 |  |
TUBIMET TE KRRSHLLAHET
Dhe për te shqyrtuar situatën e krijuar pas themelimit
të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të Kongresit
famëkeq të Berlinit, presioneve dhe provokacioneve
të ushtrisë malaziase,u organizua tubimi tek Kërshi
i Kalasë.Në këtë tubim për arsye
shendetësore mungonte Ahmet Zeneli, Vojvodë nga
Vuthajt. Populli edhe sot e kësaj dite thotë, se
Ali Begu e ka pasë këshilltarin më të
afërt.
Sipas gojdhënës, mbledhja zgjati tri ditë.
Por mbasi kishte mendime të ndryshme nuk po mirrte dot
vendime, prandaj dërguan e morën Ahmet Zenelin të
sëmurë.
Ahmeti kur erdhi te Kërshllahet,ku po mbahej mbledhja,pyeti
pse e kishin thirrë?
Burrat e tjerë të kuvendit i thanë: "Sulltani
ka ba emën me ja dhanë Gucin e Plaven me nahije
Knjazit të Karadakut. Pra, masi kjo punë ka në
dorë t' ardhmen e vatanit dhe jetën thmijve tanë,
çuem e t' thirrme edhe ty , se qe besa e burrave, nuk
mun venuem pa marrë menimin tan.
Madje ka edhe noni ç' i po thotë: ''Masi ka ba
emen mreti, i dërguemi i allahut në tokë, na
nuk mun ja prishim'' .
Tashti, ti fol e na po të nig-jojmë, qe besa e burrave
si të thuesh ti kena me venue na, e në kjoft se
nonjeni nuk ka me i pëlqye venimi ynë, rrugën
e ka të hapët e munet me shkue n' dashtë në
Turkije, n' dashtë në Karadak.
Ahmeti, ulur kambërkryq ne vendin që i takonte fisit
të tij, me kokë ulur, mendueshëm, ashtu sikurse
u ka hije burrave të kuvendit që nuk guten kur flasin,
tha:
"Paj, Sulltani paska gabue obu, pasi ka menue me falë
venin tonë pa tvet robt e këtij veni. Po ne kto
troje na i ka lan baba ynë e nuk na i ka falë sulltani
i Stambollit.-Besa - besë, burra, na as ja kemi fal kujt,as
e kemi n' men me ja falë, se me ba njashtu na mytin gratë
me furka,kur të shkojmë te shpija. Sulltani, n'
dasht me i fal gja Knjazit tëKaradakut, le ti falë,Anadollin
e tij e jo Mymleqetin tonë, se na pa u djegë të
tanë me gra e thmi, të gjellë nuk e lshojmë
as ni gjurmtë tokës sonë.Pra,burra kur e lyp
nera e vatanit, të tanë kena me ba dekën si
me le. Prandaj po ju thom çoni fjalë Knjaz Nikollës
e i thoni se djemt e Mymleqetit kanë kanë me ju
pritë ashtu si ju ka hije me pritë çdo zapues
të huej, me pushkë në dorë Knjazi n' dasht
le ta le ta marrë edhe Sulltanin me vete se qe besa e
burrave gjallë s' kena me i lshue.
Burra, fola pak pér ngut e noshta nonjeni prej jush
ka me thanë: - U ngut Ahmet Zogu. Por burra uné
thom,asht ma mirë me deké si na ka hije per trojet
tona se sa me jetue të fikun e t' koritun, të poshtnuem
prej té hujit.
Unë burra kaq me thané e tash kuveni le t' menoj
e t' pleqnoj për punen e luftës çi na paskan
ba borxh kralit e mdha,Sulltani e Knjazi'' .
Burrat e kuvendit e pëlqyen dhe miratuan mendimin Ahmet
zenelit, duke thënë: - Të lumtë goja e
Të pleqnoft djali se mirë folë e na siç
the ti kena me ba.
Në vazhdim Ahmet Zeneli pyeti:
-Beg, a vetëm për këtë punë m' ke
thirr, a?
Ali Begu:
-Të kam thirë për këtë punë
e kësaj i vumë kapak. Po kam edhe diçka tjetër.Kto
fjalë due me ja çue Knjazit në Celi me dy
veta e kta burra nuk po m'lan. Si thue ti Ahmet Zeneli?
-Beg, t' plaçin sytë, po si do me i çue
gjinen në Ceti e atje ka konsuj të huej e ata kan
me thanë se burrat e Mymleqetit na prunë myhyrin.
Në fund kuvendi i Kërshllaheve,sipas gojdhanës
popullore vendosi:
1. Me luftue prej shtat e
në shtatdhet vjeç për mbrojtjen e trojeve
tona.
2. Me çue burra në
Prizren e vene të tjera.
3.Me qitë kushtrimin
në të tana malsitë, kudo në Shqipni me
thirrë trimat në luftë me mrojt Arbërinë
e vogël të Ali Beg Gucisë.
4.Me mledh parinë e
fiseve dhe me nda rajonet e luftës sipas krahinave e
bajraqeve.
5. Me caktue burrat që
do t' presin dhe do t' përkujdesen për luftëratë
e fiseve të tjera.
6. Me i pre rrugën Mehmet
pashë Maxharit.
7. Mosme lshue askush votrën
e vet, por, në prag të derës me dhanë
jetën.
8. Ai çi largohet
nga kto troje, t' quhet tradhtar.
9 Qysh ktë ditë e deri sa t' maroj lufta, hyn
n' fuqi besa e nuk guxon askush me vra ken për hakmarrje.
Këtu, me këtë rast duhet të përmenden
dy momente interesante. Së pari, Ali Begun populli i
kësaj krahine e donte dhe e respektonte, dëgjonte
dhe zbatonte gjithë urdhërat e tij. Megjithatë,
dikush nga të pranishmit në tubim, i shprehet njerit
nga partija, duke i thënë:
-Kam frikë se mos e kem Ali Begun me hile. Ky i thotë
Begut dhe ai pa ngurte fare, sipas rregullave të kohës,para
të tuburave bën betimin solemn: ''Për be e
si e bafsha me nimofte nuk jam me hile, po do t' luftoj me
ju deri sa t'kem shpirt nër dham'' . Së dyti,në
këtë kohë tek të tubarit njerëzit
i thonin njeri-tjetrit:
-Kur ka kalue Ali Begu në Qafë të Diellit i
ka dalë para Ora e Malit dhe i ka dhanë: - Ali Begu,
mosu mërzit, se me nimën e Zotit e pushkën
tuaj kini me fitue luftën.
Në kuvendine Kërshllaheve, pas fjalës së
Ahmet Zenelit ,
Jakup Feri e pyeti Ali Begun:
-Ç' mendim ke ti Ali Begu?
-Unë mendoj ashtu si tha Ahmet Zeneli, iu përgjigj.
KUSHTRIMI -
Meqenëse një ndër pikat e vendimeve të
marra ishte qitja e kushtrimit, Ali Begu pa vonuar, si na
thotë anonimi popullore:
Ali Begu burr drague
Shpejt telallin e ke lshue.
Ndërsa, poulli i përgjigjet:
Presmi shpirta plak e iri,
T' kem lan ty n' pleqni.
Por rasodi poullor nuk harron as kontributin e plakut të
urtë vuthjanë,Ahmet Zeneli,prandaj thotë:
Ahmet Vuthi qiti e foli,
Un e di veten shqiptar,
çi nuk shitem,s' due m' u fal.
Pra kush don me m' ble te tjetri
s' ja jap dorën as Kralit as Mretit
Gojdhana popullore thotë se me këteë rast u
bë betimi i madh'' mos mi i l"shue trojet tona''
se ni be t' madhe e kena ba, plak e i ri n'luftme ra'' .
Kushtrimit të Ali Begut ju përgjigjën të
gjitha krahinat e tjera shqiptare, prandaj bashkimi e armëve
pér mbrojtjen e trojeve të kërcënuara,
anonimi e përjetson:
Çoj kushtrimi i Gucisë
Bashkoj trima dymbëdhjetmij
Për ta ruejt kët Shiptari.
Një ngjarje që bëri bujë të madhe
në kohë,ishte vrasja e Mehmet Ali Pashë Maxharit
në Gjakovë. Në këtë ngjarje marrin
pjesë edhe luftërat nga plava,Gucia e Vuthajt, me
Jakup Ferin në krye.Rapsodi popullor thotë:
N' qaf na past ne baba mret
çi na pruni n' ket Mymleqet!
Mymleqeti o arnaut,
n' ven t' bukës ha barut!
Për Ali Begun thonë se ka qenë njeri i mirë,
shumë popullor,i dashur me krerëte tjerë, për
ç' ka flasin edhe këto vargje:
U kan pri nja dy zotni
Ali Begu e Haxhi Zeka
Burra idh me besë shqiptare..
Janë një mori e madhe dëshmish për jehonën
që pati kudo kushtrimi për mbrojtjen e Plavës
dhe të Gucisë. Këtij kushtrimi ju përgjigjën
Peja e Gjakova me Malësi, Luma e Hasi,Shkodra me Malësi,krejt
Shqipnija.
ORGANIZIMI I MBROJTJES - Një ndër problemet kryesore.
të cilit Ali Begu dhe parija tjetër i kanë
kushtuar rendësi të veçantë, ka qenë
organizimi i mbrojtjes. Për këtë arsye menjëherë
mbas lajmit té në nshkrimit të Traktatit
të Shën Stefanit paria bën organizimin e shtabeve
të vetë mrojtjes. Shtabe krijohen tri,shtabi qëndror
me komandant Ali Begun,shtabi i Gucisë në përbërje
të cilit janë: Ali Begu , Ahmet Zeneli, Haxhi Aliu,
Halil Kolina, Ferat Nikoçaj, Smajl Bajraktari, Adem
Koçinaj,
Adem Omeragaj, Galo Smajli, Mehmet Qorri, Huso Haxhalaj dhe
Sadri Murseli; kurse shtabi i Plavës përbëhej
nga Jakup Feri, Mulla Jaha, Rustem Isa, Hysen Rexhepagaj,
Ajdin Kurti, Ali Muslima, Maliq Rexhepagaj dhe sali Jaha.
Ndryshe këto u quajtën edhe komitete të shpëtimit
të popullit, të cilët sipas gojdhënës,
përveç punës organizative dhe drejtuese në
vend, bënë dhe shumë protesta me shkrim pranëinstancave
të ndryshme ndërkombtare.Në njerën prej
tyre midis të tjerave thuhet: ''Caktimi i kufijve nuk
mund të përfundohet pa pélqimin e gjithé
shqipnisë dhe pa pjesmarrjen e përfaqësuesve
që gëzojnë pushtet të rregullt. Të
caktosh kufij pa këta, sipas dëshirave dhe intrigave
të Malit të Zi , do të ishte e pavlefshme dhe
na, nuk do të pranojmë që të lëshohet
as edhe një pllambë nga toka e jonë'' .
KOMITETI I SHPËTIMIT POPULLOR.
Na del nga shumë gojdhëna.Me sa duket qysh në
fillim janË krijuar tri për tË cilat u fol
më lart. Ndërsa bashkëkohsisht e ngjarjeve
kanë dëshmuar se Ali Begu,pasi kthehet nga Prizreni
e Gjakova, në një mbledhje të mbajtur me 1879,zgjodhi
një shtab të ri, për mbrojtjen e Gucisë
dhe të Plavës me një përbërje më
të gjërë, në të cilën, përveç
krerëve vendas, përfshihen edhe krerët e krahinave
të tjera, të angazhuara në mrojtjen e kësaj
treve.Midis tëtjerëve, si anëtarë të
kétij Shtabi kujtesa popullore përmend: Ali Begun,Jakup
Ferin Mulla Jaha ,Ali Ibra, Sali Jaha, Smajl Bajraktari, Man
Avdia, Haxhi Zeka,Ahmet Zeneli,Beqir Bajraktari, Mustaf Bajraktari,
Isuf Sokoli,Sylejman Vokshi dheBajraktari i Podgurit.
Knjaz Nikolla,mbasidështoi plani iMehmet Ali Pashë
Maxharit, i cili kishte për mision të ja dorëzonte
këtë krahinë me ferman të Sulltanit, vendosita
marrë me luftë dhe për këtë arsye
qet kushtrimin:
Kush ma merr Guci e Plavë
Jap asqer sa t' don me marrë,
Për mi të e vjet t' par
Me urdhnue sa t' jet gjallë.
Por, Knjazi i Karadakut njëkohësisht i kërcënohet
edhe popullit shqiptar të kësaj krahine, Kë
të anonimi popullorna jep në vargjet:
Merr vash Plavë, merr vesh Guci
Ta due cillen në xhami,
drekën n' Plavë,darkën n ' Guci.
Dhe fillimisht këtë detyrë don të ja besojë
Vojvodë Milan Vulit, por ky e refuzon, duke thënë
sipas gojdhënës popullore,'' se me shqiptarët
luftë s' kam me ba , se sa her""e kam luftue
me ta gjithmon sherrin jau kam pa".
Mbas shumé përpjekjesh, më sé fundi,
Knjaz Nikolla cakton Vojvodë Mark Milanin për ta
udhëhequr ushtrinë e tij në këtë
luftë. Gojdhënapopullore thotë se Mark Milani
i bëri shumë premtime Knjazit duke i thënë
se '' unë shumë shpejt kam me marrë Plavë
e Guci, e kam me dalë edhe n' malësi''. Madje Marku
ju kërcnohet edhe udhëheqësve shqiptarë
se ka për ti varë të gjithë.
Të ghitha gojdhanat dhe këngët popullore kushtuar
këtyre ngjarjeve thonë se Vojvodë Marku kishte
12 mijë ushtarë té armatosur me armatimin
e kohës.
Por forcat e bashkuara shqiptare me gojën e anonimit
popullori përgjigjen:
Kadaldal or Mark Milani,
nuk lufton sot ktu Sulltani,
Po ktu janë djem malsorë,
besabes té lidh për dorë
......................................
Çi nuk njohin as kral as mret,
Çi nuk njohin Berlin as Grek.
Na thotë populli,e kur flet populli flet zoti,nuk pranojmë
as urdhërat e Sulltanit,as ushtrinë e Mark Milanit.
Kuptohet se populli shqiptar tanimë e kishte të
qartë se të gjithë pushtuesit janë armiq
të njëllojtë, por kanë lëkurë
të ndryshme. Prandaj,i lajmëron të dy palët,se
kushdo që t' i shkelë troje do të pritet me
barut.
Në bazë të dhënave gojore, të mbledhura
prej kohësh nga të moshuarit e asaj krahine, dihet
se Mark Milani sulmin kryesor do ta bënte Luginës
së Lumit Lim si dhe Qafa e Libovicës. Pra, ai do
të sulmonte njëkosisht nga dy drejtime,me qëllim
që të fuste në rrethim forcat shqiptare. Por,
ai nuk kishte harruar as drejtimet e tjera ku kishte caktuar
forca me te pakta. Kështu,ai kishte parashikuar të
sulmonte edhe nga drejtimi Shekullar-Çakorr-Nokshiq.
Madje,forca të tjera do të qëndronin në
gadishmëri Në drejtim të Vizitorit, të
Qafës së Valit,etj.
Por,as shqiptarët nuk qëndronin duarkryq. Gojdhëna
popullore thotë se shtabi qëndror dhe dy shtabet
e qyteteve ishin në aktivitet të plotë.
Bënin grumbullimine meshkujve të aftë për
luft",përgaditnin prapavijën që do të
përkujdesej pér ushqimin ,transportin , të
sëmurët. Dhe nga këto veprimet e fundit, nuk
përjashtoheshin as gratë.Dhe me këtë rast
duhet theksuar se populli i asaj krahine asnjëherë
nuk i ka harruar atao gra trimëresha që flijuan
jetën e tyre për të shpëtuar luftëtarët
e rrethuar.
Anonimi popullor heroizmin heroizmin e tyre e ka përjetësuar
në vargjet:
S' kish ken çik, po ish ken kralic,
Shtat vet i preu n ' sakicë.
Kjo ka qenë Hata e Nokshiqit, e cila u dogj në shtëpi
për të shpëtuar trimat e rrethuar.Po ashtu
pérmendet për bëmat e saj trimërore
Kaje Smajla, motra e Zhuj Selmanit e martuar në Nokshiq,e
cila, megjithësee moshuar,lufto së bashku me trimat.Një
ndër gratë e tjera të shumta që dhanë
kontributin e tyre të çmuar në këtë
luftë të shenjtë ka qenë edhe bashkëshortja
e Jakup Ferit, Pemba,e cila së bashku me gratë e
tjara, u përkujdes për të plagusurit.
Ndërkoh,ishin caktuar edhe pozicionet e mbrojtjes. Kështu
që,sejcili e dinte se ku duhej të luftonte.Dhe në
fillim të Dhjetorit të vitit 1879 i gjithë
populli i krahinës Guci e Plavësi dhe vullnetarët
e ardhur nga krahinat e tjera ishin në gadishmëri
të plotë për luftë mbrojtëjes kundër
forcave malaziase.
Theksojmë se pasi Ali Begu qiti kushtrimin; '' krejt
Shqipnija fjalë ka çue, të tanë jem
gati me luftue,Plavë e Guci nuk i lshojm pa gjak''.
Vullnetarët erdhën nga të gjitha anët,
nga Shkodra me Malësi,Dugagjini, Malësija e Gjakovës,
Peja e Gjakova, Prizreni e Luma,Llapi e Podguri.
Thuhet se ghuthsejt kanë qenë rreth 10.000 vullnetarë.
Udhëheqësit atdhetarë më të dalluar
të këtyre trimave kanë qenë Haxhi Zeka
s' ka, as s' ka me pas. Ai tre mueje ka majt ushtrin në
luftë të Nokshiqit'' . Prandaj edhe kjo thënje
dëshmon se lufta ka zgjuar shumë.
Këtu, në këto momonte me të vërtetë
del në pah me gjithë madhështinë e vet
besa shqiptare:
Besa, besë nji besë kemi dhanë,
Ty, Shqipni, na t' kemi nanë,
Besa, besë, nji fjalë kemi thanë,
Për Shqipni jetën duem me dhanë.
Shtabi i mbrojtjes e ka pasë selinë në Kërshllahe
prej nga ishin çarmatosur dhe dëbuar ushtarët
turq shumë kohë më parë. Në lidhje
me këtë fakt në vitin 1948 Islam Begu Rexhepagaj,
në atë kohë 75 vjeç, më ka thënë:
'' sulltani na la, na shiti te Knjazi i Malit t' Zi. Prandaj,
ne i patëm çarmatos dhe përzanë ushtarët
e tij prej venit tonë. Ata i kishim pas me hile. E ai
çi asht me hile asht ma ikeq se hasmi i hapt".Eshtë
me vend të theksohet se është detyrëe
historiografisë shqiptare të trajtojë këtë
tem kaq madhore ,si dhe të vendosë në vendin
që i takon sejcilin,sipas meritave që ka patur,
mbasi dihet se në luftra dalin shumë trima, por
udhëheqës është një dhe udhëheqësi
i këtyre veprimeve luftarake gjatë gjithë kohës
deri në kurorzimin e tyre të plotë me fitore,
ka qenë Ali Beg Gucia.
NDESHJA- Mbas gjithë këtyre pëgaditjeve të
dyanëshme,forcat malaziase, te cilat prej kohësh
keyenin provokacione të ndryshme, plaçkisnin dhe
dhunonin territorin shqiptar,kaluan në sulm. Por ato
ndeshën në qëndresen heroike të armës
së bashkuar
shqiptare. Anonimi popullore na thonë se kush qe i pari
në ballë të luftës:
Kush e nisi luftën i pari?
Nuro Kurti e Kurt Asllani.
Gjithashtu, po theksoj se sipas gojdhënës popullore,
të gjitha veprimet luftarake mbrojtëse kryheshin
në bashkëveprimin dhe me një disiplinë
shembullore, prandaj duke i përjetsuar këto veprime
rapsodi na thotë:
Jakup Feri i hipi atit,
Po i bërtet Çel Shabanit,
-Delni mrapa Mark Milanit.
Mrapa Markut me i dalë,
Vet po i dal ball për ball.
Të gjitha të dhënat gojore dhe dokumentare
dëshmojnë se në periudhën e zhvillimit
të veprimeve luftarake për mbrojtjen e atyre trevave
nga ushtria malaziase,moti ka qenë shumë i lig .
Shi, borë, erë,mjergull.
Por, menjiher mbas fillimit të veprimeve luftarake, mjergulla
çohet dhe pastaj ndeshja për jetë a vdekje
vazhdon trup me trup. Në këtë kohë vuthjani
Sadri Murseli, i kërkon duel Harambash Nenadit dhe ky
e pranon. Dyluftimi qe i fuqishëm dhe zgjati shumë,
por në fund Sadrija ja preu kryet Nenadit.
Eshtë me vend të theksohet s në këto përpjekje
luftarake mbrojtése pati shumë trima,si nga vendi
ashtu edhe nga krahinat e tjera. Kështu trimëritë
e tyre përjetsohen edhe në këto vargje:
Dem Isufi trim si rr' feja,
Ka tre krena i pret meiheri,
Si sokol po i nimon Raxha.
Rexh Avdiu zogu i atit,
fyt për fyt me t' bit e Markut.
Nga sa u tha , del qarté se forcat e Markut hynë
në njé rreth të hekurt.
Ballpërballë ndeshén né qëndresën
burrërore të forcave të komanduara nga Jakup
Feri,ndërsa nga pas i ranë rugovasit me kangë
e piskamë që i tmerruan forcat malaziase. Tani,
atyre u kishte mbetur veteëm një rrugëdalje,
të iknin,andej nga kishin ardhur.Por edhe kjo rrugë
ishtee vështirë, sepse të gjitha shtigjet ishin
të mbyllura.Prandaj ju drejtuan Lumit Lim, si i mbytyri
kur kapet mbas shkume, me shpresë se do të kalonin.
Gojdhëna thotë se shumé prej tyre i mori
Limi. Madje,megjith"se për çudi, këtë
moment e kemi dëgjuar edhe nga vargjet serbisht.
Lim se muti
A Marko se ljuti
Sto mu nosi
Kojne i vojnike
(Limi turbollohet
Marku zemrohet
Se po i mbyt
Kuajt dhe ushtarët)
Nga ana tjetër, arma e bashkuar shqiptare i gëzohet
fitores në betejëne madhe të Nokshiqit, duke
i thëné Markut:
E ti Marku i Malit t' Zi
Mblidh kapicat kryqali
Çoja Knjazit në Ceti
E për ushtarë ba gajret
Se ti bje Limi vetë.
Kështu me fitoren e armëve të bashkuara shqiptare
e përfundon kjo betejë e madhe e njohur në
histori si Lufta e Nokshiqit.
Por kjo nuk don të thotë se veprimet luftarake
pérfunduan.
Përkundrazi, lufta zgjati 11 javë, çka përafërsisht
përputhet dhe me të dhënat zyrtare të
nxjerra nga raportet diplomatike. Ndërsa malaziasit vetë
, madje as mark Milani, në kujtimet e veta nuk shkruan
për këtë humbje. Megjithëse né
parathënje të veprës së tij thotë
se:'' origjina ime shkon te Skënderbeu...'' , të
cilën faktikisht megjithë veprimtarinë e tij
luftarake e mohoi, duke komanduar forcat malazies në
Luftën e Noksjiqit . Lufta përfundoi në fillim
të dekadës së dytë të muajit Janar
të vitit 1880.
Mbas mbarimit të luftës, të moshuarit tregonin
se Ali Begu, me rastin e varrimit të dëshmorve ka
mbajtur një fjalim në té cilin, veç
të tjerave ka thënë:
'' O ju shehit ( dëshmorë) çi dhat jetën
për ktë Vatan, tue luftue kundër Karadakut,
në sajë tuej pshtuem vatanin dhe popullin, pshtuem
Arbërin tonë. As ne as Shqipnia kurr nuk do tju
harrojmë. Emni juej me kalue gojë m' gojë djal
mbas djali e kurr nuk kan me pranuesundimin e t' huejt. Sa
të jet toka me gjin kan m' u knue kangë trimnie
për ju o burra Jakup Feri, Çele Shabani, Zhuj
Selmani, Nuro kurti e Kurt Asllani.
Sot po jua japim besën e burrave se edhe tash e mrapa
na kena me ruejt Vatanin e në kjoftë nevoja kena
me luftue ashtu siç luftuet ju'' .
Por Ali Begu me këtë rast nderon dhe respekton edhe
ata që dhanë kontributin e tyre shumë të
madh për fitoren por që nuk u vranë në
luftë.
Prandaj përmend emrat e Sylejman Vokshit, Haxhi Zekës,
e të shumë të tjerëve . Ali Begu nuk harron
pa përmendur vajzën e Nokshiqit, e cila dha jetën
e saj për të shpëtuar 100 luftëtarët
e rrethuar. Duke ju drejtuar bashkvendasëve të tij,
u thotë: " Kemi luftue kundër latinit, sllavit
e osmanëve, pra lufta për ruajtjen e vatanit ka
kenë e asht krenaria, neri dhe lavdia e fisit tonë.
Miqtë e vllaznit e krahinave té tjera çi
po largohen nuk kanë me na harrue. Na të tanë
jemi nji gjak, jemi vllazën". Né fund të
fjalës së tij ka thënë: "Ata çi
kan thanë se nuk ka Arbni dhe arbanas tash e kan marrë
vesh se ka e ka ma pas sa t' jetë toka me gjin".
Dua të theksoj me këtë rast disa mendime të
Ali Begut të shprheura me gojën e anonimit popullor
për luftëtarët e krahinavetë ndryshme:
Ali Pasha kqyr tefterin,
Shtat takimesh e kan asqerin,
Ni takem çi e kam me veti,
Se ka toka,se ka as deti,
Ni takem çi e kam rugovas,
tan po dalin me krena n' dorë,
Ni takem çi e kam pejan,
I rujt Zoti gjith ka janë,
Ni takem çi e kam vuthjan,
Kun kusur pushkës si lan,
Ni takem çi e kam llapjan,
Luftojn mirë natën për hane.
Megjithatë duhet thënë se të gjithë
pjesëmarrësit në këtë luftë
mbrojtëse të Plavë-Gucisë, ishin trima
dhe atdhetarë të pashoq,sejcili prej tyre ishte
i gatshëm me dhanë jetën në mbrojtje të
atdheut të shtrejtë. Të gjuthë ata që
luftuan dhe me gjakun e tyre mbrojtën tokën mëmë,
meritojnë nderimin dhe respektin tonë si dhe të
brezave që do të vijnë pas nesh.
Duke patur parasysh se historia,si mësuese e asaj
që kemi kaluar dhe udhërrëfyese për ato
që na presin, them se sot në kohën tonë,para
popullit shqiptar, impreativ numër një është
pajtimi dhe bashkimi kombëtar,bashkimi i trojeve etnike
në një shtet të vetëm shqiptar. Një
gjë e tillë mund dhe duhet të arrihet me përpjekjet
e përbashkëta të të gjithë shqipëtarve.
Prandaj, le të bashkohemi për realizimin e endrrës
sonë shekullore
|
 |  |