|
Shprehje dhe fjalë
të urta popullore
Traditapopullore në këtë trevë ka krijuar,
ruajtur dhe zhvilluar një pasuriTé madhe të
shprehjeve dhe fjalëve të urta. Nuk ka dyshim, se
shumë shprehje dhe fjalë të urta që dëgjohen
në këtë zonë, mund të përdoren
dhe ne krahina tjera, sidomos në ato qe kufizohen me
Vuthajt. Ky është një fakt që dëshmon
se kjo zonë nuk ka qenë e izoluar, por, përkundrazi,
ka dhënë dhe marrë me banorët e krahinave
të tjera, duke ruajtur veçoritë e të
folmes dhe të shprehjeve të veçanta. Shprehjet
dhe fjalët e urta janë rregjistruar ashtu sikurse
përdoren në trevën Vuthjane këtej dhe
përtej kufirit politik.
TË PËRGJITHSHME
A ...
" Ai, a, hala, si ka la të tana gjynahet!"
Ai çi ban vekshin, din me ba edhe rrëfanen!",
"Ai çi ha me dy lugë, njana i metet n' fyt!'
"Ai çi s' ha hudra, s'man erë!", "Ai
çi menohet, ka kohë me folë!, "Ai çi
mjell t'keqen, e keqaja i bin n'shpi (ose n'derë)!, "Ai
çi rri nën dardhë, i han dardhat!",
"A e din ti pse e ka ujku qafën e trashë? -
Po, e di. - Pse? - sepse i këqyr vetë punët
e tij! O ujk, a po na kallxo pse e ke qafën e trshë?
- pse i kqyri punët e mia vet!"; "Ai e don
si krypën në sy. " Anrra n' lesh e mira prej
nesh!" "Ara jonë fara e jonë!" "As
gishtat e nji dore s'janë njisoj. As gishtat e dorës
s'janë barabar!" " As e mira as e keqja s'
kanë fund!" As mos u gzo, as mos u idhno shumë".
" Rruga e jetës asht edhe shumë e g-jatë
edhe shumë e shkurt e mushun plot me gzime, veç
edhe me idhnime!" "As dheu s'ka me m'kalbe n'vend
t'huej!' "As për gjak s'vritet!" "Asht
ba si uji çi s' pihet!" "Asht ba me ju dhimtë
gurit e drunit!" "Asht ba si muti n'shi"!"
"Asht ba si uji i nejun!" Äsht ba m'u lukat!"
"Asht lukat ne vogli!" Äshtu i do mushka drutë!"
Ätje gjithçka kish, veç burrni jo rodin!"
"Ätje gjithçka kish veç nanë
e babë s't'bahet kush! Äsht e zezdita e vetes!"
B ...
"Ba mirë se gjen mirë". "Të
mirën në fun të detit me qite ajo se len pa
dalë nji dite", Baje Zo anderr! Ishalla jam anderr!"
"Bija si ha kuleçët e vet!" "Bini
djemt e Geghysenit e vetë mas gardhit!""Bluen
si mulli i çartun!" "Borxhi i vonë gzo
t'zon!" "Budallën duhet me e çue n'mal
për dru!" "T'meçmin duhet me çue
me dhen!" "Buka e krypa janë ç'ka janë,
se kto tjerat janë e s'janë!" "Buka e
thyeme s'ngjitet ma!" "Bukurija shkon e sojnija
metet!" "Mos lakmo bukurinë, po sojninë!"
C ...
"Çdo e mirë e ka një t'keqe; çdo
e keqe ka një t'mirë mrena!" "'Ci sheh
syni, ja ban dora!" "Ç'ka ta ban yti, s'ta
ban kush!" "Çka s'ta majn 24 dham, s'ta majn
as 48!" "'Cka shohin sytë e nigejojn veshët,
s'mun i thot goja!" "Ç'ka t'mjellish ke me
korre!", "Ç'ke pse po rrin si n""e
thuma?" "Çobanit t'mirë s'ja ha ujku
dhet!" "Çobani i mirë i bjen dhet me
vakt n'vath!" "Çobanit epja gunën kur
ahst diell se kur bje shi e merr vete!" "Çohu
prift të ulet hoxha; çohu hoxhë të ulet
prifti!"
D ...
" Dardha e ka bishtin mrapa!" S'ka dazem pa
mish!" "Delmen e dame prej tube e ha ujku ma kollaj!"
"dervish kur se kish!" "Dikush i ka dy yjet
e dikush as nji!" "Dita e mirë duket qe ne
sabah!" "Dielli i natjes s'rrin gjith ditën!"
"djali i mirë t'neron, i keqi t'marron!" "Don
me nxjerr vjam prej pleshtit!" "Durimi ka fun, hejdi!"
"Dy duer për nji krye janë!" "Dy
gurë bashkë s'i le!" "Dy gjela në
nji pleh s' mun knojnë!" "Dy t'hagërme
s'bajnë keq po dy t' rahme po!" "Dy t'pashpirt,
varin nji me shpirt!""Dvet njiqin vetë e ba
si të dish vetë!" "Dhe ai asht mashkull,
dhe i thotë veti mashkull!" "Dhe (ky) ka gojë
me folë!" "Dhe toka çi e shkel e ka
të rane; Dhe tokës çi shkel i ranohet!"
"Dhimta e burrit, si dhimta e brrylit!" " E
ka gjet, me lyp kos te gabeli!"
E ...
"Edhe n'u bjaft kejamet s'kem çka me ba!""Edhe
n'mulli ka ren!" "E ka ba pa men në krye!"
"E ka gojën mjalt, goja mjalt', qet mjalt per goje!'
"E ke engllish!" " E ke mashkull!" "E
mira as n'dhe nuk kalbet!" "E sheh qimen në
qull t' tjetrit e se sheh tran ne te vetin!" "Edhe
me harrue robi, s'harron Zoti!"
F ...
"Faj s' ka, po peles i ka zhdrip ka bishti!" "Faré
kungulli!" Fjalë ari!" " Fjala e urtë
rrëzon edhe malin!" "" Fjala ka kam!"
"Fjala s'ba mort!" "Fjalëte amla e gurt
n'strajce!" "Fjalët e hallkut e birat e gardhit
s' nalen kurrë!". " Flet me hu n'krah!"
"Folë me të, si me folë me murin!"
"Flok e men s' rin në një ven!" "Fluturon
si zog!" " Flet me thuma!" "Flet pak,
po fjala i peshon njiqin derhem!" "Fole me ta, rruej
ve e veja lesh s'ka!" ""Ftyra nuk shitet për
pare!"
G ....
Gabeli kur u ba mret për herë t'parë vrau
babën e vet!" "Gozhda qet gozhdën!"
"Gruja e ka shti dreqin n'shishe!" "Guri n'
ven t' vet peshon!" "Gjaku n'gjak shko!" "
Gjan e keqe as qeni s'e ha!" "Gjuha asht prej tuli,
po asht thyen!" "Gjuen nje budalla nji gurë
n'uje e dhet t'meçem s'mund e nxjerrin! " "Gjumi
asht si deka!" "Gjithkush ka kutin e vet!"
"Gjuha s'lidhet!"
H ...
" Ha bukëne vet e man kujdesin e tjerëve!"
"Hajt e eja si Adem Peja!" "Hajvan i ati, gomar
i biri!" "Hala je shatlbak!" "Hala s'asht
ba kjamet, a!" "Hala t'qet buza tamel!" "Hazmi
dhe uji s'flejnë!" "Hi lmuet e del gërmuet,nalo!"
"He, ku je, jarani i pites!" "Hipi mizes, miza
t'çon n'mut!" "Hip se t'vrava, zhdrip se
t'vrava!" "Horrjati se ka as kte as atë jetë!"
"Hupi si guri n'ujë!" " Hupi si shurra
e pulës!"
I ...
"I biri i tet!" "I bje samarit t'nigjoj kali!"
"I drejti hjek keq, po me fitue, fiton!" "I
dhimet si bora e parvjeme!" "I dhimet edhe muti
me ba n'arë t'huej!" "I giti s'ja di t'untit"
"I huej të vret e t'le mi dhe, e i joti edhe met
vra, të shtje n'dhe!" "I ka ditët e njehuna
(numërueme)!;" "I ka le Zotit me zor!"
"I ka hi dreqi n'bark!" ""I ka hip thiut
të Tahir Haxhisë n'shpinë!" " I ka
shtat shpirtna si maca!" "I ka ra luga n'mjaltë!"
"I ligu masi s'ka çka me i ba t'fortit, ja sha
nanën kunruell!" "I ligu qet gurin e fsheh
dorën!" "I l'shon fjalët si lopa bagëlën!"
"I majm si mish lepuri!" "I mytuni me pshtue
kapet për shkume!" "I nërshem si miu bishtcubel!"
"I pabesi s' ka besë!" "ishalla e gjen
çka i menon nusja e jo çka i menon nana!"
"I shami t'shan!"
J ...
"Ju kanë sose ditët e si ba Zoti derman!"
"Ja ka xan rrota bishtin!" "Jeton si veshkja
(eshkja), n'vjam!" "Jo Ali Hoxha, po Hoxh Alia!"
K ...
"Ka shkue si shtog i gjatë!" "Ka ra si
miza n' mjaltë!" "Kamet e leta, faqja e bardhë!"
"Kanga s'mun nalet, s'mun burgoset, as sygjunoset!"
"Ke djeg qulli, i fryn dhe kosit!" "Knon si
gjeli n'pleh!" "Kojshia i mirë, dera e xhenetit!"
"Korbi korbit s'ja xjerr (qet) sytë!" "Ku
ka rrjedh gjithmonë, po nuk rrodhi pikon!" "Kujanë
dy, i treti s' ka ven!" "Ku kcen dreqi s' ka ven
meleqi!" "Ku erret s'njeh!" "Ku rafsha
mos u vrafsha!" "Ku s'ka zjarm, z'del timi!"
"Ku s' ka as Zot s'ka ç'ka merr!" "Ku
shkel ai as bari s'bin!" "Ku asht?... ka shkue me
lyp men!" " Ku asht plaku derdhet gjaku!" "
Kryet gjok e menjen zog!" "Kuj ja jep Zoti, s'mun
ja nale robi!" "Kuj s'ja ka dhanë zoti s'mun
ja jep as robi!" "Kur asht puna për vatan edhe
sulltanit me ja vu pushkën asht sevap!" "Kur
flet populli flet Zoti!" "Kur s'asht pula, hahet
sorra!" "kur s'ta jep Zoti s'ta jep as robi!"
"Kur shkon djathi, hirren mos e kjaj!" "Kur
vin ment si gjen dhent!" "Kur të thyhet qerri,
dalin shumë të meçëm!" "Kush
ban keq gjen keq!" "Kush d'vet s'tret!" "Kush
gutet përmutet!" "Kush i fryn zjarmit digjet
vetë n'ta!" "Kush kjoft i Zoti, mos i shkoft
i zi moti!" "Kush s'ka men, ka kame!" "Kush
vrapon shumë, thyen qafën!" "Ky po, asht
kungull pa fare!" "
L ...
"Larg sysh, larg zemre!" "Le, more, hiqu ti,
se sillet kah sillet e vjen n'kuj e lidhet!" "Leh
shumë!" "Leh si qeni nën kosh!" "Loti
ma i ran asht kur dahesh me te gjall se sa kur dahesh me t'dekun!"
Luje mace kryet e kaut po mujte!" "Lum qafëgjati!"
"Lule pa erë!" "Lyp kos te gabeli!"
"Lypsi faqen e zezë ka, po duarthat nuk kthehet!"
M ...
"Ma i zi asht ai çi shtje me ba se ai çi
bani keq!" "Ma kadalë se s'ta ka vra babën!"
" Ma kadal beg se ka henek!" "Ma kadal se s'asht
ka t'njek kush!" "Ma me kam e ha me dham!"
"Ma mirë jo nji herë se prit e percjell përherë!"
"Ma mirë nji ditë i meçëm se njiqind
vjet budall!" "Ma mirë nji zog sot se një
pulë mot!" " Ma mirë dekë e rahat
se gjallë e për gazep!" "Ma mirë
me pas nji derhem men se njiqin dhen!" "Ma mirë
me nje mirë se me pa keq!" "Ma mirë nji
n'dorë sot se dhet mot!" "Ma mirë nji
n'dor sot se nji thes mot!" "Ma mirë me pas
nji anmik t'fort se nji mik t'lig!" "Ma mirë
pak, po sakt!" "Ma shumë di budalla shpi t'vet
se i meçmi në shpi t'huej!" "Me dhanë
fjalën asht kollaj, me majtë do punë!"
"Mali me mal s'takohet se njeriu me njeri po!" "
Malli i hupun shpirti i bjerrun!" "Marrja rrin e
i zoti se len!" "Marrja s'lahet me ujë!"
"Marrja s'ka bisht!" "Marrja s'ka brina!"
"Me ba asht kollaj me zhba asht veshtirë!"
"Me ka hup ferkemi n' oborr tem!" "Me dhamin
syt kur te shoh!" "Me hi n'loj asht kollaj, po me
dalë prej saj asht vështirë!" "Menja
e madhe ka fik tri herë iballen!" "Me ja mshel
gojën i flet bytha!" "Menja e shnosh n'trup
t'shnosh!" "Menja zog e kryet gjok!" "Me
radhë lpihen lopt!" "Merr ku ka e ve ku s'ka!"
"Mete tan jeten me mut n'goj!" "Me thanë
asht kollaj, e me ba vështirë!" "Me të
lan huna, ha bar!" "Me i zan ato men i vras pushkë!"
"Miku i mirë n'dit të keqe njihet!" "Mik,
mik e hama veshin!" "Miku mikut i ngjet katërdhet
vjet përpara!" "Miqësia,miqësia po
qesja t'shkoj e t'vij!" "Mjeshtri tana shpat e bots
i nreq po t'veten jo!" "Mos t'vin seri se ka kujt
me i g'ja!" "Mos t'kallxoft dhija, t'kallxon brini!"
"Mos t'vuft i ligu për fun!" "Moti i mirë
duket n'sabah!" "M'u ka ba therrë në sy!".
N ...
Nana edhe thi me tu ba, prap duhet me krue!" "Nata
ska sy, por ka veshë!" "Nuk asht lukat ne vogli!"
"Nuk bahen petullat ne ujë!" "Nuk duhet
me kjën gjithmonë grebuja, po kaj her edhe t'furk!"
"Nuk gjuen moti në hitha!" "Nuk e njeh
qeni t'zonë!" "Nuk i ka le Zotit me zor!"
"Nuk i kalzo gjarpni kamt e veta!" "Nuk i le
dy gure bashkë!" "Nuk i merret as arra prej
dore! " "Nuk zihet dielli me shoshë (sitë)!"
"Njek moti motin!" "Njeni i bje thumit e tjetri
potkonit!" "Nji herë kena le e nji herë
kena me dekë!" "Nji martohet e njiqin terbohen!"
"Njeri i mrrishëm!" "Nji t'murres e dy
t'gurres!" "Nji sy qorr e nji vesh shurdh!"
"Nuk ha barë!"
P ...
Pa hager hudra,s't'vjen era!" "Pa hager qepë,
nuk man erë!" "Paj, s'ka ku i merr met se s'asht
ken aty kur u ndanë!" "Paska vijam sa nje plesht!"
"Pasunia shkon e vjen po sojnija nuk blehet!" "Po
s'tu krue, s'tu shkrue!" "Peni i hollë képutet
kollaj!" "Peni aty ku ahst ma i hollë këputet!"
"Per inat té sime re, plase zot tim bir!"
"Per pesë pare e nrro fenë!" "Për
tanin, mushe me dy!" "Peshku n'det e fulterja n'zjarm!"
"PO se luejti kulia bishtin, zagarët s'i shkojn
mrapa!" "Pret si sakica e pa bisht!" "Pse
po i fut veshët n'tul!" "Pushka i dan fjalët!"
Q ...
"Qen i ati e zagar i biri!" "Qen çi
leh s't'ha!" ""Qeni aty ku ha, leh!" "Qeni
i lshuem leh gjithë ditën!" ""Qeni
ma me kam e ha me dham!" "Qeni nuk leh ne t'zon!"
"Qeni plak zbahet zagar!" "Qet nji budalla
nji gur n'uj e njiqin t'meçem s'mun e xjerrin!"
"Qesh mirë ai çi qesh i funit!" "Qimja
n'shpi t'huej të duket tra!" "Qingji i mirë
i mirë i thith dy nana!" "
R ...
"Rueju, se ai çi ik prej shiut bjen n'breshen!"
"Rrena i kamt e shkurta!" "Rrej per toke e
jo për qiell!" "Rruaj ve e veja lesh s'ka!"
"Rrnon bleta n'maje t'malit, veç edhe miza n'bythë
t'kalit!" "Rri shtremt e fole drejt!" "Rruga
çi duket s'do kallauz!"
S ...
"S'asht bujar ai çi ka, po ai çi asht msue!"
"S'bahet dasma pa mish!" "S'bahet dasma pa
takem!" "Sebeti e kismeti janë motër e
vlla!" "S'hi minarja n'thes!" "Si e kalove,
si muti n'shi!" "S'jam as n'qiell as n'tok!"
"S'ka gjak n'dej!" "S'ka krye pa bisht, as
bisht pa krye!" "s'ka me çka me ja qite sytë
as vetit!" "Skamja asht ma e fortë se guri!"
"Skamja asht nana e tana t'kqiave!" "Skamja
të çon n'derë të hasmit!" "S'mahet
shpija me hajni!" "Sot as qeni t'zon se njeh!"
"S'po t'ankoj ma shumë se gjelin zbath!" "S'tutet
arusha me tupan!" "Si të jetë veni bahet
kuveni!" "Sillet kah sillet e vjen n'kuj t'vet e
lidhet!" "S'jam kastarvec me lulue dy herë!"
"Sillet si pula pa krye!" "Sheh molla mollën
e piqet!" "Shi i butë çi lag t'marrë
e t'urtë!" "Shkoi si dhia te kasapi!"
"Shkoi si qeni n' rrush!" "Shkoi (ra) si miza
n'mjaltë!" "Shkoi si shyta me lypë brinat
e la dhe veshët e u kthye shtë e curane!" "Shpija
e mirë rri çelë ditë e natë për
mikun!" "Shpia asht e Zotit dhe mikut!" "Shtergo
dhamt kur flet!" ""Shterren shenat e çohen
brrakat!" "shtje spica"! "Shtohen si fara
e hithave!" "Shtriga n'fillim ha thmin e vet!"
"Shtrydhe sa të duesh se pleshti s'qet vijam!"
"Shtogo rritet shumë, po asht fyell mrena!"
"Shtyj byth me Palin po mujte!" "Shumë
të majta e kur mu deshte s't'pata!" "Shurra
të dan prej shokëve e muti ta hup kryet!"
T ...
"Tan Shkodra janë munue me i dhanë uj nji mushku!"
"Të çon me pi uj e të kthen pa pi!"
"Të mirën edhe n'uj me qitë, dikur prap
del!" "Ti ha trut për tru berri!" "Ti
je si lopa çi qet tamel shumë e n'fun i bje shkelem
shekës, e derdh tamlin!" "Trimi i mirë
me shokë shumë!" "Tu rritë menja!"
"Tu rritë nera, ku kjofsh e ku mos kjofsh!"
"Ty s'ta sheh hajrin shpija e jote, e jo ma me ta pa
unë!" "Thirri murit, muri veshë s'ka!"
"Thiu don plum n'ball!" "Thmija i plakut, vaji
i sokakut!" "Thmija pa nanë, asht si nata pa
hanë!" "Thonë se m'u ule n'byth, nuk t'ha
qeni, po ku me marrë bythën m'u ulë!"
"Thonë se ari provohet me zjarm gruja me ar e burri
me grue!" "Thuejem me ka rri, se se të thom
se kush je!" "Thumin niqin herë me rrah, nji
maje qet!"
U ...
"Uji kalon,po guret rrinë në ven t'vet!"
"Ujku n'rro kimen, po bidatin jo!" "Ujku mjegull
do!" "Unë po ta shes lopën, e jo grazhdin!"
"Unë t'kallxoj dhinë e ti m'kallxo gjurmën!"
V ...
"Vajza asht si gastarja, nji herë thyhet!"
"Vajza asht zjarm ne shpi!" "Varja ujkut mushknit
e qingjit n'qaf!" "Vesha kopilesha!" "Viçi
i pa lpim!" "Vorr i pa bame!" "Vret larg!"
X ...
"Xhenet e xhelhem janë në kte jetë!"
Z ...
Zjerm o dritë, burr o shpirt!" "Zog i tretun".
****************************************************
BURRNIA URTIA TRIMËRIA
A ...
" A ken burr, e burri i mirë nuk des veç
kur e le djalin e keq mas!" "Asht burrë për
t'kenë!" Äsht i çartun menç (asht
trim i madh)"! "Asht i samës (Asht i zoti,
i fjalës,besës,i trimërisë)!"
B ...
"Burri çi bahet si ujë i nejun, si duhet
gja as dreqit!" "Burri çi rren s'asht burrë!"
"Burri i besës dhe i trimnisë!" "Burr
i mirë i bjen shkurt e pa dredha muhabetit!" "Burri
i mirë kurrë nuk gutet prej burrnije, e jo prek
tute!" "Burri i mirë ta kallxon rrugën!"
"Burri i mirë n'dite t'veshtirë njihet!"
"Burrë i pa karar n'kuven!" "Burri ka
kohë m'u korit!" "Burri kur jep fjalën,jep
djalin!" "Burri lidhet për fjale e lopa për
laku!" "Burri se le fjalën pemg!" "Burri
i mirë le djal të mirë!" "Burrme
shtatë zemra!" "Burri i mirë, s'harrohet
kurrë!" "Burrit mirë, edhe kur des, i
ban drit vorri!" "Burrë n'za!" "Burrë
pa shibla!" "Burri s'ha pare!" "Burrnija
s'blehet n'pazar!"
Ç ...
"Ç'ban i forti, çuditet i ligu!"(Çuditet
i liguç'ban i forti)!" "Ç'ka bahet,
bahet e s'mun të ç'bahet!" "'cka lyp
gjen!" "Çka tíke prej dore sot, mos
e kërko mot!" "" Ç'ka thotë
sot's'thotë nesër!" "Ç'ka thotë
sot, harron nesër!"
D ...
"Deken e kena borxh,po korin jo!" "Druni pshtet
n'dru e njeri n'njeri!" "Dy gjela s'mun knojnë
në nji pleh!" "Dhe sorra për sorrën
luen veni, e jo ma burri për burrin!" "Dhija
e don shkamin e vet!"
E...
E luen gishtin e shllinës. (Duhen nji penë buej
me lujt gishtin e shllinës)!" "Ee, si asht
ai veç e ruejt Zoti për hise!"
G ...
"Goja sásht sall për bukë,po edhe me
folë!" "Gruja e mirë, nera e oxhakut!"
"Gruen e pushkës s'duhet me shiblue!"
H ...
"Ha hekur me dham!"
I ...
Ï biri (bija) babës (nanës), i ka hije kuveni!"
"I dekuni duhet m'u kthye mare!" "I dekuni
s'flet!" "I fut veshët n'tul!" "I
forti o t'vret, o t'fal!" "I kan ra trutë në
qafë!" "I kan ra penët!" "I
ka hije neja n'kuven!" "I ligu zdi me të zhdrip
prej qafe!" "I meçmi ja lesho rrugën
budallës (Të marrit)!" "I meçmi
me nji fyshek vret dy zogj!" "I ka 100 dërhem
burrni!" "I urti të vret me fjalë!"
Ï vret nalt!" "I merr dita natës, sa kcen
gjeli tra m'tra!"
J ...
"Jam burrë e s'jam murë!" "Ju flet
nana/ Na thrret jeta/ Jo vllavrasja /Po pajtimi!"
K ...
"Ka o ka, ty t'dhem shpina, mua m'dhem zemra!" "Ku
bje s'çohet (ku erret s'njehe)!" "Kur burukaten
kijet, mzoret ikin!" "Kush s'ka ren, s'ka kuven!"
"Kuvendi i pa ren, bahet pa men!" "Ku vret
s'pret!" "Kulia e keqe ti mbledh zagart n'shpi!"
"Kur e don puna, s'i dridhet gishti i shllinës!"
"Kur flet ai e nigejon ni ordi!" "Kur të
vinë reni me blue në mulli, bluej se masi të
kaloj reni s'ke pse kjan mrapa!" "Kush dvet s'tretë!"
"Kush kqyr nalt bje poshtë!" "Kush kqyr
nalt, merr n't'thue!" "Kur muj muj, e kur s'muj
s'muj, po ti shtyj bythën e hi mrena!" "Ku
s'ka s'ka çka merr, as çka le!"
M ...
"Ma i mirë asht i ati se i biri gjall!" "Ma
mirë djepin thatë se dreqin n'ta!" "Ma
mirë dek e me nerë se gjall e me marre!" "Ma
e mirë ashtë deka se fikja e koria!" "Ma
mirë një ditë e me faqe t'bardhë se 100
vjet e me faqe t' zezë!" "Ma e mirë asht
nji grue e mirë se nji burrë i keq!" "Ma
mirë jo, e me nerë se po e me rrena!" "Ma
e mirë një urti se 100 trimni!" "Ma mirë
qiri i fikun se gjallë e i koritun!" "Mashkulli
i keq as t'vret as t'falë!" "Mashkulli i mirë
asht nera e bajrakut (fisit)!" "Me folë asht
kollaj, po me majt fjalën asht zor!" "Mi marrsh
pleshtat (ti marrtë pleshtat)!" "Miku i mirë,
dera e xhenetit!" "Me pas ftyrë s'flet ashtu!"
"Me i ra huna në tokë, nuk ulet me marrë!"
"Mos na le zo pa miq!"
N ...
"Në vorfni s'ka drejtësi!" "Njeriu
kur plaket rrokatet!" "Nuk bahet trimni me gra!"
"Nuk jepen haxhet:gruja, pushka, e qesja!" "Nuk
lehet peng besa!" "Nuk mun hi ka kam dale!"
"Nima e Zotit e pushka e t'fortit!" "Nji ugiç
çi s'mun e ban bashkën e vet si duhet gja kuj!"
P ...
"Pa hi n'dhe jo!" "Pushka në duer t'fortit
gjithmon vret mirë!" "pushka e t'fortit nuk
nalet dhe dera e xhymerrit nuk mshilet!" "Pushka
top t'u baftë!"
"
S ...
"Shtyj bythén në punën tane!" "Sásht
burrë i mirë ai çi thumon shumë!"
"Sásht ken aty kur u da burrnija!" "S'çahen
dërrasat pa pyka!" "Se ka rodin e dokës
as t'burrnisë!" "S'ta shesgrazhdin, po lopën!"
"S'tutet arusha me tupan!" "Shmon si nana e
pa djalë!"
T ...
"Trimi ka dy jetë e i ligu as kte as at jetë!"
"trim asht ai çi qet e pshto!" "Trimi
i mirë me shokë shumë!" "Trimi t'vert
e i ligu t'sha!"
Q ...
"Qeni i keq ta bjen ujkun n'vathë!" "Qingji
i mirë thith dy nana!" "Qite iriqin në
pamuk, ai prap shkon n'therrë!" "Qit vjam prej
pleshti e pleshti vijam s'ka!"
U ...
"Ujk, me lëkurë qingji!"
PUNA *****
A ...
"A e din ti se do punë s'janë si do punë!"
"Ai çi punon i ka dy jetë!"
D ...
"Don bythe kjo punë!" "
E ...
"E ka hallall bukën çi han (punëtori)!"
"E ka haram bukën çi han (dembeli)!"
F ...
"Fjalët e mira janë shi n'kollomoq, por kur
s'ka pleh ara, s'ka çka i ban as shiu i gushtit!"
H ...
"Hiqu, ti, se ka ma shumë fjalë se punë!"
I ...
"I ka hije puna!"
J ...
"Ju lumshin krahët!"
K ...
"Kush punon ka!" "Kush çohet herët
i ka dy nafaka!" "Kush duron,fiton!" "Kush
duron, fiton!" "kush s'punon, e ka haram bukën
çi ha!" "Kush si luen duert, qebesa, si luen
as dhamet!" "Kraht e nima e Zotit të qesin
në dritë!" "Nuk ka gja me t'keqe, se kur
rrin pa punë tue thye gishtat!"
P ...
"Pa i lujt duart s'luejn dhamët!" "PO
punove ti edhe Zoti t'jep!" "PO s'punove vetë,
Zoti t'le me gisht n'gojë!" Prej qelli nuk bje gja
n'gojë!" "Puna asht fars!" "Punë
me dukë!" "Puna pa dukë!" Punë
pa grat!" "Punë pa krye e pa bisht!" "Puna
e mirë, faqja e bardhë!" "Puna e mar!"
"Puna e mirë edhe mas njiqin vjetësh gjallet!"
"Puna e natës, gazi i ditës!" "Puna
t'qet ndritë!"
S ...
"S'ta hjek dera ty at punë!" "Sécet
me furkaza!"
Z ...
"Zoti ka thanë: Munohu ti pak se munohem unë
shumë!"
KËSHILLA ÇKA NUK
DUHET BËRË
A ...
"Arushën duhet me vra e mos me lan t'varrueme!"
H ...
"Hiqu ti, se nuk i vjen era njeri, po qen!" "Ha
bukë, po le ven edhe për ujë!"
I ...
"I ka kcye delli i ballit e mos e luej se ti kaloj idhnimi!"
K ...
"Ku s'ke vu, mos prek!"
L ...
"Largoju prej tij, se të le në lloç!"
M ...
"Ma gojën, se gojë kam edhe unë!"
"Ma kadal, se po thyen qafën!" "Ma kadal,
se nuk e ke me tapi kte jetë!" "Masi t'bahet
mos bertit!" ""Mos ba çka s'ban kërkush,
se qesh gjithkush me ty!" "Mos ba çka s'ban
kërkush, se t'gjen çka s'ka gjet kërkan!"
"Mos ba ish, kur s'ke pula!" "Mos bluej ven
e pa ven!" "Mos dvet shumë, se plake shpejt
(megjathatë disa njerzë primitiv nuk pushojnë
se pyetuni: kush je, nga je, ku punon, sa e ke rtrogën,
ku jeton, a e njeh filanin e fistekun, etj)!" "Mos
e gërzhit zjarmin me krane se t'kcejn xixat n'sy!"
"Mos e nguc arushën se me guc e me len gjallë,
s'të le ven ajo ty!" "Mos ba mizën buell!"
"Mos e guc mutin me krane, se man erë!" "Mos
e guc gjarpnin me krane, se guc t'zezën tane!" "Mos
e shkel bukën çi ha se ti pëlset syt!"
"Mos ec si i nërkyem!" "Mos ec hunë
përpjet, se thyen qafën!" "Mos ec si miza
pa krye!" Mos ec si pula pa krye!" "Mos e lyp
si i vorfni copën!" "Mos fol ma, se e çart!"
"Mos fol për hava ( mos rrej për qiell)!"
"Mos fol ven e pa ven se e ban veten batall!" "Mos
fol si mulli i çartun!" "Mos ha shumë,
s'e t'jet n'fyt!" "Mos hy borxh, pa pas nevojë!"
"Mos hi me trina (dërrasa) nëpër mal!
(Mos fol pa lidhje mos rrej; mos premto çka nuk mund
të bash, mos hy në rrugë pa krye!") "Mos
hi ven e pa ven si sakica pa bisht!" "Mos i hi tjetrit
n'hak!" "Mos i beso pijanecit, as kur ban be!"
"Mos leh si qen nën kosh!" "Mos i l'sho
fjalët si lopa bagëlen!" "Mos e le punën
e sodit, për nesër!" "Mos fluturo si miza
me kashtë mythe!" "Mos kujto se tjerët
kullotin barë!" "Mos i bje t'mirës me
shkelm!" Mos i ba leqe muhabetit!" "Mos i ba
kuj, çka s'ke qef me ta ba kush ty!" "Mos
i dil t'keqes përpara!" "Mos i mat gjanat e
tjerve me kutin tat!" "Mos i lesho fjalët ven
e pa ven se kan kamë e marrin dhenë!" "Mos
i prij punës mrapsht!" "Mos ja ba hyzmetin
t'keqes!" "Mos i rri sherrit giat!" "Mos
i shtje mish dhije!" "Mos ikë prej shiut, se
bie n'breshen!" "Mos i zhdrip peles kah bishti!"
Mos i jep besën të pa besit se të pret n'besë
tane!" Mos ja ve kamën t'ligut (I ligu në këtë
rast është i pafuqishmi, fukaraja)!" "Mos
ju t'huej robit se i t'huje dhe Zotit!" "Mos ju
trem qenit çi leh shumë!" "Mos kërko
besë ku s'ka burrni!" "Mos kërko falje
pa e ditë per çka, se e ban veten fajtor!"
"Mos kce si zorra n'prush!" "Mos fshij ven
e pa ven!" "Mos lyp men te ai çi s'ka, ku
i merr me ti dhanë!" "Mos mi ba leqe fjalës!"
"Mos na ba zhumile!" "Mos pshesh shumë,
se t'jet n'fyt!" "Mos rrej për qeli!"
"Mos u ba gazi i dheut!" "Mos u ba fjalëkeq!"
"Mos e ba borxhë!" "Mos u ba gojëkeq
(fjalëkeq)!" "Mos u ba m'u lukat!" "Mos
u ba m'u sha!" "Mos u ba me qesh hallku me ty!"
"Mos u gut se t'jet n'fyt!" "Mos u muno me
hagër me dy lugë se t'jet n'fyt!" "Mos
u ba urë me t'shkel gjithkushi!" "Mos u ndaj
prej tube, se t'han ujku!" "Mos u kap me ta, se
ta qet tamlin e nanës për hunsh!" "Mos
u kap me ta se të ban me hi për birë t'gjylpnas!"
"Mos u muno me ja ba kuj gropen, se bjen vetë n'ta!"
"Mos u muno me shti minaren n'thes me bythë jashtë!"
"Mos u sill si sorrat n'coftinë!" "Mos
u sill dyerve t'hallkut, si pordha n'klina!" "Mos
shko me krye n'thes!" "Mos shko asaj rruge se asht
me therra!" "Mos shkel n'drrasë t'kalbët!"
"Mos shkel në shat, se t'bje bishti n'ball!"
"Mos u tut prej tij çi flet shumë!"
"Mos u tut prej prej qenit si leh shumë!" "Mos
qit shkelma prej smirit!"
R ...
"Rueju mos i ve vetes balë n'ballë, se
s'ka burrë çi ta hjek!" Rueju ujit dhe zjarmit!"
"Rueju pa u ba!" "Rueju se po te jet ne fyt!"
"Ruaju prej qenit si s'leh !" "ruaju prej qenit
të lshuer prej vargojvë!" "Ruaju prej
besës t'pabesit!" "Ruaju, se ta ze rrota bishtin!"
Rueju, pa ta zan rrota bishtin!"
S ...
"Shtrij kamët, sa e ke jorganin!"
U ...
"Ulja grykën se e ke naltë!".
* Bekime
I ...
"I shkoftë shpirti n'xhenet!"
J ...
"Ju baft nanës njiqin vjeç!" "Ju
bafsh nanës me shtatë nishana!" "Ju rritsh
nanës!"
K ...
"Kjoftë e bardhë ajo dekike çi i leve
nanës!" "Kjoftë e bardhë ajo dekike
çi çele sytë!"
L ...
"Larg kjoft e keqja prej tij!" "Larg kjoftë
i mallekuemi prej teje!"
M ...
"Mos t'gjetë gja e ligë!" "Mos ta
preft e ligë rrugën!" "Meleqtë kjofshin
me ty!" "Mirë vofsh!"
P ...
"Për hajr t'kjoft varra!" "Pritja Zo t'ligën!"
R ...
"Ruejna Zo prej synit t'keq!" "Rruga e marë!"
S ...
"Siç e bafsh e gjetsh!" "Siç
e bafsh banë ashtu t'nimoftë!"
T ...
"T'ardhtë e mramja me hajr!" "T'lumtë
goja e t'knoftë zemra!" "T'lumtë goja
e të pleqnoftë djali, se mirë po flet!"
"T'past nana!" "Të preksha për t'mirë!"
"Të priftë e mara!" "Të pastë
naan faqebardhë!" "Të ruejt Zoti prej
synit t'keq!" "Të ruejt Zoti prej taksiratit!"
"Të shkoft shpirti në xhenet!" "T'u
baftë dita njimij!"
Z ...
"Zoti t'rujt!"
* MALLKIME
A ...
"As dreqi s'ka çka ban aty!"
C ...
"Ç'ban ashtu, more, bafsh kryma kryezes!"
E ...
"E paç faqen e zezë, si bytha e kusisë!"
I ...
"I hagërt shpirti ...!" "Ishalla t'japin
ujë me lugë!"
K ...
"Kjoftë e zezë ajo dekike çi ti hapi
sytë!"
L ...
"Lavshu n'lot e tua!" "Luejsh menç!"
M ...
"Meç pa ty!" "Metë nana pa ty!"
"Mos laç farë mrapa!" "Mos pash
dit t'bardhë!" "Mos pritsh m'u rritë!"
"Mos t'pruftë Zoti shnosh!" "Mos t'lashte
vorri mrena!" "Mos t'leftë as djalë as
vajzë n'votër!" "Mos mujsh me dhanë
xhevap n'atë dyja!" "Mos t'pastë nana!"
"Mos t'raftë kashatë n'gojë!" "Mos
t'rritë Zoti ma t'madh!" "Mos t'errtë
nata!" "Mos bafsh hajër!"
O ...
"Or bir, karadaku ta preftë kryet!"
P ...
"Paç faqen e zezë, djalë mas djali!"
"Pastë hijen e vet!"
S ...
"Shkja e bir shkjau!" "Shkofsh e mos u kthefsh!"
T ...
"Ta baftë Zoti sahatin dekike!" "Ta preft
i hueji kryet!" "Të ardhtë e mramja me
marre!" "Të ardhtë e mramja me sherr!"
"T'çoftë Zoti, ku piqet buka n'diell!"
"T'u djegtë trupi përse gjalli!" "Të
due si krypën n'sy!" "Të dhaça
uj me bisht të lugës!" "Të hagert
breja!" "Të huptë fara!" "Ta
theftë dreqi qafën!" "Ti zatë sytë
e keqja e jote!" "T'u mshiltë dera me therra!"
"Të plaçin sytë e ballit!" "Të
vraftë reja!" "Ty, mos të lashtë
Zoti shnosh!" "Thefsh qafën!" "Thi
e bir thiu!"
U ...
"Udha e mrapsht të kjoftë!" "U mytsh
n'ujë!"
***** TUTSI ( FRIKACAKU )
A ...
"Ai a, asht trim i madh, veçse ka zemér
lepuri!" "As hijes së vet, nuk i beson!"
I ...
"I ka hi lepuri n'bark!" "I ligu s'din m'u
nalë!"
K ...
"Ka frikë hijen e vet!" "Kamt e leta,
e faqja e bardhë!" "Kur s'ka çka i ban,
ja shan nanën!"
M ...
"Me gjuhë vret dyjan!"
S ...
"Sikur të mos ishte tuta edhe ai do të ishte
trim!"
T ...
"Tutsi te fik e të fik e të korit!" "Tutsi
se ka as kte, as at jetë!" "Tuta e ruen vathën!"
***** HALLALLI
"Hallall konsiderohej çdo gjë e fituar me
punë, mund e djersë. Prandaj dhe Thuhet:
"Hallall gjinin çi t'kam dhanë!" "Hallall
hyzmetin çi t'kam ba!"
"Ma mirë pak e hallall se ma shumë e haram!"
"Hallall e paç!" "Hallall i kjoft!"
"Njeri hallall!" "E ka hallall bukën çi
e ha!" "Nana ja ban hallall thmis munin çi
ka hjek me ta!" "Hallalli dhe harami, nuk mun rrinë
bashkë!"
***** HARAMI
Haram konsiderohej çdo gjë që nuk fitohej
me punë, prandaj dhe thuhej:
A ...
"Asht ba haram!" "Asht zanë haram!
G ...
"Gjaja e vjedhun asht haram!"
"Haram e paç gjinin çi t'kam dhanë!"
"Haram e paç bukën çi ha!" "Harami
haramin e njek!" "Haram i jati, e haram i biri!"
"Harami, haram lyp!" "Harami n'haram shko!"
"Harami t'vret!" "Harami t'plast sytë!"
M ...
"Me haram s'jetohet!" "Mos i lakmo haramit,
se s'ka pa kush hajr prej tij!".
N ...
"Njeriu çi ban pun t'kqia, i bahet haram çdo
gja!"
"Ta baft Zoti haram!"
**** MELEQTË
Simas kuptimit dhe besimit fetar në këtë trevë,
Meleqtë ndodhen kudo, e ruejn njeriun nga të papritunat.
Në trupin e njeriut qëndrojnë në supin
e djathtë. Ata sjellin mirësi. Ata i përzanë
dreqnit. Dreqnit ikin prej melaqeve. Në këtë
trevë ka shumë vende të bekura dhe shumë
të bukura, ku pijnë ujë dhe mrizojnë meleqët".
Prandaj thuhet:"
A ...
"Asht meleq!" "Meleqtë e paçin
n'dorë!"
I ...
"Ishalla e ruajn meleqetë!" "I urtë,
si meleq!"
U ...
"Udhë e marë, e meleqtë kjofshin me ty!"
****** DREQI
Ai konsiderohej shkatari dhe zbatuesi i të gjitha
bëmave të këqija. Sipas thënieve dreqi
pushon në krahun e majtë. Sillet kudo dhe qëndron
në vende të caktuara. Dreqnit "dijnë"
të emitojnë tinguj nga më të ndryshmit.
Në lidhje me dreqin, përdoeren shumë shprehje
si:
D ...
"Dreqi brina s'ka!" "Dreq i jati e dreq i biri!"
"Dreq i dreqit!" "Dreqi, e i biri i dreqit!"
"Dreqi pastë pun me ty!"""Dreqi e
din at punë!"" "Dreqni!" "Dreqi
as mjell as korrë!" "Dreqi as han as pin, por
dreqni menon!"
E ...
"E mori dreqi hisen e vet!" "E ka hager dreqi
punën!"
F ...
"Falja dreqit!
I ...
"I kno dreqi n'vesh!" "I ka hy dreqi n'bark!
K ...
"Kcen si dreqi n'shkam!
N ...
"Nuk e ha dreqi mallin e vet!"
P ...
"Pjella e dreqit!"
S ...
"Se ha dreqi gjan e keqe!" "Se ha dreqi mallin
e vet!"
T ...
"Të hagërt dreqi ç'ke n'vesh e përpjet
"Të marrtë dreqi!" "Të çoftë
Zoti ku ban dreqi ve!"
***** TË NDRYSHME
A ...
"A don mollë? - e pse s'due, mue goja lesh s'me
ka!" "Aii, si asht ajo! As arrat mos me ja marrë
prej dore e jo ma gja tjetër!" "A ke ken noni
herë ma gusht se sot ? - Po, kur më ka ardhë
miku n'shpi e s'kam pas bukë me i dhanë!" "Ai
çi e ka mizën mas veshit, si ze bytha ven. - A
thue, kush ia mori kaun Hasanit ? - ai çi ka mizën
mas veshit. Ai që e kishte marr kaun e çoi dorën
mbas veshit për ta trembur mizën. Kështu hajni
zbuloi vetveten!"
Ç ...
"Ç'ka s'ma merr menja mue, as kurani se ka!"
D ...
"Dhija nji herë ja pa delmës dhe i tha: - T'paska
dalë jasht!"
E ...
"Ec për tokë e jo për hava!" "E
paç kamen e mirë!"
G ...
"Gojën s'ta ka dhanë Zoti sall për bukë!"
H ...
"Hudra kur ka folë ka thanë: N'daç me
ken mirë e mos m'u lodh ditën, hamë sa të
çohesh prej shtrati!" "Hiqu ti, more, se
asht hafije!" "Hiqu ti, se asht msue m'u lukat!"
I ...
"I mat gjanat me kutin e vet!" "I than qorrit.
- A don me ta kthye t'pamit e syve ? - Jo, tha ai, s'due me
pa prishana!" "I ka hjek spik!"
K ...
"Kali i huej, t'le n'rrugë!" "Kur ta hash
pulën e huej, tanen maje vjerrun për kame!"
"Kush, more, ai a? Ai kur s'flet, sakt s'rren!"
"kqyr ku po shkelë!" ""Kuline (Kudëren)
çi han klysht e vet duhet me vra!" "Kur ra
gusht ai ja fali shpirtin Zotit, po ai s'ja mori pa la borxhet!"
L ...
"Lumi ai çijeton midis Synit Skafkaçit,
Drunit Shtremt e Shpelles Fratit!" "Lshe, more,
lshe! O, pata me lshue, more, po s'po më lshon kymue!"
"
M ...
"Mali dhe nata kanë veshë!" "Matu
shtatë, e qit nji herë! "Matu shtaë, e
fol nji herë!" "Me folë me te, asht njisoj
si em rrue ve, e veja lesh s'ka!" "Me mësue
tjerët asht kollaj!" "Me ju pri tjerëve
s'asht kollaj!" "Me folë prej skamlije, munte
gjithkushi, po me kap pushkën e me ju pri trimave, dueht
me pas burrni e trimeni!" "Merre kal, merre sas
e shtat simita ke n'strajcë e rahma e mos m'vra!"
"Mos shko si Muça mas daive!" "M'rrove,
e t'rrova, e brisku i berberit!" "Me ditë lopa
pse ja japin ballgurin kurr se ha!" "Mos u ba m'u
qesh, se dynjaja njat pun ka!" "Mos u muno me ma
qit dreqin prej barkut!"
N ...
"Nuk i bihet murit me krye!" "Nuk t'vret kush
pa kallauz!"
Q ...
"Qepa kur ka folë ka thanë: ndaç me
fjet rahat e m'u çue i letë natje hamë n'darkë!
P ...
"Pa i dalë flaka, ta nalim timin!" "Pse
ke shkel ligjin, bre, - Bishtin ja kini lanë shumë
t'gjat, pasha zotën, s'pata ku me vu kamën!"
"Po si lujte kamët, si luen as dhamët!"
S ...
"S'mahem dy kunguj nën sjetull!" "Sa ta
majsh për laku e ke n'dorë!" "S'hi minarja
n'thes!" "Sa sharte ka turqnia ? - simas takatit!"
"S'kalohet deti n'kam!" "S'po m'vjen keq për
kët çi kaloi, po më vjen keq se u hapi rrugë
tjerëve!" "Shko e eja, me men në krye!"
"Si kam ba kujt mirë, çi t'kam frikë!"
T ...
"Trimi o t'vret, o t'falë; i ligu as t'vret as t'falë!"
U ...
"Ujin e nejun kërkush se pi!"
V ...
"Vlla, he vlla shyqyr çi jam rrah e s'jem vra!"
****** PËRSHËNDETJE
A ...
"A je si je ?!" "A je burr i fort ?!"
"A jini a si jini ? ( burra të fortë, burrat
e dheut)!"
M ...
"Mirse ju gjeta (gjetëm) burra! Mirse kini ardhë
me na nerue!" "Mirse ju ka pru Zoti!" "Mirse
vini (po vini) burra!" "Mirse vjen!" "Mir
u pashim!" "Mir pjekshim"
N ...
"Natja e mirë!"
P .. .
"Paç faqene bardhë çi na keni gzue
e nerue!" "Pramja e mirë!"
T ...
Tungjatjeta!"
U ...
"U kjoftë mirë!"
****** URIME
I ...
"Ishalla i gjeni shnosh e mirë!"
K ...
"Kalofshi mirë!" "Kjoftë Zoti me
ty!" "Kjofsh faqe bardh ti e rodi yt (rod mas rodi)
R ...
"Rrug t'marë!"
S ...
"Shkofsh e ardhësh nshnosh e mirë!"
U...
"U kjoft rruga e hajrit!" "U kjoft per hajër!"
U kjoft për hajër e me nafak!"
T ...
"T'kjoft rruga e hajrit!" "Ta baft Zoti rrugën
dritë!" "T'rujt Zoti prej t'ligave!"
Z ...
"Zoti t'past nore!" "Zoti t'rujt ty e ka paç!"
****** LEDHATIME
A ...
"Asllani i nanës!" "Azgani i nanës!"
B ...
"Bardhoshi i nanës!" "Bukuroshi i nanës!"
D ...
"Dashi i nanës
I ...
"I vogli i nanës!" "I bukuri i nanës!"
"I dashtuni i nanës!" "I amli i nans!"
"I miri i nanës!"
J ...
"Ju bafsh nanës me shtat nishana!" "Ju
rritsh nanës!"
K ...
"Kallushani i nanës!"
L ...
"Lum nana, çi te ka!" "lum nana, për
ty!"
O ...
"O trimi i nanës!" "O pëllumi i nanës!"
S ...
"Sokoli i nanës!" "Sugari i nanës!"
****** PËRBETIMI
E ...
"E shedibilahi i Zotit, sakt po (asht njashtu ose s'asht
ashtu)!"
M ...
"Ma marrt Zoti fetyren n'po t'rrej!" "M'plaçin
syt n'po t'urrej!" "M'vraft Zoti n'po rrej!"
"Mi plast syt buka çi kena hager bashk n'po t'rrej!"
"Mi qorroft Zoti syt, n'te rrejsha sall nji fjal!"
P ...
"Pasha ate që na e ka dhanë shpirtin!"
"Pasha ate që na e ka falë, e na e merr shpirtin!"
"Pasha ata çi po ha, e ata çi po e marr
me vete!" "Pasha ata çi vra e kthejll!"
"Pasha at diell, çi nxen tan dijan!" "Pasha
atë tokë çi s'kem çare pa hi n'ta!"
Pasha din e iman njashtu asht!" "Pasha ditën
e dekës!" "Pasha gjith (gjinin) çi t'kam
dhan!" Pash gjit çi t'kam dhan, bane at pun për
hatër të nanes (mos e ba at pun)!" "Pasha
fjalën e nerës!" "Pasha fjaLén
e burrit!" "Pasha kryet e thmive!" "Pasha
kryet e djalit!" "Pasha kryet tat!" "Pasha
kte e atë jetë!" "Pasha miqësin (kumarin,
jaranin), çi kemi, sakt po!" "Pasha natën
e vorrit!" "Pasha nerën çi ka burri!"
"Pasha syt e ballit, njashtu o kjen!" "Pasha
shpirtin e nanës (Babës)!" "Pasha shpirtin
e t'gjallve e t'vdekunve!" "Pasha shtat pal tok
e shtat pal qell!" "Pasha t'madhin Zo çi
ma ka dhan shpirtin e çi na merr kur të don, bash
njashtu asht!" "Pasha t'lumin Zo!" "Pasha
tok e qiell!" "Pasha kryet tem!" "Pasha
Zoten( mund të jet pohuese ose mohuese, por është
shumë i përdorur si përbetim)!" "Për
t'ben e zotit, e si e bafsha me nimoft, sakt njashtu asht!"
"Për kte be e si e bafsha më nimoft, n'po t'rrej!".
****** SHPREHJE MOSPËRFILLËSE
C ...
"Coftan!" "Coftin!" "Çkulan!"
"Çkulane!" "Çubardh!"
G ...
"Gabel!" "Gabelic!" "Gdhe!"
F ...
"Flliqan!" "Flliqane!"
H ...
"Hijanet!" "Hileçar!" "Hukubet!"
"Hukubetjak!" "Hunperpjet!"
K ...
"Karabash!" "Karajfil!" "Kollomoq
i pa pjekun!" "Kryemushk!" "Kryegdhë!"
M ...
"Morran!" "Morrjak!"
N ...
"Nukan!" "Nukajk!"
Q ...
"Qyqan!" "Qyqajk!"
P ...
"Pipiruq!" "Pyk ahu!"
TH ...
"Thi!" "Thinesh!"
S ...
"Stërvin!" "Shpatuk!"
ZH ...
"Zhelan!" "Zhugan!".
|