Lahuta e Malėsisė (analizė)

 
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    www.malsia.eu Indeksi i forumit :: At Gjrgj Fishta
Shiko temėn e mėparshme :: Shiko temėn pasuese  
Autori Mesazh
plaveguci
Administrator/e


Anėtarėsuar: 12 Sep 2006
Mesazhe: 366

MesazhPostuar: Thu Oct 12, 2006 9:18 am    Titulli i mesazhit: Lahuta e Malėsisė (analizė) Pėrgjigju me kuotė

Lahuta e Malėsisė (analizė)

"Lahuta e Malėsisė", me 30 kėngė, rreth 17.000 vargje ėshtė quajtur nga shumė studiues "Iliada" shqiptare, ėshtė vlerėsuar si i vetmi epos kombėtar i letėrsisė sonė, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepėr epike qė ėshtė, megjithatė "Lahuta e Malėsisė" nuk ka njė subjekt tė mirėfilltė qendror, rreth tė cilit tė vėrtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet pėrfytyrimet. Nėse do tė kėrkonim njė hero qėndror tė veprės, ai do tė ishte heroi anonim, populli. Unitetin e veprės nė tė vėrtetė, e krijon njė pėrsonazh qė, herė vihet nė plan tė parė, herė ėshtė i nėnkuptuar. Ėshtė Fati i Shqipėrisė, jo mė me kėtė emėr si nė poemat e tjera epike si "Skėnderbeu i pafat" i Jeronim De Radės, "Historia e Skėnderbeut" tė Naim Frashėrit etj. Kėtu Fati i Shqipėrisė qėndron prapa simbolit mitologjik "Ora e Shqipėrisė". Dhe, sipas besimit shqiptar, rrotull kėsaj ore, grupohen orėt e fiseve, bajrakėve, trojeve, orėt e shtėpive, sė fundi, orėt e ēdo luftėtari, tė ēdo shqiptari. Kėto krijojnė ansamblin mė simpatik tė personazheve nė grupin e personazheve mitologjike dhe pėrgjithėsisht nė vepėr meqė pėrcjellin edhe mesazhin madhor tė mbijetesės sė shqiptarit dhe tė kombit tė tij, pavarėsisht nga befasitė mė tragjike tė ēfarėdo kohe qė mund tė vijė. Nė unitetin e veprės ndikojnė drejtpėrdrejt edhe zanat, ndėr tė cilat njėra pėrcakton unitetin formėsor tė veprės. Kjo ėshtė Zana shqiptare qė ka kuptimin e Muzės sė "Iliadės" tė Homerit. Nė pikėpamje tė rolit qė luan nė poemė, pėrbėn binom me Orėn e Shqipėrisė. Nė kėtė grupim bėjnė pjesė edhe kuēedrat, dragonjtė, lugetėrit, hijet etj., etj.
Ngjarjet e poemės kanė njė shtrirje kohore prej dy brezash njerėzore. Ato fillojnė mė 1858, kur Mali i Zi i nxitur nga Cari i Rusisė, kėrkon tė zaptojė tokat tona. Filli i poemės mbaron kur ėshtė shpallur pavarėsia e Shqipėrisė dhe Konferenca e Londrės ka vendosur copėtimin pėrgjysmė tė kėtyre trojeve. Kobi, kėshtu ekziston nė poemė, nė tė njėjtin binom me Fatin.
Fishta bėn njėfarė grupimi tė kėngėve, sipas kronologjisė historike tė ngjarjeve. Kėshtu, kemi disa cikle kėngėsh, kemi ndėrmjet tyre edhe kėngė qė qėndrojnė disi mė vete, por qė luajnė rolin e rrugėkalimit nga njėri cikėl nė tjetrin. Nė pikėpamje tė leximit tė veprės ato pėrkohėsisht e shkėputin lexuesin nga terreni historik real dhe e ēojnė nė sfera fantastike. Cikli qė hap poemėn ėshtė ai pėr Oso Kukėn - pesė kėngėt e para. Ngjarjet vazhdojnė pothuaj njėzet vjet mė vonė, tė ndėrmjetėsuara nga kėngėt "Dervish Pasha" dhe "Kuvendi i Berlinit". Kėto dy kėngė japin atmosferėn qė ishte nė dėm tė fatit tonė kombėtar. Cikli vijues, qė zė hapsirėn mė tė madhe nė poemė, ėshtė ai i Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit. I vetmi personazh qendror i ngjarjeve tė ciklit ėshtė nga pala armike, Mark Milani i Malit tė Zi. Krahas tij, shfaqet nxitimthi figura e Krajl Nikollės. Cikli strukturohet nė disa nėncikle. Nėncikli i parė (tre kėngė) ka nė qendėr Ēun Mulėn. Pas ekspozesė qė bėn kėnga "Kulshedra" vjen nėncikli prej pesė kėngėsh qė sjell skena masive tė pėrmasave vigane. Nnėcikli vijues ka nė qendėr Tringėn para dhe pas vdekjes. Ngjarjet, pas njė pushimi tjetėr prej tridhjetė vjetėsh, vijojnė me kryengritjet e Pavarėsisė. Kėngėt pėrmbyllėse pothuaj janė tė pavarura nga njėra-tjetra. Kėnga e fundit "Konferenca e Londonit", ėshtė nė vend tė epilogut tė poemės.
Studiuesit e ndryshėm janė pėrpjekur tė gjejnė pikėtakime mes "Lahutės sė Malėsisė" dhe "Iliadės" sė Homerit, sidomos nė atmosferėn qė i zotėron dy poemat. Ata kanė krahasuar personazhet qė kanė tipare tė pėrbashkėta, skenat e ngjarjeve etj. Por pėrfundimi i tyre ka qenė se poema homerike, pėrveēse model i largėt, ku ėshtė bazuar poeti, me poemėn fishtjane kanė tė pėrbashkėt pėrkatėsinė ballkanike. Nė tė vėrtetė kėto lidhje i bėn mė tė qėndrueshme njė burim i mirėfilltė i eposit tė Fishtės me eposin tonė legjendar, kryesisht me thelbin e kėtij eposi, ciklin e kreshnikėve.
Konflikti nė poemė, nė mes shqiptarėve dhe sllavėve, mes dy kombeve arsyetohet si njė konflikt natyror, me prejardhje nga gjeneza, nė vargun e famshėm, proverbial "n'mni t'shoshoqit kemi le". Megjithatė, poeti bėn thirrje qė tė shmanget ky fatalitet i pashmangshėm. Zoti n'qiell e na mbi tokė/ por gjithnji vllazėn e shokė. Sidoqoftė, tensionon skajshėm ngjarjet, duke i dhėnė "Lahutės sė Malėsisė" trajtėn e njė eposi dramatik krejt origjinal nga eposet e kombeve tė tjera, me trajta kryesisht tregimtare. Ėshtė nė mes tė dy palėve urrejtja patologjike jo vetėm mes njerėzve, por edhe mes qenieve mitologjike pėrkatėse, mes natyrės, dukurive natyrore etj. ēfarė e bėn tė pamundur qė tė pushojė a tė prehet sė luftuari shpirti i asnjėrės racė, qoftė pėr njė ēast tė vetėm.
Te "Lahuta e Malėsisė" urrejtja ndėrmjet ky kampeve armike ėshtė plazma ngjitėse e poemės. Ajo vė nė marrdhėnie grupimet e personazheve. Nė radhė tė parė dy grupimet mė tė mėdha, qė pėrcaktojnė frymėn realisto-fantastike tė poemės: grupimin e personazheve historike nga njėra anė dhe grupimin e personazheve fantastike, tė pėrfytyruara ose mitologjike. Duke pasur tė dy grupimet tė drejtėn pėr tė hyrė natyrshėm nė ēdo ngjarje, nė ēdo mjedis a rethanė, tė bisedojnė bashkė, tė grinden, tė rrihen, tė luftojnė, tė besatohen, tė urrehen e tė dashurohen, edhe nė realitet ato u pėrkasin, shkrihen nė njė tė vetėm. Realiteti mitologjik, qiellor s'ėshtė aspak mė hyjnor se sa realiteti i jetės sė pėrditshme. Realiteti njerėzor, gjithashtu s'ėshtė aspak mė tokėsor se sa i pėrfytyruar e i fantazuar, se sa realiteti i largėt i paprekshėm, mitologjik, qiellor. Njė familjaritet krejt malėsor , krejt i natyrshėm zotėron mės grupimit tė personazheve mitologjike dhe grupimit tė personazheve historike. Ora e Shqipnisė krijon marrėdhėnie krejt njerėzore, gati prindėrore me Ali Pashėn e Gucisė kur ėshtė ēasti qė po luhet me fatin e kombit. Zana e madhe ėshtė simotėr e pėrhershme e poetit, i jep trimėri, i jep shpirt pėr tė ndjekur zhvillimin e ngjarjeve, si poeti, uron, mallkon, prandien. Po kėshtu, orėt e tjera, sipas emrave tė fiseve ose zanat e tjera sipas emrave tė maleve. Familjariteti tipik i kėsaj natyre krijohet nė kėngėn Zana e Vizitorit qė shquhet edhe pėr vlerat e rralla artistike.
Poeti kujdeset qė personazhet historike tė veprės ti vendosė nė binom me personazhet mitologjike. Zakonisht, kėta janė shėmbėllesa tė njėri-tjetrit. Tiparet e njėrės palė pasqyrohen te tjtra palė. Bukuria, fisnikėria, dlirėsia e Tringės pasqyrohen tek Zana e Vizitorit dhe ndėrsjelltas. Zana e Vizitorit, zanė shqiptare, ndėrkohė ėshtė nė konflikt me Zanėn e Durmitorit, zanė malazeze, nxitėse e Mark Milanit ndaj shqiptarėve. Nė fund tė luftimeve zana e huaj ngelet robinė te varri i Tringės duke realizuar edhe hakmarrjen pėr simotrėn shqiptare. Vetė natyra, pėrbėrėsit e saj do tė ishin njė grupim tjetėr personazhesh po aq njerėzorė sa edhe dy grupimet e tjera. Autori, ndonėse e hedh vėshtrimin herė pas here nėpėr gjithė trojet shqiptare, skenėn e ngjarjeve e kufizon nė malėsitė e Veriut. Qendėr simbolike tė zhvillimit tė ngjarjeve, siē e pohon mendimi i studjuesve, ėshtė Shkodra. Megjithatėai nuk bie nė religjionalizėm. Ai, siē thotė profesor Eqerem Ēabej, pėrdor njėsinė e fisit pėr tė dhėnė njėsinė e kombit. Tek fisi janė pikėzuar tiparet e kombit, tiparet e racės. Kjo i jep veprės pėrmasat kombėtare dhe universale.
Vargu me tė cilin ėshtė ndėrtuar poema ėshtė tetėrrokshi i poezisė popullore tė epikės historike tė Veriut. Ai arrin qė nė kėtė varg tė sjellė me dhjetra personazhe, secili prej tyre krejtėsisht i individualizuar, me tipare krejtėsisht tė vetat, qė nuk mund tė largohet nga kujtesa e lexuesit. Ai, po ashtu, individualizon me dhjetėra beteja, me dhjetėraskena betejash madhėshtore, ku secila prej tyre pikturohet me ngjyrat e dritat e veēanta, pėr t'u dalluar qartėsisht nga moria qė e rrethon.
Fjalori i Fishtės, pjesa mė e madhe e tė cilit nuk ėshtė pėrdorur mė parė nė veprat letrare aq mė pak nė poezi, me fjalė tė panjohura, me arkaizma, solecizma, me fjalė kompozita, shpesh tė ndėrtuara prej tij sipas gjedheve burimore, arrin tė krijojė jo vetėm figura pamore, por edhe dėgjimore.
Rima ėshtė njė ndėr dukuritė mė thelbėsore tė poemės. Aty shprehet edhe qėndrimi ideoemocional i poetit. Rimat herė janė tė pėrputhura, herė tė alternuara ose tė kryqėzuara etj.
Ritmet, gjithashtu, janė shumtrajtėshe, varėsisht nga vendet ku bėhen pushimet e vogla ose tė mėdhatė gjatė leximit, ku nė pikėpamjet sintaksore mbarojnė pjesėt e fjalive ose fjalitė. Fishta pėrdor nė mėnyrėn e tij pėrsėritjet nė fillim, nė mes ose nė fund tė vargut, refrenet, pėrsėritjet e teksteve tė plota, citimet nga kryeveprat e folklorit, rendin e pėrmbysur tė fjalėve etj. Dialogėt e shpejtė, sentencat filozofike, pėrbetimet, lutjet, urimet, mallkimet, sharjet e ashpra, pasthirrmat, pyetjet retorike, pyetjet nė pėrgjithėsi krijojnė larmi ritmesh, larmi gjendjesh shpirtėrore te lexuesit.
Ritmin e shprehjes sė shprehėsisė artistike, tė leximit e pėrcakton fuqimisht figuracioni. Hiperbola ėshtė mjeti kryesor i eposit fishtjan, por njė hiperbolė sa fantastike aq edhe realiste. Fantastike pėr pėrmasat zmadhuese tė tiparit ose efektit tė tiparit, realiste pėr konkretėsinė e tyre.
Karakteristik ėshtė krahasimi, sidomos krahasimi i gjatė, shpesh i ndėrlikuar me disa krahasime e tė tjera nė pėrbėrje tė tij, qė zotėron tekste tė tėra kėngėsh. Gjithashtu, metafora pėrdoret me origjinalitet me nėntekste tė shumfishta tė folklorit.
I papėrsėritshėm nė krejt letėrsinė tonė ėshtė pėrdorimi i eufemizmave me efekte artistike, herė pėrkėdhelėse, adhurues, e himnizues, herė paditės, i ashpėr, e makabėr. Eufemizmi funksionon nė vend tė emrave tė perėndive, qenieve mitologjike, por edhe tė personazheve kryesore tė grupimit historik. Epiteti ka gjithnjė ngarkesa metaforike, ėshtė pjesmarrės nė krahasime ose hiperbola. Animizmi dhe personifikimi sikurse dendur prozopopea janė mjetet mė efikase tė drejtpeshimit fishtian nė mes tė realitetit tokėsor, tė zbritur nė rrafshin mė intim e mė konkret tokėsor. Disa ndėr kėngėt mė tė pėrkryera tė poemės si "Kulshedra", "Te ura e Sutjeskės", "Zana e Vizitorit" etj. janė njė manifestim pothuaj marramendės i tė gjitha llojeve tė figurave stilistike. Dhe i gjithė ky univers artistik i realizuar me tetėrrokėshin e famshėm fishtjan!



Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Dėrgo njė mesazh Vizito websitin e shkruesit
plaveguci
Administrator/e


Anėtarėsuar: 12 Sep 2006
Mesazhe: 366

MesazhPostuar: Thu Oct 12, 2006 9:21 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

Dėshmorėve
O ata t'lumtė, qi dhanė jetėn,
o ata t'lumtė, qi shkrinė vehten,
qi pėr Mbret e vend tė Parėve,
qi pėr erz e nderė t'Shqiptarėve
derdhėn gjakun tue luftue,
porsi t'Parėt u pa'n punue!
Lehtė u kjoftė mbi vorr ledina,
but u kjofshin moti e stina,
ak'lli, bora e serotina:
e der' t' kėndojė n'mal ndo' i Zanė,
e der' t' ketė n' detė ujė e ranė,
der' sa t'shndėrisin diellė e hanė,
ata kurr mos u harrojshin,
n'kangė e n'valle por u kėndojshin.
E njaj gjak, qi kanė dikue,
ban, o Zot, qi t'jesė tue velue
pėr m'ia xe zemrėn Shqiptarit,
pėr kah vendi e gjuha e t'Parit!
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Dėrgo njė mesazh Vizito websitin e shkruesit
plaveguci
Administrator/e


Anėtarėsuar: 12 Sep 2006
Mesazhe: 366

MesazhPostuar: Thu Oct 12, 2006 9:22 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

Ēohi tė Dekun
E n'kjoftė se lypet prej s'hyjnueshmes Mni,
Qi flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore,
Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli
Pėr shqyptari, me shue ēdo mni mizore. -
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftė e rroftė,
E nami i sajė pėrjetė u trashigoftė!
Po: rrnoftė Shqypnija! E porsi krypa n'Dri
E porsi krandja e that n'nji flakada,
U shoftė me arė, me farė me mal e vrri
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritė me za,
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritė me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i sajė!
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Dėrgo njė mesazh Vizito websitin e shkruesit
plaveguci
Administrator/e


Anėtarėsuar: 12 Sep 2006
Mesazhe: 366

MesazhPostuar: Thu Oct 12, 2006 9:22 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

Fragment i Zgjedhur
N'mos i paēa mendt mbi hatull,
Mali i Zi e ka i vorr n'shpatull.
Venu shej ti fjalve t'mija,
Pse do t'vijė po lum zotnija,
Koha n't'cilėn Shqyptarija,
Zojė n'vetvehte ka me dalė,
Por m'fal faj'n ti pėr kėtė fjalė:
Mal i Zi ma s'ka me pasė,
Serbi vėlla do ta humbasė,
Pa kqyre t'drejtė paa kryre arsye,
Serbin shqype ke mbi krye.
Ka me t'lanė ky i ditė pa sy,
Thellė n'rrashte, po t'ue t'i gėrrye,
Se kshtu ecte nė shekull lodra,
Ulu maje e ēohu kodra...
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Dėrgo njė mesazh Vizito websitin e shkruesit
plaveguci
Administrator/e


Anėtarėsuar: 12 Sep 2006
Mesazhe: 366

MesazhPostuar: Thu Oct 12, 2006 9:22 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

Kėnga e Dymbėdhjetė (Marash Uēi)
Amanet un'jam t'u lanė
Me ruejtė gjanė, me kqyrun sta'n,
Armėt e mbushme mos me i dhanė,
Me shokė tuej kurr mos m'u xanė,
Mos m'u xanė, as mos m'u nga
Pse n'ditė t'gushtė kėta u gjinden vlla
Si me pushkė ashtu me uha.
T'huejn me fjalė mos ta poshtroni;
Bukėn para, por t'ia shtroni
N'Shqiptari si a kenė zakoni:
Me i besue, mos i besoni!
Edhe n'mend kinje nji fjalė:
Zemrės s'frytė me i lanun dalė;
Fjalėt pėr pajė kurr mos me i dalė,
Ujit turbull mos me i ra,
Mos me dalun n'va t'pa va;
Me iu ruejtun shakės turbueme,
Me iu ruejtė, po, grues sė lshueme;
Vendin tuaj m'e dashtė pėrore,
Me ruejtė besė, mos me ēartė ndore.
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Dėrgo njė mesazh Vizito websitin e shkruesit
plaveguci
Administrator/e


Anėtarėsuar: 12 Sep 2006
Mesazhe: 366

MesazhPostuar: Thu Oct 12, 2006 9:23 am    Titulli i mesazhit: Pėrgjigju me kuotė

Shqipnia e Lirė
Do t'valvitet m'Kaēanik
M'Kaēanik, po, do t'valvitet
Kuq e zi Flamuri i shqyptarėvet,
Pėrse toka, shqyp ku flitet,
Ajo vetė asht, qi prej t'Parvet
Trashigim na e kemi pasė:
Mbrendė i huej, jo, ma s'do t'shklasė,
Posė atėherė, kur vjen pėr mik.
Jo, po: na sod ktu sundojm;
Ktu s'hecė fjala e tjetėr kuej;
Gjall Lirin' na nuk e lshojm,
S'njohim mbret as krajl tė huej.
Zoti n'qiell e na mbi tokė:
Me gjithkėnd vllazėn e shokė,
Por se i cilli m'cak tė vet.
Prande i huej, n'andėrr m'e pa
Se vjen kurr e shklet ndėr ne,
Drue se keq kishte me i ra;
Pse shqyptarėt kanė ba nji bč
Bč tė madhe ata kanė ba:
Pėr Shqypni nė luftė me rra,
Me rra n'luftė me krajl e mbret,
E kur bjen nė luftė shqyptari
Lidhė me besė ai ndėrmjet veti,
E din hasmi se aty pari
Shungullon toka e gjimon deti:
Se bijn krenat fushės s'mejdanit.
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Dėrgo njė mesazh Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhe nga:   
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    www.malsia.eu Indeksi i forumit :: At Gjrgj Fishta Ora ėshtė sipas CET (Europe)
Faqja 1 e 1

 
Kėrce tek:  
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi