pas një stine të tmerrshme me acare e rrebeshe, në stinën e Vjeshtës 1912 që kishte sjellë pranvera, por edhe fundin e luleve e gjetheve që zbukuronin natyrën dhe paralajmëronin ardhjen e stinës (dimrit) plot acare e rrebeshe...
Gjithsesi duke mos dashur të përsëris të paktën vetveten, pasi kam shkruar disa artikuj në organe të ndryshme (duke përfshirë edhe “Shqipërinë Etnike”), për kryengritjen e vitit 1911, e cila solli edhe ngritjen e flamurit tonë kombëtar më 6 Prill 1911 në majën e Bratilës (Deçiq) të Malësisë së Madhe (momentalisht jashtë kufinjve të Shqipërisë “Londineze”), ku jam munduar të përshkruaj ato ditë të stuhishme, por edhe protagonistët e tyre të Trevave të Veriut të Shqipërisë e më gjerë, si dhe vullnetarë të botës perëndimore (që morën pjesë simbolikisht), madje edhe jehonën e shtypit ndërkombëtar të kohës (ku kampion mbetet “The Times”), si dhe disa episode luftarake ku shqiptarët e Veriut (Malësorët, Shkodranët etj.) shkruan faqe të reja lavdie e heroizminë kërkim të lirisë, mvetësisë e flamurit, e ku kjo kryengritje ka një hark kohor nga 24 marsi deri më 4 gusht. Por përveç luftës në këtë kryengritje kishte edhe penën, anën diplomatike e cila kurorëzohet me Memorandumin e Greçes të 24 Qershorit 1911...
Por për të kujtuar sadopak këtë pranverë, që është një përvjetor i Pranverës së Flamurit, të flamurit që u fitua me gjak e sakrifica, ngjyra e të cilit nuk u zbeh kurrë, pasi nuk është me ngjyra tregtarësh e matrapazësh (qofshin edhe politikë), por me ngjyrën e gjakut të një populli, madje të atij populli autokton që është themeli i vetë Europës... Ashtu siç edhe kam pralajmëruar në një shkrim të fundvitit të kaluar (2002), unë pasi kam siguruar një pjesë të madhe të atyre burrave të Malësisë së Madhe që kanë derdhur gjakun e tyre në Pranverën e Flamurit (rënë herojapo plagosun), si para ngritjes së flamurit dhe në ditët e pasme për mbrojtjen e tij, po i botoj emrat e tyre. Ku duke botuar këta emra mendoj sadopak të nderoj këta “Luanë” lirie e flamuri që prehen në zemrën e kësaj toke, padyshim në parajsën që e merituan plotësisht, por edhe familjet Malësore e më gjerë që do të gjejnë emrat e të parëve të tyre t’i respektojnë në këto kohë që mjerisht respekti është gjëja më e “lirë”... Listën e atyre që derdhën gjakun për të sjellë Pranverën e Flamurit, po e filloj me trimat e Grudës, kësaj treve që mjerisht ndodhet jashtë kufinjve politik të Shqipërisë... Së pari dëshmorët e rënë në fushat e betejës gjatë vitit 1911.

Gruda krenohet e do të krenohet për jetë të jetëve me heronjt e saj
1. Mirash Luli
2. Tom Hasi
3. Hase Mirashi
4. Sokol Dashi
5. Zef Kurti
6. Martin Ujka
7. Sok Preka
8. Mirash Hasi
9. Lekë Pjetri
10. Luc Prela
11. Tom Leka
12. Zef Leka
13. Zef Pjetri
14. Tom Preka
15. Luc Kaçeli
16. Zef Çuni
17. Nikë Bardhi
18. Kol Prela
19. Preloc Preka
20. Maça Keqi
21. Ujk Smaku
22. Uc Pretashi
23. Tom Luli
24. Prek Gjon Martini
25. Luc Gjoni
26. Luc Marku
27. Zef Preka
28. Tom Preka
29. Keqa Marku
30. Prel Smajli
31. Prek Ujk Luli
32. Prel Ujka
33. Mirash Marku
34. Zekë Luli
35. Gjelosh Leka
36. Prekë Luca
37. Prel Ujk Luca
38. Preç Zefi
39. Ujk Prela
40. Gjelosh Gjoka
41. Ujk Zefi
42. Preç Miculi
Të plagosun prej Malit te Grudës
1. Mark Nika
2. Tosh Luli
3. Gjek Baca
4. Lule Dedi
5. Lulash Smajli
6. Nikë Gjergji
7. Nikë Zefi
8. Gjon Luku
9. Luc Hasi
10. Mirash Pëllumbi
11. Gjekë Prela
12. Gjekë Preloci
13. Tom Prela
14. Muç Smajli
15. Mirash Tuku
16. Lukë Smajli
17. Nikoll Miri
18. Ujk Gjeloshi
19. Zef Preka
20. Pjetër Nika
21. Fran Hasi
22. Kol Smaku
23. Nik Prela
24. Tom Preli
25. Pretash Leka
26. Mark Çuni
27. Prel Daka
28. Prek Smajli
29. Nik Luli
30. Pjetër Pretashi
31. Nishke Gjeku
32. Lulash Gjeku
33. Gjek Gjoni
34. Ujk Gjeku
35. Dodë Preka
36. Zef Ujka
37. Zef Marku
38. Prek Ujk Luli
39. Prel Ujka
40. Kol Leka
41. Pjetër Zefi
42. Marash Zeku
43. Gjon Nika
44. Zef Lulashi
45. Nik Pretashi
46. Lekë Zefi
47. Prek Nika
48. Palok Marku
49. Marash Preka
50. Gjon Leka
51. Prek Vata
52. Prel Kola
53. Tom Zoli
54. Gjek Baca Pepa
55. Nikoll Zef Pllumbi
56. Tom Gjeku
57. Lek Beli
58. Prel Toma
59. Nik Smaka
60. Kolë Nikolla
61. Pjetër Gjoni
62. Ded Nika
63. Martin Hasi
64. Gjon Preçi
65. Marash Deku

Të Ramë në fushën e luftes gjatë vjetit 1911-- prej Traboinit
(që sot ndodhet në kufinjtë politik të Malit të Zi)
1. Gjergj Ded Gjoluli
2. Nik Gjelosh Luli
3. Zef Lan Ula
4. Gjon Tom Hasi
5. Ded Gjoni
6. Dodë Mirash Gjeli
7. Gjeto Gjon Ujka
8. Preloc Marka Gjeka
9. Prek Gjekë Breli
10. Prelot Gjelosh Preli
11. Nikë Pllumb Miri
12. Ujk Gjelosh Leka
13. Zef Vuksan Leka
14. Tom Lekë Ula
15. Prel Prek Leka
16. Fran Zef Pllumbi
17. Gjon Lulash Zeka
18. Zef Lulash Zeka
19. Pjetër Zef Preli
20. Tom Hasan Marashi
21. Gjon Marash Loshi
22. Luc Gjergji
23. Kol Marash Vata
24. Nikë Hakë Shabi
25. Gjon Ujk Coku
26. Lekë Marash Peci
27. Gjok Kol Preli
28. Kol Prel Ucaj
29. Gjek Prel Coku
30. Zef Marka Gjeka
31. Zef Prei
32. Nikash Zefi
33. Gjeto Vuja
34. Mark Ujk Gjeka
35. Lekë Ded Vuja
36. Gjeto Mark Ujka
37. Fran Gjeto Marujka
38. Gjokë Deda
39. Keqa Prela
40. Gjon Deku
41. Lekë Ula
42. Mila Preka
43. Zekë Pllumbi
44. Has Ujka
45. Nikë Pllumbi
46. Ujk Gjekë Daci
47. Kere Ujka
48. Uc Smajli
49. Mirash Martini
50. Lulash Smajli
51. Prel Elezi
52. Pjetër Leka
53. Kol Nika
54. Zef Peri
55. Nikë Pllumbi
56. Pjetër Nika
57. Keqa Prel Dushi
58. Dokë Gjoni
59. Prel Marashi
60. Gjon Ujka
61. Pjetër Gjoka
62. Kol Preli
63. Zef Toma
64. Çun Çeti
65. Zef Vuksani
66. Gjeto Martin Ula
67. Marash Marku
68. Keqa Prel Nika
69. Ujk Gjeloshi
70. Frano Zeka
71. Zef Luli
72. Pjetër Uci
73. Nikoll Mirashi
74. Lekë Mirashi
75. Ded Marashi
76. Mark Ujka
77. Prel Preka
78. Preloc Marku
79. Tom Hasani
80. Prek Gjeka
81. Gjok Kol Preli
82. Gjon Gjekë Daka
83. Nik Haka
84. Zef Gjoka
85. Fran Gjetja
86. Gjon Pllumbi
87. Gjeto Gjoni
88. Ded Gjon Ujka
89. Gjergj Keri
90. Pjetër Vogli
91. Kolë Toma
92. Nikë Zek Doku
93. Gjon Tom Keri
94. Gjeto Marku
95. Lekë Dedi
Heronjtë prej Rapshet e Starjet
1. Pjetër Nikë Daku
2. Gjon Pllumb Naçi
3. Gjek Kol Marashi
4. Zef Marash Dashi
5. Pjetër Vogli
6. Luc Marash Shabi
7. Tom Gjelosh Mikaj
8. Marash Gjelosh Mikaj
9. Kol Tom Kalaj
(Fatkeqësisht ende nuk kemi mundur të sigurojmë listat e të plagosurve të këtyre trevave malësore)

Heronj prej Katunit te Kastratit
1. Prel Gjelosh Jugomiri
2. Voc Keq Qarraj
3. Nikoll Voc Keqi
4. Gjon Mirash Pretashi
5. Marash Ujk Bratoshi
6. Myrto Selim Curraj
7. Buç Hajdar Curraj
8. Selim Hajdar Curraj
9. Shpend Hajdar Curraj
10. Sadri Buç Curraj
11. Hane Myrto Curraj
12. Tahir Zekë Curraj
13. Marash Vatë Lumaj
14. Nishë Ulë Lumaj
15. Luc Gjelosh Marinaj
16. Mark Gjelosh Marinaj

Të plagosun prej Kastratit te Moçëm (Goraj-Jugomirë)
1. Gjeto Ded Pjetroviqi
2. Mark Ded Narkaj
3. Ded Gjelosh Narkaj
4. Ded Gjon Ujka
5. Zef Gjon Marashi
6. Mark Gjoni
7. Vasel Prek Lumaj
8. Lekë Vat Lumaj
9. Kolec Nika
10. Kol Zef Lekaj

Heronj të flamurit prej Dedajsh, Çekdedajsh, Bzhetet
1. Lac Mirash Ivanaj
2. Martin Gjekë Pllumbi
3. Dodëo Lar Vukaj
4. Gjergj Kol Gjoni
5. Katrina Gjon Vukaj
6. Pjetër Ndok Dushaj
7. Gjon Stak Deda
8. Luc Nik Martinaj
9. Gjon Ujk Shkreli
10. Gjekë Marash Gjeka
11. Tom Nik Prela
12. Zef Tom Nika
13. Tom Celi
14. Ndrek Çun Marku
15. Lekë Stak Preknicaj
16. Lulec Ujk Vukeli
17. Gjokë Marku
18. Martin Marku
19. Marash Mirashi
20. Kol Toma
21. Tom Gjeloshi
22. Zef Marku
23. Maç Keqi
24. Rrustem Hasani
25. Gjekë Deda
26. Gjon Nika

Heronj prej Zagoret
1. Pjetër Kolë Rushaj

Të plagosun prej Zagoret
1. Lekë Gjon Marku
2. Sadik Alija
3. Lan Halili
4. Zef Hus Gjolaj
5. Marash Vata
6. Shaban Ceka
7. Nol Lekë Colaj
8. Istref Haku
9. Lac Kol Leknikaj
10. Brahim Tarja
11. Zef Kol Gjoni
12. Brahim Haxhija

Të plagosun prej Dedajsh,Çekdedajsh, Bzhetet
1. Prek Mirash Gjoni
2. Gjon Mirash Lumaj
3. Kol Martin Pllumbi
4. Nikoll Ded Gjoni
5. Zef Mal Kola
6. Gjon Prek Gjeka
7. Mark Prek Kola
8. Ded Prek Lugaj
9. Prej Gjek Marku
10. Mashel Gjon Dushaj
11. Zef Nikë Martini
12. Pashko Zef Marku
13. Tom Nikë Dedaj
14. Prel Tom Kola
15. Nikoll Zef Kola
16. Zef Kol Ivanaj
17. Ndoc Martin Prendashi
18. Gjok Ded Shkreli
19. Ndoc Gjon Goci
20. Vatë Martin Martinaj
21. Simon Gjoka
22. Kol Vat Ndoka
23. Mark Pjetër Luca
24. Kol Zef Marku
25. Gjek Gjon Prelani
26. Mark Sokol Nika
27. Mark Gjekë Lumaj
28. Cur Cali
29. Gjon Nik Delia
30. Gjelosh Marash Mirashi
31. Mark Lek Prendashi
32. Gjok Kol Nika
33. Pjetër Lek Prendashi
34. Zef Tom Nika
35. Pashko Gjergj Kola
36. Rrok Tom Kola
37. Palok Luk Vruçaj
38. Frano Lini
39. Fran Prela
40. Luc Ujk Micani
41. Zef Kol Cekaj
42. Tom Dush Vukeli
43. Lin Nika
44. Rrok Tom Nika
45. Gush Gjergj Ivanaj
46. Zef Kol Gjeli
47. Ndue Murra Nika
48. Marash Mark Lula
49. Kol Ndoc Isufaj
50. Gjelosh Nik Vukeli
51. Lulash Marashi
52. Ujk Gjeloshi
53. Gjok Vaseli
54. Tom Kola
55. Zef Kola
56. Pjetër Lushi
57. Gjon Kola
58. Lek Miruka
59. Prek Ndou

Heronj prej Boget
1. Daca Nik Bog'jani
2. Kol Lek Bori
Të plagosun prej Boget
1. Gjier Pllumb Olaj
2. Nikë Lek Rakaj
3. Gjergj Vuksan Toma
4. Pjetër Mark Tari
5. Gjok Ded Mikaj
6. Ded Elez Ndreaj
7. Martin Gjek Mikaj
8. Pjetër Nik Shyti
9. Martin Prek Ulaj
10. Lekë Daca Nika
11. Tom Gjier Olaj
12. Pjetër Lekë Curi
13. Gjon Martin Leshai
14. Nikoll Vuksan Mihaj
15. Ndue Gjon Rakaj
16. Vatë Gjon Ulaj
17. Fran Llesh Ulaj
18. Ndue Gjek Rakaj
19. Gjek Gjon Mihaj
20. Tom Gjon Malaj

Të plagosun prej Reçit
1. Dyl Sokol Bajraktari
2. Tom Lekë Kolnikaj
3. Gjon Ndoka
4. Bisho Ahmet Gjonaj
5. Dyl Nuzi
6. Zog Muslia

Të plagosun prej Vajushit
1. Sadik Bajrami
2. Haxhi Ahmeti
3. Arif Ahmeti

Të plagosun prej Lohjes se Sipërme)
1. Nik Gjeto Brulaj
2. Zef Pjetër Brahimaj
3. Ded Mark Kelaj
4. Lulash Sina
5. Gjon Mark Sina

Heronj prej Vrithit
1. Prel Prek Pacaj

Të plagosun prej Vrithit
1. Prekush Ndoc Kocaj
2. Preloc Keq Purashi
3. Prelot Zef Ujka
4. Mark Preç Pepaj
5. Gjok Ded Milaj
6. Gjergj Loc Kronaj
7. Ndok Marash Dashi
8. Kol Luc Purashi
9. Prendash Mark Vecaj
10. Lek Mirash Kocaj
11. Luk Maç Tuçaj
12. Ded Mark Pacaj

Duke përfunduar këtë shkrim përkujtimor nuk mund të lë pa shënuar edhe një arritje tjetër të madhe (diplomatike), pas ngritjes së flamurit, ku Perandoria Otomane që po i dridhej toka nën këmbë u detyrua të lëshojë pa masë në kërkesat e shqiptarëve të Veriut. Madje duke iu premtuar mjaft investime që bënin bujë për kohën, por që edhe sot një pjesë e tyre premtohen nga qeveritë post-komuniste. E këto premtime (për investime) janë: ndërtimi i hekurudhës Shkodër-Tivar, drenazhimi e sistemimi i moçalishteve rreth Liqenit të Shkodrës, sistemimi i vetë Liqenit të Shkodrës, rregullimi i kufinjve etnikë me Malin e Zi, etj...
Gjithsesi këto premtime ishin në “këmbim” të pushimit të kryengritjes të vitit 1911, që në fakt “pushoi” përkohësisht, për të marrë përmasa mbarëkombëtare edhe në ato treva që deri atëherë ishin disi të përgjumura. Ku si rrjedhojë e ngjarjeve të vitit pasardhës u arrit të ngrihen flamuj në shumë krahina e qytete të Shqipërisë së Mesme e të Jugut, derisa më 28 Nëntor 1912 u shpall Mvetësia në Vlorë, por që gjithsesi “faturën” më të rëndë e kish paguar Shqipëria e Veriut me në krye Malësinë e Madhe, ndërsa pjesët e tjera të Shqipërisë vinin shumë më pas duke përsëritur të papërsëritshmen, ngritjen e Flamurit Kombëtar, që për herë të parë pas katër shekujsh e gjysëm robëri Otomane u ngrit më 6 Prill 1911, ku në fakt kjo është data e vërtetë e ngritjes së Flamurit, e si rrjedhojë Festa e Flamurit Kombëtar...
Tashmë ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shpreim keqardhjen tonë që nuk kemi mundur të sigurojmë listën e plotë të atyre që derdhën gjakun për Liri e Flamur, por që mbetemi të hapur për të gjithë ata që mund të na ndihmojnë me emra dëshmorësh e të plagosurish... Gjithsesi këtyre martirëve që na sollën Pranverën e Flamurit u pushoftë shpirti në paqe në parajsën qiellore, ndërsa shqiptarëve kudo që ndodhen u urojmë gëzuar Festën e Flamurit, 6 Prillin (1911)...


Të dashtun vizitorë, kerkoj nga ju perkrahje matriale per te plotsua ket faqe per Malesin e Madhe siç jan shkrime dhe mbishkrime Foto dhe matriale te ndryshme sidomos per Hot, Grud, Trijesh dhe Koj dhe per mar viset e Malesis Madeh apo Malesis se At Gjergj Fishtes se ciles i kushtoj jeten dhe vepren e vet te shejt Lahuten e Malcis.

kalajarozafa:

kam gjet diçka persa u perket fiseve te malesise dhe nejat,,,

por tash po ti shkruej disa te dhana..

1. Hoti
2.Gruda
3.Kelmendi
4.Kastrati
5.Shkreli.
6 Rec
7.Lohe
8.Triesh
9.Koje
10.Luhar

..ketu jane dhe fiset e vogla lohe,reci e luhari

por nese i heqim keto fise te vogla atehere radhiten

Hoti, Gruda.Kelmendi Kastrati.Shkreli. Trieshi e Koja keto jane 7 fiset e malesise se madhe

apo 7 bajraqet e medhaj

vepra e
Lulash Nika Palushaj
Detroit


Vizitorėt

Flag Counter

 



 

 



      Copyright © gusht.2004 by " www.malsia.eu S. GjonBala ®