RRESPEKT dhe MIRËNJOHJE

Në rrugën e zhvillimit historik mijravjeçar, populli shqiptar krijoj, pasuroj vazhdimsisht tradita e doke dhe përkushtim i ruajti dhe i mbrojti ato nga ndikimi i pushtuesve të një pas njëshem. Brezat ja përcollën njeri tjetrit traditat doket më të mira. Në këtë punim jam përpjekur të përcjell tek lexuesit ato porosi të vyera që na lanë të parët si dëshmi të vlerave tona familjare e kombëtare të traditës shekullore që fisnikrojnë e burrënojnë e trimërojnë ne dhe brezat që do të vijnë pas nesh, për të realizuar endërren dhe deshirën e tyre dhe tonë, çlirimin dhe bashkimin e popullit tonë. Prandaj duke pasur pra sysh të kaluerën, të gjthë ne duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk ka, s'ka pasë, as as qe do të ketë shqiptare të Serbisë, Maqedonisë, Greqisë e Malit Zi. Jo shqiptaret janë të Shqipëris. Shqiperia nuk është as e vogel as e madhe, është vetem një. ***** Shqiperia Etnike me kufijt e saj Historik. Pra Serbia, Maqedonia Greqia e Mali i Zi janë pushtues të tokave shqiptare dhe, pikërisht, për këtë të gjithë shqiptarët e bashkuar duhet të luftojnë me te gjitha mjetet demokratike të prenueshme dhe të lejushme nga të gjitha instancat vendimore ndërkombëtare, brenda kuadrit të së drejtës për vetvendosje, për çlirimin e pjesëve të truallit Shqiptar të paçliruara dhe të bashkuar ti thonë Europës "ja ku jemi edhe ne avropjan".
- .. Qysh në moshën të re, kam pasë dëshirë të rrij me të moshuarit. Me pëlqenin shumë ata njerëz té urtë, të mençur dhe atdhetarë, që e respektonin aq shumë njeritjetrin. Ka qenë privelegj i veçantë ti dëgjoje ata burra kur bisedonin, kur tregonin ngjarje nga e kaluara, kur flisnin për trimëritë e të parëve, për burréninë dhe urtësin e tyre, për besë dhe mikëpritjen, kur bënin shaka, humor me një mirékuptim e tolerancë të mrekullueshme. Kur flisnin për ngjarje që evokonin këngët e epikës legjendare, të krijohej përshtypja se ata njerëz té mirë me të vërtetë i kanë përjetuar ato që tregonin. Prandaj tregimet e tyre ishin bindëse. Ishin të tillë sepse u rritën dhe u edukuan në familjet e mëdha etdhetare që kanë qenë, janë e do të jenë boshti, Ajka dhe palca e Kombit. Eshtë detyrë e pinjollëve të këtyre familjeve që të rikthehen aty ku ishin, të zenë vendin e tyre me ndershëmri, duke luftuar kundër të zezave që mbolli në truallin shqiptar komunizmi, sidomos ai enverian. atdhetarët e përkushtuar duhet të bëhen udhëheqës té kombit dhe ta çojnë atë drejt çlirimit, bashkimit, dhe pajtimit.
Të rijt e asaj treve i donin dhe rrespektonin té moshuarit. Traditat dhe doket e mira që u mësuan ata, i ruajtën, pasuruan më shumë duke edukuar tek brezat pasarëdhes dashurinë për atdheun dhe popullin. Mbresa të pashlyshme lanë tek unë karakteristikat e atyre njerëzve të mirë, sidomos mirëkuptimi dhe toleranca që kishin ata burra me shpirtin të madh, të pasur e të pastër si uji i burimeve të atyre maleve që me bukurinë e tyre mahnitse bënë dashamiré të gjithë ata që i panë qoftë edhe një herë, ata burra atdhetarë që mbi çdo gjë kishin dashurinë për vatanin, rrespektin dhe burrërinë, fjalën e dhënë, mikun e mikëpritjen. Ata burra kanë qenë shembull i përkryer i ndershmerisë dhe besnikërisë, i dashurisë dhe rrespektit për familjen e kombin, gjithmonë të bashkuar dhe të gatéshëm të japin edhe gjënë më të çmuar, jetën e tyre për mbrojtjen e çdo gjëje që u kishin lënë të parët në trojet e veta. Një gjë té tillë burrat e atyre trevave e kanë dëshmuar shumë herë gjatë historisë, por sidomos më 1878 deri 1881 më 1912 dhe 1913 më 1918 deri me1924, pastaj më 1941 e deri me 1945. Pikërisht për këto arsye ata meritojnë mirénjohjen dhe rrespektin tonë, e meritojnë nJé gjë të tillë për të gjitha ato rrethana të ndërlikuara për të mirén e truallit shqiptar, për çlirimin dhe bashkimin e popullit. Dhe ata burra të urtë, atdhetarë, nuk kanë qenë një dhe dy. Ata që nuk kursyen as jetën e tyre në luftë për çlirimin dhe bashkimin e trojeve Etnike Shqipatre në nji shtet të vetëm kanë qenë të shumté. Prandaj me këtë rast nuk mund të lemë ketu pa pérmendur disa nga dëshmoret më të spikatur té atyre trojeve. Ata që ranë gjatë viteve 1941 - 1948. Ndër ta po përmendim: -
* * - Rexhep Bajraktarin, Shemso Feri, Imer Muja, Imer Maliqi, Pulec Hima, Xhemë Bajraktari, Niman Uka, Hasan Isufi, Bek Hyseni, Adem Reku, Bajram Mani, Selman Faku, Zeqir Sadria, Man Zeka, Mustafë Haxhia, Isuf Kamberi, Man Halili, Ali.C.Haxhaj, Shpen Haku, Azem.S.Mulaj, Sadi.B.Balidemaj, Dedë.Gj.Dedvukaj, Shaban.I.Rugova, e shumë trima té tjerë të këtyre anëve që u përjetsuan me veprén e tyre sublime në altarin e lirisë, u bënë pjesë e pérjetëshme e vetëdijes kombëtare.

Gjithashtu. me këtë rast, dua të kujtoj me mirënjohje ata njerëz të mirë me té cilët kam biseduar qysh në moshë të re dhe që brenda mundësive té tyre më kanë ndihmuar pa u kursyer me qëllim që të dhënat mbi Vuthajt dhe Vuthjanët té janë sa më té plota. Prandaj kujtoj me rrespekt.
-- * * Adem E.Selimaj, Ali B.Ulaj, Bajram E.Ahmetaj, Bajram R.Vuçetaj Bali S.Hasani, BubE B.Ulaj, Çun M.Gjonbalaj, Duq A.Ahmetaj, Hamzë B.Ahmetaj, Hamzë T.Bruçaj, Hasan I.Kukaj, Jakup S.Gjonbalaj, Memë I.Gjonbalaj, Nue Kolshyti, Sadik B.Vuçetaj, Sadik H.Qosaj, Sadri K.Bruçaj, Smajl M.Prelvukaj Shpen Q.Gjonbalaj, Ujkan S.Murataj, Ukshin B.Isufaj etj.

Po ashtu me rrespekt dhe mirénjohje falenderoj për ndihmën që më kanë dhënë Imer M.Isufaj, Bajram S.Gjon, Adem D.Çelaj, Smajl M.Gjonbalaj, Syle Z.Çelaj, Osman R.Ahmetaj, Sadik R.Rugova, Rexhep M.Dedushaj, Muho A.Kukaj e shumë té tjerë.

Por, me këtë rast duhet të kujtohen me rrespekt të veçantë dhe mirënjohje të thellë rapsodet Vuthjanë virtuoz Selman Sh.Gjonbala, Rexhep G.Ahmetaj, Tahir T.Vuçetaj, Sadik R.Ahmetaj, Hamzë T.Bruçaj, Brahim Ç.Dedushaj, vëllazrit Bali e Hysen Syla, të cilët në té gjitha rastet e tubimeve gazmore evokonin epikën legjendare e historike, sejcilen varg té Lahutës së Malësisë si dhe shumë këngë të tjera kushtuar trimave, ngjarjeve të mëdha, jetës, dashurisë. Ata, me anë të këngës evokonin krenarinë kombëtare, trimërinë, guximin,dashurinë për trojet e popullin, gadishmerinë për té flijuar edhe jeten në altarin e lirisë. Prandaj themi se ata, së bashku me kuvendarët e mençur, kanë qenë edukatorë, përcjellës dinjitoz té traditave dhe dokeve nga njeri brez tek tjetri.
Kam konsulltuar: -*

* - 1 Elmaz B.Plava *** Plava edhe Gucia në Levizjen Kombetare Shqiptare,
* - 2 Rexhep M.Dedushaj *** Krahina e Plave-Gucisë nëpër shekuj,
* - 3 Hasan I.Gjonbalaj; Kelmendi Gjenaelogjia e familjes Nikçi;
* - 4 Mr. Ali M.Ahmeti; Vajtimet dhe Gjamët shqiptare të Plavës edhe Gucisë.


U jam shumë mirënjohës dhe uroj që të ketë sa më shumë dashamirë te vendlindjes.
Falenderoj veçanarisht Silvana F.Alliu për punën cilësore në realizimin e paraqitjes së gjeneologjisë të lisit vuthjan.
Meriton falenderime të posaçme Drita A.Ahmeti për punën e mirë të palodhshme që bëri në daktilografimin e lëndës dhe paraqitjen drejtshkrimore.
Duke përfunduar shpreh mendimin se përvoja historike shumëshekullore na mëson se dashuria për vendlindjen dhe kombin është e pazëvendsushme, prandaj nuk duhen braktisur dhe lënë shkret; se liria është gjëja më e çmuar prandaj nuk duhet duruar robërija; se një popull i paçliruar, i përçarë dhe i copëtuar në shumë shtet, nuk mund të përparojë dhe të emancipohet, prandaj duhet ta dëgjojnë zërin kushtimor të Té parëve, të vëllazërohet me besa - besë, të pajtohen vëlla me vëlla dhe të bashkuar të ndértojnë Shqipërinë Etnike të lirë dhe demokratike.

Tiranë, janar 1996
S Buti Ahmetaj







 

 

       
E Maili yn

na shkruani

   

© gusht.2004 by " www.plaveguci.eu®