Ali Pashë Gucia



Jakup Feri

Ukë Met Rugova

Palokë Ujku

Hoxh Nokshiqi

 

 

 

 

 

 

 

 


 
 


Historia

Pa u çkri ne 7 e 70 vjet

Mbrojtja e Plaves dhe Gucis

Ali Pashë Gucia

Çështje ushtarake të Lidhjes

Elamaz plava dhe vepra e tij

Elmaz Plava Kreu I

Elmaz Plava Kreu 2

Nantdhet_vjetori_i_Shkolles_Shqipe

Kénga e Avro Cemit

 

 

Kadri Bajri n'kam âsht çue:
Shpejt dy djel n'Peje mi çue,
Karadaku m'ka rrethue,
n'shpelle te i guri jâm gujue.
Token teme knjazit s'ja l'shoj.
Token e babes smuj me leshue.
Njashtu Plava leter ka shkrue
Krejt Kosoves ja ka çue:
- Oj Kosove, ti kjosh bekue!
A po vjen ti me nimue,
a po m'duhet mu u farue?
Kur ne Kosove fjala ka shkue,
I madh e i vogel tane jan çue,
Ç'vesh e zbathë siç jane qillue,
tanë kah Plava mjanë fillue;
Ç'jane kto gjame çi po i bjen era?
- Po luftojne Rugova e Peja,
Na u ka rrase shkjau te dera!
Dem Isufi trim si rrefeja,
Bje n'Nokshiq i nxjerr tri krena,
si sokol po i nimon Rexha.
Rexhe Avdia; Zogu i Atit,
Fyt per fyt me djelt e Markut.
Djelt e Markut po bâjnë be:
- Me ksi trimash kurr sjem pre!

Po hip Marku ne Previ
Shikon Limin me turbi;
- Çka ky Limi, çi po dirgjet n'tzi?
Hajmedet, vojnikt e mi!
Çka ka Limi qe dirgjet gjak?
Po lufton Shqipnia e ngrate,
nuk po i çon trupat fort larg,
der n'Taslixhe, n'Vishegrad.
...
Me t'kallxu, babe, ty t'vjen seri;
Mos besofsh tkallxon tefteri;
Tridhet krena i ka marre ni njeri;
Nja lypsh emnin - Jakup Ferri.
Jakup Ferri kur ka luftue
Kater vete i ka pre ni grue,
Sa kjenë grue po a kjenë çike,
Motra Zhujes qafe kaprice,
kater vete i preu me sakice






 

 



      Copyright © gusht.2004 by " www.plaveguci.eu®    

Malesia E Madhe