 |  |
ALI PASH
GUCIA
GUCIA Ali pashë ( ? -1885).
Veprimtar i lëvizjes antiosmane të gjysmës
së dytë të shekullit XIX dhe veçanërisht
i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pronar çifligar,
pinjoll i familjes Shabanagaj nga Gucia. Mori pjesë në
kryengritjet që shpërthyen malësorët e
veriut kundër politikës tanzimatiste gjatë
viteve 60 të shek.XIX. Kundërshtar tepër aktiv
i synimeve shoviniste serbe dhe malazeze ndaj tokave shqiptare.
Një ndër nismëtarët e themelimit të
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga figurat
e dalluara të Këshillit Kombëtar të saj.
Ali pashë Gucia ishte një nga udhëheqësit
kryesorë të rrymës centriste, që kërkonte
luftë kundër shovinistëve fqinjë për
mbrojtjen e tërësisë tokësore të
atdheut, për një ballafaqim të matur me Portën
e Lartë përsa u përket të drejtave të
autonomisë së Shqipërisë. Për vendosmërinë
e tij luftarake, kryesia e Lidhjes Shqiptare e zgjodhi kryetar
të Shtabit Ushtarak për mbrojtjen e Plavës
dhe Gucisë. Në muajt e fundit të veprimtarisë
së Lidhjes Ali pashë Gucia u bind se autonomia nuk
mund të fitohej pa luftë kundër Portës
së Lartë, por megjithatë nuk u shkëput
nga partizanët e rrymës së moderuar. Pas shtypjes
së Lidhjes Shqiptare, sulltani e kurseu Ali pashë
Gucinë, madje e emëroi mytesarif të Pejës.
4 vjet më vonë, u vra me një atentat, të
organizuar, sipas zërave të asaj kohe, nga vetë
qeveritarët e Stambollit.
|
 |  |