 |
|
|
 |
 |
| |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Tringë Smaili
U vuna me shkrue për Tringë Smailen e shkurtimisht
edhe për pjesëmarrjen e grave të Malësisë
së Madhe në krzenritjet e armatosuna të popullit
tonë kundër Turqisë, me të vetmin qëllim
që, si vendës i asaj ane, ti jap brezit të
ri një përshkrim sa ma besnik të veprimtarisë
së atyne kreshnikeve në përpjukjet e mëdha
të popullit shqiptar kundër robnisë shumëshekullore
turke.
Puna ishte e vështirë për arësye se për
gratë, për punën e luftën e tyne, në
vendin tonë , në të kaluemen, nuk asht shkrue,
ose asht tepër pak dhe punët e veprat e grave janë
mbulue nga mjegulla e kohës kanë mbetë në
harresë aq ma tepër sepse ato nuk kanë në
harresë, aq ma tepër sepse ato nuk kanë lanë
vetë kujtime.Por populli, me anë të krijimtarisë
gojore e kangëve popullore, i ka përjetësue
emnat e tyne. Shkrimtarët e vjetër të breznive
të kalueme e kanë quejtun si ulje të pendës
po të shkruenin për punët e veprat e grave,
se u humbte gjoja pahi burrave. Nga ana tjetër edhe vetë
regjimet e kalueme antipopullore, jo vetëm që nuk
kanë nxitë shkrimtarët për të nxjerrë
në dritë veprat e kujtimin e bijave kreshnike të
këtij truelli, por kanë ba çmos për
ti errësue e lanë në harresë. Kështu
ka qenë.Por vlerësimi i punës dhe i veprës
së grues shqiptare gjatë gjithë historisë
së popullit tonë, si bijë pjellë e kësaj
toke, ndryshoi në themel që nga çlirimi.Shoku
Enver Hoxha thotë. Në të kaluarën gratë
e vendit tonë kanë qenë luftëtare, trime
dhe të guximshme, ato kanë luftuar vazhdimisht për
ti çliruar nga robëria, dhe jo vetëm
nga robëria e huaj. Përpjekjet e popullit tonë
në të kaluarën për çlirimin nga
të huajt nuk mund të kuptohen pa kontributin emadh
edhe të grave të bendit tonë megjithëse
burrat janë përpjekur ta marrin mbi vete të
lërë lavdinë për kët të kaluar.Ndihma
e madhe e grave duhet llogaritur në gjithë bilancin
e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi.
Prandaj mbas çlirimit,në saje të kujdesit
të vazhdueshëm të partisë e personalisht
të shokut Enver, asht ba nji punë e madhe për
njohjen e traditave luftarake e revolucionare të popullit
tonë dhe të gruas shqiptare. Tash në sa e sa
vepra, me dashuni. Nderim e mirënjohje të thellë
i mësohet brezit të ri jeta e veprat e atyne fatoseve,
që kanë punue e luftue, tue mos kursye as jetën
për lirinë e atdheut e për mbarësinë
e lumtuninë e popullit.E nji ndër ato ka qenë
edhe kreshnikja e shqipe mali, Tringë Smailja, Me këtë
skicë të thjeshtë jetëshkrimin të
fatoses mendoj se si bir i asaj krahine, kryej nji detyrë
për njohjen e përpjekjeve, të jetës të
punës e të luftës së grave të Malësisë
së Madhe për Çlirimin e kombëtar nga
robnia e huej.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
KUSHTRIMI U DHA
29 gusht i vitit 1910 kur
Dedë Gjo Luli i Hotit, Mehmet Shpendi i Shalës dhe shokët
të tjerë kaluen kufinin, tue lanun trollin e të parëve
për të dalë në Mal të Zi,asht dita e fillimit
të përpjekjeve aktive për kryengritjen e armatosun
kundër sundimit turk.Kur kaluen kufinin ata dhanë nji
batare pushkësh për të tregue se ato flakë pushke
do të përhapej nëpër gjithë Shqipninë.Edhe
prej Grudet flamuri të Tringës mori rrugëb e arratisë
Kol Kurti me 10 shtëpi.Pra kushtrimi u dha!E mbarë malësia
nisi me u pregatitë për kryengritje të armatosun.Më
24 mars 1911 malësorët u çuen disa me armë
e dasi pa to veç sëpata e kmesa.Kryengritja filloi .Krismat
e pushkëve banë me ushtue malet e me gjimue anë për
anë luginat e Malësisë së Madhe. Malësorët
tanë në befasinë ma të madhe, porsi sokola ,
sulmuen portat e kazermat turke. Vendpërqëndrimet ushtarake
në atë krahinë, të cilat e muerën me humbje
mjaft të randa për anmiqtë , e të lehta për
vete.Pushtimi i tyne ju dha dorë me armatosun vendin ma mirë
e me pasun municion ma shumë, me pasun fuqi zjarri ma të
madhe për sulme e përpjekje ma të forta .Kështu
u zbatue fjala e Tringës sonë dhe porosia e Dedë
Gjo Lulit: me u armatosun anmikun .Numri i luftëtarëve
me pushkë u shtue mjaft, pothuejse aq sa burra kishte malësia,
që në shtatë vjet e në shtatëdhjetë
vjet.Prej krejet e në fund Lugina e Cemit u ndez si të
shpërthente prej toket vullkan.Anmiku në panik; kush nuk
u vra , u dorëzue ose ua mbathi kambëve dhe malësia
për katër ditë çliroi vendin prej turkut e
qe në gjendje me i ra Tuzit të cilin mbasi e rrethoi në
të gjitha anët. Me datë 28 mars 1911 e sulmoi në
të gjitha drejtimet dhe e çliroi nga zgjedha.U blokue
lagjja e Shipshanikut në veriperëndim të qytetin;rruga
Shkodër-Tuz u pre Kryengritja përfshiu një trevë
mjaft të madhe, që shtrihej prej Tuzit e deri në
Dri dhe prej Koplikut deri në Guci.Tringa nuk qe arratisun
me grudasit e tjerë në Mal të Zi por kishte ndejun
në vend për të veprue për organizimin e kryengritjes
për të sigurue armë e ushqime për të hetue
vendosjen e gjendjen e forcave turke dhe për të hetue
vendosjen e gjendjen e forcave turke dhe për të mbledhë
të dhana të tjera që ju dojshin kryengritësve.Tue
u mbështetë në organizimin ushtarak tokësor
të burrave ajo krijoi njisitet e grave për veprime të
ndryshme.Ajo i ndau ato në grupe luftimi zbulimi apo hetimesh
si i quenin ato për ndihmë dhe për mbajtje fishekësh
e ushqimesh.Tringa pat krijue edhe grupin e grave që do të
merreshin me varrimin e të vramëve.Qysh ditën e parë
të shpërthimit të kryengritjes ajo rroku pushkën
dhe krahas me burrat luftoi kundër anmikut tue u dallue qoftë
për guxim qoftë për mprehtësi.Me luftëtarët
e tjerë sulmoi në Deçiq dhe e shikoje ku ishte
rrezilu ma i madh.Nuk merrte vesht se mund ta shponte plumbi,por
vikatte përpara vllazën!,bini burra!
dhe delte në krye të luftëtarëve pa përfillun
rrezikun.Malësorët merrshin edhe ma shumë guxim prej
saj dhe grave të tjera që merrshin pjesë në
luftim dhe kalojshin në sulm të papërmbajtun.Lekët
e malsisë porsi petrita i ngjiteshin të përpjetës
së Deçiqit, pa u vu vesh plumbave që anmiku derdhte
si breshën mbi ta I gjalli e merrte stafetën e shenjtë
të lirisë prej dorës së dëshmorit dhe tue
gufue gjak e zjarm ngjitoj me të gjithnji e ma nalt drejt majës,
deri sa ma në fund Prel Gjeka , megjithëse i plagosun
randë u ngjit deri në majë të Deçiqit
dhe nguli flamurin mbi llogoren e fundit të turqve e aty mbaroi
për të ,os u çue ma kurrë .Ai ra nënhijen
e flamurit që më datën 6 prill 1911 për herën
e parë mbas vdekjes së Skenderbeut në zjarrin e luftës
për liri i ngrit në Deçiq dhe valviti i lirë
në një cep të tokës arbnore të rimun me
gjak fatosash.
Përpjekja e parë e Malësisë së Madhe për
lirinë e Atdheut u kunorzue me nji epope të lavdishme
dhe kështu ju shtue nji faqe e lavdishme fondit të artë
të historisë sonë kombëtare.Me gëzim të
pakufishëm e përshëndetën luftarët naltsimin
e flamurit me të shtime pushkësh, ndërsa turku gjuente
me tërbim Deçiqin me top prej kalasë së Shipshanikut,
por predhat binin andej e këndje përrojeve pa shkaktue
dam.Gjatë kësaj kryngritje shqiptare në ballë
tëluftës printe tue valvit flamuri i kuq me shkabën
dy krenare, flamuri i Skëndebeut nën hije të të
cilit trimat shqztarë tue luftue hidheshin si të ishin
në darsëm tue gëzue! ...trumat shqyptarë,
tue luftue hidheshin si të ishin në darsëm tue gëzue!,..Malësorët
e shihnin simbolin e kombit të vet pëthidhej i lirë
në ajrin e pastër të maleve tona në zjarrin
e luftës tue ju pri luftëtarve kah fitorja e lavdia sikur
u printe me Skënderbeun .Ngritja e flamurit nxjerr në
pah edhe qëllimin, pikësynimin apo objektivin e kryngritjes:lirinë
e atdheut për të cilën ishin të zhuritun zemrat
e malësorëve tanë trima dhe e gjithë popullit
shqiptar.Të marrunit e Deçiqit u kremtue edhe me nji
gëzim të posaçëm:për luftarët u
shtue nji drekë; u prenë shumë bagëti e u ba
shenllëki madh.Tringa vetë dha nji ka për ta premë
dhe nji tjetër Nora, e kështu me radhë..Gosta
kje e madhe e shumë lot e derdhën prej gëzimi e prej
përmallimit.Luftarët e ramë dëshmorë
në këtë ndeshje u mbartën me vigje nën
kujdesin e Tringës e të Nortës të cilat, tue
i vendosun për së mbarit e tue u fërkue sytë
u thoshin:Shihni edhe ju bajrakun e lirisë, se për
kët bajrak ju ratë;do ta keni ma të lehtë dheun
e vorrit!.Në gjendjen e krijueme nga shtrimja e kryengritjes
dhe spastrimi i forcave turke pothujse tanësisht prej të
tanë Malësisë së Madhe udhëheqësit
e mendes e të pushkës së kësaj lufte të
mbledhun në Cetinë, me 30 mars 1911, përpiluen edhe
nënshkruen nji memorandum që ua drejtuen fuqive të
mëdha.Ky memorandum njihet me emnin,,Qyshket e Malësorëve.Ai
qe shkrue prej Luigj Gurakuqit në gjuhen shqipe e frengjishte
dhe ju dorëzue për faqësuesit francez me porosi që
tua jepte edhe të gjithë përfaqësuesve
të shteteve të tjera në Cetinë.Nji kopje i qe
dorëzue drejtpërdrejt qeveris së Kral Nikollës.Me
anën e këtij memorandumi udhëheqësit e kryengritjes
në emën të të gjithë popullit shqiptar
në pesë pika kërkojshin autonomi të plotë
për të katër vilajetet që përfshijshin
shtrimjen tokësore të popullsisë shqiptare nën
zgjedhën turke simbas ndarjes administrative.Por turqit e rinj
menduen me e shtypun me hekur e zjarr kryengritjen shqiptare.Ata
nisën në Shqipni gjeneralin famëkeq Shefqet Turgut
Pashën.Ai në krye të 23-mijë ushtarëve
,mbërrinti në Shkodër.Në një mbledhje me
parsinë e qytetit,për tu mburrun,tha:si Shkodrën,
ashtu edhe malësinë me të kërsitun të dhambëve
do ta shtroj.Nji i pranishëm i padurushëm ja priti..pak
ma me të matun, pse në kjoftë se këtu nuk pickoi
asgja vendi atje asht i mbushun me anxa. E drue se nuk ndahe pa
u thumbue!Dhe ashtu i duel.
Malësia me të madh e me të vogël . me të
rinj e me pleq , me burra e gra në kambë si nji trup i
vetëm dhe i vuni pushkën tue krijue kështu nji epope
të lavdishme në vargun e përpjekjeve të popullit
shqiptar për liri Në Fushë të Kosovës dhe
në Luginën e Cemit u luejt prologu i mëvehtësisë
së kombit tonë.Tanë Evropa u mahnit me qëndresën
shqiptare, u shtangën anmiqtë përpara luftës
heroike që bajshin bijtë e shqipes.Nji përleshje
e tillë, kryenkreje e popullit tonë që në kohë
e Skënderbeut,nuk ishte pa;lufta kundër turkut u ba nji
luftë popullore, për të cilën u flijue gjithshka;pasuni
e jetë;u morën parasysh të gjitha vështirësitë
vuejtjet e mungesat që sjell gjendja e luftimit.Kjo ndodhte
se fryma e Skënderbeut jetoi ruejshin guximin dhe fuqinë
që patën tregue në kohët e vjetra nën Skënderbeun.Edhe
pse luftuen fill vetëm pa ndonji ndihmë nga jasht ata
i mundën turqit dhe e shtrënguan qeverinë turke tu
japë autonominë.Por lufta nuk zhvillohet vetëm në
front ajo asht e vështirë dhe e ndërlikueme edhe
në mbrapavija.Mbajtja nalt e moralit furnizimi , zbulimi mbartja
, mjekimi etj.janë domosdashme.Pa to fonrti nuk ka jetë
nuk mbahet.Grueja shqiptare në çdo kryngritje e sodomos
në atë të vjetit 1911 i ka plotësue këto
detyra me nder e lavdi të pashoqe dhe njikohësisht ka
marrë pjesë të gjallë në luftë me
armë në dorë bashkë me burra, krahas tyne e
asnjëherë mbrapa.
Tue fillue prej gushtit 1910 për ti shpëtue terrorit
turk, shumë malësorë kishin lanë trojet e veta
dhe ravgojshin nëpër Mal të Zi.Para fillimit të
kryengritjes së armatosun, në Potgoricë e vende të
tjera të Malit të Zi u shifshin shumë gra e vajza
malësore.Por që në ditët e para të kryengritjes
atje mbetën vetëm plaka, vajzat të vogla e fëmijë
ndërsa të gjitha gratë e afta, të kambës
e të dorës vrapuen të vllaznit e burrat, në
ndihmë të tyne me luftue së bashkut , krah për
krah me ta, ose edhe me krye detyrat , e mbrapavijës, për
tu shërbye luftëtarëve me bukë ujë
mbartje mjekim, lamje e qepje të veshmbathjes e të tjera
punë aë ka lufta.Në këtë flakë që
anë për anë pershkonte malësinë jepte kontributin
e vet shumë të çmueshëm për kryengritjen
e fillueme edhe grueja e kësaj krahine.Në tansinë
e kësaj lufte kundër pushtuesit turk spikat fytyra e grues
malësore shqiptare , të prime prej Tringës e Norës.Populli
i ka përjetësue në kangë e veta këto shtojzavalle:
Po lufton populli i malësisë;
Hot e Grudë janë të Shqipnisë.
Po luftojnë burra e gra,
Askush turrin mos me nda.
Po luftojnë gratë e malit,
Nore Kolja e Tringa e Smailit
Norja e Hotit, Tringa e Grudës,
Flakë për flakë në grykë të hutës.
Kush si ka kto sokolesha,
Të gjuejn me plumb, të vrasin me pesha.
Kur lufton Palinë Prelë Nika
Me ato gra e me ato çika
Kund asqer në Hot smund hika...
Ato mbajshin e mjekojshin të plagosunit, kujdeseshin për
gjithshka lypej për vorrimin e të vramëve, deri në
vijë të parë ose në pritë ju çojshin
luftarëve bukën, ujin fishekët.Nën drejtimin
e Tringës një pjese të luftarëve ju pregatitje
ushqimi në shpellën e Obodit, që ndodhent në
Sukën e Grudës. Një ditë, një numër
grash të ngarkueme me bukë kishin marrun rrugën në
drejtim të pozicioneve , ku luftohej me shumë ashpërsi.Turqit
i diktojnë prej të prej së largu dhe i gjuejnë
me top .Po gratë dijnë të manovrojnë, të
shpëtojnë vetë e ushqimet.Vetëm nji , Mare Ujkja,
mbet e plagosun.Shpella e Obodit asht nji fortifikatë naturale,
e futun në thellësi të malit horizontalisht.Vetëm
nji rrugë dhish të çon te gryka e saj.Në të
kanë qenë vendosun një pjesë e rezrvave ushqimore
dhe, si me thanë , nji spital fushor i thjeshtë, ku u
mjekijshin luftarët e plagosun lehtë.Të plagosunit
randë me kafshë ose vigje, nëpër Dinoshë
ose Malin e Kakarriqit, i çojshin në spitalin e malësisë
në Podgoricë, ku u mjekojshin.I gjithë ky shërbim
kryhej pothuajse krejt vetëm prej grave.Në spitalin e
Podgoricës kanë qenë të shtrueme edhe gra të
plagosuna në luftime.Shumë prej grave janë dallue
në liftime, sikurse Tringa në Deçiq e në ndeshje
të tjera.Nore, Kolja edhe ka qenë plagosun.Por ka pasun
edhe bija të tjera malësie që e kanë la me gjak
tokën arbënore si e reja Llesh Nikës e shumë
të tjera.Ato jo vetëm se bajshin luftë krahas me
burrat i furnizojshin e kryejshin detyra të tjera luftarake,
por mblidhshin e grumbullojshin trofetë, grumbullojshin në
lamën e luftimit sendet që ju duheshin kryengritësve,
lehtësojshin peshën e luftarëve, që këta
të kishin mundësi jo vetëm me luftue ma mirë
por edhe me manovrue ma lehtë, me e ndjekë anmikun.Për
pjesëmarrjen masive të grave në këtë kryengritje
ka qenë folun shumë edhe jashtë vendit , në
shtypin e huej e shqiptar, sidomos kreni të madhe ngjallte
kjo gja në kolonitë shqiptare.
Gazeta shqipe e StabollitE vërtetanë
Nr 2, viti I, mars 1911, tue pasë marrun lajmin nga nji fletore
turke, boton artikullinTrimnesha gr malësore
në të cilin shkruente:
Pas lajmeve të veçanta që kemi , u vërtetue
se midis kryengritësvet malësorë gjenden dhe gra
të armatosuna si burrat, dhe luftojnë me trimni dhe inat
ma tepër se burrat , tue dashun ma mirë vdekjen se të
kthyemit mbrapa,.
Nji veteran që aso kohe jetonte në Amerikë, nëkujtimet
e tija shkruen:Kur në Malësinë e Madhe
shpërtheu kryengritja e vitit 1911 Atllantisgazetë
që botohej në gjuhën greke, filloi të botonte
lajme të hollësishme për zhvillimin e kryengritjes
kundër turqve.Në një artikull me titull Amazonet
shqiptaregazeta vinte në dukje trimërinë
e krzengritësve dhe të grave amazone shqiptare, që
luftonin përkrah burrave e vëllezënrve të tyre.Natyrisht
ky artikull bani bujë në të gjithë shqiptarët,
si edhe në lexuesit e tjerë, e u ba e njoftun në
atë kontinent e në shtypin botnor se burri e grueja në
Shqipni jo vetëm se jetojnë e punojnë së bashkut,
por edhe luftojnë së bashkut.Pjesëmarrja e grave
në këtë kryengritje ka frymëzue edhe artistët
e huej si , fjala vjen piktorin Biankini për të pikturue
tablo piktura të bukura , që kur i shef sot të ngjallin
admirim e mallëmgjim për veprat e kryeme prej bijave të
këtij trualli ysh nga mbrapavija e deri në vijën
e parë të zjarrit .Poeti popullor kështu e ka skalitë
fytyrën e grues malësore:
Kurr s{po shkilet kjo Shqipni!
Msu në bor e msu në shi
Qesin gratë me pushkë për sy,
Si asqeri talimxhi.
Për qitje të përpiktë, për pushkë
vrastaresi i quejshin atëher , janë dallue
Tereze Mirashi dhe Bere Lacja e shtëpis së Gjeto Markut,
nga Hoti. Gjatë provës së vështirë që
kaloi malësia , Tringa, e pajisun me virtytet e nalta të
grues malësore:guxim, durim e vendosmëni, i ka krye pa
u lëkundun detyrat e veta të luftës për pavarësi
të atdheut. Shumë e shkathët , shumë e mpreftë
dhe e papritueshme, ajo ka qenë shembull jo vetëm për
të gjitha gratë, po ku e ka lypë puna edhe për
burrat.Hidhej pa matun gjatë në rreziqe, ishte kambëngulëse
në kapërcimin e vështirësive, sa që nuk
ja kalonte as grue as burrë.Nji ditë , mbas luftimit,
ndërsa po rrinte me Noren, u afrue Dedë Gjo Lulit dhe
me buzë në gaz u tha:
----Ju të dyja më ngjan se doni me dekë bashkë
me vllaznit tuej për këtë Shqipni.
Tringa ka kthej aty për aty:
-----Sdahena vllaznish, as se lëshojmë Shqipninë
pa dekë
Tue çmue trimninë, squetësinë e vendosmëninë
e kësaj kreshnikje, Dedë Gjo Luli e ngarkoi Tringën
që të merrej me zbulimin, hetimin dhe lajmimin.Këtë
detyrë kaq të vështir[ e të randësishme
ajo e kreu me nder.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
LUGINA E CEMIT
Malësia e Madhe shtrihet qysh prej Koplikut e Përroi të
Thatë në jug e lindje, prej Qafës së Pejës
e Vermoshit në verilindje e deri afër kështjellës
së Medunit në veriperëndim e te Ura e Rrazhanicës
në perëndim , tue përfshi edhe fushën e Tuzit
në jug.Përmes kësaj malësie rrjedh nji lum;
i vogël me ujët; kthjellët e të ftohtë
si akullCemi.Cemi asht nji lum; i rrëmbyeshëm malor,
ose në verë nji përrue i madh.Tue ra në fushë,
midis Tuzit e Podgoricës, ai merr drejtimin kah perëndimi,
ku bashkohet me Moraçën.Cemi formohet nga dy degë
që takohen në Tamarë.Në rrjedhjen e sipërme
të Cemit gjendet Kelmendi, ma poshtë , në të
djathtë Triepshi, në tëmajtë Hoti e Gruda; tue
ra në fushë, lumi le në të djathtë Dinoshën.Shtrati
i Cemit,zemra e Malësisë së Madhe, reth të cilës
janë shtjellue pothuejse gjithë ngjarjet ma të randësishme
historike të asaj krahine, Përveç shumë vanave
e kalesave në ngushtica, për kapërcimin e njerëzve
dhe --------
Të bagëtive janë ndërtue nga vedasit edhe disa
ura si ajo e Tamarës, e Lemajës e Dergajes e Dinoshës
dhe në fushë ajo e Rrzanicës , e cila lidh udhën
e automobilit Podgoricë-Tuz-Shkodër.Të gjitha katundet
e Luginës , së Cemit si ekonomi kryesore kanë bujqësinë,
por tue pasë kullota të pasuna, kanë edhe mjaft bagëti.
Lugina e Cemit asht vend i ftohtë eka ujë dhe klimë
të shëndoshë .Për aq tokë sa ka, asht mjaft
pjellore.Përveç drithnave të bukës e të
tagjisë, prodhon edhe duhan,li, perime,rrush fiq kumbulla,
dardha e mana. Të përmenduna janë bletët.Mjalti
i këtij vendi asht i famshëm..Punohet shumë mirë
shajaku, me të cilin qepin rrobet kombëtare.Asht i pasun
në pyje.Malet e kësaj lugine në shpatet e brendshme
kanë ujë dhe gurra.Tokat janë të shpërndame
në parcela të vogla dhe shtëpiat janë si të
veçueme ose me grumbuj të vegjël, kështu që
katundet janë mjaft të hapëta.Kufini i vjetës,
afërsisht deri kah viti 1876, midis Malësisë së
Madhe dhe Malit të Zi kalonte pra në malit të Komit
(2460m, përtej malit Vila(2040m.) mbas malit të Lënerthit(2133m.)përtej
Koshticave të Nik-Marshit dhe të Koçës, nëpër
mes të pyllit Radeqa, pranë malit Helmi,rrazë Koritës,
mbas malit Kazhenik në Gozdec të Triepshit; mandej kufini
shkonte drejt perëndimit, kalonte përtej Koçs pranë
kështjellës së Medunit, kthente nga Fundnat e Mali
i Kakarriqit, përtej katundit Omer bozhaj drejt fushës
të Ura e Rrzhanicës dhe prej këndej kalonte mbas
Vllanës, ku , tue ba nji të sjellun në formë
harku deri afër Pllavnicës, përfundonte në veri
të Liqenit të Shkodrës.Kjo asht afërsisht shtrimja
tokësore e Malësis së Madhe përtej kufinit të
sotëm, ku flitet gjuha shqipe ku qoftë veshja, qoftë
doket e zakonet janë të njëjta, formojnë një
tanësi kompakte.
Krahinat ma të largëta të Malësisë së
Madhe përtej kufinit politik janë:Koça , Triepshi,
Ledina, Luhari, Mali i Kakarriqit etj.me popullsi krejtsisht shqiptare
pa asnji përziemje me sllavë.Si qendër tradionale
për mbledhjen e kuvendeve të Malësisë së
Madhe ka pasë qenë Krevenica e Hotit në Rapshë.Verës
shpeshherë kuvendet baheshin edhe në Grecë.Në
qershor të vjetit 1911 mbledhja e krenëve të kryengritjes
asht ba në Grecë , sepse ishte larg sheshit të Luftimeve
dhe e sigurueme nga sulmet e mundshme të befasisht me të
ashtrisë turke.Herët Malësia e Madhe ndahej në
nandë flamure: Hoti, Gruda ,Kastrati , Kelmendi, Shkreli ,Triepshi,
Koça, Luhari e Ledina
Gjatë rrebesheve historike këta flamurë janë
ngritë për të mbrojtë trojet dhe nderin e votrave
të tyne.Ato kanë luftue si kundër pushtueve turq
për të mdalue randimin e dorës së huej në
ato anë ashtu edhe kundër lakmive grabitqare të shovinistëve
malazez.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
BANORËT E MALËSIS SË
MADHE
Malësia e Madhe edhe përtej kufive banohet nga popullsi
shqiptare , të cilët historia e njef për zot të
këtij vendi të lamë sa e sa herë me gjak për
të mbrojtun kundër sulmeve të anmiqve gjakatarë
e grabitqarë ;Nuk ka shkamb as gur ,arë as livadh, mal
as vërri që të mos dëshmojnë për luftat
e përgjakshme të bame në këto anë me cilindo
anmik që u përpoq me e shkelë këtë truell.Sa
ujë ka rrjedhun nëpër luginën e Cemit , aq gjak
asht derdhun përreth saj.Këtu si në të gjithë
Shqipninë , ka sundue ligji e shenjtë:^Kush asht në
shtatë vjet e në shtatëdhjetë vjet , din me
vdekë për dhe të vet^Ky ligj asht zbatue me rreptësinë
ma të madhe e bindjen ma të fortëPartia krenohet
me malësorët tanë, të cilët nuk janë
mposhtur kurrë as nga vështirësitë e egra të
natyrës as nga sulmet e hordhive të huaja , kundër
të cilave kanë luftuar gjatë shekujve, u tha shoku
Enver malësorëve të Kelmendit.Me fanatizëm të
madh asht ruejtun e mbrojtun liria dhe mjerë ai që ka
guxue me e prekë.Malësia e Madhe , si të gjitha malet
e tjera të Shqipnisë, nuk i asht nështrue kurrë
sundimit të huej.Shqiptari përballë të gjitha
sulmeve të fuqishme ka ruejtun të pastër e të
paprekun gjuhën e vjetër dhe pushkën , me të
cilën ka lindun, dhe nuk u asht dhanë ndryshimeve të
kaq shumë shekujve e të aq shumë fuqive...pranon
anmikun e i këtyne anëve Mark Milani.
Historia e Shqipërisë, thekson G.F. Williams asht
nji luftë e gjatë shkeljesh, plaçkitjesh dhe gjakderdhjesh
.Në kangët e tyne këndohen vetëm lufta e trimnia.Të
gjitha shkeljet e Evropës mizore e kanë përfshi kët
vend me zjarr e me shpatë.Por shqiptarët jan trima e luftëtarë
të fortë Malësori nuk del kurrë prej shtëpisë
së tij i paarmatosun.Edhe bariu ruen tufën e vet i armatosun
deri në dhambë; lufta ka qenë i vetmi besim i tyne..Ky
popull asht shembull ma i mirë për ruejtjen e moralit
dhe të meritave të trashëgueme, për fisnikërinë
e aftësin e tij.Ndonëse shekuj me radhë ka qenë
nën sundime tiranike e përdarëse, ai e mban prapë
kryet nalt gjithnji thotë jam shqiptar;qoftë edhe në
mes të zjarrit.Trimnia e tij ska kufi ;ai e përballon
vdekjen dhe fatkeqësinë pa u trembë..Gjaku i shqiptarëve
asht gjak burrnie,...Në bazë të përvojës
historike patrioti 90vjçar Kolë Marash Pepaj shprehu
mendimin e mbarë malësisë me fjalët: ,,Shqiptarin
nuk e ka qitë lokja prej barkut ,por huta prej çarkut,,.Por
Evropa e qytetnueme, me drejtësinë e saj të shtrembët
e ndau nji pjesë të kësaj krahine, si e thotë
Mjeda,,çka natyra vetë përpoq,, prej gjinit
të Nanës Shqipni.Në Luginën e Cemit kanë
ushtue gjithmonë kangët e trimnisë të këndueme
me lahutë etë ndigjueme me andje prej moshës së
re.Ato bashkë me tregimet burrnore kanë kalue trashigim
brez mbas brezit dhe si nji amanet i brezave të kaluem për
brezat e rij, kanë shkue tue shtue visarin kombëtar, tue
pasunue brezi-brezin,tue përpjetësue herojtë dhe
ngjarjet heroike që kanë mbërrijtun deri në
ditë të sotme, për të cilën krenohemi dhe
si e vë në dukje shoku Enver,,ne duhet të punojmë
akoma më shumë për të rrënjosur në
popull, si domos në rininë tonë ,virtytet e larta
të malësorit, natyrisht ,,duke luftuar zakonet e kota,,
të mbetuna si ferra në jetën e pastër të
maleve tona.Në ato kasolle të vorfna ose shtëpi përdhese
ndejun rreth votres kambëkryq ose në trupica, me dritë
drush ose pishet , e rrallë vojit të gurit, të rijtë,djem
e vajza, që tue ndigjue të vjetrit, edukoheshin me virtytet
e mira të popullit tonë, kanë mësue se si të
ruejn krenarinë kombëtare, gjuhën pushkën,trimninë,dashuninë
për liri e nderën, krenarinë për shqiptarizmin
dhe urrejtjen për anmikun,Nga kjo shkollë pa libra, pa
shkrim e këndim,asht ruejtun kombi ynë në mes të
stuhibe shekullore dhe janë edukue brezni mbas breznish, tue
i thye brinjët kujdo që ka ndërmarrun me ua prekun
,,të vetëm,,
Udhëheqës i partisë e i popullit tonë;shoku
Enver Hoxha, tue bisedue me malësorët e Kelmendit ka thanë:,,Ju
malësorëve ju karakterizohen zgjuarësia,burrësia
, guximi, ndershmëria dhe patriotizmi i lartë,,Malësori
jo vetëm ka mbrojtë,,të vetëm,, por ka ndihmue
sa e sa herë edhe fqinjët për të fitue lirinë
me luftë kundër pushtuesit turk.Kur më 1876Kuçi
bani kryengritje për të hequn qafet robninë, Turqia
u dha urdhën shqiptarëve që të vendoseshin në
katudin Rahojë, sipri kresë Kuçit,në mënyrë
që malazezët ta kishin shpinën shumë të
pasigurt dha kështu të mos mundshin me ba luftë.Por
shqiptarët , nën komandën e Ujk Gilës së
Kelmendit, nuk ju bindën urdhnit.Udhëheqësit ushtarak
malazez Mark Milani ju lut atyre që ta ndihmonin, tue mos i
ra Kuçit, që kështu të kishte dorë të
lirë për të sulmue garnizonet turke.Ata e mbajtën
fjalën dhe nuk banë anji hap përpara.Malazezët
me sulm të gjithanshëm çliruen vendin qysh prej
Kuçit e deri në Podgoricë dhe i tanë ky fitim
asht krye në saje të shqiptarëve, të cilët,
pohon Mark Milani.,,do të kishin mujtun të gjithë
Kuçin me e djegun pa shti pushkë, dhe këtë
për e lëvizun të gjithë ushtrinë që
kanë pasun;vetëm njiqind ushtarë po të lishin
dërgue drejtë Medunit e Kështjellës së
Senicë, sa me me pre rrugën, asnji ushtar i emi nuk do
të kishte mujtun me u kthye ma në Kuç, por do të
na u donte me shkue në Piper, kurse popullit tonë me qindrue
në robni...,,Në fillim të shekullit tonë ,Vuksan
Gala iGrudës, i cili gjithë jetën luftoi kundër
turqve, në çastin e fundit, para vdekjes, tha ,,Më
varrosni në majë të Sukës së Grudës
se as mbi vorr sdua të më shkelin kamba e turkut,,
Ja me këtë ndjenjë krenarie dhe atdhedashunie ka
luftue shqiptari me armë në dorë dhe ka mbrojtun
ndër shekuj trojet e veta, ato troje, ku sot valon krenar flamuri
i Shqipnisë së lirë socialiste, të cilin e mban
nalt Partia jonë e Punës.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
MALËSORJA SHQIPTARE
Nji komb trim e luftëtar, si kombi shqiptar, nuk ka se si të
jetë dhe të qëndrojë trim e luftëtar ,vetëm
me burrat, në qoftë se edhe gratë nuk janë po
aq trimnesha e burrnesha me plot kuptimin e fjalës, sepse në
prehnin e tyne e me gjitë e tyne janë rritun e rriten
ata burra , që mburojë i kanë ndejun e i rrinë
Shqipnisë.Nana luen nji rol të dorës së parë
për edukimin e fëmijve me guxim e burrni, me urrejtjen
për anmiqtë e të keqen , me virtyte të nalta
të atdhedashurisë.Gratë këtu janë po aq
trime sa edhe burrat, dhe kamba-këmbës nuk u janë
nda atyne kudo e kurdo ka qenë puna me luftue e qindrue për
nder , liri e Atdhe.Që në djep malësoret u kanë
ngulitun fëmijëve të vet, thellë në zemër
,dashuninë për vendin , për trollin e të parëve,
u kanë mësue me ederdhun gjakun për të mos me
u ba rob i kujt, mos me durue turpin; ato i kanë edukue fëmijët
me virtyte e mira të të parëve të vet. me nderën
e burrninë, dashuninë për liri, urrejtjen e lirisë
së vendit,kallzonin ngjarje të ndyshme burrnie e trimnie
Fëmijët e edukuem me kët frymë, kur janë
rritun, kanë shkue ballëhapët mbas gjurmave të
të parëve tue ua zbardhun faqen atyne edhe në vorr,sepse
brezat e rij që rriteshin jo vetëm që dojshin që
tu shembëllejshin atyne, por po ta qitteiasa,edhe me
ua kalue e me u këndue në kangë, si ata, me u përmendë
në kallëzimet si ata. E kjo i gëzonte së tepërmi
nanat e tyne..Edhe Dedë Gjo Luli kështu asht edukue Tregohet
se e shoqja e të ungjit,Dilë Hasanja, nji grue e fortë,
trimneshë dhe e squet , bijë prej katundit të vjetër
të Kastratit e rriti dhe e edukoi jetimin me këtë
frymë.Deda asht edukue gjithë rinia e Malësisë
së Madhe, brez mbas brezit.
Jo vetëm kaq .Si kudo në vendin tonë, malësoret
e Malësisë së Madhe kanë marrë pjesë
krahas burrave si në përpjekjet për jetesë,ashtu
edhe në luftat për të mbrojtun Shqipninë kundër
anmiqve që kanë dashtun tu shkelin vendin e trashëguem
prej të parëveGratë e kësaj ane,në mungesë
të burrave, simbas zakonit të vendit, kanë mbrojtun
kambën e tyne, kështu që në asgja, në asnji
përpjekje nuk kanë mbetun mbas burrnimit, e shpesh edhe
në kuvendë kanë marrun pjesë me ata.Në
malësin të Madhe ndihen plot tregime e kangë popullore
edhe për heroizmin e grave.Tregohet se rreth vjetit 1850 malazezët
ranë në Koritë, për të plaçkitun
gjanë e gjallë të malësorëve .Atje ishte
ndodhë Ismail Hasani i Triepshit me nanën e vet, Bjeshkën
, bijë prej Koçës, dhe dis të tjerë.Porsa
hetohet ardhja e malazezve, qitet kushtrimi dhe burra e gra u dalin
përpara te mërizat e Muçës, ku filloi përleshja.Bjeshka
plagoset ,randë në krahun e majtë.Kësaj përleshje
të Ismailit me gjithë nanë që u kap gjoku për
gjoks me anmikun , populli qysh atëher i pat thurrun kangë,
që këndohet edhe sot:
Krisi pushka në Kazhenik,
Malazezë ranë në Koritë;
Paskan ra ku kanë zakonë,
Me marrë dhen e thye kumbonë;
Me kadalë se e kanë të zonë:
Smail Hasan me tagan në dorë,
Nanë e djalë se çpo luftojnë.
..................................................
Shumë e kanë dashtun malësorët
^të vetën^
Tregohet se kishte shkue te Knjazi në Cetinë, si mysafire,
nji vajzë malësore,Vajza ishte veshun thjesht , mirë
e bukur, me xhubletë,opinga lëkuret, pështjellak
etj.Knjazi u tha shtëpijakëve që ti pritshin
nji palë rroba malazeze, si peshqesh.Kur vajza pa rrobaqepësinë,
pyeti:Çka don ky me mue?dhe ata u thanë se ekishin pru
me i marrun masën për nji palë rrobe malazezshe.Ajo
ju përgjegj:,,unë nuk i due!,,
Shqiptarja nuk pranoi në asnji mënyrë me nderrue
veshje,qoftë edhe përkohësisht , gjatë qëndrimit
të saj si mikeshë në Cetinë,por ndej me rrobet
e veta.Petro Boshkoviqi prej Palabardhit kishte probatin Elez Koskinë
prej Grudet.Ai u kishte qitë shumë telashe turqve.Këta
mundën me ekapë, e futën në burg e do ta dënojshin
me vdekje.Me ndihmën e disa rojeve shqiptare Petroja mundi
të ikë prej burgut.Megjithëse turqit e ndoqën
mbrapa, ai arriti shëndosh e mirë në shtëpinë
e probatinit dhe hyni mbrendë.Turqit rrethuan kullën.Aty
nuk kishte ndodhun Elezi, por vetëm e shoqja dhe eama, të
cilat e dhanë Petros pushkë e fishekë për tu
mbrojtun.
Kanga popullore kështu flet për këto gra:
Kur vikatëte beg-Osmanogiqi
--,,O ju shakat, bullat e Eleyit
Hapnie derën e kullës së bardhë,
Se për dinë edhe për imanë,
Me zjarm do tju djeg kullën;
Eju bulla, në thes kam me ju shti
E me ju mbytun në ujë e Ribnicës
Por po flasin bullat e Elezit;
--,,Vrajë Petro ,turqit përreth kullet,
Mbroje vendin e kullën e bardhë
Dhe mos,i ven vesh beg-Osmanogiqit,
Nuk guxon për me i djegun,
As ne bullat në thes me na shti,
E as me na mbytun në ujë e Ribnicës
Deri sa Elezi ka lan gra ke shpia,
Kërset pushka e Petro Boshkoviqit,
Po mbushë pushkët nana e Elezit,
Sado pak në ndihmë me i ardhun Petros....
Këtë e thotë kanga popullore e dihet se grueja dhe
nana e Elezit, natën vjedhtas e kaluen Petron jashtë rrethimit,
tue i dhanë me vedi edhe dy pushkë , për tu
mbrojtun në qoftë se do të ishte në rrezik.Një
ditë ,në vitin 1902, Vuksan Markun prej Vuklit(Kelmend),
burrë asgan, trim e daji, rreth 30 vjetësh, e shoqnonte
në rrugë e motra, Rosa,Malazezi Filip Boji prej Vasojeviçit,
i dalun në pritë, e qëlloi nga mbrapa, në Krye,
dhe Vuksani u rrëzue i vdekun në vend.Evrau pa asnji arësye,
vetëm se ishte i mirë e shqiptar.Rosa me të shpejtë
mori dorë pushkën e vllaut dhe ndoqi gjaksorin kamba-kambës
, deri sa në një shenj vendi, kur Filipi ktheu kryet mbrapa
me pa në e ndiqte kush, e mori mirë në shenjë,
shtiu në te dhe ra mu në lule të ballit, tue e rrëzue
vdekun në tokë.Mandej u kthye tek i vllai, që ishte
i shtrimë pa frymë përdhe dhe e ktheu për së
mbarit.Malësorja ka marrë pjesë gjithnji edhe në
lufta, krah për krah me burrat.Mund të thuhet, pa shtue
asgja, se nuk ka qenë ma e pazoja se vetë burrat.Ajo ishte
përherë në ballë si në punë ashtu
edhe në luftë, tue nda së bashku me ta të mirën
e të keqen, të gjitha vështirësitë, si
shokë jete, si pjell e ketij truelli.Në vjetin 1878 Tereze
Nikë Lulëgjuraj prej Grudet u plagos dy herë, tue
luftue krah për krah me vllaznit e vet kundra ushtrisë
malazeze, që sulmonte me pushtue Malësinë.Po në
atë kohë Halime Hasani nga katundi Luhar, e mbesa e Omer
Bozhajt, në luftim të pabarabartë, me tagare në
dorë la përdhe të vdekun në Malin e Kakarriqit
dy malazez , kur ashtria malazeze, nën prejën e Mark Milanit,
po sulmonte për të pushtue Grudën e Hotin e Malësisë
mbarë.Halimeja ka vdekun në vitin 1918 në moshën
114 vjeç.Edhe Rosa Nikashja, prej Grudet, tue luftue krah
për krah me vllazën e burrë kundër malazezve,
në 1878, mori dy plagë në kambë dhe me njenin
plumb në mish jetoi shumë vjet mbas plagosjes, tue çalue
nga pak.Kjo përposë se luftare trime. Ka pasë qenë
e përmendun për urti.Shpesh katundi i drejtohej për
këshillë, e pyeste për të dhanë mendimin
rreth problemeve të ndërlikueme që i paraqiteshin,
Fjala e saj ndigjohej e nderohej.
Aty rreth vjetit 1860 malazezët hynë në Triepsh.Triepshjanët,
mbas luftimesh shumë të përgjakshme, u tërhoqën
mbi katund.Atje vendosën të qëndrojnë,Në
muzg, afër 50 malazez hynë në shtëpinë
e Lek Mirit.Katundarët i diktuen dhe i rrethuen.Për ti
dëbue anmiqtë nuk kish rrugë tjetër, veçse
me i dhanë zjarmin shtëpisë.Leka, i zoti i shtëpisë,
urdhnon shokët të merrnim kashtë e sanë nga
mullarët aty afër dhe tja mbështetshin rreth
e rrotull shtëpisë . Dhe kështu u ba.Malazëzët
e kuptuen rrezikun, përforcuen qëndresën.Bjeshka,
vajzë 12-13 vjeçe e bija e Martin Lucës e cila
gjatë kësaj kohe nuk ishte nda as nga i ati e i tha,,Tatë,
ma goditi unë zjarrmi që të shkoj me ndezë
kashtën e shtëpisë,, Martini e shikoi me mosbesim
e dhimbsuni. Po përnjiherë e mblodhi veten, bani gadi
drunë e ndezun dhe , tue ja dhanë së bijës së
bijës i th,,Malet tona kanë rritë gjithmon trimnesha.Qe
unën bijë shtija zjarrmin kashtës e ti djegim
si minjtë ata që na kanë shkelë votrën
tonë.Shko pa frikë e mos u korit!,,
Bjeshka , mbasi mori unën e ndezun, e shikoi tanë
me krenari dhe u vërsul drejt shtëpisë.Edhe pse dy
plumba e kapën rrëshqit, vajza e kreu detyrën e flakët
e mbështollën tanë shtëpinë , Malazeztë
u përpoqën të dalin, por asnjeri nuk shpëtoi.Emni
i Bjeshkës së Martin Lucës mori dhenë:ai përmendet
edhe sot në malësi me nderim dhe mirënjohje.Lula
e shoqja e Marash Lulit prej kadundit Bardhaj të Hotit, plakë
mbi të gjashtëdhjetat, me njerin sy të vramë
prej lijet, më 1950 ka kapun nji diversant.Ishte buzëmbramje.Lula
po mbulonte bukën në çere,Ndjeu nji të trokitun
në derë.
----Hajde, mirë se të vini,--- u përgjegj Lula, por
dyshoi, se në ato anë nuk e kishin si zakon me trokitun.Hyni
mbrenda një burrë i shëndoshë, me automatik,
në dor, i veshun as ushtar as civil.
---Urdhno, ulu në anë të votrës në atë
shkamb, i tha Lula.---Qenke lodhë, he burrë;afrohu të
zjarrmi se ke mërdhitë.Ajo enkas lëshoi nji dorë
karthia në zjarr që të bahej sa ma shumë tym.Mbuloi
bukën tue e lëshue hinin me forcë që të
bahej pluhun.Gjoja për të marrë dru doli jashtë,
mori pushkën e të shoqit dhe me gisht në kambëz
ju afrue të huejit.
--Lëshoje në tokë automatikun, o të Lëshova
trutë në tokë.Duart nalt,-- ju kërcënue
ajo diversantit m e një za të vendosun.I shoqi Marash
Luli, erdhi me të tërkuzë e i lidhi duert.Në
trojet e malësisë, ku shndriti Nora e Kelmendit, kanë
lindun e veprue sa e sa Nora të tjera, para e mbrapa saj, pothuejse
për çdo derë.Ato nder e lavdi i kanë lanun
vetes e Atdheut.Me shembuj heroikë e fisnikë të tyre
janë edukue e trimnue breznitë e mavonshme.Në gjinin
e kësaj krahine, në këtë rreth e mjedis lindi,
u rrit e veproi edhe Tringa, e bija e Smail Martinit, për të
cilën ne shtjellojmë këte skicë jetë shkrimi,
Këtu lindi ajo Tringë, që me sjelljen, trimëninë
urtinë, fisnikinë dhe veprat e saj si në kuvend të
burrave, ashtu edhe në zjarrin e luftës për liri
të atdheut, u ba nder e lavdi për popullin tonë.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
I ATI I TRINGËS
Tringë asht emni ma i përhapun në malësi asht
emni i shumë vashave të tokës arbnore të bijave
të maleve tona kreshnike që idhtas urrejnë robnina
e atyne që kanë qëndrue kryenalta ballëhapta
e pa u përkulun si kundër rrebesheve të natyrës
ashtu edhe kundër çdo anmiku qi i ka sulmue.Tringa mishëron
në veten e saj gjithshka asht mirë e bukur e ndershme
dhe e guximshme e denjë për femën shqiptare.
Tringa simbolizon virtyte e nalta të grues arbnore.Ajo kaloi
nji jetë të stuhishme midis ngjarjesh të stuhishme
të popullit tonë trim liridashës e punëtor.Tringa
lindi rreth vjetit 1870 në katundin Këshev të Grudës
të këtij vendi me traditë luftarake.Për vetë
shtrimjen e saj Gruda gjithmonë ka kenë nën synimin
lakmues të malazezve dhe me pushkë për faqe ka mbrojtun
trojet e veta.Grudasit i kanë qëndrue të panënshtruem
edhe sundimit shumëshekullor turk.Bashkë me banorët
e tjerë të Malësisë së madhe, ata ja kanë
vu pushkën.Turqisë në çdo rast e çdo
herë që ka dashtë me i shtri ligjët e veta në
ato ana me ju kufizue liritë e trashëgueme brez mbas brezit.Në
kryengritjet e Malësisë së Madhe kundër sundimit
otoman ,Gruda ka qenë qendra ku janë zhvillua luftime
shumë të ashpra, në të cilat si burrat ashtu
edhe gratë kanë marrun pjesë të gjallë
me armë në dorë.Iati i Tringës Ismail Martini
, ishte flamurtar i Grudës ishte trim fisnik atdhetar i flakët
e këtu w\ tiparet ja kishte dhanë vendit, në gji
të të cilit kishte lindun e ishte rritun.Në fëmini
Ismail Martini quhej Zef por kur u rrit, në marrëdhënje
me qytetin e autoritetet turke asht thirrë me emnin musliman
Ismail. Ndërrimi i emnave në malësi praktikohej shpesh
në kohën e pushtimit turk si për shkak miqësie
me qytetarë muhamedan, ashtu edhe për të kalue ma
lehtë nëpër postbloqe turke.Tshumtën e herës
vihej emni i ndnjë njeriu të përmendun për trimni.Koha
në të cilën jetoi Smail Martini qe plot ngjarje shumë
të randësishme për jetën e popullit tonë
ishte koha kur nisi me u forcue ndjenja kombëtare, me u ngjallë
dëshira për bashkim e liri , kur i sëmundi i Bosforit
po u mbante në kambë pët të mos prishë
ekuilibrin në Evropë e në Lindjen e Afërme,
kur në arenën ndërkombëtare kishte nisë
me ju ndigjue zani shteteve të reja fjala e të cilave
edhe peshonte.Smail Martinine gjejmë pjesëtar aktiv të
Lidhjes së Prizrenit.Ai ngrinte zanin në sa e sa protesta
dërgue Evropës dhe qe nji ndër komandantët e
forcave për mbrojtjen e trojeve arbnore të Hotit e Grudes
që Evropa ja lëshoi Mali të Zi .Ai me Dedë Gjo
Lulin e udhëheqës të tjerë organizoi mbrojtjen
e tokës shqiptare nga sulmi grabitqar i fqinjëve shovinistë
sllavë, mbasi , si thotë kanga popullore
..........................................
Ju dauleti ju ka lëshue,
Bini mbrapa me milet
.......................................
Shqipnia u çue në kambë, populli shqiptar , si
një trup i vetëm , ju përvesh çshtjes së
mbrojtjes së tokave të veta kundër pushtimit të
huej kundër dëshirës së Stambollit çashtjen
e muer në dorë populli. Lufta qe shum e ashpër ,
sa që kanga popullore thorë;
Në breg të Cemit, në ata curra
çpo luftojnë burrat me burra
Evropa u gjet përpara të papritunash nga qëndresa
e fortë shqiptare dhe u bind qëKur ka
lishë besën burri Shqipnisë i ka shti të
dridhmen gjith Rumelisësi shkruen Pashko Vasa.Si
përfaqësues i Grudës, Smail Martini bashkë me
përfqësuesit e tjerë të vendit nënshkruen
disa memorandume e protesta dërgue fuqive të mësha
në të cilat kërkojshin njohjen e të drejtave
të kombit shqiptar dhe mosprekjen e kufive.Kështu, shqiptarët
luftojshin me armë në dorë për liri e pavarësi
si dhe për të ruejtun kufitë e atdheut. Dhe arritën
edhe suksese
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
NJË ÇAST I KOMBSHËM
Gçzimi i fitores së armëve shqiptare kundër
anmikut që i kanosej Malësisë qe i pëkohshëm.Gjama
e luftës në Shtimle e në Qafë të Dules
ashtoi edhe në shkrepat e Malësisë së Madhe.Përpjekjet
e fundit për mbrojtjen e Ulqinit dështuen.Anmiqtë
e Shqipnisë po shtoheshin,po bashkoheshin.Filloi ndjekja e
egër e anëtarëve të Lidhjes së Prizrenit.Ismail
Martini ishte nji ndër ata që vu në shenjestër.Por
në malet shqiptare nuk ishte lehtë të shkatëroheshin
foletë e lirisë..Për të zhdukun udhëheqësit
e Degës së Lidhjes së Prizrenit për Shkodërn
autoritet turke përdorën, në radhë të parë,
pabesinë.
Tue ijtë se në Grudë nuk kapej i gjallë Ismail
Martini dhe se mund shtonte valën e zemërimit popullor
po të vepronte kështu, valiu çoi një oficer
me disa xhandarë dhe e thirri atë në Shkodër,për
të bisedue,gjoja për disa çashtje të mbrojtjes
së kufinit.Meqenëse oficeri ishte një i njohun i
tij dhe mbrojtja e kufinit çashtje e jetës së tij,Ismail
Martini u kandis e ra në Shkodër.Atje e arrestuen dhe
bashkë me disa të tjerë e internuen në Diarbeqir
të Anadollit,Atje ju nështruen vuejtjeve e torturave çnjerzore,
por nuk u përkul.Mbas disa vjetësh vdiq në dhe të
huej, tie dishrue për së gjallit e për së vdekunit
vendin e vet, njerëzit e vet, Atdheun e vet të dashtun,
për të mirën e lirinë e të cilit kishte
luftue me aq zjarr e dëshirë.Çdo herë që
shkonte në Shkodër Ismail Martini u sillte fëmijëve
veshmbathje e sheqerka.Tringa e priti disa ditë, tue kujtue
se do ti sillte ,,sende të mira,, prej qytetit, por jo!Në
vend të sheqernave erdh lajmi i zi i shkëputjes për
së gjalli të babës prej gjiut të familes, prej
votrës amtare.Megjithëse në moshë të vogël,
kjo ngjarje, ky çast kaq i kobshëm i ndamjes nga i ati
Tringën e tronditi shumë.tash në familje të
saj flitej jo vetëm , për anmikun që kishin përballë,
shovinistët malazez, por edhe për anmikun tjetër
që kishin mbrenda, turkun, i cili e kishte shkelun vendin e
nuk e linte me ba të përpjetë.Në këtë
gjendje shpirtnore ajo po rritej moshë e në shtat.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
TRINGA NË VEGJËLI E RINI
Si fëmi ka qënë e mbarë , e shndetshme, e zhdërvjellët,
e squet,guximtare, sa qi spikatte në moshën e vet mbi
të tjerë.Merrte pjesë në lojna të ndryshme,
në të cilat ua kalonte vajzave dhe djemve dhe moshatarët
e saj shpesh e ndjenin veten të prekun në sedër që
nuk ja kalojshin kësaj çike.Merrte pjesë në
të gjitha lojnat luftarake dhe të zhvillimit fizik si
në gjuejtje me gur,gjuejtje me hobe,qitje në shenjë
me pushkë, bajrak, jesir, e madje edhe kalit i hipte e i rrinte
mirë, kërcente për së gjati, shkapërcente
gardhe e shtigje, u hipte pemëve vraponte, për në
malësi nuk kishte pse me u kërkue në moshën
e saj vajyë apo djalë ma i pregaditun fizikisht e ma me
guxim,Fëminia e Tringës përkoi me ngjarje të
stuhishme të jetës së vendit tonë.Tringa e vogël
u rrit me to dhe u edukue nëpërmjet tyne.Që në
moshë të njomë ndigjoi kushtrimin për ti
dalun zot atdheut, të cilin po e sulmonte anmiku këtë
radhë për ta coptue.Po burrat me armë mbërthye,
pa shikue dertet e familjes, vrapuen me u mbledhun tok në çeta
të ushtrisë vullnetare e me u vendosun në shtigjet
kah anmiku do të mësynte;gratë pregatisnin bukën
e veshjen për lzftëtarët dhe furnizojshin ditë
e natë pa pushim frontin.Bile disa prej tyne krah për
krah me burrat kishin rrokun armët.Tringa ndigjonte krisma
e pushkëve , ushtimën e maleve e gjamën e grykave
kah e përshkojshin vendin në për anë, dhe grindej
me veten që nuk ishte edhe ajo atje ku vlonte pushka, për
lirinë e vendit.Shikoi të vramët e të plagosurit
kah u mbartshin në vigje, kush për vorrim e kush për
mjekim , dhe pa se me sa zemër të fortë qëndrojshin
burra e gra përballë rrezikut të vendit e vuejtjeve
dhe mjerimeve.
Ma në fund ndjeu edhe pushkën lajmëtare që njoftojshin
vendin se anmiku ishte thye dhe se Hoti e Gruda mbeteshin të
pandame nga tanësia takëspre e Atsheut, e gjaku dhe e
gjuhë së vet.Gjatë gjithë kohës, në
familjen e saj priteshin e përcilleshin komandantë e luftëtarë,
që merrnin e jepnin me babën e saj rreth punëve të
luftës, të mbrojtjes së vendit prej copëtimit
dhe si fëmi që ishte , Tringa bisedat e tyne i ndigjonte
me andje, me kureshtje të madhe, tue blue në mendjen e
vet së çpunë të mëdha po ndodhshin,
biseda që i lanë mbresë gjatë gjithë jetës
së saj.
Që në moshë të vogël , te Tringa u panë
disa shenja të nji squetësie të veçantë.Ajo
shquhej si në mes të motrave të saj , ashtu ndër
vajzat moshatare të katundit; flitte qartë e rrjedhshëm,
fjalët e saja ishin me vend, kishte andje me i ndigjue ma të
vjetrit , me ble mend prej tyne.Me kënaqësi ndigjonte
lahutën dhe i mësonte me andje kangët e kreshnikëve
dhe të trimnive, të cilat i bajshin përshtypje shumë
të madhe; i binte fyellit si dhe këndonze mjaft bukur
, si vetëm ashtu edhe në shoqni.Mbas mbetjes pa babë
në shtëpi, ajo nisi me u sjellun si me qenë djalë,
vetëm se veshën nuk e ndërroi. Sa ishte i ati , në
shtëpi, ajo pa se si priten e përcillen miqtë e mysafirët,
si mbahet në kambë shtëpia.Mbasi ja internuen babën
e shtëpia mbet pa mashkull, e ama e ajo dijtën ma së
miri me mbajtun çelë derën e konakut, me pritë
e përcjellë miqësinë gjithësi asht ma mirë.Tringa
ka qënë edhe punëtore e mirë.Mbas internimit
të atit e mbetjes së shtëpis në dorën e
femnave, ju vue punëve si ma i miri burrë; ka ruejtun
grigjen e bagëtive si çobaneshë e pashoqe, i ka
ndihmue nanës në punë e shtëpisë; si nisi
me u rritun, muer pjesë edhe në punë e bujqësisë,
në mbjellje, prashitje, kurrje e edhe në lavër sa
me ja pasun lakmi lavërtarët ma tl mirë.Si e zhdërvjellët
dhe e squet që ishte. Si u plak pak e ama , u muer edhe me
rrugën e tregut për të plotësue nevojat e shtëpisë
si zot i konakut.Ndoq miqësinë e familjes e bashkë
me burrat shkonte edhe në martesa në kalë të
shalës.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
TRINGA VEN ARMEN NË BREZ
Smail Martini ka pasun vetëm tri vajza:Marën Tringën
e Lulën.Nuk ka pasë djalë në votër.Mara
ka qënë martue në Traboin(Hot) me Gjek Marash Gjeloshin,
kurse Lula në Grudë, në katundin Selishtë. Me
Lucë Gjeloshin.Të dy dhandurët i ka pasë në
za për urti e burrni.Marën e pat martue vetë Ismaili
sa ishte te shtëpia, kurse të treten, Lulën, e ka
martue Tringa me vllazni.Vajza e dytë, betë Tringa, nuk
ka qënë as fejue e as martue.Tringa i ka pasë dashtë
prindët për së tepërmi, si me thanë, jepte
kryet për ta.Tue qenë i ati syrgjyn e tue mos pasë
vëlla në votër, ajo vendosi në mënyrë
të preme mos me u martue, por me ndejun në shtëpi,
me qenë djali e burri i shtëpisë:Kur u ba në
moshë për tu martue, dëshira e nanës dhe
e vllanisë ishte që ti gjenin nji mik të mirë.
Se edhe vetë Tringa ishte e mirë e ndër ma të
mirat vajza të Luginës së Cemit.Por ajo në asnji
mënyrë nuk desht as mu u fejue,as me u martue e me lanun
prindët shkret pa fëmijë në votër.
Në mënyrë të preme Tringa u kundërshtoi
atyne dhe vendosi që përgjithmonë, tanë jetën,
me qindrue pranë samës.Me këtë punë
ajo hoq shpresat e shumë djemve të mirë dhe të
familjeve në zanë malësi.që e kishin kërkue.Kushdo
që muer vesh vendimin e saj për të mos u martue,
u çudit.Në sytë e të gjithëve u shtue
nderimi për të , për vendimin e saj burrnuer.Tringa
si femën, ka kënë e bukur e ndër ma të
bukurat;nuk kishte malësore me ja kalue :trup të gjatë
e të hollë, por të mbushun,sy e vetulla të zeza,
flokët pak të dredhun,faqet kuq si molla, hundën
të drejtë, gushën të bardhë, gojën
të vogël,dhambët të rregullt, të qeshunit
tërheqës, të ecunit krenar;të gjitha pjesët
e trupit në përpjestim të drejtë dhe atë
trup rrinte nji zemër e madhe me dashtuni të flakët
për lirinë e vendit. Me urrejtje të madhe për
anmikun.U veshte mirë, bukur, i gjihmonë pastër,
si në punë , si në rrugë, si në festë.Serioze
në sjellje, por jo mburracake, jo mendjemadhe;e dashtun në
shoqni.Si e kishte heqë mendsh punën e martesës,
kah mosha 17-18vjeçare nisi me mbajtun armë të
vogël , revolver, që e vendoste në gji, në grykcë,
mos me ju dukun, dhe prej asaj kohe e deri sa vdiq nuk e hoq ma
armën prej trupit të vet.atë armë që ma
vonë e përdori shumë në luftë kundër
anmiqve të atdheut.Kur e ama e motnue,
Tringa muer në dorë drejtimin e shtëpisë , u
ba i zoti i konakut, dhe revolverin që deri atëher e mbante
msheftaz në grykcë, e nxori haptaz, tue e mbajtë
në brez.Tash e tutje deri sa vdiq ajo muer pjesë në
të gjitha mbledhjet e kuvendet e katundit, të flamurit
e të Malësisë mbarë, në të cilat përfaqësoi
me nder vllazninë, katundin apo flamurin e vet.Mbas viti 1905
i vdiq e ama, kështu që Tringa mbeti e vetme në shtëpi,
tue i ra tanë barra me mbajtun derën çilundhe
e mbajti ma së mirit sa me ja pasun lakmi të gjithë.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
E PARË E GRAVE TË FLAMURIT
TË GRUDËS
Mbasi Tringa e la mënjanë punën e martesës dhe
ngjeshi armën në brez, si një djalë e mirë,
ju vu mbarështrimit të shtëpisë.Njikohësisht
ajo ishte edhe në krye të punëve shoqnore me gra
të katundit dhe përfaqësonte familjen, vllazninë,katundin
apo flamurin simbas shkallës, në të mbarë Malësisë,
tue i mbajtën veten të barabartë me burrat.Megjithëse
e pashkollë,nga natyra ajo ishte e squet dhe e shkathët
si rrallëkush.Por tue pasë edhe përvojën e jetës,
të fitueme nëpërmjet takimeve të shumta me burra
të mendshëm e pleq të Grudës e të Malësisë,ajo
ishte në gjendje të kuvendonte ma së miri me cilindo
të ishte ai, i këndueshëm ose i pakëndueshëm,
i ri apo i thyem në moshë.Tringa ishte gojambël ,
fliste rrjedhshëm, i rendiste mendimet aqtë sa me të
habitun.Ajo njihej si femna ma e mendshme e katundit e e flamurit
dhe si e nji burrit ma të përmendun zente vend fjala e
saj.Asht për tu çuditun se sa thellë ju hynte
punëve shoqnore dhe se sa përparimtare ishte në shpirtin
e vet , së paku për kohën e për rrethin ku jetonte.
Disa zakonet të trashëgueme, lidhun me femnën, i
quente jo të drejta,jo njerëzore, dhe u mundonte, në
mos me i përbysun, së paku me i zbutun.Tregohet se njiherë,
në nji fejesë, ku merrte pjesë, ajo pat thanë,,A
do të vijë ndonjiherë koha kur djali ta zgjedhë
vetë vajzën e vajza djalin?Kush jep të gjegjun për
jetën e nji çifti që ndoshta, me dashje e pa u
njoftun, martohet,tue mos pasun as moshën, e belda as virtytet
me përkue me njeni-tjetrin?Sa vajza të mira , e besa edhe
djem të mirë , jan marrun në qafë, e merren,
me këto zakonet tona!,,Kështu , pra ,Trainga përpiqej
që sadopak të mund të ndërronte ose të
zbutte ashpërsinë e zakonet për këso çashtjesh.,,Po
si asht e mundunthoshteqë fëmia në djep
të fejohet dhe ti vehet vula e fatit të tij, kur
edhe si ka lshue gjitëe nanës së vet?Kjaje rob, të
keqen!E ç asht ma zi, ndodh që fejesa shpesh bahet
kur fëmija asht në barkun e samës!A nuk bajnë
keq prindët me jetën e këtyne fëmijve?Anuk duhet
me i hjekun këto zakone të panjerëzishme?,,
Si femën që ishte, megjithëse e pamartueme e jo grue
burrit e nanë fëmijësh, ajo nuk i pëlqente edhe
shumë zakone të tjera, që i gjente pa vend, so të
drejta.,,Po pse të teprohet në vdekjet,--thoshte në
shumë raste,-- a nuk asht mjaft që shkon njeriu, por të
mbesin mbas tij hall edhe familja? Më duket se nuk e kena mirë:duhet
të bajmë që njerzishëm të shtihet në
dhe i dekun, për pa ja randue jetesën të gjallëve.,,
,,Po si bahet me u shitun e leçitun për festa?thoshte
në raste të ndryshmeMë duket se mjaft marrisht
i festojmë:hamë, pimë e shkyhena,për 2-3 ditëme
miqësinë,boçlitena deri në fyt, e mandej nji
vjet të tanë rrimë teu i la borxhet e fëmijët
i bajmë me hjekun keq.Edhe kaut të kularit i vemë
thikën për këso ditësh,pa mendue gjatë
se do të na mbesë toka djerrë e se do të bahena
nevjtarët e të tjerëve për me e punue.,,
Shtypja e ndrydhja e femnës nga ana e burrit i bante përshtypje
edhe quente të pa drejtë e përsinë e burrit
dhe nështrimin e grues , si me thanë qejnen e burrit si
gjel në shtëpi e shoqni, kurse femnës ju donte me
durue shpesh përçmime e edhe keqpërdorime trjatime
të padrejta qofshin ato të përcaktueme në të
thanuna të kanunit të trashëguem ose të praktikueme
nga individëtë veçantë. Vlerësimi i femnës
fillonte bash që në ditën e lindjes së fëmijve,
kur u shifte qart ndryshimi midis djalit e vajzës. Për
lidjen e djalit gëzonte shtëpia merrte zani dhenë
e u njoftonte katundi edhe me te shtime pushkësh,ndërsa
për lidnjen e vajzës sikur njerëzit e shtëpis
rrishin si të topitun të pa gaz se ma me u gëzue
e me u njoftu miqësinë as nuk u shtyjshin shumë.
Të gjitha këto e të tjera Tri ngës i bajshin
përshtypje e ndoshta tue qenë vetë e lirë e
jo nënkërbaçin e kunorës së kishës
ajo fliste për këto ndryshime dhe kërkonte që
grueja në Malësi tu vlerësonte në nji
shkallë me burrin barabar në gjithçka mbasi ajo
ishte gjysa e familjes dhe pa të cilën nuk kishte përtërimje
të jetësSamirë ju burrat,--thoshte Tringa simbas
dëshmive që ka lanë Drane Lekoçaj- në
rreyiqe e gjaqe qi ju ndodhin në shtëpi e vllazni kërkoni
me ju ndihmue gratë në dorën e të cilave nganjiherë
bie tanë barra e konakut , pse ju ja të ikun ja të
ngujuem në shtëpi. Nuk mund te delni në dritën
e diellit;ose kurasht puna që hapet luftë me malazez ose
Turki po këto gra vinë krah për krah me ju me pushkë
në dorë ose edhe ju mbajnë me çka ju lypet
në pritë por kur bie jeta ne rahati,shpejt i harroni se
shpesh gratë janë ato qe u kan zbardhun faqen ep andihmën
tyne kushedi sesi do të ishte sjellun puna.Besa , more burra
nuk e keni të drejtë kështu por duhet që ta
bani menden top se pa gratë as jetesë nuk keni,as trashëgim
e as zotësi e trimnin me luftue e qindrue për nderë
të shtëpisë, të katundit a të vendit.Turp
të ketë ai burrë që i ven dorë ose gojë
grues me të cilën flen , që i lind bij e bija, që
ndan të mirën e të keqen e jetës me të
, që i ban gjithë atë shërbim.Të kisha
gja në dorë do ti kisha tredhun ata burra faqezez
qi nuk ja dinë vleftën grues së vet.Këte hfrim
ajo e bante sa herë që paraqiteshin raste me ndërhy
për pajtime të grindjeve, që ndodhshin në familjet
midis bashkëshorteve . Për trajtime të tilla ajo
kishte vetëmarrun lirinë:ishte e zonja e vetëvetes,shtëpi
e parë e vllazni e fortë dhe mbi të gjitha ishte
e pasun me trimni e guxim dhe tue qenë fisnike në shpirt
, nuk i ulte sytë para askujt, e secilit ja thoshte fjalën
troç.Këso dertesh dhe të tjera Tringa i shtronte
në kuvende në raste të ndryshme që ju paraqitshin
për të ba sa ma shumë njerëz njimendjeje e me
ulun sado pak ashpërsinë e zakoneve të mbetuna në
atomale të vetmueme e në luftë me botën që
i rrethonte.Kështu ajo arësyetonte dhe fjala esaj nuk
binte përtokë por gjente mbështetje diku ndër
burra e shumë ndër gra.Dita-ditës Tringës i
shtohej vlera për mendime të mira që kishte e për
urtinë me të cilën i shtronte.
Por kishte eshe asish që e quenin Tringën njeri që
donte të ndërronte zakonet të nxirrte gratë
në krye të oxhakut;atyne nuk i vishin për mbarëfjalët
e saj vetëm e vetëm sepse ishte femën.Te gratë
Tringa fitoi autoritet;ato ja pëlqejshin mendimet dhe nën
ndikimin e saj janë shikue ma me kujdes disa punë si lidhun
me fejesat, ashtu edhe me harxhimet e teprueme në dreka e festa
, me sjell jet midis bashkëshortëve etj.
Tue e pasë Mehmet Shpendin mik shtëpie , ka të ngja
që disa mendime lidhun me pakësimin e harxhimeve për
festa,dasma , lindje e vdekje ti ketë shprehun tue u
mbështetë në vendimet e Djelmnisë së Shalës
për këto gjana. Tringa ishte kundër hakmarrjeve e
gjaqeve, të cilat i quente sëmundje të randë,
që hante jetën e burrave të malësisë, në
nji kohë ,kur jeta ishte aq e shtrenjtë për të
pasë sa ma shumë pushkë për ti dalun zot
vendit qoftë kundër anmikut që na kishte shkelun,Turqisë,
qoftë kundër anmikun fqinj,që donte me na coptue,
shovinistëve malazaz.ajo merrte pjesë në pajtimin
e gjaqeve dhe u kënaqte kur ja mbërrinte qëllimit.Prijsit
të Hotit, Dedë Gjo Lulit, i kishte pasë vra nji nip.Vllaznia
e dashamirët e gjaksit,prej frikës së hakmarrjes,
u ndrynë mbrendë, se Deda kishte vllazni të fortë
dhe Hoti ishte flamur i parë në malësi, kështu
që nuk kishte si të mbetej shumë kohë pa u marrun
gjaku.Pleqtë e maleve menduen,kuvenduen dhe e panë të
udhës me i pajtue këto të dy vllazni:Deda të
falte gjakun e shtëpia e gjaksit të pergjegjej ne zhdamtim.Mbasi
e pleqnuen mirë e mirë punën me njani-tjetrin, e
të gjithë së bashku, nji ditë prej ditësh
tue pasun edhe Tringën me vete, u nisën e shkuen në
Traboin, në shtëpin e Dedës, i cili i priti si asht
ma mirë.Mbasi mbaruen përshëndetjet e pyetjet e zakonshme,
tek e vona u hap biseda rreth qëllimit për të cilit
kishin shkue atje, për tju lutun që ta falte gjakun.Deda
ngurroi se edhe e kishte pasë dashtun shumë nipin si edhe
pse i dukej ligështi para të tjerëve.Nuk mbërrijtën
pleqtë e malësisë me ja mbushun mendenDedës
me efalun gjakun, mbasi si ai e si pleqtë e vllaznsë së
tij nuk po lshojshin. Kah fundi i bisedës, Tringa tue pa se
fjalët nuk po u binin në ujdi, prej frigës so do
tu kthejshin si kishin shkue, megjithëse e re në
moshë e femën, në mes të burravee mori fjalën,
tue ju drejtue Dedës:
--Lum Deda, duhet mos me u ba gjaqe në malësi dhe a asht
e mirë me ra vendi në pajtim?
--Po, lu, bija ashtu asht e mira,--ja priti Deda.
--A do të ishte mirë që të gjitha gjaqet që
sot janë të pajtoheshin e malësorët mos të
rrishin me pushkë në faqe kundët njeni-tjetrit, por
tu shtërngojshin me punue për jetesë e edhe
me luftue sa ma mirë anmiqtë e vendit, që pa nda
na bien në qafë për me na grabitun çka asht
jona e që të parët na kanë lanë? Besa,
Tringë, mirë po thue ashtu asht e ashtu duhet ba, se ashtu
sakt dhe e don e mira e vendit, ju përgjegj Deda.Po mirë
po kush duhet me ja fillue kësaj pune?e pyeti ajo e vazhdoi:--Unë
mendoj se krenët e vllaznitë e forta duhet me hapun rrugën
të parët për kto pajtime, ata të cilët
askush nuk mundet me ju thanun se efalën gjakun pse nuk ishin
të zotët me e marrun.Si kryekreu i malësisë
sot ti je dhe të mbetet ty me pri që të të ndjekin
edhe të tjerët; e në qoftë se ti nuk prin edhe
në pajtim, je ti që malësinë ke me e ba me jetue
në gjaqe,me pushkë në faqe njeni kundruell tjetrit.Sot
ti e ke në dorë gurin edhe arrën;gjithë malësia
kah ti i ka sjellun sytë.Unë mendoj ta falësh gjakun,
jo për ligështi, se këtë nuk ta ven askush në
shpinë,, por për burrni, e këte e ke pasë edhe
e ke edhe si Dedë, edhe si vllazni, edhe si flamur.Fale
gjakun sot ti, që nesër të nisin të tjerët
me i falun gjaqet, kështu që të bjerë malësia
në paqtim ndërmjet vedit.Si thue , lum Deda?
Deda mendueshëm i ndiqte fjalët e saj që ju dukshin
me vend, edhe në sa ajo flitte, ai para saj sikur po u zvogëlonte.Mbasi
mbaroi fjalën Tringa,ai ra pak çaste në mendim,
u vu në udhëkryqe, sdinte se kah tja mbante.Uçue
në kambë, ndezi nji cigare duhan duel jashtë, bisedoi
me të vetë, u kthye, u ul në anë të oxhakut
dhe, për çudi të të gjithve nisi me folun:
Burra!Gjaku ju kjoftë falun si gjini i nanës.As gjak as
varr për nipin tem nuk kërkëj prej vrasëve.Ata
janë të liruem prej nesh sikur mos të kishte ndodhun
asgja,e miqësin që e kena pasun me ta do ta mbajmë
si ma parë.Këto që po ju thotë Deda jua thotë
gjithë vllaznia eme gjithë Traboini.Mbasi heshti pak,
u kthye nga Tringa e tha:Smail Martini ka ditun se kë me lanun
mbas vedit.Emira e malësisë, dhe e Shqipnisë,asht
ashtu tha Tringa.Ju të rrini sonte të gjithë për
darkë, se më duket sikur po më ngjallet nipi, e nesër
si u fillue këtu , të bajmë mendim që doradorës
me shkelun të gjithë malësin për me evu në
pajtim.
--Paç faqen e bardhë, Dedë Gjo Luli, ti me të
tanë vllayni, se ma burrnisht ska si bahet sse sa e batë
sot ju.Prandej i thotë burrit burë, pse din ja me të
falun ja me të vra,--tha ma i vjetri i pleqëve.Për
disa ditë shumë gjaqe u pajruen.Prej asaj dite e mbrapa,
e kjo ndodhi rreth vitit 1900,Deda gjithmonë për probleme
te veshtira që kishte me zgjithun në malësi ose në
Shkodër, për malësin kërkomte ndihmë e
këshillë prej Tringës sonë e edhe në kryengritjen
e përgjithshme të Malësisë e pat jo vetëm
luftëtare sypatrembur, që turpnonte edhe burrat ma të
mirë, por edhe këshilltare për luftë e për
parashtrime kërkesash, si edhe nji ndër organizatorët
për punë që kishte lufta, komandante të grave
jo vetëm në mbrapavijë po edhe në përpjekjet
ma të përgjakshme.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
NDIHEN ZANE PËR KUSHTRIM
Posa morën pushtetin në dorë më 1909 turqit
e rinj nisën të zbatojnë politikën e osmanizmit
të popujve të perandorisë të shtrojnë vendin
prej Detit të Kuq deri në Adriatik, tue i quejtë
gjithë popujt e shtypun prej tyne nji komb turq.Me anën
e kushtetutës së shpallun lajmnue botën se nji erë
e re demokracie do të përshkonte gjithë vendin e
nji jetë e re do të fillonte në perandorinë
e kalbun.Por menjëherë nisën me u hequn popujve të
robnuem edhe disa liri krahinore e të drejta të fitueme
me kohë.Ata deshën ta shtronin vendin njisoj si në
Anadoll, Jemen e Shqipni , me nëpërkambë dëshirat
kombëtare të tyne të cilat kishin marrun krahë.Hovi
i gëzimit të parë që përshkoi Shqipninë
në fillim, për lirinë e shpalluna, nuk vonoi të
bjerë shqiptarët mbetën të hutuem prej masave
shtypëse që ndërmuer Stambolli;vendi tejpërtej
u përshkue nga nji tronditje e ethshme.Shqiptari i ndodh në
udhëkryqe: jame u turqizue ja me i çlirue prej çapojve
të armikut.Enë këso rasash ai din me e zgjidhë
punën drejt në dobi të atdheut.Shqipnia u çue
në kambë, e nisi me i lanun në nji anë gënjeshtrat
e turkoshakëve dhe me ja dhanun fjalën armlve të
veta , që ishte mësue për nder.Përleshja filloi.Që
prej rrapit në Mashkullorë e Opar , deri në Lumë
, Breg të Vardarit,Fushë të Kosovës, Rafsh të
Dugagjinit,Malësi të Mbishkodrës, gjithandej vendi
kryq e tërthuer, muer zjarr dhe anmikut filloi me i rrëshqitun
toka nën kambë.Edhe këtë radhë pushka e
shqiptarit i këndoi me të tanë fuqinë e grykës
së saj lirisë;ajo gjëmoi sidomos në fushë
të Kosovës.Zjarri i liftimeve prej Kaçanikut nisi
të përzhisë me radhë Qafën e Dules e mandej
atë të Morinës të Kolçit e në fund
të Agrit Te Ura e Bahçallekut nuk ndezi koburja e Abaz
Bekteshit, që shtiu kundër Turkut Pashës Kështu
Pashai turk hyni ma i egërsuem në Shkodër. E vetmja
krahinë ende e pa shkelun në veri ishte Malësia e
Madhe.Ajo mbeti e veçueme .Kundër saj drejtuen forcat
turke prej Plave e Guci nga veriu prej Shkodre nga jugu dhe Tuzi
nga perëndimi Në këto kushte të randa aty këtu
u shfaqën mendime me u dorëyue armët turqve të
rinj.
Tringa e kundëtoi këtë mendim
Armët mos të dorëzohen; në daçin me na
i lanun si deri sot, mirë në kjoftë se jo na pa to
nuk kemi të gjallë në këto malet tona, pra ma
mirë herët se vonë tja vemë pushkën
turkut e të dalë ku të dalë nji herë kemë
le e nji herë kemë me vdekë, e makari të desim
burrnisht, në kambë me pushkë në dorë si
ju ka hije shqiptarëve.Po na u hoqën pushkët prej
doret, turku ka me e pasë lehtë me na pushtue e me na
nëpëtlambë me na vue shqelmin në bark e konopin
në fyt .Në Kosovë në Dukagjin e pritën
me pushkë;Mehmet Shpendi ka marrë malet e pra edhe na
e kemi kohën me u çue në kambë e me ba si
e lypë e mira e vendit; me luftue e me fitue lirinë para
se turku të na bajë turq.Kështu flitte Tringa me
burra e me gra , e besa e ndigjojshin me kujdes, por pëtnjiherë
në pritje të çka do të ndodhte ma vonë
me pendim të madh në përgjithësi malësia
i dorëzoi armët kurse pakica që nuk i dha muer arratinë.Tringa
nuk u arratis .Me porosi të Dedë Gjo Lulit e të Kol
Kurtit të Grudës ajo qëndroi në vend që
të vazhdonte me mbajtun gjallë frymën e gatitjes
për kryengritje, për tu çeu vendi në
kambë kut të fillohej ajo.Ditën e netën me shoqni
e vetëm ajo përshkoi jo vetëm luginen e Cemit , po
gjithë Malësinë e Madhe dhe tha fjalën e vet
tanë zjarr , tue e mbajtun nalt moralin e malësorëve
, tue i porositun që kur te jepej kushtrimi të gjithë,
burra e gra të brofnin në kambë si një trup
i vetëm, e ti binin turkut për me e shporrun prej
Shqipniet:*po nuk u ba kështu do të na shporrë ai
ne*thoshte ajo, prandej duhet të ndeshena me turkun me pushkë
për faqe.Kështu asht e thanun.
Malësia e ngratë kishte ra në hall.Kurr nuk kishte
qenë me ngusht ajo malësi , kreni e kombit shqiptar që
për shekuj me radhë kishte luftue kundër rrebesheve
grabitqare të të huejve dhe nuk i ishte nënshture
robnisë së randë turke.Me pushkë në dorë
Malësia i kishte ba ballë të dy të këqijave
kishte jetue midis dy zjarreve tue ruejtun të vetënsi
sytë e ballit.Por tashti nuk kishte armë.Me mish e me
shpirt ju vue punës tringa me gra për me e armatosun malësin,
dhe pak prej përtej kufinit e pak prej Shkodre nisën me
hy armë në Luginën e Cemit. Diku me pagesë të
madhe e diku me vështirësi e rrezik të madh në
rrugë pa rrugë përreth kufinit apo në mbrendi
të vendit të futuna në perka të shtatit në
djepe në ngarkesa drush e qerresh me kafshë, fishekët
e armët silleshin në malësi.Ndërsa malësorët
shkundshin xhepet edhe prej groshit të fundit mjaft që
të mund të kishin sado pak pushkë e fishekë
për ti përdorun në luftë kundër pushtuesit
tregëtarët e qytetit të Shkodrës në vend
që me ju ndihmue e me u bashkue me ta në këtë
luftë të sjenjtë bajshin pazarllëk për
me ua shitë armët sa ma shtrenjt malësorëve
tue rjepë edhe lëkurën për me shtue kështu
kamjen e vet .E gjithë kjo punë e sigurimit të armëve
ishte si i thonë fjalës me krye në thes por guximi,
hspirti i sakrificës i malësoreve tona e urrejtja që
kishin për pushtuesin i bante që mos me marrun ndorësh
asnjë vështirësi, pengesë e rrezikut.Pak armë
hynë në malësi por ama ma mirë pak se aspak.Me
ato malësorët mund tja fillojshin luftën të
çarmatosnin anmikun për me u armatosun vetë.Nuk
ishte vetëm armatimi që duhej ishte edhe buka për
të cilën malësia kishte nevojë, e Tringa u muer
edhe me këtë punë.Prej maleve të mëdhaja
zbritshin gratë deri në Shkodër, Lezhë e Breg
të Matës ku ngarkojshin kafshët me misër, e
vetë me barrë në shpinë, dhe tue u ruejt prej
postave e rojeve , tue kalue të shumtën e herës vetëm
natën ju ngjiteshin maleve të veta për me sigurue
për kohën e luftës, sado pak nji rezervë të
vogël ushqimi, pse dimni ishte në mbarim.
Në krye të grave në këto punë të vështira
por aq të randësishe e jetike, qëndronte Tringa tue
e krye ma së mirit detyrën pa ra në sy të spiunëve
.Në këtë gjendje shqetsuese e pasigurie që zotnonte
me i dalun zot të vetësShqipnisë.Shqipnia
nuk duronte ma gjatë ndrydhjen, kështu që edhe malësorët
të pamësuem nën randim të dorës së
huej nisën me lëvizun.Zunë të ndjehen zan kushtrimi
.Ushtima e topave në Kosovë u ndigjue edhe në këto
anë dhe nxiti malësorët me shpejtue veprimet për
kryengritjen e përgjithshme shqiptare.Filluen kuvendet e vogla
vllazni-vllazni kaluen në ma të gjana katund-katund dhe
përfunduen në kuvendin e përgjshëm si Malësia
e Madhe. Edhe në Grudë simbas radhës u banë
këto mbledhje.Tringa muer pjesë në të gjitha
kuvendet dhe tha fjalën e saj tanë zjarr sa që të
shtangun mbeteshin burrat e malësis para arësyetimit e
guzimit të saj para qartësisë së shprehjeve
e përmbajtjes së mendimeve.
E mbetun dhe e pranueme në kambë të të atit
muk bante kuvend pa marrun pjesë edhe ajo.Në çdo
mbledhje ajo fliste burrnisht dhe paraqiste vargun e detyrave që
merrte mbi vedi me i plotësue.Kështu ajo nxiste edhe burrat
që të jepshin fjalën me krye detyrat ma së mirit
për të mos mbetun mbrapa nji grueje.Nji ndër këto
mbledhje të para të Grudës atz nga gushti i vjetit
1910, u ba në katundin Këshevë Në këtë
mbledhje ndodhej edhe Sokol Baci, i ardhun prej Malit të Zi
në Grudë gjoja për të pa të vetët
vllazninë. Fillun bisedat në duhej të çohej
malësia në kambë pët të luftue shypësin
shekulluer, për ta shporrun Shqipniet, për ti sigurue
vendit lirinë, nëse edhe Gruda duhej të rrokte armët
e ti vente pushkën turkut sundimi i të cilit ishte
ba i padurueshëm për vendin Shumë prej atyne që
morn fjalën medojshin se duheshin rrokun armët.Mbasi Sokol
Baci ndigjoi shumë vetë ta edhe Tringën mori fjalën
e ju thotë të mbledhunve në kuvend:
--Burra! Mendoj se vendi nuk mundet me i ba ballë fuqisë
së turkut.Turkia asht e madhe e fortë me ushtri shumë,
me armatim e mjete të reja.Ka me na shtrue ,djegun e pjekun,
e na gja në dritë nuk kena me qitun, veçse kena
me lanin shumë krena e vendi ka me kalue nën nji sundim
edhe ma të randë.Pak jena ndihmë nuk kenaarmët
na mungojnë,se i ka mbledhun turku,kështu që,po po
të çojm krye, do të shkatrrohena sa me ju dhimbtun
gurit e drunit.Kaq ju thom e ju bani si të dini vetë e
tju vijë ma për shtat, por me më ndigjue mue
e leni kët punë se nuk mundeni me fitue asgja tjetër
përveç, shkatrrimit e mjerimit.Në kjoftë se
do të sigurohen ndihma e dalëzotësia atëherë
ndryshon puna,atëher edhe unë do të isha gadi me
ja vu pushkën turkut.Këto fjalë tha Sokoli dhe heshtja
zotnoi mbledhjen;burrat po thithshin duhan mendueshëm pa hapun
gojë.Ai i tha fjalë e veta , por vet ë ishte në
Mal të Zi nuk ndjente në shpinën e vet trusje e madhe,që
kishte fillue me i randue vendit.Dikush thoshte me vete çdreq
e kishte pru këtë këtu për të na prishun
punët e fillueme, dikush po u fryente për me ju shprazun,
e ndonji ndoshta mund të mendonte se ekish pak hak , dhe ma
me të matun duheshin marrun punët.Nësa burrat po
bluejshin në mende të veta me ja gjetun rrfanën përgjegjes
që ju duhej dhanun fjalën të Sokolit, Tringa brofi
në kambë porsi zanë malit dhe në mjedis të
burrave të mbledhun në atë kuvend muer fjalën
e tha:
--Sokol!Edhe maleve përreth ju vjen turp për çka
qite ti sot prej gojet.Vendi ynë ka kenë e asht çerdhe
burrash, që nuk dinë se çasht friga.Me pushkë
në faqe , tash sa qindvjet i kanë dalun zot trojeve të
të parëve dhe kanë ruejtun eru e nderë.Sot të
gjitha këto po don turku me na i nëpërkambun e ti
po na thue mos me luejtun vendit.Bukur, besa!.Turku asht i madh
por na në vend tonë jena edhe na të mëdhenj,
ma të fortë.Do të digjena e do të piqena , do
të bahena shkrumb e hi do të lamë krena por ama pa
pushkë të shtime e pa gjak nuk do të lshojmë
ate çka asht jona, pa le të bahet si të bahet:për
një grusht eshtna pasha këtë tokë nuk do ti
korisim varret e të parëve!Nuk kena armë sa duhet
asht e vërtetë, por do tja marrim tukut, eme to
do ta luftojmë do ta përzamë prej vendit.Për
ndihmë kena të drejtën tonë e bjeshkët
tona në gji të të cilave kena le e jena rritun.Ato
qzsh në djep na kanë ushqye me afshin e lirisë e
të krenisë se jemi shqiptarë e shqiptarë do
të mbetemi ja të gjallë ja të vdekun.
Gruda, me nura e gra e me të gjithë malësinë
do të rrokën armët me luftue turkun, e dora-dorës
me të gjitha viset e tjera, çjanë shqiptarë
e flasin shqip do të çohen të tanë së
bashku për nji qëllim të vetëm:me ja sjellun
Shqipnisë lirinë, që prej shumë brezash po dishrohet.Të
fjithë trimat e malësisë nuk dinë se çasht
friga dhe do ti përballojnë të gjitha vështirësitë
tue pasun dyshek tokën e jastek gurin e për shujtë
hithat e lendat e lisave.Prandaj ti ktheu kah ke ardhun e shko lëpiji
sahanat e Knjazit.., Na do tja vemë pushkën turkut
e nuk do ta lëshojmë doret armën deri sa ai të
thejë qafën prej vendit, tonë deri sa mos të
zhduket prej Shqipniet.E do të jem gati kurdoherë me i
vu pushkën edhe kujdo tjeter që do të lakmojë
me prekë këto ana..Këto tha Tringa dhe burrat e mbledhun
në atë kuvend morën zemër edhe ma shumë
prej guximit të kësaj femne,kurse Sokol Baci u turpnue:i
zoti m e vra nuk ishte pse edhe ajo ishte me pushkë në
brez e vllazni e fortë; i zoti me qëndrue në të
veten nuk ishte, pse gjithë e shiquen rrëmangën e
me nji farë përçimimi.Ai e kuptoi gjendjen e krijueme
mbas fjalëve të Tringës dhe nuk u shty gjatë.Mbledhja
mbas kësaj muer vendim që Gruda me Malësi të
çohet në kryengritje për me luftue turkun së
bashku me krahinat e tjera të atdheut me i sigurue lirinë
Shqipnisë
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
TRINGA ZBULUESE
Në këtë degë të veprimtarisë ushtarake
Tringa asht femna e parë shqiptare e njoftun që asht marrë
me zbulimin ushtarako-politik, pra zbuluesja e parë shqiptare.Në
punën e zbulimit e të diversionit në mbrapavija të
anmikut ajo tregoi aftësi, mpreftësi e guxim të pashoq.Ditën
e natën, sa e sa herë pat kalue në mbrapavijat turek.Ajo
ishte zbuluese e propagandiste.Njikohësisht Tronga hetonte
diktonte e zbulonte vendosjen, gjendjen . lëvizjen e armatimin
e forcave turke e njoftonte për to prijësit e kryengritjes,
në anën tjetër , çonte fjalën e udhëzimet
e kryngritësve te masat e popullit në mbrapavijat turke.
Me zotësinë e vet, sidomos nëpërmjet grave e
shtrinte marrjen e hetimeve e të lajmeve deri në Shkodër
se ma në Tuz e Koplik po epo. Mund të lindë pyetja:
po sa ju vlente malësorëve ky zbulim?Besa, shumë.
Përforcimet e freskëta që anmiku niste prej Shkodre
për të plotësue efektivin e vijës së parë
mbas humbjeve të mëdha në luftime , furnizimet në
material e ushqime, me kohë u merrshin vesht prej kryengritësve.Në
sajë të njoftimeve të sakta , malësorët
manovrojshin me shpejtësi dhe aty ku turqit nuk e pritshin,
u kërcitte pushka, qoftë në buzë të liqenit,
kur afrimi i ushtarëve në vijë të parë
e furnizimi bahej me lundra, qoftë në shtigje të
ndryshme kur ditën ose natën. Të goditun befas e
me dame jo të vogla repartet anmike tërhiqeshin në
panik tue i lanun materialet në dorën e luftëtarve
shqiptarë.Në këtë mënyrë kryengritësit
furnizoheshin me armë municione dhe ushqime.Njoftime me randësi
ishin edhe ato lidhun me forcat anmike në pika të ndryshme
të Luginës së Cemit, si edhe për lëvizjet
e tyne të mëdha ose të shkëputuna. Këto
njoftime u kanë dhanë dorë lufttarëve tanë
me u matun me fitim me turkoshakët.Në të gjithë
këtë punë të vështirë e me përgjegjësi
Tringa ka luejtun rol të madh, tue qenun vigjilente dhe e vetdijshme
për detyrën e madhe që kryente.Në Greçë,
ku në qershor të vjetit 1911 u ba mbledhja e udhëheqjes
së kryengritjes dhe u shpall Memorandumi
ose Libri i kuq . ka marrë pjesë edhe Tringa.Ajo muer
pjessë jo vetëm sepse ishte njoftun në kambë
të të atit si përfaqësuese e Grudës,por
edhe sepse në veprat e saj të shqueme në çdo
punë të luftës, mbërriti me u ba krahu i djathtë
i udhëheqjes së kryengritjes, sa që malësorët
janë shprehun me admirim për Tringën;se
ban nana mashkullin ma të mirë se ket vajzë.dhe
kur malësori i asaj kohe asht shprehun kështu për
nji femën kuptohet mirë se me punë e me mend e ka
pasë ba hak dhe e ka pas meritue plotësisht Tringa nderimin
që i bajshin.Nji ndër veprimet me të rendësishme
në punën e Tringës si zbuluese ka qenë diktimi
i përpiktë i vebdndodhjes, i mënyrës së
vendosjes dhe i gjendjes së forcave turke, i kryem në
fund të qershorit dhe në fillim të korrikut 1911.Në
kuvendin e Greçës u vendos me kalue në kundërsulme
vendimtare në disa pika.Për këtë duheshin të
dhana të sakta e sa ma të freskëta mbi forcat e anmikut
----Tue dalë prej kuvendit, Dedë Gjo Luli po shikonte
kah Kapa e Bojës e Bukovikut..
--Më duket se fort janë tha ato anë,--tha Deda, e
bani me dorë kah Shkreli e KastratiEdhe Bukoviku e Deçiqi
janë përzhitun.
---Po, veç mund të rrihen me gjak nizamësh, ja
priti Trigna.Duhet të rihet jo vetëm malet, po edhe fusha
deri poshtë,të paktën deri kah Kopliku, --tha vranë
Deda,--Për këtë duhet të dimë se ku gjendet
e qysh ruhen forcat nizane.
---Po mundohem me i pa e me ju lajmue sa ma parë se si e kanë
hallet, -- ju përgjegj Tringa buzagaz.Tue pa gadishmëninë
e kësaj kreshnikje, që sa e sa herë i kishte djellë
lajmet e hetimet të sakta e shpejt, Deda e ngarkoi Tringën
me këtë detyrë.Posa ra muzgu mbi kreshtat e majeve,
Tringa kaloi në mbrapavijë.I ra rreth e përqark krahinës
qysh prej Shkrelit e deri në Tirq.Ajo i njoftoi prijës
së kryengritjes se ku e si ishin përqëndrue forcat
turke e si ruheshin.Sulmi i malësorëve qe i rrufeshëm,
i befasishëm e shkatrrimtar për ushtrinë turke.Më
7 korrik 1911,Kryengrtësit, të primë prej Dedë
Gjo Lulit, morën me sulm të rrufeshëm Deçiqin
e ngritën përsëri atje flamurin e Shqipnisë,flamurin
e Skënderbeut.Për të ndalue ikjen në panik të
ushtrisë së vet,Turgut Pasha urdhnoi artilerinë të
hapte zjarr kundër nizamëve.Mbas shpina i qëllojshin
malësorët, përpara i gjuente Turguti me top.Mbas
këtij skandali, që shënoi dëshmtimin e plotë
të planit anmik për shtypjen e kryengritjes,Turgut Pashën
e shkarkuen prej detyrës së kryenkomandantit të operacionit
dhe e larguen prej Shqipnie.Tringa ka shërbye në kohën
e kryengritjes edhe si mjeke popullore shumë e kujdesshme.Ajo
me gra kryente mbartjen e të vramëve nga vija e parë
dhe varrimin e tynem ndërsa të plagosunit i çonte
për mjekim .Nora kujtonte shpesh se si nuk kish pranue shërbimet
e nji mjeku të huej pa pyetun Tringën.Shumë luftarë
të mjekuem vetëm nga Tringa janë shëndoshun
e kthye përsëri në luftim.
Gjatë muejit korrik 1911, në kohën kur herë
mbas here udhëheqësit e kryengritjes banin bisedime për
paqë me përfaqësuesit e qeverisë turke,Tringa
ka qenë kundër pajtimit,,Mos me i besue kurrsesi turkut,--
thosh ajo.Kur ndodhet ngushtë, ulet me ra në godi
me ne, por posa të na ketë mbrenda vathës së
vet, nuk ka me harrue dajakun që i kena dhanë, veç
ka me harrue premtimet e fjalët që sot i thotë e
na i jep. Na pushkët i kemi në dorë e mos ti
lëshojmë prej doret; ja të fitojmë burrnisht,
ja të desim në shesh të burrave,,.Për shkak
të rrethanave të krijueme mbrenda e jashta vendit, pajtimi
u ba, Tringa, si gjithë Malësia, u ul prej malit e ra
në rrenojet e shtëpisë së vet.Ajo u kujdesue
me i rregullue sa të shtinte kryet mbrenda ,për me kalue
dimni.Asaj, sikurse nuk e pat për zemër pajtimin e amnistinë
e dhanun, ashtu edhe i duel.Mbas pak kohë Stabolli filloi mos
me i përfillë kushtet e pranueme në 12 pikat për
amnistinë;Tringës i duel fjala dhe ajo përseriju
vu punës për nji kryengritje të re, pse kësaj
here malësia i kishte edhe armët.
Veprimet e pabesa të qeverisë turke dhanë shkak që
Malësia e Madhe të mendohej thellë se në ç-kurth
kishte ra.Pa marrë parasysh sakrificat e bame në kryengritjen
e 1911-s dhe gjakun e derdhun e shkretnimin e vendit,ajo nisi punën
për organizimin e kryengritjes së re.Kështu që
më në 11 korrik 1912 pësëri filloi pushka në
ato male,përsëri Lugina e Cemit filloi me ushtue prej
kushtrimeve , që u shpërndajshin ane për anë,tue
thirrun të zotët e armëve që tu çojshin
në kambë dhe idhshëm, çeta çeta, të
sulmojshin më furi ushtrinë e anmikut për të
çlirue vendin nga zgjedha e huej, për ti sigurue
atdheut lirinë e dishrueme, për të mos i lëshue
armët doret për pa e fitue lirinë edhe në qoftë
se ishte thanun me dalun fare.
Lufta filloi e tmerrshme, me idhnim të madh malësorët
sulmuen pozicionet turke, tue i shpartallue me shpejtësi rrufeje
njenën mbas tjetrës.Përsëri malësorja jonë
e bani detyrën e vet edhe në këtë kryengritje,Kudo
që kriste pushka, krah burrave gjendeshin edhe gratë.Kur
u dha kushtrimi e gjëmoi pushka, edhe gratë qenë
të gatituna për me hrye detyrat e veta.Tringa, si kryetare
e drejtuese e grave të Grudës , ju përvesh punës
së lanun përgjysmë, dhe me armë në dorë
e shërbime, bashkë me gra të tjera të malësisë,
u gjet krahas burrave me gra të tjera të malësisë,
u gjet krahas burrave, ku ishte rreziku ma i madh .Nji punë
të madhe banë gratë e malësisë në
luftë për rrethimin dhe marrjen e Tuzit , e të kalasë
së Shipshakut më 1912.
Mbasi filloi lufta ballkanike,Tuzi u muer , por u pa se autoritetet
malazeze nuk e mbajtën besëlidhjen, si aleatë me
shqiptarët, në luftën e përbashkët kundër
anadollakëve.Tringa ka qenë e mendjes që edhe atyne
tu vihej pushka:,,Kështu paska kenë e shkrueme për
në, me kenë të rrethuem prej anmiqve lakmuesa për
tokat tona, por na atyne tu thyejmë hundët e ti
bajmë me njoftun se kush janë shqiptarët: për
miq kemi mikpritjen, për anmiq kemi grykën e pushkës,
e edhe shovinistët malazez e duen plumbin ballit , se na tradhëtuen
pabesisht e na çuen dam luftën e bame e gjakun e derdhun
për lirinë e Atdheut..,,thoshte tue dnesun, dhe ishte
gati edhe vetë me u hedhun në sulm, por drejtuesat e luftës
nuk deshën me e shi vendin midis dy zjarreve dhe udhëzuen
malësorët të tërhiqeshin nëpër shtëpia,
të rrijshin të paanë dhe në pritje të përleshjes
së madhe, që nisi në truellin e tokës shqiptare.Edhe
Tringa me zemër të plasun e tanë helm muer rrugën
Këshevës, ë katundit të vet.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
NË VJETËT E FUNDIT TË
JETËS
Mbasi malësia me idhnim të madh e zemër të plasun
u tërhoq nga sheshi e luftimit, edhe Tringa ndoq atë rrugë:u
kthye në shtëpinë e vet, tue kapërdi në
zemër helmin, por tue blue me mend të veta se si me u
zhgjakësue për tradhëtinë e shovinistëve
malazez.Por tue kalue koha, ngjarjet rrokulliseshin me shpejtësi
rrufeje, në çdo anë të tokës Shqiptare
besëlidhunit ballkanas luftojshin kundër Turqisë,
vendi ishte shkretue,Shkodra , në të gjitha anët,
ishte vu, në rrethim të plotë.Malazeztë kishin
vetëm nji rrugë kalimi nëpër malësi, Tuz
Hani i HotitKastratKoplik,, kështu që mund
të thuhet se Lugina e Cemit gjatë asaj kohe kishte një
autonomi të plotë, një vetëqeverisje.Si Malësia,
ashtu edhe Tringa rrinte në oritje se çdo të
ndodhte rreth e rrotull, mbasi nga shkaku i luftës edhe lidhjes
ishin ndërpre me botën e jashtme, e edhe me mbrendinë
e vendit, por , a ama tue e mbajtun barotin e thatë e pushkën
plot, në gatishmëri për çdo të papritun
pabesie.
Por diçka aq e dëshirueme ndodhi.Më 28 nanduer
1912 Shqipnia e shpall shtet më vete,Flamuri i Skënderbeut
me shqipen dy krenare u ngrit zyrtarisht në Vlonën heroike.
Kjo ngjarje, megjithëse kohë lufte, u muer vesht edhe
në Luginën e Cemit, e cila për kët ditë
të lume kishte luftue e ba sakrifica të mëdha .Gëzimi
qe i madh e urimet kalojshin gojë në gojë se ma në
fund mundi e gjaku i derdhun nuk kishin shkue kot, se ma në
fund Shqipnia duel e lirë e zonjë në vete, se të
huejt do të lëshojshin trojet tona të laguna me gjak
e lot gjatë shekujve , në përpjekje të pandame
për të mbrrijtun këtë ditë.
Edhe Tringës kjo ngjarje i dha nji gëzim të papërmbajtun,
tue pa dëshirën e vet të plotësueme, se ma në
fund Shqipnia fitoi lirinë shumë të andërrueme
prej breznive të kalueme , të cilat kishin ba sa e sa
përpjekje, kishin derdhun shumë gjak e nuk ja kishin mbërrijtun
qëllimit nga epërsia e barbaria e anmikut, nga mosbashkimi
i kombit në tanësi për të luftue zgjedhën
e nga përçamjet e mbrendshme.Por qe se kësaj here
kryengritja e përgjithshme shqiptare i luejti themelt perandorisë
otomane dhe shtangu Evropën, e cila nuk e kish pritun që
Shqipnia të kishte aq forca e të fitonte e vetme kundër
të gjithëve.
Ushtritë e besëlidhunve ballkana vijojshin në tokën
shqiptare luftimet kundër Turqisë.Toka shqiptare ishte
kthye në nji shesh, ku të huejt luftojshin kundër
njeni-tjetrit e, si rrjedhim, e keqja, damtimi, na kapte edhe ne,
përposë që të dypalët ndërluftuese
ishin anmike të lirisë dhe të popullit tonë:Turqia
donte të na mbante nën zgjedhën, kurse fqinjët
ballkanas dojshin me u futun në tokat tona.Kjo gjendje lufte
e la vendin për nji kohë të gjatë të pabashkuem.
Tue i lanë shqiptarët me dishrue gëzimin e lirisë
dhe të valvitjes në ajri të flamurit të Skënderbeut,
anë e më anë të tojës shqiptare.
Tringa bluente në mende të vet gëzimin që do
të ndjente kur tu bashkonte vendi, dhe përfytyronte
harenë e madhe që do të bante malësia, kur të
valvitej zyrtarisht flamuri i Skënderbeut në ato bjeshkë
të thepisuna.Por ngjarjet zhvilloheshin ndryshe.Si mendojshin
e andrrojshin malësorët nuk duel.
Mbasi lufta e parë ballkanike, në të cilën Turqia
u ndërmue dhe u shporr Shqipniet e Ballkanit;fqinjët ,
të përkrahun mbas shpine nga fuqitë e mëdha
Evropiane, ju lshuen tokës shqiptare për të grabitun
secili ndonji cipë prej saj.Konferenca e Ambasadorëve,
e mbledhun në Londër më 1913, e njofti Shqipninë
si shtet të pavarun, por nji Shqipni të cungueme, tue
lanun jashtë kufive politikë e tue ua kalue nën zgjedhë
fqinjëve pjesë të mëdha të truellit arbënor.
Me radhë njena mbas tjetrës kaluen stuhi mbi vendin tonë,
kur qe se në korrik 1914 shpërtheu Lufta e parë botnore.Filloi
përleshja e madhe, duhma e së cilës u ndie edhe në
Shqipni.Mbi malësi kaluen shtritë serbe e malazeze e fill
mbas tyne erdhën ashtritë austro-hungareze, në ndjekje
të të parave, dhe e pushtuen vendin.Shqipnia ndenji e
ndame dhe u ba prapë shesh lufte për ndërluftuesit.
Tringa, si e gjithë malësia,jetonte në ankth për
fatin e nesërm të kombit.Kah i shifte ushtarët e
huej në lëvizje,prej thellësisë së zemrës
i dilte nji e fshame ethoshte me vete:A do të vijë
dita e lume edhe për ne, që ta shohim eta njofim lirinë?Athue
nuk ja kemi ba shërbimin si duhet vendit tonë?Luftë
kemi ba, gjak kemi derdhë e prapë,po u deshit ,do të
bajmë luftë e do të derdhim gjak, por ama medoemos
do ta fitojmë lirinë, me ditë se do të matena
edhe me qellin!,,Ekështu Tringa mendonte ,dhe flitte me malësorë
e malësore, për ta mbajtun gjallë frymën luftarake;
i këshillonte që të mshefshin nga nji pushkë
e mos tia dorëzojshin të huejit, se,,e nesërmja
nuk dihet e makari të kemi armë për me përballue
rrezikun e parë, pse mandej shohim e bajmë, e tue luftue
çarmatosim anmikun e armatosena vetë;por ama ti
lamë më anet inatet e gjagjet me shoqi-shojnë dhe
tshtrëgojmë dorën njeni-tjetrit, që në
kushtrimin e parë të gjindena krah për krah për
me i ruejtun e mbrojtun megjet tona.megjet e tokës shqiptare,,
Gjithnji Tringa mendonte për Shqipnin dhe mbante gjallë
nji lloj organizimi për të nesërmen,për të
mos u ndodhun vendi në befasi.Mirëpo kjo zemër e
madhe e grues shqiptare nuk e priti të nesërmen e dishrueme:
u sëmur randë nga gripi spanjol nga kolera,siç
i thoshin malësorët, që u përhap në kohën
e luftës,dhe në muejin tetor 1917 vdiq.E vorrosën
në vorret e fashatit Këshevë të Grudës.
Lajmi i vdekjes së Tringës u përhap në të
tanë Luginën e Cemit.Tringa hynte në radhën
e trimave ma të mirë të malësisë, e malësia
e vorrosi me nderime ,siç i kishte hije megjithëse ishte
kohë luftë e vështirësish.
Gjithë jetën e saj Tringa jetoi,punoi e luftoi për
lirinë e Shqipnisë, ra në sa e sa përpjekje,damtoi
anmiqtë,por nuk u damtue.U gjet sëmundja mizore me e hequn
gjinit të të gjallëve,të dishrueme për
ta pa atdheun të lirë e të bashkuem e nën sundim
shqiptar kah rregullon veten,flamurin me shqipen dykrenare kah valvitet
në ajri të truellit shqiptar,prej nji skaji në tjetrin.
Nuk vdiq ashtu siç kishte dëshirue dhe kishte thanë
sa esa herë,, me pushkë në dorë tue luftue kundër
anmiqve të Shqipënisë, nën hijen e flamurit
të Skënderbeut, në zjarrin e luftës për
liri,, Me gjithatë edhe në shtratin e vdekjes ajo lirinë
e Shqipnisë mendonte e me këto fjalë në gojë
u nda këso jete,tue u lanë të gjallëve amanet
që të mos u dhimbet asgja, e as jeta për Atdhe.
Ajo i bani nji shërbim të mirë çashtjes të
çlirimit kombëtar e nji detyrë të tillë
kundrejt Atdheut kreu në mënyrën ma fisnike të
zhvillueme në kryengritjet e 1911-ës dhe 1912-ës
, tue mbatun shembull. Simbol i forcës së madhe të
grues shqiptare në luftë për liri e pavarësi,
shembull të cilit edhe ma vonë e ndoqën shqiptarët
tue mbrrijtun kulmin e sakrificës për lirinë e atdheut
e mirëqenjen e popullit, nën udhëheqjen e Partisë
Komuniste Shqiptare, në Luftën e madhe heroike nacionalçlirimtare.Prandej
Partia e Punës e Shqipnisë dhe Pushteti Popullor,tue vlerësue
në shkallën e duhur meritat e saj kundrejt Atdheut, me
rastin e 50 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare,
më 28 nanduer 1962 e dekoroi Tringën me Urdhnin,, Për
veprimtari patriotike,, të klasit të tretë me këtë
arësyetim:
,,Patriote dhe luftëtare e paepur për çështjen
e pavarësisë kombëtare.Nën udhëheqjen e
patriotit të shquar Ded Gjo Luli,luftoi me trimëri dhe
vetëmohim kundër zgjedhës së rëndë
të robërisë turke, duke përtëritur kështu
me nder traditat e lavdishme luftarake të guas shqiptare,,.
|
 |  |
 |  |
Vepren per botim pregaditi
Lulja e Grudës Grudjanja |
 |  |
 |  | |  |  |
|
 |
|