 |
 |
Folklori shqiptar
Cikli i kreshnikeve ose kenget epike per aget e Jutbines . Ky
cikel eshte me i gjeri qe kemi ne legjenden shqipe. Paraqitet mjaft
i plote dhe me nje larmi te madhe. Kryesisht kendohet ne veri. Ne
kete cikel tregohen bemat e Gjeto Basho Mujit, heroi kryesor, te
vellait te tij , Halilit dhe te tridhjete ageve. Keta veprojne ne
Jutbine, krahine e papercaktuar mire. Pershkrimi i personazheve
eshte i mbinatyrshem; ata flasin me oret, ata luftojne me mazdrake
(topuz), gjaku i tyre derdhet si lume, i kane mustaqet nga nje pash,
e hedhin topuzin me aq force sa ngrihet pluhur nente pash lart etj.
Heronjte e ketyre legjendave jane te shumte, por kryesore jane Muji
e Halili.

"Muji e Halili" pikture nga "Piktori i Popullit"
Ismail Lulani
Fuqia e Mujit
Kenga fuqia e Mujit eshte prologu i ciklit te Mujit e Halilit. Ne
te shikojme figuren hiperbolike te ketij kreshniku, i cili eshte
i pajisur me fuqi te mbinatyrshme.
Vajtimi i Ajkunes
Omeri, djali i Mujit rrethohet ne bjeshke e pas nje lufte te rrepte
vritet. Kur arrin aty Muji, beteja ka perfunduar. Nga armiqte e
vrare kupton se i biri megjithese ishte vetem shtate vjec, kishte
luftuar si kreshnik. Keto tregohen ne kengen Vdekja e Omerit.
Vajtimi i Ajkunes eshte nje pjese lirike e ciklit te kreshnikeve,
eshte nje kryeveper artistike.
Vajtimin e nenes e paraprin nje tablo dramatike tronditese. Muji
varros me duart e veta te birin ne Lugjet e Verdha dhe kthehet ne
kulle. Ajkuna merr vesh lajmin e zi.
Pas ketyre shperthen dhembja e nenes, vajtimi i saj. Ne kete vaj
kemi dicka krejt te vecante, qe e ben kete krijim poetik lirik te
qendroj midis kengeve epike heroike te kreshnikeve. Vete Omeri eshte
nje femije i parritur, nje luftetar trim qe la pas bema kreshnikesh.
Ajkuna, nje nene e dhembshur qe vuan thelle vdekjen e djalit.
Figurat artistike qe perdoren jane te nje lloji me ato te te gjithe
ciklit. Ketu marrin pjese yjet, hena, zogjte e bimet. Yjet ndalen
te degjojne vajin e Ajkunes, kjo mallkon henen pse nuk e lajmeroi
me pare, ahu shtrin degen me te bukur qe ajo te mbeshtetet dhe zogjte
e malit rreshtin kengen. Ajkuna ka ne zemer lajmin e zi dhe kuja
shperthen. Ne fund te vajtimit shprehja e dhembjes merr forme tjeter.
Nena kujton caste nga jeta e djalit, e sa me te bukura jane ato,
aq me e thelle eshte vuajtja ne zemren e nenes.
Martesa e Halilit
Martesa e Halilit eshte nje nga rapsodite me te bukura te cilkit.
Ajo eshte vetem nje episod ne krahasim me gjithe bemat trimerore
te kreshnikut Halil. Martesa eshte me rrembim dhe sjell jehonen
e koheve te lashta, kur rrembime te tilla quheshin vepra trimerie.
Megjithese ne kete pjese te ciklit, lufta midis kreshnikeve dhe
kralit eshte per Tanushen, perseri nepermjet vargjeve del qarte
qe ky konflikt eshte shume me i vjeter. Kjo duket ne faktin qe kreshniket
e shohin me rrezik vajtjen e Halilit ne tokat e kralit. Halili e
merr Tanushen e kralit pasi kapercen me trimeri e mencuri nje varg
rreziqesh, por edhe me ndihmen e cetes se kreshnikeve. Martesa
e Halilit shquhet per pasurine e perdorimin me mjeshteri te
rralle te figurave artistike. Vend kryesor ze hiperbola dhe personifikimi.
Me nje gjuhe te pasur jane sjelle dhe shume peisazhe si portreti
i Tanushes, pershkrimi i betejes etj.
Omeri i ri
Edhe kenga e meposhtme shpreh mjaft bukur trimerine e gruas shqiptare.
Omeri i ri eshte emri i nje nga djemve te Mujit. Kete emer perdor
e bija e plakut per te dal te luftoj balozin.
Muji vret Paun Harambashin
Mejdani i Mujos me Balozin
Kenga me poshte nuk eshte shkeputur nga Cikli i Kreshnikeve, por
eshte mbeshtetur ne kete cikel

Martesa e Halilit te ri me Ruzhën
e Kalan Kapetanit
Ven po pinë krentë e Senjësë,
në kudh te bardhë te Senjanin Ivanit.
Kur kin pië venë e ishin gïë,
atëherë llafe kin fidhu me qitë.
5 _* Ç'kishte
qitë Galani kish thanë:
Duo me godit kudhën në bjeshk te Udbinjës,
sa nji mie shkije mren me m'hië,
gjith reth kudhet nji kapi te naltë,
sa dy mie dhen me m'i zanë,
10 _* du' me e kudhot bjeshkën
pa barishtjen.
Dejshim shkjau gjith g'kishte thanë
edhe esedh e kishte maruë.
Kish goditë kudhenë te bardhë,
sa nji mie shkije mrend me j hîë,
15 _* prej shqyptarve dy mi dhen me
j ruojt,
mos te i bijen trimat e Udbinjës,
mos te i bijen dhent per me j grabitë,
gjith rreth kudhet kapinë te fortë,
sa dy mie dhen per me i zanë;
20 _* kudhot bjeshkën, barin s'e
paguonë.
Larg ky za i Galanit ishte tije,
e kish tije Muji në Kladushë,
sa kish tije, topa kishte qitë.
gjith Kladusha e Udbinja kish ardhë
25 _* edhe te tan rethet e Udbinjës;
nar kudhë te Mujit ata kishin raë,
sadh tri ditë Muji i kish' pajtë,
u kish dhanë me gran e me pië.
Dërmje' vetit shqyptart po luvdohen;
30 _* dikush luvdon kalin, dikush armtë,
dikush kudhat e dikush kadunat.
Te niadhe u f let Qetobasha Muji:
- Na gjithkujë ato po ja u dimë,
nji nevoj, por, vëdhazën, na ka raë,
35 _* na ka hïë Galan Kapetani,
në tok tonë, në bjeshkë te Udbinjsë,
ka goditë kudhenë te bardhë
sa nji mie shkïje me ja zane
e prej nesh dhentë me ja ruojtë,
40 _* mos me grabit shqyptart e Udbinjës,
gjith rreth kudhet bedemin e naltë,
dy mie dhenë aty po i shtika,
kudhot bjeshkën barin pa paguë.
Kush asht djal në bjeshkë per me shkuë,
45 _* me shikjuë kudhën e
avlinë
edhe në kudhë sa shkije po kaë,
a po mujmë në kudhë per me i hië,
edhe shkijet aty me ja pre,
Dhent me j marre, kudhën me ja djegë.
50 _* Treqit agadharë çi
jan kjenë,
asnji Mujit gojën s'ja kish çilë;
po çka qet Halili po j thotë:
Pse ti, Mujo, agët me i barruë,
tuje pasë Halilin e rië,
55 _ * çi shkon në bjeshk,
kudhën e shikjon,
kam me ardhë per me u kadhzuë.
Po Mustafa atij tash i thotë:
Ti Halil, pasi don me shkuë,
çaprazetë në parmz çi i ke,
60 _* në Senj, Halilë, un
i kam grabitë;
xheferdarin per krah çi e ke,
edhe ata në Senjë e kam marre;
xheferdare tjetër duo me t'dhanë,
çaprazet e tjera ke me j veshë,
65 _* se ty në bijeshk shkijet
kan me t'njofte.
Ashikxhi në çapraze ishte kjenë,
nuk kish dashtë çaprazet me j lanë.
Nar jelekë, Mujo, kam me i vëshehë,
xheferdarin na e kena veshë,
70 _* aspak, Mujo, re s'kan me e vuë.
Maxharisht Halili ishte veshë,
maxharisht dorin e kish shluë,
ishte nisë në bjeshk per me shkuë;
pas akshamït në kudh kish përrië,
75 _* fort në derë me adhk
u kish rrahë,
vet me kryë Galani kish dalë,
pa çil deren edhe kishte thanë:
Pas akshamit deren nuk e çili;
tevdil shqyptart un druo se m'vinë,
80 _* se na jemë në bjeshk
te Udbinjës.
Por kish thonë Halili i rië:
Çilma deren, Galan Kapetanë,
se un jam Simi Harambashi,
prej Zadretë Bani m'ka çue,
85 _* kët trimnije juë me
ja u shikjuë,
peshqesh te mire Bani ka me u çuë, -
sa shpejt Galani ishte nrruë
e Halilit deren ja kish cilë.
90 _* Mren ish hië Halili i rië,
mir e pritka Galan Kapetani,
Buk kin hagër, kishin ra me fjetë
e në natjet drita kur ka dalë,
Halili në dritore kish dalë,
me shikjuë kudhën e avlinë,
95 _* kur në avli kishte pas ç'me
paë:
Tridhet varza e Ruzhën e Galanit.
I kish thanë Galan Kapetanit:
A m'ep izëm te varzat me shkuë,
per me këtuë e këcyë me varza? -
100 _* I kish thanë Galan Kapetani:
Po t'ap izëm Simo Harambashi.
Ishte ulë Halili i rië,
dor' per dorë me Ruzhën po këcenë,
der si vajzë Halili po këtonë;
105 _* tue këcyë Halili e
këtuë,
në kam Ruzhën pak e kishte shkele.
Kadal, i thot Ruzha e Galanit,
mos m'shkelë, maxharë budadhë;
nuk duroj un muo per me m'shkelë,
110 _* as me kjenë Halili i rië!
Ma zi mét Halilit ishin marre,
po këcen, aspak s'po pushon.
Tuj këcyë Halili, tuj këtuë,
pak ma fort per doret e shtergon.
115 _* Ma te madhe Ruzha i kish britë:
Hajt atyjtë, maxharë budadhë,
nuk duroj un ti per me me shtërguë.
as me kjenë Halili i rië.
E ma zi mét ishin marre
120 _* po këcen. aspak s'po pushon.
Tuj këcyë Halili, tuj këtuë,
dhe per cikash fort e kish shtërguë.
Sa te madhe vajza kishte britë:
Mos shtërgoë, maxharë budadhë,
125 _* sa budadhë nana t'paska
ba,
qysh te ka baë mét ti s'paske zanë.
Un per ty cikat nuk i rrita,
po i kam rrit per Halilin e rië.
Shqim Halilit mêtë ishin marre.
130 _* Tuj këcyë Halili,
tuj këtuë,
çaprazet Halili kish harruë,
jeleku Halilit ish çuë;
'i plakë afër aty kish qidhuë,
çaprazet Halilit ja kish njo te,
135 _* në kudh Galanit kish shku
me i kadhzuë.
Ky nuk asht, thot, Simi Harambashi,
por ky kjenka Halili Kladushës,
çaprazet në parmza ja kam njoftë,
Mustaf aga në Senj çi ka marre.
140 _* Xheferdarin në dorë
e kin kapë,
e kin njoft se në Senj asht grabitë.
Në avli in ul dhe e kishin lidhë,
në nji ode te terrt e kin qitë;
nji çobanit kale e armt ja apin,
145 _* per me shkuë në Senjë
te bardhë,
me i kadhxue Senjanin Ivanit:
- Po kudhosin bjeshkën pa barishte,
rob kem zanë Halilin e rië.
Në shpid dorisë çobani kish hipë.
150 _* Kur kish vojtë në
rrugë per me u da,
per me shkuë në Senj me e dredhë,
don dorija në Kladush me shkuë.
Djal' i rië s'mudet me zaptuë,
se dorija trash qafën e kishte.
155 _* Fidh në fush te Kladushës
e kish çuë;
Mustaf agës fort edhe ish gjatë,
çi Halili prej bjeshket s'asht dredhë.
Tuj shikjuë malin jeshil,
syt i shkuon në fushë te gjanë,
160 _* kur e pau dorinë te trashë,
kale e armët Halilit ja njef,
paska pa se Halilin ja zunë.
Sa Mustafa fort po ishte gutë,
sadhte nji pushk te vogel e kish marre,
165 _* para shkjaut me pushk kishte
dalë.
i kish gjuë e prej kalit rrëzuë
e kushtrimin per Kladushë kish qitë.
Sadhde dy vete me ta ishin shkuë:
njori ishte Tankove Osmani,
170 _* tjetri ishte Zulku Bajraktari.
Përpara Mustafa u kish prië
e fidh në kudhë ata kishin shkuë.
por mjesnatë atëherë kish qidhuë.
Shtërgon gjogun Tankove Osmani
175 _* e në avlië préta
kishte kcye
shtërgon vrançin Zulku BajraktarL
edhe Zulku prêta ishte hië
po dorija i râd kish qidhuë.
s'mudet avlinë per me kapërcyë,
180 _* po në der Muji e kishte
afruë
e dorinë fort e kish shtërguë,
te katra kamt dorija i kish bashkuë
edhe derës dorija i kish raë,
copa-copa deren e kish baë,
185 _* edhe në kudhë prêta
ishte hië
Fjetun shkijet aty i kin gjetë
te tan f jetun i kishin pas pre.
katërdhet vete sallde gjall kishin lidhë
dërmjet tyne Galan Kapetanin.
190 _* Halilinë Muji e kish thirrë:
A je gjadhë. Halil a je dekun.
a je në kudhë. Halil. a je në Senjë?!
-Ishte përgjegj Halili prej odet:
Në kudhë këtu jam. Çetobasha Mujo!
195 _* Kur Halilin Muji e kish gjetë.
kam e duorsh Halili ish lidhë.
Prej te lidhunash atëherë e kin zgidhë.
E bëvetne: Halil. kush t'njofti? -
Gjith si ka kjen Halili u tha.
200 _* Edhe plakën Muji e kish
kapë
e dy gishta në goj ja kish shtië
e dy copash kryet ja kish daë.
Dy mie dhenë i kishin pas marre,
katërdhetë shkije i kin zgidhë,
205 _* me ja u buë ata dy mijë
dhenë.
Kur dhent prej avlijet i qitne,
edhe varzat prej kudhet kin dalë,
Muji kudhës zjarmin ja kish dhanë,
edhe varzat te gjitha i muorne.
210 _* Ne Kladushë Muji kur a
ardhë,
tridhet djelm te Udbinjës po marton;
Halilit Ruzhën ja kish dhanë.
Shiqarin me shokë e kish daë,
shkijët te tan në Senj i kish çuë,
215 _* edhe me ta Galan Kapetanin,
por Galanit syt ja kishte xjerrë.
Njaq mire barin e kishte paguë!
Kângâ âsht knua ne rrethin te Raguzës
( Dubrovnikut soçem Kroaci )
VUKO HARAMBASHI DHE HAJKUNA E DEZDAR OSMAN AGES
Kur ka kjene Dizdar Osman aga,
në kudh te vete, tuj pi ven të kuqe,
Hajkuna, e bija, i ban hysmetë,
po i ep venë me tas te përaruom,
5 _* po ja shtrenë ajo me dor te bardhë;
po pin venë edhe kjenka gîe,
per uj te krîtë me(n)dja i kish raë,
atëher vajzes aj i kishte thanë:
Hajd, Hajkuna, me ibrik në dorë,
10 _* per kry te fushes, hajd në funt te bjeshkes,
në kruë te krïtë ti mushma me ujë.
Bjere shpejt se un du' per me pië,
m'ka marr dëshiri tash per uj te krîtë.
Merr Hajkuna ibrikun në dorë,
15 _* shum dimitë e gjana i kish pasë,
me nji dorë ibrikun e banë
e me tjetrën dimitë tue paitë,
asaj fush Hajkuna kishte shkuë.
Kur ka përri tü rrasat e kronit,
20 _* do pika me gjak i kishte paë.
Kur ibrikun desht m'e shti në kruë,
uji trumudh me gjak ishte baë!
U frigu' e ibrikun e lëshojë,
hinë Hajkuna në shevar, nar kruë
25 _* e shikjon malin përmi kruë,
mos te dalin kaurrat m'e grabitë,
e tuj shikju fushën per nar kruë,
jas vin shqyptart për me u kadhzuë.
Tre sahat Hajkuna ka vonue,
30 _* prej malit kaurrat nuk kan dalë,
as prej fushet shqyptart nuk kanë ardhë.
Atëher Hajkuna ishte çuë.
Kur â vojtë në rrasa para kronit,
sheu i gjadhë gjakun e kish laë,
35 _* Këjo ibrikun me uj e kish bushë.
Tuj shikjue malin përmi kruë.
çi mos te dalin kaurrat m'e grabitë,
por kish dalë Vuku Harambashi.
Ibrikun Hajkuna e kish lëshuë
40 _* me te dy duort dimitë i kish çuë;
kishte nisë Hajkuna per me ikë,
por çeskinë Vuku Harambashi,
shpejt Hajkunën aj e kishte zanë
e per doret aj e kishte kapë
45 _* e Hajkuna fort ishte friguë,
por i thotë Vuku Harambashi:-
Mos u treb ti, Hajkuna e mire,
se s'jam ardh per me te marrun týë
po per tjeter khâ në çet kam dalë:
50 _* Kam kjen në kudhë te Çuliq Brahimit,
ati te motrën kam dasht me ja marre.
Tridhjet sejmen i kish pas tu dera,
në mjesnatë neve na kan paë,
tash në dore na ty te kena raë.
55 _* ti Osmanit per mos me i kadhzuë.
Prej shqyptarve në mujsha me pështuë
e prej këtyne varrve per me u çuë,
unë fidhë në kudhë kam me u ardhë,
vëdhazënori ytë kam me u baë,
60 _* Osmanit i vijen miku në krajlni.
Dhe Hajkuna besën ja kish dhanë:
Unë kurkuj s'kam me i kadhzuë,
deri çi te vin shpirti per me m'dalë,
shpirtin tem per kurkon nuk e apë.
65 _* Modhën arit Vuku ja kish falë
e Hajkuna në gji e kish shtië,
me nji dor ibrikun e ka bajtë
e me tjetrën dimit ,-i ka pajtë;
asaj fushës si pëdhum i kish shkuë.
70 _* Kur Osmanit i ka hi në ode,
idht Hajkunës i kish fol Osmani:
Aferim, Hajkuna, bija eme!
A te kam çuë ujin me ma pruë,
75 _* a me têj ti me djelt e Udbinjës?
Be Hajkuna babës i kishte baë:
Djal Udbinjet në kruë s'kam paë.
Por Osmani bes s'i kishte zânë,
80 _* me çibuk krahit i kish raë,
Fluturim Hajkuna kishte këcyë,
modha arit në tok i kish raë
e Osmanime dor e kish marrë
e Hajkunës baba i kish thanë:
Bene e rrejshme, Hajkun, s'e ke baë,
djal Udbinjet ti nuk paske paë,
85 _* prej krajlijet shkijet paske paë,
ata modhne ty ta paskan dhanë.
E kamxhinë e gjokut e kish kapë,
prej nat fijesh ajo kishte kjenë.
Te paren her Hajkunës çi i raë,
90 _* në nat vêse gjakun ja kish qitë.
Sa her bite, gjak gjithkah i qitëte,
deri gat ishpirti çi i ka dalë.
Aman, bab, Hajkuna kishte thanë,
se un sot vëdhaxnuor kam zanë.
95 _* Në krajlni, bab, ne mikun na vije,
e kam gjetë Vuko Harambashin,
ishte kjenë te Çuliq Brahimi,
motërn e ti a j per me grabitë;
tridhet sejmen aty kishte gjetë,
100 _* çi kan ruojtë deren e Çuliqit,
per mjesnatë shkijetë i kam paë
e tre shkije shqyptart kishin vraë;
vet i treti Vuku kishte pështuë,
i varruomë edhe i coptuomë;
105 _* kin dasht ditën per me ba në kruë,
varrt e ithta aty per me i laë;
uj ku deshta me marr i kam paë
edhe muo dore më kan raë.
Atëher Vuku kështu qiti e thaë:
110 _* «Amanet, o Hajkuna e mire,
mos me i kadhzu kurkuj se jem këtu.
Prej shqyptarve në mujshim me pështuë
e prej këtyne varrve me u çuë,
dogri në kudhë un kam per me ardhë,
115 _* vëadhznori yt per me u baë.»
Bab, na vije miku në krajlije!
Oh sa shpejt Osmani ish çuë,
prej shpejtimit kalit i kish hipë,
tuj harruë shalën me ja vuë,
120 _* vrap kish shkuë si zana e malit,
nëpër Udbinj tuj bërtit kushtrimin.
Te tan Udbinja në kam ishte çuë
edhe kronin e kishin rrethuë;
e kin gjetë Vukun vet te tretin,
125 _* zan i kishin dhe i kishin lidhë,
në obor te Osmanit i kin çuë.
Kur â himun Vuku në obor,
kishte marre Hajkunës i kish thanë:
T'u zift besa, Hajkuna e mire,
për gjithmon ti besën ma ke dhanë
130 _* e hala nji sahat nuk asht baë,
ke çu shqyptart edhe na ke zanë.
Ç'i kish thanë Hajkuna e mire:
Këqyrma, Vuko, shtatin si m'â baë,
shpirtin per ty nuk kam mujt me dhanë.
135 _* Atëher shkijet në burg e kin qitë,
prej atyne varrve ishin çuë,
dhe Osmani në çetë kishte shkuë.
Deren Hajkuna per mjesnat jau çili,
në drit i qiti e jau dha lirinë.
140 _* Per at bes çi jau dha tu kroni
e u tha vajza: Në krajli tash shkoni!.
Dasma e Çeto Basho Mujit
Të lumt na pér të lumin zot,
Çi s' jem kanë e na kaë dhanë!
Dritë kaë dalë e diellë kaë baë
Ç'kaë baë Çeto Bashe Muji?
5 _* Se në krailnië Muji pasëka dalë,
edhe 'i nuse Muj kaë zanë
zan' e paska biën e kralit.
Se në Jutbinë Muji kaë dalë
pasëka shkruë treqind darsmorë.
10 _* Pasëka ardhun dita e vades.
tê tanë krushqit po i bashkon,
tê mire konakun po ia u ban.
Pasëka dalë agimi i dritës,
atllarët krushqit po i shiloinë,
15 _* edhe në shpinë u pasëkan hype.
C'kaë qitë Muj' e i porositë:
Kuër te delni n'at maje te bieshkës,
aty janë trië mriza te mëdhaja,
se edhe juë me hataë ju bainë.
20 _* Kanë dalë krushqit maje te bieshkës
e tu mrizat pasëkan voitë;
aspak vend aty s'kanë xanë,
fillë te kraili pasëkan shkuë
edhe nusen ia u kaë dhanë,
20 _* shum dyzen aty kanë baë!
Kuër kanë dalë n'at maje te bieshkës,,
fillë tu mrizat pasëkan shkuë,
qaty vend krushqit kanë xanë.
Ç'ka qitë Dasdar Osman agu:
30 _* Zoti u vraftë, krushqit e Mujit,
se gjithëkush këtu kaë pushuë
e me hataë kurr s'jemi baë,
veç kaë dasht Muj me na tutë.
Prei atllarësh krushqit janë ulë,
35 _* shum dyzen aty kanë baë
edhe shejin ç'e kanë gjuë.
Pasëka dalun zana e madhe,
me i hukatë krushqt po i hukatë,
te tanë si gur krushqit janë baë
40 _* edhe nusen ia u kaë m(b)arr.
Kaë ndië Qeto Bashe Muji
e sa keq Mujt na i kaë raë!
Kaë m(b)arrë xhyfertaran në dorë
e kaë dalë n'at maje te bieshkës,
45_* pasëka voitë tu mrizt e mëdhaë,
te tanë si gur krushqt i kaë gjetë.
Shum marak njaty iu baë,
trië dit bieshkën kaë shetitë.
Kuër kaë voitë në krue te zanat,
50 _* sall trië dit aty kaë ndejë;
pasëka ardhun nusëja e vet,
Ç'kaë qitë nusen e po e pëvete:
Po me njeh, nuse, bij a e krailit?
Si te n j oh e miera, qi s'të kam paë,
55 _* por po me duke në Bashe Mujin!
Sa te madhe Muji kaë qeshë,
Ç'kaë qitë nuses e i kaë thanë:
Besn e zotit me ma dhanë,
sa te shkoish, nuse, ti te zanat
60 _* e me qitë e me i pëvete,
at forcaë ju kahë ma kini.
Besn e zotit ia kaë dhânë,
se sa te shkoi un po i pëves,
kryët me ditë se ma shkurtoinë. !
65 _* Fill te zanat nusëja voiti;
kin shtruë bukën e po haën,
kin shtruë pijen e po piën.
Ç'kaë qitë nusëja e u kaë thanë:
Pash at buk, qi ju po hani,
70 _* pash at pije, qi po pini,
kët forcaë ju kahë ma kini?
Fluturim në kambë janë çuë
edhe nusen per m'e çartë.
Ç'kaë qitë ajo zana e vogel:
75 _* Zoti te vraftë, o zana e madhe,
se na nuses po i kallxoimë,
se s'a e zoja me na çartë.
Ç'kanë qitë nuses e po i kallxoinë:
Se na i kemë sall trië dhië t'egëra
80 _* e i kanë briënat prei dukatit,
te tanë forcatën pre' atyne e kemi;
se ato rriën nër zaje te mëdhaë.
Fillë te Muj nusëja kaë shkuë,
kaë nisë Mujt e i kaë kallxuë:
85 _* Ça me baë, Mui o, nuk ke,
se ato kishin trië dhië t'egëra
e i kin briënat prei dukatit;
te tanë forcaën pre' atyne e kishin,
se ato rriën nër zaje te mëdhaë,
90 _* Ça me baë, Mujo, nuk ke!
Sa te madhe Muj kaë qeshë!
E në Jutbinë Muj pasëka dalë,
pasëka dalë nji ditë në pazar,
pasëka mbëledhë treqind gjoëtarë,
95 _* po i bashkon treqtnd zagarë.
te mire konakun Muj ia ban.
Kuër kaë dalë agimi i dritës.
se ç'kaë qitë gjotareve e thanë:
Gjalle me dorë dhiët me m'i xanë:
100 _* kush të mï prishn kryët ia shkurtoi.
Pasëkan dalë nër zaje té mëdhaë.
pasëka hapê treqind gjoëtarë,
pasëka shtië rreqini zagarè
-gjallë me dorê dhiët i kanë xanë.
105 _* Shum dyzen qaty kanè baë'.
Se në Jutbinë u pasëkan dalë,
pasëka ndië ajo zana e madbe,
fillë te Muji pasëka shkuë:
Pashë nji zot qi të kaë dhanë.
110 _* trië dhiët, Mujo, mos na i prish,
se te tanë krushqit po t'i njallim
edhe nusen po iau napim.
me i hukatë krushqt po i hukasim.
Te tanë krushqit në kambë jan'ë çuë,
115 _* edhe nusen iau kanë dhanë,
shum dyzenin e kanë baë.
Sa në Jutbinë por pasëkan dalë,
kaë qitë Muja e u kaë thanë:
Po ju, krushq, ku jeni kanë?
120 _* Na kaë kapë 'i gjum i randë.,
Se ç'kaë qitë Muj e kaë baëm
e dhiët zanaët u kaë dhanë.
Oh këto punë por janë prei robit
ndihmën paçim na prei zotit!
Fuqia e Mujit
Lum e lum per tlumin Zot,
Nujem kane e Zoti na ka dhane!
Kurr ishkane Muja djale i ri,
Ma kish cue baba nrroge tu njizotni;
Çoban lopesh zotnija e ka ba,
Per gjith dite bjeshket Muja tui kerkue;
Per gjith dite nder gurra tu u freskue,
Per gjith dite nder mriza tuj pushue
Rruge as shtek pa njofte nuk ka lane
Mi çon lopet gjithhere ku sin kane
I nate lopet çobanit i paskan hupe
E tu shpija nuka mujte me dredhe
Buze nji shkambit mu ndale asht ngushtue
Asht ule djali aty per me fjete
Paj dy djepa aty kin qillue;
E kan marre brimen e tuj kjajte
Masht avite Muja me i shikjue
Po i pajton tuj i pekunde
E tdy djepat ika vun ne gjume
Bardhe si drita dy Zana atehere kane ardhe
-Ty, qysh te thone Mujon e kan pvete-
Zo! çte ka pru nket vend e shka tka
trete!-
Muja atehere shka u ka thane
Rrogtar lopesh un kam qillue
Per gjith dite kto bjeshke i kam kerkue
Mue rreziku sot ka ardhe me me ndeshe
Mkan hupe lopet, e askund skam mujte me i gjete
Ktu mxu nata e u ngja per me fjete
Smylla sy prej vajit, qi kam ndie
Ishin kane tuj kajte keta dy fmi
Kurrkund çarje fmia numkan lane
Mu kan dhimte e jam hudhe me i pajtue
I pajtova e sa grima ngjume i kam vdue
Po Zo! shka jeni me gjithe ket drite?-
-Zana jemi, Mujo, tuj shetite,
-Tuj u sjelle na njerzvet me u ndihmue,
Ti çfare ndere, Mujo, po na lype?
Qi dy djepat na ike vu ne gjume?
A don force, Mujo, me qindrue?
A don lufte, Mujo, me luftue?
A don gja, Mujo, a don mall?
A don,dije, Mujo a don gjuhe?
Lyp shka te duesh Mujos te i kan thane
Kqyr Muji atehere çka qite e ka thane:
-Shpesh po mngucin çobanija
Shum inad çobajt si me kane
Paj me force me ja u kalue un due
Njana shoqes Zanat atehere i kan thane:
-Tamel gjiut Mujit per me i dhane
Tamel gjiut i kan dhane me pi
Me tri pika djalin ma kan ngri
E ika fale Zoti kaq fuqi
Sa me e luejte shkambin ma tmadhin
-Kape gurin! - Zanat i kan thane
Njimi okesh e ma guri ishkane
E ka kap gurin njimi okesh
Badihava peshue me duer e ka;
Der nnye tkames vec e nmujt ma
Njana shoqes Zanat atehere i kane thane:
-Edhe do tamel Mujos me i a dhane
E ka marre tamlin Muji e e ka pi
E ka kape gurin me e peshue
Deri ne gju ai gurin e ka cue
E ka ugje prap ntoke e ka pushue
Kqyre Zana sa mire ka thane:
- Edhe pak gji Mujo me i a dhane
I ka dhane prap gji per me pi
Sa don Zoti ti ka dhane fuqi
E e ka marre gurin me e peshue
Deri ne shoge (brez) gurin e ka cue
E kan pa Zanat e kan kqyre
Njana tjetres prap te i kan thane:
- Opet (perseri) Mujit gji lypet me i dhane
E ka marre Muji gji me pi
O! se cpo i ep edhe Zoti fuqi
Kenka ba si me kane drangue
Ka marre gurin me e peshue
Ncep te krahit Muji e ka vdue
Njimi okesh gurit i ka qindrue
Njena shoqes Zana cka i ka thane:
-Tjeter gji Mujit mos me i dhane:
Pse tjeter gji Mujit per me i dhane
E batis dyrnjan ana-mane,
Atehere Zanat Mujin po e zhgjertojne
Se sa tvogel qi po flasin:
Permbi krye hana tuj i shikjue
Permbas shkambit hija tuu zgjatue
Sa miqsisht me te kan kuvendue
Kqyre Zanat, Mujit, shka i kan thane:
-Probatin na, Mujo, duem me te xane:
Fol ti, Mujo tash qysh po thue?-
-Tu tjem ngusht, Zanat, me mndihmue!-
E ka fale Zoti sabahin
Ferk e ferk Muji kanka cue
I ka gjet lopet e ne shpi ka shkue
Nfushe tJutbines Muji kur a ra
Bytym shoket e mbledhun i ka pa
Se me Mujin aty in kene msue
Me i a mujte Mujit tuj ladrue
Kqyre seri Muji shka ka ba:
I a ka nise me çobaj me ladrue
Send ma tfortin me dore e ka kape
Pese konope perpjete i ka dhane
As kurrkush me fole nuk po flet
Se me thue kur po i bjen
Dekun ntoke gjinden po i qete
Prej zotnis tha Mujit asht largue
Prej zotnis burri kur asht da
Ka dredhe nshpi - tha nanen per me e pa
*Tha I a ka nise Muji tuj punue
*Tha I a ka nise Muji tuj luftue!
E nsa lufta Muji si po bjen
Ai gjith here me ndere si po del
*tha shpesh poeti popullor,kur reciton, kur mungon rrokja,
per te plotesuar dhjete rrokshin, shton fjalen tha
Vajtimi i Ajkunes
Drita a dale e drite spo ban,
ka le dielli e nuk po nxeh:
ça ka ba Gjeto Basho Muji;
Djalin ndhe Muji e ka shti
A dredhe Muji e ne shpi ka shkue,
nana e djalit po e pyet;
-Mujo, djalin çma ka gjete?
NLugjet tVerdha, a thue ka mbete?
Qyqe vetem rrugen paska marre,
kane zane vend yjt vajin me e ndie!
Kur ka dale nder Lugjet tVerdha,
atehere nana hanen ka mallkue:
-Tu shkimte (shofte) drita ty, o mori hane,
qe sma çove ate nate nji fjale,
nLugje tVerdha, shpejt me dale
bashke me hy nnji varr me djale!
Kur ka shkue te varri i djalit,
ka pa ahin treqind vjec,
ahi ishte rrema-rrema,
nji ma tbukrin mbi varr po e shtin
Mire po pshtetet per dege tahit
pikon loti mbi varr te djalit
Kane lane kangen zogjte e malit,
kane lane kangen me veshtrue!
-Po a se din se kush ka ardhe,
qe nuk cohesh per mu fale,
more i miri i nanes-o?
Amanet, o more bir,
dil nji here ksi burgut terret,
fol me nanen qe tka rrite
smke lane kurre kaq shume me prite!
More Omer i nanes-o;
A thue gjokun me ta prue?
Dil nji here per me lodrue
bjer nder gurra me u freskue
kerko majat bashke me zana
se ty varrin ta ruen nana,
mori i miri i nanes-o!
Martesa e Halilit
Fort po shndrit njaj diell e pak po nxeh!
Çpo e merr fryma rrapin e Jutbines!
Bore e madhe paska ra:
Randojne ahet per me u thye
Kane çetinat vetem kreshtat
Ushtojne lugjet prej orteqesh
Prej orteqesh kah po bijne nder gropa
Kane ra vashat me gja ne lume
Kane gjete lumin ngri akull
Kane nise vashat me lype krojet
Kane gjete krojet tane ngri hej!
Ka dale Muji me kreshnike
A thue ndeshet me ndoj gja malit
Sa shpejt diellin ma zu reja!
Shpejt ma endi njei pelhure tgjane e tgjate
E ia ka veshun majat rreth e rrotull
Qe kur jane kap trimat-o te lumi
Kaq perzi i ka fryma e plajm e re
Askurrnji shoshojne trimat spo e njohin
Ngrine trimat, u sharruen
Por nbreg tlumit kulla e Mujit
Ttane per darke Muji i ka ndale
Kqyr cka bani Gjeto Basho Muji
E ka vu nje barre dru tvogel ne zjarr
Treqind vete prihere mu nxeh
Sa shpejt fryma burrave u ka ardhe
Sa shpejt gjaku trimave po u nxehet!
Kane marre llafin e po llafiten
Kane marre gazin e po gazmojne
Kane nise trimat Mujin, po pyesin
-Nvater tande, Muje, kemi qellue
mos na ki rande per nji fjale
Qysh Halilin se martove?
Jane martue krejt mosha e tij
Djemte tyne nloje te tane kane dale
A tu dhimbsen paret per me i dhane?
A tu dhimben dasmat per me i ba?
Tutna djalin dikush po na e rre
Shpesh e shpesh po bie nKotorre tReja
Rob te gjalle djalin po e zane
Le konakun, Muje, po ta fikin
Ma zi fisin, Muje, po na koritin
-Faqebardhe, more shoke,ju qofshi
Se mire hallin po ma ditki, burra!
Ju tpavllazen shoke skeni qellue
Kujt po i dhembe dasmat per vlla tvet?
Ky edhe sasht or burra cub flligshish
Mire e njihni se asht daji trimnish-
Atehere djali ka nise me fole
-Kah kam vlla e kah kam moter
vdeksha para nu martofsha
se gjithe grate e Krahines ku jane
se gjithe vashat e Jutbines ku jane
bash si motra qe po mduken
dheu mka mblue e fat si qita vedit
po se mora Tanushen e kralit
E une Tanushen vete e kam pa
Gja ma tmire ssheh njeri nen kete diell
Vetulla e saj e drejte si fiskaja
Shtegu i ballit si shtegu i malit
Kur merr hana me prendue
Syni i saj si kokrra e qershis
E ka qerpikun si krahu i dallendeyshes
Fytyra e saj si kuqet molla ndege
Hunda e drejt-o si kalemi i Tushes
Goja evogel si lulja qe shperthen
Dhambet e bardhe si gurezit e lumit
Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli
Qafa e saj si qafa e pellumbit
Shtati i saj porsi shtat cetine
Mishi i dores posi rremi i shemshirit (lloj druri)
Por nqafe mpaci mor Bjeshket e Nalta
Kurrrkund nji shteg qe nuk me late
Per me dale deri ne Krajli!-
Sa mire nama bjeshket mi paska gjue!
Sa shpejt deti ka ndigjue!
E e ka cue nji fryme te forte
E e ka cue nje fryme te nxehte
Bijne orteqet neper gropa
Ushtojne malet si prej motit!
Por tri dite e ma ska zgjate
A shkri bora e ka ra nlume
Por tri jave e ma ska zgjate
Çka e ka ba lumi ate te bardhe?
Tbardhet e bjeshkeve krejt e ka mbyte ndet
Çpo kendojne bilbilat nmal
Çpo lodrojne femija nfushe
-Shpejt me dale te tbani (stan ne bjeshke)
se ka shperthye ahi!
Atehere djali Mujit i ka thene:
-Qetash gjokun , Muje, ti me ma dhane
Atehere djali i ka kcye gjokut nshpine:
-Tmire u pafshim! Mujit i ka thane
Ka marre rrugen per krali
Dy here djalin kurkush se ka pa
Kalojne male e kalojne lugje
Kalojne breshte (pyll me bredha) e kalojne ashte (pyll me ahe)
Kalojne dite e kalojne net
- Çka ka hana qe spo del?
Kane pyet bilbilat e malit
Pritni pak more zogjt e malit
Ju me kndue tjeter pune skeni
Hana sonte ka ndodhe zane
Ka nji ndore (ne mbrojtje) me percjelle
-
Qatehere djali sa kish ra nbreg tlumit
Ka lidhe gjokun brenda ne nji imshte (ahishte me drure te rinj)
Imshta ishte tane ahishte
Vete shatorret neper muzg te nates po i lyp
Kur ta mbrrite te çadra e kuqe
Ka zane vend permbas nji lisi
Rranjet e lisit shpernda ne lume
Sa urtisht djali qe po e msyn (sulmon)
Ma ka nxjerr thike ma te mprehten
Kamba-doras asht avite
-Po ket fytyre ku e ka pa
qe po me gjet me te Halilit?-
Ma gjate djali ska durue:
-Po je a njeri qe ke bese?
-Te thafshin krahet more djale i ri
se fort thelle qe paske hy!
Hajde brenda, kopil (djale i shkathet); - po i thote
Se ja vdesim te dy pernjihere
Ja te dy kemi shpetue!-
Atehere djali brenda ka hy
E ka marre vasha per dore
Shpejt e shpejt te njode i prin
I ka zgejedhe nji pale petka ma te mirat
Krejt si çike djali po ngejan
Nbreg te detit, permbi shkamb
Dymbedhjete katesh kulla e nalte
Kurrkund shoqen nuk e kishte
Treqind hapash kulla e gjane
Te tana ballet guri te lemue
Anash krejt guri te latue
Latue shkambi prej mermeri
Aty gurrat me flladite
Aty kopshti me u mahite (per te kaluar kohen)
Aty velat me valzue (per te lundruar)
Me valzue per shpine te detit
Me Halilin brenda kane hy
Sa fort shpejt kralica gati asht ba!
Kur ka pa sokol Halilin
A dredhe mbrapsht si dridhet gjarpni
Edhe deren e ka shkrepe (ka hapur me force)
Fill te krali paska shkue
-Te kane ardhe cubat e Jutbines
e ty kullat ti kane zaptue
erzin marre, cikat cnjerezue! -
Krali shpejt qenka shtrengue
tdy prej krahu krajli i ka kape
nburgje tthella Halilin e ka ndrye
rrugen e madhe Tanushes ia ka dhane
Mire po e ndal Jovani (nje mik) e po e pyet:
Ç asht ky vaj Tanushe lum motra? i thote-
Se kso britme kure nuk kemi ndi!
-Rob kane zane Halilin e Mujit
e mue rruget tata mi ka dhane
Ma per tgjalle te shpia mos me kthye!
Nji fjale Mujit te dera me ia cue
Me i ra mbrapa Halilit sa ma pare
Ndryshe djali ntburgje tu ka kalbe!
E ka gjete nji njeri te beses
Menjihere Mujit naten ia ka nisun
Nnestret nadje djali asht kape te kulla
Nji ka nji punet ia kallzon Mujit
Tmadhe burri paska nise me qeshe:
-A tkam thane taraku (dem, mezat) i Kotorrit
se Kotorret kane me ta hanger kryet?
Ka dale trimi ne beden te kulles
Me nji kushtrim ka thirre Jutbine e Krahine
-Skam cka u them more aget e mi
vec me koriti sokol Halili
Me u shtrengue burra si te mundni
Se dita e vdekjes ma e veshtire nuk vjen!
Kane ba ashtat trimat me ushtue
Kane ba lumin trimat mu turbullue
Kane ba gjoket trimat me fluturue
E tjane kape te Kotorret e Reja
Neper rane tdetit Muji i ka shpernda:
-Ver me goje mos guzoje kush me ba
Se shume njerez qenkan mbledhe nKotorre!
Me kushtrim krali i ka thirre
Midis logut asht nji djale i ri
Hekrat duersh bugagite (prangat) kambesh
Ai asht Halil aga i ri
Mbare Kotorret me ate po qeshin:
-A po e sheh Halil, vdekjen me sy?
Kurre ma ngushte, Halil, a thue ke kjen?
Kuvend burrash djali paka shtrue
-Sasht ngushte njeriu deri ndite te dkes
-Fjalen e mbrame ne paç me e fole
se ty jeta mat hu tu ka sose!
-Pese dekika (minuta) liri me me dhane:
Tjeter tmire ne tparet nuk na kane lane
Kurrnji nesh mos me vdeke ne shtrat
Por me shpate mu pre tuj kendue
-
Edhe duert mire ia shpengojne
Ia kane dhane lahuten ne dore
Kurrkush djaloshin vesh se ka marre
Krejt po e kendon kangen ne gjue te pareve
Qaty Muji neper fushe ka dale
E e ka ba nji piskame te madhe
Jane shembe kullat gjer ne themele
U trand deti me hy brenda
Kane gjemue malet si per mot tlig!
Kurrnji trimat nuk po e lane me ike
Lufte e rrepte aty qe po bahet
Me dhambe trimat duen shoshojne me shkye
Me dhambe gjoket duen shoshojne me e marre
Notojne kurmat thelle ne det
Notojne trupat neper gjak
Hiç spo lodhet Gjeto Basho Muji
Sa thelle trimi me paska hy!
Muji djalin e ka shpengue
A turre djali si i terbue
Gjalle me dore kralin e ka zane
Me shpin ne hu ditet i mbaroi
Qatehere burrat kane rroke unat (urat e zjarrit)
Shpejt qyteti ka marr zjarr
Ka marre zjarr krejt ne fund e ne maje
Sa fort Muji masht terbue!
Aspak dhimbe trimi spo ka
As per kulla qe rrenohen
As per tvdekun qe shkrumbohen!
Tri here dielli ka prandue
Tri here hana ka ague
Kurrkund zjarri me pushue!
Omeri i ri
Lum e lum per tlumin Zot
Nujeme kane e zoti na ka dhane
Kur ishkane nji plak i moçem
Mashkull nvoter si ka mbete
Nji baloz nmejdan po i del
Edhe i leter po mi a con
Letren plaku po ma kndon
E me lot ai po e loton:
-Sot nji jave nmejdan me mdale
Ka qite cika e i paska thane:
-Pash nji zot, babe, qi tka dhane
Shka asht letra, qi po e kndon
E me lot fort po e loton?
-Le, mori çike, ty zoti truejte!
Rrezikzi kishem qillue
Ç se kam le mos me gezue
Mue balozi mlype mdjdan
Un jam plak edhe jam zhgrehe (kam rene)
Nuk po muj me dale nbejleg (dyluftim)
Ka qite cika e i paksa thane:
-Aspak, babe, ti dert mos ki
kur tdale drita, ajo dalte e bardhe
ke mu vesh, babe, ke mu mbathe
per me ra nAgaj tJutbines
Agajt stlane jo me u korite
Kur ka dale drita, dalte e bardhe
Mire asht veshe plaku e mire asht mbathe
Per Jutbine heret asht fillue
Tridhet Age mkuvend mi ka bashkue
Hallin Agvet mire jau ka dertue (ka qare hallin)
Mue balozi mlype nmejdan
Mlype nbejleg me te me u pre
Pashi zot, Agaj, u ka thene
Un jam plak e tash jam mbete
Kurrsi Agajt me goje nuk kan fole
As me sy nuk po e shikojne
Shum-e paret plaku po jau njehe
Nuk ndigjojne me i preke me dore
Shpejt ne kambe plaku kenka cue
I ka hipe gjokut e a fillue
Ne shpi tvet kur paska shkue
Ka nise cika e po e pevete
-Babe a mujte, Agajt, a i ke gjete?
-Bet ne zotin, cike! Si mka dhane
Sndigjoi kush paret me i preke
Sndigjoi kush mejdanin me ma hjeke
-Hajt, bre babe, hic me u ngushtue
Per baloz sot mke djale mue
E stla, babe, un ty me shkue
-Le, bre cike, ty zoti truejte!
Sot dy jave nuse vijne me tmarre
Po nmejdan si ke me dale
Po nmejdan si ke me shkue
Kryet balozi me ta shkurtue
Dy here marrja mue me mmlue
Plak pleqnije me u shnjerzue?
Po shtrengohem e po shkoj vete:
Nuk baj dam edhe me mbete
Hic bre cika vesh nuk kish marre
Shpejt ne kambe ajo kenka cue
Mire ashte veshe edhe shterngue
Tu berberi na paksa shkue
Sikur djale kryet e ka rrue
Sikur djale nftyre me tu duke
Ska mujte baba i vet me u ndale
Ka nise plakur atehre me e sue (mesue)
-Permjete drumeit, cike , tuj shkue
Burri mdrum te ka qillue
Kur te shkojsh nat katund me ra
Aty asht sheher i madh
Njajo kulla, qi asht ma e bardhe
E tri katesh bojen e ka
E burrit tyt ajo ka qillue
Rueju ndere, pra, mos me i shkue!
Mi ka hipe gjogut ne shpine
Tmadhe gjogut i a ka dhane dorin
Kur ka ra nat katundin e ri
Cpo shikjon cika me turbi
Ma ka vu doren ne ball
Nate tuj erre, dielli tuj ra
Bet ne zotin cika qi ka ba
Nbe tzotit si ish betue
Nkonak burrit per me i shkue
I a ule gjogut , burrit i bje ndere
I thrret tmadhe e i trokate nji here
Dikush gjegje e jashte ka dale:
-Kush je ti thote more djale?
-Mysafir a don me tardhe?
-Ti hoshgjelden te i ka thane
npodrum gjogun i a ka cue
kan hi node e kan pushue
i a pjeke kafen me sheqer
i a ka dhena e ne dore e merr
kah te pin po e vndon oroe (po e ve re)
ne fyt kafen i a shef ka i rrqet
sa fort djali si asht ngushtue
paj te nana tha paska shkue
ka qite nanes Alia e i paska thane:
-Bet ne zotin, mori nane
Mysafiri, qi na ka ardhe
Paj per seri ma ka lkuren e bardhe
Kah e pin kafen nfyt i a kam pa
Shoqi i tij kurre nder ne ska ra
Shka i ka thene baxhija e shkrete
-Nmos bre femen, bir, do tjete?
Epja fyellin a thue po i bjen
Epja i here lahuten ndore
Qitni strugen e unaza lodroni!
Mire kan hanger e mire kan pi
Ma pvete djalin prej kah je
Po mi thote: Omeri i ri
I a ka dhane fyellin ndore:
Mjaft bukur po mi bjen
Shpejt mi luen gishtat e dores
Mire mia shjtejn frymen e gojes
I a ka dhane lahuten ndore:
Mjaft bukur po mi bjen
E ma mire me kange po e ndjeke
Kan qite strugen e kan lodrue
Tri here djalin e paska cue
Sa fort djali qi ashte ngushtue
Shpejt te nana tha paska shkue
Ka nise nanes tha me i diftue:
Tri here kapuca qi mka cue
E lahutes mire i ka ra
Edhe fyellit si ma mire nuk ka
Probatin nane , po e xa
Sa mire nanan a kujtue
Ka marre djalin e maka sue:
- Hajtni node tdy per me shtrue
Po nkjofte femen ka mu diftue
Gjume ne sy nuk ka me i shkue
Te dy nodre kan shkue me ra
Tmira teshat mi kan gjete
Se shkoi nata cika kishte fjete
Edhe djali tuj na ruejte
Po hic cika skishte luejte
Kur ka ague tha drita e bardhe
Tha te nana djali kishte dale:
-Bet ne zotin tha mori nanae
Si ka ra njashtu ka ndjehe
Ka qite nana e i ka thane:
-Nmeshteri me dale ndugaje
Me na ble fyellin prej pirinxhit
Me na marre furken e praruet
Ndere te dyja me i a vndue
Ne kjofte femen mos mu kujtue
Ajo furken ka me shikjue
Sa shpejt djali qi a nise
Nmeshteri tha kenka shkue
Fyell e furke - tha i ka marre
Fyell e furke mire i ka pague
Ka marre rrugen e asht fillue
Nder todes Omerit i a paska vndue
Shpejt asht veshe cika e shpejt asht mbathe
Paj ne dere tha kah ki pa dale
Shtjelm bre furkes i paska ra
Ma kap fyellin nat dore tbardhe
Kurrsi ciken pisk spo e xane
Kan pi kafen me sheqer
Fjala fjalen mire po e qet
Kqyr Alia shka i ka thane;
-Probatin, Omer, me txane
Bet ne zotin Omeri i ka ba
-Sot nmerak ty nuk po tla
Ktij balozit do ti dal nmejdan
Zoti e din si kam mu da
Per ne kjofte rrezik me mpre
Edhe kryet mue me ma trete
Marak ti per mue pse me mbete?
Paj ne kjofte nafake per me pshtue
Ksajt kah shpija kam me u diftue
Atehere Alia tha e la me shkue
I ka dhane doren e cika asht fillue
Ne shpine te gjogut si i ka ra
I a ka dhane tmadhe dorin
Aty mire si ka pushue
Ka lute zotin me i ndihmue
-Zoti tvrafte, Omer, - i paska thane
Qi tka lane Muja ktu me ardhe
Kenke i ri un sot me tcarte
Stutet burri tha baloz, me fjale
Cili shoqin po e ndjek ma pare?
Te dy ngjoga jane zatete
Ik ti djale, balozi te i ka thane
Edhe mprapa ciken poma ndjeke
Se sa vrap gjogat mi kane lshue
Se sa rebtas mtopuz kenkan gjue
Sa fort cika i a ka ruejte
Shpte per shpte atehre kenkan dredhe
Te dy shpatat tha si i kan ndeshe
E balozit dy copesh po kputet
Njatehere cika shpate po i bjen
Dekun ntoke kjo po ma qet
Mi zdrype, gjogut , mbi te kcen
Kurrsi kryet spo mund i a merr
Kaq per serei tmadh qi e kish pase
Athere gjogut mi bertet
Hajt bre, gjog, zoti ty tvrafte!
Nqerrazhi po due me tshite
E qymyr me bajte me ty
Nmnere qymyrin gjogu e pat
Nstom te lugut ndy gjujt ra:
Sa ntdy gjujt gjogu ka pushue
Ngjat balozit cika asht shtrengue
E ka mrrote (e permblodhi) e nshpine e ka vdue
Ka marre rrugen tha per me kthye
Ka marre rrugen nshpi me shkeu
Bash te i shoqei tha kish pushue
Qeft po bajne tha tu kendue e tuj pi
Mkan shtrue buke edhe jane ngi
Kan marre lojne me lodrue
Ka nise drita me ague
Asht ba gadi cika me u fillue
Don Alia tha per me e ndalue
-Ku po don, Omer me shkue-
Probatina na sot pa u vllaznue?
Bet ne zotin Omeri i paska thane
Kurrnji pare me vedi nuk e kam
Besen e zotit tha me ta dhane
Se sot nji jave ne darsem kam me tardhe
Se sot njijave ne darsem kem mu pa
Probatina atehre na kem mu ba
Njatehere Alia i ka besue
Asht fillue cika e nshpi ka shkue
Mi ka dale plaku tha ne dere
Masht gezue baba tha nji here
Tane Jutbinen tha e ka bashkue
Per gjithe dite tuj pi e tuj kndue
Erdh Orogu (koha e caktuar) nusja per me shkue
I qind darzmore Alia i paska cue
Mire fejtaret fejve (fyejve) po mu bijne
Mire kalorsit gjogave , po mu rrijne
Kangataret spo pushojne nji here
Pushke tuj qite, dajre tuj ba
Ne konak Alis i paskan ra
Njimi vte darzmore bashkue mi ka
Mire me hanger tha u kish gatue
Rreth e rrotull Alia tuj shikjue
Kurrkund porben tha me sy spo e shef
Kurrrkund proben tha nder shok nuk e ndan
-Ndalje kangen tha dajre mos me ba
Sei probatin tha mue mpaska deke
Sot nji jave tu un tha mik mka fjete
Besen e zotit ai mue ma ka dhane
Nkjosha gjalle pa tgzue sdue me tlane
Nder darzmore mue tparin ke me mpase
Pushoi kanga, - tha e pitas gjithkush mbet
Se as me shoqin kurrkush ma spo flet
Shka po i thot nusja vjerres svet
-Me ma thirre Alin ne dere
Ndere te odes Alia paska dale
I a ka thane nusja nja dy tri fjale
I a ka thene nusja e i ka ba be
Ndac Ali me mvra e me mpre
Mik sot nji jave ktu mue mke pase
-Hajt ty hajrin per me ta pa!
Node te miqt Alia paska shkue;
-Nisni pijen, shoke, nisni me kndue;
Probatini tek mka ardhe mue
Kshtu mkan thane, se atje nuk jam kane.
Muji vret Paun Harambashin
Herët çohet Paun Harambashi
e shtrëngojke at'gjokun e zi
mirë ia vjerreke topuzin n'telqi
duel për dere, bjeshkën e ka msy
Trimijë berre ai në bjeshkë po i qet
tridhetë qenë ai prapa po jua ngjet
i ka marrë me to tridhetë çobanë
edhe i merrka plot tridhetë sejmenë
nji çardak për vete p'e mbaron
bjeshkve dhentë sa mirë po jua l'shon
Shih, prej Mujit frika e kish ngranë
mos ndoj sherr, po, Muji ia mbaron!
digjo ç'bani Paun Harambashi
-Pse nuk çohem, - tha, - me u veshë e me u mbathë
me ra, - tha, - te kroni i Jutbines?
Mos pa shoke atMujin e zatet
nmujsha pushke hajnisht une me ia dhane
ia la vetes, po, edhe nji nam
Veshet shpejt Pauni u shtrengua
per mejdan sa mire qe asht gatue
Pse asht shka, hakun mos me ia ngrane
shume ish qene Pauni trim me nam
Si vetima te kroni po shkon
fsheke vracin ne pyllin e zi
edhe vet nzhavarr sa mire ka hi
shih sa mire ne zhavarr asht palua
pritke shkjaku Mujin per me shkua
Ngjoni shkoke aty cka asht mbarua
tridhete cika ne kambe ishin cua
shkuen te kroni tshkretat uje me marre
cpo u prijke Ajkuna e Bardhe
I lane fjalet te kroni po shkojne
me e mbushe kanatata po fillojne
dhe kanatat sa plot i kane mbushe
Duel Pauni bash sikur arushe
Shih Pauni cikave u bertet
me kamxhik ka nise e po i prek
permbi tesha gjakun po jau qet
bash si kingjat po i fillon perpjet
te cardaku horri po i qet
Kur ia mbrrini nje plak me gjok te bardhe
ish hajvani, po, si shpend i bardhe
Prej zhavarri Pauni kish dale
edhe plakut gjokun ia kish ndale
e rrxoi plakun, krej e ka llomite
i ra cizme e ia then brinjte
e la plakun, gjokun ia kish marr
Shih, nji leter Pauni mbaroi
nJutbine Mujit letren, po, ia coi
po ne leter Pauni cpo thote?
-Ku je, Muje, he, zoti ty te vrafte!
Nam te madh dynjaja per ty ban
nuk ka krajl haraci qe ta pa
Por nuk asht per ty, Muje, qysh kane thane
qe, une bjeshken, Muj-o ta kam zane
pa travnine une ty po ti lshoj gjane
A ste vjen marre, o Muje - i kish thane
Sa tue qeshe ai Muji qenka cua
po i bertet asaj te lumes grua
-Kafe tzeze e duhan me mgatua
Cohet Muji kadale asht shtrengua
e pe merrke atgjokun e bardhe
e i hipi Muji atit ne shale
Kur pa gjoku bjeshken qe ka marre
sa pe rrehke, po, fushen me kambe
sikure rrfeja bjeshkes i dha gjame
te cardaku ushtima po shkon
Drodh Pauni, Ajkunes i ka thane
- Qe, kaq kohe ne bjeshke une jam
kurre per tkthjellet nuk kam ndie gjame!
-Nuk asht gjame, - Ajkuna i ka thane
tash, po ngjet, asht nise baci me ardhe
Kah cardaku gjokun Muji e con
i dripi gjokut e pushim pe ban
ish zhegite e gjoksin pe zbulon
Prej cardakut Pauni shikon
nis Ajkunes ai e i ka thane:
-Qysh mu vesh Muji nngiq tzi?-
Krejt ne lesh ai trupin qysh me e shti?
Shih sa gaz Ajkuna ka perpi
-Po trrejne syte, Paun, e sje kah di
Baci Muje sasht vesh nngiq te zi
asht i leshtun gjoksit bytevi
asht i leshtun ne gjoks e ne krah
si asllani qe del neper mal
A ia sheh, Paun, vetlla e mustake?
Shihja syte, Paun, si i jane pergjake!
-Digjo ktej, Paun, - Muji kish thane
Kollaj asht , - tha, - me lidhe fmi e pleq
Kollaj asht, - tha, - cika me grabite
Kollaj asht tha, - pleq ne llom me qite
Del mejdanin me nda me kreshnike!
A po cohesh mejdanin ta ndajme?
i tha Muji e hipi ngjok te bardhe
- Ndiqem prapa, Paun! I kish thane
Nisi gjokun lendines Muji me ike
shih, permbas Pauni ia ka nise
Kush me e zane at gjokun, po, te bardhe?
Si shpend me krahe vrapin e kish marre
Kur e ngjoi Pauni me gjilit
ishte gjoku sa fort i shperdhite
nte dy gjunjet gjoku ish qene pase rrxue
mbi krye Mujit gjiliti i ka shkua
e tri bjeshke, tha, po, i kish kalua
Kur a dredhe, - tha, Pauni, me ike
fort pe gjuejke Muji me gjilit
bash si rrfeja gjilit ia ka ngjite
po kish ndeshe gjiliti ne celik
Qatehere trimat shpatat i kane qite
qafa-qafa atllaret kane afrua
tmadhe Muji sa iu ka gerrmua
- Sjell perpara, Paun, cje tmerrua?!-
Shume i djathte kish qene, po, Muji vete
me shpate shpaten sa mire po ia prêt!
Jane thye shpatat edhe jane coptua
prej atllareve tdy nlendin jane gjua
gjoks per gjoks, po trimat jane zatete
tre sahate, po kane dredhe e kan zhdredhe
prishe e kane ate mejdanin krejt
thoshje laver asht ba, qe, tri vjet
Nkokerr tshpines Muji e ka gjua
e lendines zharg shkaun pe ngrehka
me i cope shpate, - tha, - kryet po i prejka
Kshtu mkane thane, atje une nuk jam kane
sasht cudi, se trimat gjithcka bajne
Harambashi Kapedan i krajlise Harambash ka kuptimin
Kryehajdut
telqi shtroje lekure qe vihen ne shale te kalit
sejmene roje
çardak ketu me kuptimin e cadres
zatet e ndesh, e takoj
palua eshte fshehur
zhavarr lloj bime barishtore
kanatat ene prej balte; shtambe
bash tamam
kingjat qengjat
llomite e ka dermuar, e ka perbaltur
travnine pa taks, pa pagese
marre turp
gjame ketu ka kuptim potere e madhe, bubullime
drodh u kthye
baci vellai (me perkedheli, por edhe nderim per me te moshuar)
dripi zbriti
zhegite e kishte zene vapa
ngiq nje lloj veshjeje me lekure deleje te zeze
bytevi krejt, i/e gjitha
gjilit shtize e shkurter, me çomange ne njeren ane,
si topuzi
shperdhite i shkathet, i ushtruar
*shume i djathte i shkathet, i shpejte
gjua u hodhen, u turren ne lendin
laver toke e punuar
Pushka ne kete kenge eshte nje element qe eshte shtuar me vone,
duke e kenduar kengen brez pas brezi. Nje element tjeter historik
ne kete kenge eshte organizimi i dylyftimit. Sipas rregullave te
asaj kohe, caktohej me short se kush do te iket e kush do te qellonte
i pari. Ky i fundit kishte me shume mundesi per te fituar. Ne kete
kenge, Muji ia le vullnetarisht kundershtarit kete mundesi
Mejdani i Mujos me Balozin
Kur ka ken' Baloz Edelia
ne Jutbin' Balozi ka ra
Kunen Mujit don me ia marr
N'saraj t'Mujit Balozi ka dal'
po na rrin tri dit' e tri nete
kurrsesi Kunes s'mund ia njese
Trimi Muj' ne bjeshk' me gjua
ne kambe trimi a varrua
Hajt, Baloz, gjokun me ma pru
Shkon Balozi gjokun me ia marre
- Bjerem uj' Kune, po du me pi!
Shtrin doren njet me ia dhane
mas berrylit kerahin ia kape
n'vidhe t'gjokut Kunen ma ven
per krajlie e njaty e a nise
Mir' Muji Balozin e heton
mrapa Balozit i asht vu
Thojt' ne fyt Balozin ma kape
nen veti Balozin ma rrzon
krye e krah' me shpat' ia shkurton
|
 |
 |