 |  |
ANEGDOTA POPULLORE
Shënim: Per hire te origjinalitetit dhe mos humbjes
së kuptimit dhe porosis që i gjejmë te anegdotat
apo te njohura në popull si MESELE ose BISEDA ME RROTULLA
do ti tregojmë mu në atë mënyrë se
si janë interpretuar nga vetë ata që i kanë
treguar ose që janë ruajtur gjenerat pas gjenerate,deri
ne ditët e sotme.
MOS
PO E RRUJNE EDHE AT QEN
Ish kane njani tuj u rrue.Berberi e kish pas briskin e pamrehun,
e k'ti i diqke l'kura sa qaq bahet.Tuj u rrue ky njeri, e
nijti ni qen tuj piskate n'rruge.At'here foli:
--A thue , more , cka qaj qen qi po pisket?A mos po e rrujne
edhe atona a?
DJELMT EVLIHA
I kish pas magjupja dy djel.Po i lavdohet shoqevet:
--I kam dy djelt evliha.
--Qysh?--i thane shoqet.
--Mramje per mramje , kur bojne llaf qysh do me marre moti
, njani thot:
--Neser do t'bje shi.--e tjetri thot:
--S'do me ra-- edhe kurr nuk nuk bahet per pa i dale njanit
fjala.
PERTEJ DJEPIT--PERTEJ DETIT
E 'kish pas thirre burri t'shoqen:
--Oj grue , ku je?
--Jam pertej djepit.
--Pertej djepit , pertej detit.
KUSH KA KORRE?--NUSJA
Ish kane ni zotni e kish pas toke shum.Kish pas shti argat
n'are me korre grune , e ner ta ishte edhe 'i nuse e shpis.Kah
akshami ish kan shkue zotnija te argat.Vetke zotnija tuj shkue
ares:
--Kush i ka korre qita rena kaq keq?
--Nusja,-- thojshin tjeret per me e pshtue veten se e dishin
qi nusja nuk flet.Shkojke ma larg zotnija e prap vetke:
--Kush i ka korre qeta rena kaq keq?
--Nusja,--ithojshin prap argat.
Kur u ba aksham e erdh vakti m'i marre hakun,zotnija tana
paret ja dha nuses.Argat i thane:
--Pse me ja dhane nuses tana paret?
--Prej fjalve t'juja po merret vesh qi nusja e paska korre
krejt aren.
E LUMJA , MORI E EJTE
Ni vajze ish kan hi ner vade (t'marteses).Kishte me u martue
t'ejten.Kur erdh koha , nja kater pes dite pa shkue , ja nisi
e po i njen dit:
--E hane , e marte , lumja mori e ejte.
T'merkuren e kapercei , e harroi pej qejfit e pej ngutes me
shkue sa ma perpara te burri.(ktu ni her jane martue t'ejteve).
ZJARMI I ZHABARIT
Ish kane shku njani musafir n'Zhabar t'Eper.Aty ku bjen n'konak
, i gjane edhe do musafir tjere.Ish kane dimen e f'toft i
madh.Zhabari s'kan dru shum e e kane zakon mos me e kalle
shum kaftorin.Ky musafiri qi shkoi vetun , kish pas nirthe.Me
i than t'zotit shpis:"Kalle kaftorin ma shum!,s'kish
pas mujte se i kish pas ardhe marre".Po dikur s'ju durue
e foli:
--Valla , more burra , me e dijte qi asht edhe zjarmi i xhehnemit
si zjarmi i Zhabarit , tybe gja s'kisha lane pa ba.
FEMIJA MUND TI PERGJAS EDHE RROGTARIT
Tuj ba muhabet n'shoqni i thane njanit;
--Djali yt i ka ga' rrogtarit.
K'ti edhe ju ba merak.U idhnue.Shkoi n'shpi e po i thot t'shoqes:
--Oj grue , po m'thone hallki:"Djali yt i ka ga rroktarit".
Grueja edhe ja priti:
--He njeri , pse po bahesh budall e po i ngone hallkin.F'mija
i gajne dajve shtat sahat rruge larg , e s'po i gajne rrogtarit
qi a kane n'shpi.
A HIHET NE KET UJE
Ish kane njani tuj ba udhe.Ja mrrini tu ni uj , e zatetet
ni coban stomit t'ujit.E kish menen me dale n'at ana ujit.E
veti cobanin:
--O coban , a hihet n'qet uj?
--Po.
Ujt ish kone koxha i felle.E merr drumtarin e e con nja 'izet-tridhet
metra teposhte.Dikur drumtari mezi qi duel.U k'thue te cobani
e i tha:
--Pse , bre coban , ke tuj m'marre n'qafe e nuk m'kallxove
t'drejten?.Gati u myta.
--Ti nuk m'pvete a dilet , po a hihet n'qit uj.Me hi a kollaj
, po me dal a zamet.Duhet me vete a dilet e jo a hihet.
TUPANI I LETRES
Ish kane ni deputet e merr udhtim.E teshi n'rruge ni njeri
me ni tupan t'letres.E p'veti:
--Cka asht ky?
--Ky asht tupan pej letre , me i ra kur naj deputet t'ban
xhymertllek.
--Po ky ckyhet , more
--S'e di , se kurr s'm'ka ba vaki me i ra deri sod.
GEZIM MA T'MADH?--KUR JAM MARTUE VETE
Bajram Haliti e kish pas martue djalin.Kur shkojne shoket
me ja ba per hajr , i thone:
--Per hajr , Bajram Haliti qi e martove djalin!
--Hajer paqi!
I thone:
--A ki pas gzim ma t'madh n'ymer tan se sot qi pe marton djalin?
--Po , qysh jo.
--Kur?
--Kur jam martue vete.
KUSH PO HIN ANDEJ?
E veten ni babe:
--Qysh pe e qon me k'ta t'rit?
--Birinxhi.
--A po t'ngojne?
--Kush po hin anej!SA FEMIJE I KE?
E d'veti ni grue njanin:
--Sa thmi i ke?
--Pese.
--Po m'dhimesh.Sa t'jete thmija i vogel , ta hane kashaten
e gojes , kur t'rriten , ti hane mushknit.
NUK TE NJEH KUSH A JE GJALLE
Ish kane ni katunar i thjeshte , po menen e madhe.N'bramje
shkon te shpija e a ungje e po rrin mazun.E shoqja e k'thei
darken edhe e thirri me hanger.
--He , moj grue , nuk e din ti cfare derti kam une.S'muj me
hanger buke.
--E cfare derti ki , njeri?
--A dek filan bajraktari;filan aga e filan parija e m'ka mete
fisi n'krye.
Greja priti e i tha:
--Hajde njeri e ha buke , se s'tnjeh kush qi je gjalle , se
vec taksirati i ktyne thmive me m'i lane unet , qi t'ka hype
menja e madhe , se kush s't'nje.
QITEM MOTER TA LAJ FTYREN
Shkoi njani te motra e vet e martueme e nejti rrum dy muej
pa luejte hic.E kish gjet mire aty;me punu s'punojke e miku
i bajke muhabet boll.Ma s'mrami miqt nisen me u merzite,po
s'kishin qysh me i thane me u cue.Edhe motres nuk i vike mire
qi po rrin vllau aq shume.Ni dit natje i tha vllau motres:
--Qitem uj , moter , t'e laj ftyren.
--Uh , vlla--i tha motra.---Cfare ftyre po do me la!?.Ti me
pas ftyre, shkon te shpija jote.
QAFA E PULES ME PELQEN MA SHUM
E kishin pas vet njanin:
--Cili mish i pules asht ma i miri?
--Mishi i qafes asht ma i miri,--ja kthei ai.
--Qysh more, mishi i qafes ma i miri?.--nisen me ba hajgare
ata qi e kishin vete.
--Per mue asht ma i mire mishi i qafes se dajma kam hanger
qafa t'pulave e mish tjeter i pules s'm'ka ra kurr hise.
KUSH NUK DIN PER VEHTE NUK DIN PER KERKEND
Niset me shkue njani n'sheher.E mushi ni thes me drith.N'njanen
ane e qet at thes n'kali e n'tjetren ane e qet ni cung.Cungun
e ban barre.E teshe ni njeri n'udhe.I thot ai njeri:
--Cka ke ba kshtu?
--Qe valla,e ngarkova qet cung me e ba barre.
--A ki tjeter thes me veti?
--Po kam.--Edhe ja dha thesin e shprazt.
E shkarkuen kalin,e dane drithin n'dy thas e ja ngarkoi e
ja bani t'dy thaset barre,e cungun e la n'toke.E i tha:
--A asht ma mire tash?
--Po valla.
--Une--tha-- s'di per vedi se , me m'sue hallk di.
--A s'din per vedi?-- i tha i zoti i kalit.--Nale ta ngarkoj
prap cungun si e pata se, ti qi s'di per vedi, s'di per kerkan
e s'm'ban hajr as mue.
DIJA E ZBULUEME DHE E PAZBULUEME
Ish kan dale ni njeri me shetit.Shkon teri n'stom
t'detit.Aty ish kane ni peme e madhe.N'at peme ni shpen i
bardhe.Ai shpen e kish pas ni pike uje n'kaqep.Ky njeri quditet
shka ish ajo peme aty e ai zog me ni pike uje n'kaqep.Kah
kthehet n'kujtim,teshet n'ni plak t'mrrine.E veti plaku:
--Cka ki qi je kshtu menueshëm,more bir?
Ai u pergjegj:
--Kshtu e kshtu e pashe ni pemë n'stom t'detit e ni zog
n'pemë me ni pike uje n'kaqep.S'po di se cka do me thane
kjo pune.
--Po t'kallzon plaku--i tha i mrrini.--Pema n'stom t'detit
asht dyjeja.Shpeni n'peme asht insani.Pika e ujit n'kaqep
t'shpenit asht dija sa kan mrri njerzit,e ata ujt tjeter t'detit
asht dija e pazbulueme.
KUR QESHET DITUNIA?(IRONIKISHT)
Dijen e kishin vete:
--A kesh naj here n'ymer tan?
--Po,--kish than dija--une keshi (kuptohet:ironikisht) n'ymer
tem tri here:kur i madhi nuk ja din t'voglit,kur i forti nuk
ja din t'ligit edhe plaku kur nuk ja din t'riut.
I CELSHA VESHET E I MSHELSHA SYTE
Ish kan shku Brahim Uka i Dobrodolit te Rraci i Siqeves,e
thojke:
--Kur shkova te Rraci,i celshna syte e i mshelsha veshet,--se
Rraci ish zingjin,po meshkuj t'muhabetit s'kish pase,krejt
do t'shnosh.
--Kur shkojsha te Tahir Hasani i Kijeves , i mshelsa syte
e i celsha veshet se hem jan kan t'fort pej takati e hem kan
pase burra t'meçem (Ramadan Shabani) .
PAK TLYNE,PAK DUHAN
Nifare Shaba ' Dema i Vuqines e kish pas pi duhanin shum.Djemt
ishin kan pas menue me ja hjek duhanin e po i thone ni dite:
--Ish.kallaj, bre babe, me e lane duhanin.Na ka kallxue dikush.
--Qysh , bre bir?
--Me e hanger ka 'i luge tlyne sabale.
Plaku s'kish pas qef me e lane krejt.Po u thot t'bijve:
--Jo,bre bir,s'un e kini marre vesh mire.Kan thane:Pak tlyne
e pak duhan!
SHKA DUHET PER YFTAR
Kishin pas shkue dy vete n'shpi t'Tahir Berishes.Po bajne
llaf shka duhet per yftar.Foli njani:
--Per yftar duhet pogaqe,voe t'perzhitne.petlla,djath t'njome.
Tjetri tha:
--Duhet me pase edhe hurme,fiq.portokalla.
I thane Tahirit:
--Ti ,Tahir, ke qef me pase per yftar ni sheke kallamoq (se
kujtojshin qi Tahiri s'din gja, se ish kan bjeshkatar).---Tahiri
tha:
---Tana kto po i ngjehni ju per yftar.Yftar e nreqin ma shume
gjinja.Gjin duhet me pase per yftar.
RAHMET PASTE KUSH E KA GJETE MISHIN E PASULIN.
Njani kish shkue n'mal per dru.Gjith diten nejti pa buke.Edhe
e lagu shiu.Kah u kthye ,po thot me vedi:"Ishalla e gja
' ni pasul per darke".Kur i pruni drute tu shpija, u
shtrue darka.Bacica kish shti pasul , edhe me mish.Kur e pa
ky pasulin me mish u gzue.Hanger shum.Piu edhe i'gote uje,
e dhezi ni cigare e tha:
--Zoti zhdrypte rahmet n'shpirtin e ati qi i ka ra n'men me
i bashkue mish edhe pasul bashke.Pasuli jemek n'veti, e mishi
kapaki i t'tanave,a ka si bahet ma mire!
FALLI I TE VORFUNIT
Ish kan njani fukara.Shkon tu falltori e i thot:
--Allahile, a po m'qet fall?
--Per cka po do me t'qit fall?
--E kam jeten e keqe e jam fukara i madh.Pa kqyr, a kam m'u
ba najhere zingin i madh?
Falltori zu m'i qit fall me pasula.Ikqyri sa i kqyri , e dikur
tha:
Edhe tri vjet qishtu e ke fatin.
--Po masanej?--e veti fukaraja.
--Masanej m'sohesh s't'duhet ma mire.
GJYGYMI I ÇAJIT
Shkon njani n'Shtime.P'e shef njanin qi kish ra n'fukarallik
e i kish qite m'e shitë gjygymin e çajit,e kishte
pas shite edhe token , e tash e kish qite me e shite edhe
gjygymin .Po flet ky qi kish pas shkue n'Shtime.
--A po e shet gjygymin a?
---Po ,po e shes.
E kqyri gjygymin e i tha:
--I mir tuk'a , po i vogel a ?
--Po t'doket i vogel , po i vogel s'a,dymdhet hektere toke
m'i ka hanger.
A S'I KENI DY VEGSHA
Njanit i erdh mysafir ni jaran i madh.E kish menen me i ba
muhabet e ja veti qefin.
--A don me t'shti mish e lakna a mish e pasul per darke?
--Pse jaran, a s'i keni dy vegsha a ?
UNE PO E THEJ QAFEN N'BOSTAN
Ni zot shpije jau dajke punet mashkujve t'shpis nadje.Gjithhere
punet ma t'lehta per veti i dajke.Ni dit po u thot:
--Ti ke me shku me berre, e ti shko n'mulli , ju dy shkoni
n'are e une po shkoj e po e thej qafen n'bostan.
BINI JU SHEHADET
Ni i Drenovcit kish ba me deke.Robt e shpise po i thone:
--Bjer shehadet, babe!
--Bini ju shehadet se mue m'rrou dreqi.
U NIS PER MEVLYD E DUEL SURLE E TUPAN
Qohet Lima Kelmendi e e thrret hoxhen m'e knue ni mevlud.Nuk
vjen hoxha se i dele ni deke a pune.Ja con zoti tupanxhine
e surlaxhine qi i kish zane nata e shkojne me bujte te Lima
Kelmendi n'Balince.I shtin mrena Limani e ua shtron darken.Mas
darke i shtine djemt e shpis mysafirt me i ra tupanit e surles.Ja
filluen kta e po bajne gjymysh . Limani u ba n'qef e kish
pas fole:
--Kalleni,kalleni e bani gjymysh!.E kam pas nise per mevlud
e m'duel surle e tupan.
KËMBËT HEQIN PËR KRYE BUDALLË
Niset njani pej shpije per ni pune.N'ven qi me sose pune shpejt
e me i ra shkurt nget gjith diten posht'e perpjete e gja s'un
n'req.E nxe akshami n'ni katun.Bjen n'konak te ni mik i veti.Kur
merr m'i shtrue miku me ra mas darke,ja shtroi dyshekun edhe
ja qet jastakun.Ky muer e ra.Kamet i qiti n'jastik e kryet
n'fun t'dyshekut.Miku po i thot:
--O mik, per s'mrapshti je ra se kryet duhet m'e qite n'jastik
e jo kamet.
--Jo,bre mik, se mir jam ra,--ju pergjegj musafiri--se kamet
hekin per krye budalle.Gjith diten kamet kan heke per k'ta
krye budall e tash kamet ne t'pushojne rahat n'jastik e jo
kryet, se s'e meriton.urat Rudit
ANEGDOTA-MESELE
Shënim: Per hire te origjinalitetit dhe mos humbjes
së kuptimit dhe porosis që i gjejmë te anegdotat
apo te njohura në popull si MESELE ose BISEDA ME RROTULLA
do ti tregojmë mu në atë mënyrë se
si janë interpretuar nga vetë ata që i kanë
treguar ose që janë ruajtur gjenerat pas gjenerate,deri
ne ditët e sotme.
I GJALLI RRUDHET PAK
-Shkoi ni katunar me e ble ni jargan.Edhe e lypi ni
jargan ma tmadhin.Dugajxhija ja qiti njå,po skish
pas jargana shum tgatë.Katunari u shtri ndugajë
edhe u mlue me jargan,po i metën kamët pak përjashta.Tha:
-Kanka i shkurtë.
-A e do për tgjallë a për tdekun,-i
tha dugajxhija.
-Për tgjallë ,-i tha katunari.
Dugajxhija i ra shtagë kamëve.Katunari i rrudhi
kamët e jargani ja mloi.Atherë dugajxhija
i tha:
.Qe vlla,taman e ke jarganin se i gjalli rrudhet pak.
BOLL MA....
Ish kanë ni katunar e e përziu drithin me dhe për
me i ardhë ma i rånë e e con nmagaze
me e shitë.Magazinjeri ish kånë njeri i drejtë.E
kqyr drithin edhe e på tpërziem me dhe.Spo
i thot:Pse e ki tpërziem me dhe,po
po e vetë:
-Sa vjet i ki?
-Gjashtdhejt.
-Boll ma,-i tha magazinjeri-hiq dorë prej ktyne seneve
se vakti å.
QITMA, ZOT,NJI KALË
Ish kanë ni drumtar kah shkon vetun për shehër.Dikur
po e sheh ni përpjeze e po thot:
-Qitma,zot,ni kali e tkapërcej qeket përpeze
teri nqat kodër se jam lodhë e kputë.Nuk
shkon nja pesdhjet hapa e zatetet nni zabit tmretit.Zabitit
i kish pjellë atkija.Mazi i vogël nuk mujke me ecë
e zabiti me pritë skish vakt.Kur e pa zabiti drumtarin,i
tha:
-Paja kå!-Drumtari ju afrue.
-Kape ket maz,qite nshpinë se spo munet me
ecë e qitma nkodër.
-Vallahi jam lodh e smuj.-i tha drumtari.
Zabiti ja qiti alltin,ja drejtoi e i tha:
-Kape mazin qite nshpin se tvrava.
Spat cka me ba drumtari,e ngarkoi mazin nshpinë.Po
i ngjitet kodrës përpjetë me gjith maz
e po flet me vedi:
-Hej more zot,une tthash:Qitma i kali ti
hipi nshpin e tdal nkodër,se
jo me mhipë mue kali nshpinë e me
qitë une kalin nkodër.
DO TU TRGOJ TGJITHËVE...
I kish pas thanë njani ni shoqit tvet:
-Po tkallxoj dishka nbesë,po ti kurkuj mos
i kallxo.
Ai tjetri i tha:
-Besa do ti kallxoj ttanve.Masi spo mun
e ruen ti at fjalë,kah ta ruej une?
PËR FYTYRË--- KATËR LIRA
-Nkohë tvjetra, gjaku për fytyrë
ish kånë katër lira;gjaku i burrit dymdhet
lira,e varra sakat gjashtë lira.
Shkon njåni te ni plak edhe e vet:
-Qysh båhet kjo punë , qi varra i ka gjashtë
lira e fytyra katër lira?
-Fytyra nuk lahet me pare,-ja kthei plaki.-Ai qi nuk don me
hupë ftyrën e vet,për tå åsht pishtoli.Ai
qi nuk ka dert për fytyrë e do mi marr paret,boll
i ka katër lira.
ME MI DIJTË TË ZEZAT QË I KAM...
E muerën nusen nni katun.Shkuen gra e qika me e
pa.Nusja ish kanë e zezë nfytyrë.Njana
prej grave tha:
-Mashalla,mashalla,mori nuse po e zeza qi kanke!
-He mori gra,-tha nusja-me i dijtë ju tzezat qi
i kam une mrapa,kurgja nuk jam e zezë nfytyrë.
MBRETIT JA CELTË ZOTI SYTË E ZEMRËS
Ke ni hallë plakë.E pat ni djalë edhe renë
e vet.Djali ish kan shkue ni ditë npazar.Kur erdh
pej pazarit,pe vetë e ama:
-Bir, a mun erdhe?
-Erdha nanë.
-A kish naj haber,a njeve naj sen?
Djali deshti mu mahitë pak me nanën për
dashtnim e i tha:
-He mori nanë,ni urdhën qi e kish qit mreti,vejushk
kun mos me lanë,vec tana me e marr ka ni burrë.Treja
e plaka,jashta me pasë ni dham ngojë,ska
care pa u martue.
Halla e shtini gishtin ngojë e po kqyr mos e ka
naj dham.
-He, more bir,-tha plaka-ja zgjat jetën zoti mretit shumë
se po deshka me sunue mirë.
Reja ish kanë nmagje tuj e sitë miellin.Keshi
ho-ho-ho,se pe merr vesh qi djali po mahitet.Halla i
tha:
-Ndash ban ho-ho-ho,ndash hi-hi-hi,shka å
folë,ka mu ba.Mretit ja celtë zoti syt e zemrës.
TRE VJET TË KAM LAVDUE
E kish pas marrë ni plak ni grue për djalë
tvet.Reja i kish pa bå hyzmet shumë plakut
rrum tre vjet.Plaku tre vjet e kish pa livdue renë nka
ish zatetë,kur kish pas shkue nëpër miq: »Ni
re qi e kam marrë une,kush se ka nket rrethinë ».
Mas tri vjete reja spo i ban hyzmet e as spo e
ngon.Plaku ni ditë po i thotë:
-Hej moj bi,shum nzor jam ra une tash.Tri vjet tkum
livdue e , tash tri vjet mduhet me tkesh për
me jau mush menen hallkut qi sasht qashtu aysh kam thanë.
SKE MBETË AS PËR TE SHPIA
Ish kanë ni njeri e kërkojke shumë nëpër
miq e dostllarë.Kur vike te shpija i lodhun,i thojke
grues:
-E moj grue,sjam mbet ma me dal kund.
Grueja ni ditë su durue e i tha:
-He,more njeri,ti sje mbetë besa as për te
shpija (se spo ta sheh kush hajrin).
TË KA HUPË EDHE LAMSHI
Njani si kish pas punët kurrqysh.Po u ankohet disa
dostllarve tvet:
-Mka hupë fija.
Ata dostllarët ja dijshin punët mirë e i thanë:
-Shka bahet qi tka hupë edhe lamshi,se për
fije kallaj bahet!
KUR PO MË KUJTOHET DAJA....
E kish pasë njani dajën e keq.Kish pas thanë:
-Kur po e kujtoj dajën,edhe nana po mmërzitet.
HAJNAT EDHE BORXHLIJT KRYET E MBAJNË ULËT
Kur ish kanë Shemsi pasha nMitrovicë,ishin
kan vjedh dugajët natën shumë.Disa prej shehrit
shkojnë e i thonë pashës:
-Cka u ba kjo punë si na fikën hajnat?Me na i gjetë
hajnat!
-Bre burra,-u tha Shemsi pasha,-une i kisha gjetë hajnat
npikë dite,po mu kan përzie me borxhlijt
e spo mij i daj.
-Qysh kshttu përzihen hajnat me borxhlit?
-Se si borxhlija qi shkon me krye ulët e tuj u tutë
se mos pe e zatet borxhlin e vet e nuk ka me ja pague paret,ashtu
edhe hajni shkon me krye tulët prej tute mos pe
ngjeh nakush qi asht hajn , edhe e kapin.
BINI JU SHAHADET
-Ni i Drenovcit kish bå me dekë.Robt e shpis po
i thonë:
-Bjer shehadet,babë!
-Bini ju shehadet se mue mrrou dreqi.
U NIS PËR MEVLYD E DUEK SURLE E TUPAN
Cohet Lima Kelmendi e e thrret hoxhën me knue
ni mevlyd.Nuk vjen hoxha se i del ni dek a punë.Ja con
zoti tupanxhinë e surlaxhinë qi i kish zanë
nata e shkojnë me bujtë te Lima Kelmendi nBalincë-I
shtinë mrena Limani e u shtron darkën.Mas darke
i shtinë djemt e shpisë musafirt me i ra tupanit
e surles.Ja fillojnë kta e po båjnë gjymysh.Limani
u ba nqef e kish pas folë:
-Kalleni,kalleni e bani gjymysh!E kam pas nisë për
mevlyd e mduel surle e tupan.
MUHABETI I GOJËS
Njani po thot:
-Thonë hallku se ata qi kërkojnë (shëtisin),shkojnë
vec me hangër.E une jo,nuk shkoj me hangër,po due
me pasë muhabet tgojës.
Tjetri ja priti:
-Krejt njå asht bre jaran.Muhabeti i gojës åsht
buka.
GJYGYMI I QAJIT
Shkon njani nShtimle.Pe shef njanin qi kish ra
nfukarallak e e kish qitë me shitë gjygymin
e qajit.E kishte pas shitë edhe tokën,e tash ekish
qitë me e shitë edhe gjygimin.Po flet ky qi kish
pas shkue nShtimle.
-A po e shet gjygimin a ?
-Po,po e shes.
E kshyri gjygymin e i tha:
-I mirë tuk å,po i vogël å.
.Po tdoket i vogël,po i vogël så.Dymdhet
hektarë tokë mi ka hangër.
MERRJAU BUKËN SE E HARROJNË DJATHIN
Ni zot shpije,kur shkoi tu shpija,po i nien tu kajtë
fmit.E thrret tshoqen e i thot:
-Oj grue,cka kanë fmija qi po kajnë?
-U kam dhanë bukë e tash po lypin edhe djath.
-Merrjau bukën se e harrojnë djathin.
HERË PO MA KANDA,HERË SPO MA KANDA
Ish kanë ni njeri,e katuni e kish marrë si njeri
jo shumë të gdhenun.
Kishin marrë e e kishin pre nji pjepën e ni kungull
e ja kishin përzie nni sahan.Ja kishin dhanë
me hangër.
Ky edhe ja nis me hangër.Kur e vetën:
-Kadri,qysh po tduket,a po ta kana?
Ky ju përgjegj:
-Herë po ma kana,herë spo ma kana.
FALLI I TË VORFUNIT
Ish kanë njani fukara.Shkon tu falltori e i thot:
-Allahile,a po mqet fall?
-Për cka po do me tqitë fall?
-E kam jetën e keqe e jam fukara i madh.Pa kqyr,a ka
mu ba najherë zingjin i madh?
Falltori zu mi qitë fall me pasula.I kqyri sa i
kqyri,e dikur i tha:
-Edhe tri vjet qishtu e kie fatin.
-Po masanej?-e veti fukaraja
-Masanej msohesh,stduhet ma mirë.
LE TA DIJË SHPIRTI SHKA PO HAN
I tha djali nanës:
-Oj nanë,qitna dishka për drekë!
Ishin kanë fukara tkputun.Po i thot nana:
-Ska nana me shka me ta qit drekën.
Dikur i ra nmen e i tha tbirit:
-A ta qes ni hithnik?
-Mirë,nanë,qite.
Nana e kish pas soll ni voe nmagje.Po e vetë prap
tbirin:
-A tja qes krejt voen hithnikit a sall gjysën?
-O krejt qitja,nanë bre,le ta din shpirti shka po han!
DERI SA TË MBËRRIJMË ATJE,PIQET MOLLA
Ishin kan shkue me prashitë do argat tu njani.Kur ja
nisën,po i thotë i zoti i arës njanit argat:
-A po del ti, mixha Adem,me i pri renit si i parë?(si
renatar,e tjerët me shkue mas)
-Po dal,po ku i nalni renat?
-Tu qajo mollë,-ia kthehi i zoti i arës.
Mixha Adem e kqyri mollën.Ish kanë molla shumë
larg,e kti spo ja merr menja qi mun me mrri deri
atje.
-A gjithherë i coni renat deri tu molla a?
-Po,gjithherë deri qaty.
-Ani mirë,-tha mixha Adem.-Tekteri te cojmë
renin te molla,piqet edhe molla e ulmi aty nën hije e
hamë molla.
POROSIA E LOPËS SË VETME
Ish kan i plak fukara e kish pasë ni lopë.Dit
prej ditsh i cofi lopa.Fukaraja u qu natje,e pa lopën
e coftëe pej mërzie duel noborr e po enet.Kryet
e kish ungjë.Kojshija i vet e pveti:
-A mun u cove, o mixhë?
-Po u cova.A mun u cuet ju?-e pveti fukaraja.
-Po u cuem,-ja kthei kojshija,-po mu ba ni dam i madh sonte.
Po cfarë dami?-e pveti plaku
Kum pas nji mushterrë-Natën ish ra nkanop
e ish cofë për gazep.
-Hë,e jemja mka cofë mirë,tu folë
e tu lanë amanet me gojë:Unë cofa,po
ty ta thava gojën e ske me pa ma dit tmirë
mas tashit.
-Cka tbajmë qi ska kush na i rjep,-i tha
kojshia.
-Hë,bre vlla,-ja kthei plaku fukara,-sjam msue
me i mjelë,se me i rjep ja kam zanat.
RENDIN JA DI POR.....
Ish kanë njani e e kish pas zakon,kur i shkojke naj mysafir,e
dhezke zarmin,i shtike gjygym e xhezve nzjerm,i nxirrke
filxhanat,u ungjke ngat oxhakut e u thojke mysafirëve:
-More miq,renin e di qysh duhet,po cka ti baj qi spo
kam kafe e shiqer me ju qitë ka i kafe.
SI KAM QENË E SI U BANA
Ish kan ni burrë qi kish pas qef mu livdue.Kur
ish kan plakë,i kish pas thanë ni ditë tshoqes:
-Valla,mori grue,qysh jam kan i zoti,kur jam kan i ri,e tash
qi u plaka,jam ba me u vajtue.
Valla bre njeri,npac qef po tvajtoj,ja priti e
shoqja.
Besa vajtom se un po tngoj.-Edhe u shtri-
E sjoqja,tu kryet,ja nisi e pe vajton:
Njeri ,o njeri!Kur je kan i ri se ke pas shoqin!
Thijshëm sikur ti nuk ka pasë!
Sahatin si ti kush se ka pasë!
Cigaren e sermit si ti kush se ka pasë!
Pushkën si tanën kush se ka pasë!
Atin tshalës sikur ti kush se ka pasë!
Kullën sikur tanën kush se ka pasë!
Pleqnar sikur ti kurkun nuk ka pasë!
Burri tu ingue kto fjalë,u përmallue edhe
po kanë.E shoqja po i thotë:
-Shuej njeri.cka ke qi po kanë për sene thueja
se,pasha zotin asnjo kto tuajat nuk janë,vec i
marova me ta ba qefin.
NUK TË NJEH KUSH A JE GJALLË
Ish kanë ni katunar i thjeshtë,po menën e madhe.Npramje
shkon tu shpija e å ungjë e po rrin mazun.
E shoqja e kthei darkën edhe e thirri me hangër.
-He,moj grue,nuk e din ti cfarë derti kam une.Smuj
me hangër bukë.
-Cfarë derti ki,njeri?
-A dekë filan bajraktari;filan agë e filan parija
e mka metë fisi nkrye.
Grueja,priti e i tha:
-Hajde njeri e ha bukë,se stnjeh kush qi je gjallë,se
vec taksirati i ktyne thmive me mi lanë unët,
qi tka hypë menja e madhe,se kush stnjeh.
SA FËMIJË I KE ?
E dveti ni grue njanin_
-Sa thmi i ke?
-Pesë.
-Po mdhimesh.Sa tjetë thmija e vogjël,ta
hanë kafshatën e gojës,kur trriten,ti
hanë mushknit.
DJALI PËRTAC
Ni babë i kish pasë dy djemë:imadhi,Hamza,edhe
i vogli,Hasani.I tha plaku i mbramje djalit tvogël:
-Qitma,Hasan i gotë uj.
Hasani ish kanë lodhshëm.Bani kishe spo nin
e sluejti venit.
-Uh,bre babë!-ja priti djali i madh Hamza,-po ti e di
mirë qi sa hajri i Hasanit.
Qohu vetë e pi uj,e qitma edhe mue i gotë.
GRAHI PUNËS E MOS U LUT
Ni i likofcas e kish pas vetë hoxhën:
-Hoxhë efeni,a asht gjynah me u lutë:Ishalla
bjen shi?
-Me kanë tuj pre tulla,po gjyna asht.
-Po me thanë:Ishalla sbjen shi!?
-Kur asht bashqja ntertik me u tha , gjynah asht me
u lutë Ishalla sbhen!
-E cka me ba pra?
-Grahi punës e mos u lut,as Ishalla sbje,e
as Ishalla bje.
SA PLEQ I KA KALI I SHALËS E SA MAGARI
E pvetën Abaz Zenunin e Gjocajve(Junik):
-Sa pleq i ka kali i shalës e sa pleq i ka magari!?
-Magari-tha Abazi-i ka gjashtë pleq.Kali i shalës
i ka tre pleq.
-Qysh kshtu,qi kali i shalës i ban ni milun dinar e magari
nuk i ban as sa gjysma e tij?
-Po,po ju kallxoj.Kali ishalës åsht sall për
nji njeri.Shpija sja sheh hajrin hic.
Sall ni njeri i vetum enet me të.Magari i ka gjashtë
pleq,se ai i bån hyzmet krejt shpisë e krejt robt
e shfrytëzojnë.
DEMELIN E KAM NVEN JASTAKU
Dreqin,niher e kishin pas vetë:
-A flen najherë?
-Po-tha dreqi.
-Po shka shtjen nër krye,nven jastaku?
-Demelin e kam nven jastaku-tha.
KU PO DOJKE ME HI RROKTAR?
Ni i krajkovas ish kanë djalë hasreti,fukara dhe
tepër demel.Edhe qato gjå shka i kish,pritojke
me i rue.
Ni ditë del edhe e gjån
ni fukara edhe ma tkëputse vetë e po
ithotë:
-Hajde te na,vete nanën e nashta tpaguen si rroktar,me
na i rue gjanë!
Shkon fukaraja,thrret te dyert e del halla.Ky po i thotë:
-Djali yt mka que te ti me hi rroktar,me jau rue lopët.
Halla e veti:
-E djali jem ku po dojke me hi rroktar e me ta pague ty hakun?
ÇKA DUHET PËR YFTAR
Kishin pasë shkue dy vetë nshpi tTahir
Berishës.Po bajnë llaf shka duhet për yftar.Foli
njani:
-Për yftarë duhet pogacë,voe tpërzhitme,petlla,djath
tnjomë...
Tjetri tha:
-Duhet me pasë edhe hurme,fiq,portokalla.
I thanë Tahirit:
-Ti,Tahir,ke qef me pasë për yftar ni shekë
kallamoq(se kujtojshin qi Tahiri sdin gjå,se ish
kanë bjeshkatar).-Tahiri tha:
-Tana kto po i ngjehni ju për yftar.Yftarin e nreqin
ma shumë gjinja.Gjin duhet me pasë për yftar.
A PËR MUE A PËR QITA MUSAFIRË?
Xhemë Lutanit i kish pas shkue njani nkonak.Musafiri
i kish pasë fjalët e shtira.
Meniherë nisi e u ngatrrue nfjalë me musafirët
tjerë,si i gjet aty.Llaf-llaf,i tha Xhemës:
-Mu kanë pasë qarrue sytë me tpa.
-Spi di-i tha Xhema-a tu kanë pasë
qarrue sytë me mpa mue,a me hangër me qita
musafirë!?
QEHRJA NUK HAHET
Bån darsëm Kadri Morina i Sverkës tGashit.Kur
shtrohet darka,i vllai,Laha,po i thotë:
-Qehre,baba Kadri,se stkena ardhë me zor!
-Ha,more,mish e pite se qehrja shahet,-ja kthen Kadrija.
SA HERË TGZON MUSAFIRI?
-Or burra,-e veti odën e burrave njani.-Kur e sa herë
tgzon musafiri?
Njani prej tyne tha:
-Po,bre burrë po ttham-musafiri tgzon dy
herë.Ni herë kur vjen e ni herë kur shkon.
-Ja ke qillue-i thanë burrat.
A VINË MUSAFIRËT PËRIHERI A KA NJA KA NJA?
Ishte kanë njani;e kish pasë ni djalë ushtar.Ai
ushtari i kish pasë shokë nja pesqin vetë,ushtarë
edhe ata.
-Babë,-i tha tjatit nji ditë-na vinë
shokët e mi musafirë.
-A vinë përiheri a ka njå ka njå?Nardhshin
përiheri,pi presim kijet;narshin ka njå
ka njå,
po e lshojmë Decanin e dalim nCarrabreg,se sun
i presim.
PËR PESË DINARË E PRISH QEFIN E MYSAFIRËVE
Kish pasë thanë shehërlija:
-Katundari dy,tre mi dinarë harxhon me e ba darkën.Pë
mos me harxhue pesë dinarë gaz ma shumë,
ja ul fitilin llamës edhe e prish krejt qefin e mysafirëve.
MUSAFIRËVE U QITI GJELLË TQENIT
Ish kanë miqasue rrafshi khå me Malsi atje.Miqasi
e re.Ky mik khå me ata atje pale se qysh janë njoftë.
Po duen me shkue kta trrafshit te miqt nMalsi.
Malsori i kish pregaditë tåna tmirat-me bukë,me
djath,me mish e tjera sene,si asht adeti i pritjeve.
Kta tånët,nja tre mashqi,kur shkuen atjetu miqt,po
u qet i zoti shpisë kafe e duhan.
Kur kishte nevojë nojnjani me dalë përjashta
noborr,i zoti i shpisë,nderë e dvetke
kët qetrin:
Cka asht ky,cfarë burri åsht?(me u njoftë
ma mirë,me kanë miqasi e vjetër qi mos me ba
lazëm me dvetë).
-Ha-tha-qeni qi å ky.
Duel dikur edhe tjetri.Pveti i zoti i shpisë:
-Cfarë burri å ky?
-Qen i madh åsht.
Kur duel i treti,prap dveti edhe për tå.
-Cfarë burri å ky?
-Ha qen i keq å ky.
Shkon malsori e po i thotë baqicës:
-A di shka?Ato jemeke leji tgjitha aty e me marue
ni koritë tmadhe gjellë.
-Për kå?
-Për qata miqt.
-Marre,mori njeri;ikena pregaditë tåna senet.Mos
se po koritesh!Konaku yt ska bå kurr ashtu.
-Une po ttham vetëm koritën e qenit gjellë
me ma mushun edhe lugët me mi pru.
I zoti i shpis urdhnoi.Baqica ja bani gati.Kur e pruni nsofër:
-Urdhnoni-u tha musafirëve.
-Bre burrë i fortë na gjellë nuk hamë.
-Paj masi qi ishit qen...Ky mtha për kët shoqin
e vet:Qeni qi asht ky;ky tjetri mtha për
ket shoqin:
Qeni i madh asht,e ky i treti mtha për
ket shoqin tjetër:Qen i keq å ky.
Masi ishit të tret qen,edhe une u pregadita gjellë.
TËRSHANË NSOFËR PËR DARKË
Dy tdragobillas shkojnë musafirë te ni i Malishevës.
Kur del i pari nfun toborrit,i dyti po i thotë
konakxhisë.
-Ky shoqi jem å kali i madh,sdin me folë,po
ti mos ja vno roen.
-Si vjen i pari,del i dyti,e tash i pari po i thot konakxhisë:
-Mos ja vno fort roen kti shoqit tem se kurkun ska
ma kali se ky.
Kur erdh darka,konakxhija ju qiti nsofër ni shoshë
tërshanë.
-Cka po donë me kta tërshanë?-veti njani pej
musafirëve.
-Paj sa mujta me marrë vesh,ju të dytë kaki
kual.
E na yshym ma tmirë për kual se tërshanë,skemi,vec
hajde byrum!
MUSAFIRI NALET NTRI TURLI
Musafiri nalet ntri turli:malsorqe,drenicakqe dhe kosovarce.
Malsorqe nalet kshtu:Vallah bilah,edhe me pasë
krahë,pej ktuhit sun del sonte!
Ja mshel derën,ja mshefë opangat edhe dy duert
ja vnon ngjyks edhe e rrxon nshtrat e se
le me luejtë.
Drenicakqe:Vallah,pas drejtë me tkallxue,pak
qi i ki senet e renet me nejtë,
qefin ma maron!edhe se ngushton ma shumë,po e len
me derë qelë.
Rrafshi i Kosovës e kanë adet masi tpërcjellin,tqesin
jashtë e tthonë:
udha e marë! e shkon disa hapa larg tij,tthonë:Vyti
me nejtë,bre,sonte.
DIJA E ZBULUEME DHE E PAZBULUEME
Ish kanë dalë ni njeri me shetit.Shkon deri nstom
detit.
Aty ish kanë ni pemë e madhe.Nat pemë
ni shpen i bardhë.Ai shpen e kish pas ni pikë ujë
nkaqep.
Ky njeri cuditet shka ish ajo pemë aty e ai zog me ni
pikë ujë nkaqep.
Kah kthehet,nkujtim,teshet nni plak tmrrinë.E
veti plaku:
-Cka ki qi je kshtu menueshëm,more bir?
Ai u përgjegj:
-Kshtu e kshtu e pashë ni pemë nstom tdetit
e ni zog npemë me ni pikë ujë nkaqep.
Spo di se cka domethanë kjo punë.
-Po tkallxon plaku.i tha i mrrini.
-Pema nstom åsht dyjeja.Shpeni npemë
åsht insani-
Pika e ujit nkaqep tshpenit åsht dija sa
kan mrri njerzit,e ata ujt tjetër tdetit åsht
dija e pazbulueme.
KAN E KA NJERI MA TË NGAT?
Ish kanë ni tubim.Nat tubim ish kan qillu edhe
Xhemajl Obrija.E vet aty njani:
-Xhemajl aga,du me ma da nji punë.
-Ta daj,ndijsha.
-Po,po,munesh...Kan e ka njeri ma tngatë njetë?
-Ma tngatin njetë njeri e ka ayå me
tcilin munet me umarrë vesh me dy fjalë,-ja
ktheu meniher Xhemajli.
NSITË E NSHOSHË
Ishin kan tu udhtue n ishkolluem e ni fukara.Fukaraja po i
thot tshkolluemit:
-Edhe zoti po punojka me pajë ,bre burrë.
-Pse bre?
-Qysh more pse?Ty tka falë kaq tmecëm
e mue jo sukur ty.
-Jo,bre burrë,zoti,kur na ka falë,na ka falë
barabar si mue si ti,
po une i kam tqitne nsitë e nshoshë
ment e ti i ke lanë aty ku ti ka falë zoti.
I MECMI JA LSHON UDHËN BUDALLËS
E veti djali babën e vet:
-Babë,mu kapë dy gjin tmecum nër veti,shka
bahet?
-Jo,-i tha baba djalit-ska rrezik,se gjinja e mecun
e zgjidhin punën si duhet vetë.
-Po mu kapë budalla me tmecmin,shka bahet?
-As aty ska rrezik,se i mecmi ja lshon rudhën budallës.
-Po,mu kapë dy budallë nër veti,shka me ba?
Atherë i tha baba djalit:
-Mus qillofsha aty.
GJINJA SHKOJNË MAS GJINE
Bajram Halitin e kishin pasë vetë:
-A shkon oda mas gjine,a gjinja mas ode?
-As nuk shkon oda mas gjine,as gjinja mas ode,po gjinja shkojnë
mas gjine-tha Bajrami.
NU KRYMTË KRYPA PJELL EDHE MUSHKA
-Latif Matoshi i Gmicës shkoi niherë musafir nMoravë
tEpërme.Kur e kthyen darkën,
corba ish kanë pa krypë.I zoti i shpisë,kren
i Moravës tepërme,priti e foli:
-Bujrum Latif aga,mirë se ke ardhë e mirë se
tpru zoti,po dishka sivjet nav ka krrymë krypa
e spo dimë shka me i bå.
-Milne mushkën,e stërpikne krypën me tamël
tmushkës se kurr ma ska me ju krymë krypa-i
tha Latif aga.
-A ke ni nojherë qi pjell mushka,o Latif aga!?
-Paj,nu krymtë krypa,pjell edhe mushka,hej-ja kthei
Latif Matoshi i Gimcës,e ja msheli gojën krenit
tMoravës tEpërme.
A MA MIRË ME KANË I MECUM A I DISHËM
E dvetën niherë Mulla Sherifin:
-Lum hoxha,a må mirë å me kanë i mecum
a i dishëm?
-Jo,ma mirë å me kanë i mecum,se i dishëm,sebeb
qi i dishmi edhe qi din i punon do punë tpamecme,
e i mecmi edhe mos i dit do punë,i mson,e tana i punon
me men.
MILLNE EDHE URTËSINË
Ni i barilevas,nato ditë si dojke me dekë,i
thirri tbijt e po u thotë:
-A po millni edhe dicka nbahshqe,bre bir,vec ktyne
zarzavateve tjera,speca,patlixhana,lakna,purri....?
-Po babë,-i thanë djemt-cka tna thuesh ti.
-Millne,bre babë,edhe urtësinë,e vaditne nbramje
e sabah.
POROSIT E CAN BEKËS PARA SE ME DEKË
Can Beka pej Ratishi tGjakovës,me fis i Berishës,ish
kanë smuet për vdekje.U con fjalë nja katër-pesë
shokve tBerishës,shpi oxhaqe besa.
-Hajdni shihëm bashkë,se une jam tuj dekë.
E nien at fjalë;u cuen edhe shkuen me pa.Kur shkuen,Maxhun
Limani i Becit i ra sipri tuj kajtë.Ky ja vnoi dorën
ngjyks e i tha:
-Largohu,more,qanej.se nesër mkajnë gratë
boll.Une ju kam thirrë mu pa edhe me i folë
nja dy fjalë turta me ju.
Edhe u largue Maxhuni e u ungjën.I tha njani:
-Eh Caen Beka,kanke ma mirë.Ishalla ban edhe ma mirë!Ishalla
je ndorë tzotit e ta largo zoti ket
dhimtë!
-Paci faqen e bardhë,ore shokë,-tha -pra,ju kam
thirrë për nja dy fjalë me mi majtë
men.
-Fol,Can!
-Amaneti i zotit ju koftë,punët e mdhaja bani tvogla(të
kqijat e mëdha) ngatrresat e vogla hupini krejt!
SA ME I MARUE SHPIJAT LARGAZ?
Dy vllazën tånës Gollakut ishin ka da
edhe ranë ndert ku me i marue shpijat.E vetën
ni plak tmecum;
-A po na kallxon,bre mixhë,sa me i marue shpijat largaz
pej shojshojt?
-Nkofshi vllazun tdashtun,nu pas met hala
dashnija edhe pse ini da,largonu me shpija sa nihet zani kut
tthirrni,a, nu pastë hupë dashnija,largohuni
me shpija sa nihet pushka.
DUHET ME BA MUHABET EDHE ME FUKARANË
Niset Ramadan Shabani me shkue nni pleqnim.Udhës
takohet me ni njeri qi ish fukara prej takatit.Ramadani,si
kej tu shkue me shokë,u ndal dhe ja nisi e po bån
muhabet me at fukaranë.Shokët e tijë ecën
shka ecën e dikur u nalën nni ven për
me e pritë.Kur erdh Ramadani,po i thot njani:
-Ramadan aga,qysh po nalesh me gjithkan qi e takon udhës!?
-Duhet me bå muhabet edhe me fukara.Për qi skanë
mall.edhe ata janë tnershëm e trima.Sa herë
qi rri me naj fukara,e shoh se ai dahet shumë i knaqun
prej meje.
SA NJERËZ KA,QAQ RRUGË KA
Binak Alinë e kishin pavetë do djem:
-Mixha Binak,shka å kjo punë qi po përmenet
rruga(me kuptimin:rruga për pleqni).
-Bre djem,sa njerëz ka,qaq rrugë ka.Gjithkush e
ka menimin e vetë e e gjen rrugën e vetë.
KUSH JET JETIM
Ni djalosh i kish pa dekë baba.Nbisedë,aty,kur
janë shkue me pa,thonë:
-Kush jet jetim?
Po thotë ni plak:
-Jetim jet djali pa babë.
-Po a ka qetër jetim?
-Po,jetim asht edhe ni i zoti i shpis qi ka shumë mashkuj
edhe mashkujt e vetë nuk e ngojnë.Edhe ai asht jetim
taman.
-Po a ka qetër jetim?
-Po,ka jetim apet,Ni njeri,si e ka gruen e nershme me tgjitha
punët për shpinë e vet,e grue familjare,po
burri i vet ja hup vleftën e nuk e cmon si e meriton,ajo
grue asht jetime-
-A ka qetër jetim?
-Po,ka apet.Jetim asht ni mahallë qi nuk ka burra si
duhet.Ajo mahallë åsht jetim.Edhe ni katun qi nuk
ka burrë nat katun,edhe ai katun asht jetim.
POROSIT E LLUKMAN HEQIMIT
Llukman Heqimi nkohnat e vjetra e ka shpikë doktorinë
ma spari.Kur asht smue me dekë,i kanë shkue
me pa poplli.I kanë thanë:
-A po fol najsen?
-Po.Katër mi vjet rrnova nkët dynja edhe katër
mi pejgamerëve u bana hyzmet.Tetë fjalë i zgodha
se ishin tmira.
-A ban me na kallxue?
-Po.Ma e para fjalë:Rueje menen!.E dyta:Rueji
sytë!.E treta:Rueje guhën!.E katërta:Nsofër
thuej,npunë thuej rueje takatinKatra
tjerat.Dy duhet me i përmenë e dy jo.
-Cilat me i përmenë?
-Me ipërmen zotin edhe dekën.
-Po dy qi sduhet me i përmenë?
-Ni njerit kujt ti bash mirë,mos ja përmen,se ja
hup vleftën tmirës.Po mazallah,nta baftë
ai tkeqen,edhe ate mos me e përmenë se,e keqjq,kur
përmenet,vjen tu u rritë.
BURRI I MIRË ASHT JARGAN I FISIT
Me ni nejë nodë tburrave Sherif Sadiku
pat thanë:Burrat janë duer-duer:janë
ni dorë burra qi janë jargan i shpis tvet,qi
e lanë keq vec shpin e vetë;do qerë e lanë
keq mahallën edhe katunin,po janë ni dorë burrash
qi e lanë keq edhe e shëmtojnë ni krahinë
se janë jargan i fisit tvet e i ni krahine krejt.
SABËRLIA Å NJERIU MA I LUMTUN
Takohen ni i pasun e ni fukara.I thotåe fukaraja tpasunit:
-Kum nie se pasaniku å njeriu ma i lumtun.
Ai ja kthen:
-Pasaniku nuk asht njeriu ma i lumtun.Sabërlia å
njeriu ma i lumtun ndyje.
TJAP KUR TNGUSHTOHESH
Zeq Rama i Brovinës e kish pas ni nip,Isufin.Ai ish kan
pasanik i madh.Ni ditë teshet me tå nGjakovë.I
thotë:
-Qysh je dajo?
-Mirë daja Zeqë.
-Shka i ke punët?
-Mirë daja Zeqë.
-Qyr,dajo,kur tngushtohesh najherë,se je shpi e
madhe,drejtomu mue se kam pare unë-
-Faleminerës daja Zeqë,se skam nevojë.
Mas disa dite iu kishin pa duftë nja tridhey lira.Merr
kalin e i shkon nkonak dajës.Hanë darkë
e bajnë muhabet.I thotë Isufi:
-Daja Zeqë,kam nevojë për pak pare.
-A tduhen nopak?
-Po, nja tridhet lira.
Mas disa kohe e pvet tuj nejtë aty nodë:
-Isuf a ki nopak berre,more?
-Po,daja Zeqë,nja niqin e pesëdhet copa.
-Po dhi?
-Nja tetëdhetë.
-E lopë?
-Lopë nja katërdhetë.
-Po kual?
-Kual nja dymdhetë.
-Ooo,mashalla,paske gjå mirë.
Rrinë,rrinë,dikur i thotë Isufi:
-Daja Zeqë,du mu cue.
-Shko babë,-i tha Zeqa ni djali tvet,-bjerja kalin.
Ja qet kalin.Ky cohet e pe përcjell.Pare ska.Po
menon Isufi: »Tek i ka paret nxhep e mi
jep te dera ».Kur dalin nderë toborrit,i
thotë:
-Qitu hypi kalit!
-Daja Zeqë,-thotåe Isufi-po paret?
-Cfarë paresh?
-Qi tthashë me mi dhanë hua.
Une tkam thanë: »Tjap kur tngushtohesh,hajde
te une ».Ti skake ngusht.Hajt ta pasha hajrin,mos
ban hajgare.
DHANRI DHE GRUEJA E MEÇME
Ish kan ni djalë koxha si menjemadh edhe ish kanë
martue.Masi fjet natën e parë me grue,tnesërmen
u cue e shkoi me mjellë grunë narë dhe
u tha te shpija:
-Bukën me ma pru djali!
Kur shkon te ara edhe ja nis me livrue.Po pret cka po bajnë
robt e shpisë-kush po ja con bukën.
Kta te shpija sdinë qysh me ja ba.A bahet
pramet me umartue e sot me ja cue bukën djali te ara.Mirëpo
ajo nusja ish kånë e mecme edhe u thotë robve
tshpis:
-Binma bukën edhe ni drapën,se une kam me ja cue
bukën.
Ja bien bukën e drapnin e niset nusja me shkue te ara.Kur
mrrin te i shoqi i tha:
-Puna e marë!
-Marë pac!
-Ku me ja nisë me korrë,o njeri?
-Qysh me korrë-i tha i shoqi-po une qe sa ja nisa me
livrue...!
-Po si qaj djali yt,o njeri-i tha grueja-promë u martove
e sod po don me ta pru djali bukën.
**Shënim: Anekdotat-meselet e përmbledhura
në këtë faqe janë meritë e plakut
!!! të vjetër ( meçun ) Murat Rudit
|
 |  |