 |
|
|
| |
 |
| |
 |  |
  |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
KÂNGA POPULLORE
Kënga ka qenë shoqëruese e përhershme
e shqiptarit. Në këngë ai, (anonimi popullor)
ka regjistruar dhe përjetësuar të gjitha momentet
e rëndësishme të jetës njerëzore,
gëzimet dhe hidhërimet, që ka përjetuar
në rrugën e gjatë dhe të mundimshme të
zhvillimit dhe emancipimit kombi shqiptar, i cili ka qenë
i detyruar të mbrojë me gjakun e bijve të tij
më të mirë trojet që i lanë të
parët traditat dhe doket me të mira. Me këngë,
me kuvende, në gëzime, në tubime popullore,rapsodi
popullore me talentin e tij të mrekullueshëm, ju
përcolli bashkëkohesve të tij historinë
e para ardhesve, dashurinë që patën ata për
truallin e tyre, për popullin e vet, ai u përcolli
me këngën e tij të shoqëruar me lahutë,
qyteli ose me lahutë, qyteli e fyell, bëmat e të
parëve, luftrat dhe trimëritë që manifestuan
të parët tanë, që në lashtësi
kundër pushtuesve të njëpasnjëshem rromak,
bizantin, sllav e osman duke përjetësuar në
ato këngë ngjarjet kulmore pa të cilat historia
e shqiptarëve do të ishte e mangët. Anonimi
popullor me rapsoditë e tij ndikoi fuqimishëm në
ruajtjen dhe zhvillimin popullor me rrapsoditë e tij
ndikoi fuqishëm në ruajtjen dhe zhvillimin e pandërprerë
të traditave dhe dokëve më të mira shqiptare,
sodomos në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe,
e cila me një forcë të magjishme përcolli
në breza dashurinë për vendin dhe popullin,
krenarinë për nderëshmerinë dhe trimërinë,
për besën dhe mikëpritjen, vertytet këto
karakteristike të kombit shqiptar. Por, njëkosisht
shqiptari me anë të këngës kultivoi dhe
dashurinë njerëzore për jetën pa të
cilën nuk ka zhvillim. Prandaj, lirika shqiptare dallohet
nga embëlsia, pastërtija dhe sinqeriteti njerëzor.
Këtu po sjellim disa prej këngve të kënduara
në këtë trevë. Nuk po paraqesim këtu
këngët e epikës legjendare, të cilat në
fakt kanë qenë pjesë e pandrë e jetës
të sejciles familje Vuthjane. Ciklin e Mujos e të
Halilit, të Gjergj Elez Alisë e kanë ditur
përmendësh me dhjetra e dhjetra breza Vuthjanesh.
Gjithmonë në dasëm dhe në gëzime
të tjera me këto, këngë të përcjella
me melodinë tradicionale të lahutës, është
filluar gëzimi. Këtu po sjellim disa nga këngët
që u janë kushtuar kryesisht ngjarjeve të Luftës
së Nokshiqit dhe ngjarjeve të mëvonshme, si
dhe ndonjë këngë të ngrytë.
Nga poetët tanë kombëtar, At Gjergj Fishta
hyri në secilen familje Vuthjane, u bë pjesëtar
i saj. Shimica e banorëve të kësaj treve me
krenari recitonin vargjet e lahutës sidomos nga Tringa,
Oso Kuka, Ali Pasha, e shumë të tjera. Ndersa rapsodet
popullorë të kësaj treve e kanë ditur
Lahutën e Fishtës, fund e krye përmenësh.
Lahuta për ta ka qenë libri i shejtë. Dhe është
fakt se në vargjet e saj u edukuan njerëzit me dashurinë
për truallin amëtar.
 |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
NJË KURORE BASHKË TA QENDISIM
Ooo, thrret Prizreni, mori, Shkoder,
Oh hajde t'rrime se t'kam moter,
Merre Durrsin dhe Tiranën,
Se na kështu e gëzojna nanën,
Unë thras Pejë dhe Gjakovë,
Drenicë LLap dhe Rugovë,
Vjen Deçani e Mitrovica, Kacaniku e Kamenica,
Vjen Gjilani, vjen Prishtina, Ferizaji edhe Klina,
E n'kët kala s'bashku rrina
Ooo, Kur do të vini, mos harroni,
Edhe Krujën ju ta ftoni,
Çoni lajm në Gjirokastër, Tepelenë e
Mallakastër,
Mat, Mirditë, Kukësin me thirrë
Thirre Korçën me rrethinë,
Thrras Tetovën, Gostivarin,
Thrras Ulqinin the Tivarin, Bujanovcin,
Vjen Presheva Suhareka e Malisheva ,
Eee, tan Gollaku e Podujeva,
Ooo, kam thirr Plavë kam thirrë Guci
Hot e Grute dhe Malësin,
Kam thirre Dibrën, Ohrin, Strugën
Kumanovën edhe Shkupin,
Vjen Çamëria vjen Janina,
lumet na s'bashku do të rrina,
Manastiri ka çue fjalë.
Gjithsesi unë kam me ardhë,
Gjithsesi unë kam me ardhë,
se për Korçë malli m'ka marrë
Por ni besë ka thane e ki,
Her do kur me ju do të vi-eee,
Ooo, kur do të vini dorë për dore,
Mos harroni shkoni n'Vlorë,
Çonja Vlorës ni porosi:
Ni flamur te mbaj në gji:
Të gjthë vllazën edhe motra,
Eni këtu bahna t' fortë,
Ni kurorë bashkë ta qenisim
Ni flamur bashkë ta ngrisim,
Le të digjon sot bota mbarë,
Kështu rrinë bashkë populli shqipatr!
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
KUSH E NISI LUFTËN
I PARI
Kush e nisi luftën i pari?
Jakup Feri e Çel Shabani,
Nuro Kurti r Kurt Asllani.
Nal Kadalë, bre, Mark Milani,
Mark Milani e Mark Milica,
Po vijn shkinat kukavica,
Asht Shqipnija tan me plisa,
Tan me plisa e jatagana,
E dvet Kuçin, çka i bana?
der për der gjamën ja çova,
........................
Mark Milani po ban seri,
Shtat krena i preu ni njeri,
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
RUGOVA
Del Rugova n' der t' kapis,
Kajmekam me na dhan izë,
Kem n' adet me marr jurish,
Kem adet jurish me marrë,
Zot ka ka Rugova t'par,
Kadri Bajrin Bajraktar,
Hajdar Feku ka nis me dal,
Hajdar Feku trim daji,
N'Sudnic po don me hi,
Zot n'Sudnic kush a met,
SaliJahës tre djelmt e vetë,
Lokja e tij po ban medet,
Ban medet e thot kuku sot,
M' ka lan nusen dame rok.
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
QENDRO VLLA E BA
GAJRET
Haj medet po ban dovleti,
Sot a met vojvod Rexhepi,
Hej medet Fazli Rustemi,
Hej medet Col Dervishi e
--- Zenel Mehmeti,
Col Dervishi po pisket,
Vllaut t' vet po mi thrret,
Qendro vlla e ba gajret,
Se kshtu burrat e kan n' adet,
N'ball t' llogorit shahit me met,
Për dyja s'kem m'u përpjek,
Ishalla shihem n'ahiret.
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
TOKËN TEME
KNJAZIT NUK JA LA
Kadri Bajri n'kam ish çue,
- Shpejt dy djem n' Pejë m' i çue,
Karadaki m' ka rrethue,
N' shpell te i gur jam ngujue.
Tokën teme Knjazit nu' ja lshoj,
Tokën e babës s' mujm me lshue,
Qashtu Plava letër ka shkrue,
Krejt Kosovës ja ka çue:
- Oj Kosovë, ti kjofsh bekue!
A po vjen ti me m' nimue,
A po m' duhet m'u farue?
Kur n' Kosove fjala ka shkue,
I madh e i vogël tan jan çue,
Desh e dath si kan qillue,
Tan kah plava t' jan fillue,
Ç' jan kto gjam çi po bjen era>
- Po luftojn Rugova Peja,
Na ka ardh shkjau te dera!
Dem Isufi trim si rrfeja,
Bjen Nokshiq nxjerr tri krena,
Si sokol po i nimon Rexha,
Rexh Avdia zogu i atit,
Fyt për fyt me djelt e Markut,
Djelt e Markut po bajn be:
- Me ksi trimash kurr s' jem pre.
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
NA N' KUVEN JEM BESATUA
Ali Begu ul n' skamli,
Shikon Valin me dylbi,
Gajret burra kenka nxi.
Shpejt po thrret djemt e ri,
Thrret Gucjan e t' vuthjant
Thrret plavjan e hotjan.
Ali Begu mir po flet,
Knjaz Nikolla i Malit t' Zi,
Ka mledh topa, ka mledh ushtri,
Mledh ka Kuçin me karadak,
Vasoviqin ka ni për shpi,
Ka ba gati dymdhjetmijë,
Armatos me petica Mskovi,
Don me i lshue Vizitorit,
Me marr Plavën me Guci,
Me ba dazëm si n' Ceti,
Na n' kuven jem besatue,
Tha Alija e n' kam u çue,
Trojet tona mos me i lshue,
Në gjakovë duhet me shkue
Sylejmanin me lajmue,
Sylejmanit me mi than:
Kushtrim burra çonu n' kam,
në Çakorr të tan me dal,
Në Çakorr e në Previ,
Ushtart Markut me ja gri,
Sylejmani shpejt ja dredhi:
Ali Beg me Mymleqet,
Me ju asht Gjakova krejt,
Asht Gjakova me Malsi,
Tan Kosova nga dy për shpi,
Në Nokshiq u mblodh asqeri,
Mir po i prin Jakup Feri,
Nanën tjeter Ali Begu,
Krisi pushka u dhez flak,
Tan Velika po piskat,
Kuku majko ç' na ka gjet,
Ç' na i ka gjet ushtart e Markut,
Nuk din kush me t' kallzu,
Veçse Limi ku i ka çue.
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
MYMLEQETI PO LUFTON
Mark Milani rrahi Telin,
Ne Ceti çoi haberin,
Mymleqeti po lufton,
Tan ushtrin po ma faron,
Knjaz Nikolla ish idhnue;
T' madhe Markut ju gërmue,
Kuku majko çka po thue,
Mor vojvoda i Malit t' Zi,
Ku po i len ushtart e mij,
Me i marrë Limi bytevi,
Me hup nerën e Malit t' Zi,
Un të çova n' Mymleqet,
Me i qit fare ata krejt,
Me i qit fare me i farue,
Mos me lan ma far shqiptari,
Ku del Syni e Gërçari,
Te tan bukës me i than hleb,
"cel Shabani foli i fjal;
Ma kadal o Knajz Nikolla,
Se ke nesh ne do sokola,
Jan plavjan, jan gusjan,
Ka gashjan e t' shaljan,
Ka rekjan e t' kuksjan,
Shum shkodran e t' hotjan,
Shqiptar vetes tan i thon,
E ti Marku i Malit t' Zi,
Mblidh kapicat kryqali,
Çoja knjazit ne Ceti,
E per ushtar ba gajret,
Se ti bje Limi vet,
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
A DON BURRE KUND
ME T'MARTUE?
Çka ke çikë, si je krenue,
A don burrë kund me t' Martue?
Kurrkund burrë, nanë, s'ka për mua!
A don, çikë, n'Isniq me t' martue?
5 .- Janë surdarë e s' janë për mue!
A don, çikë, n'Deçan me t' martue?
Burra t'kqi e nuk i due!
A don, çikë, n'Prilep kund me t' martue?
Drrasa shesin, nuk i due!
10 .- A don, çikë, n' Voksh me t' martue?
Kështeja shumë e nuk i due
A don çikë, n' Junik kund me t' marue?
Zhgunaxhi e nuk i due!
A don, çikë, n' Batushë kund me t' martue?
15 .- Agallarë e s' janë per mue!
A don çikë, n"Molliq kund me t'martue?
Bajnë qereq e nuk i due!
A don, çikë, n'Brevinë kund me t'martue?
Ujët e lik e nuk i due!
20 .- N'Punashec a don, çikë me t' martue?
Burra t' ligj e nuk i due!
A don, çikë, n'Zmolicë kund me t' martue?
Dru po shesin, nuk i due!
N' Babaj, çikë, a don kund me t' martue?
25 .- Janë mbi vad e nuk i due!
A don, çikë, n' Devë me t' martue?
Fukara, e nuk i due!
N'Korenicë a don, çikë, me t'martue?
Gjindja ngat e nuk i due!
30 .- N' Vagovë, çikë, a don kund me t 'martue?
Katolikë e nuk i due!
N' Gjakovë çikë, a don kun me t' martue?
Jan pijaneca e nuk i due!
Mbete, çikë - o, pa u martue.
35 .- A do, çikë, n'Has t' Rrafshit me u martue?
Janë budalle e nuk i due!
A do, çikë, n'Bytyq me u martue?
Peshkaxhi e nuk i due!
A don, çikë, n' Gash t' Gurit me t' martue?
40 .- Janë te pahajr nuk i due!
N'Maleci t' Madhe, çikë kam me t' martue.
Vend i thyeshëm, loke, jo s'a për mue!
N' Vuthaj, çikë, kam me t' martue.
Qetash, loke, i a ke qillue:
T' hollë e t'gatë, tek janë për mue.
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
PASHA NA SHITI
Halil Turku t' madhe briti,
More shokë pasha na shiti,
Na ka shit Plavë e Guci,
Kadri Bajri paska nie,
Kadri Bajri fort kenka idhnua,
Jalla bajka n' kam a çua,
Shokve t' vet ju paska gërmue,
Për Qaf Çakorri m' u fillue,
Ku po del syni Shqipnis,
Hyse Bajri djal i ri,
Mir Rugovës po mi pri,
Ma ka qit qat bajrak t' ri,
Mbledhun kren tha Bajraktar,
Qaf t' Çakorrit po duen me dal,
M' u përpjek me pashallar,
M'u përpjek me qat myshyr,
Se na shiti Plave e Guci,
Qaf Çakorrit konkan dal,
Të tan ishin n' shalla t' bardh,
Mark Milani Malit t'Zi,
Kenka hyp n' qat Previ,
Po shikojka me tylbi,
Kish me veti dymdhjetmij,
Don me msy Plavë e Guci,
Mark Milani po flet nji fjal,
Tek po u thot more shokt e mij,
Kqyr Rugova na paska msy,
S' asht kollaj me hi n'Plavë e Guci,
Mark Milani n'kam asht çue,
Ather lufta ka fillue,
....................
Mark Milani i Malit t'Zi
S'asht kollaj me hi n'Plav e Guci,
A e din, se ktu i thon Shqipni.
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Kënduar Né
Malësi të Shkodrës
Ishte ken Knjazi i Malit t'Zi
Ishte çue nade në sabah
Llaf me të shoqen qi po ban;
-Kurrkund shoqin, grue, s'e kam,
As në turk as në kaur
Por e shoqja xhevap i ki dredhë:
-Imend n' kaurr shoqin nuk ta dij.
Por në turk ka edhe ma të mirë,
(Ka mbreti në Stamboll)
Ali Pasha në Guci.
Po të mësoj si mbreti m'u ba;
N'mujsh me marrun Shkodër me Malësi,
N'mujsh me marrun Plaven me Guci,
Bash si mbreti ke m'u ba
Sa n' kujdes knjazi ki pa ra
E n' kambë knjazi kenka çue;
Hin n'karrocë e bjen n'Tivar
Lype vaporrin, Në Stambollë ki dalë,
Shkon t'u mbreti me dertue;
- Fukara Zoti m' ka falë;
Vendin n' gur i mjeri e kam,
Por, baba mbret, kam ardhë me t' lypë
Dua me m'fale Shkodër e Malësi,
Dua me m' falë Plavë e Guci,
E due me m'falë Pejë e Nahi,
Tre sahat nëpër to me shetitë,
Ali Pasha rri në shkallë,
Kuvendon me bajraktarë:
- Kam lan luften sot nji javë
............................
Mark Milani bate be:
-Me ksi trimash kurr s'jam pre
A t'kam thanë, or Mark Milani,
Nuk jam Spiza me Tivar,
Sot je ndesh n'asqer shqiptar.
Shenimet: marrë nga visaret e Kombit
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
MARTESA E ALI BEGUT
Ra myhyri në kuvend - e!
Vall, ku do t'bahet ahengë?
Në u martoftë - o Ali Begu,
Ali Begu Stambolliu - o
5 .-Thërret Bosnje Rumeli - o
Thonë se mbeten dy spahi - e;
Dy spahi, dy gurcanli - e,
Ata janë anmiqt e tij - e
Birojnë murin me synij -e!
10. -Ali Begu në qerdek - e,
Po i thrret nanë locja e vet - e
Ali, bir, bjer shahadet - e!
Se nji kshtu ka kenë kysmet - e !
Ali, bir, a t' lodhi vasha ?
15. -Besa, nane, vasha s' më lodhi!
Dy plumba n' krahnuer m' i vuni!
20 .- U ul vasha ne hali - e,
Hoq alltu e hoq ixhi - e,
vuni fute, vu i shami - e,
Për Ali Begun djalë të ri - e!
..shenimi marrë nga visaret e kombit
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
TRIMAT e ALI BEGUT
Ali begu i fjal e tha
Lipovica se çu vra
N'Lipovic, n'at Gërçar
Un po shkoj me Vuthjan
Jan besnik, trima t'rrall.
N'Lipovic pushka krisi
I vuthjani t'madhe briti:
Ku po shkon mor faqezi
A e din se ktu i thon Guci?
Sa le njeri a ken Shqipni
S't'lam ty knej me hi
Shko te nana n'Karadak
Po tu la trupi me gjak
Sa t'jem gjall me Vuthjan
Nuk t'la ty njashtu me ba
E bajm deken si me le
Me ruejt troje me ruejt shpi
Me ruejt gra me gjith thmi
N'Lipovic, në Previ
Amanet e kem prej t' parve
Mos me lshue pa dal fare.
..................
Në një kangë tjetër thuhet:
Ali Pasha kqyr tefterin
Shtat takamësh e kam asqerin
Ni takam çi kam Vuthjan
Kun kusur pushkës si lan
Edhe t' pashëm ata jan
................
Ndërsa në një variant tjetër të marrë
nga Rexhep Shpendi,80 vjeç banues në Tiranë,
me origjinë nga Bujani i Malësisë së Gjakovës,
thuhet:
Ali Pasha kqyr tefterin
Shtat takamesh e kam asqerin
Ni takam çi kam me veti
Si ka toka, se ka as deti,
Ni takam, çi e kam rugovas
TYan po dalin me krena n'dorë,
Ni takam, çi kam Pejan
I rujt Zoti gjithkah janë.
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
HUL SOKOLI KANG TUE KNUE
Avri Cemit faqezi,
Mledh ka Vuthajt, dyqin shpi,
Ka mledhë Plav, ka mledh Guci,
Mymleqetin bytevi,
N'hapsahane na i ka shti,
Avri Cemit faqezi,
N'der t' hapsit kenka hi,
More shqipatr, more dikatli,
A doni sot amanet me n' rue?
A doni n' kish sot me shkue?
Apo doni n'Previ m'u pushkatue?
Hasan Bajri n'kam a çue
Shuj bre shkja, çka po thue,
Boll shum ke nej me mue,
Nuk t' kam than n' xhami me shkue,
Nuk t' kam than fen me nrrue,
Qe do dit m'u ke krenue,
E po do n' kish me na çue,
E po do emnat me na i nrrue,
Por na t' gjall s' kem me prenue,
Në Previ duem me shkue,
Hul Sokoli kang tue knue,
Hajde Shogo me m' nimue,
Sa t' jem gjall s' mujm me vajtue
Rodi i Shqipatrit s' ka m'u farue
N'troje t' veta ka me gjallue
Se ma mir dek e Shqipatr n' dhe
Se Jovan e gjall mi dhe.
--- .. Shënim: Kjo këngë
u është kushtuar ngjarjeve té përgjakshme
që banë malaziasit në atë krahinë
në vitin 1913.
Në këtë trevë
kanë qenë shumë të preferuara edhe këngët
që i janë kushtuar Bajram Currit.
Bajram Begu na ish mërzit
Duel në rreze me u rrezit
Hajt Salih bimi turbit
Merr turbit tue shikue
Hajt medet kenkem rrethue
..............
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
GJTHMON EMNI DO TI PERMENET
Né çdo ven ka tragjedi,
Ka me qinra e me mij,
Ka sokola dhe djem t' ri,
Sot me ta mburret Shqipnia,
Po i kujton populli e rinia,
Gjtmon trima kish pas veni,
N'luft Malësia e n'luftë Kelmeni,
Po me shkje tan tue qit,
Jan pre burra, o gra e thmi,
Veç me pas, more, armë e liri,
Zana e bjeshkës çi ndan nër burra,
Gjithmon Vuthajt kan xjerr burra,
Hasmi as pushka kurr si tuti,
Nji ndër ta asht Rexhep Buti,
Ndal kadal, more, serb i zi,
N'kët Kosove qysh don me hi?
Tehi i shpatës ktu i lind trimat,
Zemra e burrit lind vetimat
S'e kam qafën për kular,
Po e kem emnin Shqipatr,
Pér kët tokë e për dit t'ngushta,
N'vend t'krahut na ka mbi pushka
Fyt në fyt me serbian
Lan rexhepi tokën n'gjak,
Gjaku i tij asht flak çi s' shuhet,
Gjithmon emni do ti përmenet.
Ku i këndohet trimnis kanga
Rexhep Butin e ka nana,
Ku e djeg shqipja barutin,
E ka liria Rexhep Butin!
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
HASIMJA
Moj Hasime, mori bij,
Ç' ke Hasime, çi kjan ti?
Un po kjaj për dy vllazni,
Fik më kan t'zezën shpi.
Kan lan nanen me duer n'gji
Motër zeza pa vllazni.
Kjo Hasimja, grua trimnesh,
Ni parë tesha i kish vesh,
Po mi vesh ni pal tirq t'zi
N'krye ma qet ni plis të ri,
Po i pshtjell flokt me shami,
N' shok ma shtjen të shkretën allti
Me dor t'djatht p' e nxjerr alltin
Me vra Xhemën me Delin
.............
S' kenka burrë, kenka çikë!
E paska sosë me na fike
S'kenka çikë po kenka grua!
E paska sosë me na farue.
Ka qenë tradit në rastet
gëzimore kur lahutarit dhe kengëtarëve të
tjerë që në të gjitha rastet e fillonin
me kengët e epikes legjendare dhe e vazhdonin me ato
të epikes historike, t' u thuhej: "Ooo, a po e merr
nji të ngrytë, more, se boll preve?"Dhe përgjigja
vinte: " Ooo, po e lam kte, e po marrim nji tjetër
- boll e mirë veç e vjetër! " Dhe ne
po au lemë vendin këngëve të dashurisë.
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
MOJ E MIRA SHKON
PËR UJ
Moj e mira shkon për uj,
A po ia di hallin kurkuj?
Djal, me fol nuk po muj,
Djal, me fol me vjen gazepi
Ma kan dhan qet sherr me veti,
Sa sherr asht, he e hagërt dreqi!
Sa sherr asht he rafti pika!
Çka po nije, kallxon te shpija.
Po i rri qet e dvet baxhija,
Po baxhija çka po i thot?
Me ka foli nusja sot?
Me kërken veç me i shoq.
Njashtu e ka nusja pa zot!
Mos del menç, o e zoja e shpis,
Zoja shpis menç si me dal?
Ktu nuk nalen hallku pa ardh,
Ktu vin shok, vin kumari,
T' rit jan shok e pleqet kumar.
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
MOJ E MIRA DEL
TU LAMA
Moj e mira del tu lama
Djal, pash dadën hajde prama!
Eja kadal se nije nana;
Na nije nana e po na flet.
Kalxon babës, po na vret.
Nal, bre çik, se kam ni dert;
Mos po shko nuse sivjet?
Djal i dadës, s'e di as vet.
Kam nije nanën kah kjan ni dert;
Kam ni vajzë me dhan sivjet,
Kam nije nanën tue dertue
Kam ni vajz me martue,
Jo nan - zeza ku don me m' çue?
Un kurrgja nuk kam punue,
T'ka pas ana me ladrue,
Me ladrua, me shetit
Janë ba mollat m'u qinis
M' u qinis mollat me dham
Si qinisen mestet me gjylpan.
Krahas këngëve të
trimërisë dhe të dashurisë, në raste
të caktuara janë kënduar edhe k""engë
gazmore.
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
|
|
 |
|