Poezi te preferuara
Shko tek faqja I mėparshėm  1, 2, 3, 4, 5  Tjetri
 
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    www.malsia.eu Indeksi i forumit :: POEZIA
Shiko temėn e mėparshme :: Shiko temėn pasuese  
Autori Mesazh
biligoad
Guest





MesazhPostuar: Mon May 26, 2008 3:08 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

Thesari im

Nėse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Ēfarė pretendon se do shikoje?
Cilin pėrbindėsh mendon se fsheh?
Po tė zhgėnjej, por nuk mė njeh.
Nuk ka nevojė pėr tė trokitur.
Hyr, shih, kėrko, mbet e habitur
Mure tė zbrazėt lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afėr shtratit
Ėshtė nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotė ėshtė me kujtime.
Brenda gjithė historia ime.
Janė fjalėt qė kam thėnė aty,
gjithkush qė njoha, perfshi ty.
Gjithcka qė bėra, e ē’veē ėndėrrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janė zėnkat tona dhe mėrite
Janė puthjet netėve pa dritė
Veset e mia qė aq urreve
Mėrgimi i ngadaltė i reve.
Dėnimet qė vuajta pėr ty
Herėt kur s’tė pash ne sy
Jetėt qe pa ty jetova.
Tė tjera femra qė dashurova
Janė dhe sekretet qė s’tė kam thėnė
E amanetet qė kam lėnė
Fėmijet qė kurrė nuk mė lindėn
Epshet qė vrava se nuk mu bindėn
Ka letra, qė pėr ty i shkrova
Nė zarfet qė kurre nuk dėrgova
E nėse gjithcka pėrmbys do kthesh
Sekretin mė tė madh do gjesh
Se e kam fshehur nė fund fare.
Po nuk e pe, s’ke pare gjė fare.
Nxirre mes duarsh nė shtrėngim.
K’tė mė tė shtrenjtin sendin tim.
Balsamin qė plagėt shėronte,
kur kjo djall jete mė kafshonte.
Para fytyrės ngadalė afroje.
Dhe mbylli sytė, pastaj zbuloje.
E kur ngadalė ta kesh zbuluar.
Veē njė pasqyrė do gjesh nė duar.
Do shohėsh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.

Ne fund na mbeten tre gjera: Shpresa, Besimi dhe Dashuria. Por me e mrekullueshmja eshte Dashuria.
Mbrapsht nė krye
biligoad
Guest





MesazhPostuar: Mon May 26, 2008 3:08 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

Rri urtė, o brenga ime...

Rri urtė o Brenga ime dhe falmė qetėsinė;
Ti mbrėmjen e kėrkoje, ja tek po zbret tani;
Pėlhurėn mbi qytet tė mugėtit po e shtrin,
Disave u sjell paqe, tė tjerėve mėrzi.

Kur turma e ndyrė e njerzve, qė veē dėfrime dinė,
Tė fshikur nga kamxhiku i Epshit nė gosti
Tė poshtėr zhgryhen krejt ndėrsa pendime u vinė,
O Brengė, nėma dorėn, me mua eja e rri

Larg tyre. Shih si kėrrusen gjith'vjetėt e harruar
Lart nga ballkoni i qiellit me petka tė vjetruar,
Si ngrihet Mall' i hidhur nga ujrat buzėgaz;

Nėn urė Diell i mekur si bje kur vjen ndajnata
Dhe, si qefin ne Lindje, nga hijet ndjekur pas,
Dėgjo, dėgjo, e dashur, si ecė e ėmbėl Nata.

Charles BAUDELAIRE

P.s.Marre nga Libri "Lule te pavenitura" te Vedat Kokones, Charles BAUDELAIRE ka qene i censuruar per nje kohe te gjate per shkak te karakterit te poezive te tij.
Mbrapsht nė krye
biligoad
Guest





MesazhPostuar: Mon May 26, 2008 3:08 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

Jam bėrė skllavi yt...

Jam bėrė skllavi yt, prandaj ja ku tė sjell
Kėt urth qė shket e ngjitet dhe drurėt i pėshtjell,
Qė dridhet e pėrdridhet dhe trungun e pushton
Njė herė edhe dy herė me palėt e shtrėngon.

Kėtė kurorė urthi ty sot ta sjell dhuratė:
Ashtu siē bėn ai, do doja ditė e natė,
Tė ngjitesha pas teje dhe, tretur dashurie,
Pas trupit tėnd tė njomė tė dergjesha si hije.

S'do vijė koha vallė kur nė korije brenda,
Aherė ndaj tė gdhirė, kur tė harliset prilli,
Kur qielli i kaltėr tė na mbulojė si tenda,

Me afsh un tė tė puth kur tė kendojė bilbili,
Dhe brengėn t'ta rrėfej, tė rrok sa ma ka ėnda
At' shtatin e fildishtė qė deh si trėndafili.

Pierre de Ronsard
Mbrapsht nė krye
biligoad
Guest





MesazhPostuar: Mon May 26, 2008 3:09 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

Deshire dhe Heshtje

Tej dritares eshte ngrohte
njerez jan ulur ne tavolina
qyteti nis e del prej vetes
ne rruge bredhin klube e makina
Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
s'eshte e then te jem as vete i dyte
me miq te rastit po te mbushet nata
nje vend do gjej ku the clodh syte.
Kam ftohte e s'te shoh prane
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohte te frymes time
si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
ne enderr vijne, e qete kendojne
e une me syte pak mbyllur ri
koken ngre lart, degjoj ngadale
kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.
E di se hesht hija ime
e di se lotet s'flasin kur
ata ata degjojne vec fjalet e mia
ne heshtje qendrojn dhe ata si une
Pas pak ngadal do te iki
qe lotet te shkoj ti fshi diku
ketu prane mbase atje larg
pas pak ngadal do kethehem une


E.Hatibi
Mbrapsht nė krye
biligoad
Guest





MesazhPostuar: Mon May 26, 2008 3:10 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

ĖSHTE AJO DASHURIA ...
Ajo e vogla, tokėsorja, imcakja.
Mall i brishtė e dhimbje universale,
Qė e mbajmė gjithė jetėn
duke thėnė e duke gėnjyer veten
Se e kemi harruar...
Ajo njerėzorja, e duruara, e dhembshura,
Ėshtė ajo qė pret
Mbėshtetur atje te muri
I ēdo dite tė nesėrme.
Ėshtė ajo dashuria.

Fatos ARAPI
Mbrapsht nė krye
biligoad
Guest





MesazhPostuar: Mon May 26, 2008 3:10 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

Te huaj jemi

Te huaj jemi ne prej kohesh
C'ish per tu thene eshte thene
Si guret, qe zene vend ne toke
Ne jete vend ne kemi zene.

Drejt njeri tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rrugjet dhe shtigjet
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje

Por naten, kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetesi
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda
Nje shteg qe vetem ti e di.

Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkovolucionesh
hyn neper endrra e shkujdesur
Fanitesh, qesh, ma ben me dore.

Po kur mengjesi ze afrohet
Nis shqetesohesh befas ti
Dhe heshturazi del perjashta
Nga shtegu, qe vec ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prape jeta
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrijme e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.

I. KADARE
Mbrapsht nė krye
biligoad
Guest





MesazhPostuar: Mon May 26, 2008 3:10 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

mua me pelqen shume kjo poezia e Dritero AGOLLIT
MALL
Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.
Mbrapsht nė krye
biligoad
Guest





MesazhPostuar: Mon May 26, 2008 3:11 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

ENDERROJ!?
Perpara syve serish ti del,
si nje re qe diellin pengon.
Une brenda vetes fort theksoja,
nuk eshte e mundur,po enderron.

Shikimi yt ma merr mendjen,
aroma jote me corjenton.
Si eksitim qe larg te shpie,
ne qiej lumturie mendja m'fluturon.

E prekura jote e lehte,
mishin si dhe ma thermon.
Per cdo puthje tenden,
zemra per pak me ndalon.
- - - - - - - - - - - -
Ik,largohu,fantazme,
jo,s'eshte e vertet.
Nga alkoli i tepert,
po enderroj pa fjet.
- - - - - - - - - - - -
Oh puthme e dashur,
me puth ti pa ndalim.
Me buzet tona ngjitur,
te rrime gjjer ne agim.

Me ler o zemer e vogel,
me ler te te sodit.
Ti e zbehte po m'dukesh,
ngjyra te paska ik.
- - - - - - - - - - - - -
Sa i marre qe jam,
fantazme harroj qe je.
Larg duart nga mua,
te qete pse nuk me le.
- - - - - - - - - - - - -
Ah,vogelushjja ime,
sa shume me ke munguar.
Me muaj te kam pritur,
kujtova se m'kishe harruar

Por ti me ne fund erdhe,
jemi prap te dy.
Te lutem, s'dua fjale,
une do tte vi me ty.

Te dy bashke do bredhim,
qiellin pa mbarim.
Ne boten e perjetshme,
do gjejme ne lumturin.

VINCENT
Mbrapsht nė krye
biligoad
Guest





MesazhPostuar: Mon May 26, 2008 3:11 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

Eja trishtim


Eja, trishtim ,
eja me hapa fletesh qe bien nga deget,
eja me hapa shiu qe keputet nga fletet...
Eja trishtim ,
eja me hapa tingujsh qe dridhen ne mbremje,
eja me hapa zemrash qe rrahin me dhimbje...
Eja , trishtim,
o preher i embel qe nuk me braktise kurre,
o strehe e qetesise sime,
o enderrime te mia,
o gji i shpreses sime.
Eja , trishtim,
trishtim ,
eja.


B.Xhaferri
Mbrapsht nė krye
biligoad
Guest





MesazhPostuar: Mon May 26, 2008 3:12 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

KLITHMA IME


Une do te vdes,
me kot lutesh te zgohem nen kete hark te kuq te perendimit
ku pisha digjen,
e kote t'i ngjallesh akrepat e muget te ndjenjes ne kete ore.
Sepse kam rene,kam rene prej kohesh,
E madhe,me zhurme,e vrare kam rene,
me nje plage te kuqe qe e shihja vetem une.
Oh,me zhurme,me shume zhurme kam rene,
e pakallur kam rene,
mbi kete toke kam rene.

Dhe askush s'e pa ku ra ulerima ime,
askush s'e degjoi,
askush nuk e di ku endet tani ajo,
ku ulurin ulurima ime.
Te kam prane rini e fresket,
tendencioze,plot muskuj.
E shoh doren tende te zgjatur permbi trupin tim,
doren tende te forte,doren tende te lutur,
dhe buzet e tua shpirtndjellese i prek e i degjoj me zemer.
Por..une kam rene,une po shuhem ngadale,
nen peshen e trupit tim qe po ftohet
te gjakut itm qe po ngrin ne deje,
nders klithma ime shtegeton e jeh,
dhe vetem per te behem merak une,
ndersa vdes.
Ju a e degjoni?

Mimoza Ahmeti
Mbrapsht nė krye
biligoad
Guest





MesazhPostuar: Mon May 26, 2008 3:12 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

Pamja-kenge-

Sot u pame-e sot u ndame

Dhe nuk thame njeze fjale;

Kur u ndame vame'e qame,

Qame shpejt ca lot me vale.

Edhe shpejt kur me te dale,

Vame-u pame-e shume thame,

Thame fjale, fjale, fjale,

Pastaj kurre me s'u ndame.

Nuk u ndame-e vete thame:

C'keto fjale? C'keto lote?

C'ky vajtim q'u vrame-e rame

Shkrumb e pluhur nen bote?

Ah kur rame, kur u dhembme,

Ndritej dhembja drite-e arte...

Kur u dhembme, kur u shembme,

Shkrepej yll ne gjell te larte...

Yll e drite bukurija,

Qiell i larte perendija,

C'vjen e shkon e vjen si hija,

Plas e s'plas kjo dashurija.


L.Poradeci
Mbrapsht nė krye
biligoad
Guest





MesazhPostuar: Mon May 26, 2008 3:12 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

Kujtimi

Edhe ne mungove,
Edhe ne ndryshove,
Edhe ne dredhove,
Ne me gjarperove:
Kujt j-a dhe mungimin?
Kujt j-a dhe ndryshimin?
Kujt j-a dhe dredhimin?
Kuja gjarperimin?
Mungime-e ndryshime,
Ndryshime-e dredhime,
Dh'ato gjarperime-
Hon per zemren t'ime.
Zemr'e mall i pare,
Zemerez-e vrare
Kujton dyke qare,
Pushton me llaftare
Lulen e pavdare,
trupin e pangare.
Pa ri pshoj qetuar
Dyke enderruar
Ndaj po puth ner duar-
Si ndaj koh'e shkuar-
Fort i desheruar,
Fort i dhemshuruar,
Fort i lumteruar
Ballin drite-gruar,
Syrin qjell-kulluar,
Gjirin-vajzeruar,
Trupin-qumeshtuar.

L.Poradeci
Mbrapsht nė krye
biligoad
Guest





MesazhPostuar: Mon May 26, 2008 3:13 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

SYTE

Te zes a blu plot gaz e zjarr
Sy te panumert pane agimin
Tani po flene atje ne varr
Po dielli nuk e err shkelqimin.

Dite dhe nete, sa sy o Zot!
Shkelqyen mu si xhevahire
Shendritin yjet jete e mot
Po syte u krodhen ne erresire.

Vecse veshtrimin plot magji
Jo, jo, se humben syte e bukur
Do jene kthyer kushedi
Nga bote e shpirtit e padukur.

Si yjet qe kur perendojne
Na lene, po ne qiell mbesin
Keshtu dhe syte vine edhe shkojne
Po per te vdekur nuk vdesin.

Te zes a blu, plot gaz e zjarr
Celur ndaj Drites se vertete
Syte qe u mbyllen atje ne varr
Shohin ende, shohin perjete!

Nga poezia franceze
Mbrapsht nė krye
biligoad
Guest





MesazhPostuar: Mon May 26, 2008 3:13 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

PREHJE SHPIRTERORE

O dhimbje, shtrohu pak, tregohu me e qete.
Ti po kerkoje mbremjen; ja, zbriti ngadale,
Nje atmosfere e erret dyndet mbi qytet,
Dikujt i sjell qetesi, te tjereve nje andralle,

Ndersa turma zuzare e vulgut u nis,
Nen fshikullimen e Qejfit, xhelatit tinzar,
Te mbarset me pendime, ne llurbe te orgjise,
Dhimbje, nema doren, eja ketu prane,

Larg tyre, Shih si perkulen te firet vite,
Mbi ballkonet e qiellit, me veshje arkaike;
Nga ujerat duke dale, Hidherimi buzeqesh;

Shih, dielli poshte ures pergjumet ne heke,
Nga lindja si qefin po zvarget, mba vesh,
Mba vesh e dashur, Nata po capit lehte.

SHARL BODLER
Mbrapsht nė krye
biligoad
Guest





MesazhPostuar: Mon May 26, 2008 3:14 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

Me fole me ne fund se duhet te largohem
Se bota na gjykoi, se shprese ska per ne
Se e trishtuar je, se duhet te mundohem te haroj
Ish mbremje, ndrinte hena e re
Mbi kopeshtin e pergjumur nje avull ishte shtrire
Une te degjoja ty dhe s'kuptoja dot
Nen afshin e pranveres, nen syte e tu te dlire
Aq fort pse derdhje lot?

Po, te kuptova;ikė, je i lire
T'u binda, pra, do shkoj, po si te shkoj,
Te shkoj keshtu, pa fjale si i ngrire
Kur ndjej ne shpirt kaq dhimbje sa s'duroj?
S'them dot s'e sot te dua si me pare
Ajo qe shkoi me s'kthehet perseri
Por dashurine nga jeta s'e kam ndare
S'rroj dot pa dashuri.

A mos mbaroi vertet gjith' ē'ish e dlire
Sikur asgje s'na pati lidhur ne!
Sikur dy zemrat tona s'ishin shkrire
Edhe kaq lehte u shemb gjithcka perdhe!
Te desha fort por ti s'me dashurove
Jo, jo! Mos me thuaj: Po!- se ti,
Vec fjale e buzeqeshje me dhurove
Une shpirtin bera fli.

Pra ja si mbeta sot, por prape jam betuar
Se s'do te rri pa njohur dashuri
Serish do dashuroj si i shkalluar
Me etjen e nje shpirti qe s'u ngi.
Dhe ndoshta po; por bota magjiplote
Me mrekulli e gaz e dashuri
Dhe shpirt i ri e dhimbja lote-plote
Me s'kthehen perseri.

Do te shkoj, po prit, nem doren dhe nje here
Dhe ja mbaroi e shkoi kjo dashuri
Ky cast tani, ky cast i ndarjes se mjere
Dhe prape gjume, prape ftohtesi...
O Zot i madh! Nem forca te besoj
se jeta s'me shkelmoi, se prape jam i ri
Se mund te dashuroj!

Nga Turgeniev
Mbrapsht nė krye
Shfaq mesazhe nga:   
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    www.malsia.eu Indeksi i forumit :: POEZIA Ora ėshtė sipas CET (Europe)
Shko tek faqja I mėparshėm  1, 2, 3, 4, 5  Tjetri
Faqja 3 e 5

 
Kėrce tek:  
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi