 |  |
KREU
-- l --
PLAVA E GUCIA DERI NE FILLIMET E
RILINDJES KOMBETARE
-- 1 -- Pushtuesit e huaj kundër gjuhës shqipe
-Dikur, patrioti dhe shkrimtari shqiptar Pjetër Bogdani,që
ka qenë me mision fetar në Shkup si arqipeshkv katolik,
ka pasë thënë se gjuha shqipe ish në rrezik
të zhdukej fare në viset e Kosovës, nga shkaku
i salmiveve të Turqisë.
Këto fjalë figurojnë në veprën e
tij me titull ''CUNEUS PROPHETARUM" botuar në Padovë
të Italisë në vitin 1680.
Patrioti PJETËR BOGDANI e parashikonte menyrën,
duke u bazuar në qëllimet që kishte pushtuesi
aziatik në Ballkan, sepse turqit ndryshe u sollën
me popullin shqiptar dhe ndryshe me popujt sllavë: Në
Serbi dhe në Mal të Zi, ata e lanë krejt të
lirë veprimtarinë propagandistike kishtare, kurse
në trevat shqiptare, për qellime shkombtarizimi,
nxitën Islamizimin në përmasa asimiluese. Kjo
politikë ndikoi që serbët të bënin
përpara në dy drejtime, të pajiseshin me dituri
dhe të rriteshin si fuqi ballkanike. Pikërisht këta
dy faktorë "fuqija dhe qytetrimi " i mungonin
popullit shqiptar. Migjithatë, në sajë të
" fuqisë së karakterit ", ky popull vital,
i lidhur me kujtimet e zakonet kombëtare, gjithnjë
vetëmbrojtës në veprimtarinë e tij, e
përballoi sfidën dhe i bëri ballë shperfytyrimit,
duke e shpëtuar gjuhën e vet kombëtare nga
zhdukja.
Serbet, si gjithmonë më parë, edhe sot
paraqesin pretendimin e pabazë se jo vetëm krahina
e Plavës dhe Gucisë, por edhe mbarë Kosova,
ka qenë rajoni i tyre. Ata arbitrarisht i kanë pagëzuar
këto vise shqiptare me termin "stara serbia "
dhe kanë përhapur idenë se një pjesë
e popullit atje është e ardhur ( poturica ), kurse
pjesa më e madhe përbëhet nga elementë
të racës e të gjakut serb, të cilët
në kohën e okupacionit osman janë detyruar
të ndërrojnë fenë e të kthehen në
myslimanë. Serbet pretendojnë edhe se "nëpër
qytetet e Kosovës popullsia në shumicë flet
gjuhët sllave, pakica turqishten dhe vetëm disa
përdorin gjuhën shqipe ".
Serbëve nuk u ka pëlqyer kurrë e vérteta
historike për perëkatësinë e Plavë-Gucisë
dhe të gjithë Kosovës , prandaj gjithnjë
kanë manipuluar me faktet. Për shembull, për
pretendimin e mësiperm, ata kanë shfrytëzuar
ekzistencën e dygjuhësisë në disa qendra
qytetare ose në vendbanime të veçanta. Çdo
arsyetim pa paragjykime bën té qartë se dygjuhësia
është një dukuri e natyrshme në qendrat
tregtare e administrative, në pikat më të ekspozuara
gjatë dyndjeve dhe okupacioneve të së kaluarës,
si edhe gjatë infiltrimeve normale dhe lëvizjeve
të popullsive fqinje, përkatësisht serbe, maqedone
etj. Për më tepër, nuk ka pikë dyshimi
për përkatsinë etnike të një treve,
kur përbërja e popullsisë fshatare është
uniforme. Në rastin e viseve shqiptare të pretenduara
nga serbët, popullsia e fshatit nuk ka njohur gjuhët
turke e sllave për vetë faktin e thjeshtë se
ato për popullsi kanë qenë të huaja dhe,
për strukturën e organizimit të jetës
fshatare të kohës, të panevojshme për
t' u mësuar. Në këtë taban fshatar gjuha
shqipe edhe sot mbizotëron.
Do të duhej të sqaronim se përdorimi i
gjuhës sllave - boshnjake në qendrat Plavë
e Guci i takon një influence që zë fill me
okupatorin osman, në hordhitë e Té cilit
me kohë u ndodhën edhe spahinjtë boshnjakë.
Madje këta u shfaqen si faktorët e parë në
ndërrimin e fesë, nga njëra anë për
shkak të fuqisë politike dhe, nga ana tjetër,
per shkak se me hapjen e rrugëve BERANË - ROZHAJË
- BIELLOPOLJE, si edhe TUTINË etj., deri në Sanxhak
e Hercegovinë, u ndodhën edhe në pozitën
e partnerve ekonomikë. Gradualisht u zhvilluan marrdhëniet
e ndërsjella të krushqve. Sidoqoftë, pavarsisht
nga përzierja e elementit vendas me elemntin boshnjak
dhe nga depërtimi deri diku i një kulture dhe i
një feje tjetër, përsëri raca, origjina
dhe gjuha e autoktonëve në krahinën e Plavë
e Gucisë u ruajtën. Shumica e fshatarësisë
së kësaj treve nuk iu shtrua Salvimeve të 'të
huajve, nuk e humbi karakterin shqiptar dhe në përgjithësi
as gjuhën shqipe. Sot e kësaj dite, ajo duke përballuar
presione shmëvjeçare të llojllojshme e ka
kultivuar me xhelozinë e fanatizmin më té
madh gjuhën amtare shqipe, e cila qëndron gjithnjë
dhe do të qëndrojë me shekuj si "gjuhë
familjare ". Në këtë mënyrë
Plavë - Gucia ia ka arritur t' i shmanget shkombëtarizimit,
të ruajë identitetin e vet shqiptar dhe të
mbetet e pashkëputur etnikisht e psikologjikisht nga
Kosova dhe viset e tjera shqiptare. Çfarëdo mjetesh
që të përdorin qarqet drejtuese të Beogradit
e Cetinës në të ardhmen për "shkombëtarizimin
rrënjsor " të Krahinës së Plavë
- Gucisë, ata nuk do të kenë sukses, sepse
populli i atjeshëm nuk mund t' i harrojë kurrë
dhunën dhe masakrat çnjerëzore që të
gjitha regjimet serbo - malazeze, madje edhe nën etiketën
jugosllave, kanë kryer mbi të.
E.P.BANORET E KËSAJ KRAHINE
----2. Populli i Krahinës së
PLAVË e GUCISË i përket
vetëm " fisit Shqiptar "
--- BANORET E KËSAJ KRAHINE RRJEDHIN NGA KËTO
FISE :
NË PLAVË : I gjithë Fisi REXHEPAGAJ e ka
perardhjen nga GRUEMIRA e Shkodrës. SHABAJT --- FERAJT
janë té një vllazërie me LUHAR e DINOSH
të Shkodrës. MEDUNAJT, REXHAJT e REXHEMETAJT, DESHAJT,
SHEHAJT, SHARKINAJT, JUSAJT --- CANAJT, JEDADAJT, SUKAJT janë
thjesht KELMENDË nga SELCA, VUKLI e NIKÇI.
------ Në GUCI : NIKOÇAJT, SEFERAJT, PJETRAJT,
CURANAJT, LUCAJT , DERVISHAJT janë DUKAGJINË, KASTRATË,
HOTË e GRUDË .
--- Edhe katundet përreth të dy qendrave Guci e
Plavë rrjedhin nga fiset e sipérme, KELMEND e
DUKAGJIN ( katundet HOT ), SELIMAJT, NDOKAJT ( NOKSHIQ ),
PEPAJT ( PEPAJ ), MARTINAJT ( MARTINAJ ), VUTHAJT me GJONBALAJT,
QOSAJT, VUÇETAJT e AHMETAJT etj.
----- Por nga origjina e fiseve shqiptare të sipërmendura,
me breza të afërm, ka vllazëri që shtrihen
edhe nëpër KUÇ e Vasoviq të Malit të
Zi. Prej këtyre disa zbritur edhe në DALMACI, BOSNJE
dhe HERCEGOVINË.
---Malazezët, me mburrje , Malsinë e Krasniqes
Shqiptare e quajnë "të një vllaznije me
VASOVIQ " ( duan të thonë se KRASA dhe VASA
kanë qenë dy vëllezër ).
--- Gjithashtu prej fisi Shqiptar është vetë
KUÇI i KELMENDIT, i cili ka formuar një vojvodinë
( krahiné të madhë ) në Malin e Zi....
----Do të ishte e tepërt të zgjatemi duke
kaluar në hollsira, ndaj po kufizohemi duke vënë
në dukje se fiset shqiptare popullojnë të gjithe
Kosovën fushore. Ato shtrihen gjithashtu anës malore
nga veriu, duke qenë të pranishëm në Beranë,
Rozhajë, Tutin dhe në gjthë sanxhakun e quajtur
Jeni - Pazari TREGOVISHTA. Edhe në këto vise banorét
e kanë origjinën nga fiset shqiptare të sipermendura.
Gjithandej janë ruajtur me xhelozi dhe fanatizmin më
të madh kombëtar venomet e karakteri Shqiptar. Madje,
edhe sot në fshatrat më të largëta të
TREGOVISHTËS në kufi me Hercegovinën, në
të folurën e përditshme të gjuhës
boshnjake ndeshen si mbeturina të së kaluarës
nga jeta Shqiptare shprehjet më të pérdorshme
të gjuhës Shqipe. Kështu për shembull,
gjat komunikimit me miqtë shkembehet në shqip përshendetja
: " A je burrë si je ": në sofrën
ebukës urohet " për të mirë "
dhe mbas ngrénies " Të baftmirë ".
Gjithashtu udhëtari që takohet me bujkun e punëtorin
e pershendet me shprehjen " pun e mbaré ",
kurse si përgjigje merr: "O mbarë paç
moree "etj. Një vrojtim i kujdëshem i bisedave
që zhvillohen në gjuhën boshnjake nxjerrNé
pah edhe përdorimin e shumë rrënjëve të
fjalëve të shqipes ( në trajta lakimesh adjektivash
).
Por vizitorit të huaj që ka njohuri për botën
Shqiptare më tepër ndoshta do t' i binte në
sy një detaj karakteristik, që është i
pranishem në dasma. Nuset. të shoqéruara
nga dasmorët, sikurse në Kosovë e në vise
të Tjera të padiskutushme Shqiptare, janë të
mbuluara me të ashtuquajturin " DUVAK TË KUQ
", që përbëhet prej një copë
pëlhure stofi ose mëndafshi të kuq, i cili
me sa duket përkujton e simbolizon flamurin shqiptar.
--- Faktet e përmendura dëshmojnë se serbo
- malazezët, me gjithë përpjekjet e tyre, nuk
kanë mundur té zhdukin zakonet - venomet dhe karakterin
e Fisit Shqiptar dhe aq më pak të asgjesojnë
elementin shqiptar. Në të shumtat e krahinave periferike
me Plavë e Gucinë e më gjerë me Kosovën,
ky element jeton edhe sot dhe ka për vatër truellin
e vet amtar, që është quajtur " Trualli
autokton Shqiptar ".
-- Pra, e vërteta e padiskutueshme është
se shqiptarët nuk janë të ardhur në tokë
të huaj, por autoktonë në truallin e vet, me
venome e zakone ( KANUNI i LEKË DUKAGJINIT ) specifike,
që dallojnë dukëshem nga ato të popujve
të tjerë ballkanikë. Në shumicën
dërrmuese ata e kanë ruajtur të pastër
gjuhën e tyre Shqipe. Edhe aty ku asimilimi ka bërë
punën e vet dhe ka sjellë deformome në gjuhë,
ekzistojnë elementë të tjerë që lidhen
me ndërgjegjen dhe karakterin, të cilat trashigohen
dhe nuk mund të humbasin.
---BIANCONI
në veprën e tij të cituar edhe më parë
, " CARTES COMERCIALE " ( të vitit 1888 ),
duke përmendur Shqipérinë, Shqiptarët
dhe gjuhën e tyre, ndër të tjera thotë:
"Nji numer i madh Shqiptarësh gjindet edhe në
SANXHAKUN e NOVIPAZARIT dhe në SANXHAKUN e krijuar rishtazi
të SENICËS dhe të TASLIXHES ".
--- Të njëjtën pikpamje ka shfaqur gjithashtu
edhe LORDI Anglez FITZMAURICE, qoftë në një
raport dërguar FOREIN OFFICES, qoftë në librin
" BRUZZE ", botuar më 1880.
3.
SI JANË TRASHIGUA EMNAT
-- Krahina e Plavë e Gucisë shtrihet në
një luginë, nën të ashtuquajtura "
BJESHKËT e NEMUNA të VISITORIT e të KOMAVIT
". Aty dallohet një hapësirë toke në
formë katrore me një bukuri të rrallë,
e përbërë pjesërisht prej rrafshinash
e pjesrisht prej kodrash. Përreth atë e qarkojnë
bjeshkët, majet të cilave i qëndrojnë
pérsipër si kurora madhështore.
---Krahina, ndonëse me tokë të pakté
dhe popullsi të vogël në numër, ka qenë
cilësuar prej krahinave të tjera të Shqipërisë
si vend strategjik në kufi me Malin e Zi. Deri në
Luftën Ballkanike té vitit 1912 ajo ishte tokë
e pandarë e Shqipëris ETNIKE.
--- Pushtuesi osmané krahinën e Plavë
e Gucisë e quanin " KAZAJA E MEMLEQETIT TË
GUCISË ". Në ndarjen e tyre administrative
të shekujve 18 dhe 19 ajo fillimisht qe vënë
nën juridiksionin e Vilajetit të SHKODËRS,
kurse më vonë nën atë të Vilajetit
të Kosovës, ku përfshihej në prefekturën
e PEJËS.
--- Krahina ka dy qendra të vogla qytetare. Njëra
prej tyre, Gucia ka qenë quajtur "FORTESA Vetëmbrojtse
" për shkak té pozicionit shumë té
mbrojtur. Në të mund depertohej vetëm nga lindja,
përmes një gryke nëpër cilën zbresinlumenjté
Bistricë e Poçamkëz. Krahu ndërmjet
Hanit të JUSUFIT dhe KUÇIT është i mbyllur
nga lugina e lumit LIM. Këtu ndodhet gryka e Sutjëskës
historike, e cila kujtohet për luftimet e vazhdueshme
që janë bërë gjatë shekujve ndërmjet
Shqiptarve dhe malazezëve. Kurse nga krahu tjetër
përshkon fushën lumi GËRÇAR.
-- Qyteza e GUCISË në kohën e LIDHJES Shqiptare
të PRIZRENIT, më 1878 tën, përbëhej
nga 400 shtëpi, të gjitha Shqiptarë, ku banonin
rreth 4500 frymë. Afro 6000 frymë të tjera
numëronte popullsia fshatare e rrethinave të qytetit.
--- Tregu i GUCISË kishte 50 dyqane dhe në mes
një shesh té bukur të quajtur " BEGLLAK
". Aty më parë ka qené edhe Rezidenca
e ALI PASHË GUCISË, me një pallat mjaft madhështor
për vendin, që quhej " KËRSHLLA ".
--- Qendra tjetër e krahinës , PLAVA, ishte
gjithashtu një qytet i vogël, por me një të
kaluar historike më të hershme në krahasim
me Gucinë. Deri më 1919 kanë ekzistuar dëshmi
arkeologjike për zhvillimin e dukshëm të saj
gjatë periudhës së pushtimit ROMAK. Eshtë
fjala për gurë e shtylla mermeri të gdhendura
me finesë, të cilat me kohë u pérvetsuan
nga banorët dhe u përdorën në ndërtimin
e kullave të tyre. Gjithsesi rrënojat e vjetra përbëjnë
dëshmi të pakundërshtueshme për zhvillimin
e regjionit të Plavës në periudhën e antikitetit.
Madje ka ndonjë pohim se gjatë viteve të lulëzimit
të qytetërimit ROMAK Plava paska qenë "
një republikë e pavarur ".
--- Duke qenë për shumë kohë qendra
më e rëndsishme e krahinës qyteza e Plavës
disa heré ka qenë bërë objekt i sulmeve
serbe dhe ishte rrënuar prej tyre. Historia u përsërut
edhe gjaté pushtimit Osman. Për shkak të
qëndresës heroike ajo përsëri u përgjak.
por, me gjithë shkatrrimet e përsëritura nga
pushtuesit e ndryshëm, Plava në kohën e Lidhjes
së PRIZERENIT ishte një qendër me 360 shtëpi
dhe me një popullsi prej afro 4000 frymësh. Kurse
fshatarsia për rreth numronte rreth 10 000 frymë.
--- Zhvillimi i Plavës si qytet nuk mund të
kuptohet pa zhvillimin ekonomik Té tij. Rrugët
e kalimit që e pershkonin në disa drejtime i dhanë
qytetit mundësinë e komunikimit, përmes karavaneve
të kuajve, me Rrafshin e DUKAGJINIT nga njëra anë
dhe me Shkodrën nga ana tjetër. Kjo krijoi mundësinë
që aty të koncentrohej tregtia e produkteve blegtorale
të vendit. Por rritjen e tregut të Plavës e
favorizoi edhe kalimi tranzit nëpër të i prodhimeve
blegtorale të PESHTERIT, të cilat gravitonin drejt
Shkodërs. Shitblerja e bylmetarve, leshit, lëkurave,
madje edhe e gjäsë së gjallë, sidomos
i dhenve të racës së famshme "PESHTERI",
që zbriste drejt qytetit të madh dhe bregud të
detit, ndikoi që tregu i Plavës të rritej më
tepër se ai i Gucisë. Në fillim të shekullit
tonë ai përbëhej nga afro 100 dyqane. Dora
- dorës u ripërtritën edhe sekttorët e
banimit, të cilët ishin të organizuar në
7 lagje të vogla të ndërtuara mbi 7 kodra piktoreske,
që lakoheshin pranë njëra - tjetërs, duke
krijuar një panoramë të rrallë. Arkitekturën
e qytetit plotësonin 3 xhami, por stoli e vërtetë
ishte për të "KALAJA e SHEHRIT ", një
objekt i vjetër historik me vlerë, i realizuar me
3 Kulla rrumbullakta të përforcuara me bedena.
--- Për shkak të pozicionit, por edhe të
historisë së saj të trazuar, Plava ka qenë
quajtur " KËSHTJELLA e PAMPOSHTUR " e vendit
dhe " MBUROJË e Rrafshit të DUKAGJINIT ".
4. Disa të dhëna të botuara
mbi Krahinën
--- Do të ishte me interes që , për të
kompletuar piképamjen e lexuesit mbi vlerat e pozitës
gjeografike dhe të pasurive natyrore të Krahinës
së Plavë e Gucisë, ta paraqesim atë të
parë edhe me sytë e një autori sllav. Sigurisht,
në këtë rast, nuk do të duhej marrë
në konsideratë vlersimi që ai i bëri popullsisë
Shqiptare të Krahinës.
-- Për qëllimin sipërpermendur zgjodhëm
një përshkrim të L. Iveziqit botuar në
gazetën " Vreme " të Beogradit më
5 gusht 1940. Artikullin po e riprodhojmë sipas përkthimit
të orgjinalit :
" Nën Degën e Bjeshkëve të Nëmuna
"
Cilindo që të pyesni në Mal të Zi
se çka është e vlefshme për t' u vizituar
në banovinën e Zetës, theksonte artikullshkruesi,
do të përgjigjet pa u menduar : Vizitoni Plavën
dhe liqenin e saj, sepse ajo krahinë ka shumë bukuri
dhe pasuri natyrore përrallore.
Në rast se vizitoni Plavën, Gucinë dhe
liqenin e Plavës keni për të arritur nën
degët e Bjeshkëve të Nemuna të Visitorit
e të Komavit. Nuk keni pér t' u penduar. Kur ta
keni paré këtë Krahinë, do té
bindeni se ka një rëndësi shumë të
madhe. E gjithë Krahina është e mbushur me
bukuri të ndryshme natyrore, është plot jetë
e gjallëri tërheqse.
Rruga automobilistike që të çon në
drejtim të Plavës, të liqenit si dhe në
Guci, kalon nëpër Plimlen ( e bukur dhe kjo ), duke
përshkruar pastaj rrëzën e degëve të
Komavit e të Çakorrit dhe del né Visitor
dhe nën degét e mbuluara me borë të
Bjeshkës se Nëmun, e cila ju çon në
një luginë pjellore, ku shumë kohë më
paré ka qenë dashur të ndërtoheshin
vila e klube turistike, në mënyrë që brigjet
e liqenit të Plavsë të gëzonin lumturinë
e përparimit.
Bukuritë e luginës së Plavës janë
aq ideale, saqë do të jenë të rrallë
ata shkrimtarë që do të mund ta përshkruajnë.
Z. Dragisha Boroçiq, shkrimtar e drejtor gjimnazi,
diçka pati shkruar mbi këtë, por përséri
kjo krahinë mbetet ende e panjohur. Dora e njeriut ende
nuk ia ka ndryshuar asaj pamjen. Ka ngelur nga natyra romantike,
por e parregulluar. Atë ende e pret vende - vende vetëm
parmenda ( plugu i drurit ) për t' u hapur vend drithrave
të mbjellë.
Vërtetohet se ne jugosllvët nuk e kemi konceptin
e perfitimit turistik, nuk dimë t' i tregojmë botës
thesaret tona më të bukura, mrekullitë e natyrës.
Na mungon sensi i reklamës, përderisa krahinat e
tjera, që janë vende të këqija dhe nuk
kanë asgjë romantike, po reklamohen si "vendet
më të bukura të botës...".
Njëzet e dy vjet që nga çlirimi ynë,
ende nuk kemi mundur t' i njohim krahinat më të
bukura, siç eshtë Plava me rrethin dhe liqenin
e saj.
--Një miku im nga Beogradi më tha njëherë
: "Besomni, se të atilla vende të bukura nuk
i kam parë në asnjë nga udhëtimet e mia
që kam bërë. Me të vërtetë duhet
të kemi një kuptim të gjerë mbi turizmin,
në mënyrë që çeshtja e késaj
krahine të zgjidhet mjaft mirë. Krahina është
e mbushur me bukuri aq të ndryshme dhe përrallore,
sa në pak vende të botës mund të shihen,
por nuk ka konditat e favorshme e të domosdoshme për
zhvillimin e turizmit, as rrugë të mira, as hotele,
as vende pushimesh për turistët dhe popullsia e
kësaj Krahine ( Shqiptare myslimane ) nuk e kanë
konceptin më të vogël rreth turizmit....
--Liqeni i Plavës është mjaft i madh, por
sipërfaqja e tij mbi dy kilometra e gjysmë ( katrore
), është e parregulluar. Në liqen nuk shihet
asnjë barkë e mirë, kurse motobarkat as që
duhet t' i zë gojë. Në afersi të liqenit
nuk ka as plazhe, as kabina ose padiljonne të rregullt.Gjithçka
është e shkretë. Ka mjaftbukuri, por më
tepër ka shkreti. I gjithë liqeni i Plavës
është i rrethuar me shavar ( firidhe ) dhe i përngjan
nje kënete të madhe. Dora enjeriut nuk është
përpjekur t' i heqë këto për t' i dhënë
liqenit një pamje të vërtetë; pra çdo
gjë është lënë mbas dore dhe nuk
është rregulluar.
--Dihet se Nemanjasit i kanë pasë dhënë
rëndësinë e duhur liqenit të Plavës.
Rrethi i liqenit i ka pasë vendet e veta të bukura
verore. Liqeni ka qenë zonë peshkimi për oborrin
mbretëror dhe për priftërinjt e patriarkisé
dhe të DEÇANIT.
--Edhe në kohën e turqve këtij liqeni i
është dhënë rëndësia e duhur.
Në këtë liqen e kalonin kohën nëpunësit
e lartë të qeverisë Turke. Agallarët dhe
bejlerét e Gucisë e patén ruajtur me xhelozi
këtë liqen.
5. Përkatësia e Krahinës
sipas gojëdhënave popullore
Meqenëse na mungojnë té dhënat historike,
si edhe bazat etimologjiko - onomastike, jemi detyruar Té
permendim ato që përmban tradita popullore e krahinës.
-- Mbi emrat e trashëguar : Emri Plavë, duhet
të jetë ndoshta i prejardhur nga emripërngjashëm
" PLLAJA ", meqënse vendi rrethohet nga bjeshkët
e malet, të cilat janë mera e kullota për gjënë
e gjallë. Në realitet, e gjithé krahina njihet
si zonë blegtorale. Kurse emri GUSI ose GUCI, mund të
jetë transformim i emrit " PUSI ", domethanë
tregon një vend strategjik të përshtashëm
për prita kundër armiqve qé e sulmonin. GUCIANET
gjithnjë janë mbajtur si njerëzit më guzimtarë
të Krahinës. Qysh herët ata qenë cilësuar
të tillë nga vetë malazezët. Sipas traditës,
malazezët gjithnjë shpreheshin në biseda se
" GUCJANËT JANË NJERËZ " " AZGONA
"" ....
-- Përreth qëndrave të sipërmendura
të Plavës e Gucisë ndeshem mjaft toponime,
të cilat tingëllojnë thjesht në gjuhën
shqipe. Kemi për shembull majën e lartë të
malit mbi Plavë që quhet " QAFA e DIELLIT ",
vend i cili pozicionohet nga lindja. Pastaj RUGOVA, një
Krahinë kreshnike fqinje me Plavën, ndoshta e ka
marrë atë emër sepse aty kalonte dikur "
RRUGA e MALËSISË ". Gjithashtu ndeshen toponimet
"MAJA e KARAFILAVE ", MAJA e VEZIRIT", "MAJA
e ROSAVE", " VORRI i HANËS", " BJESHKA
e MEMËS ", " GROPA e SMAJLIT" ( në
katundin Martinaj )etj. Edhe në katunde takohen plot
shprehje të gjuhës shqipe ose emra të origjinës,
si VUTHAJT, PEPAJT, NDOKAJT, METEHAJT, KOMARAJT. HOTI, ZABELI,
GËRÇARI, PËRNJAVORRI etj.
-- Më tej duhet theksuar prejardhja nga gjuha shqipe
e emrave të lumenjve dhe përrenjve. Kështu,
për shembull, lumi LIM rrjedh nga fjala lym, ndoshta
sepse ky lumë e ka burimin nga toka lymore. Kurse lumi
i Gërçarit dhe ai i VRRUJËS ( VRIDHË
) në shqip do të kuptoheshin " NGRICË
" dhe " UJT e VRULLSHËM " etj.
--Për kalatë që kanë ekzistuar në
krahinen e Plavë - Gucisë, deri vonë, dihen
edhe sot emrat shqip që kanë pasur. Kështu
ka ekzistuar Kalaja GELIKU nën shehrin ( qytetin ) e
PLAVËS, emërtim që është shndërrim
i fjalës çeliku, domethanë kala çeliku,
gjithashtu Kalaja e ZABELIT te katundi HOT i Plavës,
ish kalaja e PALIT në afërsi të PRELIMPALIT
mbi liqenin e Plavës. Edhe poshtë nga Moraça
kanë ekzistuar fortesa shqiptare, të cilat ishin
përdorur në kohën e luftimeve me fisin e KU"CIT,
pjesrisht dhe me Malin e Zi. Këto përmenden në
" LAHUTEN E MALCISË ", por ajo që kujtohet
mirë nga popullsia shqiptare ka qenë Kulla e SHEREMETIT.
--Përreth Krahinës gjenden edhe emra sllavë
. Të tillë janë emrat e katundeve Arzhanicë,
Bogiqë, Bogajqe, Bjelluhë, Brezovicë. Por trashëgiminë
e emrave sllavë e takojmë edhe nëpër Kosovë,
madje edhe në disa vise të brendshme të Shqipërisë,
duke përfshirë edhe viset jugore. Lidhur me toponiminë
sllave në Shqipëri, e cila s' ka té bëjë
me përbërjen etnike të popullsisë, mjafton
të përmendim përfundimet në të cilat
kanë arritur studiusit e huaj. Në " Enciklopedinë
Britanike ", mbi " të drejtat historike për
viset e ndryshme të Shqipërisë " është
shkruar :
-- " Ndodhja e nji numri emrash sllavë edhe
në viset e ndryshme të Shqipërisë, madje
edhe në ato krahina ku nuk ka asnjë gjurmë
popujsh sllavë, është një provë rrymës
së madhe të dyndjes serbe e bullgare në fillimet
e " kohës së Mesjetes ". Megjithatë
banorët autoktonë ( shqiptarët ) i kanë
pasë zbrapsur pak nga pak ardhacakët. Sikurse dihet,
një nga pushtuesit e Shqipërisë, cari serb
Stefan Dushani, nuk e pati këtu sundimin jetëgjatë
dhe mbas vdekjes së tij elemnti shqiptar dhe dinastitë
kombëtare moren revanshin ndaj elementit serb dhe dinastive
të tyre sllave.
-- Pra, emrat sllavë, që ende figurojnë
në mënyrë sporadike nëpër viset e
Shqipërisë, kanë mbetur si relike të pushtimeve
sllave në Ballkan, përkatësisht pushtimeve
serbe, malazeze dhe bullgare.
-- Sikurse shihet, pretendimet e serbo - malazezëzve,
se gjoja vendasit shqiptar në Kosovë, në pergjithsi,
si edhe në Krahinën e Plavës e Gucisë,
kanë qenë fillimisht " serbe ", të
cilët më vonë u shqiptarizuan duke ndryshuar
edhe fenë ( besimin ) , janë të pabazuara.
Teza për t' i paraqitur shqiptarët, si "poyuricë
" domëthanë si të ardhur në tokë
të huaj, duke u mohuar atyre autoktoninë, natyrisht
nuk shërbehet me argumente shkencore dhe synon t' u japë
dorë synimeve politike shoviniste.
--Sikurse në të kaluarën, dhe qarqet shoviniste
serbo - malazeze vazhdojnë të shtrembërojnë
të vërteten mbi Shqipërinë dhe mbi popullin
shqiptar. Ata, Né favor të idesë së
tyre shtetmadhe, ende mohojnë kategorikisht ekzistencën
e një populli homogjen shqiptar, mohojnë atdheun
e shqiptarëve dhe gjuhën shqipe. Veçanarisht
agresiv është qëndrimi i tyre mohues kur ëshë
fjala për krahinën e Plavë - Gucisë, të
cilës nukduan në asnjë mënyrë t'
ia pranojnë përkatësinë shqiptare. Për
këtë qëllim nuk kanë munguar të falsifikojnë
edhe statistikat zyrtare. Eshtë qesharake të lexohen
për shembull të dhënat e regjistrimit të
popullsisë së Plavë e Gucisë, të
vitit 1953. Sipas tyre, krahina rezultonte me 75 përqind
të popullsisë serbo - myslimane dhe 25 për
qind serbo - ortodokse, ndërkohë që dihet se
serbë myslimanë nuk ekzistojnë, kurse Bosnja
myslimane është mjaft larg.
--Ndërkohë populli i Krahinës e konsideron
veten "të një gjaku " me " fisin
homogjen shqiptar ". Sipas tij, prej kohëve Mé
të hershme dhe gjatë mesjetës, Plavë e
Gucia përfshinte një rajon të gjerë tokësor,
që shtrihet nga maja e malit TROJAN deri Në QAFEN
e DIELLIT. Brenda krahinës bënte pjesë më
tepër se gjysma e KELMENDIT të sotëm, në
drejtimin perëndim - lindje, dhe territori nga QAFA e
VRANICËS deri në MORAÇË në drejtim
veri - jug. Kufijtë e sipërmendur fusnin në
Plavë e Guci edhe disa vende të krahinës së
VASOVIQIT nga ana e SUQANSKËS, si edhe disa katunde të
ashtu quajturit " KOMIT të KUÇIT " nga
ana e përtejme e në kufi të VETERNIKUT. Kurse
numri i përgjithshëm i popullsisë llogaritej
deri në 80 mijë banorë .
-- Me këtë shtrirje, gjithnjë sipas gojëdhënës,
Krahina quhej "principatë e vogël e MBRETRISË
ILIRJANE ", kurse në periudhën e sundimit romak
përbënte një " REPUBLIKË të
VOGEL ". Krahina ka ekzistuar me fizionominë e vet
edhe gjatë pushtimeve të tjera, duke përfshirë
edhe pushtimin serb e më pas atë osman.
Ndonëse nën diktatin e okupatorëve, Krahina
gjithnjë mundi të ruajë njëfarë autonomie
dhe përgjithësisht u adminstrua nga elementë
vendas, sipas traditës me origjinë nga dera e DUKAGJINIT.
Sidoqoftë pushtimi osman ishte mjaft i rëndë
dhe i solli mjerime dhe shkatërrime të mëdha
Plavë e Gucisë. Në këtë periudhë
Krahina gradualisht e humbi "pavarsinë e vet "
.
6. PUSHTIMI OSMAN
Sipas gojëdhënës, shperthimi i invazionit osman
në Ballkan rreth vitit 1389, që u quajt " FURTUNË
" ose " RREBESH ", drejtohej prej vet Sulltan
Muratit të tmerrshëm. Forcat e të beslidhurve
ballkanas, nën drejtimin e carit serb, Llazarit, ku bënin
pjesë edhe shqiptarët me princat e krahinave të
ndryshme në krye, u thyen aq keq në fushën
e Kosovës, saqë në pak kohë formacionet
shtetërore vendase u shembën njëri pas tjetrit.
Por, ndërsa ato i nënshtroheshin pushtimit osman,
Krahina e Plavës dhe e Gucisë, falë pozitës
së mbrojtur natyrore dhe qendresës së fortë
të banorvë të saj, e ruajti edhe për një
kohë lirinë e vet. E përfshirë nga njëra
anë prej DUKAGJINIT të GURIT dhe me KELMEND që
nga mali TROJAN, si edhe duke pasur avanpost RUGOVËN
nga QAFA e DIELLIT dhe e ÇAKORRIT, Krahina e rezistoi
heroikisht rrebeshit osman, si rrallëkush në Ballkan.
Ai front shqiptar i LEKËVE të MALËSISË
ka qenë quajtur " ZONA SHITUSE e DRAGOJVE "
pikërisht sepse në këto vise, si ushtria e
sulltanit ashtu edhe forcat ndihmëse të mercenarëve
boshnjakë që e mbështesnin, patën pësuar
disfata të rënda të njëpasnjëshme.
Boshnjakët deri vonë e kanë pasë përkujtuar
luften për pushtimin e Plavë e Gucisë, dhe
për shkak të humbjeve që patën, Krahinën
e paten quajtur "KRAHINA e MALLKUAR me MALIN TROJAN të
XHINDOSUN ".
Me rastin e pushtimit të Krahinës, Plava, "objekti
ma strategjik " në të gjithë treven u
dogj e u rrënua. Gjithashtu shkatrrime të mëdha
pësuan dhe katundet rreth saj. Kurse Gucia pësoi
diçka më pak, sepse, sikurse thuhet, paria e saj,
nga vëllazëria e LEKËVE, që udhëhiqeshin
nga BALSHAJT e SHKODERËS, pat hyrë në marrëveshje
me forcat ushtarake osmane, të cilat patën marrë
në dorëzim kalatë dhe fortifikatat shqiptare.
-- Shumë vjet pas pushtimit të Kosovës
dhe nënshtrimit të viseve të Jenipazarit, sipas
gojëdhënave,qëndresa popullore në malësitë
e Plavës e Gucisë, Kelmendit dhe Dukagjinit, ishte
gjithnjë e gjallë. Pjesa më e madhe e krerëve
feudalë të këtyre viseve strategjike vazhdonin
të mos i nënshtroheshin sulltanit. Ata kishin lidhur
edhe " BESËN " me krahinat e tjera te bregut
te lumit LIM e të malësisë së përtejme
të Tutinit, Peshterit etj. Mirëpo, me qenë
se Bosnja, Hercegovina dhe vise tjera ranë njëra
pas tjetrës në duart e osmanëve dhe gradualisht
ndërruan fenë duke kaluar në islamizëm,
marrëdhaniet midis popullsive të tyre shqiptare
( KUÇËT e KELMENDIT dhe fise të DUKAGJINIT
) dhe shqiptarve të trevave të Plavë, Gucisë,
Kelmendit dhe Dukagjinit, shkuan duke u acaruar. Pasojë
e kësaj armiqësie ishte mbyllja e rrugës së
Peshterit me anën e Rugovës, si edhe e rrugës
bregut të LIMIT me BERANËN. Pas këtij izolimi
hordhitë turko - bosnjake shperthyen nga dy drejtime
drejt Krahinës. Plava me Rugovën u mbrojtën
heroikisht në ballin lindor, por çarja e frontit
në perëndim, nga ana e bregut të lumit LIM,
ku terreni ishte fushor, e përmbysi situaten.
--Në gojëdhënat nuk tregohen datat e sulmeve
për pushtimin e Plavsë e Gucisë, si edhe të
malësive Kelmen e Dukagjin, por, siç është
komentuar, këto duhet të kenë ngjarë rreth
viteve 1409 ose1410. Përsa i përket rrethanave të
atij pushtimi, nga pleqtë tregohet kështu:
-- "Turqit, tue pa se viset malore, Plavë -
Gucia, Dukagjini e Kelmendi, si nyje strategjike, nuk po shtroheshin,
megjithëse e gjithë Kosova ishte okupuar, pregaditi
ekspedita të veçanta. Operacionet iu kjenë
besue sanxhak - bejlerëve nga Rumelia dhe Bosnja. Pra
ordija turke e përzieme me mercenarë bosnjakë,
mbas luftimesh të përgjakshme, e okupoi dhe e dogji
Plavën. Gjithnjë sipas gojëdhanës, sulmet
kjenë drejtua nga dyja krahët e kufijve, nga ana
e Rrugovës nalt dhe nga ana e bregut të lumit Lim
poshtë. Si kryekomandant operacioni kje njifarë
Mahmut Bajraktari, anadollak, dhe ndihmës i tij njifarë
Ismail Banderi, bosnjak. Plava kje pushtue nga ana e bregut
të Limit, ku në Çelik - grad ( ma parë
quejt kala e GELIKUT ) u ngreh i pari flamur turk.
Pasi u pushtue Plava u dorëzua edhe Gucija, por kjo me
ma pak dame. Pastaj siç përkujton gojëdhëna,
Plava u rindërtue me urdhnin e okupatorit tuk, mirëpo,
mbas pak kohe, kje përmbytë nga ujt' r liqenit ".
Për atë përmbytje thuhet kështu:
-- " Mbas pushtimit turk, shumica e shqiptarëve
vendas ndodhën n' arati, tue u bashkue në çetat
e Kelmendasve e të Dukagjinasve. Njiherë patën
sulmue tue okupue fortesat e Gucisë dhe nga gryka e lumit
LIM shemben pendat kryesore të lumit. Ujrat e tij vërshuan
tue zbritun në fushë dhe përmbyten qytetin
e Plavës. Qytetarët tue e dijtë këtë
ishin pregaditë me parë dhe u ngjitën nëpër
7 kodrat përreth. Pas kësaj qyteti i ri u qujt qyteti
" i shtat kodrave ", sepse në to u bënë
ndërtimet e reja, kurse qyteti i vjetër, me rastin
e përmbytjes dhe zgjerimit të liqënit, mbeti
nën ujë ".
--Gojëdhëna e popullit malazez, përmbytjen
e qytetit të Plavës e paraqet të shkaktuar
në rrethana të tjera:
-- " Sveti Sava ( shenjti Sava ), për të
provuar karakterin e shqiptarëve, shkoi si mik në
Plavë dhe kërkoi strehim për një natë,
për veten e tij dhe për kalin. Në mëngjes
doli nga shtëpia ku ishte strehuar dhe u drejtua jashtë
qytetit, mirpo disa djem të rinj iu vunë pas, e
ndalun dhe e akuzuan se kishte vjedhur një gjel në
shtëpinë ku kaloi natën si musafir, të
cilin të therur e kishte futur në hejbet e kalit.
Gjatë kontrollit të hejbeve vërtet u gjet një
gjel i therur, kështu që, Sveti Sava i fyer rëndë,
ngriti shkopin në drejtim të qytetit dhe luti Zotin
- Krisht që Plava të mbytet në ujërat
e liqenit. Në atë çast shpertheu penda e
lumit Lim dhe ujërat mbuluan qytetin e Plavës. Shumica
e banorëve mundën të shpëtonin kurse shpiertligjët
qenë mbytur ".
-- Simbas gojëdhënës malazeze kuptohet
se shqiptarët dhe malazezët kanë qenë
në armiqësi që nga koHét e lashta. Kjo
armiqësi duhet të ketë qenë e theksuar
veçanarisht midis banorëve shqiptar të krahinës
në fjalë me malazezët në kufi. Këto
raporte armiqësore vihen në dukje edhe nga gojëdhënat
e shqipëtarve vendas: Madje shqiptarët edhe sot
malazezin ose serbin e quajnë me emrin përbuzës
" shkja ". Mjaft domëthënse është
armiqsia ndaj fisit shqiptar të KUÇIT, për
të cilin thuhet se harroj kombësinë dhe traditat
e shqiptarizmit, si edhe braktisi fenë katolike të
të parëve të vet për të përqafuar
ritet ortodokse. Qëndrimi armiqsor popullsia shqiptare
e Krahinës ka mbajtur gjithënjë edhe ndaj cilitdo
bashkëqytetari qe ndrronte " fenë ( besimin
) e të parvë ", duke e konsideruar këtë
tradhëti ndaj kombit dhe atdheut.
--Armiqësia shekullore midis shqiptarëve dhe
malazezëve ka gjetur shprehje edhe në fjalorin e
perditshëm popullor të Krahinës. Nuk është
diçka e rrallë që një nënë
shqiptare e zemruar ta mallkojë birin e vet me fjalët:
" Or bir, karadaku ta preft kryet ".
--Së fundi duhet theksuar se shprehja e armiqësisë
ndaj shqiptareve ndeshet rëndom edhe traditën malazeze.Për
shembull në historitë e shenjtorëve, ku gjente
truall një fanatizëm i verbër mbarë Kombëtar,
mrekullitë realizoheshin duke mallkuar shqipëtarët
duke iu shkaktuar atyre fatkëqsi të ndryshme, sikurse
ishte për shembull përmbytja e Plavës etj.
-- Padyshim nuk janë as shenjti serb Sveti Sava (
sipas "posllovices "malazeze ) e as shenjti turk,
hazreti HIZRI ( siç kanë thëné ushtarët
turq tëkohës ), ata që për shkaqe ordinare
ndëshkuan Krahinën me mallkimet e tyre. Plava e
Gucia u konsideruan " KRAHINË e MALLKUEME "
nga pushtuesit, të cilëve pozita e mbrojtur e vendit
dhe trimëria e banorëve të tij u kushtuan gjithënjë
shtrenjt, ndaj edhe kanë kërkuar të hakmerren
me zjarr e me hekur. Së pari, serbo - malazezët,
për shkak të humbjeve që pësuan gjatë
pushtimit dhe nga qëndresa e mëvonshme e shqiptarëve,
e quajten Krahinën "të NËMUN " ose
sipas gjuhës se tyre "prokletije". Të
njëjtin kuptim ka edhe emri " SHEJTAN TEPE "
me të cilin osmanet pagëzuan kodrën e JEÇMISHTAJE
mbi Plavë ku patën lënë shumë të
vrarë, gjatë luftës për pushtimin e Krahinës.
-- Hoxhë Nokshiqi, një nga njohësit më
të mirë të traditës dhe të gojëdhenave
të hershme për Plavë e Gucinë, duke konfirmuar
për sa më sipër, ka theksuar se, ndonëse
edhe në vise të tjera të Shqipërisë
e të Ballkanit gjënden vende të ashpra e të
vështira për t' u arritur, ato rrallë mbajnë
emërtime të tilla. "Të MALLKUARA "
janë quajtur në gjuhën e pushtuesve vetëm
viset ku ata kanë hasur në pengesa të jashtëzakonshme,
për shkak të qëndresës së fortë
të banorëve vendas.
--Hoxhë Nokshiqi na ka dhënë dhe versionin
e traditës popullore për armiqësinë e
Krahinës me fisin e KUÇIT. Sipas këtij versioni
në pushtimin e Plavës dhe të Gucisë nga
serbët rreth viteve 1331 ose1332, mori pjesë edhe
fisi i KUÇIT, i cili u shkoi në ndihmë forcave
sulmuese të car Stefan Dushanit. Anëtarët e
këtij fisi, që ndodheshin brenda kufirit të
Malit të Zi, aso kohe kishin lënë fenë
katolike dhe kishin kaluar në fenë ortodokse - serbe.
Për shkak të bashkëpunimit me serbët,
shqiptarët e Plavës dhe Gucisë i cilsuan ata
"OKUPATOR ", njësoj si armiqtë e gjakut
sllav. Hordhia serbe, pasi e pushtoi qytezën e Plavës,
për t' u hakmarrë për humbjet e mëdha
e dogji atë deri ne themel. Plavjanët për t'
i shpëtuar terrorit u strehuan në Guci, ku u organizua
një qendresë e dytë. Me ketë rast ky vendbanim
u bë qënder koordinimit të veprimeve në
një front të përbashkët lufte me Kelmendin
dhe Dukagjinin.
-- Pas pushtimit të Plavës kampi i ushtrisë
serbe u vendos në fushën përpara Gucisë,
e cila më pas do të quhej "VOJNOSELLO ",
që do të thotë "KATUND USHTRIJE, luftë
". Sipas gojëdhënës, pushtimi i Gucisë
nuk qe i lehtë. Shqiptarët kishin bllokuar grykat
që të çonin në qytezë. Veçanarisht
ata bënë një rezistencë të ashper
në gryken e Sutjeskës, e cila sulmohej vazhdimisht
nga fisi i Kuçit dhe nga repartet e ushtris serbe.
-- Pasi nuk po çanin dot me mjetet e zakonshme
të sulmit, serbët vendosën ta pajisin ushtrinë
e tyre me " DENGAT e LESHIT të DHENVET ". Avancimipas
mburojave të tilla efikase ndaj goditjeve që jepnin
mbrojtësit, dha rezultat. Shqiptarët filluan të
rrethohen dhe për t' i shpëtuar asgjesimit në
pjesën më të madhe u detyruan të mbylleshin
përmbrenda ngrehinave të fortifikuara me huj të
ngulur në tokë. Depertimi i forcave serbe në
këto fortifikata ishte i pamundur dhe u kushtoi atyre
shumë të vrarë, sepse i detyronte sulmuesit
të dilnin të zbuluar përballë mbrojtësve.
Pérfundimisht fatin e betejës e përcaktoi
tradhtia e lufëtarëve të fisit të KUÇIT
që, përkrah forcave shqiptare, mbronin Sutjesken.
Ata ua lëshuan kështjellat e Sutjeskës Kuçjanve
të rekrutuar në ushtrinë serbe, që sulmonte
nga ajo anë. Vetëm pas kësaj humbje, mbrojtsit
shqiptarë, të rralluar nga përleshjet dhe të
ligështuar nga tradhtia, e dorëzuan Gucinë.
-- Përgjithsisht tregimëtaret e ndryshëm
popullorë të Plavë e Gucisë konvergojnë
me versionin e paraqitur nga HOXHË NOKSHIQI. Sipas tyre,
gryka e Sutjeskës ka qenë i vetmi vend i fortifikuar
ose fortifikata më e rënsishme për mbërjotësit
e Gucisë. Ajo ruhej prej anëtarve të fisit
të Kuçit që banonin në Guci. Mirëpo,
këta tradhtuan duke u bashkuar me kushërinjtë
e tyre që ndodhëshin përmbrenda Malit të
ZI dhe që u shërbenin të huajve, kështu
që lëshuan pozitat e fortifikuara. Pra armiqësia
e Krahinës së Plavës e Gucisë me fisin
e Kuçit ëshë e lashtë. Pas kësaj
fisi i Kuçit është konsideruar njësoj
si fiset e tjera armike të Vasoviqit të Piperit
etj.
--Kuçjan ka qenë edhe Vojvoda i famëshem
i Malit të Zi, Mark Milani i cili, mjerisht, ndonëse
me gjak dhe origjinë shqiptare, luftoi si pak kush kundër
atdheut të të parëve të vet.
Mjafton të kujtojmë luftërat e MORAÇËS
dhe të NOKSHIQIT, të viteve 1867 - 1879 dhe sulmet
e shpeshta ndj Plavës, ku në 1880 ai u thye keqas
nga forcat e BESËLIDHJES shqiptare të kryesuara
nga ALI PASHË GUCIA.
-- Në rapsodinë e vjetër të titulluar
" DUKAGJIN e KELMEND ", të cilën këngëtaret
shqiptarë si HOXHË KAJA etj. e këndonin me
anë të LAHUTËS dhe ku evidentohet lufta e paprerë
e Krahinës Kundër armiqve, bëhet fjalë
edhe për përleshjet që kanë ndodhur me
fisin e KUÇIT :
"DUKAGJINI e KELMENDI"
"Fluturojnë Orët
e Trojanit,
Janë Lekët e Malsisë
Janë dragojt e Gucisë.
Gjuajnë me shigjeta e gurë
E nuk dorëzohen kurrë.
Por diq Ora,
U shemb Gucija,
U çkatrrua vendi,
U dorëzua Malsija.
Mallkoj Zana fisin e Kuçit,
U lshua gjama nëpër malet:
Të vraftë besa, të vraftë buka !
Shitoftu Zana nëpër ato suka !
Nëpër sukat me gurë e shkrepë
Ty mos t' u rrit fëmija në djep "....
7. PASOJAT E PUSHTIMIT OSMAN
-- Sipas tregimeve të pleqve të Plavës e Gucisë,
e veçanarisht të ISLAM REXHEPAGAJT, Krahina në
kohen kur u pushtua nga Osmanët përbënte një
rajon të populluar nga rreth 70 mijë njrëz,
ku qytetrimi i herëshem, i cili datonte prej kohësh
që s' mbaheshin mend, çfaqej veçanarisht
në objektet antike që gjindeshin në dy qytetzat
kryesore. Sipas traditës popullore aty banonin të
parët e " LEKËVE të MALSISË",
të cilët e administronin vendin si një Republikë
të vogël. Në krye të këshillit prej
12 anëtaresh qëndronte një prijës nga
dera e DUKAGJINVE ( më pas të quajtur GJINAJ ),
posti i të cilit sipas rregullave feudale ishte i trashëgueshëm.
-- Rezistenca e banorëve të Krahinës kundër
invaduesve të vjetër ROMAKË, veniciane, sllave
dhe osmanë, ka qenë heroike dhe gjithnjë shumë
e përgjakshme. Por dëmet më të mëdha
Krahina i pësoi nga rrebeshi osman, i cili aty ishte
rrënues më tepër se në shumë Krahina
të tjera të Shqipërisë. Pasi nuk mundën
ta nënshtronin e as ta zhduknin fizikisht popullsinë
e kësajë krahine, pushtuesit osmanë u përpoqen
ta shkombëtarizonin atë me anën e ndrrimit
të fesë.Por, ndonëse feja islame gradualisht
u bë feja e vetme në Plavë e Guci, Krahina
nuk u shkombëtarizua Gradualisht, edhe për shkak
të rrjetes së rrezikut malazez në kufi, autoritet
osmane filluan të tregoheshin më tolerante me popullsinë
e saj. I pari hap i tyre Né kërkim të bashkëpunimit
për të përballuar armikun e përbashkët
malazez ishte "RIVENDOSJA e vetëqeverimit të
vendit ". Në këtë kuadër sunduesi
ushtarak turk i Krahinës që u përmend më
parë MAHMUR BAJRAKTARI, rekrutoi dy shqiptarë vendas
të islamizuar, REXHEPIN dhe OMERIN , përkatsisht
nga Plava dhe nga Gucia. Këta u dërguan pranë
Sulltanit nga i cili morën tituj dhe u kthyen në
vendlindje me pozita: REXHEP AGA u bë sunduesi i Plavës,
kurse OMER AGA sunduesi i Gucisë. Madje, më pas
meqenëse Krahina administrativisht ishte zmadhuar si
territor, duke përfshirë disa vise nga ana BERANË
- KOLLASHINIT dh BJELLOPOLJES, REXHEP AGA me ferman të
Portës së Lartë u emëruar sanxhakbej.
Që nga ajo kohë e deri në periudhën më
të vonë të Rilindjes Komëtare, sipas traditës,
shtëpia e Rexhepagajve ishte udhëheqja e parë
dhe dera më e preveligjuar e Plavë e Gucisë.
I fundmi pinjoll i saj ishte ALI PASHË GUCIA.
-- Sipas gojëdhënës, REXHEPI dhe OMERI
më parë kishin qenë rrogëtarë në
shërbim të shtëpisë së GJINAJVE,
që qeveriste Krahinën. Ridhnin nga katundet GRUHOMIRË
e LUHAR të SHKODRËS dhe fillimisht kishin qenë
katolikë.
Gjithnjë, sipas gojëdhënës, këta
rrogëtarë prenuan propozimin e sundimtarit turk
për të shkuar pranë sulltanit e për të
marrë "RYTBE " ( pozit e titull ) prej tij,
sepse asnjë nga paria e Krahinës nuk u tregua i
gatshëm t' i përgjigjej ofertës.
Nga ajo kohë LEKËT e Malsisë, REXHEP AGË
Plavën e kanë pasë quajtur " QIROS i GRUHOMIRËS
".
Më pas malzezët do ta quanin kështu për
ta ofenduar ALI PASHË Gucinë, të cilin e urrenin
për disfatën e rëndë që u shkaktoi
kur deshën ta pushtonin Krahinën.
-- Sipas Plakut ISLAM REXHEPAGAJ, në një gojëdhënë
tjeter, historia e jetës së " QIROSIT të
GRUHOMIRËS " trajtohet kështu :
-- " T ' arratisunit DEDË SOKOLI nga Gruhomira
dhe GJRGJ NIKOLLI nga DINOSHI ose LUHARI, ishin kenë
strehue pranë derës së GJINAJE që ish
vet udhheqja e popullit të Krahinës s"e Plavës
me Guci. Këta mbaheshin në " BESË "
mbasi kishin vra njerëz nga parija e Kelmendit. Pra kryetari
i Krahinës këta i mbante për " trima mbas
vehtes "tue i qujtë " rrogtarë ".
-- Kur zhvilloheshin lufnat e Krahinës me turqit,
" Qirosi i Gruhomirës ", DEDË SOKOLI,
u dallua për trimni, e prandaj kryetari i Krahinës
vendosi ta martojë në NIKAJ - MËRTUR. Në
diten e caktueme shkuen krushqit me marrë nusen. Krushqit
i udhëhiqte nji fisnik shqiptar dhe mik i kryetarit të
Krahinës që quhej GJONI i BALIT, që ish i pari
i katundit VUTHAJ.
-- Me të mbrijtunit e krushqvet me nuse në hudutin
e Gucis, paska zbrit prej malit TROJAN nji dos' e egër
me 12 klyshë ( derrkuca ) duke ia pre rrugën krushqvet
- dasmorë dhe zhduket n' anën tjetër të
malit.
-- Sipas bestytnive ( paragjykimeve të moçme
), GJONI i BALIT u thotë shokvë se kjo ngjarje për
Krahinën ndiell " OGUR TË ZI " dhe do
të thotë se kjo nuse ka për të lindun
kohë më më kohë 12 djema, prej të
cillvet do të krijohen 12 barqe nga nji vllazni, pra
12 veta t' asajë vllaznije kan për té kenë
kshilltar Krahine, të cillvet populli do të ia shofin
sherrin, sepse ata do të bëhen turqë dhe do
të na sundojnë ".
-- Me kalimin e kohës, kur sundimi i Krahinës,
sipas vullnetit të Stambollit, ra në dorë të
rrogtarit, në popull filloi të flitej se doli profecia
e GJONIT të BALIT. Por plaku ISLAM Rexhepagaj nuk e konsideronte
" OGUR TË ZI " kalimin e pushtetit nga GJINAJT
te REXHEPAGAJT dhe shprehej me fjalët : " Ani, edhe
ay kje një bir i i fisit arbnuer, si edhe të 12
vllaznit e tij ".
-- Sikurse vihet re nga gojëdhanat e sipërtreguara,
në ngjarjet që lidhën me ndryshimet politike
në Krahinën e Plavës dhe Gucisë pas pushtimit
osman, përmenden edhe ndryshimet e para të karakterit
religjioz në elitën autoritative të vendit.
Dihet se ndryshimi i fesë së mëparshme të
krishtërë ( katolike në pjesen ma të madhe
) me atë islame ishte në viset shqiptare një
nga pasojat më të dukshme të pushtimit osman,
por përsa i përket Plavë e Gucisé vihet
re se feja e re dominoi tërsishtë atë të
mëparshmen. Ndoshta ende është e veshtirë
të përcaktohet saktsisht se kur besimtarët
shqiptarë katolikë të Krahinës filluan
në masë të ndërronin fenë, por ajo
që mbahet mend është se pushtuesit bënë
të gjitha përpjekjet për të realizuar
kétë ndryshim. U përdorén të
gjitha metodat, edhe dhuna, edhe privelegjet, të shoqëruara
me propagandën intensive të grupeve të misionarëve
të sjellë posaçarisht nga viset të largëta.
-- Duhet theksuar se tehu i kësaj fushate intensive
për ndërrimin e fesë, më tej për
arsimimin fetar në gjuhën turke - arabe, thuhet
se u drejtua vetëm mbi shqiptarët e Plavë e
Gucisë, sepse i tillë ishte vendimi i kryetarit
të fesë ( SHEJHUL - ISLAM ) dhe i Sulltanit. Elementi
sllav në rajonin fqinj të Malit të Zi nuk u
trazua, megjithëse edhe ai rajon qe pushtuar nga turqit.
Synimi për të shkombëtarizuar dhe asimiluar
shqiptarët dukej qartë. Në këtë kuadër
, krahas ushtarkve dhe administratës, një rol të
veçantë patën hoxhallarët, të cilët
kishin për detyrë t' u mësonin vendasve "besimin
e ri " dhe t' i përgatisnin për t' u futur
në "shoqërinë e re " me venome e
karakter tjetër.
-- Sipas Hoxhë Nokshiqit turqit pushtues i patën
dhënë rëndësi të madhe malësive
Kelmend dhe Dukagjin, fiset e të cilave shtriheshin me
kufijt përreth Malit të Zi ( Karadakut ) për
t' i shkombëtarizuar sa më shumë fiset shqiptare.
Gjatë organizimit të administratës shtetërore
të vendit, ata përdorën fuqinë ushtarake
të spahinjve të Bosnjës ( që u bënë
shpejt mercenarë në ushtrinë turke ). Ndonëse
viseve shqiptare turqit iu dhanë disa privilegje, si
për shembull lejuan që në udhëheqje të
vendit të jenë bijtë e tyre ( Shqiptarë
), ose prenuan që kanuni i LEK DUKAGJINIT të mbetet
në fuqi, me veprimtarinë për shuarjen e gjuhës
shqipe, për çrrënjosjen e traditave dhe të
zakoneve kryesore, provuan se synonin shkombëtarizimin
e vendit. në këtë kuadër pushtuesit nxitën
edhe lëvizjet dhe përzirjet demografike, përkatsisht
lidhjet martesore e shoqërore me popullsinë e Bosnjës.
--Pasojat e të gjithë kësaj veprimtarie
qenë të dukshme, së pari, në viset e Podgoricës,
kurse Krahina e Plavë e Gucisë, sipas Hoxhë
Nokshiqit, "nuk mund u përfshi nga ajo influencë
ma tePér se 30 për qind ".
Ndermjet krushqive dhe tregtisë gjuha boshnjake u përhap
tepër edhe në sanxhakun e Tërgovishtës
( Novipazarit ) Këtë përhapje e favorizoi veçanërisht
kleri mysliman sllavofolës i Bosnjës, të cilin
autoritet osmane e ngarkuan të shërbente edhe përtej
Bosnjës, kudo në viset përreth, ku feja e krishtëre
zevendsohej nga islamizmi.
--Me gjthë këto përpjekje të turqve,
sipas Hoxhë Nokshiqit, "qëllimi i tynë
nuk mund u realizue, sepse shqiptrët me fanatizmin ma
të math kombëtar e ruajtën karakterin e tyne,
doket e zakonet, kostumet dhe, si kryesore, racën arbnore
".
8. Gjendja ekonomike dhe administrimi
gjat sundimit osman
-- Sikurse është përmendur, gojëdhanat
popullore të vendit, lidhur me administrimin e Krahinës
së Plavës e Gucisë nga pushtuesit osmanë,
bëjnë fjalë për REXHEPIN dje OMERIN, të
cilët me fermanin e sulltanit morën titujt dhe u
caktuan të drejtojnë përkatsisht lokalitet
e Plavë dhe të Gucisë. Më pas REXHEPI
u avancua në "BEJ " dhe gëzoi " Të
drejtat e feodalit me të madh " në krahinë.
Kështu Krahina filloi të sundohej nga një bej
- feudal shqiptar i pasur, që kish përfituar prej
sulltanit edhe mjaft çifligje.
-- Autoritet e larta osmane, pasi u njohën me historinë
e kaluar të Krahinës dhe duke çmuar pozicionin
e saj strategjik si zonë kufitare me Malin e Zi, me kohë
e gjetën të arsyeshme, ose u detyruan, t' i njohin
njëfarë autonomie. Kështu shpjegohet ngritja
e një administrate vendase dhe njohja e "KANUNIT
të LEK DUKAGJINIT " si rregullator juridik. Sundimi
i vendit nga dera e Rexhepagajve, vazhdoi brez pas brezi deri
në çerekun e fundit të shekullit të
19. I fundmi i kësaj dere, ALI PASHË GUCIA , i cili
u vra më 1889, ishte i 12 - ti ose i 13 - ti REXHEPAGË
që qeverisi Krahinën.
-- Gjatë periudhës së gjatë të
sundimit osman gjendja ekonomike e Krahinës së Plavë
e Gucisë përgjithësisht ka qenë e veshtirë.
Pjesa më e madhe e popullsisë ka qenë e detyruar
të përballohnte privacionet e relievit malor të
Krahinës, dhunën e pushtetit ose të autoriteteve
vendase të emëruar prej tij dhe armiqësinë
e fqinjëve malazezë. Në shekullin XIX çdo
familje zotëronte mesatarisht 2 -3 ha tokë bujqësore,
me të cilat mund të sigurohej një jetë
e varfër.
Ndërkohë rreth 2/3 e tokave ishin pronë e sulltanit
dhe e një numri të kufizuar familjesh të pasura
në shërbim të tij. Sipas tregimeve te pleqve
rreth 75 për qind e popullsisë shqiptare ishte e
varfër e me pak tokë. Ndërkohë pronat
e çifligarëve punoheshin me anë të "çifçinjve
", diku për gjysmë e diku për të
tretë të "HASILATIT "( të prodhimit
në natyrë ), të cilët në një
pjesë të madhe ishin elementi i ardhur malazez.
Në popull ata njiheshin edhe si " raja e vendit
".
-- Sipas tradites popullore në Plavë e Guci
beu ishte jo vetëm shfrytëzuesi i drejtperdrejtë,
por edhe " veqili i pasurisë së sulltanit ".
Ai administronte pasurinë perandorake dhe sulltani i
dërgonte vlerën në të holla nga shitja
e prodhimit në natyrë.
Çifligjet e sulltanit, të quajtura "Ylqet
e sulltanit ", ishin të shumta sidomos në katundet
përbri kufirit. Të tilla gjindeshin në Meshnicë,
në Ullatinjë, Polimlje, gjatë rrjedhjes së
Moraçës, të Suqanskës dhe në Beranë.
Rozhajë, Shekullar etj.
-- Sidoqoftë, " gogoli malazias ", që
kërkonte t' ia grabiste popullit edhe vatren dhe truallin,
ishte në prag të derës, ndaj acarimet sociale
në Plavë e Guci mbetën gjithnjë në
plan të dytë. këtë situatë e patën
shfrytzuar si Porta e Lartë edhe klasa feudale sunduese
vendase.
-- Nga sunduesi bejler"[e të Krahinës populli
ka pasur konsideratë e mirënjohje vetëm për
GJYL BEGUN dhe ALI PASHËN, të cilët rrjedha
e ngjarjeve i afirmoi si atdhedashës dhe vuri në
krye të masave për organizimin e mbrojtjes kundër
" armiqve të betuem " malazezë.
-- Për GJYL BEGUN e Gucisë, sundimtar i Krahinës
në fund të shek. XVIII, thuhet se ishte në
aleancë me Kara Mahmutin pashën e Shkodrës.
Marrëdhanite e tyre të mira shkonin në vazhdën
e raporteve miqësore që të parët e tij,
vartës të vezirit të Shkodrës, kishin
pasur me qeveritarët e Shkodrës. GJYL Begu më
17778 - 1780 ndodhej përkrah Kara - Mahmutit në
ekspediten kundër Malit të Zi.
Ai u shqua si pushtues i kalasë së Medunit, më
pas së bashku me Busjatliun e madh hyri në CETINË,
kurse në rrugën e kthimit, të u vranë
tradhtisht nga malazezët. Në këtë ekspeditë
Gjyl Begu kishte me vete afro 4000 luftëtarë nga
krahina e vet. Në tregimet e pleqve të Krahinës
gjithashtu pranohet pa mëdyshje se Kara - Mahmuti edhe
në luftën kundër turqve kishte me vete vullnetarë
të Plavë e Gucisë, të cilët i shkuan
në ndihmë së bashku me vullnëtaret e HOTIT
e të GRUDËS.
-- Gjurmët e Kara - Mahmutit në Plavë e
Guci gjenden ende në toponiminë e Krahinës.
Një majëmali mbi Guci dhe një breg mbi liqenin
e Plavës quhen " Maja e Vezirit ". Të
dy këto vende paskan qenë " rezidenca verore
"të Kara - Mahmutit, ku vit për vit në
verë veziri do të shkonte për të kaluar
ndonjë ditë pushimi e për t' u takuar me krerë
dhe bajraktarë të Malësisë, me të
cilët bisedonte dhe lidhte " ittifak " ( besë
) për bashkëpunim kundër Stambollit.
9. Pakënaqësia
e popullit ndaj shtypjes së bejlerëve
-- Sikurse krahinat e tjera të Shqipërisë,
edhe Plavë e Gucia ka vuajtur disa shekuj nën sundimin
e fedualëve vendas ose të huaj. Por, në ndryshim
nga viset e brendshme të Shqipërisë, sikurse
është përmendur, " gogoli malazez "
që qëndronte mbi krye i pengonte acarimet sociale
në krahinë të arrinin deri në revolta
të armatosura. për shkak të rrezikut të
jashtëm qëndresa e fshatarsisë kundër
arbitraritetit feudal të bejlerëve të vendit
dhe administratës osmane lokale, mbeti kryesisht në
kuadrin e shprehjes paqësore ose e shumta në konfrontime
të veçanta spontane. Rrjedhimisht, pakënaqsia
popullore rreth pronësisë së tokave dhe kerkesat
për drejtësi në këtë fushë,
ku gjente shprehjen kryesore dhuna e bejlerve, e agallarëve
dhee autoriteteve osmane, në përgjithësi nuk
ishin rezultaive.
-- Sipas Hoxhë Nokshiqit mungesa e tokës bujqësore
ishte gjithnjë një plagë e hapur për fshatarsinë
e Krahinës. Në kushtet kur 90% e bujqve punonin
me " hak " si argatë, ose si çifçinj
( pergjysmë ose me një të tretën e prodhimit
) në tokat e të pasurve, masat fshatare vuanin për
bukën e gojës.
Tradicionalisht, periudha më e keqe për to konsiderohej
koha e sundimit në Guci si kajmekam e Zija beg Rexhepagajt,
i cili, me insiativën e tij, nxori nga pronat e bejlerëve
360 shtëpi bujqish shqiptarë të katundeve Gjuriq,
Brezvicë, Vojnosellë, Livade etj. dhe në to
vendosi 360 shtëpi " rajash " malazeze.
Fhsaatarësia pati dërguar një komision pranë
kajmekamit për të kërkuar shpjegime rreth këtij
vendimi, por mori përgjegjen se : " bujqërit
shqiptarë nuk ia kanë zanat bujqésisë.
Na shqiptarët, kish thënë begu, jemi vetëm
të pushkës, kurse malazezët janë më
të zotë në bujqësi ".
Revoltimi i shqiptarëve në ket rats ishte treguar
krejt i padobishëm.
-- Politika pragmatiste e qeverisë dhe e vetë
sulltanit në marrëdhaniet shqipatro - malazeze kishte
qenë gjithënjë me pasoja pér Krahinën.
Kështu, kur Mali i Zi në kombinim me rajen malazeze
brenda në krahiné krijonin ndonjë situatë
të tensionuar përmes provokacioneve ose lëvizjeve
kryengritëse, autoritet osmane ndërsenin shqiptarët
për të stabilizuar gjendjen. Në raste të
tilla shqiptarëve iu premtohej se malazezet do të
dëboheshin nga tokat shqiptare dhe ato toka do t' u ndaheshin
atyre, kurse më pas premtimet harroheshin. Sulltani lëshonte
fermen të ri ( dekretonte ) amnesti për rajat (
elementin malazez ), të cilët përsëri
mbetshin në tokat që kishin okupuar.
Natyrisht për lëshimet që bënte sulltani
ndikonte edhe presioni i jashtëm ( i huaj ), i cili e
detyronte atë të ndiqte një politikë "
liro - shtrëngo ".
-- Brez pas brezi janë ruajtur disa kujtime prej
pleqve vendas rreth konflikteve për tokën ndërmjet
beut dhe fshatarit shqiptar të Plavë e Gucisë.
Sipas këtyre kujtimeve, rreth vitit 1720, sipas një
urdhërese të Portës së Lartë, kajmekemi
i Gucisë, njëfar Ejup Begu, shoqéruar prej
një komesioni dhe nën mbrojtjen e forcave ushtarake,
shkoi nëpër katundet pranë kufirit me Malin
e Zi në zonën në veri të Plavës.
Në Polimlen, Meshnicë, Ullotinjë e deri në
Murinë - Velikë, ai përcaktoi tokat dhe kreu
instalimin e 300 familjeve malazeze, të porsa ardhura
nga Mali i Zi.
Në prani të një përfaqsuesi të qeverisë
së Malit të Zi, të dërguar posaçarisht
nga Cetinja, u bë dorëzimi i tokave me të gjitha
formalitet zyrtare. Familjarve të kolonëve iu garantua
paprekshmeria dhe mbrojtja.
Administrata e vendit në këtë mënyrë
zbatonte vullnetin dhe dëshirën e sulltanit që
tregonte "merhamet " ( mëshirë ) dhe bamirësi
ndaj popullit të varfer të Malit Zi.
-- Kësaj radhe fshatarësia e pat humbur durimin.
Në krye të fshatarsisë doli bajraktar RAHMAN
BASHULI, i cili ngriti në kémbë katundet
Vuthaj , Martinaj, Hot, Nokshiq dhe Pepaj me Arzhanicë.
Kajmakamit në Guci iu kërkua që ta kundershtonte
qeverinë dhe sulltanin për vendosjen e malazezëve
në tokat shqiptare, sepse ato "toka të lira
", siç quheshin, duhej t' i ndaheshin "memleqetit
fukara " ( popullit të varfer ).
Gjithashtu u kërkua që shqiptarëve t' u jepshin
edhe shumë toka të tjera, që i kishin përvetsuar
bejlerët dhe agallarët përmbrenda "shehreve
", të Plavës e Gucisë, si dhe përreth
tyre.
Të revoltuarit kërcënon se, në rast se
kërkesat nuk do të merreshin parasysh, do të
shpërthente kryengritja.
-- Kérkesat e paraqitura nga RAHMAN BAJRAKTARI
e tronditën Beun kajmekam.
Sipas urdhërave nga qendra ai vendosi "idarei yrfije
"( shtetrrethim ) në krahinë dhe me anën
e " zaptinjve, kurdunëve, asqerëve dhe nizamëve
" ( d.m.th. policisë, xhandarmerisë dhe ushtarëve
të kufirit ) filloi ndjekjet, veçanarisht ndaj
Bajraktarit rebel.
Shumë njerzë u kapën dhe u "syrgjynosën
" ( internuan ), por Rahmanin nuk e shtinë dot në
dorë. Mbasi qëndroi disa ditë i arratisur në
mal, ai bashkoi rreth vetes afro 1000 burra nga fshatarësia
e "memleqetit "dhe në befasi sulmoi "
hyqymetin " ( nënperfekturën ), si dhe garnizonin
ushtarek në Guci.
Me kryengritësit u bashkuan edhe shumë Gucjanë,
të cilët ndihmuar në kapjen dhe djegien e ndërtesave
të " hyqymetit ", të komandés së
garnizonit dhe të sarajeve të kajmekamit.
Gjatë luftimeve u vra i biri i kajmekamit, Zenel Begu,
së bashku me disa rojë dhe një " çaush
zaptinjësh' ( police ) . Pas sukseseve të para rreth
3000 kryengritës iu drejtuan viseve ku ishin instaluar
kolonët malazezë. Në Polimlje e Meshnicë
ata dogjën banesat e tyre.
Situata u stabilizua vetëm pas ndërhyrjes së
forcave të rregullta ushtarake dhe bashibozuke të
dërguara nga vise të tjera. Gjatë shtypjes
së kryengritjes u kap edhe Bajraktar RAHMANI, i cili
u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në trekëmbësh
përpara " hyqymetit "në Guci.
--Shtypja e kryengritjes nuk e shoi revoltën e popullit.
Njëtjetër kryengritje edhe më masive se e para
shpërtheu pas 3 vjetësh. Në të morën
pjesë gati të gjithë fiset e Krahinës.
Në krye të saj u vu një farë OSMAN MEDUNI
nga plava.
Osmani pati dalë si tellall katund më katund, në
mal e në fushë, duke propaganduar drejtsi në
pronësinë e tokës. Fjalimet e tij atakonin
bejlerët sundues, por edhe agallarët që posedonin
çifligje. sipas OSMANIT, ata grabisnin edhe të
ardhurat e bjeshkëve, të pyjeve dhe të vakëfeve.
--Gjatë revoltimit të përgjithshëm
populli rrethoi " hyqymetin " në Guci. Njerzit
bërtisnin: " Duam token ", "RAHMAN BAJRAKTARI
ka pasë hak ! " ( të drejtë ), "
Poashtë begu, agallarët dhe hajdutët ! ".
Kajmekami doli t' i fliste turnës që të shperndahej,
por pa rezultat. Sharjet iu drejtuan atij vetë dhe qeverisë.
Në rrëmujë e sipër dikush nga populli
e qëllon EJUP BEGUN me një " topanxhe silahi
" të asaj kohe, të quajtur " XHEVERDARE
", duke e lënë të vdekur. Pas vrasjes
së kajmekamit i gjithë populli sulmoi shtëpitë
e bejlerëve e të agallarëve në Guci dhe
në Plavë dhe u vuri zjarrin. Sipas gojëdhanave,
për shtypjen e kësaj kryengritje, ku morën
pjesë 6 mijë vetë, autoriteteve osmane iu deshën
3 muaj.
Drejtuesi i kryengritjes OSMAN MEDUNI, pas shtypjes së
saj, u detyrua të arratisej në Mal të Zi, por
malazezet e dorëzuan atë në Guci. Kajmekami
i ri SHAHSIVAR BEGU e vari OSMANIN në trekëmbëshin
përpara "hyqymetit "një ditë pazari,
që ta shihte i gjithë populli, por në vend
të frikës aty, në mes turmës të njërzve
të mbledhur, u ndie një këngë, që
më pas do këndohej me LAHUTË nga Lahutari i
vendit BILKO BELIJA:
" Xheverdarja kërcet në
Guci,
Na u vra begu me zapti,
Na u vra begu dhe biri i tij,
Xheverdare me një harbi,
Me nji harbi e dy kubure,
Aferim, O Rahman Deliii,
Rahman Deli e Osman Deliiiiiii !
--Pas shtypjes së dy kryengritjeve Porta e Lartë
e pa të nevojshme të përforconte forcat e armatosura
në Plavë e Guci, kështu që bejlerët
dhe çifligarët e kapën përseri situatën,
kurse populli, me gjithë përpjekjet që bëri,
nuk mundi të përfitonte asnjë pëllambë
tokë tjetër.
Natyrisht, udhëheqsit feudalë - bejlerë përdorën
lloj - lloj " marifetesh " dhe më pas që,
me kir a pahir, shumica e popullit të shkonte mbas tyre,
por ndihmën më të madhe atyre ua jepte qëndrimi
agresiv i malazezëve fqinjë, i cili rrënjosi
gjatë disa shekujve një armiqësi të egër,
ku mbizotëronte shpagimi i "gjakut për gjak
".
-- Në vazhdën e konflikteve për tokë,
në vitin 1886 në Plavë ngjau edhe vrasja e
Shaqer Beut. Sikurse tregonte Hoxhë Nokshiqi, "nji
i quajtur SELMAN DESHA nga Plava kish një arë buke
( tokë 3 dynymësh ) në katundin e quajtur Brezovica
e poshtme. Afër ndodhej nji çiflik prej 5 ha i
Shaer Begut, të cilin e punonte me hasilatin përgjysëm
vet Selman Dasha.
E tue kenë për afër ktyne nji nga raja malazeze,
Millutin Gali, ven dorë mbi çiflikun e beut (
natyrisht me autorizimin po të beut ).
-- Kur Selman Dasha informohet se beu e nxori nga toka
dhe çiflikun në qesim pune ja nep Millutinit,
për shkak se Millutini i paska sjellë beut një
qypë me gjalpë, për t' u skjaruar i shkon Sheqer
Begut në dyqan nji ditë pazari dhe e pyeti rreth
ndrrimit të çipçiut.
Beu i përgjigjet ashpër dhe shton se prej bujkutmalazias
ka ma tepër interese sepse në çdo javë
malziasi do t' i sjellij nga një qyp me tlyen. N' atë
përgjigje Selman Desha nxjerrë kuburen nga brezi
dhe e vret Sheqer Begun, që ish i pari i Plavës.
Kushrini i tij Shasivar Begu, kajmekam në Guci, për
të shue shamatën, mbas pak kohe i banë falje
gjakut zyrtarisht Selman Deshës.
Aty e mbrapa bejlervet u ra prestigji dhe megjithëse
ishin n' udhëheqje, popullin filluan ta kenë frigë.
"
10. Kundershtimi masiv
i reformave të Tanzimatit në vitet 1864 - 1867
-- Në kohën kur rreziku nga Mali i Zi rritej vit
pas viti, mbi popullsinë e Plavës dhe Gucisë
u shtua presioni edhe nga autoritet osmane, të cilat
në vitin 1864 kishin filluar nga zbatimi i reformave
të Tanzimatit.
Keqësimi i gjendjes që sillte zbatimi i këtyre
reformavepërcaktoi qëndrimin negativ të popullit
shqiptar ndaj tyre në të gjitha viset ku ai jetonte,
përfshi edhe Kosovën.
Në këtë kuadër, sikur në shumë
treva shqiptare, edhe në nahijet e Gjakovës e të
Pejës, përballë imponimit për të
pranuar reformat, e gjithë popullsia u vu në gatishëmëri
për një lëvizje masive.
-- Në këtë lëvizje nga paria e Gucisë
morën pjesë OSMAN OMERAGA dhe BALI DEMA, kurse për
Plavën, MON aga SHEHU, ZEQ FERI dhe ADEM SHAHMANI. Në
lëvizje aderoi edhe ALI BEG GUCIA, ndonëse nuk u
prononcua personalisht si pjesëmarrës. Me ndihëmen
e tij paria kryenëgritse e Plavë e Gucisë hyri
në bashkpunim me parinë e Krasniqes dhe të
Gashit ( BINAK ALINË me shokë ).
-- Rreth 4 mijë burra të armatosur, për
t' i bërë presion Portës së Lartë,
zunë QAFAT e ÇAKORRIT dhe të DIELLIT.
I ndodhur përballë një konfrontimi serioz,
mytesarifi i Pejës u detyrua të pranonte trensmetimin
në Stamboll të kërkesave të kryengritësve
që këmbëngulin :)
a - të suprimohej administrata e taksave të reja,)
b - të përjashtohej detyrimi ushtarak simbas urdhëresës
së re, madje, )
c - të hiqeshin edhe disa taksa që ekzistonin para
reformave të Tanzimatit në malsitë.
-- Gatishmeria e masave fshatare të nahijeve të
Gjakovës e të Pejës për të kundërshtuar
reformat me armë me sa duket pati efekt, sepse zbatimi
i tyre në këto vise u zvarris. Sikurse kujtonte
Hoxhë Nokshiqi, në pranveren e vitit 1867 kajmekami
i Krahinës u njoftua telegrafisht në Guci se "
çeshtja e reformave të reja të shtetit do
të vendoset pjesërisht në vilajetet, me qetësinë
më të madhe "...
-- Por ndërsa Porta e Lartë priste kohë
më të pérshtashme për të forcuar
pushtetin mbi periferitë e Perandorisë, dobsinë
e saj po e shfrytëzonin shtet sllave me Rusinë në
krye.
|
 |  |