 |  |
Këto janë malaziasit ardhacakë
të vonë në këto fshatra. Të tjerë para
tyre asnjëherë nuk ka patur. Prandaj janë të pabazuara
pretendimet e tyre se gjoja dikur ka pasë. Dhe këta, duke
e kuptuar se janë në tokat e huja, në prill 1941 u
larguan prej tyre për të mos u kthyer kurrë më
në to.
Kështu, në këtë krahinë shqiptare me një
të kaluar historike atdhetare luftarake të lavdishme për
mbrojtjen e tërësisë tokësore etnike historike
Shqiptare, me ndihmen e fuqive të mëdha të kohës,
sidomos të Francës, Anglis dhe Rusisë, duke zbatuar
vendimet e padrejta të Berlinit, Londërs e Parisit, u vendos
sundimi barbar serbosllav, dhe ky popull fisnik, liridashës që
asnjëherë nuk kishte pushtuar vendet e huja, në kundërshtim
me deshirat dhe aspiratat e veta për çlirimin e bashkimin
kombëtar, u detyrua të mbetet jashtë kufijve politikë
të shtetit Shqiptar dhe të sundohet nga armiqt e tij shekullor
serbosllav.
Shqiptarët, që me dhunë e terror u deturuan të
jetojnë në shtetin serbosllav, nuk gëzonin asnjë
të drejtë kombëtare, madje, as nga ato të drejta
që bota e civilizuar i quan humanitare.
Nuk kishin të drejtë të shkolloheshin në gjuhën
amtare, nuk guxonin të përdornin simbolet kombëtare
dhe çka është akoma më e rëndë dhe
më e keqe pushtuesit serbosllav, shqiptarët autoktonë
i quanin " turq ", mbasi kështu e kishte me lehtë
ti debonte nga trojet e veta ose i quanin " musliman ",
dmth " jeni diçka, jeni edhe ju njerëz, por se çka
jeni ne nuk e dimë ".
Kështu, banorët e ksajë treve nëpér shekuj,
me luftrat e tyre kundër pushtuesve té ndryshëm romak,
bizantit,sllav,osman e përseri sllav, kishin dëshmuar se
janë vetëm shqiptarë, pasardhës të iliréve
në trojet e tyre stërgjyshrore, se ata kanë vetëm
një dëshirë: Të jetojnë të lirë
në shtepitë e tyre. Të gjitha të dhënat gojore
e dokumentare e dëshmojnë një gjë të tillë.
-Pushtuesi serbosllav edhe në kétë trevë shqiptare,
ashtu si në të gjitha trevat e tjera shqiptare të pushtuara,
zbatoi terror të paparë duke vrarë njerëz të
pafajshem e duke i debuar njerëzit për ti zëvendsuar
me kolon Pikrisht për këtë arsye, shumë banorë
të kësaj krahine u detyruan të emigronin në Turqi
dhe në Shqipëri.
- " Megjithëse në atë kohë kam qenë
i ri në moshë, por e mbaj mend dhe gjithmonë e kam
parasysh paraqitjen shumë njerëzore të Hamzë Beqirit,
burrë i moshuar, rreth 70 vjeç, të cilin e vrasin
serbosllavët, me anë të Tadija Sekulloviqit në
shtëpin e tij ".
- Hamza, ka qenë atdhetar që e donte vendin dhe popullin
e vet, e donte Shqipërinë Etnike pa pushtues; i urrente
pushtuesit kushdo qofshin ata. Ka qenë gojtar i madh, humorist
i shkelqyer, dinte shumë gjëra nga e kaluara e para ardhësve
tanë. Dhe dinte ti tregonte ato rrjedhshëm. Por serbosllavet
vranë dhe Shqiptarë të tjerë, intriguan gjithfarë
ngatërresash me qéllim që ti ndërsenin shqiptarët
kundër njéri - tjetrit.
-- P R I L L 1939.
-- Shqiptarët në trojet e tyre etnike, të pushtuar
nga serbosllavia, okupimin e Shqipërisë nga Italia fashiste
me indinjatë të thellë. "Ne, Shqipatarët,
që padrejtsisht kishim mbetur jashtë kufijve politik të
shtetit Shqiptar, të gjitha shpresat për çlirimin
kombëtar i kishim mbështetur tek shteti amë, prandaj
pushtimi i tij shënonte pushtimin e të gjitha trojeve
Shqiptare nga Jugosllavija, Italia dhe Greqia ". Kështuqë,
në situaten e krijuar para kombit Shqiptar, dilnin detyra të
reja. Ishte momenti i pérshtatshëm historik kur të
gjithë shqiptarët duhej të përtërinim traditat
më të mira të kombit sidomos trashëgiminë
e Kastriotëve dhe të Lidhjes së Prizrenit, të
lidheshin besa - besë dhe të gjithë të bashkonim
mendimin dhe veprimin, të bashkonin armét për çlirimin
kombëtar dhe bashkimin e trojeve tona etnike në një
shtet të vetëm Etnik dhe demokratik.
-- P R I L L 1941.
Në krahinén Plavë e Guci, dislokohen trupa
të shumta ushtarake jugosllave. Këto trupa, me preteksin
se do të luftojnë kundër Italisë fashiste, sulmojnë
tokat shqiptare nga drejtimet; Guci - Vuthaj Qafa e Pejës -
Dukagjin, me detyrë që të arrinin në Shkodër;
Plavë - Çerem Malësi e Gjakovës, me të
njëjtin qëllim, për pushtimin e tokave Shqiptare
të pushtura, duke kaluar nga Qafa e Kolçit dhe për
t' u bashkuar me forcat e drejtimit të parë, në Kodër
të Shëngjergjit.
- Por, pavonuar situata politike dhe ushtarake për shtetin
jugosllav, këtë krijese artificiale të Fuqive të
Mëdha të kohës, veçanarisht falë përpjekjeve
të Rusisë, me hyrjen e Gjermanisë në luftë
kundër saj, u keqësua sëtepermi dhe u detyrua të
kapitullonte brenda pak ditëve.
Kapitullimi i jugosllavisë dhe pushtimi i saj nga ana e gjermanisë
dhe Italisë, përsëri krijoi kushte të favorshme
për bashkimin e kombit tonë në bazë të
një programi dhe ideologjie kombëtare, duke vënë
mbi çdo gjë interesat e popullit dhe të atdheut.
-- Mirëpo, krijimi i PKSH me 8 nëntor 1941 në Tiranë,
me ndihmën e komunistvé jugosllav, përfundimisht
shënoi përçarjen më të madhe të
kombit Shqiptar në dy fronte: Kombétar nacionalist dhe
komunist internacionalist antikombëtar. Partia komuniste vuri
në themel të veprimtarisë së saj parimin e internacionalizmit
proletar, i cili suspendoi parimin kombëtar, çka u provua
në fushën e betejes gjatë Luftës Dytë Botërore.
B A S H K I M I
- Menjëherë pas kapitullimit të jugosllavisë,
populli shqiptar i këtyre trevave vetorganizohet. Në Guci
mbahet një miting i madh popullor me flamurin kombétar
Shqiptar. Thyhet kufiri i imponuar me dhunë në vitin 1913,
dhe kjo krahinë, solemnisht shpall se bashkohet me trojet e
tjera Shqiptare.
Në lidhje me këtë problem ka mendime të ndryshme.
Por është fakt i pamohushëm se pushtuesit Italian
ishin të predispozuar për t' ua lënë Plavën
e Gucinë me rrethinë, pasardhësve të miqve të
tyre, Malit të Zi. Ndersa populli Shqiptar i vetëarmatosur
dhe i vetëorganizuar, qysh në fillim një ide të
tillë e hodhi poshtë, si të paprenueshme dhe në
këto rrethana situata u ashpërsua tej mase saqë palët
në këtë krahinë ishin të konfrontura. Pushtusit
Italian kur e panë se një gjë e tillë nuk do
të pranohej nga populli Shqiptar, pranuan faktin e kryer. Kudo
në këtë trevë u valvit flamuri kombëtar
shqiptar. Prandaj, bashkimi i kësaj krahine me kryeqytetin
Shqiptar. Tiranën, ishte vullneti i palëkundur i popullit.
Nuk ka dyshim se parija tradicionale e Plavës dhe Gucisë
me rrethina, dhe kontributin vendimtar për arritjen e një
gjëje të tillë.
-- Në këtë kohë, figura qëndrore në
Guci e Plavë kanë qenë Riza e Shemso Feri, Sali Nikoçi.
Eshtë me vend të thuhet se kontributin e tyre shumë
të çmuar për bashkimin e këtyre trojeve me
trojet e tjera shqiptare, në armatosjen e popullit, në
organizimin e forcave të vetëmbrojtjes, e dhanë edhe
Rexhep Bajraktari, Avdyl Hysa, Iber Hysi, Hasan Isufi, Isuf Kameri,
etj.
-- Eshtë e vertetë e pamohueshme që Italia fashiste
ishte pushtuese, por midis pushtuesve të rinj dhe atyre të
mëparshme, kishte disa ndryshime esenciale e që ishin:
Pushtuesit Italian lejuan bashkimin e kësaj krahine me shtetin
amë, u vendos administrata në gjuhen Shqipe, u lejua përdorimi
i simboleve Kombëtare, u hapën shkollat në gjuhën
Shqipe, nuk u penguan armatosja dhe organizimi i popullit për
mbrojtje dhe vetëmbrojtje. Në këtë mnyrë
Italia, de fakto, njohu kufirin Etnik Shqiptar. Dihet se pushtuesi
serbosllav të gjitha këto ua kishte mohuar Shqiptarëve.
Prandaj midis dy të këqijave pranohet ajo që është
më e vogël.
-- Eshtë e vërtetë se gjatë periudhës 1941
- 1944 , ka patur ndeshje me armë midis forcave mbrojtés
të Plavës e Gucis dhe atyre çetnike malaziase,
por në të gjitha rastet kanë qenë të nxitura
dhe të provokuara nga malaziasit, të cilët qysh në
fillim të pushtimit Italian, nuk ishin dakord, që kjo
Krahinë të bashkohej me shtetin amë, dhe synonin
ta merrnin në zonën e tyre. Prandaj Novica popoviq, ish
xhelati i kësaj treve në kohën e monarkisë,
së bashku me kriminelë të tjerë çetnik,
provokoi ndeshjen me të përgjakshme, të zhvilluar
gjatë kësaj periudhe në këtë krahinë,
në Turkoviq ( armiq të betuar të kombit Shqiptar
), dhe Brezovice. Kjo luftë përfundoj me fitoren e forcave
Shqiptare. Por, çetnikét asnjëherë nuk i
rreshtën provokacionet dhe sulmet kundër késaj
Krahine, të cilën dëshironin ta rrafshonin dhe të
vrisnin të gjithë Shqiptarët, ashtu sikurse vepruan
në krahinën e Bihorit e Krahinat e tjera.
-- Sikundër është theksuar, banorët e kësaj
krahine pothuajse të gjithë, papërjashtim, kanë
qenë atdhetar, vullnetarisht të vetëorganizuar për
ruajtjen dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale Etnikisht
dhe historikisht Shqiptare. Ata nuk kanë qënë të
inkuadruar në asnjë organizatë fashiste, as profashiste.
Prandaj popullsia e késaj krahine ( Plavë e Guci ),
që nga prilli i vitit 1941 deri në fund të vitit
1944, ruajti dhe mbrojti kufirin Etnik, duke u organizuar dhe armatosur
sipas traditave. Për këtë arsye këta atdhetarë
nuk mund të quhen as reakcionar, as shovinist. Ata luftonin
për të drejtat e tyre, për bashkimin e trojeve Shqiptare.
Po ashtu duhet theksuar se popullsia e késaj krahine ka qenë
tërsishtë antikomuniste, sidomos Shqiptarët. Ndërsa
element të veçantë boshnjak nga kjo trevë
kanë qenë të indoktrinuar dhe të moleposur nga
ideologjia sllavo - komuniste. Të gjithë ata kanë
qenë të inkuadruar në njësit malaziase. Madje,
bashkërisht me malaziasit, kanë luftuar dhe janë
vrarë duke luftuar kundër vëllezërve të
tyre në verë të vitit 1944.
KAPITULLIMI I ITALISË
Situata në Plavë e Guci pas kapitullimit të Italisë
ndryshon shumë shpejtë. Njësia Italiane që ndodhej
aty, mbasi çarmatoset, largohet prej andej. Populli bashkohet
dhe organizohet akoma më mirë, për të përballuar
detyrat që kishte përpara. Ndërkohë, në
Guci dislokohet një repart i vogël gjerman i përbërë
prej 21 vetash, prej të cilëve vetëm një ishte
Gjerman, ndersa të tjerët ishin té mobilizuar në
ish republikat sovjetike. Këta qëndruan në Guci deri
në dimër të vitit 1944. Në këtë kohë
nisen për t' u larguar nga Gucia. Në afërsi të
fashatit Martinaj mercenaret e vrasin komandantin e tyre dhe arratisen
e shkojn në Mal Té Zi.
-- Ndërkaq pushteti civil, të cilin kryesisht e ushtronin
vendasit, funksiononte. Kryesor. kanë qenë Shemso Feri
në Plavë dhe Sali Nikoçi në Guci, të
ndihmuar edhe nga paria tradicionale. Pushteti Shqiptar duhej të
drejtonte të gjithë veprimtarinë organizative e mobilizuese,
té siguronte armatim të mjaftueshem, të siguronte
rendin dhe qetësinë, të përballonte provokacionet
dhe sulmet e herë pashershme të komunisto - çetnikve.
PARTIZANET NË VUTHAJ
Në këto rrethana, kur i madh dhe i vogel, ishin të
mobilizuar në një luftë për jetë a vdekje,
në fillim të nëntorit të vitit 1943 në
Vuthaj, mbrrinë bataloni partizan " Prelat Rexhepi "
Gjithsejt kanë qenë 121 partizan. Këta deri në
atë kohë kishin vepruar në rrethin e Shkodrës.
Fillimisht ata u strehuan në familje, pastaj u grumbulluan
në Zarunicë. Aty qëndruan dy javë. Gjat kohës
së qëndrimit të tyre në Vuthaj nuk ka pasur
ndeshje me armë. Prej këtij u larguan në drejtim
t
ë Malsisë së Gjakovës.
Partizanët Shqiptar rikthehen në Vuthaj edhe në veré
të vitit 1944.
Kësaj rradhe, janë zhvilluar veprimtari luftarake në
katund té Eperm, në Plavë dhe në afërsi
të Gucisë. Në këtë kohë janë
krijuar edhe këshillat antifashiste në këtë
trevë. Késaj rradhe partizanét qéndruan
kétu vetëm disa dité.
Me kalimin e kohës, situata për Krahinen e Plavës
dhe të Gucisë bëhej gjithnjë e më e vështirë.
Ishte e qartë se forcat malaziase, pas largimit të gjermanéve,
përséri do té riktheheshin dhe do të bénin
masakra. Prandaj, parija e vendit, Plavé e Gucisé,
u mblodh dhe vendosi të dërgonte një letër tek
partizanet shqipatrë në zonën e shkodres, me anén
e të cilës ti ftonte ata të vinin dhe ta mirrnin
në dorëzim Krahinén e Plavë e Gucisë.
Këtë letër e kanë sjellé nga Gucia në
Shtabin e aradhës partizane të Shkodrës, në
Rrjollë, Asllan Bekteshi, Sylejman Ahmeti dhe Shaban Sadria.
Kuptohet se shtabi i kësaj njësije nuk mund të vepronte
në përmasa të tilla pa urdhër të Shtabit
të Përgjithshëm. Megjithatë, duhet thënë
se udhëheqsi i arradhes partizane u tregua i gatshëm për
të shkruar një letër pér shokët e tij
malazias, me porosi që të mos bënin krime mbasi kjo
Krahinë ka mbështetur lëvizjen antifashiste. Letrën
e ka çuar Asllan Bekteshi. Ndërsa Sulejman Ahmeti dhe
Shaban sadria qëndruan në grupin partizan të Shkodrës.
-- Në nëntor të vitit 1944, në Krahinën
e Plavës e Gucisë shkon Brigada e 25 Shqiptare. Në
këtë Brigadë, inkuadrophen rreth 30 djem vuthjanë
me qëllim që të largohen nga ky vend t' u shpetojnë
reprezalive malaziase. Repartet e kësaj Brigade për fat
të keq, kryen një krim të shémtuar: Kapen
4 Plavjan, të cilët ua dorzojnë forcave malaziase
në Guci, por ato nuk i pranojnë dhe u thonë, ju i
kini zënë dhe bëni ç' të doni me ta.
Këta i vrasin të katërt, në rrugë midis
fshatrave Kukaj dhe Vishnjevë.
-- Megjithatë, duhet thënë se krimet që kryen
jugosllavet kundër popullit Shqiptar të pafajshëm
të késaj krahine qenë të shumta, me qindra
të vrarë me gjygj e pa gjygj.
-- Mbasi u térhoqën forcat gjermane nga Gucia e Plava,
pushtetin e morën malaziasit. Kjo krahinë Shqiptare përsëri
ripushtohet nga jugosllavia komuniste. Përsëri pushtuesit
zëvendésojnë njëri - tjetrin. Por, pushtusi
serbosllav në të gjitha rastet për popullin tonë
ka qenë më barbar. Pushtuesi komunist jugosllav që
u instalua në Guci e Plavë ndëshkoi shumë rëndë
Shqipatrët duke vrarë, plaçkitur e sekuestruar
pasurinë e tyre.
-- Eshtë i njohur fakti se në vitin 1943 në Mukje
qe vendosur midis forcave politike Shqiptare "me luftue për
nji Shqipni Etnike ". Por, Enver Hoxha, me urdhër të
Milladinit, këtë Kuvend dhe vendimet qé u morën
në të, i quajti tradhti. Ndërsa një kuvend tjetër
i mbajtur në nëntor të vitit 1943 në Jajce,
vendosi që Shqiptarët, që banon në trojet e
tyre Etnike në jugosllavi, megjithëse në numër
ata ishin shumë mé tepër se sllovenët, maqedonasit,
malaziasit të marrë veç e veç, të shpërndahën
në tri republika jugosllave, në serbi, ku Kosovës
i njihet një farë autonomie, në maqedoni dhe ne mal
të zi.
-- Prandaj, fundi i luftés së Dytë Botërore
nuk solli çlirimin dhe bashkimin e popullit shqiptar në
një shtet të vetëm. Këtu, sidomos, kam parasysh
me shumë se gjysmen e popullit shqiptar, që mbeti nën
pushtimin e jugosllavisë. Regjimi komunist jugosllav me qëllim
i shpërndau Shqiptart në tri republika. Duke qenë
të ndarë në disa republika ata nuk kanë mundësi
të bashkohen, të organizohen, nuk mund të bëjnë
rezistencë bashkarisht kundër pushtuesve të rinj,
të cilët në këtë mënyrë do ta
kishin më té lehtë ta vrisnin, torturimin, plaçkisnin
popullin Shqiptar. Dhe, për té qenë çudija
edhe më e madhe, kur serbët i vrisnin Shqipatrët
e atyre trevave, atje ndodheshin edhe brigadat partizane Shqiptare.
Të gjitha premtimet që u banë gjatë Luftës
së Dutë mbi të drejten e vetvendosjes, bashkimi -
vëllazërimi, pas lufte u shkrinë si fluskë sapuni
dhe u zëvendsuan me vrasje, plaçkitje e çdo gjë
tjetër kundër popullit Shqiptar, por liri dhe barazi në
asnjë mënyrë jo.
SIGURIMI ENVERIAN
Kështu, në fund té vitit 1944, duke parë
rrezikun që po ju kanosej, shumë Vuthjanë u larguan
në drejtim të Malsisë së Gjakovës, Shkoders,
Krujës, me shpresë se atje do të gjenin shpetim,
por ata atje u kapén nga organet e sigurimit enverian dhe
ju dorëzuan UDB-së jugosllave. Nacionalistët, atdhetarét
e vendosur, dolén në mal duke vazhduar rezistencën
e armatosur. Këta nuk kishin besim as tek komunistet jugosllavë
as tek ata Shqiptarë. Ndërsa nji pjesë tjetër
e të rinjve shqiptarë që nuk u larguan, pushteti
komunist jugosllav i mobilizoi dhe i dërgoi në brigadat
malaziase, prej nga shumë prej tyre nuk u kthyen më.
-- Pushteti komunist jugosllav vazhdoi dhunën e pandérprerë
në këtë krahinë, sidomos ajo u intesifikua gjatë
viteve 1945 - 1946, duke burgosur me dhjetra e dhjetra Vuthjanë
të pafajshëm në burg, duke i torturuar në mënyrë
të pamëshirshme. Eshtë fakt i pamohueshem se në
kétë periudhë pushtetin komunist jugosllav e ndihmuan
shumé organet e sigurimit enverian, té cilat kapén
me dhjetra shqiptarë të trojeve etnike të Shqipërisë
lindore dhe verilindore dhe ua dorëzuan organeve të UDB-
së jugosllave. Kapën në Durrës patriotin Riza
Feri dhe e burgosën. Ky për të mos rénë
i gjallé te malaziasit, vethelmohet në burg; Shemso
Feri, gjendet i vrarë në një shpellé në
afersi té Koplikut; me dhjetra té tjerë të
kapur ose té dorëzuar sigurimit enverian me shpresë
se do të shpetonin, nuk shpetojnë. Pra, edhe këta
njrzë të ndershëm, nacionalistë dhe atdhetarë
të devotshëm, i dorëzohen UDB-s jugosllave, e cila,
sipas interesave qé ka në momente té caktuara,
herë i liron, sikurse veproi me grupin e rugovasve të
pérbërë prej 36 vetësh, në Kukës,
herë i vret gjoja me gjygj, sikurse veproi me grupin e hasan
Isufit të kapur në valbonë; ose i vret ne kufi pa
gjyq, sikurse veproi me grupin e Belo Hamzës në Breg të
Godisë.
Të gjitha kéto dëshmi pohojnë faktin e vërteë
se komunistët enverian vepruan së bashku me komunistét
jugosllavë kundër patriotve Shqiptarë.
R E Z I S T E N C A
Në këtë periudhë ( 1945 - 1947 ) Krahina
Vuthaj ishte shndërruar në një qend""er
të rëndsishme të Lëvizjes së rezistencës
antikomuniste, pér çlirimin e tokave të pa çliruara
nga jugosllavija, pér bashkimin e trojeve Shqiptare në
një shtet të vetëm. Në këtë zonë
ndodheshin me qindra nacionalistë nga gjithë Shqipéria,
të cilët lëviznin dhe vepronin né Dukagjin
e Kelmend, Malësi të Gjakovës e deri në Pukë,
në shumë zona të Kosovës. Shpeshherë kryenin
aksione të guximshme, saqë tek ushtarët jugosllavë
ishte krijuar bindja se ata ( komitët shqiptarë ) janë
té pakapshëm, se ata nuk i vret pushka, nuk i çpon
plumbi, prandaj nuk u dilnin përpara. Çerdhet kryesore
të këtyre komitave kanë qenë Dobërdoli,
Dërzhana dhe Podgojë - Brada.
-- Por, organet shtetrore jugosllave hakmerreshin kundér
njerëzve té pafajshem, duke i arrestuar, torturuar e
vraré. Me dhjetra njerëz të pafajshëm u arrestuan
gjatë kësaj periudhe. Sidomos e pasuan shumë réndë
familjarët dhe të afërmit e të arrestuarve,
por as të tjerët nuk kaluan më lehtë . Kështu,
në vjeshtë të vitit 1946, në Vuthaj arrestojnë
Muzli Ramë Ahmetaj, Caf Macul Ulaj , Sherif Deli Dedushaj,
Rexh Mehmeti Hasanaj, Elez Hamza GjonBalaj, duke i akuzuar se kanë
lidhje me nacionalistët Shqiptarë që vepronin në
këtë zonë, të cilët né kétë
kohë kishin vrarë një ushtarë në një
ndeshje.
-- Këta njerëz mbasi janë liruar nga burgu i Andrijevicës,
në të cilin qëndruan rreth tre muaj; ku çdo
ditë i kanë torturuar barbarisht, çdo natë
të ftohtë dimri i kanë futur në ijin e akullt
të limit, shpeshherë i kanë çuar natën
në aférsi të Qafë së Previsë, duke
ju dhénë me vete kazma e lopata dhe duke i detyruar
të hapin vorret e tyre. Në mënyrë krejt çnjerzore
UDB-ja torturoi familjen e Rrustem Mulës duke i vrarë
të vëllain Azemin, familjen e Selman Fakut, të Pulec
Himës, të Adem Shabanit, të Zenel mehmetit, të
Man Zekës, të Mehmet Mustafës e të shumë
trimave të tjerë.
-- Prandaj themi se, fundi i Luftës së Dytë Botérore
ne na solli ripushtimin nga jugosllavia e Titos, vrasje, tortura,
plaçkitje, gjithçka antinjerzore dhe asgjë nga
ato që aq shumë ishin propaganduar gjatë luftës
si vetëvendosje, liria barazia, bashkimi, vëllazérimi.
Grupet mé të njohura që vepruan për disa vjet
me rradhë, kanë qenë Grupi i Niman Ukës, në
të cilin bënin pjesë edhe Shaban Ibish Rugova Bek
Hyseni Vuçetaj, Ujkan Alia Çela, Budak Hyseni Vuçetaj.
Ky grup u rrethua nga forcat e ushtris jugosllave por nuk u dorzuan.
Lufta vazhdoi e rreptë dhe i gjallé mundi te dalë
vetëm Budak Hyseni Vuçetaj, i cili u zhduk pa lënë
gjurmë në dimrin e madh të atij viti; grupi i Zenel
Mehmetit Ahmetaj, në të cilin bënin pjesë edhe
Pulec Hima Ahmetaj, Selman Faku Prelvukaj, etj., gjithsejt 10 veta.
Ky grup u dorëzua në besë, por dihet se i pabesi
nuk ka besë, prandaj rrugës duke zbritur pér në
Plavë UDB - ja pa gjygj pushkatoj Pulec Himën dhe Selman
Fakun; grupi i Rrustem Mulës. Ky grup pérbëhej
nga tre veta dhe, është i vetmi grup që nuk u zbulua
gjatë dimrit 1946 - 1947. Në pranverë, dy pjestaré
té grupit dorëzohen'kurse i treti qëndron në
mal deri në vitin 1949. Në këtë kohë, u
dorëzohet organeve Shqiptare dhe ka vdekur në Elbasan.
Grupi i Ramë Tolës Hasangjekaj, i cili dorézohet
në Zastan dhe nga ky grup UDB - ja pa gjygj vret Man Zekén.
Grupi i Prelë Kolë Shytit, i cili vepronte së bashku
me nacionalistet të tjerë në zonën Nikç
- Vermosh. Ky grup né verë të vitit 1946 pati një
ndeshje luftarake në Podgojë. Në këtë ndeshje
pati të vrarë dhe të plagosur nga forcat jugosllave
të ndjekjes, por u vra edhe djali i Prëlës, Kola.
Grupi i Sali Nikoçit, i cili u kap në Valbonë dhe
iu dorëzua në Kukés organeve té UDB - së.
Nga ky grup u pushkatua Hasan Isufi, ndérsa pjestarët
e tjerë té tij u dënuan me shumë vite burgim.
Duhet thénë se përveç kétyreve. ka
patur edhe shumë individë të tjerë të arratisur
në këtë periudhë. Por, pérveç
kétyre grupeve, në kétë zonë vepronin
edhe grupe té tjera qé léviznin nga Dukagjini
, kelmendi, malsia e Gjakovës e Kosova.
Në vjeshtë të vitit 1946, sipas pohimeve të
rrustem Mulës, në Livadh të Derzhanés kanë
qenë të tubuar rreth 600 nacionalistë nga të
gjitha anét e truallit Shqiptar.
Theksojmë se as pasi u kapen e u vranë shumica e këtyre
luftétarve të rezistencës, dhuna dhe terrori jugosllav
nuk u ndërpren. Kështu në vitin 1948, UDB-ja Vuthjanet
i akuzon si pérkrahës té politikés pér
një " Shqipni Etnike ".
-- Këtu po përmendim edhe dy ngjarje që i pérkasin
periudhës pas qérshorit të vitit 1948.
Njera prej tyre është ardhja në këtë rajon
e të arratisurve Shqiptarë dhe vënja e tyre në
dispozicion të UDB- së, ndikoi shumë keq. Prandaj,
të gjthë ata që kanë bashkpunuar me UDB-n dhe
komunistët jugosllav kanë kryer veprimtari antikombëtare.
Por, nuk jané aspak më të miré as ata vendas
që u vunë në shërbim të UDB-s për
t' i shërbyer brenda vendit apo duke dalë në territorin
e shtetit Shqiptar.
VUTHJANET TE PARET I THANE JO KOPRATIVIZIMIT
Në vitin 1949, ngjarje më e shenuar në Vuthaj
ka qenë krijimi i kooprativës bujqsore me dhunë.
Në lidhje me këtë po përmendi disa momente:
-- Populli nuk pranon të hyjë në kooprativén
bujqsore vullnetarisht;
-- Arrestohen shumë burra të dalluar dhe mbahen në
burg, duke ju thënë: "O qëndroni këtu në
burg, o jipni fjalën se do të hyni në kooprativë".
Me 19 gusht 1949 në këtë krahinë bie borë.
UDB-ashi Shukoviq, shkon tek të burgosurit dhe ju thotë:
"Dilni e shihni ! Tash, nuk keni se nga t' ja mbani, ose në
kooprativë, ose do të ngordhni nga uria".
-- Po për këtë qëllim organizohet një tubim
në Katun të Epërm. Partiaket dhe Udbashët ju
kërcënohen Vuthjanve, duke ju thënë: "
Kush nuk don me hy në kooprativë, le të vijë
këtu e të vejë firmën se është kundër
Jugosllavisë dhe Titos . Vuthjanët e tubuar aty, me një
zë ju pérgjigjën: "Jemi kundër gjithkujt,
por kundër familjeve tona jo" dhe pa u trembur fillojnë
të venë firmat. Por, kur numëri i atyre që ishin
nénshkrues arrin, 17 ndërhyn njeri nga pjesmarrsit,
duke thënë: " Mendoj se kjo punë duhet të
lihet për më vonë. Njërzit të mendohen.
Të mos ngutemi ". Kështu bëhët. Por, gjithësesi
kooprativa formohet. Domosdo me dhunë. Askush nuk e donte,
as nuk do të kishte hyrë në të me vullnet të
lirë.
Megjithatë, Vuthjanët nuk pajtohen me kooprativën.
Prandaj i shkruajnë një letër Titos, me të cilën
tregojnë se si i kishte torturuar udbashi Shukoviq për
të hyrë në kooprativë.
-- Sigurisht me porosi nga lartë, për të qetësuar
situaten, në Vuthaj vijnë qeveritarë dhe partiak
té lartë të Malit të Zi. Tubimi dhe bisedimet
bëhen në GjonBalaj. Vuthjanët këmbëgulin
né ato që kishin shkruar në letër dhe kërkonin
shkatërrimin e kooprativës. Në fund, mbasi nuk u
arrit marrëveshja, udbashët, kérkuan të mirrnin
me vete vetëm ata që kishin firmosur letrën, por
populli nuk pranoi një gjë të tillë. Me të
vërtetë ka qenë një gja madhështore, një
unitet i paparë, guxim, këmbëngulje, qëndresë
e admirushme. Në fund Vuthjanët të bashkuar, fituan
kooprativa u shkri. I pari prej saj doli Ali Hima Ahmetaj në
ndërtesen e Mejtepit ku ishin tubuar Vuthéjant, duke
thënë: " O djali i Plavës, a thue të vjen
ty noji e keqe me dalë ne prej kooprative ? " - "
Jo, për mue paçi faqen e zezë, mos dalshi të
tanë ". Dhe Ali Hima largohet nga tubimi duke thënë:
" Djali i Plavés ( Omer Rexhepagaj ), paç faqen
e bardhë ! Burra, Ali Hima qysh sonte nuk asht ma në kooprativë.
Natén e mirë !" Pra, Vuthjanët, të parét
në jugosllavi me guxim i thanë jo, kooperimit komunist.
-- Një moment tjetër që ka mbetur në kujtesën
time nga ajo kohë, është arrestimi i Sadik Ramë
Ahmetaj, Sherif Ahmeti Ahmetaj, Iber Huti Dedushaj, Brahim Shabani
GjonBalaj dhe Imer Alia Ahmetaj në prillë të vitit
1950. Të gjithë, tani akuzoheshin si pérkrahës
të politikës Shqiptare. Mbas arrestimit të tyre,
partiakét e rrethit
organizuan një tubim në Mokën ( GjonBalaj ).
Sekretari i partisë së rrethit në këtë
tubim lavdëroi shumë shtetin dhe partinë jugosllave,
ndërsa nuk la gjë pa thënë kundër të
arrestuarëve, të cilët i akuzoi si sabotatorë
dhe tradhtarë. Pati dhe ndonjë vendas që u solidarizua
me të duke sulmuar të arrestuarit.
Në këtë kohë, 15 ditë rreshtë, autori
strehohet ilegalisht në familjen e Çung Tahirit Dedushaj.
Çungu dhe Isufi e përcjellin me dt.12 Maj të vitit
1950 deri te Dardha e Bajram Musës. Nuk u panë më
kurrë, mbasi Çungun dhe Isufin i pushkatoi UDB-ja në
ményrë më barbare, në korrik të vitit
1951.
-- Një moment tjetër që lidhet me këtë
periudhë dhe që është shumë domëthënës,
i cili dëshmon për guximin, karakterin, trimërinë,
dashurinë për gjuhën amtare të Vuthjanve, është
qéndrimi i tyre kundër urdhërave të pushtetit
serb pér të mbyllur shkollen fillore në gjuhën
Shqipe në Vuthaj.
Dhe është fakt se vetëm kjo qëndroi e hapur
në gjuhën Shqipe, ndërsa shkollat e tjera në
komunën e Plavës u mbyllén pérkohësisht,
por me insistimin e Shqiptarve të atyre trevave, shkollat në
gjuhën Shqipe pérsëri u rihapen.
|
 |  |